Njihuni me ‘shqiptarin’ Anthony Albanese që u rizgjodh kryeministër i Australisë

0

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, pritet të ndjekë një qasje më të guximshme ndaj çështjeve të jashtme dhe reformave ekonomike, pasi shënoi një fitore tjetër të papritur dhe bindëse ndaj Partisë Liberale të opozitës në zgjedhjet e fundjavës.

Partia Laburiste e Albanese siguroi 86 vende deri të dielën pasdite, duke tejkaluar lehtësisht 76 vendet që i nevojiteshin për të ruajtur shumicën. Triumfi në Australi vjen pas një rezultati të ngjashëm më herët gjatë javës në Kanada, ku votuesit e hodhën poshtë gjerësisht partinë e krahut të djathtë të atij vendi, në një tjetër mospajtim ndaj politikave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Kryeministri i rizgjedhur i Australisë, Anthony Albanese, është i njohur si një politikan i moderuar. Po ashtu edhe jeta e tij modeste si fëmija i vetëm i një nëne të divorcuar, e cila e rriti me pension invaliditeti në periferitë e thella e të varfra të Sidneit.

Ai konsiderohet gjithashtu si një hero i Australisë multikulturore, duke e përshkruar veten si i vetmi kandidat me një “emër jo-anglo-kelt” që kandidon për kryeministër në 121 vitet që ekziston zyra ku ai drejton vendin prej 3 vitesh.

Miqtë e tij e shqiptojnë emrin “Alban-eze” siç iu thërrasin italianët shqiptarëve. Por, duke qenë se është korrigjuar vazhdimisht gjatë viteve nga italianët, nisur nga origjina e largët arbëresha dhe kombësia e babait të tij, ai prezantohet dhe njihet gjerësisht si “shqiptar”.

Australia është kritikuar për përfaqësimin e tepërt në Parlament të pasardhësve të kolonizatorëve britanikë. Britania nuk është më burimi kryesor i emigrantëve të Australisë që kur politikat raciste u çmontuan në vitet 1970. Rreth gjysma e popullsisë shumëkulturore të Australisë ka lindur jashtë ose ka një prind të lindur jashtë shtetit. Kinezët dhe indianët tani po emigrojnë në numër të madh.

Albanese njihet ende gjerësisht me nofkën e tij të fëmijërisë, Albo. Kur ishte fëmijë, për ta kursyer Albanese-n nga skandali i të qenit “i paligjshëm” në një familje katolike romake të klasës punëtore në Australinë shoqërisht konservatore të viteve 1960, atij iu tha se babai i tij italian, Carlo Albanese, kishte vdekur në një aksident me makinë menjëherë pasi u martua me nënën e tij irlandezo-australiane, Maryanne Ellery, në Evropë.

Nëna e tij, së cilës iu lidh një pension invalidi për shkak të artritit reumatoid kronik, i tha të vërtetën kur ishte 14 vjeç: Babai i tij nuk kishte vdekur dhe ajo nuk ishte martuar kurrë me të atin.

Carlo Albanese kishte qenë stjuard në një anije turistike kur çifti u takua në vitin 1962 gjatë udhëtimit të vetëm jashtë shtetit të jetës së saj. Ajo u kthye në Sydney nga udhëtimi i saj shtatëmujor nëpër Azi drejt Britanisë dhe Evropës kontinentale, kur ishte pothuajse katër muajshe shtatzënë, sipas biografisë së Anthony Albanese të vitit 2016.

Ajo jetonte me prindërit e saj në shtëpinë e tyre në pronësi të shtetit, në periferi të Camperdown kur lindi Anthony, fëmija i saj i vetëm më 2 mars 1963.

Nga besnikëria ndaj nënës së tij dhe nga frika se mos i lëndonte ndjenjat, Albanese priti deri pas vdekjes së saj në vitin 2002 që më pas të kërkonte të atin.

Babai dhe djali u bashkuan lumturisht në vitin 2009 në qytetin e lindjes së babait, Barletta, në Italinë jugore. Djali ishte në Itali për takime biznesi si ministër i transportit dhe infrastrukturës i Australisë.

Anthony Albanese ishte ministër gjatë gjashtë viteve të fundit të pushtetit të Partisë Laburiste arriti postin e tij më të lartë — zëvendëskryeministër — në tre muajt e fundit të qeverisë së tij, të cilët përfunduan me zgjedhjet e vitit 2013. Prej vitit 2022 ai mban postin e kryeministrit të Australisë.

Albanese zotëron një diplomë në ekonomi. Ai u shkollua me shumë vështirësi në Universitetin e Sidneit për shkak të burimeve të pakta financiare.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu