Politika shqiptare, show me tragjedinë dhe jetën e viktimave
Më në fund qeveria Berisha konfirmoi qartësisht para shqiptarëve se kush është fytyra e vërtetë e saj.Shpërthimi i municioneve vrau dhe plagosi qindra njerëz, popullsi të pafajshme si dhe dëmtoi rëndë banesat, bizneset dhe aktivitetet që zhvilloheshin rreth e rrotull zonës së tragjedisë. Dje qeveria shqiptare nxitoi të bëjë show me jetën e fatzezave që u mbërthyen nga tragjedia se sa u mundua të zgjidhte hallet e të dëmtuarve. Qeveritarë të kapardisur me celularë,opozitarë që rendën të përcillnin lajmin në media se ishin dhe ata prezent në këtë fatkeqësi. Në vend të mjekëve, zjarrfikësve, dje pamë fytyrat e kodoshëve të politikës që ishin “killerat” bashkëpunëtorë të kësaj tragjedie. Pështirosje të vinte kur shikoje kreun e opozitës, Edi Rama, kur i hidhte krahun kryeministrit të vendit, i cili është shkaktari kryesor i tragjedisë , në vend që të kërkonte llogari për krimin e kryer ndaj shqiptarëve. Të vjen për të vjellë sesi e instrumentalizojnë fatkeqësinë dhe dhimbjen e njerëzve këto monstra politike. Të vinte keq të shikoje jetët e fatkeqëve të marra nga biznesi i ndyrë i gëzhojave dhe politikanët që bënin ekzibicion me fatkeqësinë e trupave të gjymtuar dhe të coptuar nga tragjedia e biznesit të skrapit, biznes që po pasuron qeveritarët tanë kriminelë që të vrasin natën dhe të qajnë ditën. Dje politika jonë e tregoi dhe një herë se si po luan tragjikomedi me jetët e shqiptarëve, duke u shtirë dhe u zgërdhirë me dhimbjen e tyre. Të vinte për të vjellë kur shikoje këta njerëz që kishin lajmëruar televizionet apo mediat, që të përcillnin sa më mirë prezencën e politikanëve në vendngjarje. Nuk pamë as Edi Ramën dhe asnjë nga opozita të ndihmonte të plagosurit, të dëmtuarit, por pamë ca monstra politike, të cilat demonstruan servilizmin e tyre ndaj atij që mban përgjegjësinë kryesore në këtë krim makabër, të Sali Berishës, i cili ka peshën kryesore në këtë tragjedi. Nuk e pamë më Edi Ramën ti kërkonte atë që duhet ta kishte bërë vetë Sali Berisha, të jepte dorëheqjen, por me paturpësinë më të madhe i rrahu shpatullat duke i thënë qartë, “të lumtë doktor, kështu e duan këta”. Të vjen për të vjellë nga kjo klasë kriminale politike që luan me vdekjen dhe me tragjedinë e njerëzve, të vjen neveri nga këto plehra të shoqërisë, që pasi të vrasin të ngushëllojnë për vdekjen që të ka ndodhur. Të luaje dje me atë tragjedi ishte krim dhe këtë krim e bën vetëm një kriminel, që është klasa politike shqiptare, e cila përditë po vret ëndrrat dhe shpresat e shqiptarëve. Të vjen turp ku ke një kryeministër i cili nuk jep dorëheqjen për këtë tragjedi, tragjedi që ka firmën e tij, të Ministrit të tij të Mbrojtjes, të Ministrit të tij të Punës, të të gjithë qeverisë e cila në vend të parandalonte këtë tragjedi, e importoi nga tunelet e armatimeve në gjithë Shqipërinë për t’ja bërë dhuratë Gërdecit, Tiranës, Durrësit dhe me këtë rast gjithë Shqipërisë. Nëse dje qeveria shqiptare ishte killeri që ekzekutoi me predha dhe me eksplozione qindra banorë, si dhe terrorizoi miliona të tjerë, kryesocialisti Edi Rama i masakroi me përkrahjen e tij servile ndaj kryeshkaktarit të tragjedisë. Është turp që ministria e Mbrojtjes me gjithë ministrin e saj nuk nxjerrin të vërtetën e masakrës. Ky është turp i paparë deri më sot, ku megjithë këtë krim që ka ndodhur, shteti kërkon të fshehë gjurmët. Ky është turp që nuk e lan as dorëheqja e Berishës, as e Mediut dhe e as kërkujt në botë, megjithëse të jemi të garantuar se asnjëherë nuk do e marrin kurajën të ikin nga pushteti, asnjëherë nuk do heqin dorë nga pasuria që po bëjnë në kurriz të jetëve të shqiptarëve. Të jemi të sigurt ata do përgatisin tragjedinë e radhës, pasi fjalën turp e moral politika jonë nuk e njeh. Këtë e vërtetoi pafytyrësia e kryeministrit shqiptar në konferencën e tij për shtyp të orës 21.30, ku në mënyrë të paskrupullt nuk nxori se kush e ka përgjegjësinë reale të kësaj masakre, por u tall duke deklaruar se do shpallte zonë të tragjedisë, duke fshehur përgjegjësinë reale të kësaj masakre humane. Berisha iu shmang në mënyrë të paturpshme, fshehu edhe emrin e kompanisë duke e kamufluar emrin e vërtetë që fshihet pas kësaj tragjedie. Turp zoti Berisha, prisnim të ishe transparent të paktën njëherë në jetën tënde. Nga ALBERT VATAJ Bizneset e mëdhenj në Shkodër s’kanë para t’i paguajnë tre netë hotel Toto Cutugnos Salvatore Cutugno, ose Toto, siç e njeh gjithë bota, njëri ndër zërat më magjikë të botës së muzikës europiane, pas ndërmjetësimit të konsullatës së italisë në Shkodër, e cila ka stimuluar kulturën si urë lidhëse mes Veriut të shqipërisë dhe Italisë, kish planifikuar një concert madhështor në stadiumin Loro Boriçi me datën 1 maj në orën 19.00. Por burime të sigurta thonë se donatorët, pra biznesmenët “e mëdhenj”, megjithëse fillimisht e kanë vlerësuar këtë eveniment kulturor, kur ka ardhur puna për të derdhur pak para, janë zbythur, duke pranuar publikisht se janë shumë fukarenj. Të paktën në shpirt. Nuk mendojmë se janë aq të mençur sa ngjarjen ta lidhin me 1 Majin, ditën Ndërkombëtare të Pubnëtorëve, të cilëve nuk kanë dëshirë t’u japin as dy orë gëzim, duke dëgjuar zërin e “perëndisë” së muzikës, Toto Cutugno. Këta punëtorëdhe gjithë opinion i veriut, që lajmin e ka marrë pikërisht perms kësaj gazette, duhet të kuptojë se biznesmenët, pra punëdhënësit, i ka ose të varfër në para ose në shpirt. Ky është mendimi që të vjen, kur din që ata kapardisen duke bërë gjoja sikur paguajnë paga të mirë, u kanë ecur punët mirë, nuk kanë kohë të humbin edhe kur duan të pajisen me viza në Itali, respektojnë artin, duan kulturën, kërkojnë zhvillimin rajonal, madje kanë synime të çelin të tjera biznese me partnerë italianë. Shpirti i vogël i biznesmenëve “të mëdhenj” bëhet shumë i zi përballë këngëtares shqiptare Greta Koçi e cila do të këndonte në krah të Totos së famshëm. Kjo e fundit, pa i kërkuar askush një qindarkë, botërisht në ekranin e televizionit “Vizion plus”, dhuroi 4100 euro në ndihmë të viktimave të Gradecit. Toto tre netë do të qëndronte në Shkodër. Toto dhe Greta dy orë koncert do të jepnin. Para nuk duheshin shumë. Bisnesmenët nuk e futën dorën në xhep. Ata vetëpranuan se janë të varfër. REDAKSIA
Kur denatyrimi ngre themele mbi lirinë Më 1948, plot 60 vjet më parë u vu në veprim “DEKLARATA UNIVERSALE E TË DREJTAVE TË NJERIUT”. Lidhja e saj me Kartën e Kombeve të Bashkuara tregon për të njëjtin frymëzim. Parakushtimi themelor “pohimi, sipas të cilit njohja e dinjitetit të lindur të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore, ashtu sikundër barazisë dhe patjetërsueshmërisë se të drejtave të tyre”, – është themeli i lirisë, i drejtësisë dhe i paqes në botë. Por nga të drejtat rrjedhin shumë detyrime, sidomos në moralitet, i cili nuk varet kurrsesi në vullnet të individit. Mbi themelet e moralit duam ta gjykojmë se konturohet e ardhmja njerëzore. Po përhapet vrullshëm ndër të reja moda e bërjes së një fëmije ose e kalimit të jetës pa martuar. Me të ardhurat qëbabai “viktimë” duhet të paguajë për fëmijën, nëna e tij mund të jetojë, të kujdeset për të dhe të vazhdojë jetën e saj, siç e koncepton ajo; pra mund të jetë edhe e rregullt, edhe e çthurur. Pra, një “ngecje” dikujt, një të riu të paformuar që lidhet me një vajzë, një të rrituri që bie “brenda” po për të njëjtat arsye, një biznesmeni që s’ka ku i çon paratë, apo edhe i një djali të mirë, të sinqertë në synimet e tij, për të lidhur familje. A është e moralshme apo denatyrim i lirisë kjo? Me siguri që ka opinione të ndryshme që varen nga këndvështrimi, nga morali që ata bartin, nga familja prej ku rrjedhin. Në përgjithësi mendohet se familjet e mira mbesin të mira. Sikurse ata që kanë patur në moral degjenerimin, edhe pas viteve 1990 që filluan barkëjashtet lokaleve a rrugëve, përsëri vazhdojnë të tilla. Se pse të vjen në mendje shprehja e Silvio Berluskonit “Më vjen turp të dal shëtitje me familje nga prostitutat”. Dhe ato që prishin aparencën, nuk janë italianet, por ekstrakomunitaret. Pra, ne duhet të na shqetësojë shumë ky fenomen dhe u bëj thirrje të gjithë kolegëve të trajtojmë me forcë këtë temë që është detonator i së ardhmes. Ajo që të bën të mendosh, lidhet edhe me edukatën e fëmijëve që nesër do të jenë të rritur. Është përhapur, po a ka marrë të drejtë qytetarisë ky fenomen? A përkrahet nga shoqëria? A bën përpjekje shoqëria ta frenojë dhe ta quajë atë denatyrim me “themele mbi lirinë njerëzore”? Po përse është amoral? Për konceptet morale është pikërisht amoral. Në radhë të parë, ka në bazë mashtrimin që njëra palë i bën palës tjetër. Edhe anasjelltas po që po. Sidomos zyrtarët dhe personazhet e biznesit, të trafiqeve, të drogës. Fëmija që lind nuk është pra produkt dashurie, por amoraliteti dhe interesi. Fëmija erdhi në jetë nga një realizim interesi. Mohohet asisoj familja, rëndësia dhe qëllimi kryesor i saj për riprodhimin e jetës normale. Këto veprime kanë pasojë lindjen e fëmijës, që do të rritet jo në një familje me kujdesin dhe autoritetin e dy prindërve, por të një fëmije të dyzuar, në shumica kontigjent i së keqes. Dhe sot bota po ndjen realisht pasojat e këtyre fëmijëve, që rriten në familje të divorcuara, apo me prindër të rimartuar. Më së shumti ata janë me komplekse, të frustuar, mundet edhe të dhunuar. Dhe një shoqëri, ku predominon kjo tendencë, rrezikon të degjenerojë. Nuk mund të trajtohet rëndësia e dashurisë, më mirë se sa autori Xhuzepe Katapano i bën asaj dhe të së moralshmes dhe amoralitetit në librin e tij “Thot-i fliste shqip”. Katapano i referohet moralit, pasi e gjykon se shkatërrimet shoqërore ndodhin për shkak të moralit, apo të interpretimit të gabuar të tij. Ai është i alarmuar nga kërkesa që bën një shkollë, pranë Ministrisë së Arsimit Publik në Itali, që kërkonte që leksionet mbi seksin t’i mbanin “mësuese” prostituta profesioniste. Dhe ja si vazhdon Kataparo: “Ky pretendim ndoshta buron nga paragjykimi se duhet ecur me Xhapin e “kohëve të reja, duke ngatërruar ndryshimet me progresin, në orvatje “djallëzore” për ta ngritur prostitucionin në lartësinë e degës së shkencës. Term ky, që do të thotë gjithherat: “Të bësh matrapazllëk me diçka që lidhet ngushtësisht me lirinë dhe dinjitetin e njeriut, të poshtërosh”. Katapano e lidh interpretimin e tij me doktrinën e Thotit (Perëndisë Egjiptiane të Dijes) që autori thotë se Fliste Shqip. Dhe ai vazhdon: “Mund të pyetet, ç’lidhje ka ky problem me doktrinën e Thotit? Po përgjigjem. Doktrina e këtij më të lartit të udhëheqësve të njerëzimit, të “urtit të të urtëve”, të të gjitha kohërave, të kaluara dhe të tanishme, ka si synim, që ta bëjë të riun një njeri të fortë, domethënë të fuqishëm në trup dhe mendje: Njeriu me vullnet vullnetfortë, AISH dhe AISHA, terma që më vonë do t’i përdorë Bibla për të shprehur të njëjtin, burrë dhe grua, të afta për fitimet me rrezelluese të shëndosha dhe të qëndrueshme në kohë, të rendit të larmishëm, për paqen sintropike me qëllim që ta rrënjosë paqen dhe drejtësinë shoqërore me punë djersitëse. Këmbëngulja për leksione porno të kërkuara në shkollë dëshmon simptomet e një epidemie të vërtetë, e cila, si rrjedhojë e interpretimit të lirisë dhe të së mirës – propoganduar nga një letërsi imorale, nga shtypi, kinematografia, televizioni, që kanë bashkëpunuar për t’i krijuar kushtet e përligjies, – po i bën atentat jo vetëm moralit, por vetë institucioneve të shtetit, gjë që spikat në dukuritë e trazirave shoqërore, të rebelimit ndaj detyrës, të terrorizmit dhe të zvetënimit moral deri edhe në mjedise të paimagjinueshme: nëpër universitete dhe në faltore. Ky është denatyrim i dukshëm i Shkencës së Zotit, i doktrinës së Shtetit dhe i dinjitetit të vërtetë njerëzor, i cili ngre themelet mbi LIRINË, me kushtim që kjo, për të qenë LIRIA E VËRTETË – gjendja parësore cilësuese e njeriut, nuk duhet të jetë kurrsesi e zhveshur prej arsyes, brenda së cilës bëjnë pjesë gjithashtu thelbi dhe dinjiteti i njeriut, dhe, rrjedhimisht e MIRA E INDIVIDIT dhe e shoqërisë, pasi e mira është vetëm AJO QË ËSHTË E LIDHUR NGUSHTË ME NATYRËN E QENIES…”. Është kënaqësi që një shkrimtar italian kaq famoz i referohet një Perëndie që FLISTE SHQIP, siç është e vërtetë të prostitucioni ekziston qysh kur… askush nuk e di, por kjo nuk pengon aspak që ta duash diçka të përbuzshme, apo së paku një “dobësi” njerëzore, që është e detyrueshme të kufizohet me mjete të përshtatshme, duke synuar eleminimin e shkaqeve, që janë të ndryshme. Sipas Platonit, njerëzit e quajtën DASHURINË, EROS, pasi ka krahë, kurse Perënditë e quanin Pteros, pasi ka vetinë për të dhënë… E çfarë jep ajo? Po, ndjenjën njerëzore më fisnike. Dashuria është ajo gjendje “lindje”, për ta thënë me term kimik, në të cilën, për inkandeshencë, e gjithë qenia fërgëllon me ritëm pashprehshmërisht të këndshëm, të harmonishëm, magjepsës. Dashuria është ajo NJOHJE E VETVETES TEK I DASHURI, gjithëherët, në të dashurin, në mënyrë të ndërsjelltë; ajo dhënie e përhershme pa kërkuar ndonjëherë asgjë, përherë ndërsjelltas. Dashuria, siç e vë në dukje me të drejtë Platoni, njësohet edhe me lirinë: “Rrethi i lirisë zgjerohet deri në pafundësi, kur ngjitet lart (prandaj dashuria ka krahë); rrënohet pafundësisht, sa më tepër zbret teposhtë. Sa më tepër ngjitet, aq më të lirë na bën, pasi futet në dritë dhe fitohet fuqi më e madhe për të mirën; sa më tepër teposhtet, aq më skllevër na bën, pasi në çdo rënie në të keqen, zvogëlohet kushpueshmëria e së vërtetës dhe nxënësia e së mirës…”. Dashuria e vërtetë kthjellon mendje dhe fuqizon vullnetin, prandaj me të drejtë është pohuar: Për të dashurit asgjë nuk është e pamundur. Të dashurosh do të thotë pra, të ngjitesh, të lartësohesh, të fluturosh. Të pohosh lirinë do të thotë, t’i japësh shkëlqim dinjitetit njerëzor, të respektosh njeriun si qytetar i botës së lirë. Prostitucion do të thotë në të kundërt, të zbresësh teposhtë, në robëri, në skllavërinë poshtëruese të ndjenjave, në mungesë të plotë të respektit ndaj vetvetes dhe dinjitetit vetjak. Për këtë arsye, është me vend të mos përmbushen kurrsesi këto prirje devijuese. Në të kundërt, lipset të kërkohen mjetet për t’i eleminuar, për t’i rikthyer dashurisë vlerën e saj të vërtetë të lartësuar, që është ndritësim i mendjes, fuqi e vullnetit, lavdi e zemrës, respekt ndaj krijuesit. Me dashurinë e vërtetë, gruaja dhe burri dalin nga ferri i epsheve për të riparë yjet (Dante, FERRI XXXIII, 145); derisa në sajë përherë të së njëjtës Fuqi, të rifitojnë Parajsën, pikësynim i natyrshëm i njerëzimit, cakmbërritje dritëplotë e pavdekshmërisë së lumtur dhe, e përsëris, i arritshëm veçse në sajë të së njëjtës Fuqi krijuese; “Dashuria që lëviz Diellin dhe yjet e tjerë” (Dante, Parajsa, fq. 19-21). Janë këto trajtime që Katapano u bën mesazheve të përjetshme, që të parët kanë lënë dhe, pikërisht për dashurinë, si baza e jetës. Fatkeqësisht kjo nuk kuptohet nga rinia, që vë në bazë të jetës interesin, që e ysht të degradojë edhe në prostitucion e vese të tjera. Për një veshje firmato, për një jetesë të rehatshme përkohësisht dhe pa punuar, për një dukje e jetë sipërfaqësore, zgjidhet rruga e imoralitetit. Pra, a janë të moralshme apo amorale veprimet e vajzave skllave moderne të paragjykimeve? Aq më tepër kur denatyrimi ngre “çati” mbi themelet e lirisë?! Nga SOKOL PEPUSHAJ
Gerdeci – tragjedia e politikes Pergjegjesia kryesore per ngjarjen me tronditese te shekullit ne Shqiperi, pa me te voglin dyshim eshte e mazhorances aktuale qeverisese. Jane nje seri institucionesh, direkt ose indirekt ne varesi te qeverise e te parlamentit me mazhorance te drejtuar nga PD-ja, te cilat permes veprimit por edhe mosveprimit, kane ndikuar qe nje fshat me emrin Gerdec te shuhet nga harta e vendit tone. Pak kush e ka kujtuar ne keto dite qe pasuan 15 marsin, qe politika eshte nje medalja qe ka dy ane: poziten dhe opoziten. Cdo individ me minimumin e aftesise analizuese njerezore, e ka te qarte qe per shume arsye, pozita nuk ka patur interes “te ngreje pluhur” per nje aktivitet si ai qe zhvillohej jo vetem ne nje , por ne disa “Gerdece”. Shtetit qe po i pakesohen nga viti ne vit, nga muaji ne muaj, te ardhurat ne arken e tij si pasoje e implementimit ekonomik te marreveshjes se ndermjetme te MSA-se, veshtire ti dalin llogarite per te bere dy shperndarje te buxhetit, madje mbi 500 milion USD ne qershor per here te dyte ne nje vit kalendarik. Tregetia e ligjshme e armatimit qe Shqiperia trashegon me shumice qe nga koha e “qofte largut”, ka qene nje burim me i madh per mbushjen e arkes se shtetit se realizimi i planit te caktuar ne dogana apo tatime, ne emer te luftes ndaj korrupsionit dhe evazionit fiskal. Ne fakt, deri ketu nuk ka asgje per tu cuditur, aq me shume kur ne mes, pse jo ne rolin e “sekserit” ka qene nje kompani amerikane, e cila natyrshem ne nje aktivitet te tille, nuk ka mundur te hidhet pa miratimin e Departamentit Amerikan te Shtetit apo Departamentit te Mbrojtjes. Pavaresisht, se nga dita ne dite, po tregohet se kompania “Southern Ammunition Company Inc” ka nisur gjithcka nga tregetia me pakice e bicikletave dhe duke vepruar me pas njesoj si ne Shqiperi. Licenca eshte zgjeruar edhe me nje aktivitet tjeter, sic eshte demontimi i municioneve ushtarake, por i atyre te kalibrave te vegjel. Kjo eshte e pasqyruar edhe ne faqen e internetit te kesaj kompanie. Deri ketu, i gjithe faji direkt ose indirekt, eshte i mazhorances, i qeverise, i Ministrise se Mbrojtjes, Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura e keshtu me rradhe i nje numri te konsiderueshem institucionesh shteterore, te cilat me mire se askush, i identifikoi vete presidenti i Republikes Bamir Topi ne mbledhjen e Keshillit te Sigurise Kombetare. Por nuk duhet harruar se kjo eshte njera ane e medaljes se politikes shqiptare ne vecanti, por edhe asaj ne pergjithesi. Bashkeveprimi ne mes shumices dhe pakices parlamentare, eshte nje pikenisje e domosdoshme per implementimin e reformave. Ne emisionin “Eureka” ne TV1 Channel, nje nga eksponentet e opozites se majte, nenkryetari i LSI-se Pellum Xhufi, deklaroi se opozita nuk ka ditur asgje per fabrike- punishten e vdekjes ne Gerdec. E marrim per te mireqene nje fakt te tille, pavaresisht se eshte thuajse e pamundur ne kushtet kur edhe ne mes dy deputeteve te thjeshte te Kuvendit, pertej fasades “armiqesore- politike” te Kuvendit, nuk mungojne pazere deri ne nivel te ulta, sic mund te jete edhe punesimi i te afermeve apo te njohurve ne zonat respektive elektorale. Shqiperia natyrshem, perbehet nga “populli i majte” apo opozitar dhe nga “populli i djathte” apo qeverises. Ne cdo cep te vendit, edhe ne nje fshat te tille si Gerdeci, PS, LSI, PAD, PDS, PSD etj, duhet te kene te pakten disa simpatizante, nese nuk kane organizime partiake. Jane vete banoret e Gerdecit qe kane deklaruar pas 15 marsit se jane degjuar shpesh shperthime ne punishte- fabriken prane fshatit te tyre. Sigurisht, kete e kane ditur edhe sherbime (jo)inteligjente si SHISH, SHIU por edhe policia, te pakten ajo rrugore. Si pjese e asaj qe ne e konsiderojme ne permbledhje “shtet”, mbase nuk kane patur interes te “denoncojne” te pakten ne media keto shperthime te vogla. Ndoshta te njejtin koncept kane patur deri me 15 mars edhe shume ish- punonjes te fabrikes, ne emer te fitimit te rrezikshem, port e majme financiar per familjet e tyre, qe sipas burimeve tona shkonte deri ne 4 mije leke te reja per dite pune. Po a nuk ka patur ndonje parti e opozites, e prirur per te denoncuar korrupsionin e qeverisjes dhe te mazhorances, per te “mbrojtur” popullin e zones nga nje tragjedi qe ne fakt ndodhi, nuk ka patur asnje strukture apo qofte nje antar- spiun te thjeshte qe ta njoftonte per ate cfare gatuhej ne Gerdec? Eshte e veshtire te pranohet mungesa qofte e vetem nje votuesi te majte opozitar ne zone, te ndergjegjshem per te sinjalizuar ne kohe. Eshte po aq e pabesueshme sa edhe deklarimet e kryeministrit Berisha, te cilit fatkeqesisht i vdiq nje baxhanak apo kandidat per i tille ne shperthimin e Gerdecit, dhe deklaronte se nuk ka patur dijeni per fabriken!? Natyrshem, me impenjimet e tij kryeministri mund te mos kete patur kohe te merrej me detaje “te parendesishme”, por mesa duket bashkeshortja nuk paska dashur ta shqetesoje per gjere ta tilla “te vogla familjare”, per njeriun qe bashkendante jeten me motren e saj. E thene ndryshe dhe pa dorashka, pergjegjesia per ngjarjen e Gradecit, eshte vetem e politikes shqiptare dhe e derivateve te saj, pozites dhe opozites. Natyrisht, vetem peshorja e drejtesise shqiptare, e cila ka dhene prova te shumta se anon nga nje krah, do te percaktoje pergjegjesit nominal, qe si gjithmone do te jene fajtore te vegjel, pasi “peshqit e medhenj”, kane marre tashme masa per tu mbrojtur. Blerti DELIJA
PRONAT- TRAGJEDIA SHQIPTARE VAZHDON
Pas viteve ’90, problemi kryesor per Shqiperine dhe shqiptaret ka qene dhe vijon te mbetet fatkeqesisht problemi i pronave. Vitet e dikatures, pervec se fshine nga truri i njerezve konceptet e pronave, zhduken edhe kufinjte fizike te ndarjes se tyre. Pikerisht, si pasoje e ketij fenomeni, nga viti 1990 dhe deri me sot, jane me mijera te vraret apo edhe te plagosurit per konflikte prone. Madje, deshtimin per zgjidhjen e perhershme te problemit te pronave, e ka pranuar edhe politika, duke filluar me ligjin famekeq 7501 per token i cili ndikoi me shume ne shtimin e kriminalitetit dhe konflikteve qe kane ne sfond pronesine e tokes. Ne kushtet e ketij deshtimi, politika po mendon abrogimin e ligjit 7501, duke rrezikuar qe ky problem te mos zgjidhet eshte per shume dekada. Kjo pasi problemet do te shtohen me nje rindarje te re te tokes, pasi ajo eshte ndare pjeserisht me ligjin 7501. Sidomos ne Veriun e Shqiperise, problemi I pronesise se tokes, eshte shume akut. Cdo dite, media te ndryshme, radio, televizione e gazeta, percjellin lajme per vrasje apo plagosje per ceshtje pronesie, madje edhe te individeve qe jane komshinj me njeri- tjetrin, por edhe te aferm me lidhje gjaku si vellezer apo kusherinj te pare. Rast tipik i konfliktit per pronen, eshte ai i ndodhur ne fshatin Gradec, ne mes fiseve Shabaj dhe Preçetaj, i cili ze fill ne vitin 2005. Shkak i fillimit te nje kalvari qe do te pasohej edhe me derdhje gjaku, eshte nje siperfaqe toke, te cilen e kane ngjitur me njeri- tjetrin dy fiset. Si pasoje e konfliktit te lindur per token, Naim Shabaj plagos me arme te ftohte Gjovalin Preçetaj me 16 tetor 2005, i cili nga plaget e marra rrezikoi seriozisht jeten. Por ky do te ishte vetem fillimi i nje konflikti te gjate ne mes fiseve Shabaj dhe Preçetaj. Me 4 nentor 2005, Gjovalini qellon me arme zjarri per hakmarrje dhe vret Naim Shabajn. Në shtator 2006 Gani Shabaj, kusheri i Naimit, qellon mbi nje femer te fisit Preçetaj dhe plagos ne kemben e majte Pashke Preçetaj, nusen e kusheririt te Ardian Preçetaj. Kryeplaku i fshatit, Luigj Broqi, ka deklaruar per gazeten “SHE” se ka bere perpjekje maksimale per te pajtuar keto dy fise, por pa sukses. Tashme pervec ceshtjeve te pronesise, eshte ne mes edhe gjaku i derdhur mes fiseve dhe nje histori e tille kercenon me jete nje numer te madh njerezish te fisit Preçetaj, duke filluar me Ardian Preçetaj, gruan Liljana dhe femijet Klaudio dhe Klara. Ardiani ka ardhur nga Amerika ne tetor te vitit 2007, ndersa familjen e ka siguruar ne Kanada. Por keto dite Ardiani ka qene pre e kercenimeve serioze per jeten. Nje histori vertete tragjike, shume e dhimbshme, e cila nuk dihet se kur mund te kete nje fund, nese do ta kete ndonjehere. Eshte nje nga qindra rastet qe pronesia per token, po e kthen ne ferr te vertete jeten e mijera shqiptareve, sidomos ne Veriun e Shqiperise, per vete traditat e egra, por edhe vete karakterin sanguin ne kesaj treve. Ne kushtet e pafuqise se shtetit dhe strukturave te tija per ta frenuar, mund te thuhet se tragjedia per familjen Preçetaj por edhe te tjera, fatkeqesisht po vazhdon…. Zef NIKA
Partitë e delijorgjëve dhe partitë që mungojnë
Në komentet e tragjedisë së Gërdecit u tha shpesh në ditët e para dhe po përsëritet edhe në debatet parlamentare këshilla “Mos e politizoni!”. Ishte një thirrje që i drejtohej nga mazhoranca përgjithësisht, por edhe nga gazetarë të ndryshëm, opozitës më së shumti, por edhe nga mediat. Dhe në ditët e para ato kështu bënë: e trajtuan ngjarjen sikur të bëhej fjalë për ndonjë fatkeqësi natyrore, nga ato që i tejkalojnë mundësitë dhe përgjegjësitë njerëzore. Rrahja e shpatullave të Berishës nga Edi Rama në shenjë solidariteti në fatkeqësi, ishte gjesti më kuptimplotë i këtij qëndrimi. Ndoshta ndikoi për këtë edhe lajmi i rremë, që nuk di a u përhap qëllimisht apo nga padija, sikur bëhej fjalë për vetëshpërthimin e municioneve të kohës së Enver Hoxhës në tunele/depo të vjetra të hapura qysh prej asaj kohe, dhe jo për shpërthimin e një fabrike çmontimi municionesh të vendosur vetëm disa muaj më parë në mes të një zone të banuar. Por edhe duke thënë “Mos e politizoni!”, nuk bëjmë gjë tjetër, veçse politikë. Por një politikë të gabuar, sipas mendimit tim. Sepse ngjarja e Gërdecit duhet politizuar dhe fort madje, por jo në kuptimin që i jepet sot kësaj shprehjeje, si instrumentalizim i rastit për të marrë pushtetin. Të instrumentalizosh Gërdecin do të thotë të bësh përsëri politikë të keqe, njëlloj si trajtimi si një ngjarje natyrore, e të përgatitësh Gërdeca të rinj. Tashmë jemi të neveritur me politikanë që instrumentalizojnë gabimet e fajet e rënda të kundërshtarit për të marrë pushtetin dhe pastaj i thellojnë ato. Kështu bënë socialistët, pasi morën pushtetin në 97-ën, kështu bëri edhe PD-ja, pasi mori pushtetin më 2005-ën. Prandaj tragjedia e Gërdecit, nëse vërtet duam të nxjerrim mësim prej saj, duhet politizuar, jo instrumentalizuar. Le të shpjegohem. Së pari, tragjedia e Gërdecit duhet të politizohet në kuptimin e ndërgjegjësimit për nevojën urgjente të ndryshimit të moralit të shoqërisë në përgjithësi dhe politikës në veçanti. “Kush e ndan moralin nga politika, nuk kupton asgjë nga të dyja”, – thotë Rusoi. Ashtu siç ndodh në tragjeditë e dramat e autorëve të mëdhenj, qoftë të antikitetit, qoftë modernë, Gërdeci është një ngjarje nga ato që i shtyn si aktorët, ashtu edhe spektatorët në një reflektim të thellë për aktet e tyre të mira apo të këqija, për shtysat e brendshme të këtyre akteve dhe për pasojat e atyre akteve gjithashtu. Ajo është nga ato tragjedi pra, që me tronditjen që krijojnë, shërbejnë për katarsis të shoqërisë. Ajo duhet të ndërgjegjësojë politikanët, shoqërinë civile, biznesmenët, qytetarët e thjeshtë, gazetarët, prokurorët, gjykatësit, të gjithë aktorët dhe spektatorët e kësaj drame, për atë që, dashur ose padashur, nga naiviteti apo nga babëzia, nga kriminaliteti apo papërgjegjshmëria, nga injoranca apo nga djallëzia, kanë ndërtuar si sistem të vlerave morale. Dhe jo vetëm kaq. Gërdeci duhet të bëhet pikë ngjizjeje e lëvizjeve të reja, në mbrojtje të të drejtave themelore të të gjithë njerëzve që jetojnë në shoqërinë tonë. Në historinë e njerëzimit, veçanërisht në kohët moderne, kemi shumë raste kur tragjeditë kanë shërbyer si moment ndërgjegjësimi për atë që njerëzit kanë gatuar me duart e tyre apo për çlirim nga kondicioni ku ata ndodhen. Meqenëse jemi në muajin mars, po sjell vetëm një shembull: dita e famshme e 8 Marsit, si ditë e lëvizjes për çlirimin e gruas, ka lindur pikërisht nga një tragjedi: ajo e djegies së disa grave në një fabrikë, ku shfrytëzoheshin në mënyrë çnjerëzore. Së dyti, Gërdeci duhet politizuar në aspektin politik: të ndryshimit të shtetit që kemi ndërtuar. Ka një prirje nga disa komentatorë për ta veçuar tragjedinë nga tërësia e kontekstit ku ka ndodhur. Për ta parë atë sikur të bëhet fjalë për një helmim e për gjetjen e shkaktarëve të këtij helmimi. Në fakt, nuk kemi të bëjmë me një helmim, kemi të bëjmë vetëm me njërën nga simptomat më virulente të gangrenës që na ka pushtuar tërë trupin. Gërdeci duhet të jetë momenti i ndërgjegjësimit jo thjesht racional, por edhe emocional, se ne kemi ndërtuar shtetin e Delijorgjëve dhe se ku na çon shteti i Delijorgjëve. Sot të gjithë pyesim: si mund të flinte i qetë Delijorgji dhe ata politikanë që kanë kontraktuar me të, ndërkohë që ishin në dijeni se paratë që fitonin e shpenzonin me salltanete e lukse, apo për të ndërtuar vila, u vinin nga puna prej skllavi e atyre njerëzve në Gërdec? Dhe çfarë pune, jo thjesht dhe vetëm e mundimshme fizikisht, por një punë që, nga çasti në çast, mund t’i hidhte në erë. Fakti që ata flinin të qetë, tregon shkallën e pandjeshmërisë e të papërgjegjshmërisë morale e politike që kemi arritur. Por ky përshkallëzim pandjeshmërie vjen pikërisht, sepse nuk bëhet fjalë për një helmim, por për simbiozën kohëgjatë me një gangrenë. Sepse pyetja që shtrojmë për gjumin e qetë të Delijorgjit është një pyetje që duhet të shtrohet edhe për ata që pasurohen me drogë, me prostitucion, duke abuzuar me tenderët publikë e me radhë e me radhë, shumica e të cilëve i kanë gjetur rrugët të shtruara nga zyrat e politikës, duke krijuar pak nga pak bindjen mbizotëruese se është krimi që qeveris sot vendin, se kemi ndërtuar një shtet që përfaqëson interesa të një grushti njerëzish që përdorin deri edhe forma të tilla, kaq kriminale, në kurriz të skllevërve që punojnë për ta. Duke reflektuar politikisht mbi këtë tragjedi, gjithashtu nuk mund të mos ngrihen pyetja: a i përfaqëson kush ata njerëz atje në Gërdec? Ishte simbolik fakti i dhënë në shtyp, se të vetmit të siguruar në atë kompani qenë Delijorgji dhe pak njerëz të tjerë. Edhe kjo është një akuzë për shtetin që kemi ndërtuar, por edhe për partitë që kemi sot në vendin tonë. Berisha tha në Parlament, se as nuk e dinte që ekzistonte Gërdeci. Skandal! Po ç’punë bën SHISH-u apo SHIU atëherë? Por në Parlament nuk dëgjuam as edhe një opozitar të thoshte se e dinte që ekzistonte Gërdeci dhe se kishte ngritur zërin për atë që kishte ndodhur aty në emër të mbrojtjes së interesave të atyre gjynahqarëve. Për fat të keq, as edhe mediat nuk e dinin se ekzistonte Gërdeci. Njëlloj si në kohën e piramidave, apo jo? A është kjo rastësi? Sipas meje, jo. Ashtu sikurse nuk është rastësi edhe heshtja e disa mediave dhe e gazetarëve që e kanë ditur që prej tre-katër muajsh se aty zhvillohej një trafik armësh korruptiv, për miliona që iknin nga xhepi i shtetit në xhepat e disa individëve. Kjo vjen ngase ne kemi disa parti që janë të tëra parti të Delijorgjëve, që financohen nga Delijorgjët, kurse partia që duhet të përfaqësojë interesat e atyre njerëzve mungon. Ashtu sikurse mungon edhe një parti që të mbrojë interesat e pronarëve të vjetër, siç pretendon se është partia e Mediut. Pronat sot në Shqipëri i kanë marrë (apo grabitur) jo pronarët e vjetër, por Delijorgjët që kanë bashkëpunuar me politikën në njërin krah apo tjetrin. Ishte shumë domethënës fakti që një pjesë e mirë e njerëzve të Gërdecit thonë edhe ata: “Nuk duam politikë, duam vetëm të na shpërblejnë”, ashtu sikurse në 97-ën mbizotëronte thirrja: “Duam paret tona”. Janë njerëz që, edhe pas njëmbëdhjetë vjetësh nga ajo tragjedi, nuk kanë fituar ende ndërgjegjen e tyre politike. Në një shoqëri të emancipuar e të ndërgjegjësuar ajo fabrikë nuk do të vendosej kurrsesi, sepse njerëzit përreth do të ngriheshin e do të protestonin. Kurse masa amorfe e skllevërve e lënë pa informim dhe pa përfaqësim, vetëm ka pranuar gjithçka me nënshtrimin e atyre që e shohin shtetin jo si të tyrin, por si një fuqi të huaj, pushtuese, së cilës vetëm duhet t’i tremben e nënshtrohen. Dhe kjo ka një shkak. Ndërgjegjja nuk fitohet ashtu vetvetiu. Atë duhet ta artikulojë dikush, t’ua transmetojë me fjalë, por edhe me veprat që ngjallin pastaj besimin. Si mund të besojnë ata tek politikanët, kur dëgjojnë ministrin e Shëndetësisë që, pas 17 vjetësh, mburret se qeveria paska marrë të gjitha masat për të dërguar jashtë shtetit të aksidentuarit rëndë. Po si ka mundësi që Shqipëria nuk bëka dot ende pas 17 vjetësh një spital si të Janinës? Ku kanë shkuar tërë ato para që janë investuar nga të huajt për shëndetësinë shqiptare, se nuk po flasim për taksat që duhet t’u merreshin Delijorgjëve. Në xhepat e Delijorgjëve dhe politikanëve të lidhur me ta sigurisht, që nuk kanë nevojë të shkojnë në spitalet shqiptare, sepse mund të paguajnë çdo lloj shërbimi në spitalet e huaj. Ja pse Gërdeci duhet politizuar edhe në kuptimin e lindjes së partisë opozitare me partitë e Delijorgjëve. Së fundi, tragjedia e Gërdecit duhet politizuar në kuptimin e ushtrimit të presionit shoqëror e mediatik për ndryshimin e drejtësisë, për kalimin nga një drejtësi në duart e partive të Delijorgjëve në një drejtësi që varet nga ligji dhe e drejta. Ngjarje të tilla janë shumë të rëndësishme për të vënë në provë e për të kalitur drejtësinë, shumë më të rëndësishme sesa reformat e partive të Delijorgjëve. Sikurse po del qartë e shpresojmë të dalë erdhe më qartë, Delijorgji, me gjithë precedentët e tij kriminalë të njohur, ka pasur një vazhdimësi aktiviteti si në kohën e socialistëve, ashtu edhe të demokratëve. Drejtësia, edhe në sajë të tragjizmit të kësaj ngjarjeje, sot ka një mundësi historike për të reflektuar më së pari për përgjegjësitë e saj, por edhe për të hetuar gjithçka jashtë pushtetit e presioneve të partive të Delijorgjëve. Duhet ta ndihmojë për këtë ushtrimi i presionit shoqëror, politik e mediatik, që nuk duhet të reshtë që ajo t’i shkojë deri në fund të vërtetës dhe të drejtës. Sikur të ndodhte kjo, do të bënim një hap të madh përpara për kalimin nga shteti i Delijorgjëve, në shtetin e së drejtës. Nga Fatos Lubonja
Nënë Tereza, e përdorura. Kombi në nevojë për krenari e zhvendos gjithë besimin e tij në një shenjtore.
Shumë shqiptarë, me sa duket, ia kishin nevojën një figure si ajo e Nënë Terezës gjatë viteve ’90-të. Të njohur nëpër bote më shumë si emigrante ekonomikë, arratisur nga varfëria e Shqipërisë dhe si refugjatë politikë në arrati nga persekutimi serb në Kosovë, shqiptarët gjetën tek personi, besimi, statusi “celebrity” dhe bamirësia e Nënë Terezës një burim të pafund krenarie dhe frymëzimi Ata ndjenin se ajo, ne njëfarë mënyre, riparoi dinjitetin e tyre të dëmtuar. Përmes saj shqiptarët mund t’i tregonin botës se ata nuk duhet të gjykohen vetëm në bazë të varfërisë së tyre; se megjithëse të varfër ata janë, gjithashtu, njerëz gjerësisht shpirtërorë dhe humanistë të cilët “mund të prodhojnë figura frymëzuese të staturës botërore”. Por, ndërsa krenaria që shqiptarët e zakonshëm ndjenin për Nënën Terezën përgjatë fund viteve ‘80-të dhe 90-të ishte sa shelbuese aq dhe e sinqertë, interesi i fortë i treguar nga qarqe të ndryshme shqiptare ishte qartësisht i motivuar nga qëllime politike, nacionaliste dhe fetare. Vëmendja e përshkallëzuar që shqiptarët filluan të tregonin për bashkatdhetaren e tyre të famshme, veçanërisht pas vizitës së saj në Tiranë në vitin 1989, u mor shënim nga disa studiues perëndimorë të Nënë Terezës. “Pa kaluar një vit nga vizita e saj,” thote Emma Johnsosn “ajo u kthye në hero kombëtar në Shqipëri, lëvduar si nga të krishterët ashtu dhe nga myslimanët, duke u shfaqur ne pullat postare dhe në librat e historisë.” “Historia e dashurisë” së Shqipërisë me Nënë Terezën, paradoksalisht, nisi në fund të viteve ‘80-të nga udhëheqësit ateistë të vendit. Me sa duket, Nënë Tereza qe përpjekur disa herë qprej fillimviteve ‘60-të e në vazhdim për të marrë leje nga qeveria shqiptare për të vizituar vendin. Kërkesat e saj, sidoqofte, u refuzuan çdo herë sepse thuhet se udhëheqësi komunist Enver Hoxha këmbënguli për ta mbajtur larg. Pas vdekjes se Hoxhës në vitin ‘85, pasardhësi i tij, Ramiz Alia, gradualisht, e ndryshoi qëndrimin zyrtar, prej kohësh negativ, kundrejt saj, sepse, ai besonte se qeveria e tij mund të përfitonte duke u treguar miqësore me murgeshën. Duke e lejuar atë të vizitonte Shqipërinë në vitin 1989, udhëheqësi i ri komunist i vendit donte të sinjalizonte Perëndimin se, megjithëse ishte paracaktuar në post nga një paraardhës ateist, ai ishte në gjendje dhe i gatshëm për ta drejtuar Shqipërinë në një kurs krejtësisht të ri me liri politike dhe tolerancë ndaj feve. Pas vizitës se Nënë Terezës në vitin 1989 të gjithë politikanët shqiptarë-ata në pushtet dhe ata që po përpiqeshin të vinin në pushtet- qenë të gatshëm për të bërë publike sa herë të mundeshin adhurimin e tyre të madh për “patriotin” e sapozbuluar dhe, bënin mos për ta nderuar atë. Një dekret presidencial i vitit 1992 i dha Nënë Terezës pasaportë diplomatike shqiptare. Komunisti i shndërruar në president demokratik, Ramiz Alia, krijoi çmimin “Nënë Tereza” i cili u jepej humanistëve dhe bamirësve te njohur. Më 27 nëntor 1996, një tjetër president shqiptar, Sali Berisha, i dha Nënë Terezës dekoraten “Nderi i Kombit”. Qeveria shqiptare shpalli tri ditë zie kombëtare kur murgesha vdiq më 5 shtator të vitit 1997. Pak pas funeralit të saj, aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit iu dha emri “Nënë Tereza” dhe, në Tiranë spitali qendror dhe një prej shesheve kryesore, gjithashtu, u pagëzuan më të njëjtin emër. Lartësimi i murgeshës prej shqiptarëve, pothuajse u kthye në mani kombëtare në muajt para lumnimit të saj në vitin 2003. Qeveria shqiptare ngriti një “komision special” kryesuar nga një ministër për organizimin e veprimtarive para dhe pas lumnimit. Aktivitete të publikuara me tepri rreth Nënë Terezës-konferenca, simpoziume, ekspozita, dokumentarë dhe filma, promovime albumesh dhe koncerte mbaheshin ngado. Shqiptarët, veçanërisht ata të fesë katolike, qenë në ankth për të marrë vesh se ku donte të varrosej Nënë Tereza që në çastin kur ajo u bë ndërkombëtarisht e famshme. Shumë shqiptarë të njohur me banim jashtë vendit publikisht kanë shprehur dëshirën e tyre për tu varrosur në Shqipëri. Por, Nënë Tereza, me sa duket, nuk ishte një prej tyre. Vendimi i saj për të mos u varrosur në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni u pa nga disa prej bashkëatdhetarëve të saj në Ballkan si “jopatriotike”. Ndërsa zgjedhja prej Nënë Terezës e Kalkutës si vend për varr ishte një tjetër testament i lidhjes së saj me njerëzit e qytetit dhe të Indisë që ajo donte palëkundshëm dhe së cilës i shërbeu për pothuajse 70 vjet. Arsyeja kryesore se pse ajo vendoi të varrosej këtu, lidhej së pari me misionin e saj të përjetshëm në shërbim të Krishtit. Pavarësisht asaj se Krishtërimi mund të hedhë rrënjë në Indi ose jo, varri i Nënë Terezës ka gjasa të mbetet për një kohë të gjatë një vend i shenjtë për të krishterët, posaçërisht katolikët, në mbarë botën, një outpost që vazhdimisht do të ftojë e frymëzojë ndjekës të devotshëm të Krishtit të cilët do vazhdojnë t’i shpërndajnë mësimet e Tij aty dhe në pjesë të tjera të botës. Fakti se Nënë Tereza vendosi të mos varrosej në Kosovë, vendlindja e prindërve të saj, apo në Shkup, qyteti i saj i lindjes, tregon se ajo, me sa duket, nuk kishte për qëllim të bëhej një tjetër mollë sherri ndërmjet shqiptarëve, serbëve dhe sllavëve maqedonas. Varri i saj në Kosovë apo Maqedoni do të shihej nga fanatikët serbë dhe maqedonas si Mekë e patriotizmit shqiptar. Nënë Tereza ende lartohet nga shqiptarë te zakonshëm të të gjitha feve, por entuziazmi me të cilin politikanët shqiptarë folën rreth saj në publik në prag të lumnimit të saj në tetor të vitit 2003, u fashit konsiderueshëm një vit më vonë. Në përvjetorin e parë të lumnimit të saj, shume shqiptarë kishin harruar se 19 tetori duhet të ishte festë kombëtare. Por, shpejt u kuptua se ata nuk ishin me qëllim të parespekt. Qeveria shqiptare, me sa duket, thjeshtë, kishte dështuar t’i lajmëronte njerëzit rreth domethënies së kësaj date të shënuar. Ky gabim, sigurisht, nuk i shpëtoi vëmendjes të disa politikanëve opozitarë që e përdorën për të marrë pikë për partitë e tyre. Autoritetet shqiptare, për çudi, ngurruan për të organizuar ndonjë feste publike për të përmbyllur çka ishte lajmëruar me shumë zhurmë dhe ngazëllim mediatik 12 muaj më parë si “Viti i Nënë Terezës”. Disa gazeta të përditshme shqiptare botuan komente therëse rreth mungesës së dukshmë të interesit të politikanëve shqiptarë për të marrë pjesë në ndonjë ceremoni kushtuar shenjtit të kombit më 19 tetor 2004, ndërkohë që një vit më parë ata-miq e armiq njëlloj-u dyndën në turma për në Vatikan për të marrë pjesë në ceremoninë e lumnimit. Media shqiptare, gjithashtu, shprehu pakënaqësi e, madje, edhe zemërim se një vit pas lumnimit qeveria shqiptare nuk kishte vendosur ende ku të ngrinte një monument kushtuar Nënë Terezës. Statuja, më në fund, u shpalua më 9 dhjetor 2004 në prani të jo më pak se gjashtë presidentëve ballkanikë dhe kryeministrit të Norvegjisë. Ashtu si politikanët shqiptarë, Kisha Katolike është duke e përdorur figurën e Nënë Terezës për qëllimet e saj. Krerët e Kishës, me sa duket, besojnë se motra e shenjtëruar mund të jetë shumë e nevojshme në sjelljen e institucionit më afër, jo vetëm katolikëve, por edhe njerëzve të feve të tjera. Një mënyrë efektive e të bërit të kësaj është mëshimi i vazhdueshëm mbi “përkushtimin” e murgeshës ndaj Shqipërisë. Kur arqipeshkvi shqiptar Rrok Mirdita u kthye nga varrimi i murgeshës në Kalkutë në shtator të vitit 1997, ai solli me vete një qilim të cilin ia patën dhuruar gratë shqiptare si dhuratë kur Nënë Tereza vizitoi Shqipërinë në vitin 1989. Na u tha se Nënë Tereza lutej në këtë qilim deri ne çastin e fundit të jetës. Ky qilim talismanik që është vendosur ne Katedralen e Shën Palit në Tiranë shihet nga disa prej adhuruesve të Nënë Terezës si shenjë se ajo gjithmonë pat qenë një “atdhetare e konfirmuar”. Edhe para 2003-it kur gazeta shqiptare e Shkupit “Fakti” botoi lajmin e përpjekjeve të Maqedonisë për të “uzurpuar” Nënë Terezën përmes propozimit të statujës “bija e Maqedonisë”, media ballkanike u vu në krye të një fushate të egër për të “drejtën ekskluzive” mbi figurën e Nënë Terezës. Veçanërisht media shqiptare përgjatë viteve ‘90-të u tregua e gatshme ta paraqiste Nënë Terezën si një figurë ekskluzivisht shqiptare. Shume gazeta, radio dhe kanale televizive dhe website-s duket se punonin në të njëtën linjë me politikanët shqiptarë dhe Kishen Katolike Shqiptare, veçanërisht nga shtatori i vitit 1997 deri në tetor të 2003, për t’i mëshuar asaj se ç’patriote e jashtëzakonshme kishte qenë Nënë Tereza përgjatë jetës së saj. Të gatshme për të publikuar histori sensacionale dhe në përpjekje për ta afruar Nënë Terezën me publikun shqiptar, shumë prej të përditshmeve shqiptare ishin gati për të botuar çdo letër të shkruar nga murgesha ku flitej për Shqipërinë. Nënë Tereza predikoi paqe, mirëkuptim, tolerancë dhe mëshirë në Indi dhe në krejt botën gjatë pjesës më të madhe të shek. 20, por ajo me sa duket nuk mundi të injektonte të njëjtin shpirt në Ballkanin ku u lind. Në sherrin e hidhur rreth “grupit të gjakut” disa shqiptarë dhe maqedonas treguan sa intolerantë janë. Në përpjekjet e tyre për ta bërë të vetën atë, apo për të sfiduar “të drejtën e autorit” të palës tjetër, atyre u shpëtoi një mundësi unike për të festuar e përkujtuar bashkë jetën, punën dhe trashëgiminë e bashkëqytetares së tyre botërisht të njohur. Të vetmes figurë botërore të shekullit të njëzetë të dalë nga Ballkani që paraqet këtë rajon tradicionalisht të trazuar në një formë të re dhe premtuese. Marre nga gazeta angleze “Birmingham Post” qe ka botuar pjese te edituara te librit te Gezim Alpionit “Mother Teresa: Saint or Celebrity? publikuar nga Routledge, 2006
Konsulli Stefano Marguccio- “Qytetar Nderi” i Shkodres Diplomati italian viziton edhe Televizionin “TV1 Channel” Ka marre zyrtarisht detyren e konsullit te Republikes se Italise ne Shkoder me 6 nentor 2006 dhe tashme, pa kaluar nje vit e gjysem ne kete post, ai nderohet me titullin “Qytetar Nderi” nga Keshilli Bashkiak i qytetit me te madh verior. Diplomati italian Stefano Marguccio po thyen te gjitha rekordet edhe te paraardhesve te tij ne kete detyre te rendesishme. Eshte e vertete se konsujt e Italise ne Shkoder, Stefano Deleo dhe Roberto Orlando kane marre titullin e larte “Qyterar Nderi”, por ne perfundim te sherbimit te tyre diplomatik. Ndersa Marguccio arrin qe brenda nje kohe te shkurter, te binde keshilltaret bashkiake me aktivitetin e tij, me perpjekjet e tij per thellimin e marredhenieve tradicionalisht te mira ne mes Shkodres e Italise, por edhe prezantimin me sukses te institucioneve lokale ne institucionet homologe italiane. Ne fakt ka qene nje propozim i 25 keshilltareve bashkiake, duke e kthyer krejtesisht ne formalitet votimin ne Keshill, ku mjaftojnin vetem 23 vota. Vlen te permendet se propozimi per konsullin Marguccio ka ardhur nga te gjitha grupet politike ne Keshillin Bashkiak te qytetit, te cilat ne unison vleresojne kontributin e tij por edhe te Italise per qytetin e Shkodres. Keshilltaret Ilir Kuka, Xhemal Bushati, Teuta Bala, Suzana Golemi, Namik Kamberi, Rudolf Rasha, Agim Erkoci, Nik Kodra, Ndue Dodaj, Ferdi Fani, Avenir Derraj, Ndue Maracaj, Mehill Prroni, Bardhyl Lohja, Artan Haxhi etj., jane nder mbeshtetesit e propozimit per konsullin Marguccio, duke treguar se qyteti di te vleresoje pa asnje lloj ngjyrimi edhe kontribuesit e huaj, vacanarisht ata italiane. Mjaft kuptimplote jane edhe arsye qe mbeshtesin propozimin ne fjale. Sipas keshilltareve, diplomati Italian vleresohet per prezantimin me sukses te institucioneve lokale te qytetit te Shkodres ne institucionet homologe italiane si dhe per mbeshtetjen e vazhdueshme per forcimin e bashkepunimit ndermjet tyre; per prezantimin me sukses te realitetit territorial, mundesive te berjes bisnes si dhe te lehtesimit te procedures se levizjes se lire per zhvillimin e bisnesit me Italine; per prezantimin me sukses prane donatoreve te rendesise se ndertimit te segmentit rrugor Shkoder- Hani I Hotit aid he nderthurjen e vendimeve te pushtetit vendor me donatorin; per lehtesimin qe i ka bere punes ne Konsullate per shpejtimin e procedures se dhenies se vizave. Per te gjitha keto, jo vetem keshilltaret por edhe pjesa derrmuese e qytetareve shkodrane, jane te mendimit qe konsulli i Italise Stefano Marguccio, e meriton plotesisht titullin “Qytetar Nderi” i Shkodres.
*** Ishte menduar qe takimi ne zhvillohej ne mjediset e Konsullates se Italise ne Shkoder, por me deshiren e konsullit Stefano Marguccio, drejtori i TV1 Channel Besi Bekteshi i ka rezervuar nje pritje ne mjediset e televizionit. Takimi eshte pershkuar nga notat e kortezise, por edhe te nje panorame te aktivitetit te TV1 Channel, te cilen ia ka rezervuar diplomatit italian drejtori Bekteshi. Njekohesisht, permes ekspozese se titullarit te institucionit, Marguccio eshte njohur edhe me gjendjen e medias ne pergjithesi ne Veri te vendit si dhe jane shkembyer mendime e opinione. Bekteshi ka paraqitur opsionet e tij dhe kerkesen per nje bashkepunim akoma me te frytshem me konsullaten e shtetit mik te Italise, ndersa konsulli Marguccio ka shprehur gatishmerine dhe ndjeshmerine e madhe ne drejtim te forcimit te marredhenieve, vazhdimisht te vleresuara. Nga ana e tij, kreu i diplomacise italiane ne Veriun e Shqiperise, duke marre fjalen ka folur per rendesine e intergimit te vendit dhe Shkodres ne vecanti, ndersa drejtori Bekteshi ka evidentuar deshiren e madhe te shqiptareve e shkodraneve ne kete drejtim te natyrshem dhe te pakthyeshem qe vendi yne ka marre. Teme tjeter e trajtuar, ka qene edhe marreveshja per lehtesimin e rregjimit te vizave, ku gazetaret tashme jane nje nga kategorite me te privilegjuara. Pas bashkebisedimit ne zyren e drejtorit Bekteshi, konsulli Marguccio ka para nga afer mjediset e Televizionit, ku eshte takuar edhe me disa punonjes te tij. Gjate ketij turi, diplomati italian ka vizituar edhe disa nga studiot e emisioneve te TV1 Channel, duke shprehur interesim per futjen e teknologjise me te fundit digjitale nga ky televizion. Marguccio ka shprehur vleresime pozitive per investimin serioz, punen e bere dhe stafin e televizionit. Takimi i zhvilluar ne mjediset e TV1 Channel, mund te konsiderohet si pikenisje e nje bashkepunimi edhe me te ngushte se deri tani ne interesin reciprok por edhe te komunitetit te rajonit tone. Kush eshte konsulli Marguccio Stefano Marguccio ka lindur në Milano, më 10.4.1975. Eshte diplomuar në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Milano-s. Eshte diplomuar në të Drejtat e Krahasuara në Universitetin Renèe Schumann në Strasburg. Më 2001 mbron një Master në Menaxhimin e Sektorit Publik pranë Shkollës për Drejtimin e Sipërmarrjeve në Universitetin “Bocconi” në Milano. Mbas shumë eskperiencash në sektorin privat dhe publik hyn dhe bëhet pjesë e Trupit Diplomatik në vitin 2004. Si Sekretar Legate më 2005 caktohet në Zyrën e Shtypit në Ministrinë e Jashtme të Italisë e më pas në Zyrën e I-rë pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Vendet Aziatike, të Oqeanisë dhe Paqsorit. Merr detyrën e Konsullit te Republikes se Italise në Shkodër më 6 nëntor 2006.
Prononcim për shtyp Drejtuar: Bordit drejtues të Gazetës “Shqipëria Etnike”, Shkodër Të nderuar Zotërinj! Me indinjatë të thellë shprehim shqetësimin maksimal për të pavërtetat dashakeqe, që ju keni botuar në GAZETËN TUAJ, për imazhin e Grupit “COTONELLA”, përfaqësuar nga nd/ja “Shqipëria Trikot” sh.p.k. dhe drejtuesit e saj. Nuk marrin përsipër të vlerësojnë aktivitetin e Grupit “COTONELLA” spa në tërësi, por vlerësojmë me përgjegjësi qytetare, që janë shpifje të pakuptimta, dashakeqe, të gjitha ato që Ju botoni e që kanë të bëjnë me marrëdhënjet e shfrytëzimit, diskriminimit apo dhënies së rrushfeteve, që jeni munduar të paraqisni në artikujt tuaj. Asgjë s’është e vërtetë. Deklarojmë se që nga dita e parë e lidhjes së kontratës me nd/jen SHTR sh.p.k. ka pasur vetëm korrektësi në pagesa, kërkesë të vazhdueshme nga ana e Tyre për zbatimin maksimal dhe trajtimit ligjor të punonjësve. Theksojmë se është realiteti i vetëm Shkodran, se që nga fillimi i punës nuk ka pasur asnjë problem, por vetëm rritje e bashkëpunim, ç’ka është reflektuar dhe në aktivitetin dhe të ardhurat Tona pozitive. Të nderuar botues dhe Ju inspirues dashakeqës! Ju sigurojmë se Ju nga mosnjohja ose mosdashja të njihni këtë realitet, përpiqeni të hidhni vrer mbi një aktivitet shumë të suksesshëm, por nuk mundeni dhe njëkohësisht nuk është e drejtë. Dëshirojmë që Prononcimin Tonë, ta botoni në gazetën Tuaj dhe në faqen e internetit, si një gjest reflektimi pozitiv.
Me respekt “Shqipëria Trikot” sh.p.k., “Rubin” sh.p.k., “Madish” sh.p.k., “Bella Confex” sh.p.k., “Laurus” sh.p.k., “Melgushi” sh.p.k., “Idea-Trikot” sh.p.k.
Gjergj Leqejza – Administrator Ema Thani – Drejtore prodhimi Gjovalin Shtjefni – Administrator Aleksandër Leqejza – Administrator Keti Bazhdari – Administratore Lekë Thani – Administrator Fred Melgushi – Administrator Majlinda Popoviq – Përgjegjëse administrate Kledi Çekrezi – Ekonomist Mirela Gerdoçi – Shefe Prodhimi Blendi Martini – Përgj. Logjistike Gjergj Shllaku – Magazinier Rabie Bushati – Punëtore Dorian Sala – Magazinier Suzana Nurja – Përgj. Kontroll. Cilësie Valbona Peku – Supervizore Bukurie Dushi – Supervizore Nevila Kastrati – Kon. cilësie Renata Guli – Kon. cilësie Suela Jakupi – Supervizore Tomozin Beltoja – Mekanik Filip Çapeli – Mekanik
SQARIM PER LEXUESIT E “SHE”
Te nderuar lexues te gazetes “Shqiperia Etnike”! E ndjejme per detyre morale dhe profesionale ndaj jush, t’ju sqarojme ne lidhje me shkresen e dyte te rradhes te ardhur ne redaksine tone nga kompania “COTONELLA”. Per hir te parimeve tona te shenjta profesionale, ne e botuam kete leter sic kemi bere edhe me heret me drejtuesit vendore apo qendrore te kompanise “Cotonella”. Sic edhe ju e keni konstatuar numer pas numri, ne faqet e “Shqiperise Etnike” jane trajtuar probleme te shumta, mes te cilave edhe ato qe lidhen me bisnesin shqiptar. Ne kete kuader, kemi kerkuar te hedhim drite apo te investigojme edhe per anet e erreta dhe pak transparente qe me qellim apo pa qellim, disa bisnese apo bisnesmene nuk deshirojne ti bejne publike. Ne letren e rradhes te ardhur nga “Cotonella”, e cila firmoset nga nje numr i madh drejtuesish por edhe punonjesish te thjeshte te “laboratoreve”, jane trajtuar disa ceshtje te cilat asnjehere dhe ne asnje numer nuk i keni trajtuar, pasi nuk lidhen me qellimin qe ne i kemi vene vetes: transparence ne emer te lexuesve por edhe ligjit! Nuk na intereson ne si gazete, por as edhe lexuesve tane te shumte ne mbare globin nese “Cotonella” “ka patur vetem korrektese ne pagesa”, “krijim te kushteve normale te punes dhe trajtimit ligjor te punonjesve” etj.,etj., etj. Ne kete drejtim, jemi te bindur se “nga fillimi i punes nuk ka patur asnje problem, por vetem rritje e bashkepunim, cka eshte reflektuar dhe ne aktivitetin dhe te aurdhrat tuaja pozitive”. Nuk hedhim dyshime te asnje natyre ne kete drejtim, nisur nga fakti se interesat e punonjesve tuaj natyrshem i mbron apo duhet ti mbroje ndonje Sindikate, edhe pse publikisht individe qe flisnin ne emer te “COTONELLA”- s, kane thene se ofrojme kushtet me te mira te punes e pageses, por grate e vajzat e Shkodres nuk vijne te punesohen!? Madje, kane arritur deri atje sa te paralajmerojne edhe ardhjen ne shkoder te 2000 kinezeve per tu punesuar ne bisnes- laboratoret e “COTONELLA”-s. “Marredheniet e shfrytezimit, diskriminimit apo dhenies se rrushfeteve”, jane kompetence e organeve te specializuara te shtetit duke filluar nga Zyra e Punes, Inspektoriati i Punes, Tatim- Taksat, SHISH-i etj, ku nuk kemi deshire te perfshihemi, pasi nese nuk jane ne levizje deri tani, nuk eshte problem i yni, edhe pse i nxisim te veprojne ne baze te ligjeve dhe vetem ligjeve te shtetit shqiptar. Te nderuar lexues te gazetes “SHE”! E ndjeme per detyre te bejme kete sqarim per ju, nisur nga besnikeria dhe mbeshtetja qe na keni dhene gjate 8 viteve te egzistences sone ne tregun mediatik shqiptar. Ju sigurojme se si deri tani, do te jemi te hapur per te botuar cdo mendim ndryshe apo alternativ, por qe i referohet asaj cfare ne, bashkepunetoret tane apo edhe qytetare te thjeshte brenda dhe jashte Shqiperise, kane paraqitur mbeshtetur ne fakte konkrete ne numrat e kesaj gazete. Kjo vlen edhe per kompanine “COTONELLA”, e cila eshte e mirepritur te sjelle fakte apo kunderfakte dhe jo te dergoje letra jashte etikes qytetare, thjeshte sa per te qene e pranishme ne faqet e gazetes “Shqiperia Etnike”. REDAKSIA
Për ata që “qeshen gjithmonë me Shtetin shqiptar”
Patriotizmi nuk matet me kut, pse zakonisht gjanat që maten nxirren edhe në pazar. Patriotë ka Kosova por ka edhe Shqipnija, e ata që qeshen me Shqipninë janë tallë edhe me Kosovën. Në vitet e komunizmit, nën pretekstin e patriotizmit, shumë kosovarë ngashnjeheshin për Enver Hoxhën, bile nji pjese e tyne pati guximin me ardhë edhe në Shqipni, e nji pjese jo e vogël përfundoi në burgje dhe internime. E megjithatë nuk pati intelektualë kosovarë, përveç «kolaboracionistave» të Luftës së Dytë Botnore, që të dënonin haptas dhe me za të naltë regjimin antikombtar të Enver Hoxhës. Shqiptarët që kishin rast me vizitue Kosovën në fillimet e viteve ’90 ndjenin neveri kur shihnin fotot e Enver Hoxhës të varuna në muret e shumë kullave kosovare. Mjerisht ato foto kanë lanë gjurmë e danga në shumë zemra e kjo gja herë mbas here duket krejt qartë. Po të mendojmë se qe E. Hoxha ai që i shiti Kosovën Titos do ta kuptojmë sesa turp përbanin ato foto. Aq ma tepër që shqiptarët kaluen disa dekada të idhta nën diktaturën e Hoxhës. Nji pjesë e intelektualve kosovarë ishin nën influencën pasive apo aktive të Beogradit dhe të organeve të tija, nji pjesë tjetër nën atë të Tiranës dhe vetëm nji pjesë e vogël ishin kundër të dyja tiranive. Ata që duhet të «qesheshin» me Shtetin shqiptar në kohën kur komandonte E. Hoxha nuk qeshën, por thjesht buzëqeshen dhe i dërguen karajfila të kuq për 1 Maj. Ata që duhet të denonconin diktaturën e E. Hoxhës, nuk e bane nji gja të tillë e ky qe shkaku që nji pjesë e shqiptarëve e humbi besimin në ta. Ma i madh intelektual dhe njeri i politikës kosovare, Ibrahim Rugova, nuk qeshej me Shtetin shqiptar pse ai pat dijtë me gjetë tek ai Shtet nji aleat të përpjekjeve të veta politike. Substancialisht ata që qeshen sot janë ata që i qeshnin dje diktatorit Hoxha, pse njeriu që qesh asht njeri pa kohë, mbasi nuk ka shprehje tjetër ma inteligjente. Çeshtja shqiptare ka patriotë gjithkund: në Labëri, në Devoll, në Dibër e Malci të Madhe, mbasi patriotizmi nuk asht monopol i asnji krahine apo treve dhe nuk matet me debate televizive dhe me artikuj gazetash. Patriotizmi jeton ndër vepra dhe shqiptarët e treguen veten gjatë luftës së Kosovës sesa patriotë ishin. Ata pritën vëlleznit kosovarë, ndihmuen luftën me të gjitha mjetet (e ligjshme e të paligjshme), u banë bazë për forcat e NATO-s, shkuen vullnetarë me luftue në Kosovë. Ata që qeshen gjithmonë janë njerëz pa shprehi reflektive e nji shprehje e vjetër latine thotë: risus abundat in ore stultorum. Por s’e kemi edhe aq me qeshjen e cila pasqyron vetitë personale të secilit. Problemi asht se këtu po qeshet me Shtetin shqiptar dhe kjo gja nuk duhet t’i pëlqejë asnji shqiptari që kupton dallimin mes Shtetit dhe politikës. Për ata që nuk kanë qenë kurrë Shtet nuk asht e thjeshtë me e kuptue dallimin mes Shtetit dhe politikës, dhe për rrjedhojë nuk e kuptojnë se me u qeshë me Shtetin shqiptar domethanë me u qeshë me të gjithë shqiptarët: pa përjashtim feje, krahine, gjatësia, përkatësia gjinore dhe klasore. Pra, kemi nji individ që e sheh veten aq nalt sa me u qeshë me të gjithë shqiptarët! Për me qenë aq nalt duhet së paku me qenë kaluer në kalë të Skënderbeut apo i ulun në nji kuvend me ideologët e Rilindjes… por, jo-nuk kemi asgja të këtillë, por vetëm nji shkrues anonim që përzien mnershëm nji gjoja standard me nji gegnishte dialektale tue u mundue me qeshë me Shtetin shqiptar. Në qoftë se ndaj çeshtjes së Kosovës ka pasë mangësina, faje, paaftësina ato duhen t’i atribuohen politikës shqiptare dhe asaj kosovare. Përgjegjësít e këtyne fajeve kanë emna dhe mbiemna: ata janë ministra të jashtëm dhe politikanë, akademikë dhe gazetarë. Me përmend fajet dhe me numrue të zezat pa pasë guximin dhe inteligjencën me caktue edhe fajtorët me emën dhe mbiemën asht mungesë e theksueme vitaminash karakteriale. Fajtorë janë disa politikanë dhe jo Shteti si strukturë sovrane dhe si instrument funksional i përbashkët i të gjithë shqiptarëve, që mban monopolin e pushtetit dhe të së drejtës dhe ka për qëllimin zhvillimin dhe përparimin e individit mbrenda shoqnisë së cilës ai i përket. Si mund të ndërtohet e ardhmja, si mund të kthehet fleta e historisë kur nuk dijmë me dallue Shtetin prej politikës. Por në anën tjetër nji pjesë e madhe e atyne që janë rritë nën Shtetin komunist shqiptar apo nën drzhaven e Titos nuk kanë faj, pse janë âjë aq fort me ideologjinë tjetërsuese që identifikonte Shtetin me partinë politike sa që sot fajet e partive ja hedhin në shpinë Shtetit. Kjo logjikë ka shty nji pjesë jo të vogël të shqiptarëve në 1997 që tue u nisë prej mënish politike me djegë Shtetin shqiptar dhe me e vorfnue atë, e kjo logjikë asht logjika e thjeshtë e vandalëve: ajo që din vetëm me shpërbâ por që s’din me bâ asgja pozitive. Ardian NDRECA
Shkurte Rushet Ara, mësuesja që do kujtohet
Bijë e nderuar dukagjinase, shkëndija e parë e mësuesisë dhe emancipimit të krahinës. Kohët e fundit ndahet nga jeta 72-vjeçarja Shkurte Ara, duke lënë në pikëllim të thellë familjen, të afërmit e shoqërinë. Lindi në Lekaj, Dukagjin, e martuar në Shosh, me banim Breglumi, Koplik e vitet e fundit në qytetin e Shkodrës. Vdekja e parakohshme e babait të saj e la këtë, tre vëllezër e tre motra jetimë e në gjendje të rëndë jetese. Nëna e saj burrërore me përkushtim përballoi me nder përkujdesjen e rritjen e tyre. I pari, vëllai Zefi iu bë krah e me radhë Shkurta, Kola e Nikolla e motrat e tyre. Në vitin 1946, në Xhan të Pultit, hapet konvikti i parë i krahinës për fëmijët jetimë e me vështirësi ekonomike, ku përfshihet edhe Shkurta. Më vonë në Theth prej nga trasferohet ky konvikt, duke përfunduar në Shkodër (konvikti Tomë Kola në të cilin marrin pjesë më gjërësisht djem e vajza të Malësisë, duke u pajisur me arsimin 7-vjeçar. Disa prej tyre vazhduan shkollën e mesme apo të lartë; ndërsa të tjerë, më të rritur e me përparim në mësime u emruan mësues në fshatra të ndryshëm, ndër të cilët edhe Shkurta (mësuesja e parë), siç e titullon profesor (pensionist) Ndoc Grimaj në një shkrim për të: “Dallëndyshja e parë e mësuesisë dukagjinase”. Ajo së bashku me kolegët vendas prej të cilëve: Gjokë Pjetri – Nënmavriq, Mirash Z. Shytani – Vuksanaj, Gjin Avdia – Gimaj, Ndue Çuni – Plan, etj. dhanë një kontribut vendimtar në zhdukjen e analfabetizmit deri në finale në vitin 1957. Në këtë vit, kjo aftësohet më shumë nga ana profesionale me arsimin përkatës në Tiranë, duke u emëruar mësuese në shkollën 7-vjeçare Breglumi, ku vazhdonte edhe shkolla e natës për të rritur. Me dhjetëra nxënës të ish mësuese Shkurtës kanë vazhduar shkollat e mesme e të lartë, duke dalë disa kuadro të fushave të ndryshme, e që jo pak prej tyre morën pjesë në ceremoninë mortore të saj. Gjatë jetës së saj është nderuar disa herë me dekorata e tituj nderi, jo vetëm si mësuese e dalluar në shkallë rrethi, por edhe si ish këshilltare e pushtetit vendor, për emancipimin e grave e vajzave, në veprimtaritë shoqërore kulturore-artistike e rinore në aksionet vullnetare të fushës së prodhimit, higjenizimit e të ambjenteve të kulturuara. Veprimtaria e saj, me përkushtim ka ndikuar në të gjithë krahinës, jo vetëm si mësuese, por edhe si edukatore në shkollë e jashtë saj, veçanërisht në fshatrat: Lekaj, Abat, Gimaj, Ndërlysë, Breglumi e së fundi në Koplik të Malësisë prej ku del në pension duke banuar familjarisht në Qytetin e Shkodrës. Ajo qe një veprimtare shembullore në lëvizjen kulturore – artistike në zonë. Vazhdimisht jo vetëm merrte pjesë vetë në veprimtaritë e ndryshme në shkollë e zonë, por edhe nxiste e ndiente kënaqësi kur skena e Shtëpisë së Kulturës në qendër e sektor masivizoheshin me shoqe amatore e me talent deri në konkurime jashtë vendit. Shkurta duke lindur e rritur në një familje të thjeshtë, por atdhetare e me talent në ruajtjen e traditave nëpërmes folklorit të krahinës. Zëri i saj me të vëllain, Zefin, bënin jehonë, jo vetëm në raste gëzimesh e festash familjare e kolektive por edhe në skenat e festivaleve, veçanërisht me këngën e gjatë karakteristike të krahinës së Veriut e interpretuar zakonisht nga (burrat), ndërsa këtë nuk e dalloje nga një këngëtar dhe të dalluar… Këtë talent e veprimtari, ajo e vazhdon edhe pas martesës me bashkëshortin e nderuar Gjelosh Ara, ish – punonjës i dalluar i organeve të policisë, por njerëzor i thjeshtë e që të dy alegro, e që përballonin momentet e vështira të jetesës me humor e mirëkuptim, me sjellje kavaljeri e bujarie, të këndshëm e tërheqës që të bënin për vete. Edhe këngën e vazhduan së bashku ashtu siç këndonte me vëllain, i cili për disa kohë fillestare ishte përgjegjës e organizator i lëvizjes kulturore në qendër të zonës. Me talent të tillë artistik ishin edhe vëllezërit e tyre: Kola e Nikolla, apo nipat Lazri e Pëllumbi, që në bankat e shkollës, si instrumentistë e valltarë pjesëmarrës të dhjetëra konkurimeve folklorike në zonë e në shkallë rrethi. Nipi i saj Pëllumbi, është ndër valltarët e parë të Valles “T’Lekajve” e studjuar e zbuluar nga amator i moshuar dhe luajtur nga grupi i valltarëve të ish Shtëpisë së Kulturës “Sh. Vata” Dukagjin, si perlë e folklorit kombëtar e luajtur në Fest Kombëtar dhe e vlerësuar aq nga të huajtë. Shkurta pra nuk ishte vetëm mësuese, edukatore e veprimtare shoqërore e shquar, por edhe bashkëshorte, amvisë dhe nënë shembullore. Siç dukej, humbja e parakohshme e djalit Fatmirit, ndikoi në shkurtimin e ditëve të saj, por la pas jo vetëm bashkëshortin, vëllain, vajzat e veçanërisht djalin Besnikun, me sjellje aq prindërore, të formuar e mirënjohës ndaj tyre, me perspektivë për jetën. Emri, figura e veprimtaria shembullore e saj do mbesin shembull dhe t’pa harruara për familjen, t’afërmit, miqtë e shoqërinë e gjërë të saj. Nikollë Gjok Bregu Ish mësues koleg Gjergj Çuni Ish përgjegjës Kulture Breglumi
“Fytyra” e shtetit shqiptar mori formë në Romë më 17 janar 1911
Është me vlera të thuhet se Jehona ndërkombëtare e Kryengritjes Antiotomane të Malësisë së Madhe dhe më gjërë në vitin 1911, nuk kishte ardhur vetëm kur filloi të kriste pushka e malsorëve me 24 mars (1911) e vazhdim, por kjo “jehonë” ishte ndier muaj më parë, kur Malësia e Madhe me aleatët e saj të Shqipërisë së Veriut po përgaditeshin për një kryengritje të madhe kundër pushtuesve shekullorë. Është Italia ajo që me sa duket ishte e mirinformuar se treva simbol e shqiptarisë po përgadiste jo një kryengritje të çfardoshme, por një kryengritje të fuqishme që do të ngrinte për herë të parë në dritën e diellit të këtyre trojeve, flamurin e Gjergj Kastriotit të munguar prej 432, ku ky flamur kishte qenë jo vetëm simboli i shqiptarëve, por edhe i vetë Europës. Qysh me datën 17 janar 1911, pra 66 ditë para fillimit të kryengritjes, në kryeqytetin italian në Romë, u formua komiteti “Pro Albania”. Në këtë komitet bënin pjesë edhe italianë si deputetët Republikanë, E. Ferrari dhe S. Barzilai, Profesori Trinchieri, Avokati Guizzardi, Drejtori i gazetës “La Terza Italia”, veprimtari i njohur me origjinë të largët arbëreshe F. Albani që ishte edhe sekretari i Partisë Maciniane e tjerë. Duke ditur veprimtarinë atdhetare të patriotit Nikoll Ivanaj, që prej vitesh ndodhej në Romë si antiotoman i njohur, ky malsor trim duket se kishte qenë një ndër veprimtarët që kishte influencuar tek ata italianë që ende Shqipërinë e konsideronin si fqinjë Europerëndimore, ndaj edhe pa dashjen e shtetit (për arsye të konjukturave të kohës) kishin ndërmarrë krijimin e komitetit “Pro Albania”. Ky Komitet kishte si qëllim të vetin të ndihmonte lëvizjen autonomiste shqiptare me mjete vullnetare. Veprimtaria e komitetit “Pro Albania” e formuar siç thamë më sipër me 17 janar e shtriu veprimtarinë e tij thuajse në të gjithë Italinë, ku brenda pak muajve ishin krijuar 110 nënkomitete. Komiteti dhe degët e tij me konferenca dhe mediat e shkruara në kohës propogandonin në favor të shqiptarëve dhe bënin thirrje për përkrahje e ndihmë për kryengritjen antiotomane, që ata me të drejtë e quanin Lëvzija Kombëtare Shqiptare. Me datën 1 maj (1911) Komiteti “Pro Albania”, dhe veçanërisht nënkomiteti i Ankonës, që ishte më i lidhuri me “La Terza Italia” të F. Albanit nënshkroi një Manifest nga eksponentë të rrymave të ndryshme politike të asaj kohe, si Republikanë apo Socialistë. Komiteti “Pro Albania” gjatë veprimtarisë së tij përveç propogandës të drejtave të shqiptarëve për autonomi nga Stambolli, filloi të mbledhë ndihma materiale dhe armë, si dhe rekrutimin dhe regjistrimin e vullnetarëve italianë që do të shkonin në Shqipëri, për të luftuar krah për krah me kryengritësit. Nga kjo punë e Komitetit “Pro Albania” shifra e vullnetarëve të regjistruar arriti në 14.000 vetë. Është interesant se në listën e vullnetarëve figuronte edhe emri i djalit të patriotit e “revolucionarit” të njohur italian Xhuzepe Garibaldi, Riçoti Garibaldi. Garibaldi i ri kishte bërë përpjekje që në vitet 1900-1903 për të organizuar një ekspeditë që do të ndihmonte shqiptarët për t’u çliruar nga pushtuesit otomanë, dhe për këtë kishte pranuar atëherë edhe kryesinë e komitetit Arbëresh “Pro Patria” (Pro Atdheut). Arbëreshët e Italisë ishin bashkuar me Komitetin “Pro Albania”, ku mjaft aktive tregoheshin ato zona që banoheshin nga arbëreshët, si në Shën Miter Korone, Specano, Lungros dhe Napoli. Me datën 28 prill 1911 vihej në dukje se në Komitetet (Italiane) në ndihmë të kryengritjes antiotomane bënin pjesë shumë personalitete Arbëreshe që kishin bërë emër në shtetin Italian. Përkundër këtyre organizimeve vullnetare shteti Italian filloi të marrë disa masa kufizuese, të cilat filluan të duken që në shkurt 1911 nga Qeveria e Luzzatit. Këto masa kufizuese i vazhdoi edhe qeveria e re Italiane e Giolittit që erdhi në fuqi në mars (1911), pas rënies të asaj të Luzzatit. Megjithë masat e Qeverisë Italiane për të kontrolluar portet dhe detin me anije luftarake, me qëllim pengimin e vullnetarëve dhe ndihmave për kryengritësit, në parlamentin Italian u krijuan dy grupime: Pro dhe Jo ndihmës për kryengritësit shqiptarë, gjë që bëri që edhe brenda parlamentit të formohet “Komiteti Parlamentar për Shqipërinë”. 60 deputetë italianë të rrymave të ndryshme politike zhvilluan një debat me datën 14 maj 1911, ku përfaqësuesi i “Komitetit Parlamentar” GALI denoncoi masat qeveritare kundër kryengritësve, që ishin njëkohësisht edhe “ndihmë” për Turqinë, që kur u pyet pse ndodh kjo, deputeti por masave qeveritare Leali u përgjegj nga vendi: “nga FRIKA…”. Në një artikull të botuar rreth një viti më vonë, gazeta “Fieramosca” e datës 05 qershor 1912 shkruante se tërheqja e Italisë ndaj ndihmave të kryengritësve kishte karakter politik. Pas presioneve të Qeverisë italiane pati një farë tërheqjeje edhe nga disa figura italiane të komitetit “Pro Albania”, duke përfshirë edhe R. Garibaldin. Gjithsesi një numër i kufizuar vullnetarësh arbëreshë e italianë kishin arritur të vinin në vatrën e zjarrit të kryengritjes. Arbëreshi Terenc Toçi që kishte ardhur vullnetarë me datën 27 prill 1911 (pra 21 ditë pas ngritjes të flamurit kombëtar nga malsorët në Deçiq të Grudës) shpall “pamvarësinë” e Shqipërisë nga Mirdita, ku me këtë rast formoi edhe një qeveri të përkohëshme të kryesuar prej tij, dhe që përveç Mirditës mund të lëvizje edhe në disa fshatra malorë të Lezhës. Gjatë gjithë kohës së kryengritjes shtypi italian në përgjithsi shkruante me admirim për kryengritësit që luftonin si luaj malesh kundër bishave të tërbuara otomane. Ne po shkëpusim vetëm një fragment nga gazeta e njohur “Corriere d’Italia” e datës 10 maj 1911 me autor S. De Sensali, ku ndër të tjera shkruante: “…Unë jam gjithnjë entuziast për çdo kauzë të lirisë, admiroj veçanërisht popullin shqiptar ku me një vendosmëri shekullore përpiqet e ripërpiqet të heqë qafe zgjedhën osmane. Kam shumë besim në suksesin e idesë së madhe kombëtare shqiptare dhe kam besim të pakufishëm te vrulli zemërgjërë i rinisë italiane, të cilën asnjë ligj nuk e ndalon të niset për të ndihmuar me krahun e vet një popull të shtypur. Kryengritja shqiptare… po kalon nga dëshirat për të përmirësuar gjendjen ekonomike në kërkesën me të lartë të autonomisë kombëtare.” Në muajt maj-qershor (1911) njoftimet e policisë italiane dhe agjentëve Austrohungarezë në raportet e tyre bëjnë fjalë edhe për rekrutimin e 4000 vullnetarëve që përgaditeshin për t’u nisur nga portet e Triestet, Fiumes dhe Rovinjos me vaporin anglez “Rembrand”, në drejtim të Shqipërisë, por në këto raporte bëhet fjalë edhe për ndalime e arrestime vullnetarësh të ndryshëm (në raportet për MPJ – Vjenë shënohen datat 17 dhe 20 maj). Këto gjëra që njoftohen nga Bari, dhe i dërgohen Ministrisë së Punëve të Jashtme në Vjenë vazhdojnë të raportohen edhe me datën 30 maj 1911, madje raportet bëjnë fjalë se pengesat e qeverisë Italiane i kaluan vetëm një grup i vogël vullnetarësh prej rreth 20 vetash, të cilët arritën pranë kryengritësve në Shqipërinë e Veriut. Vlen të theksohet se në këto raporte cilsohet se ambulanca e paisur me barna e shoqëruar me 15 vullnetarë dhe e kryesuar nga F. Albani është vendosur në Korfuz, ndërsa një tjetër ka arritur në Triesh (Malësi e Madhe) që ishte e subvensionuar nga simpatizantët e Ternit dhe nga komiteti Garibaldin e Xhenovas. Kjo gjë njoftohet edhe nga konsulli Austro – Hungarez në Korfuz, në raportin për Vjenën me datën 29 gusht 1911, i cili thoshte se ambulanca dhe ndihmat kishin arritur para kësaj date. Konsulli austro – hungarez në Korfuz njofton Vjenën edhe për artikullin e gazetës “Tribuna” të datës 5 shtator (1911), ku bëhet fjalë edhe për ambulancën e dytë që kishte arritur në zonën e kryengritjes e shoqëruar nga DY MJEKË, NEGRI dhe BOLONJA, të cilët kishin operuar dhjetra të plagosur dhe mjekuar qindra malësorë të tjerë. Sipas një vullnetari që mori pjesë direkt në frontin e Kryengritjes (në luftime pranë Gucisë) dhe kishte emrin Euxhenio Vaina në Shqipërinë Veriore punoi edhe një mision tjetër shëndetësor që mjekoi disa mijëra të sëmurë. Vullnetari Euxhenio Vaina nga Trieshi i Malësisë së Madhe shkruante në letrat e tij, që më vonë do të botoheshin edhe në librin e këtij intelektuali italian “La Nazione Albanese”, botuar në Katania në vitin 1917, ku ndër të tjera po lexojmë: “…Dyshoni që aksioni ynë nuk u vlen aspak kryengritësve? Ne kryejmë një detyrë që na thërret…”. Në një letër tjetër E. Vaina vijon se tregoi trimërinë dhe heroizmin e malsorëve përballë ushtrive otomane, që ndër të tjera shkruan: “Është një fakt me rëndësi që 400 malsorë për më se një muaj nuk i lanë të 15 mijë ushtarët e Et’hem Pashës të bënin një hap përpara, megjithse ata kishin me vehte artilier gjerman me përvojë që qëllonin shumë mirë.” Shefqet Turgut Pasha me 17 qershor shpalli faljen për kryengritësit, me kusht që të dorëzonin armët brenda 10 ditëve, gjë që kryengritësit jo vetëm nuk e pranuan por me 23 qershor në Greçe të Kelmendit u nënshkruan Memorandumin historik që në themel kishte autonominë me trajtat e një mvehtësie. Për Dedë Gjon Lulin vullnetari italian Euxhenio Vainas (La Nazione Albanese) thotë fjalët më të mirë për një udhëheqës popullor, ku në mes shumë konsideratave të tilla po citojmë: “…Ky udhëheqës që e quajnë kalorës pa njollë dhe pa frikë nuk i pranoi 500 lirat turke, që pushteti Otoman kërkonte ta shpërblente nëse bashkëluftëtarët e tij do të dorëzojnë armët.”. Këto fakte e të tjera i vë në dukje edhe dashamirsja e shqiptarëve, anglezja Edit’h Durham, në librat e saj të shkruar ndër kohë,duke qenë edhe dëshmitare e kësaj lufte. Si gjithnjë dhuna kriminale dhe pabesia e ushtrisë otomane, la pas kryengritjes një mjerim e shkatërrim të pashoq që për ta bërë këtë sa më “realiste” për ato kohë po shkëpusim një fragment nga Edit’h Durham (The struggle for Scutari. Botuar në Londër, më 1914, fq. 91), ku ndër të tjera shkruan: “Të pakta janë ato pamje që të shkaktojnë më shumë dhimbje se shtëpitë e djegura, ku gjithçka ka mbetur nga ato janë vetëm gërmadhat e nxira. Në mes tyre shtrihen viktima të pafajshme që janë kthyer duke mos pasur asgjë tjetër veç rrobave që kanë veshur. Dhe Europa thotë: “Faleminderit Zot! Paqja u ruajt. Ne nuk luftuam kundër njëri-tjetrit, thonë kryengritësit, por kundrejt një armiku të përbashkët me Europën, e atëherë me të drejtë pyetet, çfarë Zoti falenderojnë europianët”. Gjithsesi fatet e kësaj kryengritje dihen, por këtu vlen të theksohet, se nëse qeveritë apo shtetet europiane e shikonin me “dylbi” qëndresën dhe luftën titanike të kryengritësve shqiptarë, qytetarë që kësaj Europe, siç është rasti i vullnetarëve italianë që i cilësuam më sipër, sfiduan paragjykimet, ndërsa ne shqiptarët e veçanërisht ata të Veriut të Shqipërisë me në krye trevën simbol, Malësinë e Madhe, jo vetëm thyen mitin e parandorisë turke dhe ngritën flamurin kombëtar të Gjergj Kastriotit pas 432 viteve (me 6 prill 1911 në Deçiq, Grudë), por ndezën “zjarre” kryengritëse në të gjithë Shqipërinë, zjarre që ngrohën zemrat e shqiptarëve, dhe njëkohësisht dogjën perandorinë Otomane, duke përgaditë terrenin që rreth 15 muaj më vonë të shpallej pamvarësia në Vlorë (28 nëntor 1912), gjë që e detyroi Europën të besojnë se shqiptarët nuk i kishin këto kryengritje thjesht ekonomike e lokale, por kryengritje pamvarësie Kombëtare. Ndue Bacaj Referencat: “Në gjurmë të Historisë Shqitpare. 1. Stefanaq Pollo, Botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë 1990, faqe 269-287, ku ky material bazohet në: “F. de Rada. Il Movimento Albanese nel 1911 e sue vicende”; F. Guida Ricciotti Garibaldi; il movimento nazionale albanese, në rev. “Archivo Storico Italiano” Firenze 1981, E. Vaina “La Nazione Albanese”, Catania 1917. Raporte të ndryshme të Ministrive të Jashtme Austro-Hungareze, Italiane, si dhe Raporte të përfaqësuesve diplomatikë të Austro-Hungarisë, shkrime të gazetave të përmendura të kohës e tjerë. NDUE BACAJ
Eureka: artikulli i New York Times, ja kush ia plasi Çoro Vodën Kombinatit të Gërdecit!
“Virusi Yahoo” i deliorgjisë ka penetruar në Kryeministri, Kuvend dhe Presidencë! Mbas “gërdallës dhe gërmallës së Gërdecit”, në “Kuvendin Popullor Pellazg” dhe në “Këshillin e Sigurisë Kombëtare”, pëllcet edhe “Pazari i Roskovecit”. Çeshtja shkon deri në Olimp, ku zbulohet se ky shpërthim ka qenë i parashkruar nga tre orët fatije! “REPUBLIKA E SHQIPONJËS” NDIHMON ME TRUPA E ARMATIME KOALICIONIN ANTITERRORIST ANTIKANIBAL! Në “Konstelacionin e Demit”, në “Planetin e Ademit”, në epokën e bronzit të mesëm, në vendin e quajtur “Republika e Shqiponjës”, kishte kaq shumë municione, predha topi, predha katjushash, predha tanku, mina antitanke, bomba me uranium të varfëruar, raketa të ndryshme, antiraketa, silura, antisilura, fishekë të të gjithë kalibrave kallashnikovi, dektariovi, golinovi etj, sa që “Kuvendi Popullor Pellazg”, simbas kërkesës së Hekzagonit të USSA-as, vendit më të fuqishëm të globit, mori një “Vendim Sekret” unanim që një pjesë nga këto municione e armatime t’ia shesë me çmim të ulët gati falas, republikave motra të largëta të Kanibalistanit dhe më veçanërisht atyre të Guristanit, Ujguristanit, Pakistanit, Vaziristanit dhe të Ukaristanit. Këto vende kishin një problem të madh emergjent, për të pakësuar popullsinë e tyre që ishte shtuar aq shumë si milingonat sa që kishin degjeneruar të gjithë në terroristë kanibalë, që po hanin njeri-tjetrin. Ky kanibalizëm rrezikonte të shtrihej në të gjithë globin, kështu që në Hekzagon dhe CIAA thuhet se ishin hartuar disa projekte sekrete operative për çfarosjen e disa popujve të dorës së dytë dhe të tretë, fillimisht duke i kundërvënë kundra njeri-tjetrit dhe pastaj sipas rradhës… Në fillim u ndërtua një si pendë-muri që u quajt “Muri i Madh i Skjapit Kokdybrirësh”, por ky nuk pati sukses, pasi u thye me një kokë dashi. Siç dukej po i afrohej edhe “Fundi i Botës”, ajri nuk do mjaftonte për të gjithë, tregëtarët kishin filluar konservimin e ajrit të lëngëzuar dhe të akullt dhe për këtë qëllim ishte krijuar edhe “Koalicioni Antikanibal Planetar”, ku kishte aderuar edhe Republika e Shqiponjës së Zezë. Shumë, shumë bota mund të shtynte “tremijë pa pak a tre mijë e pak”… E po fundja më në fund dikush duhej të mbijetonte deri në fund, qar ishte të fitohej qoftë edhe ndonjë shekull. Furnizimi me armatim dhe me një sasi ushtarësh nga RSh ishte një xhest bamirësie e humanitar në planin politik e biologjik planetar, në planin ideologjik e fetar konformë “Librit të Lashtë Ndërhyjnor Antropomorf”, në atë moral dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën e RSh e ligjet e vendit, konformë edhe me standartet e OKB Planetare. Për këtë akt- shitje armatimesh u mor edhe aprovimi i heshtur i Presidentit të Republikës, të cilin mezi e kishin zgjedhur, siç përflitej duke blerë votat e disa kuvendarëve me para kesh në dorë… Presidenti, siç thonë, si masë preventive paraprake të parë, u konsultua me Orakullin e Kalasë së Dodës, i cili i profetizoi divnesën: “Ruaju rrymave të lumit Aheron dhe mureve të qytetit Pandosia”! (Ai mendoi se këto dy gjëra i kishte në dorë, sepse ishin në vendin e tij dhe e hëngri, sepse nuk e dinte se si këto dy emërtime kishte edhe në Italinë jugore. Gjithashtu “Profecia” nënkuptonte se korrupsioni ishte si sëmundje ngjitëse…) Shitblerja do bëhej një pjesë me para kesh dhe një pjesë me shkëmbim mall me mall, me një lloj malli tjetër, nga i cili në vendet vëllezër kishte me bollëk dhe lejohej përdorimi i tij. Operacioni dhe mbërritja e mallit në destinacion do të realizohej nga disa firma kontraktore dhe disa nënkontraktore, dorë më dorë, të Shqipris me Qiprinë, me çmime variable dhe sigurisht me konspiracionin më të madh. Simbas pushtetarëve më të lartë të RSh dhe ambasadorit të USSA, kjo tregëti dhe ky Operacion, kanë qenë plotësisht të ligjshëm me Kërkesën e Hekzagonit e mbi të gjitha nuk ka pasur asnjë aferë të pistë korrupsioniste. Madje, madje kjo “tregëti sekrete” kishte filluar shumë kohë më përpara, me nga dy-tre aeroplanë në ditë, me anije, nëndetëse e me trailera…
LOJA DHE TREGËTIA E ARMATIMIT USHTARAK ME KAMUFLIMIN E SKRRAPIT! Tinzari Bade, “Bariu i Financave”, kishte llogaritur se fitimi i këtij Operacioni, në total do ishte shumë më i madh se sa parashikimi fillestar. Armatimet e ish “Traktatit të Varshavës” kishin qenë falas, armatimet që kishte prodhuar vetë RSh, ishin shumë herë më të mëdha se sa ato që i kishin raportuar Hekzagonit dhe MATo-s etj. Këtë “sekret të vockël”, ia kishte treguar fillimisht vetëm Kryebariut Kryeministrit. Kryebariu pasi e studioi mirë e mirë, arriti në përfundimin se këto lloje operacionesh e transaksionesh kërkonin edhe disa “reforma të thella ligjore” dhe kësisoj e realizoi anën ligjore dhe praktike me një manovrim perfekt, axhustoi paksa ligjin në Kuvend, me shumicën e votave të maxhorancës së tij, dhe u shtir sikur nuk kishte absolutisht dijeni në fushën e tregëtisë ushtarake. Pjesën tjetër të municioneve dhe armatimeve, Kuvendi Popullor Pellazg, sipas kërkesës së nëndheshme të Kryebariut të Kryeministrisë, ia besoi Këshillit Kryeministror të Barinjve dhe Baritorisë së Mbrojtjes, që t’i dezaktivizonte, t’i ndante në pjesë përbërëse, t’i riciklote dhe t’i groposte e eliminonte plotësisht. Në fakt, pjesën më të madhe të këtij malli, Këshilli Kryeministror i Barinjve (KKB), vendosi t’i shiste me “çmime konkurruese”, veç gizën, veç tunxhin dhe veçant pjesët plasëse. Pra, një rrugë, tre punë e tre fitime! Edhe i merrnin paratë e caktuara duke i raportuar si riciklim, edhe e shisnin mallin e ricikluar, edhe fitonin para duke shitur pjesën e paprishur e të seleksionuar të mallit si predha e fishekë etj. Këtë detyrë shitjeje në tregun internacional, do t’a kryente “Shoqëria Anonime Masonike Kontraktore” me një numër bijëzash nënkontraktore. E gjith kjo aferë, kishte dy “Sekrete”: a) në planet ishte shtuar tmerrsisht çmimi i tunxhit, ai kërkohej për këmbana kishash, këmborë bagëtish, “për gjithfarë stolish prej tunxhi farfuritëse”, siç shprehej Homeri, si edhe për mullinj dore bluarje kafeje…; b) me një “Nënpikë të fshehtë”, ilegalisht, do të ripaketoheshin e shiteshin edhe fishekë automatikësh, pistoletash dhe mitrolozësh, të cilët pas ç’paketimit dhe seleksionimit, do të ripaketoheshin me etiketa të tjera si mall i prodhuar në disa vende të tjera! (Këtë “shkencë”, RSh e kishte bërë shumë e shumë kohë më përpara, kur furnizonte Revolucionet, Lëviziet M-L dhe kryengritiet e popujve vëllezër orjentalë khomeinistë, kur organizonte atentate për vrasjen e Moros dhe Papës nga “Brigadat e Kuqe”, me armë me stampa sovjetike e kineze, nën hundën e CIA- s…) Dalëngadalë, Kryeministri e komprometoi dhe ra dakort në heshtje e pa fjalë, vetëm me shikime “sy më sy e me xheste”, me të gjithë kabinetin baritor, që t’i ndanin fitimet me drejtësi dhe me mirkuptim. Kishte pastaj edhe fronte të tjera pune dhe fitime për të gjithë edhe për miq e dashamirë edhe në Baritoret/ministritë e tjera, që ishin kthyer si ndërmarje personale. Me një “Urdhër-Vendim të Posaçëm”, dhe me propozimin e jashtëm dhe aprovimin e “Bariut të Mbrojtjes”, Mahdiu i Khartoumit, ishte vendosur paradhënie që, operacioni i riciklimit, demantimit, ç’aktivizimit e ripaketimit, të kryhej në një Kombinat të Përpunimit të Thellë, Civilo – Ushtarak ose Ushtarako – Civil (si t’a donte puna), të ri të improvizuar enkas në fshatin Gërdec të Vorës, të quajtur Albapolis Debil Demolim & Meico State Militar Imp-eks Co. LTD SHPK. Ministri dhe Shtabi i Përgjithshëm, “Urdhëruan”: 1. Kombinati të vendoset në një skutë të fshehtë, afër kryeqytetit, aeroportit, portit e hekurudhës, për lehtësi transportimi dhe eksportimi dhe me qëllim që armiqt, të ngatërroheshin e kurrë mos t’a gjenin, për ndonjë sabotim a bombardim të mundshëm nga ajri; (Udhëzime Sekrete etj …të karakterit “Top Secret” shtetëror…) 2. Vendndodhja e Kombinatit, të mos ishte një emërtim toponimi me origjinë sllave, sepse këto sipas një “Këshillimi” të Presidentit të Republikës, në lidhje me pastrimin ekologjik dhe rishkrimin e historisë, duhet të eleminoheshin bashkë me eleminimin e predhave. 3. Data e mbarimit të “Kontratës së Parë të Operacionit” me 15 mars dhe të lidhjes së një “Kontrate të dytë”, me firmat e Hekzagonit, ishte përcaktuar disa orë, pas një shpërthimi spektakolar fishekzjarresh me 14 mars (të sponsorizuara nga Kryetari i Bashkisë së Kryeqytetit), me rastin e mbarimit të “Ditëve të Festës Mbarë Kombëtare të Beharit të Vogël në dimër”, një lloj feste e lashtë vithkuqazge e pellazge e huazuar nga orjenti dhe e kombinuar me aktivitete e panaire vendase. Bari Mahdiu, hartoi një listë mikrotoponimesh si kjo, e cila e kishte edhe “Kodin e Deshifrimit”: Gërhot, Gërdhuq, Gërdec, Gradec, Gërvallë, Shishtavec, Bulgarec, Rahovec, Roskovec, Zvërnec, Bellovodë, Çorovodë, Çorrush, Çorraj, Curraj, Bradashesh, Tërhallë, Trebickë, Stërbeq, Kara Dag, Dangëlli, Haraçinë, Saraçinë, Harapaj, Romës, Romanat, Konjarë, Turki, Ermenj, Çerkez, Kurdari, Hoxharë, Maqellarë, Goranë, Gërmenj, Boboshticë, Rraboshtë, Rrogozhinë, Llakatund, Vllahat, Vllaho-Goranxi, Kurbnesh, Kurvelesh, Novo Selë, Selenicë, Lepenicë, Torovicë, Zgërdhesh, Përshesh, Qelbësirë, Hajde Bob e kush t’dush … ylyly, bylyly, tresili karafili”, që do të thoshte se tresili i treti, nga fillimi do ishte ai karafili Gërdeci. Kishte lara-lara, toponimi dhe antroponimi në Republikën e Shqiponjës, qysh nga pellazgjishtia e epokës së gurit të hershëm, te ilirishtia e deri te turqishtia moderne. Vendi kishte me bollëk shkiponja/shkaponja dhe këto ia kishin dhënë edhe emrin si Shqiperi dhe gjuhën si excipere = gjuha e shqiponjës, kishte shqiponja të murme që i quanin edhe si gjahtare zeshkane të Zeusit, këto hanin qingja, drerë të vegjël dhe lepuj, kishte zgërbonja të kuqe që hanin gjarpërinj, bolla edhe kërma, kishte edhe zhgabonja/shkerbe të maleve jeshile-bluhe që hanin minj, hardhuca, zhaba, thithlopa, kameleonë e salamandra e më në fund kishte edhe kaposhë/kaponji detit laracik, që pothuajse kishin harruar të fluturonin dhe hanin krymba dhe gjithfarë ushqime barishtesh. Dhe ndodhën një seri shpërthimesh, dhe pati një kërpurdhë dhe një valë goditëse, tamam si një raketë dhe si bombë atomike konvencionale. Shpërthimi, sipas terminologjisë së kryetarit të Opozitës, bëri një Zullum dhe një Kurban me disa punëtorë e çiliminj aty dhe me atë rast ua shembi të gjitha shtëpitë asaj zonës së Gërdecit… (Kjo ishte edhe si një shenjë paralajmërimi e zëmërimi të Kryeperendisë Zeus, që ishte nxehur keqas…) Në Kuvendin Popullor Pellazg, pak ditë më pas, ende pa u futur të gjitha kufomat në dhe, pa u zbatuar asnjë “Kod Mortor Pellazg”, pa asnji gjamë me rrahje gjoksi dhe gërvishtje e shkulje mjekrrash si gorrillat, plasën debatet dhe akuzat reciproke, megjithse Kryetarja e vrerosur mundohej t’ua kufizonte sa më pak kohën, si të thuash në respekt të të vdekurve akoma të pa varrosur, ndonëse për Krybariun kishte kohë të pakufizuar të fliste e të llapte sa të donte me justifikime, alibira dhe akuza për t’a hedhur topin në anën kundërshtare! Sipas disa informacioneve me celular të papërgjuar, që kishte Kryebariu, nga disa të afërm të vetët, ishin disa pista për “shkëndijën e parë”: natën e 14 marsit, duke u gdhirë 15 marsi, për dreq, një fishekzjarre e “Festës Mbarëkombëtare të Beharit” kishte rënë aty afër te grumbulli i barutit dhe predhave dhe dalëngadalë duke e ndezur barin e thatë, pas disa orësh kishte arritur te grumbulli i barutit, mund ishte ndonjë minë me telekomandë, ndonjë karrocë dore me rrotë hekuri e saposalduar, ndonjë çoban dhish manjak piroman, ose ndonjë rreze lazer satelitore…
NË HETIM PËRZIHET EDHE KRYPERENDIA POLIGAMISTE ZEUSI TOKËSOR E HYJNOR! Ndërkohë, Menipi, një investigator dhe gazetar nga “Shoqëria Civile e Shqiponjës”, një llapazan pa fre, që ia kishin frikën edhe vetë perenditë politeiste sepse ua nxirrte në shesh të pa larat, korrupsioin dhe orgjirat kolektive, u ngjit shpejt e shpejt në Olimp te Zeusi, për një “Intervistë Eskluzive”, mbasi kishte dëgjuar se edhe vetë Zeusi po merrej me disa hetime. – Unë o Zoti Zeus (Etim. nga shqipia e arumanishtia baritore “i zoti” = hyjni i aftë mbinormal, pronar me tufa të mëdha bagëtish), nuk do tregoj se nga e kam marrë vesh informatën e vërtetë, nuk po akuzoj e nuk po flas, për të gjithë metekët e papasaportizuar dhe Zënësit varfanjakë të Mamisë, por o Kryezoti Zeus, piksëpari e kam fjalën për Hyun ilir të grigjave, kullotave, për bjeshkarin e mujsharin e bêrrishaneve me bar, e kam me Zotni Panin, i cili jo vetëm që është ngjitur edhe në majën e Olimpit dhe ka zënë vendin e nderit në poltronën kryesore me shqiponjën e zezë dykrenare me sy bojë blu diamanti, jo vetëm që qelbet era skjap dhe na ka sjellë me vehte të gjithë vllazërinë dhe shumicën e krahinës së tij malore, dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, po ky s’pushon së llapuri e të bërtituri me zë të lartë, si n’mal e n’pyll, duke marrë vesh nga të gjitha dituritë e Tokës, Qiellit dhe Infinitit, duke dhënë edhe “Urdhëra” për çdo gjë! Faktikisht ky me celular e bën edhe të gjith punën tënde. Si e duron o Zues për kok tënde, aman ere më qafsh, është bërë Kuvendi Popullor Pellazg në Tirania, si shkërdhatokraci dhe më zi se “Pazari i Roskovecit”, është degjeneruar si bordel e me edukatë kanalesh edhe vetë Olimpi?! Kush e mban përgjegjësinë penale, ligjore, politike, ideologjike, biologjike e morale, për shpërthimin, vdekjen dhe plagosjen e punëtorëve dhe fëmijëve të pafajshëm të Kombinatit, të banorëve të Gërdecit e Mërqinjës, shembjen e shtëpive, pagesën e tyre, pagesën e dëmeve ekonomike etj, e mban ti o Zeus i Madhëruar, si tekanjoz që je, apo do të justifikohesh se nganjëherë padashje të zë nga pak gjumi në karrike duke dremitur?! – Jo, o Menip, të betohem për kokën e të gjith kalamajve dhe të të gjitha femrave të haremit tim, se nuk e kam unë fajin. – A thua mos ka rënë ndonjë shkëndijë fishekzjarresh nga ato të Kryebashkiakut, ë?! – Joo, mos ia fut broçkulla, dashke të fajësosh Evdinin e PS-në dhe të harrosh Salën e PD-së?! – Epo atëhere, duhet t’a ketë fajin ai Kryebariu Kryeministri, se ai është “Komandanti Ushtarak” i Shqiponjës, në kohë paqeje! Ai dhe Bariu Mahdiu me tërë Shtabin e Përgjithshëm, SHIK-un, ShIR-in, SHIU-n dhe tërë organet e sigurisë dhe hetuesisë që shijnë në lëmin e republikës e nuk lagen aspak! – Jo, jo, joo, ka edhe komandantë të tjerë. – Ashtu?! Epo, domethënë qenkemi në gjendje lufte, si pjestarë të “Koalicionit Antiterrorist Antikanibalist Planetar” dhe kësisoji fajin e ka biolog-veterineri, Presidenti, si Kryekomandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës Pellazge të Shqiponjës! – Jo, jooo! Nuk e ka as ai kategorikisht, ai as nuk e di se ku bie Gërdeci, sepse Presidenti parardhës Moiseu nuk ia ka lënë as dy gisht informacion se, “nga ku e për ku tregëtoheshin në mënyrë të pa ligjshme ato armatimet me predha të lehta artilerie”, sepse ato i fshehu ai zv. Ministri Petrit Karabinaja! Nuk kemi të bëjmë as me gjendje lufte e as me gjendje paqeje o budalla, është një lloj gjendje tjetër, k jo është si gjendje hibride asnjanëse… ashtu ka qenë e parashikuar, e tjerrur me furkë dhe e parashkruar në disa pllaka balte të shenjta nga tre orët mojrat Atropoja, Klotoja dhe Laheza. Vetëm Ato e kanë “tagrin ligjor” për fatin, fatalitetin, rastësinë, domosdoshmërinë, koinçidencën, paralajmërimin, ndëshkimin e çdo gjë që ndodh në planetin tuaj. Divnesa e tyre ishte: “Do gërhasë, si gomari do pëllasë, si vullkani do pëllcasë, i del nami gjith Dynjasë”! Ti o trap, a nuk i dëgjon njerëzit përditë që ngushëllohen: Deri aty e pas të tjerrur, të shkruar, ky ka qenë rrisku i tij dhe nuk mund t’a mohosh se ky është një koncept tipik pagan poligamist! E kuptove tashti, se t’a thashë edhe troç, pak si pa dashje, në konfidencë ë? – Për Herkulin e pasha Bindin tundësin e nënështruesin, jam i trashë, nuk po kuptoj më asgjë! Po ti o Zeus, a nuk kishe së paku fuqi konsultative ose dekonspirative, meqë legjislative e ekzekutive nuk paske?! Apo të korruptuan edhe ty dhe kanë korruptuar edhe Tre Mojrat?! – Epo o Menip, kështu e ka politika e hoollë… kanë edhe Ato…, kam edhe Unë interesat e Mija toksorehyjnore, sidomos aktualisht kur nuk po ma varin as vetë vëllezërit e mij Poseidoni e Hadi, e jo më njerëzit e zakonshëm që mezi sh’presin, tashti që ka ra edhe dollari e po shterron edhe nafta. Atëhere pra, kush do më flijojë mua qengja shelegë kaçurrelsa, viça motakë mëzeqeje, njomëzakë homosapiensa Gajtani, kush do ma pjeki ndonjë turtull a mëllënjë nga Fusha e Mullizezave, kush do më japë ndonjë dhallë të ftohtë Mashkullore, pak kos kajmak Kavaje, pak ballkazani Skrrappari, pak ballokume ballkani nga gaztronomija tokësore elbasanllie, kush ndonjë hyrrije perri Driadë a ndonjë djaloç Ganimed, apo zotrote, si filozof cinik që je, do që unë të vdes urije e biseksi duke i rënë fyellit, pipizanes, gjethes së dushkut e dyjares a?! Apo don që njerëzit të thonë se Provania Hyjnore, Ne Zotat nuk kemi fund me një hierarki superiore, se gjithmonë ka nga një edhe më të madh, deri te Infiniti?! E dimë Ne, se ku i merr ti këto… – Po kësaj sikur i thonë, si punë korrupsioni tokësor e universal, sikur bie era imoralitet, hiqia Lenës e futja Prendës! Ta hajë e të ndëshkohet populli i pafajshëm për Zullumet e Perendive?! Edhe Orakullesha Inaja që është Prokurore, edhe Kryeperendia Zeus, që është Kryeperëndi, edhe Mojrat, për para se çe shesin t’anë, ters t’a vërtisin fatin e davanë”. Ti o Zeus edhe babanë tënd Kronin e ke gremisur në Tartar për një copë mishi të pjekur, e akuzove edhe si hajdut Perendinë e kohës dhe të ujrave…! – Qeepe, se për nur t’ Apollonit, t’a hodha rrufenë me gjith vetëtimë! – Hidhe o burrë, sikur po e hedh ti, atë e kanë parashikuar, tjerrur e parashkruar e vendosur para teje ato tre mojrat motrat fatije. Ti je vetëm një servil zbatues urdhërash! – O Menip, ma lër së paku fjalën e fundit mua në dialog, se ti e di, që Ne e kemi edhe këtë mani e pastaj kushedi se Nishani edhe na përgjon… Edhe unë e kam kuptuar se Universi ka nevojë për reforma kushtetuese e ligjore të thella qilizëm, se duhet forcuar monozoti autokratik, por ç’ti bësh tre orëve Mojra që ia fusin si kau pelës dhe nuk e japin as imunitetin e as dorëheqien… – E mbylla, nuk do flas më o Zeus Hyjnor, tu bëftë dita infiniti njëmijë, ta lashë ty, fjalën e fundit!
VAZHDOJNË DEBATET E DHIALLOGJET NË KPP E KSP DHE NIS “PAZARI I ROSKOVECIT”. SALIU E KA PARALAJMËRUUR POPULLIN E TIJ! Ndërkohë, në Kuvendin Popullor Pellazg, Kryeministri me ton vajtues po deklaronte: “Duhen akoma sa më shuum refoorma, dmth spastriiime, se mund të kemi edhe disa shpërthime periodike poteenciaale, duhet gjetur fajtori i brendshëm dhe i jashtëm… dhe me konsensus “Urtë e butë e plot tigani”… Ka disa pista, ëëë ndoshta ndonjë shkëndijë fishezjarresh, ndoshta fqinjë armiiqt e jashtëm, që pëllcasin nga nakari për Kosoovën, për futjeen toon n’MATOOO…. Sapo e informoova dhe e njoftoova Presidentin Buu, për 11 Shtatorin e Shqiponjës, për shpërthimin aksidental e tragjik të Tunel-Depoos së Armatimit të Gërdeeciit dhe për ndihmën me 6 hetuusa të FBIM, edhe për mbylljen e çeshtjes edhe rindërtimin e Kombinatit”, se opozita po bën “Pazarin e Roskovecit”… Kush e ka njohur dikur “Pazarin e Roskovecit”, ose kush a ka pasur fatin që të ishte i internuar politik atje, do të mund t’a krahasonte lehtësisht atë me “Republikën e Shqiponjës” dhe më veçanërisht me ”Kuvendin Popullor Pellazg”… Mbidheshin atje, në shpat kodrën si amfiteatër parlamenti, “Mallakastra e Egër Malore”, “Mallakstra e Butë Kodrinore” dhe “Myzeqeja Fushore Laluce”… Tregu bujqësor, blegtoral, i shpendëve etj, kur ende ishin të paprishur nga kolektivizimi ekstremist, vlonte. Sidomos në verë, pasi fillonte edhe vapa dhe bodilia e bënte punën e vet, fillonte edhe batërdia me dorakë… ndërkohë që dalëngadalë binte edhe piku i vapës, gomerët dhe hamshorët stimuloheshin nga seksi dhe ca pak edhe nga “stër zagali, stër stër stër”, me një grusht miza kali e zagalë/zekthe (ku harrohet harrakati Diku i Famshëm) … e dmth, pasi zgjidheshin edhe kapistrat, hajde edhe t’i gjeje gomerët, gomaricat, pelat e dorinjtë, patat e rosat dhe kaponjët, andej nga Matka, Jagodina, Suku, Strumi e Kumani e deri në Lapulec e Novo Selë… “Extra” e Roskovecit/Roskodumit ishte edhe kur luante “Rrufeja”, e cila edhe sikur të mos i fitonte ndeshjet, me “ultrasit” i jepte kundërshtarëve një të rrahur, një të gërdisur me kallm/kallama të thyer që të gjakosnin paq nga kofshët e nga krahët… Por, “Shpërthimi”, prishi edhe disa aksione të mëdha politike, disa antarësime e integrime që kishte me kalendar e proçedurë të përshpejtuar, Republika Pellazge e Shqiponjës, si antarësimi de jure në MATO, (sepse de facto ishte futur nga penxhereja), antarësimi dhe integrimi në Unionin e Avropës etj… Opozita socialiste rrezikonte tashti t’ia merrte trofeun e dafinat e futjes në MATO dhe të përfitonte pak ymër jete më shumë se demokratët dhe “zgjedhje të parakohëshme”, kështu e pëson ai që do t’ia hedhë edhe Hekzagonit… Ishte një histori e gjatë më vehte. ”E duam, e duam, Shqiponjën si gjith’ A-vropa” dhe… kalimi në Avropë na kalonte përmes “antarsimit dhe integrimit në strukturat e Oqeanit Atllantik dhe Pacifik, për të shkuar te ato evropiane, përmes USSA e Mashingtonit”… Madje kishte edhe një fushë ku do mblidhej edhe ajo devshirmja e famshme, “taksa e gjakut për jeniçerë”, pse jo edhe me ndonjë Monikë si “Taksa e Gjerdekut”… “E duam Shqiponjën të antarësuar dhe të integruar në Avropë” dhe paradoksalisht, si hajdutë nate, pa asnjë lloj diskutimi e Vendimi të Kuvendit Pellazg, pa asnjë lloj kontaktimi me popullin, pa filluar kërkund për Avropë, “Republika e Shqiponjës” u gjend “si rastësisht e pa dëshirë”, as më pak e as më shumë, por brenda e në “Konferencën e Vendeve të Bindiistanit”, me të drejta të plota, edhe ende pa pasur kërkund Kushtetutë të 1998 p.e.r., pa asnjë lloj referendumi etj! (T’jemi aty brenda njëherë (edhe ndonjë spiunim të vockël të Kanibalistanit…), se si dihet se si merr puna këtu, t’i sistemojmë njëherë këto faktet-paratë, pastaj shohim e bëjmë… ia këpusim edhe një pishmallëk e shadetllëk, një të dredhur të boshtit të timonit strategjik, siç ia kemi bërë të gjithëve, hall i fortë se mos po na heqin diplomën universitare që e kemi marrë absolutisht lehtë edhe fare pa shkollën e mesme, punë e madhe se po na heqin doktoraturat dhe profesoraturat që i kemi marrë duke derdhur shurrën dhe kakën e Anvarit, Mehmutit, Hysnaut etj.) Kur dikush nga USSA dhe në Kuvend, filloi t’i kërkonte pak hesap, Kryebariu deklaronte: Ëëëë, m’besooni mue, jemi vetëm formaliiisht, me status vëzhguusi, kemi paas aprovimn’ e ambasadorit t’Shtetve t’Bashkuura, Departmentit t’Shteetit, ëëë, shikoo Blendii, jo, jo nuk ka nevooj për Refrenduum ktuu, kam paas aprovimin e Gjonushiit, Naniit, Mhaajklliit, Ab’bindit, kryorakullit, monsinjoorit, Forlumturiiisë Tiij Tasit të Mitropolisë dhe Nalt Madhnisë Tiij Aleksandri i t’Madh III… fundja man fuund, or buurë, Zooti Zorrekliiu e ka fiirmoos n’ Gherdah, a se ka firmos faare, si kriptokatoolik e gjysëm robi, qyy asht… Shiko, rregullohemi bashkë, t’a jap nji vend për Kuvend dhe e mbyllim… Edhe baresha e oksigjenuar nga opozita, thoshte: “Atje nuk u ndjeva e kompleksuar, përkundrazi pas asaj varëses me brilante u ndjeva mjaft e relaksuar dhe e rifreskuar”, edhe çobanesha ezmerkë e aprovonte, megjithse e kishte pak si konkurente hiresh… (Se të shkohej atje ditën për diell dhe me rregulla e transparencë të plotë nuk bënte ë?!) Po, kush e ka problem, nuk ka probleem, ku ka proobleem n’Shqipriii e sia keemi dalë mbannë… Avropa na do, na do, me shpirt… USSA, po e po, po vdes, po grihet për ne, MATO-ja gjithashtu, Tyrqieja e Reçepit po e po, se kemi “njëmijë fije lidhjesh”… të gjithë e duan rimorkion rrangalle të URSS-it të ish SMT së Roskovecit, punë e madhe se nuk i plotësuar “standartet”, “të drejtat e robit”, ato mund t’i plotësojë edhe për një javë, edhe brenda natës me ndonjë ligj të futur në mikrovalën e Jezabelës në mesnatë… Është MATO tashti që ka adoptuar parullën: “E duam Shqiponjën në MATO”, është USSA që bërtet: “E duam Shqipërinë në Konfederatën e Madhe, e duam në USSA dhe në strukturat Atllantiko-Evropiane, para 1 Prillit”, është Avropa, babaxhani Samson Barraskoja e xha Shollani plaku, që u ngjirën: “E duam Shqiponjën e Zezë me gjith Mullizezën në Unionin Avropian, me formatin XP 2008 -A4”! Por, ja që “Kombinati i Përpunimit të Thellë” në Gërdec, plasi si tollumbace, si t’a kishin shpuar me bodec… Kryebariu me zë të lartë “tropo fortte”, diku edhe me zë të ulët dekreshendo “tropo basso silenziosso”, me ndonjë “a m’kuptoon apo joo”, se ashtu ia donte puna tashti, deklaron në Kuvend dhe në Kryegjyshatoren Orakulltare: “Pasha malin e Tomoorriiit, ku rrijnë orakujt, të marrët që s’lajnë këmbët dhe që nuk rruhen, që i thajnë në prush dhe pijnë lëngun e këmbëve t’veta, s’kam paas dijeni, ëëë më ka thanë njeeri me emrin si Trebicka (ai peshkaqeeni i letrave me birë Abglo-Adriatica), kshu-kshu n’ korriik, se Shkëlzeni, por… I kaam shkruue nji leetër edhe Hekzagonit, Tajmsit dhe Departaameentit t’Shteetit n’guusht… I kam paaraalajmëruur, e paralajmëroova “Poplliiin e Saliuuut”, shikooi Dosjeen juu, “moos e therni deven e ti piii ujt, se doo gdhihi t’ vdekuuur”! Dakoort, t’a baaje listën për “Koomisioon Hetimoor”, kuvendari Borbardhi, po qe se ma baan edhee kte ndeer, i paguej edhe për kusuriin e … E poo, t’nderuur kuvendaar, i nderuuri ambasaadoor, t’nderuur paartneerë amerikaanë e avropojaanë, m’faalnii paksaa muee, duhet paguuur e riparuur daamii tashtiii ma paar! Si i lehet kopilii nd’eer atij qyy s’ka asnjë graam dijeni?! Ju betohem se me datë 15 maars, edhe uun si Presdeenti, e kam dëgjue për her t’paar emrin Gëëërdeec! Vorën po e kam diit, nuk mund t’theem se se kam diiit! A dooi juu qyy, nee të hyyjmë në MATOO apo joo?! Për faat t’keeq, patëm njii ëëë ekses t’padshurruuurr, ju vetë e deshët demooliiimiiin apo joo, urdhoo ju baana Shkresiimin me Kshilln’ e Barinjveee, taashti urdhoii edhee faaturn’ e shpërthiimit, rrisqet si keemi nee n’door… (Me dorën para celularit me viedo, që të mos e dëgjojnë: O Zooti Buu…, shikoo, dëgjoo, se po u dorëhoqa uunë, të babëzituurit do ju gërdecojnë e përcëllojnë edhe maa ziii, se se diiji ju atë punn e asaj fatorinoos Giits…) Dhe meqënëse bebja e vogël Shqipelia, qan e uluret, Emerika dhe Avropa duhet t’ia lyejnë biberonin me pak sheqer a me ndonjë shishe qumësht, se u shurdhon veshët, sa të rritet edhe ca e t’ia japin një dackë turinjve… Firma 3 B e “Kshillit të Barinjve” dhe “Këshillit të Sigurimit”: O burra o demokraatë, të mbyllim anijen e shpuur, se po na u mbyt anija, si “Varka e Farkës”, na iku edhe pushteti edhe kolltuku… mos u kurse o dorështrënguari cingun, se do na ndihmojnë edhe miiqtë, “miku i miirë e paria e baardhë pëër dit t’zeez”… armiikuu i Ballukaanit… o burra t’i blejmë e t’i joshim me para, t’i ndërtojmë edhe një fshat pluus tuuristiik n’bregdet, a t’a ndajnë mes veti kovaleshencën… Sa për premtimet e Këshillit të Barinjve për “3000-4000 t’vdekurit nga pluumbat qoorrogllu, pëër Piramiiidat, për Daamshpërblimet e 97 p.e.r. për bizneset e daamtuura”, për “Të Pastrehët/Muhaxhirët” e shek XX p.K, dmth edhe “Banesat e Zëna” të pronarëve privatë, për shlyyrjen e Vendimeve Gjyqësore për “Pasuritë e Konfiskuura”, për dëmshpërblimet e të burgosurve e të internuarve politikë, mos t’a kenë “hiç merak”, nuk janë toonat. Ata mund t’i marrin edhe nga Opoziita, ose andej nga Paradaisi, se atje ka edhe prona, timare e zeamete me bollëk, ka edhe virgjëresha hyjrije bardhoshe, ka djem të pashëm që ju shërbejnë e ju bëjnë freski me pupla palloi, ka me haangër e me pii, gjiith sa t’doni e sa t’ju dooj i maadhi baark i pangoopur, do keni rrush e verë me esenca e beharna aromatike edhe kamfora aromatike, ujë të lehtë sensibël, ujë të raandë të dyfishtë H2O5, nektar, ambrozinë e asfodel, sa do të dëshironi të ktheheni edhe një herë në tookë… Kush e ka problem, u ka ikur afati prej tre vjetësh, që nuk e kanë rikërkuar, e shkrijmë fare atë institucion, ua humbim “Urdhërat e Ekzekutimit” në Përmbarim, ia shtojmë % në 50%, pse i kemi gjykataat e togat e zeza … yyp xhixhi, kështu e do ky “Ne Populli/Mileti/Komi i Shqiponjistanit/Arnautistanit” e kemi edhe me Preambulë Kushtetute…, se mos jemi ne të parët që rrejmë… Po deri kur Shqiponja, pushtetarët e saj, do të vazhdojnë kështu pa pikë dinjiteti?! Ëëë kolltukofagë demookraatë socialdemokratë, ëhë sa shpejt i harruat premtimet, shtetin social… Apo doni t’a rishkruani historinë, nga e djathta në të majtë me shkrimin bustofredik, duke filluar nga fundi i Librit, sepse “Fundi kurorëzon Veprën”, me titullin “Gërdiliada”?! Këndo o Munzë, mërinë e Kryeministrit, që në shumë t’këqia e shtyu rrisku i keq i parashkruur, se shumë shpirtra t’mëdhenj e të vegjël me vlerë dy milion, ngrënie ua bëri Kraterit t’Gërdecit, edhe maraz e gëzimin kuvendarëve, bjeri gajdes o gajdexhi, bini bini defit e gërrnetës sazexhi! Fort po shdrit kërpurdha e po xee, ç’pe merr frima Rrapn’ e Jutbins, korrupsion i madh qi a plas, bini Pushtetar e Opozitar o më j’u thaftë dora, mbani iso militantë, o mbuçeni mbuçee me iso… Vaj të madh ka sot Gërdeci, Pazar të Madh po bën mistreci, u frynë gërdisën kapot si kastraveci! Deliorgjia, djal i ri, ka marr rrugën për Çarshi, sa mir n’predha skrrapi kontaktori po m’ban tregti, hajre t’koft o motra Hajri, për nan predha n’krater voorri o na ke shti, ooo baxhanakii o u ka prii! Zgjidhe qeesen Badexhi, o financ ministri i zi, bixinec o me bodec, rrasja pallën gjak t’kuq spec, si n’Pazarin Roskovec, kush t’llap o për politik, kemi prap Zvërnec t’ri, ia shtypim kokën stalinec! 15 mars o Gërdec, faati i parashkruur, n’obuuz kalibra e qaf pate o robtoo o t’i kan ngeec o hej!
MINISTRI FATMIR MEDIU- MILIONA NGA TRAFIKU I ARMEVE
Gazeta prestixhoze “New York Times” zbardh trafikun e armeve nen kupolen shteterore nga Shqiperia ne Afganistan Për shkak të kërkesave të qeverisë afgane për armë e logjistike nga SHBA, Pentagoni vendosi të nënshkruante një kontratë me një firmë AEY inc ne Miami e cila fitoi tenderin prej 300 milionë dollarësh janarin e shkuar. Kjo firmë drejtohej vetëm nga një 22 vjecar Efraim Diveroli. Është fakt se Diveroli ka siguruar municione që ishin 40 vjecare të vjetra dhe te dekompozuara, dhe këto i ka siguruar nga vendet e ish- bllokut komunist. Por, për këto municione Departamenti Amerikan i Shtetit dhe NATO kane shpenzuar miliona dollarë për t’i asgjesuar. Për të blerë këto municione kompania e Diverolit ka përdorur nënkontraktorë ose ndërmjetës nga një listë federale kompanish të dyshuara për trafik të paligjshëm armësh. Që këtu fillon sipas artikullit tregtia e pandershme e armëve që përfshin dhe Shqipërinë dhe që përfundoi tragjikisht me Gerdecin. Artikulli më tej thotë se pas zbulimit të gjithë aferave të kompanisë së Diverolit, kjo kompani u pezullua këtë javë nga gjithë kontratat e ardhshme federale. Gjithë historia u zbulua vjeshtën e shkuar në Afganistan. Krejt rastësisht një prej koloneleve afganë hap një nga arkat e dërguara me municione dhe prej andej dalin municione të prodhura më 1966 në Kinë. Koloneli afgan thotë: “Ja cfarë na japin për të luftuar”. Më vonë kjo shërbeu për hetuar kompaninë AEY të Diverolit, që deri në 2003 ishte krejt e panjohur, por që u rrit në kohën kur adminstrata “Bush” nxiti kontraktorët privatë si elementë integrale të stratregjisë së tij anti-luftë. Kompania e Diverloit u krijua nga Majkëll Diveroli i ati i Eframimit në 1999. Atëkohë Efraimi ishte vetëm 13 vjec. Artikulli thotë se ambiciet e Eframimit që fillimisht kishte vetëm 1% aksione, ishin jashtëzakonisht të mëdha dhe nisi të bënte kontrata të mëdha. Me 2005 kur ai mbushi 19 vjec u bë president ii kompanisë. Kjo kompani fitoi kontrate edhe per te derguar armë në Irak ku biznesi përfshinte një kontratë 5.7 milionë dollarë. Por jeta dhe reputacioni i Diverolit nisi te binte për shkak edhe të disa problemeve me drejtësinë lidhur me vajzat apo edhe me patentë false. Në të gjitha ai mbrohej duke thënë se ishte kompani e rëndësishme e kontraktuar nga vetë Departamenti Amerikan i Shtetit dhe veprimtaria që ai bënte ishte e klasifikuar. Duke lënë mënjanë problemet personale te Diverolit, i kthehemi aferës së tij në Shqipëri. Ai nisi të blinte armë nga vendet e ish- bllokut sovjetik: Shqiperia, Bullgaria, Republika Ceke, Hungaria, Kazakistani, Mali i Zi, Rumania dhe Sllovakia. Problemi ishte se këto municione ishin edhe të rregullta nga bunkerë me temperatura normale, por edhe nga depot e ekspozuara, pra një pjesë arsenali ishte e cilësise së lartë, ndërsa një tjetër ishte thjesht skrap i armatimeve të abandonuara sovjetike. NATO kishte kërkuar që armët të ishin jo më të vjetra se 10 vjet, dhe kur blerja behej nga vetë SHBA apo NATO, procesi ishte i rregullt brenda gjithë standarteve, paketim, testim transport etj. Një vend shumë interesant per Diverolin ishte Shqipëria, që kishte një stok të tërë municionesh shumica kineze të viteve ’60 dhe të viteve ‘70. Fakeqësisht 90% e municioneve në këtë vend ishin më shumë se 40 vite te vjetra. Problemet me Shqiperinë u evidentuan pikërisht këtë muaj nga shpërthimi i depos së Gerdecit, ku sipas artikullit vdiqën 22 persona dhe u plagosën 300 të tjerë. Por, problemi ishte se në vlerësimet perëndimore për municionet shqiptare ishte evidente se Shqipëria hynte në programet e sponsorizimeve për shkatërrimin e këtyre municioneve. Gjatë 2007, SHBA ka dhënë 2 milionë dollarë për të shkatërruar armatimet e vogla dhe 2000 tonë municione në Shqipëri. Sipas një programi të NATO-s, 16 vende të tjera perëndimore kontribuan me 10 milionë dollarë për të shkatërruar në këtë vend 8 700 tonë municione. Mes armatimeve qe do shkaterroheshin ishin dhe 104 milionë fishekë 7.62 milimetra, saktësisht sasia e municioneve që kompania AEY kërkoi nga agjencia shqiptare e eksportit të armëve. Shqipëria ofroi për shitje dhjetra miliona fisheke prodhim i viteve ‘50. Për t’i testuar kompanisë AEY iu dhanë 1000 fisheke, sipas Ylli Pinarit, drejtor i agjencisë së eskportit të armëve në kohën e shitjeve. Por asnje perfomancë balistike nuk u regjistrua, por fisheket u shkrepën me dorë. Në bazë të kasaj prove, AEY bleu më shumë se 100 milionë fishekë me urdhër të Pentagonit. Kompania punësoi një biznesmen lokal amerikan Kosta Trebicka për të hequr municionet nga arkat e drunjta dhe kutite metalike te mbyllura hermetike- per te bere një paketim standart që i mbron nga lagështira dhe ndotja dhe që siguron lehtësimin e transportimi në terren. Por, Trebicka ka thene se Diveroli donte t’i hiqte nga arkat që te reduktonte peshen e tyre dhe koston e transportimit per te maksimimizuar fitimet. Te tjere zyrtare amerikane thane se qellimi ishte te hiqeshin nga arkat qe kishin vulen e armaimit kinez. E ndersa me municionet shqiptare, Diveroli siguroi furnizimin e Afganistanit, per furnizimin e Irakut po kerkonte municione ne Republiken Ceke. Ne lidhje me Shqipërinë një ndërmjetës i mesëm misterioz hyri në këtë aferë. Kur Diveroli nisi këtë aferë, ai sugjeroi ne nje interviste se ishte ne dijeni te korrupsionit që do ndërhynte në këtë marrëveshje. “Cfarë ndodh në Ministrine e Mbrojtjes shqiptare? Kush eshtë i pastër? Këtë unë nuk e di – ka thene Diveroli ne nje interviste. Ndaj Diveroli nuk bëri marrëveshje direkte me zyrtarët shqiptare. Një kompani ndërmjetëse u regjistrua në Qipro, Evdin Ltd, që blente municionin dhe ia shiste kompanisë së Diverolit. Paketuesi amerikan i përfshirë në këtë marrëveshje Trebicka, tha se ai dyshonte se qëllimi i Evdin ishte të transferonte parate tek zyrtarët shqiptare. Shitjet sipas Trebickës ishin mister: Shqipëria shiste municion tek Evdin për 22 $ për 1000 fishekë, ndërsa Evdin ia shiste AEY të Diverolit për shumë më tepër. Diferenca sipas Trebickës ndahej me zyrtaret shqiptare, me Pinarin, qe ishte kreu i agjencisë së eksportit të armëve dhe me Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. “Tani Berisha, Pinari Mediu i kanë mohuar akuzat”- thotë artikulli. Por Trebicka thotë se pasi ngriti shqetësimin për Evdin dhe Ministrine e Mbrojtjes, kompania u deturua të përjashtohej nga kontrata. Në 11 qershor 2007 Trebicka dhe Diveroli bëjnë një bisedë telefonike për problemet e biznesit në Shqipëri. Trebicka regjistroi kete bisede dhe me vone ia kaloi hetuesve shqiptare. Biseda tregoi se kompania amerikane ishte ne dijeni te korrupsionit ne Shqiperi dhe se ‘Heinrich Thomet’, nje kompani shitese armesh zvicerane, qendronte prapa Evdin. Diveroli ka thënë se Thoment, ose i quajtur Henri vepronte si ndërmjetës në këtë biznes. Shkrimi citon bisedën, që është transmetuar në News 24 mes Diverolit dhe Trebickës. Ne fund Diveroli vendos që të ngadalësojë biznesin në Shqipëri. “Kjo ka shkuar lart e lart te kryeministri dhe i biri”, tha Diveroli. Unë nuk mund ta luftoj dot këtë mafia. Është shumë e madhe. Ata kafshë kanë dalë jashtë kontrollit- ka thene Diveroli. Në emailat e kembyera, Thomet mohon rolin zyrtar tek Evdin. Përfshirja e Thomet në marrëveshjen me Shqipërinë ka qenë vetëm prezantimi i Diverolit tek partneret dhe zyrtaret potenciale atje. Menaxheri i Përgjithshëm i Evdin Bogdan Choopryna thotë se akuzat e Diverolit nuk janë të vërteta. Tani fakti se kush e ka pronësine ë Evdinit mbetet publikisht e panjohur. Evdin është regjistruar në 26 shtator 2006 një javë pas fitimit të tenderit të Diverolit për armët në Afganistan, sipas regjistrit zyrtar të Qipros. Kompania thuhet se e ka zyrën në Larnaka, Qipro dhe drejtor i saj është Pambos Fellas. Por rezultoi se Evdin nuk ka zyrë as staf atje. Ndërsa Fellas që ndodhej brenda tha se nuk ishte drejtor i Evdin, por një drejtor i emeruar roli i të cilit ishte vëtëm të regjistronte kompaninë. Shenja të tjera të cojnë perseri në Zvicër. Pinari fillimisht u tha dy gazetarëve se kishte punuar me Evdin nëpërmjet Thomet. Por pasi gazetari ia tha këtë Thomet, Pinari e ndryshoi historine, duke iu referuar Fellasit dhe zyrës së Evdin në Qipro. Diveroli gjithashtu tha se kompania qipriote drejtohet nga një invidivid zviceran. Vete Thomet është akuzuar disa herë për trafik të paligjshëm armësh edhe nga grupi Amnesty International. Aktivitetet e tij gjithashtu kanë qenë shqetësuese në Uashington. Tani mbetet nën hetim kompania amerikane e Diverolit dhe autoritetet po merren dhe me finalizimin e kontratës për municonet në Afganistan të nisura nga kompania AEY. Ngarkesa e fundit e urdhëruar nga AYE është firmosur më 21 mars për 155 milionë dollarë municione. Artikulli thotë se Rok Island Arsenal, autoriteteti kontraktues për armët në afganistan po heton cështjen edhe me investigues që kanë vizituar Shqiërinë dhe Afganistanin. Marre nga gazeta “New York Times” 27 mars 2008
“MISS SHKODRA 2008” NEN SHENJEN E “BUNA 1”
Agjensia e Spektakleve “Buna 1”, si nje nga te parat ne vend dhe me te suksesshmet, vijon te promovoje gjeresisht vlerat dhe shijet e preferuara te publikut. Duke kaluar nga njeri spektakel ne tjetrin, nga njeri sukses tek nje tjeter edhe me i madh, “Buna 1” jep shembuj te qarte te menaxhimit te besueshem te artit shqiptar. Nder te paktat kompani spektakli qe ka mbushur sallat me kapacitet me te medha ne vend, me emrat me te njohur te skenes dhe ekranit, Agjensia e Spektakleve “Buna 1” po pergatitet dhuraten e rradhes, kete here per kenaqesine e artedashesve shkodrane. Spektakli i bukurise “Miss Shkodra 2008” do te shpalose vlera te reja te nje tradite te re ne Shqiperi, por tashme te konsoliduar bashke me sigurine qe jep nje emer si “Buna 1”. Konkursi I bukurise eshte ne nje nga fazat me te rendesishme te tij, perzgjedhjen e 12 vajzave qe do te marrin pjese ne naten finale me 19 prill 2008, ne teatrin “Migjeni” te Shkodres. Producenti Arben Mazi dhe stafi i “Buna 1” po perzgjedhin me shume kujdes vajzat qe do te perfaqesojne bukurine shkodrane ne spektaklin kombetar “Miss Shqiperia 2008”. Ekskluziviteti i ketij organizimi eshte per Shkodren vetem i Agjensise se Spektaleve “Buna 1”, ndersa pjesmarrja ne kete aktivitet, eshte nje mundesi e mire per te vene mbi koke kuroren e me te bukures se Shqiperise e ne vijim te “Miss Globe International”, ekskluzivitet qe e ka vetem “Deliart Association” me producent Petri Bozo. Tashme disa nga vajzat e perzgjedhura, kane filluar te prezantohen edhe per publikun permes klipeve qe transmetohen ne TV1 Channel, i cili eshte bashkorganizator me “Buna 1” dhe “Deliart Association”. E vecanta e ketij sezoni te “Miss Shkodra 2008”, eshte perzgjedhja e tre vajzave qe do te perfaqesojne qytetin ne “Miss Shqiperia 2008”. Producenti Arben Mazi ka menduar qe nje vajze te perzgjidhet nga publiku permes votimit televiziv me mesazhe ne numrin 1516, bazuar ne videoklipet e transmetuara nga TV1 Channel. Keshtu, edhe publiku do te kete mundesine dhe pergjegjesine te jape vendimin e vet per nje nga tre bukuroshet shkodrane. Nderkohe, dy vajzat e tjera do te perzgjidhen nga nje juri prestixhoze profesionale, e cila do te drejtohet nga i mirenjohuri Petri Bozo. Ndersa vajza fituese, do te kete nderin qe ti vendoset kurora e “Miss Shkodra 2008” nga vete fituesja e edicionit te kaluar te “Miss Shqiperia 2007”. Surprizat e spektaklit nuk do te kete fund dhe producenti Arben Mazi thote se nje pjese e konsiderueshme jane rezervuar per naten finale ne teatrin “Migjeni”. Emrat me te njohur te muzikes, humorit por edhe skenes shqiptare ne pergjithesi, do te jene pjese e nje shfaqjeje te paharrueshme, te cilat per hir te realitetit, vetem Agjensia e Spektakleve “Buna 1” ka dhene prova se i realizon me sukses. Nje spektakelt si “Miss Shkodra 2008”, konkurs i vecante por edhe i veshtire per tu realizuar, eshte drejt kulmimit me perzgjedhjen perfundimtare te vajzave me te bukura te qytetit e me gjere. Per te gjitha pjesemarreset, por ne menyre te vecante per tre fituesit, do te celen te tjera mundesi, te tjera horizonte, mes te cilave edhe fama dhe perfitimet e natyrshme qe vijne prej saj. E ne kete kendveshtrim, kontributi i Agjensise se Spektakleve “Buna 1”, merr vlera te tjera pervec artit, edhe promovimit te asaj qe Shkodra e Veriu, ne shekuj jane identifikuar: bukurise fizike por edhe shpirterore. Natyrisht, per te ruajtur deri ne fund kersherine e atyre qe do te kene mundesi ta ndjekin ne salle evenimentin, por edhe te tjereve qe do ta percjellin permes valeve te TV1 Channel, producenti Arben Mazi nuk jep shume detaje. “Une jam ne pune intensivisht deri naten e shfaqjes. Vetem atehere une marr fryme lirshem dhe ndjek ecurine e nje pune te gjate, e cila ka vijuar me muaj, per te nxjerre vetem per nje nate nje shfaqje te kompletuar ne te gjithe komponentet e saj. Kur une marr ne perfundim duartrokitjet e spektatoreve dhe vleresimet e telespektatoreve qe e ndjekin me pas nga shtepite e tyre spektaklin, ndjehem i clodhur dhe i gatshem per tu hedhur ne nje projekt tjeter. Vetem atehere mund te them se ia kam arritur. Dhe ne fakt, deri tani, fale mbeshtetjes se dashamiresve te artit dhe kultures ne mbare vendin, mund te them se ia kam dale te sjell vlera te preferuara nga publiku dhe ne momentin e duhur”, thote producenti Mazi, i cili falenderon disa bisnese qe e mbeshtesin artin ne Shkoder, edhe pse ai por edhe te tjere jane te bindur se kontributi i tyre duhet te jeme me i madh. Nese ka nje vlere me te cilen Shkodra eshte krenuar, do te krenohet, eshte prezantuar me dinjitet dhe do te prezantohet, eshte pikerisht arti, vlerat e te cilit nuk humbasin asnjehere. Aq me teper, kur ato menaxhohen me aftesine e Agjensise se Spektakleve “Buna 1”, ku vetem emri dhe eksperianca jane garanci per arritjen e suksesit, edhe per spektaklin e “Miss Shkodra 2008”. ALDA DELIJA |