Shkodër: A mund t’i vjedhë 1.000.000 euro një biznesi?!
Kontrolli i Lartë i Shtetit mësyn Shkodrën për të hulumtuar “qitapet” e një kompanie të huaj. – Pritni aty në rradhë, sa të dalë kontrolli tjetër, ai i Ministrisë së Financave, – belbëzoi me nervozizëm të kontrolluar një burrë babaxhan. Duke guxuar të shkruajmë nga distanca e objektit, dy kontrollet shtynë njëri – tjetrin, për të hulumtuar “imtësisht”, veçmas auditin prej 1.000.000 eurosh tënjë gjigandi prodhimi. Kontrollet u kryen me qejf të madh, ashtu sikundër ne, jo jashtë etikës gazetareske, po vëndosim thonjëza në ndonjë shprehje të stilit letrar. Në të vërtetë, vetë kreu i qeverisë, Sali Berisha, e ka akuzuar personalisht, madje botërisht, menaxhimin e kësaj kompanie. Megjithatë, se si rezulton e vërteta e kontrollive, akoma nuk dihet, përveç faktit se erdhën me ngut, punuan me dinamizëm dhe… u larguan drejt Tiranës. Ne po, mund të themi se kompania në fjalë deklaron pesë milion euro xhiro vjetore në Shqipëri, ne po, mund të themi se punon me fason. Pra, materiali i porositur hyn në magazinë në Shkodër e porositet po për Shkodrën, si lëndë e parë, duke krijuar kushte të dalë jashtë kufijve i paketuar. Ndoshta kontrollet kanë kërkuar Thëmbrën e Akilit për fitimet neto që mund të kenë patur informacion se gjindet tek një ndërmarrje që (nuk) ekziston disi në hije. Edhe pse pa emër, përgjegjësit do zemërohen tu themi nuk ekzistojnë, prandaj duhet thënë se edhe “ekzistojnë”. Ekzistojnë me letra. Me letra janë edhe calaboratorë që varen nga ndërmarrje në fjalë, e cila publikisht, në televizion, rreth 26 muaj më parë, kërkonte punëtore të reja, pa eksperiencë pune, për t’i çuar për specializim në një vend perëndimor, për të cilat, nëse nuk dihet ekzaktësisht a shkuan a sa shkuan, dihet se nuk erdhën asnjë! Pa pretenduar Fillin e Arjanës, logjika e thjeshtë ekonomike të çon nëpër ca labirinthe me pak dritë, pasi një xhiro vjetore prej pesë milion eurosh, duhej të punësonte mijëra punëtore me e pa përvojë, duke e zgjidhur përfundimisht problemin e papunësisë brenda kornizave të një qyteti si Shkodra. Por faktet janë kokëfortë. Me letra bile, pasi dihen fuqitë punëtore të të gjitha ndërmarrjeve. E, meqë ra fjala tek letrat, atëherë duhet justifikuar xhiroja vjetore, duhet të ndryshojë çdo rrjedhë dyshimi. Pra, duhet “kompani” auditi. Thuhet se dy kontrollet u turrën kush të kontrollonte i pari pikësisht shumën prej 1.000.000 eurosh që gjigandi i prodhimit i shkarkon kompanisë së Auditit që mendohet të jetë edhe kompani prodhuese, edhe dirigjente e shumë laboratorëve, bile edhe e magazinave. Jo rrallë ngjet që shumat e parave të auditit, u shmangën me “marifet” tatimeve prej 20 për qind. Paratë kalojnë përmes një banke zvicerriane. Kështu, shteti shqiptar, fillimisht i merr 200.000 eurot, por në rastin kur nuk qarkullohet, valuta përmes një banke shqiptare, ato rimburësohen. Gropa e thellë në sistemin e taksave, kur është fjala për shërbime konsulente, çel edhe ca gropa të tjera, pasi fitimi është i fryrë, madje dhe bosi i madh që qarkullon paratë mund të sigurojë jo vetëm kursim, por edhe shmangie taksash në shtetin e vet. Në të tilla raste, mund të ngjasë që “kompania” e auditit, “grupi i specialistëve” të jetë edhe një person i vetëm. Gjithsesi, me letra s’mund të zgjasë kurrsesi. Por kontrollet merren edhe me letrat. Në këtë linjë e shohim të logjikshme të pyesim, a kanë arsye justifikuese pagesat e marra apo xhiroja pesë milion euroshe, shpenzimet e faturuara apo pagesat e shpenzimeve të auditit jashtë shtetit, a ka procedura gare të finalizuara me përzgjedhje kompanie auditi, etj. etj., pasi kur është fjala për shuma të tilla parash, edhe në Irak shteti ndërhyn? Jo vetëm pagesat e menaxhimit me transaksione në tregun e huaj, por edhe mungesa e provave fizike në lidhje me aktivitetin për të cilin kontaktohen konsulentët, sot janë një problem jo vetëm në Europën Juglindore. Gjithsesi, nëse dy kontrollet u shtynë bërrylash kush të kontrollojë më parë, tashti duket po shtyhen, secili të jetë i dyti të japë konkluzionet! Sokol Pepushaj
Çmendet KLSH: 4 milion euro gjoba per 13 bisnese ne Shkoder!
Cudite nuk kane te sosur ne institucionet e shtetit shqiptar. Tashme “sopaten” kunder bisnesit ne pergjithesi, por atij te Shkodres qe punon me material te porositesit, e ka marre Kontrolli i Larte i Shtetit. 4 milion euro eshte vlera e gjobes se vene nga ky institucion per 13 bisnese te qytetit te Shkodres. Masa eshte marre pas nje kontrollit te ushtruar nga KLSH ne doganat e Shkodres per ndermarrjet qe punojne me material te porositesit. Ne nje takim te zhvilluar pasditen e te henes, bisnesmenet shkodrane, te tubuar ne Unionin per Zhvillimin e Veriut te Shqiperise, e kane kundershtuar kete mase, duke e konsideruar edhe nje lloj presioni per te zhvatur para prej tyre. Fillimisht, presidenti i UZVA-s, Paulin Radovani, ka njohur te pranishmit ne lidhje me nje raport te hartuar nga KLSH, pas nje kontrolli te realizuar ne doganat e Shkodres. Ai ka bere me dije se nga “masat” e propozuara nga kontrolli, preket pjesa me e rendesishme e bisnesit shkodran, ai qe puneson numrin me te madh te njerezve. Edhe profesionalisht, ka thene Radovani, eshte nje material shume i dobet, i perpiluar nga njerez qe nuk mund te konsiderohen profesioniste. Duke komentuar raportin, presidenti i bisnesmeneve te Veriut te Shqiperise, ka kerkuar qe shoqata e tyre te reagoje ne mbrojtje te interesave te antareve dhe per kete qellim, rradhet tona duhet ti shtojme jo vetem me bisnesmene, por edhe me doganiere, banikere etj. Une personalisht kam dy bisnese “Berttoni”-n dhe “Adelchi Shqiperia”. Njeri ka rezultuar ne rregull, ndersa tjetri jo. Pra, une mund te punoj normalisht ka thene Radovani, por eshte mire qe ne ne grup te reagojme, seksioni i Ekonomise i shoqates sone. Nese nuk eshte nje raport dashakeq, atehere ai eshte ne formen e disa letrave, me te cilave u behet presion bisneseve per te mbyllur ceshtjen duke paguar para. Interesant eshte edhe fakti tjeter, se ne te gjitha kontrollet e bera ne rrethet e tjera, gjithcka ka rezultuar pa probleme dhe vetem Shkodra eshte goditur, duke u gjobitur 13 bisnese me 4 milion euro. Te gjobitet 1 milion euro nje bisnes i tille, kur normen e fitimit e ka 6-8 % dhe pagat e punonjesve jane 15-16 leke ne muaj, do te thote thuajse mbyllje e fabrikave. Nese do te merret parasysh nje raport i tille, une i pari ka vijuar Radovani, do te dorezoj “letrat” dhe do te detyrohem te nxjerr ne rruge te gjithe punonjesit. Me pas, ai ka thene se une kam kontaktuar me kryetarin e KLSH-se, Robert Ceku, te cilit i kam shprehur shqetesimin tim. Ai ka kerkuar qe une te parqes nje material sqarues dhe analitik mbi raportin e vartesve te tij dhe te depozitoj, megjithate duhet te kaloje nje fare kohe qe te gjeje rrugezgjidhje problemi, duke lene te hapur nje problem te madh ekonomik dhe social per Shkodren dhe rajonin ne pergjithesi. Ne keto kushte do te kerkoja nje angazhim konkret te bisnesmeneve por edhe shoqates sone UZVA ne mbrojtjen e interesave ton ate ligjshme, ka perfunduar presidenti i bisnesmeneve te Veriut te Shqiperise, Paulin Radovani. Nje gjobe e tille e stermadhe, eshte vertete e paimagjinueshme per nje rajon me bisnese te cilat drejtperdrejte ndikojne ne zbutjen e varferise se kesaj treve. Masa e tille, e cila sipas gjasave por edhe logjikes, duhet te hidhet poshte, mund te krijoje nje kolaps te vertete social per Shkodren por edhe me gjere. Ne keto kushte, instancat e shtetit duhet te tregohen te kujdesshme, pse jo edhe te reagojne sipas strukturave te caktuara, per te sjelle normalitetin e duhur ne nje qytet dhe rajon, i cili faktikisht vetem prej rreth 2 vitesh ka filluar te ndjehet nen vemendjen e qeverise permes investimeve. Nuk duhet harruar se behet fjale per nje ekzekutiv te djathte, i cili pervec te tjerave ka dhe duhet te kete prioritet mbeshtetjen e bisnesit dhe indirekt edhe punesimin e njerezve. Blerti DELIJA
Një lindje përmbi mijëra kuja
Ma në fund. E tash, kurrçka sjet për me u than, përveçse, lindi. Një jetë për të dëgjuar qarjen e një fëmije. Një jetë dhe tërë përjetësinë për ta patur atë, ju desh Kosovës. Lumenj gjaku, male dëshpërimi, helm, zemra të thyera, stinë kujash dhe varresh, lot dhe tançka tjetër, ju desh të jepte dhe të provonte për të mbërritur në këtë ditë. Pas një shtatzënie të gjatë dhe të mundimshme dhe një lindje të vështirë foshnja lind, (bahet Kosova shtet). Atë të qarë të mekur fëmije e dëgjoj në çdo moment (kapërtheu gjithkah ku flitet shqip). E ndërsa ai tani fillon të ushqehet sytë i ka ende të mbyllur. Duart i lëviz ngadalë kuturu nëpër hapësirën e panjohur që e rrethon. Tik-taku i zemrës së tij i ngjan atij të një zogu. Shumë sy i lëshohen plot endje dhe buzë që e puthin gjithë frikë dhe ngazëllim. S’kanë të ngopur së kundruari. S’ka përmbytje lumturimi që e shuan etjen e këtij gëzimi. E qara e tij rrëshqet nga gjinjtë e nënës e një buzagaz engjëllor i konturohet lehtë në fytyrën e tij. Këta janë emocionet e krijimit. Këta janë momentet më magjike që përcjell në të qënin e vet. S’ka prehër që i mban rrëzimin e lotëve të këtij gëzimi. Gjithçka këtë ditë është e dengur, përplotë. Ajo nënë ndërsa sheh frytin e saj që lodron në prehër mrekullia e pushton duke e larguar atë nga e kaluara e mundimshme e kësaj ngjizjeje. Dhimbjet do të zëvendësohen me netë të gjata pa gjumë. Sytë e tij janë drita e syve të saj, e gjithçka ajo do ta bëjë si një nënë. Ai tani ka uri. Me duart që i kacarriten nëpër gjoksin e saj, rikërkon gjinjtë, të rinis të ushqehet, të rritet, të përfshijë vrullin e jetës, si tash, gjinjtë e nënës. Ngado ka marrë dhenë lajmi i kësaj lindje. Ka bashkëudhëtuar me diellin ky lajmës. Ka fluturuar hipur mbi shqiponjen dykrenore ngado ku qielli kushtron, për të përcjellë lajmin e mirë të lirisë. Ky djep nuk mund të rrinte varur duke rënduar bashkë me hijen e zezë dhe muret e lënduara nga luftërat dhe molisja. Ky prehër nuk do ta qante deri në përjetësi djerrin e shpirtit. Kjo nënë kishte lindur të shugurohej me bekimin e Hyut. Këtë tokë vetëm hapi i zbathur i kësaj foshnje mund të shëronte plagët lënguese të mbarsjes së lirisë. Eshtë 17 shkurt 2008. Tash e mbas s’ka më mure. S’ka më sy të vëngër e vetulla të ngrysura. S’ka më, tash e përgjithmonë, të drejta mbi të drejtën legjitime të pavarësisë. Më në fund shkërmoqen mure dhe qiej të murrmë. Një tjetër e sotme lind për Kosovën, si kjo foshnje. Tjetër gëzim e emocion na mbush në këtë prag të fundmë të fillimit të të gjitha fundeve. Jargavitjeve hijerënda të kaposhëve të kancelarive rrahekrah ndër Lindje a Perëndim, u vjen fundi. Një ditë ngazëllyuese, si kurrnji ditë tjetër. Si kurrnji gëzim tjetër, ky lumturim. Si kurrnji përmallim tjetër, kjo valëvitje flamuri rrokaqafet me sy që lotojnë nga gazmendi. Së mbrami, Kosova përplotësohet me pjesën e shenjtëruar, hisen e mohuar të vetvetes, pavarësinë. Kjo zemër gjeografike e Evropës nis të kumbojë. Bota kushtron këtë ditë kambanën e paqes, bashkëjetesës, vazhdimsinë e jetës, si të kësaj foshnje të gjithë jetëve. S’është vetëm politike kjo arritje, s’është vetëm e kollarisur e tërë pompozitet ky emocion. Sepse të gjithë u përkushtuan kësaj dite. Askush nuk kurseu gjakun dhe jetën. Askurrë, asçka, nuk kurseu askushë, që kjo ditë të trokiste dhe ne ti hapnim asaj derën e zemrës dhe shpirtit. Megjithëse ky dekik historik kumtohet si një nga arritjet më të rëndësishme të ndërkombëtarëve, viteve rraskapitëse të despotizmit serb, lufta dhe përpjekjet titane, kurbanet dhe vetëmohimi, kurrsesi nuk mund të jetë një aureolë, por një ylber që ngërthen gjithë horizontin e të sotmes gjithëshqiptare. E ndërsa guxojmë të lëmë pas një të kaluar deng me fatalitete dhe makabritet, nëpërkëmbje dhe përbuzje, izolim e diktaturë, varre e shkrumb, gjymtime e lot, s’ka dritë që mbush vështrimin tonë për nga ardhmëria, sot e përgjithmonë. Kosova dhe kosovarët, edhe pse ishin sinonim i vuajtjes dhe mundimit, ata, si pakkush tjetër i racë njerëzore nuk shuajti kurrnjiherë nga shpirti dritën e shpresës, se një ditë të lume si kjo e mëvetësisë do të vinte dhe ajo do të bëhej pjesë e aspiratave të qytetërimit dhe zhvillimit. Rruga nëpër të cilën ka rendur ky moment sublim, ishte një rrugë tejet e gjatë, e denguar me mizori, për mbërritjen në stacionin e parë të krijimit. Me njohjen e pavarësisë së Kosovës, kancelaritë evropiane dhe i gjithë faktori vendimmarrës ndërkombëtar marrin guximin të korrigjojnë gabimet historike, fatalitete, të cilat fatet e shqiptarëve u desh t’i paguajnë me çmimin e Golgotës. Një nga majat më të larta që do t’i ngjisë ky Sizif me gurin që sa vjen e rritet është shtimi i peshës së përgjegjësisë shtetfomuese, bashkëjetesës dhe kungimin e stinës së paqes. Ti linde këtë ditë, për të mbushur krahnorin eshkë të një pritje shekullore. Ti linde për të kumtuar lindjen mbi mijëra kuja. Jetë të gjatë foshnja e paqes. Albert VATAJ
Kosova “perjashton” Serbine nga Evropa
Me shume se per njohjen e shtetit me te ri te Evropes- Kosoven, serbet por edhe komuniteti nderkombetar duhet te shqetesohen per fatin e Serbise. Madje, Serbia duke marre parasysh shembullin e Shqiperise se pas viteve ’90, po kthehet “ne nje fanar ndricues” per mbare Evropen, por jo ne brigjet e Adriatikut, te cilat mund ti shohe vetem ne enderr apo ndonje harte fizike te varur ne mur. Aleatet me te fuqishem dhe tek te cilet eshte mbeshtur me te dy kembet (e hapura tashme!) jane Rusia e stepave dhe Kina e ish- Mao Ce Dunit! Rusia, permes “shembullit” te Kosoves, kerkon te mbaje “zus” disa nga pjeset e rendesishme te territorit si deri me tani: permes dhunes ushtarake formale dhe informale te nje makinerie shteterore. Kina e fuqizuar ekonomikisht me shume nga mbipopullimi njerezor se nga fuqia prodhuese e nje krahu shume te lire pune, kerkon te futet ne skene si faktor ne mes Evropes se Bashkuar, Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Rusise. Ne pamje te pare dhe me logjike, duket nje beteje e pabarabarte. Nga njera ane, eshte Kosova e brishte e sapokurorezuar e pavarur. Nga ana tjeter eshte Serbia- trashegimtare ne te gjitha kuptimet e Mbreterise Serbo- Kroate- Sllovene alias Jugosllavia. Me shume se keto perllogaritje, me interesant eshte te shenohen aleatet e Kosoves dhe te Serbise. Shtetin e trasheguar nga Milloshevici i ndjere, serbeve ua mbeshtesin ne sipermarrjen e pamundur nje seri shtetesh te cilat historikisht kane qene filo- serbe, filo- sllave apo filo- orthodhokse. Aleancat e sipercituara nder shekuj, i kane rezistuar jo vetem logjikes historike, por edhe luftes si e vetmja gjuhe kur nuk funksionon diplomacia. Sigurisht, nuk duhen lene ne harrese edhe disa shtete diku nga Afrika apo Azia, pesha e te cilave eshte e njejte me ate te dy-tre qerreve miser sa per tu mundur perkohesisht urine shtetasve te tyre. Ne anen tjeter te barrikades imagjinare diplomatike, pra ne krah te Kosoves, lista e shteteve me shume se e gjate, eshte e rendesishme. Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Franca, Britania, Gjermania, Italia jane 5 fuqi boterore qe i japin tonin te gjitha zhvillimeve te rendesishme ne glob. Kesaj i duhen shtuar edhe dhjetera shtete te tjera sigurisht me peshe me te vogel, por me nje zhvillim astronomik krahasuar me aleatet e Serbise, perjashtuar Rusine e Kinen deri diku. Tashme fatet e kesaj beteje, shpresojme vetem diplomatike, jane permbysur ne favor te Kosoves. Per te kaluar tek institucionet me te rendesishme nderkombetare, Kosova eshte tej mase e mbeshtetur. Misioni “EULEX” ne Kosove eshte derguar me vendimin unanim te 27 vendeve te Bashkimit Evropian. Kjo do te thote se shume shpejt, edhe ato pak vende te BE-se qe jane te lekundura apo te pavendosura per mbeshtetjen e pavaresise dhe njohjen e Kosoves, do te bien ne shina. Njekohesisht, aleanca me fuqishme ushtarake qe ka njohur ndonjehere bota, NATO eshte nje mbeshtetje e fuqishme dhe mburoje e pavaresise se shtetit me te ri ne Evrope. Per te vajtur ne Nju Jork, edhe Keshilli i Sigurimit i OKB-se, natyrshem nuk mendon te shpalle te pavlefshem aktin e pavaresise se Kosoves, ashtu sic nuk arriti me kokefortesine e Rusise, te gjeje nje zgjidhje permes ketij organizmi para pavaresise se njeanshme. Nderkohe, Serbia po perdor mjetet e fundit jo vetem diplomatike, por deri dikur edhe nxitur perdorimin e forces. Analiza eshte shume e thjeshte dhe nuk duhet shume mend per ta kuptuar. Ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic, sigurisht me “hyqmin” e Koshtunices- kryeminister dhe Tadic- president, po realizon me sukses autogolin me te rendesishem: izolimin e Serbise nga komuniteti nderkombetar. Mbyllja e ambasadave serbe ne vendet qe ne reaksion zinxhir po njohin Kosoven, demton deri ne thelb aspiratat e Serbise per integrimin ne BE, pasi per NATO-n nuk besojme se do te kete leje nga Rusia. Nga ana tjeter, edhe loja e trazirave brenda territorit te Kosoves se pavarur, eshte zbuluar krejtesisht. Burime te sigurta flasin per inflitrim te rreth 2000 “Car Llazareve” nga Serbia ne Kosove dhe sipas gjasave, ata do te jene “krahu i armatosur” i levizjes “demokratike” permes protestave “paqesore” te serbeve te cilet tani per tani, vetem kane djegur disa pika doganore. Interesant eshte fakti se reaksioni po perhapet me shpejtesi te madhe ne disa ish- republika jugosllave. Pas djegies te Ambasades Amerikane ne Beograd dhe sulmit ndaj disa te tjerave bashke me institucione te rendesishme financiare apo McDonald’s-in amerikan, vala e protestave te dhunshme do te perhapet ne te gjitha shtetet ku jetojne komunitete serbe. Protesta e Podgorices ne afersi te parlamentit malazez por edhe ato sporadike e te shpeshta perpara Ambasades se Shqiperine ne Mal te Zi, sipas gjasave do te spostohen edhe ne Maqedoni, me pas ne Bosnje, Kroaci mbase edhe ne Slloveni. Nacionalizmi jo i vjeteruar por i plakur dhe i rrudhur serb, ne grahmat e fundit te nje hegjemonie te turpshme, po nxjerr thonjte e fundit, tashme per ti ngulur ne Evropen e 27 vendeve antare. Dalengadale po konturohet dhe do te vijoje me ritme me te shpejta imazhi i vertete i Serbise ne Ballkan dhe ne Evrope. Koha ka filluar dhe do te tregoje se problemi i vertete nuk jane shqiptaret dhe tashme dy shtetet shqiptare ne rajonin tone. Te gjitha kartat e luajtura deri tani nga “faktori” serb ne Evropen Juglindore jane bere te pavlefshme dhe sigurisht, historia do te filloje aty ku kishte mbetur ne vitin 1913, pa harruar se Lufta e Pare Boterore vetem nje vit me pas, nisi pikerisht ne Serbi. Blerti Delija
Shumë vrasje për pronat
Ndër fenomenet më shqetësuese kohët e fundit është konflikti për pronat. Gati çdo ditë regjistrohen vrasje, nga më makabret. Brenda pesë minutave në fshatin Trush vritet Nikollë Malocaj, 48 vjeç dhe Luca Rrethi, 40 vjeç. Vrasja e dyfishtë prangosi vëllain e Nikollës, Gjergjin dhe burrin e Luçes Lazrin, të cilat po hetohen si të dyshuar për krimin në fjalë. Fshati Trush tashmë është jo i qetë, pasi viktimat kanë lënë mbrapa zemërim. Edhe Leonard Ndoci, 35 vjeç, që pushkatoi për motive pronësie, toke, të vëllanë e tij, Alekdandër Ndoci, 45 vjeç, para togave të zeza ka pranuar krimin makabër duke thënë se ka pesë fëmijë dhe jeta e tyre tashmë i dhimbet. Megjithatë, avokati i tij Sami Ujkashi kërkon ekspertizë psikike për Leonard Ndocin. Kërkesa e avokatit duket bazohet mbi faktin se krimi i rëndë ka ndodhur brenda familjes. Raste të tilla janë shumë në Shqipëri, ndërkohë që ligjet janë jo të rrepta për krimet në përgjithësi. Rritja e numrit të vrasjeve për gjakmarrje, konflikte të ndryshme, por më së shumti për tokën, ka bërë që njerëzit të ndihen të pasigurtë për jetën. Ka konflikte toke që detyrojnë njerëzit të jetojnë në ilegalitet, madje edhe të braktisin vendin. Kështu ka ngjarë edhe me shtetasin. Ridvan Sadik Milani, nga fshati Domen i komunës Postrribë, të Shkodrës. Një konflikt i vitit 1992 për pronën, tokën, me kushëririn e vet Osman Haxhi Milani, ka shkuar deri te tentativë vrasje mes dy familjeve. Nëna e Osmanit ka qenë plagosur. Në këtë rast patën ndërhyrë Misionarët e Paqes dhe të Pajtimit, por familja e Osman Milanit kërkon hakmarrje. Kështu, Ridvan Sadik Milani, largohet nga Shqipëria për ta shpëtuar jetën. Për parandalimin e vrasjeve ku në mes është prona, shteti nuk është i fuqishëm ta ndërhyjë. Është një fenomen shumë problematik që jo vetëm po regjistron viktima të shumta dhe largime nga Shqipëria, por edhe që po e rendit Shqipërinë në një shtet frike, ku jeta e vdekja janë pranë e pranë. NDUE BACAJ
“Berttoni” ndez nje rreze shprese ne Kiras
Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli merr pjese ne perurimin e fabrikes se kepuceve dhe shprehet: “Mbeshtesim “Berttoni” pasi eshte nje kompani qe puneson dhe riinveston fitimet Dita e 13 shkurtit ka qene nje feste e vertete per te gjithe banoret e Krirasit, por ne menyre te vecante per grate dhe vajzat e kesaj zone. Nje nga lagjet me te vjetra te Shkodres, e populluar gjate viteve te fundit edhe nga banore te rinj, Kirasi ka nje nga problemet me te mprehta punesimin e banoreve. Veshtiresite ekonomike por edhe te natyrave te tjera kanunore, kane sjelle nje situate thuajse te plote izolimi nga pjeset e tjera te qytetit. Ne shume raste, per arsye te problemeve me te cilat shume here perballen meshkujt e familjes, jane te detyruara te bejne pune nga me te rendomtat dhe te renda edhe per burrat, per te siguruar ekonomine e tyre. E pikerisht per keto gra dhe vajza, eshte dhurata- investim qe kompania “Berttoni” me president Paulin Radovanin ka peruruar ne lagjen e tyre. Eshte nje fabrike kepucesh, e ndertuar me te gjitha parametrat e duhur dhe ajo cfare eshte me e rendesishmja zgjidh problemin e thelle te punesimit te femrave, madje shume prane shtepive te banimit. Nga ana tjeter, kapaciteti i saj prodhues por edhe i punesimit do te dyfishohet brenda nje kohe mjaft te shkurter. Nisur nga sa thame me lart, nuk ishte rastesi qe ne perurimin e fabrikes se kepuceve ne Kiras, ishte e pranishme edhe vete Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, e shoqeruar nga deputete dhe autoritete me te larta vendore, konsulli i Italise ne Shkoder Stefano Marguccio dhe shume personalitete te spikatura ekonomike dhe shoqerore te rajonit tone. Ne menyre simbolike por edhe mjaft kuptimplote, shirti i perurimit te fabrikes u pre nga dy zonja: Kryetarja e Kuvendit Topalli dhe Drejtorja e “Berttoni”-t Filomena Radovani. Sic eshte e natyrshme, Topalli dhe autoritetet qe e shoqeronin, kane vizituar mjediset e fabrikes dhe kane biseduar me punonjeset. Kryeparlamentarja eshte njohur nga presidenti Radovani deri ne dataje mbi funksionimin e kesaj ndermarrje por edhe me ambicjet per te ardhmen. Te gjitha mediat i kane kushtuar nje rendesi te vecante perurimit te kesaj fabrike te rendesishme, duke e pasqyruar ate gjeresisht ne te gjitha televizionet, radiot apo edhe gazetat e ndryshme. Duke dhene nje interviste ne mjediset e fabrikes se kepuceve ne Kiras, Topalli ka shprehur publikisht mbeshtetjen e qeverise dhe Ministrise se Financave per kompanine “Berttoni”. “Ne mbeshtesim te gjitha bisneset qe punesojne njerez, por edhe ato qe riinvestojne fitimet e tyre serish”- ka thene Topalli. “Qeveria dhe Ministria e Financave duhet te mbeshtesin me te gjitha menyrat kompani te tilla dhe une do te ndikoj ne kete drejtim”- ka perfunduar kryetarja Topalli duke falenderuar Radovanin per mundesine qe u jep grave te Kirasit per tu punesuar. Para mediave ka thene dy fjale edhe presidenti i kompanise “Berttoni”, Paulin Radovani, i cili ka treguar jo vetem per fabriken e re por edhe planet per te ardhmen. “Ketu jane punesuar tani per tani 120 gra e vajza dhe shume shpejt, ky kapacitet do te rritet me dyfish. Ne kemi hapur ketu edhe nje shkolle qe disa procese vajzat dhe grate ti mesojne ketu dhe me vone, mund te marrin materialet dhe te punojne ne shtepite e tyre, pa u larguar nga banesat. Pas fabrikes se Pukes, ky eshte investimi i dyte brenda nje kohe te shkurter, por deri ne vitin 2009 besoj se do te kete te tjera investime”- ka siguruar Radovani, i cili i ka kerkuar kryebashkiakut Lorenc Luka, i pranishem ne perurim, te permiresoje infrastrukturen rrugore ne afersi te fabrikes se kepuceve. Qytetari i pare i Shkodres, kryetari i Bashkise Lorenc Luka, gjate prononcimeve per mediat ka vleresuar kontributin e bisnesmenit Radovani per krijimin e vendeve te reja te punes duke shtuar se bashkia do te gjeje te gjitha modalitetet ligjore per mbeshtetur hapjen e vendeve te reja te punes. Tashme ne Kiras, eshte ngjallur me shume se nje rreze shprese. Ne rajonin e Veriut te Shqiperise, ka nje bisnesmen qe krijon vende te reja pune, mbase duke pakesuar edhe fitimet personale permes riinvestimit te tyre per ti dhene mundesi jetese zonave me te varfra dhe me pak te integruara. Eshte i njejti bisnesmen, i cili ishte pioner i ekonomise se tregut ne Shqiperi si nder ekonomistet me te shquar te vendit, ishte i njejti qe thuajse iu shkaterrua gjithcka gjate trazirave te vitit 1997 dhe e ringriti, ishte ai qe ne vitet 2003-2004 thuajse e detyruar ne mbyllte bisnesin si pasoje e diskriminimit te furnizimit me energji elektrike, por eshte ai qe brenda nje periudhe shume te shkurter arriti te ngreje dy bisnese te reja ne Puke dhe tanime ne lagjen Kiras te Shkodres. Ky eshte bisnesmeni Paulin Radovani. Alda DELIJA Veronike PEPUSHAJ
Astrit Leka – Sfidant… i “Sfidantëve” të Kastriotit…
Me këtë personalitet të Artit dhe Kulturës tonë Nacionale, kam patur rastin të njihem në Prizren në Nandorin e vitit 2001, dhe pikërisht në datat në datat 26-28 Nandor kur Ai mbajti një Ligjëratë në Pallatin e Sportit “Surroi”, ku u mbajt “Kongresi i Parë i Shqiptarëve në Botë”, në praninë e mb i 2000 delegatëve dhe të ftuarve, nga e gjithë diaspora, që nga Europa, Amerika dhe deri tek Australia e largët. Z. Astrit Leka, shoqëronte shtatoren madhështore të Heroit tonë, të madhit dhe të pa përsëritshmit, GJERGJ KASTRIOTI (Skënderbeu). Së bashku me delegatët e (sipërpërmendur), shoqëruam Kastriotin deri në Kryeqendrën Dardane, Prishtinë, ku u “akomodua” në njërin nga sheshet kryesore të kryeqytetit, pikërisht aty ku gjendet edhe sot. Në këtë ceremoni madhështore, para një “auditori” mbi 100.000, mbajti Ligjëratën dhe bani përshëndetjen e rastit, ish-Presidenti i Kosovës (i ndjeri) Ibrahim Rugova, i cili ndër të tjera tha: “Asht meritë e Akademikut të shquem – Mark Krasniqi, dhe e konstruktorëve duarartë që na e sollën në Kosovën e lirë, ma të madhin strateg shqiptarëve të të gjitha kohënave, Gjergj Kastriotin, si “sfidë” ndaj dushanëve e osmanëve”. Pikërisht me 28 Nandor 2007, na shfaqet në Ekranin e Televizionit Shqipëtar, Astrit Leka, me kokën e zbardhur nga thinjat, që kaq shumë ngjason me bardhësitë e “Ako-kraunëve” që krenare qëndrojnë mbi zonën ku u lind, ky Artist i Madh, dhe Atdhetar i shquar. Mbasi kishte shëtitur mbarë Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, na vjen me një “Mesazh të Ri, sa të gëzueshëm aq dhe krenar, duke na njoftuar se, Gjergj Kastriotit do t’i ngrihen buste e shtatore në të gjitha kryeqytetet e Europës, dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si mbrojtës “suprem” i Lirisë, Kulturës, Qytetërimit dhe Krishtërimit Europian. Kjo pra, asht sfida që ju bahet “sfidantëve” të të gjitha ngjyrave. Nuk besoj se mund të ketë “leksion” ma të goditun për të gjithë ata anshqiptarë që (për turpin e faqen e zezë të tyne) u munduan të hjedhin baltë mbi figuren ma të ndritun të arbërit, duke i vënë epitete nga më bajatët dhe ma absurdet; tradhëtorë e bukëshkalë i “baba” Sulltanit; hajdut kuajsh etj, etj. Nuk besoj se mund të ketë “Leksion” ma të goditun për ata “pseudo” akademikë që graduan me titullin “Doktor i Shkencave”, ma të madhin antishqiptar i cili me paturpësinë ma të madhe hapi “fletoren” e shpifjeve kundër “gjeniut” të Arbërit dhe të mbarë Europës, dhe këtë “fletushkë”, (të ngjashmit e tij) e quajtën “histori”!?… Së fundi: Urimet dhe përgëzimet ma të sinqerta, Artistit dhe Arkitektit të Patriotizmit, intelektualit dhe burrit të shquem, që nderon, Borshin dhe mbarë Shqipërinë. Urimet ma të ngrohta, dhe në emën të të gjithë delegatëve të Shkodrës që patën nderin të marrin pjesë në Kongresin e Parë të Lidhjes Shqiptare në Botë që u zhvillua në Prizren me 26-28 Nandor 2007. Mark Bregu
Kur lufta brenda llojit quhet disidencë
A kanë ndryshue shpirtnisht disidentat e Bllokut në vitet e burgimit apo të internimit? Ka gjasë që burgu dhe internimi t’i ketë ndërgjegjsue rreth idesë çnjerëzore që u dha pushtet, rreth tmerrit që ata dhe familjet e tyne i shkaktuen shumicës së shqiptarëve.Mund të quhej ndryshe edhe “disidenca brenda Bllokut”, por Blloku mbetë gjithsesi nji metaforë e lidhun gjeografikisht me nji copë territori të kufizuem ku jetonin disa borgjezë shpirtvegjël të farkëtuem në momentet e çlodhjes prej “luftës së egër të kllasave”. Privilegjet, karriera, lufta për ekzistencë, rreziku që nji ditë mund ta pësonin – bante që ish- komisarë e komandanta partizanë, agjitatorë dhe agjitatore, njerëz të randomtë për nji shoqni normale – të ktheheshin në ujq ndaj njeni-tjetrit dhe ndaj gjithë frymorëve në përgjithësi. Nji pjesë e tyne kishte mbarue ndonji gjimnaz në kohë të monarkisë e fill mbas luftës kishte krye kurse dhe shkolla në Jugosllavi dhe në BRSS. Kurse pjesa ma e madhe ishin gjysmë-analfabetë dhe gjysmë-njerëz të ardhun prej krahinave ma të humbuna, ku qytetnimi nuk kishte kalue as aq sa nevojitet për me mësue gjanat ma thelbësore – këta të fundit kishin shumë ma tepër arsye me ruejt postet e fitueme me gjak. Padyshim që e drejta me jetue në Bllok ishte fitue me gjak; Ma së shumti me gjak shqiptarësh. Por blloku nuk mbaronte mbrenda Bllokut. Ai ishte kudo ku kishte shqiptarë që prej adhurimit primitiv apo prej tmerrit (që asht nji ndjenjë ma njerzore) – i mbanin sytë kah Enver Hoxha dhe klika e tij e çmendun dhe gjakatare. Blloku ishte kompaktësimi ideal i njerzve pa dyshime serioze. E megjithatë nji pjesë e tyne përfundoi në kampet e përqendrimit dhe në burgjet që ata vetë patën ndërtue me zell klasor. Vetëm atëherë diktatura e proletariatit iu duk diçka skandaloze – dëshmuen ata ma vonë – dhe burgjet shqiptare iu duken çnjerëzore. Çudi, burgjet dhe diktatura e proletariatit ishin e vetmja gja që funksiononte si meçik në Shqipninë e Enver Hoxhës qysh prej vitit 1945 e këta, vetëm në vitet ‘60 apo në vitet ‘70 e mësuen këtë gja! Edukimi komunist ishte nji gja e neveritshme, por riedukimi ishte nji mjerim i vërtetë. E pra zona mes edukimit dhe riedukimit përcaktohej prej humorit të nji funksionari me xhaketë gjithmonë demodé apo prej nji operativi që kishte vetëdijen e nji qeseri, prej nji kryetari Fronti apo prej nji spiuni të padukshëm që firmoste nji letër dhe shkatrronte nji jetë. N’ato vite marria ishte ba kujdestarja e arsyes, tue e ndryshue kështu cilsinë e vetë jetës dhe tue ba që në pesë dekada bijtë e saj të shumoheshin në progresion gjeometrik. Nji progresion i këtillë i shtynte me ia hangër kryet njeni-tjetrit, mbasi Natyra në squetsinë e vet lejon të keqen me qëllim që e keqja të hajë vetveten. Si mund të trajtohet si shfaqje disidence fakti që ndonji prej tyne jetonte si viveur në nji kohë që populli i thjeshtë rrinte në radhë qysh në ora 5 të mëngjesit për me marrë 2 litra qumësht? Çfarë disidence asht me mbajtë flokët e gjatë në nji vend ku rrena i kishte kambët ma të shkurta se kurrkund tjetër në botë? Për vite të tana, kriminelat që me maskën e komunizmit në fytyrë terrorizuen shqiptarët – patën mundësinë me përfundue me ceremoni në burgjet komuniste. Këto ishin rastet kur ato burgje kryenin me të vërtetë funksionin e tyne natural. Megjithatë, ata në burgje nuk përfundonin pse urrenin komunizmin apo pse ishin mërzitë me mësimet e Marksit apo të Leninit, përkundër, shumica e tyne e deshtën Marksin dhe Enverin deri në fund. Asnji prej tyne nuk përfundoi në burgje pse vërejti tek komunizmi nji sistem shtazor që vorfnoi vendin dhe shkatërroi shqiptarin, por thjesht pse mbrenda llojit shpërthente tash e parë nji ritual spastrues primitiv. Për me e ruejt të shëndetshme Partinë nga kolera herë mbas here digjeshin disa dordoleca. Por edhe ata që digjeshin për me afirmue higjienën e Partisë nuk ishin as shenjtën e as filantropë të shqiptarëve. Ndonji sish, që ushqente trille (velléités) letrare, deshti me ia lanë «fajin» e burgimit letërsisë që kishte shkrue. Por po të lexohet sot ajo palo letërsi të çohen flokët përpjetë prej idiotsinave të skematizueme me talent aparatçikut. Po të kishin përfundue me të vërtetë në burg për arsye të letërsisë së tyne, nuk do t’i kishte dënue Enver Hoxha por Klioja, Melpomeni, Eratoja apo ndonji muzë tjetër. Disidentat e Bllokut kanë besue tek Partia derisa u ka leverdisë, kanë rrahë shuplakë derisa u janë çue duert gjak, dhe s’kanë ndejt asnjiherë pa ngritë dorën për me çue drejt pushkatimit apo drejt internimit njerëz të pafajshëm. Kjo asht arsyeja pse sot mbeturinat e shkaktarëve të nji makthi shumëdekadash nuk janë të besueshëm për shoqninë civile as kur flasin për të kaluemen dhe as kur mendojnë për të ardhmen. Intervali mes Shqipnisë së vërtetë dhe monstrës që ata drejtpërdrejt apo zhdrejtazi krijuen nuk mund të mbushet me banalitetet e bezdisshme që tregojnë sot. A kanë ndryshue shpirtnisht disidentat e Bllokut në vitet e burgimit apo të internimit? Zemra e njeriut nuk mund të shqyrtohet lehtë, por ka gjasë që burgu dhe internimi t’i ketë ndërgjegjsue rreth idesë çnjerëzore që u dha pushtet, rreth tmerrit që ata dhe familjet e tyne i shkaktuen shumicës së shqiptarëve, rreth padrejtësisë së privilegjeve që gëzuen për vite me radhë… Ndoshta ky ndërgjegjsim ka ndodhë, mbasi nuk duem me besue se sot gjithë mllefi i tyne asht vetëm pse nuk mujtën me e çue deri në fund rrugën me privilegje ku rastësia historike (dhe jo inteligjenca, talenti apo meritat) i kishte katapultue. Për me e kuptue se populli shqiptar asht popull i mirë, nuk mjafton vetëm me shkue e me rrëmue dokumentat e vërteta ku tregohet se nji pjesë e kuislingëve shqiptarë dhe nji pjesë e njerzve të thjeshtë shpëtuen hebrenjt. Mjafton me pa sesi mbas ramjes së komunizmit gati asnji prej atyne që nga Jugu në Veri vuejtën padrejtësisht dhe qenë viktima të terrorit komunist për dekada, nuk shkuen me ua shkrepë në lule të ballit shokut Ramiz, shokut Aranit, shokut Hekuran, shoqes Nexhmije… që e meritonin plotësisht nji gja të tillë. Ky asht jo vetëm ndryshimi mes qytetnimit dhe barbarisë por dhe treguesi se hakmarrja politike ishte tipar i ideologjisë komuniste, e ky tipar themelor i saji krijoi nji disidencë të rreme en bloc – krijoi gogsimat e nji darke makabre ku të ftuemit e nderit përfunduen tue hangër njeni-tjetrin. Si mund të trajtohet si shfaqje disidence fakti që ndonji prej tyne jetonte si viveur në nji kohë që populli rrinte në radhë? Çfarë disidence asht me mbajtë flokët e gjatë në nji vend ku rrena i kishte kambët ma të shkurta se kurrkund tjetër në botë? Për me e kuptue se populli shqiptar asht popull i mirë, nuk mjafton vetëm me shkue e me rrëmue dokumentat e vërteta ku tregohet se nji pjesë e kuislingëve shqiptarë dhe nji pjesë e njerëzve të thjeshtë shpëtuen hebrenjtë Mbas ramjes së komunizmit gati asnji prej atyne që vuejtën padrejtësisht nuk shkuen me ua shkrepë në lule të ballit shokut Ramiz, shokut Aranit, shokut Hekuran, shoqes Nexhmije… që e meritonin plotësisht nji gja të tillë. Nga Ardian NDRECA
Të sëmuresh për bukuri
Anoreksia është thuajse një epidemi: pesëmijë raste të reja në vit Gjithçka fillon me një batutë: “Dua të mbaj dietë”, më pas gjërat marrin pak e nga pak drejtimin e gabuar. Fatkeqësisht anoreksia është një sëmundje mendore, e cila ka të bëjë me imazhin që femra ka për vetveten dhe idealin që i imponohet nga mediat. Pra, sado të dobëta të jenë, ato mendojnë se janë mbi peshë. Aty ku të tjerët shohin kocka, personi vetë sheh dhjam e celulit. Konkretisht, më të prekura janë vajzat në moshën e adoleshencës, por edhe ato më të rritura, 20-25. Anoreksia dhe bulimia janë shqetësimet kryesore të krijuara nga çrregullimet e të ngrënit. Ekzistojnë dhe shumë çrregullime të tjera shëndetësore. Mani të vogla lidhur me ushqimin mund të çojnë në krijimin e shumë problemeve shëndetësore, të cilat mund të mbeten për gjithë jetën, ose të transformohen dalëngadalë në patologji të rrezikshme, duke shkaktuar edhe probleme serioze psikologjike. Shkaqet kryesore që sjellin këtë gjendje janë të ndryshme: problemet shkollore, familjare, problemet me karakterin, identitetin, frika e përballjes me problemet e shumta. Pra, ajo që ndikon ndjeshëm mbi këtë gjendje mbetet faktori psikologjik, duke u shoqëruar me pasoja fatale. Fillimisht vajzat kanë tendencë të reduktojnë ushqimin. Zakonisht ato preferojnë të ushqehen me gjëra të thata e të lehta, madje duke kaluar në ekstremitet, ku fillojnë të kontrollojnë edhe yndyrën e kosit. Hanë pak, gjithmonë e më pak. Pesha dhe fuqia bien. “Është një sëmundje e pabesë, e rëndë, që godet trupin e veçanërisht gjendjen psikologjike”, pohon një profesor doktor, i cili drejton Qendrën e Shqetësimeve Shëndetësore në një spital evropian. Është një “bishë e tmerrshme”, e cila nga vitet ‘80 është bërë pothuajse një epidemi. Prej saj shkaktohen 5000 raste të reja në vit, ku viktimat e saj janë kryesisht femrat nga 12-25 vjeçe. Ekspertët pohojnë se është një sëmundje e botës perëndimore, asaj të pasur dhe evolutive. Është një shqetësim etnik. “Më parë ishte një sëmundje shumë e rrallë. Sot, pjesa më e madhe e vuajtjeve psikike të femrës shprehet me shqetësime ushqimore: fenomen ky që ka të bëjë me adoleshencën, me formimin e personalitetit femëror dhe ndarjen nga familja. Kandidate për t‘u prekur nga ky shqetësim është një vajzë, e cila rritet me një perfeksion ideal ndaj suksesit”, pohon një psikoterapeute që punon pranë një qendre për adoleshentë. “Gjithçka fillon me një pamjaftueshmëri, kam pak stimë për veten, duke u izoluar nga të tjerët. Më pas vjen faktori tjetër, gjendja sociokulturore: miti i përhapur i dobësimit, i aparencës. Vajza e pasigurt që duhet të zhytet në këtë botë, përballet me rregulla shumë të forta, me botën e bukuroshëve dhe të dobëtëve”, shpjegon ajo. Ndonjëherë mjafton vetëm batuta e miqve se je e shëndoshë dhe gjithçka ndryshon. Më pas sheh modën, televizorin dhe të bien në sy femrat e bukura që janë gjithnjë të dobëta. Hap pas hapi fillojnë ndryshimet: etiketat e ushqimeve fillojnë të shihen me imtësi, përzgjedhja e tyre bëhet në mënyrë maniake, sfida me vetveten për një qëllim rritet gjithnjë e më shumë, sëmundja të godet dalëngadalë. Në këtë pikë duhet medoemos t‘i drejtohemi mjekut. “Nuk është një vullnet i keq, por t‘i thuash një vajze për të ngrënë, është njëlloj sikur t‘i thuash një të sëmuri me pneumoni të marrë frymë mirë. Rruga e duhur është vajtja në një qendër të specializuar”, thotë profesori. Kurat më efikase lidhin së bashku dy aspekte: atë psikologjik, që përfshin edhe prindërit dhe atë fizik, me terapi ushqyese dhe riformim të trupit. Një vajzë, e cila ka qenë anoreksike për 23 vjet, ka themeluar një shoqatë “Aba” për të ndihmuar shumë vajza që të shërohen si ajo. “Shqetësuese janë moshat e vogla 10 vjeç, pa harruar edhe rastet e shumta të meshkujve adoleshentë. Duhet theksuar që terapitë janë një zgjidhje e mirë për të gjithë”, pohon ajo. Në Francë, fotoja me vajzën anoreksike që bëri bujë në të gjithë botën, nuk është pritur aspak mirë: nuk ka rëndësi se cili ka qenë qëllimi, por një grua e sëmurë nuk fotografohet në atë mënyrë. Përcaktimi Një sfidë me trupin Anoreksia është një gjest i mrekullueshëm i mohimit të nevojës: mohohet ushqimi që është jetik për çdo qenie njerëzore. Vajza anoreksike, si një delir i plotfuqishëm, bën një sfidë me trupin e saj. Është njëlloj sikur të thotë vazhdimisht: “Unë ekzistoj edhe pse nuk ha”. Kërkon të bëjë një ndarje mes dobësisë së modeleve dhe asaj patologjike të adoleshenteve të sëmura me anoreksi. Të parat aderojnë me një imazh të futur nga bota e modës: dobësohen për të punuar. Ndërsa të dytat nuk dëshirojnë t‘i ngjajnë një imazhi, por ta shkatërrojnë atë. Reagojnë kundër idesë për të pasur një trup të rregullt, idealizojnë qenien e tyre skelet dhe nuk arrijnë ta shohin vërtet vetveten. I pyetur mbi fenomenin në fjalë, një specialist është përgjigjur: “Nuk është e vërtetë që anoreksia i bën femrat të mos ushqehen, ajo të ushqen, madje të ngop”. Armiku im më i madh, ushqimi “Po vdisja, por një ëndërr më shpëtoi” Stefania po pret prej ditësh një përgjigje nga Akademia e Arteve Dramatike. Për t‘u pranuar i është nënshtruar një provimi: ka bërë një monolog. Nëse e pranojnë do të transferohet në atë qytet për të studiuar në teatër, nëse jo do të qëndrojë në qytetin e saj për të studiuar letërsi. Flet shpejt dhe tregon: “Më vjen keq vetëm për prindërit e mi, sepse kanë vuajtur shumë”. Edhe ajo vetë ka vuajtur, por preferon ta anashkalojë. Është 21 vjeçe dhe studion në liceun klasik. Është bionde, me sy jeshile dhe hundë franceze, 1,74 cm, masa perfekte 42 dhe peshon 54 kile. Tre vjet më parë peshonte 36 kile, si modelja e fotografuar pak ditë më parë. “Më kujtohet që një doktoreshë i tha mamasë sime: nëse nuk e shtrojmë në spital brenda 15 ditëve, ajo do të bjerë në koma. Mua as më bëhej vonë nëse vdisja, madje do të isha shumë e lumtur”. Pra, gjatë gjithë kohës i uronte vetes vdekjen. Por pika më kritike e “sëmundjes” së saj ishte momenti kur u mundua “të priste me gërshërë dhjamin pranë brinjëve”. Nga 36 kile dëshironte të shkonte 29. “Kisha dhimbje të tmerrshme, nuk arrita ta prisja të gjithin, sepse më ra të fikët”. Jeta ime ka qenë e tillë pothuajse 10 vjet. Më pas filluan kurat, shtrimi i dytë në spital, një filozofe terapeute, e cila “më shëroi me fjalë, sepse kilet shkojnë e vijnë, por janë mendimet që nguliten në kokë, e sidomos ajo ëndërr që pashë”. Pavarësisht të gjithë sikletit që kisha hequr, një natë një ëndërr më riktheu dritën. Ju këshilloj të lexoni, sepse ia vlen. “Nuk më kujtohet me saktësi as momenti kur filloi gjithçka e as arsyeja. Më vijnë në mendje episode të ndryshme, por janë pa rëndësi: asgjë që mund të shpjegojë rëndesën e sëmundjes. Kam një familje mjaft të shëndetshme, normale. Nëna ime është mësuese gjuhe, babai im drejtues i një ndërmarrjeje të vogël. Jetoj në një shtëpi të vogël dhe secili prej nesh ka dhomën e tij. Motra e madhe është tre vjet më e madhe se unë, ndërsa vëllai më i vogël. Isha 11 vjeçe kur fillova dietën e parë. Kishte filluar faza e rritjes. Pak e nga pak po më rritej gjoksi dhe unë nuk doja të më dukej, më dukej vetja e shëndoshë, ndryshe nga motra ime. Ajo është e elegante, e gjatë 1.70 cm dhe brune, edhe nëna ime ka një peshë normale. Ndërsa unë që e vogël dukesha më madhe se mosha që kisha, isha e shëndoshë, e madhe. Një herë tezja ime po i bënte komplimente motrës sime se sa e bukur ishte bërë, kur në moment hyra unë dhe më tha: “Ja dhe bullafiqja”. Duhet të kem qenë rreth 9 vjeçe kur dëgjova ato fjalë. Ajo po bënte shaka, por unë nuk dëshiroja më të isha pjesë e asaj familjeje. Nuk isha si ata, isha ndryshe”. Fundosja është e shpejtë dhe në fillim e paperceptueshme. Në moshën 11-vjeçare filloi të më pritej oreksi. Kur isha 13 vjeçe kam ngrënë vetëm një panine. Në moshën 14 vjeçe më erdhën menstruacionet “që i urreja”. Kur mbusha 15 u shfaq humnera. “Një mbrëmje në shtëpinë time kishim ardhur miq për darkë. Nëna ime kishte gatuar me vaj dhe meqë isha ulur në tavolinë m‘u desh ta haja me zor. Mendoja se yndyra do të më shëndoshte edhe më shumë, saqë vendosa ta nxirrja medoemos atë që kisha ngrënë. U ngrita nga tavolina dhe vajta në banjë për të vjellë, por nuk dija se si. M‘u desh të paktën një orë e gjysmë. Që atëherë villja të paktën tri herë në ditë. Pas pak kohësh u regjistrova në sajtin e anoreksikëve, për të mësuar sekretet e tyre, por ato më këshillonin. Kaloja pothuajse pjesën më të madhe të ditës përpara internetit. Kisha humbur 15 kile për tetë muaj. Shkoja çdo ditë në palestër, blija xhinse me preje 36 dhe qaja se nuk më nxinin. Kur isha 17 vjeçe peshoja 40 kg dhe për pasojë më shtruan në spital. Ka qenë vërtet e tmerrshme. Mundohesha ta vrisja veten me kunja dhëmbësh. Kur u ktheva në shtëpi fillova të pritesha me brisqe dhe thika. I urreja të gjithë, shtëpinë, familjen, qytetin tim, kërkoja patjetër të zhdukesha. Pas këtyre veprimeve jonormale, familja ime u këshillua me psikologët. Ata i këshilluan që unë të ndiqja shkollën e teatrit, sepse që në vogëli ka qenë pasioni më i madh i jetës sime”. “Kur mbusha të 18-at fillova të ndjek një shkollë private dhe frekuentoja rregullisht një psikologe. Në dhomë qëndroja vetëm. Haja pa masë dhe çdo pesë orë villja. Psikologes i tregoja vazhdimisht gënjeshtra. Gjatë verës më ofruan një punë si organizatore në një fshat turistik. Një ditë teksa po punoja, më ra të fikët dhe punonjësit më çuan në shtëpi. Nëna ime sapo më pa u drejtua menjëherë për në spital. Peshoja 36 kg”. Kur mbusha 19 vjeçe u shtrova sërish në spital. “Mendoj se e kuptoni arsyen. Më detyronin të haja çdo vakt, i cili zgjaste tri orë dhe unë bëja 50 herë ngjitje-zbritje nëpër shkallë. Banja ishte e mbyllur dhe duhet të shkoja e shoqëruar. Villja në dhomë, në mbulesë. Më pas takova një trapiste, filozofe, të cilën e konsideroj nënën time të dytë.” Ja si u njohëm “Me sa më kujtohet ishte një e shtunë shtatori dhe duhej të ndërroja menynë. Atë natë pashë një ëndërr që m‘u duk si e vërtetë: po shihja idhullin tim dhe ndieja sikur dora e tij u mbështet në shpatullat e mia dhe më thoshte: ‘Jepi e dashur se mund t‘ia dalësh. Ka një pjesë edhe për ty‘. Më dha të drejtoja një pjesë të spektaklit të tij. Nuk mund të them që pas ëndrrës gjithçka ndryshoi, u deshën shumë muaj. Kudo që shkoja, çfarëdolloj gjëje që bëja, më kujtohej vetëm ëndrra që kisha parë. Papritur diçka m‘u trondit në kokë: vendosa të mos villja më. Pas pak kohësh peshoja 44 kile, 43.800, por nuk ishte pesha ajo që kishte rëndësi. Fillova të studioj sërish teatër, u riktheva në shtëpi. Edhe në shtëpi dieta ishte e njëjtë me atë të kolegjit dhe banja ishte e mbyllur. Për shumë kohë më kujtohej dora e tij mbi shpatulla. Dëshiroja t‘i rrëfeja dikujt atë që kisha parë dhe kisha ndier, por nuk e di pse hezitoja. Ndoshta më vite turp, sepse njerëzit nuk e kuptonin. Nuk kam dashur kurrë që një djalë të më prekë, kurrë. Urreja të ndihesha e dëshiruar nga të tjerët. Tani që jam 54 kile ndihem shumë mirë, madje kam dëshirë të njihem edhe me djem. Nuk mbaj mend kurrë të kem bërë një përkëdhelje, apo të kem thënë “Të dua”. Për mua janë emocione të forta dhe që më bëjnë të çmendem, nuk mund t‘i përballoja. Tani ndihem mirë, por përsëri i bëj gjërat me shumë kujdes. Shpresoj të keni mësuar nga unë dhe t‘i lini mënjanë “idetë e çmendura” se për të qenë e bukur duhet medoemos të jesh e dobët”. Mira Vataj
JOZEFINA TOPALLI
Shqipëria faktor në Europë – INTERVISTE ME KRYETAREN E PARLAMENTIT TE SHQIPERISE – Fillimisht ju kërkojmë ndjesë për rrëmujën e vogël që krijuam në ambjentet e Kuvendit për t’ju marrë këtë intervistë… – Zyrat e Kuvendit të Shqipërisë do të jenë kurdoherë të hapura në dispozicion të studiove të Shkodrës për sa kohë do të jem unë këtu. – Zonja Topalli, çështja më e rëndësishme që mund të diskutojmë është ajo e pavarësisë së Kosovës.Institucionet e shtetit shqiptar kanë bërë një punë shumë të madhe për këtë proces.Si ndjeheni ju ? – Nuk ka gjë më të lumtur dhe të bekuar sesa dita e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.Nuk ka vit më historik për shqiptarët në Kosovë, Shqipëri dhe kudo që janë sesa kur në rajonin tonë po formalizohet një përpjekje qindravjeçare.E gjitha kjo periudhë ka qenë e një emocioni të veçantë sepse të gjitha gazetat vendase dhe të huaja po hapen me tituj që kanë në qendër të vëmendjes këtë ngjarje.Kjo të bën krenar në radhë të parë për sakrificat që ka bërë për të adhur deri në këtë ditë populli i Kosovës si dhe për mbështetjen që Shqipëria i ka bërë gjatë kësaj periudhe çështjes shqiptare. Çështja e Kosovës ka qenë shtruar në Kuvend qysh në vitin 1991.Nga Presidenti i asaj kohe, Sali Berisha, në vitin 1992 kjo çështje iu shtrua me të drejtë për zgjidhje organizmave ndërkombëtare.Vitet në vijim patën dinamikën e tyre, si me ngjarjet në Kosovë ashtu dhe me përpjekjet e Shqipërisë për të bindur Komunitetin Ndërkombëtar se e vetmja rrugë dhe mundësi paqeje në këtë rajon do të ishte pavarësia e Kosovës. Natyrisht që ju flisni me shumë pasion për çështjen e Kosovës.Në të gjithë ato takime diplomatike që keni pasur me diplomatët si dhe homologët tuaj të huaj, cilin prej tyre do ta konsideronit si më të vështirin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës? -Edhe deri një vit më parë, në takimet që kishim në institucionet e ndryshme ndërkombëtare në Evropë dhe jashtë saj kemi gjetur një skepticizëm, natyrisht të shprehur me gjuhë diplomatike.Herë-herë unë frikësohesha realisht.Sigurisht bashkë me kolegët e tjerë të institucioneve të tjera jemi përpjekur që të bëjmë më të mirën, që të shpjegojmë të vërtetën, që t’i referohemi historisë. Ndër takimet më interesante kanë qenë atab që kam bërë në OKB para një muaji ku kam takuar Ambasadorin e Rusisë i cili është një ndër personalitetet më të fortë dhe një ndër kundërshtarët më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës në OKB.Kam takuar Zëvendësambasadoren e Britanisë që ishte një mbrojtëse e flaktë e Kosovës, gati si një shqiptare, Ambasadorin e SHBA-së që sapo kishte përfunduar takimin me Ambasadorin e Rusisë ku nuk kishin gjetur asnjë pikë të përbashkët për këtë temë.Po atë ditë kam takuar edhe zotin Ahtisari, arkitekti i kësaj pavarësie që po ngrihet.Ajo që më bëri përshtypje ishte se Ahtisari ishte një njeri aq optimist.Me një sens humori ai më tha:”Paketa ime ka dalë nga frigoriferi.Të gjithë skeptikëve u kam thënë që të shkojnë të lexojnë historinë e shqiptarëve të Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi.Më pas do të kuptoni se çështja e Kosovës është unike dhe nuk mund të shërbejë si precedent. Edhe në takimet që kam pasur në Gjirin Persik kam gjetur një mbështetje të jashtëzakonshme.Sigurisht që vizita në Turqi dhe takimet me Kryeministrin Erdogan, me Presidentin, ishte një ndër vizitat më të mira dhe më mbështetëse për të gjitha problemet që kanë lidhje me shqiptarët. -Tashmë është e qartë se Serbia nuk ka dëshirën më të vogël që ta shohë Kosovën si shtet i pavarur, dhe kjo ndoshta me mbështetjen e Rusisë.Në këto kushte a ka një plan të vetëm në qoftë se do të kemi ndoshta një izolim drestik të Kosovës në kufijtë e saj? –Nuk ka dyshim që Rusia ka qenë aktori dhe mbështetësi kryesor i serbëve.Jo thjesht për të mbështetur serbët por kjo ka të bëjë me një gamë më të madhe problemesh dhe çështjesh, ftohjes dhe konfliktesh që sot janë të lexueshme dhe i gjejmë në të gjitha mediat ndërkombëtare.Absolutisht po që kemi marrë masa.Po të kujtojmë takimin e fundit që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s pati me Kryeministrin Berisha, një ndër pikat e rëndësishme të diskutimit të tyre përveç asaj të pavarësisë së Kosovës dhe marrjes së ftesës për në NATO ka qenë angazhimi për koordinimin e të gjitha masave që Shqipëria dhe vendet e tjera duhet të jenë të përgatitur për të përballuar situate të tjera të mundëshme që mund të krijohen.Natyrisht duhet të këmi parasysh se nuk ka arsye të thella për të hyrë në panic.Tregu është mrekullia më e madhe që i zgjidh vetë disa probleme.Askush më tepër se Shqipëria nk është më e predispozuar për të ndihmuar vëllëzërit e vet. -Disa shërbime sekrete kanë paralajmëruar ndoshta edhe trazira me rastin e krijimit të një shteti të ri në Evropë.Sa duhet të shqëetësohemi ne, realisht, në lidhje me këto zëra? -Natyrisht që serbët janë të interesuar që të bëjnë të besojnë se do të ketë shumë probleme.Unë e thashë; Pavarësia është dita më e bukur dhe paniku nuk vend në këto caste.Besoj se më shumë se kurë të gjithë janë realistë në gjykimin e situatave.Jam e sigurtë se edhe vetë Serbia do të gjejë momentin e vet për të kuptuar se edhe për të është mirë që ngjarjet kanë marrë këto zhvillime.Për Serbinë është e rëndësishme për të hyrë në proceset integruese dhe për ne shqiptarët është e rëndësishme që Serbia të marrë atë drejtim që në fakt duhet të marrë si pjesë e Evropës. -A do të kemi 2 shtete shqiptare apo do të vihet në jetë ideja e ndonjë federatë e mundëshme ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës? -Ka 600 vjet që shqiptarët në Kosovë ndahen, pushtohen, largohen, vriten, pësojnë spastrime etnike dhe genocide.Pas gjithë kësaj kohe me pushtues si Turqia, Serbia, lind një shtet i ri.Të gjitha tezat për federatë etj., janë teza serbe të cilave nuk dëshiroj as t’i referohem as t’i jap rëndësi meqë ne kemi marrë rrugën tonë të integrimit.Kosova në atë rrugë do të kalojë dhe uroj të njëjtën gjë edhe për Serbinë. -Vijmë te çështja e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ju jeni një ndër titullarët e shtetit shqiptar që keni dhënë më shumë lajme të gëzuara sepse i keni paraprirë marrëveshjeve të mundëshme si ratifikimit të marrëveshjes së MSA-së me shumë vende evropiane duke zëvendësuar në një farë mënyrë edhe funksionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.Sa e vështirë ka qenë që t’i bindni homologët tuaj për ratifikimin e marrëveshjes e MSA-së me Shqipërinë.Edhe sa kohë do t’i duhet Shqipërisë që të plotësohet OK i 27 vendeve të BE-së? -Jam e sigurtë se do të kishte qenë e vështirë sikur reformat nuk do të kishin pasur ritmin që kanë.Ne kemi arritur deri tani që ta ratifikojnë këtë marrëveshje 17 vende.Rumani dhe Bullgaria presupozohet se e kanë të përfunduar këtë proces për një fakt shumë të rëndësishëm; sepse reformat e ndërmarra nga qevëeria në këtë periudhë kanë qenë reformat më të guximshme, më të domosdoshme, reformat ë vlerësuara ndërkombëtarisht dhe që kanë pasur produktin e tyre real.asnjë qeveri gjatë këtyre viteve të fundit, përveç qeverisë së viteve 1992-1995 që bëri reformat e ndryshimit të sistemit, asnjë qeveri tjetër nuk ka qenë më reformatore dhe më me kurajo se sa qeveria aktuale për të ecur përpara në reformat e saj në fushën fiskale, biznesit, në betejën kundër korrupsionit dhe në luftën kundër krimit të organizuar.Vlerësimi për këto reforma është i merituar duke ditur vështirësitë dhe kompleksitetin e realitetit dhe të situatës në të cilën po ndërmerreshin këto reforma.Kemi shmangur zvarritjet dhe kemi ecur shpejt.Kështu, në vend që kërkesën për të marrë ftesën e vendit-kandidat do ta merrnim pas 4 vjetësh, tashmë mund ta marrim në fund të vitit që vjen. -Pra edhe vendet e mbetura thoni se gjatë kësaj kohe do ta ratifikojnë marrëveshjen? -Absolutisht po, gjatë gjithë kësaj periudhe unë kam qenë në kontakt me kryetarët e parlamenteve, me kabinetet e tyre.Jam e sigurtë se shtete si Danimarka, Gjermania, Austria, Franca, Qiproja, Çekia, pra të gjitha këto do të përfundojnë po them deri në fund të korrikut.Kjo ka ardhur jo vetëm nga fakti i përshpejtimit të procedurave pior edhe nga ajo se këto reforma ishin të domosdoshme. -Një pjesë të këtij suksesi i dedikohet, mendoj edhe marrdhënieve ndërpersonale që ju keni krijuar me homologët tuaj në Evropë.Në këtë kuptim, duke qenë ju Kryetare e Kuvendi edhe Parlamenti ka pjesën e vet të merituar, të paktën kështu mendoj unë… –Nuk e mohoj që raportet personale, raportet e besimit që vendosen ndërmjet politikanëve bëjnë të mundur përshpejtimin e procedurave të tilla.Kjo më ka ndodhur me Poloninë, Hungainë, me vendet Balltike etj.Por vazhdoj të insistoj se kjo nuk do të ndodhte nëse reformat nuk do të ishin bërë. -Për një pjesë të madhe të shqiptarëve integrimi perceptohet ende vetëm si lëvizje e lirë në BE.Pas pak kohësh do të mbërrijë në Shqipëri Zv/Presidenti i BE-së, Franko Fratini i cili ndoshta do të hapë bisedime për liberalizimn e plotë të vizave.Në këtë kuptim, cilat janë detyrat që duhet të bëjë Shqipëria? -Fratini është një mik jo vetëm se vjen nga një parti e qendrës së djathtë me të cilën kemi pasur raporte më parë, por është një mik i shqiptarëve.Eshtë një njeri mendjehapur që e kupton se sa i rëndësishëm është liberalizimi i vizave për vendin tonë.Këtë ma ka premtuar në fund të janarit në Bruksel dhe më erdhi e papritur dhe kjo na bën që të ndihemi mirë.Kjo është edhe për meritë të institucioneve të tjera shqiptare si Minisria e Brendëshme për të bërë që Shqipëria të shihet si vend i sigurtë, si një vend ku nuk duhe të ketë frikë nga hapja dhe lëvizja e lirë. Qoftë me arsyetimin politik ashtu dhe me atë ekonomik imazhi i Shqipërisë ka një përmirësim të dukshëm kohët e fundit. -Pas pak ditësh do të zhvillohet Samiti i NATOS në Bukureshtit.A duhet të presin Shqipëria dhe shqiptarët një ftesë për anëtarësim në këtë organizatë të rëbndësishme? Në rast se nuk arrihet a mendoni se do të jetë një dështim për Shqipërinë? -Unë besoj se kam arsye të mjaftueshme për të qenë optimiste, pa e humbur sensin e realizmit.Vendimmarrja do të jetë politike dhe në momentin e fundit dhe ajo nuk do të lidhet vetëm me Shqipërinë dhe suksesin e reformave të arritur por edhe me shumë faktorë të tjerë rajonalë.Kemi arsye të forta për të qenë optimistë për të marë ftesën në NATO. –Do të ishte edhe një bonus për tu anëtarësuar në BE? –Po sepse proceset janë paralele.Kërkesat për në NATO nuk janë thjesht ushtarake por politike, ekonomike etj.Eshtë një vlerë e shuar për të përshpejtuar edhe kohën, për të marrë qoftë statusin kandidat si dhe për të vazhduar më tej. -Në një përurim të zhvilluar para pak ditësh gjatë një përurimi në Shkodër jeni shprehur se qeveria do ta mbështesë biznesin që punëson.Ndërkohë ka pasur disa paketa ligjore që në një farë mase kanë krijuar pakënaqësitek biznesi në përgjithësi.A mendoni se me këto reforma keni ndikuar në afrimin e biznesit pranë mazhorancës apo e kundërta? –Të gjitha paketat fiskale që kemi kaluar në Parlament janë inicuar dhe miratuar me idenë për të ndihmuar bizneset por kjo nuk do të thotë se do të vazhdojmë të mbështesim informalitetin.Duhet bërë mirë dallimi ndërmjet biznesit legal dhe informalitetit.Nuk është armiqësor informaliteti por jo legal.Për sa kohë nuk është legal ai dëmton pjesën tjetër të biznesit.Çdo qeveri ka për detyrë që, në startin e tyre, bizneset t’i vendosë në të njëjtin nivel, jo të favorizuar dhe të diskriminuar. Situata në të cilën janë ndërmarrë reformat ka qenë shumë komplekse.Vetëm në Shkodër janë regjistruar plot 1200 biznese që më parë ishin të padeklaruar.Nuk shkon që disa biznese të paguajnë e disa të tjerë të mos paguajnë detyrimet.E gjithë beteja jonë ka pasur një filozofi; të luftojmë informalitetin dhe të ulim taksat.Detyra e qeveritarit është që të mendojë për të gjithë shtresën e bizneseve e jo për individë të veçantë që kërkojnë një benefit apo të shmangin ligjin. -Në vitin 2002 keni qenë një ndër drejtuesit e opozitës së atëhershme që votuat haptas kundër emërimit të Theodhori Sollakut në postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës.Koha ju dha të drejtë juve.Kthehemi te reforma në drejtësi.Reforma në sistemin e drejtësisë e ndërmarrë nga Parlamenti, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe shoqëria civile. Krijohet përshtypja se të gjitha këto ide të kanalizohen në një linjë të vetme për të arritur reformën… -Në sallat e Kryesisë së Kuvendit janë komisionet parlamentare.Për t’ju sqaruar mund t’ju them se për çdo ligj që vjen për miratim nga qeveria ftohen të gjithë aktorët dhe grupet e interesit për tu dëgjuar. Por politika nuk mendon thjesht se cili është interesi yt individual por ka një objektiv më të lartë; që të mendojë për interesin e mbarë shoqërisë.Në rastin e sistemit të drejtësisë është që të bëjmë të mundur se si ky sistem të fillojë e të prodhojë drejtësi.Sepse deri tashti nuk ka dhënë drejtësi Eshtë krejt normale që ky sistem ka krijuar mërzitje dhe mosbesim tek qytetarët. Zgjidhja duhet të vijë nga politika sepse problemi në drejtësi është ende aty.Ne jemi republikë parlamentare dhe si e tillë, kuvendi është institucioni më i lartë sepse është përfaqësimi i vullnetit të sovranit. Përfaqësuesit e mazhorancës dhe të opozitës janë ulur bashkë dhe do të dalin me një ligj konkret për drejtësinë.Kjo tregon për një shkallë të lartë të pjekurisë të klasës sonë politike.Një tjetër moment i lavdërueshëm ishte edhe zgjedhja e Presidentit të Republikës duke shmangur zgjedhjet e mundëshme të parakohëshme që do të na jepnin një impakt negative për anëtarësimin në NATO.Kjo jo thjesht për shkak të përsëritjes së tyre por më tepër të problemeve kushtetuese. – A mund të bëhet një reformë në drejtësi pa pjesmarrjen e opozitës? Kam parasysh deklarimet më të fundit të drejtuesve të selisë rozë kundër shkarkimit të 14 kryegjyqtarëve në rrethe? – Unë mendoj se opozita ka të drejtë për të thënë atë që mendon dhe atë që beson.opozita është për tu dëgjuar, ajo është pushteti moral.Në rastin konkret unë dua të falenderoj të gjithë deputetët e opozitës dhe të mazhorancës që kanë punuar në Komisionin e Ligjeve. -18 vjet pluralizëm dhe nuk po arrijmë që të gjejmë një zgjidhje për zgjedhjet.shtë një reformë e ndërmarrë disa herë nga parlamentet e kaluara, ka pasur probleme tërësisht shqiptare si Dushku dhe jemi sërish në nisje të një reforme të re zgjedhore… -Jam dakord me ju që një vend me 3 milionë banorë nuk e ka krejt të justifikuar që në parlament të ketë mbi 13 parti, aq më tepër që ka parti që përfundojnë edhe me një deputet.Ajo që është emergjente dhe prioritare në punën tonë është që të vendosen standartet dhe të mos kemi më raporte që na penalizojnë në këtë pikë. Kjo do të thotë se në zgjedhjet e ardhëshme duhet të jemi me pasaportat biometrike, me regjistrin elektronik të gjëndjes civile dhe të mos lejojmë më fenomenin e Dushkut. -Në premtimet që keni bërë në vitin 2005 këto duhej të ishin realizuar… –E rëndësishme është që në zgjedhjet e ardhëshme të shkojmë me këto prioritete të realizuara.Nuk është proces i thjeshtë e as i shkurtër sepse pot ë ishte I tillë mbase do ta kishin bërë para nesh. -A mjafton koha deri në vitin 2009 që të realizohet ? -Absolutisht po përsa i takon standarteve.Për sistemin electoral nuk e di se ç’farë do të vendoset. -Flitet për një marrëveshje të mundëshme elektorale ndërmjet PD dhe PS në kurriz të forcave të vogla politike.A ju rezulton një marrëveshje e tillë ndoshta jozyrtare? –Mendoj se ka mendime të ndryshme.Në disa raste koincidon që 2 partitë e mëdha të bien dakord në një çështje të caktuar dhe në raste të tjera jo.Kjo ndodh edhe në vende të tjera. -I keni dhënë një figurë disi më sociale pozicionit tuaj ndaj shtresave në nevojë të popullatës, sidomos grave dhe fëmijëve të mitur.Kanë qenë të shumta insiativat tuaja.A keni inicuar konkretisht edhe ndonjë ligj favorizues si për shembull përcaktimin e një përqindjeje të detyruar për gratë në Parlament? -Eshtë e vërtetë se Kuvendi i Shqipërisë ka qenë shumë më dinamik në të gjitha aspektet.Mendoj se kjo është detyrë e institucionit të Kuvendit, pra për të qenë pranë çdo problemi, shqetësimi dhe shprese të qytetarëve.Çdo inisiativë që ndërmarr nga karrikja që kam ndoshta mund të ndikoj më shumë për të bërë fillimisht një fushatë sensibilizuese për gratë, njerëzit me aftësi të kufizuar, fëmijët e braktisur e kështu me radhë.Çdo gjë fillon nga fushata.Duke pasur mbështetjen e medias edhe vetëdija bëhet më e thellë. -A mendoni se qeveria duhet të ndërhyjë në kushtet e një rritjeje drastike të çmimeve, siç ka ndodhur kohët e fundit edhe me artikujt kryesorë të shportës? –Unë vazhdoj t’i qëndroj asaj se qeveria nuk duhet të ndërhyjë në treg, pra ta lërë tregun që të funksionojë i lirë.Kjo nuk do të thotë se qeveria nuk vendos disa rregulla dhe ligje që nuk lejojnë deformimin e këtij tregu. Edhe në “Financial Times” po lexoja kohët e fundit një rritje të ndjeshme çmimesh të artikujve ushqimorë.Ata që kanë ndjekur zhvillimet e 7 muajve të fundit e dinë shumë mirë shkakun e këtij trendi global të rritjes së çmimeve.Ka filluar në krizën e tregjeve të kredive për shtëpi në SHBA.Jetojmë në kohën e globalizmit dhe nuk mnd ta shohim veten jashtë tij.Amerikanët u njoftuan se ishte një rritje më e ulët ekonomike në SHBA dhe kjo u reflektua në të gjithë globin.Për çështjen e çmimit të grurit kam informacion se ka një përpjekje të disa grupeve të interesuara për të ngritur artificialisht çmimin.Detyra e shtetit është që të bëjë të pamundura këto marrëveshje.Deklarata e kryeministrit për kompensim rritjen e çmimit te pensionistët, ndihma sociale etj., është një premtim real sepse buxheti ka mundësi kompensimi. -Sa e vështirë është që një grua të jetë kryetari parlamenti me një mazhorancë të thellë burrash? Në Parlament kanë kaluar momente të vështira jo shumë kohë më parë… –Në përgjithësi në parlamente janë gjithmonë të inatosur.Kur hyn në politikë duhet të kesh të kthjellët sjelljen dhe qëndrimet tuaja. E para nuk duhet të frikësohesh dhe të shmangesh para vështirësive.Politika është një betejë e gjatë dhe e vështirë.Ndonjëherë të duhet të përballesh me beteja të padrejta.Kapiteni i vërtetë është jo gjithmonë ai që synon majën por ai që edhe kur bie ngrihet përsëri.E rëndësishme është që në sjelljen politike të kesh jë sistem vlerash dhe besimesh pas të cilave duhet të shkosh.Në momente të caktuara mund të kesh kosto por unë besoj se historia e vërtetë shkruhet nga ata politikanë që shkojnë pas këtyre vlerave. -Kush ishte shtysa juaj për të hyrë në politikë? A e kishit menduar se do të kapnit kaq shpejt meqë jeni edhe zonjë, pozicionin që këni në Kuvend dhe në strukturat e Partisë Demokratike? –As nuk e kam menduar dhe as e kam ëndërruar jo vetëm për të qenë kryetare kuvendi por as hyrjen time në politikë.Në vitin 1996 kanë qenë qytetarët e Shkodrës që më propozuan për të hyrë në kuvend me partinë time.Jam përpjekur që të jem e vërtetë, luajale dhe të mos dekurajohem gjatë situatave të ndryshme.Ndihem mirë të paktën në ndërgjegjen time. -A keni pasur ndonjëherë ndonjë moment pendese ngaqë i keni hyrë kësaj rruge? –Nuk do ta quaja pendesë por në jetën e politikanit ka shumë zhgënjime siç ka edhe shumë sadisfaksione si rasti i Pavarësisë së Kosovës apo nënshkrimi dhe ratifikimi i MSA-së.Nuk do të kishte sadisfaksion më të madh për net ë gfjithë që të merrnim ftesën për në NATO. -Shkodra ka ndryshuar pamjen këto 2 vitet e fundit.Këtu ju keni një meritë të veçantë jo vetëm si deputete e Shkodrës por edhe si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë? –Të gjithë njerëzit që janë rikthyer pas disa vitesh në Shkodër që janë jabanxhinj më flasin herë pas here për ndryshimin e dukshëm që shohin atje.Nuk ka gjë më të bukur për mua sesa ta dëgjoj nga të tjerët këtë ndryshim për një kohë shumë të shkurtër.Unë besoj se kjo vjen në radhë tëparë nga qytetarët shkodranë që po punojnë fort, secili në fushën e vet.Eshtë një meritë e të gjithë deputetëve të Shkodrës porn ë radhë të parë është e kryeministrit për mbështetjen që i ka dhënë qytetit të Shkodrës në fondet e parashikuara për rrugët. Ne kishim premtuar se Shkodra nuk do të ishte më siç ka qenë më përpara një qytet me 3 orë drita në 24 orë, qyteti i baltës, errësirës, i mungesës së jetës kulturore, sociale etj.Realisht as unë nuk e kam besuar se ai qytet do ta rimerrte veten dhe mund të rilindte aq vrullshëm.eshtë gjë e mrekullueshme që po bëhet unaza e Shkodrës me një vlerë prej 4 miliardë e 200 milionë lekë.Po kështu janë 16 milionë euro një projekt me disa qeveri të tjera vetëm për kanalizimet e ujërave të zeza e të bardha, pastrimit të ujrave, ndërtimit të një rezervuari të ri me rreth 8 mijë metër kub ujë.Eshtë si t’i shtosh një tjetër rezervuar qytetit.Shkodra do të bëhet qyteti i parë në Shqipëri që do të ketë furnizim 24 orë me ujë. Po merr jetë edhe projekti i rrugës Shkodër-Han i Hotit i financuar me 22 milionë euro nga qeveria italiane, restaurimi i Piacës për t’iu rikthyer origjinalitetit të arkitektit të njohur shkodran Kolë Idromeno, unaza e re e qytetit, grumbullimi i plehrave, Ura e Bunës si dhe shumë rrugë të tjera dhe trotuare. Këto janë priojekte që kapin shifra të mëdha dhe sigurisht që shteti po investon për t’ia kompensuar këtë vëmendje të munguar këtij qyteti që ka parë gjithmonë nga Perëndimi. Fondet do të vijnë duke u rritur sepse pa infrastrukturë nuk mund të bësh biznes, nuk mund të hapësh ndërmarrje, nuk mund të kesh sukses në turizëm apo eksport nëse nuk ke ura dhe lidhje të tjera të tjera infrastrukturore. -Zonja Topalli, ekziston mendimi se keni pasur mundësi për të sjellë më shumë investime në zonën tuaj elektorale, qoftë në qytet apo në komunat ku ajo shtrihet, në raport me deputetët e tjerë të Shkodrës.Ç’fare përgjigje do të kthenit? –Jozefina Topalli nuk e ndan qytetin e vet kurrë midis zonave.Zona ime në pjesën e saj më të madhe është në fshat.Në planet e qeverisë përfshihen edhe investimet në rrugët rurale port ë gjitha nuk mund të bëhen për një ditë.Unë mendoj njëlloj për çdo lagje të qytetit tim.Prioriteti i parë i qeverisë dhe deputetëve të Shkodrës ka qenë qyteti dhe do të kalojmë në rrugët dytësore jashtë tij. -Si Nënkryetare e PD-së a mendoni se përfshirja në institucionet drejtuese të vendit e drejtuesve kryesorë të Partisë Demokratike pas 2005-sës ka krijuar një vakuum ndërmjet strukturave në bazë dhe kryesisë së kësaj partie? -Ka një diferencë ndërmjet partisë në opozitë dhe asaj në pushtet.Partia në pushtet ka marrë drejtimin e institucioneve kryesore të shtetit, ka marrë përgjegjësinë e çuarjes përpara të reformave.Por kjo nuk do të thotë se në zyrën time, të Kryeministrit si dhe në zyra të tjera nuk vijnë çdo ditë qytetarë nga e gjithë Shqipëria për problemet e tyre pa dallime partiake sepse ne do t’i shërbejmë çdo qytetari.Por jam dakord me ju që duhet të ketë edhe një rigjallërim të jetës partiake. -Sa solide është mazhoranca aktuale, pas zhvillimeve të fundit në parti të veçanta të saj? A ju duket normale që një mazhorancë nuk ka zhvilluar thuajse asnjë takim në nivel kryetarësh? -Një mazhorancë që ka përballuar reformat është pa dyshim solide.Për shembull Angela Merkel u detyrua të mos i bëjë një pjesë të reformave si pasojë e një kualicioni të gjerë partiak i cili nuk e përkrahu. Sa për tryezat ata janë atavizma.Ata tregojnë se një pjesë e politikës është ende primitive.Në botë nuk ka tavolina kryetarësh por ka kualicione dhe mazhoranca që funksionojnë.Por tryezat e partive ekzistojnë vetëmë në Shqipëri ose në ndonjë vend tjetër në tranzicion. -A ka nevojë për ndryshime në qeveri? –Mos ma kërkoni që të bëj komente individuale mbi ministra të caktuar.Eshtë kopetencë e Kryeministrit.Natyrisht ka gjithmonë vend për të përmirësuar gjërat. -Partia Demokratike drejton qeverinë, kuvendin dhe ish-nënkryetari i partisë suaj është sot President.A është kjo një gjë që duhet të na frikësojë? -Jo kështu funksionon edhe në Francë, në Itali deri para se të rrëzohej qeveria, në Hungari, Çeki, ishte jkështu në Spanjë dhe Portugali.Nuk ka ndonjë gjë që nuk shkon. -Zonja Topalli, në mbyllje lutem një mesazh për të gjithë teleshikuesit e “TV1 Channel” që na ndjekin përmes ekranit? –Unë i përshëndes të gjithë qytetarët e mi, të gjithë miqtë, votuesit, mbështetësit e mi por edhe ato që nuk më kanë votuar.U uroj jetë të lumtur dhe të ndihen mirë në një qytet që ata e meritojnë me një perspektivë që ata e shpresojnë.
Shën Shtjefni, pesë shekuj “endacak” në Shkodër
Më 1479 Shkodra kishte 405 burra dhe 105 gra Përpara se të justifikojmë titullin e shkrimit tonë, ne po rikujtojmë se Shën Shtjefni (apo Shën Stefani) ka qenë i pari i zgjedhur nga 12 apostujt e Jezu Krishtit, në mes shtatë nxënësve të tyre, ku u zgjodh më i miri, më i urti, i mbushur me Frymën e Shenjtë, duke vendosur dorën mbi këtë, si simbol i kalimit të pushtetit shpirtëror në të shungurueshmin. 1. Siç dihet Shën Shtjefni u bë shenjt me predikimet e tij të cilat ja kushtonte Hyjit e Jezusit që ai edhe në momentet e mbytjes së tij me gurë, i drejtoi sytë nga qielli dhe tha: “Qe, po e shoh qiellin e hapur dhe birin e njeriut në të djathtë të Hyut.” 2. Duke ditur se Ilirët ishin ndër të parët që përqafuan pa mëdyshje Besimin Kristian, madje në kundërshtim me urdhërat e perandorisë Romake pagane të asaj kohe, ne nuk kemi përse dyshojmë se edhe kulti i Shën Shtjefnit ka ardhur në trojet tona që në shekujt e parë, pas njohjes së mrekullive të këtij shenjtori. Kulti i Shën Shtjefnit kishte një përhapje të gjërë edhe sipas modelit bizantin, ku në kishën e Shën Stefanit (Shën Shtjefnit) të Kostandinopojës janë kurorëzuar e martuar në shekujt e V – VIII Perandorët e perandorisë Romake të lindjes. Lavdia e këtij shenjtori depërtoi shpejt në të gjitha provincat, deri në Afrikën e Veriut, por edhe në Dalmaci, ku janë ndërtuar prej Shkodrës deri në Raguzë shumë kisha kushtuar këtij shenjtori. Lidhjen e tyre me këtë Patron shkodranët e shprehnin duke u vënë djemve të tyre shpesh e me dëshirë emrin Stefan (Shtjefen). 3. Kalaja dhe qyteti i vjetër (në Kala dhe Varoshi) është vërtetuar se ka të paktën një histori rreth 2400 vjeçare, por ne po u referohemi disa materialeve post kristiane që tregojnë për hershmërinë e ndërtimit të Kishës së Shën Shtjefnit në Kalanë e Rozafës. Mund të kenë qenë ndërtuar në mes bazilikave të lashta të shekujve IV – VI dhe kishave të mapastajme Romako – gotike, dhe manastireve benediktine edhe katedralja e Shën Shtjefnit në Shkodër dhe janë të gjata 20-30 metra dhe të gjëra 9-10 metra. 4. Kisha kryesore e Shën Shtjefnit e ndërtuar në veriperëndim të Malit të kështjellës përbëhej nga një anijate me një abside drejkëndore të brendshme e të jashtme. Muret ishin prej blloqesh të vogla kuadratike e të gdhendura pastër. Një fazë e parë e ndërtimit datohet në shekullin XII (me siguri ka të bëjnë me ndryshimin e kësaj kishe nga e ritit Katolik në atë të ritit ortodoks. Një periudhë e dytë e shekullit XIV ndërthuri në mënyrë më të thellë elementet gotike. 5. Duke vazhduar “rrugën e dokumentave të pasqyruara në libra apo materiale të tjera që tregojnë për Kishën e Shën Shtjefnit në Kalanë e Shkodrës dhe lidhjet e qytetit me këtë shenjtor ne mësojmë se: Statusi i Shkodrës na vlen si një udhërrëfyes i saktë. Ditën e Shën Markut me 25 prill këmbanat e Shën Shtjefnit thërrisnin në Shkodër popullin dhe Ipeshkëvin si dhe katër fisnikë. Kjo asamble zgjedhte tre gjykatës, tetë anëtarë këshilli dhe dy arkëtarë. Secili prej të zgjehdurve duhej të merrte funksionet brenda tre ditëve. Periudha e ushtrimit të funksionit zgjaste një vit. 6. Edhe më i rëndësishëm dhe mbresëlënës për shqisat ishte nderimi i Patronit të qytetit. Padyshim gati të gjithë banorët e Shkodrës, si qytetarët ashtu edhe banorët e rrethinave rroknin qënien e tyre brenda komunës nëpërmjet kremtimit të Shenjëtorit të qytetit, Shën Shtjefnit “Nostro confaloner”. Ky kremtim përbënte një pikë kulmore në vitin e jetës së shkodranit. Në ato ditë të huajt gëzonin një mbrojtje të veçantë ligjore. Kur ndodhen në vitin 1346 në Kishën e Shën Shtjefnit (Stefanit) disa mrekulli lajmi u përhap si vetëtima dhe e ngriti edhe më shumë lavdinë e Shenjtorit e bashkë me të edhe të qytetit të lidhej me të. 7. Siç dihet, në qytetet dhe fshatrat e Arbërisë së veriut, ku dominonte besimi kristian i ritit katolik, kishte një larmi të nderimit të shenjtorëve. Vetëm në malin e Kështjellës së Shkodrës kishte Katedralen e Shën Shtjefnit, Shën Mërisë dhe Shën Vlashit. Në kalendarin kishtar të Shkodrës dilnin veçanërisht në pah prej statutit të kremtimeve, ato për Shën Sergjin e Bakun, Shën Markun 25 prill, (njëkohësisht dita e asamblesë), Shën Pjetrin 29 qershor, Shën Elin me 20 korrik, Shën Shtjefnin me 2 gusht dhe 26 dhjetor. 8. Është me vlera të thuhet se qytetet Arbnore që kishin punishtet e prerjes së monedhave, vazhdimisht paraqitnin në njërën anë “fytyrën e Patronit të qytetit të tyre. Kur ndër këto qytete po cilsojmë: Tivarin, Ulqinin dhe Shkodrën që kishin punishtet e veta për prerjen e monedhave edhe gjatë sundimit të Balshajve. Si rregull paraqitej në këto monedha Patroni i qytetit; Shën Meria në Ulqin, Shën Shtjefni (Stefani) në Shkodër. 9. Fortunat që kaluan mbi Kalanë e Rozafës apo Shkodrës më qartë, ishin të shumta, por ato që erdhën pas pushtimit Otoman në vitin 1479, kishin trajta shkatërrimtare, për qytetin dhe popullsinë e saj e cila siç thuhet mbeti vetëm me 405 burra dhe 105 gra, të cilët edhe ata ikën në Venedik. 10. Kjo vërtetohet lehtë nëse lexojmë DEFTERIN E REGJISTRIMIT TË SANXHAKUT TË SHKODRËS të vitit 1485, pra vetëm 6 vite pas pushtimit të Kalasë e qytetit të Shkodrës, gjejmë të regjistruara në faqen 135 të defterit vetëm 26 shtëpi muslimane (ata që sot i quajmë me të vjetrit qytetarë me origjinë nga Egjypti), dhe në faqen 136 të këtij defteri janë të shkruara 23 shtëpi (në përmbledhëse shkruhet me shifra gabim 33 shtëpi) të Krishtera, por të gjitha janë të ritit Ortodoks, ku siç dihet ortodoksia (Serbët) pas betejës së humbur nga aleanca ndërballkanike e më gjërë në Fushë – Kosovë 1389, ligji miqësi me sulltanin, pasi djali i sulltanit të vrarë në Fushë – Kosovë mori për grua Hierinën bijën e despotit të nënshtruar serb, Gjergj Brankoviç. 11. Dhe së fundi ne menduam të riprodhojmë disa rreshta nga një albanolog, stuidiues e historian austriak, i cili ka qenë konsull i përgjithshëm i Austrohungarisë në Shkodër (1897-1904), i cili në ato vite shkruante: “…Ndërtesa më interesante është një xhami me minare të rrëzuar e cila ndodhet në të djathtë të rrugës që të çon në oborrin e tretë. Ajo mbahet si Kishë e vjetër, për çka dëshmojnë mbetjet e një qemeri të kryqëzuar gotik i cili duket midis xhamisë dhe minares. Ndoshta kjo është kisha katedrale që i kushtohet SHËN SHTJEFNIT e cila ndodhej në Kështjellë, e që ishte shndërruar në xhami, dhe që ende në vitin 1685 ruante si trofe një organo që nuk qe prishur. Shqyrtimi në brendësi nuk lejohet pasi ndërtesa sot përdoret si depo municioni. 12. Në këto “dëshmi” të dekumentuara mund t’i gjejmë edhe tek autorë të tjerë (vendas apo të huaj) e mbi të gjitha mund t’i gjejmë tek Volumet e ILIRICUM SACRUM, por mbasi këto i pëkasin historisë së Ilirisë së Shenjtë, pra Besimit Kristian, ne menduam që të rëndisim materiale dhe dekumente të shkruara nga albanologë, shkencëtarë, studiues dhe historianë në shumicë laikë, e jo hierarkë të besimeve. Githsesi sot në Kala janë rrënojat dhe gjurmët e kishës së Shën Shtjefnit, ndonëse dikur ka qenë kthyer në xhami nga pushtuesit turq, që sipas gojdhënave, u detyruan të mos e përdorin më si xhami, pasi shpesh kanë ndodhur fatkeqësi, ndaj pushtuesit u detyruan ta kthejnë në depo municioni, ku edhe kështu thuhet se kishte shpërthime të ndodhura vetë e me pasoja për Kalanë e më gjërë. Natyrisht ne nuk kemi ndërmend të bindim njeri apo vetë shtetin për të rikonstruktuar muriet që sipas dekumentave, do të rikthenin të paktën për vlera muzeale e historiko-kulturore kishen famëmadhe të Shën Shtjefnit, që për disa shekuj ka qenë Shenjti Patron, apo më saktë mbrojtës i qytetit të Shkodrës e më gjërë, dhe “e humbi” këtë tager pas shekullit XV, kur në kala u dyndën si re të zeza ata pushtues që për 432 vite nuk u larguan nga këto troje, duke na lënë jo pak pasoja të cilat vazhdojnë të na kushtojnë. Ndaj Kisha e Shën Shtjefnit (e rikonstruktuar), mund të jenë një karti identiteti plus për të zënë vendin që na takon në sofrën e Europës së Bashkuar. Ndue Bacaj
Dritëhijet e kapitalizmit “Made in China “
Rezultate ekonomike spektakolare Tashmë Kina vlerësohet si fuqia e tretë ekonomike e botës. Mbasi “parakaloi” me shpejtësi që në vitin 2005 Francën dhe Anglinë, mbasi “shkurorëzoi” nga podiumi i ekonomisë botërore Gjermaninë në vitin 2006, në fund të verës së këtij viti, ekonomia dhe zhvillimi i Kinës u renditën në vendin e tretë, duke pasur përpara tyre vetëm SHBA dhe Japoninë. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, në vitin 2020 pritet që ekonomia kineze të arrijë dhe kalojë edhe ekonominë e Bashkimit Evropian. Në fund të vitit 2007, prodhimi i brendshëm bruto (PBB) kinez pritet ta kalojë shifrën e 3100 miliardë dollarësh (ose 2246 miliardë eurosh) kundrejt vetëm 3000 miliardë dollarësh që pritet të jetë PBB i Gjermanisë. Gjatë viteve të fundit, rritja ekonomike me dy shifra luhatet në nivelet 10-12% duke e bërë Kinën vendin me rritjen absolute, por dhe ritmin e rritjes më të lartë në botë. Investimet direkte janë rritur me një shifër vjetore prej 20-25% në vit, shifër kjo “e frikshme” për ekonomistët, natyrisht në kuptimin pozitiv të fjalës. Nga ana tjetër, inflacioni, armiku më i rrezikshëm i ekonomive në ekspansion kaq të shpejtë dhe kaq të lartë, vazhdon të luhatet në shifrat e kënaqshme të 3-4,5% me gjithë dyshimet për kohëzgjatjen e kësaj periudhe të artë. Por shifrat impresionuese të zhvillimit të Kinës shkojnë akoma më tej: në vitin 2007 Kina rezulton si prodhuesi më i madh i perimeve në botë (48% të sasisë totale të perimeve në shkallë planeti); është ndërtuesi më i madh në botë i autostradave, hekurudhave, pallateve dhe shtëpive të banimit, si dhe i hidrocentraleve dhe digave gjigante; fabrikuesi më i madh i kompjuterëve dhe televizorëve; çdo vit në Kinë prodhohen rreth 6 milionë vetura; vendi është prodhuesi dhe konsumatori më i madh i qymyrit, hekurit dhe aluminit në botë; 80% e traktorëve që prodhohen sot në botë janë të markës “made in China”; 70% të orëve të të gjitha llojeve gjithashtu. Sipas vlerësimeve, pritet që në vitin 2013, prodhimi industrial kinez ta kalojë atë amerikan. Një tjetër “kuriozitet” në kuadrin e rekordeve kineze, këtë radhë në kuadrin e bumit të ndërtimeve: “në Shangai gjenden aktualisht rreth 30% e vinçave të të gjithë botës!” Origjina e ekonomisë moderne kineze – Për të kuptuar rëndësinë dhe peshën e ekonomisë moderne kineze mjafton t‘i referohemi si periudhe fillestare në epokën ekonominë moderne situatës së shekullit XIX, në të cilin ekonomia e Kinës paraqiste 30% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të botës. Në shekullin XIX, Kina kaloi një periudhë me tensione të forta sociale, me stanjacion ekonomik, me një rritje demografike eksplozive dhe probleme të shumta e konfliktuale në marrëdhëniet me “fuqitë perëndimore” të kohës. Dëshira e britanikëve për të “hapur” tregtinë dhe sidomos për të vazhduar “eksportet e ndaluara të opiumit” çuan në “luftën e parë të opiumit” dhe disfatën kineze të vitit 1840. Me traktatin e Nankin-it të vitit 1842, Britania e Madhe përfitoi Hong Kongun, si dhe të drejtën e “hapjes” së shumë porteve kineze kundrejt tregtisë me Evropën. Më vonë, SHBA dhe Japonia, përfituan mjaft “koncesione” në kontrollin e territoreve bregdetare dhe privilegje të mëdha tregtare në Kinë. Fitorja e “Republikës Popullore të Kinës” në vitin 1949 shënoi fundin e një periudhe autarkike në ekonominë kineze dhe e orientoi atë drejt “ekonomisë socialiste” me planifikim krejtësisht të centralizuar dhe kontroll absolut të partisë në jetën politike, ekonomike dhe sociale. Kjo periudhë u karakterizua nga suksese në drejtim të garantimit të një niveli të pranueshëm jetese e shërbimesh për popullsinë kineze, ashtu dhe nga “gabime të mëdha” si “Revolucioni kulturor”, “kërcimi i madh përpara” etj., të cilat ç‘organizuan krejtësisht ekonominë, trashëgiminë historike dhe nivelin e jetesës në Kinë. Mbas vdekjes së udhëheqësit të revolucionit kinez, Mao Ce Dun në vitin 1976 dhe ardhjes në pushtet të një udhëheqësi më liberal, Ten Siao Pin-it, në Kinë u aplikua një formule dhe koncept i panjohur më parë “ekonomia socialiste e tregut”. Kjo i krijoi mundësi Kinës të “hapte progresivisht ekonominë e saj pa prekur regjimin politik”. Ten Siao Pin-i deklaronte se “tregu i lirë është si një kanarinë e vlefshme dhe e bukur që duhet mbajtur në kafaz, sepse po e lë derën hapur ajo fluturon dhe nuk kapet dot më”. Që prej viteve ‘80, Kina po njeh një zhvillim të pandalshëm aq sa sot ka arritur të cilësohet si “uzina e botës”, ndërsa për të ardhmen, sipas ekonomistit Laurent Dupin ajo rrezikon të bëhet “qendra komanduese e ekonomisë botërore”. Hapja ekonomike e Kinës aktualisht mbështetet në të ashtuquajturat “zona ekonomike speciale”, zona apo territore që ofrojnë kushte shumë të favorshme për firmat dhe kompanitë e huaja nacionale apo multinacionale, por që paralelisht me lehtësirat “i detyrojnë ato të lënë në vend teknologjitë dhe instalimet e tyre në rast se vendosin të largohen apo delokalizohen”. Këto zona okupojnë tashmë pothuajse gjithë zonat bregdetare kineze. Futja e Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në vitin 2001 po e konfirmon përditë e më tepër vendin e Kinës në ekonominë botërore, duke e profilizuar atë si një qendër rëndese në krah të SHBA, BE-së dhe Japonisë. Eksportet kineze janë nga më kompetitivet në botë dhe përbejnë kontingjentin kryesor të deficitit tregtar amerikan. Kina zotëron sot edhe një sasi kolosale dollarësh. Me anën e rezervës së saj strategjike financiare Kina garanton 18 muaj importe dhe mbulon 10-fish borxhin e jashtëm të vendit. Si pasojë e suficitit të jashtëzakonshëm tregtar, Banka Qendrore kineze grumbullon dhe tërheq nga tregu financiar rreth 15 miliardë dollarë çdo muaj. Dilemat e rritjes dhe zhvillimit – Por edhe rritja ekonomike nuk është gjithmonë e dëshirueshme. Shqetësimi kryesor i autoriteteve ekonomike e financiare kineze aktualisht nuk është nxitja dhe përshpejtimi i mëtejshëm i rritjes ekonomike, por “frenimi i saj” dhe menaxhimi me kujdes i “mbinxehjes së motorit ekonomik të vendit”. Shifrat e publikuara nga agjencia kineze e statistikave, si dhe orientimet e Bankës Qendrore Kineze apo institucioneve të tjera përgjegjëse për zhvillimin ekonomik, duke iu referuar gazetës “Le monde”, dëshmojnë se autoritetet kineze “kanë filluar të shtypin pedalin e frenave” për të frenuar ritmin e zhvillimit. Rreziku i shfaqjes së inflacionit ka filluar të shqetësojë ekspertët e ekonomisë dhe financave në nivelet më të larta. Rritja prej 5,6% e çmimeve në përgjithësi në muajt qershor-korrik të viti 2007 (çmimet e shumë produkteve ushqimore janë rritur me 15% dhe çmimi i mishit të derrit dhe nënprodukteve të tij me 40%), më e madhja e 10 viteve të fundit, është bërë objekt analizash e reagimesh të veçanta në emër të ruajtjes së “stabilitetit social”. Ekonomistët dhe politikanët kinezë janë të ndarë në opinionet e tyre në lidhje me këtë valë të pritshme inflacioniste. Pyetja dhe pikëpyetja më e rëndësishme që qarkullon në mjediset politike e ekonomike të vendit është: “tensione lokale dhe koniunkturale apo mosfunksionim strukturor që vjen si pasojë e mbinxehjes së ekonomisë?”. Por ky shqetësim, edhe pse nga ana e autoriteteve kineze shprehet me shumë kujdes, ka filluar të ngacmojë Bankën Qendrore Kineze, e cila në raportin e saj të fundit të muajit gusht 2007 tërhiqte vëmendjen “se presionet për rritjen e çmimeve janë forcuar dhe rreziku i inflacionit meriton të ndiqet me vëmendje”. Raporti nënvizon gjithashtu se “duhet evituar që rritja shumë e shpejtë të shkaktojë mbinxehje të ekonomisë në përgjithësi”. Analistët presin që Banka Qendrore të realizojë një rritje të re të normës bazë të interesit, e cila do të jetë e katërta radhazi për këtë vit. Kapitalizmi “Made in China”: mit apo realitet? Kapitalizmi specifik kinez është tashmë në fokusin e shumë analizave dhe diskutimeve në botë. Mjaft pyetje e pikëpyetje të tipit: “a ngjan kapitalizmi kinez me kapitalizmin anglo-sakson, social-demokrat apo atë shtetëror të njohur deri tani si forma dominuese të kapitalizmit në botë?”, “a mund të shërbejë si shembull kapitalizmi kinez për vende të tjera?” etj., qarkullojnë sot në mjediset politike dhe akademike ndërkombëtare. Por vetë kinezët pretendojnë që “modeli i tyre ekonomik” duhet të njihet dhe pranohet si origjinal. Modeli kinez nuk është një kalim klasik stricto sensu “nga komunizmi në kapitalizëm” siç ndodhi në mënyrë radikale dhe masive në vendet e tjera ish-komuniste lindore. Kinezët e përkufizojnë këtë model jo si një “kapitalizëm komunist” ashtu siç e cilësojnë rëndom atë perëndimorët, por si një “kapitalizëm origjinal kinez”. Thelbi i tij është “kombinimi i autoritarizmit politik me efektivitetin ekonomik”. Sipas D.Haber dhe J.Mandelbaun “ekonomia socialiste e tregut” po shndërrohet gradualisht në një “kapitalizëm special kinez”. Forca e kapitalizmit kinez qëndron para së gjithash në fuqinë e tij demografike. Popullsia gjigante kineze, e kontrolluar tashmë me ligje dhe rregulla të rrepta në progresin e saj, nuk është më një element frenues i zhvillimit, por “motori kryesor i progresit”. Drejtuesit e ndërmarrjeve dhe firmave më të mëdha të botës konstatojnë çdo ditë karakterin e veçantë të këtij burimi human, talentin dhe edukatën e punës, eficensën dhe iniciativën kolektive, respektin dhe sakrificën për punën dhe ndërmarrjen etj. Kina është aktualisht, por pritet të jetë dhe në të ardhmen, hapësira prodhuese më e kërkuar në botë nga ana e firmave dhe sipërmarrjeve të biznesit ndërkombëtar. Dhe kjo, jo vetëm sepse Kina po bëhet tregu më i madh në botë, por sepse ajo ka mundësi ta zgjerojë pa pushim hapësirën e saj “të dobishme për zhvillim” në veri dhe perëndim të territorit të saj duke mbetur kështu një zonë prodhuese nga më kompetitivet në botë. Duke përfituar nga territori gjigant dhe demografia intensive, Kina mund ta ruajë kompetivitetin në fushën e çmimeve duke zhvilluar në të njëjtën kohë dhe kompetivitetin në fushën e cilësisë dhe teknologjive të reja, të konsideruara deri tani “si pronë e Perëndimit”. Ne‘ librat e tij të fundit, “Shekulli Kinez” dhe “Cindia”, gazetari italian, Federico Rampini, korrespondent qe prej dhjete vjetesh i gazetes italiane “La Repubblica” ne Kine, shkruan se “tashme kinezet po krijojne gjigantët e tyre te super-teknologjive te tipit “microsoft”, “apple”, “general motors”, “monsanto”, “silicon valley” etj.”. F.Rampini e vlereson si shume te rendesishem momentin kur “keta shkencëtarë dhe inxhinierë ne vendet ne zhvillim do te fillojnë te drejtojnë sektorë qe punësojnë masivisht fuqinë punëtore dhe qe kane impakt te konsiderueshëm ne ekonominë rajonale e botërore”. Ky do te jete dhe momenti me i vështirë për vendet e industrializuara, pasi ato do te humbin një pjese te aftësive te tyre konkurruese si pasojë e humbjes se perparesise ne teknologjitë e reja. Mrekullia kineze dhe ankthi i shkatërrimit ekologjik. Por mrekullia kineze ka edhe anën tjetër të medaljes. Ajo vlerësohet nga ekspertët si “antiteza e zhvillimit të qëndrueshëm”. Zhvillimi ekonomik po realizohet në kurriz të shkatërrimit të natyrës dhe shëndetit të njerëzve dhe si për ironi të këtij fakti, Kina është nga të paktat vende në botë që nuk ka akoma një Ministri Mjedisi! Sipas OECD-së “prioritetet ekonomike në këtë vend kanë lënë krejtësisht në hije preokupimet mjedisore”. Mjaftojnë vetëm disa shembuj për të provuar situatën alarmante mjedisore. Kina ka aktualisht 17 nga 20 qytetet më të ndotura të botës dhe sipas OECD-së “në disa qytete ajo është në gjendjen nga më problematiket në botë”; çdo ditë në Kinë shtohen në qarkullim më shumë se 3000 vetura; mbi 30-40% e ujërave mbitokësore janë “shumë të ndotura”; për herë të parë në historinë e Kinës dhe planetit, në fund të vitit 2007, emisioni i dioksidit të karbonit (CO2) nga ana e Kinës (i vlerësuar si përgjegjësi kryesor i fenomenit të ngrohjes së planetit dhe ndryshimeve klimaterike) pritet ta kalojë atë të prodhuar dhe lëshuar në atmosferë nga SHBA. OECD-ja citon një raport të fundit të Bankës Botërore mbi kostot njerëzore të ndotjes sipas së cilit, në Kinë “190 milionë njerëz vuajnë nga sëmundjet e shkaktuara nga përdorimi i ujit të ndotur…”. Qeveria dhe institucionet publike kineze po ndërmarrin një sërë programesh speciale për të sensibilizuar popullsinë dhe industrinë e vendit për të reduktuar në maksimum këtë proces gjigant ndotjeje dhe shkatërrimi të natyrës, aq më tepër që Kina ndodhet në prag të organizimit të Lojërave Olimpike Botërore në vitin 2008, por duke ju referuar dhe vetë autoriteteve kineze, një ndërmarrje e tillë është e vështirë, sidomos respektimi i rregullave dhe ligjeve mjedisore nga provincat dhe sektori privat i ekonomisë. Një shoqëri me shumë tensione sociale. Megjithëse nga jashtë duket sikur shkëlqimi ekonomik eliminon apo minimizon çdo problem social, shoqëria dhe realiteti shoqëror kinez mbartin shumë probleme e tensione sociale. Sipas burimeve zyrtare kineze, “çdo vit në të gjithë vendin llogariten rreth 75000 manifestime”. Pjesa dërrmuese e tyre zhvillohen larg syrit të gazetarëve dhe objektivit të kamerave të televizioneve, zhvillohen në zonat rurale të vendit në të cilat jetojnë 2 në 3 kinezë. Fshatarët luftojnë kundër shpronësimeve dhe përzënies nga tokat bujqësore në emër të industrializimit dhe zhvillimit e modernizimit të vendit; minatorët kinezë bëjnë greva të ashpra në kërkim të kushteve më të mira e më të sigurta pune në minierat e qymyrit (Kina prodhon aktualisht 30% të sasisë së qymyrit në botë, ndërkohë që shifra e aksidente në minierat kineze të qymyrit përfaqëson rreth 80% të aksidenteve në këto miniera në botë); të papunët protestojnë kundër mungesës së sistemeve sociale mbështetëse; qytetarët e qyteteve të mëdha protestojnë shpesh kundër shpronësimeve arbitrare të banesave dhe pronave të tyre në emër të ndërtimit të lagjeve moderne etj. Sipas Wen Tiejun, dekan i Fakultetit të Ekonomisë Agrare dhe zhvillimit rural të universitetit Renmin të Pekinit “të huajt i kanë të përqendruar sytë vetëm te shifrat e rritjes ekonomike…ata admirojnë pallatet tona shumëkatëshe gjigante dhe në mendjet e tyre mbeten vetëm metropolet ultramoderne…por janë hapësirat rurale kineze ku jetojnë mbi 700 milionë njerëz ato që kanë më shumë probleme”. Sipas statistikave (enciklopedia Wikipendia), mbi 30 milionë njerëz në Kinë jetojnë akoma me më pak se 77 dollarë në vit; vetëm 76 milionë punëtorë urbanë ose 5,8% e popullsisë janë të mbrojtur dhe mbuluar nga sigurimet shëndetësore. Shoqëria kineze konsiderohet si një nga shoqëritë më të diferencuara të botës: familjet më të pasuara që përfaqësojnë vetëm 8,6% të popullsisë në total, zotërojnë mbi 60% të kapitalit financiar të vendit. Po kështu, duke iu referuar statistikave kineze, qendrat e mëdha urbane dhe aglomeratet industriale janë tre herë më të pasura se hapësirat rurale. Një problem shumë shqetësues për ekonominë dhe shoqërinë kineze është dhe fenomeni i korrupsionit, sidomos ai i “kuadrove të mesëm dhe të vegjël”. Si pasojë e legjislacionit shumë të rreptë në këtë drejtim, Kina mban vendin e parë në botë për dënimet me vdekje apo dënimet e gjata me burg për “trafik droge”, “përvetim fondesh dhe parash publike”, “shmangie nga detyrimet fiskale”, “klientelizëm” etj. Po kështu, një nga problemet më shqetësuese për të cilat Kina është e “famshme” në botë, është “prodhimi pirat” i shumë produkteve e markave të njohura ndërkombëtare, fenomen që po bëhet shkak për shumë konflikte tregtare e politike ndërmjet Kinës dhe SHBA, BE etj. Atletet “Nike”, pantallonat “Jeans”, rripat e lëkurës “Levis”, bluzat “Lacoste”, kravatat “Armani”, veshjet “Nino Vitali”, çantat “Versace”, kozmetika “Lancom”, “Shiseido”, “L‘oreal”, “Givenchy” etj,”. CD-të e filmave dhe këngëtareve më moderne e më në modë, veturat BMW, FORD, etj., gjenden tashmë të gjitha në versionin e tyre kinez dhe shiten pothuajse në të gjithë vendet e botës, megjithëse janë thjesht kopjime ilegale dhe shumë larg cilësisë së versionit dhe patentës origjinale. EDISON MYRTEZA, Pekin
Nje Jo – Politikan me ‘’Politikë’’ te Re
Duket si loje fjalesh por eshte e vertete. Te gjithe kemi degjuar pa rreshtur dhe ndoshta miliona here refrenin e per-minutshem te Rames per gjoja politiken e tij te re. Them refrenin sepse tashme kjo thenie po tingellon tamam me nje refren, qe ashtu si ne nje kenge, perseritet pas cdo strofe. Ndersa Rama po e permend pas cdo paragrafi, fjalie, madje dhe togfjaleshi. Sipas nje koncepti filozofik, nese kerkon ta diskretitosh nje ide, permende ate pa pushim, deri sa njerezit te bezdisen e te mos e besojne me. Dhe mbase pikerisht kjo po ndodh me Ramen. I shterrur dhe i konsumuar tashme, ai s’rresht se perserituri togefjaleshin absurd “politik e re”, dhe ne kete aspekt ngjan me dy gishtat e Berishes, qe i ngre vend e pa vend, madje dhe ne dasma e ne morte. Se fundi Rama leshoi apo anoncoi procken e fundit te tij, kur tha se ai nuk eshte nje politikan. Me shume se per te qeshur, nje prononcim i tille te ben ta meshirosh kete njeri, i cili per fat te keq, po shembellen tani me titullin e vepres se Agollit “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo”. Dhe a te besohej se nje dite do te ndodhte pikerisht keshtu, qe kryetari simpatik i Bashkise se Tiranes, do te shnderohej gati ne nje lolo, qe bredh si klloun qytet me qytet, fshat me fshat, mal me mal e fush me fush (sic thote dhe vete ai) per te bere shoun absurd te rradhes. Se si mund te beje “politik te re” nje “jo-politikan”, kete vetem Rama e di. Dhe me te vertete, a mund te besh politik pa qene politikan?! Nejse, problemi eshte se kush po e keshillon kete njeri, apo e thene me shqeto, kush po e saboton ate me keshillat e tij. Uroj te mos degjoj agronomin e deshtuar Eduard Zaloshnja, qe ben kompetentin per cdo gje, por asnjehere per fushen e agronomise ku eshte diplomuar. Kam mendimin se e vetmja e mire e politikes se ashtuquajtur te “re”, te jo-politikanit te vete-deklaruar Rama, eshte shkaterimi qe i ai po i ben PS-se, dhe nga ana tjeter, e vetmja e keqe e politikes se tij te “re”, eshte se ai do i jape nje mandat te dyte qeveritar Berishes. Sokol Pepushaj
Rreth botes me biciklete
Kane vendosur te rikthejne “Rrugen e mendafshit” te ndjekur nga bashkekombasi i tyre Marko Polo. Jane dy italiane, 53 dhe 63 vjecare perkatesisht Gianni Sirotto dhe Renato Ciravegna. Pasditen e te henes kane qene ne Shkoder, miq te vecante te konsullit te Italise Stefano Marguccio. Nisma e tyre eshte sa e vecante, por deri diku edhe e “cmendur”. Ata jane mesuar me aventura te tilla dhe madje i njohin jo vetem miqte e tyre, por edhe me gjere. 14.200 kilometer rruge, te cilat do te pershkohen vetem me biciklete ne nje udhetim qe duhet te perfundoje ne prag te Lojrave Olimpike te ketij gushti ne Pekin. Eshte nje dhurate qe keta dy burra duan ti bejne sportisteve italiane qe do te perfaqesohen ne keto Lojra te mirenjohura. Jane nisur nga Italia, pikerisht Venecia me 17 shkurt, gjithmone me bicikletat e tyre, por duke patur pas vetes edhe nje “rimorkio” te vogel me gjerat me te nevojshme ne udhetimin e tyre te cuditshem, ushqime dhe pije sigurisht, por edhe nje tende per cdo eventualitet per te kaluar naten. I takova rastesisht ne mjediset e Bankes Amerikane dhe si “yje” te vertete televiziv, pranuan pa asnje problem te bashkebisedonim. “Gjithcka na ka vajtur mire qe nga nisja jone, na thote Renato. Perjashto diten kur na takoi te kalonim ne Slloveni, kur ka qene nje i ftohte i tmerrshem, tashme duket se edhe koha eshte me ne. Kemi menduar te rikthejme “Rrugen e mendafshit” te ndjekur nga Marko Polo, por edhe ne kuader te Lojrave Olipmike ne Pekinit. Jemi mesuar me te tilla sfida, kemi bere edhe stervitje, por me shume se pergatitja fizike, ne nje sipermarrje te tille, vlen ajo mendore. Jemi te bindur se do ia arrijme”. Teksa i pyet per Shqiperine, menjehere te pergjigjen: “Jemi perballuar me nje realitet krejt tjeter nga ai qe kishim per vendin tuaj, thote serish me ciltersi Renato. Me keto fjale, ai le te kuptohet se nuk kane patur nje imazh shume te mire per Shqiperine dhe shqiptaret. “Shoh nje vend ne ndryshim, nje vend ku po ndertohet dhe shume shpejt, per pak vite, do te jeni edhe ju si Italia, shprehet Renato, i cili mban mbi supe 63 vite, te cilat ne fakt nuk i duken aspak, kur e sheh edhe me veshjen sportive me te cilen hipen mbi biciklete. “Bicikletat i kemi lene ne konsullate, fillon tashme me humorin e zakonshem te italianeve aventurieri tjeter Gianni Sirotto. Duke ia marre pergjigjen nga goja mikut te tij Ciravegna, Gianni thote me nje buzeqeshje te cilter se nuk eshte e nevojshme te beheni si Italia, pasi nuk keni pse te krahasoheni me te. Duhet te jeni vetvetja ne gjithcka. Kam qene edhe here te tjera ne Shqiperi dhe kam shetitur ne Veri dhe Verilindje ku kam pare bukuri te rradha, por jam njohur edhe me mikpritjen tuaj. Mesa mbaj mend, duhet te kete qene viti 1996 apo dicka e tille. Shoh ndryshime te shumta, ndertime te mrekullueshme, me ngjalli me nje vullkan ndertimesh. Sot jemi ne Shkoder, miq te konsullit Marguccio, neser do te jemi ne Tirane per te takuar nje mikun tone Ilir Matin dhe me pas do te vijojme rrugetimin tone drejt Pekinit, thote Gianni. “Eshte interesant edhe nje fakt tjeter, rifutet ne bisede 63 vjecari Renato. Qe ne momentin qe jemi nisur, asnjehere nuk kemi patur nevoje te hapim tenden tone per te fjetur. Kemi gjetur mikpritje te jashtezakonshme kudo qe kemi ecur dhe jemi te bindur edhe ketu, do te gjejme te njejten mikpritje. Gianni, menjehere i rikthehet humorit te tij. “Miq e mij kur u them se do nisem apo do kaloj nga Shqiperia, stepen. Une u pergjigjem me humor duke u thene se ne Shqiperi nuk ka asnje rrezik, asnje problem, pasi “te keqinjte” jane ne Itali. Shpresoj qe ju te mos thoni te njejten gje per italianet qe jane ketu tek ju, e mbyll serish me nota humori fjalen e tij Gianni 53 vjecar, qe ne fakt pa i mbetur qejfi, na jep pershtypjen se eshte me i madh se Renato, gjithmone nese ne nuk kemi ngaterruar imazhet e tyre me te dhenat qe na percollen. Sipermarrja e tyre e vecante, e cila ne fakt mund te konsiderohet edhe nje “cmenduri” e vogel, duhej te fillonte me 31 mars per te perfunduar me 13 korrik 2008, para dates 8 gusht kur duhet te filloje Olimpiada e Pekinit. Nuk mund te rri pa ia shprehur, sigurisht me nota humori, pesimizmin per mosarritjen e qellimit te tyre, duke iu permendur moshen por edhe mjetin e udhetimit qe eshte thjeshte nje “Biciklete Malesh”- MTB. Natyrshem nuk e marrin per ters, por thjeshte te kujtojne se sterviten ne kete fushe dhe se per ta eshte shume e rendesishme te jene te pergatitur menderisht. Pas intervistes, kane treguar interes per mediat qe iu ofruan hapesiren e tyre TV1 Channel dhe gazeten “Shqiperia Etnike”. Ne darken e te henes, ata kane ndjekur edicionet e lajmeve ne televizion, ndersa nuk munguan te na japin nje kartvizte qe tu dergojne nje numer te gazetes ku shkruhet per ta. Etja njerezore per te eksploruar natyren, nuk ka rreshtur asnjeher, sic edh emenyrat per ta shijuar ate. Marko Polo para rreth 700 viteve i dha jete “Rruges se mandafshit” drejt Kines, ndersa ne vitin 2008, historia perseritet me dy italiane te tjere. Renato Ciravagna dhe Gianni Sirotto duan te arrijne nga Venecia ne Pekin per rreth 160 dite, duke pershkuar 14.200 kilometer me nje mesatare ditore qe i kalon 90 km. Dhe Gianni na dhuroi edhe rreshtat e fundit te ketij reportazhi te shkurter. “Udhetojme rreth 100 km ne dite, sigurisht jo duke garuar, por me nje ritem te caktuar. Ne darke, ne 6 ose ne 7, ne jemi ne gjume, nuk ka jete nate, nuk ka bare dhe kabare, buzeqeshi serish Gianni. Bl.De.
8 MARS 1968
Ende ka mbetur nje shishe me leng portokalli ne komodinen qe kush e di qe kur nuk ishte pastruar, e pluhuri dukej si nje vese e ndryshkur permbi te. Llokumet qe pardje i’a solli “ajo” i kishte hellur ne koshin e mbeturinave. Ashtu tek i shikonte vetvetiu i dukeshin te hillura, e nuk kishte deshire as per t’i provuar, megjithse thelle- thelle e kishte marre malli per llokume. Por ideja qe i’a kishte sjelle “ajo” nuk e lejonte qe te shuante mallin. ”Ai”as kesaj radhe nuk kishte ardhur per ta takuar, Gjithmone justifikohej se kishte pune. Eh ai gjithmone kishte pune……Ate dite dielli shendriste fort sa te verbonte syte, e rrezet si per inat depertonin edhe pertej xhamave te dhomes se saj. Nje dhome e vogel, jo edhe aq komode por e rehatshme. Nje shtrat, nje komodine, e pak me tej nje dollap i vogel rrobash ku kishte mblellur dy tre rroba. Ende nuk ishte ngritur nga shtrati edhe pse ora ne mure shenonte gati dhjete. I hodhi ne veshtrim perciptazi ores dhe vendosi te ngrihej. Duhej te shpejtonte per ne sallen e ngrenies per te marre mengjesin, me pas do te dilte pak me Floren ne kopsht, me pas dreka, pastaj pasdite ne sallen e televisorit e keshtu me radhe te gjitha derisa te vinte serish mbremja…. ta mbyllte edhe nje tjeter dite e te binte per te fjetur e me pas te priste te nesermen. Te shtynte ditet derisa nje dite te mos zgjohej me. Kohet e fundit brenda vetes e deshironte kete gje…nuk donte me te jetonte nen agonine e nje te neserme me te hillur. E kollitura i shtohej cdo dite e i dhembnin kockat. E kot te ankohej, fundja nuk kishte kujt ti ankohej. U vesh dhe teksa lante fytyren u pa ne pasqyre. Mosha e kishte mplakur, por me shume dhimbja…jeta, vitet qe kishte kaluar ketu. Para nje jave numeroi plot tre vite qe e kishin sjelle ketu. E mbante mend mire ate dite, te dy “ata” kishin marre vendimin dhe i kishin thene se gjithçka eshte “vetem per te miren e saj. ”Ne ate moment kishte veshtruar ne syte e “saj” dhe kishte dalluar triumfin e fitores te maskuar mjeshterisht me nje buzeqeshje te shtirur. Me pas si per te kerkuar meshire dhe shpetim kishte veshtruar syte e “tij” por kishte dalluar pafuqi, e ndoshta edhe dhimbje. Ata sy i njihte mire…. Nuk kishte folur, as nuk kishte qare…thjesht kishte heshtur por edhe heshja flet. Mbante mend qe e kishin sjelle te dy. Ajo ishte trembur pak ne fillim por njeriu mesohet me te gjitha. Kishte veshtruar prap syte e tij dhe kishte dalluar lot. Prap kishte heshtur…e ata ishin larguar duke e lene vetem, atje…. Aty pastaj kishte njohur Floren nje grua te moshes se saj e cila, edhe ajo fatin e saj kishte pasur. Ne ata vend, te gjithe te njejtin fat kane, e njejta dhimbje i bashkon. E aty kishte rindertuar jeten e saj keto tre vite. ”Ai” vetem njehere kishte ardhur ta takonte qe nga ajo dite kur kishte mbushur 80 vjec. Me nje dhurate ne dore ishte paraqitur si pa te keq se bashku me te, e te dy te buzeqeshur i kishin uruar ditelindjen. E kishte veshtruar gjate ne sy por kete radhe nuk kishte vene re lot, veç pak dhimbje. Ata sy i njihte mire…. E me pas nuk e kishte pare me. Gjithmone vinte “ajo” e i sillte ndonje gje. E kishte marre malli per shtepine, per kuzhinen e vogel ku i perkatiste cdo nate te birit darken e ja linte te grohte ne tavoline. Me pas shtrihej ne divan dhe priste tek kthehej vone nga puna. Por nuk ishte i biri “ai” qe e kishte sjedhe ne kete ferr. Nuk kishte se si te ndryshonte njeriu kaq shume…por e verteta dhemb gjithmone e kjo ishte e verteta e saj sado qe ajo nuk donte ta pranonte. E kishte rritur vetem dhe shume vite me radhe kishte enderruar tek shetiste me nipat e mbesat per dore. E kishte deshiruar aq shume fjalen “gjyshe” por jeta eshte e padrejte ose me mire te tjeret kishin qene te padrejte me te, i kishin mohuar shume gjera. E teksa i mendonte gjitha keto gjera koha kishte ikur dhe tashme nuk kishte deshire as te hante mengjes. U kthye ne dhomen e saj te vogel dhe provoi te veshtronte nga dritarja, te hidhte nje veshtrim ne anen tjeter te botes, aty ku gjithçka ishte ndryshe , aty ku diku ishte edhe “ai”, biri i saj i vetem. Nga larg degjoi zera femijesh qe luanin, ishin diku larg por asaj iu drodh zemra per nje moment. Menjehere mendja i shkoi te i biri, mos ishte vrare?Mos ishte rrezuar?…Por e kuptoi se tashme i biri ishte rritur dhe mund te ecte vete. Syte iu mbushen me lot dhe shkoi tek dollapi ku ruante rrobat dhe nje kuti te vogel. Kishte vite qe e ruante ate kuti si nje senduk kujtimesh, dhe provoi ta hapte. Nje unaze e te shoqit, nje varese floriri per pervjetore………. . dhe mes te tjerash ne leter…E hapi dhe…. Néné! Syte e tu jane si pishtare Qe ndriçuan jeten time Dashuria ishte ushqimi qe me dhé Dhe me te me ushqeve Nene, te imagjinoj engjell E ne te vertete e tille je Nje engjell qe krahet e tu m’i dhe mua per te fluturuar Ti u bere foleza ime Ti, o e shtrenjta ime! Tek ti ndjeva githe sigurine e botes E ne krahrorin tend mblodha nektarin e dashurise Mbydha dhe hapa syte me ninullen tende Vetem ti, o shtrenjta ime…. . E ne fund te faqes shkruhej: PER NENEN TIME QE E DUA SHUME. 8 MARS 1968! Letra filloi te lagej nga lotet e ndrekohe u afrua serish nga dritarja ku femijet vazhdonin te luanin…çudierisht i biri nuk ishte aty e syte pa dashje i shkuan tek nje kalendare i varur ne mure…. data shenonte 8 mars. EMIRANDA LUKAJ, Milano
SHTATË SHALJANËT DHE SHKERDHATOKRACIA E FATOS NANOS
Jo vetëm fejton Prej disa muajsh, autori i famshëm i “meritokracisë” Fatos Nano, ka nisur marshimin donkishotësh për rifitimin karrierës së “shkerdhatokracisë”. E përdorëm qysh në fillim këtë epitet, jo të sajuar nga ne, pot të thëna, njëra nga vetë personazhi i shkrimit tonë dhe tjetra nga poeti i shquar dhe socialisti i vërtetë Dritëro Agolli. Besojmë se lexuesit i kujtohet se kur zoti Nano erdhi në qeverisje në vitin 1997, pasi kapërceu rrezikun Salist të ’98 – tës dhe forcoi prapanicën në kolltukun e kryeministrit, presionit të shokëve, miqve e militantëve për poste e privilegje u vuri përballë sloganin origjinal të “meritokracisë”. Nga të gjithë ne socialistët, vetëm shkrimtari D. Agolli e kuptoi atë qysh në fillim dhe për ta bërë sa më të kuptueshëm, për ne të tjerët e përktheu në “shkerdhatokraci”. Koha shume shpejt e vërtetoi se Dritëroi paska pasur të drejtë. Jo meritokracia, por shkerdhatokracia u bë modeli i qeverisjes se zotit Nano për dy legjislatura radhazi. Tani pas dy vitesh, i dorëhequr nga posti i kryetarit të Partisë e i përzënë nga ai i Kryeministrit dhe pasi këndoi në të gjitha kazinotë e buzukët e Greqisë, Dubait, Havait e “hajt-hajtit”, u rikthye në skenën e “lyer” të politikës shqiptare për të rimarr karrigen e dashur të “shkerdhatokracisë”. Bile edhe kur pasardhësit e Shtatë shaljanëve e të tjerë,vdisnin e përpiheshin nga deti i trazuar i janarit, Tosi, shakërdëhej buzukëve të Greqisë dhe nuk e tundte veshin aspak as nuk e lëvizte mustakun pse djemtë e nënave kërkonin ndihmë në terrin e detit dhe të natës pa hënë. Bëri tentativë për të arritur postin e lakmuar të kryetarit të shtetit, por i doli huq sepse ortaku i tij, Saliu, ka lindur nja “dy ditë” përpara Nanos. Atëherë ky i fundit i hipi Rosinantit, më saktë gomarit të Sanço Panços dhe u nis në kërkim të “Dylqinjës”. Kësaj radhë shkerdhatokracinë po e kërkon ta institucionalizojnë që nga baza e Partisë, që dikur drejtonte, për ta çuar pastaj në çati, kulmin e se cilës më patjetër duhet ta kenë “Panço”, na falni, Nano. Se si do të përfundojnë ky inkursion donkishotesk i ish kryetarit mund ta përcaktojnë vetëm “Serevantesi” i vendit tonë, Dritëroi, i cili, me siguri do t’i gjejnë edhe në këtë rast një epitet origjinal, ashtu siç është origjinal në të gjitha shkrimet dhe thëniet e tija lapidare. Ne, socialistët e thjeshtë nuk jemi në gjendje të parashikojmë e përcaktojmë përfundimin e “lëvizjeve” të lidha të tipit Nano-Panço; por ama jemi ne gjendje te kuptojmë budallallëqet, gafat, përçarjet dhe deri ofezat që ish kryetari lëshon si lopa bajgat nëpër tubime e organizuara për nder të Tij në zona ta ndryshme të vendit. Para pak kohësh në takimin më socialistët apo “gjoja socialistët” e Lezhës, midis ligjëratave të pleksura si herioglife kinezë, Nano përdori edhe shprehjen “socialist një përdorimsh”. Dëgjuesit që u ndodhën në këtë tubim, mbërthyer, ndoshta, nga inercia e duartrokitjeve të militantëve të rreshtave të parë, kapërdinë këtë shprehje duke u ngushëlluar me mendimin se ish kryetari e kishte fjalën për ata që i rrinë pranë dhe përreth. Ata vërtetë rezultojnë të një përdorimi, sepse sapo Nano të kapërcejë gardhin, këta shokë të “pran” e “përreth” me nder i ……. dhe i hedh si një limon i shtrydhur. Po sikur të mos mjaftonte kjo batutë papërgjegjësie, në vijim të ati fjalimi “madhështor”, hodhi tjetrën bajgë, duke bashkuar e krahasuar Shtatë Shaljanët e Dukagjinit me shalëgjatët e Tiranës. Kemi dëgjuar të thonë se F. Nano është politikan dhe lider i zoti dhe i zgjuar deri në rrufjanllek. Kjo e fundit është e vërtetë. Për punën e tij personale, shokët e miqtë është e vërtetë se është rrufjan e shkuar rrufjanit. Edhe sot për fat të keq, i ndershmi, i drejti, ai që e nxjerrë bukën e gojës me punë është i mënjanuar, i pa përkrahur, i pa mbështetur, ndërsa rufjanët janë në plan të parë, bile edhe përpara partisë. Rrufjani, mashtruesi, i korruptuari e korruptuesi, sot, përkëdhelën me shprehjen “birë kurve”. Madje , ashtu siç pat thëne vetë Nano “historia i vjen pas”. Po, po, pas u vjen si pullë poste, veçse kjo histori është aventureske, një histori gafash që ka lënë dhe po len vendin tonë në një tranzicion të pafund. Duke e lënë në një anë historinë e këtyre rrufjanëve, le të kthehemi të batuta humoristike e Nanos për Shaljanët dhe shalëgjatët që artikuloi në tubimin e Lezhës. Krahasimi i figurave historike e patriotike me shalëgjatët apo shkurtabiqët e sotëm të Tiranës nuk është lapsus, siç quhen rëndomtë gafat e politikanëve e pushtetarëve, nuk është as rrufjandhek i çastit, por maskaradhek i mirfilltë që tregon se politikanët tonë, veçanërisht liderët tonë të tipit Nano e kompani kanë denigruar e degjeneruar gjer në atë shkallë sa me pa përgjegjësitë e tyre teoriko-praktike po përdhosin edhe vetë traditat dhe historinë e vendit tonë. Në pamundësi për të kontaktuar drejt për drejt me zotin Nano, sepse “socialistët një përdorimsh” që i rrinë pranë e përreth Tij nuk të lënë t’i afrohesh, por po përdorim faqet e medias së shkruar nëpërmes së cilës duam ti themi rrufjanit Nano se krahasimi, qoftë edhe me shaka, i Shtatë Shaljanëve të Dukagjinit, me shalëgjatët, shkurtabiqët, mjekroshët apo kokërruajturit e Tiranës e gjetkë, është një ofezë e rëndë për historinë e një krahine plot lavdi, është ofezë për gjithë historinë e popullit shqiptar. Me që nuk e din historinë e popullit tënd, po të tregojmë se Shatë Shaljanët nuk ishin liliput zyrash të partive të sotme, por këta e të tjerë, ishin burra të vendosur e që trimërisht dhanë jetën në Kalanë e Shkodrës, në Cetinë e kudo që ishte nevoja, dhe nuk iknin me bisht në shalë kur kërciste pushka, kundër pashallarëve turq e shumë të tjerëve, e për të mbrojtur të drejtat e tyre. Në përfundim donim të të këshillonim, me qenë se dështuat në aventurat tuaja të “meritorkracisë” e përkthyer ndryshe “shkërdhatokracisë”, mos u ngatërroni me shalët e burrave se nuk keni këllqe për këtë punë. Ndoshta duhet të ndërroni gjininë e tyre, gjë që nuk varet aspak nga Ju, fushë të cilën e keni për zemër. GJIN S. BASHA ZEF L. SOKOLI |