Politika ndërsen ekonominëNga: Zef Preçi, Drejtor i Qendrës Shqiptare të Kërkimeve Ekonomike Krizat e viteve 1997-1998 dhe programet për rimëkëmbjen ekonomike të ShqipërisëNë mënyrë të përmbledhur, kriza e vitit 1997 shfaqi të gjitha tiparet e njohura të një krize të gjithanshme, pika kulmore e së cilës tronditi aspektin politik (vendi shkoi në pragun e një amullie totale); ndërsa rrjedhojat afatgjata u dukën në ekonominë e vendit. Kriza padyshim përbën një ngjarje me përmasa të tilla, gjykimi i së cilës mund të jetë objekt hulumtimesh të ekonomistëve, politikanëve, diplomatëve, juristëve, etj., edhe për disa dekada të tjera. Në interes të këtij shkrimi është vetëm pamja ekonomike e krizës dhe pasojat afatgjata të saj. Për të ndihmuar në “kthimin e vendit në rrugën e rritjes ekonomike të qëndrueshme brend dy ose tre viteve”, institucionet financiare ndërkombëtare hartuan një paketë masash afatshkurtëra (deri në fund të vitit 1997) dhe rishikuan strategjitë sektoriale të hartuara më parë. Në të njëjtën kohë, ata përcaktuan edhe një sërë parakushtesh, shumica e të cilave ishin të karakterit politik dhe lidheshin me funksionimin e qeverisë; garantimin nga ana e saj të një niveli të pranueshëm të sigurisë publike; trajtimin transparent të skemave piramidale, disa masa fillestare të lidhura me stabilizimin makro-ekonomik, etj. Mbi shkaqet themelore të krizës së vitit 1997, në analiza të ndryshme të kryera nga studiues vendas dhe të huaj, theksi vihet mbi zhvillimin e dobët institucional të realizuar në katër-pesë vitet e para të tranzicionit. Ndërkohë mungojnë analizat e plota mbi shkallën e konsolidimit të institucioneve bazë të ekonomisë së tegut të shoqërisë së lirë edhe pas kësaj krize. Nga ana tjetër, termi “qëndrueshmëri makro-ekonomike”, u përdor në mjaft raste edhe si mbulesë për dështimet e politikave të ndjekura; ndërsa rritja ekonomike e qëndrueshme dukej ende larg planeve ambicioze, të ndërmarra nga autoritetet shqiptare pas asaj krize. Në fakt, kur flitet për rritje ekonomike të qëndrueshme, fjala është për atë tërësi politikash ekonomike, financiare, fiskale, bankare, etj., në sajë të zbatimit të të cilave sistemi i ekonomisë së vendit funksionon në mënyrë të përshtatshme. Kjo do të thotë: të rritet kërkesa konsumatore për mallra dhe shërbime; të zgjerohet zënia me punë brenda vendit; të mbahet nën kontroll inflacioni dhe ekonomia informale; të zgjerohet prania e investimeve të huaja private në sektorët e ndryshëm të ekonomisë. Veç këtyre kërkohet që të përshpejtohen në mënyrë eficiente dhe në interes të ekonomisë kombëtare proceset bazë të trancivionit si futja në qarkullimin ekonomik e burimeve të brendshme të kësaj rritjeje; thellimi i procesit të privatizimit të pronës publike, etj.; rritja e aftësisë eksportuese dhe përshpejtimi i proçesit të integrimit ekonomik dhe institucional të tij me ekonominë e vendeve të rajonit dhe atë botërore. Me fjalë të tjera, ecuria e ekonomisë së Shqipërisë gjatë katër viteve të fundit, duhet të gjykohet në optikën e faktorëve të mësipërm. Ndryshimet politike që ndodhën në mesin e vitit 1997 sollën me vete pasoja edhe në zhvillimin e ekonomisë së vendit edhe gjatë viteve në vazhdim. Kështu, viti 1998 u konsiderua si vit i rëndësishëm, përsa i përket ndryshimit të mjaft parametrave ekonomike të përmbysur një vit më parë, si dhe për vështirësitë e reja që dilnin përpara ekonomisë së vendit. Në këtë periudhë, më shumë se kurrë, doli në pah nevoja e ndërmarrjes, rishikimit, plotësimit dhe harmonizimit të strategjive sektoriale të zhvillimit të ekonomisë së vendit. Në të njëjtën kohë, arritjet e deriatëhershme, që konsideroheshin si më të konsoliduara, si p.sh. në sektorin e bujqësisë, shfaqen shenjat e para të rimëkëmbjes kryesisht nga nxitja e kërkesës konsumatore dhe pamundësia e funksionimit normal të importeve, që, gjithsesi, konkurronin ndaj një prodhimi vendas të pambrojtur nga pikpamja fiskale edhe ende të paorientuar drejt tregut. Në këto rrethana, si rezultat i një politike monetare dhe fiskale të shtrënguar, u arrit që gjatë vitit 1998 të rivendoseshin ekulibrat kryesorë makro-ekonomikë, të sigurohej një rritje ekonomike e raportuar zyrtarisht prej 8 për qind në vit dhe të zvogëlohej dukshëm niveli i inflacionit, nga 42 për qind në 8.7 për qind. Në këtë periudhë, në ekonominë e Shqipërisë u vu re një lloj shkëputjeje midis arritjeve në nivelet makro dhe mikroekonomik. Kjo dukej në ngadalësimin e rimëkëmbjes së bizneseve vendase dhe të huaja, të dëmtuara rëndë nga kriza; në papunësinë e lartë dhe të qëndrueshme në vend, pavarësisht nga përpjekjet për zbutjen e kësaj plage shoqërore; në moskthimin e një numri të madh sipërmarrësish të huaj që u larguan qysh në fillim të vitit 1997; në falimentimin apo ndryshimin e profilit të veprimtarisë së një numri biznesesh të dëmtuar gjatë krizës, etj. Pra, ndonëse raportimet statistikore pasqyruan përmirësime në nivelet makro të ekonomisë, në nivelet mikro ndryshimet pozitive ishin modeste. Në mesin e shtator it 1998 vendi u përball përsëri me një formë tjetër krize, pasojat e së cilës, mendoj që ishin më shumë politiko-shoqërore se ekonomike, në kuptimin e përgjithshëm të kësaj fjale. Në të vërtetë, kjo krizë dëshmoi jo vetëm brishtësinë e institucioneve shqiptare, mosbesimin reciprok ndërmjet forcave politike kryesore të vendit, por edhe shkallën e ulët të përparimit të shënuar në shërimin e plagëve të krizës së vitit 1997, sidomos, në drejtim të ringritjes së institucioneve bazë të shtetit dhe të besimit të publikut ndaj tij. Kështu, besimi se Shqipëria mund të kthehet shpejt në një vend normal u lëkund përsëri, ndoshta edhe më shumë se një vit më parë. Efektin më të madh negativ këto ngjarje, mendoj se e ushtruan mbi investitorët e huaj, të cilët u dekurajuan dukshëm për vazhdimin e përpjekjeve për të operuar në tregun shqiptar, gjë që dëmtoi ecurinë e rimëkëmbjes ekonomike të periudhës së pas vitit 1997. Sipas disa përllogaritjeve dhe raportimeve të organizatave financiare ndërkombëtare, në vitin 1998 në vendin tonë u ruajtën pak a shumë të njëjtat ritme të hyrjes së kapitalit të huaj si një viti më parë (përkatësisht 47.5 milion USD në vitin 1997 dhe 45 milion USD në vitin 1998). Kjo ecuri i investimeve të huaja, shumica e të cilave në proçes dhe të njëjtët sektorë të veprimtarisë ekonomike të vendit, tregoi se pasojat e krizave të viteve 1997 dhe 1998 do të ndjeheshin mbi ekonominë e Shqipërisë edhe në vitet në vazhdim.
Kriza e Kosovës dhe ndikimi mbi ekonominë e ShqipërisëPas dy vite krizash politike, ekonomike e sociale, që Shqipëria kaloi më 1997 dhe 1998, me një ekonomi të bazuar kryesisht mbi prurjet monetare të emigracionit dhe tregtinë me vendet fqinjë, në vitin 199 vendit iu desh të përballej me krizën e Kosovës. Gjendja e mosmarrëveshjeve në rajon, rritja e dhunës policore dhe vënia në veprim e makinës ushtarake serbe kundër popullsisë civile në Kosovë, çoi jo vetëm në shpërnguljen e detyruar e masive të popullsisë së atij rajoni, por edhe rëndimin e dukshëm të situatës ekonomike në Shqipëri dhemë pak në Maqedoni. Ndërsa, trajtimi i një numri tepër të madh të shpërngulurish, që vlerësohet në më shumë se 15 për qind të popullsisë së Shqipërisë, si dhe paqartësia mbi zhvillimet e mëtejshme të këtij konflikti, zhvendosi vëmendjen e institucioneve shtetërore shqiptare drejt përballimit të këtij problemi. Falë mikpritjes së popullit, si dhe të disa masave të ndërmarra në mbështetjen e gjerë të organizatave humanitare ndërkombëtare, kjo situatë u kapërcye pa probleme të dukshme për ekonominë e vendit, ndonëse rrjedhojat e tërthorta janë mjaft të mëdha. Kështu vendi mbeti në një situatë emergjente; rritja ekonomike e qëndrueshme, shpresuar në muajt e parë të paskrizës së vitit 1997, kaloi në plan të dytë; prania e përkohëshme e organizmave të huaj në ndihmë të të shpërngulurve me forcë nga Kosova nuk solli ndonjë rritje kuptimplote të kërkesës për mallra dhe shërbime, pasi këto nuk mund të siguroheshin në vend. Kontigjentet ndërkombëtare, sidomos ato ushtarake, furnizoheshin nga strukturat e tyre të posaçme perëndimore. Në të njëjtën kohë, duhet pranuar se gjatë asaj periudhe, në vend pati njëfarë gjallërimi të sektorit informal të ekonomisë, kryesisht në zonat me infrastrukturë më të zhvilluar. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për sektorë të ndryshëm të ekonomisë kriminale, etj. Ndërsa mbështetja e organizatave financiare ndërkombëtare lehtësoi dhimbjet dhe rrjedhojat e asaj krize. Mendoj se, në atë periudhë ekonomia e Shqipërisë mbeti në një farë amullie të shprehur qartë në papunësinë e lartë dhe aftësinë thithëse të kufizuar të kapitalit të huaj. Rritja e shënuar, në krahasim me një vit më parë, ishte spontane dhe me shumë se rezultat i politikave të ndjekura ajo përfaqësonte vetë-funksionimin e rastësishëm të tregjeve; ndërsa mungesa e politikave nxitëse, sidomos në drejtim të inkurajimit të prodhimit vendas dhe barra e rëndë fiskale, nxitën dukshëm korrupsionin dhe kontrabandën. Në vend filluan të ravijëzoheshin diferencime ndërmjet kategorive të biznesit, duke evidentuar edhe situata oligopolistike dhe monopolistike në sektorë dhe veprimtari të ndryshme, kryesisht në ato më fitimprurëse, në një treg të parregulluar. Zyrtarisht në vitin 1998 në krahasim me vitin 1997, raportohet një rritje e PBB prej 8 për qind, si dhe një ulje e normës së inflacionit në shifra të papara ndonjëherë gjatë gjithë dekadës së fundit, duke arritur në -1 për qind. Sidoqoftë, papunësia mbeti përsëri në nivele të larta, zyrtarisht 18 për qind, ndërsa vëzhgime të ndryshme të kryera më vonë, flasin për një normë reale të papunësisë rreth dy herë më të lartë. Nisur dhe nga disa vlerësime të organizmave ndërkombëtarë, konflikti në Kosovë dha ndikime negative në perspektivat ekonomike në Evropën Juglindore. Kështu sipas në studimi të WIIW, vlerësohet që kostoja e konfliktit, shprehur në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), për disa vende të jetë: Bosnje-Hercegovinën dhe Maqedoninë – 5 për qind, për ish Jugosllavinë – 28 për qind, për Bullgarinë dhe Shqipërinë – 2 për qind dhe për Kroacinë – 1 për qind. Gjithashtu, nisur nga një studim i Komisionit Europian në atë kohë, vlerësohej se kostoja totale humanitare për përballimin e krizës, përfshirë dhe mbështetjen buxhetore për vendet e prekura nga kriza arrinte në 340-780 milion dollarë amerikanë. E parë më konkretisht për Shqipërinë, përveç mungesës së infrastrukturës dhe kostos së përballimit të situatës emergjente të krijuar, kriza Kosovare ndikoi në mënyrë të drejtpërdrejtë në besimin e investitorëve të huaj, të interesuar për vendet e rajonit, veçanërisht në sektorin e turizmit. E duke qenë se Shqipëria që prej 2 vjetësh ishte përballuar me një zvogëlim në rënie të investimeve të huaja, një prirje e tillë u thellua më tej edhe gjatë kësaj periudhe. Një pasojë tjetër e drejtpërdrejtë mbi ekonominë e Shqipërisë dhe të disa vendeve të tjera të rajonit ishte shtyrja e reformave strukturore dhe e proçesit të privatizimit. Shqipëria në këtë mënyrë pësoi humbje afatmesme, pasi pasojat e kësaj ngrirjeje do të ndikonin në të ardhmen, në arritjen e objektivave të zhvillimit të vendit. Nga ana tjetër, Shqipëria duket se ka fituar në planin historik e moral. Së pari, kjo ngjarje e dhimbshme ndikoi në përmirësimin e imazhit të vendit tonë të tronditur mjaft nga ngjarjet e vitit 1997 dhe, më pas, ato të vitit 1998. u shtua interesimi i organizmave të ndryshme rajonale e ndërkombëtare apo i shteteve të tjera dhe u shpreh hapur mbështetja për zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Respekti që fitoi Shqipëria gjatë periudhës së konfliktit, për mënyrën se si e trajtoi ajo këtë krizë i dha mundësi që ta shndërrojë këtë precedent të paparë, në një avantazh ekonomik e politik për të ardhmen. Në këtë këndvështrim, çështja qëndron se sa do të jetë në gjendje lidershipi politik i vendit që ta shfrytëzojë këtë aspekt si avantazh? Kjo çështje duket se është e ndërthurur dukshëm me një numër faktorësh politikë, ekonomikë, socialë, kulturorë, etj.
Ekonomia e Shqipërisë në vitet 2000-2001Në gjykimin e ecurisë së ekonomisë të një vendi, mendoj se duhet mbajtur parasysh jo vetëm pikënisja, por edhe objektivat e vëna dhe, në gjykimin e arritjeve, duhet të bëhen përpjekje për të dalluar faktorët që kanë çuar në këtë ose në atë rezultat konkret. Në fund të vitit, dora e padukshme e Smith-it i hap gjithnjë rrugë vetes dhe suksesi apo dështimi i politikave publike, që ndiqen në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, qëndron në faktin nëse këto politika inkurajojnë apo frenojnë e pengojnë veprimin e forcave të tregut. Në të njëjtën kohë, duhet patur parasysh se nga pikpamja statistikore, ritmet e rritjes, kur baza është tepër e ulët, dalin të larta deri dhe në përmasa groteske, por çështja ndryshon kur krahasimi bëhet në nivel horizontal me vende të tjera në tranzicion, që kanë ndeshur situtatë ekonomike të ngjashme, etj. Parë në këtë këndvështrim, ekonomia e vendit tonë gjatë dy viteve të fundit është karakterizuar nga: një rimëkëmbje e ngadalshme (pas krizave të ndeshura në vitin 1997 dhe 1998 e të asaj të Kosovës në vitin 1999); funksionim i dobët i institucioneve, sidomos i sistemit juridik dhe atij fiskal; nivel i ulët i thithjes së investimeve të huaja direkte (FDI); përkeqësim i funksionimit të tregjeve, etj. Edhe disa hapa reformues të ndërmarrë në privatizim, në administratën publike, etj., do të duhet një kohë e gjatë që të japin rezultate të prekshme. Kështu, nëse me një ngutje, deri-diku të pajustifikuar, u shitën pjesë të rëndësishme të aseteve të trashëguara apo të krijuara në dekadën e parë të tranzicionit, siç është rasti i disa industrive pao edhe shtrirja e privatizimit në sektorë strategjikë të ekonomisë (çimento, AMC, etj.), përsëri rezultatet që u arritën ishin pak a shumë të njëjta me privatizimin e shoqërive që, më parë sillnin humbje për buxhetin e shtetit. Në këtë mënyrë, në vend të përmirësimit të shërbimit, rritjes së prodhimit në vend, rritjes së eksporteve, shtimit të zënies me punë, etj., si rezultate të pritshme të reformave strukturore në sektorët fitimprurës të ekonomisë ka ndodhur e kundërta. Për më tepër, vendi u përball me njkrizë të thellë energjitike (sidomos gjatë stinës së dimrit) e cila duket se, jo vetëm ka komprometuar dukshëm politikat e ndjekura për vite me radhë në sektorët jetikë të ekonomisë së vendit, por ka nxjerrë në pah edhe vartësinë e dukshme të ekonomisë së vendit nga ekonomia e vendeve fqinje, veçanërisht nga Greqia. Në një farë kuptimi, ndonëse zyrtarisht flitet për kapërcim të situatës së emergjencës dhe kalim drejt rritjes ekonomike të qëndrueshme, të dhënat statistikore zyrtare në lidhje me defiçitin tegtar, punësimin dhe papunësinë, importet dhe eksportet, prodhimin dhe importin e energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse, etj., tregojnë se rritja ekonomike e dëshiruar është ende në letër. Madje, edhe një numër projektesh dhe programesh specifike të ndërmarra posaçërisht për vendin tonë, siç është rasti i projektit kundër varfërisë i financuar nga Banka Botërore e dëshmojnë këtë situatë. Kështu, në vitin 2000, sipas INSTAT Shqipëria ka eksportuar rreth 23 për qind të energjisë elektrike të prodhuar prej saj, ndërsa importet e karburanteve janë rritur me 13 për qind. Gjatë periudhës së tranzicionit importet kanë qenë 3-4 herë më të larta se eksportet, ndërsa këto të fundit janë mbizotëruar kryesisht nga mallrat e prodhuara me lëndë të parë të porositësit. Madje hendeku midis importit dhe eksportit është rritur gjatë vitit 2000 dhe ka prirje të rritet më tej edhe gjatë vitit në vazhdim. Duhet theksuar se, arritjet e shënuara gjatë kësaj periudhe komprometohen dukshëm nga prania e gjerë e sektorit informal dhe ndikimi mbi ekonominë dhe stabilitetin monetar të vendit i veprimtarive ilegale dhe kriminale nga një shkallë më e gjerë e transaksioneve me para në dorë (cash), si dhe nga mungesa e tegut të kapitaleve. Kjo e fundit përbën, ndoshta, edhe mangësinë më të madhe të vetë procesit të tranzicionit të sektorit financiar e bankar, mangësi që do të vazhdojë të pengojë funksionimin normal të tërë sistemit edhe në vitet që do të vijnë. Madje, ndikimi i pritshëm pozitiv i privatizimit të sektorëve strategjikë do të vihet në diskutim, nëse ky treg nuk do të aktivizohet në mënyrën e përshtatshme. Për të mundësuar një qëndrueshmëri politike të brendshme, si parakusht për një rritje ekonomike të qëndrueshme, studiues të ndryshëm vlerësojnë shumë edhe proçesin e decentralizimit të pushtetit lokal, si dhe decentralizimin fiskal. E vërteta është se gjatë katër viteve të fundit ky proces ka ecur ngadalë, disi spontanisht, dhe ende vuan pasojat e një centralizimi të tepruar të kompetencave, sidomos në drejtim të krijimit dhe të përdorimit të fondeve buxhetore. Kjo situatë mban gjallë praktikat korruptive dhe nuk ka pësuar ndonjë ndryshim as pas zgjedhjeve të pushtetit lokal të tetorit 2000, kur ky pushtet kaloi nën kontrollin thuajse të plotë të koalicionit në pushtet. Përkeqësimi i situatës ekonomike të brendshme ka krijuar një situatë paradoksale. Nga njëra anë, është rritur varësia ekonomike e vendit ndaj vendeve fqinje dhe në një farë kuptimi Shqipëria është kthyer në një treg për mallrat e importuara nga këto vende, nga ana tjetër, për shkak të barrës së madhe fiskale; rendimit të padrejtë fiskal mbi biznesin e vogël, për të favorizuar bizneset e mëdha dhe në pozita, deri-diku monopoliste në terg; janë rritur edhe të ardhurat doganore në krahasim me periudhat e mëparshme. Në këtë mënyrë është krijuar në situatë e tillë në të cilën edhe pse sektori publik vazhdon të jetë efiçient dhe pa ndonjë peshë të konsiderueshme në sigurimin e të ardhurave buxhetore, sipërmarrjet private dhe, për rrjedhojë, konsumatorët paguajnë një kontribut të rëndë në formën e tatime-taksave, importet rriten dhe po kështu edhe të ardhurat nga pozitat monopolistike e oligopolistike në treg e një numri të kufizuar biznesesh me lidhje politike, brenda dhe jashtë vendit. Ndonëse punësimi është rritur vetëm me disa mijëra vetë edhe pse të ardhurat buxhetore janë realizuar e tejkaluar, këto të fundit nuk kanë mundësuar rritjen ekonomike reale të vendit duke u shndërruar në vende pune. Ndërsa rritja e të ardhurave doganore, përveçse ka ndihmuar për të krijuar në imazh të mirë të punës së qeverisë përballë organizatave financiare ndërkombëtare që mbikqyrin dhe asistojnë reformat drejt ekonomisë së tregut, nuk ka mundur ende të shndërrohet në faktor real për funksionimin normal të ekonomisë së vendit. Madje, duke parë me kujdes paqartësitë në kuadrin ligjor në fuqi përsa i përket sistemit fiskal e doganor, siç është rasti i autoritetit të tepruar të strukturave të ndryshme doganore për të vendosur mbi nivelin e çmimeve të referencës, metoda e njohur si metoda alternative e vlerësimit të ardhurave për efekt të tatim-taksave, etj., të krijohet përshtypja për një sistem fiskal që shpreh më së miri atë që njihet si “dora e gjatë e shtetit” mbi biznesin, aq të dëmshëm për një konkurrencë të lirë të bazuar në principet e ekonomisë së tregut. Këto dhe forma të tjera të ndërhyrjes shtetërore në ekonomi kanë bërë që edhe praktikat korruptive të ndryshojnë format e shfaqjes, të bëhen më të sofistikuara, të rritet kushtëzimi dhe lidhjet e politikës me biznesin në përgjithësi dhe me situatat monopolistike në veçanti. Në një farë mënyre, gjatë kësaj periudhe ka ndodhur një farë “decentralizimi” i korrupsionit, d.m.th. individëve të fuqishëm, shtresave apo grupeve të caktuara u janë dhënë kompetenca të tilla administrative e fiskale që jo vetëm bien ndesh me principet e njohura të konkurrencës, por edhe bëjnë që masa e përfituesve potencialë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të vijë duke u rritur, gjë që dëmton seriozisht ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe funksionimin normal të institucioneve bazë të tij. Kjo situatë është nxitur dukshëm edhe nga shfaqjet e hapura të nepotizmit në ndërtimin dhe në modifikimet e bëra si në ndërtimin e qeverisë qendrore, ashtu edhe në struktur të tjera të shtetit. Për një rritje ekonomike të qëndrueshme, rëndësi të posaçme merr trajtimi i burimeve të kësaj rritjeje. Në kushtet e mungesës së burimeve të brendshme në vitet e para të tranzicionit, ishte më se e justifikueshme marrja e huave dhe e kredive të ndryshme për të kapërcyer jo vetëm vështirësitë momentale, por edhe për të përshpejtuar ndërtimin e në tipi tjetër ekonomie. Më vonë, kur prurjet e emigracionit zunë një vend qëndror jo vetëm për mbijetesën e ekonomisë së vendit, por u bënë në burim i vazhdueshëm e rrjedhës për të hyrat monetare në vend, ky burim duke se nuk është vlerësuar sa duhet. Madje, të njëjtin “fat” kanë pësuar edhe kursimet monetare të popullsisë dhe kapitalet e qytetarëve shqiptarë. Në këto rrethana, mendoj se ka ardhur koha e analizave për frytshmërinë e ndihmës së huaj, të huave dhe të borxheve të marra në emër dhe për llogari të shtetit shqiptar, si dhe ndërtimin e atyre politikave monetare e bankare që jo vetëm frenojnë largimin e monedhës së fortë dhe pamundësojnë situatat inflacioniste, por edhe sigurojnë mobilizimin ligjor e efiçient të burimeve të brendshme dhe zvogëlimin e borxheve të jashtme në favor të rritjes ekonomike. Mungesa e pjesëmarrjes së kapitaleve dhe të kursimeve monetare të qytetarëve e sipërmarrësve shqiptarë në proçesin e privatizimit, më shumë se efiçiencën e këtij proçesi, ka dëmtuar funksionimin e tërë sistemit ekonomik, duke penguar krijimin e urave midis qytetarit dhe vendit të tij, midis investitorit vendas dhe ekonomisë së vendit të tij. Për shëndoshjen më të shpejtë të sistemit financiar e bankar të vendit është e nevojshme që, përveç rritjes së transparencës së funksionimit të këtij sistemi, edhe rishikimi dhe plotësimi i mëtejshëm i kuadrit rregullator dhe institucional me synimin që të zgjerohet baza e kontribuesve në tatime-taksa, të ulen sa më shpejt taksat doganore për të zvogëluar kontrabandën dhe korrupsionin dhe vetë taksat dhe tatimet të përafrohen me parametrat e vendeve fqinje. Në këtë rrugë, edhe lëvizja e lirë e kapitaleve dhe e tregtisë bëhet e mundur më shpejt dhe në funksion të proçeseve integruese. Në sistemin bankar, nëse shtimi i numrit të bankave të liçensuara është ndër arritjet e mëdha të pesë viteve të fundit, probleme mbeten ndërtimi i politikave bankare që mbështetin prodhimin vendas, sidomos manifakturën dhe mbikqyrja e veprimtarisë bankare për të mbrojtur interesat e depozituesve. Në këtë drejtim, një politikë e dobishme do të ishte ulja e mëtejshme e normave të interesit bankar për të zgjeruar pjesëmarrjen e biznesit dhe për të lehtësuar koston e operacioneve të këtij të fundit duke ndihmuar në rritjen e konkurrencës e për rrjedhojë edhe të çmimeve me të cilat mallrat dhe shërbimet iu ofrohen konsumatorëve. Si konkluzion, mund të thuhet se Shqipëria tashmë e ka kapërcyer fazën e emergjencës ekonomike të krijuar pas krizave të viteve 1997, 1998 dhe 1999, por ekonomia e saj ende nuk është futur realisht në binarët e rritjes ekonomike të qëndrueshme. Për këtë, ndër pengesat kryesore mbeten institucionet ende të dobëta dhe ndërhyrjet politike në ekonomi.
