Shkruan Zef Ndreka
Kur i’ua do “puna”, ngrejnë zërin! Akuzojnë pa bazë, shpesh herë duke justifikuar kinse beteja politike!
Çfar ironie!
E bëjnë për tu faktorizuar, për të polarizuar elektoratin, për të nxirë çdo gjë të bardhë e të qartë, për të çoroditur votuesit nga pasiguria e mbështetjes dhe asaj çfarë shohin këto ditë të fushatës, kandidatët e PD-së së Berishës, njerëzit më apolitik të përgjedhur me kujdes nga non grat-a, njerëzit pak përdorimësh, në pamundësi reale për tu përballur me programe e ide, të cilët kanë përgjedhur të akuzojnë e të shpifin pa fre.
Akuzat i ngrejnë se vërbohen nga realiteti, nga investimet, nga ndryshimet, nga projektet që realizohen dhe nga ato që presin të realizohen për të mirat e komunitetit.
Për fat të keq të tyre, po luan të njejtën lojë edhe Gjin Gjoni, njëri prej kandidatëve që presupozohej se e njeh ligjin.
Ai sikurse Lindita Metaliaj më parë do dalin bllof.
Siç duket, ato që i këshillojnë, i kanë futur në rrugë të gabuar. Por është punë e tyre. Ato po zhvlerësohet në këtë përballje elektorale duke zhgënjyer shumë. Si njerëz që kanë punuar me ligjet, nuk i lejohet të gabojnë pikërisht në abuzim me ligjin.
Në fakt, ato po shërbejnë që nga rezultati 4-3 në favor të PS-së, të mund të ndodhë ajo që nuk është paramenduar deri më sot, dhe me 11 Maj, të mos çuditën kur PD-ja e non grat-ës të marrë vetëm dy deputet në qarkun e Lezhës.
Për këtë po punojnë vetë apolitikët e PD-së, kandidatët e tyre në këtë qark.