Këlliçi ironizon diplomatët: Keni nisur punë te zyra e Veliajt apo jeni kthyer në policë bashkiakë

0

Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së për Tiranën, në një intervistë për Syri TV, tha se duke komentuar reagimet e diplomatëve pas protestës së opozitës, tha se me përjashtim të deklaratës së Ambasadës së SHBA, që mendoj se ishte korrekt, duke vënë gishtin mbi plagë dhe duke treguar se korrupsioni ka një emër, që është Erion Veliaj, reagimet e tjera më kanë zhgënjyer.

Këlliçi ka ironizuar reagimet e ambasadorëve të tjerë, duke u shprehur nuk e di nëse ata kanë nisur punë në zyrën e shtypit të Erjon Veliajt, apo janë kthyer në Policë Bashkiakë.

“Ata me qëndrimin e tyre u shfaqën si mbrojtës të një hajduti që ndodhet në Bashkinë e Tiranës.

OSBE flet për dhunën, ndërkohë nuk thotë asnjë fjalë për ‘5D’, e cila jo vetëm ka vjedhur paratë publike, por ka blerë edhe vota në 14 maj, duke deformuar vullnetin e zgjedhësve. Pra këta vjedhin fondet publike në njërën anë, pastaj blenë vota për të vijuar vjedhjen e fondeve publike, dhe ky rreth vicioz duhet të marrë fund”, tha Këlliçi.

Në vijim, Këlliçi tha se këta që nuk flasin një fjalë kur dhunohen gazetarët, përfshi këtu edhe rastin e Alida Totës, e cila u largua nga puna me urdhër të Erion Veliajt, pasi denoncoi e para skandalin e Sharrës, apo Ambrozia Metës, e cila u shty nga Kryeministri Edi Rama, si ka mundësi që shqetësohen kaq shumë se u shtynë disa kangjella që ishin vendosur për të mbajtur larg qytetarët.

Këlliçi u shpreh se kur Tirana shfaqet në mediat ndërkombëtare përdoren foto të retushuara, pasi Sahati shfaqet pa kulla, ndoshta për shkak të këtyre pamjeve kemi edhe këto reagime të këtyre ndërkombëtarëve, që qoftë edhe si diplomatë, me të mbaruar misionin ikin në vendet e tyre dhe nuk i bie ndërmend se çfarë ndodh me vendin tonë, këtu ku jetojmë ne.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu