Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka deklaruar se është në interesin e Gjermanisë dhe Evropës, që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtarë të BE-së, si dhe përshëndeti vendimin për t’i dhënë Bosnjës statusin e kandidatit.
“Është në interesin tonë gjerman dhe evropian që pjesa tjetër e Ballkanit të bëhet pjesë e Bashkimit Europian”, u tha Scholz deputetëve në një fjalim në Bundestag në Berlin.
Mbështetësit e zgjerimit të BE-së drejt lindjes argumentojnë se angazhimi i bllokut me Ballkanin Perëndimor është jetik për mbrojtjen e sigurisë evropiane përballë agresionit rus.
Diplomatët në Bruksel ranë dakord të martë që të pranojnë Bosnjën, si një kandidate për anëtarësim. Krerët e qeverive të BE-së pritet ta miratojnë këtë vendim në një samit në Bruksel të enjten.