Antivlera kundër vlerave kombëtare-Me mendjen e milingonës, dhe gjuhën e nepërkës, i shpall luftë alpeve shqiptare- -Meteorët e letërsisë janë shumë të freskët sot dhe nesër- -Dashamir Cacaj, i infektuar rrezikshmërisht nga hithrat…- Në kohë me diell histerik, mbinë si këpurdhat edhe hithrat, të cilat harlisen, krekosen dhe si të pafajshme për lindjen duan të pushtojnë gjithë hapësirat… Për të joshur lulëzimin e tyre sapo i ledhaton sqepin e kërcellit, ato të pickojnë keqas… Midis pushtetit të egos delirante, “i dëmtuari vetëmbrohet” me prentendimin; se “unë jam mbretëria e gjelbërimit”! Por, tashmë kopshtari i mirë di të dallojë midis gjelbërimit, hithrat gjëmbaçe nga bimët e tjera. Çdo bimë e butë, apo e egër, biologjikisht është gjallesë, që kërkon dorën dhe mendjen e një gjallese frymore të njeriut. Dhe pikërisht këtu e ka zanafillën ekzistenca në profesion e agronomit Dashamir Cacaj. I cili duke u kujdesur me përkushtim “aksidentalisht” është infektuar rrezikshmërisht nga hithrat. Duke u shndërruar në një pacient i tërbuar me diagnozën; bio-amoral, dhe fatkeqësisht një “ushtar” i papërmbajtshëm në luftën delirante të verbimit. Dhe me mëndjen e milingonës e gjuhën e nepërkës i shpall luftë të hapur alpeve shqiptare. E irrituar nga kjo “luftë” verbërisht e qëllimtë, që i kalon të gjithë kufijtë e etikës qytetare-profesionale kam një obligim replike me zotin Cacaj. Personalisht përulem me respekt para gjigandëve të letërsisë kombëtare, si , Koliqi, Migjeni, Camaj, Serembe etj., etj. Kurse për shkrimtarin D. Cacaj, do të thoja, se pasi “shkëlqeu” si poet, si prozator, si humorist, (ku çdo ditë janë thyer dyert e librarive për të blerë librat e tij) ka filluar të merret edhe me analizë kritike me më të mëdhenjtë e letërsisë shqipe. Por termat kritike të përcaktuara prej tij, unë nuk i kuptoj dot. Nuk e di çdo të thotë vlerë arkaike??? dhe pikërisht për meteorët e letërsisë, ku shkëlqimi i tyre është shumë i freskët sot edhe nesër. Gjurmët e tua i dashur koleg, para tyre janë pendë lehta në letërsi. Nuk peshojnë aspak në peshoren e vlerave artistike. Dhe në qoftëse pretendon ta matësh forcën në peshoren më të rëndë të letërsisë, nuk do të mundesh, sepse koha do t’i shpërndaj nëpër re të zeza mendimet e tua. Dhe krijimet e tua do t’i fshij era, si ashkla të kalbura, që s’mund të ndezë asnjë eshkë. Kaq për mendimin tim, si krijues dhe kritik për ju. Zoti Dashamir, që të jem korrekte me ju dhe me ndërgjegjen time, dua t’i vë pikat mbi -i-. Dhe për ta bërë këtë, po ju sjell disa shembuj konkret, (ose më troç fakte kokëfortë) si botues i entit “Helena Kadare”. Nëpërmjet medias së shkruar, si gazeta “Intervista”, “Drita” më keni emëruar publikisht si n/drejtore të këtij enti botues. Dhe unë i njoh mirë sukseset dhe dështimet e këtij enti botues. Dhe për këtë kam të drejtë morale ta bëj publike, se ju personalisht abuzoni dhe mashtroni lexuesin me ofertat dhe vizionet e këtij bordi, që absolutisht nuk egziston. Sqaroj si më poshtë: 1- Ju vini në librat e autorëve që botoni, si redaktor, reçensent e ndonjë mendim vlerësues për autorin, emra shkrimtarësh të njohur, pa i marrë leje atyre. A nuk ka ndodhur kështu me Fadil Krajën, me Violeta Allmuçaj, me Kadri Ujkën, etj? Me Kadri Ujkën bëre edhe një mashtrim flagrant. Besoj se të kujtohet mirë, kur ju dërguat një shkrim kritik në gazetën “Albania” me nënshkrimin e kritikut K. Ujkaj, për librin tuaj “Një sillë me Kadarenë”. Por zoti Kadri u tregua “mëshirëmadh” dhe nuk jua përgënjeshtroi shkrimin, u mjaftua vetëm me fshirjen e Emrit tuaj tek libri kritik “Ky krushk i madh i njerëzimit”. Pasi edhe aty ju e kishit shkruar vetë emrin tuaj, pasi ishit botues i atij libri. 2- Shpesh herë në librat tuaj gjen emra redaktorësh, të panjohur për letërsinë shqipe, si Deni Mur etj. Ç’është kjo, snobizëm apo mashtrim??? Kurse me problemet financiare të botimeve ke qenë gjithmonë i kujdesshëm, për të fituar në kurriz të krijuesve. Duke botuar e ribotuar librat tuaj, që kanë arritur në një numër të konsiderueshëm, ku në shumicën e tyre ndrron vend nga libri i parë, tek i dhjeti, dhe nga i dyti, tek i njëzeti, po me të njëjtat krijime. Megjithatë nuk po analizoj se çfarë vlere kanë ato, sepse nuk jam specialiste e kritikës. 3- Me këto fakte, dua t’ju kritikoj, se ju si botues, fyet dy shtëpitë botuese “Toena” dhe “Onufri” që të paktën për krijuesit dhe lexuesit janë serioze. Megjithëse për “Onufrin” habitem se ajo “nxjerr krunde dhe miell” (sipas jush), kur “Onufri” njihet publikisht, se është botuesi ekskluziv i idhullit tuaj, z. Ismail Kadare. 4- Vetquheni botuesi më i mirë në qytetin e Shkodrës, më seriozi me bashkpunëtorë brënda dhe jashtë vëndit. Unë personalisht gjaët këtyre viteve nuk njoh ndonjë specialist të kësaj fushe, që të japë kontribute për rritjen e cilësisë të vlerave artistike të librave. Edhe ata të pakët që janë afruar, më shpejt janë larguar. Megjithatë unë e respektoj euforinë tuaj, si botuesi më i mirë, edhe s’keni arritur asnjëherë të ngjitni shkallët e panaireve të librit artistik. Por, për kujtesë, nëse do t’i largohemi egoizmit të shfrenuar ju them se në Shkodër ekziston një shtëpi botuese shumë prestigjioze, që ka një emër; “Camaj-Pipa”, që mendoj se i ka shërbyer me qytetari profesionale kulturës shkodrane dhe asaj shqiptare. Jo vetëm kaq, por ka botuar edhe autorë të huaj, si mbretëreshën e poezisë bullgare Plaga Dimitrov etj. Të rikujtoj se “Camaj-Pipa” ka qënë e pranishme në çdo panair libri, brënda dhe jashtë Shqipërisë. Dhe kjo nuk është pak, z. Dashamir! 5- Kurse zoti Kadare padiskutim është shkrimtari më i madh në Shqipëri, i letërsisë së realizmit socialist. Edhe unë personalisht, i lexoj sërish me kënaqësi romanet e tij. Por servilizmi juaj i kalon kufijtë e etikës, dhe po ta lexoj dhe vet Kadareja intervistën tuaj, me siguri, jam e bindur se do të villte nga pështjellimi… Pasi i nderuar kolegu Cacaj, Parisi, metropoli i kulturave botërore, nuk mund të quhej i tillë pa patur në themel emra të mëdhenj francez, si Hygo, Zhyl Verdi, Alan Boske, etj., etj. Dhe nuk është si metropoli shqiptar, që antivlerat kafshojnë (si qentë pa dhëmbë) vlerat e vërteta të kulturës kombëtare. Ose “i shesin” për një shishe birrë nëpër kafene. Ashtu siç bën edhe ti me miqtë e sërës tënde. Prandaj, mos u bëj qesharak me vetveten tënde i dashur koleg! 6- I nderuar shkrimtari Cacaj! Nuk kamë dëgjuar e lexuar ndonjë shkrimtar, a kritik në botë që të thotë; “është letërsi arkaike” (edhe pse letërsia në botë është shkruar letërsi artistike qindra vjet pra letërsisë shqiptare, por që kanë mbetur me vlera të mëdha). Di që ka letërsi me vlera të mirëfilltë; dhe letërsi të dobët, siç shkruani edhe ju. 7- Zoti Dashamir! Meqë s’i suportoni dot vlerat e pakontestueshme nga më të mëdhenjtë e letrave shqipe, ju pyes sinqerisht – Mos jeni gjë i sëmurë psiqik? Nëse po, lexoni setencat e psikoanalistit të madh, Frojdit! Aty me siguri do të gjeni mishërim. Kujdesuni për vehten, sepse më duket se jeni i papërgjegjshëm në papërgjegjshmërinë fiziko-mendore, e pasionant varfanjak. Mbylli portat e vuajtjes që ju shkakton shkëlqimi i gënjeshtërt, që të ofron “deliri madhështor” ngjizur si skllav brënda trurit e ndërgjegjes egoiste, që as ti vetë nuk e njeh. Që padyshim të ka shndrruar në një mjeran që zvarritesh pas suksesit të pa arritshëm. Por, Gjergj Fishta është shumë tolerant. Dhe “Lahuta e Malësisë” këndon përvajshëm për fatin e hidhur të krimbit qyqman. Kurse Ernest Koliqi është transparent. “Pasqyra e Narcizmit” do të thyhej para shëmtisë të shkrimtarit Cacaj. Por Migjeni rebelon; “Bukuria që vret” do të shëmtohej para “bukurisë së vlerave” Cacajane. I cili buzëqeshë hidhur para lirikut të madh, M. Camaj, ku “nën hijen e gjarpërit” “Gurët kilometrik në autostradën e letrave” do ta shqyenin me vargjet e “Buallit” se para tyre s’parakalon ende, asnjë gjigand, veç krimbave distrofik që s’i pranon me pushue, as “Mrizi i Zanave”, dhe majmunave që kacavaren frikshëm tek “Kangët e Fundit” për me var ndërgjegjen tek “Frymëzim i pafat” Far, e idhtë… far’ e idhë… -O njerz të bimë nga far’ e ambël! Frigë të mos keni, pse një kangë mund t’ju theri në ndjesi, t’ju kujtojnë zemrën në gji në ndërgjegje dhe një dangë… por ju t’ju bajë edhe ma zi. (Vargje nga Migjeni) Fatime Kulli
Po, e kemi një Shqipëri të MadheFederata Panshqiptare e Amerikës Vatra, ka nderuar njërin prej themeluesve të saj, F. S. Nolin. Ndonëse Noli lindi në janar dhe Vatra u themelua në prill 1912, viti 2002 shënon dy jubile: 90-vjetorin e Vatrës dhe 120 vjetorin e lindjes së Nolit. Ishte pikërisht Fan Noli, bashkëpunëtor në gazetën Kombi të Sotir Pecit më 1906 pak muaj pas mbërritjes në Amerikë, themelues i shoqërisë Besa Besën një vit më voën (1907), meshtar i parë në gjuhën më 22 mars 1908 në Boston, editor i gezetës Dielli (që më vonë u bë organ zyrtar i Vatrës) më 15 shkurt 1909, ai qe së bashku me një tjetër shqiptar të madh, Faik Konicën (zbritur nga vapori në tokën amerikane, në Boston, me kostum kombëtar shqiptar me qeleshe e fustanellë më 1910) ata që drejtuan, organizuan e kurorëzuan themelimin e Vatrës më 28 prill 1912, ditën e diel. Pesëdhjetë vjet më vonë, vetë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ronald Reagan do ta vlerësonte Vatra-Noli në përshëndetjen e tij. Në letrën e Presidentit Ronal REAgan dërguar Vatrës thueht:
The White House Santa Barbara, California September 2, 1982
“I am delighted to send warmest greetings to the Annual convention of the Pan-Albanian Federation of America Vatra. “This event provides me with a special opportunity to recognize your organization’s efforts to preserve the rich culture of your Albanian forebearers. “Albanian Americans can take great pride in the many contributions to our society. Truly, you are part of the diversity that is America’s greatest sterngth. “On this centennial anniversary of the birth of Archbishop Theofan s. Noli, I join with you in paying tribute to his memory. You have my best wishes for a most productive and enjoyable meeting and for every future success. Ronal Reagan
(Kam kënaqësinë t’i dërgoj përshëndetjet më të ngrohta Kuvendit Vjetor të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra. Kjo ngjarje më jep në mundësi të veçantë për të njohur përpjekjet e organizatës suajpër ruajtjen e thesarit të pasur kulturor të stërgjyshërve tuaj shqiptarë. Shqiptaro-amerikanët kanë të drejtë të krenohen për kontributet e shumta që i kanë dhënë shoqërisë sonë. Me të vërtetë, ju jeni pjesë përbërëse e diversitetit (shumllojshmërisë) së shoqërisë sonë që është forca më e madhe e Amerikës. Në këtë njëqindvjetor të lindjes së Arqipeshkëv Theofan S. Noli, unë bashkohem me ju në përuljen me respekt përpara kujtimit të tij. Ju shpreh dëshirat e mia më të mira për një tubim frutdhënës e të gëzueshëm dhe për çdo sukses në të ardhmen. Ronal Regan).
Me rastin e Jubileut të Artë – 50 vjetorit të Vatrës dhe të Pavarësisë së Shqipërisë (1912-1962), në ceremoninë festive të mbajtur në Boston, më 2 shtator 1962 Noli mbajti ligjëratën e famshme “Pa mbështetjen e Vatrës mund të mos kishte pasur Shqipëri sot”, e cila dëshmon për rolin unik të Vatrës dhe lidhjes së saj të ngushtë me emrin e Nolit. Në Fjalën e tij Noli theksonte ndër të tjera: “Pesëdhjetë-vjetori i Vatrës është një ngjarje që bën epoke në analet e lëvizjes kombëtare shqiptare. Më lejoni t’ju përshëndes me këtë rast të lumtur i cili glorifikon 50 vjet punë të dobishme dhe, do të shtonim, heroike. Padyshim Shqipëria i detyrohet shumë sakrificave të bëra nga shumë prej jush këtu sot. Kur u themelua Vatra më 1912, Shqipëria ende bënte pjesë në Perandorinë Turke, e cila, siç besonin shumë nga ne atëhere, ndonëse ishte duke lënguar, nuk do të zhdukej lehtë. Megjithatë ajo dha shpirt pa u mbushur ende shtatë muaj nga themelimi i Vatrës. …Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë i dha Vatrës në hov të ri, sepse, sado e tendosur dhe e vështirë që dukej e ardhmja e vendit dhe sado që ishte e rrethuar nga armiq për vdekje, Shqipëria ishte tani një entitet politik. Në fund të luftës (së parë botërore) Austria, e cila kishte luajtur rol kyç në krijimin e një shteti shqiptar, praktikisht u shkatërrua, dhe Shqipëria mbeti pa një mbrojtës të fortë. Në këtë moment kritik Amerika doli nga lufta si shteti më i fuqishëm i botës. Si rezultat i qëndrimit të mbajtur nga Presidenti Uilson në Konferencën e Paqes në Versajë – kryesisht me këmbënguljen e delegatëve të Vatrës, ku bënin pjesë Dr. C. Telford Eriksoni dhe unë – Shqipëria u shpëtua edhe një herë. Le të kujtojmë me nderim e respekt të veçantë disa nga pararendësit e Rilindjes shqiptare në këtë vend (SHBA): konkretisht, Sotir Pecin, i cili botoi gazetën e parë shqiptare, Kombi, këtu në Boston; Petro Nini Luarasin, i cili ndihmoi për të nxitur ndjenjat e atdhedashurisë në radhët e imigrantëve të thjeshtë shqiptarë në Amerikë, dhe Faik Konicën, studjues i mprehtë i çështjeve botërore, shkrimtar dinamik dhe akademik i madhështisë supreme, mësues i të gjithë neve. Tani brezi që ushqeu Vatrën për gjysëm shekulli po shuhet shpejt dhe një brez i ri duhet ta marrë në dorëzim me qëllim të Vatra të vazhdojë rrugën e saj drejt një të ardhmeje më të ndritur. Gjatë gjysëm shekulli të ekzistencës së saj Vatra ka qenë bashkudhëtare e mrekullive në fushat e arsimit e të politikës. Guxoj të them se pa mbështetjen e saj mund të mos kishte pasur Shqipëri sot. Personalisht unë gjithashtu i jan thellësisht mirënjohës federatës me përpjekjet e së cilës janë botuar shumë nga librat e mi. Mbi të gjitha, ata nga gjiri juaj që kanë mbajtur mbi shpatulla me patriotizëm e devotshmëri peshën e Vatrës meritojnë urimet e lëvdatat më të larta për qëndrueshmërin e treguar.” Vatra e ka ndihmuar pa u kursyer Fan Nolin gjatë veprimtarisë së tij të shumanëshme si dhe në çastet kritike të jetës së tij, ndërkohë që edhe ai me konseguencë e ngrinte lart veprimtarinë e jashtëzakonshme patriotike e kulturore dhe rolin e çmuar historik të Vatrës. Noli si mishërim i Vatrës ishte në Washington më 4 korrik 1918, i ftuar në Shtëpinë e Bardhë, kur u takua me Presidentin Wilson; fryma e Vatrës ishte edhe në Luftën e Vlorës të 1920-ës (kënga “Vlora-Vlora” nga një vatran, profesor Thomas Nasi); Fan Noli vetë pat udhëtuar me në pasaportë të firmosur nga Koste Çekrezi, asokohe përfaqësues zyrtar i Vatrës në Washington. Nuk është rastësi që kur Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve në dhjetor 1920, kryetar i delegacionit që përfaqësonte Shqipërinë ishte vatrani veteran Fan Noli, i cili me ligjërimin e tij plot dituri e nderoi kombin shqiptar. Edhe ndihma financiare e Vatrës ka qenë e pakursyer për Nolin e madh. Noli u ishte mirënjohës vatranëve që e ndihmuan për të botuar librat e tij dhe për të blerë një shtëpi në Fort Lauderdale, Florida, ku kalonte stinën e dimrit dhe ku mbylli sytë përgjithmonë më 13 mars 1965. kështu, ndër të tjera, më 1946, me rastin e 40-vjetorit të vajtjes së tij në Amerikë, Vatra i dhuroi 5500 dollarë të cilat i përdori për të botuar librin Albumi dhe Beethoveni dhe Revolucioni Frëng. Shtatë vjet më vonë ishte përsëri Vatra që i dhuroi 20. 000 dollarë me të cilat bleu në Florida shtëpinë e rrethuar me gjelbërim e pemë frutore tropikale. Ja një vështrim i shpejtë i vlerësimeve të binomit simbiotik Vatra-Noli nga disa prj bashkëkohësve.
Namik Resuli: A nuk është mbase një mrekulli krijimi i “Vatrës” prej 5 a 6 Dardharësh dhe rritja e saj madhështore ashtu si na paraqitet sot: “një Shqipëri e vogël”, e ka quajtur një miku ynë; Një Shqipëri më e madhe se vetë Shqipëria, thom unë, jo vetëm për rolet që ka lojtur në zhvillimin e historisë sonë të këtij shekulli, po pse e rritur në idealin e demokracisë dhe të lirisë?… Ashtu si Ismail Qemali e mbylli Lidhjen e Prizrenit disa vjet më vonë me krijimin e një kombi të pavarur, Noli e përsosi këtë pavarësi, pse e shpëtoi dhe e çliroi kombin tonë përgjithnjë nga influksi ogurzi i klerit grek dhe të grekomanëve duke krijuar Kishën Autoqefale Orthodokse Shqiptare dhe duke e shqiptarizuar këtë edhe në meshë e në rite. Nga kjo pikëpamje, po, Fan Noli hyn me plot të drejtë në radhën e fytyrave më të mëdha të Rilindjes sonë.
Peter R. Prifti: …U njoha më mirë me Peshkop Nolin pasi u largova nga Filadelfia dhe u vendosa në Boston. Kjo ngjau më 1958, kur zura punë me organizatën Vatra, si sekretar i organizatës dhe si bashkë-redaktor i gazetës Dielli, me Qerim Panaritin. Më kujtohet Kuvendi i Vatrës më 1958. Siç dihet, Noli ish “Kryetar Nderi2 i Vatrës, dhe si i tillë nuk merrte pjesë në punët e përditshme të organizatës. Megjithatë, vinte në kuvendet e Vatrës. E kish zakon të bënte një vizitë ceremoniale gjatë punimeve të kuvendit për t’u përshëndetur me delegatët. Për 10 a 15 minuta punët e kuvendit ndaleshin. Rifillonin pasi shkonte Noli. Kristo Thanasi ishte atë vit kryetar i Vatrës. Unë rrija pranë tij. Sapo hyri Noli në sallën e kuvendit, Kristua m’u afrua dhe më tha me zë të ulët: “Ai është fuqia prapa Vatrës!” Kristua deshi të më jepte të kuptoja se, ndonëse ai vetë ishte kryetari i Vatrës, baza e organizatës dhe burimi i vërtetë i fuqisë së saj ish Fan Stilian Noli.
Nexhat Peshkëpia (në gazetën “Shqiptari i Lirë”, më 15 shkurt 1966) shkruante: Pas Luftës së Dytë Botërore, Fan Noli, në fushën e letërsisë shqipe, ka heshtur gjer në 1961, kur shohim të botuar në Diellin, 11 janar 1961 dhe 31 maj 1961, dy vjersha të Viktor Hygoit përkthyer nga Namik Namazi, pseudonimi i pestë i Nolit, pas Theofan Mavromati, Ali Baba Qyteza, Rushit Bilbil Gramshi dhe Bajram Domosdova. …Në Seminarin e parë të organizuar nga “Vatra” në Boston gjatë javës së dytë të gushtit 1960, Fan Noli mbajti një konferencë rreth datëlindjes së Skënderbeut dhe foli ndër të tjera mbi historianin Biemmi dhe sa’pranoi që ky të ketë trilluar faktet që tregon, sikurse pretendon Prof. Babinger. Me zë të ulët, në mënyrë që të mos më dëgjonte pa ndërprerë fjalën, i thashë se i mendimit të gjermanit ishte edhe Profesori rumun Marinesco. Pas konferencës, Noli më hoqi mënjanë dhe pasi më pyeti si e dija që edhe Marinesco mendonte si Babingeri. I thashë se ksiha kënduar një artikull të Prof. Athanas Gegajt në gazetën Shqipëria që botohej në Romë. Vura re se Noli ishte mjaft i inatosur kundër dy profesorëve të huaj.
Anthony Athanas, një prej dishepujve më besnikë të Nolit, kujton: Noli ishte vërtet një njeri i të gjitha stinëve: kishtar, burrë shteti, politikan, autor, poet, përkthyes, muzikant, studjues, orator dhe figurë prindërore e gjeneratave që janë pjesë përbërëse e trashëgimisë sonë. Historia sigurisht do t’i shënojë shërbimet e tij të mëdha në themelimin e Kishës Autoqefale (të Pavarur) Shqiptare në Amerikë, përpjekjet e tij për të krijuar një shtet të pavarur të Shqipërisë, ligjërimin e tij elokuent në Konferencën e Lidhjes së Kombeve dhe si Kryeministër i atdheut të tij. Megjithatë, këto arritje janë vetëm një pjesë e historisë së këtij njeriu të jashtëzakonshëm. Elokuenca e Nolit në mbështetjen këmbëngulëse të kauzës së Shqipërisë bëri që ai të fitonte shumë përkrahës entuziastë ndër burrat e mëdhenj të shtetit të pasLuftës (së parë botërore), veçanërisht të Presidentit Woodrow Wilson. Kryesisht si rezultat i përgjërimeve të zjarrta të Nolit, Uilsoni luftoi me forcë për të drejtat e Shqipërisë dhe që ajo e kombet e tjerë të vegjël të vendosnin vetë për fatet e tyre. Gazeta London Daily Mail, duke vënë theksin në aftësitë e mëdha të Nolit në diplomaci, e përshëndeti atë si më të aftin burrë shteti në Ballkan dhe sugjeronte që kolegët e tij në vendet fqinjë mund të mësonin shumë prej tij. …Unë u njoha për herë të parë me Nolin nëpërmjet faqeve të Diellit, gazetës në gjuhën shqipe që kishte themeluar ai në Boston së bashku me bashkatdhetarët e tij. Unë e mësova gjuhën shqipe nga fazet e Diellit që kur isha fëmi i vogël në gjurin e babait tim. Im atë, i cili kishte lënë fshatin tonë të lindjes Trebicka për të jetuar në Sofje, Bullgari, u angazhua shpejt në lëvizjen në rritje për pavarësinë e Shqipërisë. Pak vite më vonë në këtë vend (SHBA) ai dhe katër vëllezërit e tij u lidhën ngusht me Nolin. Çdo numër i Diellit ishte një ngjarje që pritej me padurim në shtëpinë tonë, ku vëllezërit i lexonin me etje artikujt në gjuhën shqipe, të cilët përbënin një lidhje të shtrenjtë me mëmëdheun. Shoqërimi im personal me Peshkop Nolin lulëzoi gjatë fundit të viteve 1930-të në punët e kishës sonë dhe të komunitetit shqiptar në tërësi, sidomos të Vatrës, organizatës që ai kishte themeluar bashkë me të tjerë. Ishte një miqësi që kishte lënë një mori kujtimesh të shtrenjta që kishin nisur që kur e pata takuar për hetë të parë si djalë i ndrojtur tetëvjeçar në një shërbesë fetare në kishën e tij të thjeshtë në katin e tretë të një ndërtese në Tremont Street në Boston. …Shkrimet e tij i sollën Nolit lëvdata të larta nga figurat e mëdha letrare botërore, ku përfshihen romancieri Thomas Mann, kompozitori Sibelius, dhe dramaturgu e kritiku Bernard Shou…”
Thëniet e urta të Nolit në përmbyllje të ligjëratës së tij të mbajtur me rastin e 50-vjetorit të Vatrës më 2 shtator 1962, janë shumë aktuale dhe duhet të tingëllojnë fort sërish sot, në 90-vjetorin e Vatrës, kur gjenerata e dytë, me Arshi Pipën, Nexhat Peshkëpinë, etj., po shuhet. Dhe gjenerata e sotme, me fluksin e ri të imigrantëve të 10-vjeçarit të fundit, e ka për detyrë ta marrë pishtarin e Vatrës për ta çuar më tej “drejt një të ardhmeje akoma më të ndritur”, aq më tepër që numri i të rinjve shqiptarë të diplomuar nëpër universitetet e SHBA po rritet dita-ditës, shumë prej tyre me tituj e grada shkencore në fusha të ndryshme të shkencës, teknikës, ekonmisë, biznesit, artit, arsimit e kulturës në SHBA. Shpreh bindjen se bashkimi i tyre rreth Vatrës dhe kontributi i tyre në të do të sillte frute të dobishme për të gjithë shoqërinë shqiptare të kohës sonë. Pëveç të tjerave, ata do të ishin një urë lidhëse dhe me Shoqatën e Fullbrajtistëve Shqiptarë dhe një kontigjent i paçmuar bashkëpunimi për forcimin e lidhjeve akademike, profesionale e njerëzore midis individëve e institucioneve arsimore, kulturore e shkencore shqiptare dhe amerikane. Nga: Prof. Dr. Refik Kadija Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin “Luigj Gurakuqi”-Shkodër
BallafaqimBiznes politik me gjakun e të rënëve për liriNën ndjesinë e malit, në vetminë krenare të tij, njeriu se si ndjen forcën tërheqëse disi magjike të enigmës. Një dukuri të tillë njeriu përjeton edhe përballë veprave letrare dinjitoze. E nëse letërsia jonë artistike e pasçlirimit deri në vitet ’80 përballoi suksesshëm sfidat e kohës, kjo i dedikohet prirjes së saj instinktive të vetmbrojtjes, vitalitetit të saj, përkundër blozës ideologjike, në emër të ardhmërisë. “Thirrjet e gjakut” të Bardhyl Londos, pa asnjë mëdyshje, është një ndër ato vepra që me esencën e vet substanciale, me mesazhin që përcjell, me teknikat e reja poetike që demonstron, sfidoi klimën paradoksale të vetëmbylljes kombëtare tragjike. Një poemë e tillë me moralin e saj, me rebelimin kompozicional e problemor, jo pak të guximshëm, ndaj censurës zyrtare të kohës, do të përbënte ndoshta mburojën më origjinale të artistit shqiptar të viteve ’80. Rikthimi tek kjo poemë vjen si një thirrje e fuqishme për të formësuar si një gjak i vetëm zërin unik të kombit në një ndër udhëkryqet më të mëdha dhe shërimin e plagëve të tij. Thirrjet e gjakut të brezave të shenjtëruar nga ideali për liri, demokraci e prosperitet, mjerisht deri në ditët tona në jo pak raste, në vend të nderimit u manipuluan tinëzisht në garën e turpshme të karrigeve, të privilegjeve, drejt krimit moral e qytetar nmë skandal të shekullit: Biznesit me gjakun e të rënëve. Kjo është një ndër arsyet madhore që poema “Thirrjet e gjakut” e Londos rikthehet mes nesh në 10-vjetorin e saj të lindjes krenare, akutale e plot domethënie etiko-filozofike në kryevendin e vlerave tona letraro-artistike më të arrira të viteve ’80 e në vazhdim, si një princeshë e asaj krijimtarie me profil të kthjellët modern, si antipod i vlerave të molepsura pas globalizmit agjitativ e pa shije artistike. Londo që në fillim të poemës na tërheq me një sentiment të hollë e vizion mjeshtëror artistik në pasqyrimin e ndjenjave drejt mesazhit: Mjerë bastardët e gjakut-jetimë të përjetshëm në qytetërimin bashkëkohor. Me një origjinalitet strukturor në ndërtimin e vargut, me ngarkesën poetike të fjalës, me një ambicie të spikatur drejt teknikave të reja të vjershërimt poeti shpalos profilin e vet modern duke apeluar si apolog i nderimit të gjakut që krijoi perlën më të mrekullueshme: Lirinë. Gjaku s’ëndërroi karrike as lavdi Pikë-pikë pikoi derisa u bë lumë Ç’ta bënte më tepër? Bëri Shqipëri… nënvizon poeti. Që në prologun e poemës, poeti paralajmëron guximshëm, me një qytetari shembullore përgjegjësinë e brezave para historisë së kombit për heshtjen makabre se ajo do të ndëshkojë rëndë përdhosjen e sakrificës sublime, manipulatorët e saj duke shprehur njëherësh kredon e vet për lirinë si Emblema e jetës njerëzore: Bota më mirë se nekëtë pikë fytyrën kurrë s’e ka parë Jeta më e sigurt as në një pikë gjaku kurrë s’është ndjerë. Përmes një ngjyrimi artistik impresionant poeti shngjyros diskreditueshëm fasadën e hipokrizisë zyrtare, që në vend të ndërtimit për aktin sublim të faljegjakut për liri, në emër të idealeve të pastra demokratike, do të fillonte Riciklimin e tragjedisë së tij e të vetvehtes në sajë të mekanizmit makabër të Përdhosjes dhe Manipulimit për interesa parciale (fatkeqësisht deri në ditët tona) konjukturale si ekuilibër i mbajtjes së pushtetit: Kur të gjithë kishimVdekur, ai leu gjoksin Me gjakun që mori Nga gjaku ynë Kur erdhi liria nëpër Zyra kuadri trokiste: “Shikomëni, thosh, biografinë…” Kujtoj vitin kur doli poema, leximi i së cilës në gjimnazet tona krijonte shqetësim jo të pakonsiderueshëm, për inicuesit e aktit të njohjes së masës së nxënësve me këtë vepër disi “çoroditëse”!? Pikërisht në këto vite në popull kishte shpërthyer humori molerian me barcaletat e “veteranit”, edhe pse pas 45 vjetësh Çlirim analfabet, që na paskësh drejtuar kurset për të tjerët kundër analfabetizmit në fshat, apo që një ditë me dëborë e stuhi na paskësh shkundur manat për partizanët. Përballë krenarisë për eposin e gjallë e vigan, Luftën Atnifashiste Nacionalçlirimtare, ku veteranët tanë përbëjnë gjerdanin e artë të historisë moderne të popullit tonë, veteranët e tipit Allamudh që kërkonin (apo vazhdojnë për turp deri në ditët tona) Zenelë zyrtarë që t’u lexojnë Nekrologjinë e tyre për së gjalli janë sfida më tragjikomedike e çdo pushteti në krizë të plotë identiteti moral. Për fat të keq në vitet ’90 duke abuzuar me demokracinë tonë të brishtë Sindromi i persekucionit allamullçe do të përbënte groteskun më spikant të këtij fundshekulli, aq sa Shën Pjetri di t’i kërkonte hesap Jezuit. Demokracia moderne do të penetronte në tërë pikat nevralgjike të historisë duke shtrirë sindromin shtirës të të persekutuarit që nga oborrtarët e Piramidës totalitare deri tek bashkëpunëtorët e sigurimit, që nga kriminelët ordinerë deri tek prostitucioni i mirëfilltë moral. Grotesku shqiptar i persekucionit do të hidhte vallen e absurdit më spektakël të shekullit. Strofa sofike, krahas vargut të lirë si rrjedhë poetike do të thyente jo vetëm skemat e artit standart, por do të sfidonte një moral të shtirë, kallp. Po kaq me guxim potik Londo do të shpallte para botës se shqiptarët edhe në skutat më të errëta të Perandorive totalitare kanë bërë dhe bëjnë të pamundurën që të ruajnë të paprekshëm genin e vet, kredibilitetin moral: Gjak shqiptari rritur me origjinë lirie pohon autori artistikisht devizën tonë kombëtare. Filozofia popullore:Gjaku im, një gjak jemi, gjaku na bashkon shpreh në shekuj esencën moralo-filozofike të një populli që kurrë s’iu fal verbërisht shtatoreve të komanduara, që ka arritur t’i shmangë shqotat farëtretëse të genit të tij, duke ndjerë kurdoherë pas fitores së momentit dozën e dyshimit eksperimental, kuintensence e filozofisë së Tij ekzistenciale sa tragjke, po aq progresiste. Nënteksti i fuqishëm vjen si protestë ndaja tij zëri të nëndheshëm që brenda zërit të gjakut, të gjakut tonë të derdhur, të gjakut tonë Anonim kërkon të dëgjojë zërin e vetvehtes. Si sfidë ndaj idealizmit pompoz të jetës dhe vargut entuziast, Londo me prirje të dukshme moderne operon me brengat e shqetësimet që burojnë e shpërthejnë në luftën për ekzistencë të qenies njerëzore, kundër çdo kamuflazhi estetiko-etiko-filozofik, lëvozhgës që shkonte plasjes së madhe: “Le t’i flasim gjaku- gjakut Le të flasim pa asnjë ndërmjetës pa asnjë nëntekst” do të shprehej poeti. Dhe ndoshta është meritë e një pjese të inteligjencës sonë krijuese, jashtoborrtare (oh, sa tragjike dhe komike kur shohim të konsolidohen oborrtarët modernë të skllavëruar nën kompleksin e të moderuarit) që do të bëhej avangardia e emancipimit të potencialeve tona artistike si Londo, Spahiu, etj. Ja si shprehet poeti për skepticizmin patologjik të kohës: Ç’është kjo poemë mozaik? I ndjej si bërtasin: Pse s’shkruan si në vitet ’60? Duke shkallëzuar vargun përmes thyerjeve nga përmasat e 16-rrokëshit deri tek fjala, fjalëza, rrokja varg, Londo apelon përmes vitalitetit të vargut e modelit të ri të vargëzimit domosdonë e lirisë së shprehjes origjinale: Gjakun tënd shpall antianonimatin më të madh kumton poeti në esencën rebeluese të tij një thirrje e fuqishme kundër konformizmit, heshtjes tragjike në jetë, duke stigmatizuar kështu filozofinë e bashkëjetesësme çdo lloj krimi enë veçanti kulltukofaginë, këtë rudiment kaq të hershëm me filozofinë qeverisëse të një populli kaq të lashtë e me një bujari emblematike. Babëzitja, një formë e braktisjes tinzare si një ndër plagët e dhimbshme, do të krijonte tragjiken dhe komiken, absurdin dhe groteskun e llojit: Made in Albania brenda fasadës së entuziasmit, brenda jetës paradë e banderola dogmash sa të kuqe, sa të verdha, sa rozë, sa blu, por gjithnjë fagogjene brenda fatit tragjik te shqiptarët. Kujto shkatërrimin total deri edhe të vlerave kombëtare më dinjitoze në vitet ’90, në ditët tona të shpalljes me bujë të Paktit të madh të Stabilitetit Ballkanik tek ne në një ditë jubilare Rivriten të Rënët: “Plagët e plumbave një nga një na u mbyllën braktisja tinzare do na deshte sërish”. Universaliteti i veprës dhe mesazhi akutal është tejet madhështor. Obskurantizmi modern duke përfituar nga dehja e kolltuqeve që pushtoi trojanët shqiptar të politikës do të pushtonte pikat nevralgjike të organizmit të gjallë me emrin shtet, trupi social i të cilit nën peshën e poliartrizimit të kyçeve do të kërkonte mbështetjen e barktisjes tragjike, të mplakjes fizike të kombit, të sakrificës sublime të Atdheut, të gjakut të tij dhe (Jagua) triumfalisht do të fërkonte duart si Pilati. Apeli i fuqishëm i poetit, si britmë dhimbjeje për të gjitha kohërat ngrihej kundër asaj braktisje cipëplasur të gjakut. Braktisja, braktisja nën nofkën e pragmatizmit vulgar parcial do të arrinte deri aty sa të botoheshin “plehra” me kopertinë speciale që nën hundët e Akademisë sonë dhe të një pjese të profesoratit të ligjërohen perversitete që diskreditojnë në një ndër momentet më tragjike dhe decizive të fatit tonë si komb figura të tilla emblematike të kombit si Heroin tonë Kombëtar, këtë Altel të krishtërimit, kësaj shtylle gjigante të qytetërimit botëror, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, apo uragan të tillë të letrave shqipe si Migjeni, pa kursyer, madje egërsisht, tërë historinë retrospektivë të qeverisjes shqiptare deri në ditët tona, nën ethet eturkoshakizmit allamullçian, kur Akademia serbe dhe profesorati i tyre po mitizojnë me syrin regresiv, denigrues e diskreditues deri mullarët e kashtës, kuajtë e VC-të e shqiptarëve në gjysmën tonë me emrin Kosovë për të përligjur prejardhjen tonë si një popull-turmë endacakësh pa komb, pa kulturë e pa atdhe. Kurse tek ne “dizertacionohet” se ne qenkemi një popull mercenar, pragmatist, pa ideal. Nën kompleksin e moderacionit dhe mendimit “shkencor” diversiv po kultivojmë perversitetin intelektual duke injoruar sentencën filozofike, aksiomë për çdo qytetërim: “Kush mohon historinë e tij, ka mohuar të ardhmen e kombit të vet”. Nisur nga këto, jo vetëm për gjetjet e reja artistike, por për mesazhet që sjell poema ka vlera aktuale jetike për t’ju referuar ne dhe brezat që do të vinë. “Si do të deshifroj / këto heroglife misterioze, si të mbrohem nga ky lumë fjalësh? Po 45 vjet janë mjaft për të njohur të gjallët e vdekur të vdekurit e gjallë” ironizon autori duke demaskuar me fuqinë e një pretence uzurpatorët e gjakderdhjes të të gjitha kohërave, çka dëshmon jo vetëm sensin modern të veprës, por edhe universalitetin e vlerave të saj sa të kapshme, po aq mistike në thelbin e tyre. Përdhosja e gjakut, biznesi me gjakun e derdhur (që po vazhdon) vjen në vepër si mallkimi më i mahd i breznive. (Vallë a mund të heshtet kur, ndërsa populli martir i Kosovës kthehej në Kosovën e lirë, Gandi shqiptar i bronzuar plazheve në anën tjetër të Adriatikut ditëve të shkumbosjes së gjakut të pafajshëm kosovar, do të rikthehej sërish atje pas disa orësh, i katandisur në një zhol të lobeve nacionaliste primitive serbe nën garniturat e politikës moderne europiane dhe popullin e tij në një precedent të historisë së një populi fitimtar pa presidentin e tij në ballë.) pse u derdh gjaku pyet poeti dhe po vetë përgjigjet: Për të ecur Për të ecur Për të ecur Po Syhapur të gjallë nga krismat nga ëndrrat Syhapur të rënë nga një Braktisje Gjithë këto qenë motivi i Rikthimit dhe i Rileximit në autenticitetin e vërtetë estetik të një ndër krijesave më vitale të poezisë sonë të re që lumturisht si vetë geni ynë diti të mbijetojë, të rritet e të na motivojë qytetarisht në ditët tona duke gjetur shtigjet e ndarjes me hijet e mykëta arriti të kap krenare shtigjet e së Ardhmes. Kadri Ujkaj Gjergj Fishta, Koliqi e Migjeni janë gurë kilometrikë në fushën e letrave shqipeGazeta “Shqipëria Etnike” në numrin e saj të datës 28 maj 2002 botoi shkrimin skandaloz me titullin: “Fishta, Koliqi e Migjeni u përkasin kohës së postmajmunërisë”. Gjëja e parë që bie në sy, është shtjellimi diletantesk i asaj interviste shenjë kjo që paralajmëron shterpësinë në cilësi e përmbajtje. Për t’ia dhënë sa më besnikërisht lexuesit të këtij shkrimi makabritetin e asaj interviste, po ia shkëpus e i vë këtu fjalët e thelbit të saj. Ç’mendim keni për Fishtën, Koliqin e Migjenin? – Të mburresh me ta, do të ishte si të mburremi me rracën tonë të postmajmunërisë. Franca ka vetëm një shkrimtar me shkëlqim të përhershëm e ai është shkrimtari Ismail Kadare, Shkodra është një sagë, ku 2 a 3 figura pozojnë në suazën e shkodranëve të ndritshëm. Në kontinentin plak letërsia e vërtetë bëhet në Romë e Paris. Gazeta më me nivel në Shqipëri është ajo që boton këtë intervistë. Serembe, Fishta, Camaj, janë gurë kilometrikë. Homeri përmendet vetëm nga se donte të ishin të gjithë qytetarët e globit Spartanë. Përgjigja e parë lind dy pyetje: A nuk u dashka të mburremi me rracën tonë sado e lashtë të jetë?! Cila është periudha e shkrimtarëve tonë me të cilët u dashka të mburremi?! Përgjigja e dytë i jep shkas kësaj pyetje: A nuk është një fyerje tepër e rëndë për popullin francez që letërsinë e tij mund ta përfaqësojë vetëm një shkrimtar shqiptar! Dhe a nuk fyhet Kadareja, t’i atribuosh një lavdi që s’është e tija, ose të tallet me këtë atribut qesharak. Me përgjigjen tjetër edhe Shkodrën e fyen sa Francën, kur thotë se Shkodra ka nxjerrë 2 a 3 figura, të cilat ai nuk i përmend por na i lë t’i marrim me mend hamendjet e tija. Tjetra përgjigje, Letërsi bëhet vetëm në Romë e Paris, është në fyerje e marrë për të gjithë pjesën tjetër të botës duke u përpjekur të nxjerrë jashtë lavdie Gëten, Shekspirin, Dostojevskin, Tolstoin e sa e sa yje të lavdisë botërore. Sipas fjalëve të mëparshme të kësaj interviste këtu Parisi theksohet si vend letërsie vetëm në sajë të Isamil Kadaresë. Përgjigja që cilson Seremben, Fishtën e Camajn “Gur kilometrik” nuk na çudit kur edhe për Homerin që Dante e quan “Shqiponja që fluturon më lart në orbitën e poezisë” sipas autorit të kësaj interviste nuk e bëjnë të famshëm Iliada e Odiseja, por dëshira për t’i quajtur të gjithë qytetarët e globit Spartanë. Përgjigja se gazta më prestigjioze dh emë e guximshme në Shqipëri është ajo që boton këtë intervistë e fyen së tepërmi këtë gazetë që boton sepse ajo boton çfarë nuk duhej të botonte. Nëse ky denigrim i shkruar në atë shtresë dëbore që shkruesit i përfytyrohet si mermer, do të përbënte një gdhendje do ta zilisnin edhe ata që i flakën në Dri eshtrat e poetit tonë kombëtar. Nëse kjo intervistë do të merrej si diçka serioze, i intervistuari do të jepte llogari në një gjyq ndërkombëtar Francës, Greqisë e të gjithë botës përveç Italisë që nuk e cënon në këtë intervistë të stërjashtëzakonshme. Është e drejta e tij të mos bindet as nga fjalët e figurave më të mëdha të kohës për Fishtën, as dekoratat e vendit, as të huajat, as titulli Akademik, as kandidatura për çmimin Nobel,as vlerat gjeniale të veprës Fishtjane se në fund të fundit mendja është mendje, por fjala e mendimi kanë këtë ndryshim: Mendimi sillet nëpër kokë e fjala merr dhenë, prandaj i moçmi ka thënë: “Fjala të bjerr e fjala të nxjerr”. Botuesi i një gazete duhet ta dijë se në gazetë shkruhet, jo shkarravitet. Është fjalë e urtë: “Gjithçka fluturon nuk hahet”. Liria nuk është në ngjasimin e në brumit që sejcili të mund t’i japë formën që dëshiron, por rruga nëpër të cilën duhet të ecin të gjithë ata që ia njohin mirë shenjat e trafikut të saj. Nëse këto vërejtje dashamirëse nuk do të kuptohen siL duhet, faji të kërkohet tek kapaciteti i interpretuesit të tyre. Miku ta qorton gabimin për të mos e thelluar, armiku të përkëdhel që ta thellosh sa më shumë. Gjokë Vata Tropoja afër Perëndisë e larg qeverisë -Reportazh- E njohur ka qenë Tropoja nga gjithë Shqipëria, qoftë për natyrën e saj dhe pasuritë natyrore, qoftë për historinë dhe burrat e dëgjuar të saj. Në asnjë vend tjetër të Shqipërisë nuk gjenden kaq në harmoni bjeshkët e mrekullueshme me fushat pjellore, në asnjë vend tjetër të atdheut nuk gjenden kaq afër e të bashkuara molla e gështenja me ahun e frashërin. Natyra nuk i ka kursyer dhuratat e saj të mrekullueshme për këtë krahinë. Ujrat e kristalta që burojnë nga malet e Shkëlzenit e Gashit formojnë lumin e famshëm të Valbonës dhe luginën e saj që nuk i gjendet shoqja për bukurinë dhe vlerat e saj piktoreske e turistike. E si për të plotësuar më bukur këtë zonë perëndia e populloi me banorë fisnikë e trima të mençur e të urtë, saqë u bënë të njohur në të gjithë Shqipërinë dhe ndoshta fama e tyre i kaloi kufijtë e zëri i tyre u bë legjendë. Kush nuk ka dëgjuar për Mic Sokolin që u hodh mbi grykën e topit të turkut, kush nuk ka dëgjuar për Binak Alinë, më i madhi gjykatës i veriut, i cili ndonëse analfabet ishte bërë më i madhi interpretues i kanunit dhe që me forcën e fjalës e argumentit pajtonte gjaqe, mbyllte çështje nga më të ndërlikuarat. Forca e fjalës së tij ishte e tillë saqë vendimet ishin të formës së prerë e nuk kishte të drejtë ankimi dhe vendimeve të tij u bindeshin të gjithë. Sot Tropoja është e provokuar, e gjakosur, pa shtet. Bajram Curri, emri i të cilit përgëzoi qytetin, veprimtarinë e tij në dobi të shteti demokratik e zhvilloi pikërisht në këtë trevë sepse këtu gjeti përkrahjen për veprën e tij. Këtu duhet të ketë lindur cikli i kreshnikëve dhe këngët e famshme të Mujit e Halilit, sepse etja dhe dëshira për artin këtu ka qenë e përhershme. Kujtojmë se Fatime Sokoli, Fatmira Bercami dhe ansambli i famshëm i këtij rrethi krijuan një art që e njohin edhe bota, dhe këngët e tyre këndohen e dëgjohen me mall deri në Amerikë. E etur për dije Tropoja nxori më shumë intelektualë se çdo rreth tjetër i Shqipërisë në raport me popullsinë. Kujtojmë intelektualët e Nikaj-Merturit, shumë të njohur këta në të gjitha fushat e dijes e të shkencës pa përmendur këtu edhe zonës së Krasniqes e Gashit. Tropoja mbijetoi edhe në diktaturë megjithëse shumë burra iu dëmtuan. Ishte shembulli më i shkëlqyer në lëvizjen demokratike dhe kontributi i saj u kurorëzua me figurat e shquara të historisë bashkëkohore me Presidentin e parë të Shqipërisë Demokratike dhe me heroin e Demokracisë Azem Hajdari, si dhe mjaft deputetëve e figurave të tjera që kontribuan e shtetin e parë të pasdiktaturës. Por këto kohëra sollën edhe një shfaqje tjetër, anën e shëmtuar të demokracisë. Për fatin e keq të saj fara e keqe e hakmarrjes mbiu me gjithë shëmtinë e pasojat e saj. Këtu kjo gjeti një terren të përshtatshëm sepse këta malësorë që janë shquar për virtyte e nder, nuk e durojnë dot poshtërimin, padrejtësinë, qoftë kjo edhe e vëllait të vet. Në këto kushte çdo cënim sado i vogël shndërrohet në konflikt dhe çdo konflikt në një vrasje zinxhir. Urtia e dikurshme duket se po shuhet. Varrët e freskëta duken çdo ditë. Ku është Binak Alia i dikurshëm? A mos vallë vdiq urtia dhe burrnia në këtë trevë? Jo. Nuk mbetet ky vend pa të tilla! Kohët e fundit një burrë i shquar si Sheh Arif Hoti po jep kushtrimin për kushtrim për pajtim e jo për hakmarrje. Duke u lidhur fort pas fjalës së urtë se “trim është ai që fal dhe jo që vret”, kohët e fundit ai po shëtit fshat më fshat dhe së bashku me shumë burra që e përkrahin, po këmbëngul për pajtimin e gjaqeve. Puna e tij nuk ka shkuar kot. Me përpjekjet e tij, me fjalën e tij të urtë ai po gjen vend në zemrat e malësorëve duke shuar flakët e urrejtjes dhe duke mbjellë farën e vllazërimit e dashurisë ndër njerëzit. Nuk shuhet Tropoja. Si dikush që ka kaluar një sëmundje të gjatë por kur shërohet çohet plot besim, ashtu edhe Tropoja do të rilindë. Qofshin të kaluar këto ditë të zeza dhe fjala e mirë dhe drita e mençurisë mbretëroftë në këtë vend. Njerëz si Sheh Arif Hoti janë drita dhe shpresa. Guximi e trimëria nuk i ka munguar kurrë këtij vendi i cili patjetër që do të gjejë rrugën e shpëtimit, pasi siç e shihni, është afër perëndisë e larg qeverisë. Shan Sokoli Nën veladonin e meshtarit rreh zemra e atdhetarit! Në udhën e ndritur të korifejve të Kishës Katolike, dhe të shqiptarizmit: Barletit, Buzukut, Budit, Bardhit, Bogdanit, Kazazit e deri tek Poeti ynë Kombëtar, Atë Gjergj Fishta, ecën me hapin e tij të sigurtë drejt majave më të larta edhe ipeshkëvi dhe partioti i flakët Zef Simoni. Me veprën e tij: “Drejtësia e dashunia – dy elemente themelore të lirisë”, autori na vjen me një gamë të gjërë problemesh dhe fenomenesh ndaj të cilave mban një qëndrim tepër korrekt. Autori, jo vetëm se i evidenton, i denoncon dhe i kritikon ashpër, por, nëpërmjet një analize të thellë shkencore, jep mendimin e tij mjaft të vlefshëm për zgjidhjen e tyre. Në këtë vepër mund të marrim si konstante, “fishkullin” fishtian të tij, ndaj të gjitha fenomeneve negavite me të cilat po përballet shoqëria shqiptare, duke i analizuar këto me mjaft maturi e kompetencë. Spikat në veprën e autorit roli edukues (një problem mjaft i mprehtë i kohës). Në këtë fushë, kritika e klerikut të madh nuk i “kursen” as korifejt e letërsisë dhe të mendimit shqiptar, si Fan Nolin, Çajupin dhe Migjenin, por në ndonjë “pasazh” edhe Mjedën e Koliqin. Në spektrin edukativ, kritikën e drejton më shumë ndaj Nolit dhe kryesisht për përkthimin e “rubairave” të Omer Kajamit. Të njëjtin mendim kritik ju “adreson” dhe Mjedës dhe Koliqit, kryesisht për ndonjë “rrëshqitje” të tyre në “llastimin” e të rinjve. Ndaj Çajupit, Migjenit, Mosit dhe dy vëllezërve Mirash e Nikollë Ivanaj, autori meshtar mban një qëndrim të rrebtë kritik, kryesisht për frymën ateiste që përshkon në veprat e tyre. Është kënaqësi e veçantë të njihesh me këtë vepër e cila të tërheq sinjë “magnet” për vetë vlerat njohëse dhe edukuese që përmban, dhe që autori na i ka dhënë në një mënyrë mjaft bindëse. Këtë vepër e mora tash kohët e fundit dhe u mahnita për vetë vlerat universale që përmban. Këtë radhë autori na vjen me një mesazh disi të veçantë. Ai, nuk vjen vetëm si meshtar, por mbi të gjitha si një analist i thellë dhe kritik mjaft konstruktiv, ku përmes një polemike të fuqishme dhe të drejtpërdrejtë “gidet” me mjaft preçizion mbi atë dukuri negative me të cilat po përballet çdo ditë shoqëria shqiptare. Me një frymë kritike, por pa asnjë element hakmarrjeje, meshtari filozof, tehun e kritikës e ka drejtuar, jo ndaj individëve, por ndaj “mikrobeve” që mbajnë këtë individë në qenien e tyre. Me mjaft saktësi dhe kompetencë shkencore bën “diagnostikimin” dhe jep “recetën” për shërimin e tyre. “Ilaçet” nuk i kërkon ndër “farmacitë” e huaja, por në atë tonat, sepse shqiptarëve nuk ju kanë munguar kurrë këto “ilaçe”, për vetë vlerat që ruan “kodi” moral i shqiptarëve, trashëguar ndër shekuj. Tek ky autor i madh, shohim jo vetëm petkun e meshtarit, por edhe shpirtin fisnik dhe intelektualin e shquar. Mbi të gjitha, shohim shpirtin kurajoz të qytetarit (ipeshkëv), i cili me shumë dinjitet merr në mbrojtje”grigjën” e tij. Atë religjion të përbuzur dhe të nëpërkëmbur, duke demaskuar me forcë vitale padrejtësitë shekullore që iu bënë këtij komuniteti, ndonëse me theks dhe sens patriotik shembullor, ndërtuar mbi “argjinatura” solide mbi 2000-vjeçare të Krishtërimit dhe të qytetërimit europian! Me theks atdhedashurie deri në sublime. Mendimi filozofik i autorit, Ip. Simonit, është një apel dhe protestë e fuqishme për të vënë në vend drejtësinë, si një “komprimitet” të domosdoshëm për ndërtimin e një shoqërie me struktura solide dhe që garantojnë një shoqëri të shëndetshme pa ekuivoke e hipokrizi. Meshtari i madh vjen nga ajo shtresë të persekutuarish që kaloi kalvarin e dhimbshëm, por që asnjëherë nuk u përkul as nuk u gjunjëzua (karakteristikë përgjithësuese) për të gjithë meshtarët martirë katolikë “apostuj” të vërtetë të Fesë dhe të Atdheut. Autori nuk kërkon asnjë privilegj për vehten, as për “grigjën” që përfaqëson, kërkon vetëm drejtësi. Vlen të kujtojmë (lexuesit) disa pasazhe të analitikës së autorit: “Megjithëse pjesa më e zgjedhur me shumë burra të mëdhenj të Qeverisë së viteve 1920-1924, edhe me shpirtmadhin e shpirtfuqishmin – Luigj Gurakuqin nuk u arrit kurrë, që Shqipëria gjatë 90 vjetëve të formojë shtet as klasik, as modern”! Këtu shohim të na shpaloset me të gjithë madhështinë, preokupimi atdhetar i meshtarit patriot, i cili e ka “betonuar” mendimin, se gjatë këtyre 90 vjetëve, elementi idealist është nëpërkëmbur dhe kanë përfituar, materialistët e pa ngopur për “karrika” e për pasurim të paligjshëm. E natyrisht ky fenomen do të sjellë vetëm krim, korrupsion, hajni e prostitucion. Më poshtë autori sugjeron: “Me siguri politika e mirë, me ideale shoqërore e kombëtare të pastra, me një shpirt të kulluar social e shpëton kombin dhe vlerat e tij”. Pastaj, definon: “Gjendja ekonomike e shoqërore, varet shumë nga jeta politike, e jeta politike duhet pastruar nga të këqijat e vjetra “ende të reja”, të bizantizmit, e të turqizmit, që nuk japin kurrë garanci nga e mira, e dobishmja, e sigurta, pa harruar këtu edhe rrymën komuniste”. Të tre elementeve që thamë më sipër, autori iu bën një zbërthim filozofik, (të cilin do ta trajtojmë më poshtë). Padrejtësitë që i janë bërë e vazhdojnë t’i bëhen katolicizmit shqiptar, autori nuk i sheh aspak te drejtuesit e feve të tjera, e aq më pak në ndonjë konflikt mes besimtarësh. Ato i sheh të pasqyruar tek politikanët dhe pushtuesit e djeshëm dhe të sotëm. Autori, “fshikullon” me sarkazëm fishtiane, fenomenet negative të shoqërisë shqiptare të trashëguara nga pushtuesit pesë shekullorë: “jetë me stile të avashme, ndeje e muhabeti – (reminishencë turke). Pra, siç mund të konstatojmë, Ip. Zef Simoni, synon t’na bëjë të qarta shkaqet e këtyre fenomeneve, si faktorë determinantë të pasojave negative, gjatë harkut kohor, të 90 vjetëve pas shpalljes së Pavarësisë. Meshtari i madh Ip. Zef Simoni, me një “ekuilibër” dhe drejtpeshim të admirueshëm, ecën krenar në gjurmët e lavdishme të paraardhësve të largët e të afërt, që nga Buzuku e deri te Fishta i Madh. Vepra e tij do të vlejë is mesazhi më i mirë dhe më produktiv për edukimin e brezave dhe ndërtimin e një shoqërie moderne, ku të dominojë Paqja, Drejtësia dhe Harmonia. Mark Bregu Opozitar të përhershëm ndaj çdo diktature Duke shfletuar gazetën “55” të dt. 5 maj 2002, në faqet 10-11 të saj të bie në sy një shkrim mjaft interesant, dhe domethënës: “Trembëdhjetë infraksionet e Dom. Ndoc Nikajt”, shkruar nga Dr. Aurel Plasari. Të shkruash për figurat e shquara të letërsisë, të cilat sistemi që lamë pas, përveçse i asgjësoi fizikisht (por ai ju “varrosi” edhe veprat), është një sa human aq dhe fisnik. Dhe Aurel Plasari është studiuesi më i zellshëm dhe më kompetent i veprës së Poetit tonë Kombëtar At’ Gjergj Fishta. Imzot Fan Noli pati bërë një elegji të pavdekshme për Martirin e Kombit, Luigj Gurakuqin, “Syrgjyn gjallë e syrgjyn vdekur”. Ishte Pirro Tako, ai që do të bënte një goxha roman për të Madhin Gurakuqi, “Jeta e vepra” 1976. Me përjashtim të Mark Gurakuqit (i cili ishte pinjoll i gurakuqëve), asnjë pendë tjetër shkodrane nuk e mori “mundimin” të shkruante për “Viganin Liberator” siç e quan Noli shkodranin dhe shqiptarin e papërsëritshëm i cili shkëlqen mbi të tjerët, për nderë, burrëri, besë, pendë e pushtet. “Trembëdhjetë infraksionet e Dom. Ndoc Nikajt”, zbuluar nga Dr. Aurel Plasari ngjasojnë me trembëdhjetë “brilante” dalë nga fundi i oqeanit. Asnjë të keqe nuk ka pse Aurel Plasari “peshkon” në “Liqenin e Shkodrës”, por e keqja qëndron këtu: ku janë “peshkatarët” shkodranë? Nuk dijnë apo nuk duan të “gjuajnë”!?