Nr. 116 i gazetës në print

0
Tre revolucionet

Debati kombetar i pritur prej kohesh mbi politiken e sigurise kombetare akoma duhet te ndodhe. Ne thelb ceshtjet taktike kane lene ne hije sfiden me te rendesishme me te cilen do te perballet administrata e re: si te distiloje nje rend te ri nderkombetar nga tre revolucione te njekohshme qe po ndodhin perreth globit: (a) transformimi i sistemit tradicional te shteteve te Evropes (b) sfida e islamizmit radikal ne nocionin historik te sovranitetit; dhe (c) levizjen e qendres se gravitetit te marredhenieve nderkombetare nga Atlantiku ne Oqeanin Paqesor dhe ate Indian.

Urtesia tradicionale tregon se humbja e iluzioneve me pretendimin per unilateralizmin e Presidentit Bush eshte ne qender te mosmarreveshjeve evropiano-amerikane. Por do te behet me e dukshme pas ndryshimit te administratave se ndryshimi kryesor midis dy brigjeve te Atlantikut eshte se Amerika akoma eshte nje shtet-komb njerezit e te cilit i pergjigjen thirrjeve per sakrifica ne emer te nje percaktimi shume me te gjere te interesave kombetare sesa percaktimi i Evropes. Shtetet e Evropes, duke qene prekur nga dy luftra boterore, rane dakort te transferojne aspekte te rendesishme te sovranitetit te tyre drejt Bashkimit Evropian. Megjithate, besnikeria politike e lidhur me shtetin-komb ka rezultuar se nuk eshte e transferueshme automatikisht. Evropa eshte ne nje tranzicion midis te kaluares se saj, te cilen ajo duket se kerkon ta kaloje, dhe nje te ardhmeje qe akoma nuk e ka arritur.

Ne proces, natyra e shtetit evropian eshte transformuar. Me shtetet qe jo me gjate e percaktojne vetveten permes nje te ardhmeje te vecante dhe me kohezionin e Bashkimit Evropian qe akoma nuk eshte vene ne prove, aftesia e pjeses me te madhe te qeverive evropiane per tu kerkuar sakrifica njerezve te tyre eshte zvogeluar ne menyre dramatike. Shtetet me historine e vazhdueshme me te gjate, te tilla si Britania dhe Franca , kane qene me te predispozuara per te marre mbi vete pergjegjesi ushtarake nderkombetare.

Mosmarreveshja mbi perdorimin e forcave te NATO-s ne Afganistan eshte shembulli me kuptimplote. Menjehere pas 11 Shtatorit 2001, Keshilli Atlantikut te Veriut, veproi pa ndonje kerkese nga SHBA duke evokuar nenin 5 te Traktatit te NATO-s, qe ben thirrje per asistence te ndersjellte. Por kur NATO filloi te merrte mbi vete pergjegjesite ushtarake, kufizimet e brendshme detyruan shume prej aleateve te kufizonin numrin e trupave te dhena dhe qe ngushtonin misionet nga te cilat mund te viheshin ne rrezik jete njerezish. Per pasoje, Aleanca e Atlantikut eshte ne procesin e evolucionit ne nje sistem dy-rreshtash- nje aleance kapacitetet e se ciles per veprime te perbashketa ne karte nuk i pergjigjen detyrimeve te saja te pergjithshme. Me kalimin e kohes, duhet te zhvillohet nje nga dy adaptimet: ose nje ripercaktim i detyrimeve te pergjithshme ose nje perpunim formal i sistemit te dy-rreshtave ne te cilin detyrimet politike dhe kapacitetet ushtarake jane harmonizuar permes nje sistemi aleancash te vullnetit.

Ndersa roli tradicional i shtetit ne Evrope ka ardhur duke u zvogeluar si pasoje e zgjedhjes se bere nga qeverite e veta, roli gjithnje e me i hershem i shtetit ne Lindjen e Mesme eshte i pandare ne menyren sesi keto shtete jane krijuar. Shtetet pasardhese te Perandorise Osmane ishin ngritur nga fuqite fitimtare ne perfundimin e Luftes se Pare Boterore. Ndryshe nga shtetet evropiane, kufijte e tyre nuk reflektojne parimet etnike ose karakteristikat linguistike por balancen midis fuqive evropiane ne garat mes tyre jashte rajonit.

Sot eshte islamizmi radikal qe kercenon strukturen shteterore tashme te brishte permes nje interpretimi fondamentalist te Kuranit si baze te nje organizimi universal politik. Islami xhihadist nuk pranon sovranitetin kombetar mbeshtetur mbi modelet e nje shteti secular; ai deshiron te zgjeroje shtrirjen e tij kudo ku popullsi te rendesishme ushtrojne besimin mysliman. Perderisa asnje sistem nderkombetar dhe asnje strukture e brendshme e shteteve ekzistuese nuk ka legjitimitet ne syte e islamisteve; ideologjia e tyre le pak hapesire per nocionin perendimor te negociatave ose balancimit ne nje rajon me interes vital per sigurine dhe mireqenien e shteteve industriale.

Kjo lufte eshte tipike per keto vende; ne nuk kemi alternativen e terheqjes. Ne mund te terhiqemi plotesisht nga nje vend, i tille si Iraku, por vetem per te qene te detyruar te rezistojme nga pozicionet e reja, mesa duket shume me te pafavorshme. Madje mbrojtesit e nje terheqjeje unilaterale nga Iraku flasin per mbajtjen e forcave te reduktuara per te parandaluar nje rigjallerim te Al-Kaides ose radikalizmit.

Keto transfromime ndodhin kunder sfondit te nje tendence te trete, nje zhvendosjeje te qendres se gravitetit te marredhenieve nderkombetare nga Oqeani Atlantik ne Oqeanin Paqesor dhe ate Indian. Paradoksalisht, kjo rishperndarje e fuqise eshte ne nje pjese te botes ku shtetet akoma zoterojne karakteristikat e shteteve tradicionale evropiane. Shtetet kryesore te Azise, Kina, Japonia, India dhe ne kohen e duhur, mbase Indonezia, e shikojne njeri-tjetrin ne te njejten menyre si bene pjesemarresit e tjere ne ekuilibrin e forcave evropiane, si konkurrente te qenesishem edhe kur ata here pas here marrin pjese ne projekte te perbashketa.

Ne te kaluaren, nje zhvendosje e tille ne strukturen e pushtetit pergjithesisht conte ne lufte, ashtu sic ndodhi me ngritjen e Gjermanise ne fund te shekullit 19-te. Sot ngritjes se Kines i eshte caktuar nje rol i tille ne komentet me alarmuese. Ne te vertete, raporti kino-amerikan pashmangshmerisht permban elemente klasike gjeopolitike competitive. Keto nuk duhet te neglizhohen. Por ketu ka elemente kunderveprues. Globalizimi ekonomik dhe financiar, domosdoshmeria energjitike dhe ambientale, dhe fuqia shkaterruese e armeve moderne, te gjitha keto imponojne nje perpjekje me te madhe per bashkepunim global, vecanerisht midis SHBA dhe Kines. Nje marredhenie konfliktuale do t’i linte te dyja vendet ne poziten e Evropes pas dy lufterave boterore, kur shoqerite e tjera e shikonin arritjen epersise mes kombeve te Evropes nepermjet konflikteve vete-shkaterruese me njeri-tjetrin.

Asnje prej brezave te meparshem nuk i eshte dashur te merren me revolucione te ndryshme qe zhvillohen njekohesisht ne pjese te vecanta te botes. Kerkimi per nje te vecante, duke perfshire nje ilac per te gjitha eshte fantastik. Ne nje bote ne te cilen e vetmja superfuqi eshte nje ithtare e prerogativave te shtetit-komb tradicional, ku Evropa ka ngecur ne nje status ne gjysme te rruges, ku Lindja e Mesme nuk pershtatet me modelin komb-shtet dhe perballet me nje revolucion me motive fetare, dhe ku vendet e Azise jugore dhe lindore akoma praktikojne balancen e fuqise, cila eshte natyra e rendit nderkombetar qe mund te pershtatet me keto tre perspektiva te ndryshme?

Cili duhet te jete roli i Rusise, e cila eshte duke afirmuar nje nocion sovraniteti te krahasueshem me ate te Amerikes dhe nje koncept strategjik te balancave te fuqise te ngjashme me ato te Azise? A jane organizata nderkombetare ekzistuese te pershtatshme per kete qellim? Cilat objektiva mund te caktoje realisht Amerika per vetveten dhe per komunitetin boteror? Eshte transformimi i brendshem i vendeve te medha nje objektiv i arritshem? Cilat objektiva duhet te kerkohen bashkarisht, dhe cilat jane rrethanat ekstreme te cilat do te justifikonin veprimin unilateral?

Ky eshte ai lloj debati per te cilin ne kemi nevoje, jo te perqendrohemi te sloganet e nxitura nga grupe te caktuara te destinuara per te kapur faqet e para te lajmeve.

Nga Henry A. Kissinger, ish Sekretar i Shtetit

 

COCOSIS: Ambasada Greke korrekte dhe dashamirëse me shërbimet

Pikëpyetje e pickim mediatik mbi Ambasadën Greke këtu në Tiranë. Kështu mund ta perifrazosh tërësinë e incidentit të këtyre ditëve, ku u akuzua diplomacia greke për “Dënim të Shqipërisë për të mos marrë pjesë në Lojrat Olimpike, Pekin 2008 me ekipin e boksit”, duke refuzuar vizat ku dorezat nuk morën pjesë në Europianin e zhvilluar në Athinë, ku do mateshin forcat për normën kualifikuese për në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”.

Ky në të vërtetë është fakti. I hidhur.

Po çfarë thotë pala tjetër, Ambasada Greke. Vetë Ambasadori Costandino Cocosis, megjithë ngarkesën diplomatike ku po shoqëronte zëvendësministrin e jashtëm grek Theorollos Kasimis në Himarë, Sarandë, Gjirokastër dhe gjithë Jugun e Shqipërisë, në vizitën e tij të planifikuar shumë kohë më parë dhe fatkeqësisht të lakuar si të qëllimshme pas incidentit ku u rrethua posta e policisë shqiptare në Himarë pas dhunimit të Monol Zotos dhe Jorgo Rrapos nga dy policë që tashmë janë nën hetim, ai gjen mundësinë dhe deklaron për gazetën se janë shumë korrekt dhe dashamirës në shërbime. Ai thotë se në këtë rast Zyra Konsullore ka shërbyer “Jashtë të gjitha Procedurave të përcaktuara”, ç’ka do të thotë urgjent dhe pa radhë. Kanë qenë 17 persona në listë për vizë, por në sportel “…u paraqitën katër sportistë, të cilëve iu dha vizë pa taksë, një prej dy trajnerëve, si dhe tre persona të tjerë, të cilët thanë se janë vëzhgues. Këta nuk paraqitën asnjë dokument që të dëshmojë raportin me Federatën Shqiptare të Boksit, bile deklaruan vetë pamundësinë për të paraqitur një dokument të tillë dhe kërkuan që t’u kthehen pasaportat pa vizë…”.

Ambasada greke deklaron se do të vijojë punën me parimin e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Dhe pikërisht nga kjo ambasadë pajisen me viza rreth 6000 persona në muaj, madje kategori të veçanta pa dokumenta burokratike dhe me proçedurë të shpejtuar.

Gjithsesi, ajo që u bë nuk ç’bëhet. Boksierët tanë nuk do të jenë me 8 gusht në Kinë, në vendin e sovranes më të aftë dhe më të zgjuar të Botës, Perandoreshës së vetme të Tokës së Mesme, Wu Xhao, e cila ka jetuar nga viti 624 deri më 705 dhe ka qeverisur Kinën për gati gjysëm shekulli me duar të hekurta, ku në Oborrin e saj Mbretëror ka lidhur marrëdhënie diplomatike me tregtarë indian, hebrej, Ambasadorë të Mbretërisë Bizantine, me artistë japonezë, princër persianë etj.

SOKOL PEPUSHAJ

 

Viktima të pafajshme të një kohe të çmendur

 

Togfjalëshi “u vranë për pronat” tashmë është i përditshëm. Lëvizjet demografike të gjashtëdhjetë e ca viteve të fundit, ku prona ishte e shtetëzuar deri 17 vjet më parë, dhe pikërisht në periudhën e postkomunizmit të Enver Hoxhës, ligji 7501, i cili është ende në fuqi dhe ndau tokën sipas frymëve duke i futur në konflikt pronarët e vërtetë me ata që muarën tokën, ka regjistruar mijëra viktima. Kështu, Riza Milani, nga fshati Postrribë, qarku Shkodër, me datën 10. 01. 2000, i kishte blerë pesë dynym tokë në besim, pa dokumenta të noterizuar, siç veprojnë shpesh malësorët, Muhamet Musa Bushit, pasi prej vitesh, që në kohën e diktaturës, kishte ndërtuar një shtëpi të keqe në atë tokë, pra të bashkëfshatarit Bushi. Por Bushi e pret në besë dhe i kërkon tokën. Hapet një konflikt që nuk e pajtojnë dot as pleqësia, as komuna, dhe kështu Riza Milani nis punimet për ndërtimin e një banese të re, pasi sipas tij, por edhe sipas deklarimit të kryekomunarit Faz Shabaj, kishte të drejtë. Gjithsesi, Muhamet Bushi acarohet, merr edhe dy djemtë e tij të armatosur dhe ndalon me dhunë punimet. Riza Milani dhe punëtorët ikën, duke iu shmangur konfliktit. Megjithatë, punimet i rrafshuan përtokë. Pak kohë më vonë, më 05.03.2007, i ati i Rizasë, plaku Sajdi Milani, hakmerret, vret me armë zjarri Muhamet Bushin. Dy familjet u bënë gjaksore për njëra-tjetrën. Kanuni i Lekë Dukagjinit tashmë ishte në mes. Familja Milani ngujohet, sipas zakonit. Gazeta e ka në dosjen e vet edhe një dokument zyrtar të fshatit Domen B. M. dhe te kryekomunari F. SH. që vërteton faktet që ne po publikojmë.

Ndër më të rrezikuarit me jetë ishin djemtë e Riza Milanit, Artan Milani, një djalosh shumë i ri, i datëlindjes 25.08.1986 dhe Artur Milani akoma më i ri, madje fëmijë, i datëlindjes 26.01.1990, të cilët nga data 05.03.2007 deri më 20.12.2007, jetuan të ngujuar. Ata i priste pushka e gjaksit. Gjithsesi, gjetën një mundësi dhe braktisën vendin. Sot janë pa adresë dhe konflikti është i hapur. Artani dhe Arturi, si shumë moshatarë të tyre janë viktima të pafajshme të një kohe të çmendur, që në emër të kodeve mesjetare, u rrezikohet jeta.

RIFAT YMERI

 

Në emër të Kanunit shkatërrohen jetë

 

Kanuni i Lekë Dukagjinit, ky kod që edhe pas 700 viteve nga krijimi, vazhdon të marrë jetë njerëzish, sfidon haptas jo vetëm ligjet, por edhe ndjenjat e liritë njerëzore. Ky kod mesjetar, i cili duhej të ishte thjesht në muzeum, zbatohet në shumë treva të Shqipërisë dhe ka një peshë të madhe vendimmarrëse e ligjore në Veriun e vendit. Mediat e shkruara dhe audio-vizive përcjellin çdo ditë histori të dhimbshme, të cilat realizohen nga dora e njeriut, por e mbështetur dhe e “droguar” nga Kanuni i Lekë Dukagjinit.

Historia e një çifti, ajo e 24 vjeçarit Artur Daka dhe e Diane Kazani 20 vjeçe, është kthyer tashmë në personifikim të kalvarit të gjatë në emër të Kanunit, bile duke patur pasoja të rënda edhe tek të afërmit e të riut Daka.

Ashtu siç e kërkojnë ligjet e Kishës Katolike, dy të rinjtë vendosin Kurorë të Shenjtë përpara Zotit me 10 gusht 2006, të celebruar nga Dom Simon Jubani, në prani të Ejll Leka dhe David Leka. Por nuk ishte e thënë që jeta e tyre të vazhdonte normalisht. Vajza, Diane Kazani,kishte qenë më parë e fejuar me një tjetër person, të quajtur Bashkim Kasemi. Për disa arsye, por edhe ato të Kanunit të Lekë Dukagjinit, ish i fejuari Kasemi, nuk pranoi këtë lidhje,d he madje në shtëpinë e Jezu Krishtit mes dy të rinjve që u betuan para altarit se do ta duan e ndihmojnë njëri-tjetrin në të mirë e në vështirësi, deri në vdekje. Kasemi filloi t’i përndjekë, duke ua kthyer jetën në një ferr të vërtetë, jo vetëm çiftin, por edhe të afërmit e tij. Ata ndjeheshin të kërcënuar orë e minut, teksa nuk kanë munguar edhe veprimet konkrete kriminale në dëm të tyre. Ngjarjet percipitojnë deri në atë pikë sa babin dhe vëllai i Arturit u qëlluan me armë zjarri, dje rreth orës 21 e 30 minuta në fshatin Bërdicë, rreth tre kilometër në afërsi të qytetit të Shkodrës, teksa po udhëtonin me makinën e tyre.

Vetë mrekullia e Zotit i ka shpëtuar. Ata, duke përfituar nga errësira, kanë braktisur makinën e cila ka qenë duke ecur ngadalë dhe kanë shfrytëzuar terrenin malor duke u larguar me vrap.

Në këto kushte jeta e çiftit është krejt e pamundur, ndaj siç deklaroi dje për gazetën i ati i Artur Daka, Pjetër Daka që shpëtoi nga plumbat për mrekulli, i bir me nuse sot jeton në ilegalitet.

Duket qartë pra, se një pushkë pret e gatshme t’i marrë jetën çiftit Artur Daka e Diane Kazani, nëse ata zbulohen ku janë. E kjo, në emër të Kanunit të Lekë Dukagjinit, i cili jo vetëm vepron sot e kësaj dite në Shqipëri, por ka një peshë shumë më të madhe se ligjet e shtetit.

Edhe familja Gjoni me familjen Gjokaj në Shkodër janë në hasmëri të vjetër. Si pasojë e kësaj hasmërie edhe sot qëndrojnë të ngujuar. Kështu, edhe familjet e tjera në qytetin verior vuajnë pasojat e hasmërive nga më të ndryshmet. Familjet Gjoni dhe Gjokaj për shumë vite nuk gjetën gjuhën e sheshimit të konfliktit.

REDAKSIA

 

Perfundon restaurimi i Mauzoleut te Mbretit Gent ne Itali

 

Pas kater viteve pune te eksperteve ne rehabilitimin e obiekteve antike me qellim shpetimin nga shkaterrimi, degradimi dhe braktisja te nje nder veprave me te rendesishme te historise dhe kultures antike shqiptare, perfundon restaurimi i Mauzoleut qe ruan eshtrat e mbretit Gent te Ilirise.

Per te vertetuar shkencerisht se per nder te ciles figure historike ishte ngritur ne te vertete obiekti, pasi pozicionet e historianeve ishin kontradiktore, me kerkese te Lidhjes, u ngrit nje komision vleresimi me eksperte te historise dhe arkeologjise ne Itali ne perberje te cilit ishte dhe Presidenti i Lidhjes, shkrimtari Alban Kraja i cili permes fakteve historike te pakontestueshme, arriti te binde autoritetet lokale te qytetit Gubbio dhe ata te Ministrise se kultures italiane qe ta njihnin kete repert te rendesishem arkeologjik, unik te llojit te tij ne mbare Italine, si trashigimi jo vetem te kultures romake por edhe asaj iliro – shqiptare.

Nje merite te veçante ne sensibilizimin e opinionit publik dhe ne nisjen e projektit qe konkludoi me restaurimin e obiektit ne fjale, luajti dhe Lidhja Nacionale Shqiptaro-Arberesh e cila prej vitesh zhvillon ne sheshin perballe Mauzoleut, manifestimin me teme “Jam ilir, jam shqiptar”.

P.S. Ne fotot e meposhtme, tre te parat (tek e treta z. Kraja ne hyrje te kantierit peruron fillim te punimeve) shihet gjendja e degradimit dhe braktisjes ne te cilen orvatej mauzoleu vetem pak vite me pare.

Fotot e tjera tregojne mauzoleun pas restaurimit te sapo perfunduar (tek targeti mbi historine e obiektit, per here te pare pranohet qe ky Mauzole romak eshte i mbretit Gent te Ilirise).

Me shume informacion mbi manifestimin “Jam ilir, jam shqiptar” mund te gjeni tek

www.legaalbanese.com dhe www.albankraja.com.

Pak histori mbi Gentin e Ilirise :

Mbreti Gent ka qene i fundit sovran i Ilirise tone antike, pasues i denje i Bardhylit, Pleuratit, Agronit, Teutes, Skerdilajdes e Pines. Gjate luftes se trete romako-ilire, nga kryeqyteti i Ilirise Skodra (Shkodra), ai organizoi rezistencen ndaj superfuqise te asaj kohe, Romes. Megjithe qendresen e tij stoike, legjonet romake, me te shumta ne numer, arriten ta thyejne rezistencen ilire mbas luftimesh te ashpra e te pergjakshme. Keshtu qe, ne pamundesi per te rezistuar me gjate ne fushe te hapur, sebashku me garden e tij pretoriane, Genti u izolua brenda mureve te kryeqytetit Skodra. Me pas romaket per hakmarrje filluan nje sere raprezaljesh ndaj popullsise ne rrethinat e kryeqytetit. Ne pamundesi qe tu vinte ne ndihme qytetareve te tij, per shkak te forcave te pakta qe i kishin mbetur akoma ne dispozicion, pas nje akordi te detyruar me konsullin romak Anicio, Genti pranoi te dorezohet me gjithe familjen e tij me kusht qe te ndalej raprezalja ndaj njerezve te pafajshem. Ishte 15 qershori i vitit 168 para Krishtit, date e njohur ne historiografine romake si “ La caduta di Skodra ”. Me pas romaket do te respektojne akordet e marra me mbretin ilir por duke bere vetem nje perjashtim. Per te shkurajuar mundesine e organizimit te nje ribelimi ilir kunder Romes, vendosin qe familjen mbreterore se bashku me Gentin dhe vellain e tij Karavantin, ta internojne ne Itali, pikerisht ne qytetin Gubbio, ku ju dhane prona e ofiqe te denja per nje mbret, ndonese i shfronizuar. Ketu Genti do nderroje jete ne nentor te vitit 146 para Krishtit dhe per nder te tij do ngrihej nga familjaret e tij nje Mauzole madheshtor per te cilin na ka lene deshmi te qarte Tito Livio. Mbreti Gent kujtohet nder te tjera edhe si nje mjek i mire, pasi zbuloi efektet kurative te nje bime medicinale, shume te rendesishme per kohen e qe mban emrin e tij, pikerisht Genziana (ita) apo Gentjana ne shqip.

Nga ALBAN KRAJA

 

Nje flete e kuqe ditari….

 

“Nuk mbaj mend se si ndodhi…ndodhi gjithcka shume shpejt.Per te githe ne ishte nje dite si githe ditet e tjerat.Ne fakt per mua pak me e vecante sepse pas shume peripecish do te filloja pune…e me ne fund do te kisha edhe une nje pune prandaj dhe ate dite u zgjova heret.E ate dite per here te pare u djeva krah pune ne familjen time…nje rroge per te çuar ne shtepi.Sa i kam mbushur 23 vjeç…Ishte ora gjshte e gjysem kur une,se bashku me tre shoke u beme gati per te fillonim punen.Si per çudi tek i afrohesha vendit te punes me tingelluan ne vesh fjalet e nenes e cila kishte kundershtuar aq shume qe te mos punoja aty por duke pare kembenguljen time me ne fund u dorzua vetem se ate dite qe u nisa me tha:”te lutem bej kujdes,eshte me rrezik” Mbaj mend vetem se buzeqesha lehte si per ti treguar se do te bej shume kujdes,por thelle brenda meje e dija qe as vete nuk e dija se çdo te beja aty por thjeshte fakti qe kisha nje pune me bente te besoja se do te mesohesha me çdo lloj pune qe mund te me ofronin aty brenda.E ne oren shtate si çdo dite duhej te fillonte puna.Mua me caktuan brenda se bashku me nje shok dhe me thane qe si fillim duhej hiqja disa arka dhe me pas do te beja diçka tjeter.Keshtu fillova diten e pare te punes.

Ishim shume aty brenda e shume kishte edhe prej atyre qe punonin jashte.Te githe punonin e punet ishin te ndara.Me habiti fakti qe aty brenda kishte gra…e tek po shihja ne grua qe po zhvendoste ne kuti te mbyllur, ne sup ndjeva ne dore.U ktheva dhe:-”i ke gati arka,sepse duhet t’i nxjerr perjashta?”Ishte ne femije rethe te 14 i cili sa u ktheva me buzeqeshi lehte.”Po ti ç’ben ketu?”-i thashe.”Po punoj si ti”- m’u pergjigj,mori nje arke dhe doli me vrap per ta çuar perjashta.Nuk e besoja se si mundej ne femije te punonte ne ate ambjent aq te rrezikshem e nderkohe me vinin ne mend fiale qe me tha- “po punoj si ti” Gjithsesi vazhdova punen,ai me vone do te vinte te merrte arka tjera e une duhej t’ia beja gati.Ai erdhi edhe pese-gjshte here te tjera mori disa arka dhe nderkohe i holla ne sy ores e cila shenonte 11e40 minuta.Ne dymbedhjete sete pushimi i drekes ku do te hanim buke per nje ore e me pas do te rinisnim punen serish.Duhej edhe 20 minuta e mendova qe te mbaroja pune edhe me tre arkat e fundit qe kishin mbetur.Nderkohe m’u afrua shoku im i cili po me priste per te ngrene .”Mua me kane caktuar te çmontoj predhat”-me tha “me duket qe pasdite do te vish edhe ti me mua per te çmontuar” Ne ate moment u ktheva dhe veshtrova.Me hyri frika pasi nuk ia kisha idene se si çmontohej nje predhe e ai e kupti friken time dhe duke me buzeqeshur the-”mos u merakos do te te ndihmoj une”Kjo me qetesoi disi por prap kisha frike.Nderkohe qe shoku im shkoi te nderrohej une i holla ne sy githe vendit dhe per here te pare e kuptova qe po punoja ne mes flkeve.Ne cdo vend bombe,predha barot arme…..vetem kto te shihte syri e vetem veshtrimi dhe ideja se ku punoje te tmerronte.Por e qetesova veten duke mendar se asgje nuk ka per te ndodhur e prap mu rikujtua ajo qe nena ime me kishte thene ate mengjes.Ishte dymbedhjete pa pese,e u nisa per te ngrene buke ku po me priste edhe shoku im kur….pes krsheve te mi u degjua nje shperthim i fuqishem…e nje tjeter ..e me pas dhe tjeter.Filluan te dilinin flaket dhe gjithçka te mbulohej nge tymi.Mjaftuan vetem disa sekonda qe vendi im i punes te

shnderrohej ne nje ferr ku flaket dukej sikur do te te gllaberonin gjithçka e gjithkend.Flake qe dilnin…shperthime te njepasnjeshme..njerez qe bertisnin te tmerruar vraponon te dilnin e qe kerkonin shpetim.Asgje nuk merrej vesh me,vetem ishte e sigurt se ndodheshim mes flakeve.Do te vdesim….duhet te dalim…do te shkrunbohemi ketu brenda…jane te vetmet fjale qe degjoje ne kete tmerr ku krismat nuk pushonoin.Mbaj mend qe u ula diku ne ne cep,nuk kisha me fuqi te ecja.Kisha me vete nje leter dhe nje laps me te cilen ne fund te dites se punes do te shenoja oret.Gjithcka ndodhte kaq shpejt,ne menyre kaq te tmerrshme para syve te mi e ne mendje me erdhi ajo gruaja qe pashe sot ne mengjes..edhe ajo ndodhej diku aty ne mes flakeve…po djali 14 vjeçar qe me ndihmoime me arkat ku te jete valle.Njerez qe vraponin e therrisnin per ndihme …ne tjeter shperthim i fuqishem qe pasohej me te bertitura..njerez te plagosur qe ecnin kembadoras..Tashme syte nuk te shohin asgje tjeter vetem flake…tym dhe njerez te plagosur e gjymtyar….tashme veshi nuk te degjon tjeter veç krisma e shperthime te bertitura te matura qe kerkojne ndihme…..

“Jeni i plagosur keq,por ka mundesi te shpetoni prandaj do t’ju trasferojme jashte shtetit per kurim.Ju lutem me thoni emrin ne menyre t’ju identifikojme..”-asnje pergjigje ana e pacientit.”Gjithsesi duhet ta nisim sa me pare,eshte ne gjendje kritike” Teksa po e traspotonin pacientit i ra ne toke nje leter e zhubrosur.Njeri nga mjeket e mori dhe e hapi…ishte tere gjak por lexohej “NUK MBAJ MEND SE SI NDODHI….”.Ka shkruar gjithçka ka ndodhur aty brenda”-tha pasi e lexoi ne cope here..”Ky do te jete nje dokument dhe nje deshmi e rendesishme per te gjetur “fajtorin “e kesaj tragjedie”-shtoi me pas….

EMIRANDA LUKAJ

 

Rikthehet “Il Cavaliere”. Berluskoni: Do te pergjysmoj qeverine!

 

Italia po ecen me hapa te shpejte drejt midelit amerikan te organizimit politik. Zgjedhjet e 13-14 prillit e treguan qarte, me konfigurimin qe prodhuan si ne Dhomen e Deputeteve ashtu edhe ne Senat. Ne te dy keto dhoma, grupimet politike qe kane fituar te drejten e perfaqesimit, mund te numerohen me gishtat e duarve, ndersa ne legjislaturen e fundit numri i tyre ishte rreth 20.

Tashme eshte e qarte se koalicioni i djathte “Populli i Lirise” i kryesuar nga “il cavaliere” Silvio Berlusconi, ka arritur nje fitore te thelle perballe koalicionit tjeter “Partia Demokratike” te drejtuar nga Valter Veltroni. Ajo cfare eshte me e rendesishme nga zgjedhjet e fundit ne Itali, eshte realizimi te pakten teorik, i aspirates per nje qeverisje te qendrueshme. Nese ne Dhomen e Deputeteve, koalicioni i djathte ka nje diference rreth 100 deputetesh perballe koalicionit te majte, ne Senat ku diferenca jane premise per stabilitet qeverises, epersia e Berluskonit eshte rreth 42 senatore. Per te treguar rendesine e kesaj shifre, permendim se gjate dy viteve te jetes se saj qeveria Prodi u mbajt ne jete nga tre senatore me shume se e djathta, ku nuk duhen harruar edhe senatoret e perjetshem.

Duke ju kthyer shifrave te zgjedhjeve te fundit, “Populli i Lirise” se drejtuar nga Berluskoni ka fituar ne Dhomen e Deputeteve, 344 nga 630 qe jane gjithsej ose 54,6% te vendeve efektive. Mjaft vlere kane patur edhe aleatet e zgjedhur nga Berluskoni, ku Lega Nord e Bossit dhe Levizja per Autonomi e Lombardo, kane siguruar rreth 11% te vendeve efektive ne Dhomen e Deputeteve. Me domethenese dhe me vlera eshte fitorja e arritur ne Senat, ku numrat flasin qarte. Koalicioni i drejtuar nga Berluskoni ne total ka marre 174 vende ose mbi 55% te numrit efektiv te Senatoreve.

Pertej “lojes se numrave”, e cila ne demokraci ka nje vlere te padiskutueshme, zgjedhjet e 13-14 prillit percollen edhe shume ngjarje te tjera- risi per realitetin politik italian. Per here te pare dalin totalisht nga skena politike parlamentare komunistet dhe socialistet, te cilet nuk arriten te kalonin pragun 4% te vendosur. Pa me te voglin dyshim, keto zgjedhje mund te konsiderohen rrezimi i “te kuqve” ne Itali, qe personifikohet edhe me doreheqjet e Fausto Bertinotit lider i “E majta e ylberit” dhe Boselli-t te Partise Socialiste, por edhe te te gjelbrit Pecoraro Scanio. Te ndalesh tek shkaqet e kesaj disfate, duhet nje kohe e gjate per ti evidentuar, por duhet pranuar se e majta ekstreme dhe radikale, pagoi “haracet” e qendrimeve te mbajtura ne dy vite qeverisje, te cilat shkaktuan edhe rrezimin e qeverise Prodi. Nga ana tjeter, si Berluskoni ashtu edhe Veltroni arriten te bindnin elektoratin per “voten e vlefshme” (voto utile). Gjate gjithe fushates ata kembengulen qe zgjedhesit te perqendroheshin me voten e tyre tek keto dy grupime, njeri prej te cileve detyrimisht do te mbante peshen e qeverisjes se re. Votat e tjera, ne fakt vajten dem, me perjashtim te Unionit te Qendres i drejtuar nga Pierferdinando Casini, i cili arriti te siguroje pjesmarrje ne Senat dhe ne Dhomen e Deputeteve, edhe pse me nje perqindje te ulet.

Analistet kane opinione te ndryshme per humbjen e te majtes por edhe fitoren e te djathtes. Italianet zgjodhen Berluskonin si te keqen me te vogel, eshte mendimi thuajse unanim edhe i mediave jashte Italise. Ndersa per humbjen e te majtes, ajo thjeshte pagoi perkeqesimin e ekonomise se italianeve. Ne emisionin “Porta a porta” te se henes (14 prill), vete Fasino nga lideret e Partise Demokratike e deklaroi haptas: “Me 50% te pensionisteve te INPS qe marrin vetem 500 euro ne muaj, e dinim se fitorja ishte e pritshme”.

Ne fakt, shembulli i Italise, mund ti sherbeje deri diku edhe Shqiperise. Se pari, duhen vleresuar doreheqjet ne seri pas deshtimit ne zgjedhje, jo vetem tek partite e majta qe cituam, por edhe tek e djathta sic eshte rasti i Storace. Nga ana tjeter, eshte vleresim reciprok i kontributeve qe politikaneve iu vleresohen edhe nga kundershtaret politike, edhe ne momentin kur largohen nga karrikja shteterore apo edhe partiake. Mjaft e rendesishme eshte edhe pergjegjshmeria por edhe guximi per te pranuar deshtimin bashke me fajin e nje politike apo strategjie te ndjekur gabimisht. Por ajo qe eshte me kryesorja, eshte fillimi i nje stine te re per Italine, fale sistemit por edhe interpretimit te duhur te aktoreve kryesore politike: i nje qeverisjeje stabel por edhe me frytdhenese. Tashme Berluskoni ka njoftuar nje pergjysmim te kabinetit duke filluar nga ministrat, zevendesministrat dhe nensekretaret. Sigurisht, e ka shume te lehte teksa grupimi i tij fitues perbehet vetem nga “Populli i Lirise” ku jane shkrire “Forza Italia” Alleanza Nazionale”, “Lega Nord” e Bosit dhe “Levizja per Autonomine” e drejtuar nga Lombardo. Pra jane 4 forca politike, te cilat ne baze te rezultateve te marra ne zgjedhje, e kane shume te lehte te ndajne edhe “torten e pushtetit”. Eshte nje shembull qe mbase duhet ndjekur edhe nga Shqiperia, mbase jo “germe per germe”, por konceptualisht.

Blerti DELIJA

 

Bush-i ka Shqipërinë

 

Diplomacia e tij ndihmoi në ribashkimin e Europes. Por, ndërsaj NATO-ja takohej në Bukuresht, i biri përmbush dy terma të një dështimi global.

Historianët e ardhshmë do të shkruajnë se Europa i ka shume borxhe George Bush-it. Me statecraft të duruar e të kualifikuar, do të thonë ata, ai ishte mamia e bashkimit historik të Europës Lindore e Perëndimore. Trajtimi i Rusisë ishte pothuajse mjeshtëror. Në të njëtën kohë ai ndërtoi një koalicion ndërkombëtar të rëndësishëm për të mundur Saddam Hussein-in.

E kam fjalën, sigurisht, për Bush-in Plakun-George H.W. Bush. Sa keq për të birin. Ndërsa george bush i Riu kryen atë që është ndoshta vizita e tij e fundit zyrtare ne Europë si pjesëmarrës i një Samiti mllefqar të NATO-s në megallomanin “pallat të popullit” të diktatorit Caushesku në Bukuresht ëhtë e dhimbshme të reflektosh mbi atë se sa shume babai bëri për Europën në katër vjet dhe sa pak (për të qenë të butë) do të ketë arritur i biri në tetë.

Shumë prej pikave kardinale të poltikës së tij europiane do të ngrenë krye në Bukuresht, formalisht ose informalisht. Merr raketat mbrojtëse, për fillestarët. Bush-inë vizitën e tij zyrtare në kontinentin e vjetër në verën e vitit 2001 me këmbënguljen për të na bindur ne europianëve mbi rëndësinë e raketave mbrojtëse; dhe ai ende mbron të njëjtën bindje. Kështu ky projekt futuristik-djali apo nipi i Liuftës së yjeve të ronald Reganit- vazhdon të bëjë përpara me ndihmën e ngurrimit gjithnjë e në rritje të polakëve e cekëve. Problemi është se raketat mbrojtëse janë krejt irrelevante me kërcënimet e sigurisë në botën e pas 11 shtatorit. Bush-i ngulmon me bindje se “një raketë mund të vijë nga veriu ashtu si dhe nga perëndimi”-duke ia vënë kështu gishtin Iranit dhe Rusisë. Por ideja se mbrojtja jote më e mirë nga një shtet batakci e me gjasa potenciali bërthamor duke modernizuar një imagjinatë të para 20 vjetëve të Ronald reganit si kundërveprim ndaj bashkimit Sovjetik është po aq inteligjent sa dhe mbajtja e nje cadre të madhe mbi kokë ndërsa ujrat të kanë mbërritur deri në ije dhe piranjat të brejnë thembrat. Kohë të ndryshm kërkojnë përgjigje të ndryshme.

Pastaj vjen Afganistani ku demokracitë perëndimore rrezikojnë humbjen e një lufte dikur të menduar si të fituar. Ndryshe nga ca në të majtën europiane unë e quaj luftën kundër al-kaedas dhe talibanit në Afganistan si krejtësisht të justifikueshme. Por në një prej vendeve më të pamëshirshme në tokë kjo betejë gjithmonë do të qe e vështirë duke kërkuar përqendrim, qëndresë dhe një koalicion shumëkombësh të mbështetur në udhëheqje të zhdërvjellët. Këtë të fundit Bush-i I riu nuk e ka dhënë.

Kujto se pas sulmeve të 11 shtatorit NATO-ja përdori të famshimin Artikulli 5-një për të gjithë e të gjithë për një!-për herë të parë në historinë e sj duke ofruar shërbimet e saj në Afganistan. Sekretari i athershëm i shtetit Donald Rumsfeld e shkelmoi këtë ofertë solidariteti nga aleatët europianë e kanadezë. Kronikani i qarqeve të Ëashington-it Bob Ëoodëard shkurtimisht jep përgjigjen e Rumsfeldit në një takim të nivelit të lartë në Shtëpinë e bardhë: “koalicioni duhej t’i përshtatej konfliktit, jo e kundërta…Ndoshta ata nuk kishin nevojë për një fregatë franceze.” Pas shtëtë vjetësh Ëashington-i po lutet për një mijë ushtarë francezë për të ndihmuar në mbështetjen e luftës së guximshme të kanadezëve kundër talibanit të rigjallëruar.

Arsyeja kryesore e të gjendurit në këtë gjendje të dëshpëruar është se para se të thahej gjaku në malet e Afganistanit adminsitrata e Bushit nisi një aventurë të pajustifikuar, të keqgjykuar dhe shkatërrimtare në shkretëtirat e Irakut. Pas pesë vjetësh edhe at që ende thonë se lufta në irak ishte e përligjur do të bien dakrod se ekzekutimi i saj ishte monstruozërisht i paaftë. Një gjenarl në pension i ushtrisë amerikane dhe një ish-zyrtar i lartë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare më kanë shpjeguar në detaje se si ky King Goerge (II) thjesht dështoi të zgjidhte mes alternativave të kaluara nga baronët e plotëfuqishëm në Pentagon, Departamentin e Shtetit dhe nga zyra e zëvendës presidnetit (baroni Dik). Në cdo kohë Shtetet e bashkuara ksihte dy apo tre strategji në Iraq-dhe rrjedhimisht asnjë.

Me pak fjalë “W” në George W. Do të thotë ‘weak’ (i dobët). Me gjithë kapardisjen macoiste teksane ky Bush ka qenë, në gjërat me të vërtëtë janë të rëndësishme për botën, një president i dobët. Ndërkohë që George Bush I vjetri nga jashtë i butë dhe sqimatar, në gjërta që me të vërtetë kishin rëndësi për botën, ishte një presidnet i fortë- që do të thotë një praktikues efektiv i diplomacisë ndërkombëtare. Bush-i i riu sipas zërave ka një marrdhënie të komplikuar më të atin, disa maje thonë një kompleks. Epo Edip, sEdip…por babi punoi më mirë.

Jo se ai bëri cdo gjë sic duhet. Realpolitika e duruar, konsensuale e Bush-it (Plaku) kishte të metat e saj. Duke mos u futur në bagdad, me qëllim mbajtjen e paprekur të koalicionit, ai magazinoi probleme për pasardhësit. Një i tillë ishte edhe aleanca ‘realiste’ me Shtëpinë e saudit ndërsa klergjia e tyre Ëahhabi predikonte urrejtje ta paguar nga petrodollarët në xhamitë nën hundët tona. Dhe vizita e tij në ukrainë në vitin 1991 me fjalim e tij të ulët “pula e Kievit” ku u kërkoi me efekt ukrainsave të mos kërkonin pavarësi –dicka për të cilen ata kishin te drejtën e zotit dhe do ta bëbin gjithsesi-ishin minuse.

Ndryshe nga shumë në Europë, dhe në Ëashington këto kohë, unë në thelb jam dakord me kriticizmin e nënkuptuar (a ta quajmë Edipokantian?) të Bush-it të Ri ndaj shkurtmapësisë së realizmit soidisant të Bush-it Plakut në vende si Arabia saudite dhe ukraina; në pretendimin e tij, si një ndjekës disi i pagjasë i kant-it, sipas të cilit përfundimisht përhapja e demokarcisë liberale është garancia më e mirë për paqen; dhe në këmbënguljen e tij se as Vladimir Putin-i e as pasardhësi i tij nuk kanë të drejtë për t’i diktuar fqinjëve të Rusisë se pjesë e c’aleance do të bëhen. Është vënia në jetë që ka qenë aq katastrofike; diplomacia krejtësisht e munguar.

Krahaso Gjermaninë e 1990-ës dhe ukrainën e 2008-ës. Mund të lexosh një raport historik të shkëlqyer nga dy anëtarë të rinj të administratës së Bush Plakut, Philip Zelikoë dhe Condoleezza Rice ( e njëjta) se sa mjeshtërisht ai bëri aletatët ngurrues si Britania dhe Francatë të pranonin bashkimin e Gjermanive dhe sa shkëlqyeshëm ai ia mbushi mendjen Gorbachovit për të pranuar se Gjermani e bashkuar mund të futet ne NATO.

Sot, Bush i Riu përballet me një revoltë publike nga Gjermania e bashkuar dhe Franca rreth propozimit të tij për ta vënë Ukrainën në rrugë të anëtarësimit në NATO me një të ashtuquajtur plan aksion anëtarësimi. Vladimir Putini është arrë më e vështirë për tu thyer sa sa Gorbachovi dhe rusia ende po merr veten nga lëshimet bujare të Gorbachovit, por zgjedhja e kohës për shtyrjen përpara të Bush-it është gjithashtu duartharë-bash para se Putini ia lë vendin pasardhësit. Dhe shumica e ukrainasave as që duan që vendi i tyre të jetë në NATO. Nëse Bush i Riu do kishte hequr një faqe nga libri i të atit, ose të paktën të lexonte atë të Kondit (Rice); nëse do kishtë bërë diplomacinë intensive private me aletatët dhe gjithashtu me Moskën e diplomacinë publike në Ukrainë; të kërkonte kthimin e ndereve të djeshme; të zgjidhte kohën; të shqetësohej më pak për formën se sa për përmbajtjen; atëherë Amerika, pas disa vitesh, do të arrinte rezultatn e dëshiruar në partneritet me aleatët e saj europianë. Në vend të kësaj ai po bën edhe një tjetër levizje unilaterale.

Por le të mos jemi shumë negativë. Sidoqoftë, ky samit do të fusë brenda Kroacinë dhe Shqipërinë. Kjo ndoshta nuk barabitet me arritjet e babit me Gjermaninë, por është dicka për librat e historisë, apo jo? Thuaj c’të duash për George Bush të Riun-Shqipëria gjithmonë do jetë e tij.

Timothy Garton Ash

 

Kufijtë e lirisë

 

NATO-ja për shqiptarët mbetet simbioza ku ndërthuren liria, ekzistenca dhe besimi te ardhmëria, besimi se forca e arsyes mund të triumfoj mbi mizoritë e së kaluarës, besimi për të ecur pakthyeshëm drejt rrugës së sendërtimit të aspiratave për të qenë pjesë e botës së qytetëruar. Kjo Aleancë, mbi të gjitha, për ne shqiptarët simbolizon synimet e përbashkëta për liri, synime këto që tanimë po marrin kahe tjetër, institucionale, partneriteti, me marrjen e ftesës nga Shqipëria për inkuadrimin në këtë Aleancë të fuqishme, ku mbrohet liria, paqja e ardhmëria. Me këtë ftesë, shteti shqiptar realizon një segment themelor të strategjisë kombëtare. Ndërkaq kjo ftesë duhet të shfrytëzohet me mençuri nga politikbërësit e Tiranës, për të tërhequr vëmendjen e biznesit të fuqishëm ndërkombëtar që të kthej sytë nga toka shqiptare, të harroj imazhet e trishta dhe jo të përdoret për marketingje të ulëta e primitive politike.

Për shumë vite shqiptarët, veçanërisht ata jashtë kufijve të Shqipërisë, tek kjo Aleancë kishin varur shpresat, besimin si një ditë do të ndihmoheshin për të fituar lirinë. Dhe vërtet, liria u fitua, atëherë kur kjo Aleancë intervenoj në Kosovë.

NATO-ja jo vetëm për shqiptarët ishte simbioza e lirisë. Në të vërtetë, kjo organizatë në historinë botërore të shekullit XX do të mbahet në mend si organizata që i dha shtytje e kuptim lirisë e demokracisë, kundruall diktaturave dhe sistemeve totalitare që kërcënonin botën. Në gjashtë dekada të ekzistencës së saj për Europën dhe perëndimin, kjo organizatë ka pas një domethënie të posaçme, të pazëvendësueshme për të ekzistuar liria, për të besuar tek forca e saj e jashtëzakonshme dhe vlerat sublime që kërcënoheshin prej forcave të liga.

Tanimë kur Shqipëria po bëhet pjesë e përbashkët e kësaj organizate, kufijtë e lirisë po shtrihen edhe në vendet e trazuara me shekuj, ku patën vepruar e sunduar me shekuj forcat e errësirës. Së këndejmi për shqiptarët po hapet një epokë e re, ajo e rikthimit në familjen e madhe perëndimore, tanimë institucionalisht, prej së cilës populli shqiptar ka jetuar e shkëputur nëpër shekuj. Me aktin e marrjes së ftesës për t’u bërë anëtare e shteteve dhe kombeve të lira, Shqipëria realizon një aspekt të rëndësishëm të platformës së saj politike. Tanimë objektivat e saj janë afërmendsh të realizuara, që sa më shpejt të jetë edhe pjesë e BE.

Në opusin e mendimeve filozofike të Volteri, kur ky dijetar përsiaste për lirinë dhe aftësinë e njeriut për të vepruar në këtë drejtim shkruante: “liria e njeriut qëndron në aftësinë për të vepruar”. Ky mendim, esencialisht përmbledh përpjekjet e Shqipërisë në drejtim të anëtarësimit në NATO që padyshim kanë aproksimativisht një linjë me mendimin e Volterit. Duke synuar NATO-n, Shqipëria mbi të gjitha ka vënë në pah aftësinë për të kuptuar dhe jetësuar lirinë, për t’u shkëputur e lënë në histori të kaluarën e tmerrshme dhe kaotike. Prandaj kjo ftesë dhe ky angazhim duhet ndihmoj për të ndihmuar konsolidimin e mëtejmë të kombit shqiptar drejt sforcimit të substancës kombëtare dhe avancimit në planin ndërkombëtar.

Pranimi i Shqipërisë në Aleancën më të fuqishme jo vetëm ushtarake por edhe politiken në botë, shënjon një kthesë esenciale e të pazëvendësueshme për gjithë kombin shqiptar, një kthesë kjo që rrënjët i ka në synimet e përgjithshme të kombit shqiptar për t’u kthyer në mesin e kombeve të lira e të qytetëruara, duke lënë vetëm në kujtesë historinë e dhimbshme, mbrapshtitë dhe kohët me pasiguri.

Në Samitin e Bukureshtit historia shqiptare merr një kahe ka liria e përparimi, rëndësia e së cilës për kombin shqiptar, përgjithësisht ka vlera të jashtëzakonshme. Shqiptarët në Bukuresht hynë në tempullin e lirisë, duke zgjeruar kështu edhe zyrtarisht kufijtë e lirisë, duke zgjeruar kufijtë e paqes, kufijtë e sigurisë, mbi të gjitha, kufijtë e ardhmërisë së sigurt.

Sigurisht do të mbizotëroj mendimi se kjo ishte ditë e triumfit kundruall së kaluarës së errtë, kundruall së tashmes së tendosur, për një të ardhme prosperuese e në paqe.

Në këto dite, shumica prej atyre që diskutojnë, analizojnë e interpretojnë këtë akt, bëjnë regjistrin e përfitimeve që do të ketë Shqipëria nga ky anëtarësim. Por, mbi gjitha përfitimet qëndron interpretimi superior, ai, se Shqipëria nuk i përket më boshtit të së keqes

nga Ndue Ukaj

 

Shqipëria në NATO, aleanca e katërt e shqiptarëve në 619 vjet

 

Ma rrjen e ftesës nga Samiti i Bukureshtit (3 prill 2008) për t’u antarësuar në organizimin më të madh Politik e Ushtarak të Botës, në NATO, shqiptarët realizojnë aleancën e KATËRT politiko-ushtarake ndërkombëtare në historinë e 619 viteve të fundit. Aleanca e parë e madhe e shqiptarëve na kthen prapa në qershorin e vitit 1389, kur prijësit e asaj kohe me në krye Balshajt u bënë pjesë e koalicionit ushtarak për të luftuar perandorinë pushtuese Otomane, me simbol betejën e Fushë Kosovës. Në koalicionin e asaj kohe bënin pjesë hungarezët, bullgarët, rumunët, polakët, serbët, boshnjakët dhe shqiptarët që kryesoheshin nga Gjergji II Balsha.1 E ndërsa betejën e Fushë-Kosovës e “nënshkruajnë” me gjakun e tyre prijësi tjetër i shqiptarëve Teodori II Muzaka me 4000 luftëtarë që bien në këtë betejë antiotomane të aleancës.2 Aleanca e dytë i përket vitit 1444 kur i madhi Gjergj Kastrioti Skënderbeu lidhi aleancë me forcat antiosmane të Europës së atëhershme, ku si drejtues kishin mbretin e njohur LADISLAV të Hungarisë e Polonisë, aleancë e cila do të fillonte me betejën e nëntorit (1444) në Varna, por që mjerisht Skënderbeun me ushtrinë e tij e pengon për t’u bashkuar me aleancën despoti i nënshtruar i Serbisë, Gjergj Brankoviçi, i cili ishte miku i Sulltanit. Duke mos lejuar kalimin e Ushtrisë së Skënderbeut nëpër Tokat e Serbisë.3 Historia na servir edhe një aleancë tjetër antiotomane, të njohur në vitin 1614, e cila në histori njihet si KUVENDI i KUÇIT.4 (Kuçi deri në vitin 1878 krahinë shqiptare, sot nën Mal të Zi), por kjo pasi u përket vetëm fiseve të Shqipërisë Veriore e jo tërësisë së Shqiptarisë nuk po e rendisim në këtë kronologji të shkurtër Aleancash. Antarësia në Traktatin e Varshavës është e treta aleancë ushtarake, që për ironi të fatit ishte blloku ushtarak i botës komuniste që i kundërvihej asaj Perëndimore. Ndërsa Bota Demokratike në vitin 1949 në Uashington kishte krijuar aleancën e saj me emrin e njohur NATO, që kishte në themel mbrojtjen e vlerave të lirisë e demokracisë perëndimore, përballë diktaturës dhe dreqnirave komuniste me në krye ish Bashkimin Sovjetik. Për fat nga Traktati i Varshavës, ku thuajse nuk kishim asnjë rol u larguam në vitin 1968, pasi ky traktat në shërbim tëish Bashkimit Sovjetik, kishte filluar në emër të kësaj aleance të “hante” antarët e vet siç ishte rasti i pushtimit të ish Çekosllovakisë. Dalja nga Traktati i Varshavës, (antarësimin e të cilit e kishte firmosur ish Kryeministri i Shqipërisë komuniste Mehmet Shehu), mund ta konsiderojmë disi pozitiv edhe pse një veprim i tillë mendohet se kishte në themel frikën e pushtimit nga Traktati i Varshavës, e pastaj do t’u humbte pushteti, Enverit e Mehmetit. Ftesa për antarsim në NATO, shënon Aleancën e Katërt  Politike-Ushtarake të Shqiptarëve, por tashma antarsimi ka projekte të tjera, ku mbi të gjitha qenia antare e NATO-s, do të thotë më shumë siguri në mbrojtje të trojeve tona, në mbrojtje të lirisë e demokracisë, në garantimin e të drejtave e vlerave njerëzore që na i ka falur Zoti, e nuk do të guxojnë kurrë më të na i dhunojnë, e aq më pak tëna i marrin ROPI (njeriu), qoftë i kuq, i zi, apo sinonime të tyre të dalura boje. Gjithsesi duan apo nuk duan disa “mbeturina” komuniste që u ka ngelur ora në Beograd, Moskë apo Pekin, për Shqipërinë është hapur Porta Kryesore e Europës dhe Botës Perëndimore, Portë të cilën më shumë ja kemi pas mbyllur vetes se sa na e kanë mbyllur të tjerët. Sot politika çirret për për meritat, ndërkohë që është kohë detyrash. Nëse duhet thënë diçka për merita në këtë aleancë është pikërisht Prof. Dr. Sali Berisha (Firmëtari i Ftesës edhe si Kryeministër i Shqipërisë), i cili ka qenë i pari ndër ish vendet komuniste që ka bërë kërkesë për t’u antarësuar në NATO.

Referenca:

1.   Edwin Jacques, Shqiptarët, fq. 195.

2.   Serge Matais, Historia e Shqiptarëve, fq. 237.

3.   Dhimitër Frangu, Veprat e Lavdishme të Skënderbeut, fq. 60-61.

4.   Dokumente të shek. XVI-XVII Për Historinë e Shqipërisë, Vëll. III, fq. 289-291.

NDUE BACAJ

 

Enveri sipas Yves Pouliquen

 

Që Perëndimi liberal ka ndie gati gjithmonë dhe unanimisht përbuzje dhe neveri ndaj “grafomanit” Enver Hoxha, siç e quen oftalmologu francez Pouliquen, nuk asht nji gja e re, por në faqet e librit me kujtime “Le Médecin et le Dictateur” (botuese Odile Jacob, Paris 2008) vërehet nji neveri e hollë aristokratike e përzieme me kuriozitetin ndaj realitetit të randë dhe ajrit plot tension që shtypte asokohe mbarë Shqipninë.

Vetë thirrja e mjekut Pouliquen prej Parisit për me vizitue sytë e mbaruem të diktatorit, i cili ishte diabetik qysh në rini, pompoziteti dhe respekti ndaj mikut francez, saktësia ushtarake në pritjet dhe përcjelljet prej diplomatëve të ndryshëm shqiptarë, atmosfera zyrtare dhe ngrimja e plotë e çdo ndjenje humane e kthejnë lexuesin e këtyne kujtimeve mbrapa në kohë së paku nja dy dekada.

Gjithë aparati shtetnor-partiak shqiptar ishte mobilizue për me ia shpëtue të pamin apo me ia zgjatë pleqninë diktatorit Hoxha, ai vetë duket se ndiente keqardhje për çdo gja që do të mbijetonte mbas tij. Vitet e fundit të diktatorit ishin diçka e mes demencës senile dhe manive të tija të gjithmonshme, mes degjenerimit të funksioneve vitale dhe mpakjes së çdo mundësie për ripërtrimje fizike dhe mendore.

Megjithatë ithtari francez i Hipokratit shkon në Tiranë, me kuriozitet dhe me ndrojtje, për me krye misionin e tij fisnik që nuk kushtëzohet prej politikës.

Rrugët e vorfna të Shqipnisë, makinat e vjetra, njerëzit e veshun pak si si kinez e pak si europian, rregulli mekanik që zotnonte në udhëkryqe e në çdo zyrë, banketet akulluese dhe shtërngimet e duerve duket se ia heqin mjekut francez mundësinë me shkue përtej së dukshmes.

E padukshmja vetëm mund të imagjinohet por nuk shihet, ajo rrin mbas nji perdjet të trashë, irreale dhe në të njejtën kohë të qëndrueshme, mbas nji sipari që asht sfondi i nji komedie për Pouliquen-in dhe i nji tragjedie për dy milionë e sa shqiptarë.

Edhe vila që i caktojnë për me banue në Tiranë shpreh shijet mediokre të nji sistemi ku estetika nuk ka vend. Veshjet e funksionarëve shprehin fantazinë e tyne të cektë dhe barazitizmit e dhunshëm të çdo shtrese shoqnore, vetëm ndonji prej fëmijëve të E. Hoxhës ban përjashtim nga kjo rregull e pathyeshme.

Edhe zbavitjet që i ofron sistemi mjekut të huej janë qesharake dhe monotone.

Arkitektura e Pallatit të Kulturës përçansohet prej tij si nji “ndërtesë pa shije e stilit sovjetik” ndërsa mbrenda tij nji shfaqje gati me karakter privat për nder të mikut të huej nxjerr në skenë artista me uniforma dhe me ritme ushtarake, kore luftarake, tone të ndezuna, nji folk-militarizëm i çmendun që mbas pak minutash do të neveriste çdo njeri me arsye të shëndoshë.

Mjeku i syve Pouliquen rrëfen se ndjeu mëshirë përpara nji spektakli të këtillë të jetës shqiptare.

Edhe takimi me Enver Hoxhën asht shumë i veçantë.

Pritja e tij në krye të shkallave të shtëpisë, buzëqeshjet e ambla, interesimi për udhtimin e mjekut, frëngjishtja e përkryeme (e vetmja gja e mirë që kishte mujtë me mësue në Francë) e nxjerrin E. Hoxhën si nji plak babaxhan që tregon respekt dhe dhembshuni për mikun e largët.

Tryeza në formë L-je asht mbushë me ministra, mjekë dhe diplomatë të naltë. Afër asht edhe e shoqja e Enverit. Në veshët e mjekut Pouliquen kumbon ambël “r-moscia” e diktatorit.

Por ndërkaq farsa mbaron, nji gjest i shpejtë i dorës së djathtë të diktatorit largon me shpejtësi gjithë të pranishmit, me përjashtim të dy mjekëve oftalmologë shqiptarë që dridhen në nji anë.

Në at’ gjest “brutal e pa nuancë” ka shumë përbuzje, vëren Pouliquen, por edhe mërzi, shqetsim e mosbesim.

Ai gjest asht shumë ma elokuent sesa trillet letrare të diktatorit, shumë ma shprehës se dashunia e tij për Chateaubriand-in, Lamartine-in, Vigny-in, Verlaine-in e deri edhe për Baudelaire-in.

Udhëheqësi, ai ma i nderuemi në mes të pandershmive s’ishte veçse nji burracak i pandershëm në mes të botës së nderueme që kultivon liritë dhe stimon hapsinat e pamata të shpirtit.

Ky asht kuptimi i atij takimi për mjekun francez Pouliquen.

Jemi në vitin 1979 e Enver Hoxha i paraqitet Pouliquen-it me nji thjeshtësi të shtime, me nji kostum gri të çilun, me nji mimikë të kandshme, me nji buzëqeshje të hapun që lente me u duk rreshtat e rregullt të dhambëve mes buzëve mishatake, me qepallat e trasha herë të rrudhuna e herë të qeshuna – me artin e atij që di me qenë tërheqës.

Udhëheqesi flet për vitet e kalueme në Francë, për randësinë që ka pasë për të frëngjishtja, ai asht i shpenguem në të folun aq sa mjekut francez i duket se me të mundesh me folë gjithçka pa pasë frikë. Mandej i flet për përparimet në Shqipni, i flet me mburrje se jo vetëm ka mbyllë kisha e xhamia por i ka kthye në kinema e në pallate sporti. Mjeku vëren se ai nuk prek në bisedë dhunën që ka kushtue ajo politikë. Mandej Enveri çohet në kambë e si nji histrion vijon pjesën e tij të recitalit.

Pouliquen vëren se Shqipnia asht kryesisht nji vend bujqësor, dhe Enveri pohon këtë gja por shton se politika e industrializimit të vendit ka pru ndryshime rranjësore. Mandej flitet për arsimin, për nevojën e mbajtjes së mobilizimit revolucionar në rrugën e Stalinit, Enveri e pyet për politikën e Giscard D’Estaing-ut … e në fund i dhuron mjekut nji zarf me disa foto që i përkasin takimit të tyne.

Akademiku Yves Pouliquen asht nji shpirt liberal dhe e njeh gjendjen e vërtetë të Shqipnisë. Si atëherë, ai edhe sot asht i ndershëm në këto kujtime të tija të botueme gati 30 vjet mbas fakteve.

Sigurisht objekti i tyne, Enver Hoxha, mbetë nji personazh për t’u studjue e ndoshta nji prej mënyrave për me kuptue personalitetin e tij asht leximi i vetë kujtimeve të tija. Jo librat që janë shkrue për të, rrenat e Ramiz Alisë dhe të Nexhmije Hoxhës, por vetë rreshtat që Enveri ka shkrue janë domethanës dhe ndriçojnë figurën e tij.

Egocentrizmi i tij, mania me u duk intelektual i klasit francez, dëshira me vu në dukje aftësinë e tij me i parashikue gjanat, lidhja e tij me botën ezoterike, ndjenja e inferioritetit ndaj intelektualve të mirëfilltë, dyshimet e tija ndaj gjithkujt, mania me dal në pah si shkrimtar i madh dhe si mendimtar marksist, mungesa e nji figure femnore në jetën e tij (e shoqja asht thjesht nji bashkëpuntore), ndjenja e hakmarrjes femnore që ruente në gji, cilësitë prej aktori të sprovuem, mungesa e çdo parimi moral përpara qëllimeve të veta, frika e tij e vazhdueshme dhe pasiguria si motiv i veprimeve të tija – përbajnë elemente për t’u studjue dhe analizue thellësisht sot, mbasi nuk mjafton me e mallkue dhe me e denigrue, duhet me kuptue sesi lind dhe zhvillohet në gjinin e shoqnisë nji monstër aq jetëgjatë si ai.

Asnji shoqni nuk mund ta konsiderojë vetveten imune ndaj rrezikut që prej saj të lindin monstra, e aq ma pak shoqnia jonë e turbullueme fund e maje!

Ardian Ndreca

 

Viktor Nerhati – në panteonin e lavdisë

 

Në Malësinë e Madhe prej shekujsh është i njohur urimi mos të humbte emri, por t’u kujtoftë e përmendet brez pas brezi. Natyrisht kjo është thënë për ata djem, burra e burrnesha, që me punën, veprën dhe jetën e tyre në shërbinm të trojeve tona na kanë lënë nder e lavdi, ndaj e kemi për detyrë në përjetësi, t’i përkujtojmë e nderojmë se këta janë, lavdia, historia dhe krenaria e së sotmes jo fort të lumtur, por edhe e të nesërmes me siguri më të mirë. Trojet tona si asnjë pjesë tjetër e Shqipërisë që i kishte falë Zoti që në agimin e jetës, kanë lindur e rritur burra e burrnesha, sokola e sokolesha, që pak popuj e raca në botë i kanë pasur. Ndaj Ne pa hezitim nuk duhet të presim dekada e shekuj, por t’u bëjmë vend në panteonin e lavdisë duke u dhënë vendin që u takon në memorien e përjetësisë. Pa dyshim njëri nga këta është edhe Viktor Dedë Nerhati, nga Pjeroshani i Kastratit. Viktor Nerhati kishte lindur më 22 mars 1963, në familjen e njohur nacionaliste, besimtarë e atdhetarë, NERHATI,nga prindërit (të ndjerit) Dedë e Lulë Nerhati. Kishte lindur në këtë konak që ndër mote e shekuj kishin qenë pushkë e ngrehur në luftë kundër turkut e shkjaut. Burrat e burrneshat e kësaj dere ishin shquar jo vetëm për trimëri e urti, por edhe për bukuri e hijeshi që malsorët i përmbledhin me fjalët domethënëse, Sokol e pikë Sokolit. E natyrisht kur vetë Zoti t’i falë këto, shpesh të merr në gji pranë vetes më shpejt se duhet. Mjerisht disa nga fisi apo familja Nerhati e kanë pasur këtë “fat” të zi, “fat” i cili ndau nga jeta edhe të ndjerin Viktor Nerhati me 26 mars të vitit 2001, atje në tempullin e lirisë e demokracisë së Botës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku u detyrua të emigrojë në vitin 2000 si shumë demokratë të tjerë pas vitit të zi 1997. Familja Nerhati, duke qenë me tradita nacionaliste e besimtare, e kishte kuptuar që në fillim të instalimit të komunizmit (pas 29 nëntorit 1944), se pushteti i ardhur me grykën e pushkës dhe me prroje gjaku, të shkaktuar nga lufta nacional-çlirimtare, kishte devijuar mjerisht në luftë civile për pushtet, për pushtetin e zi të Malësisë e Shqipërisë. Ndaj për këto edhe gjyshi i Viktorit, Kol Nerhati me djalin e tij, Noshin, nuk kishin hezituar të merrnin pjesë në kryengritjen antikomuniste të janarit të vitit 1945. Mbas dështimit të kryengritjes të Malësisë së Madhe e më gjërë, Kol Nerhati së bashku me djalin e tij, Nosh Nerhatin, për t’i shpëtuar Genocidit Komunist u detyruan të largohen për në ish Jugosllavi. Mjerisht edhe atje persekutimi komunist i ndoqi, pasi sllavët ishin nëna e vërtetë që kishte sjellë në jetë komunizmin shqiptar. Pikërisht në ish Jugosllavi falangat e sigurimit të shtetit shqiptar të asaj kohe, që ishin seksion i UDB-së Jugosllave krijuan kushtet për të vrarë nacionalistin Nosh Nerhati, dhe detyruan të kthehet në Shqipëri antikomunistin Kol Nerhati. Kola u burgos, ndërsa familjarët e tij u internuan në kampin famëkeq në Tepelenë, që ja kalonte çdo burgu. Familjet e Dedë Kol Nerhatit dhe Gjergj Kol Nerhatit, ishin objekt i internimeve dhe persekutimeve tepër të gjata, gjë që e vuajtën jo vetëm ata që kishin moshën e këtë fat të zi, por edhe ata që lindën dhe u rritën pas internimit. Djali i Dedë Kolës, Viktori, ishte pjesë e mundimeve të sistemit komunist, që ja kalonin disa herë mundimeve të vetë Krishtit. E dhashë këtë sepse komunizmi, si paganizmi, ishte i pa fe, dhe në vend të besimit në Zotin e vërtetë kërkonte të impononte zota të rremë të ideologjisë komuniste, si Stalinin e Enverin e tjerë djaj të kuq. Vetë Viktori në fëmininë dhe rininë e tij pësoi mbi vete e familjarët e tij persekucionin komunist, ku shteti i privoi çdo të drejtë njerëzore, që në gjuhën marksiste quhej Lufta e Klasave. Viktor Nerhati gjatë viteve të persekucionit si çdo antikomunist i lindur kishte grumbulluar energji e urrejtje kundër diktaturës, ndaj që në lëvizjen e parë studentore antikomuniste në Universitetin e Tiranës ishte me zemër e mendje pranë studentëve heronj që për herë të parë po lëkundnin kalanë socialiste, që nuk ishte prej graniti siç thuhej. Nëse me 12 dhjetor 1990 u themelua Partia e parë antikomuniste,Partia Demokratike, me 13 dhjetor 1990, Viktor Nerhati kishte hyrë në lidhje me antikomunistët e Shkodërloces, dhe ishte pjesëmarrës në rrëzimin e bustit të diktatorit Hoxha. Viktor Nerhati ishte ndër ata djem të ri që së bashku me malësorë të tjerë antikomunistë me në krye Demokratin e papërsëritshëm, të ndjerin Dodë Kaçaj, do të themelonin Partinë Demokratike në Malësi të Madhe, që me 2 janar 1991. Viktor Nerhati ishte ndër ata kastratas që krahas luftës kundër komunizmit, ishin në vijën e parë të frontit për rigjallërimin e besimit tek Zoti. Mesha e parë pas vitit ateist 1967, u tha në Shkodër me 4 nëntor 1990, dhe me 11 nëntor një meshë e tillë u mbajt në Bajzë, ku Viktor Nerhati, jo vetëm ishte pjesëmarrës, në të dyja meshat, por në atë të Bajzës ishte njëri nga organizatorët. Gjithashtu Viktori kishte marrë pjesë edhe në hapjen e objekteve të kultit të sivëllezërve tanë musliman, (Xhamisë së Plumbit Shkodër dhe inagurimin e asaj të Aliajve). Viktori ishte pjesëmarrës në mitingun e 3 janarit 1991 në sheshin “Isa Buletini” në Shkodër, si edhe ishte njëri ndër organizatorët e mitingut të 19 shkurtit (1991) në qendër të Bajzës, ku do të merrnin pjesë ndër të tjerë Profesor Doktor Sali Berisha dhe lideri i përjetshëm i demokracisë Azem Hajdari. Gjithashtu Viktor Nerhati ishte ndër të parët malsorë që muarën pjesë në demonstratën e përgjakur antikomuniste të 2 prillit 1991 në Shkodër, në mbrojtje të votës së lirë që është themeli i demokracisë. Me krijimin e shoqatës të ish persekutuarve politik në Malësi të Madhe Viktori u zgjodh sekretar i saj nga viti 1992 deri në vitin 1996. Gjithashtu ka qenë kryetari i Grupseksionit të Partisë Demokratike të Kastratit nga vitet 1993-1998, ndërsa nga viti 1994-1997 ka qenë edhe anëtar i kryesisë së Degës së P. Demokratike të Malësisë së Madhe. Po nga viti 1993 deri në vitin 2000 ka ushtruar edhe detyrën e Inspektorit të Institutit të ish Përndjekurve politik për Prefekturën Shkodër. Ndërsa nga viti 1996 deri në vitin 2000, kur u detyrua të largohet nga Shqipëria për arësye politike, ka qenë antar i Këshillit të Rrethit të Malësisë së Madhe. Viktor Nerhati si demokrat i orëve të para nuk ka munguar në asnjë miting, demostratë apo protestë të forcave demokratike në nivel lokal apo kombëtar, edhe pse shpesh në këto aktivitete mund të ishte i rrezikuar, siç ishte rasti i protestave pas vrasjes së heroit të demokracisë Azem Hajdari, me 12 shtator, dhe protestave të datës 14 shtator 1998. Vlen të theksohet se në të gjitha fushatat dhe zgjedhjet, politike e lokale, është ndier dora dhe mendja e këtij demokrati qëndrestar e me vizion. Viktor Nerhati në të gjitha detyrat shoqërore e zyrtare ka demostruar përkushtim, ndershmëri, korrektësi dhe tolerancë, pa asnjë motiv hakmarrje, pasi siç thoshte ai: “Ne të persekutuarit që kemi qenë më të privuarit nga liria, demokracia, barazia dhe të drejtat njerëzore që i ka falur Krijuesi, jua dimë vlerën këtyre të drejtave më mirë se askush tjetër, ndaj do të bënim mëkat, nëse do të kërkonim t’jua privojmë këto të drejta të tjerëve, edhe nëse ata janë vetë autorët apo aktorët e vuajtjeve tona”. Viktor Nerhati, këto cilësi i ka demostruar praktikisht, veprime që ja kanë rritur vlerën dhe respektin para malësorëve e më gjërë, pa dallime politike e tjera. Malsorët prej shekujsh përdorin një shprehje, se njerëzit e mirë i merr Zoti pranë vetes më shpejt se të tjerët, gjë që edhe me Viktorin kështu ka ndodhur, pasi puna dhe jeta e tij tani pas vdekjes përmendet e kujtohet me respekt nga të gjithë, gjëra që duhet tu japin forcë e krenari për përballimin e jetës, familjarëve, vëllaut e motrave dhe të afërmve të Viktor Nerhatit, e veçanërisht bashkëshortes së tij, zonjës së nderuar Flutur, për të edukuar e transmetuar tek trashigimtarët e të ndjerit; djali Danadon dhe Vajza Lusijana emrin dhe veprën e mirë të babait të tyre Viktor dhe familjes së njohur Nerhati, trashigimi që nderon jo vetëm familjen, fisin, Pjetroshanin, Kastratin, por edhe Malësinë e Madhe e më gjërë. Për këto cilësi, Këshilli i Komunës Kastrat i dha titullin “Qytetar Nderi”.

NDUE BACAJ

 

 

Kardinal Mikel Koliqi 1902-1997 – Një qiri në 106 vjetorin e lindjes

 

212 është numri i faqeve që studiuesi muzikolog i njohur shkodran Prof.Gjon Simoni i ka përkushtuar Kardinalit të parë në historinë e krishtërimit në popullin shqiptar, Shkëlqësisë së Tij Mikel Koliqi, të përmbledhur në tre studime rë mirëfillta shkencore: “Jeta”, “Veprat” dhe “Dëshmi”.

Vepra hapet me një parathënie të shkruar nga At Francesco Botta S.J. E parë me një sy kritik dhe analitik, vepra muzikore e Kardinal Mikel Koliqit ruan vlerën e rëndësishme për veprën muzikore të Kardinalit. të studiuar me skrupolozitet dhe profesionalizëm nga Prof. Gjon Simoni, duke bërë një shprehje dhe nderim zemre ndaj një prelati, për një mik shumë të dashur të një bashkësie, e famullisë së Kishës së “Zemrës së Krishtit” në Tiranë, për një meshtar besnik të klerit katolik shqiptar. “Jeta”, përfshinë: Koha e parë: Allegro Giusto; koha e dytë: Adagio Lamentoso; koha e tretë: Allegro Maestoso dhe Coda. Në kapitullin e dytë “Veprat”, bëjnë pjesë melodramat: “Rozafa”, “Rrethimi I Shkodrës”, “Ruba e kuqe”. Kapitulli i tretë “Dëshmi” përfshinë tre nënçështje: “Një pikë referimi” (Gjon Kapidani), “Veprimtaria muzikore e imzot Mikel Koliqit” (Tonin Zadeja) dhe mbyllet me biografinë, shembujt dhe veprat, dhe fotografi. Vepra është shtypur cilësisht nga shtypshkronja e njohur “Laurenziana” në Napoli të Italisë.

Kardinali, i pari i tetë fëmijëve të Koliqëve

Mikel Koliqi, lindi në Shkodër më 29 shtator 1902. I ati, Mark Koliqi, ishte tregtar dhe e ëma, Age Simoni, ishte bijë tregtari. Mikeli qe fëmija i parë i një vargu prej 8 fëmijësh, ndër të cilat pesë djem dhe tri vajza: Mikeli, Ernesti (Prof.Ernest Koliqi, një ndër yjet e letërsisë shqiptare si shkrimtar dhe njëri me kulturë shumë të madh) Leci, Gulielmi, Margerita, Antonieta, Viktori dhe Terezina. Koliqi i ri studioi dhe arriti të luante në piano pjesë nga Moxart dhe Bethoven. Studioi pjesë pianistike të Shopen-it, duke luajtur sidomos valset dhe nokturnet e këtij autori. Njohu autorë bashkohorë, si: Debysi, Ravel etj. Lexoi dhe studioi me kënaqësi muzikën operistike, ndoqi me intensitet zhvillimin e veverizmit muzikor, por në të njëjtën kohë kishte adhurim të veçantë për Vagnerin, veprat e të cilit i njihte shumë mirë. Ai shkonte për të ndjekur shfaqjet operistike në Milano dhe në qytetet e tjera të Italisë, dallonte qartë karakteristikat interpretuese të njërit këngëtar apo tjetrit, përshkruante atrmosferën e koncerteve dhe operave si spektator.

Në periudhën kur vinte në qytetin e lindjes, Kardinali i ardhshëm Koliqi shkonte në piknik në periferi të Shkodrës, si në Shirokë, Zogaj e gjetkë, dëgjonte në shtëpitë e shokëve dhe miqve muzikë me gramafon. Diskoteka e tij filloi të pasurohej në mënyrë sistematike me veprat dhe kryeveprat e autorëve të ndryshëm, si: Moxart, Verdi, Puccini, Vagner, Rossini, Donixetti, Maskanji, Leonkavalo, Boito, Hendel, Bach, Hajden, veprat vokale nga Palestrina, Laso, Kerubini, Perozi, Kasimiri, Paxhela etj. Pas mbarimit të shkollës së mesme, filloi studimet e larta në Politeknikumin e Milanos në degën e inxhinierisë mekanike. Por gjatë kësaj periudhe mori vendimin për t’u bërë prift, duke lënë përgjyshëm studimet në vitin e dytë për të vijuar studimet teologjike në seminarin “Corso di Venezia” të Milanos dhe më vonë në seminarin Vonogonos. Atje studioi nga viti 1928 deri më 1930. Në 30 maj 1931, në moshën 30 vjeçare, u shugurua meshtar në Kishën e Jezuitëve të Shkodrës, nga Arqipeshkëvi I Shkodrës imzot Lazër Mjeda (1869-1935).

Studiuesi muzikolog, me veprën e vet përkushtuar Kardinal Mikel Koliqit, hedh dritë për herë të parë në pasionin e madh që meshtari kishte për muzikën, krahas adhurimit për meshtarinë dhe punën e përditshme me rininë në Veprimin Katolik, me shtypin, themelues dhe drejtues i revistës popullore të përjavshme shkodrane “Kumbona e së diellës”. “Gjatë studimeve teologjike, vlerëson studiuesi Prof.Gjon Simoni, në Milano, Mikelit i besuan drejtimin e korit të kolegjit. Siç duket, Mikeli nga Shqipëria ishte më i afti nga muzikantët seminaristë që kishte kolegji. Ai tregonte se për të shoqëruar korin, caktuan një tjetër seminarist që kishte përfunduar studimet në konservator dhe luante mjaft mirë”. Duke ditur se priftërinjtë katolikë që shërbenin në atë kohë në Shqipëri konsideroheshin nga Selia e Shenjtë si misionarë, ky “status” u jepte lejen dhe mundësinë që, sipas rastit, të studionin e të diplomoheshin edhe në fusha të tjera të tjera të kulturës dhe artit. Kështu, sapo mbaroi studimet, para se të vinte në Shkodër për të filluar punë si ndihmësfamullitarë, Mikeli iu drejtua imzot Luigj Bumçit që ta dërgonte në ndonjë shkollë muzikore për të mësuar muzikë. Me rekomandimin e Ipeshkëvit, Mikeli shkoi në Austri (kryeqytet i muzikës operistike botërore, ku çdo vit jepet me 1 janar Konverti i Madh i Vjenës, shënimi im K.Kapinova) pranë një kori të famshëm. Siç duket atje studioi elemëntët e dirigjimit lokal, duke vënë në bazë profesionale njohuritë që kishte marrë autodidakt dhe nga përvoja artisitike, dhe kjo jo e pakët.

Të gjithë e moshuarit e qytetit të Shkodrës dhe nga antarët e Veprimit Katolik asokohe, korit të famshëm të qytetit e katedralës së Shën Shtjefnit (sikurse njihet nga të gjithë si Kisha e Madhe) e kujtojnë portretin e tij si një njeri të qeshur, të dashur, optimist, me kulturë të gjërë, amator i muzikës, që kishte bërë për vete shumë miq e shokë. Në libër, për këtë natyrë të dashur popullore, Prof.Gjon Simoni shkruan: “Të gjithë në mënyrën e vet pritnim shumë prej tij, por më shumë se shoqëria, më shumë se Shkodra priste prej tij familja, e cila po kalonte një periudhë të vështirëshisë financiare dhe të gjithë shpresat për të dalë nga kjo gjendje i kishte mbështetur tek djali i madh. Ishte plotësisht e natyrshme. Megjithatë, e ëma, me një “U bëftë vullnesa e Zotit”, duhet të ketë hequr mendjen nga kjo shpresë, duke iu nënshktruar vullnetit të Perëndisë.”

Dhe natyrshëm, sikurse kishin vepruar gjatë 2000 vjetëve, edhe dom Mikeli nuk erdhi në Shkodër si prift i zakonshëm për t’iu nënshtruar rutinës, për të kryer vetëm detyrat fetare si ndihmësfamullitarë dhe më vonë famullitar në qytetin e Shkodrës së tij të dashur. Plane ambicioze dhe realizimin e menjëherëshëm të tyre kishte në kokë prifti i ri. Ai e kishte të qartë se çfarë duhej bërë dhe si duhej bërë sa më mirë. Me një përvojë të pasur evropiane, menjëherë i hyri punës për t’i shërbyer sa më mirë bashkësisë katolike, dhe jo vetëm asaj.

Profofesor Simoni, duke hulumtuar mbi jetën dhe veprën e Kardinal Koliqit, ndër të tjera vlerëson: “Gjatë kësaj periudhe arriti të organizonte korin e Katedrales, të cilit i vuri emrin ‘Scola Cantorum’ (1932). Kompozoi dhe realizoi në skenë tri melodrama me theks të fortë patriotik. Kompozoi edhe 30-40 pjesë të ndryshme korale, shumica me objekt kishtar. Këto pjesë kishin formën e motelit që ishte shkruar për violinë dhe kor vajzash, ndonjëra edhe për solist e kor. Themeloi dhe drejtoi për shumë vjet revistën e njohur “Kumbona e së diellës” dhe e drejtoi atë si kryeredaktor nga numëri i parë (1938), deri sa u mbyll nga censura komuniste në vitin 1945.”

Kardinal Koliqi kishte një aktivitet të pasur si muzikant, ekzekutues, drejtues kori dhe kompozitor. Pra, edhe pse famullitar, pasioni i tij për muzikën bëri që ai të nerrej ne të seriozisht dhe në një masë më të madhe se i takonte. “Si intelektual me kulturë të gjërë muzikore, i hyri menjëherë punës për krijimin e korit të Katedralës në baza profesionale… Ky grup koral përbëhej nga burra të aftë për të interpretuar meshën dhe pjesë të tjera të muzikës fetare gjatë ceremonive kishtare. Ai qe një fillesë e traditës së muzikës korale Scola Cantorum që do të lulëzonte më vonë”, vlerëson muzikologu i njohur shkodran dhe nxënës i Kardinal Koliqit, Prof. Gjon Simoni.

Dom Mikeli mendoi të organizonte shfaqje skenike, në të cilat kori dhe elemëntë të tjerë angazhoheshin si elementë si aktorë që recitonin dhe ndonjëherë, edhe këndonin sipas rolit. Kështu, ai filloi t’u përshtaste muzikë të huaj teksteve teatrale të shkruar nga poeti i ëmbëlsisë, dom Ndre Zadeja (pushkatuar nga komunistët më 25 mars 1945) ose nga poetë të tjerë shqiptarë. Me interes është përshkrimi që muzikologu Simoni i bën bashkëpunimit të ndërsjelltë midis poetit dhe kompozitorit që, njëkohsisht, ishin edhe vëllezër në Krishtin, respektitivisht dom Ndre Zadeja dhe dom Mikel Koliqi. “Drama të ndryshme shqiptare u përshtatnin melodi këngësh të huaja, e kështu kori dhe solistët merrnin pjesë si aktorë në veprimet skenike. Nuk dimë sa kohë vazhdoi kjo lloj pune artistike, kur një ditë erdhi dom Ndreu në studion e dom Mikelit dhe, duke vënë “soleminisht” libretin e dramës “Rozafat” mbi tavolinën e punës, i tha: “… shkruaje vetë muzikën. Një dramë shqiptare kërkon muzikë shqiptare…”, dhe iku duke lënë tundimin pas vetes. Dom Mikeli, që vetëm, një shkak donte, i hyri menjëherë punës dhe kompozoi shpejt, brenda pak javësh, muzikën për dramën “Rozafat”…

Kompozonte në mbrëmje, kur kthehej në qelë, në selinë e famullitarit dhe pas aktiviteteve të tjera. Meqenëse nuk kishte shumë kohë, muzikën e shkruante pa e zbardhur në të pastër. Këngët (ariet) dhe pjesët e tjera solistike, ndonjëherë gjenden të shkruara në një vijë melodike dhe shoqërimi i tyre pianistik ka vetëm disa kthesa harmonike dhe shënime të fakturës së shoqërimit si dhe ndonjë figurë instrumentale, e cila shërben për të përcaktuar emocionalisht edhe nga ana dramatike figurën artisitike, që ta karakterizojë dhe ta vendosë atë mirë në mjedisin artisitko-dramatik.”

Autori i veprës kushtuar Kardinal Koliqit, ka bërë një studim profesional të të gjithë vlerës krijuese artisitke muzikore, duke i paraqitur sot të freskëta pas shumë dekadash. Ai me dashamirësi, respekt të thellë e nderim për maestron e tij të parë, ka ruajtur në thellësi të kujtesës dhe shpirtit dashurinë për çdo partiturë dhe notë muzikore nga përndjekjet e përbinshme komuniste që kërkonte të asgjesonte çdo notë dhe muzikë të progresit botëror, një pjesë të të cilat i trashëgoi edhe Kardinali ynë Mikel Koliqi. Prof.Gjon Simoni, përmes një pune hulumtuese, sistemuese dhe analitike të materialit faktografik, ka mundur të na dhurojë meshtarin e krijuesin, Krishtin dhe muzikën kushtuar Atij në emër të një populli që ndër shekuj i ka qendruar besnik fesë dhe traditës kulturdashëse të të parëve. Përmes një stili ta pasur narrativ dhe një elegance në të shkruar ofron për lexuesin mbarëshqiptar melodramat e muzikuara nga dom Mikel Koliqi, sikurse njihen sot si “Rozafa”, “Rrethimi i Shkodrës” dhe “Ruba e kuqe”, të tria të shkruara nga poeti i njohur i ëmbëlsisë dom Ndre Zadeja (1891-1945).

Ndërkohë revolucioni i kuq kinez përsekutonte intelektualët e klerikët katolikë

Muzikologu Prof. Gjon Simoni, gjatë hulumtimeve të kujdeshme shumëvjeçare ka dhënë të shkrira në linjat e veprës së vet për Koliqin të gjithë jetën e tij dhe për të parë në një profil më të ngushtë, si muzikolog i gurrës shqiptare. Por autori nuk ka lënë pas dore edhe gjeografinë e kalvarit komunist me të cilin u përballë drejtpërsëdrejti Kardinali ynë Mikel Koliqi. Kështu në vepër mësojmë se në vitin 1952-1953 filluan presionet dhe përpjekjet e diktaturës për të krijuar Kishën Katolike Autoqefale, pra të pavarur nga Selia dhe Ati i Shenjtë në Vatikan. Në vitin 1953-1954 kjo valë arrestimesh përfshiu shumë intelektualë nga mbarë Shqipëria.

Prof. Gjon Simoni duke shkruar për këtë dramë tragjike që preku mbarë popullin shqiptar dhe më së shumti klerin katolik shqiptar në Shkodër, për Kardinalin Koliqi vë në dukje: “Mbaroi kështu koha e parë e simfonisë së jetës së tij. Akordet dramatike mbyllnin këtë pjesë. Megjithatë, buzëqeshja e tij e vazhdueshme që vinte nga qetësia shpirtërore bënte që tragjedia e kësaj jete të merrte një pamje pothuaj joreale, gati-gati teorike. Si lufta e së mirës kundër së keqes. Kështu për dom Mikelin filloi epoka më e zezë e jetës, ajo e privimit të përhershëm të lirisë, pa asnjë kuptim për botën e tij intelektuale dhe të misionit të tij si meshtar. Gjithçka për te zbret në banalitet. Nga ana e tjetër vuajtjet dhe torturat rriteshin, duke lënë përshtypjen se do të vazhdonin përgjithmonë.”

Megjithëse i burgosut ose i internuar, ai vazhdoi të kryente detyrën e vet fshehtas. Zhvillonte me shumë kujdes ungjillizimin e bashkëvuajtësve, kur ata e kërkonin, kryente ritet fetare, si pagëzim dhe kungimin, dhe megjithëse larg nga Shkodra, jepte këshilla dhe udhëzime dhe së bashku me kolegët meshtarë merrte vendime për problemet e famullive, që ishin në gjendje përndjekjeje të jashtëzakonshme. Kështu në vitet 1954-1986, kaloi në burgim dhe internim edhe 32 vjet të tjera. Në vitin 1977, në moshën 75-vjeçare, dënohet për të tretën herë me 15 vjet burgim. Absurdi kishte logjikën e vet djallëzore. Vitet e burgimit dhe internimit i kalon në disa krahina të Shqipërisë, si në Lushnjë, Fier, në zonën e maleve të Vlorës dhe në vende të tjera syrgjynimi.

Më vonë do të tregonte për torturat e tmerrshme që pësonin në burg: rrahje deri në gjakosoje, elektroshok, varje nga duart e lidhura disa ditë me radhë, përve urisë, etjes e të ftohtit. Gjatë kohës së gjatë të burgimit shumë qenë shokët e tij klerikë, por edhe bashkëvuajtës të tjerë, që u vranë ose vdiqën nga torurat mizore. Pra me të drejtë çuditemi kur shohim se dom Mikelin nuk e zhdukën që në vitet e para (1945-1950). Me të drejtë konstaton në librin e tij Prof.Simoni, se siç duket, ishte një peng i çmuar në dorën e diktaturës për t’i bërë presion vëllait të tij Ernestit që të mos merrte inisiativa dhe të zhvillonte aktivitet politik kundër pushtetit komunist në Shqipëri. Madje kur e pyetnin dom Mikelin për vuajtjen e tij përgjigjej: “… të tjerët kanë vuajtur më shumë se unë nga torturat…”. Gjithsesi, ai është “Mandela i Shqipërisë” me 40 vite burg… dhe Zoti shtriu dorën pranë Nënës Shqipëri për të vlerësuar si KARDINAL…

Për këto dhe shumë episode të rëndësishme të jetës së Kardinalit Mikel Koliqi do të mësoni më shumë në veprën e sapodalë në qarkullim. Autori, Prof.Gjon Simoni, kryen një detyrë dhe detyrim të madh ndaj qytetit të tij të lindjes, si besimtarë dhe ish nxënës në korin e njohur Scola Cantorum dhe në Veprimin Katolik në Shkodër, që drejtohej nga themeluesi i saj Shkëlqësia e Tij Kardinal Mikel Koliqi.

KLAJD KAPINOVA, New York

 

Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së prof. Eqerem Çabej

 

Emërtimi i etnosit si “Illyrias = “Populli i Hyllit/Hyjit”?

Emërtimi i etnosit “Illyrias” e “Illyria”, folja “illyrizo” dhe ndajfolja “illyristi” te etnografi, leksikografi e logografi i shquar S. Bizantini i shek VI!

Alban-shqiptarët nuk e trashiguan në vazhdimësi dhe nuk e ripërtërinë në mesjetë e as në kohën moderne,  ish formacionin antik  të etnosit “Ilirë,  gjuhë  ilirishte, Iliria”.

Duke shfrytëzuar edhe punën e linguistëve pararendës si  Leibnitz, Thunman,  Hahn etj, G. Majer ishte shprehur: “Të quhen shqiptarët e sotëm me emrin si neo-ilirë do të ishte po aq e drejtë ashtu siç quhen grekët e sotëm, me emërtimin helenë”. (G. Meyer, “Della lingua e della letteratura albanese”, “Nuova Antologia”, 2e sé., Vol. 50, 1885, f 535) Po ky dijetar, siç e nënvizonte edhe prof. Çabej, u ankua se “shkaku kryesor i njohurive të pamjaftueshme lidhur me historinë e shqipes është mungesa e burimeve të shkruara të një gjuhe  antike të saj”. (Po aty cituar, f 586)

Megjithse krahasimi mund të qëndronte në planin akademik, në realitetin historik e në vetëdijen popullore duhet vërejtur se, përgjatë okupacionit asimilues sllavojugor të Ilirisë, emërtimi i formacionit antik të etnosit shkoi duke dalë jashtë përdorimit për të gjithë ilirët gadishullorë, madje edhe për më të specifikuarit si “ilirët e vërtetë”. Siç mund t’a konstatojmë në një varg autorësh mesjetarë, por edhe në shkrimet e shkodranit M. Barleti, qysh prej një kohe mbas dyndjeve masive sllavojugore e deri te mesjeta e mesme, “si ilirikë e si gjuhë ilirike” do të emërtoheshin dhe identifikoheshin etnitë sllavojugore të gadishullit tonë.  Ndërkaq, për ish ilirët dhe për përzierjet e fiseve të tjera të përafërt me ta, kishin mbetur ende tre ish emërtime të dalluara nga antikiteti: “Epiri, populli epirot, gjuha epirote, Maqedonia, populli maqedon, gjuha maqedonishte dhe Albania, populli alban, gjuha albanishte”. Këto emërtime e vazhduan konkurrencën përgjatë proçesit të nacionalitetit, ku një prevalencë e dominim, deri në parametrat e parë të emërtimit si nacion, e siguroi formacioni Albania. (Edhe mbi formacionin Maqedonia, do konstatojmë se vendosen e indentifikohen sllavojugorët bullgaro-maqedonas, teritori i të cilëve aty nga 1908 na quhej edhe si “Ilinden”!)  Mbi këtë gjendje u vendos dhuna dhe injoranca asgjësuese e ç’tjetërsuese e okupacionit turko-osman mbi çdo lloj memorie,  vetëdijeje e trashigimie historike të popullit tonë.  Aty nga fundi i shek XVII e shek XVIII, në skenë u duk edhe sythi i një emërtimi të ri “shqipëtar, gjuhë e shqipëtarëve”, i cili  dora-dorës do të plotësohej edhe si  formacion gjeografik, duke marrë edhe një aprovim zyrtar me kufinj politik me rastin e pavarësisë më 1912-1913.

Më konkretisht, për kohën kur operonte G. Majeri, në vetë lëvizien nacionale (kombëtare) shqiptare të fund shek XIX, nuk u shtrua ndonjë kërkesë për ripërtëritjen e ish emërtimit të etnosit, as në mënyrën  zyrtare nga lart-poshtë  dhe as  si e kultivuar popullore.

Siç e vuri e vuri në dukje mjaft mirë P. M. Sirdani, qysh nga shek XIX e përgjatë shek XX, populli ynë u vetprezantua me dy formacione emërtimesh nacionale. (P. M. Sirdani, “Emnat shqyptar e arbnuer”, H.D., 1931, nr. 4, nr. 11; shih edhe E. Çabej, “Emrat nacionalë të shqiptarëve”, “Shqipëria e Re”, nr. 1, Tiranë, 1972; E. Sedaj, “Etnonimi Arbëresh-Shqiptar”, Prishtinë 1996 etj.)

Gjuha ilirishte  ka ekzistuar.

Nga autori antik Polibi kemi informatën dhe sigurinë se gjuha ilire kishte ekzistuar, simbas këtij citimi: “Porsa i bënë të ditur përgjigjen e Gentit, Perseu i Maqedonisë, nxitoi t’i dërgonte Gentit përsëri Ardeun, bashkë me Glaukun, një nga rojet e tij personale, dhe Pleuratin, mbasi ky dinte gjuhën ilire”. (“Historiae”, XXVIII, 9) Siç dihet nga historia rasti i mësipërm paraqiste një bashkbisedim me traktativa diplomatike për një marëveshje të bazileusit Perseu të Maqedonisë me Gentin e Ilirisë në Shkodra, si një koalicion për të kundërshtuar okupacionit roman. Siç kuptohet përkthyesi Pleurat i zotëronte të dy gjuhët, maqedonishten dhe ilirishten. Këto gjuhë, siç edhe dalmatishtia etj, në saje të mbishtresës romanizuese, më vonë diku më shumë e diku më pak, pothuajse u shuan. Sot mendohet një fond autokton i ilirishtes mjaft i limituar, për shkak edhe të mosnjohjes së ndonjë burimi të gjuhës së shkruar, ose të mos arritjes deri te shkrimi etj. Simbas Leinitzit të parit, e pastaj edhe Hahnit, ishte ngritur  hipoteza se midis ilirishtes, maqedonistesh e thrakishtes kishte edhe njëfarë përafërsie. Por, se sa i vërtetë mund të kishte qenë ky lloj pohimi, vetëm zbulimet e ardhshme me materiale të shkruara, nqs do ketë të tilla, mund t’a sqarojnë më tej. Kohët e fundit më 1997, simbas  një dokumenti të klasifikuar si apokrif, një Testament me Privilegje të Aleksandrit të Madh, në Statutet Mesjetare të Qytetit të Shkodrës, nga studiuesja italiane L. Nadin, rezulton se aty ka një lloj pohimi nga vetë Aleksandri i Madh: “Unë  Aleksandri… pinjoll i farës së shquar të popujve ilirikë dhe të popujve të tjerë të së njejtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qëndrore të Thrakës”. (“Statuti di Scutari”, Roma, 2002, f 167)

Në një studim që ne i kemi bërë këtij dokumenti, na ka rezultuar se edhe në rastin e një lloj sajimi e manipulimi të fallsifikuar, ky bazohej në një bazament e pohim, për një Testament me gjallje të Aleksandrit, të cilin e kishte edhe Bibla e Vjetër. (Bibla, përkth. e komente dom S. Filipaj, Ferizaj 1994, “Libri i parë i Makabenjve”, “Aleksandri i Madh e ndarja e Perandorisë”, I, 1-9, f 1310-1311) Gjithsesi,   kronologjia edhe sikur të mos bazohej në një përkthim nga një dokument autentik, do të shkonte e shumta te koha romake dhe nuk ka asnjë vend për ndonjë lloj insinuate e interpretimi tjetër me bazë sllavojugore.

Ishin linguistët evropianë që e hapën dhe e shënuan rrugën për studimin e ilirishtes. Në më se një rast andej-këndej, prof. Çabej, që i kishte studiuar e përvehtësuar me seriozitet autorët evropianë, shprehet për “ilirishten”, duke evidentuar nga ajo disa relikte edhe nga burimet e shkruara antike, por edhe “nga kapja brenda shqipes”, sipas një shprehje të përdorur nga Jokli. (psh: “Ilirishtia ka pasur diftongun eu Teuta”. “St. për Fonetikën Historike të Gjuhës Shqipe”, bot. 1988, f 34; “fjala lat. sica=thika, kjo më fort ka shkuar prej Ilirie në Itali se sa anasjelltas… Ato më të moçmet s-sh e kanë kryer ndërrimin s-sh si fjalë të lashta të fondit autokton”… po aty, cit. f 60 etj)

Një skedë e vitit 1971 dhe një detyrim!

Në lidhje me titullimin e trajtesën e këtij shkrimi, gjeta ndër faqet e një periodiku (“Kumtari 7”, bot. i  Muzeut Historik Shkodër, 1995, f 61), një skedë të vitit 1971, ku kisha disa shënime të hershme. Te “Kumtari” i cituar, ka një studim të dr. Prof. G. Shpuza, mbi një  dorëshkrim studim të pabotuar të Filip Shirokës, që datohet i vitit 1908. Skedën, unë e kisha vendosur aty qëllimisht, në lidhje me një interpretim etimologjik që autori  i njohur shkodran F. Shiroka i bënte emërtimit Iliria si Hylliria, ilirëve si hyllirasit, me një etimologji nga Hylli/Hyji i Bardhë. Prindi im Gj. Luka dhe xhaxha im albanologu i njohur K. Luka, më kishin lënë një porosi që t’a shikonja e konsultonja  S. Bizantinin, te zërat “Illyria dhe Hylleis” dhe disa autorë të tjerë antikë, që ai i kishte cituar.

Çfarë shkruante konkretisht S. Bizantini dhe ku na drejtonte ai.

Ndonëse aty nga vitet 80-të e pata gërvishtur pakëz shtresën  e parë, unë nuk arrita t’a plotësoja studimin, madje disi edhe e kisha harruar… Aktualisht, me kuriozitet të shtuar e rilexova S. Bizantinin dhe disa autorë antikë. Rikontrollova  me aq sa kam mundësi, literaturat e autoriteteve tona si të P. M. Sirdanit, E. Çabeit, M. Domit, Sh. Demirajt, K. Ashtës etj, në fondin e leksikut ilir etj, por nuk i gjeta të trajtuara foljen e ndajfoljet e S. Bizantinit dhe as atë hipotezën etimologjike të F. Shirokës! Gjithsesi, çeshtja mbetet e hapur, këtu thjeshtë pretendoj  të hap një diskutim në lidhje me foljen dhe ndajfoljet  që i relatonte S. Bizantini, ku citoj:

“ILLYRIA, vend afër Pangait, nga Ilir, biri i Kadmit. Banorët illyrioi dhe illyris dhe illyrias dhe Illyria, dhe Illyrion, dhe folje illyrizo, dhe ndajfolje illyristi, illyrikos”;

“Hylleis, fis ilir nga Hylli, biri i Herakliut dhe Melitës, bijës së lumit Aigais, siç thotë Apollonios, në “Argonautika”, Lib. IV, Është edhe qytet Hyllie, siç thotë po ai. Emri etnik hylleus dhe femëroria hylleis. Dhe tek Kalimahu  hyllis, hyllidos, nga Argeia njera prej nymfeve. Ose nga Hylli, biri i Herakliut dhe Dejaneirës. Gjithashtu Hyllos, Hylleus. Apolodori, në librin “Peri Geas”, II, thotë: “Mbi hyllejt janë liburnët dhe disa istrë që quhen thrakë. Dhe femëroria hyllis. Është edhe gadishull siç thonë, më i madh se Peloponezi, ka pesëmbëdhjetë qytete të populluara shumë. Është hyllis dhe fis në Argo, në Doridë dhe në Troezemi. Antari i fisit quhet hylleus. Haraksi në Lib. X dhe pamfylët dhe hyllejtë.

(Cit, sipas librit përkth. Shqip, “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë”, 1965, S. Byzantini, “De Urbibus et Populis”, zëri Illyria, f 419, zëri Hylleis, f 421.)

Dhe po të shkonim te autorët që drejtpërdrejt ose tërthorazi, na rekomandonte S. Bizantini, si psh te Scylakis Cariandensis (shek IV-V p.e.r., “Periplus”, 22, Illyroi), do gjejmë: “…ilirët banojnë gjatë anëdetjes gjer në Kaoni…hyllët janë fqinjë me bylinët dhe këta thonë se aty kish banuar Hylli, i biri i Herakliut…”.  Akoma më tej, te Apollodori (shek I p.e.r.), “Bibliotheca”, Lib. I,II, III, do gjejmë Herakliun te Ilirët, hyjneshën Io/Jonën, Hyun që u kishte rënë në qafë ilirëve enhelej, Ilirin, birin e Kadmit dhe Harmonisë.

Dhe akoma më interesante, S. Bizantini, na çonte ne deri te referencat nga Herodoti rreth një mijvjeçar më parë, atje te zona rreth e rrotull Dardanisë, Paionisë e Strimonit, të cilët besonin te “Orakulli i Hyut”, aty ku hapej sipari i parë i ilirëve me prezantimin “toka e ilirëve” (“Historiae, IV, 48) dhe me ata “ilirët paionë afër rretheve të malit Pangaion, që Megabazi, komandanti i Darit I të Persisë, nuk i nënështroi dot ”. (V, 16  etj)  Po atje pak më poshtë do të na dalin edhe “kadmejtë e Kadmit” (V, 61) Po citojmë diçka: “Paionët rreth Srymonit, konsultonin “Orakullin e Hyut”, pretendonin se ishin edhe si ish “teukras e si koloni trojane”, ku një pjesë u robëruan dhe u shpërngulën nga Dari në Azi”…, si kufitarë e të afërm të tyre, ishin edhe “paionët e Malit Pangajon, paionët peshkatarë të “Liqenit të Prasias” dhe Doberët  etj, të cilët Megabazi, komandanti i Dari të Persisë, nuk i nënështroi dot. Burrat e këtyre paionasve ishin poligamë dhe kishin shumë gra. Nga Liqeni i Prasias, deri në Maqedoni, rruga qe shumë e shkurtër dhe aty afër ndodhej një minierë argjendi që e shfrytëzonte Aleksandri I Maqedonisë” (495-450). (V, 13). Vijon

AGRON LUKA

 

Shuajp Kraja – Dy patenta per vaksinen kunder kancerit!

 

Deri me 11 prille, kur u rishfaq ne sallen e senatit te Universitetit “ Luigj Gurakuqi”, pak njerez  e dinin se biologu, Shuajp Kraja ishte ne Shkoder. Para viteve ’90 te shekulli te kaluar kishte çuditur opinionin ne vend me kembenguljen e tij per te kuruar te prekurit nga kanceri, e njekoheisht me opercionet gjenetike ne prodhimin e farerave te misirit, kembengulje qe nuk pati gjetur miratimin e rretheve shkencore, por qe gjithnje ndiqej me interesim e çudi nga keto rrethe.    Themi u rishfaq, pasi dihej se kishte shkuar prej vitesh ne Gjermani. Me 11 prille, njoftoi se ishte kethyer triumfues: Puna ime dhjetravjeçare u zyrtarizua me dy patenta per luften kunder kancerit. Keshtu deklaroi biologu, Kraja.

Ne paraqitjen e permbledhur qe u beri punimeve te tij ne sallen e senatit te universitetit “ Luigj Gurakuqi”, Kraja tha se dy pantetat ne kete fushe, jane miratuar nga Komiteti Europian i Shkences, si dhe jane njohur se fundi nga Ministria e Arsimit dhe Shkences e Shqiperise.  Ne menyre te dokumentuar dhe me pamje filmike, tregoi para petagogve shkodrane, ecurine e punes qe kishte bere ne Gjermani, pjesmarrjen ne aktivitetet shkencore, takimet me biolog perendimor, pjesmarrjen ne kongrese shkencore e tjere. “ E gjitha kjo pune dhjetravjeçare, eshte bere ne Shqiperi. Ne Gjermani munda ta çertifikoi zyrtarisht. Dua qe kjo ti mbesi Shkodres, ti mbesi Shqiperise si arritje shekncore”, thekosi Kraja ne takimin me petagoget.

Kraja shpjegoi se dy patentat e tij, konsistojne ne te drejten per te prodhuar biovaksinen kunder kancerit, e cila jo vetem qe  realizon diagnozen e plote por, ç’eshte me kryesorja, e lufton ate qe ne embrion, si dhe per prodhimin e medikamentit kimik me spekter te gjere veprimi ne sherimin e semundjeve virale. Patentat e çertifikuara ne Gjermani per keto dy drejtime, i ka paraqitur prane Ministrise se Arsimit e Shkences ne Tirane nje vit me pare, dhe tani tregon se ka marre edhe njohjen zyrtare nga ky digaster. Kraja ben thirrje qe keto dy patenta te administrohen nga shteti shqiptar, dhe te planifikohen fondet e para per te filluar zbatimin e ketij projekti. “Une nuk kam deshire qe te hyje ne kontakte per ta realizuar kete projekt ne vende te tjera, pa shfrytezuar te gjitha mundesite qe te mund te realizohet ne Shqiperi. Prandaj, i bej thirrje Ministrise se Shendetesise, qe te mos qendroje indiferente ne kontributin per kete projekt”, shprehet biologu Kraja.

Shuajp Kraja njihet ne Shkoder e ne qarqet Shkencore ne Tirane, si nje njeri qe gjate viteve, 60’ – ’90 te shekullit te kaluar, shkaktoj jo pak sensacione me punimet e tij si biolog. Polemikat e medha qe shkaktoi ne kete drejtim, ne nje rast avancuan edhe me burgosjen e tij e me vone edhe me largime nga puna, ku punonte ne Inistitutin e Misrit dhe Orizit Shkoder. Sidomos debate shume te medha pati zgjuar, eksperimenti i  per te marre ADN nga mushkrite e pankreasi i viçit, dhe per ta injektuar kete ne prodhimin e fares se misrit. Me faren e prodhuar nga ky eksperiment, u mbodhen ne vitet ’80  mbi 300 hektar miser transformant, nga te cilet u moren mbi 100 kiuntal per hektar, nje rritje kjo e konsiderueshme ne krahasim me rendimentet e asaj kohe, por qe asnjehere ky eksperimentim nuk ju miratua nga keshillat shkencore te kohes, me pretendim se shkencerisht nuk mund te arrihej nje kombinim i tille.

Gjithesesi, Kraja nuk u terhoq. Vitet e fundit, ai shkoi ne Gjermani dhe u lidh me qarqet shkencore, ku i hyri punes deri ne ditet e sotme, per trajtimin e semundjes vdekjeprurse te kancerit. Pas kaq vitesh, sot ai kehehet ne Shkoder dhe deklaron suksesin, sipas te cilit i jane njohur dy patenta, qe tregojne se  puna e tij ka marre aprovimin zyrtar te  shkences Evropiane.

Musa Kërtulaj

 

Divorci i mendjes nga politika

 

Në modernizëm ku gjërat duken se ecin mirë dhe drejtë , aty ku zënkat dhe globalizmi ndikon indirekt , aty ku jeta ndërthuret midis vlerave dhe antivlerave , politika luan rrolin e gjyshes. Të divorcuarit me mall përkujtojnë çastet e tyre të lumtura ose edhe të hidhura në jetën e kaluar nën hije. Rimëkëmbjen e jetës e gjejnë dhe e përshtasin me buçitjen e sfidave të ideologjisë së mbrapsht. Mendja e divorcuar dhe e larguar nga realiteti nuk njeh yjet dhe HËNËN , por shëndërrohet në katalizator ndryshimesh dhe remishiencash.

Fetyllah Gylen thotë:” Hapja çdokujt zemrën sa mund t`ia hapësh , le të jetë si oqean! Tërhiqu me besim dhe për njeriun dashuri ndje , të mos mbetet zemër e dëshpëruar që s`u interesove për të e s`ia zgjate dorën!…” Zemra e hapur çdokujt dhe në formë të njejtë për të gjithë harmonizon idenë dhe brengën mistike të univerzit të mendjes. Divorcimi i mendjes dhe lidhja e saj për karrigen e politikës dhe jo për politikën shkakton shkatërrimin e sistemit dhe nga sistemi i hapur demokratik kalon në teokracinë e ngurtë dhe të mekur. Të divorcuarit e mendjes nga politika kanë disa tipare dalluese në shoqëri. Ndër ta do përmendim:

1)Tipari i Egoizmit- Sipas fjalorit elektronik shpjegues me egoizëm nënkuptojmë tipar borgjez a mikroborgjez i një njeriu që mendon vetëm për vete, që do vetëm vetveten e nuk shqetësohet për të tjerët, që vë interesat vetjake mbi interesat e shoqërisë. Ky është tipi më i përhapur i politikanit të ri! Politikanët tanë të divorcuar nga mendja për politikën dhe të shëndërruar në egoist , synim jetësor kanë realizimin e planeve të tyre vetjake në emër të kontributit për shoqërinë. Në fakt sikur kontributi i tyre do të ishte i vërtet dhe i sinqert atëherë doemos që egoizmi të shkatërrohej prej piramidës së logjikës së brisht. Në ujëvaret e politikës do të jehonte humanizmi , kënaqësia dhe mëvetësia , ndërsa politikanët e divorcuar nga mendja do të modestoheshin dhe përfitimi do të ishte i ndërsjelltë si matrial , si shpirtëror , poashtu edhe politik.

2)Tipari i Mendjemadhësisë- Fjalori elektronik shpjegues mendjemadhësinë e sqaron kështu: Që i pëlqen shumë mendja e vet dhe nuk pranon a nuk përfill mendimin e të tjerëve, që kujton se është më i dituri, më i mençuri etj.; që mbahet rëndë e me të madh, që i duket vetja kush e di se ç’është, që shet mend, kryelartë. Mendja e rënduar dhe e zënë vazhdimisht me veten frytet nuk i ka të ëmbëla , por gjemba dhe therra. Pjesa dërmuese e “ elitës” sonë politike , fetare, shkencore, fatkeqësisht janë të sëmurë nga ky sindrom i rrëzikshëm për shoqërinë dhe vet ne. Ky sindrom ka depërtuar në çdo skaj të shoqërisë , por më i dukshëm është tek të divorcuarit e mendjes nga politika dhe për politikën. Mendjemadhi zakonisht masturbon për politikën dhe paranë , është i dhënë shumë pas posteve dhe me xhelozi mundohet që ta mbroj pozitën e tij në shoqëri.

3) Tipari i Bajraktarizmit- Këtu duhet të sqaroj diçka. Nuk e them që bajraktarizmi është i dëmshëm për politikën dhe politikanët. Njëashtu nuk dua ta potencojë rrezikun ose histerinë e lindur përmes ideologjisë dhe për ideologjinë. Tipari i bajraktarizmit te politikani normal prej atij të divorcuarit nga mendja e politikës dallon shumë. Politikani normal i padivorcuar nga mendja bajraktarizmin e kupton si guxim dhe vullnet për t`i ndryshuar gjërat për të mirë dhe në të mirën e shoqërisë e vetes. Ndërsa i divorcuari nga mendja bajraktarizmin e kupton si kontim vlerash pa hap konkret. Kontim meritash pa dhënë asnjë mund , kontim poenash politik pa u djersitur. Dhe këtu bajraktar që kanë pushtuar komplet Gadishullin Ballkanik janë dështakët më të mëdhenjë në politik dhe jetë.

Kanë thënë se politika është prostitutë. Nuk e kanë pasur me të drejtë! Bile patën thënë që politika është mjeshtri e realizimit të njerëzve të ngurt. Edhe këtu nuk ia qëlluan. Platoni proklamonte idenë e demokracisë në mesin e njerëzve të padrejtë si udhëheqës të demokracisë. Ai demokracinë e paraqiti si mburojë të padrejtësisë në shoqëri.Diplomacia si pjesë e politikës më shumë orientohet në trajtën e flertit sesa në termin e prostitutes. Ndërsa flerti politik mjaft i përshtatet të divorcuarit nga mendja e politikanit tanë modern. Flerti dhe të flertuarit në politik e shlyen ndërgjegjën dhe moralin e lind pabesia dhe padrejtësia. Sot sikur të mos ishte prezent në mesin e politikanëve tanë situata do të ishte më ndryshe.

Të divorcuarit nga mendja për hir të politikës gënjeshtrën e kanë bërë gjellë kryesore në ambientet e tyre strategjike. Të jesh politikan i mirë sipas këtyre tipave të politikanëve d.t.th. të jesh gënjeshtrar , manipulues , fshehës i realitetit , premtues i gjërave të parealizuara etj!!! Tipari i gënjeshtrës edhe pas 18 viteve Republikën e Maqedonisë e ka mbështjellë si një mbështjellës elektronik i zemrës së njeriut.

Në mesin e shumë tipareve që nuk cekëm ka të atilla që mbajnë logjikisht , por ka edhe të tilla që janë kontradiktore me vet realitetin e jetës politike të njerëzve të thjeshtë. Më akuzuan dikur pse përmenda përparësit e një nacionaliteti karshi nacionalitetit tjetër , akuza e tyre mbështetej në dobësitë e shumta. Shpresoj që ky reflektim i vogël i imi në këtë shkrim nuk do kërkoje të kundërtën e të dashuruarve të mendjes dhe politikës dhe duke iu përmbajtur në përpikmëri titullit të realizojë synimin final. Nxjerrjen në pah të një pjese të realitetit.

Hamdi NUHIJU

 

Riparimi i Ballkanit

 

Samiti i NATO-s në Bukuresht ka ofruar një bekim të kufizuar për Ballkanin. Edhe pse Shqipëria dhe Kroacia u ftuan në aleancë, Maqedonia u fut në dhomën e pritjes, Serbia mbeti anash, ndërkaq kërcënimet e vazhdueshme të Rusisë mbi një konflikt të ripërtërirë rajonal për shkak të Kosovës, mbeten të pasfiduara.

Çdo sukses i NATO-s në Ballkan duket se zbulon një problem të ri dhe samiti në Bukuresht nuk ishte përjashtim. Por, ana më e dukshme negative e samitit ishte shtyrja e vendimit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, për shkak të mospajtimeve mbi emrin me Greqinë. Rrjedhimisht, politika në Maqedoni ka gjasë të radikalizohet. Qeveria e brishtë mund të detyrohet të tërhiqet nëse pajtohet me ndonjë emër të ri për vendin, për çka do të duhet një ndryshim kushtetues. Në këtë drejtim, mund të pritet një shpërthim akuzash kundër Athinës dhe një ringjallje e pasioneve nacionaliste, gjëra që do të dëmtonin imazhin e Maqedonisë në cilësinë e një kandidati të përshtatshëm për anëtarësim në NATO. Nëse nuk zhvillohet një strategji e arsyeshme mbi negociatat me Greqinë, me përfshirje të nivelit të lartë edhe të Shteteve të Bashkuara, pasiguria politike mund t’i trimërojë udhëheqësit e pakicës shqiptare në Maqedoni që të synojnë një autonomi territoriale në kufi me Kosovën dhe Shqipërinë.

Pasojat më të gjera rajonale të moszgjidhjes së çështjes së Maqedonisë gjithashtu mund të jenë destabilizuese. Nëse Shkupi nuk e njeh shpejt shtetësinë e Kosovës dhe dështon të arrijë marrëveshje mbi kufirin me Prishtinën, militantët shqiptarë përbrenda Maqedonisë mund të ndihen të trimëruar për të synuar edhe përshtatje territoriale. Në sytë e tyre, Maqedonia, pa anëtarësim në NATO, mund të jetë thjesht një “shtet i përkohshëm”. Edhe Rusia gjithashtu do të mëtojë të përfitojë nga paqartësitë rreth Maqedonisë, duke stimuluar marrëdhënie më të ngushta ekonomike, politike dhe të sigurisë me Shkupin dhe duke e prezantuar vetveten si mbrojtës të fuqishëm nga pan-shqiptarizmi dhe “terrorizmi islamik”. Synimi i Moskës do të jetë që të shtojë edhe një pronë në tablon gjithnjë e më të gjerë ruse dhe të konstruktojë një zinxhir të varshmërisë në Ballkan, duke synuar Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Një deklaratë jo edhe aq e vërejtur e Kremlinit mbi, siç është thënë, faktin se zhvillimet në Kosovë ende nuk kanë arritur në “fazën më të nxehtë”, jep shenja se NATO-ja dhe operacionet evropiane mund të sfidohen nga rezistenca serbe dhe lëvizjet për ndarjen e Kosovës.

Moska do të vazhdojë të kapitalizojë mbi njohjen e kufizuar ndërkombëtare të Kosovës, duke krijuar kokëçarje për NATO-n dhe duke penguar zgjerimin e mëtejshëm të ndikimit perëndimor. Konfliktet, e ngrira apo edhe të tjerat, ofrojnë mundësi për promovimin e interesave të Rusisë në një rajon i cili ende nuk është futur brenda institucioneve perëndimore. Nëse nacionalistët formojnë qeverinë e ardhshme në Serbi, NATO-ja duhet të jetë në pritje të një koordinimi edhe më të ngushtë midis Beogradit dhe Moskës, në përpjekje për të provokuar trazira në Kosovë. Ata madje mund ta hartojnë edhe një deklaratë mbi një entitet të ndarë administrativ serb në komunat e veriut të Kosovës.

Moska është duke zbatuar një strategji me dy shtigje drejt Perëndimit, duke bërë përpjekje që të përçajë brendinë e Evropës për të zgjeruar ndikimin rus dhe duke penguar praninë amerikane për të parandaluar shkëputjen e përhershme të Evropës lindore nga orbita ruse. Në këtë kontekst të zgjeruar strategjik, samiti i Bukureshtit ka shënuar disa suksese në Ballkan, por janë të nevojshme përkushtime edhe më të gjera dhe më të palëkundshme në këtë rajon ende të brishtë dhe të kontestuar.

Janusz BUGAJSKI

 

Një libër me vlera edukative, tradicionale dhe bashkëkohore

 

Vëllimi “Brezni të Kelmendit”, seria e parë “Hasanajt e Selcës”, me autor studjuesin dhe gazetarin e mirënjohur Gjovalin Gjeloshin, është një punim i përgatitur me kërkesa shkencore që bën fjalë për kulturën social juridike të një zone të Malësisë së Madhe që gjatë rrjedhave të historisë së sajë ka krijuar vlera të mëdha njerëzore që autori i ka mbledhur dhe i ka studjuar me kujdes të madh, gjë që i ka dhënë atij mundësi që të hedh dritë mbi punën e luftën që ka bërë populli i këtyre anëve për të mbrojtur trojet stërgjyshore dhe tërësinë territoriale të mbarë vendit. Ky ka qenë edhe ideali i tyre suprem që e tregon se edukata jonë tradicionale popullore ka qenë dhe është aq e fortë, sa jo vetëm djemt, por edhe vajzat i ka përgatitur shpirtërisht, që kur të jetë puna për të mbrojtur lirinë e vendit, të japin edhe jetën, “si me le”. Dhe kjo nuk ka qenë dhe nuk është një figurë artistike, por një realitet i jetës shqiptare, rruga e vetme që ka ndjekur për të mbijetuar gjatë rrebesheve të panumërta të historisë.

Ky libër kishte kohë që kërkohej nga njerëzit e kësaj krahine punëdashëse e luftarake. “ Llesh Prek Shabi, (Gjeloshi), vëllai i gjyshit tim, thotë autori, më kërkoi në momentin e vdekjes, duke më vënë si detyrë që të shkruaja për Vermoshin. Vetëm ai mundet me na qitë në dritë të drejtën. Kurse i dyti që më ka nxitur për të shkruar, vazhdon ai, është gjyshi im, Martin Prek Shabi. Ai kur më përcolli për në shkollë më bekoi: Bir, t’u priftë e mbara gjithkund të shkeltë kamba. Ky më ka treguar historikun e shtëpisë, të fshatit dhe të krahinës, histori e cila fillon që nga viti 1600 e vazhdon deri në ditët tona, ku del e qartë jeta e malësorëve të Kelmendit, që me veprimtarinë e tyre patriotike, ndihmuan edhe për zgjidhjen e çështjes shqiptare. Kulmi i kësaj kërkese del te përkushtimi i veprës nga autori, të njërit prej burrave të Kelmendit. Ia dedikoj, thotë ai, këtë libër të ndjerit Gjekë Prek Doshi, njeriut më të përkushtuar e më të interesuar për botimin e tij…”

Këtyre thirrjeve iu përgjigj me kompetencë shkencore djali i këtyre anëve studjuesi i zellshëm, Gjovalin Gjeloshi, i cili del sot përpara publikut me këtë libër plot me vlera edukative tradicionale e bashkëkohore, që përshkohet nga ideja kryesore se nënat e Kelmendit, si ato të të gjithë Shqipërisë, bashkë me qumështin e gjirit u përpoqën të fusin në shpirtin e fëmijëve të tyre edhe krenarinë për veprat madhore të të parëve. Kjo ka rëndësi të madhe edhe për sot, kur po përgatitemi për të hyrë në familjen e madhe europiane, kur të gjithë popujt venë me thesarin e vlerave të tyre kulturore më të spikatura që kanë krijuar gjatë shekujve. Këto ndjenja të pastërta patriotike i ndesh kudo në faqet e këtij libri dinjitoz, që kur e mbaron së lexuari, të krijohet përshtypja se po jeton me personazhet e “Lahutës së Malësisë”, që një pjesë e mirë e tyre janë prej Kelmendit e që padër Gjergji i ka përmendur edhe me emër. Në ato çaste sikur dëgjon Marash Ucin duke folur me rininë: “Vendin tuej me dashtë përher/ me ruejt besë, mos me çartë nderë.

Në këto porosi gjendet orientimi solid për rrugën që duhej të ndiqte rinia për të vepruar në hapsirat e asaj kohe. Një shembull i gjallë edukativ për të gjitha moshat, kundër konformizmit politik del qartë në këtë libër te figura e Uc Turkut, burrë i mençur e me personalitet të padiskutueshëm që me guxim bisedon me Ahmet Zogun për një çështje tepër delikate. Ai i kërkon atij që të rishikojë premtimet që kishte bërë përpara se të vinte në pushtet, për ta lënë Vermoshin si pjesë të Jugosllavisë.

– Madhëri, i tha Uci, çfarë do të bahej nëse k’tij pallatit tand do t’i hiqje tjegullat? Çfarë do të ndodhte me trentë?

– Do të kalbeshin, iu përgjegj Zogu.

-Atëhere kështu do të ndodhë edhe me Shqipninë. Vermoshi asht mbulesa e çatisë së vendit.Bjeshkët e Vermoshit janë jo vetëm “bjeshkët e kuqe”, por edhe “tjegullat e kuqe”, pa të cilat do të lageshin e do të kalbeshin trentë e mbretnisë sate.

Se sa i fortë ka qenë tek Kelmendasit kujdesi për të përgatitur rininë për të vazhduar veprën e paraardhësve në kushte të reja, del edhe nga një bashkëbisedim i thjeshtë në mes dy grave për Prek Calin. Njëra e njihte e tjetra jo. Ajo që nuk e njihte e pyet shoqen:

– Kush asht ky?

– Nuk e njeh? Po ky asht Prek Cali.

– Mos lashtë farë mbrapa.

– Po, pse po e nëmë, i thotë shoqja.

– Po, ma mirë mos me lanë djalë mbrapa, se me lanë nji djalë që nuk mundet me i ngja.

Këto episode që i gjejmë në këtë libër për edukatën popullore, tregojnë se familja kelmendase, ka punuar shumë ndër shekuj për të përgatitur brezin e ri që të dinë t’i ruajnë trentë e Shqipërisë që të mos kalben kurrë.

Për zgjuarësinë e njerëzve të këtyre anëve kanë folur e shkruar edhe të huajt. “Fisi i Selcës, thotë Antonnio Baldacci, ka një mendje të shkathët, që po të arsimohet, do të japë me siguri rezultate të shkëlqyera”.

Autori na njeh edhe me një kërkesë tjetër madhore të mendimit tonë pedagogjik popullor, që u zbatua edhe në këto anë e ka një rëndësi të madhe për sot dhe për nesër: “Të mendojmë shpesh se nga vijmë, por edhe të mos harrojmë se kush jemi ne vetë. Ky mësim i nxitë breznitë e reja që të mendojnë thellë se ç’duhet të bëjnë për të realizuar detyrat e kohës së tyre pa u sprapsuar kurrë nga vështirësitë që mund të krijojnë rrethanat e historisë. Kjo sentencë është me të vërtetë një margaritar i mendimit tonë pedagogjik popullor.

Kapitullin “Grupi i titanëve”, apo i më të dalluarëve për mençuri e trimëri,  autori i ka renditur duke i paraqitur kronologjikisht sipas kohës kur ata kanë jetuar e vepruar duke filluar me Turk Isufin (1740-1825) dhe duke shkruar deri tek ata të kohërave më të reja. Gjykimi popullor i ka karakterizuar qartë secilin prej tyre sipas vlerave që kanë pasur veprat e tyre. Memi i Smajlit, që shquhet për vepra të mëdha, quhet “Muji i Kelmendit”, pra krahasohet me figurën më të fuqishme të ciklit të kreshnikëve. Kaq i fortë është Turk Shabi, që në luftë i kishin frikë hijen. Madhështore ngrihet figura e Norës (që në libër nuk trajtohet direkt), që shtrinë përdhe pashain turk. Apo fjala e Dom Mark Hasit, që përpara gjyqit deklaron: Qysh se më ka lindur nana, jam edukuar me kauzën kundër jush.” Për këto figura janë thurë edhe këngë që këndohen brez pas brezi dhe mund t’i quajmë “libri i nderit ku populli përjetson bijtë e bijat e tij më të mirë.”

Vlerat edukative të këtij libri i shton edhe kapitulli “Anektoda e copëza tregimesh” me shënimin se “këta njerëz nuk dinin vetëm të luftonin, por edhe të qeshnin e të gëzonin jetën”.

Ky vëllim, që lexuesi pret të pasohet edhe prej të tjerëve, ka vlera të mëdha historike, etnografike, kanunore, artistike etj. Që të gjitha së bashku krijojnë një asambël të plotë vlerash autoktone që i ndihmojnë prindërit dhe mësuesit për edukimin e të rinjëve, me dashurinë për vendlindjen. At Gjergj Fishta tek parathënia e kanunit të Lek Dukagjinit, përmbledhë prej At Shtjefën Gjeçovit, thotë: “Folklori asht pasqyra e kthjellët e psihes së kombit, asht rrasë mermeri në të cilën historia zgavron të endunit e të ç’endunit e popujve”. Gjovalin Gjeloshi ka ditur  me kompetencë shkencore që ta lexojë rrasën e mermerit mbi të cilën populli i Kelmendit shkroi historinë e vet. Shembulli i Gjovalinit përbën një thirrje për të gjithë intelektualët e rinjë që t’i vihen punës për të shkruar  për historinë e vendlindjes së tyre. Këto copëza historie pastaj, përbëjnë historinë e madhe të popullit, do të thosha unë, kurrë të shkrueme.

Ky libër përbën një mundësi më shumë për të ruajtur traditat më të mira të së kaluarës si dhe për t’i pasuruar ato me idealet e normat e reja morale të shoqërisë demokratike që po ndërtojmë.

Prof. As. Dr. Mark Vuji

Mësues i Popullit

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu