I vihet flaka mjetit të anëtares së KZAZ-së në Konispol

0

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Konispol. Persona të paidentifikuar kanë djegur automjetin e parkuar, i cili rezulton në pronësi të shtetases, Ada Murataj.

Kjo e fundit është anëtare  e KZAZ-së. Ajo është  shprehur se nuk ka konflikte me askënd dhe sipas saj ngjarja mund të ketë lidhje me angazhimin politik.

“Nuk kam konflikte me askënd, mund të ketë lidhje me angazhimin tim politik”, mësohet të ketë thënë Murataj.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu