Neranxi i dhuroi një shtëpi të dashurës gazetare, gruaja e kallëzon për tjetërsim pasurie pas denoncimit se i preu gishtat kur e kapi mat

0

Përshkallëzohet konflikti mes biznesmenin e frutave të thata Nikollaq Neranxit dhe bashkëshortes së tij N. Neranxi.

Prapaskena mëson se zonja N. Nerenxi ka depozituar në prokurori një kallëzim penal ndaj Nikollaq Neranxit për shpërdorim dhe tjetërsim pasurie.

Në kallëzim pretendohet se Neranxi ka krijuar një lidhje dashurore me një prej punonjësve të kompanisë së tij, zonjën E. Sh., e cila më parë ka punuar si gazetare.

Zonja Neranxi pretendon se bashkëshorti i saj Nikollaq Neranxi fillimisht e ka bërë të dashurën e re drejtoreshë në kompaninë e frutave të thata.

Krahas rritjes në detyrë, Neranxi, sipas kallëzimit, i ka dhuruar të dashurës gazetare një shtëpi në Durrës, me 50% pjesë tatuese zonja Neranxi.

Pra, në kallëzim pretendohet se Neranxi i ka dhuruar dhe ka kaluar në emrin e të dashurës një pasuri, në të cilën bashkëshortja e tij ka 50 % të pjesës.

Tre javë më parë, zonja N. Neranxi denoncoi në polici bashkëshortin Nikollaq Neranxi për dhunë.

Shkak i konfliktit besohet se ka qenë krijimi i një lidhje jashtëmatesore e Neranxit me gazetaren E. Sh.

Jo vetëm kaq. Por zonja Neranxi pretendon se biznesmeni i frutave të thata ka rritur në detyrë të dashurën e re, duke e katapuluar drejtoreshë kryesore në kompani.

Sipas pretendimeve në kallëzimin penal, Neranzi e ka dhunuar dhe i ka prerë gishtat bashkëshortes, kur kjo e fundit ka kundërshtuar rritjen në detyrë të të dashurës së biznesmenit.

Më tej, zonja Neranxi ka konstatuar se një pasuri e përbashkët, kishte kaluar në emrin e gazetares.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu