“Nata” e Preçit

0
Shkruan Zef Ndreka
Sapo mbarova së lexuari romanin e fundit “NATA” të shkrimtarit Preç Zogaj.
Sigurisht, autori në vazhdën e librave të tjerë në prozë si romanet: “Kufiri”, “Gjyshi i tmerrshëm”, “Anjëza nuk u zgjua”, “Bija e vjetër e nënës së re”, na sjell një tjetër roman të mrekullueshëm të titulluar “NATA”.
Nuk jam në rastin për të bërë analizë të romanit, vetëm doja të ftoja miqt e mi, lexuesit e librave, që ta gjejnë e ta lexojnë këtë roman.
Unë, do ta cilësoja si romanin e tranzicionit shqiptar.
Ngjarja e vrasjes së njërës nga përsonazhet kryesore të romanit, ku gjithë familja strapacohet për të përballuar jetesën, ndërkohë që i jati i vajzës vuan dënimin me 25 vite burg në Peqin, të vjen si një ëndërr e pa qartë por me shumë fajtorë.
Aspak nuk më ngjau se vajzën e ka vrarë i jati…
Imazhi i natës e ka përfshirë gjithë shoqërinë në atë krim.
Edhe një herë, pa zbuluar librin, ju ftoj ta keni në duar romanin “Nata”.
Mua mu duk se pashë një film me disa seri…
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu