Condolezza Rice: Albania OK!
nga Sokol Pepushaj Pak kush shpresonte se dorëheqja e papritur e ministrit të jashtëm Besnik Mustafaj, do mund të kapërcehej pa një faturë, mësëpaku demoralizuese, për diplomacinë shqiptare. Por rimodelimi i vazhdimësisë për vazhdim, përbën një risi filozofike të zhvillimit të iniciativave të qeverisë shqiptare në ridimensionimin e shpejtë e të vrullshëm të ndërmarrjeve vërtet destinuese, ofensive. Podi i diplomacisë në dukje i krisur, u monolitizua që në momentet e para, kur ministri i ri i jashtëm Lulëzim Basha mori përsipër, një rrisk, fillimisht të fragmentizuar, por që shumë shpejt bëri formësim gjenial. Sapo kreu i diplomacisë mori ok-ejin nga presidenti e parlamenti, pa shkuar në zyrë, u nis drejt Brukselit. Hiperbolizimi i kataklizmës që lëshoi opozita, shumë shpejt nuk mori bekimin, as nga vetë ajo, pasi diagnostifikimi dha rezultate perfekte. Tur diplomatik shumë i suksesshëm në shumë vende të Europës Juglindore, me një gjuhë e mesazh relativ, ku ambasadorët e Këshillit Europian, madje edhe Olli Rehn, Havier Salana etj., vlerësuan diplomatin e ri si një “rels” që përballon gjithë rrymat e “strujës”, pa emocione të nxehta edhe përballë serbëve a rusëve. Analiza, me vetëdije ose jo, kish vënë në pikëpyetje takimin e planifikuar me 8 maj në Washington të kreut të dorëhequr të diplomacisë Mustafaj, me sekretaren Amerikane të Shtetit Kondoliza Rajs. Por “dëshpërimi” u la bukur fort, pas krahëve të thashethemnajave të kulisave politike. Një takim e përfaqësim historik, kapërceu çdo parashikim të zgjidhjes së ekuacionit me shumë të panjohura, duke e “ngjyrosur” fasaden e diplomacisë shqiptare me modele integruese, me modele civilizuese, me modele perëndimore, duke e treguar se aty ku rri urtësia është edhe kryet e vendit. Të gjithë shqiptarët në botë e kanë ndjerë veten shumë mirë nga një përfaqësim dinjitoz, autoritar. Kryediplomati Basha, ndoshta gjetja më e zgjuar e Berishës personalisht, pas lakmive të atij “podiumi”, përmbush deri në infinit vullnetin e një diplomacie potente në mbështje të një pavarësie të kushtëzuar për Kosovën, brenda oazit të patjetërsueshëm, të paraqitur tanimë si zgjidhjen më të sheshuar e peshuar nga Kryenegociatori i Statusit Marti Ahtisari. Qëndrimi rreth pavarësisë së ?nguar e të mohuar të Kosovës, me një anglishte të përsosur të shefit të diplomacisë sonë, ka bërë që Kondoleza Rajs ta vlerësoi në maksimumet e mundshme Shqipërinë, pavarësisht çdo lloj zgjidhjeje që mund të marrë problemi në fjalë që mund të ndikohet edhe nga loja serbe në pak ditë – netë. Gjithsesi, Shqipëria ka një performancë edhe të parë me lente, simpatike. Në gjuhën e funksionimit të konjukturave dhe përligjjeve teknike per triumfe, merita ka edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme Anton Gurakuqi, me të cilin, si Mustafaj, edhe Basha, alternojnë lobingjet e politikat relative, brenda moralit e interesit diplomatik. Janë këto qasje të dukshme në turravrapin drejt vullnetit për ta vendosur me dinjitet Shqipërinë në podin që vizita e Presidentit Amerikan Xhorxh Bush me 10 qershor në Shqipëri, të vlerësohet, veç të tjerash edhe si përgjegjësi e madhe, në përmbushje të moralitetit, në kryerjen e shanseve të kombit tonë, për garanci e rrugë të suksesshme, rreshtazi e barabar me aleatët perëndimorë, për një Ballkan të qetë. Në politikë shanset nuk vijnë vetë. Nëse rrethanat ndihmojnë në krijimin e tyre, bëhen efektmira kur në skalion radhiten atribues e gjenerues. Pra Shqipëria e kaloi kryqin e kryqëzimit, ku rrethrrotullohej rreth vetes. Është në udhëtim…
Aty ku vetmia e prindërve këlthet Prindërit Radohina, Maria dhe Nikolla, banojnë në një shtëpi të vogël në Bardhaj, fshat pranë Shkodrës, që është në periferi të saj, por për nga mjerimi, duket sikur e ka qytetin mijëra kilometra larg. Bëmë një shëtitje nëpër fshat të shoqëruar nga L.M., që na u lut të mos e identifikonim për shkak se ato gjëra për bashkëfshatarët e tij mund t’i sjellin telashe edhe pse ai nuk përmendi edhe ne nuk po shënojmë askurrgjë fyese në drejtim të tyre. Fshati Grudë e Re nuk dallon shumë nga fshatrat e tjerë të Shqipërisë, ku mungon lulja e rinisë, ajo forcë që do t’i jepte një kuptim jetës në këto pejzazhe kaq të dashura për të gjithë ne. Shtrëngimet ekonomike i kanë detyruar të rinjtë të marrin rrugët e botës dhe prindërit e tyre jetojnë kështu në pritje të ndihmës financiare, të eurove nga Europa e të dollarëve nga SHBA. Dhe pas tri-katër dërgimeve, prindërit e dinë që do të vinë vetë ata, djemtë, vajzat e tyre e do të rrinë disa ditë të lumtur rreth sofrës së shtëpisë, duke treguar për Italinë, Greqinë, për Zvicrën dhe brigjet amerikane. Por ka edhe djem që nuk priten të vijnë. Malli për ta është më i madh, por prindërit e dhembshur i vënë një gur zemrës. Të tillë janë Maria dhe Nikollë Radohina, prindërit e Prekës dhe Gjinit. U bënë pothuaj 10 vjet tashmë, që nga ajo ditë e mallkuar që Prekës 18-vjeçar, gati fëmijë, iu desh përballë ca të pafeve, ca kriminelëve, të mbante anën e motrave, misionareve katolike, që u ndodhën pa mbrotje dhe u dhunuan. Trokitëm në portë. Atë na e hapi nana e Gjinit dhe Prekës, zonja Maria. I thamë që gazeta do të pasqyrojë vetminë e prindërve në rrethinat e Shkodrës. Na priti mirë e na gostiti. Shtëpia dukej e mbajtur mirë, ani se djemtë më të mëdhenj nuk ndodhen më aty, motrat janë larg aty ku janë martuar dhe djali i fundit është një i mitur që nuk e mbush boshllëkun. Nikolla është i moshur dhe i sëmurë dhe punët e bujqësisë ai nuk i mbulon dot me fuqitë e tij të pakta. Dhe menjëherë biseda shkon te djemtë e mëdhenj që mungojnë. E tregon për Prekën që nuk dihet se ku është: thonë në Amerikë e thonë në Kanada. Na krijohet përshtypja se ai e di saktë adresën e djemve, por druhet nga ne. Nëna Marie ankohet se koha e Partisë së Enver Hoxhës nuk ka kaluar tamam, ajo nuk e kupton se si atij që i del krah motrave misionare, nuk i del krah një shtet me ushtri e polici, por e lë djalin e tyre në mëshirën e kriminelëve që e kanë dorën e gjatë, që e kërkojnë djalin ku është e ku nuk është. E pyesim Nikollën se përse keqbërësit, ata që sulmuan motrat misionare, vazhdojnë ta kërkojnë Prekën. “Po, Preka i kallxoi në polici, e policia i shtini në burg. Mandej ata dolën. Flitet se njeni prej tyne asht vra. Por djali jonë nuk ka dorë në të. Dhe jam i sigurt se askush nuk e ka vra për turpin që bane me ato femna të krishtena”, na thotë ai. I lëmë Marien dhe Nikollën në vetminë e tyne të shqetësuar dhe shkojmë më tej në fshat duke hedhur hapat mes bahçeve të papunuara ngaqë krahët e punës për to, janë larg, shumë larg, përtej deteve e oqeaneve. Shumë pleq janë të vetmuar dhe shumë shtëpi po rrënohen sepse të rinjtë e kanë braktisur vendin dhe prindërit e tyre po vdesin. E, ne largohemi nga Bardhaj duke marrë me vete një trishtim që nuk na ndahet. Dhe pas këtyre vetmive që këlthasin, brenda nesh një pyetje klith akoma më shumë: “Deri kur kështu?”. Redaksia
Saba D’Elia ambasadori i ri i Italise ne Shqiperi Saba D’ Elia do te jete ambasadori i ri i Italise ne Shqiperi. Ai do te zevendesoje ne kete detyre ambasadorin aktual Atilio Massimo Ianucci, i cili eshte emeruar drejtor i pergjithshem per Azine, Oqeanine dhe Antarktiden ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Italise. Ambasadori i ri i Italise ne Tirane, Saba D’ Elia aktualisht sherben ne shtabin e kordinimit prane Sekretarise se Pergjithshme ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Italise. Me heret, D’ Elia ka qene ambasador i Italise ne Bosnje- Hercegovine. Ai eshte laureuar ne Shkenca Politike prane Universitetit te Romes ne vitin 1971 dhe futet ne karrieren diplomatike ne vitin 1974. Nder postet qe ka mbuluar gjate karrieres se tij, pasi ka sherbyer prane Drejtorise se Pergjithshme te Personelit dhe te Administrimit, ne mes 1976 dhe 1983 eahte Zevendeskonsull i Pare ne Zyrih dhe Sekretar i Pare Tregtar ne Berlinin Lindor (RDGJ). Pasi eshte rikthyer ne ministri, nga 1983 deri me 1985 eshte ne Drejtorine e Pergjithshme te Ceshtjeve Politike. Ne 1985 eshte shef i Sekretarise se Drejtorise se Pergjithshme te Personelit dhe te Administrimit. Nga 1989 deri ne 1996 eshte Keshilltar dhe me pas Keshilltar i Pare prane Perfaqesise se Perhershme te Italise ne OKB ne Nju Jork dhe sekretar i pare ne oske. I kthyer ne Rome, ne mes 1996 dhe 2000 eshte shef i Sekretarise se Drejtorise se Pergjithshme per Ceshtjet Politike dhe me pas ne Drejtorine e Pergjithshme per vendet e Evropes, nen varesine direkte te Drejtorit te Pergjithshem. Eshte emeruar Minister i Plotfuqishem ne vitin 2000. Ambasadori i ri i Italise ne Tirane, Saba D’ Elia ka lindur ne Napoli me shkurt 1948. Blerti DELIJA
Përçarja e Partisë Demokratike fuqizon lëvizjen për zhvillimin kombëtar LZHK Përfaqësues të kryesisë së LZHK vizituan Malësinë e Madhe dhe u takuan me ish zyrtarë dhe përkrahës të Sali Berishës dhe të Partisë Demokratike, që në një mënyrë apo në një tjetër janë zhgënjyer me Partinë Demokratike dhe drejtuesit e saj në Tiranë. Qëllimi i takimit ishte angazhimi dhe riorganizimi i të gjithë kundërshtarëve të Berishës dhe të Kryesisë së PD-së si dhe hartimi i një metingu të madh prefektural. Mediat nuk ishin të informuara për këtë takim nga që takimi kishte të bënte me disa kundërshtarë direkt të Kryeministrit Sali Berisha. Media mësoi për takimin kur Pjerin Spathari, ish kryetar i komunës Kastrat, u ndalua nga forcat e Shikut pas këtij takimi dhe u mbajt për 10 orë, ku ai bëri të ditur se Shiku e kishte rrahur dhe torturuar atë, dhe siç pohonte ishte e tmerrshme për mua pasi mënyra e të rrahunit, torturave ishin të njëjta me ato që kishte provuar në vitin 1991 ndryshim kishte vetëm ngjyra e burgut dhe pajisjet. Ai tha se “në këtë takim morën pjesë kryesisht ish-zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike dhe përfaqësues të familjeve të persekutuara nga rregjimi komunist dhe të harruara nga rregjimi i ri berishjan që tani janë haptas kundër Berishëd dhe janë bashkangjitur LZHK-së. Ndalimi që na bëri Shiku, në emër të Berishës, ka fuqizuar bidjet tona se Berisha po na përgjon nga afër na ndjek dhe në mënyrë të organizuar me çdo kusht ai kërkon shkëputjen tonë nga politika, heqjen dorë nga kërkesat tona legjitime ndaj proës dhe fjalës së lirë. Nisur nga ky fakt neve na kërkohet t’i bashkangjitemi LZHK dhe të jemi të organizuar me qëllim që të bëhemi forcë e tretë politike dhe faktor politik në Shqipëri. Zoti Spathari përmendi dhe tre emra të tjerë që Shiku kishte arrestuar gjatë datës së 02 Majit 2007 në intervalin prej 3-4 orësh mbasi kishte mbaruar takimi që ata ishin Nikoll Volaj, Paulin Prekaj dhe 64 vjeçari Gjon Lumaj. Megjithatë, ai tha se përçarja në Partinë Demokratike ka fuqizuar dhe po vazhdon ta fuqizojn LZHK në kërkim të një force tjetër politike, ndryshe nga PD-ja e tanishme. “Sulmet e Berishës kundër nesh dobsojn Partinë Demokratike dhe fuqizojnë LZHK-në” tha ai. Dhe se ne nuk do të ndalemi tani edhe ma tepër jemi të bindur se PD me në krye Berishen nuk është dhe nuk reformohet por çdo ditë ajo degradon në kundërshtim me moralin e atyre që e aspiruan, e formuan. Vasel Gilaj
Zemra e madhe e Italise per shqiptaret Italia po pergatitet te cele portat e saja per Shqiperine dhe shqiptaret. Vendi i pertej Adriatikut po ve ne zbatim nje seri procedurash te cilat pervec se i japin dinjitet te huajve, mes te cileve padyshim edhe shqiptareve, krijon hapesira te reja per natyralizimit por edhe bashkimin e familjeve dhe punesimin. Rreth 300 mije shqiptare, pjesa me e madhe te legalizuar ne vendin mikprites, do ta ndjejne veten me shume evropiane, duke iu afruar barazise ne te gjitha drejtimet me italianet, fale nje politike te ndjekur dhe qe do vihet ne zbatim nga qeveria Prodi. Po cilat jane keto lehtesira? Jane te shumte shqiptaret, te cilet iu drejtohen perfaqesive diplomatike italiane ne Tirane apo konsullatat e Shkodres dhe Vlores, per te gjetur nje pune ne Itali. Deri me tani, viza e punes mund te merrej vetem 1 vjecare, dhe mbajtesi i saj, pak para skadimit, duhej te paraqitej prane selive diplomatike per rinovimin e saj. Kjo, duke humbur mjaft kohe te vlefshme dhe para si pasoje e mos paraqitjes ne pune, pa llogaritur edhe qendrimin ne vendlindje gjate kohes qe duhej per marrjen e vizes se re te punes. Tashme, vizat e punes do te jene 3 vjecare dhe nuk mbaron me kaq. Edhe ne rast te heqjes nga puna, punetoret shqiptare do te kene te drejten edhe te nje vize tjeter 1 vjecare, ne kerkim te risistemimit. Perfitojne lehtesira maksimale, te gjithe punonjesit qe kane nje kualifikim apo edhe nje “talent” sic mund te jene mjeket, infermieret, tekniket e ndertimit, studentet, hidrauliket, juristet etj. Bashkimet familjare tashme do te jene me te lehta. Llogaritja e limitit te te ardhurave do te behet duke u mbeshtetur jo vetem nga pozicioni individual I kerkuesit te nenshtetesise, por edhe ne raport me te ardhurat e te gjithe familjes. Kjo do te mundesoje dhenien e nenshtetesise edhe per grate shqiptare shtepiake, ne rastet kur burri disponon te ardhura te mjaftueshme te dokumentueshme dhe qe plotesojne nevojat familjare. Me heret, perllogaritja e ketyre te ardhurave, behej vetem ne momentin e aplikimit, ndersa tani edhe gjate kohes se pritjes se pergjigjes, nese do te kete shtim te te ardhurave, ato do te perllogariten, duke lehtesuar marrjen e nenshtetesise. Te paturit e nje residence te qendrueshme ne Itali, qe per jokomunitaret eshte 10 vjet, eshte zbutur si kriter. Mund te tolerohen edhe disa spostime te perkoheshme jashte territorit italian per motive pune, studime, shendetesore, natyrisht duke dokumentuar arsyet dhe periudhen. Shume shpejt do te reformohet edhe ligji per dhenien e nenshtetesise nga Italia. Tashme vendimi eshte miratuar nga qeveria Prodi dhe do te hyje ne fuqi shume shpejt. Afati per te kerkuar nenshtetesine, nga 10 eshte minimizuar ne 5 vjet, per te gjithe ata emigrante shqiptare qe jetojne ne vendin fqinj. I vetmi kusht eshte qe ne keto 5 vite, emigranti te kete patur qendrim te rregullt ne Itali. Ne rast te kundert, emigrantet nuk mund te marrin nenshtetesine. Edhe per femijet shqiptare, pavaresisht nese kane lindur apo jo ne Itali, pas kalimit te 5 viteve te qendrimit ne kete vend, mjafton qe njeri prej prinderve te kete qendrim te rregullt dhe e perfiton menjehere nenshtetesine. Nje ndryshim rrenjesor, gjithnje ne lidhje me natyralizimin, kesaj here permes marteses, do te hyje shpejt ne fuqi. Shqiptaret qe jane martur me italiane, brenda 6 muajve do te mund te aplikojne per nenshtetesi italiane, ndersa me perpara ka qene nje afat minimal 2 vjecar. Keto jane ndryshime, te cilat deri ne keto momente, kane hyre ose pritet te miratohen brenda pak diteve. Megjithate, per shqiptaret shume shpejt pritet te kete favorizime te tjera. Kjo jo vetem nga fakti i fqinjesise, lidhjeve dhe marredhenieve te shkelqyera asnjehere te demtuara nder shekuj, por edhe ne prag te ratifikimit te MSA-se me Shqiperine nga Parlamenti Italian brenda muajit qershor. Zyrtare te larte te qeverise dhe te parlamentit italian i kane dhene sigurine e tyre tyre per kete autoriteteve te larta shqiptare, e ne menyre te vecante kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli. Ratifikimi i MSA-se, por edhe lehtesimi i procedurave te marrjes se vizave i miratuar formalisht nga Bashkimi Evropian, do te ndikoje ne nje lehtesim te metejshem te levizjes se shqiptareve drejt Italise. Nder hapat e pare te pritshem, eshte lehtesimi i metejshem i procedurave te miratuara nga Brukseli, por edhe perfshirje e dokumentit te identifikimit – pasaporte sherbimi, ne levizjen e lire pa vizam sic ndodh aktualisht me pasaporten diplomatike. Te gjitha keto, jane mundesi te cilat u ofrohen nga shteti italian dhe perfaqesite e tija diplomatike, te gjithe shtetasve shqiptare qe banojne ne Shqiperi apo edhe ne Itali. Ne fakt, ne jemi te bindur se zgjidhja e te gjitha problemeve dhe progresi i Shqiperise dhe i shqiptareve, nuk duhet te kete alternative te vetme emigrimin. Periudha aktuale eshte e perkoheshme dhe jemi te bindur se shume shpejt, Shqiperia do te jete ajo qe do te pranoje ne gjirin e saj force punetore. Per me teper, nje mundesi e tille eshte me reale, kur flamuri blu me 12 yje te verdha i BE-se ka kohe qe valevitet perkrah atij me shqiponjen e zeze ne nje shqyt te kuq. Deri atehere, Shqiperia dhe shqiptaret do te falenderojne dhe do te ndjehen borxhli ndaj Italise dhe italianeve, te cilet ne dite te veshtire na kane dhene dhe po na japin nje dore. Blerti DELIJA
Dy variante që duhej të zgjedhim për t’u qeverisur nga Mark Bregu (Gurakuqin e Konicën, apo Zogun e Hoxhen?) Sipas mendjes t’ime (ndonse nuk shquhem si analist), politika shqipëtare, në se duam të ndërtojmë një shtet të vërtetë, duhet t’iu referohet katër figurave historike të nalpermenduna. Gurakuqi dhe Konica, paten koncepte e botkuptime të ndryshme por, gjithsesi gjenin pika konvergimi. Ata, si shtresë shoqnore ishin pothuaj të njëjtë, ndërsa në ndërtimin e shtetit dhe formen e qeverisjes, ndryshonin në kahje. Gurakuqi ishte ma pranë majtizmit, ndërsa Konica ishte i djathtë. Ajo që ka shum randësi dhe që (sipas mendjes t’ime) duhet marrë në konsideratë, asht, se, të dy ishin pranë qendrës dhe larg ekstremeve. Ç’do qenje, dhe krijesë njerëzore, ka, dy krahë dhe dy kambë, të djathtën dhe të majtën. Në se njena i mungon, njeri quhet “sahat”. Ajo që drejton gjithë këtë “strukturë”, asht koka, e cila bashkëmendon veprimet e të dy krahëve ose kambëve. Për fatin e keq të shqipëtarëve, ekstremet e të dy krahëve, gjatë përplasjeve, në të gjitha etapat e historisë, goditen “koken”. Dhe asht pikërisht ky faktor që na ka lanë në këtë gjendje, ndër vendet ma të varfëra të botës, kur, ne duhet të ishim ma të pasun se Zvicërra, për vetë faktin se ZOTI na i dhuroi të gjitha resurset (nën dhe mbitokësore). Me sa duket, këtë “çelës”, shqipëtarët akoma nuk e kanë gjetur, ndaj, dhe po ofroj katër përfaqësuese për të zgjedhur modelin. Në se, shqipëtarët duan të jenë shtet Europian, ashtu siç dhe janë –gjeografikisht, duhet të parazgjedhin këto dy modele: Majtizmin – Gurakuqin dhe djathtizmin Konician, (të dyja modele progresiste), që shkojnë drejt QENDRES, ose modelin Enverian (super ekstrem i majtë). Mendoi se, modeli i parë asht ma progresist dhe ma pranë integrimit, por, gjithësesi mjaft i vështirë me u aplikue, dhe pikërisht se, periudha 15 vjeçare, post – diktatoriale provoi se, ne e kemi tepër të vështirë ta “përtypim” DEMOKRACINË. Një Popull i mësuem nën thundren e të huajve dhe, nën sundimin e monarkëve dhe diktatorëve, e ka mjaft të vështirë demokratizimin. Fakti, që bota demokratike nuk i don monarkët dhe diktatorët, na imponon të zgjedhim modelin, ose t’i rikthehemi izolimit. Jam i bindun se, nëse e majta dhe e djathta shqipëtare do të hecin në gjurmët e këtyre dy konifejve, nuk kanë asnjë nevojë t’kërkojnë modele në Europë. Jam i bindun se, në kohën kur jetuan këta “burra shteti”, në Europë nuk kishte modele ma të përkryena. Nuk besoj se mundë të ketë ndonjë shqipëtarë që të mos e njohë madhështinë e shpirtit të Gurakuqit. Ndërsa, Faik Konicen, ndonëse na e “fshehu” diktatura, Ai, gjithësesi mbetet modeli autentik i qytetarit Europian, dhe intelektualit prognesist. Ndonëse, Konica ishte një Feudal nga prejardhja, mbesa e tij, nuk kërkoi rikthimin e pronave por, vetëm, ndërtimin e një Muzeumi të thjeshtë në emrin e Konicës. Çdo koment tjetër për këta dy shqipëtarë tëmëdhej, do të ishte i tepërt. Këto dy figura duhet të përjetësohen me buste, në ty krahët e hyrjes së Parlamentit Shqipëtar. (M.B). Vlenë të theksojmë se, rilindasit t’anë të shquem, gjithnjë i u referuan rrugëve të mesme. Do të ishte me shum vlerë, që pas daljes nga nji sistem diktatorial, ku parësore ishte lufta e klasave, mendoi se rrugët e mesme evitojnë përplasjet duke “amortizue” ekstremet. Së fundi: Në Europë nuk mundë të integrohemi me sllogane, apo me parulla, por vetëm me vepra.
Hasmëri për motive banale Shqipëria postkomuniste sot ka mijëra familje të ngujuara dhe një shifer rekord në gjithë globin të vrasjeve për shkak të gjakmarrjes, por edhe të konflikteve banale. Ligji është vetëm në letër, por jo i zbatueshm përballë Kanunit të lashtë të Lekë Dukagjinit. Një shtetas Kol Shtysi, nga Malësia e Mbishkodres dyshonte se gruaja e tij ka marrdhënie intime me Anton Malaj dhe një “koritje”, sipas tij, “zhbehej” duke vrarë të dyshuarin si të dashur të gruas. Dhe është pikërisht 1 shtatori i vitit 2005, kur Shtysi qëllon me armë zjarri mbi dashnorin sipas tij, të të shoqes. Fatmirësisht, plumbat kanë shpuar makinen, por jo trupin e shtetasit Anton Malaj. Dy plumba bënë dy vrima në makinë dhe i sulmuari detyrohet të jetojë i fshehur në ilegalitet të plotë deri sa gjen mundësinë dhe ikën nga vendi, nga Shqipëria. Familja Malaj tashmë sipas kanunit bie në gjak. Megjithëse asnjë fakt konkret burri i “tradhëtuar” Shtysi nuk ka, përve thashethemnajave, ai mban pushken plot për hakmarrje, për vrasje. Lidhja e Misionarëve të Paqes të Shqipërisë, dega Malësi e Madhe, por edhe pleqësia e fshatit me pjesëtar të largët të fisit kanë bërë disa herë përpjekje për ta sheshuar një konflikt të tillë dhe nuk është arritur asnjë pajtim. Ditët e fundit, pikërisht me 02 maj 2007, Aleksander Malaj, ky djalosh që shihni në fotografinë që po botojmë, vëlla me Anton Malaj, del nga ngujimi për të kontrolluar biznesin e vet të ligjshëm me të cilin mban familjen. Por një pushkë e ngrehur e priste. Qëllohet me armë zjarri. Gjithsesi shpëton dhe i hypën makinës për të shkuar sërish drejt ngujimit. Burimet tona të sigurta mësojnë se meqë nuk gjejnë Antonin, kërkojnë të vrasin të vëllanë, Aleksandrin, i cili sipas tyre ka qenë në dijeni të lidhjes së të vëllait me një dashnore, grua të martuar. Por rastet e konflikteve janë nga më të ndryshmet në Shqipëri. Edhe në qytetin verior Shkodër, fëmijët e një të vrari, janë larguar nga këtu, pasi ashtu sikundër të atin, i pret vrasja. Fjala është për fëmijët e Sefer Bardhit. Ka qenë data 22 gusht 2006, rreth orës 19.00, kur Sefer Bardhi është vrarë me armë zjarri. Policia as sot nuk ka arritur të zbulojë autorin e vrasjes. Ndaj fëmijët e kësa viktime janë të rrezikuar me jetën e vet. Ne e kemi trajtuar edhe aso kohe në shtyp këtë rast, por edhe sot që shteti nuk funksionon dhe hakmarrjet bëhen tërkuze pa fund, jeta e atyre që dikush i piketon për t’i vrarë, është vërtet e rrezikuar. Fëmijët e Seferit sot janë rrugëve të Perëndimit. Në të vërtetën e hidhur jo vetëm njerëzit me konflikte, por askërkush nuk e ndjen veten të sigurt të dalë rrugëve të qyteteve veriore me familjet, pasi shkon një orë natë. Gjithçka mund të ndodhë, siç edhe po ndodh. Luljeta Ago
Jetë në rrezik Ne, gazetarët si qytetarë të barabartë të këtij vendi, mendojmë dhe vrapojmë për pasqyrimin e realiteteve me qëllimin e vetëm: Sensibilizëm e politikës, pushtetarëve dhe të shoqërisë për refleksion. Por një ngerç i fortë pengon. Shumë kush e njeh këtë ngerç, e diskuton, e komenton sipas mënyrës së vet por vetëm kaq. Sepse më gjatë nuk mundet. Nuk mundet madje as qeveria, kr/ministri megjithë itensitetin e punës së tyre. Sepse Mafia e rritur (adulte) vepron në shumë drejtime, nga shumë pozicione, madje edhe nga pozicioni më i lartë i shtetit: nga prokurori i përgjithshëm e deri tek presidenti i Republikës. Prandaj më lart citova termin “ngërç” sepse kr/ministri Sali Berisha ka akuzuar hapur shprehimisht që “prokurori i përgjithshëm flen mbi dosjet e krimit”! Dhe kur Parlamenti vendos me shumicën e votave shkarkimin e tij, del në mbrojtje presidenti i Republikës. Vazhdon Mafia punën e saj, bandat e krimit të organizuar punën e tyre, korrupsioni me sistematikën e tij, dhe ligji i pafuqishëm deri në ekstrem për të mos vepruar edhe ndaj mafiozëve grandiozë tashmë të qartë ekspozuar. Nuk ka më keq se kaq – po më thoshte një plak i mençur, R.D (inicialet e tij, emri, mbiemri) kur shohim që në këto rrethana që jemi nuk kemi asnjë shpresë për siguri dhe ndryshim. Po na largohen në drejtime jashtë shtetit miqtë, komshitë, të afërmit, të rinjtë studentë, intelektualët e së fundi m’u largua edhe nipi im, Dritani. E braktisi vendlindjen sepse u kërcënuan dita-ditës që prej 24 majit të 2006 kur në mbrojtje të jetës së studentes u desh të përleshej me banditët e armatosur. Që prej asak dite kemi kaluar kërcënimet e panumërta për jeten e Dritanit, telefonata anonime, fletushka poshtë derës, shpërthime eksplozivi e deri djegien e shtëpisë së djalit tim (nipit Dritanit). Edhe djegia e shtëpisë së shtetasit Shaqir Ramiz Dibra në 22 mars 2007, ora 02.25 minuta, është një ngjarje tjetër e rëndë. Nuk e di deri kur, përfundoi plaku, i cili më bëri të mendohem thellë. Sa e sa ngjarje të dhimbshme kam parë e dëgjuar, të cilat kanë përfunduar ose me plagosje, ose me vrasje. Janë aq të shumta, saqë një gazetar i ri, koleg i sapodiplomuar më tha: “Kur shkoj në varreza në një ceremoni mortore, duke shëtitur nëpër parcelat e varrezave, duke parë fotot e tyre e lexuar emrat, më shumë njoh të vdekur se sa të gjallë. Imagjino një 25 vjeçar, njeh më shumë njerëz të vdekur”! Këto rreshta rrënqethëse por realitete të prekshme, duhet të prekin çdo ndërgjegje të pastër politikani, por duket se të tilla kanë mbetur pak ose aspak… Prandaj një shprehje popullore thotë: “Dy duar për një kokë, sejcili të mendojë e të shpëtojë veten kur ndodhet në rrezik” sepse shteti nuk ka forcë të mbrojë jetën fizike të askujt. REDAKSIA
Berisha – Bush, takimi i së vërtetës Vizita e paralajmëruar me 10 qershor të këtij viti e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhorxh Bush, për Shqipërinë e shqiptarët është me shumë se vlersim e inkurajim në rrugën e demokracisë e reformave. Por në këtë opinion të shkurtër, unë dua të theksoj diçka tjetër, që mediat e shkruara e vizive me shumicë me orientim sollak, jo vetëm që nuk e thonë, por mundohen ta denigrojnë. Shqipërinë gjatë këtyre 17 viteve të pluralizmit e kanë vizituar shumë personalitete të Botës, por tre nga këta janë ato personalitete për të cilët krenohet ky vend thuajse i harruar për rreth një gjysëm shekulli komunizëm. Personaliteti i parë që vizitoi Shqipërinë në vitin 1991 është Xhejms Bejker, Sekretari Amerikan. Në këtë vizitë numri dy i shtetit numër një në Botë konfirmoi qartë mbështetjen ndaj PD-së dheliderit të saj Sali Berisha, ndërsa trashigimtarët komunist që zvarriteshin thuajse nuk i përfilli. Pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike me në krye Sali Berishen me 25 prill të vitit 1993, viziton Shqipërinë, për herë të parë në historinë tonë kreu i Selisë së Shenjtë Papa Gjon Pali i dytë. Gjatë gjithë kohës Papen e shoqërojë Presidenti i asaj kohe dhe kryeministri i sotëm Profesor Doktor Sali Berisha, ndërsa trashigimtarët e komunizmit megjithse kishin ndërruar emër përsëri u anashkaluan. E ndërsa vitet kaluan u deshte të rikthehet në pushtet Partia Demokratike me në krye Zotin Sali Berisha që të konfirmohet vizita e tretë e rëndësishme në Vendin tonë, ajo e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zotit Xhorxh Bush, vizitë e cila do të realizohet me daten 10 qershor 2007, dhe axhenda kryesore e Presidentit Bush është takimi me kryeministrin e Shqipërisë, ndërsa takimi me Presidentin Moisiu, është më shumë një takim kortezie me një njeri që i kanë mbaruar ditët në pushtet dhe po i mbarojnë ditët edhe në jetë (Pasi Moisiu tashma ka hyrë në pleqëri të thellë). Për ta bërë më të qartë opinionin tonë, ne po kujtojmë se personalitete të tilla Bota kishte edhe gjatë 8 viteve që qeverisën të majtët me në krye Socialistët, por as Papës dhe as Presidentit të Amerikës nuk u shkoi kurrë në mend të vizitojnë Shqipërinë që qeverisej nga trashigimtarët e atyre që për gjysëm shekulli kishin shpallur (në mend të veta) Vatikanin dhe SHBA-në si armiket më të mëdhaja të Shqipërisë e njerzimit… Gjithsesi ne shqiptarët duhet të dimë të dallojmë sinjalin që na japin, dy fronet e Zotit në Tokë, Selia e Shenjtë që bekon shpirtin, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që sjellin mirqenien dhe garantojnë demokracinë. Dhe për këtë të mos harrojmë, se vizitat dhe përkrahja nga këto Frone të Zotit në këtë Botë vijnë tash tre herë vetëm kur ne shqiptarët nuk ngatërrojmë të kaluarën tashma të parfumuar, me të ardhmen origjinale që vjen çdo ditë duke u përmirësuar. Ndue Bacaj
Europa shqiptare përmes Greqisë Këtu në Greqi jo vetëm që jetojmë prej më shumë se 15 vjetësh, po të gjithë emigrantët e ndjejnë veten mirë. E ndjejnë vërtet mirë, pasi jetojnë, punojnë, lindin e vdesin si njerëz, të pa cënuar nga askush. Greqia dhe asnjë shtet perëndimor nuk të mban me dhunë apo jo, por ama edhe në shtëpinë e tjetrit nuk është logjike të bësh ligjin ti. Rreth 800.000 mijë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi nga një shtet prej 3.7 milion, ku rreth 400.000 mijë në Itali, 100 mijë në USA, 110 mijë në Britani e kështu thuajse në tërë globin, deri në HUNULULU, nuk janë pak, janë vërtet një forcë e madhe. E bëmë këtë parantezë disi të gjatë për t’u thënë ca politikanëve apo të ashtuquajturve “analistë” që na hiqen si fort atdhedashës duke akuzuar pikërisht Greqinë për një politikë helenizuese. Mirë do ishte që ata antigrekë të mos vijnë fare në Greqi ku jetojnë pa “ndihmën” e tyre, por me djersën e vet dhe hapësirat e një shteti perëndimor 800 mijë shqiptarë, të cilave nuk kanë fytyrë dhe u kërkojnë edhe votën për partitë e tyre sa një kooperativë ruse. Përkundruall politikave të shteteve të tjera perëndimore me Shqipërinë, Europa shqiptare është pikërisht këtu. Emigrantët kanë jetën e vet, kanë krijuar familjet e veta, pasuritë e veta, të ardhmen e vet, flasin shqip, edhe greqisht, edhe anglisht, edhe italisht, pse jo edhe rusisht. Kulturë është kjo. Regjimi i vizave me Greqinë mësuam këtu në Shqipëri se është lehtësuar, por edhe vizat e regjimit “Shengen” janë liberalizuar. Ambasadori grek Kostandino Kokosis, normalisht që nuk mund të diplomacojë me mendjen e një Sabri Godoje që kur vjen në Greqi si politikan me vota të atyre që nuk i përfaqëson, pra të votuesve shqiptarë, kapardiset moteleve më luksoze. Pse vjen Godo në Greqi, kur fyen Greqinë? Ndryshe nga GODOT, shqiptarët këtu në Greqi e ndjejnë veten qytetarë të botës. I kanë emocionet të ftohta, duan flamurin e gjuhën shqipe, por edhe të të tjerëve dhe kuptojnë se politikat delikate i bën diplomacia jo ca njerëz që duan të prishin punë me paaftësinë e tyre nëpërmjet pickatjeve mediatike. Lekë Pepushaj, Greqi
Gjakmarrja, perbindeshi qe kercenon familjen Velo Fenomeni i mesjetar i gjakmarrjes, i cili po shoqeron prej shume shekujsh Shqiperine dhe shqiptaret, ka si anen e tij me negative shtrirjen ne kohe. Nuk ka shume rendesi se ne cfare viti e ka zanafillen gjakmarrja, pasi zbatimi i saj permes hakmarrjes, ecen brez pas brezi. Historia e familjes Velo, eshte nder me dometheneset ne kete drejtim. Ishte viti 1955 kur kjo familje pati nje konflikt te madh me familjen Gjekaj, por sic dihet ne ate kohe, rregjimi komunist nuk e lejonte perdorimin e gjakmarrjes. Vitet kaluan dhe pas viteve ’90, “lulezoi” edhe gjakmarrja ne Shqiperi. Ngjarja me e rende qe goditi familjen Velo, ishte ajo e 20 tetorit 1999. Ne kafe “Palma” ne Vlore, nje bresheri plumbash jane derdhur mbi Gezim dhe Ardian Velo, te cilet punonin aty. Gezimi dhe Ardiani mbeten te plagosur, por fatmiresisht nuk vdiqen nga plaget e marra. Arsyeja e kesaj ngjarjeje, ishte shume e thjeshte. Sic e thame ne fillim, ne mes familjes Velo dhe asaj Gjekaj qe nga viti 1955 ishte krijuar nje hasmeri, e cila pas viteve ’90 u kthye ne vetegjygjesi permes fenomenit te gjakmarrjes. Me konkretisht, Tonin Gjekaj ishte vrare nga nje antar i fisit Velo dhe mjafton te kesh kete mbiemer dhe ne emer te gjakmarrjes, te gjitha pjestaret e fisit jane te rrezikuar nga plumbat e hakmarrjes. Pajtimi ne mes fiseve Valo dhe Gjekaj, eshte shume i veshtire. Kjo pasi, per te mbyllur gjakmarrjen ne mes tyre dhe te falet gjaku, duhen paguar 200 mije USD. Ne shume raste, gjakmarrja nuk godet me plumba femrat e nje fisi ne hasmeri. Por ekziston nje tjeter praktike edhe me e dhimbshme, rrembimi i vajzave, sic ndodhi edhe me kusheriren e Gezimit dhe Ardianit, Brunildën, e cila u rrembye ne Itali me 15 gusht 1999. Lajmi eshte bere i njohur edhe per policine shqiptare permes Nail Velos. Uniformat blu te Shqiperise, thone se po bashkepunojne me policine italiane, por deri tani pa asnje rezultat. Te kercenuar seriozisht per jeten, ne shenjester te breshrive te hakmarrjes, por edhe nen friken e rrembimit te vajzave dhe grave te familjes (te cilat sipas gjasave, trafikohen si “mish i bardhe”) antaret e familjes Velo dhe pikerisht Hedija 47 vjecare, Ardiani 30 vjecar, Gezimi 28 vjecar dhe Sentiliana 25 vjecare, detyrohen te braktisin vendlindjen, duke marre rruget pa rruge te emigracionit. Ishte kjo nje nga historite me prekese qe kane ne sfond fenomenin e gjakmarrjes, te cilin shteti jo vetem eshte i pafuqishem ta ndaloje, por madje, as edhe te garantoje jeten e familjeve ne hasmeri, te cilat detyrohen te braktisin atdheun. Jetmir Delaj
Krijohet Unioni i Bisnesmenëve të Veriut Shqiptar Paulin Radovani ne krye te sipermarresve Lind ne Shkoder nje shoqate e fuqishme e bisnesmeneve, te cilet qellim paresor, i kane vene vehtes zhvillimin e Veriut te Shqiperise. Pas nje seri takimesh dhe konsultimesh, eshte themeluar zyrtarisht te marten pasdite ne mjediset e Bankes Italo Shqiptare- BIA-s ne Shkoder, Shoqata e Sipermarresve per Zhvillimin e Veriut te Shqiperise, me qender ne qytetin me te madh verior. Meqenese nismetare te saj kryesore ishin nje grup bisnesmenesh qe zhvillojne aktivitetin ekonomik me kolege italiane, shoqaate do te njihet edhe me emertimin AISNA – Associazione dei Imprenditori per lo Svilupo del Nord Albania. Sic e tregon edhe vete emri, kjo shoqate i ka vene si synim vetes te ndikoje ne zhvillimin e treves sone, duke patur si kufinje gjeografike pak a shume, juridiksionin e Konsullates se Italise ne Shkoder. Shoqata synon organizimin e kerkimeve dhe studimeve te ndryshme, te debateve dhe takimeve mbi temat ekonomike, shoqerore dhe te interesit te pergjithshem, te stimuloje adoptimin e politikave ekonomike dhe industriale, te organizoje takime mes ndermarrjeve- antare per te debatuar mbi temat politike, ekonomike e sociale te nje peshe specifike te madhe, te rregulloje aktivitetin e operatoreve ekonomike dhe te sipermarrjeve antare ne planin ekonomik dhe sindikal ne nivel kombetar, te asistoje, informoje dhe te konsultoje antareve mbi problemet e pergjithshme te ndermarrjeve etj. Sipas themeluesve, krijimi i shoqates eshte pare me interes ne kushtet e reja te krijuara gjate dy viteve te fundit ne rajonin e Veriut. Infrastruktura rrugore eshte permiresuar ne nivele te kenaqeshme dhe puna po vijon. Pasi eshte bere funksionues aksi shume i rendesishem qe lidh Shkodren me pjesen tjeter te vendit, ai ne drejtim te Malit te Zi permes Muriqanit, do te nderhyhet ne aksin tjeter Shkoder- Hani i Hotit por edhe me ndertimin e Ures se re te Bunes. E njejta gje, mund te thuhet edhe per rruget brenda qytetit te Shkodres, te cilat pritet te perfundojne brenda 6 mujorit te pare te vitit 2007, pas nje fondi rreth 18 milion USD te akorduara nga qeveria shqiptare. Edhe furnizimi me energji elektrike eshte ne parametra optimale. Tashme prej rreth 2 viteve, ka perfunduar diskriminimi edhe politik qe i behej qytetit me energjine. 24 ore non- stop, furnizohet jo vetem popullata, por cfare eshte me e rendesishme edhe bisnesi shkodran. Paralelisht, jane rritur edhe arketimet deri ne nivelin 72% si rajon. Por ajo cfare eshte me e rendesishme, ka ndryshuar edhe klima politike, teksa qeveria aktuale eshte shume dashemirese jo vetem ndaj Shkodres por edhe rajonit te veriut ne pergjithesi. Vetem gjate ketyre me pak se dy viteve, jane akorduar mbi 20 milion USD investime ne sektore te ndryshem, shenje e qarte e fundit te diskriniminit qe qeverite e meparshme i benin qytetit te Shkodres por edhe rajonit te Veriut. Ka perenduar nje here e mire koha, kur Shkodra merrte fonde investimesh sa Orikumi! Te gjitha keto, kane sjelle nje tjeter klime me te qete edhe per bisnesin dhe zhvillimin e tij e te qarkut e rajonit ne pergjithesi. Ne kete klime, nje grup bisnesmenesh, me ne krye Paulin Radovanin, Mario Balen por edhe te tjere, i dhane jete me 15 maj 2007, ne mjediset e BIA-s ne Shkoder, ne pranine edhe te konsullit te Italise ne Shkoder, Stefano Marguccio, Shoqates se Sipermarresve per Zhvillimin e Veriut te Shqiperise. Eshte nje shprese e re qe po lind dhe jo vetem per bisnesin, por edhe rajonin tone, i cili vertete ka nevoje por tashme edhe kushtet, per nje ringritje te fuqishme. E pikerisht kete mision, ka marre persiper kjo shoqate dhe keta bisnesmene, te cilet e ndjejne qe eshte momenti i ringjalljes ekonomike dhe sociale te Shkodres dhe Veriut te neperkembur shqiptar. Konsulli Marguccio, duke qene ne nje fare mase edhe kumbari i kesaj shoqate, ka dhene garanci per nje mbeshtetje pa rezerva te kesaj nisme. Do te jem ne cdo moment ne dispozicionin tuaj, duke iu ofruar mundesi bashkepunim por edhe njohjeje jo vetem ne Itali, por edhe me gjere, ka qene premtimi i dhene nga nr. 1 i diplomacise italiane ne Veriun e Shqiperise. Ne ditet e para te muajit qershor, eshte menduar edhe thirrja e nje asambleje te pare te shoqates, ku organizatoret ftojne te gjithe sipermarresit e Veriut te Shqiperise. Nje ze i vetem dhe i bashkuar i sipermarresve veriore, do ti beje ata interlokutore te besueshem dhe te fuqishem me te gjithe organizmat vendas dhe te huaj. Ne mbledhjen themeluese eshte zgjedhur president Paulin Radovani, drejtor ekzekutiv Mario Bala dhe president nderi Alesandro Limata, drejtor i BIA-s ne Shkoder. Nuk mendojme se eshte rastesi zgjedhja e bisnesmenit te mirenjohur Paulin Radovani ne krye te kesaj shoqate qe ka synime madhore per zhvillimin e rajonit te Veriut. Radovani eshte nje nga pioneret e ndertimit te ndermarrjeve kapitaliste ne Shqiperi, por me nje dimension human. Qe ne fillim te viteve ’90, ai krijoi mundesi punesimi brenda dha jashte fabirikave, per mijera familje shkodrane. Duke qene nje interlokutor shume i besueshem i kolegeve kryesisht italiane, Radovani nga viti ne vit, kaloi kufinjte e qytetit dhe te rrethit te Shkodres, duke shtrire investimet e tija ne shkalle qarku. Tashme, Radovani u ka dhene nje shprese konkrete mijera familjeve edhe ne Puke, per ta shtrire aktivitetine dhe ne zona te tjera te Veriut te vendit. Nga ana tjeter, Paulin Radovani ka zgjeruar aktivitetin edhe ne larmi, duke hapur me shume dinjitet dhe profesionalizem edhe Radofarmen”, nje industri farmaceutike, prodhimet e te ciles jane nder te paktat qe ofrojne siguri per shendetin e konsumatoreve. Gjate gjithe aktivitetit te tij publik, Paulin Radovani ka krijuar nje stature te lakmueshme duke u pozicionuar ne favor te zhvillimit te Shkodres dhe rajonit, larg interesave te ngushta. Te gjitha keto cilesi, te cilat nuk mund te paraqesin as edhe 10% te asaj qe perfaqeson per bisnesin por edhe per Shkodren Radovani, kane sjelle zgjedhjen e tij si president i Shoqates se Sipermarresve per Zhvillimin e Veriut te Shqiperise. Pervec faktit te drejtimit te shoqates nga Radovani, qe eshte nje avantazh i padiskutueshem dhe nje garanci per suksesin e saj, organizimi i saj bazohet ne konsulencen dhe mbeshtetjen profesionale te Bankes Italo-Shqiptare dhe drejtorit Alessandro Limata, por mbi te gjitha edhe te konsullates se Italise ne Shkoder dhe konsullit Stefano Marguccio. Me ne fund, qytetit yne dhe rajoni i Veriut te Shqiperise, do te kene nje shprese me shume, e cila lindi dhe do te rritet nga bijte e saj me te mire dhe te zgjedhur, te bashkuar ne Shoqaten e Sipermarresve per Zhvillimin e Veriut te Shqiperise. Blerti DELIJA
Pse e mallkova Enver Hoxhën? 1. Enver Hoxha, si asnjë udhëheqës tjetër i botës komuniste Europiane, e ktheu Shqipërinë në një “kopësht” zoologjik, përmes një izolimi total. 2. Burgosi, internoi, torturoi dhe ekzekutoi “ajken” Nacionalizmit Shqiptarë duke eleminue intelektualët në përgjithësi, dhe në veçanti, në mënyrën ma mizore shpartalloi Klerin Katolik, si të vetmin “bastion” të trashigimisë së kulturës arbënore dhe cilësive dhe virtyteve ma të nalta njerëzore. 3. Kolektivizoi të gjithë bujqësinë Shqipëtare duke i kthye fshatarët në bujkrobër si në kohën e sistemit skllavo – pronarë. 4. Ndërtoi uzina dhe fabrika, me mbeturinat që na sillnin “të ashtuquajtunat” – demokraci – popullore, ndërsa punëtorët dhe specialistat i stimuloi me Fletë Nderi e dekorata duke iu a kthyer gjokset në “kënde emulacioni”, pagat qesharake. 5. Ndertoi hidrocentrale dhe elektrifikoi Shqipërinë, me djersen dhe gjakun e pa paguar asnjë herë, duke mashtruar në mënyrë makiavelike me stimuj “moralë”. 6. Rekrutoi një rrjet spiunazhi me spiunë “ordinierë”, duke i kthyer shqipëtarët në çensorë ndaj njeni – tjetrit, që nga farë e fisi e deri mbrenda familjes, duke “bombardue” kodin moral dhe genin, që përban superstatin njerëzorë. 7. Rrafshoi kishat e xhamijat duke i hjekun Popullit besimin i cili asht baza e edukimit të brezave dhe gjeneratave (trashigue tash 2000 vjet). Ky veprim makaber i dha “frytet” e tij, kur u hapen kufijtë, dhe kur, mbi një milion shqipëtarë i sollën shpinën Atdheut. Pasojat e këtij ç’edukimi dhe keqtrajtimi janë, mbi (4000) të dënuar për krime dhe kontrabandë, që dergjen ndër burgjet e Europës, me mijëra gra dhe vajza shqipëtare që prostituojnë nder semaforet dhe kazinot e botës. Ky asht “Njeriu ynë i ri” që skaliti “dalta” e ma të madhit diktator që ka njohur historia e Popullit Shqiptarë. 8. Vertetë se, Enveri zhduku analfabetizmin dhe i dha shkollë çdo shqipëtarit, por, duke i hequr ZOTIN, i dha shkollen e “djallit”. 9. Ai, “vrau” fjalen dhe mendimin e lirë duke thyer “rekordin” e çdo diktatori, sepse, sipas mendjes së tij, të gjithë duhej të flisnin dhe të mendonin si ai! 10.Per sa ma nalt cituam, mbi varrin e tij do të bjerë mallkimi i mijëra nanave, grave dhe motrave të veshuna me vellon e zezë. Mallkimi i shokëve të tij të luftës, mbi gjakun e të cilëve ndertoi “Tempullin e turpit”. Për komunistët që derdhin lot mbi varrin e Enverit Ndonse pas Konferencës (apo mbledhjes së Mukjes), lufta mori karakterin e një lufte civile, gjithësesi hakmarrjen e Enver Hoxhës (ndaj përfaqësuesëve që pati dergue në atë tubim), dhe pikërisht, ndaj Profesor Ymer Dishnica, Ramadan Çitakut, Mustafa Gjinishit e sa e sa të tjerë, i quaj si fillim të asgjësimit të intelektualëve nacionalistë, dhe kjo pa dyshim sipas udhëzimeve të padronëve jugosllavë. Këtë e dijnë mirë veteranët, dhe do të kishte qenë në nderin e tyre një reflektim i sinqertë. Ndonëse personalisht ruaj rrespekt për luftën, dhe dëshmorët, qoftë komunistë apo nacionalistë, të cilët luftuan kundër pushtuesit, ndërsa luftën mes shqiptarësh e quaj të pa prenueshme duke quajtur fajtorë të dyja formacionet, dhe natyrisht, nëse komunistët përqafuan një ideologji të gabuar, akoma më gabim dhe faj bënë ata që bashkëpunuan me okupatorët. Duke qenë se, periudhën e luftës nuk jam kompetent ta trajtoj, por ngjarjet e viteve të para i kam të rregjistruara në memorje dhe dua t’ju kujtoj nostalgjikëve të Enver Hoxhës se, “peshorja” e historisë e nxjerr kriminel dhe të pa besë, dhe faktet e poshtëshënuara janë sa bindëse aq dhe të pa kontestueshme: Kujtoi shum këngë të kënduara në vitet e para të çlirimit, kushtuar trimave, që luftuan, ku asnjëra nuk i kushtohet Enver Hoxhës. Kujtoi disa vargje: “Kerset topi tundet dheu/ sulmon kudo – Mehmet Shehu/ Kerset topi e mitralozi/ sulmon kudo – Koçi Xoxi. Kerset topi dhe murtaja/ sulmon kudo – Baba Faja, Kerset topi tundet sheshi/ sulmon kudo – Haxhi Lleshi. Kush lufton malit me borë/ Tuk Jakova me punëtorë. Kush lufton për Shqipërinë, Nako Spiru me rininë. Për Enver Hoxhën thuri një këngë Poeti Hysni Milloshi, të titulluar: “Kasolla e Galigatit”, ku mundë të citojmë vargjet: “S’kishin gjumë malet/ s’kishte gjumë Enveri. Me siguri, Poeti – Milloshi nuk ishte lindur akoma, kur Enver Hoxhen s’e zinte gjumi duke menduar thurjen e kurtheve ndaj shokëve të tij, një pjesë të madhe të të cilëve do t’i trajtojmë më poshtë, dhe që të gjithë kanë qenë në rrangjet ma të nalta: të sistemit totalitar – komunist. Po e fillojmë me Llazar Fundon: Intelektual i klasit të naltë, shok dhe mik i Fan Nolit (njohës i dhjetë gjuhëve të huaja. 2. Zef Mala, njëri ndër figurat kryesore, kryetar i grupit komunist të Shkodrës. 3. Nako Spiru – Antar i Byrosë Politike, vetëvrarë (1947). 4. Koçi Xoxe, Sekretar i II i K. Q. P dhe Ministër i Brendshëm. 5. Pandi Kristo – A. B. Politike. 6. Manol Konomi – A.K.Q. – Ministër i Drejtësisë. 7. Sejfulla Malëshova – Ministër i Kulturës, Profesor – Social i orëve të para. 8. Tuk Jakova – Sek. i K.Q. – A. B. Politike. 9. Bedri Spahiu – Sek. K.Q., A.B.Politike. 10. Gjovalin Luka, deputet, social – demokrat i orëve të para. 11. Prof. Kolë Prela, Deputet. 12. Gjin Marku (Gjeneral), njeni nder themeluesit e parë të Partisë (A.K.Q.P.) 13. Lirie Gega (A.K.Q.) pushkatue (tuj qenë shtatzanë) – akt makaber. 14. Dali Ndreu (A.K.Q) – Gjeneral. 15. Lirie Belishova – sek. K.Q. antare e B.Politike. 16. Koço Tashko (A.K.Q.) nder themeluesit e Partisë. 17. Teme Sejko (Admiral). 18. Fadil Paçrami (A.K.Q.) 19. Todi Lubonja – (A.K.Q.) Drejtor i T.V.SH. 20. Beqir Balluku – (A.B.P.) Minister i Mbrojtjes. 21. Petrit Dume (K.B.P) ZV.M. i mbrojtjes. 22. Hito Çako – (A.K.Q.) Shef i Degës Politike të Ushtrisë. 23. Sadik Bekteshi, A.K.Q. Gjeneral. 24. Rrahman Perllaku – Gjeneral (A.K.Q.) 25. Abdyl Këllezi (A.B.Politike) 26. Koço Theodhori (A.B.Politike). 27. Mehmet Shehu (A.B.P.) Kryeministër (1954 – 1981) 27 vjet. 28. Kadri Hazbiu (A.B.P.) Ministër i Mbrendshëm. 29. Feqor Shehu (A.K.Q.) Minister i Mbrendshëm 30. Fiqirete Shehu (A.K.Q.), e sa e sa të tjerë. Asnjeni prej tyne nuk munde të quhen heroj, por viktima të sistemit që vetë e ndertuan. Tepër e vështirë të kenë qenë armiq të gjithë këto kuadro të nalta dhe luftëtarë të vijës së Parë, të gjithë komandantë e komisarë! Heroj të vërtetë janë vetëm ata të cilët u vranë nga dora e pushtuesve nazifashistë, ku shkëlqen mes tyne, Manush Alimani, (i torturuar në mënyrën ma makaber) nga krimineli nazist – Hans – Dingu. Së fundi: Vepren e Enver Hoxhës nuk ka avokat në botë që mundë ta marrë në mbrojtje. Emisioni – “Dritë – hijet e 5 Majit” dhanë në “Top Kanal” me d. 6 Maj – ora 20.30, asht deshmia ma e gjallë që e “veshë” këtë shkrim me një vërtetësi të pa mohueshme. Kush mbron vepren e Enver Hoxhës, mohon gjakun e Mujo Ulqinakut, dhe të të gjithë atyne që dhanë jetën në luftë kundër pushtuesëve nazi-fashistë. Askush nuk ka të drejtë morale që heroizmin e Mujo Ulqinakut, ti a “faturojë” Mbretit Zog i cili ja mbathi me të “katra” për të shpëtue lëkurën e tij. askush nuk ka të drejtë që heroizmin e Qemal Stafës, që u vra nga pushtuesit italianë, apo të Manush Alimanit (gozhduar) si Krishti në Kryq, t’ia “faturojë” Enver Hoxhës. Heroizmi dhe Patriotizmi Kombëtarë, nuk kanë asgja të përbashkët me Internacionalizmin Proletarë. Mark Bregu
Kur do t’ia kthejnë malsorët borxhin At. Gjergj Fishtës? Nëse e ka kujt borxh Malësia e Madhe, At Gjergj Fishtës, kjo trevë i ka gjithçka. E themi kështu pasi ishte pikrisht ky poet kombëtar, por edhe nacionalist e politikan i shquar që vepren e tij madhore “Lahuta e Malësisë” ja kushtoi me tërë pathosin shpirtëror trevës sonë, simbol të Shqiptarisë. Lahuta e Malësisë është krahasuar me Iliaden e Homerit, kryevepren botrore që 23 shekujt nuk e zbehen kurrë, ashtu siç nuk do të zbehin në përjetsi Vepren e At Gjergj Fishtës, që është edhe simboli më sinjifikativ i binomit Fe dhe Atdhe… Gjithsesi At Gjergji e kishte kryer “detyrën” e tij, por ne Malsorët ende i mbetemi borxh këtij “Homeri” shqiptar. Nëse gjysëm shekulli komunizëm justifikohet, 17 vite demokraci e pluralizëm jo vetëm nuk justifikohen, por rëndojnë mbi madhështin tonë të shkruar në vargje nga At Gjergji. Është interesant se nga pushteti Lokal në Malësi të Madhe janë dhënë edhe shumë tituj nderi, por asnjë për Atë Gjergj Fishten. Mjerisht më duhet të kujtoj se në vitin 1993 Këshillit Bashkiak Koplik ju Dha rasti që Qendrës Kulturore të miratuar nga Shteti Demokratik t’i jepej emri i Gjergj Fishtës, por reminishencat e të kaluarës, bënë që Qendrës Kulturore t’i jepej emri i anglezes Edit’h Durham, që në fakt ishte i njohur për Malësinë, por jo me ato vlera sa At Gjergji… Sidoqoftë vitet kaluan, dhe pushteti Lokal në Malësi të Madhe (5 komunat dhe Bashkia) ende nuk kanë mundësuar nderimin e poetit kombëtar me ndonjë emërtim Shkolle, Sheshi, rruge apo diçkaje tjetër, por pa harruar se Gjergj Fishta meriton edhe ndonjë bust apo Statujë – monument, që më shumë do të nderonte vetë Malësinë e Madhe, se At Gjergj Fishten, që tashma e nderon Shqipëria Demokratike e më gjërë. Natyrisht ky shkrim nuk ka ndërmend të prish planet e organeve të reja të pushtetit lokal, për të nderuar ata që nderuan treven e Malësisë Madhe, por ka si qëllim ti kujtojë kësaj treve këtë borxh të madh që i ka “Homerit” që përjetsoi historinë tonë në vargje, dhe ne malsorët nuk jemi mësuar të jetojmë me borxhe të cilat rëndojnë mbi madhështinë tonë ndër shekuj… Vasel Gilaj
Antishqiptarizmi i një shqipfolësi Nga Albert VATAJ Absurde! Ka plot emërtime të tjera në fjalorin e shqipes së sotme, por falë një kuraje civile dhe gjakftohtësie që motivon pak shqiptar në të sotmen nevracingëritëse vendosa ta pagëzoja vetëm kështu atë që do të zinte vend në gjykimin e një deklarate të çmendur të një njeriu të çmendur, pavarësisht se mbi qafën e tij të trashë rëndon një kravatë e kushtueshme dhe mbi barrën e rëndë të tulit e dhjamit nderet kostumi i një personi publik. Deklarata e turpshme, djallëzore, arkaike, antishqiptare e një kryetari baskie shqiptare, që paguhet nga shteti shqiptar dhe taksapaguesit e këtij shteti, i quajtur Bollano, duhej sot të kish ngritur në këmbë vetë shtetin, opinionin politik të çdo krahu, opinionin shoqëror, intelektual, civil, mediatik, si dhe këdo brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë, që ende ka në deje gjak shqiptari. Në vitin 2007, në mes të Evropës që kërkon të bashkojë kufijtë, të Ballkanit që po kuron plagët e reja, por kryesisht të vjetrat, ato të ndarjeve shoviniste dhe që ka paguar paq për copëtimin, një ekstremist greko-nacionalist i veshur me pushtet shqiptar kërkon në mënyrën më të hapur që Shqipëria të ndahet në pjesë. Ai flet për një shtet imagjinar, që kurrë nuk ka ekzistuar dhe kurrë nuk është provuar, përveçse në mendjet e sëmura të ekstremistëve perversë grekë dhe të të shiturve perversë shqiptarë. Të parët nuk janë pak, madje janë kudo deri në lobingje amerikane, që helmin e tyre e lëshojnë ngado përmes një rruge që kanë ndjekur tash sa dhjetëra vjet, parasë. Të dytët nuk janë pak gjithashtu, ata nuk e kanë emrin veç “bollano”, por që prej 10 vitesh e më shumë quhen edhe socialistë, edhe demokratë, ose me fjalën popullore: politikanë. Disa të shitur e të blerë me para greke të mjaftueshme për t‘u kthyer në pasunarë dhe për t‘u mbyllur gojën në këmbim. Të tjerë të shitur për një copëz pushtet që gabimisht, tërësisht në mënyrë kompleksuale, mendojnë se u vjen e u ikën prej grekëve. Të gjithë një tufë antishqiptarësh, antipatriotësh, që kurrë nuk e panë atdheun si gjënë kryesore të jetës së tyre, si gjënë më të shtrenjtë se veten, më të shtrenjtë se familjen. Këta janë fytyrat e vërteta të baballarëve dhe bijve të kombit, që kurrë nuk e çojnë në mend që para se t‘i thonë vetes politikanë, duhet t‘i thonë patriotë; që kur betohen para flamurit ta ndiejnë me shpirt dhe zemër; që kur interesat e kombit preken, të lënë çdo mëri vetjake a partiake dhe të bëhen një. Që kur një i marrosur antishqiptar i dhjamur me para greke, plus atyre të taksapaguesve shqiptarë, si Bollano, lëshon deklarata të rrezikshme antikombëtare, të mblidhen të dënojnë një punonjës të shtetit që këta politikanë udhëheqin. Ose të paktën, të distancohen nga kjo deklaratë dhe të lëshojnë alarmin e kombit në rrezik. Sepse kombi shqiptar është i kërcënuar dhe deklarata e një kryetari baskie brenda territorit të Shqipërisë, që më parë falet në Athinë se në Tiranë, nuk është as rastësi, as e papritur. Në fakt, ajo gjen në befasi vetëm pjesën e civilizuar të dy shoqërive greke dhe shqiptare, civilizim që në këtë mijëvjeçar të ri s‘ka lidhje me arkaizmat e shekujve dhe aq më pak i sheh ato të arritshme apo të domosdoshme. Për sa i përket pastaj rrjedhe logjike të ngjarjeve të fundit në Shqipëri dhe raporteve të saj me Greqinë, kjo deklaratë është vetëm një rrjedhojë e natyrshme që herët a vonë do shpërthente. Si mund të shkojnë dëm gjithë ato pensione për ortodoksë e myslimanë shqiptarë (të kulluar shqiptarë), që kanë vite e vite që dalin nga buxheti i Athinës? Ka më shumë se dhjetë vjet që shteti shqiptar, demokrat, socialist, e prapë demokrat, është në dijeni të kësaj metode dhe politike të frikshme që një shtet fqinj aplikon ndaj nesh dhe kurrë nuk ka ngritur të paktën pyetjen: Pse? Për mos shkuar më tej te një studim i hollësishëm, se kush paguhet nga Athina, pse paguhet dhe çfarë do kërkohet në këmbim të kësaj pagese. Politikanët shqiptarë, kur vjen fjala për Greqinë, përpiqen të bëjnë diplomatin, por harrojnë se ka kufij kudo, diplomatikë, politikë, njerëzorë dhe sigurisht kufij gjeografikë. Të cilët, nëse njëra palë i shkel apo tenton dhe përgatit terrenin t‘i shkelë nesër, të gjitha bastet janë “off” dhe diplomacia nuk pi më ujë. Politikanët tanë, këta inferiorë të pakufi, me indiferencën e tyre janë palë në agresion, janë palë në tradhti kombëtare, madje janë pikërisht ata që lejojnë jo vetëm deklarata të rrezikshme të lulëzojnë nga goja e punonjësve të shtetit shqiptar, por madje i japin krahë strategjisë dhe teknikave që mund të na çojnë nesër në një Kosovë të re. Dhe le të ndalemi vetëm një sekondë te Kosova, meqë dhe Bollano ka guximin dhe paturpësinë ta përmendë. Ai tha se është e njëjta gjë, se ata, “autonomët grekë”, nuk po kërkojnë gjë tjetër, veçse atë që kërkon Shqipëria për Kosovën. Në fakt, ka vetëm një ngjashmëri në këtë mes. Atë që po kërkon Greqia, përmes bulonave dhe bollanove, është pikërisht ajo që u realizua gati një shekull më parë, ndarja e një pjese tërësisht shqiptare nga trungu i Shqipërisë. Atëherë ne nuk kishim shtet, të varfër, të dobët, kur fatet na i vendosnin të tjerët, dhe lamë Kosovën të quhej pjesë e Jugosllavisë. Sot, pas 100 vjetësh, më në fund, pas gjakut të derdhur nga mijëra martirë që ruajtën gjuhën dhe zakonet nën dhunë, që mbajtën flamurin nën gji ditë e natë, më në fund historia po vë pikat mbi “i”. Për shkak të gjeopolitikës dhe për shkak të një paradoksi që askush nuk di ta shpjegojë, Kosovës do t‘i jepet pavarësia shpejt, me kusht jo bashkimin me Shqipërinë. Normalja do ishte që Prishtina të ishte një Berlin i dytë, që shteti amë të bashkohej me gjymtyrën e grabitur. Por ja që bota e re ka kushte dhe të dyja palët shqiptare kanë thënë “Po” për një të mirë të madhe, pavarësinë e shumëdëshiruar të kosovarëve. Dhe meqë kjo është dhe dëshira e vetë shqiptarëve në Kosovë, le të bëhet më e mira për ta dhe le të jemi dy shtete shqiptare në Ballkan, sado ridikjuloze të duket kjo. Por të krahasosh përpjekjet dhe dëshirën për pavarësi të Kosovës së vrarë e sakatuar nga serbët, të një pjese të trungut tonë kombëtar që ende s‘e di ku i ka varret e bijve që luftuan për këtë ditë, me fantazitë e çmendura shoviniste të disa grekëve me para, që qëndrojnë në politikë në Athinë, Tiranë, Sarandë apo Uashington, është jashtë çdo logjike dhe sensi normal. Bollanos jo vetëm nuk i dridhet qerpiku të deklarojë agresion ndaj shtetit shqiptar, por paturpësisht fyen Kosovën, duke na fyer të gjithëve, duke na lënduar të gjithëve, duke hapur plagë të vjetra të një kombi të paaftë për të mbrojtur kufijtë e tij dje, por akoma më të paaftë për të mbrojtur veten e tij sot. Figura si ai dhe të tjerë duhet së pari të hasin në pengesa elektorale dhe në bashkimin politik shqiptar pa dallim ngjyre, që lloji i tij sot mos të mbante postet që mban në shtetin shqiptar. E nëse PS-ja dhe PD-ja do kishin parë përtej hundës së tyre, Bollano do ishte thjesht një i paguar i grekëve, një qen që leh kot, sa për të justifikuar pensionin nga Athina, që sigurisht mund ta ketë më të majmë se pleqtë e Palasës, Dhërmiut, Korçës, Sarandës, Peqinit, e dreqi e di se kujt cope tjetër shqiptare. Por sot ai është kryetar bashkie në administratën e shtetit shqiptar, flet në emër të këtij shteti dhe kur ky shtet nuk reagon, kjo do të thotë që jo vetëm i jep të drejtë, por edhe është i dorëzuar para çdo plani të afërm a largët që dëmton rëndë interesat tona kombëtare. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, kur janë këta politikanë drejtues të kombit, që heshtin dhe vetëm heshtin jo vetëm për incidente private në dukje sporadike, ku shqiptarët ose theren ose u këndohen këngë me zorrët që do t‘u bëhen litarë, por edhe kur ndodhin çudira të tilla si hapja e shkollave greke mu në mes të Shqipërisë së Jugut apo Juglindjes. Territore që kurrë nuk kanë qenë greke dhe kurrë s‘kanë për të qenë. Politikanët heshtin kur Greqia në emër të hyrjes në Evropë kërkon të blejë paturpësisht kësaj here jo vetëm me dhrahmi, por me pasaporta autonomie më shumë se gjysmë milioni shqiptarë. Ne të gjithë heshtim të shokuar kur Greqia doli kundërshtarja më e devotshme e pavarësisë së Kosovës. Ne të gjithë e dimë se vota e saj, jo vetëm për Kosovën, por edhe për vetë Shqipërinë e dëshiruar për t‘u angazhuar në organizmat ndërkombëtarë, është një votë kundër qysh në mëngjes. Ne të gjithë heshtim për pronat e ligjshme të çamëve dhe kur politikanët kanë frikë se mos zemërojnë Athinën. Nën hijen e të qenit gjoja diplomat, ata të gjithë kanë harruar detyrën kryesore ndaj atdheut, kanë flakur tutje çdo ndjenjë patriotike, që Zoti e di në e kanë pasur ndonjëherë. Dikur ishte Nano që patriotizmin e këmbeu me buzukë, qejfe dhe hargalisje haremi. Sot është Berisha më i frenuar në këtë drejtim, por i shfrenuar për pushtet, që akoma ka paranojën se në 1997-ën e hoqën grekët nga pushteti, që akoma rron me frikën se ata po të duan ia bëjnë prapë. Ka harruar se, si dje dhe sot, ai ia bën vetes. Antishqiptarizmin e djeshëm, të fshehur nën fuçi nafte kur furnizonte Millosheviçin, e ka kthyer në një antishqiptarizëm të ri, të hapur fare, inferior, që i shtohet paaftësisë dhe dhunës me të cilën bën ligjet dhe shtetin nga brenda. Dhe kjo e dyta, ashtu si dikur, do ta çojë në të njëjtin fund të pashmangshëm, pa qenë nevoja për Athinën, ashtu sikur nuk ka qenë kurrë. Të befason reagimi i opozitës së quajtur ndryshe, me një lider të ri, që duhet të reagonte menjëherë, qoftë edhe si koleg i Bollanos në administratën e shtetit shqiptar. Të befason dhe trishton pa masë reagimi zero i atyre politikanëve të ashtuquajtur të rinj, që nuk lënë debat e ekran televizioni pa na u shfaqur, ndonjëri duke gagaçuar e duke propaganduar politika të reja, që nuk lënë vend pa na tundur diplomën e Perëndimit, jo atë realen e shkollës, por atë medaljen e trimërisë dhe patriotizmit se lanë Perëndimin për atdheun. Aq shumë patriotë janë! Disa prej tyre në fakt e kanë provuar se e lanë vërtet Perëndimin për t‘u pasuruar brenda një viti aq marramendës, sa në Perëndim nuk do ta kishin arritur as në ëndrrën më të çmendur. Dhe paçka se nuk pret gjë nga këta rrjepës të atdheut, qoftë për hir të hipokrizisë që i shoqëron në çdo hap, sot duhet të ngriheshin dhe protestonin, sepse atdheut që “duan” kaq shumë i preken interesat. Shoqëria civile duhet të jetë e gjitha në aksion sot, ashtu sikur ka qenë sa herë që politika nuk është gjëkundi. Dhe me aksion nuk e kam fjalën te djegiet bastarde të flamujve grekë, që është një huq i bartur nga Athina, por e kam fjalën për shfaqjen e civilizimit të vërtetë që rrënjët i ka te patriotizmi dhe jo tek interesat e ngushta politike të momentit. Deri tani, në të vërtetë, sa herë na shqetësojnë fqinjët, sa herë na therin vëllezërit, sa herë na poshtërojnë fëmijët nëpër shkolla, sa herë na këndojnë këngë barbarësh, kemi dëgjuar veç Sabri Godon dhe Pëllumb Xhufin, si dhe partinë e këtij të fundit, LSI-në, të protestojnë dhe reagojnë siç u ka hije jo vetëm politikanëve, por shqiptarëve në radhë të parë. Secilin prej tyre unë e votoj për President menjëherë dhe kjo nuk ka lidhje me valën që ka përfshirë politikën shqiptare të momentit. Nuk është as nacionalizëm ekstrem i llojit grek, është thjesht patriotizëm normal, që as nuk shitet, as nuk blihet. Është vërtetuar që rastet e thyerjes apo të krisjes së ndërgjegjes kombëtare kanë mprehur vigjilencën kombëtare dhe prania e pasojave të tyre mbi arsyen historike mund të shkaktojë tronditje të reja më të rënda se më parë.“Strategjia” greke e doktrinës për “Vorio-Epirin” ka dështuar. Çfarë kërkojnë segmentet shovene greke të përfaqësuara nga Dulet, Janullatosit, Bollanot&CO të cilët çirren për “Vorio-Epirin” dhe shprehin pretendimet territoriale kundër Shqipërisë? Po iu themi që në fillim, siç ua kemi thënë edhe më parë: Nuk ka “Vorio-Epir”, por ka Epir, i cili ka qenë, është dhe do të jetë histori dhe hapësirë etnike shqiptare. Politika dhe opinioni shkencor shqiptar këtë konstatim historik, ka ardhur koha ta thonë me zë të lartë në gjuhën shqipe. Përballë një politike të hapur, të mbarsur me nacionalizëm agresiv dhe imponues në çdo rast, në qëndrimin grek gjallojnë çdo ditë e më shumë pretendimet absurde territoriale, të cilave tashmë u ka dalë boja. Qarqet shovene me megafonë të tipit Geixh, Dule, Bollano e një takëm “historianësh”, që guxojnë të dalin në ekranet shqiptare dhe të kërkojnë ballafaqim për gjenezën pellazgo-epiriote-thesprote-shqiptare në misionin e tyre kanë dështuar. Sido që po ndodh, këto zullume politiko-ideologjike me prapavija reaksionare fetare, kurrsesi nuk do të kalojnë në heshtje, edhe kur politika zyrtare në shtetin shqiptar hesht dhe nuk zbaton ligjet kushtetuese të vendit. Historinë nuk mund ta tjetërsojnë as Bollanot & CO, e as një takëm politikanësh shqiptarë, që janë tulatur përpara presioneve politike greke. Krahasueshmëria me rastin e Kosovës, e bën këtë gjakprishur dhe të tjerë pas tij të bëjë një gabim trashanik dhe të zbulojnë në opinion dështimin e strategjisë shovene greke kundër Shqipërisë. Pretendimet territoriale janë një turp politik, për të gjithë ata që shesin moral për demokracinë dhe standardet e saj. Ky mbetet një problem i hapur që kërkon shpjegim, dhe këtë duhet ta bëjnë ata që i fryjnë erërave shovene në rajon. Institucionet zyrtare greke nuk njohin çështjen çame, duke e konsideruar atë “një çështje të mbyllur”, ato bëjnë presion mbi emigracionin shqiptar, duke shfaqur anën më të errët të dominuar prej llumit të shoqërisë greke, nën hundën e tyre zhvillohet veprimtari ultranacionaliste nga qarqe të dyshimta deri paramilitare, të cilat shfaqin hapur pretendimet territoriale mbi “Vorio-Epirin”, si në rastin e fatkeqit Bollano. Në kundërshtim me ligjet shqiptare jepen pensione, serviret fantazma e homogjenitetit dhe dyshtetësisë, bizneset greke u rrëshqasin ligjeve të shtetit shqiptar, hapen shkolla greke të palicencuara, dhunohen simbolet kombëtare, dhunohen të drejtat e njeriut, vriten shqiptarë në mjedise publike dhe në burgje, dhunohet rendi kushtetues, lëshohen kërcënime prej trupave ushtarake, cenohet siguria kombëtare, duke ndërhyrë hapur në punët e brendshme të shtetit shqiptar. Çfarë ka mbetur tjetër për t’u bërë në shpinë të Shqipërisë, zotërinj pushtetarë dhe politikanë? Hipokrizia e politikës greke është kthyer në qëndrim institucional megaloman, me pak shanse për t’u korrigjuar. Zullumet e saj të përfaqësuar me emra pushtetarësh dhe funksionarësh shtetërorë, bien shumë në sy, dhe kjo bën që askush të mos mohojë praninë e „luftës së ftohtë“ midis dy vendeve. Të mos gënjejnë veten as politikanët shqiptarë dhe ata grekë e as misionarët e politikës evropiane, të cilët po e lejojnë këtë situatë, duke i bërë lëshime të pamerituara politikës greke. Por të mos i shmangemi problemit: CD-ja e politikës greke ka një „pasuord“ dhe ky pasuord është i instaluar në skutat politike të Athinës. Ai hapet herë pas here, duke vënë në lëvizje megafonët e tipit Geixh, Bollano, Dule, Joanullatos & CO, struktura të tëra antishqiptare, në mënyrë që politika greke ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar të jetë përherë në sulm. Pse të mos e pranojnë: Politika greke ka dështuar në drejtim të nacionalizmit etniko-fetar kundër Shqipërisë. Po e përsërisim, ka dështuar. Pararojat e saj politike dhe fetare, PBDNJ, “Omonia“, Kisha Ortodokse Greke dhe organizata terroriste „Mavi“, kanë dështuar në misionin e tyre. Këta “ambasadorë të përhershëm” të shtetit grek, janë pjestarë të kongreseve të përvitshme të “Vorio Epirit”. Opinioni shqiptar tashmë i njeh. PBDNJ jep natyrën e një njeriu të trullosur që nuk po gjen vend. Ajo nuk është ndier rehat në politikën shqiptare, duke ndërruar karriget sa andej këndej, për të përfituar maksimalisht në misionin e saj antishqiptar. Për gjuhën e hidhur të Dules me shokë shqiptarët nuk kanë nevojë për përkthyes. Diskretitimi i politikës greke i ka kapërcyer me kohë përmasat e marrëdhënieve dypalëshe dhe “dosja greke“ tashmë është e hapur në dorë të faktorit ndërkombëtar. Dalja e Dules nga koalicioni dhe përgjërimi i tij për “interesat e biznesit shqiptar”, dalja e Bollanos, (priten surpriza të tjera greke në të ardhmen), heshtja e disa subjekteve politike në Shqipëri, janë të lidhura me dy dështime të ndjeshme të politikës greke. Tendenca e turravrapit të qarqeve shovene greke dhe segmenteve dashakeqëse në politikë, për helenizimin e jugut të Shqipërisë, të sinkronizuara me trysninë e ftohtë politike, ekonomike dhe fetare, janë hapësirat që mbajnë sot peng çështjen çame, çështjen e minoritetit dhe emigrantëve shqiptarë dhe vetë marrëdhëniet midis dy shteteve. Nuk po bëjmë ndonjë zbulim të ri sensacional, përveçse i referohemi të vërtetës historike. Së pari, rruga e pakthyeshme e pavarësisë së Kosovës, ku Greqia ka shprehur hapur qëndrimin e saj kundër. Pse nuk e dëshiron Greqia këtë pavarësi? Çfarë pretendon Greqia më tej? Si mund të pranojë Greqia që të ndryshojnë raportet gjeostrategjike në Ballkan me daljen e një shteti të ri shqiptar? Politika greke e di se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, çështja çame dhe e tërë kombësive që jetojnë sot në Greqi do të jetë një çështje e hapur, që do t’i kapërcejë hapësirat absurde të “zgjidhjeve dypalëshe“. Janë të prekshme në jetën politike greke kërkesat e kombësisë maqedonase, bullgare, turke dhe të shumë pakicave të tjera me prejardhje gjenetike. Në kushtet e “rrethimit demokratik“, të cilin Greqia ka kohë që po e ndien, çështja e helenizmit do të sfumohet. Greqia duhet të zhvishet prej tij. Ai është mashtrimi më i madh që po i bëhet historisë së Ballkanit. Së dyti, intrigues mbetet fakti i çështjes së zgjedhjes së Presidentit në Shqipëri. Politikës greke i kanë interesuar liderët shqiptarë, sepse nëpërmjet tyre ajo ka mundur të ruajë interesat e saj në Shqipëri. Nuk është e vështirë të kuptohet që ajo të mos ketë hedhur kartat e saj për kreun e shtetit shqiptar. Zhvillimet politike kohët e fundit dhe kompleksiteti i sajuar, me sa duket, i ka djegur këto karta dhe kundërvënia greke ka filluar të ndihet ndaj politikës shqiptare, pse jo dhe ndaj qeverisjes së partisë në pushtet. Nuk është çështje “daljeje“ nga koalicioni, nuk është çështje e një “Bollanoje“, nuk është çështje prishjesh në bregdetin “minoritar“, por shumë më tepër se kaq. Zhvillimi i ngjarjeve në hapësirën shqiptare dhe maturia shqiptare për të qenë në unison me faktorin politik ndërkombëtar për çështje të rëndësishme, që kanë të bëjnë me çështjen tonë kombëtare e kanë nervozuar politikën greke dhe “pasuordi“ i saj është vënë në lëvizje. Në mënyrë të kamufluar, po dhunohen parimet e sigurisë kombëtare. Kërcënimet dhe rreziqet nuk janë abstrakte, por janë të pranishme dhe veprojnë, duke shkaktuar pasoja të rënda në jetën e vendit. Lufta e ashpër politike e dy partive të mëdha në Shqipëri po krijon hapësira boshe, të cilat po shfrytëzohen nga qarqe reaksionare, me synime të pastra politike, etnike e fetare në dëm të shtetit dhe kombit shqiptar. Incidentet e shumta që kanë ndodhur në këtë periudhë, janë një ogur i keq i asaj që po vepron, i asaj që pretendohet se nuk duket, i asaj që nuk gjen dot justifikim përpara opinionit shqiptar, i krizës politike permanente që kërkojnë shpjegim, i dhunimit të institucioneve të sigurisë që shkaktojnë kaos politik, social dhe ekonomik, i mosfunksionimit të shtetit dhe rendit kushtetues, i frikës nga njerëz që i kanë shitur interesat e tyre matanë kufirit, qëndrime këto që po diskretitojnë politikisht vendin. Ky mund të jetë përfundimi i gjithçkaje që bëhet keq në këtë vend, në fund të fundit, i asaj që nuk u ka pëlqyer dhe nuk do t’u pëlqejë kurrë shqiptarëve. Këto momente, pa dyshim, shkaktojnë tensione politike, por nëse shqiptarëve u kërkohet t’u tregohen gjurmët, ata shikojnë ujkun përballë. Këta precedentë politikë i kapërcejnë kufijtë e konflikteve të brendshme, dhe nëse shqiptarët reagojnë ashpër, shkaktarët duhet të binden se diçka në këto marrëdhënie është mbrapsht. Marrëdhëniet midis dy shteteve janë lënë të ndjekin rrjedhën e tyre, por pa menduar se luhatjet po lënë pasoja shumë të rënda në thellimin e përçarjes dhe të armiqësisë, për të cilat do të duhet shumë kohë që ato të normalizohen. Marifetet politike të politikës greke janë kthyer në një rrezik permanent, duke e krahasuar atë me një njeri që rri me kopaçe në dorë pas dere dhe pret vetëm rastin të të godasë. Çështja e zgjidhjes së konflikteve midis dy shteteve kërkon subkoshiencë politike me standarde qytetare, sepse në të kundërt ato nuk mund të kalojnë kurrsesi pa lënë gjurmë të hidhura në memorien historike të popujve që dëshirojnë të jetojnë në fqinjësi. “Uthulla e fortë prish enën e vet”, kështu thonë shqiptarët. Greqia ka kohë që e ka kamufluar të vërtetën historike të kombeve dhe popujve në Ballkan me globalizimin e helenizimit, i cili nuk ekziston. Grabitja dhe shtrembërimi i historisë është shkaku që frymëzon sot ultranacionalizmin grek dhe nxit qarqet shoviniste për t’i fryrë erës së pretendimeve territoriale. Bota e qytetëruar, nëse do ta shpëtojë Greqinë dhe popullin e saj dhe tërë rajonin ballkanik, duhet të ndikojë fuqimisht në shmangien e konceptit helen dhe të helenizmit. Është ky koncept që motivon sot nacionalizmin agresiv grek dhe qëndrimin antidemokratik të një shteti të ashtuquajtur demokratik.
Europa nesër Terrorizmi ne Londer dhe vota kunder Kushtetutes europiane ne France dhe Hollande e kane risjelle moden e europesimizmit. Deshtimi i Samitit te BE-se ne qershor dhe perplasjet e hidhura ndermjet Tony Blair-it dhe Jacques Chirac-ut kane, madje, frymezuar disa per te kumtuar fillimin e fundit te Europes. Gabojne. Europa nuk ka vdekur dhe as nuk eshte duke. Por ngjarjet e mesfundit paralajmerojne fundin e njerit prej versioneve te integrimit europian-vizionin e nje “unioni gjithnje e me te ngushte” i cili do prodhoka nje shtet federal i cili do behet nje superfuqi e re. Ky vizion, sidoqofte, nuk ishte ne letra edhe perpara kolpove te melartpermendura. Kur gjashte vendet themeluese filluan zgjerimin me shtete veriore, jugore dhe, tash se fundi, lindore, vizioni i kahershem federal mori fund. Kushtetuta u hartua per ta bere Europen 25 anetareshe me efikase, jo per te prodhuar nje shtet te forte federal. Retorika e Chirac-ut shpesh perfshin referenca per nje “bote shumepoleshe” ne te cilen SHBA-te nuk jane e vetmja superfuqi. Nje sondazh i koheve te fundit zbuloi se shume europiane e kane humbur joshjen prej Amerikes dhe do te donin qe Europa te luante nje rol me te madh ne politiken boterore. Por, edhe nese Amerika ka humbur nje pjese te “soft power” publiku postindustrial europian nuk e ka vullnetin per te paguar per kete-dy a trefishim te shpenzimeve per politikat mbrojtese te nxjerra prej GDP-se-per te investuar ne fuqi ushtarake qe kerkohet per te balancuar “hard power”. Edhe keshtu, pamja per Europen nuk eshte dhe aq e erret sa’c kujtojne pesimistet. Fuqia ne boten e sotme politike shperndahet si ne nje loje shahu tre dimensionale e cila luhet vertikalisht ashtu si dhe horizontalisht. Ne maje, sa i takon fuqise ushtarake, Amerika eshte superfuqia e vetme me shtrirje globale. Europa apo Kina nuk kane gjasa per t’ia kaluar Amerikes ne dy dekadat e ardhshme. Ne kete pike bota eshte njepolare. Ne mestabelen e marrdhenieve ekonomike, bota eshte nderkohe shumepolare. Ketu Europa vepron si union dhe vende te tjera si Japonia dhe Kina luajne role te rendesishme. Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk mund te arrijne marrveshje tregtare apo te permbyllin konfliktet me trustet pa pelqimin e Komisionit Europian. Vetem pak kohe me pare, pasi Organizata Boterore e Tregtise i dha te drejte nje ankimimi europian, Kongresi amerikan u detyrua te rihartonte nje pakete ligjore taksash per shuma miliarda dollareshe. Ky rast nuk pershkruan nje bote njepolare. Tabela e fundit perfshin marrdheniet transnacionale qe i kalojne kufijte e kontrollit te qeverive-gjithcka prej ilaceve tek semundjet ngjitese, ndryshimi i klimes dhe terrorizmi transnacional. Ne kete tabele pushteti shperndahet kaotikisht ndermjet aktoreve joshteterore. Asnje qeveri nuk mund t’i kontrolloje rrjedhojat pa bashkepunimin e te tjereve. Ketu, Amerika ka nevoje per ndihmen e europianeve dhe nuk ka kuptim po ta konsiderojme kete nje bote njepolare. Ne kete tabele te fundit masa e bashkepunimit te ngushte mes qytetareve eshte gjithashtu e rendesishme dhe ndihmohet nga shkalla e joshjes se nje vendi apo “soft power”. Ketu, vendet europiane jane te mireintegruara pasi kane tejkaluar shekuj armiqesie duke zhvilluar nje treg te gjere e te suksesshem. Nje rrezik i dale prej kolpos se tanishme eshte ndalimi i zgjerimit te BE-se. Ne fund te Luftes se Ftohte, vendet europiano lindore nuk u perpoqen te lidhnin aleanca lokale sic kishin bere ne vitet ‘20-te, por i hodhen syte nga Brukseli si magnet i se ardhmes se tyre. Ngashem, vende si Turqia dhe Ukraina i kane pershtatur politikat e tyre per shkak te forces terheqese te Europes. Humbja e “soft power”, shkaktuar nga refuzimi i zgjerimit te metejshem do te qe nje hap mbrapa per Europen, Ballkanin dhe stabilitetin nderkombetar. Cili do te jete hapi tjeter i Europes? Njefare terheqjeje keshillimore e 6 vendeve themeluese gje qe do te krijoje nje federate brenda unionit te gjere. Kjo qasje u vjen per shtat atyre qe mendojne se referendumet franceze e hollandeze ishin refuzim i modelit ekonomik liberal britanik. Por kjo diagnoze eshte e dyshimte pasi sondazhet tregojne se shume prej atyre qe votuan “non” po kundershtonin Shirakun dhe/apo perqindjen e larte te papunesise. Kthimi mbrapa dhe brenda kah gjashteshja origjinale nuk ka te ngjare t’i takoje keto shqetesime dhe eshte nje ogur jo i mire per liberalizimin e tregjeve te punes qe ekonomite europiane duhet te vene ne levizje. Nje shteg me i mire per BE-ne eshte te tregoje se Europa ende funksionon. Kjo domethene nje kompromis per nje buxhet te ri qe redukton disa prej shpenzimeve ne politiken e perbashket bujqesore dhe jep fonde per integrimin e anetareve te rinj. Gjithashtu, domethene pervijim i rolit te rendesishem qe Europa luan ne politiken e jashtme si p.sh. joshja e Serbise drejt nenshkrimit te marrveshjes mbi statusin e Kosoves, apo vazhdimi i perpjekjeve per te bindur Iranin per te hequr dore nga planet per pasurimin e uraniumit. E se njejtes rendesi do te jete te shkuarit perpara me bisedimet e raundit te radhes se Organizates Boterore te Tregtise dhe mbajtja e premtimeve sa i takon ndihmes per Afriken. Me kalimin e kohes pasi gjerat te jene qetesuar mund te jete e udhes arritja e nje marrveshjeje nderqeveritare per te shpleksur rolet e institucioneve gje qe do kishte ndodhur nese kushtetuta e re do qe miratuar. Nje BE e tille, praktike dhe e efektshme ndoshta nuk do t’i arrije pretendimet pompoze dhe retorike te politikaneve, por nuk do te jete ne shtratin e vdekjes. Ne te kundert, nje Europe e tille ka shume per te perfituar dhe gjithashtu per te ndihmuar pjesen tjeter te botes. Joseph S. Nye, ish-nensekretar amerikan i mbrojtjes dhe aktualisht profesor ne Harvard University.
Qeveria “BERISHA” përballë pushkëve të drurit Gjatë viteve 2002-2003, kur Qeveria dhe shteti Socialist rriten moshën për të përfituar pensionin e pleqërisë, nga 55 vjeç në 60 vjeç për gratë, dhe nga 60 vjeç në 65 vjeç për burrat ish Opozita e atëhershme sot në pushtet, Partia Demokratike dhe aleatet e saj e kundërshtuan me të madhe, sepse rritja e moshës për pensionistët shqiptarë ishte një absurditet, pasi ata jo vetëm kishin vuajtur duke punuar me orë të gjata, punë të rënda e rëndomta, por mbi të gjitha kishin qenë të kequshqyer, gjë që do të bënte që ket pension ta gëzonin fare pak shqiptarë. Sindikatat udhëhoqen një fushatë firmash që thuhet se i kaloi qindra mijëra, të cilët kërkonin uljen e moshës së pensionit aty ku kishte qenë, ndërsa PD-ja dhe Aleatet e saja ka mbi një vit e gjysëm në pushtet dhe, nuk po thuhet asgjë për këtë ligj absurd të rritjes së moshës së pensionit, ku ja kemi kaluar edhe Italisë e Francës të cilat e kanë moshën e pensionit të pleqërisë 55 vjeç për gratë dhe 60 vjeç për burrat. Dhe përkundër këtij ligji absurd për shumicën e shqiptarëve që jetuan gulaget e kooperativave apo ndërmarrjeve shtetrore e tjerë, qeveria futet në diskutime me armen e dashur të Partisë së Punës, Ushtarakët e formuar në shkollat e Oficerve të cilët mbasi i shërbyen regjimit komunist me besnikëri, dhe pasi janë liruar duke marrë pension të pa merituar, sepse sherbimet e tyre nuk u suallen asnjë të mirë Shqipërisë, mbasi ata nuk mbrojten asgjë me pushkët e tyre në përgjithsi druri, veçse trembënin popullin që të mos protestonte e fliste. Natyrisht ne nuk kemi gjë me ata që i ka kapur reforma, dhe nuk kan asnjëlidhje me strukturat që i shërbyen regjimit famkeq komunist, por ne kemi me vete shtetin e qeverinë që duhet ta dinë ses Ushtarakët duhet të trajtohen si kategorit e tjera, si Agronom, Ekonimist, Zooteknik, Veteriner, mekanik, inxhinier, puntore të prefesioneve të ndryshme që edhe sot për arësye reforme (se ju mbyllen edhe vendet e punës e institucionet) jo vetëm janë të pa pune, por janë edhe pa asnjëlloje ndihme e pensioni të parakoheshem si mijëra ushtarake, ku po të merret parasysh kontributi, mjafton të kujtojmë se plejada e punonjesve civil ishin ata që prodhuan ato produkte të mbajten gjallë frymën e një populli, dhe ushtarakët (natyrisht të lidhurit me strukturat e P. Punes) vetëm se i konsumonin kot ato dhe mbanin zuse një popull të tërë, duke përfshirë edhe kategorit tashma të diskriminuara në krahasim me ushtarakët që kërkojn rritje pensionesh, madje për këtë edhe kërcënojnë. Sidoqoftë ne të tjerët që jemi shumica ende vetëm shikojmë dhe çuditemi me qeverinë demokratike se si vazhdon tu kreh bishtin atyre që duhet tu kreh shpinen… Ndue Bacaj
Kela fobi dhe sindromë e skizofrenisë autolezive të antishqiptarisë (vijon nga numri i kaluar) nga Skender Krosi Po të shkosh dhe ti lexosh, kam bindjen se do të të vijë për të vjellë kur të shohësh se si janë dukur grekët dhe italianët, (janë të ilustruara edhe me fotografi) por ne nuk mund t’ua mohojmë kulturën që bartnin, le pastaj po të jesh kurreshtare dhe të duash të hulumtosh në idetë kinematografike në ndonjë videotekë të Amerikës do kuptosh se kriminelët dhe mafjozët më të tmerrshëm ishin të origjinës greke dhe italiane. Ato kryenin shpërndarje droge, grabitje, prostitucione dhe vjedhje, me pak fjalë po atë gamë krimesh që kryejnë shqiptarët sot. Të lutem mos më paragjyko se, nuk e thashë unë, por janë të impresionuara në kilometra të tëra celuloze filmike hollivudiane! Nga egërsia dhe shtazëria e këtyre emigrantëve të prejardhur nga djepet e kulturës njerzore, do të ngrihen qimet përpjetë po të kesh fatin ti rishikosh filmat atyre përkushtuar, por askush nuk ua mohon kulturën. E çuditshme, sepse nuk përkon me imazhin e krijuar në trurin tënd imagjinarë, por me keqardhje është e vërtetë edhe kjo e natyrës relative. Pa shkuar mandej në ndonjë biblotekë dhe të shfletosh shtypin e asaj kohe, sidomos kronikat e zeza. Do gjesh krime të shumta të kryer nga emigrantë grekë dhe italian, por çuditërisht mungues shqiptarët gjer në vitet ’90, ndërsa grekë dhe italianë, mbanin vendin “e nderit”. Ndonëse në to do të gjesh dhe gjasën tënde të origjinës. Nëse do të zbrisnim më tej në kohë dhe të shohim në gjysmën e parë të shekullit XX, do të vërenim se Grekët çanin barqe grash shtatzëna shqiptare tek vinin baste si omologët e tyre serb dhe koka shqiptarësh të prera mbushnin rrugët, por dhe kjo bën pjesë në kulturën e një populli. Greqia vatra e kulturës, që digjte të gjallë fëmijë, gra, burra, me të vetmin faj pse ishin të përkatësisë etnike shqiptare, (fshatra të tëra çame të djegura në kohën në fjalë) tashmë bën pjesë në atë që ke për zemër ta përmendësh shpesh Bashkimin europian, si Gjermania civile që zhduku miliona çifutë, si Franca iluministe e gijontinës dhe kolonizatore kanibale e gjysmës së Afrikës, si Spanja katolike që shfarosi rreth gjashtë milion indogjenë të amerikës, si Turqia që po kërkon me ngulm të hyjë dhe besoj se do të hyjë në këtë bordello të quajtur Europë, që shfarosi rreth një milion e gjysëm shqiptarë dhe gati dy milion armen ku ende si ka kërkuar falje zyrtare popullit shqiptarë, kur ndaj armenve ka paguar dhe dëmshpërblim. Po të donim ti përmendnim të gjithë ata shtete e popuj që bazën e tyre të zhvillimit kulturorë e kishin kanibaleske, s’do të na mjaftonin rradhët e këtij shkrimi, por do të na duhej ndonëse të shkruanim një tjetër epos tragjik mbi civilizimin e njeriut tonë të sotëm. Ndoshta ti mandej do të kuptoje alegorinë e iliadës. Ndërsa sado keqdashës dhe antishqiptarë të jemi, nuk do të mundnim ti mvishnim popullit tonë kanibalizmin si bazë për zhvillimin e tij drejt civilizimit të sotëm, ndonse ky është dhe shkaku i vërtetë i prapambetjes që kemi trashëguar. Sa më thellë të shkojmë në udhën e kohës, duke u kthyer mbrapa, do të shtohej doza e shtazërisë së popullit grek, që mbetet i kulturuar pa pikën e dyshimit, pasi ka ditur të ndërtojë Athinën, Spartën, Kretën, etj, në do po i japim dhe portin antik të Rodit, tek nuk dinte as të numronte (numrat ishin arab) dhe as të shkruante (alfabetin e morën nga semito-arabët). Për të kënaqur dashurinë tënde që të mos zbehet ndaj Greqisë, po i atribuojmë edhe piramidat e egjyptit të lashtë dhe përgjigjen nëse do të mund ti ndërtonte një popull që nuk njihte arithmetikën elementare, le ta japë një psikolog i mirfilltë studiues i intelektit njerzorë, siç e sheh përdor terminologji greke sepse na është imponuar edhe në të shprehur. Ti nuk do të më kuptoje ndryshe, pa këtë terminologji pëgërse të gjuhës tonë mëvetësore! Po të shtonim këtu se statujat që rrethojnë Akropolin, të atribuara Fidias, që nuk bartin tipare, ose trajta somatike të nënracës greke, do të na duhej të saktësonim, se si pelivanët filogrekë thonë, që populli i sotëm grek nuk është ai i lashtësisë. Mirpo kjo është një thikë me dy tehe të mprehur që fatkeqsisht pret me të dyja, sepse me të drejtë do të thoshim se, populli i sotëm grek nuk na qenka ai, i kulturës së lashtë. Kush ishte ai popull i asaj kuture të lashtë? Megjithatë, pohim shkencorë ky, por gjysmak pasi autorët nuk njohin ose injorojnë rregullat e trashëgimisë gjenetike, ndërsa ti Kela besoj se i di?! Hibridi i kryqëzimit semito-arab me induiranian, na prodhojë atë që po deshe quaje raca, apo etnia greke. Si hibrid besoj se, e di që kur gomari mbars pelën na pjell hibridin mushkë të cilën natyra na e le shterpë për të mos prishur llojet, pasi do të sillte pasoja katastrofike për jetën. Po kështu hibridi grek, pasi të kalojë të gjitha stadet e trashëgimisë (preçizoj që duhet shum kohë nëse e njeh trashgiminë dhe rregullat e saj) do të kthehet në origjinën e tij, ku fatkeqsisht ka dhe spermatozo shqiptarë që ia kemi dhënë falas për të zbardhur fytyrën, si bujarë që jemi, por atje ku do të mungojë do të marrë tipare dhe ngjyrën aziatike të origjinës. Pa kurrfarë rracizmi. Ndonëse për ty është pikëlluese, por përballë forcave të natyrës nuk duhet të tregohemi kokfortë pasi ajo nuk mundet, veç modifikohet por jo pambarimisht sepse do të na çonte në shkatrrim, ndaj egziston kthimi në origjinë ku të rinisë cikli i ri evolutiv. Ky është karakteri i lëvizjes! Gjërat përsëriten në një stad më të evoluar dhe falë kësaj përsëritje ne egzistojmë, si dhe ti! Diku ti thoje se Kali i Trojës dhe Gjigandi i Rodit, janë e njëjta gjë, duke nxjerrë mendoj pa dashur defiçitin tënd në fushën e historisë, apo arkeologjisë, magjithëse e kisha hamendësuar. Tashmë besoj se, do ta kesh korrigjuar vetë mendimin tënd të gjymtë dhe të cekët, megjithëse unë e kam ruajtur kopjen e gazetës. Dëshëroj vetëm t’ia bëj të qartë lexuesit se, Kali i Trojës, gjer më sot asnjë zbulim arkeologjik nuk ka nxjerrë në dritë qoftë dhe një copëz dru, që të vërtetonte egzistencën e tij, pasi ai ishte dhe mbetet një simbol alegorik, nga më të realizuarit letrarë. Ti e dashur nuk njeh as simbolikën as alegorinë, në art. Ndërsa për Gjigandin e Rodit, ka mjaft fragmente të gjetura që e vërtetojnë atë dhe vendndodhja është pak larg Trojës. Nuk ka shumë rëndësi pasi dhe lexuesi ndonse i ka më të sakta këto njohuri, por është e rëndësishme të kuptosh se, ngjarjet e përshkruara tek eposi i mrekullueshëm homerian, (atribuim jo i sakt shkencorë), Iliada janë të shek. XV-XIV p.e.s. kur nuk ishte plazmuar ende hibridi grek dhe jo më ta shkruante. Mjaft filogrekë kanë studiuar dhe vënë në dispozicion shuma të mëdha, që specialistë të poezisë të mund të shkruajnë Iliadën siç ka qenë e shkruar, duke alternuar rrokjet e gjata dhe të shkurtra tek krijonin melodinë sepse, nuk njihej as muzika, as rima në poezi dhe ajo ishte e destinuar të këndohej, por çdo përpjekje ka dalë pa rezultat. Përfundimi shkencorë na ka dhënë këtë përgjigje prej pelivani gaztor se, as gjuha e sotme greke nuk është ajo e lashtësisë. (shtimi im; sepse duhet të ishte monosilabike për të krijuar vargje me ritmikën antike) Çuditërisht ne shqiptarët ruajmë ende gjuhën tonë mirfilli mëvetësore, kur kanë kaluar mijra vjet! At’here kur, siç thamë më lart, populli i sotëm grek nuk na qenka ai i lashtësisë dhe gjuha e shkrimit të eposit kolosal Iliada,( e gjymtuar dhe fshirë në pjesën më të madhe nga vetë grekët) nuk është ajo e lashtësisë, numrat baza e matematikës ishin arab, për ç’kulturë greke flitet?! Megjithatë pedagogjia jonë sterile e varfër nuk e mohon, ndaj dhe unë nuk i kundërvihem. Siç e shikon nuk kam përzemër të injoroj atë që e mirnjohin të tjerët, por le të jenë faktet që të të bëjnë të mbrrish në një përfundim shkencorë të mirfilltë. Nuk kam ndërmendësinë të merrem as me Pellazgë (emër i greqizuar), apo Ilir, siç je marrë ti pasi nuk po bëj apollogjinë e racës së cilës i përkas me nder dhe nuk e mas dashurinë për të, as me bukën e bardhë, as me mbathje të lara, apo të palara, sepse nuk arsyetoj me fundkurrizin, apo barkun. Tashmë besoj se, do të jetë më e dobishme ti hedhim një sy njeriut si qenie biologjike dhe shoqërore, pasi ai është bartës i kulturës, apo antikulturës terma këto, që ti i përdor në mënyrë spekulative tek krijon aksin e propagandës antishqiptare, zhyer me gazetari mediokre. Njeriu në bazën e tij edukuese ka imitimin. Ai imiton qysh fëmijë dhe mandej flet, imiton lëvizje dhe nis të ecë, imiton mendime dhe formon inteligjencën e tij riprodhuese. Studimi në vetvete është një proçes imitimi i përpunuar, ndaj do të shtoja me tendencë se dhe ne Shqiptarët, do ti imitojmë vendet e kulturuara dhe të siguroj se, do të bëjmë me përpikmëri ato që ka bërë populli grek, apo latin. Nuk duhet të na vijë keq, pasi imitimi do të jetë i plotë edhe pse në një kohë relativish mjaft të shkurtër. Nëse Greqisë dhe Italisë i është dashur gati pesqind vjet universitete, ne do ti djegim këto vite eksperiencash njerzore në një kohë rekord. Unë besoj se, do të na duhen ende pesëdhjetë vjet shkollim, një brez i tërë njerzish, i zëvendësuar, mandej kushedi do të jemi në një nivel. Nuk duhet të na trembi fakti se, do të përsërisim ato krime, atë padije, atë ndyrsi dhe atë egërsi, apo shtazëri njerzore, që kanë bërë Grekët dhe Latinët më parë, pasi është ç’ështje imitimi. E thashë më lart se do ecim në gjurmët e më të kulturuarve. Nëse ato kan shfaqur kanibalizëm primitiv dhe shtazëri, do ti imitojmë, sepse kështu do të mbrrijmë në nivelin e tyre kulturorë, pasi rruga për tek civilizimi qenka e tillë. Ato, besoj se ke bindjen që nuk i kemi nxitur ne! Ndërsa enigma ime dhe për të cilën nisa të shkruaj këtë apollogji të “civilizimit”, tashmë kërkon dritë, që të mund të lexohet e qartësohet. Përse ti krijesë amorfe e një hektoplazme sterile të një gazetarie pa fantazi, shfaq gjith’atë fobi ndaj elementi Shqiptar, tek po ndërton me zell kullën e babelit nga maja e së cilës të ulërishë antishqiptarinë tënde? Në një kohë që shqiptari nuk po mbush ende barkun me bukë, nuk ka dritë në shek.XXI, nuk ka ujë për tu larë, nuk ka veshje të mira prej mëndafshi apo stofi të çmuar, ha ushqime jashtë standarteve të sotme botrore, jeton mes pluhurit, baltës dhe plehrave, nuk ka shkolla ku të mësojë dhe me përulësi tipike, shtrin kurrizin duke punuar në Greqi, Itali, e gjetkë,… tek pranon fyerje nga më të ndryshme raciste nga ato, që s’janë as racë por hibridizime me destinim kthimi në origjinën afro-aziatike. Në një kohë që, shqiptari dhe qeverisjen e vendit po u a le në dorë atyre që pak a shumë kanë përkatësi etnike, o grekeshqiptare, o turkoshqiptare, o sllavoshqiptare, mjafton ti hedhish një sy vetëm mbiemrave të atyre familjeve, që na kanë udhëhequr a drejtuar e po na drejtojnë, besoj se, do të bindesh për këtë fakt. Mos vallë ky shqiptarë i pa shkolluar, i pangrënë, i palarë dhe i veshur keq, po rrezikon të rrëzojë obeliskun e mitit grek, atë “të vërtetë historike” mbi Greqinë, që studiohet në të gjithë botën me të drejtën e primatit kulturor?! Nëse beson në këtë, at’here do të thosha (si mjek) se, ke patologji neuropsikike, që quhet skizofreni autolezive, progresi i saj do të të çojë në vetvrasje. Gjë që unë nuk ta dëshiroj dhe as ta uroj, pasi të këshilloj kurimin që të jetosh edhe nja pesdhjetë vjet për të patur mundësinë të verifikosh se, në ç’kahje evolutive do të shkojë elementi shqiptarë. Të siguroj se, nuk do të jetë kahje negative dhe nuk do ti duhen katërmbëdhjetë shekuj si Grekëve, apo Latinëve! Ti lemë kohë e dashur Kela, shqiptarit të imitojë dhe ty të mjekohesh. Me keqardhje dhe pa paragjykim unë të uroj shërim, se do t’na duhesh për nxitje, qoftë negative, apo pozitive dhe shpresoj që, gazeta “Intervistë” për të vërtetuar se është e lirë, gjë të cilën nuk e besoj, ta botojë këtë artikull. Nuk besoj se, isha mediokër, pak tendencioz por do të më ndjesh se, nuk ha ende bukë të bardhë dhe as vesh mbathje të shtrenjta me firma idjotësh, por jetoj atje ku jetojnë vetëm shqiponjat, që dikur Grekët na quanin përbindëshit e maleve ku shtrembëruan emrin malsor, në Malok. Adios Kela! Hasta luego! Jeto ti krijesë afrodiziake që nxit seks mes propagandës dhe gazetarisë së intelektualve, pedagogve tanë pa shtyllë kurrizore, të formuar nga gotat e verës, apo rakisë tek propagandojnë kulturën e lashtë greke, kur një magjyp afroaziatik këndon; -O Mari, Maria faqet gurabia/ o Mari, Mariana faqet me nishana!- – Sa kulturë!? Shqiptari i sotëm, ve gotën me raki mbi ballë dhe përdridhet duke kërcyer. -Do ta kenë bërë grekët më parë!-
Aspekte të deformimit dhe shpërbërjes së kërkesave për autonomi të Shqipërisë në vitet 1878-1912 nga Agron Luka Roli inicues dhe mbytës i diplomacisë turke dhe personalisht i Halifit Sulltan Abdyl Hamidit për “Lidhjen Shqiptare të Prizrendit”. Kasta politike e përzgjedhur e feudalëve, që “përfqësonte popullin shqiptar”, e lidhur me shumë fije me shtetin teokratik turko-osman, duke përfshirë këtu edhe krahun më të avancuar të intiligjencës kulturore të quajtur si “Rilindja Kombëtare”, jo vetëm zyrtarisht, por edhe faktikisht, asnjëherë nuk u shtynë më shumë se sa kuadri i kërkesave të një autonomie kulturore, përzier edhe disa të drejta të kufizuara politike administrative, qysh nga viti 1878 e deri në vitin 1912. Realisht dhe zyrtarisht autonomia, sipas kësaj “pikpamjes shqiptare të 1878”, duhej të fillonte me aprovimin me ndonjë “Dekret Sulltanor”, për bashkimin e katër ose pesë vilajeteve dhe disa sanxhaqeve të tyre, sipas ndarjes administrative turke, në një vilajet të vetëm, të quajtur si “Vilajeti i Shqiperisë”, dhe ky teritor automatikisht do të konsiderohej e nënkuptohej si Shqypenija/Shqiperia/në turqishte Arnavudilia. Brenda kësa hapësire nëpunësit duhej të ishin shqiptarë, gjuha duhej të ishte gjuha shqipe, krahas edhe turqishtes etj. Pas “Paqes së Shën Stefanit” dhe në kohën kur do të zhvillohej “Kongresi i Berlinit”, më në fund pas gjith atij gjumi të rëndë, edhe Turqia filloi t’a ndiente seriozisht dobësinë dhe rrezikun, por edhe shqiptarëve filloi t’u dilte nargjyleja. Shumica e historianëve seriozë e kanë pranuar se ky tubim më 10 qershor 1878 në Prizrend, nuk ishte thjeshtë spontan dhe i organizuar nga poshtë vetëm nga shqiptarët, por aty kishte një dorë e prezencë të fortë edhe diplomacia turke. Kjo është edhe arësyea që qysh në ditët e para Lidhja, plotësoi kërkesat imediate të interesave turke në gadishullin e Ballkanit. Me kalimin e kohës natyrshëm filloi të distancohej diçka nga interesi thjeshtë shqiptar, të cilin hafijet turke e ndiqnin rigorozisht. Në “Relacionin” e Valiut të Kosovës, dt 14 nëntor 1878 theksohej “se shqipetarët duan të mbrojnë atdheun dhe kombësinë e tyre, por nuk duan të shkëpusin as lidhjet e shtetësinë nga Perandoria Osmane dhe duan të mbeten nën mbrojtjen e kësaj…kanë për qëllim që me forcat islamike dhe pushtetin e Perandorisë osmane të formohet një fuqi e madhe e përbashkët…”. Po ky “relacion” shpreh mendimin se “kundërshtimi i të gjitha kërkesave të shqiptarëve do të ishte me pasoja të dëmshme”, por nga ana tjetër shpreh edhe frikën se mos shqiptarëve do t’i lezetohej ky predispozicion dhe se “ata mund të ndërmerrnin veprime konkrete për të fituar autonominë ashtu si në ishullin e Kretës”. Qysh në fillim, vetë Sulltani e “Porta e Lartë”, Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Jashtme turke, realisht i kishin përcaktuar me imtësi varjantet e mundshme dhe me marifet e deformuan shprehjen nga “Vilajeti i Shqipërisë” në “Vilajeti i Rumelisë”, duke gjetur edhe justifikimin se ky ish vilajet kishte ekzistuar edhe më parë. Në fakt ata përfshinin këtu edhe maqedonasit, vllehët, turqit e sjellur etj. Mund të lexohet i qartë “plani i diplomacisë, shtetit dhe halifit, varjantet dhe dyshimet e mundshme”, në disa “Relacione”, sipas vetë burimeve dokumentare osmane. Së pari kemi “Realacionin”, për “formimin e një vilajeti autonom shqiptar i paraqitur Portës së Lartë”, që mban datën 6 maj 1880, për krijimin e “Vilajetit të Rumelisë”, i cili justifikohet si i dobishëm dhe hidhet në propozimin për aprovim në instancat më të larta. Ky pasohet pastaj me “Relacionin” e Këshillit të Ministrave, drejtuar Sulltanit, dt. 23 maj 1880, që të “formohej një vilajet i vetëm i Rumelisë”; me “Relacionin” dhe “Vendimin e Këshillit të Ministrave për emërimin e Ahmet Ejub Pashës si guvernator i vilajetit të bashkuar shqiptar me emrin “Vilajeti i Rumelisë”, i datës 30 maj 1880. Pra siç konstatohet fare qartë krijimi i këtij vilajeti është pranuar në parim dhe është futur në ekzekutimin praktik. (Shih, “Lidhja shqiptare e Prizrenit në dokumentet osmane 1878-1881”, bot. 1978, dok. nr. 40; nr. 42; nr. 43, nr. 45; nr. 48, dt 23 qershor 1880 etj.) Mund të konstatohet fare kjartë, se edhe “misioni diplomatik i Abdyl Frashërit dhe Mehmet Vrionit në Evropë”, jo vetëm që bëhej me dijeninë dhe trainimin e diplomacisë osmane, por fillimisht i përmbahet “vijës turke“ si “paprekshmëria e Shqiperisë brenda kuadrit të Perandorisë” (cit.,”Telegram” 8 prill 1879, dok. nr. 12; nr. 15, nr. 16; nr. 17; nr. 18 etj) Vërtetohet se edhe ndonjë shmangie sa do e vogël, kontrollohej imtësisht jo vetëm nga organet turke, por si të thuash edhe nga vetë telegramet, takimet personale e raporte-mazbatat që dërgonte vetë A. Frashëri… Pasi e kishte hedhur të keqen katastrofike të “Paqes së Shën Stefanit”, me “Kongresin dhe Traktatin e Berlinit të 1878”, diplomacia turke dhe vetë Sulltan Abdyl Hamidi personalisht, kishin filluar të bënin pazare e tregëti me zonat e pastra etnike shqiptare të veriut, në shkëmbim të hapësirave në jug, të cilat realisht ishin të padominuara nga shqiptarët e nga elementë të tjerë të ndryshëm heterogjenë myslimanë. Në këtë pikë edhe dyshja Frashëri-Vrioni ndeshi në vështirësi ne takimin me ministrin e jashtëm francez. ( cit. Dok. nr. 16, dt. 3 maj 1879; nr. 17, dt 7 maj 1879; nr. 18, dt. 9 maj 1879) I gjithë plani turk, konsistonte për të siguruar një lidhje tokësore të qëndrueshme të shtetit turko-osman, nga Edreneja, nga Selaniku, në lidhjen Egje-Jon dhe në Adriatik, deri në grykë Bunë, duke ia këputur Greqisë lidhjen tokësore me gadishullin ballkanik. Në këtë pikë nevralgjike, e gjith diplomacia osmane dhe vetë Sulltani, synonin të bindnin popullin shqiptar që të nënështrohej se kjo ishte në të mirë të Perandorisë, Vatanit, Dinit dhe shfrytëzuan të gjitha mënyrat më të mundshme. Kështu psh me datën 8 shtator 1880, zhvillohet biseda telegrafike e Valiut të Shkodrës dhe e përfaqësuesve të 14 elementëve të shquar të parisë së Shkodrës, me ministrin Hasan Hysni Pasha, i cili ishte direkt i ngarkuar me kompetencat e plota nga Halifi Sulltan Abdyl Hamidi, ku i bëhen prezent rekomandimet e urdhërat e Sulltanit, i bëhen lutje e lajka për të mos bërë asnjë lloj rezistence ndaj dorëzimit të Ulqinit me rrethe në mënyrë që: “të mos bllokonin e digjnin bregdetin e pjesën e brendëshme të Shqipërisë dhe që të mos rrezikonin, sepse do të përvëlonin të gjithë bregdetin e pjesës evropiane adriatike të Perandorisë Osmane”. (Cit. Dok. nr.80) Tani ishte e nevojshme që edhe e gjithë ish “Lidhja Shqiptare” dhe paraqitjet e saja me degë të veçanta si “Lidhja e Prizrenit”, “Lidhja e Gegnisë”, “Lidhja e Toskërisë”, “Lidhja e Shkodrës”, “Lidhja Mirëbërëse”, “Lidhja e Gjakovës”, “Lidhja e Pejës” etj, të asgjësoheshin komplet, duke mos përjashtuar këtu as masat më ekstreme me arrestime dhe me forca ushtarake, sigurisht duke shmangur sa më shumë konfrontimet. Këto urdhëra pasqyrohen qartë edhe në disa “Relacione” dhe veprime konkrete, ku komandantë të lartë por edhe Sulltani tashti aktivizohet edhe personalisht, jo vetëm me biseda me lidhje telegrafike direkte, por edhe me një “Irade Sulltanore” drejtuar “Gjithë popullsisë së Shqiperisë”, ku krahas këshillimeve me ajete kuronore për bindje absolute ndaj Halifit, akuzojnë shqipëtarët se nuk e kanë kuptuar sa duhet ajetin kuranor nënështrim e bindje ndaj All’llahut, Profetit Mohammed dhe atyre që kanë pushtet midis jush. Halifi, tashti hiqet sikurse nuk na kishte qenë i bindur për “Viljatin e Rumelisë”, se nuk paska pasur as dijeni të mjaftueshme për kërkesat autonomiste shqiptare, dhe e përfundon Iradenë duke veçuar me kërcënimet se, “emri i 5-10 tradhëtarëve dhe ngatërrestarëve do të përmendet me mallkim deri në ditën e ringjalljes… si babai i të gjithë myslimanëve i ftoj myslimanët shqiptarë t’i kapin dhe t’i dorëzojnë këta tradhëtarë keqbërës me mendime të rrezikshme ndaj qeverisë. Ju siguroj dhe ju kujtoj se në këtë mënyrë do të gëzoni lumturi, paqe e qetësi në të dyja jetët”. (Cit. “Relacion” i Dervish Pashës, drejtuar “Portës së Lartë”, dt. 27 dhjetor 1880, Dok. Nr. 92; Dok. nr. 93, “Thirrje/Irade” e Sulltan Abdyl Hamidit, dhjetor 1880, Dok, nr. 93) Tashti, le ta ndjekim paksa në kohë qysh nga 1878, se si na paraqitet kjo puna e “autonomisë” edhe nga historiografia e re shqiptare. Në lidhje me “Lidhjen e Prizrendit” në tekstin e “Historisë së Shqipërisë”, Vëllimi i Dytë, bot. 1965, f 129-130 shkruhet: “Të gjithë delegatët u shprehën për ruajtjen e sovranitetit të Sulltanit mbi Shqipërinë dhe tokat e tjera të kërcënuara, duke parë në të garancinë për ruajtjen e vendit nga copëtimi, për mbrojtjen e tërësisë tokësore”. Më poshtë shkruhet: “Disa pika të Kararnamesë donin t’i jepnin Lidhjes, karakterin e një organizate të mbështetur në parime fetare islamike, të destinuar për ruajtjen e sundimit turk në Ballkan. Këtë qëllim kishin ato Nene të vendimeve, të cilat parashikonin që Lidhja të mbronte me forcat e saj Bosnje-Herzegovinën, të pengonte formimin e shtetit bullgar etj. Për këtë qëllim Lidhja, e cila e quante veten Xhemieti Ihtilati Islamie/Komiteti i Islamëve të Vërtetë, duhej të përfshinte sipas Kararnames, të gjithë shtetasit islamë të perandorisë turko-osmane, pavarësisht nga kombësia e tyre, qofshin ata shqiptarë, boshnjakë, bullgarë etj. Interesat e Portës së Lartë përkonin në këtë pikë me ato të feudalëve të mëdhenj shqipëtarë, për të cilët kuptimi i Shqipërisë shtrihej përtej viseve të banuara nga popullsi shqiptare… për këta feudalë “Tërësi e Shqiperisë” donte të thoshte tërësi e të gjitha viseve ku ata kishin çifliqet e tyre, dmth duke përfshirë edhe Maqedoninë deri në Selanik, Thesalinë, krahinat greke të Vilajetit të Janinës etj”. (Cit. f 131) Kësisoji, e vërteta historike na paska qenë se “Itifaku i Prizrendit”, fillimisht ishte projektuar dhe ka përfaqësuar pothuajse të gjitha popullsitë myslimane të gadishullit tonë e më gjerë edhe të Sulltanatit Osman. Po na del se me “copëtimin e vendit”, fillimisht e realisht kuptohej, sëpari copëtimi i tërësisë tokësore të vatanit osman, të Sulltanatit Turko-Osman e halifatit të tij, pastaj më në plan të dytë ishte “copëtimi i Shqipërisë”, dmth i asaj Shqipërie që e kishin në mendje feudalët e mëdhenj islamë shqipetarë alias të quajturit edhe si turkoshakët nga shqiptarët progresistë. Në dy dokumentet kryesore zyrtare që hartoi “Xhemieti”, “Kararname” e “Talimat”, as që përmendej kund termi gjeografik-etnik-politik si Shqipëri, nuk flitej askërkund direkt as për çeshtje “indipendence” e as “autonomie” dhe aq më pak për vetcaktimin e kufinjve të Shqipërisë. Njëfarë “lirie relative” për këto u lejua nëpër “misionet diplomatike” të bejlerëve shqiptarë, në telegramet, memorandumet e peticionet e ndryshme që iu dërguan “Kongresit të Berlinit”, me të cilët Porta e Lartë donte të krijonte edhe një farë shantazhi, ndaj “Kongresit të Berlinit” me disa ushtri redifësh jo vetëm islamësh por edhe kristianësh malësorë që martoheshin me shumë gra etj, me shifra me mbi 100.000 luftëtarë, për të mbrojtur Bosnjë-Hercegovinën, pengimin e luftrave nacional-çlirimtare të fqinjëve tanë, pengimin e formimit të shtetit bullgar etj. Sipas një botimi françeskan në Shkodër, shkruhet dhe pohohet se, paria Shkodrës, katolike e myslimane, në bashkëpunim edhe me koloninë katolike shkodrane të Triestes e me albanezët e Italisë, i kanë drejtuar Lordit Beaconsfield, kryesuesit të delegacionit anglez në “Kongresin e Berlinit” me 13 qershor 1878, një “Memorandum”, ku qysh në Pikën 1 theksonin: “Indipendenca e Shqypnis përveç se asht n’interesën e shqyptarëve, por edhe ekuilibri i Europës e kërkon qi kjo të jetë nji shtet i pamvarun për me formue murin mprojtës t’Europës perendimore kundrejt invazionit slav” (“Shqypnija e Shqyptarët”, Shkodër1940, f 25-26; Shih edhe Xh. Belegu, “Lidhja e Prizrenit”, Tiranë 1939, f 24) Ndërkaq, për të njejtin episod historik, “Historia e Shqipërisë”, shkruante: “Kararnameja, nuk përfaqësonte mendimin patriotik më të përparuar të vendit. Elementët politikisht më të zhvilluar që u ndodhën në Prizrend, ishin të pakët dhe nuk mundën t’ia hiqnin Lidhjes karakterin e një organizate mbi baza fetare islamike në shërbim të Portës së Lartë. Në kushte më të favorshme, nën drejtimin e grupit të patriotëve, në Shkodër lëvizja mori qysh në fillim një rrugë patriotike më konsekuente. Kjo shihej në një Memorandum të nënëshkruar nga 500 vetë që iu drejtua më 13 qershor 1878, në emër të të gjithë shqiptarëve, kryetarit të delegacionit englez në Berlin, kryeministrit dhe lordit Bikonsfielld. Shqipëria…nuk mund të përfaqësohet nga qeveria otomane. Shqipëtari, qoftë katolik, ortodoks apo mysliman, e urren pushtuesin turk po aqë sa urren çdo pushtues të huaj…Ashtu sikurse nuk jemi dhe as nuk duam të jemi turq, po ashtu do të luftojmë me të gjitha forcat tona kundër cilido që do të kërkonte të na bënte sllavë, austriakë ose grekë. Ne s’duam të jemi veçse shqipëtarë”… Pasi i bëntë një kritikë të ashpër politikës ekspansionistë të Rusisë dhe Traktatit të Shën Stefanit, Memorandumi kërkonte që t’i jepej Shqipërisë autonomia, në mbështetje të parimit të kombësisë dhe të caktohej një komision ndërkombëtar i kontrollit që duhej të garantonte zbatimin e reformave në Shqipëri, si në Kretë e Bullgari”. (po aty cit. f 131) Tani hapni sytë e veshët dhe gjykoni vetë: sa larg është Indipendenca, “ruajtja e ekuilibrit evropian” dhe “muri antisllav”, nga Autonomia dhe “ruajtja e unitetit teritorial e fetar islam me Perandorinë Osmane”! Ku ndodhet i plotë ky dokument dhe a thua ka mbërritur ndonjëherë i protokolluar në Berlin?! Sa larg është një dokument që përfaqësonte katolikët me nja dy a tre kokrra myslimanësh pa emër, dhe me një “dorë italiane”, me pretendimin e sajuar për “përfaqësimin e të gjithë shqipëtarëve”?! Duke u kapur nga këto lloje gjethesh e degësh, Mustafa Asim Kruja, do të deklaronte më 30 maj 1941, para Akademisë Mbretërore të Italisë se, “Lidhja Kombëtare e Prizrenit kishte për objektiv Shqipninë e Madhe, me shpëtue atdheun nga gjymtimet e Kongresit të Berlinit, me i imponue Qeverisë Otomane autonominë mbrenda kufijve administrativë të katër vilajeteve të Janinës, Monastirit, Shkupit dhe Shkodrës, me Ohrin kryeqytet, e ma në fund me pregatitë Kombin për luftën e epërme për pamvarësinë e tij të plotë”. (“Karakteret natyrore dhe historike të Shqipnis së Madhe”, Tiranë 1941, f 3 ) Dhe të gjitha këto thuheshin, kur fare mirë dihej se delegacioni i myslimanëve të Vilajetit të Shkodrës i kryesuar nga valiu turk, u vonua rrugës dhe nuk mbërriti dot me kohë në datën e caktuar në Prizrend, ndërsa “delegacioni katolik” ishte nisur në Prizrend, mbas disa kohësh thjeshtë si një vizitë urimi dhe kortezie, mbasi ishin hartuar dhe marrë të gjitha vendimet, siç i kishte dashur Turqia dhe sejmenët e saj. Por, ka edhe më kontradikta, mëdyshje, interpretime mashtruese etj, dhe më në fund duhet sqaruar edhe se për çfarë lloj “autonomie” mashtruese të “Vilajetit të Rumelisë” bëhej fjalë në premtimet e Halifit. Në botimin e Shkodrës të vitit 1940 shkruhej: “Me 15 qershuer 1878, Lidhja e Prizrenit i dërgoi nji Telegram Portës së Naltë, me anën e të cilit i njohtonte se shyptarët nuk do t’u nënështroheshin vendimeve kundra tanësisë toksore të Shqypnisë, e Qeverija turke e kishte me detyrë t’interesohej për fatin e Shqypnis në Kongresin e Berlinit. Abdyl Frashëri hartoi dy telegrame; njana iu dërgue ambashadorve në Stambollë e tjetra “Kongresit të Berlinit”…U formue n’Prizren nji Komitet Qandruer…Ky Komitet Qandruer caktoi programën e autonomis të kombit shqyptar e i shênjoi kufijt. Programa pershinte kater vilajete: Janinë, Shkodër, Monastir e Kosovë. Këto vilajete do të formojshin nji administratë të vetme me Monastririn si kryeqjytet, tue pasë si gjuhë zyrtare shqypen. Shumë delegetën deshën me shti mbrenda kësaj administrate edhe vilajetin e Salonikut e sanxhakatin e Novipazarit, si krahina të banueme prej njaj shumice të madhe shqyptarësh. Lidhja në Prizren veprojte krejt si nji qeveri kombëtare…Po edhe Sulltani vetë u kishte dhanë urdhën qeveritarve e ushtarëve në Shqypni mos me i u përzie Lidhjes në veprimin e saj. Posë kësaj Sulltani u kishte premtue shqyptarve edhe nji farë autonomije nën syperaninë e tij”. (cit. f 25) Lexuesi dhe studiuesi mundet të vërejë se si “organizata me karakter islamik” na paraqitet shpesh si kameleone me disa lloje emërtesash, jo vetëm siç e kemi parë si disa tipe Lidhjesh, por herë-herë edhe si “Komiteti Qëndror”, edhe si “Qeveria Kombëtare/Kuverna e Përdorme”, si “Komiteti i Islamëve të Vërtetë”, se si kjo “qeveri” na i paska dhënë Turqisë të drejtën, tagrin dhe detyrën të na përfaqësojë në Berlin, pa përmendur fare Shqiperinë, se si i vetëpërcaktoi kufinjtë e Shqypenisë/Shqiperisë Ethnike, të cilat ia kërkonte Evropës etj, etj. Dhe fare mirë dihet se aso kohe nuk kishte asnjë lloj uniteti e drejtësie kolektive evropiane, por kishte një drejtësi kapitaliste e imperialiste, ku fitimtari dhe arbitrat diktonin drejtësinë, përfitonin hapësira teritoriale etj.
Dora dhe mendësia e Halifit Abdyl Hamidi edhe më 1912 edhe pas 1912… Do të konstatohet se edhe në vitet që pasuan u veprua plotësisht brenda kësaj vije e këtij kuadri, madje do të konstatohet se edhe “flamurët, mëvehtësia e mosvartësia” e 28 nëntorit 1912, ndoqën po këto dinakëri e praktika anadollake. “Karta e Mëvehtësisë” (Shumë e çuditëshme dhe e dyshueshme si dhe pse dhe kush e ka humbur origjinalin unik, po ashtu siç edhe flamurin e A. Kastriotit?!) fillimisht u komentua dhe praktikisht u interpretua si autonomi nën sovranitetin dhe suzeranitetin e Sulltanit, duke luajtur edhe lojra variantesh, derisa të përfundonte lufta me fitoren ushtarake turke në frontet e Shkodrës dhe Janinës. Me mos realizimin e një Shqiperie të madhe 4 vilajetëshe dhe me unitet territorial me Turqinë, u kalua pastaj edhe në shpërthime regresivizmi për ribashkim me Turqinë, me marëveshje të fshehta, me ringritje të flamurit turk në të gjitha qytetet, deri edhe në Vlorë, shoqëruar edhe me plaçkitje e anarki totale, me një destablizim e rënie totale të shtetit shqiptar. T’a kalosh edhe sot lumin, vetëm duke thënë thjeshtë me një gjysëm goje se në çeshtjen e kërkesës për indipendencë “u vonuam”, se mbrenda pak ditësh, në vartësi të disfatatve të frontit turk, kaluam nga platforma tradicionale e autonomisë në atë të indipendencës, se ishim të detyruar të mbështeteshim ende te Turqia për të penguar “copëtimin e tërësisë tokësore të Shqipërisë”, apo se kërkesën për autonomi nën suzeranitetin e sovranitetin e Sulltanit, na e imponuan më 1912 evropianët, është një lloj pikpamje hipokrite shumë e rëndë. (Shih, H.Sh, cit, f 363-365) E vërteta është se realisht qysh nga 1878 edhe deri më 1910-1912, kërkesa maksimale e kastës politike shqiptare e paraqitur dhe si “dëshirë e mbarë popullit shqiptar” ishte vetëm një lloj autonomie brenda kuadrit të tërësisë tokësore të Turqisë. Kjo autonomi, për shkak të hapje mbylljes e lojrave diplomatike turke, mbetej pothuajse gjithmonë e pa përcaktuar prerë se deri në çfarë caku kërkohej dhe se cila do të ishte kjo Shqypenija/Shqiperia konkrete që kërkonin shqipetarët. Frika ndaj mallkimit të Halifit, frika ndaj shprehjes së kjartë, përdorimi i shprehjeve të papreçizuara, dy kuptimëshe etj, ishte shndruar si një dogmë edhe tek patriotët më të shquar dhe e shoqëroi të gjithë periudhën që nga 1878 e deri më 1912, përfshirë këtu edhe vetë Ismail Qemalin, para e pas 28 nëntorit 1912, me marëveshjet e tij të fshehta. Qysh herët, nëpër disa libra shkollore, nëpër disa manifeste e nëpër disa vjersha me karakter patriotik, disa personalitete të spikatur të letrave shqipe e të politikës së asaj kohe, kishin përcaktuar një lloj vije me kërkesa kulturore dhe kishin ngulur disa piketa e një vijëzim prezantim Shqiperie (si “Vendi i Shqiponjës”): Prevezë, Tivar, Sanxhak, Novipazari, Kurshumli, Prishtinë, Mitrovicë, Leskovac, Vranje-Pirot, Shkup, Manastir, Follorinë, Kostur, Selanik, Grebene, Thesali, Pindi, Kalariti, Artë, Ambraki, Prevezë me nja njëqind e ca mijë qillometra të katërqipta, e cila Shqiperi për hir të “unitetit tokësor të brendëshëm dhe unitetit tokësor kufitar e fetar me Sulltanatin turko-osman” duhej të qëndronte nën Turqinë! “Të bashkohet i tërë ky vent që përbën “tërësinë tokësore të Shqiperisë” me 5 vilajete Selanik , Manastir, Janinë, Shkodër e Yskyp”…”Selanik e tatëpjetë ka qenë e do të jetë Vent i Tërë i Shqiperisë me ndihmë të Perendisë”…”Qysh prej Tivarit e deri n’Prevezë”…”Për Mbret e troje t’vetat…”…”Asht toka jonë t’parët na e kanë lanë”… Siç e dëshmon dhe e rrëfen bindshëm Hasan Prishtina, aq e fortë ishte kjo vijë e mosshkëputjes nga Turqia, sa që brenda në Parlamentin turk të vitit 1910, deputetët përparimtarë xhonturq kishin filluar t’i përqeshnin me tallje deputetët shqiptarë filo sulltanistë si “bashkimxhinjtë”. Hasan Prishtina, që ishte fare i vetëdijshëm për nevojën e prezantimit zyrtar të “kufinjve të Shqypenisë”, në ato “Kërkesat e famshme autonomiste me 14 pika” të 1912 (ku kërkonte një lloj “marëveshje për një lloj shteti autonom shqyptar-makedonas”), deklaronte se nuk mund të fliste dhe as të propozonte se cilët mund të ishin kjartësisht “kufinjtë e Shqypnisë”, sepse ndryshe do të vritej nga Riza Beg Gjakova dhe Isa Beg Boletini. Sipas H. Prishtinës, roli që luante në këtë çeshtje mjaft delikate indoktrinimi e fanatizmi fetar islamik dhe sidomos roli personal i halifit islam sulltanit Abdyl Hamidit qysh nga 1878, ka qenë jashtzakonisht i rëndë dhe regresiv. Mjaft i vetëdijshëm për këtë H. Prishtina shkruante: “Ibrahim Pasha…më tha që nuk kishte me i pasë hije Shqypnisë me kërkue ksi pikash, pse populli asht muhamedan… Sidomos filloi me përfitue në ma të mirën mënyrë prej padijes së Riza Beg Gjakovës e të fanatizmit fetar të tij. Riza Beg Gjakova e mandej edhe Isa Beg Boletini filluen me thanë: “Na nuk duem as autonomi edhe nuk mund të dahemi prej osmanlive…shkaku i zvogëlimit të fuqisë ishte ky: Riza Gjakova e Isa Boletini mendojshin me pshtue Sultan Hamidin, qi ishte i burgosun në Salonik…T’ardhmen në Shkup, çashtja e Sultan Hamidit ndër qëllime të Riza Begut e Isa Boletinit u pa shumë kjartaz…Edhe vetë Ibrahim Pasha u frigue keqas prej çashtjes së Sultan Hamidit…me të vërtetë Riza Beg Gjakova dhe Isa Beg Boletini, n’at kohë nuk mendojshin ndonji send tjetër veç me pshtue Sulltan Hamidin prej burgimit. Jo qi nuk u përmendte gja as për autonomi, pse këto ishin fjalë qyftri (gjynahi fetar islam) për Riza Begun e Isa Boletinin.” (“Lufta për Çlirimin Kombëtar në vitet 1878-1912”, H. Prishtina, f 423-437, nxjerrë sipas “Nji shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare të vjetit 1912, bot. i dytë, Bari 1925, f 6-38) Megjithse faktet flisnin qartë, historiografia e vjetër panvataniste dhe historiografia e re enverhoxhiste e “realizmit socialist”, bëri përpjekjet maksimale për të sajuar e për t’i fryrë më tej se sa realiteti faktik disa “rrymëza e krahë autonomistë” deri edhe në nivelet e indipendencës, duke improvizuar madje edhe beteja legjendare e gjakderdhje kolosale në ndeshjet me ushtritë turke, duke konsideruar si “kryengritje masive popullore për pavarësi” edhe disa kryengritje me karater lokal edhe disa ndeshje brenda kuadrit të grindjeve partiake e civile midis xhon turqve progresistë e pansulltanistëve regresivistë etj. Puna shkoi deri te një deklarim e ekzagjerim gjigand se gjoja në vitet 1910-1912, sllavët dhe grekët kishin vrarë rreth 250.000 shqiptarë! Po si mund të flitet aktualisht për “histori reale”, duke dëgjuar e stërdëgjuar vetëm skemat stereotipe, pa asnjë lloj debati e diskutimi, duke dëgjuar vetëm hollimet e stërhollimet dhe montimet e disa “ish personaliteteve e burrave të shtetit shqiptar”, të disa historianëve profesionistë enveristëhoxhistë dhe të disa analistëve të caktuar, nën disa dirigjime të paracaktuara?! Flitet për “Lidhjen e Prizrendit”, për “Pavarësinë e 28 nëntorit 1912”, pa përkthyer e botuar të plotë e të pa fallsifikuar në shqip “Kararnamenë”, “Talimatin”, pa përkthyer e botuar të gjitha korespondencat e marëveshjet e fshehta të I. Qemalit, etj, etj?! Gjithsesi, shihet kjartë pra se çfarë lënde e mori gati dhe çfarë e përpunoi edhe më tej historiografia enverhoxhiste, çfarë pjese nuk i hynte në punë e duhej maskuar, apo se çfarë pjese duhej zhdukur nga faqia e historisë, duke krijuar kështu edhe një farë konspiracioni të brendëshëm. Barka e famshme e shtruar me qilim e Dhimitër Qarrit dhe karroca e famshme e sollën patriotin dhe diplomatin plakun ezmer e mjekërbardhë Ismail Qemal Bej Vlorën më 1908, ku populli i Vlorës i bëri një pritje triumfale “Elçiasë së Hyrrietit”, duke ia ç’mbrehur kuajt nga karroca dhe duke e tërhequr me njerëz. Dhe shyret e hare e madhe dhe rezultati Neni 8 i Kushtetutës: “Të gjithë shtetasit e Turkisë, çdo komit e fejet kjoshin e pa kurrfarë ndryshimi, do të quhen osmanlli” dhe Burhan Edinin si Sulltanin shqiptar! (“Lufta për Çlirimin kombëtar në vitet 1878-1912”, bot. 1962, Dh. Qarri, “Ismail Qemali në Vlorë”, f 486-487; “Mendimi shoqëror e politik i Rilindjes Kombëtare” (Përmbledhje artikujsh nga shtypi), Vëll II, 1908-1910, “Përlindja e Shqypënijes a e Turkis?”, f 124-127 etj) E njejta barkë e karrocë u përdorën edhe më 1912, për “Plakun e Kaninës, Vlorës dhe të Konjës”, i cili veproi brenda zonës së okupacionit turko-osman, ku u vendos edhe një lloj gjendje dypushteti e bashkëpunimi… Në shtypin vendas, atë ballkanas, në shtypin evropian e më gjerë, ka fakte që provojnë se shprehja “të gjithë delegatët me një zë venduan që Shqipëria me sot të bëhet në vehte, e lirë e e mos varme” u interpretua fillimisht edhe si vetqeverim- autonomi. Gazeta “Liri e Shqiperisë” në artikullin redaksional “Çpallja e vetqeverimit të Shqiperisë” shkruante: “Kjo javë na pruri lajmen e gëzueshme çpalljen e autonomisë në Shqiperi. Tejshkrimet thonë se jo vetëm në Durrës dhe Vlorë po nëpër gjithë qytetet e Shqiperisë u çpall autonomia dhe u ngrit flamuri i kombit shqipetar. Këto lajme na gëzojnë shpirtin dhe gëzoin zemrën plot shpresë, se kuptojmë se Shqipetarët e vërtetë të Shqiperisë muhamedan e të krishterë duke parë fuqinë e turqet që po shuhet nuk u hidhëruan aspak po çpallën atë që prej kohësh e dëshëronin”. (H.SH, cit. ne faksimile fig 73, f 364) Dëshirën autonomiste, të shprehur të shqiptarëve e pranoi dhe e përshëndeti edhe Kongresi i Internacionales Socialiste Evropiane, që mbahej në Bazel të Zvicrës, në fund të nëntorit 1912. Në Manifestin që u hartua me 29 nëntor 1912, shkruhej: “Kongresi e njeh të drejtën e popullit shqiptar për autonomi, por ai me këtë nuk kupton që, nën preteksin e autonomisë, Shqipëria të sakrifikohet për ambiciet austro-hungareze, turke dhe italiane”. Kongresi socialist evropian i hapi derën Shqipërisë që të shikonte në të ardhmen drejt një Federate Demokratike të Ballkanit evropian dhe më vonë do të deklarohej prerazi për të drejtën e shqiptarëve për indipendencë, vetvendosje e unifikim nacional Realisht përzënien e pushtueseve turq, pastaj edhe të okupatorëve të rinj serbë, malazezë e grekë, vetë indipendencën dhe kufinjtë e Shqipërisë i realizoi dhe i përcaktoi diplomacia evropiane dhe jo deklaratat, proçes-verbalet dhe marëveshjet e fshehta të Ismail Qemalit dhe grupit të tij me komandantët turq, që e kishin lënë indipendencën dhe kufinjtë për minutin e fundit dhe si varjantin e fundit… Nuk ishte më as në dorën e as në tagrin e “Qeverisë së Vlorës” dhe as “Qeverisë së Stambollit” të përcaktonin kufinjtë e Shqiperisë… Në fillim diplomacia evropiane me 17 Dhjetor 1912, vendosi t’a njihte në parim krijimin e shtetit të ri shqiptar dhe më pas të përcaktonte kufinjtë politikë, mbasi vendi ishte i okupuar dhe i përfshirë nga lufta ndërmjet fuqive të bashkuara ballkanike dhe Turqisë. Realisht qëndrimi pasiv dhe madje edhe aktiv i Ismail Qemalit përkrah Turqisë, “kishte çuar në një lloj aleance jo zyrtare të Qeverisë së Vlorës me ushtrinë turke me krykomandë në Berat”. Më 29 janar 1913, Këshilli i Ministrave në Vlorë mori një vendim që me çdo kusht të mbrohej Janina dhe u mobilizua në dërgimin e rezervistëve shqiptarë, ushqimeve dhe armatimeve për ushtrinë turke, po ashtu siç vepronte edhe për frontin e Shkodrës. (H.Sh. cit. f 376) Realisht, si komanda turke e Janinës e si komanda turke e Shkodrës, nuk e njohën fare as “mëvehtësinë e as flamurin, e as Qeverinë e Vlorës” dhe shpresonin në një fitore ushtarake e rikthim të Turqisë. Në Shkodër valiu administrativ civil dhe komandanti turk Hasan Riza Beu, pak para se qarqet e fshehta xhon turke t’i bënin atentatin, mblodhi parinë myslimane dhe i ofroi një lloj varjanti autonomie, të cilën ata e refuzuan duke thënë se nëqoftëse Turqia do t’i braktiste, ata myslimanët shkodranë do t’i mbështeteshin Austrisë dhe për këtë “Deklaratë” ata hëngrën disa të shara në kulmin e nervozizmit të këtij valiu, që ishte një ushtarak i shquar, por edhe një filosulltanist i shquar kundra xhonturqve dhe një diktator i shquar. Arësyea ishte se ai kishte pregatitur të vinte në jetë një plan dezertimi për të kaluar në zonën austriake të Tivatit. E vërteta historike, nuk mund të mohohet duke ndryshuar përkthimin e librit origjinal, sikurse ka bërë ushtaraku Ali Ohri në përkthimin e tekstit të origjinalit të G. Berrit, “Rrethimi i Shkodrës” dhe duke shtrembëruar të vërtetën ditën për diell! Ti japësh këtij komandanti dekoratën më të lartë “Për veprimtari të shquar patriotike të klasit të parë”, “Qytetarinë e Nderit të Shkodrës” dhe t’ia ringresh monumentet për të katërtën herë me vlerësimet më maksimale edhe më lart se vetë heronjët e vërtetë të pavarësisë së Shqipërisë, duke ia ngecur të gjitha në kurriz antisulltanistit Esat Pashë Toptanit, kësaj i thonë të cungosh historinë me prapaqëllim, madje i thonë edhe t’i bësh një lloj denigrimi edhe meritës së padiskutueshme të diplomacisë evropiane, që me Ultimatum i largoi ushtritë okupatore malazeze e sërbe nga teritori i Shkodrës. Megjith kontradiktat ndërmjet grupeve e shteteve rivale evropiane, de facto më 29 korrik 1913, Konferenca e Ambasadorëve Evropianë në Londër e njohu Shqipërinë/Albaninë dhe e definoi me kufinj të qartë politikë. Pati largpamës që e pranuan këtë, por pati edhe “heronj me pozë të bukur”, që u zhytën nëpër marëveshje të fshehta e deshën të na linin fare edhe pa Shqipëri. Jashtë shtetit shqiptar në mënyrë absolute të padrejtë mbetën shqiptarët shqipfolës të krahinës së Kosovës, të Maqedonisë dhe të disa krahinave që iu aneksuan Malit të Zi. Por, kush pyeste për të ashtuquajturën “drejtësi”, kush do t’a pyeste “shpirtin e aspiratën popullore”, kur kasta politike shqiptare panturke ia kishte bërë hysmetin bash të kundërtës, kur luftoi me mish e me shpirt për të mos u shkëputur nga Turqia dhe kur kurdisi edhe më pas e më pas kushedi se sa e sa intriga e incidente të rënda?! Kështu pra “feudalët e mëdhenj” dhe rajatë e tyre të 1878-1912…por, ç’të thuash pastaj kur pas kapitullit të shitjes për borxhe të Shqypenisë dhe kundërvënies së Turqisë qemaliste, u duk përsëri dhëndëri Burhan Edin, kur më në fund ia mbërriti edhe kapitulli fashist, kur effendilerët ogllutë, llarët dhe ronxhobonxhot e “Baballarëve të Kombit”, antizogistët dhe zogistët që u konvertuan brenda natës si fashistë, deshën të bënin realitet me Italinë e pastaj edhe me Gjermaninë, atë që nuk e bënë dot me Turqinë. Plot gojën filluan të flisnin për një lulishte Shqypenie të Madhe Ethnike, të vllaznuem me italianj, ku do të bëhej realitet edhe ëndra e vjetër “Selanik e tatëpjetë, ka qenë e do të jetë vend i tërë i Shqiperisë”, madje deklaronin plot fodullëk edhe banalitete të tilla se “Shqypetarët janë nji popull 100% konservator e shovinista”! (vijon)
Aromë demokristiane në Malësinë e Madhe Me fillimin e shekullit të ri Partia Demokristiane në Malësi të Madhe, filloi të rritet e gjejë përkrahje ashtu siç filluan të rriten shpresat e Shqiptarëve për të qenë pjesë e Europës së Bashkuar. Natyrisht ishin Idetë Demokristiane ato që themeluan Europën që kemi sot, ide që edhe në Shqipëri do të jenë primare. Treva jonë prej shekujsh i ka paraprirë qytetërimit që na bashkon me atë pjesë të kontinentit plak që shekujt na ndanë padrejtësisht. Gjithsesi në Malësi të Madhe sot numrohen 600 antarë të PDK, ku në këtë rast nuk ka rëndësi numri, por cilësia e antarësisë që prek të gjitha shtresat e mbi të gjitha familjet themel të trevës sonë, të cilat kanë konrtibuar më të rëndësishëm në qëndresën e mbijetesën tonë. Partia Demokristiane në zgjedhjet politike të vitit 2005 arriti të sigurojë në proporcional 2400 vota, ose 16% të numrit të atyre që votuan, gjë që u vertetua edhe në zgjedhjet lokale të këtij viti (2007). Në votimet e 18 shkurtit Partia Demokristiane ka arritur të fitojë në M. Madhe 10 këshilltarë nga 92 këshilltarë që ka Malësia e Madhe, gjë e cila e ka bërë faktor në qeverisjen vendore, duke u bërë forca e dytë Politike në kualicionin e djathtë. Vlen të theksohet se Demokristianët në Malësi të Madhe drejtojnë Këshillin e Komunës Shkrel, ku kryetar i këtij këshilli është zgjedhur Demokristiani Rrok Gegaj, antar i Këshillit Qarkut Shkodër përsëri është demokristiani Kastratas Aleks Keka, si dhe Nënkryetar i Këshillit të Bashkisë Koplik është zgjedhur Vasel Gilaj. Por më e rëndësishmja është fitorja e kandidatit të Partisë Demokristiane, në garën për Kryetar Komune në Kelmend, të Demokristianit të njohur Zotit Ndue Lelçaj. Fitorja e kësaj Partie në Malësi të Madhe është arritur, mbi të gjitha edhe për meriten e drejtuesve Lokal, Kryetarit Tonin Marina dhe Sekretarit Pashko Gjekaj. Gjithashtu në këtë fitore kanë një meritë të veçantë drejtuesit e lartë të Partisë Demokristiane shqiptare, si Kryetari Nard Ndoka, deputetët Nikollë Lesi; Pashko Ujka dhe Malsori i nderuar Tom Doshi, e tjerë, të cilët me përfaqësimin e tyre dinjitoz në Parlament dhe Qeveri i kanë rritur vlerën vetvehtes, familjeve të tyre, dhe mbi të gjitha Idealeve Demokristiane që janë e ardhmja Europiane edhe për ne shqiptarët. Vasel Gilaj Zëdhënës i PDK, Dega Malësi e Madhe |