Në 14 maj po zgjedhim Kryeministrin apo kryebashkiakët?!

0

Shkruan Vladimir Muçaj

Fushata zgjedhore ka nisur prej ditësh dhe partitë e partiçkat janë turrur për vota. Në teritorin e të gjitha bashkive në vend zhvillohen takime me tum-tame dhe fjalime oratorësh. Më në pah dhe më shumë prezente janë Partia socialiste, partia pa vulë e Berishës dhe ajo me vulë e Enkelejd Alibeaj. Në këtë tapet elektoral janë dhe me dhjetra parti të tjera me dhe pa anëtarë, por me kryetar prej 30 vitesh. Duke parë ecurinë e kësaj fushate zgjedhore krahasuar me të shkuarat në cdo 3 apo 4 vjet sipas kodit konstatojmë një uniformalitet të pandryshueshëm. Dhe pse janë zgjedhje me interesa lokale për zgjedhjen e qytetarit “të parë” të qyteteve (kryebashkiakun) ngjajnë si zgjedhje të përgjithshme politike. E gjithë kjo duket në të gjithë aksesorët e të bërit fushatë. Nëpër takime flasin më shumë kryetarët e partive respektivie, drejtuesit politik. Flasin dhe kandidatët sigurisht por duhet thënë se pikësëpari ata duhet të dëgjohen më shumë në artikulimin e tyre për platformat drejtuese në rang lokal. Jo vetëm kaq! Deri tani nuk kemi parë asnjë përballje kandidatësh në syrin publik. E gjithë kjo qasje fushate sipas meje tregon se asgjë nuk ka ndryshuar në kursin politik të të bërit fushatë e politikë nga aktorët dhe faktorët e angazhuar në këto zgjedhje. Duke parë këtë formë e fushatë zhvilluar në këtë stil të pandryshuar duket sikur në 14 maj votuesit do zgjedhin kryeministrin e ri se sa kryebashkiakun i cili do drejtojë punët e qytetit për katër vitet e ardhshëm. Pse ndodh kështu?! Sipas meje partitë politike në vend nuk janë ende të emancipuara demokratiksht. Mos emancipimi i tyre u shërben interesave të krerëve dhe interesave të tyre. Kjo lloj qasje edhe i mërzit njerëzit përgjithësisht, (nuk e kam fjalën për fanatikët partiakë)…! Nuk e kemi rrokur ende kulturën e duhur politike të të votuarit. Dhe si rrjedhojë ngelemi fatkeqësisht tufa të mëdha që votojmë pa ditur pse dhe për kë?!!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu