Kreu Aktualitet Legalizimet në Lezhë, një proces voluminoz që kërkon përmbyllje dhe bashkëpunim me...

Legalizimet në Lezhë, një proces voluminoz që kërkon përmbyllje dhe bashkëpunim me qytetarët

0
22

Shkruan Zef Ndreka

Publikimi nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës i listës me 1818 qytetarë të Bashkisë Lezhë, të cilët kanë kryer vetëdeklarimin e ndërtimeve informale gjatë viteve 2005–2006, por me të cilët nuk ka qenë i mundur komunikimi, është një njoftim me rëndësi të veçantë për qytetarët dhe për ecurinë e procesit të legalizimeve.
Pas afro dy dekadash, është e domosdoshme që këto dosje të mos mbeten peng i mungesës së komunikimit apo i të dhënave të papërditësuara. Prandaj, qytetarët që identifikojnë emrin e tyre në listë duhet të paraqiten pranë Njësisë Administrative përkatëse ose zyrave të ASHK-së në Lezhë, për të përditësuar të dhënat dhe për të mundësuar verifikimin në terren.
Ky proces nuk është vetëm një procedurë administrative. Ai lidhet drejtpërdrejt me sigurinë juridike të pronës, me të drejtën e qytetarëve për të pasur dokumentacion të rregullt dhe me përmbylljen e një problematike që për shumë familje shqiptare ka zgjatur për vite të tëra.
Njëkohësisht, ky njoftim dëshmon edhe përmasat e punës që po bëhet në Bashkinë Lezhë. Sipas të dhënave të publikuara nga ASHK-ja, deri në muajin tetor 2026 janë emetuar 1487 vendime legalizimi, një rezultat dukshëm më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Por ka edhe një tregues tjetër që meriton vëmendje, që është pozicioni i Qarkut të Lezhës në procesin e digjitalizimit dhe përfundimit të zonave kadastrale. Harta e publikuar nga sistemi i monitorimit tregon një shtrirje të konsiderueshme të zonave të përfunduara në territorin shqiptar, ku Lezha paraqitet në një pozicion shumë pozitiv.
Në këtë kontekst, është me rëndësi të theksohet se puna e bërë nuk duhet parë vetëm si numër dosjesh apo vendimesh të prodhuara. Pas çdo legalizimi është një familje që kërkon siguri për pronën e saj, një investim që pret njohjen ligjore dhe një problematikë e trashëguar që kërkon zgjidhje.
Prandaj, ky është një proces që duhet vlerësuar, por edhe përshpejtuar deri në përmbylljen e tij. Institucionet duhet të vijojnë punën me përgjegjësi, ndërsa qytetarët duhet të bashkëpunojnë duke përditësuar të dhënat dhe duke lehtësuar verifikimet në terren.
Lezha ka bërë hapa të rëndësishëm përpara në procesin e legalizimeve dhe formalizimit të pronës. Sfida tashmë është që ky progres të përkthehet në zgjidhje konkrete për çdo qytetar që ende pret dokumentin e pronësisë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu