Dilemë!
Krijimi i mbi 60 partive në një shtet tre milionësh nuk mund të kuptohet në asnjë mënyrë si akt emancipues, akt pluralist apo aq më pak akt qytetarie. Që në vitin 1991, kur u hodhën themelet e pluralizmit dhe shoqëria shqiptare braktisi totalitarizmin, filluan të mbijnë partitë si dikur bunkerët. Në fillim, të gjithë u entuziazmuam, dhe bashkë me ne edhe një pjesë e konsiderueshme e ish-komunistëve. Edhe komunistët më fanatikë janë të ndërgjegjshëm se populli nuk e dedhi atë sistem, dhe se zgjedhjet e marsit 1992 ishin zgjedhjet më të ndershme të ktyre 10 apo 11 viteve të pluralizmit. Studentët e dhjetorit 1990, ishin forca promotore e ndryshimeve të mëdha, që do të përmbysnin një sistem despotik totalitar dhe ata ishin pararendës të ndërtimit të shoqërisë së re demokratike. Në atë dhjetor të stuhishëm ku përleshej e reja me të vjetrën dhe ardhmëria me të shkuarën, të binin në sy dy parulla: “Liri-Demokraci” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europën”. Që në fillimet e saj, Partia Demokratike, e cila e mori pushtetin përmes votës së lirë dhe plebishitare (ku vulosej vullneti i shumicës), ajo filloi karierën e saj me një seri gabimesh: rinisë shqiptare, të “rreshkur” në diellin përvëlues të aksioneve dhe të dalë nga pluhuri i fabrikave (gjysëm primitive), ose të ardhur nga brazdat e fshatit socialist, i serviri një dozë “helmi” duke i “dhuruar” çdo natë filma “porno”. Në anën tjetër, nën pretekstin absurd të shtypit të lirë, zbaviteshin të rinjtë para revistave me të njëjtat pamje! Kemi dëgjuar me qindra herë atë shprehje plot ironi e sarkazëm: “të lumtë o Salë se na kënaqe me shalë!…” Koha, po hapej dhe gjërat filluan të kthjellohen. Në vizitën e parë në Vatikan, ish-Presidenti mburrej para Papës së Shejtë se Shqipëria është vendi, me një kristianizëm 2000 vjeçar, (thua se Papa nuk e dinte një gjë të tillë)! Në udhëtimin tjetër (në fund të botës), në Brunej, Malejzi e Kuvajt, do të deklaronte (jo pa mburrje) se, shqiptarët në masën 80% janë të besimit Islam. Kemi mendimin se në të dyja rastet dhënia e këtyre “evidencave” ishte krejtësisht e panevojshme. Kjo politikë e dyfishtë (ndoshta krejtësisht e paqëllimshme), bëri një efekt tepër negativ, si në aspektin e politikës së brendëshme dhe në atë të jashtme. Dhe pikërisht këtu fillojnë dilemat: Me Europën së cilës i reklamohej pjesa më e errët dhe më vulgare, – “lakuriqësia”, apo me botën Islamike, ku njeriu është i mbyllur hermetikisht si “bunker”? Kjo “dilemë” është e pranishme në kokat e shqiptarëve edhe sot, dhe është pikërisht kj “skemë” e pakëndëshme që ia mbush “armën” Abdi Baletës, të sulmojë Perëndimin dhe të na “predikojë” mbylljen hermetike të femrës dhe në vend të kapeles “Republike”, fesin tamuz! Ky “organizim i ç’organizuar” i sillet si laku në grykë shoqërisë shqiptare – kë të zgjedhë?!… Mbi këto skema antishqiptare, spekulojnë politikanët “biznesmenë” duke u tallur çdo ditë me këtë popull të vuajtur dhe të varfër deri në kufinjtë e ekstremes, pa përmendur qindra e mijëra analfabetë që kujtojnë kohën e merhumit… Të pakët janë ata analistë që i kanë bërë një pasqyrim real, këtij realiteti të hidhur, me përjashtim të ndonjë intelektuali të shquar dhe kurajoz, si Prof. Aurel Plasari, i cili dilemat e sipërpërmendura i ka trajtuar me mjaft kompetencë në “esen” e tij të famshme: “Vija e Teodosit rishfaqet”. Por çuditërisht, edhe për këtë intelektual dhe personalitet të shquar, i cili me një përkushtim dhe vëmendje të posaçme po kërkon të vërë në vend historinë, zbardhjen e atyre figurave aq të ndritura, siç është Poeti ynë Kombëtar – Atë Gjergj Fishta, Dom. Ndoc Nikaj, e sa e sa figura të tjera ndaj të cilëve, historiografia shqiptare është mjaft defiçitare. Por edhe këtu na shfaqet Baleta, i cili duke qenë “kampion” i shpifjes dhe përçarjes, edhe Profesorin e nderuar na e ka etiketuar si Vlleh, duke futur në mes fenë. Gjithsesi të merresh me Baletën, duhet të huazosh nga fjalori i jevgave. Por, që të mos dalim nga tema, çdo shqiptar do të bënte këtë pyetje fare të thjeshtë: A i duhen dhe a i mban “kurrizi” i kërrusur shqiptar, mbi 60 parti? Jo. Atëhere, a nuk do të ishte më e udhës që të kishim maksimumi 3-5 parti, të grupuara: e Majta, e Djathta dhe Qendra? Po të vërejmë me kujdes, do të konstatojmë se mungesa e një qendre të fortë në politikën shqiptare, lejon përplasjen e dy palëve, të majtës me të djathtën e cila është njëlloj sikur të godasësh kokën me të dyja duart. Në politikën e ditës vërejmë t’i serviret popullit një diletantizëm i pa precedent. Dikush thotë, po na “pushton” Greku, kur edhe më naivët e dinë se në Greqi kemi rreth 400. 000 shqiptarë, të cilët në sajë të punës dhe djersës së ndershme po mbajnë familjet e tyre në Shqipëri. Atëherë, kujt do t’ia “faturojmë” këtë? Pra në pamundësi për të siguruar jetesën në atdhe (dhe kryesisht për paaftësinë e shtetit), ata punojnë në një vend fqinjë, të cilin, duke e konsideruar “armik”, nuk bëjnë asgjë tjetër veçse “vetvrasje”. Në Itali kemi mbi 100. 000 shqiptarë që punojnë, jetojnë dhe mësojnë. Shoqatat humanitare dhe kleri katolik italian jep në ndihmë të konsiderueshme për punësim dhe shkollim të shqiptarëve. Politikanët dashakeqë dhe mediokër shqiptarë kanë paturpësinë të vënë gojë edhe mbi Vatikanin! A duhet të pranojë Shqipëria në gjirin e saj të tillë politikanë, apo t’i flakë nga politika? Nga: Mark Bregu Abdi Baleta siç mbrojti E. Hoxhën, mpreh shpatën kundër AmerikësLexova “Rimëkëmbjen” e “ofiçinës” tuaj dhe në njërën nga faqet e kësaj “llafazanje” e cila jua kalon edhe ish jevgave të Laprakës, ku në shkrimin: “Kundër shpifografi”, pashë se disa herë lakonit emrin tim dhe të gazetës “Shqipëria Etnike”. Duke vazhduar leximin, në faqen 8 të saj, ishte cituar si më poshtë: “Edhe të tillë si Kastriot Myftaraj e Mark Bregu e kanë nga një kismet që të bëhen në një farë mënyre të njohur nëpërmjet poshtërsive. Madje Marku mburret nëpër Shkodër se ai e tregoi se është dikush, përderisa me të polemizojnë. Kastriot m…, ndonëse me vlera njerëzore qëndron shumë më poshtë se Marku, në maninë për t’u treguar si “polemist” është një “shumëfish” i Markut.” Si fillim dua t’ju tregoj se mua nuk më interesojnë fare konfliktet që ndani mes njëri-tjetrit me z. Kastriot Myftaraj, por gjithsesi mllefet, fyerjet dhe arroganca e juaj ndaj tij, tregon se Kastrioti jua paska nxjerrë të palarat në shesh (me një goditje Kastriotiane). Nuk jam as “kryeplak” që t’ju zgjidhi davanë që keni mes njëri-tjetrit, por kam për t’ju pyetur ju si “jurist dhe Pedagog” i të drejtës ndërkombëtare, mbi ç’baza juridike e mbështetni të drejtën tuaj për t’ju drejtuar në qytetari me shprehjen – “i poshtër”! Ju meritoni një përgjigje identike si ajo e juaja, por unë këtë nuk mund ta bëj, se nuk ma lejon edukata, ajo edukatë e cila nuk mësohet as duke bredhur mbas dhive në Gur-bardhë, por as në sallonet e OKB-së. Ajo mësohet nga nëna bashkë me qumështine gjiut. Por me sa duket jeni edukuar me qumështin e dhive prandaj në çdo rresht të shkrimit tuaj kundërmoni erë “cjapi e kokërdhijash”. Ju mund të bëheni edhe President, por jo qytetar. Ju “shoku” Baleta, më akuzoni si “katolikocentrist”! Me sa duket, “Katovica” ju ka caktuar rolin e përçarjes fetare si të vetmen “armë” mbas dështimit të sistemit që ju pati bërë Ambasador. Dua t’ju kujtoj ju dhe të gjithë “rrogëtarëve” tuaj se në Shqipëri ka vetëm katolikë dhe jo katolikocentristë dhe Etnokatolikë, këto formacione politike janë pjellë e fantazisë tuaj “baritore”… Kullat binjake janë një fakt. Ju, me djallëzinë që ju karakterizon, kërkoni që gjysmën e katolikëve shqiptarë ti bëni pro – sllavë dhe gjysmën pro – turq, por ata nuk shtruan hallvë kur Bini sulmoi Amerikën. Sikur të njihnit sadopak historinë, kurrë nuk do të guxonit të bënit gafa të tilla, prandaj dëgjoni me vëmendje o “bariu” diplomat. Katolikët shqiptarë, të përqendruar kryesisht në Trevën e Veriut, kanë qenë dhe mbeten formacioni më kompakt dhe kryesisht i pakomprometuar. Ata luftuan me të njëjtin intensitet, si kundër turkut ashtu edhe kundër shkjaut. Tribuni i maleve Dedë Gjon Luli, në krye të Lekëve të Malësisë luftonte sa kundër turkut aq edhe kundër shkjaut. Të njëjtën epope të lavdishme përsëriste edhe udhëheqësi legjendar i Djelmënisë së Shalës, Mehmet Shpendi, kundër hordhive të Turgut Pashës, por edhe kundër Serbëve. Ka prapë Mehmet Shpenda. Ju, që nga “mulliri” nxirrni vetëm krunde, edhe mua më keni quajtur si “agjent” të Kishës dhe të Vatikanit! Abdi “aga”, mos i mat njerëzit me “kutin” tënd sepse nuk mund të jenë të gjithë mercenarë si puna jote. Në shkrimin tuaj skandaloz, ka vetëm një të vërtetë, kur citoni në ligjëratë të drejtë thënien time: “Katolikët shqiptarë, një pjesë (kryesisht bujarët), kaluan përtej detit për të ruajtur fenë e të parëve, ndërsa pjesa tjetër ju ngjit maleve e shpellave, duke preferuar të jetonte me ujkun, por kurrë me turkun”. Do t’ju kujtoj një fakt historik. Dibra e Vogël, mbas një beteje legjendare me të tmerrshmin – Hajredin Pasha, la në fushën e betejës 22000 dibranë. Në këtë luftë të përgjakshme, Hajredin Pasha la në fushën e betejës 12000 asqerë. Është fakt i pamohueshëm se pas kësaj humbje të madhe njerëzore, në qershor të 1845 e gjithë Dibra e Vogël u kthye në muslimanë. Për këtë e dini mirë se në Dibër, mbiemrat tregojnë për një periudhë të afërt katolike. Qëllimi i dhënies së këtyre evidencave është si fakt historik dhe aspak për qëllim tjetër. Ai që mund të ketë mendime të tilla, është i destinuar të përçajë. Këtë nuk e bëjnë njerëzit e thjeshtë, por ata që janë specializuar dhe që me siguri një i tillë duhet të jeni edhe ju – Baleta dhe ndonjë katundar që i vjen keq kur botohet fjala vjen një foto me gomerë se i djeg mos është vënë në shtyp për të treguar kulturën antiamerikane. Ju që humbët në vitin 1992, doni të fitoni në krahun fetar, por janë shumë të pakët ata “syleshë” që e besojnë demagogjinë tuaj. Ju keni qenë , jeni, dhe mbeteni një komunist i pandreqshëm. Për të vërtetuar këtë që po ju them, do t’i ofroj lexuesit një fakt mjaft sinjifikativ: Të gjithë e dijmë se në nëntor 1989 u shemb “Muri i Berlinit”. Çuditërisht një vit më vonë, “shoku” Baleta, na shkruan “kryeveprën” e tij, të cilën po e citojmë më poshtë: Vepër përherë e freskët e udhërrëfyese për shkencën tonë historike(Rreth vëllimit 65 të veprave të shokut Enver Hoxha) Ref: Abdi Baleta. Studime historike. 1990 Cilido qytetar i thjeshtë mund të pyesë, ku ishit ju “shoku” Baleta që nuk e paskeni dëgjuar “bubullimën” që shkaktoi rënia e Murit të Berlinit?!… Mos vallë jua kishin “dyllosur” veshët si “Uliksit” kur kalonte pranë ishullit të “Sirenave”!… Do të dëshiroja që të jetë polemika ime e fundit me ju, por nëse ju do të vazhdoni “avazin” e fyerjeve, atëhere do të më detyroni të mos ju shkruaj me fjalorin e Fishtës, por të përdor fjalorin e Bik Pepës në vargje… Nga: Mark Bregu Shoshi 300 shtëpi, sfidon 20 mijë serbo-malazezëDukagjini edhe një herë në prill të vitit 1941 tregoi se ka qenë e mbetet nga trevat më të spikatura të shqiptarizmës, sinonim i qëndresës antiosmane ndër shekuj, pushkë e mbushur e qemer i ngjeshur kundër serbo-malazezëve, tërë një jetë pa besë pa nore me çdo pushtues të vatanit, tërë një jetë duke hapur varre e lidhur plagë, përkundë djepa e rritur burra për t’i dalë zot lirisë, fesë e atdheut tonë hallemadh e të shumëvuajtur. Dukagjini jetoi në shtetrrethim si askush tjetër, i strukur mes malesh për gjënë më të shtrenjtë të një populli e të një kombi, për një fjalë që në gjuhën shqipe ka vetëm katër germa e quhet Liri, për këtë fjalë që fatkeqësisht edhe sot për ne shqiptarët e coptuar në 5 shtete është një realitet krejt gjysmak. Dukagjini brenda 30 vjetëve të para të shekullit të kaluar përballoi tre super sfida, tre beteja luftarake të përmasave jashtzakonisht të mëdha dhe duke qenë në disavantazh të thellë forcash e mjetesh, arriti të dalë faqebardhë e kryelartë, duke i lënë historisë një testament me vlera të pashlyera. Në vitin 1910 Shefqet Dergut Pasha tërhiqet pa lavdi nga Qafa e Agrit, dhe vetëm pas pesë vjetësh, më 1915 të njëjtin fat do të pësonte edhe Veshoviqi e famëkeqi Kostandin Nikiçi, ngjarje që mbartin madhështinë e një eposi epik tepër reflektar, ngjarje të njohura me respekt nga historia. Ndërsa beteja e Shoshit në Gurin e Kuq e vitit 1941 me jugosllavët ishte jo vetëm e të njëjtës përmasë, por më e përgjakshmja e më spaktakolarja e shekullit të kaluar e Dukagjinit, në ndryshim nga dy të tjerat ka mbetur plotësisht e heshtur nga tekat e indiferencat e censurimit që i është bërë së vërtetës nga historia e mpleksur nga ideologjizmat e politizmat e pa nevojshme.
Rrethanat historike të kësaj lufte! Lufta e Shoshit në Gurin e Kuq, në vitin 1941 është produkt dhe pasojë e luftës italo-jugosllave në territorin e Shkodrës në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Në javën e parë të prillit 41 deri më 25 tëatij muaji, populli i Dukagjinit qe i detyruar të përballej me ndërhyrjen ushtarake jugosllave. Kjo ndërhyrje është e lidhur ngushtë me konjukturat politike luftarake të palëve ndërluftuese në konflikt, të cilat si shumë herë të tjera Shqipërinë e shndërruan në shesh lufte ku përplaseshin interesat e tyre, dhe pasojat më të rënda do t’i paguanin shqiptarët, dhe konkretisht ishte Dukagjini viktimë e radhës e këtij fenomeni që polli këtë luftë sa të çuditshme po aq heroike e madhështore, sa edhe të ndaluar të citohet nga historiografia e pasçlirimit. Në qoftë se i hedhim një vështrim situatës politiko-ushtarake të Evropës Juglindore në periudhën tetor 1940-prill 1941, rezulton një tabllo e zymtë tepër dramatike dhe kaotike njëkohësisht. Ushtria italiane pas inkursioneve entuziaste të fillimit u pa se nuk ishte në gjendje të pushtonte Greqinë, bile kaloi në disfatë qesharake në luftën Italo-Greke. Në fillim të marsit të vitit 1941, rreth 55 mijë trupa të Britanisë së Madhe stacionohen në Greqi në favor të mbështetjes së qëndresës greke. Duke parë sfilitjen e Italisë, Gjermania, aleatja e saj e pathyeshme deri atëherë, planizon sulmin kundër Greqisë. Gjermania, për të mbrojtur shpinën dhe për të siguruar burime materiale e njerëzore përpara se të sulmonte BS arriti të lidhte aleanca me Bullgarinë, Rumaninë dhe Hungarinë, një marrëveshje të tillë arrin edhe me Jugosllavinë, por pas dy ditësh shfuqizohet nga vetë gjermanët, të cilët vendosin pushtimin e menjëhershëm të Jugosllavisë e pastaj edhe të Greqisë. Zbulimi gjerman ishte në dijeni të bisedimeve të fshehta mes Jugosllavisë nga njëra anë dhe Britanisë së Madhe e Greqisë nga ana tjetër. Kërkesës jugosllave për ndihmë Britania e Greqia i sugjeruan se në rast të ndonjë sulmi nga Gjermania ajo duhet të ndërhynte ushtarakisht në prapavijat e ushtrisë italiane në Shqipërinë e Veriut. Plani anglez synonte që një pjesë e trupave italiane të frontit grek do të vendoseshin në Shqipërinë e Veriut, ku pritej sulmi jugosllav, ndërsa trupat greke të çliruara nga presioni italian do të kishin mundësi me të mëdha të mbronin veriun e Greqisë nga sulmi italo-gjerman. Pas kësaj 55 mijë trupat britanike të stacionuara në Greqi do të kishin kohë të imbarkoheshin pa pasur dëmtime. Por ngjarjet precipituan vrullshëm në kah të kundërt të planit anglez. Në prill Gjermania në bashkëpunim me Italinë sulmoi Greqinë por më përpara lau hesapet me Jugosllavinë të cilën e dërrmoi brenda një kohe rekord. Në këtë situatë, qeveria jugosllave, që ishte në ikje e sipër, duke patur parasysh këshillat angleze, kreditoi 5 milion dinarë për aksionin politik në Shqipëri. Duke nisur për në territorin e Shkodrës dy divizione të ushtrisë jugosllave të përbëra nga 7 batalione me mbi 20 mijë ushtarë gjithsej, të armatosur me mjete të kohës, përjashto aviacionin e tanket. Sulmi u përqendrua në vijën Tropojë-Dukagjin-Shkodër. Duke iu referuar dokumentacionit të kohës, arrijmë në përfundimin se në këtë armatë bënte pjesë edhe oficeri anglez Okli Hill, drejtues i shërbimit të fshehtë anglez në Beograd, i cili e njihte shumë mirë Shqipërinë, ndodheshin Abaz Kupi, Isa Kosova, Isuf Bataja, të cilët vinin për të fuqizuar qëndresën anti-italiane në Shqipëri, këtë e ka konfirmuar edhe Paulin Perja, i pari studiues që ka marrë përsipër të ndriçojë të panjohurat e kësaj ngjarjeje. Kjo manovër ushtarake duke gjykuar jo vetëm si u zhvilluan ngjarjet, por edhe nga rrethanat dhe mënyra se si u inicua, ishte një aventurë e rrezikshme dhe e destinuar të dështonte që në hapat e para të saja, pavarësisht se kishte brenda dhelpërinë e nëndheshme të diplomacisë angleze.
Zhvillimi i ngjarjeveKalimi i 20 mijë ushtarëve nëpër Dukagjin ishte vetëm një fjalë goje, populli tepër i varfër u vu në gjendje shumë, shumë të vështirë e të pa përjetuar ndonjë herë. Marshimi jugosllav filloi pa zhurmë e pa bujë, pa provokacione, sidomos gjatë zonës së Tropojës, kjo spjegohet se në ditët e para trupat ishin të freskëta e të pa lodhura akoma nga udhëtimi, dhe akoma nuk ndiheshin keq për ushqime, nga ana tjetër gjatë marshimit deklaronin synimin e tyre të vërtetë, të luftonin kundër italianëve. Forcat jugosllave kaluan pa asnjë problem nëpër Gash, Krasniq, Nikaj-Mertur, dhe me datën 8 prill rreth 800 forca kaptuan qafën e Pejës dhe u futën në Theth pa hasur në qëndresë tek popullata që gjithsesi i shihte me tepër neveri. E njëjta tablo përsëritet edhe me datën 9 prill, ku mbi 19 mijë ushtarë të tjerë në dy divizione pasi kalojnë Qafën e Agrit hynë në Shalë të drejtuara nga pengje të marra me forcë. Ushtria pasi hyri në Shalë stacionohet në Vuksanaj, Lotaj e Kodërshëngjergj, ndërkohë forcat italiane të pakta në numër që ishin në Theth, Abat e Kodër Shëngjergj tërhiqen me shpejtësi dhe vendosen në Shosh. Me datën 9 prill 40 karabinierë të ardhur nga Shkodra, shumica e tyre organizojnë një qëndresë sporadike në Qafë të Astrës në Shosh, por tërhiqen epa e bërë aspak të gjatë kur e marrin vesh numrin e madh të mizorisë serbe, tërhiqen në Prekal e më pastaj te Ura e Mesit në Postribë. Më 10 prill rreth 700-800 vetë të një batalioni marshojnë përmes shtigjeve të ngushta e të thepisura në drejtim të Gurit të Lekës me piksynim zonën e Dushmanit e të Qerretit në Shllak, por të lodhur nga udha e gjatë dhe të gjendur nën kërcënimin e një qëndrese mes gërxhesh, që u kallte dekën, pas një jave arrijnë të filtrojnë në shkallë Logje në kufirin mes Prekalit dhe Urës së Shtrenjtë, kurse pjesa kryesore e ushtrisë shpërngulet nga Shala dhe stacionohet në Shosh në vendin e quajtur Fushat e Gjata. Ndërsa aty nga data 15 prill A. Kupi emëron nënprefektin dhe rrethkomandantin e ri, emrat e të cilëve i shënoi me laps në një letër fletoreje, bile akoma sot përqeshet rasti i dy-tre fshatarëve nga Shoshi, natyrisht nga më naivët e më sanguinët të cilët u graduan kapidana nga rrethkomandanti i ri dhe që nuk patën as 5 ditë karrierë por u kthyen në profesionin e vjetër të çobanëve që ishin. Në këtë situatë tepër të tensionuar, njerëzit pyesnin se si duhet të vepronin, të fillonin luftë ishte më se aventurë, që heshtnin e quanin për dobësi e prishje të traditës së qëndresave të vazhdueshme, në këtë situatë bajraktari i Shoshit, Lulash Gjeloshi, me ndihmën e autoriteteve italiane arrin të sigurojë një sasi të pakët armatimi që nuk mjaftonte as për një të tretën e Shoshit, nga një pushkë për shtëpi, armët u ndanë në Prekal dhe burrat më të zgjuar e më me autoritet të krahinës këshillonin të rinjtë e më të pa duruarit të mos ndërmerrnin ndonjë veprim të armatosur se ishte e pamundur ndërmarrja e një ndeshje frontale me forcat intervenuese pasi kujtdo i binte në sy raporti tepër disproporcional i Shoshit me 300 shtëpi dhe e shumta 2000-2100 banorë, kur numri i ushtarëve jugosllavë ishte sa dyfish numri i popullsisë së krejt Dukagjinit përfshi edhe Shoshin. Në këtë situatë, kur njerëzit akoma nuk dini si të vepronin, kur një pjesë ndoshta shumica ishin gati ti jepnin zjarr barutit pa pyetur për pasojat e më pastajme, por pjekuria e pakicës më të zgjuar e me përvojë fitoi mbi pasionet e zjarrta patriotike të atyre që u vlonte gjaku në damarë e s’donin t’ia dini hiç se ku do i shpinte mushka më në fund. Kuptohet se mbisundoi llogjika se në qoftë se jugosllavët vetëm do të kalonin si udhëtarë e do të luftonin vetëm me italianët siç e proklamuan, të mos provokoheshin. Po të silleshin si zaptues e si plaçkitës, secili duhet t’i dilte zot së pari konakut të vet dhe pastaj të gjithë së bashku bajrakut e krahinës, pa pyetur e pa ditur se si do të vejë fundi i kësaj ndodhie. Shoshi ishte segmenti i fundit i linjës dynese Tropojë-Dukagjin-Shkodër, i asaj udhe të gjatë përmes shpateve të pjerrëta e shtigjeve të ngushta kur pas çdo të tatëpjete fillonte një e përpjetë, ku për të kaluar nga njëri vargmal në tjetrin, nga njëra malësi në tjetrën ishe i detyruar të kaloje qafë më qafë, duke kaptuar lugina ovale, brigje e gërxhe të thepisura, ku relievi depresiv ka format e veta klasike, sa piktoreske aq sfilitës, qoftë për këmbësorin, qoftë për kalorinë. Pas 4-5 ditëve të para në radhët e ushtrisë filloi të mbretërojë lodhja, pesimizmi, uria, indisiplina e shthurja që degjeneroi në grabitje masive deri në vrasje të popullsisë së pafajshme vendase.
Ushtria fillon grabitjet dhe raprezaljet amorale në DukagjinAkoma sot jetojnë shumë bashkëkohës të cilët i kanë të freskëta skenat tepër rrënqethëse, vulgare dhe të neveritshme, skena instinktive dhune e terrori, të denja vetëm për një hordhi barbare, për të cilat serbo-sllavët janë vërtetë perfekt të ekzekutimit të këtyre mizorive që burojnë nga instinktet e tyre të shfrenuara nacionaliste. Ushtarët e këputur, prej urie, mbërritën me hangër farën e kollomoqit pa zier e mishin e shtazëve pa pjekë e pa zier, populli ishte i detyruar t’u çonte bukë kur bukë s’kishte për vete, njerëzve u kishte hyrë hataja në palcë dhe mallkonin fatin e zi që u erdhi këtë sene para pranverës. Komanda jugosllave kërkonte nga çdo shtëpi në tre vaktet nga një bukë qerepi që duhej të provohej nga i zoti i shtëpisë në ishte e helmuar apo jo, duhej të ishte mundësisht e ngrohtë, e shoqëruar me një currek djath, një thelë të majme mishi, e në pagure një okshe me raki, plus një ngarkesë me kashtë apo sanë për kuajt e ushtrisë. Këto kërkesa aq të parealizueshme, por edhe sikur të realizoheshin ishin të pamjftueshme për gjithë atë mori ushtari të uritur në maksimum. Në këto rrethana kuptohet filloi procesi i bastisjeve në pjesën dërmuese të fshatrave të Shoshit, si Pepaj, Pylaj, Dardhë, Gurrë, Nicaj, Cilkok, Palaj, Ndreaj, Celaj e deri në Pepsumaj. U sulmuan kotecat e kollomoqit, kush kishte ndonjë koshiq misër, atyre që s’kishin nuk u kursyen as farën e arës të varur në tra. Fshatarët i detyruan nën presionin e tytave të armëve të shoqëruar me zapiti të bluanin drithin e grabitur, u sulmuan vathët e bagëtive pa pyetur fare çobanin, si pa asgjë të keqe merrej shumica e tufës e therej menjëherë, bile kur panë se fshatarët po i strehonin nëpër shpella filluan t’i mblidhnin nëpër pyje ku e ku t’i gjenin më parë. Një fshatar 90 vjeçar nga Shoshi, Lulash Preka kujton me imtësi ca detaje të përjetuara nga vetë ai. Ndodhesha në fshatin Gurrë, te një miku im Ndosh Lulashi erdhën ushtarët duke plaçkitur nëpër katund, pasi morën çka gjetën kollomoq, djathë, mish derri të thatë e raki, u futën në vathë të bagëtive dhe çanë me bajonetë në bark një dhi të vetme të porsa pjellë dhe ashtu duke bërtitë dhisë ia shkulën mushkëritë se mishi nuk i hahej se ishte e ligshtë. Jo në pak raste gjatë bastisjeve bujqve ua zgjidhën qetë nga kulari, dhe mëshqerrat që kullosnin nëpër ograja i bënë tabelë qitje për të provuar se si thumbonin pastaj përfundonin në kazanin e asqerit, i cili turrej si ariu drejtë bletëve duke ua shfarosur të zotëve me gjithë koshere, pasi i vinin në grykë zgjoit barut i kallnin flakën dhe amzonet e bekuara pëlcisnin ndërsa ushtarët si lugetër u lëshoheshin shqojeve të mjaltit e i përlanin. Në fshatin Nicaj u futën në një kullë aty gjetën vetëm plakun e shtëpisë, pasi i shfarosën kosheret e bletëve i kërkuan miell për petulla dhe ia shtruan petulla e mjaltë e raki. Duam mish të pjekur në hell, i kërkuan të gjorit plak i cili s’kishte ku ta merrte se bagëtinë i kishte te stanet në karmë, atëherë iu drejtuan plakut do të fusim ty në hell, të cilin e lidhën këmbësh e duarsh pas një mullari, i vranë qenin, rojen e shtëpisë dhe një dosë me gjithë gica, e ikën duke e lënë të gjorin cumrak pasi i bastisën gjithçka në shtëpi edhe fuçinë e turshive. Ndërkohë, një plakë në Pepaj e urdhëruan të ngarkonte një barrë tagji për mushkat. E mjera plakë e kërrusur dhe e lodhur nga lëngata e viteve refuzoi se nuk ishte në gjendje ta bënte dot një gjë të tillë, atëherë ushtarët pasi e rrahën brutalisht i dogjën të gjithë mullarët e tagjisë. Në këtë situatë tepër represive, njerëzit filluan të merrnin arratinë, pa përjashtim, fëmijë, gra e pleq filluan të braktisin shtëpitë e tyre dhe ashtu në panik, zbathur e çveshur me ato pak bagëti që mundën të marrin me vete, marshuan drejt karmave e drejt shpellave atje ku terreni ishte aq i thyer aq i pakalueshëm, pra këta fatkeqë për t’i shpëtuar një tmerri duhet të provonin një tmerr tjetër, atë të arratisë në ato vende ku nuk të shihte syri i perëndisë. Qershiza e Palajve, Fusha e Bathës, Vojvishta, Qafa e Lisit, Katravici, Gradila, Bircat, Nënplepi u bënë streha e shpëtimit nga raprezaljet që po ushtronte ushtria jugosllave, që e kishte harruar të ashtuquajturin mision të luftës kundër fuqive të boshtit, dhe rendi pas një plaçkitje të turpshme dhe shumë ofenduese për malësorët që asnjëherë nuk e kanë pranuar të turpërohen pavarësisht se skamja ka qenë për ta i vetmi sundimtar shekullor.
Masakra e përgjakshme në ShoshPas këtyre bastisjeve masive filloi reagimi i natyrshëm i banorëve të cilëve nuk u mungonte as guximi, as trimëria, ata duruan deri në atë shkallë ku nuk durohet më. Kur në fshatra filloi të kërciste pushka ndaj plaçkitjeve e akteve të dhunës, jugosllavët, për të terrorizuar njerëzit e për të parandaluar ndonjë kundërgoditje të mundëshme nga ana e malësorëve që terrenin e kishin ortak shumë të përshtatshëm, arritën të kryejnë një masakër çnjerëzore në fshatin Dardhë, Zef Delia, Pjetër Delia, Martin Pali, Deli Sokoli e Dedë Vuksani u urdhëruan të hapin pesë varre dhe pasi hapën varret e veta me duart e tyre në prezencë të gjithë fshatit… Nga: Prelë Milani Kur njerëzit shiten më të krishterë se PapaAty nga fundi i stinës së parë të jetës sime, më pat ra në dorë një novelë me titullin “Ndërgjegja”. Emri i autorit të kësaj novele nuk më kujtohet i saktë, por nga sa më është tiposë në kujtesë kishte një tingull rus. Përshtypja që më la përmbajtja e saj është si një gozhdë që e godasin vazhdimisht për ta ngulur gjithnjë e më thellë. Ndërgjegja është bërë zhele e flaket për dhe sa nga njëri nga tjetri. Sapo ndonjëri bëhet kureshtar ta ngrejë atë shuk nga toka, për sa kohë ta mbajë atë rreckë në dorë, bëhet shumë njerëzor. Thuhet se kjo ngjarje e ka zanafillën në Shqipëri, sado që shenjat janë mjaft bindës për sa ka bota nuk do të doja të ishte e vërtetë. Megjithëkëtë e vërteta e gënjeshtra janë si dielli e reja në rastin e pengimit të dritës së diellit, por le të shohim çfarë na kallxon vazhdimi i këtij tregimi. Ndërgjegjen e shndërruar në rreckë rastisi ta gjente një infermiere në të dalë të spitalit. Sapo e ngriti nga toka filloi të ndjejë brenda vetes diçka tepër të çuditshme. Nuk po i bëhej ta flakte. Ajo u shtang kur dëgjoi leckën t’i thoshte: Më mbaj, unë do të këshilloj për mirë, unë dua të banoj në brendinë tënde, e heshtjen time ta shndërroj në fjalët ma të kuptueshme prej teje. Me t’i dëgjuar këto fjalë, u kthye në vendin e punës e ua shpërndau paratë gjithë të sëmurëve të varfër që ia pat marrë si shpërblim të punës që u kishte bërë. Në të dalë të spitalit u takua me njërin nga mjekët që po merrte punën. Ky, tha infermierja me vete, i ka vënë aftësitë e tija në shërbim të egoizmit më të pangopshëm, sa më shumë pasurohet, aq më shumë lakmon. Pa të shohim ç’mund t’i bëjë kjo rreckë? Z. doktor, e thirri infermierja. Do t’u dhroj diçka tepër të çuditshme, e i dha atë shuk në dorë. Kur doktori po hapte gojën ta pyeste ç’është kjo, dëgjoi këto fjalë: Më mbaj, unë do të këshilloj për mirë, unë dua të banoj në brendinë tënde, e heshtjen time ta shndërroj në fjalët ma të kuptueshme prej teje. Me ta futur këtë rerckë në xhep, doktori u dha këmbëve të hynte sa më shpejt në spital, si të kishte aty njeriun më të afërt duke dhënë shpirt, ndërsa infermierja shfryu kundra vetes së saj: “O idiote, deshe të bëhesh “Më e krishterë se Papa”. Doktori gjeti shpejt e shpejt infermieren asistente dhe e pyeti nëse e njihte një burrë shumë të sëmurë që e pat vizituar disa orë më parë e që për mungesën e parave ia kishte shmangur shërbimin aq të nevojshëm. Po, iu përgjigj infermierja, e kam në lagje. Shko e ma sill këtu sa më parë të jetë e mundur. Ndërkohë infermierja shkoi të kryente detyrën e ngarkuar, doktori për herë të parë po ziente nga dëshira vetëm të shërbente. Ah, sikur të ishin këto çastet e para të karrierës sime. Iu kujtuan fjalë nga kritikat qortuese që u bëjnë mjekëve në shtyp e iu skuq fytyra sikur brenda gjakut të tij të hynte befas i gjithë turpi i botës. Iu kujtuan figurat që e nderojnë mjekësinë botërore e shqiptare e iu zvogëlua vetja aq sa s’po e duronte dot. Vetëm profesionin do ta mbaj nga e kaluara ime e shkoi të vizitonte të sëmurët duke rrezatuar mirësi shëruese. Mos ka hyrë dikush tjetër në trupin e tij?! Pyeti një pacient. Nuk i dua Zotit veç të jetë gjallë ai që dërgova infermieren të ma sjellë këtu. Ia heq unë edhe shpenzimet e tjera shëndetësore. Pas një gjysëm ore dëshira e doktorit u krye sipas porosisë së dhënë, e filloi t’i shërbente të sëmurit si t’i ishin shndërruar duart në shpirt. Sa para na fitove sot e pyeti e shoqja kur u kthye në shtëpi. Sot kam fituar më shumë se të gjithë jetën, sepse shpëtova jetën e një të varfëri në të shuar. Në vend të gruas ia ktheu i vëllai i saj që ndodhej aty për një vizitë. Lëre more këtë humanizëm qesharak. Altruizmin ua kemi lënë shenjtorëve. Ne jemi njerëz e kemi për moto jete atë thënien angleze: “Së pari dua veten, së dyti prap vete, pastaj qenin e shtëpisë, mandej të tjerët.” Përkrah kësaj thënie ndër të cilët isha edhe unë, nuk kemi të drejtë të quhemi njerëz, e qortoi doktori, vetëm kjo të bën njeri, shtoi duke i dhënë leckën. Më mbaj, unë do të këshilloj për mirë, u dëgjua zëri i rreckës, unë dua të banoj në brendinë tënde, e heshtjen time ta shndërroj në fjalët ma të kuptueshme prej teje. Tregtari, me t’i dëgjuar fjalët e ndërgjegjes u ngrit e arriti ngutshëm në shtëpi, mori penën e i uli të gjitha çmimet e mallrave deri në atë pikë që fitimet të nxirrnin vetëm jetesën e thjeshtë të familjes. Të nesërmen në mëngjes, i bindur se nuk do të ndryshonte kurrë më se e lypte e mira e përgjithshme t’i shërbente drejtësisë si pika më delikate e shoqërisë, ndaloi një kryegjyqtar ia ndezi kureshtjen e ia dha atë shuk në dorë. Kryegjyqtari, me të dëgjuar fjalët e rreckës i ndryshoi të gjitha vendimet gjyqësore të nxitura prej ryshfeteve. Pas kryegjyqtarit zhelja kaloi në duart e një politikani të lartë i cili me të dëgjuar ndërgjegjen rreckë dha dorëheqje të parevokueshme. Thuhet se ajo rreckë kaloi nga duart e atij kryepolitikani, në duart e në gazetari. Ky me t’u informuar se ndërgjegjen e kishin bërë rreckë të pandërgjegjshmit e se ajo i ndërgjegjësonte njerëzit vetëm për aq kohë sa e mbanin e kur e dorëzonin ktheheshin sërish në gjendjen e mëparshme, prandaj rreckës do t’i shkurtohej jeta me shpejtësi e kështu bota do të ngelej edhe pa aq ndërgjegje, e duke menduar, e duke menduar kështu bëhet sot me të ende gjallë, çfarë do të bëhet pas vdekjes së saj, vendosi ta heqë prirjen e vet nga ankandi por edhe shtjelloi në shkrim drejtuar shkencëtarëve të botës me të cilin u lutej të punonin për të shpikur një diçka që të bënte të mundur prodhimin e kësaj rrecke në një numër të barabartë me banorët e të gjithë botës. Të nesërmen u gjet i vrarë dhe e varrosën shpejt e shpejt, si të kishin frikë edhe nga kufoma e tij. U përpoqën ta kapin edhe ndërgjegjen e ta shtinë në një varr me të, por nuk ia dolën. Thuhet se në ndjekje të saj janë vënë të gjitha forcat e errëta. Sipas burimeve të së vërtetës ajo nuk do të dorëzohet, e kokëfortësia e saj do ta bëjë të vuajë gjithë jetën. Dikush e këshilloi të arratisej nga Shqipëria se andej do t’i lehtësoheshin vuajtjet por ajo as kësaj këshille nuk iu bind, e vendosur tha: Unë do të rri ku ka më nevojë përmua. Unë u besoj fuqive të mia, si Zoti fuqive të tija. Bota do të jetë, ose e mija, ose e askujt. Gjokë Vata Krenaria e qytetit Shkodër
Shqipëria në kërkim të një pasaporte identiteti drejt përparimitDitët kalojnë, për t’u fituar nga ai që kreu amanetin që desht të mbante dhe arriti të kuptojë lëvizjen e tij të brendshme, për të arritur në gjendjen e paqes: · Me Krijuesin e tij · Me veten dhe tekat e saj · Me shoqërinë e tij, të vogël dhe të madhe. Me shumë shkrime dhe mendime të hedhura, në lidhje me çështjen shqiptare dhe rolin e fesë së shqiptarit në këtë pikë, shoh pjesëmarrësit në këtë përpjekje si një person që është ofruar në tokë e madhe në të cilën do të ndërtojë shtëpinë e tij… Por pas kësaj fatmirësie në dukje, vjen një fatkeqësi, që mund të shkatërrojë të zotin, nëse nuk merr masa në parandalimin e saj. Nuk është asgjë tjetër vetëm shkaku se kjo tokë gjendet në një zonë vullkanore aktive… Duke qenë e tillë, pasojat për banorët e shtëpisë që mund të ndërtohet në të, mund të jenë katastrofike. Më duket se një tokë e tillë, në marrëdhëniet sociale e politike në mes tyre, u është dhuruar edhe shqiptarëve… Disa prej tyre kanë marrur vendimin për të ndërtuar në të, e disa e kanë kuptuar rrezikun dhe përpiqen për të kundërtën, duke mos pranuar një dhuratë të tillë… Dhe padyshim kjo luhatje në marrjen e një vendimi të prerë, të dobishëm për të gjithë, do vonojë, pasi jo të gjitha duart që nënshkruajnë janë të pastra! Përse e fillova në këtë mënyrë këtë shkrim, që kur ju si redaksi më nxitët -të falenderuar prej meje-, të shkruaj këtë shkrim pas atij titulli që kishit sajuar me një inteligjencë të dukshme për shkrimin tim paraardhës në gazetën tuaj… Më vjen mirë që lobet informatike, që burojnë nga larg, por kapërdihen fare mirë nga shqiptarët e kësaj kohe, për tu zbatuar me përpikmëri në skenën e ditëve, që shkuan dhe atyre që do vijnë… Problemi i pasaportës shqiptare drejt përparimit!Them drejt përparimit e jo drejt Evropës, pasi i pari është më i madh dhe më i saktë në krahasim me të dytën, ku nganjëherë prapambetja morale e shoqërore bëhet sinonim i përparimit në të, në emër të një parimi a koncepti të gabuar! Si mund të shërbejë feja tek shqiptarët për të vijuar rrugën e drejtë, drejt këtij përparimi? A do thërrasim për një pasaportë islame, sikurse ju zotërinj të redaksisë emërtuat shkrimin tim të rradhës së kaluar? Apo për një pasaportë krisitane (katolike apo orthodokse) drejt një Evrope kristiane, sikurse u shkrua në atë shkrim që më nxiti të paraqitem në dyert tuaja, me shkrimin tim të kaluar? Apo me ndonjë pasaportë tjetër, kur grupimet fetare sa vijnë e shtohen në Shqipëri, duke garuar me partitë e panumërta politike? Përgjigja e kësaj pyetje, është mjaft e thjeshtë dhe buron nga një burim hyjnor, që askush s’ka të drejtë të vërë dorë në të, për të ndryshuar a përdredhur diçka! Nuk është aspak e vështirë për tu thënë e për tu shkruar, por mjaft e vështirë të praktikohet, derisa të pastrohen qëllimet dhe të njesohen me sinqeritet të plotë, ndaj Krijuesit, së pari, ndaj vetes e atdheut, më pas! Duke iu referuar Kur’anit, them se përgjigjja e kësaj pyetje, ndodhet në kuptimet e versetit të mëposhtëm, ku Krijuesi na drejtohet duke na thënë: “O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që është më tepër i ruajtur” (Kur’ani: 49/13). Duke u referuar në shprehjen e lartpërmendur, a nuk del në pah se feja nuk shërben për të ndarë njerëz e për të krijuar hasmëri në mes tyre, por fton të gjithë ata, që e kuptojnë përgjegjësinë e të qenurit njeri, për të kontribuar në çështjen e drejtimit të njeriut drejt përparimit, për të mos dalë më vonë dikush, për të thënë: Pasaporta kështu e pasaporta ashtu! Fjalët pa shembuj janë si pemët me gjethe, që të bëjnë hije të këndëshme, por nuk japin fruta, prandaj ja një shembull real, i ruajtur në ekspozitën e historisë përparimtare botërore, në bashkëjetesën ndërfetare dhe bashkëpunimin e besimtarëve të një vendi në çështje më të mëdha se ajo e përkatësisë, kur përdoret si karrem për të zënë destabilitetin kombëtar dhe hasmëritë civile ndërmjet individëve të një vendi a rajoni. Kjo që po paraqes përpara jush, është një rrahje e sinqertë besimi, pa të cilën një organizëm nuk mund të vazhdojë. Kjo ndodhi atëherë, kur muslimanët erdhën në Palestinë, me në krye udhëheqësin e tyre të njohur Omer ibnul Khattab, që iu drejtuan banorëve kristianë të Iljas, me këto fjalë: “Kjo është besa, që i dha robi i Zotit, prijësi i besimtarëve, banorëve të Iljas: U dha atyre besën në vetet e tyre, pasuritë e tyre, kishave të tyre, kryqave të tyre dhe gjithë besimtarëve të tyre, se nuk do u banohen kishat, as nuk do u rrënohen, as nuk do prishet gjë prej tyre as prej kryqave të tyre, as ndonjë gjë tjetër prej mallrave që posedojnë, as nuk do dhunohen për fenë e tyre, as nuk do keqtrajtohet asnjeri ndër ta”. Një shembull i tillë, besoj se është zgjidhje edhe për ne shqiptarët, që muslimanë e kristianë së bashku, mund të kontribojmë shumë mirë për vetet dhe vendin tonë, për çështjen e një identiteti dhe një pasaporte drejt përparimit dhe pjesëmarrjes në sallonin e madh të përparimtarëve, në faqet e historisë botërore. Ajo pasaportë është prezente dhe ne nuk duhet të bëjmë gjë tjetër vetëm se të plotësojmë kushtet për ta poseduar dhe për të qenë përfaqësues të denjë të saj. Shqipëria, ka qenë një vend ku kultura fetare ka nxitur njerëzit e saj, të duhen me njëri-tjetrin dhe të jetojnë si një familje e madhe në një vilë madhështore. Sot, një gjë e tillë, falë edhe përparimit informativ, po zhvillohet edhe më tepër. Si do e zhvillojmë këtë rrugë, atëherë?Si njerëz që e kanë kuptuar amanetin e tyre në jetë dhe që mundohen ta kryejnë atë me përpikmëri! Muslimanë apo kristianë?Shumicë apo pakicë Vetëm besimi në Zotin e vetëm e të Pashoq do na nxiste për të eliminuar pengesat që dalin në rrugë dhe do na japë kurajo për të sakrifikuar… Shqipëtarë, të fortë me besimin në Krijuesin e Gjithësisë, me një qëllim, nga një burim, për një rrugë! Dhe për ta mbyllur ku ka më mirë për ne sesa të lutemi, të gjithë ne si shqiptarë, dhe të themi ashtu sikurse edhe vëllai i Jezusit, Muhammedi (a.s.), lutej: “O Zot, unë dëshmoj se Ti je i Vetmi i Pashoq, nuk ka Zot tjetër përveç Teje dhe se robët e Tu janë vëllezër”. Po ne shqiptarët, a e dëshmojmë një gjë të tillë, me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin?… Me dorën e teologut Muhamed Sytari
Gjergj Fishta, Koliqi e Migjeni janë arkaikë. I përkasin periudhës së postmajmunërisë. -Intervistë me shkrimtarin dhe botuesin e njohur shqiptar Dashamir Cacaj- –Fishta, Koliqi e Migjeni si dhe elita e viteve 1930 janë shkrimtarë arkaikë. Të mburresh me ta është njëlloj sikur rracën tënde ta mburrësh me epokën e postmajmunërisë -Franca ka vetëm një shkrimtar me shkëlqim të përhershëm. Edhe ai është shqiptar, Ismail Kadare. -Vetëm Kadare, Visar Zhiti e Frederik Rreshpja ishin “banorë” të disidencës së letrave shqipe. -Në Shkodër ka vetëm një shtëpi botuese. Të tjerët janë mjellaxhi apo blloqexhi betoni. Ata s’kanë lexuar një libër, s’kanë stafe të kualifikuar etj. -Helena Kadare për mua është e fisme dhe fort e bukur -Shkrimtarët duhet të jenë kalorës së politikës.
Pyetje: Shkodra për ju? Përgjigje: Një sagë ku dy a tre figura pozojnë në suazën e shkodranëve të ndritshëm dhe aq. Pyetje: Me kë qytet e krahason Shkodrë tënde? Përgjigje: Ka shumëçka nga San Petërburgu dhe diç nga Parisi. Një përrallë me robotë është ajo kur rrahim gjoksin se gjindemi ndanë tri ujërave, a kur përmendim ndonjë resurs tjetër natyror. Kjo metaforë hyn në lojë në se krahasohemi me Kukësin a Kolonjën. Pyetje: Me penën e kujt dëshëron të shkruhet diçka për ty? Përgjigje: Në atë të Ritvan Dibrës e të pakkujt tjetër. Kam parasysh kur merret në analizë proza e publikuar prej meje. Pyetje: A gjykohet drejt kur ende mburremi me Fishtën, Koliqin a Migjenin? Përgjigje: Të marrën për etalon shkrimtarët arkaikë, përfshij këtu edhe elitën e viteve tridhjetë, është njësoj sikur racën tënde ta mburrësh me epokën e postmajmunërisë. Pyetje: Në kontinentin plak ku bëhet letërsi e vërtetë? Përgjigje: Në Romë e Paris. Italia është një tip etne që përfton meteorë të letrave dhe këta shullëhen nën hijen e meteoritëve të kahershëm. Moravia e Tamaro janë vërtetë meteorë. Kuazimondo, Ungareti e pse jo edhe Mario Monti maten me Virgjilin vërtet vital për epokën kur jetoi. Franca ka vetëm një shkrimtar me shkëlqim të përhershëm. Ndjehem mirë që është shqiptar. Një argument për të thënë se ku ka shumë ferra mund të gjëndet edhe ndonjë tulipan. Pyetje: Në Paris me gjasë ka edhe gjeni të tjerë të letrave? Përgjigje: Të kalibrit të Kadaresë nuk besoj. Me emra shkrimtarësh të rëndësishëm mund të mbushësh një vistër. Kam parsysh bujtës se Parisi gjakoj të ketë grumbulluar rezidentë elitarë. Pyetje: A mendoni të ketë patur disidentë të letrave tek ne? Përgjigje: Kam bindjen se në pellgun e pisët ku jetuam pati flamurmbajtës dhe jeniçerë të disidencës së letrave. Kadare veçohet në të gjithë Lindjen e pamatëshme. Mjerisht flamurmbajtësi është numri njëjës. Jeniçerë janë disa. Të përmend dy emra është mjaft. Zhitin e Reshpjen, fjalabie. Të rëndësishëm nuk besoj të ketë të tjerë. Pyetje: A është parametër i madhështisë së një bordi a poeti të mirëfilltë numri i vargjeve? Përgjigje: As-se-si. Ndryshe na duhet të vemë në krye të listës së letrashkruesve Pashko Hanxharin nga Guri i Zi, Dedë Shytin nga Hoti i Stomgolemit apo të ndjerin Jak Zekaj nga Nënshati i Zadrimës. Pyetje: A kemi poetë që ende nuk njihen në Shkodër? Përgjigje: Padyshim dhe janë ajka e poezisë moderne. Vojsava Fesko (Shpori) njëra sosh. Merrni vëllimet “Naivitet fals” e “Limiti i zhgënjimit” e shpresoj se do të mahniteni me magjinë e vargut. Pyetje: Kur nisët të shkruani? Përgjigje: Qyshkur u binda se vetmia është parajsa ime e vetme. Të jesh shkrimtar te e pakta i rëndësishëm, je i destinuar të kacagjelesh tash e parë me sfida e sfidantë. Pyetje: Hobi të tjera të shkrimtarit Cacaj? Përgjigje: Teatri e muzika. Epika e lirika janë rezidente në ato dy treva të artit sa kohë ky i fundit eksploron magjinë e vet. Janë binjakë në intuitën time anipse jan i dënuar t’u rri larg. Pyetje: Le të stacionohemi në këtë kapërcyell. Dramaturgu më i zëshëm për ju? Përgjigje: Fadil Paçrami. Dhe krijoni bindje. Jo vetëm për mua. “Shtëpia në bulevard” nuk mund të shkruhet dy herë. Aq më pak nga një dytës. Pyetje: Muzikantët më pikantë? Përgjigje: Agim Krajka e Zef Çoba. Habiteni për Zefin? Është përtac e disi pa pretendime doni të thoni? E megjithatë është i patëmetë. Emblematik në llojin e vet, në mos në rrafsh kombëtar. Besoj të jeni në një valë me mua: në nivel pesë a gjashtë prefekturash. Pyetje: Shkrimtari më i dashur për fëmijë? Përgjigje: Më merr mendim të paktën se kë kam më për zemër, më saktë kush është më afër botës së fëmijëve, më i ëmbël e më me të ardhme. Çuditeni kur pohoj se është ai që siglon këtë intervistë të radhës! Pyetje: A nuk ju duket hallkatje kur jeni publik si poet, narrator, humorist, gazetar, analist politik e letrar etj. Përgjigje: Aspak. Provo të hysh në një vresht e të jesh një vreshtar i përkryer. Të duhet edhe gërshërë krasitëse, edhe vangë për plugimin e nënshtratit të hardhive, edhe pompa e spërkatjes, edhe kofini siç i thotë Dritëro Agolli, e te e mbramja edhe vozën për verë. Pyetje: Flisni për letrat. Rezervoni fjalët e mira për autorët. Në promovime librash bëni të kundërtën? Përgjigje: Kur thashë se librat janë si fëmijët! E kanë thënë të tjerë këtë barazim të llahtarshëm. Tjetër është pagëzimi e tjetër celebrimi. Libri nuk lançohet duke organizuar një celebrim në përkushtim të tij. Kur ndodh ndryshe, librin e ke dërguar në morg, e kush e ka rezidencën atje, veç fjalë të mira ka në adresë të tij. Pyetje: Sa shtëpi botuese ka në qytetin tonë? Përgjigje: Unë di të ketë vetëm një. Se kam një princip timin për botuesit. Nuk e konceptoj botuesin me thes mielli mbi shpinë apo me një mal blloqesh betoni në oborrin e shtypshkronjës. Aq më pak botues me dy emra. Të jesh botues dykrerësh do të thotë të përdorësh dy lugë për të ngrënë. S’je krijues, s’ke lexuar asnj libër në jetën tënde, s’ke staf të kualifikuar, kur je nga fshati i gruas etj., s’mundesh as-se-si të jesh botues serioz e jetëgjatë. Pyetje: Ju vetë kur e krijuat Kompaninë Botuese? Përgjigje: Kur isha i vetëdijshëm se isha një shkrimtar. Pata publikuar 15 libra asohere. E për më tepër kur gjeta bashkëpunëtorët brënda vendit dhe jashtë tij, si dhe veprat letrare në adresë të institucionit u bënë pirg. Pyetje: E përse nën emrin e Helena Kadaresë? Përgjigje: Është gruaja që ka bërë më shumë për vendin e saj. Një shkrimtare e fisme dhe padyshim fort e bukur, zor se i vjen më Shqipërisë. Helena meriton më tepër vëmendje. Pyetje: jemi që jemi tek shtëpitë botuese. Ndonjë në binarë të mirëfilltë? Përgjigje: Janë dy. Onufri dhe Toena. E para nxjerr miell e krunde. E dyta, krunde dhe miell. Nuk qenka e thënë të kesh një botues përsëmbari. Pyetje: Cila gazetë të duket më me nivel? Përgjigje: Dhe më e guximshme thuaj. Ajo që përkujdeset për të botuar këtë intervistë. E them me sinqeritet e pa asnjë “derhem” hipokrizie. Pyetje: Kush janë për ju Serembe, Fishta, Camaj e dikush tjetër? Përgjigje: Gurë kilometrikë në autostradën e letrave. Ta dijmë se ku ndodhen, t’jua dërgojmë nga një njatjeta dhe t’i parakalojmë rrufeshëm. Pyetje: Nuk përbën kulm Migjeni? Përgjigje: Në se flitet për letrarët e viteve tridhjetë, ndryshon puna. Në ato vite Migjeni vërtetë pati një shkëlqim të mbrapshtë. Pyetje: Nuk përbën shkollë, fjala bie Migjeni e Fishta? Përgjigje: Në se pranojmë se akademik bëhesh vetëm në sajë të mësuesit të ciklit të ulët, ashiqare pajtohem me mendimin tënd i dashur mik. Pyetje: Ç’gjykim keni për autorë përanash nesh e në diasporë? Përgjigje: Nivelin mesatar e kalon mbase Elvira Dones e ndonjë tjetër si ajo. Në Prishtinë e Shkup, në Ulqin e Palermo e deri në Janinë ndeshemi me shkrimtarë mediatikë. Mbase nga fakti se nuk e njohin prijësin e kur nuk rendet pas tij, udhët zhbëhen. Është për të ardhur keq. Motivet gargullojnë ani pse dëgjohet aq shpesh hungurima e tupaneve të pikëllimit. Mite e legjenda ka me tepri. Mbase është faji i tyre. Krijuesit shqiptarë i deh duhma e tyre e janë për tu mëshiruar. Pygetje: Shkrimtari a duhet të angazhohet në politikë? Përgjigje: Të jetë kalorës is aj, që ç’ke me të. Diç më i madhërishëm bëhet Kadare sa kohë hedh mbi supe pelerinën e politikanit. Më së paku e nuk vihet në rresht me Teutën, Gjergj Balshën, Gjergjin tjetër – atë të Kastriotëve, Ali Tepelenën,Mahmud Bushatlliun, Ahmet Zogun, Sali Berishën dhe e dhëntë zoti të lindë edhe ndokush tjetër i kësaj race. Pyetje: A falet libri? Përgjigje: Kur nuk ndodh me dorën e shkrimtarit edhe mund të falet një libër. Por kur ndodh kështu, ai libër është i dënuar ose të mos lexohet ose të lexohet me shpërfillje. Rroberoja pranon një këmishë të falur por jo një libër të falur nga shkrimtari. Libri është një produkt dhe si i tillë ka një vlerë. E kjo e fundit do të thosha është sipërane. Pyetje: Përse përmendet Homeri? Përgjigje: Sepse i donte të gjithë qytetarët e globit të ishin spartanë. Pyetje: Cilat nga veprat e tua të gërric më shumë? Përgjigje: Në është fjala për të shkuar herët në mbretërinë e engjëjve, do të veçoja “Silla” dhe “Cartabianca”, përkatësisht botimin e tretë dhe të dytë. Më ndiq: flas për Sillë-n e Cartabiancën. E në se pyetja ka në shtrat të sajën librin më të vlertë, mund të them se i lutem Zotit të më japë jetë e shëndet e ta shkruaj. Pyetje: Njerëzit më të rëndësishëm për ju? Përgjigje: Ata të vathës nën siglën “familja reale”. Dy vajzat e mia që kanë hiç më pak se hijeshinë e Tanushës së Krajlit. Djalin, them të jetë një piktor asgjëmangut nga ç’qe Juxhin Uitlla. Ju besoj se dini se kush fshihet nën lëkurën e tij. Gruaja, lumturisht virtuoze, vendi i së cilës mbetet vakant. Pyetje: Keni vërejtje për konfiguracionin e kësaj interviste? Përgjigje: Është e pazakontë. Lesharapi. Skajshmërisht e këndëshme. Pyetje: Fundjavën a ndonjë tjetër copë kohë të lirë… Përgjigje: Kërkoj ndjesë për brutalitetin. Shkrimtari s’ka kohë të lirë. Pyetje: Pas kuintave: edhe një herë për qytetin tënd? Përgjigje: Shkodra është një sagë ku tupanet e pikëllimit tërbohen unshëm, ku gozhdohen në kryq fate e mëkate, ku netët djersiten e ditët janë të mardhura nga deliri alashkodran e te e mbarmja nuk lodhet së përkunduri në shilarsin e një kohe të palexueshme, jo për faj të gjindjes që lakmon ferrparajsën se sa të eunukëve që i rrinë mbi kaptinë. Intervistoi: Bujar Ferhati Tautologji, apo biznes me dhimbjen njerëzore?!-Vetëm në prefekturën e Shkodrës janë të ngujuara 520 familje -Kërcënohen përfaqësues të pushtetit vendor, të rendit dhe intelektualë Ka njerëz që kundërshtimin e kanë në shpirt në palcë, nën lëkurë, toleranca e tyre është egoizmi i përditshëm… – thotë plaku i urtë, misionari i paqes, “Mësuesi i Merituar” Z. Pal Kuka përfaqësues i Lidhjes së Misionarëve të Paqes të Shqipërisë në Mirditë. Nuk është fjala këtu thjeshtë për një kundërshtim, sepse kundërshtimi i kundërshtimit të të kundërshtuarve si lojë fjalësh mjerisht e huazuar nga filozofia e politikës shqiptare të ditës si një zgjebë me degëzim disi masiv ka mbërthyer edhe mjaft nga faqet mediatike tonat lokale, apo kombëtare të shkruara apo elektronike. E thënë ndryshe, në vend të argumentit, për motive nga më banalet, që nga naiviteti divulgativ deri tek metastazat e biznesit me dhimbjen e tjetrit, ka shtrirë krahët filozofia e spekulimit me të drejtën e fjalës, edhe pse në kodin tonë moral si komb pesha e fjalës e koncertuar me Fjalëdhënien si një nga institucionet më të shenjta tradicionale ruan interesin e vet, vërtet tragjike, edhe në kohët moderne. Në këtë vështrim loja me fjalët, tautologjia me pasojat e saj publike varion si një disinformim që sjell urgjente nevojën e përballjes me ekzigjencën argumentuese të fakteve sidomos në faqet e disa gazetave, ndoshta të pavarura nga gjithçka, por totalisht të varura nga përgjegjësia qytetare e institucionale e informimit sa më dinjitoz dhe real të qytetarëve të këtij vendi mbështetur në Konventat Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Ka dhjetë vjet që funksionon me seli në metropolin verior, Shkodër, Lidhja e Misionarëve të Paqes të Shqipërisë, po kaq sa është e vërtetë që në shkurt 2001 ajo e realizoi të parin Kongres Kombëtar, të cilin e nderuan dhe e vlerësuan me pjesëmarrjen e tyre gjithë asosacionet që veprojnë në Shqipëri të vendit e të huaja. E nderuan përfaqësuesit e trupit diplomatik, të OSCE-s, përfaqësues të OJQ-ve të ndryshme, përfaqësues të Avokatit të Popullit, të pushtetit vendor e qendror dhe personalisht me vëmendjen dhe prezencën e tij Presidenti i Republikës Profesor Doktor Rexhep Mejdani. Aspak për sytë e bukur të askujt, aspak për ngjyrat Rozë apo Blu, aspak për curriculumin “majtas”, “djathtas” apo të “qendrës”, por për faktin kokëfortë: viti 2001 shënoi për LMP të Shqipërisë 420 familje të nxjerra nga ngujimi, kjo tragjedi e fatit tonë tejet idhnak me ne edhe në kohët moderne. Viti 2001 shënoi manifestimin masiv kundër gjakmarrjes, me përfshirjen e mbi 6000 të rinjve e të rejave nxënës e studentë në qendër të Shkodrës 2400-vjeçare, ish Venediku Shqiptar i dikurshëm që sot mjerisht përjeton braktisjen masive të familjeve Zonja të Shkodërloces aq të dashur. Vazhdojmë me fakte: A e dini ju zotërinj të papërgjegjshëm të fjalës publike se vetëm në një rrugicë të Shkodrës as 150m gjatësi shënohen 24 nëna shpirtndezura nga malli për bijtë e humbur nga simptomi i vëllavrasjes si një mortajë moderne? A e dini se vetëm në Komunat Bushat Barbullush ka 119 fëmijë jetimë pjellë e vëllavrasjes kobzezë e konflikteve deri edhe banale? A e dini se vetëm në fisin Laçaj Komuna Kastrat, Malësi e Madhe janë 72 vetë të ngujuar prej disa vjetësh në mes të cilëve 19 të rinj dhe adoleshentë? A e dini se objekt i vëllavrasjes për gjakmarrje janë bërë fëmijë dhe gra, gjë që s’ka ndodhur kurrë në historinë e Shqiptarit? A e dini se në Shkodër mbahen të ngujuar përfaqësues të pushtetit vendor të organeve të rendit, apo intelektualë? E pra vetëm në prefekturën Shkodër janë të prekura rreth 520 familje, 250 fëmijë, të stresuar nën trysninë e hakmarrjes, kur ëndrra e Shkodrës dhe shkodranëve është integrimi real në proceset euroatlantike si një aspiratë mbarëshqiptare, etj., etj., etj., fakte. Ua kemi dhuruar ju shkruesaxhi… një të ardhme nën kanun. Ne për veten tonë kemi zgjedhë të ardhmen në Europë pjesë e së cilës jemi. Ju lutemi merreni guximin të njiheni nga afër ju me realitetin, që të mos luani me dhimbjen njerëzore. Në të kundërtën do të ishte në nderin tuaj të heshtni, të heshtni seriozisht. Ndërsa viti 2002 për M. Madhe si zonë pilot për zhdukjen e ngujimit kolektiv, kësaj sjellje morale që vjen nga thellësitë e Mesjetës, do t’i thotë Jo duke u bërë zona promotore e një lëvizjeje mbarëshqiptare për kompaktësi në komunitet, për paqe e harmoni drejt një “besëlidhjeje” popullore si promovim i një sjellje civile që njeh e do të njohë vetëm shtetin ligjor. Misioni i lëvizjes sonë qytetare nuk bëhet në anë të kanunit, as të reformimit të tij, një kuptim i tillë do të ishte injoruar për cilindo misionar, aq më tepër intelektual, por është një lëvizje në emër të konsolidimit të shtetit ligjor. Me krimin, me autorin le të merret ligji, ne të gjithë së bashku të merremi me të ardhmen tonë europiane si komb, me të ardhmen e garantuar të brezave që tenton të vonohet nga ulërimat mesjetare qofshin edhe me maskë kanunore. Kanuni si vlerë dokumentare le të qëndrojë në arkiva, ne shqiptarët me punën, sjelljet dhe moralin real të “arshivohemi” në qytetërimin euroatlantik të cilit i përkasim në origjinë, pa të cilën s’ka kuptim e ardhmja jonë, jashtë të cilit s’mund të ketë kuptim asnjë alternativë tjetër. Çdo interpretim si “shoqatomani”, “manipulim”, apo “vjedhje” s’është tjetër vetëm njëfantologji apo biznes me dhimbjen njerëzore të mediatikëve mjeranë. Nga: Kadri Ujkaj
Thirrje të persekutuarve politikëTë gjithë ish të Burgosurve, të internuarve dhe të persekutuarve të Shqipërisë, Shoqatave Kombëtare që mbajnë vulën e vuajtjeve të diktaturës: Bashkëvuajtës të nderuar! Grupi nismëtar për riorganizim, që përbëhet kryesisht nga ish të burgosur dhe të internuar politikë, të Prefekturës së Shkodrës bën thirrje: Të ngrihemi të gjithë duke u zgjuar nga ankthi i mjerimit që na ka pllakosë, me vitalitetin dhe përkushtim që ka karakterizuar të parët tanë dhe që na karakterizon ne si bij të tyre, duke kujtuar vuajtjet tona të kaluara dhe të tashme për të denoncuar përpara opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar diskriminimin e pa skrupull që po na bëjnë kriminelët e kuq që kanë uzurpuar pushtetin me dhunë. Në radhë të parë të pastrohemi nga mëkatet tona dhe kërkojmë urgjent, mëkatarët të largohen nga drejtimi i vuajtjeve tona. Të shkëputemi përfundimisht dhe mos të njifen shoqatat që mbahen peng nga individë të veçantë. Të distancohemi nga shteti i inkriminuar, i kriminelëve aktual. Të bashkohemi të gjithë në një grupim të vetëm politik. Të ngrejmë zërin për të drejtat tona, integrimin e plotë në shoqërinë shqiptare. Të kërkojmë urgjentisht pafajsi politike dhe juridike nga parlamenti, Presidenti dhe Gjykata Kushtetuese. Të futet në nenet e Kushtetutës nga Parlamenti, trajtimi i veçantë i të përndjekurve politikë. Të formulohet nga ish të burgosur dhe të internuar si dhe nga një grup juristësh statusi i të përndjekurve politikë sipas grupimeve ku të përcaktohen me ligj të gjitha të drejtat tona të mohuara deri tani. Shkëputja nga partitë politike dhe krijimi i një partneriteti të ri me forcat e djathta nacionaliste. Grupi nismëtar do të kontaktojë me të gjitha Prefekturat e vendit në mënyrë që të shpejtohet sa më shpejt ky proçes i domosdoshëm dhe të dilet me një rezolutë të përbashkët në shkallë kombëtare. Në rast se shteti aktual nuk i merr parasysh kërkesat tona atëherë me mjete demokratike do të ndeshemi ballë për ballë me qeverinë si dragojt kundër kulçedrave do të përballen heronjtë me kriminelët deri në fitore ose në vetë flijim. Fitorja është e jona sepse ne jemi morali ne jemi shtresa më vitale e kombit që kemi vuajtur aq shumë dhe salë me moral të pa thyer. Nga Shoqata e të Persekutuarve Politikë Shqiptarë Mos të harrojmë pushkatimet, burgjet, internimet dhe përdhunimet e 60 vjetëve?! Vëllezër të persekutuar të çdo kallepi qofshi, burg, internim apo pushkatim. Sa shpejt harruat. Mos vallë ideali juaj qe të hidheshit nga një parti në tjetrën dhe të hidhnit valle sipas orkestrës së Ramiz Alisë? Mos vallë harruat përdhunimin dhe skllavërinë tuaj dhe të familjeve tuaja, jo pak por 50 vjet dhe më e tmerrshmja që përdhunimi, vrasja, prostitucioni dhe çpronësimi duke stimuluar perversin moral she shpirtëror të këtyre 10 vjetëve, që na dhanë zhgënjimin më të madh në jetën tonë skëterrë. Vëllezër të burgosur, mos vallë harruat ata që nuk shtrinin dorën edhe kur i shpërbënte uria si qenie njerëzore. Kujt i shtriu dorën Kiço Venetiku, por vdiq i uritur deri në çmenduri?! Kujt i shtriu dorën Xhelal Kompenka, Sami Dangëllia, Fadil Kokomami, Vangjel Loxha, Aleksandër Sokoli, Osman Kazazi. Këta që mbaj mend unë në 15 vitet e burgut tim etj., etj…? Përse vdiqën heronjtë e viteve 45-89-90-97. Kujt dhe çfarë shërbimi i bënë shtresës apo kombit të tyre?! Mos vallë jeta e tyre qe e kotë dhe kjo jona e përdhunimit e mashtrimit e çpronësimit e zhgënjimit e 60 mijë lavireve nëpër Europë e 10. 000 djemve të vrarë nga 91-97-98 qenë tifozë të vdekjes apo viktima të jetës që ne po gëzojmë?! Mos vallë hymë në burg ashtu si na akuzojnë apo shpifin misionarët e komunizmit për një copë dielli se nuk kishte mish se donim muzikë, se bëmë një turp në fshat apo familje dhe ju turrëm kufirit?! Mos vallë qemë të gjithë të 16. 000 të burgosurit të tillë dhe unë sot po nxjerr sekretin e turpit të jetës sonë?! Derikur kështu, deri kur do t’i bëjmë hosana baraba këtij turpi, kësas skëterre që po i krijojmë vetes toën me pasivitetin, sharjet e ndërsjellta, shpifjet e paskrupullta ndaj njëri-tjetrit, deri kur do groposim njëri-tjetrin dhe ne që kemi mbetur me vulën e turpit të kësaj politike 10 vjeçare e cila s’ka dhe s’ka si të ketë kollonë, moral dhe atdhetarizëm?… A jemi ne dhe a kanë mbetur nga ata vëllezër dhe shokë që unë kisha dëshirë t’i ndigjoja, të pija një kafe dhe të skalitja në kujtesën time historinë e pastër të Atdheut tim të larë me gjak martirësh. Disa të zhgënjyer i treti dheu, por të tjerët janë gjallë. Çfarë pa u japin ata fëmijëve të tyre: Urrejtjen kundrejt njëri-tjetrit, shpifjet, sharje të cilat i mbjellin si i kanë mbjellë në dosjet tona të kampeve, burgjeve dhe internimeve sigurimi i shtetit dhe agjentët e tyre ndoshta disa dhe nga viktimat tona. Deri kur do e pasurojmë arsenalin e perversit dhe shpifjeve 50 vjeçare dhe në adresë të vetvetes. Unë po ulërij dhe bërtas në këtë pyll ujqërish dhe egërsirash të Atdheut tim. Të hapen dosjet se nuk qemë të tillë…? Ata që qwenë se nuk mundën të paktën nuk do punojnë për komunizmin. Por kur nuk dimë kush janë bashkë me misionarët e 10 vjetëve i kemi dhe ata kundër se nga frika të mjerët se mos ndonjë gazetë boton firmën e deklaratës, së tij i shërben akoma krimit. O Zot, deri kur do vazhdoni t’i shërbeni turpit, deri kur! Mjaft për hir të Zotit se do u mallkojnë edhe brezat që vijnë të cilëve po u lëmë trashëgim vjedhjen, vrasjen, prostitucionin, drogën, dhe kur të mbarojnë komshinjtë do vrasim veten! Unë dua të zgjoj nga gjumi ata që mendërisht dhe moralisht qëndrojnë akoma. Çfarë na dhanë partitë këto 10 vjet të provës së madhe veç këtyre që thashë më lart dhe çfarë do të fitojmë në të ardhmen ne dhe fëmijët tanë? Vetëm diskriminimin, shpronësimin dhe skllavërinë e turpit më të madh të gjithë brezave. A kemi shpëtim? Unë them se po të mblidhemi të gjithë së bashku dhe t’i themi turpit ndal. Të mblidhemi të themi fjalën tonë jo mbi bazën e interesit vetëm se duhet të sigurojmë një copë bukë të turpit, por ashtu si mbanim me shpresë njëri-tjetrin për t’i thënë vdekjes jo në telat me gjemba, ashtu edhe sot të bashkuar t’i themi këtij zhgënjimi dhe turpi ndal dhe të fillojmë nga e para. Jo, më mirë, jo, nga fillimi, por si dimë ne të themi, deri këtu. Sot e tutje t’i japim kuptim jetën sonë, dinjitetit dhe të dimë ç’t’u lëmë atyre që e duan Atdheun, familjen dhe Shqipërinë. Ndryshe të mjerët ne as dheu nuk do na falë; mirë komunizmi që na dënoi, por s’do na pranojë as toka mëmë më gjirin e saj. Le t’i japim më në fund kuptim jetë t’i japim dorën njëri-tjetrit se ne dimë të falim dhe kemi bindjen se dhe Zoti do na falë. Ndryshe vaj medet, përse kemi vuajtur dhe kemi bërë burg politik, mos janë të vërteta ato që thonë kriminelët dhe shpifësit e 50 vjetëve që po vazhdojnë akoma, unë them që jo. Jo. Po qe se kemi dhe dy ditë për të jetuar u lutem të mblidhemi sot. Të mblidhemi sot dhe të lëmë një kujtim të mirë të jemi një zë i vetëm dhe t’i themi jo turpit të 60 vjetëve, t’i themi jo shpifjeve dhe krimeve të tyre. T’i themi Europës se ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi Europë, se jemi zemra, morali dhe dashuria e saj. T’i themi të gënjyerve mos u gënjeni. T’u themi të dërrmuarve fizikisht dhe shpirtërisht se ne jemi këtu dhe s’kemi vdekur. T’u themi bijve dhe bijave tona se ne jemi nderi, krenaria dhe Atdhetashuria e tyre dhe e brezave që vinë. T’i themi me urtësi popullit tonë të dashur bashkë të kërkojmë ligjin për të drejtat dhe liritë tona. Të ndalojmë lojën e ping-pongut politik dhe moral, të ndalojmë talljet dhe abuzimet e kësaj loje mbi kurrizin e këtij populli. Ta bëjmë jetën me kuptim duke luftuar shushunjat e saj. Akoma ne jemi të akuzuarit, ne jemi të përbuzurit, ne jemi të papërfillshmit. Kur kjo politikë kuçedër me ngjyra e di mirë se kush jemi dhe si dimë të kërkojmë të drejtat dhe lirinë tonë. E harruat 1973 dhe dëshmorët e atij viti lapidar. E harruat 1984 dhe dëshmorët e këtij viti. E harruat 1989 dhe Qaf-Barin ku 7 ditë pa bukë me dy gishtat “Liri-Demokraci”. Mos vallë i fituam këto? Mos vallë na dhanë shpërblimin me letrat që po na çojnë drejt vdekjes? Mos vallë na kërkuan falje kriminelët që na vranë me gjyq e pa gjyq? Mos vallë na dhanë shtëpitë e shtetëzuara që mbi to ngritën pallate dhe institucione? Mos vallë na dhanë punën e papaguar në këneta, hekurudha, fabrika, uzina, ndërtime, miniera ku po dergjen me qindra e mijëra nga vëllezërit tanë? Mos vallë na dhanë pasuritë tona të grabitura për sebep tëtyre u burgosëm, u vramë dhe internuam gjithë jetën, 50 vjet? Mos vallë fëmijtë tanë dhe këta që mbaruan këto 10 vjet po punojnë në specialitetet e diplomës së tyre? Mos vallë kanë perspektivë në të ardhmen e jetës së tyre? Mos vallë do i lëmë skllavërinë edhe atyre që janë të denjë për Atdheun e tyre, por kush ngre kokë e pëson? Pikërisht për këto të drejta të ligjshme le të mblidhemi dhe të diskutojmë, mbasi nuk e kemi zgjidhur dhe nuk do e zgjidhim dot pozitë-opozitë, të majtë e të djathtë, sherr me njëri-tjetrin, jo më kush do të shkojë tek partitë; ne duam të futemi në jetë, kush nuk do të mos vijë, kush do le ta mohojë vehten, të tjerët të mblidhemi dhe të marrim vendime, për jetën tonë, idealin tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Hysen Ismail Haxhiaj Kryetar i Shoqatës të Persekutuarve të Shqipërisë Filozofi Femra shqiptare përballë pushtetit të pistë e kriminal të parasëNjë ndër krijuesit me prolog të krijimtarisë së saj në prozë një “tranzicion” të suksesshëm në pegasin e poezisë është patjetër edhe V. Allmuçaj. Një ndër shkrimtarët me një vizion modern të qartë dhe artistikisht të realizuar në tërë domethënien e saj estetiko-filozofike të prozës së llojit të gjatë në vështrimin ideor, kompozicional, në të ashtuquajturën linjë subjektore krahas një stili të natyrës shprehëse të përafërt me atë të poezisë së realizuar në romanin e saj të parë “Era e pasionit”. Ashtu si në hullitë e proceseve të reja të evoluimit dhe reformimit konceptual tashmë në të gjithë qelizat jetësore shumëdimensionale të shoqërisë shqiptare, edhe në jetën e asaj që krijuesve u pëlqen ta quajnë “Republika e Letrave”, kriza e parë u shfaq padyshim në formën që mund të quhet thyerje e kornizave, liberalizim i standarteve, apo frymëmarrje e re deri në një krisje cilësore të zhanrit në të gjitha gjinitë. Të tillë reformë “institucionale” në vizionin e një romanciereje, jo thjesht plot frymëmarrje, përballë asaj qëmund të quhej frenato e kornizave, por një hapësirë gjithëdimensionale falë një forme kontemporane të prozës, që gjithsesi duke iu shmangur shtigjeve të narrativës së konsumuar në nivelet e një letërsie të rëndomtë ngulmon zotërimin e atij çelësi estetiko-filozofik që futet etshëm në gjetjet sa të mistershme, sa të kapshme, sa racionale, sa mediative, sa reale, sa vizionare, larg çdo mbetjeje në sipërfaqe, drejt thelbit estetiko-filozofik të karaktereve letrare, duke depërtuar në metafizikën e secilit e shohim te romani i Allmuçajt. Kjo, madje deri në habi për lexuesin e zakonshëm, ende i paorientuar sa duhet në vizionet e prozës moderne, të kuptojë këtë “pavarësi” të personazheve në veprimet e tyre, ndaj të cilëve autorja asesi nuk manifeston doza cinizmi të egër, apo sentimentalizmi banal, duke ruajtur në tërë aksionin estetiko-filozofik të veprës një lëvizje të qartë të mendimit përmes meditimeve, gjykimeve apo përshkrimeve me gjakftohtësi, paanshmëri dhe drejtësi të lakmueshme ndaj grupit të personazheve të saja, thuajse të gjitha femrat, jo thjesht në fatin e tyre tragjik, por edhe përballë dilemash, dyshimesh, tallazimesh apo humnerimi shpirtëror e moral në nivelet e tjetërsimit deri në shfytyrim të njeriut që duhej të ishte nënë dhe jo varr i jetës – përballë pushtetit të pistë e kriminal të parasë. Gjithsesi Allmuça preferon “të ndjekë” personazhet, por kurrsesi të “ndërhyjë” në jetën e tyre. Një status i tillë i veprës, të tilla artibute të manifestuara deri edhe ndaj personazhesh që bartin mesazhin bazë të veprës: Femra shqiptare, ruhuni para parajsës së premtuar të përtej detit, që të mos mbeteni pre e intrigës makabre, sepse jeta kurrë nuk është tjetër veçse një lojë nga më të dhimbshmet në jetën e njeriut, si Greta apo Alma dëshmon qartë profilin modern të autores. Sa bukur shprehet kjo pëmes narratorit të veprës, duke iu referuar Gretës: “U bind në një çast se trotuaret ishin poshtëruar nga klientët që shisnin pasojat e vetes, se idhulli i madh ishte gënjeshtar fluturak që e kthente realitetin në humbje”. “Era e pasionit”, një prozë interesante sa nga mesazhet, sa nga forma kompozicionale, një thyerje e plotë e asaj që quhet vijë subjektore, ku fabula “tradicionale” ka humbur origjinalitetin, tashmë e tretur në kurbën subjektore. Autorja i vendos ngjarjet në një mjedis sa real, sa sureal, ku dinjiteti njerëzor ka marrë trajtën e “hijes”, ndërsa vetë njeriu ka humbur totalisht “pusullën”në vorbullën e jetës në kërkim të asaj që ka ndjerë apo ndjen në imazhin e mugët të ëndrrës sa për lavdi, sa për para nën ethet e erës së pasionit. Shpërfytyrimi njerëzor, tjetërsimi makabre nëpër labirinthet e egocentrizmit total moral të lakmisë, këtij sindromi shkatërrues sipas Budizmit, duke thyer çdo formë ekulibri të pranueshëm për natyrën njerëzore në raportin mes shpirtit e qënies, humanizmit dhe meskinitetit e filistinizmit në kurthin e aventurës njerëzore që manipulon ëndrrën e njeriut për të gjetur denjësisht vetveten në hapësirat e reja bashkëkohore, shpaloset ekspresivisht në fjalët plot domethënie të narratorit referuar, Gretës, një prototip i femrës së mbërthyer tragjikisht nën kthetrat e aventurës së tegut të turpshëm të mishit të bardhë: “Brenda vehtes përfytyroi zogun me pupla të djegura të shndërruar në një katrahurë ku ekspozoheshin lakuriq qëniet e pafajshme. O, Zot, thirri me vete! Ç’mizori. Qenie pa sy, pa krahë, pa jetë”. Në vazhdim të depërtimit drejt thelbit estetiko-filozofik të materies objekt përmes narratorit, autorja vazhdon: “Përfytyroi fytyrën e gruas në murin përballë dhe iu duk se edhe ajo mund të ishte mbeturinë e kohës. O Zot, ku jam, mendoi. Prostitutë, prostitutë, i gjëmonin veshët”. Le të “rrugojmë” nëpër faqet e romanit në gjurmët e asaj që mund të quhet kurbë subjektore, e cila zor të “kapet”, por më shumë se një imazh plot thyerje e mugëtirë që dredhon në formë meditimesh, dilemash, arsyetimesh – një lëvizshmëri mendimi, larg formës tradicionale,deri në finalen e veprës, të ashtuquajturën kulminante dhe katastrofë. Brenda një peizazhi të mrekullueshëm, ku ansambli fantastik natyror që krijojnë qiejt e kaltërt, liqeni me kristalimin ujor, pulëbardhat në hapësirën e gjelbërt, bregu i lagur që shkëlqen nga drita e hënës, një mrekulli natyrore ku jeta thërret ëndrrën lëvizën një anije mesjetare nën kthetrat e në përhumbjen e një muzgu brenda së cilës (kësaj anijeje) dëgjohen klithma nën kthetrat e vdekjes. Dekori i një absurdi kafkian të përkryer: Aty ku jeta thërret në kupë të qiellit për të jetuar, vdekja tashmë thuajse e la fituar betejën. Një turmë mjerane leprozësh të flakur pëdhunisht në një ishull që duket si njollë shihet të afrohet një murg, që, ndonëse thërret: prisni, o njerëz të Zotit, ke përjetuar shurdhimin që largohet në humbëtirën e natës. Dhe pas këtij mëngjesi plot klithma jetësh të destinuara të jenë një ushqim i afërt i vdekjes, të cilat “shkonin fluturim në hapësirën e qiellit, brenda qetësisë dhe zhurmës së varrit”. Në këtë sfond, më tepër se prolog në vështrim kompozicional, një episod i jashtëm plotësues në vështrim subjektor, motivet e të cilit do të rimerren më vonë, që në siparin e veprës, impulson veprimin brendshëm dramatik në roman duke na përgatitur drejt atij kuadri zhvillimesh mes përplasjes së përjetshme mes ëndrrës dhe realitetit, mes iluzionit dhe zhgënjimit, mes shpirtit njerëzor dhe humnerave të pashoqe të shpirtit: Marinarë të zinj që flakin si mbeturina në ishull njerëz dhe zhduken në thellësitë e territ. Këmbanat bien, thuhet, për ata që kanë veshë. Tashmë lexuesi ka marrë të qarta gjithë sinjalet, si dhe “prozhektorët” e nevojshëm pr të “udhëtuar” në labirinthet e veprës. Ja sfondi ku do të luhet teatri i dhimbshëm deri në absurd i ngjarjeve të romanit. Një sfond e mjedis real, sa universal ku njihemi me Alma T, një vajzë siç do të mësojmë (më vonë) e mrekullueshme e një familjeje të varfër, një krijesë elokuente, naive dhe e sinqertë në romantikën e saj brilante për të kapur të padukshmen që i vjen nga fisnikëria e shpirtit, ëndrrën që për pak kohë iu duk se e “kapi” tek Genci, një intelektual, sipas së cilës ai është gjithnjë vetvetja. Si ka lënë këtë hije imazhi të tretur në shpirtin e Almës, Genci ka marrë rrugën e mërgimit, duke u kthyer në një imazh magjepës për Almën, të cilën autorja e përshkruan me penelata të hequra nga thellësitë e shpirtit të saj si artiste me ndjenjë të hollë, pas asaj lumturie të djegur në një ditëikje surprizë të tij. Që në faqet e para të romanit, pasi na ka prezantuar me një sfond ishulli disi misterioz – pa emër, ku lëvizin qenie pa emër, autorja ka vendosur të tyrjelojë drejt thelbit të karakterit – Alma (shtegut nga na fton në tërësi të njihemi me karakteret e veprës) të cilës i mësojmë vetëm emrin dhe një mbiemër inicial T në dukje përmes meditimesh, dilemash dhe gjykimesh filozofike që vinë përmes autorit të veprës: “Hynte e dilte nga shtëpia e varfër e saj dhe vetëm kur shkonte në liqen ndjente thellësisht vetëekzistencën”. Pastaj, përmes një digresioni të shkathët dhe figuracioni artistik-sistem “epitetesh” – autorja me një përshkrim të mrekullueshëm na ka dhënë portretin e saj. Si një “prolog-uverturë” e botës së saj shpirtërore tejet të pasur: Me fytyrë të bardhë e të lëmuar, me flokë të zinj e të gjatë, me sy blu të tejdukshëm. Duke mos arritur të fsheh simpatinë për këtë personazh laitmotiv nga pikëpamja e mesazhit që bart autorja ka penelizuar më tej drejt zbulimit të këtij karakteri sa naiv, i pastër si foshnja, sa tragjik: Ajo i besonte miqësitë e reja, ose të shpejta, siç i pëlqente t’i quante që shpërthenin lirisht në mënyrë të rrufeshme. Një natyrë, jo pa interes, pragmatiste, që i pëlqen të mbahet me këmbët fort në tokë, me një përvojë të pasur jetësore, skeptike i spikatur në thelbin e saj filozofik që e trembin dashuritë me personazhe letrash, apo dashuria e dytë me të njëjtin njeri është edhe Donika, nëna e Almës. Si e tillë ajo vjen si kompensim i atij optimizmi idealistësh që ka Alma ndaj jetës, e derdhur në krahët e ëndrrës mrekullore të moshës, sa Donikës “i dukej se e bija i kishte shkëputur lidhjet me botën”, nënkupton autorja. Donika vjen në roman si nevojë e një orientimi më realist ndaj jetës për njeriun tonë që duke patur përvojën e hidhur të optimizmit “të madh”, më tepër se skepticizmit ai nuk ka vend të besojë në tjetër alternativë jete, ndryshe do pësonte tjetër katastrofë po t’i dorëzohej verbërisë nihiliste, një prirje mjaft e dhimbshme, aspak fantazi, në realitetin tonë kur me të gjitha bateritë edhe sot nga zona të qytetërimit modern vinë duhi të përbuzjes deri edhenë masmedia të shqiptarit, këtij njeriu të “egër”. Një ndër gjykimet sa funksional, po aq domethënës që sjell “ëndrra s’mund të jetë diçka e vjetër, s’ka si t’i ngjajë së vërtetës”, autorja hedh hap të mëtejshëm në zbërthimin e këtij karakteri sipas konceptit estetik: Jo ç’ndodh, por si ndodh – ky është thelbi i raportit mes fabulës e subjektit me vizion modern në një vepër letrare. Tashmë Alma ka filluar të ndjejë e pretendojë gjëra më serioze ndaj jetës, ka filluar të ndjejë shijen e vetmisë. Njihet fare rastësisht me Gencin, intelektual, i cili sapo ka mbaruar konservatorin. I ndërgjegjshëm se piktura, arti nuk e duron errësirën nga pikëpamja e thelbit estetiko-filozofik, në jetën rutinë nuk arrin t’i shpëtojë kthetrave të kozmopolitizimit, me “ëndrrën” për famë më të madhe, një deduksion i autores që na kujton rrjedhjen tragjike të trurit të kombit në këto vite, autorja afishon një shqetësim qytetar dhe kombëtar tejet dramatik për fatet tona përballë sfidave të së ardhmes në “parajsën” e konkurimit të egër gjithnjë e në rritje. Kështu sapo Genci ka ndjerë se mes tij dhe Almës ka hyrë një fazë e re jete “duke mos e fshehur dot atë pasion depërtues e të shpërndarë thellësisht si një rrymë e pathyeshme drite”, kthehet i jati i Almës, Bashkimi, ndërsa Genci, krejt papritur lë lamtumirën e djegur, një metaforë fantastike e goditur në rolin edhe të një detaji mjaft domethënës, ikën në Itali duke shpërfillur joshjet e Gretës, një prostitutë marionetë në duart e një strukture mafioze, duke lënë Almën vetëm. Në kurthin e “ëndrrës”, në kërkim të Gencit të “vet”, sa real, sa sureal brenda saj, Alma bie pre e mashtrimit të një rrjeti prostitutash, ku bën pjesë edhe Greta. Kalon në Itali në strofkën e këtij oktapodi, ku pas një trajtimi shtazarak, humbet edhe njërin sy. Tashmë e bindur në vetminë e saj fatale se “Dashuria e parë e saj nuk kish qenë tjetër vetë një ikje pas imazheve, kurse dashuria e vërtetë ka nevojë jo vetëm për sy, por edhe për mbrojtje”. Ja me këtë detaj, autorja plotëson gjithë fabulën me vizion modern, udke na tërhequr drejt një prej sfidave më të goditura ndaj shoqërisë shqiptare zyrtare të kohës: Mbrojini me gjithçka u ka falë natyra jetën dhe dinjitetin e femrës, sepse ato janë nënat e motrat tuaja, ato janë nëna e jetës. Nëpërkëmbja e tyre është nëpërkëmbja e dinjitetit njerëzor-moral e substancial të vetë shoqërisë shqiptare të kohës. Poshtërimi modern i femrës, viktimë e ingranazheve mafioze të superkrimit, që në kushtet e simbiozës në korrupsionin institucional, vendës apo të huaj, harlis shtatin në një format mjaft tronditës për sigurinë qytetare në tërësi, e femrën në veçanti si pjesa më delikate e natyrës njerëzore, është ndër denoncimet më madhështore të këtij romani sintezë. Njëherësh me Almë, në një plan alternativ në vështrim kompozicional, autorja na jep Gretën. Ç’është Greta, si fenomen social? Derivat i krizës morale dhe në tërësi refleks i asaj krize të dhimbshme që pësoi familja shqiptare sa çoi në përbaltje të vlerave kategorike morale të raporteve fëmijë-prindër nën ethet çoroditëse të psikologjisë së një populizmi primitiv, që edhe në këtë thelb kaq të dhimbshëm të shoqërisë shqiptare, induktoi nisjen nga zero. Shto kësaj edhe rrethanat mjerane shpirtërore, qoftë edhe të njërit prej prindërve, bilanci është tejet i qartë. Kështu, i jati i Gretës, një drejtor fabrike që flirton me sekretaren e zyrës, duke shkëputur marëdhëniet shpirtërore me familjen e tij, patejtër një ndër nxitësit që Gretën e “kalon” në rolin e një vajze “trotuaresh”, siç e quan Fredi, një i ri pa prindër, një ndër të “frekuentuarit” e Gretës. Me predispozicionin e një vajze të shthurur, jo thjesht liberale, Greta tregon pak vëmendje ndaj shqetësimit normal të nënës së vet e motrës Igli, duke qenë e vendosur të “shijojë” jashtë çdo “kolaudimi” të sjelljes së saj në jetë shoqërinë e konsumit. Si i ka rënë mohit misionit të shenjtë për të qenë një nënë e denjë nesër “ka braktisur fytyrat e dashurisë nga vetja sikur të ishin një tmerr”. Ka filluar të shesë me intervale epshin e trupit, ka filluar pirjen e duhanit e të alkoolit, duke medituar rreth thelbit etiko-filozofik të karakterit të saj, autorja pohon: “Ajo luante me gjëra të rrezikshme, sepse i mungonte pjesa më e gjallë e qenies – gjaku. Ai ishte shuar si hiri brenda saj”. Me një operim të llojit të ve, tejet të arrirë, në boshtin e qenies njerëzore, autorja kushtrimon me vikamë kundër asaj heshtjeje fatale të familjes dhe të shoqërisë shqiptare në veçanti ndaj atij biznesi që po realizohet me nëpërkëmbjen të gjësë më të shtrenjtë të njeriut – dinjitetit të tij moral: një ndër njollat moderne më të dhimbshme në sfondin e relievit qytetar moral të shoqërisë, përcjell përmes një simbolike elegante portretit të “shpirtit” të lirë, portret që tashmë lexohet qartazi që nuk ka asnjë pikëtakim me Gretën, viktimë e epshit dhe e pasionit nën ethet e parasë së pistë. Kështu Greta, pa kursyer asgjë në pazarin skandaloz të “trotuareve”, nga boshti i saj si qenie njerëzore-sovraniteti moral, ka marrë rrokullimën e dinjitetit të vet me devizën “Asgjë në botë nuk është kotësi, kotësia është vetëm një shprehje”. Duke vënë direkt përballë figurën e Gretës dhe të Almës, që në esencën e vet estetiko-etiko-filozofike përfaqësojnë dy mentalitete, dy filozofi, dy alternativa jete krejt të kundërta, autorja shtron pikpamjen filozofike – problemin tjetër të madh. Ç’është njeriu? Përgjigja burimon nga vetë përgjigjet heterogjene që i japin alternativave të jetës këto dy personazhe substanciale në vepër: As i mirë, as i keq, por një kontradiktë, forma ekzistenciale e qënies njerëzore, ku janë në simbiozë përherë jeta me vdekjen, ëndrra me realitetin, e mira dhe e keqja. Afirmimi i njeriut apo degradimi i tij fillon pikërisht në sensin regresiv, apo progresiv të alternativës që ka zgjedhur vetë ai. Kjo përgjigje është thelbi i vërtetë i qenies njerëzore. Alma, sado tragjike në fatin e saj, gjithsesi është antipod i Gretës, skllave e epshit dhe e pasionit shtazarak. Greta tashmë në kurthin e sindromit të degradimit total i përket natës, “errësimit” total të shpirtit, kurse Alma viktimë e sinqeritetit të ëndrrës i përket ditës, prosperitetit, pavarësisht baltosjes në format nga më të shpërfytyruarat që u jep gjithnjë idealistëve kjo botë e mallkuar – nëntekston autorja. Duke medituar për Gretën, ja si shprehet: “Ju duk se ishte kthyer një figure të errët si nata prapa seë cilës nuk ekziston asgjë. Ajo i përkiste murit të ngurtë ku mbulohej dita nga nata”. Kurse duke medituar për Almën, autorja vazhdon: “Pa thënë asnjë fjalë, ajo kërkoi ta shpëtonte këtë grua nga helmi i errësirës”. Të befason forca e simbolikës, madhështia e metaforës dhe eleganca e krahasimit. Kë përfaqëson Alma si fenomen social? Është femra shqiptare që në proceset e reja të integrimit për shumë arsye, pa injoruar realitetin e një pune në dekada për emancipimin e saj që bëri shoqëria shqiptare, rezultati i arritjeve qoftë të pjesëmarrjes publike në jetë, qoftë në nivelin e angazhimit civil apo edhe në familje në raport me seksin tjetër, vuan nga doza të ndjeshme inferioriteti që gjithsesi nuk evitohen dot përmes ecurive statistikore, kur dogmat e trashëgimisë patriarkale-kanunore, deri edhe në metropolet shqiptare, janë të ndjeshme, e pse jo tejet të ndjeshme. Shikoni odisetë e çështjve femërore në dosjerët dhe kalendarët ditorë të gjykatave e të masmedias aktuale shqiptare. Në përballim të sfidave të kohës shoqëria shqiptare ka obligime të mëdha në kompensimin e kësaj kohe të humbur në dëm të afirmitetit moral të gruas që kjo të mos bjerë pre e skllavërimit modern shumëdimensional, në kushtet e klimës së marrëdhënieve të shoqërisë së hapur, apelon autorja. Po një tjetër figurë, jo pa interes, është edhe Xhuzepe. Një nekrofil, gjithsesi i pacipë dhe arrogant në gjithë fizionominë e tij morale e shoqërore, Xhuzepe është përfaqësues-prototip i mafiozit, përfaqësues i borgjezisë kriminale ndërkombëtare, që në përpjekjet e kombeve, sidomos të vegjël e të prapambetur për t’u integruar e prosperuar, ai gjuan shtigjet e pasurimit të tij kriminal në akord me gjarpërinjtë me fytyrë njeriu që mjerisht shumë herët nxorrën kokën edhe nga gjiri i borgjezisë së re shqiptare nën ethet e pasurimit të shpejtë, frymëzuar nga qarqe politike dritëshkurtëra nën shembullin e përvojave më të hidhura që ka njohur historia botërore. Duke fokusuar një ndër plagët më të dhimbshme të viteve ’90-të, autorja fokuson mesazhin madhështor. Kujdes me metastazat e superkrimit, që nëse shteteve të fuqishme e me përvojë u kanë imponuar në një farë mase jo të vogël kompromisin në qeverisje, shteteve të vegjël e pa përvojë të gjatë demokratike, mund t’ua komprometojnë deri në neglizhim dinjitetin! Me një neveri llahtar, përmes një ekspresioni elegant, Allmuçaj shpreh dashurinë për Almën dhe neverinë për mafiozin Xhuzepe: “Përpara iu shfaq Xhuzepe. Ajo fytyrë ishte neveria dhe vrasësi mizor i dy brigjeve. Ai që i kishte premtuar parajsën e botës, ishte tani figura bardh e zi e akuzës së ikjes në humnerën e errët të udhës së statujave”. Nga pikpamja e subjektit konstatojmë se në këtë roman kemi në shkrirje të fabulës brenda subjektit e boshtit subjektor mbi të cilin mbështeten, mbahen momentet kruciale të veprës, siç janë raportet e ndërveprimit mes Almës e Gencit, Gretës e Xhuzepes, Almës e Xhuzepes, ky i fundit, momenti final i romanit, ku arrihet çasti kulmor dhe pika e katastrofës në linjën subjektore të veprës. Boshti i subjektit vjen mjaft funksionalisht me momentet në dobi të nxitjes së mëtejshme të dinamikës së veprimit të brendshëm, i cili gjithësesi shfaqet më tepër si lëvizje e mendimit të shprehur përmes dilemash, arsyetimesh dhe meditimesh, se sa me formën deskriptive apo renditjen kronologjike të ngjarjeve në vështrim kompozicional. Kështu, bie fjala, nga momenti kyç Alma-Xhuzepe ne konstatojmë se rrjedhja e ngjarjeve rrit tensionin e brendshëm, thellon mundësitë e mprehjes dhe të acarimit të pozitës së personazheve. Hipokrizia në sjellje e llojit kriminal me fytyrë njeriu të Xhuzepes, matrapazit pëbindësh modern, me mishin e bardhë kthehet në përbuzje totale, në sjellje prej tutori kanibal sapo kalon detin dhe e dorëzon prenë e vet në strofullën e përbindëshve me “gjak” njeriu. Ndërsa futja e ndonjë episodi plotësues, si ai i “prologut” apo ai digresional, pas faqes 90-të, pasi na i ka prezantuar më parë së brendëshmi përmes meditimesh interesante, autorja kthehet tek psikoza e “ikjes” e Gencit, predispozicioni për të shijuar “frutet” e saja, fluturimi drejt lirisë si i pakthyeshëm, kurse tek Alma, ndryshimi si e vetmja gjë që mund të priste – episode degresionale që i japin impulse edhe epicitet veprimit që anunçon të ndërmarrë ajo në kërkim të realizimit të ëndrrës, të gjetjes së Gencit diku në Brindisi. Nga pikpamja e ndërtimit të narracionit, vepra mbështetet te pozicioni i rrëfimtarit (autor) sipas llojit të veprimit, ku në veprimin e jashtëm autorja të kujton në “kameraman” që regjistron me kujdes në celulozë veprimet e personazheve për t’ua përcjellë krejt natyrshëm lexuesve. Kurse në veprimin e brendshëm, derivat i meditacioneve, dyshimeve, arsyetimeve filozofike, etike, estetike, autori arrin të zhbirilojë drejt thelbin, në metafizikën e karaktereve përmes lëvizjeve elegante të imazheve, ideve përgjithësisht, mendimit të saj ideoestetik në gjithë hapësirën e veprës. Kujtoni Gretën: kudo e ndjek portreti “shpirti i lirë”, si sfidë e lirisë së humbur, në vetë boshtin e saj si qenie njerëzore, po kështu e ndjek nga pas figura e gruas në mur, që kërkon t’i kujtojë neglizhimin banal të misionit të nënës si përtëritëse e jetës. Nëse do të flisnim për linjat në roman, vizionarisht ato janë të lexueshme si dy të tilla, por në vështrimin tradicional ato nuk dallohen dot me profilin e tyre në ecje. Më shumë do të flisnim për një alternim planesh me në qendër të të cilit Alma me personazhet plotësuese, dytësore dhe, në anën tjetër, Greta- Xhuzepe me plotësime, apo dytësimet personazheske. Gjithsesi karakteret realizohen brenda lëvizjes së tisit mediativ, ekspresionit të mendimit brenda ndjenjës çliruese nga korelacioni dhe kondicioni historik-social. Vini re sa surealist jepet momenti i “kompromisit”, po të quhet disi i tillë momenti kur Alma vendos të udhëtojë ilegalisht me grupin e prostitutave në kërkim të dashurisë së humbur! Sa enigmatike janë lëvizjet e Gencit, lamtumira e djegur apo lëvizjet e Xhuzepeve, të cilat gjithnjë paraqiten si hije që shoqërojnë porstituta si Greta, por gjithnjë pa një artikulim konkret fizik. Përshkrimet kanë vendin e vet në vepër, krahas gjykimeve, në të cilat tretet fati i karaktereve letrare në refleksionet e natyrave filozofike, etike, psikologjike. Vëmë re përshkrimet, edhe pse nuk na jepen si trillim i shkrimtares, kanë brenda tyre tharmin e amalgimit të vështrimit të brendshëm me atë të jashtëm, siç është rasti që tek episodi hyrës. Duke jetuar me ato që shohim, një materie brenda së cilës përjetojmë absurdin tragjik, bëhemi koshientë për dramaticitetin e veprimit të personazheve në të ardhmen fara pranë. Turma leprozësh që kanë humbur gjithçka presin vetëm mortjen, a nuk kanë nuanca të plota me turma prostitutash që kanë humbur “gjakun” dhe presin ditën fatale të asgjësimit total. Kjo ndihet aq fort në vepër, sa në veshët e Gretës kumbon si ulërimë e brendshme e shpirtit: “Prostitutë, prostitutë në veshët e Almës, këto fjalë “tingëllonin” Vdekje, vdekje. Detaji i goditur me syrin artificial të Almës – përmendja reale e të cilit i kushton vdekjen cilindo nga majori që përgjonte si djalli i zi vrasës dyshimin e “kontributit”, definon në mënyrë makabre tjetërsimin kanibalesk të njeriut nën pushtetin e superkrimit gjigand, tashmë si një realitet këmbëkryq edhe në milleniumin e ri, aq i artikuluar gjatë tërë 24 orëve shqiptare në mediat tona elektronike e të shkruara. Duke apeluar kështu fuqishëm menjë guxim qytetar të pashoq se Tjetërsimi modern i këtij lloji i njeriut të sotëm është një ndër shfaqjet më kobzeza të kanibalizmit si filozofi e manazhimit të superkrimit nga qarqe të caktuara qeveritare, kur krimi gjen mbështetjen “institucionale”, brenda apo jashtë vendit. Megjithatë vepra ka edhe disa mangësi nëse do t’i quanim të tilla: Autorja duhet të punonte më tepër për lehtësimin komunikues të shprehjes së kumtit ideoestetik, në mjaft raste na duket se fjala me ngarkesë figurative kthehet në qëllim në vetvete. Nuk dua të ndalem në faktin që disa nga personazhet mbeten disi hije, qofshin edhe të dytë, apo më larg, në thelbin e tyre, për të cilët autorja preferon më mirë të deklarojë, se si t’i japë realisht si spunto e veprimit të jashtëm, apo të brendshëm të karaktereve bosht. Bie fjala, megjithëse Greta është një ndër personazhet kyç të romanit, në pak raste “shihet” në dramaticitetin e sjelljes së saj, refleks i një krize në familje. Autorja mjaftohet me deklarimin e të atit, një titullar që ka humbur lidhjet shpirtërore me familjen, se sa me qëndrimet e tij si spunto e veprimit, pavarësisht se ndoshta do të thoshte, autorja: Po, romani modern nuk e duron korelacionin. Mendoj se puritanizmi në përpjekjet e një kornize statike të zhanrit është po aq i kapërcyer sa ç’është realizimi prioritar i padiskutueshëm në raport me modernizmin, por kjo e fundit kurrësesi s’e zbeh një roman modern, i cili siç ka nevojë për meditimin filozofik, ka po aq nevojë edhe për përshkrimin elegant, pejzazhin brilant, jashtë kompleksit se po “dal” në sipërfaqe, deskreptivizëm të ngjarjeve. Mos ndoshta, qofsha i gabuar, ndalja në figurën e një babai liberal në skaj, si i ati i Gretës, si faktor artistik do të sillte një kumt shumë më të motivuar, po të kemi parasysh se fataliteti gretave shqiptare, jo i pakët, por në mijëra të tilla vetëm në gjashtë vjet, po të kemi parasysh vitin 1996 të daljes së këtij romani, është refleks edhe i asaj krize që ka përfshirë familjen moderne shqiptare. Numëroni kronikat e zeza, ku nusja zhduk një familje të tërë, ku prindi vret fëmijët e gruan, apo fëmijët vrasin njëri-tjetrin, deri prindërit e tyre, do të bindeni se dramat e gretave tona edhe aty e kanë një damar të fuqishëm ame. Para pak ditësh një vajzë vritet nga motrat e saja me 60 thika në trup vetëm se ajo ka denoncuar tutorët e motrave të saj prostituta, që mbijetojnë duke kalbur përherë e me boshtin e qenies njerëzore. Po familja ku është dhe ç’përgjegjësi ndjen në këtë ballafaqim të dhimbshëm deri në absurd me jetën e filizave të saj në prag të mijëvjeçarit të ri? Nga ana tjetër, duke peshuar disa nga mangësitë do të thoja: Cilido artist serioz, po t’i referohemi Sartrit, ka një “kontratë” të heshtur me lexuesin e tij të respektuar, pavarësisht nga niveli i kualifikimit artistiko-letrar. Nëse këtë lexues e kërkojmë vetëm brenda një rrethi elitar, si qëllim në vetvete, shkruaj për veten time, do të thotë dikush, atëherë të gjithë së bashku kemi rënë në sindromin e elitarizmit, hermetizimit të pashpallur, paqësor me lexuesin e gjerë, si qëllim në vetvete. Në këtë kontekst autorja ka vend për të kërkuar kontekste dhe sintaksa-fjalë të çliruara nga doza hermetizmi. Vërtet ekziston një prirje për të neglizhuar fabulën tradicionale, “sukes” i arrirë edhe në veprën-objekt i këtij recensioni, por gjithsesi të vjen keq kur shkrimtarë reputacionalë nuk lexohen dot të mbërthyer në prangat e hermetizmit, sidomos nga më të shquarit në pjesën tonë me emrin Kosovë, apo në diasporë. Megjithë këto që thamë, vepra ka merita dhe vlera të patjetërsueshme, falë një figuracioni të pasur, si metaforat, epitetet, simbolika e përdorur, simulitudat që rrisin ndjeshëm jo vetëm veprat artistike, por funksionalizojnë realisht mesazhin e veprës që merr shkas gna një motiv tepër i rëndësishëm në kohët tona moderne. Autorja pr dor suksesshëm digresionin, ngjyrimin emocional. Fjala e saj kumbon me një akustikë të veçantë në gjithë domethënien estetiko-etiko-filozofike të romanit, i cili gëzon një aktualitet të padiskutueshëm në kuadrin e një mesazhi jetëdhënës e universal.
Histori Rruga antike, Shkodër-Pukë-Prizren. Rruga Shkodër-Pukë-Prizren, është përdorur që në kohët më të lashta, por ajo përmendet gjatë pushtimit Osman, ndërsa rruga Egnatia u përmend për nevoja ushtarake. Rruga në fjalë është përmendur në radhë të parë për arsye ekonomike, deri më sot nuk është ndërmarrë ndonjë studim i mirëfilltë, por ajo është përmendur nga studjues të huaj si Han, Nopça, Karl, Pac, etj. Është shënuar me hollësi në hartën e Kolonelit Beduar, në Venedik më 1688, por një përshkrim të kalimit nëpër këtë rrugë në mesjetë na e jep në ditarin prifti Sanaktu, është përshkrimi i një nëpunësi venecian i cili arriti të kalonte vetë në atë rrugë, në sajë të shoqërimit nga vendasit, rruga kishte edhe stacione pushimi dhe ruajtje që quheshin hane. Ato fillonin nga Gomsiqja dhe vazhdonin gjatë rrugës deri në Prizren, stacionet e pushimit (hanet) nuk ishin vetëm vende me fjetë por edhe vende siguri të territorit. Gjurmët arkeologjike të kohëve të fundit në Vaun e Dejës selinë e familjes feudale të Zahariajve, në vijim të rrugës kemi Shqelin, në Kçirë, fortifikatë e shekullit 1, 2 të erës së re, Via Publica, rruga e Pukës, prej nga e ka marrë emrin Puka. Në mes të rrugës Pukë – Fushë-Arrëzit në vendin e quajtur Rrap ka qenë një han që daton në shekullin 17, të erës sonë, shiko fotografinë, në Flete po në një vend pushimi udhëtarësh gjendej një fortifikatë e paijsur me depo uji të shekullit 11. Kalaja e Trunit dhe stalon antike i karvanit në anën e majtë të Drinit, mendimet e të gjithë studjuesve si Adani, Baci, Kamsi, etj., se rruga Vau Dejës deri në Vaspas ka qenë vetëm për karvane e jo për qerre. Kjo nuk ia ul aspak rëndësinë po të kemi parasysh se këtu rreth 150 kuaj lëviznin çdo ditë, siç na dëshmon dhe Ami, Bue. Kurse nga Vaspasi në drejtim të Prizrenit ekzistonte rruga e Qerrit, ku janë zbuluar gjurmët e saj. Për nga rëndësia ekonomike ajo dha një rendiment të madh në zhvillimin e dy zonave të Shqipërisë Etnike, që lidhë rrugën e bregdetit shqiptar me tokat shqiptare të Kosovës. Në regjistrat kadastrale Osmane të vitit 1485, na del se çmimi i drithit, verës, thekrës, etj., në Kazenë e Shkodrës në krahasim me të Pejës, ishte më i lartë rreth 38%, vera 20%, etj. Kjo diferencë bëri që drithërat e prodhuar në viset e Kosovës të transportoheshin në përmes rrugës Prizren-Pukë-Shkodër, për t’u tregtuar në portet e Bunës e Shëngjinit, që kalonte në qytete të tjera të Adriatikut. Në këtë rrugë kishte edhe qarkullim të brendshëm me mallra si lëkurë, dyll, bagëti, etj. Anasjelltas transportonin kripë, kafe, sheqer, prodhime konfeksionesh, etj. Qendrat e banimit në afërsi të rrugës patën një zhvillim ekonomik dhe urbanistikë siç ishte Danja, qendër tipike e Shqipërisë Etnike, me doganën e saj, kjo rrugë u bë përçuese e kulturës perëndimore. Vlen të përmenden dy fakte: së pari këtu kemi Manastirin, e më vonë Abatsinë e Kababshit, e cila daton të erës së re. Ipeshkëvi i Prizrenit tregonte se kultura Europiane kalonte nëpër këtë rrugë, lidhjen që kishte Shkodra me Kosovën treguar edhe shkrimtarët Bogdani, Gjon Kazazi, etj. Në aspektin politik në këtë rrugë u zhvilluan dy Principata, në mesjetë, e Zahariajve dhe e Dukagjinasve, territori i kësaj rruge ishte në zakonin e Lek Dukagjinit. Janë të përafërta me Shqipërinë Etnike e deri në paraqitjen e jashtme të banorëve si shembull po japim faktin nga Shkodra deri në afërsi të Nishit përdoret kësula me maje. Është një fakt i rëndësishëm kjo arterie tregtare-kulturore që Shkodra nga lashtësia u dallua si qendër me rëndësi ekonomike-kulturore. Goditja e parë që uli rëndësinë për këtë rrugë ishte ndërtimi i hekurudhës për në Selanik, këtë tregtarët e Shkodrës e ndjenë shumë. Por ajo më fatalja ishte ndërprerja me kufijtë e 1913-ës, sidoqoftë kjo rrugë si e brendshme ka vazhduar deri më 1939, kur u lidh me rrugë automobilistike. Zef Koliqi
“Teoria e Bërrylit”(tregim humoristik) Bazuar në dramën që po përjetojnë punonjësit e TelekomitSa mirë që u takuam përsëri. Më mori malli. Sot paradreke dita ishte e keqe me shi e shtërngata. U lodha tepër sepse lava e pastrova gjithë shtëpinë por mbasi pushova pak në drekë e mora veten. Shyqyr koha u bë përsëri e mirë. Mjaft e bukur, me të kënaq shpirtin moj File – tha Manushaqja. Mirë Shaqe. A di çka po bëjmë. Urdhëro në shtëpi të pijmë nga një kafe me pak sheqer dhe shumë muhabet. Të faleminderit. E di mirë ku e ke hallin. Mos u sill rrotull, por futu fill e në temë – e ngacmoi si me lezet Shaqja. Thuaja motrës tënde pse dhe si e hoqën atë babaxhanin, i cili ka qenë qyshkur s’mbahet mend në shërbim të xha Komit. Aman. Të keqen na lër rehat. A ka mundësi të bëjmë një bisedë tjetër. Me të thanë të drejtën nuk kam shumë qejf dhe merak të marr nëpër gojë të tjerët – ia ktheu përgjigjen si me mërzi Filja. Më duket Shaqe të pëlqejnë kuriozitetet ose ke diçka të veçantë që të ka mbetur peng. Ti më kërkon mua që të futem në labirinthet e atij problemi, me fjalë të tjera të spjegoj fije për pe të famshmen që po i thonë “Teori e Bërrylit”, sikur nuk paske dëgjuar asgjë për të. Atëherë meqë këmbëngul po të ndihmoj sadopak. Më dëgjo me vëmendje dhe mos harro se sot ka kudo me qindra njerëz që e kanë mësuar në shkallën më të lartë përdorimin me efektivitet në fushat konkrete të interesit teorinë fntastike të “Bërrylit”. S’ka teori më të shkëlqyer! Edhe ajo e Relativitetit duhet t’ia ketë zili. Po futem në temë. Që thua ti “Teoria e Bërrylit” mbështetet në ekzistencën, veprimin, bashkëveprimin dhe bashkëpunimin me pasoja rezultative goditëse të dy duarve dhe bërrylave të tyre në lëvizjen e pandërprerë për të arritur, zaptuar, mposhtur dhe fituar objektiva të caktuara, vende pune, përgjegjësira, pozita dhe karrika të pamerituara si edhe përfitime të tjera të padrejta dhe jo të ligjshme. Më fal Shaqe që fola për ligjin. Harrova që ligjin si kurdoherë e bën Maliqi. Dakord – tha ajo me zë të ulët dhe tepër e përqendruar në “shpellën” e thellë e të pafund të mendimeve që e futën padashje fjalët e shoqes së saj. Në atë moment ju erdhi kafeja nga nusja e shtëpisë, Bukuria, e cila ishte si top tëlyni, e urtë, doracake, me sy e flokë të zinj, faqet simollat e kuqe të një dege, goja, hundët dhe veshët vështirë me i pa ndokund, qafen si gushpëllumb dhe gjoksi i saj me t’i marrë mendt. Ishte me i thanë me tërë shpirtin “marshallah” me gojën plot mjalt zogash të nektarit të luleve shumëngjyrta të maleve tona alpine. Unë File – tha Shaqja – nuk kuptoj se ç’hyn këtu shprehja “Lëvizja e pandërprerë”. Me sa di njeriu bërrylat i përdor kur zvarritet për tokë si gjarpër ose spiun, kur ngjitet mbi një mur të lartë dhe kur i duhet të kalojë patjetër përmes një pylli shumë të dendur me drurë të shumëllojtë shekullorë. Keni të drejtë. Mos u shqetëso. Ju skjaron nana File. Ne atje te puna kemi pasur si i thonë një kryetar, i cili gjithë jetën e tij nuk e çoi kokën prej librave dhe dokumentacionit të pafund të llogarisë e financës. Ditë e natë në punë, i sakrificës deri në marrëzi dhe fanatik i detyrës afër pragut të budallallëkut. Mos u çuditni. Kjo është e vërtetë. Për të mbrojtur të drejtën ai kurrë nuk lëvizi nga istikami. Burrat e mençur e të fortë kurrë nuk dorëzohen. Vetëm “pensioni” e rrëzoi, megjithatë përsëri është në këmbë. E çove në qiell me superlativat tuaja – tha Bija. Gati se nuk e bëre një mit. Jo se kam ndonjë vërejtje. Jo, jo. Në fund të fundit jam dakord me ty. Ai të gjitha këto i ka. Të lutem më thuaj, çka ka bërë më tepër se detyrën për të cilën është paguar? Natyrisht nuk e mohoj se për specialist, kompetent dhe drejtues është i përkryer. Jo vetëm kaq. I gjithë qyteti dhe më tej e njohin si një ndër shkrimtarët më të shquar e produktiv të tij. Nuk di çfarë të them Bije. Ndoshta nuk e njeh shumë mirë. Gjithsesi duhet thanë se edhe ti ia dhe një vlerësim sidomos në fushën e krijimtarisë artistike. Unë kam dëgjuar – tha Filja – që tepër rrallë ndodh, jo vetëm tek ne që një ekonomist kontabël financier të jetë njëkohësisht edhe një shkrimtar i zoti. Po e them me zë të lartë Bije, ai është njeri i veçantë. Më 13 mars 1997, kur u dogj Shkodranga vala goditëse e krimit dhe anarkisë, shefi ynë qëndroi vetëm me një tjetër dhe një centraliste 24 orë në shërbim në krye të detyrës, duke rrezikuar jetën për mbrojtjen e pasurisë së ndërmarrjes. Atë natë flakët e zjarrit si përbindësha të ferrit të vërtetë kishin mbuluar Bankën e Shtetit, Komisariatin e Policisë dhe disa objekte të tjera të rëndësishme të qytetit ku bandat kriminale ushtronin terror psikologjik si djaj të zinj në mes të errësirës së plotë. Ato ditë të vështira dhe të rrezikshme, ai vet i katërti disa herë shoqëroi me makinë miliona lekë nga Shkodra në Tiranë. Një rast u ndodh krejtësisht i vetëm duke përballuar peshën e rëndë të rrezikut potencial që vinte prej tyre. Rrezikoi jo vetëm një herë. Gjithashtu në atë periudhë për muaj të tërë punonte çdo ditë në zyrë deri afër mesit të natës duke e kthyer në shtëpi shpesh herë nëpërmes krismave të pushkëve dhe të plumbave të tyre me “sy” dhe “qorr”. Dale moj se dole nga tema – i thanë me një zë shoqet e saj. Ah, po keni të drejtë, më falni. Meqë kërkoni po ju plotësoj qejfin po edhe dëshirën domethënë por kthehem tek ai, më saktë te përdorimi i “Mekanizmit të Bërrylit” si edhe te mënyrat, format e metodat që u përdorën nga zotni Kapllani, i biri i i Ballabanit, i nipi i Katllanit dhe stërnip i Shejtanit. E paçim për jetë. Soj burri me namuz me ia pasë lakmi shumëkush. Si xhentilmen i ra dhjetës. U tregue maestro në përdorimin me efektivitet të “bërrylit”. Mund të thoni se u zbatua konkretisht brryli? Kam dëgjuar – vazhdoi Filja – se kur njeriu plaket shpesh herë atij i shtohen nderimet, por njëkohësisht jo rrallë edhe kundërshtimet. Kështu është e ndërtuar jeta. Bota është me rrota. Kur atij iu afruan ditët e 25 vjetorit të detyrës, prapa shpine, në prapaskenë dhe në errësirë, si figura laramane të veshura me “maska” të zeza, disa burra të mirë katërqindderhemësh të këtij kallepi përgatitën skenarin e famshëm për largimin e tij nga puna. Atyre si gjithnjë ju erdhi në ndihmë mekanizmi fantastik i bërrylit ose më sakt vetë bërryli. Ju mund të pyesni: “Kush janë aktorët kryesorë, veçanërisht regjisori i shfaqjes?” Mos u mërzitni. Ju plotëson dëshirën shoqja e juaj. Pra, i pari, siç e merrni me mend është zotni Kapllani. Me thënë të drejtën Kapllani është burrë i mirë, i urtë dhe i pafjalë ballë për ballë, por spec djegës, ambicioz dhe zjarr prapa krahëve. Për fe ky zotni niset nga deviza: “urtë e butë dhe tiganin plot”. I lumtë atij sepse është i zoti për këto punë. Si the Bije. Ai ka shumë përvojë dhe e zotëron me shkallësi zanatin. Eh! Them se keni të drejtë. Ju kuptova thelbin e këtij mendimi. Më duket kërkoni që të dilni dikund tjetër dhe të zbuloni aftësinë e vërtetë të tij. Si thatë “profesionin e njeh në majë të gishtave”. Shumë mirë. Provojeni për shembull dhe jepni për zgjidhje në problem të thjeshtë në formë të një ekuacioni, 2sa bëjnë dhjetë lopë plus njëzet dele”. Të jeni të sigurta që përgjigjen do ta merrni menjëherë baraz me tridhjet copë. Kështu pra këto që po themi sot as topi nuk i lot. Dikush mund të kundërshtojë duke thënë: “ato janë bashkësi të ndryshme, që cilat nuk mund të mblidhen”. Kështu thonë. Matematika nuk gabom. Kurse zotni Kapllani ka mendim tjetër. Ai dhe shokët e tij ecin kurdoherë përpara sepse iu ndriçon rrugën si prozhektor i fuqishëm udhërrëfyes mekanizmi misterioz i krijuar nga “Teoria e Bërrylit”. Mos harroni se ai ka parasysh edhe një porosi tjetër. Pse duhet të dijë gjithçka një njeri? Kjo është e pamundur. Si kudo brezat bashkëpunojnë dhe bashkëveprojnë njëri me tjetrin. Të rinjtë kanë më tepër vitalitet dhe energji, kurse të moshuarit dije, eksperiencë dhe përvojë. Jo vetëm kaq. Cili në botë ka lindur i ditur? Edhe diçka tjetër. Pse i kemi të vjetrit? Për pushkë. Mjaft punuan dhe drejtuan, tani të rrinë urtë dhe të përgjigjen vetëm “pronto”, “signor si”. E hoqën dy javë para mbarimit të vitit shoqja ime. Më 3 janar do t’i përvishej një pune me shumë përgjegjësi dhe voluminoze. Në bazë të ligjit kjo ishte e drejta dhe detyra e tij. Por nuk e la “Mekanizmi i Bërrylit”. E kishin mësuar në mënyrë të përkryer përdorimin e tij. Bile ata dinin edhe origjinën babadenpyllin. Kjo është e shkruar me kujdes dhe ruhet me rreptësi në dosjet e arshivavae shekullore të banorëve të xhunglës. Dakord File. Vetëm u zgjate pak si tepër. Megjithatë, a mundem me të pyet edhe për diçka tjetër? Ku e mësoi kaq bukur Kapllani “Teorinë e Bërrylit”, sepse më duket se ai nuk është ndonjë tip i shquar dhe studioz. Aha, mirë e ke Shaqe – tha Filja. Të ka shkuar mendja për bukuri. Më pëlqen kjo pyetje. Mos u bëj merak. Po të përgjigjem. Kapllani ynë ka fat, ai ka dy vjet që na erdhi në oxhak. Nuk ishte pa punë. Nga ana tjetër në thellësinë e mendjes dhe të shpirtit synonte e vepronte me devizën e “Altre Egos” për të realizuar një objektiv tjetër. Elbete “O Mete për vehte”. “Interesi lëviz botën”. Për këtë gjeti edhe disa shokë e miq. “Ma mirë një mik se një çiflig”. Fjalë të urta motra. Këta zotërinj janë xhentilmenë me famë. S’lanë gur pa lëvizur për të ndihmuar mikun e tyre. Në krah iu erdhi edhe “Këshilli i Ndrikullave”. Të gjithë në veçanti dhe së bashku hëngrën në supën që u përgatiti Kapllani. Kaq shumë e tepruan sa u erdhi barku te gusha. Gati sa nuk bënë bam. Pastaj shpërthyen me furi. E “mbytën” vendin rrotull tyre. S’ke ç’bën. Qëllimi justifikon mjetin. Është porosi e lashtë. Miku i mirë në ditë të vështirë. Ai është si karburanti. Pa të nuk ecën makina, nuk funksionon bërryli dhe as akrobacia e miqësia. Më kanë thënë – vazhdoi Filja – të jesh akrobat është shumë e vështirë sepse duhet të jesh i fortë fizikisht e rezistent, gjithashtu i shkathët, i përgatitur mirë dhe i paisur me një forcë të madhe shpirtërore. Patjetër edhe trim, që do të thotë ta shikosh rrezikun ndër sy dhe ta përballosh me sukses pa të lëvizur as çerpiku i kapakut të syrit. Për shembull në këtë moment ti shikon një njeri që ecën rrugës në punën e tij, papritmas dikush vrapon, ai pasi e arrin e shtyn duke e rrëzuar për tokë me anë të një goditje të fortë bërryli dhe si pa të keq vazhdon “avanti”-përpara. A nuk është ky veprim një lloj i veçantë dhune, që vjen nga ligji i Xhunglës? Mos u çuditni, bota u takon të fortëve dhe më të fuqishëmve. Në qoftë se e mohoni këtë jeni të detyruar të vërtetoni të kundërtën. Atëherë keni fatin për të kandiduar për çmimin “Nobel”. Ku janë vlerat njerëzore, sa ka mbetur dhe cila është dobia e tyre? Kush mund të përgjigjet. Ruaje sa të duash edukatën, kulturën, mirësjelljen, por pak ujë pijnë sepse për fat të keq pakkujt i hyjnë në punë. Ato që “çorganizojnë” forcat duke i lënë në funksionimin e tyre minimal – foli me nxitim duke shfryrë inatin e saj Gurabija. Atëherë – shtoi ajo – futen në veprim pasojat e asaj që i thonë “i buti është më i keq se m…”. Për rrjedhojë njeriu plaket para kohe, bie në pesimizëm dhe në plogështi. Atij çdo ditë i shtohen problemet dhe streset edhe për shkak që nuk reagon e as kundërshton, të cilët janë burimi kryesor i disa sëmundjeve që i marrin jetën para kohe. Një ditë do i thonë: “i shkreti ku vajti andej mbeti”. Pra siç e shihni, meqenëse të gjithë jetojmë në mes banorëve të pyllit duam apo nuk duam jemi të detyruar të marrim nga pak pluhur nga receta e njohur që na e ka përgatitur qeveria e jonë e dashur duke u mbështetur te teoria famoze e “Bërrylit”. Në këtë recetë – kështu po i themi – janë shkruar të gjitha parimet, normat, kriteret, mjetet, mënyrat dhe metodat më efikase me anën e të cilave ushtron veprimtarinë e vet “Bërryli”. Është një udhëzues i mrekullueshëm, motra. Nuk mund t’i gjendet kurrkund shoqi. Nuk e dij, a ju kujtohen fjalët e një plaku të mençur, i cili ka thënë: “sa fillon e mendon i urti, i marri e ka kryer punën e tij”. Natyrisht atij shpesh herë i vjen në ndihmë “Mekanizmi i Bërrylit”. Të lumtë goja moj Bije, sa bukur fole. Na kënaqe. Aktorët e “regjisorit” tonë – e kapi fillin e bisedës Filja – i luajtën shumë mirë rolet e tyre në shfaqjen që dhanë. Ju lumtë atyre. Menjëherë sapo erdhi urdhëri u dha alarmi: “të hiqet sa më parë, me çdo kusht dhe pa asnjë kundërshtim. Ai është bërë pengesë dhe së shpejti do të na prishë planet e projektet tona”. Teloja i tha xha Komit nuk mund të shkoj i qetë dhe i sigurtë në duart e mister Tomit pa qenë i qethur dhei rruar mirë si edhe i veshur bukur. Pashai i madh ka të drejtë kur thotë: “Pse ta lëmë kështu siç është Telon tonë. Ai duhet të bëhet ndryshe. Sot Telo peshon shumë rëndë, prandaj ta vëmë në dietë që të bjerë sa më shumë. Do të jetë më mirë për të, për ju dhe për ne. Ju lutem na besoni. Neve ditë e natë mendojmë e punojmë për popullin dhe mirëqenien e tij. Ju mund të thoni: “Pse kërkohet të veprohet kështu”. Po përgjigjem shkurt e thjeshtë. Teloja është shumë i rëndë dhe tepër i madh. Kështu siç e kemi nuk mund të menaxhohet. Ai është me kosto të lartë dhe i shtrenjtë, prandaj me çdo kusht do ta bëjmë më të lehtë dhe të lirë. Ndryshe mbetëm me gisht në gojë. Me një fjalë me një gur vrasim dy zogj, mundet edhe tre. Kështu e ka zanati. E para, heqim qafe atë dhe e çojmë të bëjë pushim afër kafes, dominosë ose shatërvanit të qytetit. Teloja ynë nuk mund të rinohet dhe të ecë në binarët e rinj duke patur në drejtim kuadro si ai. Askush nuk do ta blejë. Atëherë si do ia shesim mister Tomit. Ai nuk ka para me tretë, sepse nuk është budalla dhe i dhimbsen ato. Vaj halli, do mbetemi përsëri me Telon e xha Komit. Kjo është antikombëtare. Ç’na duhet pasuria! Në Evropë shkohet edhe pa pasuri ose më saktë me pasurinë e shteteve të huaja të instaluara në tokën tonë. Kështu edhe në kapitalizëm ne hapim dhe shtrojmë kurdoherë rrugë dhe shtigje të reja – foli si me vehte Shaqja. Tomi – ngriti zërin ajo – do të mbetet shumë i kënaqur, do na përgëzojë aq sa kush mund ta dijë dhe së fundi kemi fatin që të dy palët të dalim të fituar, ne dhe ata. Në të njëjtin proces shkëmbimi mall-para fiton njëkohësisht shitësi dhe blerësi. Do mbushet buxheti me para dhe shteti do të vërë kapelen më një anë. Një Urra. Doli nga sikleti qeveria. Ka halle e shkreta. Vetëm ajo e di. Nuk janë pak të vijnë falas si nga qielli disa dhjetëra miliona dollarë. Rroftë Evropa, e cila mendon kaq shumë për ne. Gjumi i natës shpesh herë nuk e zë. Të kam rixha, në mes nesh flasim me zemër të hapur. Mendoni për një moment sikur jeni ju në postet tona. Pse njerëzit i kanë xhepat, mos vallë vetëm për shamitë e hundëve. Jo ore. Cili mund ta mbajë këtë teke. Ju lutem thoni me siqeritet, a nuk është gjynah që ato t’i lëmë bosh pa asnjë qindarkë. Në asnjë mënyrë jo. Nuk mundemi se na vret e mira. Prandaj me ne fitojnë jo vetëm ne por edhe ti, edhe ata dhe të gjithë. Ju mund të thoni që princit tonë janë burra të ndershëm dhe nevojtarë në kulm. Sidomos moralin e kanë të lartë sa një mal dhe të pastër si floriri njëzetekatër karat e më tej. Nuk korruptohen lehtë ata. Asnjë forcë nuk i lëviz nga vendi. Janë shkëmb graniti. Për këtë bëni një provë, besoj se do ta keni të lehtë. Dërgoni një numër të caktuar ftesash disa personaliteteve të shquara për të kaluar pushimet njëmujore gratis në vilat përrallore të Floridës dhe Honolulusë. Të jeni të bindur që asnjëri prej tyre “nuk do të pranojë” por bebet e syve nga qejfi do ju vezullojnë. Si thatë? A nuk meritojnë shpërblime të veçanta për shërbimet e tyre historike në dobi të kombit e atdheut. Nuk është pak, më kuptoni drejtë. Teloja i xha Komit do ju shitet të huajve duke e ndryshuar pronarin dhe mbiemrin e tij. Nesër do quhet ndryshe… Për rrjedhojë i huaji do jetë pronari dhe punëdhënësi kurse ne shqiptarët proletarët dhe punëmarrësit e tij. S’ka më mirë. Do ta bëjmë gjumin rehat. Ç’na duhet pasuria dhe kapitali. Fundi si do futemi ndryshe në Evropë. Jo, jo File, nuk është krejtësisht ashtu siç the ti – folën të gjitha së bashku. E ardhmja e Shqipërisë është aleanca Euro-Atllantike. Po, po – e mbylli bisedën e saj të gjatë Filja – por vetëm kurdoherë me nder e dinjitet. Yjësinë e Galaktikave nuk e bëjnë vetëm yjet dhe planetet e mëdhenj. Secili ka masën, peshën, përbërjen, cilësinë dhe forcat e tij lëvizëse. Luigj Temali Shqiptarët në 22 shekuj, mbi 300 kryengritje, ose në çdo 7 vjet “paqe”, një vit luftë Në historinë mijëra vjeçare të njerëzimit, në rrugën e mundimshme të mbijetesës, zor se mund të gjendet një histori më tragjike, një tmerr pa fund, një luftë pambarim, një jetë pa paqtim, shumë vdekje e ringjallje deri në amshim, sa legjenda e gjallë dhe e papërsëritshme që fillon nga Iliria e moçme e deri tek Shqipëria e sotme. Ku padyshim nuk mund të gjendet pjesë e trualli të saj që të mos jetë ngopur me gjakun e bijve e bijave të saj, aq sa po të ruhej ky gjak i freskët, Shqipëria Etnike do t’i ngjante një oqeani të madh gjaku ku do të mbyteshin “miq” dhe armiq, qofshin këta edhe notarët më të zotë të shekujve. Por me sa duket vetë krijuesi i gjithësisë në rrugën e gjatë e të stërmundimshme, e pa të udhës që ky “oqean” gjaku të bëhet “ushqim” i përjetshëm i “gjallesave” të kësaj treve, të bëhet betoni i themeleve të palëkundshme të “kalasë” Ilire, që mbijetoi, në mes rrebesheve, stuhive e cikloneve papushim, e nga ku popuj e kombe të tjera u fshinë përgjithnjë nga harta e botës. Gjithnjë për t’i qëndruar besnik titullit të shkrimit po filloj të kaloj si në revistë disa nga kryengritjet më kryesore që historia jonë shpesh e munguar, dhe ajo e “Botës” e deformuar na i ka lënë trashëgim. -Viti 228 para lindjes së Krishtit, Senati i Perandorisë Romake merr vendimin t’i shpallë luftë Ilirisë me mbretëreshë Teutën, e cila edhe nga tradhëtia e brendshme (e Dimitër Farit) detyrohet t’u lëshojë Romakëve një pjesë të bregdetit Adriatik. -Në vitin 219 (para Krishtit), Dimitër Fari që kishte tradhëtuar Teutën dhe për këtë ishte shpërblyer nga Romakët duke sunduar ato vise shqiptare, kur ai mendoi se u fuqizua organizoi një kryengritje të këtyre zonave të Ilirisë për të dëbuar pushtuesit Romakë (por dështoi). -Në vitin 215 (para Krishtit) Filipi V-të i Maqedonisë i nxitur nga Dimitër Fari që ishte stehuar atje, u shpall luftë Romakëve dhe kjo luftë mjerisht zhvillohet në bregdetin e Ilirisë, e cila pësoi jo pak nga kjo luftë e tmerrshme që shpejt humbi edhe vetë Filipi V i Maqedonisë (në atë kohë Maqedonasit ishin fis Iliri më i largët). -Përsëri në vitin 200 (para Kr.) një luftë e tmerrshme fillon në tokat Ilire në mes Romakëve që donin të sulmonin trevën e Maqedonisë, që tashmë humbi jo pak toka të saja. -Viti 168 (para Kr.). Një luftë e tmerrshme zhvillohet në tokën Ilire, ku mbreti Genci nis luftën me ushtritë Romake që donin të pushtonin Ilirinë. Genci (mberti Ilir) humb edhe pse marrveshja me mbretin Maqedon Perseun nuk u konkretizua, si përfundim Genci zihet rob nga Romakët afër Shkodrës (kryeqendrës së Ilirisë) e pas kësaj Iliria brenda 30 viteve thuajse bie në duart e pushtuesve Romakë (Shqipëria Veriore dhe e Mesme). Mjerisht po në vitin 168 (para Kr.) Romakët fillojnë pushtimet edhe në pjesën tjetër të Ilirisë në Epir (Shqipëria Jugore), ku shpejt fillojnë të bien shumë qytete kryesore nën sundimin e konsullit Romak, Anicius. -Në vitin153 (para Kr.) në Ilir shpërthejnë një sërë kryengritjesh, të cilat jo vetëm dështuan, por mbi të gjitha sollën shumë gjak e shkatërrim. -Përsëri viti 153 (para Kr.) shënon një valë tmerri mbi trevat Ilire, ku vetëm në Epir Romakët me në krye Pal Emilin pasi pushtojnë edhe Maqedoninë shkatërrojnë rreth 70 qytete të lulëzuara për kohën, si dhe zënë rob mbi 150 mijë banorë autokton. Përfundimisht në vitni 148 (para Kr.) Iliria Veriore e Jugore (përveç Dardanisë) bëhet krahinë e pushtuar nga Romakët. -Por edhe pse nën peshën e pushtuesit Romak, Ilirët në vitin 145 (para Kr.) u hodhën në kryengritje të përgjithshme për të larguar nga toka Ilire pushtuesin përtej Adriatikut, por që fatkeqësisht edhe kjo “shkëndijë” lirie u shua nga Romakët. Në vitin 50 (para Kr.) një furi kryengritjesh pëfshin përsëri Ilirinë e mbi të gjitha mbretërinë e fundit Ilire, Dardanët, që u pushtua e fundit nga Romakët, e përsëri në vitin 49 (para Kr.) trevat Ilire u bënë arenë e luftërave të përgjakshme që kundërshtonin pushtimin Romak. Gjithsesi edhe pas shtypjes së këtyre kryengritjeve, përsëri Ilirët nuk iu nënshtruan pushtuesit, madje duke arritur qënë kryengritjen e vitit 6 (gjashtë), tashmë pas lindjes së Krishtit, e kjo kryengritje zgjati plot tre vjet dhe morën pjesë shumica e fiseve dhe provincave Ilire. Ilirët në këtë kryengritje arritën të krijojnë një ushtri prej 200 mijë këmbësorësh dhe 9 mijë kalorësish. Kjo ushtri Ilirësh me luftimet e tyre lëkundën nga themelet mbretërinë më të madhe të kohës, e cila po të mos tradhëtohesh nga udhëheqësit e tyre që u joshën me grada e ofiqe nga Romakët, për pak ditë do të mbërrinin në Romë ku ndoshta sot atje do të flitej “Ilirisht” (shqip). Gjithsesi kjo kryengritje dështoi së bashku me kryengritjen edhe vetë Ilirët iu “bindën” disi fatit të mjeruar, ku siç dihet dalëngadalë Ilirët jo pak pasi iu nështruan “fatit” Romak u ingranuan në jetën civile e ushtarake të vetë perandorisë, madje Ilirët ishin ata që për shumë vite jo vetëm morën në duart e tyre fatet e Perandorisë, por shpesh perandorët Ilirë ishin ata që shpëtuan e rindërtuan shumë herë “Kalanë” e stërmadhe Romake që në atë kohë ishte zoti i tokës. Gjithsesi në historinë e mbijetesës së Ilirëve nën pushtimin e perandorive Romake (asaj të perëndimit, dhe asaj të lindjes, Bizantit) që herë “zbutej” simë sipër e herë “egërsohej”, nuk qëndruan kurrë duarkryq për të pritur mëshirë nga pushtuesit, por të drejtat e liritë e tyre i kërkuan e fituan me luftë e kryengritje, aq sa sipas shumë historianëve Ilirët nën pushtimin Romak (Perëndim-Lindje) zhvilluan rreth 200 kryengritje, duke bërë që ky pushtues herë “modern” e her mizor të mos e ndiente veten kurrë të qetënë këtë pjesë të bekuar të Europës Plakë. Fatkeqësisht e kam të pamundur të gjej gjithë materialin e plotë të rreth 200 kryengritjeve, por vetë shifra të bën të besosh se në këtë truall të bukur por të pafat janë derdhur lumenj gjaku nga të parët tanë. Gjithashtu duke patur njëfarë mundësie që në shekullin e 13-të (natyrisht pas lindjes së Krishtit) e mbrapa ka dokumente për dhjetëra kryengritje të të parëve tanë, po rendisim përsëri kronologjikisht disa më kryesoret që ishin zjarri i pashuar i lirisë, që ngrohte shpirtërat e të parëve tanë nga njëri shekull mizor në tjetrin akoma më mizor. -Ishte viti 1256 kur Ilirët u hodhën në një kryengritje të fuqishme, për të kërkuar që të drejtoheshin nga një princ vendas, kryengritja drejtohej kryesisht kundër perandorit të Bizantit për Despotatin e Epirit. -Viti 1269 Durrësi e rrethet e tjera kundërshtojnë me forcë pushtimin e Anzhuinëve, që sundimtari bizantin thuajse nuk e kundërshtonte fare. -Viti 1274 shënohet si kryengritja e parë më e fuqishme e shqiptarëve të asaj kohe kundra pushtesve Anzhuinë (që fatkeqësisht që në vitin 1267 e në vazhdim dalëngadalë kishte pushtuar Durrësin dhe një pjesë të madhe të Shqipërisë së Mesme). -Përsëri në vitin 1280 shqiptarët tashmë të braktisur thuajse plotësisht nga Bizantët hidhen në kryengritjen e dytë kundra pushtuesit Anzhuin, ku ky pushtues pësoi humbje të mëdha. -Viti 1319 është koha e kryengritjes së tretë kudnra Anzhuinëve, ku suksesi më i madh i shqiptarëve në atë kohë ishte marrja e Durrësit në duar të shqiptarëve. Por përsëri në vitin 1319 shqiptarët kryesisht të veriut u bashkuan me anë të lidhjes së krerëve të tyre për të kundërshtuar me forcën e armëve Princin e Rashës (Serbisë së moçme) Stefan Urosh Milutinin, i cili pretendonte se ishte zotëruesi i Katolikëve të Veriut. -Përsëri në vitin 1320 shqiptarët shënojnë një kryengritje të fuqishme kundra Princit të Rashës (Serbisë) Stefan U. Milutinit, madje në këtë kohë shënohet edhe një bashkëpunim me mbretin e Hungarisë i cili u vjen në ndihmë kryengritësve shqiptarë dhe arrijnë të thyejnë ushtrinë e princit Stefan Milutini. -Në vitin 1336 shqiptarët ngrihen në kryengritje kudnra mbretit tjetër të Rashës (Serbisë) Stefan Dushanit, por në këtë kryengritje kudnra rrezikut të pushtuesit të ri Sllav, kërkojnë edhe ndihmën e Anzhuinëve që ishin instaluar në disa qytete shqiptare, por jo me furinë e tmerrshme të një pushtuesi që po “vinte”. -Në vitin 1368 në Durrës kishte zbritur në pushtues i ri, venedikasit, kundër të cilëve shqiptarët do të ngriheshin me furi, edhe pse për këtë u pagua mjaft. Më 1372 shqiptarët u detyruan të luftojnë kudnra një ushtrie të madhe Napolitane, që ishte përgatitur të nënshtronte “rebelët” shqiptarë. -Më 1385 shqiptarët e Jugut luftojnë trimërisht kundra princit të huaj Esau Buondelmonti, i cili donte ti sundonte e nënshtronte. -Por viti 1389 shënon një kryengritje të pashoqe në histori, ku shqiptarët në Betejën e Fushë-Kosovës (në koalicion me vendet e rajonit) shkëlqejnë në luftën heroike kundër invazioneve barbare turke, duke dhënë kështu edhe heroin legjendar Mirash Kopilin i cili vrau vetë Sulltanin Turk. -Në vitin 1409 Shkodra ngrihet në një kryengritje të fuqishme kundra Venedikut i cili kërkonte nënshtrimin e pushtimin e Shkodrës me pretekstin se jua kishin “shitur” Balshajt… -më 1423 shqiptarët e Peloponezit luftojnë trimërisht kudnra invazioneve turke që kishin filluar të preknin këtë trevë autoktone shqiptare, ku siç shkruhet u pagua tepër shtrenjtë pasi turqit për t’u hakmarrë ngrejnë një piramidë me koka shqiptarët të vrarë. -Viti 1432 përsëri për shqiptarët shënon një kryengritje tjetër kundër pushtimeve turke e cila mjerisht nuk kishte suksesin e kryengritjeve të tjera, megjithëse udhëhiqej nga princi shqiptar prej një dere të njohur, të Golemajve. -Më 1434 Shqipëria Veriore çohet në kryengritje me armë në dorë kundra turqve, e kjo kryengritje udhëhiqej nga princi famëmadh Gjergj Araniti. -Ndërsa nga viti 1443 deri në vitin 1468 shqiptarët të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) shkruajnë Epopenë më të lavdishme jo vetëm të tyre, por të krejt Europës, duke bërë që për 25 vjet rresht hordhitë “verdhacake” turke të dështojnë në planet e tyre për pushtimin e Shqipërisë e Europës dhe për shkatërrimin e qytetërimeve të hershme të tyre. E kështu shqiptarët në këto vite të stuhishme e të lavdishme zhvilluan rreth 22 beteja luftarake, ku të gjitha i fituan, ndonëse mbi ta u turrën mbi një milion ushtarë turq të pajisur me tërbimin më çnjerëzor dhe armatimin më mizor të kohës. Nga viti 1468 deri në vitin 1479, pra mbi 10 vjet pas vdekjes së Kryeheroit, përsëri shqiptarët shkruajnë faqe lavdie duke mbrojtur truallin shqiptar nga Yryçi i ri i ushtrive turke… -Më 1481, mbas vdekjes së S. Mehmetit II mbarë Shqipëria hidhet në një kryengritje të përgjithshme kundra pushtuesit turk, e këtë kryengritje e udhëhiqte djali i Skënderbeut, Gjon Kastrioti i cili ishte kthyer nga mërgimi. -Në vitin 1488 shqiptarët bëjnë përpjekje të reja për të luftuar pushtuesin, përsëri si udhëheqës kishin Gjon Kastriotin, dallohen në këtë kryengritje, Himariotët, Suljotët e Mirditasit. -Më 1479 përsëri një kryengritje tjetër e shqiptarëve kudnra turkut, por tashmë e ndihmuar edhe nga Republika e Venedikut. -Në vijim të luftrave për liri, shqiptarët në vitin 1536 të ndihmuar edhe nga Papa i Venedikut, hidhen në një kryengritje të përgjakshme kundra pushtuesit turk. -Në vitet 1570-1571 shënohet një kryengritje tjetër e fuqishme kudnra invazorëve turq, me rastin e luftës së madhe të Lepantit. -Më 1572 i pari Pashë shqiptar, Ibrahim Begu sundimtar i Pejës, çohet peshë me ushtrinë e tij kundra Stambollës. -Viti 1850 i gjen shqiptarët në një kryengritje të re, madje ata shkojnë në ndihmë edhe të princit Mikel të Rumanisë që luftonte kundra ushtrive turke. -Nga vitet 1600-1616 shqiptarët kërkojnë pesë herë ndihmën e Venedikut për të luftuar turqit, por shteti i Venedikut thuajse hesht, ndonëse selia e shenjtë i kërkon të përkrahen shqiptarët. -Gjithsesi shqiptarët edhe të vetëm vazhdojnë qëndresën heroike, më 1612 Janinasit hidhen në kryengritje kundra turkut, por edhe në veri më 1614 fiset e Hotit, Kuçit, Grudës, Kelmendit, Kastratit, Shkrelit e tjerë, hidhen në kryengritje luftarake, madje ndër këto vite të stuhishme duhet të theksohen vitet 1610 e 1611, kur fiset e Malësisë së Madhe të udhëhequra nga fisi i Kelmendit e mbështetur nga fisi i Hotit e tjerë, shkruan faqe heroizmi që shkundi disi gjumin e rëndë të Europës. Përsëri fiset e Kelmendit e Hotit në vitet 1638-1639 janë në këmbë me armë në dorë kundra turqve. -Më 1668 tërë Kosova ngrihet në kryengritje kundra pushtuesit turk. -Më 1696 fisi i Hotit çohet peshë kundra venecianëve që kishin marrë Ulqinin, në vijim të pazareve të pushtuesit turk. -Në vitin 1699 përsëri në veri të vendit shpërthen një kryengritje e fuqishme ku dallohen Ulqinasit, Tivarasit e Kelmendasit. -Më 1737 popullsia e Kosovës mirëpret ushtrinë Austriake dhe bashkohet me këtë për të luftuar pushtuesin Osmanlli. -Në vitin 1769 Pasha i Shkodrës, shqiptari Mehmet Bushatliu rebelohet ndaj Stambollit. -Suljotët trima më 1772 detyrojnë Stambollin t’u njohë një autonomi më të zgjeruar. Viti 1786 shënon një luftë të ashpër në mes shqiptarit Mahmud Bushatliu me ushtrinë e tij shqiptare kudnra turkut që kishte rrethuar Shkodrën. -Më 1803 shënohet një qëndresë heroike e Suljotëve trima kundër pashait shqiptar, por në shërbim të tiranisë turke Ali Pashë Tepelena. -Në vitin 1833 kreyngritja kishte thuajse në të gjithë Shqipërinë kundër ligjit të “Ri” të Tanzimatit (Reformave). -Përsëri në vitet 1835-1836 ka një sërë kryengritjesh nëveri të vendit, ku krerët e Shkodrës së bashku me popullsinë e tyre dhe atë të Malësisë kanë njëfarë suksesi derisa detyrojnë sundimtarin turk Osman Pashën të struket në kështjellën e Rozafës. -Më 1837, Në Shqipërinë e Jugut, nën drejtimin e Ali Beg Fragullës zhvillohet një kryengritje antiturke. -Viti 1839 e gjen popullsinë e Prizrenit në një kryengritje të fuqishme e cila pati një sukses të përkohshëm duke dëbuar sundimtarin turk Ismet Pashën. -Më 1843 kemi përsëri kryengritje të fuqishme në viset shqiptare të Shkupit, Tetovës e Prishtinës. -Në vitin 1845 hidhet në kryengritje tërë Gjakova, ndërsa në vitin 1846 kryengritja përhapet në tërë Shqipërinë Jugore, ku dallohen ato të Beratit dhe Gjirokastrës, që natyrisht turqit shkaktuan jo pak gjak e mjerim. -Më 1849 Malësia e Madhe ngrihet në këmbë kundra Stambollit, përsëri Malësorët më 1852 ngrihen peshë kundra turkut. -Më 1854 Shkodra fillon një kryengritje të re e cila shtypet egërsishtnga Mustafa Pasha, i ardhur nga Stambolla edhe me 10 ushtarë të tjerë. -Në vitin 1856 shkodranët e malësorët “hakmerren” ndaj Mustaf Pashës, të cilin pasi thuajse e shkatërrojnë e detyrojnë Stambollin ta largojë nga Shqipëria. -Më 1864 Gjakova rrokë armët kudnra reformave të shpallura nga Sulltani. -Në vitin 1874 shënohet një kryengritje e fuqishme që përfshiu Labërinë e Çamërinë e njihet me emrin kryengritja e Kurveleshit. -Më 1875 Dibranët hidhen në kryengritjen antiturke, të cilët si sukses kishin rrëzimin e kalasë turke të Dibrës. -Viti 1878 shënon organizimin më të lartë “shtetëror” të krejt Shqipërisë Etnike, që njihet me emrin Lidhja e Prizrenit, nga ku u organizuan dhjetëra kryengritje me armë në dorë kundra pushtuesit të vjetër turkoshak, por edhe kundra lakmive të pushtuesve të rinj fqinj, të cilët mjerisht edhe Europa i toleronte e shpesh i ndihmonte të ndajnë si plaçkë tregu trojet tona. -Më 1893 një kryengritje e fuqishme e tërë shqiptarëve, me qendër Shqipërinë Veriore, kundra turqve, por edhe çetnikëve të fqinjëve. -Më 1897 kryengritja e shqiptarëve të veriut (malësorëve) në mbrojtje të tokave tona që fuqitë e mëdha kërkonin t’ia jepnin Malit të Zi. -Më 1899 u zhvillua kuvendi i Pejës që kërkon organizimin ushtarak e diplomatik kundra lëshimit të trevave shqiptare sllavëve, të cilët përkraheshin nga Rusia. -Më 1903 Gjakova çohet peshë kundra turqve, në këtë kohë ndodh edhe vrasja e konsullit rus në Mitrovicë. -Më 1904 kryengritja e “Maqedonasve” shqiptarë kundër reformave dhe njëkohësisht një “lëvizje” e re për pamvarësi në Shqipërinë Jugore. -Në vitin 1909 një kryengritje e fuqishme në krejt Kosovën kundra turqve të rinj (Xhonturqve). -Më 1910 zhvillohet kuvendi i Ferizajve, i cili përgatit kryengritjen e përgjithshme të krejt veriut të Shqipërisë, me këtë rast kryengritësit kapin një tren ushtarak, ku pasi zënë rob ushtarët turq, u marrin armët. -Viti 1911 shënon kurorëzimin e të gjitha luftrave e përpjekjeve të shqiptarëve për të valëvitur në tokën tonë flamurin shqiptar pas rreth katër shekujsh e gjysëm robëri Otomane, e kjo realizohet nga kryengritësit simbol të shqiptarisë malësorët trima të Malësisë së Madhe. -Viti 1912 fillon me kryengritjen në Kosovë e kudo në Shqipëri, derisa më 28 nëntor të këtij viti nga qyteti i Vlorës shpallet mvehtësia, por edhe si simbol i kësaj ngrihet për herë të dytë flamuri kombëtar, por tashmë për të mos u ulur kurrë… -Gjithsesi në vijim të fundit të këtij viti dhe në vitin 1913 shqiptarëve ju është dashur të përballen me ushtritë pushtuese Serbe e Malazeze dhe Greke, të cilat kërkonin të grabitnin sa të mundnin troje të Shqipërisë Etnike, që fatkeqësisht edhe Europa në konferencën e vitit 1913 ju a kishte “falur” pa iu dridhur medja e dora. -Viti 1914 deri në vitin 1918, shqiptarët u gjendën para vorbullave që shkaktonin mercenarët shqiptarë të paguar si agjentë nga fqinjët grabitqarë, por dhe në tmerrin e Luftës së Parë Botërore, ku edhe këtu u shkruan faqe lavdie, e derdhën lumenj gjaku me pushtuesit e vjetër e të ri (Austrohungarinë). Viti 1919 dhe 1920 ishin dy momente kulmore që shqiptarët i dolën zot vetes me pushkë e në rrugë diplomatike, për të mos njohur Konferencën e “Paqes” në Paris e cila kërkonte të coptonte akoma më tej troje shqiptare. Por viti 1920 shënon edhe një organizim tjetër të lartë, civilizues e shtetformues të shqiptarëve e që njihet me emrin Kongresi i Lushnjes, i cili jo vetëm krijoi një qeveri shqiptare, por organizoi ushtarakisht shqiptarët ku shembulli më sinjifikativ është lufta e shqiptarëve kundër lakmive Serbo-Malazeze në vitin 1920, që njihet me emrin lufta e Koplikut. Gjithsesi pas kësaj kishte një farë qetësie e stabilizimi, por kjo nuk zgjati më shumë se në vitin 1939 kur Shqipëria u pushtua nga Fashistët Italo-Gjerman dhe nga ky vit deri më 28 nëntor 1944 shqiptarët ishin në luftë pa pushim, ku u shkruan faqe të tjera në mbrojtje të lirisë e pamvarësisë. Fatkeqësisht këto sakrifica e ky gjak nuk u paqtuan as atëherë kur u tha se Shqipëria u çlirua (në fakt tradhëtua e pushtua simos më keq nga komunistët), dhe shqiptarëve përsëri iu është dashur të ngrihen në janar të vitit 1945 në kryengritjen e armatosur antikomuniste (të Malësisë së Madhe e më gjerë), si dhe në atë të vitit 1946 që njihet si kryengritja e Postribës. Por edhe për rreth gjysëm shekulli të mbajnë gjallë rezistencën tashmë “paqësore” kundër ideologjisë pushtuese me origjinë nga armiqtë fqinjë e cila i kushtoi jo pak mjerim e shkatërrim këtij populli ndër më të vjetrit e më europianët të vetë kontinentit. Historia e qëndresës është e gjatë sa vetë jeta jonë e trazuar në këtë pjesë të bekuar që na fali zoti të parët, por vetëm në periudhën e parë të pushtimit turk e mbas vitit të pushtimit përfundimtar nga turqit për shekuj me radhë shqiptarët zhvilluan plot edhe 100 kryengritje të tjera, ku të gjitha së bashku për një periudhë 2200 vjeçare gjithsej në këtë trevë janë zhvilluar mbi 300 kryengritje, ose më saktë çdo shtatë vjet ekzistencë, ka pasur një luftë çlirimtare e mbrojtëse të trojeve tona, qytetërimit tonë dhe shpesh edhe atij europian, i cili edhe tani mjerisht ende nuk na konsideron plotësisht, ashtu siç jemi në të vërtetë, Treva Martire që u sakrifikua paprerë për vetë Europën e qytetërimin e saj… Ndue Bacaj Oso Kuka është simbol i shqiptarizmitËshtë mirë që lexuesi të jetë i informuar që në fillim qe ky shkrim nuk do të portretizojë figurën e trimit Oso Kuka, sepse ky nuk është edhe qëllimi i tij. Shkrimi ka piksynim vazhdimin e idesë që është hedhur tek gazeta “Shqipëria Etnike” në numrin e saj të fundit në një shkrim që me plot të drejtë shpreh një shqetësim për emërtimet e rrugëve dhe të institucioneve, tëcilat janë figura që në përgjithësi portretizojnë ata që u vranë në Luftën Nacional Çlirimtare. Që duhet të reduktohen këto emërtime është e padiskutueshme sepse është lënë në errësirë dhe është harruar një pjesë e vyer e historisë së vërtetë të popullit shqiptar ku përballë atyre që u sulën në trojet tona u lartësuan trima që u përjetësuan me aktet e tyre sublime për të ardhur ky vend i lirë dhe i pavarur deri në ditët tona. Mendojmë se mendimi i mirë kur të bëhet publik duhet të jetë bindës dhe të mos dalë me dashje ose pa dashje nga linja që kërkon të trajtojë. Meriton veçanërisht të trajtohet shembulli i dhënë për Oso Kukën. Artikulli që po i referohet e quan të drejtë që shkollës së mesme “Oso Kuka” të hiqet ky emërtim. Motivi që serviret është shumë befasues dhe njëkohësisht shokues p lexuesin. Oso Kuka paska qenë analfabet dhe shumë-shumë gjysëm analfabet, d uke e fyer këtë institucion ku merret dije dhe kulturë. Kurse si alternativë na del një kolos i letrave shqipe i cili quhet Martin Camaj. Që Camaj është një figurë e njohur në letrat shqipe sot as që diskutohet dhe vlerësimet për këtë figurë duhet të jenë kurdoherë tepër të larta. Ai është i nderuar me të drejtë duke marrë një shkollë emrin e tij. Që gjithsecili duhet të vendoset në një peshore vlerash për t’i bërë një portret të saktë dhe bindës as që diskutohet. Pikërisht këtu duhet të gjendet gabimi që ka bërë shkrimi i Gazetës Etnike sepse Oso Kuka në peshoren e vlerave peshon rëndë dhe tepër rëndë sepse ai për shqiptarët është bërë simbol i qëndresës, i trimërisë dhe i heroizmit. Mund të ketë shkollë apo jo, por ka gjakun në themelet e ktij trualli. Oso Kuka me pishtar të ndezur në kullë të barotit për brezin që merr dije në shkollë mbetet frymëzim i pashoq shqiptarizmi. Jo vetëm një shkollë e mesme mund të nderohet me emrin Oso Kuka, por edhe qyteti ynë mund të quhej qyteti Oso Kuka dhe do të ishte gjithmonë i nderuar me këtë emër që lind legjenda. Në vlerësimin e figurave të këtij kalibri duhet treguar tepër kujdes kur trajtohen publikisht sepse ata janë të njohura nga të gjithë, ku secili pak a shumë u bën atyre një vlerësim ku spikat ajo që është kulmi i këtyre figurave. Prandaj ka shumë rëndësi ajo që shtruam më lart, vlerësimi real dhe i plotë i figurave sepse ato kanë të përbashkët veprën që kanë bërë për kombin dhe njëkohësisht janë të përvetshëm për shkallën e veprës që kanë bërë për popullin e vet. Në këtë këndvështrim, mësuesit dhe nxënësit e shkollës “Oso Kuka” duhet të ndjejnë se janë të privilegjuar në qytetin e Shkodrës që marrin dije në një shkollë që ka emrin e një luftëtari qëu hodh në erë së bashku me shokë duke marrë me vete edhe qindra armiq. Prandaj Oso Kuka mbet dhe do të mbetet gjithmonë Oso Kuka. Këtë e dinë dhe duhet ta dijë gjithkush. Përsëri duke mbetur në vlerësimin pozitiv të shkrimit të Gazetës Etnike është shumë me vend që të analizohet edhe një kërkesë tjetër që shtrohet në këtë artikull. Shkolla e Gjuhëve të Huaja sot mban emrin e Shejnaze Jukës, e cila u pushkatua nga gjermanët. Askush nuk e di a ka qenë komuniste. Kurse të gjithë e dinë se ka rënë nga plumbat e pushtuesve. Kërkohet t’i hiqet emri i saj dhe të quhet Marije Shllaku. Për hir të vërtetës duhet bërë e njohur se Marije Shllaku ka luftuar në Kosovë dhe është pushkatuar edhe kjo nga gjermanët. Pra janë dy figura që janë luftuar në një kohë, kundër një armiku, për një qëllim kanë marrë pushkën, nga plumbat e një armiku kanë rënë për kombin. Atëherë ballë për ballë bëhet pyetja e rëndë. Ky është ndryshimi mes këtyre dy figurave. Tashmë them se çdo gjë është bërë e qartë. Ata veçse emrat i kanë ndryshe. Njëra quhet Shejnaze, kurse tjetra Marije. Mendoj se nuk do t’ia vlente të merreshin vendime bashkie për të zëvendësuar një emër me një emër tjetër sepse befas mund të gjendemi përballë një pyetje që nuk është e lehtë të gjindet përgjigja. Prandaj mendojmë se ideja e mirë duhet përçuar duke qenë bindëse për të tjerët dhe ajo bëhet e tillë vetëm kur ajo mbështetet nga fakte të mbështetur në shembuj sa më bindës sepse kështu gjithshka e shkruar pranohet dhe njëkohësisht autori arrin qëllimin e tij i cili në shkrimin të cilit iu referuam është i drejtë sepse ai shpreh një shqetësim qytetar. Ata që parashtruam në shkrimin tonë mbeten kurdoherë në mbështetje dhe krah për atë që shtron zotnia që shkroi tek “Shqipëria Etnike”. Selim Goga Prefektura e ka nxjerrë jashtë loje Bashkinë-Intervistë me Kryetarin e Bashkisë, Shkodër, Ormir Rusi- Pyetje -Z. Ormir, afro 12 vjet demokraci, si ju duket atmosfera politike në Shkodër? O. Rusi -Gjithnjë e sa vjen më e qetë. Shkodra kurdoherë është shquar për një situatë me tendenca të forta politike, mjaft elektrizuese që kanë reflektuar dukshëm. Janë të shumta gjurmët që i kemi edhe sot. Unë me rolin e Nr. 1-shit në udhëheqje të Bashkisë jam nisur, që në fillimet e marrjes së detyrës në: a) rimotivimin e administratës b) në organizimin e logjistikës së Bashkisë c) në riorganizimin e infrastrukturës, sepse Bashkia, duhet ta themi hapur, e kishte humbur autoritetin. Në vitin 2001 në hapat e mi të parë kërkova medoemos rritjen e autoritetit të institucionit (Bashkisë) gjë që ndjehet dukshëm sot, ndërsa në fillimet e 2002 vazhdimin e prishjes së ndërtimeve pa leje që sot për sot përbëjnë një problem jo të vogël për ne. Pyetje -Po me problemet e përcaktimit të tregjeve të shitjes së mallrave ushqimore e industriale, përcaktimit të zonave të lëvizjes së automjeteve pao marrdhëniet qendër-bazë?! O. Rusi -Janë synimet e mia më kryesore, janë pikat që dua t’i vë mbi “i”-të që u mungojnë. Parësore sot për sot janë sistemimi i tregjeve të Zdrales, Rusit e Perashit. Sot për sot kemi 12 variante. Po mundohemi të zgjedhim më të mirin. Së shpejti ky kaos tregtimi nëpër rrugë s’do të jetë më barrë për qytetarët. E kam nxjerrë dhe një urdhër për prishje që do vihet së shpejti në zbatim. Pyetje -A do të rrezikoni një numër jo të vogël familjesh me heqjen e tyre nga rruga ku ato tregtojnë duke ndikuar drejtpërdrejtë në të ardhurat familjare të tyre?! O. Rusi -Jo, ne nuk duam t’i heqim tregtinë, por të sistemohen në bazë të një rregulli logjik që i përshtatet normave qytetare. Europa nuk na pranon në gjirin e saj bie fjala duke shitur peshkun mbi gazetë për tokë, apo djathin, gjizën, mishin mbi fletë librash. Sa për lëvizjet e automjeteve jemi ku e ku më mirë. Vetëm një fakt, mendoni pak muaj më parë rrëmujën që bënin furgonët mu në qendër për në Tiranë. Spostimi për në vendin e sotëm i ka dhënë një tjetër qetësi rrugës tek Radio-Shkodra. Pyetje -Papunësia çfarë vendi zë, si mendohet të zgjidhet. O. Rusi -Është pyetja më e vështirë, që skuq mua dhe të gjithë ne. Sipas studimeve tona rezulton 30-35% ndërsa Korça bie fjala e ka të zgjidhur punësimin në masën 100%. Kuptohet që janë disa faktorë që ndikojnë, por afarizmit vendas këtu tek ne nuk i falet dobësia e çeljes së fronteve të reja për investime. Pyetje -Problemi i energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm a ju duket shqetësues për Bashkinë tonë. O. Rusi -Duhet ta them hapur, Shkodra është ndër të parat në Republikë që nuk paguan detyrimin e duhur. Madje janë shumë e shumë familje e firma që e kanë këtë mundësi. Me punonjësit e KESH-it e ministrat e energjitikës kemi kontakte por asgjë. Për Bashkinë tonë madje është bërë në plan pune i posaçëm por pagesa rezulton 10-12, maksimumi 15% e popullsisë. Unë mendoj të veprojë ligji. Që dy muaj dritat nuk ndërpriten, por që ta kesh duhet ta paguash. Pyetje -Rikthimi i pronave, diçka që na intereson shumë?! O. Rusi -Jam jashtë loje. Merret Prefektura?! Sa absurde?! S’e kuptoj?! Pyetje -Marrdhëniet Bashki-Prefekturë, sa janë në nivelet që kërkon koha?! O. Rusi -Me gojën plot e them hapur të shkëlqyera. Janë të shumtë ata që punojnë në Prefekturë e që të gjithë thuajse emërohen nga ministritë, por unë edhe pse vij nga PD-ja kam ditur të gjej rrugët e komunikimit me njëri-tjetrin. Të gjitha në bazë të ligjit. Pyetje -Vjelja e taksave (të ardhurave) si po ecën. O. Rusi -Shumë mirë nga ç’ka qenë. Një fakt, p.sh. vjelja e taksës së pastrimit, unë tërthorazi e marr tek dhënia e çertifikatave. Kur në vitin 2001 nuk u mor asnjë lek, sot që nga Janari 2002 e gjer më 1 Maj 2002 janë vjelur afro 35 milion lekë të vjetra, apo taksa e regjistrimit të pasurisë nga 0, sot në bashkëpunim me hipotekën arrijmë të vjelim një sasi të konsiderueshme parash që Këshilli Bashkiak i pëdor për punë të tjera. Pyetje -Rendi e qetësia qytetare a rezulton në synimet tuaja?! O. Rusi -Mendoj që s’mund të krahasohet në vite më parë, por absolute është e vështirë. Dihet që ka armë në popull, hasmëria nuk është një fenomen që duhet harruar që vazhdon tradicionalisht, por duhet thënë që roli i policisë është shumë më i mirë se ç’ka qenë. Duhet t’ju përmend një fakt, një minus të thithjes së taksave nga taksistët rrugorë. Ndër 100 taksi, vetëm 1 paguan detyrimin e rregullt. Pyetje -Nxitja e investimeve të reja, me ç’sy po shihet nga Këshilli Bashkiak?! O. Rusi -Sa do të doja të ishin të ndjeshme, por duhet pranuar që gjendja cilësore e mjaft uzinave është me qindra kilometra larg standarteve kohore europiane. Indiferenca e majft syresh që vijnë të vizitojnë për qëllime biznesi tegon gjithçka. Megjithatë është mjaft pozitive që këto kohët e fundit në Shkodër erdhën e po zhvillojnë aktivitet FEFAD-i, Banka Greke, Banka Islamike, Konsullata Italiane e po vijnë Konsullata Turke e ajo Austriake. A nuk përbëjnë fakt tepër domethënës! Pyetja e fundit -Fqinjët tanë, Mali i Zi, si po paraqitet në rritjen e marrdhënieve ndërmjet njëri-tjetrit?! O. Rusi -Besoj më së miri. Mendoj që në fund të majit të hapet pika kufitare e Muriqanit që bën një lidhje shumë të drejtpërdrejtë Shkodër-Ulqin, në pak kohë, brenda ditës, apo linja ujore Shkodër-Tivar nëpër liqen, sa gjë e bukur aq dhe me vlerë për dy anët. Intervistoi: Bujar Ferhati Vllaznia: Krenaria dhe tradita e ShkodrësVllaznia! Ky emër i madh i futbollit shqiptar. Vllaznia! Ky emër emocionues e krenar për Shkodrën e simpatizantët e saj në mbarë Shqipërinë e më tej ngado ku ka shqiptarë në botë. Vllaznia! Ky emër që të sugjestionon dhe e justifikon lavdinë me personalitetin e vet. Ky është pra ekipi ynë i dashur, ekipi i patjetërsueshëm i zemrës, Vllaznia. Dhe krenaria për të vjen e ligjshme, plot dinjitet dhe moderne për çdo kohë. Është ekipi më i vjetër i futbollit, ekipi i një shkolle më vete për futbollin cilësor shqiptar, plot rezultate e mbi të gjitha përfaqësues i denjë i një komuniteti sportiv e t kulturës siç është Shkodra. Ndaj dhe është shumë i respektuar. Ndaj është shumë i ndjekur. Dhe ndaj është shumë i diskutuar dhe preokupim i këtij komuniteti. Futbolli është cilësia, sakrifica, inteligjenca e sportit. Futbolli është përkushtimi dhe bukuria e tij. Futbolli është mesazhi dhe investimi i një komuniteti. E këtë më së miri e mishëron klubi ynë i futbollit, Vllaznia. Të flasësh për historinë e tij është tepër e vështirë. Ajo është shumë. Ajo është e lavdishme. Por Vllaznia vazhdon të mbetet e tillë dhe do të mbetet e tillë. Se ajo përfaqëson Shkodrën. Se atë e lind dhe e rrit një komunitet si Shkodra që asnjëherë nuk ka njohur dështime, por vetëm ka prodhuar cilësi e nder për kombin tonë. Vllaznia pasi i dha një titull kampioni Shkodrës si ai i vjetshmi i clii u kthye në festë të mbarë komunitetit të saj, përfaqëson si askush tjetër Shqipërinë në Kupat e Europës. Duke kaluar një tur dhe duke u eleminuar me shumë dinjitet kundrejt Gallatasarait të madh vazhdon të na entuziazmojë në kampionat. Ndonëse jo aty ku duhet në renditje e objektiva pa modesti duhet thënë se Vllaznia mbetet nderi dhe e madhja e kampionatit. Mjafton të kujtojmë ndeshjet e saj të mëdha në Tiranë e Shkodër ndaj ekipeve të Tiranës, ndaj të cilëve kemi dalë fitues moral e në rezultat. Mjafton të ndjekim këtë fund kampionati e përsëri krenaria shtohet. Të pakompromis, në luftë të ndershme sportive e futbollin shqiptar. Nuk ka ku të shkojë më mirë. Ekipi mund të mundet. Ai mund të mos i plotësojë objektivat se i tillë është futbolli. Por ai nuk mund të mposhtet. Ai nuk duhet të humbë vetveten, qëllimin për të argëtuar njerëzit. E aq më shumë komunitetin e ndjeshëm të Shkodrës. E për këtë nekemi garanci të plota. Kemi garanci këta djem që stërviten nga traineri i madh Hafizi. Kemi garanci stafin organizativo-teknik të ekipit me figura të mëdha të sportit e inteligjencës së Shkodrës. Kemi garanci të plota Presidentin e nderuar të Klubit Vllaznia, biznesmenin e suksesshëm dhe sportdashësin e palodhur Myftar Çela. Të bësh një ekip futbolli është një vështirësi normale. T’i japësh atij sukesin është një punë e inteligjencë prej fituesi. Dhe presidenti Çela ia ka arritur kësaj. Në ekipin e Vllaznisë, pavarësisht formës momentale është kontigjenti më cilësor i futbollistëve që duke i shtuar dhe stafin drejtues të njohur tashmë për aftësitë e tyre përbëjnë një grup shumë të fortë të denjë për të përfaqësuar një emër kaq të madh sa ai i Vllaznisë. Kanë mbetur dhe 3 javë Kampionat dhe disa dilema mbeten për t’u zgjidhur në tabelën e klasifikimit. Natyrisht neve na intereson vetëm një. Zënja e një vendi nderi që mundësisht të na përfshijë në Kupat e Europës. Dhe Vllaznia e meriton këtë. Lojrat e saja e meritojnë një vend përfaqësimi. Por futbolli njeh dhe mosrealizime. Dhe kjo nuk duhet të na dekurajojë por të na orientojë për më mirë. Dhe mundësitë janë. Infrastruktura sportive në Shkodër është rritur dhe është më cilësore se kurrë. Komuniteti i Shkodrës sytë, mendjen dhe zemrën i ka tek ekipi i tij. Një brez i talentuar futbollistësh të rinj stërviten në ekipet zingjir dhe shumë prej tyre tani janë pjesë e formacionit të Vllaznisë apo stolit të saj. Beqiri, Kaçi, Belisha, Teli, Luka, Daci, etj., janë lulet e fidanishtes sportive të Shkodrës. Stafi teknik i Vllaznisë është më i kopletuari e cilësori në Shqipëri. E mbi të gjitha vëren një punë të shkëlqyer afat mesme e afat gjatë të Presidentit Çela. Tashmë në Shkodër me gjithë mëdyshjet e më skeptikëve nuk mund të thuhet se për futbollin mungon diçka, bile vëren vetëm ambicie për më shumë rezultate pasi tashmë sportistëve tanë nuk iu mungon asgjë. E kjo është garancia e suksesit. Suksesi me siguri do të vijë. Ai është me ne sepse për atë po punojnë të gjithë, sportistë, drejtues, presidentë dhe mbarë komuniteti i Shkodrës. Suksesi do të vijë pasi ai asnjëherë nuk i ka munguar Vllaznisë dhe ajo është pjesë e tij. Aleksandër Kaçi Politikani nga ThaçiRrethi i Pukës ka vuajtur nga diktatura komuniste, po të thuash më shumë se rrethet e tjera të Shqipërisë. Shumë familje u persekutuan, u burgosën, u internuan, por disa familje të mira i kanë rezistuar luftës së egër komuniste duke mos u përulur përpara kësaj lufte të egër 50-vjeçare. Cilësojmë me respekt një ndër familjet më të mira të papërlyera me asnjë njollë të keqe. Familja e Ded Frrok Bajraktarit, Bugjon – Pukë. Pra, kjo shtëpi është një familje më e mira e Thaçit. Ky fis përbëhet nga 16 fshatra të rrethit Pukë, ku nga kjo shtëpi kanë dalur shumë figura të shquara, si Frrok Kol Bajraktari, pjestar i Lidhjes së Prizrenit, Mark Frrok Bajraktari, oficer i Akademisë, komandant i lëvizjes antikomuniste, Zef Ded Bajraktari, oficer i xhandarmerisë akademike në Pejë, Prizren, Gjakovë, Tropojë, Peshkopi. Dhe me ardhjen e demokracisë në Shqipëri, nga ky trung familjar janë diplomuar 13 veta me shkolla të larta në fusha të ndryshme të shkencës. Një ndër ta Sokol Frroku,i datëlindjes 1963, lindur në fshatin Bugjon të Pukës, i shtëpisë së Bajraktarit. Ka mbaruar shkollën e mesme bujqësore në Iballë të Pukës në vitin 1982, ka mbaruar Institutin Bujqësor në Kamës në vitin 1995, pastaj Fakultetin e Drejtësisë. Është student i dhjetorit 1990. Ka punuar si nëndrejtor i Institutit Bujqësor Kamëz. Ka vazhduar studimet pasuniversitare ekonomik, i dekoruar “Pishtar i Demokracisë”,a vokat, anëtar i kryesisë së PDK të Shqipërisë dhe nënkryetar dhe kryetar i PDK- së të Shqipërisë deri në kongres, ish kandidat për deputet në zonën e Kamzës, ku ka marrë vota më shumë nga të gjithë kandidatët e Shqipërisë në PDK-në. Populi pukjan dhe të gjithë të persekutuarit politikë kanë nderin e madh që ndodhet në krye të PDK të Shqipërisë Zotin Sokol Frroku. Shan Sokoli Poshtë… “patate” – lart… “domate”!Poshtë patate, nalt domate Ky asht “ligji” i Miçurinit Por me “seksin” e nji nate Nuk ndryshon “geni” i njerzimit.
Nga dy sekse lind fëmija Pavarsisht çfarë feje janë E para fjalë nga buzët e tia Është ajo që quhet Nanë.
Evoluimi i Miçurinit I përket botës bimore Do t’jetë kulmi i zhgënjimit Ta pranojmë n’botën njerzore!
Kur “shartohen” gabimisht Gene t’kundërta në një krijesë Do të lindë fëmija me “bisht” Ose debil me te me u qeshë…
Nji kristian, me gjak nga nana Sa do lart mund ta çojë zanin Aq sa kapet me dorë Hana Mund t’ju mësojë njerzve – Kuranin… Sa do nalt të rritet lisi Sa do nalt t’i ngrihet maja E k’putë era për midisi Kur fillon t’i “thahet” rraja. Mark Bregu Familja Gjoni nën diktaturëShteti shqiptar, qeveria shqiptare, tanimë mund të pagëzohen me plot gojën, përmes fakteve të shumta Bandë. Është një juntë policore e këtij të ashtuquajturi shtet që nga dita në ditë po vret dinjitetin e këtij populli, po vret shpresat, po vret njerëz t pafajshëm dhe natyrisht edhe të ardhmen e këtij vendi. Rreth 4000 shqiptarë të pushkatuar në këto pesë vitet e fundit, qindra mijëra të larguar nga Shqipëria dhunshëm, papunësi, analfabetizëm, dhjetëra mijëra dosje të hapura nga diktatura komuniste përmes listave edhe të spiunëve komunistë, janë një tragjedi që tanimë është e publikuar përmes mediave të pavarura e opozitare edhe në arenën ndërkombëtare. Më e goditura zonë në këtë Shqipëri të mjerë është prefektura e Veriut, Shkodra. Vrasje, dhunime, grabitje ditën dhe natën, në mes të qytetit apo në shtëpi, lëvizja e lirë e bandave të këtij shteti bandit dhe pasiguria e popullit, janë bërë pjesë e jetës së përditshme. Ja, demokratët Agostin e Valbona Gjoni janë bërë pjesë e skenarëve të përsëritur dhe kanë qenë shumë herë afër pushkatimit, vetm se janë demokratë, vetëm se duan një Shqipëri të lirë, pa dhunë, pa diferencime politike. Ata, si shumë demokratë të tjerë shqiptarë që në fillim të proceseve demokratike u rreshtuan kundër komunizmit. Morën pjesë në demonstratën ku u rrëzua busti i Stalinit më 14 janar 1990, në demonstratën ku u rrëzua busti i Enverit më 13 dhjetor 1990, në protestën e 2 prillit 1991 kundër votëvjedhjes nga Ramiz Alia dhe ku u vranë katër vetë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka, Nazmi Kryeziu dhe ku u plagosën 162 qytetarë shkodranë, morën pjesë në varrimin e deputetit Hajdari më 14 shtator 1998, por si shumë të tjerë morën edhe ndëshkimin politik të bandave të dirigjuara nga ky shtet komunist. Agostini e Valbona kanë provuar mbi kurriz shkopinj gome, kanë provuar shqelma e rrahje kafshërore, kërcënime me eleminim fizik për veprimtari politike. Demokrati Agostin Gjoni është bërë kontingjent edhe i spitalit nga torturat, megjithëse para se të detyrohej të largohet nga Shqipëria ishte një biznesmen që nga furra e bukës e tij në lagjen “Daniel Matlia” të Shkodrës, shumë fukarenj merrnin bukën e gojës pa para. Edhe ky veprim i tërboi komunistët që Shqipërinë e kthyen në një vend aq të varfër, saqë sot kur kërkon statistika nëpër dyqante shqiptare sheh lista të gjata, por që pronarët kanë frikë të publikohen se mos i vrasin diktatorët. Dhe vërtetë edhe Agostin Gjonin deshën ta vrisnin natën në gjumë, në shtëpi të vet. I patën vënë tritol në banesë dhe vetëm shansi e Zoti që ishte me këtë familje pat bërë që sot të mos jenë në varr, por diku udhëve të vështira të botës perëndimore. Bandat komuniste demokratët e vërtetë i kanë futur në rreth dhe kërkojnë t’i pushkatojnë, ndërkohë që kriminelët janë të lirë dhe përditë i sheh të pijnë e të shoqërohen me gjyqtarë, prokurorë, deputetë, shtetarë. Ky është realiteti i zi shqiptar, ku jeta e kundërshtarëve politikë është e çvlerësuar. Sokol Pepushaj Tiranë: Bindjet politike ndëshkohenJo vetëm në veri të Shqipërisë apo në qytete të ashtuquajtura provinca, por edhe në kryeqytetin shqiptar Tiranë, bindjet politike ndëshkohen rëndë nga klika komuniste. Demokratët janë viktima të dhunës. Politika e hakmarrjes, e orientuar nga sunduesit e pushtetit komunist që qeverisin sot vendin, e paraqitur kjo nëpërmjet elementesh të shumta që pikënisin me kërcënime, me ndalime dhe keqtrajtime në rajonet e policisë, me marrjen e fëmijëve peng, deri tek eleminimet fizike, mbeten ato që i kanë detyruar dhe vazhdojnë të detyrojnë shumë demokratë të lënë vendin e tyre dhe të marrin rrugët e botës. Pjesë e politikës së spastrimit, e politikës së eleminimit dhe e vrasjes së vullneteve demokratike është edhe Kujtim Deliallisi. Kujtim Maliq Deliallisi, i datëlindjes 11. 12. 1960, është një prej atyre shqiptarëve me shpirt dhe zemër patrioti dhe nacionalisti, i cili do të rreshtohej që herët në radhët e para të lëvizjes për demokraci, duke qenë në të njëjtën kohë dhe një prej anëtarëve të parë dhe më pas kryetar i PD-së në sesionin e lagjes 36, Kmbinat Tekstile, ku banonte. Gjatë gjithë aktivitetit të tij politik, Kujtim Deliallisi spikat si një aktivist aktiv dhe i vendosur. Edhe bashkëshortja e tij, gjithashtu do të aktivizohej me PD-në duke dhënë një kontribut të madh, i cili do t’i kushtonte në punën e saj si mësuese, konkretisht me transferimin në Ndroq, kjo e motivuar vetëm e vetëm për bindje politike. Për aktivitetin në lëvizjen demokratike, për pjesëmarrjen e tij në të gjithë mitingjet dhe aktivitetet e PD-së dhe angazhimi në zgjedhjet e ndryshme si përfaqësues i opozitës, PD-së, Kujtim Deliallisi do të binte në sy të shërbimeve sekrete të shtetit shqiptar. Kjo përforcohet edhe gjatë reagimeve të hapura që ai ka bërë në lagjen e tij në Kombinat, Tiranë, kundër gjithçkaje që binte ndesh me demokracinë, që kërcënonte vlerat demokratike dhe që kishte vulën e pushtetit të trafikantëve, të të korruptuarve, të vrasësve, qeveritarëve të sotëm. Sakaq, pushteti duke e konsideruar si person shumë të rrezikshëm nis ndaj tij dhe familjes së tij fushatën e kërcënimeve kafshërore. Absurdi i pushtetit shkon deri tek kërcënimi, se në rast se nuk hiqte dorë nga PD-ja dhe në rast se nuk do ta kyçte gojën, atij do t’i merrnin vajzën peng. Kërcënimet e bëra nga persona të veshur me imunitet shtetëror janë pjesë e asaj që kanë kthyer në realitet. Kujtojmë këtu mjaft fatalitete të tilla, të cilat janë bërë edhe objekt i vërejtjeve të bëra Qeverisë së Shqipërisë nga faktori ndërkombëtar. Kujtim Deliallisi duke qenë se kishte dy vajza të moshave 11 dhe 6-vjeçare dhe duke mos rezistuar ndaj kërcënimeve, diskriminimit politik dhe në pamundësi për të gjetur një realitet normal për familjen e tij detyrohet të largohet nga Shqipëria së bashku me vajzat, gruan dhe nënën e tij. Komunistët që janë sot në pushtet kanë zgjedhur si mënyrë të qverisjes sundimin nëpërmjet eleminimit të demokratëve, kërcënimit të tyre për të hequr dorë nga PD-ja dhe paraqitjen e emigrimit të tyre si zgjidhjen e vetme në kushtet e terrorit, presioneve, keqtrajtimeve, vrasjeve dhe gjyqeve fars.
Të humburit në Kosovë janë shumëPërjetësia e idealeve kombëtare ka përpirë shumë kosovarë. Ata që janë në varre kujtohen me respekt, por edhe atyre që nuk u dihen varret dhe që mund të jenë nëpër gropa e zabele, por mbase edhe të arratisur u kujtohen emrat e veprimtaria. Kosova është një vend që ka shkruar shumë histori në përballje me bishën serbe. Edhe familja Gashi nga Llapushniku historik ka pjesën e vet në sakrificën e shenjtë për një kosovë të lirë. Ishte një familje e mirë kosovare. Agim Gashi e Haxhije Gashi kishin rritur fëmijë të mirë, Ilirin, Mentorin, Edmondin dhe Mirjanin. Por jeta nuk mund të jetohet aty ku ka padrejtësi, ku popujt janë nën trysninë e pushtuesit. Agim Gashi duke qenë anëtar dhe veprimtar i LDK-së ka hasur edhe në presione e ka kaluar konflikte. Pas një odiseje, në dhjetor 2000 kjo familje rikthehet në fshatin e vet Llapushnik. Rinisën problemet, e kërcënimin e terror. Fëmijët e këtij kosovari detyrohen të jetojnë në ilegalitet nëpër vende të tjera. Njëri djalë, Mentori, fotografinë e të cilit po e botojmë është larguar nga familja që në gusht 1999 dhe as njerëzit e afërt as kërkush në Llapushk nuk di gjë për fatin e tij. Edhe pas çlirimit të Kosovës i është bërë presion Agim Gashit, madje edhe në shtëpi për të treguar ku e ka djalin, Agimin. Ilir Gashi, pra anëtari tjetër i familjes Gashi, ka shkëmbyer edhe zjarr me personat që ndiqnin Mentorin. Dhe këta persona janë kosovarë. Flitet se ai po kërkohet të pushkatohet për moszbatim urdhërash dhe aq! Problemet në Kosovë janë shumë. Ka përçarje mes partive, etnive, territoreve etj. Gjithsesi Mentor Gashi dhe shumë kosovarë të tjerë janë të humbur, e pavarësisht problemeve ata janë gjaku e jeta e Kosovës që shpresojmë të bëhet një vend model nën kujdesin e perëndimit. Nga: Shan Sokoli Lazer Therçaj Pse u kërcënua demokrati Izedin Lani?!Dhuna e represioni shtetëror mbi demokratët shqiptarë nuk po ka të ndalur. Edhe ditët e fundit, sipas burimeve tona të rezervuara, por të sigurta, segmente të errëta të sigurimit të shtetit, kanë bërë përçapje për të zbuluar ku jeton i fshehur demokrati Izedin Muho Lani. Ai, padyshim kërkohet të pushkatohet si shumë demokratë të tjerë të pafajshëm. Të parët e tij kishin provuar persekucionin politik që në vitin 1946 dhe Izedini, duke qenë anëtar e veprimtar i PD-së që në 1991 dhe pjesëmarrës në tërë demonstratat e protestat antikomuniste, sidomos pas uzurpimit të pushtetit demokratik në pranverën e 1997-ës nga komunistët, është vënë në shënjestër. Më 18 gusht 1997, ky demokrat provon burgun politik për dy muaj. Akuzohej se më 24 prill 1997, kur ish kryeministrit komunist të qeverisë së stabilitetit Bashkim Finos, në Bushat i bënë pritë dhe nuk e lanë të vejë në Veri, në Shkodër, ky paskëkra qenë organizatori. Por shteti dështoi për mungesë provash. Megjithatë, rrahjet, torturat kafshërore dhe parullat e policëve në burg duke iu kërcënuar se “ju të Sali Berishës do ju rjepim të gjallë” i kapërdiu. Edhe pas votimeve të fundit, ato të 24 qershorit 2001, tashmë të kontestuara jo vetëm nga opozita, por me shumë vërejtje edhe nga organizmat ndërkombëtare, demokratit shqiptar Izedin Lani, maskat, natyrisht me prapavijë politike, i hodhën në erë banesën, ku falë shansit nuk pati viktima. Po, nëse bëhet fjalë për viktima, në këto vitet e fundit janë pushkatuar 5000 shqiptarë të pafajshëm. Nga: Flori Slatina Largohen demokratëtSiç duket komunistët kanë një qëllim final, demokratët që nuk arrijnë t’i pushkatojnë, përpiqen t’i largojnë nga Shqipëria që të kenë më të lehtë mbajtjen e kolltuqeve të hajdutërisë, të krimit të organizuar, të trafiqeve. Ja, edhe demokrati i njohur shqiptar Fatmir Muhamet Bajraku, i cili që në krijimin e PD-së reflektoi pë demokraci të pastër, për liri njerëzore, pas shumë dhunimesh e presionesh për ta vrarë, detyrohet të braktisë me dhimbje atdheun e vet. Më 29 qershor 1997, kur bandat fashiste të Fatos Nanos rrëzuan pushtetin demokratik, demokratit Bajraku i është rrezikuar jeta seriozisht. Më 30. 06. 1997, në mbrëmje, rreth orës 2130-2200, në sy të familjes dhe të gruas, policia e arreston dhe e torturon në banesën e vet. Për tre ditë bëhet kontigjent i burgut politik, duke e dhunuar dhe duke e kërcënuar se do të zhdukim nëse nuk heq dorë nga bindjet politike të djathta. Kërcënatat kanë vazhduar edhe me letra anonime poshtë derës, duke ngjallur tmerr tek gruaja dhe fëmijët. Më 22. 02. 2002, teksa Fatmiri po kthehej me makinë nga Tirana në Shkodër, policë me maska e kanë rrahur pa shkak dhe i kanë thënë se tërë demokratët e doktor Berishës do i pushkatojmë. Por edhe më 12. 12. 1999 së bashku me demokratin Musa Shega, rreth orës 1930 janë qëlluar me plumba, ku ky i fundit është plagosur rëndë. Fatmiri e Musaja kishin edhe një lokal, bar restorant “Flamuri” në Shtoj i ri, të cilin bandat ua kanë hedhur në erë me tritol. Nga: Xhemal Berisha Fisi Gera i diferencuarMë kot socialkomunistët shqiptarë në pushtet “predikojnë” për demokraci, pasi dhuna, represioni, diferencimi politik është i atyre përmasave në mos edhe më i dukshëm se në kohën e Enver Hoxhës. Demokrati Dritan Gera, i lindur më 16 korrik 1976, është një apelim kundër diktaturës komuniste dhe një shembull persekucioni politik. Ai, duke rrjedhur nga një familje antikomuniste, të shpronësuar, të internuar e dënuar, të diferencuar në kohën e Enver Hoxhës, edhe përgjatë këtyre viteve të të ashtuquajturit pluralizëm ka vuajtur, ka përballuar tortura çnjerëzore për të vemten arsye se është demokrat. Dritan Gera është shquar që i mitur, në fillim të proceseve demokratike në Shqipëri në rrëzimin e busteve të Stalinit më 14 janar 1990 dhe të Enverit më 13 dhjetor 1990, për të ardhur tek 2 prilli i 1991 kur nxënësit e shkollave të Shkodrës ishin promotori që protestuan kundër diktaturës së ish presidentit komunist Ramiz Alia, dhe ku u vranë katër vetë. Në varrimin e Azem Hajdarit më 14 shtator 1998, ky demokrat, ky i ri shqiptar, si shumë moshatarë të tij që aspirojnë për një Shqipëri të lirë, u torturua nga policia e shtetit komunist. Edhe më vonë, strukturat e errëta të sigurimit të shtetit e kanë provokuar dhe disa herë e kanë kërcënuar me pushkatim. Dhuna në Shqipëri tashmë është normalitet, ku edhe misionarët e fesë po grabiten, po vriten, po dhunohen. Në kushte të tilla Dritan Gera është detyruar të braktisë Shqipërinë. Jeta e demokratëve është e kërcënuar dhe shteti bandit shqiptar përditë po e zgjat kurbën e krimeve. Nga: Vasel Gilaj Ethet për president-Jam i mirë nëno, -Të njeh katundi biro Përveç shëmtive të shumta, qeveritarët i ka zënë tmerri dhe janë në ethe për presidentin e Republikës. Kandidatët janë shumë; secili më i keq se tjetri, secili më i lig se tjetri, secili më mashtrues se tjetri. I pari është Fatos Nano që para shqiptarëve duket si ai fëmija i keq që i thotë të ëmës kur merr thuprën për ta rrahur: -Mos më rrah, jam i mirë nëno. Dhe nëna, që ia ka plasë zemrën me prapësi, duke e rrahur shfryn: -Të njeh katundi, biro. Dhe vërtetë Fatos Nanon e njeh mirë Shqipëria që në të vërtet është kthyer më mbrapsht se një katund i një qyteti perëndimor. E njeh si hajdut, si mashtrues, si imoral, si pijanec, si egomanjak, si të paaftë, pasi plot tre herë ishte kryeministër dhe gjithherë si xhongler cirku e cinik, iku se ra nga fiku. Po Rexhep Meidanin si e njeh katundi? Si qyp, si inkopetent, si mumje Egjipti, por kur ishte i ri edhe si djalosh të zellshëm për rrëzimin e kishave e xhamijave në Elbasan. Për shqiptarët tashmë është bërë tmerr edhe Sabri Godo, i cili si dhelpër tregon “këmbën” për t’ia çelur derën “kecërit”. Edhe Godo belbëzon, Jam i mirë nëno, më bëj president. Por shqiptarët kanë ç’t’i thonë edhe Sabrushit, Të njeh katundi biro. Sabrinë e njohim si njërin ndër të pasurit e Evropës, si një mashtrues, si hartues i kësaj kushtetute që është qindra herë më e dobët se ajo e Ahmet Zogut. I vetmi ndër kandidatët e mundshëm që s’po thotë asnjëherë “jam i mirë nëno”, është Pjetër Arbnori, politikani që reflekton liberalizëm, politikani që nuk është përfolur asnjëherë dhe që ka bërë jetë burgu politik sa ç’kanë bërë kandidatët tjerë jetë komuniste. Por Arbnori, megjithë përkrahjen e perëndimit, sidomos pas ngjarjeve të 11 shtatorit të vitit të kaluar në Amerikë, duket se është jashtë vëmendjes së politikanëve shqiptarë. Dhe vetëm ky njeri i mirë mund t’i sheshonte disi raportet politike, mund të tronditë disi diktaturën, mund të rinovojë disi opozitën, mund të riparojë “infrastrukturën” e kompromiseve politike, mund të digjte mbase edhe ndonjë kompromis të fshehtë apo edhe të ngjallë një disidencë reale ku ekstremet mbase do tavolinizohen, e terrorizmi intelektual banal në të dy krahët e politikës do zbehej. Edhe Katovica do shpërfytyrohej me Arbnorin President. Madje, që është edhe kryefjala, Nano s’do mund të mbante Shqipërinë në destabilitet pra s’mund të “fitonte” si deti tash, dhe Berisha s’do mund të “humbte” të paktën sa ka “humbur” deri tash. Po shtrohet një problem që politika shqiptare duket e ka merak tradicional. A duhet presidenti Pjetër, apo nga raca e Pjetrit, çka duam të themi nga raca e disidencës së sinqertë shqiptare, çka nënkuptohet, nga raca e të persekutuarve politikë që përkrah Amerika, Evropa dhe tërë bota e qytetëruar? Na duket se nga kjo anë rëndon më shumë kokrra e kandarit, pasi të tjerët, Fatosët, Rexhepët, Sabritë, Mehmetët, Enverët, Ahmetët, i njeh mirë katundi. Editorial nga Sokol Pepushaj Në Shqipëri strehohen kriminelët e kërkuar nga Haga, Karaxhiç e MlladiçBurime konfidenciale që nuk duan të identifikohen njoftojnë se shërbimet e huaja (Interpoli dhe CIA) po hetojnë vendndodhjen në Shqipëri të dy kriminelëve të njerëzimit që i pret Haga, serbëve Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç. Deri tani të gjitha tentativat e kapjes e zbulimit në Shqipëri kanë dështuar, e kjo ende mbahet sekret sepse po hetohet edhe pista e atyre që i mbrojnë e ruajnë si mos më mirë. Deri tani dyshimet e “protektorëve” të këtyre dy kriminelëve bien mbi komunistët shqiptarë në pushtet, e kjo me sa duket bazohet në eksperiencën e kohës së kaluar, kur pikërisht komunistët e vjetër shqiptarë strehonin e nderonin po dy kriminelë komunistë Serbo-Malazez, Miladin Ppoviçin dhe Dushan Mugoshën, të cilët në atë kohë kërkoheshin nga Italianët e Gjermanët. Gjithsesi është interesant fakti se fotografitë me të cilat kërkohen janë të gjitha me flokë të gjata e të parruar, por nuk është arritur të sigurohen fotografitë aktuale pasi siç thuhet edhe Karaxhiçi edhe Mlladiçi tani janë rruar e qethur, madje në formë moderne për kohën. Përsëri për këtë manovër mendohet se në Shqipëri kanë dorë drejtuesit e partisë në pushtet, madje shkohet më larg deri tek Fatos Nano i cili mendohet se i ka detyruar “miqtë” e partisë të bëhen allafranga se siç ishin mund të binin në sy më shumë si fondamentalistë islamikë të cilët i ka tepër inat vetë Partia Socialiste e udhëheqësi i saj. Gjithsesi tani kohët e fundit dyshohet se kriminelët Mlladiç e Karaxhiç kanë filluar punën për të ndihmuar partinë “motër” shqiptare për të nxjerrë udhëheqësin e saj në krye të Shtetit, pra president, tamam si dikur Enverin, e për këtë po studiohet eksperienca e shokëve të dikurshëm Mugosha e Popoviç. Natyrisht mikpritja shpërblehet. Dyshimet vazhdojnë e thellohen se takimi i Korfuzit i dy liderve “kundërshtarë” të PKS me Nikola Gejxh janë në vijim të pazareve për të strehuar kriminelët e njerëzimit Karaxhiç e Mlladiç, që njëkohësisht janë miqtë e nderuar të Greqisë zyrtare e cila i ka pasë dekoruar. E dyshimet s’kanë fund, ata shkojnë deri tek vizita e emisarit nr.2 të PS në Beograd Z. Meta, i cili thuhet se është thirrur atje për të pranuar pazaret që do t’i shtojnë namin e paret. Natyrisht këto deri tani janë vetëm dyshime të shërbimeve të huaja (Interpolit e CIA-s) të cilët merren me kërkimin e arrestimin e kriminelëve që i pret Haga, por që edhe nëse dyshimet mbesin të tilla, përsëri është turp për ne shqiptarët që të përgojohemi si “bashkëfajtorë” me kriminelët, e për këtë fajtor jemi edhe ne që pranojmë “qetësisht” të qeverisemi nga ata që kanë vendin me kohë në Hagë, që një ditë do të shkojnë, por ndoshta atëherë fatkeqësisht do të kenë gjetur edhe këta strofullën si kriminelët që sot kërkohen Karaxhiç e Mlladiç… Uroj që këto të jenë vetëm dyshime… Ndue Bacaj Firence, 19. 05. 2002Uragani Lin DelijaNuk thonë kot “rasti asht mbret i botës”! Kur gjatë aktiviteteve në kuadrin e “Javës së kulturës Shqiptare” që patëm organizuar si shoqatë “Albania in Toscana”, e gjendeshim në Komunën e Borgo San Lorenzo-s, rreth 30 km nga Firence, bashkë me mikun e nderuar Kadri Metaj, profesor i filozofisë dhe estetikës i ardhur apostafat nga Prishtina për këtë ngjarje kluturale, një italian që prej vitesh është një ndër miqtë më të mirë në ndihmë të emigrantëve shqiptarë të asaj zone, na prezantoi arkitektin Mark Lukoliç, ne na u bë qejfi, por nuk ishim aq kuriozë. Por gjendja ndryshoi kur ky zotëri me thjeshtësi, por gati i shqetësuar filloi të na fliste për piktorin Lin Delija: “ju që keni organizuar këtë javë të bukur kulture, mund të bëni diçka për veprat e Lin Delisë; shikoni është artist tepër i madh i dimensioneve ndërkombëtare, komuna ku jetoi së fundi deri sa u nda nga jeta së shpejti inauguron Muzeumin e qytetit me emrin Lin Delija”, – insistonte ai, gati me shqetësim dhe ndërkohë që ne i treguam interes dhe gatishmëri për t’u njohur më mirë edhe me veprën e artistit tonë, ai gati u përmallua dhe e ktheu bisedën me një shqipe që merrej vesh mirë. Ai paska qenë me prejardhje nga shqiptarët e Tivarit. Pas kësaj darke ne mbajtëm lidhje dhe nga komuna Antrodoco na erdhi ftesa e inaugurimit të këtij muzeumi. E them se “ja vlejti barra qeranë”! Kur pas tre-katër orësh udhëtimi, u drejtuam në drejtim të kësaj komune, rruga filloi tëbëhej gjithjë e “keqe” dhe malet në të dy anët ngrinin shtatin progresivisht, duke na “kurthuar” në zona gjithnjë e më të thella, duke na kujtuar malet tona kur i ngjitesh Malësisë së Madhe për në Theth. Më së fundi, pak si në mëdyshje ju afruam këtij lokaliteti, i cili nga larg nuk dukej veç një grusht apartamente pa jetë afër tri shpatmalesh ku gjarpëronte një si lumë i vogël, i quajtur “Velino”, por atmosfera u bë festive menjëherë sapo ndaluam makinën, kur pamë njoftimet e vendosura kudo nëpër mure e rrugë si dhe një lëvizje e gjallëruar e njerzëve të gjithë në drejtim të një kishe ku do të zhvillohej ceremonia dhe brenda kishës puna kishte filluar paraprakisht me praninë e kryetarit të komunës, pasi njerëzit ishin me dhjetëra në radhë për të marrë zarfet e vulosura me një vizatim të Lin Delisë, dhe që dilte në qarkullim për postat italiane për të parën herë. Këtë fat e patëm edhe ne. Salla e mbushur plot e përplot, aq e ngrohtë për Lin Delinë me të ftuar jo vetëm nga gjithë Italia, por edhe miq nga Gjermania etj., e secili fliste me të njëjtën mënyrë: “i thjeshtë si ai, por edhe i rreptë…”, “Mjeshtri”, “I Madhi”, etj. “Lin Delija ishte vërtetë njeri dhe artist i madh”, – tha kryetari i bashkisë në fjalën hyrëse, pastaj vazhdoi: “…por jo gjithmonë Ai gjeti shpërblimin e merituar nga administrata dhe sot me dhënien e emrit të Tij Muzeumit të qytetit shpresojmë të paguajmë një pjesë të vogël të borxhit ndaj Mjeshtrit të madh”! Atmosfera vinte gjithnjë e bëhejmë e ngrohtë; ku njerëz të thjeshtë, poetë e miq rrëfenin histori e lexonin poezi kushtuar Artistit e Profesorit të vet. Siç doli nga tregimet, Ai kish kaluar rreth njëzet vjetët e fundit të jetës në atë komunë, duke patur fillimisht shumë dyshime nga ana e njerëzve dhe vështirësi, por me këmbënguljen dhe gjenialitetin e njeriut të madh në radhë të parë dhe të artistit pastaj, ai kishte arritur jo vetëm të fitonte respektin e të gjithëve, por edhe të jepte një kontribut të jashtëzakonshëm këtij qyteti e krejt Rajonit, duke zbuluar gjatë studimeve të tij edhe piktorin e viteve gjashtëqind të atij qyteti, të harruar nga vetë vendasit dhe më vonë hap edhe akademinë e arteve “Carlo Cesi”, emri ky i piktorit të harruar dhe të zbuluar nga Lin Delija, duke e shndërruar në një shkollë të vërtetë të Pikturës së stilit të Lin Delisë, falas për të gjithë pjesëmarrësit, shumë prej të cilëve profesorë në universitetet më të rëndësishme të Italisë, si Romë e Milano dhe që flisnin për Mjeshtrin e Madh shqiptar me një respekt të padiskutueshëm. “Lin Delija ishte vërtetë një njeri dhe piktor gjenial” – vazhdoi në ndërhyrjen e tij Këshilltari për Kulturën i Rajonit Lazio, Prof. Luigi Ciaramelletti – “dhe ju shqiptarët prezent këtu ta dini se ju ka përfaqësuar si më mirë nuk bëhet” – na u drejtua ne pasi pata rastin të kem përshëndetur edhe unë në emër të palës shqiptare. Për familjen gjermane Shutz, që kishte dhuruar disa nga pikturat e Lin Delisë për hapjen e muzeut si dhe për profesoreshën Gabriela Trani nxënëse dhe mike e madhe e piktorit e cila kishte dy albume përgatitur me detaje e shkrime që do të japin dritë mbi jetën e artistit, Ai ishte një Idhull. Duhet thënë se shumë familje me të dëgjuar hapjen e muzeut, kishin sjellë kush një kuadër e kush një tjetër për ta vënë në muze, përndryshe vepra e tij, për fat të keq, me sa u tha nga njerëz kompetent, ishte vjedhur…! Kjo më bën të shkruaj se edhe ajo pjesë e trashëgimisë së tij kulturore që nuk është vënë në muze, është në rrezik të madh. Burime të sigurta flasin edhe për rreth 34 kuadro të përmasave të mëdha disa metërshe, që piktori i madh i pati përgatitur për Kishën e qytetit të vet, atë të Shkodrës. Kjo ishte veçse një konfirmim i asaj që Atë Zef Pllumbi map ati thënë telefonikisht nga Shkodra, pikërisht ditën e inaugurimit të muzeut, i cili bashkë me Atë Ambroz Martinin qenë miq të ngushtë të piktorit Lin Delija. Këto të dhëna që mbyllin edhe shkrimin mbi këtë figurë të shquar shqiptare, protagonist në kulturën evropiane e më gjerë, do të donin të ndikonin sado pak në shpëtimin e asaj që është e mundshme nga ajo pjesë e veprave të mbijetuara, e nga ana tjetër sidhe të shprehin dëshirën tonë që ashtu siç u kthye në qytetin e Antrodoco të Italisë, si Uragan siç donin ta krahasonin mjaft simpatizantë të tij, ashtu një ditë le të shpresojmë se do t’i kthehen atdheut të vet bashkë me veprat e shumë atdhetarëve të tjerë të tretur nëpër botë e ndoshta nuk ju dihet as emri, që edhe pse ata u flijuan në mërgim pa patur as mundësinë të qajnë bashkë me atdheun e vet, të paktën pas vdekjes le t’i bëhet pronë shpirtërore (edhe) vëllezërve të vet! Nga: Dr. Vat Marashi Edhe një largim i dhimbshëmTanimë e di bota se sistemi komunist në Shqipëri ishte më i egri dhe më çnjerëzori në gjithë lindjen. Për nga numri i popullatës Shqipëria zë vendin e parë në Eurpë për të pushkatuar, të burgosur, të internuar, të dëbuar e të përndjekur politikë. Simbas zhvillimeve politike aktualisht po shihet përditë e më qartë se po e ruan me “dinjitet” përsëri vendin e parë në lindje për nga varfëria, persekucioni dhe raprezaljet e herë mbas herëshme ndaj disa njerëzve të veçantë dhe sidomos ndaj brezit të ri, i cili mbart ide demokratike perëndimore. Dhe këto veprime pushteti në fuqi i bën në forma e metoda shumë të stërholluara, sa vetë ai që e provon mund ta dijë më mirë se askush tjetër. 1997-ta nuk ishte tjetër vetëm një rikthim i komunizmit në Shqipëri përmes dhunës e terrorit. Ky rikthim i bën ata më hakmarrës e më urrejtës ndaj demokracisë e njerëzve demokratë si dhe ndaj ish të burgosurve e të përndjekurve politikë dhe sidomos ndaj fëmijëve të tyre të cilët kanë marrë pjesë aktive në zhvillimet politike dhe sidomos ndaj atyre që kanë aftësi intelektuale dhe organizative. Kështu ndodhi dhe me intelektualin demokrat Altin Frano Prendi, i cili është aktivizuar në grupin studentor që në orët e para, në listën e parë ku ishte në krye të listës heroi demokrat Azem Hajdari. Altini mori pjesë në të gjitha demostratat, duke filluar në Tiranë dhe pastaj në Shkodër, bashkë me vëllanë e vogël Edin sidhe babanë e tyre, sepse i ati i tij kishte vuajtur 10 vjet burg politik nën diktaturë. Me fitoren e demokracisë Altini hyri në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, ku u diplomua më 29. 07. 1997. Edhe në Universitet zhvilloi veprimtari politike dhe kulturore. Formoi me një grup studentësh dhe pedagogësh organizatën e pavarur studentore “Konstud” e cila u aprovua nga Gjykata, kryetar i të cilit ishte Altini. Gjithashtu Altin Prendi ishte anëtar në organizatën Skautiste Shqiptare “Besa Scaut” që më 1993 ku dhakontribut të vlefshëm në këtë organizatë. Altini ishte edhe anëtar aktiv i Forumit Rinor Demokrat të qytetit të Shkodrës, si dhe anëtar i Partisë Demokratike në qytetin e Shkodrës. Babai i Altinit ka kaluar Kalvarin komunist që në moshën studentore duke bërë 10 vjet burg politik dhe duke qenë i përndjekur dhe i përbuzur gjithë jetën nga ai sistem antinjerëzor të cilin e provuan edhe fëmijët e tij posa filluan të rriten. Ky fakt ndikoi edhe më shumë që Altini të bjerë në sy të demonëve të kuq, të cilët demokracinë e përdorin si maskë për të mbuluar veprimet e dhunës, por jo pse janë demokratë. Por ata nuk e harruan Altinin dhe veprimtarinë e tij në dëm të tyre dhe sidomos në vitet ‘90-‘91 dhe ’97. Filluan të përdorin metoda të stërholluara si “ustabash” të sigurimit të shtetit të dikurshëm diktatorial: presione, kërcënime dhe shantazhe përmes disa njerëzve qoftë të maskuar me maska natën në rrugë, qoftë dhe gjatë ditës në vende të caktuara. Atlini para tre vjetësh fitoi një konkurs në Tiranë për Firmën Pepsi në Shkodër dhe më vonë, me punë të palodhur, u bë Drejtor i Pepsit për Zonën Veri-Lindore dhe ishte me këtë cilësi deri ditën që u largua, iku diku larg në perëndim, duke lënë vetëm babën, nënën, motrat dhe vëllanë që aq fort i deshi dhe e deshën. E urrenin se punonte shumë, me gjithë që paga nuk ishte në raport me punën shumë të lodhëshme. Kontributi i tij në zhvillimet demokratike në Shqipëri është vërtetë i madh. U martua me Vetëtima Prendin para një viti e gjysëm, dhe kjo e diplomuar në Universitetin “Luigj Gurakuqi” – Shkodër, ku dhe u njohën dhe bashkëvepruan në Forumin Rinor, organizatën “Konstud”, si dhe në Partinë Demokratike. Altini ka qenë vazhdimisht anëtar në Komisionet e zgjedhjeve dhe sidomos ka dhënë kontribut të madh për Kosovarët në Shkodër duke u lidhur dhe me organizata të jashtme për të tërhequr ndihma për të shpërngulurit nga lufta në Kosovë. Altini dhe bashkëshortja e tij Vetëtima janë larguar nga Shqipëria detyrimisht për të shpëtuar jetën nga raprezaljet që ushtron mafia e kuqe në Shqipëri. Albert Vataj Ëndërr që do të vazhdojë gjetkë… Shqipëria, ndonëse një vend i vogël në mes të Europës plakë, jo rrallë herë ka treguar se është vendi i çudirave, i disa ngjarjeve që vetëm në Shqipëri janë parë e dëgjuar. Një vajzë e re e quajtur Anita Viktor Matija e dt. 28. 09. 1983 nga qyteti i lashtë i Shkodrës, bëhet viktimë e një sistemi apo më mirë të themi e një grupimi të caktuar njerëzish që në gjuhën e rëndomtë popullore quhen shikas, të cilët i shërbejnë me fanatizëm prej të çmenduri eprorëve të tyre sharlatanë. Anita si mbesë e Broz e Sokol Matija, të cilët vdiqën në internim, paskësh qenë e shkruar që t’i vazhdojë vuajtjet e tyre ndonëse në një sistem të quajtur demokratik që vetëm emrin e ka të tillë. Ajo si e re që është, përqafoi menjëherë idetë demokratike duke u bërë një shembull edhe për shoqet e shokët e saj në mbrojtje të dinjitetit njerëzor të nëpërkëmbur për sa e sa vite të diktaturës së kuqe. Vazhdimisht merr pjesë në të gjitha lëvizjet pro demokratike pasi edhe kishte aderuar që në moshë të njomë në forumet e Partisë Demokratike Shqiptare. Por kjo nuk i shkonte për shtat pashallarëve të kuq në pushtet dhe nëpërmjet segmenteve të caktuara e të inkriminuara të sigurimit të shtetit, vendosin që ta eleminojnë fizikisht. Kështu një ditë tek po kthehej nga një takim me disa të afërm të saj, një makinë pa targa eme perde të zeza e sulmon drejt për drejt për ta goditur, por falë zotit ndodhej në një mjedis me shumë njerëz ku i shpëtoi vdekjes pasi kishin frikë se pasojat mund të ishin vërtetë katastrofike, por në atë moment e paralajmëruan se pas kësaj dite do të shohish se kush jemi ne ose hiq dorë nga ato që po bën, (fjala ishte që të hiqte dorë nga Partia Demokratike e të bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit). Këtë veprim ajo as që e kalonte nëpër mend. Vazhdoi të demaskonte vjedhjen e votës së lirë, shkeljen e të drejtave të njeriut etj., deri sa një ditë, pikërisht me datën 18 janar 2002 arrestohet në një miting e mbahet për tre ditë në qelitë e komisariatit në gjendje paraburgimi. Në ambjentet e paraburgimit persona të veshur me uniformë e të shtyrë se nga kush nuk dihet, e përdhunojnë vajzën e re e simpatike duke krijuar mardhënie seksuale me dhunë gjë e cila u vërtetua edhe me epikrizën e mjekut ligjor. Në të tilla kushte, kjo vajzë e ndershme dhe e zgjuar që rrjedh nga një familje thellësisht e persekutuar detyrohet që të lërë vendin e lindjes dhe të emigrojë jashtë shtetit ndoshta pa e mësuar mirë se çfarë do të thotë emigracion, për të shpëtuar jetën e saj të re e ndoshta për t’i vazhduar ëndrrat e saj rinore në një vend tjetër, kjo jashtë dëshirës së saj e të afërmve të saj. Kam dëshirë që në këto pak rreshta të kem prekur sadopak moralin e atyre që e kanë dhe të thonë me gjithë forcën e tyre fjalën, që ajo të bëhet pengesë për ngjarje të tilla të mos ndodhin më e bashkëmoshatarët e bashkëmoshataret e Anitës ta kenë mundësinë që ta thonë lirshëm fjalën e tyre ku e kur të duan. Flori Slatina Plagët e luftës në GjakovëIshim me shërbim nga gazeta “Shqipëria Etnike” në Gjakovë. Edhe sot janë të “gjalla” plagët e luftës. Dëmet materiale janë të papërfillshme përballë atyre njerëzore. Si shumë shqiptarëve të tjerë në Batush të Gjakovës, Valentin Muratit serbët i kishin djegur shtëpinë. Vëllai i Valentinit, Edmiri dhe i ati Xhaviti kishin marrë pjesë në UÇK për çlirimin e Kosovës, por luftëtarin kosovar Xhavit Murati e kishin kapur peng serbët, e kishin futur në burg dhe sot rezulton i humbur. Vëllai i Valentinit ka ikur nga lufta pasi edhe vetë UÇK-ja e ka përçmuar si katolik. Çudira shqiptare këto. Por Valentin Murati ka patur probleme serioze sime serbët, si me UÇK-në. Ai në kohë të luftës ka qenë mi mitur dhe nuk është organizuar në luftë. Edhe vetë UÇK-ja e kish cilësuar tradhëtar dhe e kish kërkuar ta pushkatojë, siaps ligjit të luftës. Ish larguar nga Kosova ky djalosh dhe kish marrë udhët e botës për të shpëtuar jetën të cilën e ka në rrezik edhe sot. Ja pra, si u shpërbë kjo familje gjakovare. Raste të tilla ka shumë atje. Në numrat e ardhshëm të gazetës do i publikojmë. Pjetër Vukaj |