Ky është personi që po mashtron shqiptarët për viza gjermane, ua merr deri në 3,000€ në person

0

Po licia e Kosovës e kishte ar res tuar në fund të qershorit një qytetar me a ku z ën për mashtrime me viza të qytetarëve. Personi i ar res tuar ishte Arlind Berisha nga Ferizaji.

Por lirimi pas vetëm 48 orësh duket se e ka “inspiruar” atë që të vazhdojë me ve pr ën e njëjt p en ale.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Arlind Berisha ka vazhduar edhe më tej me m ash tri me ndaj qytetarëve kinse për sigurimin e një vize gjermane.

Indeksonline ka siguruar disa dëshmi ku shihet se si Berisha kishte premtuar rezervim të termineve për viza pune në Ambasadën Gjermane.

Për një premtim të tillë, Arlindi i kishte dëmtuar deri në 3000 euro për person. Prentendimet e tij ishin tejet shpresëdhënëse për klientët, por pasi skadonte data e premtuar për termin, ai bënte bllok numrat dhe rrjetet sociale të klientëve të tij.

Indeksonline ka siguruar edhe një video ku shihet se si i dyshuari për mashtrim i merr paratë nga një klient në një kafiteri të Prishtinës dhe të njëjtin më pas e mashtron duke mos i dhënë llogari për mashtrimin e bërë.

Madje në disa raste, i njëjti edhe kërcë nonte qytetarët e pafajshëm që kërkonin paratë dhe llogari nga ai. Disa nga qytetarët e mashtruar e kanë raportuar rastin në Polici, por që për Indeksonline kanë thënë se ende nuk kanë marrë përgjigje.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu