Krahu i djathtë i Sali Berishës dhe ish-ministri i Edi Ramës do të shpallen “Non Grata”

0

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka nisur me vrull listën e personave “Non Grata” dhe nuk do të ndalet vetëm me emrat e deritanishëm si Sali Berisha, Ylli Ndroqi, apo Aqif Rakipi.Publicisti që vepron dhe jeton në SHBA, Ilir Demaliaj, ka bërë një status shumë të fortë ku paralajmëron dhe dy figurat e ardhshme politike që do të shpallen “non grata”.

Ai është i bindur se Flamur Noka dhe Ilir Beqja do të jenë emrat e radhës në listën e Departamentit Amerikan të Shtetit. Kjo do të thotë se do të ketë dhe nga PD dhe nga PS.Ilir Beqja ka qenë disa herë ministër në qeverinë e Edi Ramës. Titulli i tij kryesor ka qenë ai i ish-ministrit të Shëndetësiosë, post i shoqëruar me shumë skandale dhe shumë pikëpyetje.Emri i tij është lakuar dhe do të ishte dënim i madh dhe vërtetim i fjalëve për korrupsion.

Emri tjetër nuk është më pak i dobët, pasi Flamur Noka është figurë e rëndësishme në PD.Ai është krahu i djathtëi Berishës dhe ka qenë dhe ish-ministër. Kuksiani është përfolur si një njeri besnik i Berishës dhe nxjerrja e tij “Non Grata” do të ishte tjetër goditje për opozitën.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu