Një politikan kërcënoi Altin Dumanin me telefon/ Do kemi zhvillime

0

Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Dashnor Sula thotë se kreu i SPAK Altin Dumani ka marrë mesazh kërcënues nga një zyrtar, dhe shtoi se priten zhvillime. ”Drejtuesi i SPAK-ut, kur erdhi në Komisionin e Ligjeve e tha në mënyrë të drejtpërdrejtë, nuk kemi nevojë për asgjë në kuadër ligjor, na lini kështu siç jemi, mos na pengoni. Mos prit që unë ta them kush ka dërguar mesazhin kërcënues ndal Altin Dumanin, por do kemi zhvillime të tjera”,-tha në ”Top Channel”.

Nga ana tjetë deputeti demokrat u shpreh i penduar që ka votuar ligjin për amnistinë penale. “Kam bërë gabim që votova ligjin për amnistinë penale, u artikulua sikur nuk do liroheshin të dënuarit nga GJKKO, por u liruan të dënuarit për korrupsion. Është e trishtueshme që sot një pushtet tjetër si drejtësia, do duhet të sjellin ndryshime në politikë”.

-Bëhet fjalë për një politikan të shpallur në kërkim, nën hetim?

Sula: Aludohet për Arben Ndokën, nuk është e vërtetë. Njerëz të caktuar me fuqi të fortë ekonomike po tentojnë për të bërë të pamundurën për ta penguar punën e SPAK për ti kërcënuar dhe penguar. Kjo është e qartë, unë e kam thënë, e vlerësoj Altin Dumanin dhe prokurorët e tjerë që kanë marrë këtë punë të vështirë.

-Një politikan që i ka dërguar mesazh kërcënues SPAK?

Sula: Nuk jap shpjegime se e dëmtoj gjënë, por indiciet që them janë të rrezikshme, SPAK duhet ta pengojë. Politika ka shumë për ta mbrojtur, mjafton të distancohet nga elementë të krimit, ka politikanë të cilët bashkëpunojnë me krimin.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu