Katapultimi dhe kapitullimi i Këlliçit dhe Veliajt

0
Shkruan Zef Ndreka
Se Belind Këlliçi është thjeshtë një zvarranik e asgjë me shumë është kuptuar fare qartë nga demokratët dhe populli i Tiranës.
Zvarritja e tij ka nisur që kur nuk mbaroi shkollën e mesme dhe ju dha mundësia të shkonte në Amerikë, nga ku lehtësisht mund të shkollohej si çdo kush. Me pas, ai vazhdoi zvarritjen duke ju ofruar si çdo i ri për të kontribuar në PD, fillimisht me forumin rinor dhe po më zvarritje përfundoi ndjekës i Berishës dhe me fort i Bashës. U zvarrit ky “bello” iranian ashtu si familja e tij Governatorit të dikurshëm që i solli nga larg si sherbëtor të oborrit të tij.
Zvarraniku në fjalë pra, duke qënë pa identitet, por thjeshtë një periferik që ka patur nuhatjen ti afrohej majave të opozitës, na shfaqet kandidat i non grat-ës dhe spiunit Metaj.
Skuthi i Berishës, Bashës dhe Metës, ka studiuar degradimin e opozitës dhe u shpall me ndihmën e Metajt kandidat për kryetarë bashkie në Tiranë.
Në vetëvete, ky nuk është një turp për të, madje është më se normale. Per të mbetet turp se gënjen për shkollën e mesme, dhe politikisht ka zgjedhur ta përfundojë karrierën e tij politike sëbashku me Berishën dhe Metën, me të cilët ka lidhur fatin politik të të ardhmes së tij.
Fakti se Foltorja dhe Metaj, përfunduan tek Belindi për shkak të degradimit që i bënë opozitës me shkatërrimin dhe përçarjen si dhe me trafikimin e votave, tregon nivelin shumë të ulët të përfaqësimit. Sidomos kur e krahason me përsonalitete që historikisht ka ofruar opozita.
Por gara e vërtetë nuk është ndërmjet Belindit dhe Veliajt të non grata-ve. Në garë është një përsonalitet pa shumë zhurmë. Është Roland Bejko që po ngren çdo ditë e më shumë nivelin e përfaqësimit për ti bërë ndër PD-së dhe demokratëve, si dhe votuesve të shtresës gri. Është një burrë serioz, me eksperiencë, me emër të mirë.
Bejko ka vështirësi ashtu si PD-ja zyrtare. Me kundërshtarë nga brënda opozitës dhe në betejë me fuqitë e mëdha mediatike, politike dhe financiare.
Veliaj dhe Këlliçi përfaqësojnë oligarkët politik dhe ekonomik, kanë ndërtuar një pushtet absolut dhe zbythja e tyre është më se e domosdoshme. Këto, të dy kandidatë, lali fiku dhe “belo”, nuk përfaqësojnë dhe nuk punojnë për popullin.
Të dy duhen refuzuar dhe refuzimi me votë do të ishte një çlirim i madh për Tiranën, do të hiqnim një tmerr dhe do lehtësohej frymemarrja per qytetin.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu