Ish deputeti “tallet” me Yuri Kim: Hante reçel fiku në Palasë, për McGonigal hesht!

0

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj ambasadores së SHBA Yuri Kim.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se Kim po hesht për çështjen e McGonigal ndërsa më parë reagonte dhe për çështjet më të vogla.

Ndër të tjera ai shtoi se për këtë çështje të gjithë shqiptarët duhet të ngriheshin në këmbë pa pasur nevojë që të thirren nga opozita.

“Siç hesht Yuri Kim. E keni dëgjuar Kim të flasë për McGonigal? Shkoi provoi reçel në Palasë, shkoi të takoi të përndjekurit politikë, u tha shqiptarëve hani bar, ka takuar disa herë komunistin Ben Krajën deri sa u hoq dhe katër herë Dumanin, kjo shkon te çdo kryetar fshati dhe për një çështje që është rasti i parë në historinë e FBI-së. Populli duhet të çohet në këmbë pa e thirrur PD-ja. Në 33 vjet pluralizëm nuk ka rast më të rëndë, ku ky ka kërkuar të instalojë një neokomonizëm nëpërmjet parave të taksave shqiptare”- tha ai.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu