Kuvendi “tradhton” Ardian Dvoranin/ Marjana Semini zgjidhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese

0

Kuvendi votoi anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese.

Pas dy ditësh diskutime të forta në Kuvend, Marjana Semini u zgjodh anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese. Semini mori 58 vota, Ardian Dvorani 14 vota, ndërsa Arta Vorpsi 2 vota.

Pasi asnjë nga kandidatët nuk plotësoi 84 votat e mjaftueshme, rrjedhimisht kandidatja e renditur e para mori postin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese.

“Nisur nga neni 125 i Kushtetutës në qoftë se asnjë kandidat i përzgjedhur nga KED nuk merr 84 vota, kandidati i renditur i pari nga KED zgjidhet anëtar i Kushtetueses. Nisur nga votat e marra, asnjë nga kandidatët nuk i ka marrë 84 votat, Marjana Semini e renditur e para nga KED emërohet anëtare e Gjykaës Kushtetuese”, tha Klotilda Bushka

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu