Ja 62 zyrtarët që u paditën nga KLSH për abuzime me detyrën në shtet në 2021

0

44 drejtues dhe 18 specialistë, punonjës në administratën shtetërore janë kallëzuar në Prokurori vitin e kaluar. Kallëzimet penale për 62 individë janë bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzimet me detyrën, por Prokuroria ende është në proces veprimi. Shifrat u zbuluan këtë të Martë në komisionin parlamentar të ekonomisë, ku u paraqit raporti vjetor i Kontrollit të Lartë të Shtetit gjatë vitit të kaluar.

“Kallëzimet janë mbështetur në prova të plota dhe jo në dyshime. Prokuroria po kryen të gjitha veprimet. Jam i bindur se në vijimësi rezultatet do të jenë konkrete”, tha Arben Shehu, kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Përveç padive, KLSH ka dhënë mbi 4200 rekomandime për përmirësimin e punës dhe menaxhimin e financave në institucione, por një pjesë e tyre janë shpërfillur.

“Ka një shifër të konvertuar në 6% të rekomandimeve të pazbatuara”, zbuloi Shehu.

Institucionet shtetërore shkaktuan 616 milionë euro dëm ekonomik në vitin 2021, nga të cilat 458 milionë janë të ardhura të munguara në buxhet për keqadministrim të institucionit dhe pjesa tjetër dëm i drejtpërdrejtë monetar, thuhet në raportin e KLSH.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu