Shkruan Dila Vaçaj
Viti i 9 i organizimit levizja vullnetare “Grate frymojne vlera “.

Jam e privilegjueme dhe e nderueme qe kam arrite te bahem pjese e tyre ,por nje merite te veçante ka znj Farida Zmijani Ramadani, qe nuk na veçon as ne grate qe jemi nga zonat rurale dhe pikerisht jemi ne mesin e ketyre grave te sukseseshme edhe ne nga Kelmendi e pikerisht, znj Vitore Deda (Pecaj) doktoreshe qe ka sherbye qe nga Kelmendi dhe deri Shkoder me shume perkushtim per shendetin dhe jeten e njerezve, po ashtu jam pjese e ketyre zonjave edhe une ku kam punua mesuese per 40 vite ne Kelmend dhe plus kesaj kam qene nje trasheguese e kostumeve kombetare, instrumentave dhe e kengeve e valleve folklorike tek brezat,njekohesisht kam organizua Logun e Bjeshke te Kelmendit per disa vite.

Qershia mbi torte eshte moderatorja Kozeta Bruçi, qe monitoron dhe e pasqyron bukur e me detaje eventin.
Nga zemra ju falenderoj per vleresimin dhe do t’ju jeme mirenjohese tane jeten znj Farida, bashke me stafin tend organizativ.
Promoted Content