… Menjëherë të lind një pyetje, vallë kush është më shqiptar, Dr. Aurel Plasari, apo ata që ju kanë “plasur sytë”, dhe ju ka “shterrur” truri kur këtë shqiptar, intelektual dhe patriot, kanë paturpësinë ta quajnë (jo shqiptar), por “vlleh”?! Ritheksoj se asnjë të keqe nuk ka pse jugorët na i tregojnë burrat tanë të shquar sepse të gjithë jemishqiptarë, e keqja dhe paradoksalja është; ku janë shkodranët? Pse, pak historianë dhe studiues ka Shkodra!? Kush është i interesuar t’i “fshehë” këto figura edhe sot, kur mendimi dhe shtypi është i lirë!… Është mjaft me interes, për lexuesin (sidomos, lexuesin e ri), të njihet me ato përkufizime të Atë Anton Harapit që i bën, Dom Ndoc Nikajt në vitin 1930. Kjo do të ishte me mjaft interes edhe për një mikun tim, bashkëmoshatar, i cili (edhe sot e kësaj dite) ushqen iluzione, se ish-Mbreti Zog na paskësh qenë demokrat, kur vetë Mbretëria ishte monarkike dhe Mbreti monark absolut. Ja si do të shprehej Atë Anton Harapi për Dom Ndoc Nikajn në vitin 1930: “Veprimi i këtij veterani të shquem për idealin kombëtar nuk ka si me kalue në heshtim, veç në daçim me hi edhe na në radhën e disa personave të dyshimtë, që i çmojnë njerëzit simbas petkut dhe emnit qi bajnë…”. Aludimi i Harapit është fare i thjeshtë për t’u kuptuar: Marrëdhëniet e Klerit Katolik kurdoherë qenë të vendosura me rregjimin e Zogut: në armiqësinë me të cilën e pritën katolikët kthimin e monarkut nga Jugosllavia dhe në internimin ndëshkimor të ipeshkvit të Shkodrës Imzot Luigj Mjedjes dhe provincialit të françeskanëve At’ Pal Dodajt, që kishin ndihmuar qeverinë e Fan Nolit: në projektin e ligjin antidemokratik që françeskanëve dhe jezuitëve u cënonte shkollat: në shtypjen e kryengritjes së organizuar prej tyre, e cila përfundoi me varjen në litar të Dom Nikoll Gazullit, mik i ngushtë i Dom Ndoc Nikajt dhe dënimin e Dom Lorenc Cakës e klerikëve të tjerë. Ligjin e 1929-ës edhe më antidemokratik, të cilin della Rocca e krahason me atë të ndonjë vendi komunist, që efektivisht e privonte kishën katolike nga çdo status juridik: deri në idenë e “kantonit të veriut” që e hodhën prelatët katolikë për të shpëtuar nga diktatori mbretëror, dhe në akuzën që parashtroi vetë Fishta para Gjykatës së Hagës kundër këtij regjimi despotik. E quaj të drejtë dëshirën për të bërë disa analogji në mbështetje të Dr. Aurel Plasarit, dhe konkretisht: duke “gërmuar” në thellësitë e shekujve XIX-XX, do të konstatojmë se, veriu shqiptar dhe kryesisht zona katolike qëndruan kokëlartë si vetë bjeshkët kreshnike të këtyre zonave (duke përfshirë dhe veri-lindjen) vetëdija kombëtare dhe geni i pastër i gurrës së kulluar të gjakut të Kastriotit, bashkon Malësinë e Madhe, Dukagjinin, Pukën, Mirditën dhe Malësinë e Gjakovës si një trup i vetëm kundër pushtuesve osmanllinj kundër serbëve, por edhe kundër çdo diktature dhe diktatori. Mic Sokoli është i besimit musliman, por kjo nuk e pengon aspak këtë kreshnik për t’u përleshur me hordhitë aziatike dhe për të skuqur Valbonën me gjakun e kufomave të armikut. Ai është nip i Mark Lulës së Shalës dhe kapuçin e ka të bardhë (si bora e bjeshkëve krenare që e lindën), dhe kurësesi nuk pranon ta ndërrojë me çallmën aziatike. Këtë episod epiko-historik, rapsodi popullor e ka përjetuar në vargje: “Me l’shue kullat, poshtë po bie/me vu çallmat, s’po m’ka hije/se jam gjak i Kastriotit/ma mirë gjoksin grykës topit.” Epopeja e lavdishme e qëndresës së maleve “firmoset” dhe “vuloset” në çdo periudhë të historisë. “Pushka e Dukagjinit dhe e trevave të Veriut në përgjithësi, ishte protesta më e fuqishme ndaj çdo pushtuesi dhe diktatori” (M.B.). Asnjë trevë shqiptare nuk i përjetoi pasojat e Revolucionit të Qershorit (1924), sa Dukagjini, Malësia e Madhe, Puka e Mirdita. Me qindra patriotë burra në zë e bajraktarë, krenë e vojvodë, u asgjësuan, u arratisën dhe internuan. Me qindra shtëpi u dogjën, me mijëra bagëti u grabitën, genocid i vërtetë. Dy shoqëruesit e Luigj Gurakuqit: Mark Milani e Babun Celi, përfunduan në litarin e Mbretit, i cili kurrë nuk jau “kurseu”, më të mirëve burra e më të ndershmëve patriotë. Kush janë vrasësit, dhe kush janë viktimat? Ishte pikërisht ku akt antinjerëzor i monarkut, që zgjonte ndërgjegjen e trimit patriot kapiten Ndokë Gjeloshit, për të kryer atë akt patriotik në Vjenë të Austrisë, kur me nagantin deshi të “vulosë” ndëshkimin që të jep urrejtja popullore. Por, çuditërisht, na paska ndodhur që në male të mbijnë edhe “kërpudha” që u ngjiten “lisave”. Ishte besniku “mercenar” Llesh Topallai, i cili “kostumin” e Mbretit e pagoi me kokë. Si për ironi të fatit, kapiten Ndok Gjeloshin e asgjëson (me atentat), Enver Hoxha, me dorën e Lym Ketës. Siç do ta them në fund të këtij shkrimi, thjeshtë mund të konstatojmë se, monarkët dhe diktatorët janë të lidhur me “fije” të padukshme. Po nuk u këputën këto fije, dmeokracia do të jetë “mollë” e ndaluar për shqiptarët. Natyrshëm, duke konstatuar se: Zogu vriste Gurakuqin me dorën e Baltion Stambollës, dhe Enveri, Ndokë Gjeloshin me dorën e Myslym Ketës, atëherë duhet të përsërisim pyetjen: Kush janë vrasësit dhe kush janë viktimat?… Pa përmendur Hasan Prishtinën, Barjam Currin, Elez Isufin dhe trimin e Libohovës Avni Rustemin, të cilët janë lakuar me dhjetëra nga historiografia shqiptare, do të kujtojmë atë masakër antinjerëzore që u aplikua ndaj “Shqiponjës së Drenicës” Shote Galica. “Këtë shqipe të vërtetë të shqiptarizmës”, Zogu e internoi në kënetat e Thomanës, dhe vetëm për të shuar “etjen” e Pashiqit, që donte gjak shqiptari. Vdiq Martirja e Kombit aty në mes të kënetës, me sy drejt Kështjellës së Krujës: Sikur donte t’i tregojë Kryeprijësit, se shqiptarët jua kalojnë dhe osmanëve me krime e barbarizma. Rinia shqiptare e ditëve tona (të trazuara), ka shumë nevojë të njihet me të kaluarën, të kultivojë lavdinë dhe të përbuzë tradhëtinë. Duhet të njohim të kaluarën, jo për t’u hakmarrë, por që të mos lejojmë kurrë, që ajo të përsëritet. Rinia duhet të ndërgjegjësohet se: monarkët dhe diktatorët kanë të njëjti portret, ata ndryshojnë vetëm në “kornizën” – kohë. Por në këtë këndvështrim shkrimi i lartpërmendur i Doktor Aurel Plasarit, duhet të vlejë si një “Apel” për vetndërgjegjësim. Koha që po kalojmë është mjaft delikate, por jo e pakapërcyeshme, mjafton vullneti i Rinisë Shqiptare për të sakrifikuar diçka nga dëshirat materiale, dhe për të përqafuar idealin. Gurakuqi i madh na mëson se: “barku ushqehet me mish, venë e pasta, ndërsa shpirti, me ideale të pastra”. Të kërkojmë “kthjelltësitë” në këto kohë të turbullta. Kurrë nuk do të kemi Shqipëri për sa kohë të tjerët na heqi prej “kapistre”. Rinia duhet të marrë në dorë fatet e atdheut. Vetëm ajo ka forcën “magjike” të evitojë konfliktet, dhe të bëhet “arkitekte” e harmonisë. Parulla e cila tashmë është kthyer në “sllogan” – “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, e ka humbur moralin, kur Rinisë i serviret pjesa më e errët e Europës. Në Europë jetojmë para mijëra e mijëra vjetësh. Askush nuk mund të na shkulë prej saj. Rëndësi ka që asaj t’i merren të mirat dhe t’i lëmë të këqijat. Ne duhet të kultivojmë çdo gjë të bukur që trashëgojmë nga e kaluara, dhe të braktisim çdo gjë negative që mund të ketë mbetur në ndonjë “skutë” të ndërgjegjes. Demokracia e vërtetë është sistemi më i mirë, por dhe më i vështirë. Me siguri, ndokush mund të thotë se në këtë shkrim është bërë shumë moral, dhe kjo është plotësisht e vërtetë. Ashtu siç është e vërtetë nevoja për moral. Mark Bregu Të rrahurit “këlyshë” nuk bëhen “Qenë” që të ruajnë kopenë Tek po udhëtoja një ditë me furgonët e linjës Shkodër-Tiranë koinçidoi që afër meje të rrinte një grua nga jugu rreth të 60-ave, e cila kishte ardhur në Shkodër për të qëndruar disa ditë te vajza e saj, që e kishte të martuar në Shkodër. Sapo mbërritëm në Torovicë, kur edhe kishte zbardhur drita, rruga e keqe sarandiotes ia çoi mendjen tek politika dhe papritur tha “vërtetë që këtu në Shkodër jeni shumë keq me të tëra, por veçanërisht Rendi është më fatkeqi”, tha gruaja. “Vetëm 10 ditë qëndrova në Shkodër dhe u vranë 6 vetë”, sqaroi ajo. Besa çfarë tmerri. Pasi u prezantuam, biseda me të na zgjoi nga gjumi të gjithëve e veçanërisht ajo për politikën e politikanët tanë hajdutë e kriminelë. Udhëtimi vazhdonte e të gjithë pasagjerët rënkonin e mallkonin qeveritarët e sotëm, për krimin, për papunësinë, për korrupsionin, për kontrabandën, prostitucionin dhe fuksllekun, emigracionin e të tjera halle që pas revolucionit komunist të vitit 1997 Shqipërisë i erdhi me shumicë, nga ish-ët e pushtetit të ish-ëve, të cilët në Shqipëri kanë instaluar borgjezinë kriminale. E bisedat vazhdonin e dëgjoje, e çfarë nuk dëgjoje. Në një moment ndërhyn përsëri Sofika nga Saranda, emrin e së cilës e mësuam pasi hymë në të ashtuquajturën autostradë. Gjatë debatit ajo sqaroi, “se mos mendoni se jemi më mirë nadje nga jugu, edhe ne”, sqaroi Sofika, “kështu jemi, përveç atyre që punojnë në pronat e qeveritarëve socialistë”. Njëri nga pasagjerët ndërhyri dhe tha, “vallahi nuk e di se si duron ky popull”. Sarandjotja, që kishte shumë dëshirë të fliste keq për hajdutarët socialistë, pasi sqaroi sërish se jugorët ndjehen të fyer për atë çfarë bënë në 97-ën, me një zë të çirru thirri, “po pse ju mendoni se do të ngrihet ky popull. E kush të ngrihet”, bërtiti Sofika, “të rinjtë na i shitën nëpër botë, 5 mijë na i vranë, 400 mijë janë ish-spiunë të Enver Hoxhës. E kush të ngrihet, ata që i rrahu këlyshë? Jo, jo, ato që u rrahën këlyshë, nuk bëhen qenë që të ruajnë kopenë. Vasel Gilaj Fatos Nano i dënuar si hajdut apo politik?! Kryetari Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe kandidat për President të Shqipërisë, pretendoni për President të Shqipërisë! Gjatë gjithë kohës mbas daljes suaj nga burgu, të cilën e quani burg politik, i dënuar nga PD, keni kërkuar dhe keni fituar dëmshpërblimin e burgut tuaj të cilin e keni marrë në shuma marramendëse. Zoti Nano, ju kërkoni të bëheni President i vendit dhe si njeri që keni bërë burgun ordiner dhe sot do të bëheni President i moderuar i gjithë Shqiptarëve, gjatë qeverisjes 5 vjeçare të partisë suaj (PS), çfarë bëtë për shtresën e ish të përndjekurit politik? Jo për 4 vjet, por për 45 vjet dhe deri më sot ata nuk kanë marrë asnjë lloj shpërblimi. A e dini z. Nano, që shtresat e të përndjekurit politik edhe sot një pjesë e tyre të burgosurit dhe të internuarit janë (“sistemuar”) nëpër bunkerë dhe nëpër bodrume dhe pjesa tjetër ekzistojnë në kampe internimi tash (prej) 55 vjet, një pjesë shumë e vogël janë futur në ndërtesat shtetërore ku edhe sot janë të paprivatizuara dhe çdo ditë që kalon janë të rrezikuar të dalin në mes të rrugës. Z. Nano a ka mundësi t’ju pyes ju si kandidat për President i moderuar, a keni ndonjë platformë në vetvete për sistemimin e kësaj shtrese të shumë vuajtur. Çdo parti mbas vitit 1990 ka premtuar për këtë shtresë, por në fakt s’ka bërë asgjë. A thua Europa do të hapë dyert për Shqipërinë në këtë shtresë kaq të vuajtur e të pasistemuar deri më sot. Z. Nano, ndoshta do të habiteni për këtë letër nga një i përndjekur politik, por kur ju thoni, “kam bërë burg politik”, besoj se ju duhet të kuptoni të paktën një të mijtën e persekutimit politik. Çfarë mund të premtoni ju nga kjo shtresë. Nga: Shan Sokoli Teologji Vëllazërimi islamo-kristian, vërtetësi historike dhe domosdoshmëri sociale në një shoqëri përparimtare Sa shërben feja në stabilitetin e jetës së një shoqërie, cilado qoftë ajo? A ka ndikuar Islami tek shqiptarët, për të ruajtur një harmoni ndërfetare ndërmjet besimtarëve të ndryshëm dhe kush është fajtor për destabilitetin ndërmjet shqiptarëve, në vite të ndryshme? Cilat janë bazat e bashkëjetesës ndërfetare në Islam, që do të thotë se çfarë e nxit një shqiptar musliman për të respektuar një të tillë kristian? Le të hedhim një sy në faqet e historisë për të dhënë disa përgjigje, që do të shërbejnë për të mbyllur hesapet një herë e përgjithmonë me honxhobonxhet shtatanikë, që bredhin rrugëve duke shpërndarë trakte rebelimi e fletushka degjenerime, për të shërbyer me besnikëri prodhuesit e skenarëve tragjedikë, për shqiptarët e Shqipërinë! Tema e bashkëjetesës ndërmjet muslimanëve dhe kristianëve, nëpër 15 shekujt e kaluar e deri sot, është prej çështjeve, që kanë një rëndësi të veçantë për një shoqëri përparimtare. Për muslimanët, ky fenomen është shumë i njohur dhe aspak sikletoz. Shkaku i kësaj është se kjo bashkëjetesë, buron nga Kur’anio Famëlartë dhe vetë Profeti Muhammed (a.s.) e praktikoi këtë gjë në jetën e tij dhe më pas një gjë të tillë e vazhduan edhe pasuesit e tij besnikë. Ky shkrim nuk është asgjë tjetër vetëm se një argument sqarues jo një fushatë “islamizimi”, pasi morali islam nuk më lejon që në emër të mirësisë të përfitoj për të dhunuar ligjet bazë të fesë sime! Kështu nisi kjo bashkëjetesë ndërmjet muslimanëve e kristianëve, në krahët e shekujve të gjatë, me rritje dhe ulje, për shkak të strikticizmit, fanatizmit e mbi të gjitha nga injoranca e moskuptimi i fesë qiellore, ose nga komentimet e mangëta, dëshirat, egoizmat apo interesat e disave… Vëllezër të nderuar shqiptarë! Kur’ani Fisnik dhe tradita profetike, vendosën rregullat dhe bazat e bashkëjetesës së muslimanëve me jomuslimanët, në përgjithësi, dhe kristianëve në veçanti, rregulla që bazohen mbi një të drejtë të shenjtë, që është e drejta e fisnikërisë njerëzore, kur All-llahu, thotë në Kur’an: Ne vërtetë nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit) – (El Isra:70). Dhe vërtetoi se njerëzit janë të barabartë, për nga njerzillëku i tyre, duke thënë: O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam prej në mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur… – (El Huxhurate:13). Sikurse shohim në çertifikatën e madhe islame të drejtave njerëzore, në gojën e Profetit Muhammed (a.s.), disa muaj para se të ndërronte jetë, në pelegrinazhin e lamtumirës, në Mekke, kur thotë: Me të vërtetë Zoti juaj është Një dhe babai juaj është një, të gjithë ju jeni të Ademit dhe Ademi është prej dheut. Më fisniku ndër ju tek All-llahu, është më i ruajturi. Nuk ka epërsi një arab mbi një të huaj, as një i huaj mbi një arab, as një i kuq mbi një të bardhë dhe as një i bardhë mbi një të kuq, vetëm se me devotshmëri. A e kreva misionin? O Zot dëshmo! Të pranishmit të lajmërojnë ata që munguan – (Trans. Ahmedi). Dhe shpeshherë, Profeti (a.s.) lutej: O Zot, unë dëshmoj se Ti je All-llahu, nuk ka Zot përveç Teje dhe se robët e Tu janë vëllezër – (Trans. Ebu Davudi). Nga këtu del imuniteti i personit të njeriut, pa marrur para sysh ngjyrën e tij, llojin, gjuhën apo fenë, pasi Zoti na drejtohet në Kur’an, duke na thënë: O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hirë të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën dhe të mos ju shtyjë urrejtja ndaj një populli që ti shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, pasi kjo është më afër devotshmërisë – (El Maide:8). Prandaj respektimi i personit të njeriut është një vërtetësi e ndritur në tekstet e Islamit, siç e shohim këtë edhe në Kur’an: Kush e mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij është) si ti kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall, është si ti kishte ngjallur të gjithë njerëzit – (el Maide: 32). Edhe kjo pa dallim ngjyre, lloji, race apo feje dhe për këtë, Profeti (a.s.), thoshte: Me të vërtetë All-llahu i dënon ata që dënojnë njerëzit në këtë botë – (Trans. Muslimi, Ebu Davudi dhe Ahmedi). Pra, keqbërja është cënim i fisnikërisë së njeriut është prej krimeve më të rënda në këtë botë e në të ardhmen, në peshoren e Islamit. Tregohet se një herë Profeti (a.s.), u ngrit në këmbë, për respekt dhe nderim, kur aty pranë kaloi një xhenaze, siç u ngritën edhe muslimanët me të. Dikush tha: Ajo është xhenazja e një çifuti! Profeti (a.s.), tha: A nuk është njeri? – (Trans. Bukhariu). Dhe në qoftë se duam të kthehemi në Kur’an, për të parë se si Islami, ka vendosur rregullat e bashkjetesës me të tjerët, do lexojmë versetin, që thotë: All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan pr shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; all-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë – (El Mumtehine: 8). Pa dyshim që ky verset që përfshin të gjithë njerëzit, me përkatësitë e tyre fetare, na udhëzon që të sillemi me drejtësi me ta dhe të respektojmë njëri-tjetrin, pasi All-llahu i do të drejtët, që sillen me mirësi me njerëzit dhe u japin atyre hakun dhe të drejtat që u takojnë. (Shih tefsirin e Tabariut për këtë verset). Siguria për jo muslimanët është e qartë në një shoqëri islame dhe shfaqet në tre aspekte: 1. Mbrojtja e tyre nga çdo armik i jashtëm, 2. Mbrojtja e brendshme, 3. Dhënia e lirisë së përgjithshme. Ndërsa përsa i përket mbrojtjes nga armiku i jashtëm, e shohim në thënien kur’anore: E sikur All-llahu të mos i zbrapste disa me disa, do të rrënoheshin manastiret, kishat, havrat e xhamitë që në to përmendet emri i All-llahut – (El Haxhxh: 40). Pra, muslimanët janë të kërkuar që të luftojnë armiqtë dhe t’i largojnë ata nga shoqëria islame dhe të ruajnë të gjithë individët e kësaj shoqërie, qofshin muslimanë apo jo muslimanë. Manastiret, kishat apo havrat, janë vend adhurmi për kristianët dhe jehudët, ndërsa xhamiat janë vendet e adhurimit të muslimanëve, atëherë duhet të ruhen të gjitha këto vende, nga çdo sulm apo formë dhunimi. (Shih tefsirin e imam Kurtubiut në lidhje me këtë verset). Ndërsa juristët islam, thonë: [Çdokush që është nën mbrojtjen tonë (d.m.th., çdo individ në shoqërinë islame, qoftë arab apo jo arab, vendali apo vizitor, musliman apo jomusliman), dhe papritur shfaqet lufta, e kemi për detyrë të dalim në këtë luftë kundër armikut me gjithë mundësitë që kemi, për të ruajtur ata që është nën mbrojtjen e All-llahut dhe të dërguarit të Tij]. (shih librin “El furuk”, 3/14). Ndërsa grupi i dytë, mbrojtja e brendshme, përfshin ruajtjen e jetës, gjakut, nderit dhe pasurisë, pasi Profeti (a.s.) thotë: Kushdo që i bën zullum një personi në besë, ose i ha hakun e tij, ose e ngarkon mbi mundësitë e tija, ose i merr diçka pa dëshirën e tij, unë do të jem kundra tij ditën e gjykimit – (Trans. Ebu Davud). Edhe dijetarët, në të gjitha kohërat, këshillojnë udhëheqësit që të sillen mirë me jomuslimanët dhe të shikojnë hallet e tyre. P.sh. gjykatësi i famshëm, Ebu Jusuf, i shkruan khalifit Harun er-Reshid, duke e këshilluar që të ketë parasysh punët e jomuslimanëve nën mbrojtje, kur shkruante: (Duhet, o prijës i besimtarëve, që të sillesh me butësi me njerëzit e mbrojtjes së Profetit dhe djalit të axhës tënd, Muhamedit (a.s.) dhe të ruash se mos u bëhet zullum, ndonjë e keqe apo tu kërkohet ajo që s’mund ta bëjn dhe të ruash pasuritë e tyre…). (Shih librin “El Kharaxh” të Ebu Jusufit, fq. 135). Siç e shohim të qartë, ruajtjen që ju bë Kristianëve të Nexhranit, mallrave dhe pasurive të tyre, në kohën e Profetit (a.s.): [Mbrojtja e All-llahut dhe e Profetit të Tij, janë për delegacionin e Nexhranit, me të gjithë çfarë kanë; pasuri, toka, njerëz, tregëti apo çdo gjë tjetër që kanë në dorë, qoftë pak apo shumë] – (Shih librin “El kharaxh” të Ebu Jusufit, fq. 78). Shoqëria islame, u siguron jomuslimanëve jetën e tyre në qoftë se janë të paaftë për të punuar, siç e shohim këtë edhe në historinë e njohur të khalifit Omer ibnul Khattab, kur erdhi në Damask dhe pa disa kristianë të sëmur me një sëmundje të rëndë, urdhëroi që atyre tu sigurohej jetesa sa të jenë gjallë. (Shih librin “Futuhul Buldan”, fq. 177). Ndërsa khalifi i drejtë Omer ibn Abdul Aziz, i shkroi njërit prej mëkëmbësve të tij: (Shiko mirë njerëzit e besës dhe sillu me butësi me ta, e kur ndonjëri prej tyre të plaket e të mos ketë para, jepi) – (Shih librin “Et tabakatul Kubra” të Ibni Sa’dit, 5/380). Ndërsa grupi i tretë, dhënia e lirisë së përgjithshme, në krye të kësaj pike është liria e fesë dhe e drejta e praktikimit të riteve fetare dhe ndërtimi i kulteve, pasi Kur’ani Fisnik na ka paralajmëruar që të mos eliminojmë çështjen e tjetrit, duke na thënë: Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota – (El Bekare: 256). E shohim qartë në historinë e muslimanëve, atë që vërteton këtë bazë, sikurse në (Paktin e pajtimit), në mes Profetit (a.s.) dhe kristianëve të Nexhranit, që thotë: (Nuk ndryshohet asnjë arqipeshkëv nga puna e tij, as ndonjë prift nga puna e tij, as ndonjë murg nga puna e tij, pa qenë i përulur) – (Shih librin “El kharaxh”, fq. 78). Ndërsa në marrëveshjen që bëri khalifi Omer ibnul Khattab, me kristianët e Kudsit, thuhet: (Kjo është besa që i dha robi i Zotit, prijësi i besimtarëve, banorëve t Iljas: U dha atyre besën në vetet e tyre, pasuritë e tyre, kishave të tyre, kryqave të tyre dhe gjithë besimtarëve të tyre se nuk do u banohen kishat, as nuk do u rrënohen, as nuk do prishet gjë prej tyre as prej kryqave, as ndonjë gjë tjetër prej mallrave që posedojnë, as nuk do dhunohen për fenë e tyre, as nuk do keqtrajtohet asnjeri ndër ta) – (Shih librin “Tarihur Rusul vel Muluk”, 2/449). Duhet thënë se prej shembujve më të bukur, në këtë tolerancë fetare të lartë, edhe pse nuk kishte ndonjë pakt marrëveshje, është toleranca e Profetit Fisnik (a.s.), ndaj delegacionit kristian të Nexhranit, i përbërë nga rreth 60 persona, për të hyrë në xhaminë e tij dhe qëndrimin e tyre në të për një kohë të gjatë dhe kur erdhi koha për të kryer lutjen e tyre, u ngritën dhe u drejtuan nga lindja për ta kryer atë, ndërkohë që muslimanët u ngritën për ti ndalur nga ky veprim, por Profeti (a.s.) i ndaloi ata nga kjo sjellje, duke lënë kristianët të kryenin lutjen e tyre në qetësi. (Shih librin “Es sirretun Nebevijje”, 1/574). Ndërsa prej lirive të tjera, përmendet liria e mendimit dhe mësimit, që muslimanët dhe jomuslimanët në fushën praktike shkencore, janë të barbartë. Dhe argumenti më i qartë për këtë pikë, është prodhimet e shumta shkencore, që dolën nga duart e jomuslimanëve, në fusha të ndryshme, sikurse shumë emra të dijetarëve jomuslimanë, në shoqëritë islame, u bënë të njohur. Pastaj vjen liria e transportit, udhëtimit, punës apo fitimit, madje edhe marrja e posteve në shtetin islam, përveç atyre që janë të lidhura ngushtë me Islamin, si udhëheqja shpirtërore, etj. Pastaj vijnë liritë e tjera sociale, si festat, panairet, vizitat dhe e drejta e bashkëvizitimit ndërmjet tyre dhe muslimanëve, pasi Profeti (a.s.) i vizitonte të sëmurët e jomuslimmanëve, si dhe komshitë e tij, prej tyre dhe ishte shumë fisnik me ta, duke i ftuar në Islam me butësi dhe mirësi. (Sahih Bukhari, 4/4). Së fundi duhet përmendur se është e domosdoshme për bijtë e të dyja feve, të kenë parasysh këto pika, që bashkëjetesa ndërmjet tyre të forcohet edhe më shumë: 1. Është detyrë për muslimanët dhe kristianët, brenda një vendi dhe jashta tij, të ruajnë bashkëjetesën e tyre pozitive, që ngrihet mbi nderimin dhe respektimin reciprok. 2. Duhet të mbyllen faqet e debateve të sëmura, ndërmjet muslimanëve dhe kristianëve, siç bëri Profeti (a.s.), me kristianët e Nexhranit, duke zbatuar versetin kur’anor: Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe, vetëm ashtu si është më së miri – (El Ankebut:46). 3. Duhet që muslimanët dhe kristianët të dalin përballë çdo përpjekje, për përçarje dhe ndarje ndërmjet tyre. 4. Duhet që muslimanët dhe kristianët të dalin përballë gjithë atyre përpjekjeve që bëhen për eliminimin e lirisë fetare të individit, në botë. I lutem Zotit Fuqiplotë që të na dhurojë mbarësi dhe mirësi në bashkëjetesën tonë të përbashkët, nën hijen e mirësisë së besimit në një Zot Krijues, Mëshirues. Me dorën e teologut Muhamed Syrtari Sa milion është Dukagjini?! Në prani të gjithë fshatit Dardhë i varrosën për së gjalli. Është e tepërt të thuhet se tradita popullore kështu e kujton pasi kjo ngjarje nuk ka ndodhur as në lashtësi as në mesjetën e hershme por më 15 prill 1941. Dhe njerëzit e kanë parë e jetuar dhe, nuk janë as një as dy por me dhjetëra e dhjetëra që jetojnë akoma sot e kësaj dite dhe e kujtojnë. Kjo ngjarje e irritoi në maksimum popullsinë. Vetëm 60 vjet më parë nga ai rast ushtria malazeze, pra më 15 korrik 1915, kishte pushkatuar në Dukagjin 79 vetë pa llogaritur djegien e qindra shtëpive e shkatërrimin e dhjetëra fshatrave. Kjo ua përforcoi malësorëve proverbin e vjetër, amanetin që të parët kishin lanë, sa të ketë diell e sa të ketë hanë, kurrë besë serbit mos me i zanë. Serbo-malazezët në Dukagjin kurrë nuk kishin ardhur si miq por gjithmonë si armiq, edhe këtë radhë që e quajtën veten si mysafirë u sollën si vrasës e plaçkitës të papërmbajtur.
Fillimi dhe zhvillimi i luftës në Gurin e Kuq Ushtria jugosllave pasi plaçkiti e vrau kryq e tërthor nëpër Shosh filloi lëvizjen për të kaluar malin e Shoshit. Në mal të Shoshit ushtria ndahet dy kurma, njëri rrem i vogël fare i drejtohet Pultit, hyn në Kir dhe merr pengje të gjalla mes të cilëve edhe fratin e Kirit patër Mëhilli Mirajn së bashku me 50 pultinas dhe i drejtohet Qafës së Thanës e të Bishkazit. Pjesa kryesore e ushtrisë vazhdon udhën drejt Gurit të Kuq udha më e shkurtër që të shpinte në Prekal e më pastaj në Shkodër. Në malin e Shoshit pati shkëmbime zjarri në mënyrë sporadike e fragmentare nga grupe të armatosura të cilat, po t’i referohemi Paulin Perjes, ishin kryesisht vullnetarë, dhe prej këtij luftimi ikën dy gjenerata e u drodhën me ushtri prapë në Kodër Shëngjergj si dhe Gani Kryeziu me çetën e tij në Lotaj (shënim i Perjes). Për hir të së vërtetës duhet sqaruar se këto grupe të vogla ishin kryesisht Shoshjane, nuk duhet mohuar se pati edhe Pultin sidomos nga Kiri, por duhet sqaruar se në malin e Shoshit derisa të dyndej ushtria drejt Prekalit ishte aventureske të luftohej këtë e dinin shumë mirë Shoshjanët, të cilët pritën rastin të godisnin nga pas shpine jugosllavët kur të ndiheshin të sigurtë dhe duke përfituar nga terreni t’i shmangeshin një ballafaqimi frontal. Pjesa e ushtrisë që u kthye prapa nën drejtimin e Gani Kryeziut e bëri këtë tërheqje taktike për të siguruar nga prapavija mbarëvajtjen e bataljoneve që do kalonin nëpër Gurin e Kuq që të mos goditeshin pas shpine, dhe nga ana tjetër synohej të futeshin në Shkodër nga tre drejtime njëri nga Postriba tjetri ku dihej se do të konfrontoheshin pa tjetër me forcat italiane, prandaj këtu ishin përqëndruar 80% e forcave të efektivit, drejtimi i dytë ishte nga Pulti në Qafën e Bishkazit e të futeshinnë Mbishkodër, dhe drejtimi i tretë nga Thethi në Bogë të Malësisë së Madhe. Këtë drejtim morën Gani Kryeziu dhe koloneli ill por menjëherë më 17-19 prill kthehen prapa, kalojnë Qafën e Valbonës e nisen në drejtim të Dragobisë së Tropojës. Pjesa qëndrore e kolonës më 16 prill për 7-8 orë në fshatin Prekal të Shoshit zhvillohen luftime të ashpra me forcat italiane, si pasojë e luftimeve ushtria italiane detyrohet të tërhiqet dhe jugosllavët mbërrijnë deri në shkallë Logje, por për fatin e keq të tyre Jugosllavia një ditë më pas kapitullon pa kushte përpara fuqive të boshtit dhe nga datat 18-23 prill pëshkohet nëpër Prekal, ku u zhvillua edhe ndeshja e dytë e madhe italo jugosllave. Ndërkohë këto të fundit pas kapitullimit të mbretërisë së tyre të lavdishme ndiheshin si peshku në zall apo si meteorit i dalë nga orbita e planetit mëmë ku s’dinte të përfundonte as të shkapetej. Jugosllavët natën e 22 prillit detyrohen të tërhiqen nga Prekali për në Lbriqe që ndodhet pak km në veri të këtij fshati, duke ndryshuar kursin e drejtimit në 180 gradë dhe pa aguar mirë 23 prilli synonin të kalonin sa më shpejt zonën e rrezikshme të Gurit të Kuq e të rifuteshin me një frymë në Shosh, për të kaluar pa u ndier në Shalë e pastaj në Tropojë andej nga kishin ardhur fillimisht. Thyerja e jugosllavëve në Prekal u mor vesh një orë e më parë në Shosh. Tanimë askush nuk hezitonte t’ia fillonte luftës, pasi zoti u kishte sjellë dhuratë orën e hakmarrjes së madhe. Sikur zëri i djemve të vrarë në Shosh buçiste nga varri kolektiv, kushtrim bini mbi ata që ju vranë djemtë, u dogjën kullat e stanet, që deshën të përdhosin nderin e krenarinë e pa cënuar të Shoshit e të Dukagjinit. Guri i Kuq më 23 prill 1941 do të bëhej ortaku më i mirë i luftëtarëve vullnetarë të Shoshit, aleati më i sigurtë e faktori kryesor në katastrofën totale të një ushtrie 20 mijë vetëshe që edhe mund të asgjësohej totalisht sikur të mos ngrinte duart përpjetë. Guri i Kuq është emri i një shkëmbi që ndodhet mes zonës së Prekalit dhe malit të Shoshit. Ka marrë të tillë emër nga ngjyra e kuqërremtë që e dallon nga shkëmbinjtë e tjerë gëlqerorë që ndodhen rreth e qark tij. I vendosur në të djathtë të rrjedhës së sipërme të përroit të Ndervenës, përrua që në vjeshtë e në dimër ka përmasat e një lumi të vërtetë. Ky gur është si një shteg, si një portë që mbyll në mënyrë hermetike kalimin për në drejtim të veriut të luginës e cila ngushtohet aq shumë sa merr formën e një V klasike me shpate thik të përpjeta pa asnjë rrugë kalimi tjetër veç një rruge të ngushtë këmbësore që kalon tangent shpatit të majtë të Ndervenës dhe poshtë krijt ët Gurit të Kuq për t’u ngjitur në rrafshin e këtij guri që ka formën e një ballkoni hijerëndë që një rrugë rreth 500 metra e gjatë një kalimëshe për këmbësorin zigezake shkallë-shkallë sikur po ngjitesh në kupolën e një minareje gjigande dhe po të ecësh paksa i shkujdesur mund të përfundosh në greminë si majtas, si djathtas. Zoti nuk mund të përsërisë qoftë edhe një herë tjetër fortifikatë më të përkryer natyrore se këtë gur, se këtë që është edhe pritë, edhe llogore ideale, pritë që në çdo çast armikun e ke poshtë vetes ballë për ballë si në shpatull të pulës ndërsa ti mund ta godasësh lehtësisht siç lëshonte Zeusi vetëtimat e zjarrta nga Olimpi, kurse armiku nuk ka ç’të bëjë tjetër veçse të ndërrojë jetë. As falanga e frikshme e Aleksandrit, as legjonet e lavdishme të Cezarit, as gjeneralizmi i Napoleonit edhe sikur të ringjalleshin nga varri atë agim të 23 prillit të vitit 1941 në Gurin e Kuq ose do të dorëzoheshin të turpëruar ose do të shkonin të gjithë edhe një herë në botën tjetër. Dhe mjaftonte ky grusht trimash të Shoshit kreshnik, që këtë kocek e kishin fole të tyre, t’i bënin gjëmën kujtdo që të ishte. Oh, ç’vend ideal për të ndeshur një armik qindra herë më të madh se ti e për ta dërmuar fatalisht i vogli viganin, dëshira për një hakmarrje dëshira për një sfidë të bujshme u valonte në gji malësorëve pa pasur frikë nga asgjë, pa pyetur se në luftë jeta e vdekja këmbejnë rolet por ama vdekja është më e lavdishme se kërkush, se heronjtë rilindin vetëm në fushën e mejdanit. Në favor të kryengritësve nuk ishte vetëm terreni, por edhe koha, nata ishte e errët pa hënë dhe ushtria nuk mund të lëvizte natën në një terren tepër problematik dhe të panjohur. Ndërsa vendasit kush e kush më parë duke njohur për bukuri zonën si luanët në stepë, zunë pozicion në të gjitha shtigjet e ngushta, aty ngritën pritat dhe prisnin të agonte drita që t’u vinte gjahu direkt e te vendi i pusisë. Prita e parë u vendos te ujtë e pakët afër kroit, poshtë Gurit të Kuq aty ku fillonte rrëpira. Mëhill Lulashi, Sokol Delia, Marash Palushi, Nikë Delia, Kolë Gjoni, Gjelosh Lulashi, Nikë Gjeloshi, Mark Luca e ndonjë tjetër, ishin vendosur në këtë pritë që ishte edhe vija e parë e sulmit, edhe pararoja e forcave vullnetare detyrë të cilën e kryen më së miri me intuitë, guxim, gjakftohtësi, dinakëri dhe veprime të shpejta e të bafasishme duke e futur armikun në grackë e panik që në përplasjen e parë me të. Vija e dytë që ishte edhe vija kryesore e frontit ishte në lëmë ose ndryshe në rrafshin e Gurit të Kuq, këtu terreni zgjerohej, prandaj vija sulmuese ishte më e gjatë, kërkonte përqëndrim më të madh forcash dhe duheshin llogaritur mirë veprimet, se tërheqja këtu do të thoshte thyerje e disfatë, që nuk mund të rikuperohej më po të ndodhte. Sulmi filloi nga vija e parë, pasi kundërshtari ishte futur në thellësi të luginës, ishte afruar në një distancë shumë të afërt, aq sa kur u sulmua jo vetëm u befasua por nuk kishte mundësi të manovronte në sajë të befasisë taktike të kundërshtarit dhe guximit gjithsesi të tepruar të vullnetarëve të cilët patën edhe pasoja për jetën e disave prej tyre. Lush Staka, Ndue Vogli, Kolë Qerimi, Binak Pjetra, Mëhill Zefi, Pjetër Toma, Ndue Caci, Ndosh Lulashi, Nikë Gjoni, Kol Vata, Kol Gjoni, Mark Luca, Vuksan Marku, Gjon Marashi, Dedë Ndou, Ndue Sokoli, Prelë Mirashi, Grimc Ndou, Pjetër Marku, Nikë Doda, Sokol Staka, Gjon Noshi, Ndre Preka, Marash Babuni, Kolë Vuka, Sokol Marashi, Prekë Gjeloshi, Mark Lulashi, Gjon Pepa, Pjetër Mëhilli, Lekë Cama, Sokol Ndou, Mirash Marku, Lulash Bala, Mirash Ndou, Bal Marku, Mark Deda, Lulash Pjetra,Nikë Gjoni, Dedë Mëhilli, etj., ishin këta që mbajtën barrën e rëndë të luftimit. Pas episodeve të para lëshoi i gjithë Shoshi varg e vijë aq sa është e pamundur të jepet statistika e plotë e të gjithë pjesëmarrësve, por është fakt se luftoi i gjithë Shoshi shtëpi për shtëpi, nga dy e tre e më shumë pushkë për çdo konak, ku nuk mungoi as bajraktari karizmatik i Shoshit Lulash Gjeloshi. Një pjesë e Nicajve në Gradile, një pjesë tjetër e cilkokut në vendkalimin që të çonte në Birca, kështu me pak forca gjithë ajo dyzinë ushtrie gjindej e rrethuar dhe e futur në kllapë si shprehje e gjatë aritmetike. Sulmin e nisi prita e parë sa ka nisë me ague dita. Sokol Delia, luftëtar i kësaj beteje kujton: Me dy bume kemi sulmue pararojën e cila është ba copë e currle duke spërkatë me gjak shkrepat e thepisur të shkëmbit, dhe tuj thumue me taljane të shkurtra jemi tërheqënë drejtim të vijës kryesore, ndërkohë nga vija kryesore ka fillue sulmi si breshni kur bjen me rrëmore, me gjamë e vetimë. Ushtria u zu krejtësisht e papërgatitur sapo kishte filluar marshimin në atë kanjon të kobshëm ku sa herë qëllonin malësorët, një nga një jugosllavët binin pa jetë për tokë ndërsa dhjetra të tjerë shkonin drejt humnerës duke u rrëzuar më tepër shkëpit sesa nga plumbat që i godisnin nga të gjitha drejtimet. Malësorët me ulërima e hallakatje nuk ngopeshin duke qëlluar nga pas pritave, ndërsa jugosllavëve armiku u dukej i padukshëm, i pakapshëm dhe shikjonin të hutuar se mos u vinte vdekja lart nga dy gisht qiell që shikonin nga baza piramidale e këtyre maleve. Lulash Staka, një luftëtar energjik, i shkathët si shejtan, i qetë, nuhatës, dinak në fushën e manovrës luftarake, i fuqishëm, guximtar i pashoq, shenjtar i përpiktë,p asi e futi mirë në objektiv një mitraljer jugosllav, rrafshon thepin me shkjekzën dhe i tërheq këmbëzën manxerrit, qëlloi atje ku duhej me të djathtën e tij të pamëshirshme mitraljerit i fluturuan trutë në të majtë e kapina në të djathtë duke u rrokullisur si kungulli në rrgallinën e gurve të asaj shpatine vertikale. Lulash Staka, me një sulm të shpejtë, me një guxim të xhindosur, i mbështet me zjarr nga tre katër shokët që i gjendeshin përkrah, vërsulet fluturimthi si shqipja kur nga lartësitë sulmon ndonjë lepurush, Lulashi rrëmben mitrolozin e mitraljerit që e çoi tek të shumtit, rrëmben disa shirita me fishekë, ndërsa u bërtet shokëve të merrnin pa vonuar dy tre arka municion dhe fluturim tërhiqet në ballë të frontit aty ku ishte pika më nevralgjike, dhe tani gurgullimat e të shtënave të mitrolozit pushtuan luginën dhe mali-malit ia përcillte oshtimat dhe tingujt e zjarrtë të simfonisë së vdekjes të një ushtrie gjaksore. Lulash Staka burrë drague/kush është trim që vjen me mue/Kush është djalë që del me dekë/Mitrolozat ua marr vetë. Luftë po bajnë 300 shpi Shosh Nga 2-3 pushkë për çdo konak Lulash Staka me mitrolos E ka skuq lumin me gjak. Këto janë disa nga vargjet e këngëve të pakënduara për 40 vjet për luftën e Shoshit në Gurin e Kuq dhe për Lulash Stakën, sinonimin e kësaj qëndrese, superstarin e kësaj sfide të madhërishme, i cili jo vetëm na kujton Selam Salarinë, por i mbajti vetë Labit një leksion se si sfidohet vdekja, se lufta është jo vetëm teatri i shpalosjes së vlerave të trimërisë, por së pari edhe i zgjuarsisë për të mbijetuar e arritur synimin e fitores në çdo situatë. Lulah Staka u përçmua, u harrua, bile u dënua nga sistemi totalitar, si kundërshtar politik i tij, dënimi më i rëndë që iu bë këtij vigani ishte harresa dhe çensurimi që iu bë veprës së tij, ndërkohë kur ai meritonte këngë, tituj, dekorata, meritonte vendin e nderit në muzeun e luftëtarëve trima të lirisë e heronjve të sakrificave kombëtare të papërsëritëshme. Nga vija e parë e luftimit duke rrezikuar së tepërmi u kalua në mësymje të shpejtë nga luftëtarët e llogorit duke u mbështetë me zjarrin e dendur të mitrolozit të Lulashit që kollitje si i tërbuar, ndërsa pas dy orëve të para të luftimit, luftëtarët e Shoshit nuk ndiheshin më pisk as për pushkë, as për fishekë, pasi u bënë posedues të armëve të lëna nga asqeri, bile edhe një apo dy mitrolozë të tjerë e të shumë bumjeve. Dëshira për hakmarrje e shpagim ishte e papërmbajtur tek shihnin dy divizione të fundoseshin si titaniku, tek iknin prapa gjithë panik, tek binin të vdekur pas gërxheve, drizave e shkurreve, tek thërrisnin në gjuhën e tyre, “kuku lele majko” (kuku nanë mbaruam), thua se Shoshi ishte disa milionësh. Siç thashë edhe më lart, ushtria ishte bllokuar si në govadë nga të tria anët përpara dhe në të dy krahët, pa mundur të çajë në asnjë drejtim vetëm të kthehej prapa, por edhe të ktheheshe prapa ishte tepër e vështirë pasi rruga ishte tepër e ngushtë, sa nuk i merrte dot dy veta, ikja e kujave dhe e mushkave me nxitim krijoi një rrokopujë në radhët e ushtrisë një kaotizëm të vërtetë ku secili kthehej prapa për të ikur dhe shkapetej mbi tjetrin që nuk i mjaftonte koha të merrte kthesën, dhe secili nuk e dinte se ku shkonte, pasi nga përpara i pristeplumbi i malësorëve, nga pas fluturimi në greminë. Pas disa orë luftimi të tmerrshëm kur një pjesë e ushtrisë gjeti një shteg ikjeje përmes luginës së Kirit dhe kaloi në drejtim të qafës së Bishkazit, por edhe kur nga pasu gjendën të rrethuar nën zjarrin e pushkëve të Prekalorëve e të Kicorëve, atëhere jugosllavët e ndien veten plotësisht të mbaruar pa asnjë shpresë shpëtimi, njëlloj sikur të ishin përmbysur të gjitha malet së bashku me qiellin që kishin çati e t’i zinin mat në këtë luginë të mallkuar. E ndodhur në një situatë ose të zhdukej plotësisht pa mbetur kurrkush i gjallë ose të dorëzohej në mëshirë të zemërgjërësisë së malësorëve, jugosllavët zgjodhën rrugën e dytë, ata me nxitim hoqën këmishat e bardha nga shtati dhe i vunë në majë të bajonetave të tyre të përgjakura, dhe duke përfituar se në radhët e tyre kishte edhe shqiptarë i shtinë me urdhër të thërrasin në dorën tuaj o burrat e Dukagjinit dhe pas 8-9 orësh lufta e Gurit të Kuq përfundoi me një bilanc të dhimbshëm tmerrësisht tragjik, rrjedhojë e aventurës politike ushtarake të mbretërisë jugosllave pa kurrfarë dinjiteti, rrjedhojë e një brutaliteti të papërmbajtshëm agresic që ushtroi kjo armatë e pa fat gjatë udhëtimit nëpër Dukagjin. Sidomos Guri i Kuq, Ibriqja, Bircatm, Shkoza pas Malit të Shoshit, ngjasonin pas lufte si një kasaphanë e vërtetë. Nga: Prelë Milani 89 vjet më parë krenët e Bajrakut të Kelmendit “mësojnë” europën të flasë gegnisht… Në historinë e përgjakur e përflakur që sollën motet nga njëri shekull në kapërcyellin e tjetrit, një vend tepër të rëndësishëm, madje si simbol të shqiptarisë zë padyshim treva më veriore e Shqipërisë “Londineze”, Malësia e Madhe. E kjo trevë historinë e saj e shkroi vazhdimisht me jatagan e pushkë, por edhe me pupël e pendë, që në shumtën e rasteve për bojë kishin gjakun e bijave e bijve të saj më të mirë, të cilët u sakrifikuan që të mbijetojë Malësia e vetë Shqipëria. Padyshim momente lufte e qëndrese në mbrojtje të trojeve tona nga lakmitë e pushtuesve të “largët” e të shovenëve fqinjë nuk kanë pasur së rreshturi, madje sa vetë jeta e kësaj treve që e meriton të quhet krenaria e krejt Shqiptarisë. Por në këtë shkrim të shkurtër, unë siç paralajmërova në titull, dua të kujtoj sadopak një ngjarje që bëri jehonë të madhe jo vetëm në Malësi e Shqipëri, por edhe në kançelaritë e Europës plakë që sapo kishte filluar të zgjohej nga gjumi i gjatë, ëndrrat e të cilit shpesh na kushtuan mjaft shtrenjtë, por që gjithsesi shqiptarët në përgjithësi e malësorët në veçanti treguan para atdheut e botës se dinë t’i dalin zot çdo pëllëmbë toke që iu lanë amanet të parët, e Zoti i kishte falë këtu para gjithë popujve të tjerë që vërshuan në ditë të vështira njerëzimit. Natyrisht lufta e gjatë e malësorëve me pushtuesin shumëshekullor turk shpesh bëri që me fqinjët tanë të “vonë” e aspak miqësor (serbo-malazezët) të krijonim bashkëpunime e aleanca në interes të përbashkët, me qëllim çlirimin nga pushtuesit mizor turkoshak, por që për fat të keq këto aleanca në përgjithësi u prishën jo për faj të malësorëve e shqiptarëve, por për faj të shovenëve fqinjë, që kërkonin hapësirë tokësore në kurrizin e trojeve tona. Një marrëveshje e tillë kishte pasur të bënte me rastin e luftrave të viteve 1911 e 1912, në luftën kundër turqve, ku thuhej se trevat shqiptare që do t’i çlironin malësorët do të ishin të tyre e nuk do t’u binte më në qafë “shteti” malazez, por që edhe pse shqiptarët malësorë çliruan trevat autoktone të tyre, si dhe ndihmuan maksimalisht e pa hile edhe çlirimin e tokave të Malit të Zi, marrëveshja u prish nga fqinjët, të cilët filluan të pushtojnë troje të Malësisë e Shqipërisë. Qëndresa heroike me pushkë në dorë për të mbrojtur tokat tona safi shqitpare nuk reshti kurrë, por në këtë kontekst të mbrojtjes së tokave tona, përveç pushkës si shok i pandarë i malësorëve, shkëlqen edhe rruga diplomatike e krenëve të Bajrakut të Kelmendit, që si “koka” e Malësisë e Shqipërisë, jo vetëm nga ana figurative u dërgojnë fuqive të mëdha një Memorandum me vlera të papërsëritëshme, të cilin po e botojmë të plotë më poshtë. E ky memorandum përfaqësonte interesat e krejt Shqipërisë së Veriut e më gjerë dhe u drejtohet autoriteteve Britanike në Londër më 26 maj 1913, kur në atë kohë Britania e Madhe ishte “fuqia” numër një e fuqive të mëdha të Europës që kishin filluar të marrin në dorë disi fatin e popujve të “vegjël” që kishin hequr mbi shpinë mizoritë e perandorisë që po jepte shpirt (Turqisë). Natyrisht, për ta paraqitur e kujtuar sa më origjinale e me jehonën e kohës e cila ende shëndrit si margaritar në qiellin blu të Malësisë e Shqipërisë, tekstin e plotë të Memorandumit po e riprodhoj me gjuhën e “vjetër” shqipe të Veriut që quhet Gegnishte, e me të cilën të parët tanë u “morën” vesh me Europën Plakë e qytetërimin e saj. Padyshim kështu memorandumi është disi më i “vështirë” për t’u lexuar, por që shpresoj se për hir të respektit të kësaj ngjarjeje e të parëve tanë do t’na e falin këtë vështirësi, e cila as nuk ka të krahasuar me vështirësitë e panumërta të paraardhësve tanë pa të cilët nuk do ta kishim as këtë “grimë” Shqipëri që kemi sot…
Memorandum T’nênshkruemt Kreen t’Bajrakut t’Kelmêndit, tuej vûu oroe: a) se pêsë Malet e Mishkodres: Hoti, Gruda, Kelmêndi, Kastrati e Shkreli, permrênda atyne kufîjve nder t’cillt sod me sod gjinden të caktueme, jânë pr kahë gjaku, gjûha, kanûni e doket nja me fise tjera t’komit shqyptaar; b) se kahë feja jânë nji besimit me Dukagjin, Pukë, Mirditë, Kthellë, Malcië t’Lezhës etj., se prandej ndollin t’ndryshuem prejë Malit t’Zii; c) se intereset e gjallimit t’tynë gjinden t’lidhuna e t’pershkueme me ato t’krahinës (Vilajetit) t’Shkodres, njaq saa e shûmta pjesë e Malcorve dimnon nder vise t’shtrîme prejë Shkodret deri n’gjygjet t’Kavajës, e qi prandej t’kaluemt e tyne nên sundim t’Malitzii kishte me u pertrîi nji rrenim t’madh n’ekonomii; d) se kto Male per trii vjet rresht kan derdhë gjakun vetun per lirië e perparim t’komit shqyptaar, e se vetun mâs këtii qellimit luftuen sivjet krahas me Malazez, deer si mâs t’mârrunit të Tuzit njoften mêndimin pushtues e jo librues t’Malitzii; e) e se Malazeztm (si tjerët Slav t’Balkanit), gjith kohen e luftës me Turkië kan bîndë marë shekullin e gjytetnuem me mizorii e dhunii t’kryeme mîi Shqyptarë e mîi katolikë t’Shqypniis, t’cillve u kan djegë Kishë, rrenue eltet, mytë meshtarë, grîi fmîi e graa, plaçkitë gjâa e pasunii e rroposë me top e me zjarm, kundra ç’do arrsyjet e vullndetit t’Europës, gjytetin e Shkodrës; f) e se prandej antipatia e saa qind vjetve ndermjet komit shqyptaar e popujve Slav t’Balkanit sod gjindet mâa tepër e egercueme, po mârrim lêjen me ja u paraqitë luten neper mjet t’Madhniis s’Ate atyne Pushteteve t’Mdhaa t’Europës, t’cillat ja kan vûu detyrë vedit me perkujdesue per lirim e perparim t’Shqypniës, si pesë Malet, t’permênduna sypri, me ata kufij ner t’cillt jànë gjetë deer sod t’pershtrîeme, t’perbâjnë nji pjesë t’vetme me Shqypnië t’librueme. Për ndryshe, si n’kohë t’kalueme, nder ata kufîj kaa me rrjedhë prap gjak nierit. Kol Nika, Gjon Neli, Prek Groshi, Gjergj Prêçi, Luk Nika, Gjeto Deda, Prêk Zuri, Baza Doshi, Prêk Shtiefni, Luc Ujka, Tom Gjoni, Prel Toma, Kol Prêçi, Marash Vata, Pjeter Ndoka, Tom Prela, Pashko Elezi, Mark Kola, Mark Ujka, Pjeter Deda, Zef Pjetri, Zef Gjoni.
E pas këtij Memorandumi teksti i të cilit rrezaton vetëm shqiptari çdo fjalë e jonë nuk do të kishte më vlerë, prandaj po e mbyll këtë shkrim të shkurtër me shpresë se kemi kujtuar sadopak këtë ngjarje e protagonistët e saj që edhe pse tashmë nuk rrojnë më, ata “flasin” për ne e trojet tona që ende lëngojnë nga shovenët fqinjë që mbajnë të ndara jo vetëm troje, por mbi të gjitha zemra dhe shpirtra malësorësh e shqiptarësh. Gjithsesi shpirtrat e këtyre burrave që i dualën zot jo pak Malësisë e Shqipërisë në ato kohë të vështira u bëfshin “ambasadorët” shpirtërorë të malësorëve e shqiptarëve pranë krijuesit e shelbuesit të Gjithësisë, Zotit të të gjithëve… që padyshim nuk na ka harruar. Ndue Bacaj Kush është gabim?! I dashur lexues i gazetës “Shqipëria Etnike”. Kjo gazetë në numrin e sajtë datës 28 maj 2002 boton një shkrim qortues ndaj një shkrimit tim, botuar në numrin e maparshëm po të kësaj gazete, lidhur me kthimin e emërtimeve të vendosura në mënyrë diktatoriale, me emërtimet e ngjitura prej vetë popullit dhe zëvendësimin e shumë emërtimeve që komunizmi i ka vënë në përputhje me interesat e tija propagandistike, me emërtime të studjuara si i ka hije kritereve të hartuara nga qytetërimi. Ndër emërtimet që komunizmi ka vënë në Shkodër, unë kam quajtur të gabuar edhe emërtimin e shkollës së mesme “Oso Kuka” dhe ja përse: Oso Kuka është hero e jo personalitet i kulturës shqiptare. Qortuesi im e justifikon këtë emërtim me kontributin patriotik të këtij heroi. Ai ankohet për peshoren time të vlerave. Unë i them zotërisë se vlerat e Oso Kukës nuk kanë nevojë për peshore. Përmasa e vlerave të heroizmit të tij i ka gdhendë me vija të përjetshme poeti unë kombëtar në kryeveprën e letërsisë shqipe: që komunizmi e nxori në ilegalitet e ky komunizëm u shtir gjoja se po don ta nderojë Oso Kukën me emërtimin pa kurrfarë kriteri një shkolle të mesme në Shkodër. Po të kishte dashur të nderonte do t’i ngrinte një përmendore si e meriton herozimi i tij. Në shkrimin tim kushtuar këtij problemi unë jam ankuar për mostrajtimin e kësaj çështje sipas kritereve të drejta, e një ndër shembujt antikriter kam cituar edhe shkollën e emërtuar me emrin e Oso Kukës. Në shkrimin tim, që fatmirësisht mund të lexohet kur të duhet, unë nuk kam thënë të zëvendësohet emërtimi Oso Kuka me Martin Camaj, por kam thënë se aq sa i përshtatet një akademie ushtarake emri i Martin Camajt, aq i shkon për shtat një shkollës së mesme emërtimi Oso Kuka, e këtë besoj e kupton kushdo. Qortuesi im thotë “Heroizmi i tij ia bën të parëndësishëm arsimimin. Rëndësinë Oso Kukës ia jep profili i veprës së tij, jo profili i dhënë në mënyrë artificiale. Ky emërtim aty nuk ka vend edhe sikur vërtetë të na mungonin figurat e kulturës. Ky emërtim i pavend jo vetëm nuk e nderon heroin, por e vë në lojë figurën e tij, mbasi çdo kuadri i duhet gjetur korniza e përshtatshme. Qortuesi thotë se ky emërtim i jep kësaj shkolle shembullin e shqiptarizmit. Unë mendoj se shembullin e shqiptarizmit nuk ua jep emërtimi, njohja me veprën e tij dhe brumosja me atë patriotizëm. Qortuesi im thotë “Jo vetëm një shkolle, por edhe një qytet do të nderonte emërtimi me emrin e Oso Kukës”. I dashur qortues, nuk ekziston asnjë qytet në botë me emrin e ndonjë figure, përveç qyteteve të emërtuara prej komunizmit si Leningrad, Stalingrad, qyteti Stalin, apo Petërburgu që e pagëzoi vetë Cari Peter. Tash le të shqyrtojmë qortimin që i bën zotëria sugjerimit tim për emërtimin e Shkollës së Gjuhëve të Huaja “Shejnaze Juka”. Qortuesi im thotë “Shejnaze Juka është pushkatuar prej pushtuesit gjerman dhe nuk dihet nëse ka qenë apo jo komuniste”. Zotëri i nderuar, përvoja e fituar gjatë viteve të regjimit komunist na tregon se diktatura patriotizmin e papërzier me së paku tetëdhjetë për qind komunizëm e ka luftuar si antikomunizmin, për ndryshe to da kishte emërtuar ndonjë shkollë të Shkodrës me emrin e Qemal Draçinit e të ndonjë tjetri. Sugjerimi im për t’i ndërruar emërtimin e Shkollës së Gjuhëve të Huaja nga “Shejnaze Juka” në “Marije Shllaku”, nuk merr shkas nga çfarë fatkeqësish qortuesi im përbluan, por nga se në asnjë vend të botës një shkollë e nivelit të tillë nuk emërtohet me emrin e një nxënësi, siç ishte e ndjera Shejnaze Juka. Unë nuk synoj në asnjë mënyrë ç’përjetësimin e sakrificës sublime, përkundrazi, ngulmoj në përjetësimin e kësaj sakrifice por duke respektuar kriteret e drejta me qenë se as shejtorët nuk janë të një rrangu e jo më dëshmorët. Nuk besoj se i përkasin logjikës fjalët: “Pamvarësisht kush i ka emërtuar, kështu do të mbeten përjetësisht”. Qortuesi im nga njëra anë thotë se është i drejtë rishikimi i emërtimeve, nga ana tjetër përpiqet të argumentojë me shembuj pa bazë mos ndërrimin e tyre. Po ta shohim me optikën e zotërisë nuk mund të luhet asnjë emërtim, bmasi për çdo dëshmor të luftës nacionalçlirimtare do të thuhej: “përse ta heqim këtë e ta lëmë këtë tjetrin! A nuk u flijuan të dy?!” Edhe unë i jap të drejtë këtij mendimi. Jo të fshihen emërtimet që meritojnë të ekzistojnë, e përsëris, por të rregullohen sipas kritereve të studiuara me kujdes, duke u dhënë vendi i merituar, jo vetëm atyre të luftës së dytë botërore, por dëshmorëve të të gjitha kohërave, përndryshe do të miratonim mendimin komunist: “Historia e vërtetë e Shqipërisë, fillon me Luftën Nacionalçlirimtare, e se ata që ranë kundra komunizmit, duhet lënë të mbuluar nga harresa si trupat e trye nga dheu”. Marije Shllakun unë nuk e kam marrë si një shembull fiks, por si njërin nga shembujt orjentues të zgjidhjes së kësaj çështjeje historiko-humane. Prandaj është e turpshme t ndihet era e atij intrigimi “Se paskam marë nga se quhet Marije”. Po të kisha një tendecë të tillë, do të rreshtohesha me të turpëruarit e injorancës e të fanatizmit më të urryeshëm e më absurd, tendencë kjo që unë e kam neveritë qysh se jam bërë të marr mend, dhe kam treguar kurdoherë me gojë e shkrime angazhimin tim me mish e me shpirt në luftë kundra kësaj tendence kaq antinjerëzore. Sa për dijeni, Marije Shllakun nuk e kanë vrarë, siç thotë qortuesi im, gjermanët, por serbët, si një luftëtare të pamposhtur në mbrojtjen e kauzës së Shqipërisë Etnike, dhe pretendimi i tij se Marije Shllaku i përket Kosovës e jo Shqipërisë, më duket i padrejtë, pasi Kosova, sipas mendimit tim, është në përbërje të Shqipërisë Etnike. Po të mendonim kështu, si zotëria, edhe Nënë Tereza do t’i përkiste Maqedonisë. Unë mendoj se lavdia e dëshmorëve, nuk kufizohet me vija demarkacioni. Këtë na tregojnë edhe emërtimet në Kosovë. Në fund të shkrimit, zotëria thotë “Mendoj se Bashkia nuk do të merret me ndërrimin e një emri me një emër tjetër, përndryshe befas mund të gjindemi përballë një pyetjeje që nuk është e lehtë t’i gjindet përgjigja”. I kujtoj këtij zotërie të nderuar se Zoti e krijoi logjikën për t’i dhënë përgjigje çdo pyetjes. Qëllimi i mirë është thelbi i përgjigjes më fisnike. Bashkia duhet qortuar që e ka zvarritur zgjidhjen e kësaj çështje deri në këtë kohë. Gjokë Vata “Krenaria e Qytetit Shkodër” Engjëjt në pavdekësi Kushtuar jetës dhe veprës së Dom Mikel Gjergjit Beltoja, ky fshat i vogël në hyrje të Shkodrës me histori të lashtë 2400 vjeçare sa vetë Kalaja e Rozafës, përkundi djepin e saj sa e sa njerëz që lanë gjurmët në historinë e kombit shqiptar, për trimëri e zgjuarsi si: Hamza Kazazi, Zek Jakini, Gaspër Beltoja, etj. Populli i këtij fshati shfaqi qëndresë antikomuniste që në vitet e para të vendosjes së shtetit komunist. Në grupin “Bashkimi shqiptar”, në bankën e të akuzuarve në krah të At Daniel Dajanit, Pater Gjon Shllakut, Pater Giovani Faustit e seminaristit Mark Çuni që u dënuan me vdekje, ishte dhe seminaristi nga Beltoja Pjetër Gjoka që u dënua me 10 vjet burg. Kisha martire e Beltojës pagëzoi më 17 prill 1935 një foshnje që sapo kishte adhur në dritë, ndërsa fytyra e Krishtit hodhi hiret e dashnisë martire. Kjo Kishë si një nanë e zgjoi dëshirën e vokacionin e zani i fuqishëm i Zotit ushtoi në shpirtin e tij deri në çastin e fundit të jetës. Që në fëmijëri u edukua me dije e kulturë fetare, ku ndihmonte në meshë e shërbimet fetare famullitarin e fshatit Dom Nikollë Shllakun. Në fshatin e lindjes mbaroi shkollën fillore, 7-vjeçaren në Berdicë të Madhe, kreu shërbimin ushtarak në Tiranë dhe ndjek një kurs për llogaritar të cilin e ndërpret sepse fillon studimet teologjike pranë Arqipeshëkvisë në Shkodër. Katedralja e Shkodrës në prag të Krishtlindjeve më 8 dhjetor 1961 shugurohet meshtar Dom Mikel Gjergji nga Arqipeshkëv Ernesto Çoba dhe pagëzohet me emrin Dom Mikel Gjergji. Meshën e parë e jep në fshatin e tij të lindjes, në Beltojë, siç ishte në traditën krishtere. Shërbimet e para si meshtar i kreu në Kishën e Dajçit të Bregut të Bunës, të Stajkës e më vonë në Barbullush. Kur ishte në kulmin e veprimtarisë së tij për përhapjen e fjalës së mirë e ndërpret fjalimi famëkeq i 6 shkurtit 1967. Regjimi i asaj kohe hoqi institucionet fetare, Kishat e Xhamitë, sepse feja nuk pranonte dhunën e padrejtësitë, shkeljet e të drejtave të njeriut. Feja predikonte dashurinë mbarënjerëzore, u jepte shqiptarëve bashkimin, atë që nuk realizonte shteti komunist. Por edhe me mbylljen e Kishave Dom Mikeli i shërbeu popullit të tij si misionar i fesë, duke çuar në çdo vatër e familje dritën e shpresës e fjalën e mirë. Ky klerik zbaton vendimet që dalin nga kjo Kishë, ku më 31 mars 1704 është mbajtur një Sinod i Përgjithshëm dioqezan nën kryesinë e Imzot Anton Babait Ipeshkëv i Shkodrës. Kjo Kishë në atë kohë ishte dhe Katedrale, ku gati çdo vit është mbajtur Sinodi dioqezan. Janë me dhjetra e qindra shërbime fetare që Dom Mikeli i ka kryer ditën e natën, në netët me shi e dëborë duke bërë me orë të tëra në këmbë në fshatrat e Shkodrës e Qytetin e tij, atje ku kishte nevojë të çohej lutja e fjala e Zotit. Por kjo veprimtari ra në sytë e sigurimit të Shtetit dhe agjentëve komunistë. Më 19 prill 1973, kur vjollcat ishin vyshkur, në një ajër të mbytur nga etja për gjak e thërrasin dhe e arrestojnë në zyrat e këshillit të fshatit Beltojë. E torturojnë, e rrahin, i lidhin duart me tel në sy të familjarëve, banorëve e nxënësve në qendër të fshatit përpara kësaj Kishe. Për të patur më shumë informacion për veprimtarinë e tij i marrin të gjitha dokumentat, librat e rrobat fetare. Torturat më çnjerëzore i janë bërë në qelitë e errëta të hetuesisë, ku me muaj i lidhur këmbë e duar, i kryqëzuar si Krishti në malin e Kalvarit. E dosja gjyqësore e përgatitur që nga Komiteti Qëndror Tiranë bëhet gadi për gjyqin i cili zhvillohet me datat 6 e 7 gusht 1973. Dom Mikeli ndërsa zbriste shkallët e gurta ku “Drejtësia” e djajve të kuq në emër të antidijes ikish vu mbi shpindë kryqin e rëndë të vdekjes. Ai vështronte me sy të kthjellët sytë e njerëzve dhe të njohurve që ishin mbytur në pikëllim. Të ndodhur përpara kësaj qëndrese dhe akuzave ndaj pushtetit, ndryshohet masa e dënimit ku me urdhër të sekretarit të parë të Komitetit të Partisë Shkodër, Prokop Murra, urdhëron trupin gjykues që nga 10 vjet që e kishte neni për agjitacion e propagandë të dënohet me pushkatim. Trupi gjykues me kryetar gjyqi Rustem Gjata e prokuror Kostaq Shano jep vendimin nr. 229, datë 3 shtator 1973 ku vendos të deklarojë fajtor të pandehurin Hil Gjergji, për krimin e tradhëtisë ndaj atdheut dhe e dënon publikisht me pushkatim dhe konfiskimin e pasurisë së luajtëshme e të paluajtëshme si dhe heqjen e të drejtës së zgjedhjes për 5 vjet siaps neneve të kodit penal. 1- Për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor 10 vjet heqje lirie. E cilëson agjitacion e propagandë sepse u kishte thënë besimtarëve se Dashnia e Zotit është e përjetëshme e drejtësia e njerëzve e përkohëshme, bashkë e bukën e përditëshme duhet t’u jepni fëmijëve edhe virtytin se atdheu forcohet nga virtyti i bijve tuaj. 2- Për kundërshtim me dhunë të përfaqësuesve të pushtetit popullor 5 vjet heqje lirie. E quajtën kundërshtim me dhunë se në momentin e arrestimit asgjëson të gjitha dokumentat kishtare, besnik i shpirtërave që i ishin besuar, sepse u kishte mjekuar plagët e shpirtërave me ilaçin hyjnor, me duart e tij zgjidhte mëkatet e kësaj jete, mbyllte sytë e përkohshëm të kësaj jete dhe u hapte shpirtërave dyert e gëzimeve të amshueshme. 3- Për mashtrim më shumë se një herë të qytetarëve me 5 vjet heqje lirie. E quajtën mashtrim se dërgoi zanin e ambël të Jezu Krishtit nëpër vatrat e shtëpitë e vaujtura ku shkonte ai, u tha njerëzve mendoni se në qiell është një jetë tjetër, u hoqi peshat e rënda të shpirtit e u vuri krahët e engjëjve, u pastroi sytë e nxirë nga urrejtja vllavrasëse dhe iu dha njerëzve dritën e Zotit. E përfundimisht trupi gjykues në bazë të nenit 48 të Kodit Penal për të gjitha krimet e dënon me pushkatim dhe konfiskim të pasurisë së luajtëshme e të paluajtëshme dhe heqjen e të drejtës së zgjedhjes me 5 vjet. Edhe pas dënimit me vdekje ai torturohet për sëri në qelitë e errëta derisa në një natë shkurti 1974 ku yjet pikonin pikëllimin e engjëjve dhe ndërsa bishat fytyrënjeriu mbushnin pushkët e vdekjes, çoi sytë nga qielli e iu çfaq një engjëll me kurorë trëndafilash të kuq të martirit. E pushkatojnë diku pranë vendit ku bashkohet Drini e buna, nën vendin ku sot ndodhet Kisha e Zojës së Shkodrës, e aty prehet edhe sot. Trupin e martirizuar ata e fshehën edhe 28 vjet si 28 rrasa të randa të harresës i vunë dheut që e mori në gjirin e vet. Këto ditë Komuna Berdicë e ka dekoruar me titullin “Qytetar Nderi” dhe emri i shkollës Beltojë “Dom Mikel Gjergji”. Aleksandër Pashuku Zef Nika Ferri komunist në kujtimet e Lekë Harapit Shqiptarët patën fatin e zi të provonin një diktaturë të tmerrshme të cilën e patën si dhuratë nga shokët komunistë që nuk patën mëshirë për popullin shqiptar por e masakruan dhe e shkatërruan pa mëshirë. Shumë është folur dhe është shkruar për skëterrën komuniste në Shqipëri dhe shumë do të shkruhet patjetër në të ardhmen. Mendojmë se ata që u përplasën nëpër burgjet e tmerrshme komuniste dhe u detyruan që edhe të braktisin Shqipërinë janë dhe mbeten ndër akuzuesit më të tmerrshëm të kësaj diktature. Shkrimi mban titullin “Skëterra komuniste në kujtimet e Lekë Harapit, sepse pikërisht këtyre kujtimeve do t’i referohemi për të bërë së paku një fragment të portretit të kësaj skëterre e cila Lekës dhe gjithë popullit shqiptar nuk ia kurseu vuajtjet të cilat ishin një skëterrë e vërtetë. Duke lexuar këto kujtime ne gjejmë një të vërtetë me rëndësi se autori arrin të kuptojë që piketa e parë e instalimit të komunistëve në Shqipëri ishte lidhja e saj me “shokët” jugosllavë të cilët në këtë projekt ogurzi për shqiptarët ishin “violinë e parë”. Ishin pikërisht komunistët jugosllavë, thotë autori që ishin të interesuar shumë që në Shqipëri varret të mbusheshin me shqiptarë. Dhe komunistët shqiptarë këtë projekt e zbatuan me një zell të një cilësie tepër të lartë. Duke u mbetur besnikë këtyre kujtimeve ne shohim se komunistët filluan të zbatonin planin e tyre skëterrë që në LNÇl, kur ata filluan vllavrasjen duke u vënë pushkën nacionalistëve shqiptarë që bënin luftë kundër pushtuesve si shqiptarë dhe jo si mercenarë jugosllavë. Skëterra komuniste u tregua e pamëshirshme sidomos në Shkodër, thotë Lekë Harapi, sepse ky qytet nuk i pranoi kurrë idetë e kuqe komuniste. Prandaj për t’i gjunjëzuar shkodranët antikomunistë, diktatura e skëterrës solli në Shkodër drejtues antishqiptarë dhe antishkodranë nga jugu i Shqipërisë si: Zoi Themeli, Zoi Shkurti, Irakli Terava, Spiro Pano dhe të tjerë kriminelë të vegjël në detyrë por të barabartë në krime.a ta iu vërsulën Shkodrës, thotë Lekë Harapi dhe e lanë në gjak. Këto degë të oktapodit skëterrë e kthyen Shkodrën në një qytet burg ku kriste dajaku dhe plumbi i pamëshirshëm komunist. Është një dhumbje e rëndë për ata që lexojnë këto kujtime kur shohin si u persekutua kleri katolik e çuan atë drejt një shkatërrimi të plotë. E gjatë dhe shumë e gjatë është lista e priftërinjve që u zhdukën deri tek i fundit. Por skëterra komuniste nuk e kurseu as klerin musliman sepse skëterra nuk mund të lejonte klerin në këmbë duke e ditur se kleri i bënte karshillëk kësaj skëterre dhe i përgatiste njerëzit, shqiptarët të ishin njerëz që t’i luteshin Zotit dhe jo komunizmit. Tentakulat e skëterrës komuniste u shtrinë pa mëshirë në të gjithë jetën e shqiptarit për të shkatërruar çdo gjë që ai ndërtoi në shkeuj. Lekë Harapi shkruan me dhimbje të thellë për aksionet e rinisë që shkatërruan moralin e popullit shqiptar ku djem e vajza të ngarkuar nëpër makina udhëtonin “për t’ia ndryshuar faqen Shqipërisë”. Megjithëse këto janë kujtesë dhe flasin për një periudhë të kaluar të jetës së popullit shqiptar, vlera e tyre është shumë e vyer. Ata na bëjnë që të mos i harrojmë krimet që bëri komunizmi në Shqipëri dhe ne si shqiptarë kurrë të mos i falim ata që nuk patën mëshirë për ne dhe për Shqipërinë. Brezat që do të vijnë pas nesh duke lexuar këto kujtime dhe shumë kujtime si këto do të habiten dhe do ta besojnë me vështirësi se kohën e skëterrës komuniste u ndërtuan pallate e fabrika, kurse populli jetonte me bukë dhe ushqime të racionuara dhe qumështi e djathi “shikoheshin me dybli”. Ata do të shokohen kur të marrin vesh se paraardhësit e tyre që jetuan në komunizëm mendonin gjithë ditën se çfarë do të hanin në mbrëmje. Mendojmë se këto kujtime që shkroi Lekë Harapi janë dhe do të jenë një argument bindës për çdo shqiptar që të mos harrojë se ç’u bë me këtë popull për 50 vjet, të mos harrojë se e ka obligim që të jetë tepër i kujdesshëm dhe të ruhet fort nga tentakulat e reja të kësaj skëterre, të cilat sot në forma tepër të stërholluara e kanë kapur Shqipërinë dhe shqiptarët për fyti duke bërë të pamundurën që për Shqipërinë dhe shqiptarët ditë të bukura kurrë të mos vijnë, sepse ditë të tilla do të jenë pa mëdyshje fundi i skëterrës. Dhëntë Zoti i madh që ditë të bukura për shqiptarët dhe Shqipërinë të vijnë dhe me mijëra vjet të rrijnë dhe skëterra komuniste të mbetet një kujtim i hidhur dhe i largët për shqiptarët. Selim Gogaj Festivali i 40-të mbarëkombëtar i fëmijëve, Jubileu i kupave të zeza. -Kënga e fëmijëve, një “përrallë” e bukur, që e këndojnë “të zemëruar”- -Dirigjenti Kujtim Alia: Dy gëzime në një ditë- Për tre netë me radhë, në qytetin tradicional të këngës për fëmijë, Shkodra përcolli magjinë interpretative të zërave më të ëmbël, më të pafajshëm të kësaj bote pisanjose e paradoksale, të fëmijëve shqiptarë, brenda dhe jashtë trojeve shqiptare. Dhe një ëndërr për t’u ngjitur në skenë të festivalit e prekin edhe fëmijët shqiptarë në Zvicër, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, duke zënë 12 vende konkurimi në festival. Një numër i konsiderueshëm ky, sepse teprojnë edhe 22 vende për territorin brenda kufijve, ku fëmijët kanë mundësi të “argëtohen” në festival. Ndokujt, kënga e festivalit i duket si një “përrallë” që e këndojnë “të zemëruar”. Ju që nuk doni ta besoni, unë po ju shkruaj një “përrallëz” të bukur, dhe me siguri do ta lexoni. -Na ishte një zë i ëmbël nga Tepelena që gurgullonte si ujët e kristaltë, dhe “Pyeste të gjithë fëmijët e botës” A s’kemi dhe ne të drejtë të vimë çdo vit në festival? Dhesi përgjigje vjen zëri i brishtë nga Librazhdi që kritikon; “Kush nuk sheh veten”, me siguri do gabojë. Ka të drejtë vogëlushja librazhdiote, pasi e kanë të vështirë që të rriturit, “të shohin veten” kur ata shpesh mëkatojnë dhe pse përrallëzat e bukura i shëmtojnë. Dhe për këtë arsye natën e parë të festivalit një “Letër vjen nga larg” prej Burrelit. E kush ka kohë me e hapë “letrën tuaj” vogëlushe. Pastaj “mjeshtrat e mëdhenj” s’kanë ndonjë interes të merren me “amatorë”. Ah, për pak desh harrova flladin nga valët e Adriatikut. Motrat Karaj, s’e kanë seriozisht me “Bashkë të gëzojmë”. E kush do ta besonte “përrallën” tuaj me tekst e muzikë fëmije. Ju e dini se juria “anonime” që aprovon pranimin e këngëve në festival, e mbeti në “klasë” mjeshtrin e muzikës Agron Xhunga. Pastaj mirë ia bënë Agronit që s’e kaluan, sepse po ta fusnin atë, s’do kishte vend që të pranonin këngën e vet. Sepse juria “anonime” vet i shkruan këngët, vetë i teston, dhe vetë i pranon. Po, po, është e vërtetë, se edhe vogëlushja nga Fieri, nuk na e solli tingullin fëshfëritës të Semanit. Sepse këtej nga lart, thonë se Fieri s’i ka gjë kompozitorët. Kështu thotë juria “anonime” e përzgjedhjeve të këngëve, për kokën e përrallës. Pale, pale, na vjen një korçar nga “Telefoni” të na bëjë të qajë, se i ka shkuar babi në mërgim. Po pse o Mates, nuk e din ti, se të gjithë shqiptarët janë bërë gati të ikin në mërgim. A nuk i sheh ti, si ikin natën ne skafe nga Shqipëria, se s’kanë ku të punojnë. Por ju fëmijët e Korçës veç të na mallëngjeni dini. Prandaj dhe Presidenti ynë i nderuar, këtë vit e ndoqi me vëmendje festivalin tonë, sepse u mallëngjye prej Korçës. Dhe me fluturimin e shqiponjës, në natën e tretë e dekoroi Kujtim Alinë, me dekoratën e “Naim Frashërit”. Megjithëse edhe Kujtimit ia ka ndjerë zemra, që këngën me tekst të Naim Frashërit “Zogu dhe djali” e fut në çdo dy vjet në festival. A nuk na e solli dhe Adem Ymeri nga Maqedonia “Zogun e djalin”, me melodi tjetër. E fundja fundit, s’ka asgjë të keqe të këndohet çdo vit, sepse “zogu” është i pafajshëm, dhe me të nuk luajmë dot, se s’na lë Prishtina, pasi na gjuan me “Shkopin magjik”. Besoj se të gjithë fëmijët e njohin, se na e mësoi Zana Thaçi, në 1997, që erdhi me “Shkopin magjik” në dorë për me pushue “luftën”. Edhe sivjet voglushja kosovare, vjen në festival me “Shkop magjik” dhe e ftoi xhaxhi presidentin, t’i dëgjojë mirë këngët tona, sepse edhe ai është fëmij si ne. Pasi burrat e shtetit s’kanë kohë të merren me festivalet e fëmijëve, se ata kanë shumë punë të mëdha për të bërë. Por xhaxhi Rexhep Mejdani është shumë i mirë, se e vlerësoi me vend xhaxhi Kujtimin, sepse edhe xhaxhi Kujtimi nuk e din “Fajin kush e kishte” kur e pyeti Mirela Zhulali, për djalin nga qyteti, që i hypi gomarit në fshat. Beni i vogël iku nga gomarët e qytetit, që drejtojnë nëpër bashki, nëpër qeveri, në parlament. Dhe kujtoi se gomari i fshatit ishte i butë, i shpejtë si benci. Prandaj e pësoi Beni i shkretë. Kështu e kanë të gjithë gomarët. Të gjithë një surrat kanë. Edhe motrat Ymeri nga Shkupi, nuk kishin faj, që s’e dinin emrin e poetit të këngës, sepse ato janë të vogla. Pastaj fëmijët këndojnë pastër, se nuk e dinë se ngatërrest e krijimeve i bëjnë të rriturit. Sepse edhe konkurimi i festivalit varet nga forca e talenti i muzikantëve. Sepse dihet, se kur pranohet kënga kushti i parë është muzika, paçka se xhaxhi Kujtimi bën “kompromise” për hir të festivalit. Edhe pse ndërrohen me qëllim emrat e kompozitorëve, bëhet vetëm për hir të vlerave të festivalit. E rëndësishme është që ata të fitojnë shumë para. Kurse për ju fëmijë ju mjaftojnë ato pak honorare që ju japin, sa për të blerë akullore. U harrova përrallën më të bukur. Edhe juve besoj se ju pëlqeu kënga “Fidane ëndrrash do të mbjell” që këndoi Erjona Bushati. Ishte këngë shumë e bukur. E kemi dëgjuar edhe herë tjetër, kur e kanë kënduar vjet në Raxhaj të Malit të Zi. Veçse sivjet e kishin ndryshuar shumë pak tekstin dhe kishin ndryshuar edhe emrin e muzikantit, dhe përsëri u këndua në jubileun e 40-të të festivalit tonë. “Prandaj përrallat tona janë të bukura, edhe pse i këndoni “të zemëruar”. Por ju duhet të gëzoheni se edhe xhaxhi Kujtimi është shumë i gëzuar, se pati dy gëzime në një ditë. E para dekoratën e Presidentit dhe e dyta se vajzat e xhaxhi Kujtimit fituan çmimin e III, me “Ne presim, por s’dimë”. Sa të sinqerta janë dy vogëlushet, sepse me të vërtetë ato “s’e dinë” që festivali i 40-të Mbarë Kombëtar i Fëmijëve, u vlerësua si festivali i Kupave të Zeza. Fëmijë të dashur, juve ju përlqen që të tregojmë “përralla”, por do ta lëmë për festivalin tjetër, se tani e kanë radhën të rriturit me thashethemet e tyre, por për një gjë ju siguroj se xhaxhi Kujtimi festivalin tjetër do t’ju sjellë një regjisor të ri, më të mirë se ky që mbaroi, që t’ju zbavisë me “përrallëza”. Dhe ky xhaxhi është Kryetari i Bashkisë Shkodër, Ormir Rusi. Sepse xhaxhit Ormir i ranë flokët e kresë nga sponsorizimi i festivalit, pasi skena e festivalit ka kushtuar shumë shtrenjtë, sa ka mbledhur të gjithë flokët e qytetit. Se ishte e vetmja gjë e bukur e këtij festivali, dhe nuk harrojmë kostumet marinare të korit, që me të vërtetë ishin shumë të bukura. Dhe duhet t’i falenderojmë ato duar të arta që kanë punuar me aq shije për ju, që ju u dukët aq të bukur në skenë. “Përrallëza juaj fëmijë këtu mbaroi”. Fillojmë me përralla të vërteta. Disa mendime për festivalin, nga të ardhurit në Shkodër. Prononcimi i gazetarit Frroku nga Korça (prind i fëmijës në këtë festival) -Prania e shumë këngëve të krijuesve shkodranë, diasporë, Tiranë, nuk ka bërë asgjë tjetër, veçse ka mbyllur hapësirat e krijuesve shqiptarë nëpër rrethe. Prania në festival e kompozitorëve më pinjoll të tyre, nuk ka tregu asgja tjetër, veçse këta mjeshtra të këngës shqiptare thanë, se festivali është pronë e jona. Ato pak këngë të rretheve, kanë tregu se krijimet e tyre kanë qënë më të mira, se sa të pinjollëve që vetquhen mjeshtra. Unë e respektoj punën e Kujtim Alisë, por nuk pranoj dy prezantuesit e festivalit, që ishin në nivel shumë të dobët. Prononcimi i dr. Kujtim Albrahami nga Librazhdi (prind i fëmijës në festival) -Kam shumë rezerva për prezantimin e këngëve në festival. Fëmijët e kompozitorëve prezantohen me shumë ngrohtësi, kurse fëmijët që janë të “pa mbrojtur” prezantohen thatë. Nuk njohin rregullat e lojës së konkurimit, ku të gjithë fëmijët janë të barabartë. -Prononcimi i një anëtari të jurisë (për korrektësi ruaj anonimatin e tij) -Festivali është një eveniment shumë i rëndësishëm, që bashkon shumë komponentë. Por që të dallosh se ku çalon më shumë, për mua si artist, më ra në sy, ana e errët e medaljes (pa përmendur lodhjen, sakrificat, meritat e një festivali). E para: Në një jubile munguan të mëdhenjtë që kanë krijuar këtë festival, si profesor Tonin Daija, Leonard Deda etj. Nuk u ftua ndonjë prezantues i parë ndër vite, pasi dy prezantuesit nuk u paraqitën mirë. Për Manjolën do të thoja, shpesh herë ngatërronte rolin që kishte në skenë, me emisionet argëtuese për fëmijë, që ajo drejton në televizion. Edhe Ervini, edhe pse i pranishëm si artist, është konsumuar duke kënduar për të përshëndetur festivalin disa vjet rrjesht. Festivalit i munguan zërat e bukur përshëndetës, edhe pse kolazhet e këngëve ndër vite, na risollën emocione të gjalla të Karierës së këngës ndër vite. Aty kishte diçka që i mungonte festivalit. Dhe e fundit, festivalit i mungoi magjia e fjalës së mjeshtrit të penës. Megjithatë festivali është festival dhe ka atmosferën e emocioneve të bukura që të rrëmben në pamje të parë. Asgjë s’mund të jetë perfekte për kushtet tona. Probleme të njohura edhe në festivalet e të rriturve. Prononcim i një pjesëmarrës konkurent në festival (poet) -Festivali është ring, që duhet të provojnë forcën krijuese të gjithë poetë e kompozitorë. Por festivalin e kanë kthyer në monopol të tyre. Jo të gjithëve i jepet mundësia. Sepse nuk të lejon Jorgo Papingji, që ka gjysmën e këngëve në festival, duke marrë të gjitha çmimet dhe kupat e zeza, dhe këtë festival, do ta quaj pa tjetër, festivali i kupave të zeza. Sepse për mua nuk solli asgjë të re, përveçse të privilegjuarit e Kujtim Alisë. Prononcimi i një prindi nga Gjirokastra -Ne sakrifikojmë shumë, që sjellim fëmijët në festivalin e Shkodrës. I paguajmë krijuesit që i bëjnë këngën fëmijës, sa frëngu pulën. Dhe këtu në festival, fëmija jonë nuk del për kënaqësi as në natë të tretë, edhe pse kënga është shumë e bukur. Se Festivali Mbarëkombëtar është i fëmijëve të kompozitorëve, dhe jo i fëmijëve të thjeshtë shqiptar, që kanë më shumë talent se ata. Ky nuk është festival privat, prandaj organizatorët t’i vënë gishtin kokës dhe të mos të na marrin sa për të plotësuar numrin e rretheve. Ky aktivitet madhështor ka një emër të madh Festivali Mbarëkombëtar. Edhe ne nga Gjirokastra, jemi shqiptarë, nuk jemi grekë. Në këtë festival mungoi Tropoja, Puka, Kruja, Peshkopia, Vlora, Përmeti që ka me të vërtetë talente dhe bilbila të vegjël, që duhen dëgjuar me kënaqësi, për t’i dhënë me të vërtetë vlera këtij jubileu të 40-të të këngës për fëmijë. Megjithatë, përveçse vlerësimeve të karierës me kupa të zeza, festivali pati dhe fituesit e këngës, me çmime të III, të II, të parë. Çmimin e parë – kënga “Universi” (Tiranë) Çmimin e dytë – “Ritmi i prindërve tanë” (Xhavit Ujkani) – “Më bëj një zanë” (Shpëtim Saraçi) Çmimin e tretë – “Ne presim, por s’e dimë” (Shkodër) – “Kapedani i gjyshes” (Shkodër) – “Kasper” (Kosovë) Dhe interpretuesja më e mirë e festivalit, u shpall Erjona Bushati me këngën që është kënduar edhe në festivalin e Malit të Zi. A kanë të drejtë shumë krijues nga rrethet dhe fëmij gjithashtu të pezmatohen nga organizatorët dhe juritë e festivaleve? Gjykojeni më mirë ju vetë! Mir u pafshim në festivalin e 41-të me ndërgjegje të pastër, e vizione të reja. Nga: Fatime Kulli Oso Kuka ka qenë kamikaz, ka hedh në erë veten dhe 24 jetë njerëzish. Emri i tij mund të jetë për një depo dinamiti në Afganistan Nuk qe e thënë për kombin tim të rritet natyrshëm. Faktorë të rëndësishëm brenda dhe jashtë vendit tim, ushtruan një trysni lesbike e ja mbërritën qëllimit final: kombi të mbetej shtatanik, e kjo mjaftonte për atë lukuni hileqarësh. E në se nuk qe e thënë të rritet natyrshëm, kjo nuk do të thotë që kombi im të mbetet shtatanik gjithë jetën e vet. Anipse vonë, pak e nga pak, gjeneratat janë këtu për t’ja shëruar varrët, të cilat në kohën e gjergjelezit ishin vetëm nëntë. Memoria e kombit u ndryshk pahiri në një kohë që s’qe kohë, në një vakt pa vakt. Episode jo edhe aq të lavdishëm i morëm me duar të pista dhe i vëndosëm në paragrafët e historisë së shtetit që ka njëmijë vjet që thuret e shthuret. Emra jo edhe aq të denjë ua qepëm me përdhunë dyerve të shkollave gjenerale e të nivelit më të lartë. Tani sa nuk është ende vonë për të gajasur të tjerët, s’ka përse të ngurrojmë ta vemë në vendin e vet gjithçka stonoi në realitetin bardh e zi që përjetuam “në kohërat e kolerës”. A nuk ndalemi tek një shembull që nuk është i vetmi e jo se jo djalë dëshiri. Një gjimnaz me histori e dinjitet që përgatit edhe ajkën e gjindjes së komunitetit siç janë poetët? Kush flet me zemër në dorë, nuk thotë Po. Mbase për faktin e thjeshtë se akademkë të gjallë e të vdekshëm presin radhën. Po miku im, ky analist i vonshëm e përdreq i anshëm, keqkuptohet sa kohë është i mëndjes se po hidhet baltë mbi Oso Kukën. Po e lëmë në shenjtërinë e vet Oso Kukën, pasi edhe atij vetë do t’i vinte turp për podin që i dhanë ata që sh(kruajtën) historinë e kombit tim. Si paradhënje i them mikut tim se besoj, nuk do të krenohet Palestina pas dyqind vjetëve me kamikazët e sotpërsotëshëm. Madje në stanin e antiherojve do t’i strehojë kamikazët. Ndërkohë kur i lexon këto radhë, miku im që është njëherit edhe analist i vonshëm, me siguri ngre gishtin për të më bërë me dije se edhe ti ke shkruar një vjershë përsëmbari për atë vend e atë kohë. E kam shkruar sak, dhe e ruaj në sepetin e perlave. T’i lë pa i cituar vargjet e asaj vjershe, do të thotë ta lë radhën ty për t’i vënë brenda një kornize në numrin parues të gazetës kombëtare “Shqipëria Etnike”. Po të kursej kohën o miku im imirë dhe analist i vonshëm, nuk e di përse, alias, për ç’shkak?
Vranina Agoni shterpë Mbi mirazhe vargjesh të pafundmë, Vëgimi im vjen shpesh atje: Sa herë dimrat rrullin ballin E shqipet, I grisin qiejt me britma.
Është shkruar e zeza mbi të bardhë. Një homazh për atë vend, i cili nuk kishte pse të mbetej nën hyqëm të malazezëve, në mos edhe për faj të atij rreshterit Otoman, i cili jo rastësisht lindi në qytetin tim. E në se kapërceva sapak cakun e heroizmit, kastile pozova GjergjFishtën, i cili na ka lënë këtë postulat: “Lahuta” mbart nxënës me të gjitha dhjeta edhe pse ishin hiç të shkëlqyeshëm në të shumtën e rasteve. Për analistin e vonshëm e jo vetëm për këtë, guxoj të them se i ashtuquajturi heroizëm i Oso Kukës nuk ka përse të glorifikohet. Te e fundit mund të shohet se, nuk pati asnjë gram shkollë, pati një pasaportë otomane, lindur rastësisht në metropolin tim, iu tek të bënte një aventurë si një rreshter i zellshëm që ishte, dhe e bëri proçkën. Zbatoi një ferman perandorak e dërgoi në parajsë njëzetekatër ëngjëj pa asnjë grimë faji mbi syprinën e këtij dheu. Nuk është faji im nëse veprimi i kamikazëve është i dënueshëm dje, sot e gjithë ditën, nga gjindja e qytetëruar sado e pakët të jetë kjo e fundit. Por rriskoj ta lë lumininë e vet Oso Kukën e të mos ia zgjat metastazat kësaj replike, aniçka në kundërshtim me dëshirën e mikut tim. Tjetërkund parkohet “jahti” i arsyetimit të analistit të vonshëm. Druhet se ideja për ndrrimin e emrit të gjimnazit në Dergut ka lidhje me rreligjionin të cilit i përkiste Oso Kuka. E sigurojmë se nuk është kështu. Megjithatë radhën e njerëzve të ditur që nis me Arshi Pipën, nuk ka përse të mos ia bëjmë me dije. Nuk është stacioni i fundit Oso Kuka. Ka gjasa të vazhdojë me “Azem Hajdarin”, “Arben Brocin”, “Shejnaze Jukën” e në kahjen e ndonjë shënjestre tjetër. E di se do vihesh në siklet kur ta marrësh vesh se propozohen emra të kalibrit të Lin Delisë, Kolec Thanit, Vasfi Samimit, Arshi Pipës, Martin Camajt, etj. Gjimnazi “Oso Kuka” besoj të ketë çerek shekulli jetë e përvojë. Di gjithashtu të ketë nxjerrë poetë me dhjetëra. Emrat e Olta Ndrukajt, Skënder Temalit, Alfred Çapalikut, Ana Lukës e ndonjë tjetri, janë të shenjuar dukshëm në “gjergjefin” e letrave shqipe. Ndaj nuk është mirë të ndëshkohen këta emra të përveçëm. Por është obligim gjithsesi të mos shuhet emri i një otomani tëmirë, e aq më pak i një muslimani të mirë. Nuk dijmë të ketë ndonjë punishte baruti dikund, ndonjë pikë karburanti që e mjel ndonjë “katarsist” verior, s’ka përse të mos i vihet emri i tij. Dhe mos o zot të emërtohet kamikaz, por të mëshirohet sipas aksiomës së Jezuit “fali o zot, se nuk dijnë çka bajnë”! Në të kundërt atëhere edhe Amerika duhet t’i vërë Manhatanit emrin e Bin Ladenit. Dashamir Cacaj Nano: Shokë hajdutë, vërjani shulin kaçorrit se na emori pushtetin Berisha Dinosauri i mbrapshtive po e mësyn Pallatin e Brigadave pa i hyrë ferrë në këmbë, e aq më pak pa ia ditur për nder opozitës që vonohet për t’ja treguar shtegun e xhunglës këtij aventurieri të pandreqshëm. Pasi bëri lesharapi të tijët, pasi lodroi e hodhi vallen me këtë stan kecërish qimendryshkur, pasi nuk mbeti kush pa u lançuar prej tij e pa u përbuzur si çmoskush, e ndau tortën për bukuri e ia futi një shqelm në prapanicë Mejdanit, i cilinë të pesë vjetët e mungullimit nuk u shfaq as edhe një dekikë në fushën e mejdanit. Njeriu me njëmijë e një vese hedh hapa delirantë drejt poltronës së kreut të shtetit. Me dredhi, ngutshëm, papërfillshëm, dehshëm deri në ç’akord e me brryla të mprehur, por kurorëzohet si mberti i Nepalit ta zëmë, e këtë ogiç këtu të mos e lëmë. Çmeritshëm e pa kurrëfarë plangu, ky dishepull i idiotizmit bën gati varrenë e gijotinën. Të rrish shtrembër e të flasësh drejtë, a nuk është pak centimetra larg theqafjes Shqipëria! Dorën e fundit të rrokullimës, u gjënd monstra t’ja japë. Pasi ka ndarë tortën rreket t’ua thuprojë ethet kecërve të mbetur në vathë. Mbahuni trima, u thotë. Shulin kaçorrit. Pa parë këmbën e cjapit, alias timen, përfund deriçkës, portën mos e hapni. Kujdes arkapijat se mos vjen Berisha! Nuk kam kohë për të humbur me ju qyrrashë të shtrembët se më duhet të jem darkëtar i një “stine të mërzitshme në Olimp”. Këtë paçavure shtet mbajeni në këmbë, anipse me paterica. Veshët bigë o trimat e xha Jahos. Pronto Gejxhit si gjithnjë, se po humbëm orientimin, nuk ka djall të na ndihmojë në këtë mot të lig kur të djathtët përgatiten të na kthejnë reston. Opozita nuk voton. Asaj i mbetet të brohorasë: E gjetëm presidentin! Ani pse nuk është konsensual. Pa votat e opozitës Presidenti i Shqipërisë është dytësi i hoxhë-alisë, sejmen i Mejdanit, president përgjysëm, alias President seksual. Dashamir Cacaj Demokratët detyrohen të braktisin vendin Një ndër figurat e lëvizjeve demokratike i cili ishte dhe anëtar i Partisë Demokratike i quajtur Zef Koçeku, i datëlindjes 29. 04. 1962, lindur dhe banues në Shkodër. Është ky person që ka qenë vazhdimisht një demokrat i fortë dhe ka marrë pjesë në të gjitha lëvizjet demokratike. Prandaj duke parë aftësitë e tija është ndjekur nga komunistët ku elemente të fshehtë socialistë i kanë bërë presione të vazhdueshme me letra e kërcënime të ndryshme atij dhe pjestarëve të familjes duke i vënë edhe dinamit shtëpisë ku për fat të mirë ai ka shpëtuar pa u eleminuar fizikisht. Në fillim të vitit 2001, Zefit i kanë bërë një kërcënim për ekzekutim fizikisht, i është caktuar dhe afati i ekzekutimit. Që nga kjo kohë është detyruar të lërë shtëpinë, të afërmit dhe çdo gjë tjetër për të shpëtuar nga vdekja vehten dhe familjen e tij. Prandaj sot ai dhe famlija e tij, gruaja dhe fëmijët, jetojnë në një shtet tjetër dhe kthimi i tyre në Shqipëri është i pamundur sepse ai dhe familja e tij është i dënuar me vdekje nga persona kundërshtarë të demokracisë. Pra kthimi i tij në atdhe nuk ka asnjë siguri. Zef Nika Familja Curri viktimë dhe akuzë Diktatura komuniste në Shqipëri nga dita në ditë po rritet. Demokratët janë në shënjestër dhe si rrjedhojë e një realiteti të tillë këta pesë vitet e fundit janë pushkatuar mijëra të tillë. Vetëm policë janë pushkatuar deri sot 208. Një ndër viktimat, njëkohësisht edhe një ndër akuzat është edhe familja Curri në Shkodër. Kanto Tom Curri është njëri ndër demokratët që është përfshirë në demonstrata, në tubime dhe veprimtari antikomuniste që në fillim të viteve 1990 për një Shqipëri të lirë. Ai është dhunuar shumë herë dhe në fillim të majit 2002 jeta e tij u kërcënua seriozisht. Një grup banditësh i dalin në rrugë, e rrahin, e torturojnë dhe i thonë se nëse nuk heq dorë nga bindjet politike të djathta do të pushkatojmë ty dhe familjen. Pak metra më tej, mikrobuzi i policisë, kësaj policie fashiste, bënte sehir, ose më qartë priste të realizohej skenari. Ky demokrat, i rrjedhur nga një familje me tradita antikomuniste, me të dënuar politikë përgjatë 50 e ca viteve të diktaturës, i internuar në Fier deri në fillim të proceseve demokratike në Shqipëri, ky demokrat, si vëlla i kryetarit të Shoqatës Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, zotit Luigj Curri, me dhjetëra herë ka provuar birucat, shkopinjtë e gomës, shqelmat e policëve banditë, deri një ditë që u detyrua të braktisë Shqipërinë. Dhe plaga e emigracionit politik nga dita në ditë po përmasohet. Kjo pasi komunistët e shtetit diktatorial të Fatos Nanos po zbatojnë pikë për pikë Katovicën e Ramiz Alisë. Kanto Curri është vetëm një rast, por kjo politikë e egër po kërcënon edhe mjekët, mësuesit, deri edhe gazetarët, siç është rasti i fundit me gazetarin e “Shqipërisë Etnike” Klajd Kapinova. Gjithsesi, diktatura po përballet me urrejtjen mbarëshqiptare dhe e mira duhet të fitojë mbi të keqen. Mbase popullit shqiptar i duhet të ndërmarrë hapa më të guximshëm e të zhdukë nga Olimpi pasardhësit e Enver Hoxhës që sot e gjithë ditën po bëjnë kërdinë duke terrorizuar këtë popull të shumëvuajtur. Sokol Pepushaj Kodi universal i veprimtarisë dhe metabolizmit të organizmit të njeriut ADN-ja është materiali bazë gjenetik dhe ndodhet në bërthamën (nucleus) e çdo qelize (që ka bërthamë). Ky kod trashëgimie pasi transkriptohet, “rishkruhet”, e tejçohet jashtë bërthamës nëpërmjet ARN-së. Kjo e fundit “përkthehet” (translation) në zinxhirë aminoacidesh që jan njësitë përbërëse të çdo proteine. Kjo do të thotë që ADN-ja kodon indirekt për proteinat, të cilat janë njësia bazë e çdo organizmi. Në këtë mënyrë mund të thuhet se ADN-ja përcakton veçoritë e karakteristikat e çdo organizmi, i cili përbëhet nga proteinat, të cilat përbëhen nga aminoacidet, radha e vendosja e të cilëve përcaktohet nga kodi që ADN-ja mbart. Pra kemi të bëjmë me një kod; çfarë dhe si është ky kod? Siç përmendet edhe më lart ARN-ja është kopja ekzakte e ADN-së e cila mund të dalë jashtë bërthamës. Në këtë mënyrë kodi mund të “përkthehet”, çka do të thotë dirigjimi i veprimtarisë dhe metabolizmit të organizmit. Ka tre lloje ARN-je. Ne do të flasim vetëm për dy prej tyre, mARN (mRNA, messenger RNA) dhe tARN (tRNA, transfer RNA). Koncepti i mARN-së që çon informacionin nga gjenet te ribozomet lindi jo shumë kohë pas botimit të artikullit mbi modelin spiral të ADN-së nga nobelistët James Watson dhe Francis Crick (1953). Në vitin 1958 vetë Crick hodhi hipotezën se ARN-ja shërben si ndërmjetëse në tejçimin e informacionit gjenetik. Kërkimet dhe eksperimentet e mëvonëshme e vërtetuan një gjë të tillë. Ndërsa tARN-ja është një molekul që njeh edhe mARN-në, edhe aminoacidet. Në njërën anë të tARN njeh dhe lidhet me një aminoacid. Cepi tjetër i tARN-së ka një segment tre-bazor që përkon me një segment po aq të gjatë në zinxhirin mARN. Segmenti tre-bazor, ose tripleti, quhet kodon. Ndërsa segmenti plotësues në tARN quhet anti-kodon. ‘Kodi gjenetik’ si term i korrespondon fjalëve tre-bazore (kodoneve) në mARN-të, dhe ky kod i referohet të 20 aminoacideve. Aminoacidet mund të krahasohen me alfabetin; nga bashkimi dhe kombinimi i germave mund të krijohen fjalë sa të duash, në të njëjtën mënyrë kombinimi i aminoacideve formon një shumllojshmëri të madhe proteinash. Thamë që kodonet janë ‘fjalë’ tre-bazore. Duke marrë parasysh se ka 4 lloje bazash del që gjithsej kemi 4x4x4=64 kodone të ndryshme (AAG, AGA, AGU, UGC, CCU, etj.). Megjithëse numri i aminoacideve është vetëm 20, prapë të gjitha kodonet kanë kuptim. Tre prej tyre janë stop-kodone, që tregojnë se ku duhet të mbarojë mesazhi, zinxhiri i aminoacidit. 61 kodonet e tjera janë për aminoacidet. Kjo do të thotë se mundet që më shumë se një kodon i referohet një aminoacidi; p.sh. leucina, serina dhe arginina kanë gjashtë kodone, prolina, threonina dhe alanina kanë nga katër, izoleucina ka ter, ndërsa aminoacidet që mbesin kanë nga dy. Vetëm metionina dhe tritofani nga një kodon. Pas deshifrimit të kodit gjenetik u pa se të gjitha gjallesat kishin të përbashkët të njëjtin kodon. Si rrjedhojë u pranua (gabimisht siç do ta shohim) që kodi ishte universal. Arsyeja ishte kjo; nuk ka pse p.sh. UUC të jetë një kodoni më i përshtatshëm për fenylalaninën, apo AAG për lyzinën. Kodi gjenetik mund të jetë një “aksident i ngrirë”, i cili pasi ndodhi duhet të qëndronte i pandryshuar. Në të kundërt çdo ndryshim do të ishte letal, shkatërrues pothuajse për çdo gjallesë. Pra një kod universal do të ishte një mbështetje e fortë e hipotezës së një origjine të vetme të jetës. N.q.s. jeta filloi në dy vende të ndryshme, pa lidhje me njëri-tjetrin, atëhere do të kishte shumë pak mundësi qëkëto dy “linja” jete të zhvillonin të njëjtin kodon gjenetik! Megjithatë është për t’u theksuar se kodi gjenetik nuk është absolutisht universal, por ka edhe disa përjashtime. P.sh. në mitokondrite e mizës Drosophila melanogaster kodoni UGA nuk do të thotë “stop” por i korrespondon aminoacidit triptofan. Ky lloj devijimi mund të konsiderohet deri diku i parëndësishëm sepse ndodh në mitokondri, të cilat kanë gjenom, material gjenetik shumë më pak sesa në bërthamë (nucleus). Por ka devijime të tilla edhe në disa gjenome bërthamore dhe prokarjotike. Tre protozoa, të paktën, duke përfshirë edhe Paramecin, kanë kodonet UAA dhe UAG që i referohen triptofanit, kur normalisht ato janë stop-kodone. Këto tregojnë se i ashtuquajturi kod universal nuk është me të vërtetë i tillë. Mos vallë kjo do të thotë se ka pasur më shumë se një origjinë jete në tokë? N.q.s.devijimet do të ishin rrënjësisht të ndryshme nga kodi standart atëhere mundet që një gjë e tillë të merret në konsideratë, por ato nuk janë të tilla. Shembujt e vetëm të kodoneve që ndryshojnë kuptimin nga një aminoacid në tjetër janë në gjenomet e mitokondrive. Në këto të fundit një ndryshim i tillë mund të ndodhë pa probleme sepse gjenomi i mitokondrive kodon për një numër të reduktuar proteinash. Si përfundim mund të thuhet se është një kod standart, prej të cilit me shumë mundësi rrodhën edhe devijimet. Kjo do të thotë se kodi standart gjenetik prapë mbetet një evidencë e qartë e cila përkrah idenë e një origjine të vetme të jetës. Fatos Kopliku Diplomuar në Gjenetikë-Biologji Molekulare, në Universitetin e Bosforit – Turqi Pasojat e revolucionit Në pamje të parë duket se opozita shqiptare është e ngathët, pasi shteti socialkomunist nuk funksionon. Por nuk është krejt kështu. Opozita po aplikon modelin institucional, po evolon, po reflekton dhe përgatitet ta rimarrë pushtetin pa gjak, pasi pasojat e revolucionit të tipit bolshevik të fillimvitit 1997 po vuajmë sot. Organizmat ndërkombëtare kanë merita të padiskutueshme në zgjidhjet momentale në politikën e nxehtë shqiptare. Shteti komunist i Fatos Nanos duket i pandreqshëm. Shqipëria sot është vendi më problematik ku shkelen haptas liritë dhe të drejtat njerëzore, ku kontrabanda, trafiku i armëve, prostitutave, spekullimi me donacionet e huaja janë tashmë fytyra e shtetit. Shumë veprimtarë demokratë janë vrarë, shumë janë dhunuar, shumë janë detyruar të largohen vetëm e vetëm të shpëtojnë jetën. Kemi publikuar qindra raste dhe do vazhdojmë pavarësisht presioneve që kemi patur edhe si gazetë. Kastriot Lam Mali, i lindur më 03. 02. 1964 në qytetin tashmë të deklaruar botërisht antikomunist Shkodër dhe gruaja e tij Valentina Feim Mali, duke qenë se kishin dhënë kontribute të shquara në fillim të proceseve demokratike në Shqipëri, janë kërcënuar shumë herë me eleminim fizik nga segmente të errëta të sigurimit të shtetit. Ish presidenti Sali Berisha më 12. 12. 1995, demokratin Kastriot Mali e ka dekoruar me “Medaljen e Trimërisë”, por pas revolucionit të 1997-ës, komunistët e vnë në shënjestër dhe në varrimin e deputetit Hajdari më 14 shtator 1998 u arrestua e u torturua për dy javë në birucat Luciferr të djajve të kuq komunist. Edhe më 09. 05. 2000 kur shoqëroi shefin e opozitës shqiptare në Vlorë u arrestua e dhunua për tre ditë nga forcat e komisariatit të Lushnjes. Dhe të mos harrojmë revolucioni i 1997-ës pat filluar pikërisht në Lushnje e Vlorë. Komunistët nuk kanë zot, nuk kanë shpirt. Sentiliano Mali, pra i biri i këtij demokrati, i shpëtoi për mrekulli rrëmbimit nga forca të errëta të sigurimit të shtetit më 14. 04. 2002, ndërsa më 05. 05 2002, ditën e dëshmorëve i është vënë lëndë plasëse shtëpisë së demokratit në fjalë. Edhe i ati, Lam Mali kish qenë kundërshtar i sistemit të Enver Hoxhës. I dënuar 7 vjet burg politik dhe i vdekur po në burg në 1989. Eh, edhe gruaja e tij Valentina nga rrahjet kafshërore të komunistëve në një miting të datës 06. 12. 2001, kundër votëvjedhjes në zjgedhjet parlamentare të 24 qershorit 2001, abortoi një fëmi. Edhe më 30. 04. 2002 kjo nënë, kjo demokrate është dhunuar dhe kërcënuar me vrasje. Në kushte të tilla kjo familje antikomuniste ka marrë udhët pa udhë të botës. Në kushte të tilla duket se edhe opozita është e ngathët, pasi revolucioni sjell shumë viktima. Sokol Pepushaj Shqipëria nën ligjet e kanunit Edhe pse kanë kaluar rreth 600 vjet, dekalogu i Lekë Dukagjinit, Kanuni po përdoret si rregullator i konflikteve. Vetëm në qarkun e Shkodrës janë të ngujuara për gjakmarrje 520 familje dhe shteti impotent bën sehir. Ligji nuk vepron, as atëherë kur ngatërresat kanë shkak pikërisht ligjin. Ja, Enver Selman Milani, nga fshati Domen, Komuna Postribë që në qershor 2001 ka patur konflikt pronësie me pasojë vrasjen. Babai i tij Selmani kish vrarë bashkëfshatarin Sait Radoj, vetëm se ligji për pronën lë shumë hapësira konfliktesh me pasojë vdekjen. Ky rast, meqë shteti shqiptar nuk vepron, është ndërmjetësuar për pajtim nga Misionarët e Paqes, por nuk ka patur sukses. Pas qëndrimit disa kohë i fshehur Enver Milani ka marrë udhët e mërgimit. Por qëllimi ynë nuk është këtu. Deri kur Shqipëria do ecë me Kanun? Edhe sa kohë duhet të integrohemi në familjen Europiane? Flori Slatina Pse nuk e dallojnë shqiptarët diktaturën me lirinë…?! Editorial nga: Albert Vataj Sokol Pepushaj Vijmë nga lufta dhe përditë luftojmë. Luftë bëjmë edhe për një president, por Europa ndryshe mendon. “Mijëvjeçari i Paqes”. Kështu e ka pagëzuar Evropa plakë këtë mijvjeçar të ri. Kjo, ndoshta për të shëruar mendjet tona të sëmura nga datime luftrash dhe emra pafund betejash, humbjesh e fitoresh. Ndërsa hiqemi zvarrë në këtë mijëvjeçar të paqes me plagët e një mijëvjeçari të luftës, dallojmë tashmë se janë ulur tytat, por janë ndërsyer qytat. Kjo nuk do të thotë se nuk ka tyta të nxehta e koka të nxehta që nuk pëdhosin pagëzimin e këtij mijëvjeçari. Sikurse nuk mund të thuhet me saktësi dhe të deklarohet me kompetencë se armëve u është dhënë lamtumira. Përkundrazi, sot vërtet nuk mund të flitet me zellet e ndihmës së barutit, sikurse nuk mund të thuhet se pacifistët janë gjeneratat e këtij mijëvjeçari të ri. Luftrat dhe çmenduritë kolektive që i dirigjon një synim pervers, janë dhe përbëjnë atë që ky mijëvjeçar duhet të ketë një kuptim të ri dhe të trajtohet ndryshe. Ai duhet të ketë lirinë dhe të drejtën e njeriut. Kjo liri dhe e drejtë, e sanksionuar në dokumentet themeltare të organizmave ndërkombëtare cënohet rëndë. Është fjala për shqiptarët, për këtë popull, i cili duket se kurrë nuk ka dashur të besojë tek angazhime të tilla dhe etiketime. Kjo ndoshta, pasi atij gati më shumë se askujt tjetër në Evropë iu desh të paguante çmimin më të shtrenjtë, preventivin e fatit. Konkretisht për liri dhe të drejta të njeriut as që duhet të mendojmë se bëhet fjalë. Sa e sa relacione të organizmave ndërkombëtare janë ndeshur me indiferencën dhe moskokçarjen e autoriteteve të Tiranës zyrtare. Parë në një këndvështrim të gjërë, kjo nuk përbën ndonjë problem, me të cilin duhet të merremi. Pasi ne e kemi pranuar këtë si të keqe. Pastaj pse të mos i aprovojmë dhe pasojat që rezonojnë gjatë relaksit të tij? Le t’i shohim të gjithë simptomat e shkeljes së lirive dhe të të drejtave të njeriut. Ato janë më të populluara në ato vende ku sundon një regjim komunist, ose neokomunist. Të paktën doktrina komuniste shqiptare i vinte në synimin e saj të hershëm, me ndërtimin e njeriut të ri. Krahas këtij ndërtimi nuk ka dyshim se liritë dhe të drejtat e tij do të shkeleshin me të dyja këmbët. Po ç’ka ngjarë sot, pas jo shumë vitesh, kur në pushtet nuk kemi tashmë konstruktorët e kësaj platforme, por trashëguesit më të denjë të tyre. Sot, ajo për të cilën ne mund të flasim fare pa menduar dhe të sigurohemi se kemi thënë në një mënyrë të vërtetën janë liritë dhe të drejtat e njeriut. Për to as që bëhet fjalë, se janë obligime ndërkombëtare dhe duhet të respektohen. Mund të thoni ju se ne nuk shohim ndonjë gjë, të cilës mund t’i vemë emrin shkelje e lirive dhe e të drejtave të njeriut. Natyrisht për një qytetar të një shoqërie, të një shteti të ndërtuar me tytat e armëve është shumë e vështirë të dallohet se ku fillon liria dhe ku evidentohet shkelja e lirisë së njeriut. Kjo është çështje konceptimi dhe ndjeshmërie. Sot për sot ndoshta do të hynte tek lukset, ajo që të ketë shqiptarë që dinë të dallojnë shkeljet e lirive dhe të drejtave të njeriut. Dhe vërtet është dhe duhet pranuar kjo gjendje indiferentizmi, përsa i përket specifikimit të dy caqeve të një qenieje njerëzore. Kjo i dashur, nuk mund dhe nuk duhet të vijë dhe aq shumë tek injoranca jonë, por tek mosnjohja që shprehim, tek menuja e lirive dhe e të drejtave. Ishim dhe jemi një popull i lirë me të drejta të plota. Por vetëm kur tkurreshim në vetvete, dallonim se diçka nuk duket se po shkon mirë. Megjithatë as atëhere nuk dallohej se kishim të bënim me shkelje të lirive dhe të drejtave themeltare, sepse për sigurimin e tyre çirrej shteti ditë e natë. Po edhe sot shteti çirret.
Në Kosovë janë të hapura plagët e luftës Edhe sot Prizreni i ka të çelura plagët e luftës. Konfliktet me pasojë deri në vrasje, madje edhe brenda komunitetit shqiptar janë të shumta. Ato janë një pengesë serioze për ndërtimin e një Kosove model sipas planit të ndërkombëtarëve. Segmente të UÇK-së veprojnë edhe sot gjithë ditën, madje ato sikur po merren edhe me larje hesapesh të kohës së luftës. Burime tonat bëjnë të ditur për gazetën “Shqipëria Etnike” se i riu Neritan Bajrami i datëlindjes 15. 04. 1982 nga Prizreni po kërkohet të pushkatohet si tradhëtar. Është vërtetë paradoksal ky rast, pasi akuza ndaj tij është tejet banale. Pra, ai akuzohet se paska lidhje me veprimtarinë e të atit. Ky i fundit gjatë luftës në Kosovë ka punuar me spiunazhin e Ushtrisë së Kosovës dhe një ditë ishte gjetur i pushkatuar me armë zjarri në banesën e vet së bashku me të shoqen. Ngjarja daton 22. 09. 2001 dhe ai që i ka gjetur ashtu ka qenë kushëriri i tyre Gëzim Ferhati. Fati duket kish qenë me Neritan Bajramin, i cili nuk gjendej aty, pasi kohë më parë si shumë të rinj kosovarë, kish marrë udhët e perëndimit. Sot ky djalosh, jo vetëm që nuk ka prindër, jo vetëm nuk ka shtëpi, por edhe nuk mund të kthehet në Kosovë, pasi megjithëse i pafaj, dikush kërkon t’ia marrë jetën. Por qëllimi ynë është diçka më i largët. Organizmat ndërkombëtare duhet të hetojnë jo vetëm mbi kriminelët serb, por edhe mbi grupet shqiptare që nën hijen e Kosovës po bëjnë masakra jo të vogla. Nga: Albert Vataj Duke patur një spekullim nga gazetat e ndryshme në Shqipëri për Deklaratën e Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, gazeta jonë nëpërmjet gazetarit Zef Nika siguroi të plotë këtë dekaratë për gazetën “Shqipëria Etnike”, për të bërë një informim real të opinionit mbarëshqiptar. Nr. Prot. 47/02 Tiranë, Maj 29, 2002
Komunikatë për shtyp Ne, Ipeshkvinjtë e Kishës Katolike në Shqipëri, të mbledhur në Asamblenë e Përgjithshme më datë 27-29 Maj 2002 në Tiranë, të shtyrë nga situata në të cilën jetojmë vendosëm t’i shprehim opinionit publik shqetësimet tona dhe qëndrimin tonë në përputhje edhe me udhëzimet e Shenjtërisë së Tij, Papa Gjon Pali II në vizitën e fundit AD LIMINA APOSTOLORUM, ku tha: “Mos u lodhni që ta ngrini me vendosshmëri zërin tuaj në mbrojtjen e jetës, që nga ngjizja e saj dhe mos lejoni të largoheni nga angazhimi për ta mbrojtur me vendosmëri dhe me guxim dinjitetin e çdo qenieje njerëzore…”.
Në mbështetje të këtij mendimi
deklarojmë si më poshtë:
Kisha Katolike edhe një herë, si edhe herë të tjera, dëshiron të theksojë disa nga dukuritë, tashmë të njohura, të cilat gradualisht po rrënojnë të ardhmen e mirë të popullit shqiptar. Veçanërisht denoncojmë ato dukuri negative të cilat duhet të luftohen nga mbarë shoqëria shqiptare: v Dhuna në familje e cila shprehet shpeshherë si në formën fizike po ashtu edhe në atë moralo-psikologjike. v Jeta është dhuratë e Hyjit dhe si e tillë ajo duhet të ruhet dhe të respektohet që nga ngjizja. Me dashuri për jetën dhe në emër të Atij që dha jetën për ne – Jezu Krishtit – kërkojmë nga prindërit shqiptarë që të mos ndërpresin jetën e fëmijëve të tyre. Në të njëjtën kohë dëshirojmë t’i bëjmë thirrje ndërgjegjes të të gjithë atyre që në një mënyrë ose në një tjetër përkrahin ose ndihmojnë realizmin e abortit duke u bërë në këtë mënyrë bashkëfajtorë dhe vrasës tëjetës së njeriut. v Nderi ka qenë, është dhe mbetet krenaria e çdo familjeje shqiptare. Ky Nder Kombëtar është duke u përdhosur shumë nga përhapja marramendëse e dukurisë të tregëtisë dhe skllavërisë së seksit. v Të gjithë njerëzit duhet të marrin mësim nga Jezu Krishti se jeta mund të jepet në shpëtim të të tjerëve e jo të merret si fryt i paaftësisë për të falur. Këtë mësim duhet veçanërisht ta respektojnë dhe përvetësojnë të Krishterët. Duke u mbështetur në forcën e autoritetit shpirtëror i bëjmë thirrje besimtarëve tonë që ta ç’rrënjosin njëherë e përgjithmonë dëshirën për t’u hakmarrë dhe atë zbrasti ta mbushin me gadishmërinë për falje. v Janë edhe shmë vepra të tjera kriminale të cilat dëmtojnë shoqërinë dhe e rrisin shqetësimin tonë si: droga, krimi i organizuar, korrupsioni…etj… v Dëshirojmë gjithashtu të shprehim indinjatën tonë të thellë lidhur me dukuritë e herë pas herëshme të dhunës mbi meshtarët e Kishës Katolike të cilët janë rrezikuar deri në likuidimin e tyre fizik. Kisha Katolike i drejton thirrje të gjithë besimtarëve, të gjithë njerëzve vullnetmirë dhe Organeve të Rendit, që t’i mbrojnë ata. v E ndjejmë se kohët e fundit është shqetësuar i gjithë opinioni publik lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë. Ne, Barinjtë e Kishës Katolike, në emër të të gjithë besimtarëve, u bëjmë thirrje të gjithëve të kenë përgjegjësi më të madhe për gjëndjen në të cilën ndodhet Shqipëria dhe të përpiqen për një të ardhme më të mirë. Me këtë dëshirë i bëjmë thirrje të gjithë Deputetëve, që të lënë mënjanë interesat personale dhe me ndërgjegje të zgjedhin në personalitet i cili do ta bashkojë shoqërinë shqiptare.
Duke ju dhënë bekimin tonë baritor, ju sigurojmë se, me dashuri dhe përvujtëri, do ta kryejmë misionin tonë me besnikëri ngaj Krishtit, Atit Shenjtë, Kishës në Shqipëri po ashtu nuk do ta pushojmë kurrë lutjen tonë për çrrënjosjen e të gjitha të këqijave që kanë përfshirë vendin.
Ipeshkëvinjtë e Kishës Katolike në Shqipëri
Satira politiko-shoqërore Kush do të jetë presidenti i ri Kush do të jetë presidenti i ri nuk e din as zoti në qiellë nga 10 kandidat propozon ç’do parti o burra shto ujë e shto miell
Shto miell e shto ujë e prap se prap s’kemi brumë me gatue marshallah si thotë kush kujë meqë s’ka burra t’gjehet një grue.
Burra Shqipëria s’ka në politikë të hedhim sytë nga patriarkati ishalla le noj djalë nji ditë ta mbajë dhia kumbonën kur s’din cjapi
Më lehtë president Homoseksual se konsensual Evropa me shqiptarët po ban eksperiment kur na servirë president konsensual po ban eksperient si Pavllovi me qent më lehtë gjejmë një presidentë homoseksual
Bani si të them unë Evropa rrin duke thanë por mos bani si të baj unë jemi apo s’jemi vërtetë vend sovran apo jemi shtet kukull, shtet majmun
Ne s’dimë ç’është presidenti konsensual o Fishtë të mos humtë ymri sa të jetë jeta m’vështirë të bashkosh dy shqiptarë ni fjalë the se të bashkosh ni thes me pleshta
Praktika kriter i së vërtetës Nji miku im ushtarak karrjere me një muz burrërore tipik u dashurua u magjeps me një kapterre rendi pas sajë 600 ditë
I shërbente me mirësjellje kapoja majore ku donte ajo e shpinte me makinë për të u bë poet e prozatorë s’ja vari se s’ja vari kapterrja kanarinë
U lodh u sfilit si ra gjënë sqep majori desh t’ja fusi plum vetes kurë kanarina u mashtrue me ni dopjo ferrnet Major o major praktika është kriter i së vërtetës
Në dasëm i pari shko i zoti i shpisë Nano me dhelpërinë e vet matematike u siguroi socialistëve një mazhorancë të qetë sipas syzeve të mija optike si lopa tamlin po e derdhë vetë
Ose nga radhët e PS-së ose president s’do kemi kuptohet mirë e din edhe Saliu i PD-së se pushteti nuk falet por fitohet
Dihet se gjatë gjithë historisë për ne shqiptarët ka kenë tradita i pari në kuvend e dasëm shkon i zoti i shpisë e jo gratë as fëmitë
Socialistët e dinë vetë atyre s’u mungojnë mendt as dhelpëritë po nuk zgjodhën dot president për ta do të thotë opozitë
Arbnori president një utopi Arbnori president do ishte një nga gjetjet më të zgjuara dhe s’ka nevojë për as nji koment ai përfaqëson 2 regjonet më t’persekutuara
Kjo do mbetet vetëm një dëshirë utopi më tepër se realitet dëshirë e atyre që mendojnë mirë Pjetrit as Berisha votën s’ja jep
Shqiptarët ushqehen vetëm me politikë Medjet i pushtuan politikanët edhe në kishë e xhami japin intervista luten e falen si talebanët dhe prap vazhdojnë mëkatet e pista
Politika pjellë imoralitet për ditë medjet ushqehen me lëndë të parë shqiptarët ushqehen me politikë si kullotë gomari barë
Socialistët i bashkon anti Berishizmi Socialistët të etur pa parasë e pushtetit nga çdo lloj idealizmi të qethur e të rruar pasi ja nxinë fytyrën njani-tjetrit vetëm anti Berishizmi i mban të bashkuar
Edhe i vdekur në xhenet fantazma Berishës i tmerron të pajtohemi e të vjellim edhe tre vjet se zogu nga dora po na fluturon
Thonë idealistët tanë majtist rri rahat Berishë ç’dreqin ke ne jemi borgjezë të egër me bisht ti volle dje, e sot po vjedhim ne
Zoti ka vdekë Vazhdon serjali i vrasjeve shqiptare oktapod i shpërfytyruar instinkt i barbarisë vrasje makabre, të shëmtuara imorale pa kursy kërkend as ropt brenda shpisë
O moj Shqipni e mjera Shqipni po vajton zana në mal të shkretë njerzit po vrasin n’kishë e në xhami o Zot ku je Zoti ka vdekë
Pendesa Sa herë tradhëtonte burrin rrëfehej ni putanë meshtarit plak i humbi durimi ni ditë ti që çdo muaj zen ni jaran kujton se zoti ka metë pa gjyslykë
Tash po vjen pleqnia s’mëkatnoj ma zoti do m’fal se unë baj autokritikë unë kam dashtë e kërkan s’kam vra unë s’i mohoj jaranat as dashuritë
Unë çdo ditë gaboj dhe them uratën e pendimit do vdes do dënohem me arrest shtëpiak Zoti ma heq 1/3 e dënimit ai që rrëfehet o pater s’ban kurr mëkat
Ku je nisë ashtu curak Ku je nisë ashtu gjysëm curak në shtëpinë e zotit nuk shkohet zberthyt ashtu edhe Krishtin e shtjen në mëkat nga kryqi i gozhduar tek ti i shkojnë sytë
Të paktën në kishë mos u zbulo se syni shkon atje ku nuk duhet robin e shkretë mos e provoko nga erosi është vështirë të ruhet
Dashnorja e babit tim Në TV një këngëtare e bukur si pëllumbeshë po këndonte me çifteli rrig e tring të gjithë i thërrasi bilbileshë një çun i thërriste dashnorja e babit tim
Unë isha në shtëpinë e atij çuni se babain e tij e kisha mik dhe i thash i lum ti o i lumi dashnoren ta ditkan dhe fëmitë
Erdhi botërori i futbollit Botërori i futbollit po ja mrrinë shqiptarët bajnë tifo për shumë emra të mbetur gjithmonë jetim veç për të tjerët u rrahë zemra
Bajnë tifo për gjermanët më tepër se gjermant n’ankth janë bastexhitë digjen për Azurrët e Braziljanët sa edhe gruan kan arritë me shitë
Gruan e shiti njani n’botërorin q’kaloj tani kursi i lekut është rritë dikush do humbë dikush do fitojë o bastexhi ishalla s’humni fmitë Nga: Prelë Milani
Shoferat në Diktaturë Shoferat të rij e të vjetër Kena udhtu rrugëve Shqipnisë Nga nji tranzit në nji tjetër Me fitue bukën e fëmijsë.
Jena nisë që në mes Nate Tuji zbardh Drita në lakt Qershis Tuji pershkue rrugë të gjatë Rreth e rrotull tuj ra Malsisë.
Kena kalue rrug të keqe Shumë kthesa me rrezike Nga lum Bardhi në kodërt keqe Me pyjet thella jena ba miqë.
Lufta e klasave ish tuji vazhdue Kishte arrit kulmi i mjerimit Nuk lenin në pyllë me ngarkue Pa marr në deg lejen e Kufinit.
Për fmitë punuem shumë S’ka dalë koh me i ledhatue I lamë në gjum e i gjetëm në gjum Nji herë në muaj jena çmallue.
Natë e ditë tuji punue Nën parullen e Partisë Si Shqipnin me shkatrrue Për hir të klasës parisë.
Tu na djegë acari e vapa Tuj u shty prej nevojës Tu na u vu kontrolli mbrapa Me na hjekë Buken e gojës ?! Nga: Zef Koliqi, Shan Sokoli |