“I vogli” i ish Sigurimit në PD-në zyrtare.

0

Shkruan Zef Ndreka

Historia e krijimit të PD-së si forcë e parë opozitare Demokratike pas vitit ’90, tashmë dihet.
Sigurimi famëkeq i Shtetit, për të ruajtur dhe për ti shërbyer deri në fund sistemit totalitar, u përkujdes për të infiltruar agjentet dhe bashkëpunëtorët e tij në partitë politike e veçanërisht në PD.
Kaq e vrullshme ishte ndërhyrja në strukturat e krijimit fillestar të seksioneve dhe degëve të PD-së në Tiranë dhe në rrethe, sa situatën dhe kontrollin në PD e mori Sigurimi i Shtetit duke i spostuar demokratët ëndërrimtarë, studentët dhe intelektualët idealist e të pa përvojë politike.
Nuk e besonte as vetë Sigurimi i Shtetit ta rrëmbente aq shpejt e aq lehtë PD-në, edhe pse shumë e kamufluar ishte pjellë e saj!
“Kuajt e Tojës” apo kuaj me emertesa të tjera, të shpërndarë kudo në vëndin tonë, morën kontrollin e PD-së dhe frenat e saj. Duke shfrytëzuar etjen popullore për ndryshim dhe demokraci, spiunët e PD-së të trysnuar nga dosjet shumë kilogramëshe “rregulluan” vetën në poste drejtuese të shtetit, të qeverisë e të Parlamentit.
Sot pas 32-vitëve vitëve, e shohim qartë përse demokratët e vërtetë u zhgënjyen. Asnjë post të rëndësishëm nuk mund të merrte asnjë demokrat pa qënë i lidhur me ish Sigurimin e Shtetit, pa qënë bisht shtypur.
Ndaj shohim edhe sot po të njëjtat surrate apo fytyra të vjetëruara, shërbëtor të shpifur të komunizmit që pretendojnë të ruajnë statusquonë…
Përse të mos na bëjnë përshtypje Berisha, Ruli, Shehu, Gjata, Hoxha, Jozi, Bode, Gjanaj etj.
Madje ky i fundit, edhe pse “I vogli” i Sigurimit, në PD, gjendet përherë si kryetarë i specializuar i votimeve brënda PD-së.
Kështu kujtojmë kohët që me Eduart Selamin, me të ndjekin Sokol Olldashi, me Lulzim Bashën, me Kongresin e 18 Dhjetorit të vitit 2021, dhe përsëri tani sëfundmi shfaqet në “zanatin” e tij si “profesionist” i pa zëvëndesueshëm.
Jam i sigurte se ky manipulator është i dërguari special i Berishës së foltorës tek PD-ja zyrtare për të demaskuar e degjeneruar atë.
A nuk ka PD-ja asnjë tjetër me të aftë e më të saktë se “i vogli”?!
Kjo e kompromenton PD-në e cila pretendon të largohet nga metodat Berishiste në kontrollin e gjithanshëm të partisë.
Kjo tregon se edhe në PD-në zyrtare ka mbetje të berishizmit duke e penguar demokratizimin e mëtejshëm të saj.
Është detyrë emergjente pastrimi i PD-së!
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu