Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka,ka kërkuar lirimin nga burgu.
Ai ka kërkuar zëvëndësim të masës së sigurisë për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në aferat e inceneratorëve. Koka i është drejtuar gjykatës për zëvëndësim mase me argumentin se ai është në gjëndje të rendë shëndetësore, pasi vuan nga zemra. Aktualisht ai është në spitalin e burgut.
Një tjetër argument për masë më të butë, është bërë me pretendimin se ai nuk ka përgjegjësi për shpronësimin, pasi dokemuntacioni është përgatitur nga ekspertët e Ministrisë së Mjedisit.