Shkruan Zef Ndreka
Një fjalë e urtë popullore e jona, thotë: Po të flesh me qen, do të çohesh me pleshta!
Dhe në politikën shqiptare, kjo fjalë e urtë për 30 e kusure vite, ka gjetur zbatimin konkret.
Nga viti 1990 deri më sot, kush nuk ka “fjetur” me Sali Berishën ,, është përjashtuar ose është dënuar nga Partia Demokratike ,, pronë përsonale e familjare e tij.
Shëmbuj ka plot ,.
Po ashtu, kush arriti dhe e kundërshtoi Berishën , sidomos hapur, u anatemua keqas dhe pjesa më e madhe e tyre sot nuk rrojnë!
Të tjerët, që pranuan të “flejnë” me Berishën, ose ishin të kapur me dosjet e tyre si spiunë të Sigurimit të Shtetit, ose bashkëpunëtorë të tyre, të gjithë janë të infektuar.
Murtaja politike zuri anembanë Shqipërinë.
Këto sot konsiderohen edhe si bisht shtypurit e politikës, të kapurit prej saj!
Një pjesë tjetër janë edhe injorantët një përdorimësh të verbër dhe vullnetarët Sali-istë, si dikur ato Enveri-stët, të mbytur edhe këto nga infeksioni . Kështu , “infeksioni” përhapi murtajen në politikën shqiptare për 30 e kusur vite
U infektuan pra një pjesë “gjumashësh” që flinin bashkë, dhe me sa duket do jetë e largët dita t’a pastrojnë vetën e të shërohen nga infektimet, nga kjo murtaje apo tifo.
Qeveria amerikane dhe britanike, për të na shpëtuar nga vazhdimësia e infeksionit “murtaje, e shpallën Berishën familjarisht non grata. E shpallën kufomë politike të pa varrosur ende.
Kjo kufomë e ngordhur tashmë por që vetëm frymon, asgjë nuk mund të bëjë, as teorikisht , as praktikisht. Vetëm të prodhojë e të shumojë pleshta e miza. Pleshta e miza që s’të lënë rehat për momentin! Pleshta e miza që do hajnë vetvetën!
Pleshta e miza që do të kenë jetë sa t’i mbarohet mishi i kufomës të ngordhur. Pleshta e miza që vetëm zgjasin kohën e infeksionit, kohën e murtajes në politikën shqiptare, kohën e agonisë…
Kur kërkohet sot për një përson, që duhet të largohet nga kuvendi, se mjaft e bëri pis atë, nënkupton në rastin më të mirë, se duhet të largohet edhe nga jeta publike.
Bëhet fjalë pikërisht e përsëri për Berishën. Por jo vetëm për të . Për të gjithë që ëndërrojnë të kandidojnë për Bashki, për deputet, për Kryeministër, për poste politike e publike.
Shtesat në ligjin nr. 138 të vitit 2015 për përsonat e ndaluar të hynë në territoret e shtetit amerikan, Anglez apo të ndonjë vëndi të BE-së, do të mundësojnë përjashtimin nga gara për zgjedhjet në postet publike.
Lakohen Berisha dhe Meta sot , sepse ato kanë shprehur publikisht, sërish dëshirën respektivisht për Kryeministër dhe President, edhe pse e dijnë mirë se shtatori do i ndalojë me ligj të merren me politike aktive, në mos, do të arrestohen për korrupsionin e kryer ndër vite.
Me vjen shumë keq sot, kur nga socialistët do të mund të pengohet Berisha me argumentin se ka qënë Sekretar i lartë Partie në kohën e diktaturës ! Ironi e madhe! Nejse!
E kanë më të lehtë tani, që ju shtuan edhe non grata-t familjarisht për korrupsion dhe minim të sistemit të drejtësisë nga USA dhe Britania e Madhe.
Ndërsa Ilir Meta do të pengohet me ligj, si ish spiun i Sigurimit të Shtetit.
Edhe pse ja ka hedhur për 30 e ca vite si bashkëpunëtor i fshehtë e besnik i Berishës, i cili ka ditur t’a mbajë peng për shkak të dosjes së tij të fshehur.
Edhe Meta ka “fjetur” gjatë me Berishën dhe është i mbuluar nga “infeksioni”. Është i infektuar keq. Nuk e dinim se kishin 32 vite që “bashkejetonin” me Berishën! Edhe këtë e ka zënë murtaja!
Berisha, ligjet e vëndit, i ka bërë si ka dashur në ditët e tij të pushtetit, por kurrë për të pastruar politikën nga komunizmi dhe nga sigurimi i Shtetit. Përkundrazi!
Tani që binomi Berisha-Meta e shohin se rezistuan kot në një betejë të humbur kundër Amerikës, kanë rinisur kërcënimet me “këputje në mes”, “t’a miratojë ligjin po ja mbajti”, “do e fusim në burg “, “do e sekuestrojmë”, “do ktheje paratë e vjedhura” etj populizma që nuk i vlejnë më askujt, as pleshtave as mizave që i ndjekin.
Gjuha kërcënuese që përdorin sot, është e pa edukatë dhe pa etikë njerzore , krejtësisht e pa denjë për njerëz që kanë qënë Kryeministra dhe Presidentë të vëndit.
Po ashtu, ky binom ka transferuar edhe gjuhën e tyre në debate tek gazetarët apo opinionistët e paguar.
Diskutimi për këtë ligj të dekriminalizimit që do plotësohet në shtator, ka qënë dashur të bëhej me vitet ’92-’95. Por, “demokracia” e re e asaj kohë, ka qëlluar e ndotur që atëhere nga “pisat” që kërcënojnë ende sot dhe që kërkohet t’i nxjerrin nga Parlamenti.
Në ato vite , kur mund të pastrohej politika dhe vëndi të ecte përpara drejt Bashkimit Europian, Berisha i plotfuqishëm nuk e hidhte për diskutim e debat ligjin për dekriminalizimin, por bënte demagogji, denigronte kë të donte e fshihte kë të donte, fyente pa asnjë teklif, akuzonte pa as më të voglin problem e shqetësim, kërcënonte pa fund, njëlloj siç bën sot nga ekrani në ekran.
Dhe ne me keq ardhje, ndiheshim të pafuqishëm për t’a ndalur, ndiheshim të fyer, të turpëruar për çfarë ndodhte dhe dëgjonim. Ndërsa servilët ministra e deputet, të pa ngopur e të pa përgjegjshëm për ardhmërinë e vëndit, që ishin të pa dijshëm dhe pa moral e ndërgjegje njerzore, i mbanin iso. Asnjë nuk guxonte as t’a këshillonte!
Tani, edhe ky kontigjent ka përfunduar i infektuar.
Ligji i dekriminalizimit që pritet të miratohet në parlament, do i pastroje këto “pisanjosët” e infektuar, spiunët, kriminelët e shqiptarëve dhe të Shqipërisë.
Ligji do të dizinfektojë tërë politikën, qeverinë, Parlamentin dhe pushtetin lokal.
Ndaj, duhen mbështetur deputetët tanë, dhe sa më parë të hapën dosjet e të bëhet lustracioni!
Promoted Content