Ja se si Qeveria e Shqipërisë vjedh pukjanët

0

Shkruan Eduard Nikolli

Dicka tronditëse zbuluam në Pukë. Qeveria shqiptare vjedh Pukjanët.

Rentën minerale e kanë pas përfituar bashkitë deri në 2018. Këtë vit është bërë ndryshimi dhe i merr qeveria. Kjo është bërë për të mbuluar sasinë e mineraleve të padeklaruara që dalin nga vendet përkatëse. Sepse në rast se renta minerale u lihet bashkive, kjo e fundit u numeron çdo ton që del, pasi pagesa e rentës bëhet për ton të prodhuar.

Deri në vitin 2018 e kishte Bashkia Pukë të drejtën për të mbledhur taksën 5% të rentes minerale!

Pas këtij viti qeveria ia hoqi të drejtën Bashkisë Pukë dhe taksa mbi renten minerale i shkon pushtetit qendror në Tiranë.
Bashkia Puke si një nga Bashkitë më të varfëra,pa investime rrezikon te shkrihet nga shpopullimi i frikshëm që po bëhet!

Varfëria ka prekur majat.

Shkollat janë mbyllur dhe qendrat spitalore nuk funksionojnë.

Çdo vit njerëzit ikin dhe vendi zbrazet.

Sipas ligjit, e drejta për të përfituar renten minerale duhej t’i takonte Bashkisë, e cila nepërmjet saj do perfitonte dhe sado pak mund ti përkthente këto të ardhura në investime në zonë.

Nëse Bashkia do kontrollonte mbi të drejtën e 5% të rentes minerale do perfitonte miliona leke dhe të gjitha këto do investoheshin në komunitet, në infrastrukturë apo fonde për bujqësinë në zonat e thella apo për fermerët.
Qe nga 2018 deri 2023 llogaritet që Bashkia Pukë të kete humbur miliona për shkak të këtij kurthi të qeverisë së Tiranës.

Kjo është dhe një provë që Qeveria bashkëpunon me koncesionarët dhe firmat PPP për të vjedhur dhe për të rrenuar qytetarët dhe për t’i shtyrë ata drejt ikjes dhe shpopullimit.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu