Mashtruesi më popullor për momentin në trojet shqiptare, doktor Adhamudhi Rruzhdi Metali, të cilin po e promovon edhe Arian Çani, çuditërisht është ende i lirë nga drejtësia, edhe pse numri i denoncimeve ndaj tij për mashtrim me pasoja të rënda sa vjen e rritet.
Nga ish Blloku është zhvendosur afër TEG, ku mashtron njerëz në hall dhe nē rrezik për jetën, duke u shitur baltë dhe disa pika uji për 1 500 euro.
Muajt e fundit ka nisur të maskohet si doktor, me mjekër të lyer, kapele dhe rroba firmato, ndërsa shfaqet në një emision televiziv duke pretenduar se shëron çdo sëmundje, duke nisur nga sëmundjet e pashërueshme deri më sot për mjekësinë moderne, sëmundjet e rralla deri tek të zakonshmet.
Rruzhdi Metali mashtron njerëz, kryesisht shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duke pretenduar se shëron kancerin me disa pika uji, vajguri, shenja horoskopi, truke, magji, baltë në kokë dhe energjie që posedon.
Thotë se përlan deri në 100 mijë euro, por pikat e ujit i shet duke nisur nga 1 500 euro.
Vite më parë, Rruzhdi Metali u denoncuar nga disa familjarë, pasi të afërmit e tyre kishin ndërruar jetë pasi kishin shkuar të shëroheshin tek Rruzhdiu.
Në atë kohë, doktor Adhamudhi shfaqej në një lokal në ish Bllok, ku takonte njerëz, duke u marrë miliona euro për t’i ‘shëruar’ me magjitë e tij.
Produktet i porosit online, të cilat më pas ua shet viktimave të tij të mashtrimet me çmime të çmendura. Nëse një produkt e blen online me 7-8 euro, doktor Adhamudhi e shet deri në 2 mijë euro gjoja si ilaç çudibërës.
Nga halli që i ka zënë të sëmurët i japin paratë me shpresë se do shërohen. Por rruga e mashtrimit është gjithnjë e shkurtër.
Pas disa denoncimime, doktor Adhamudhi u fsheh për gati 6 vite.
Befas muajt e fundit, në emisionin Zonë e Lirë të Arian Çanit, ka nisur të shfaqet një personazh, i cili pretendon se shëron mbi 90 sëmundje, duke nisur nga më të rëndat.
Personazhi shfaqet i kuruar, me mjekër të lyer me bojë, me kapele dhe rroba të shtrenjta, ku flet me bindje dhe kompetencë.
Vetëm një sy i mbrehtë e bën dallimin dhe e kupton se ky personazh është pikërisht mashtruesi Ruzhdi Metali, por me një pamje të ndryshuar.
Metani ka ndryshuar edhe qendrën e zhvatjes dhe mashtrimit me pasoja të rënda, nga ish Blloku në një zonë pranë TEG.
Është totalisht ilegal, ku qarkullon miliona euro i paregjistruar, pa licencë, pa paguar taksa, pa bërë deklarime etj.
Paratë e përfituara përmes mashtrimit i ka investuar në pasuri të paluajtshme.
Ka dyshime të forta se një pjesë të parave produkt i mashtrimit, Rruzhdi Metani i andan me Arian Çanin, i cili i ka dhënë hapësirë në emisionin e tij.