…kena nisë mu ba milet…
Nuk e di pse mu kujtua kjo fraze e shkeputur nga nje kenge popullore ndersa degjoja ne televizione te ndryshme per grevat e shperthyera ne arsim dhe shendetesi. Ndoshta nuk eshte shprehja me e gjetur apo e goditur, por realisht me duket se kete dimer, shqiptaret e kane kuptuar se “alfa” e cdo gjeje, eshte mireqenia ekonomike. Ishte greva e papritur e pedagogeve te Universitetit Politeknik te Tiranes qe ndezi shkendijen e pare te grevave te ketij fund viti ne Shqiperi. Nuk dua aspak te komentoj faktin nese pedagoget kane te drejte ose jo ne kerkesat e tyre ekonomike, theksoj ekonomike qe kryesisht tentojne ne rritjen e pagave te tyre por edhe te nivelit te mesimdhenies ne shkollat e larta shqiptare. Nderkohe, nje greve qe kishte nisur prej shume kohesh, mori nje hov te madh pas kesaj greve te pedagogeve. Mesuesit e sistemit parauniversitar shqiptar, kerkuan edhe ata permes greves sindikaliste, rritje page dhe kushte te tjera me te mira per ta por edhe arsimin ne pergjithesi. Greva e sektorit te shendetesise, ishte vajo qe me krijoi realisht ndjesine me te kendshme ne te gjithe kete stine grevash. Me organizimin e tyre sindikalist, mesuesit dhe mjeket, treguan realisht se “kena nise mu ba milet”. Jane dy sektoret me jetike dhe me me vlere te te gjithe shoqerise shqiptare. Mjeket dhe infermieret, kane ne dore jeten e qytetareve. Nderkohe, mesuesit dhe padagoget jane ata qe na fusin ne rrugen e dijes per tu bere ndoshta ne nje te ardhme, ata qe do dhe duhet te udheheqin vendin tone. Nga ana tjeter, edhe pse kane kete rol jetik per shoqerine tone, keta sektore kane qene me pak te vleresuarit te pakten ekonomikisht, por edhe ne dinjitetin e tyre. Keto greva kane nje impakt mese pozitiv per gjithe jeten shoqerore. Eshte gjetur momenti i duhur per te bere presion per te plotesuar kerkesa ekonomike, theksoj ekonomike. Ne kete kohe, diskutohet projekt- buxheti i cili duhet te marre vulen perfundimtare ne Kuvendin e Shqiperise. Me te gjitha mjetet demokratike, kerkohet ndikimi ne permiresimin e projekt- buxhetit, i cili sznim paresor ka pikerisht rritjen e mireqenies se shqiptareve. Kerkesa per rritje pagash, sidomos ne kushtet qe i ka aktualisht arsimi dhe shendetesia, eshte mese normale. Rruga e zgjedhur, eshte nje demokraci e kulluar qe enderrojme prej vitesh. Merita te vecanta, kane edhe sindikatat e vendit tone, te cilat si rradhe here, kane gjetur momentin e volitshem, por edhe mbeshtetjen e mesuesve dhe mjekeve. Mu kujtua fillimi i viteve te demokracise, ndersa percillja apo komentoja grevat e para ne sistemin pluralist. Asokohe, opozita (pavaresisht nga ngjyra) hidhej me nxitim ne mbrojtje te cdo greve, e drejte ose jo. Mjaftonte qe te njoftohej zhvillimi i nje tubimi apo manifestimi dhe menjehere lidere apo eksponente te opozites kryesisht, nxitonin te viheshin ne krye. Kete here, opozita meriton fjalet me te mira. Ajo nuk eshte perzier as hapur por esdhe as fshehtas ne grevat apo levizjet sindikaliste. Soic ndodh dhe duhet te ndosh, eshte nje “beteje” ne mes punedhenesve (qeverise) dhe punemarresve (sindikatave). Ky dimer qe nisi disi i nxehte, por qe u ftoh, mendoj se duhet te mbahet mend ne historine e re te pluralizmit shqiptar. Ndoshta nuk eshte shprehja me goditur dhe e gjetur, por me kenaqesi mund te pohoj se “…kena nise me u ba milet….” Ne te gjitha drejtimet, shoqeria civile, sindikatat dhe politika. Sa per turqizmat, ne gjuhen shqipe ato jane prezent edhe ne tekstet e kengeve te ndryshme, kryesisht popullore. Blerti DELIJA
Unioni I Gazetareve te Veriut binjakezohet me Lidhjen e Shoqatave Shqiptare dhe Arberesh ne Itali Eshte nenshkruar me 3 dhjetor 2004 ne Shkoder kontrata e bashkepunimit ne mes Unionit te Gazetareve te Veriut (UGV) me qender ne Shkoder dhe Lidhjes se Shoqatave Shqiptare dhe Arberesh ne Itali me qender ne Rimini. Kontrata eshte nenshkruar nga kryetaret respektive z. Blerti DELIJA dhe z. Alban KRAJA. Kontrata e bashkepunimit ka nje kohezgjatje fillestare 5 vjecare me te drejte riperteritje me deshiren e paleve nenshkruese. Nje kopje e kesaj kontrate, sic eshte parashikuar, eshte depozituar edhe ne Konsullaten Italiane ne Shkoder, personalisht konsullit Roberto ORLANDO. Permes ketij dokumenti, dy shoqatat binjakezohen ne mes tyre, intensifikojne bashkepunimin e instaluar deri tani. Se bashku, do te organizohen aktivitete te ndryshme te larmishme ne Itali dhe Shkoder, do te shkembehen grupe te ndryshme etj. I rendesishem eshte fakti qe dy shoqatat impenjohen per nje kontribut me te madh per permiresimin e vazhdueshem te imazhit te Shqiperise dhe shqiptareve jo vetem ne Itali por edhe ne bote. Njekohesisht, jeta e emigranteve shqiptare ne Itali, do te jete me prezente ne mediat e Veriut te Shqiperise, permes pasqyrimit nga grupe te ndryshme gazetaresh qe do ti bejne realitetit ne Itali. Kontrata e bashkepunimit, eshte edhe nje zanafille e mire per te mundesuar ngritjen profesionale te gazetareve dhe njerezve te medias ne Veriun e Shqiperise. Permes nje intelokutori te mirenjohur dhe aktiv si Lidhja e Shoqatave Shqiptare dhe Arberesh ne Itali dhe presidentit Alban KRAJA, do te mundesohet shume shpejt specializimi i antareve te Unionit te Gazetareve te Veriut prane institucioneve prestixhoze mediatike ne Itali. Nje ure bashkepunimi dhe bashkerendimi ne favor te Shqiperise dhe shqiptareve duke evidentuar vlerat me te mira te Italise dhe te marredhenieve te shlekqyera ne shekuj te miqesise tradicionale Itali- Shkoder, keshtu mund te konsiderohet kontrata ne mes Unionit te Gazetareve te Veriut dhe Lidhjes se Shoqatave Shqiptare dhe Arberesh ne Itali. Kryetaret DELIJA dhe KRAJA jane te bindur se me kontributin e jashtezakonshem qe ka dhene dhe do te jape Konsullata Italiane ne Shkoder dhe konsulli ORLANDO, kontrata e bashkepunimit do te jape frutet e veta dhe madje shume shpejt. Sokol PEPUSHAJ
Ata që rrèzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha u pèrndoqèn Sot kanè kaluar 14 vjet e tetè ditè nga protesta madhèshtore antikomuniste e 13 dhjetorit 1990, kur në qytetin bastion të antikomunizmit, Shkodèr, u shemb pèrdhe busti i diktatorit komunist Enver Hoxha. E, sot pas kaq vitesh shumè heronj që vunè jetèn në rrezik për një Shqipèri të lirè, pa diktaturè, janè detyruar të marrin udhèt e perèndimit, për të shpètuar jetèn e tyre dhe të familjeve, pasi hakmarrja komuniste u ka shkuar nga pas si hije vdekjeprurèse. Antikomunisti i njohur Helidon Ndoc Palushani, i datèlindje 17 gusht 1972, anètar e veprimtar aktiv i shoqatès politike antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, së bashku me babanè e tij, Ndoc Loro Palushani, lindur më 22 prill 1944, megjithèse aspiruan për lirinè e demokracinè e pastèr shqiptare, demokracia u bè një pamundèsi të materializohet pèrtej shpirtit atdhetar, pèrtej ndjesisè shqiptare. Ata, që në fillim të vitit 2000, aty në janar, morèn udhèt pa udhè të ikjes. Helidon Palushani në fillim të proceseve demokratike në Shqipèri, kish kontribuar edhe për legalizimin e fesè, ku në meshèn e parè ka qenè në krah të priftit që pat celebruar meshèn nèn tytat e armève të komunistève që ishin vendosur në pika strategjike të Shkodrès, në pritje të një urdhèri që fatmirèsisht nuk u dha nga Ramiz Alia. Sidoqoftè dhuna mbi njerèzit ka qenè e egèr, ku edhe Helidon Palushani e provoi. Dhunè të tillè kafshèrore kishte provuar ky shqiptar i mirè edhe më 14 shtator 1998, kur deputeti demokrat Azem Hajdari i pushkatuar në mes të Tiranès nga diktatorèt e kuq, u pèrcoll për në banesèn e fundit. Kèrcènatat ndaj tij kanè qenè të shpeshta deri sa zgjodhi ikjen si të vetmen rrugè të shpètimit të jetès. Lekè Pepushaj
Fati tragjik i kosovarit Adrian Plumbini Në Pejè të Kosovès, afèr stacionit të ternit, aty ku Adrian Ermenogjildo Plumbini kishte lindur më 27.09.1981, ku kish rritur shtatin, ku ishte edukuar në një familje me tradita, sot mèson një tragjedi. Në kohèn e luftès familja e tij ishte nèn dy sulme, atè të serbève që po bènin kèrdinè mbi shqiptarèt e Kosovès, por edhe të grupeve terroriste islamike që e kèrcènuan për t’u larguar nga trojet e të parève ose për ta eliminuar fizikisht. Atje na thonè se Adrian Plumbini ishte një besimtar i mirè kristian, kishte marrèdhènie të mira me gjithkènd. Megjithatè dèshira për ta jetuar jetèn duket se ishte e madhe për të, pasi më 1998 babai i tij detyrohet ta çojè deri në Maqedoni, nga ku daja mund ta ndihmonte të shkonte diku në perèndim. Gjithsesi sot pas kaq vitesh, ai megjithèse ndoshta dèshiron ta shohè vendin e tij, nuk mundet, pasi gjendja është ende nèn terror, nèn frikè, nèn dhunè. Peja ka plot probleme dhe rikthimi i tij nuk mund të ketè fat tjetèr, veç atij të viktimès. Albert Vataj
Nexhmija e shkodrës Reshperja Jozefina Topalli qyqja e Parlamentit Shqiptar “Ah, ju krijesa varfanjake! Ju, që mendoni se jeni aq të mëdhenj! Ju që gjykoni që njerëzimi është aq i vogël! Ju, që dëshironi të reformoni gjithçka! Pse nuk reformoni veten? Kjo detyrë do të ishte më se e mjaftueshme” (Frederik Bastiat) 1-Historikisht pjesëmarrja e grave në politikën shqiptare ka qenë e rezervuar, duke i imponuar diskriminimin e poshtërimin gjinor. Duke qenë të diskriminuara, të prangosura nga pabarazia, te disa gra politikane fillon tërbimi i ç’prangosjes në forma të ndryshme. Ato shfaqen euforike, hakmarrëse, duke paraqitur kështu, modelin e gruas së egër në politikë. Dhe egërsia nxit më shumë konflikte, pakënaqësi, pa prodhuar dot vizione të reja në politikë, duke penguar zhvillimin për ndryshim në jetën politike, sociale e kulturore në vend. Ato marrin mbi vete përgjegjësi, që s’mund t’i përgjigjen kohës, me formimin intelektual e politik. Të ndjekësh seancat parlamentare në Kuvend, duket sikur sheh ndonjë ndeshje boksi, a ndonjë përmjerë estrade me humor të rëndomtë, aspak etik, për autoritetin e institucionit më të lartë shtetëror, aty ku prodhohen ligjet për drejtësi e barazi. E populli i shkretë nuk harron, i regjistron në kujtesën e tij, dhe zhgënjimin e shuan në mësim, se zgjedhjet parlamentare po afrojnë. Pjesëmarrja direkte e debateve në Kuvend, ose nëpër konferenca të shtypit, politikanët tanë shfaqin format e dhunës psikologjike kundra njëri-tjetrit. I mungon fryma e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit për të mirën e vendit e të popullit. Kësaj gjuhe, nuk mund t’i shpëtojë infektimi edhe gjuha e dy nënkryetarëve të parlamentit shqiptar, zonjës Makbule Çeço dhe zonjës Jozefina Topalli. Zonja Çeço, me gjuhë konfliktuale, kërkon t’i vërë shkrepsen situatave të nxehta politike, që krijohen nga burrat politikanë. Kurse zonja Topalli me vajin e saj karakteristik, e nxin më shumë qytetin e Shkodrës. Fraza e famshme e Balzakut “Pijetorja është parlamenti i popullit” është aktuale edhe për popujt e sotëm, që kërkojnë reforma, ndryshime e zhvillime në jetën sociale. Nëse do t’i keni veshët e ngrehur në popull, do të dëgjoni se ç’flasin ata. Për zonjën Çeço thonë se; ngjason me intelektin e “Nafies së Dybekut” dhe është e paaftë për të ekuilibruar situatat e subkoshiencës që amplifikohen në parlament. Ajo i ndez më shumë ato, me arbitrim të pandershëm, dhe humbësi është populli. Kurse për zonjën Topalli, thonë se; është shndërruar në një shpend ndjellakeq. Ajo vajton si qyqe në parlament e zëri i saj shkund edhe malin e Taraboshit. Nuk është vajtonjëse e mirë e mjerimit, ku Shkodra ka 14 vjet që lëngon nën tingujt e poemës migjeniane “Kangët e mjerimit”. Kur Qyqja këndon në parlament, në Shkodër thonë: Zoti na ruajtë, mos na gjen ndonjë e keqe ma e madhe. 2-Dhe gjithkush ka të drejtë të pyesë: Përse vuan Shkodra? A ka patur strategji politike për ndryshimin dhe zhvillimin e kryeqendrës së Veriut? Po politikanët dhe pushtetarët qendror e vendor, që kanë dalë nga ky qytet, çfarë kanë bërë për të ndryshuar gjendjen e zymtë, të pakënaqshme të standardit jetik në këtë qytet? Dhe përgjigjet s’duan përgjigje me leksione vaji, ato tashmë dihen nga “parlamenti i popullit”. Përgjigjet për argumentin në fjalë, janë varur në ndërgjegjen morale të gjithë atyre që kanë qeverisur e drejtuar qytetin e Shkodrës, që nga marsi i vitit 1992 e deri në fund të 2004-ës. Por “parlamenti i popullit” symprehtë e inteligjent, i kujton politikanëve të djeshëm e të sotëm, shprehjet e filozofit të lashtë grek, Sokratit: “E keqja vjen nga padija” dhe “Të njohësh të vërtetën, është në vetvete një veprim moral”. Prandaj ju, zonjë e nderuar, thoni se e doni Shkodrën shumë, dhe qani për të, duke thënë: -Më vjen keq për Shkodrën, si asht katandis, si një fshat i keq, etj., etj. Po pse s’qëndruat në Shkodër, për të kontribuar për ndryshimin e saj, nga “fronti” i problemeve kaotike, por u ngulët në Tiranë, apo Shkodra ju duhet vetëm për vota. Ato çka thoni ju nëpërmjet vajit, nga tribuna e tempullit të ligjit, mund të jenë të vërteta, por sa e besueshme jeni ju, duke vajtuar në kurriz të skamjes, pa i dhënë zgjidhje me alternativa konkrete. 3-Zonja Topalli është deputete e një zone elektorale të Shkodrës, qysh në zgjedhjet e majit të vitit 1996. Pra, deputete e tre legjislacioneve, por Prefektura e Shkodrës ka 8 deputetë në parlament, ku 5 deputetë përfaqësojnë qytetin e Shkodrës. Sipas logjikës, jeni përfaqësuese legjitime e një të pestës së popullsisë në qytet. Dhe me të drejtën absolute që jua jep mandati nxirrjani nga fundi i dheut fondet shtetit në fuqi, për banorët e zonës suaj. Në parlamentin shqiptar është burri i urtë e i mençur, zoti Pjetër Arbnori, që për çdo rast e gjen midis qytetarëve të zonës së tij, për të qarë hallet me ta, pse jo edhe për të gëzuar me ta. Po ju, zonja Topalli, sa herë i keni mbledhur banorët e zonës suaj, të dëgjoni shqetësimet e tyre, duke përjashtuar kohën në pragzgjedhje, dhe kërkimin e votave gjatë vizitave shtëpi më shtëpi?! Deputet i Shkodrës është edhe zoti Valentin Palaj, i cili gëzon një respekt njerëzor, jo vetëm nga banorët e zonës zgjedhore, por nga e gjithë Shkodra, se është serioz, korrekt, për ato që kërkon. Nuk është qaraman. T’i kthehem sërish z.Arbnori, i cili ka qenë Kryetar i Parlamentit Shqiptar nga viti 1992-1996. Ku e ka përfaqësuar atë denjësisht, me shpirtin e moralin e një njeriu korrekt e human, ku skaliti me dinjitet njeriun politikan me diplomaci intelektuale të mirë e të zot. Asnjëherë z.Arbnori nuk e ka shfrytëzuar postin e Kryetarit të Parlamentit, për të çensuruar dëshirën e zgjedhësve dhe të Këshillit të Partisë Demokratike në Shkodër, që të zgjedhë kryetarët e bashkive sipas preferencave të tij. Vendimet e Partisë Demokratike në Shkodër, për të kanë qenë ligj. 4-Kurse ju, e nderuar zonja Topalli jeni e pranishme kudo dhe kurdo, në selinë blu të qytetit dhe në pushtetin lokal, që përfaqësohet nga Partia Demokratike. Nga zëra të brendshëm të selisë blu thuhet se, ju keni forcën absolute për të emëruar apo shkarkuar emrat sipas preferencave dhe interesave tuaja, duke çensuruar mendimet e anëtarëve pjesëmarrës në partinë blu. 5-Dua t’ju rikujtoj një seancë parlamentare, ku diskutimi juaj, irritoi shtresën e qytetarëve të varfër, në gjithë Shqipërinë, ku si një Reshfere tipike citove: “Unë kam hyrë në politikë nga një familje qytetare shkodrane e shumë e pasur, nuk kam ardhur me çorape të grisura, nga zonat rurale”. Zonja Topalli! Nuk është turp të jesh i varfër (me çorape të grisura), ashtu sikurse nuk është turp të jesh i pasur. Turp është ta përçmosh varfërinë, siç deklaruat ju publikisht para shqiptarëve në ndarjen e hendekut të pasur – të varfër. Ndoshta këtu qëndron edhe thelbi i sekretit të përzgjedhjes së njerëzve që ju preferoni t’i ingranoni në politikë, prandaj dhe zhvillimet në këtë qytet, ecin me hapin e breshkës, jo me vrapin e progresit. Meqë ishim tek “çorapet e grisura”, të zonave rurale, vazhdoj: Në qytetin tonë ekzistojnë tre pedagogë në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, si z.Tonin Gjura, z.Arben Prendi dhe z.Vinçenc Marku. Këta zotërinj me potencial shumë të lartë intelektual, nëse do të ishin me bindje të majta, nuk do t’i kishin shpëtuar “gjuetisë” së Partisë Socialiste, por ja që janë të djathtë dhe vuajnë ndoshta konceptin e ndarjes së hendekut pasuri-varfëri, pasi të tre vijnë nga zonat rurale dhe për ta s’ka vend në postet drejtuese të Partisë Demokratike, as në parlament. Siç duket, zhvillimi politik i partisë blu ecën me mendësi të vjetra se duhet të jesh nga qyteti, i familjes së mirë e i pasur, që të hysh në jetën politike, pa peshuar vlerat njerëzore e intelektuale, dhe kapacitetin e këtyre tre pedagogëve të mrekullueshëm, që rrezatojnë dije dhe kulturë shumëdimensionale, qysh në komunikim të parë. Ky “propozim” ishte thjesht sa për kujtesë, se ndoshta s’keni vend për njerëz të zgjuar me vizione të reja, se keni mjaft intelektualë të vetëvlerësuar brenda gjirit të partisë suaj, prandaj edhe ndryshimet social-politike janë të prekshme, siç e prekim diellin me dorë, çdo ditë. 6-Po i rikthehem sërish Reshferes parlamentare. Zonja Topalli, meqë keni deklaruar se jeni shumë e pasur, dhe vajtoni shpesh herë në parlament për varfërinë e bashkëqytetarëve të tu, qytetarët pyesin: -Si s’e keni zgjidhur asnjëherë qesen, qoftë edhe për një familje, nga qindra të varfër që jetojnë në këtë qytet, ose të paktën të hidhni një kilogram zhavor në ndonjë gropë të qytetit, ku qyteti po fundoset në gropat e tij nga paaftësia e pushtetit lokal që punon nën ndikimin depostian, të diktatit Topalli, që ka fituar statusin e përjetshëm politik në Shkodër. Dhe “parlamenti i popullit” ju kujton sentencën e pavdekshme të Aristotelit: “E përjetshmja dhe Koha nuk janë të pajtueshme”. 7-Në Shkodër ka edhe parti të tjera, aleate të Partisë Demokratike, gjithashtu dhe të majta, por që nuk respektohen sipas lojës politike. Prandaj e nderuar zonja Topalli, ju jeni një nga të pestë deputetët e Shkodrës, dhe nuk jeni pronare e një çifligu, që ta mbani nën urdhërat tuaja, e të vajtoni si qyqe, se këtu jeton një komunitet me bindje të ndryshme politike. Dhe varfëria e mjerimi s’kanë ngjyrë. Aspiratat e komunitetit nuk imponohen, me vaj e lot krokodili, se “parlamenti i popullit” vëzhguesi më i drejtë, thotë: Vaji është tirania e të paaftëve. 8-Për kujtesë: Më 8 prill 2004, në Parlament rrëzohet rezoluta për çamët. Opozita dha 53 vota (pro). Ju munguat e nderuar zonjë, duke i dhënë mundësi deputetëve antishqiptarë socialistë ta rrëzojnë atë, duke lënë një njollë të zezë në faqet e historisë kombëtare. Turp! Ju s’votuat, duke u bërë përkrahëse e antishqiptarizmit. Por “parlamenti i popullit” çam nuk do t’jua harrojë këtë papërgjegjshmëri politike. Edhe unë jam një antare e këtij “parlamenti të popullit” çam, pasi jam bijë e trevës më të lashtë, të tokës shqiptare, nga Çamëria. Edhe pse familjes sime iu imponua të vuajë persekucionin e tmerrshëm të burgjeve komuniste, e internimeve, unë s’kërkova strehë “mëshire” në politikë për t’u reformuar, por kërkoj një sistem shoqëror të zhvilluar, ku të mbizotërojë mirëkuptimi dhe paqja shpirtërore. Gjithashtu një shtet ligjor, që të mbrojë interesat e shtetasve dhe të kombit. Më kujtohet Rusoi, shkrimtari i madh për çështjet shoqërore, që ishte një autoritet kulmor i demokratëve në botë, ku theksi i teorisë së tij është: “Pushtetari duhet që të ndjekë modelin që krijon ligjvënësi. Ligjvënësi është mekaniku, që shpik makinën; pushtetari është vetëm punëtori që makinën e vë në punë”. Më tej vazhdon: “Dëshironi që t’i jepni stabilitet shtetit? Atëherë sa më shumë të jetë e mundur afroni ekstremet. Mos toleroni as njerëzit e pastër e sa lypsarët”. Ndoshta këto mendime të Rusoit vlejnë për shumë nga politikanët alla-shqiptarë, por edhe për ju, zonja Topalli. Fatime Kulli
Lëvizja e Mirditës (1920), shkaku dhe pasojat Tepër e vështirë për një studiues (sado i zellshëm që mund të jetë) me dhanë konkluzione për një ngjarje historike për kohën që nuk e ka jetue. Por, gjithsesi në vazhdën e studimeve historike që jam mundue të baj krahasime mes autorëve duke iu referue atyne burimeve që i kam konsiderue ma të kthjellëta pa asnjë paragjykim fetar, krahinor, apo politik. kam shkrue për ndonji pashallar renegat dhe ndonjiherë jam përballë me reagimin e ndonji fanatiku të cilit nuk i pëlqen t’i kujtojmë të shkuarën, por gjithsesi në qoftë se do të harrojmë të shkuarën do të përsërisim gabimet dhe fajet e paraardhësve dhe këtë nuk do t’na e falin pasardhësit. Shkrimi të cilin do të trajtojmë ma poshtë asht shkrue nga nji klerik katolik i quejtun dom Ndoc Nikaj, shkrimtar, studiues, historian dhe (në mos gabohem) autor i romanit të parë shqip, mjaft i shquem për seriozitet dhe objektivitet. Në historinë e tij “Kujtime të nji jetës së shkueme”, autori na sjell në kujtesë (me mjaft korrektësi) “Lëvizjen e Mirditës”, të cilën shumë pseudohistorianë dështakë e kanë quajtur “rebelim”! Shikoni si e trajton autori këtë “fragment” mjaft të trishtueshëm të kësaj revolte mbarëpopullore të Mirditës: “Vjeti 1920 kje nji vjet shumë i keq për Mirditën. Ajo për çdo vjetë gjindet në mungesë të bereqetit, por ky ishte viti ma i thatë për Mirditën. Përkundrazi në atë vit (1920), Serbija pati mjaft kollomoq e grunë e prandaj atje gjindej me çmim mjaft të lirë, por qeverija shqiptare e pati mbyllë kufinin me Serbie dhe hymjet e daljet baheshin vetëm me leje të veçanta. Marka Gjoni e krenët e Mirditës, që nji vit ma parë u ndodhën në kundërshtime të forta me Qeverinë e Tiranës, për shkakun e zgjedhjeve të bame për deputetët e Parlamentit. Qeverija sikur në vende të tjera pati çue për zgjedhjet edhe Mirdita pati ba zgjedhjet në vend, kurse qeverija e Shkodrës pa pritë me marrë emnat e të caktuemve për shkak të vonesës (tue marrë si justifikim) i pati zgjedhë ajo vetë deputetët për Mirditën. Marka Gjoni i dërguem edhe prej krenëve të Mirditës (dhe prej ankesave të vegjëlisë) erdhi në Shkodër e m’u lut me shkue me te dhe u nisëm për Tiranë. Shkuem bashkë në Ministrinë e Mrendëshme, që në atë kohë ishte Ministër Mehdi Frashëri. Këtu Marka Gjoni ia paraqiti mjerimin e popullit për mungesë buke (për arsyet që thamë ma nalt),s e kollomoqi ishte tepër shtrejtë e populli i Mirditës tepër i vorfën dhe nuk kishte si me e ble. Mehdi Frashërit (i cili e quente veten si kambë e naltë) sjellja e Marka Gjonit iu duk krenare dhe që në fillim e priti ftoftas duke iu përgjigjë se Qeverija nuk kishte të holla për ndihma e populli t’i bante derman vetes si gjithnji. Mirëpo, – i tha Marka Gjoni, kurse drithi asht aq lirë përtej kufinit pse nuk kujdeset Qeverija me hapë kufinin e me i lanë të lirë njerëzit me ble drithë në Serbije? N’ato fjalë Mehdi Frashëri u revoltue e mori poza krenarie. Nuk më kujtohet se çka i tha Marka Gjonit, porse fjalët u egërsuen në mes tyne aq sa Ministri i tha Marka Gjonit se Qeverija nuk do të ndigjonte pallavrat e tye, e se kishte për t’ja qitë faren! Në atë fjalë Marka Gjonit i këcej gjaku në krye e si idhnak që ishte e guximtar brofi në kambë me vrull e iu turr Ministrit për me e kapë në fyt. Unë i habitun për atë të papritun, i dola para Marka Gjonit që ma në fund mujta me e ndalue në skajin e tryezës. Mehdi Frashërit i cili në kambë kje zverdhë e ba si i vdekun. Marka Gjoni mbasi pati ndalue turrin, – mos të kjosha falë, – i bërtiti me të madhe, – eja ma qit faren se të pres kur të duesh. Ministri belbëzoi edhe disa fjalë nëpër dhambë e Marka Gjoni tuj turfullue doli prej derës së zyrës, u bashkue me mecat (djemtë që pati lanë në roje mbas derës së Ministrit) të armatosun si gjithë herë. Marka Gjoni u kthye në Shkodër e prej andej doli në Mirditë. Kaloi në Serbije e mori lejen për me ble kollomoq (misër) atje. U kthye në Orosh, mblodhi krenët e vogjëlinë e u diftoi hapat e bamë në dy anët për me i ndihmue popullit. Hapi rrugën për Serbi, të cilën Qeverija Shqiptare e pati ndalue dhe kështu mirditasit e shuen zinë e bukës. Me të marrë vesh Medi Frashëri për çeljen e rrugës së bame prej Marka Gjonit, çështjen e pati ba të madhe së tepërmi, ia parashtroi Qeverisë dhe Këshillit të Naltë tue paraqitë punën porsi nji kryengritje, ndërsa ajo nuk pati asnji qëllim tjetër veçse me ngi popullin me bukë. Për nji mëni personale, për nji shtytje fanatike që bluante në mend dhe në shpirt ministri e të tjerë aso kohe përballë Mirditës, porsi nji katolike krenare e papërkulme, Ministri i Mrendshëm pati guximin me e quejt marrjen e drithit në Serbi si nji kryengritje”. Lexuesi duhet të vërejë me kujdes sa bukur hyjnë në rezonancë mendimet e të ashtuquajturit patriot Mehdi Frashëri me izolimin total që i bani shqiptarisë Enver Hoxha, duke “bekuar” talonin si “simbol” të mirëqenies! E kam theksuar diku në një shkrim se diktatorët kanë një “portret”, ata ndryshojnë vetëm në “kornizë”… Siç e theksuam ma nalt, konflikti mes Marka Gjonit dhe Mehdi Frashërit u banë shkak me msy e me shtrue Mirditën krenare të papërkulurën e shekujve. (Shënimi asht i imi – M.B.). Vlen të kujtojmë lexuesit nji ndërhyrje që vërteton katërcipërisht thanjet e autorit të naltpërmendun, Dom Ndoc Nikaj, dhe që asht nji akuzë e fortë dhe mjaft konkrete ndaj “patriotit” Mehdi Frashëri. Ja si shprehet Mehdi Frashëri: Të gjitha të këqijat që Ahmet Zogu i ka ba Shqipnisë, ja fali. Mjafton lufta e tij që i bani klerit katolik dhe katolikëve në përgjithësi. (Ref. “Postë Restante” K.Tasi. Athenes, 1929). Sipas D.N.Nikaj, kaëtr muaj luftë bani Qeverija Shqiptare kundër Mirditës duke e djegë e “pjekë” me shtëpija e me bagëti. Ndërsa Gjon Marka Gjoni u detyrue të ikë në Jugosllavi. Duhet theksue se “Lëvizja e Mirditës” ashtu si dhe ajo e Malësisë së Madhe, Dukagjinit e Pukës, u shtypën me dhunë e terror dhe me të njëjtin intensitet siç patën veprue ushtritë pushtuese osmane madje edhe shumë oficerë që i patne shërbye ushtrisë osmane, drejtuan këto aksione të turpshme. Tepër e çuditshme lufta kundër këtyne zonave, sa të vorfna në ekonomi, po aq të pasuna në bujari, besë, karakter dhe atdhedashuri! Këto veprime arbitrare kurrë nuk mund të shlyhen nga kujtesa e atyne që i mbajtën mbi supe dhe kjo aspak për hakmarrje por me qëllimin e mirë që kurrë të mos përsëriten. Mark Bregu
Tmerri i mafiozëve nga zgjedhjet e lira -Pjella e diktaturës nuk mund të ofrojë paqe, siguri dhe demokraci- Njeriu tmerrohet nga humbja e saj që ai çmon si më të shtrenjtë. Për socialistët e korruptuar nuk ka gjë më të vlefshme se pushteti. Të humbasësh një skeptër të fituar ndershmërisht është pjesë natyrale e lojës politike. Të dëbohesh me daulle nga një pushtet i paligjshëm është për ta e tmerrshme. Dhe nuk është vetëm humbja e privilegjeve të pamerituara, as braktisja e taborëve të servilëve, as tharja e lotëve mallëngjyes të kongresmenëve, as zgërdhirja poshtëruese e të pabesëve. Jo! Tmerri i mafiozëve u krijohet nga përmasat e frikshme të zullumeve të tyre. Nga akuzat e ngritura prej çdo zemre shqiptari, nga tërmeti që kërkon të hapë kasafortat e parave të tyre të pista; nga e qeshura kozmike e historisë me atë turpin që pushtetarëve socialistë s’ua luan dot as lumi, as deti. Edhe pse shtiren si naivë dhe gjoja të bindur në fitoren e tyre, të ardhshme, mafiozët socialistë janë plotësisht të bindur që kanë dështuar në të gjitha frontet. Dhe frikën më të madhe e kanë nga ai, të cilin e kanë përfillur më pak: populli. Nuk ka gjë më tronditëse se urrejtja e padukshme e popullit. Edhe për një buzëqeshje të kursyer njeriu shpesh ndihet i shqetësuar. Edhe për një vonesë takim ai përpiqet të gjejë një justifikim para vetes, po të kesh shpurë një popull të tërë në pragun e dëshpërimit, të një pikëllimi pa shpresë! Kur tiranëve u shmangen dhe sejmentë besnikë, gjithë njerëzit u duken atentatorë. Enver Hoxha u bë përbindësh edhe për njerëzit e vet më të afërt kur kuptoi se nuk po ia kishin aq fort frikën. Uniteti në krim është gjithmonë i brishtë, aty ku njerëzit bashkohen për të ushqyer të tjerët, mbretëron frika që ata mund të shqyejnë edhe njëri-tjetrin. Sikur Enver Hoxha të kishte jetuar ashtu edhe disa vjet do të niste të pushkatonte ndoshta edhe bijtë e tij. Te tiranët frika e mund dashurinë. Në harmonitë e krijuara mbi padrejtësinë, lufta brenda llojit është shumë e ashpër. Aty ku mbretëron morali dhe dashuria njerëzore, çdo kontradiktë kapërcehet pa shumë pasoja. Ndryshe botën do ta kishte mposhtur e keqja. Mafiozët socialistë kanë shumë frikë nga heshtja e popullit, nga ajo diferencë përbuzëse, që akumulon mllefe të mëdha. Ata ku ta gjejnë që populli të qahet e të ankohet. Ku ta gjejnë që të kenë kështu mundësi të masin shkallën e zemërimit dhe të padurimit të tij, të kënaqësisë dhe hakmarrjes së tij. Njeriu ulërin, qan e bërtet kur mendon se po e dëgjojnë dhe po ia zgjidhin hallin. Ndërsa kur nuk ka shpresë dhe na ka matur pulsin e shpirtligësisë, hesht dhe pret ditën kur do të ndahet përfundimisht dhe demokratikisht prej atyre që ua ka numëruar dhëmballët e ujkut. Dhe kjo ditë po afron zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Në kampin e çakejve ka nisur diferencimi i madh. Unitetin e ka zëvendësuar çoroditja, solidaritetin – përçarja, besnikërinë – thika pas shpine, harmoninë – gjuetia e shtrigave, meritën kolektive e ka zëvendësuar nevoja për kurbanë e kamikazë. Më shumë se opozita tani zgjedhjet e lira dhe të ndershme po i kërkon me ngulm viktima direkte, populli. Të zënë në çarkun e ngritur për t’i vjedhur popullit përsëri votën, socialistët e korruptuar po shtiren si viktima, sikur fajtorë janë ata që nuk kanë fituar më thellë është mosinteresimi i popullit për të votuar, sikur mëkatarë është opozita, që ankohet pse socialistët qenkan të aftë të nxjerrin tetë deputetë nga një fshat dhe pse rrëmbekan gjysmat e deputetëve me anë të gjykatës. Mirëpo ndonëse qahen pa u rrahur, shpifin e trillojnë lloj-lloj akuzash dhe po ulërijnë për të mos lëshuar istikamet e vjetra të vjedhjes së votës, përsëri janë të bindur se e kanë humbur davanë, që populli nuk voton për ta, edhe sikur t’i premtojnë (si prindërit e tyre) se do ta bëjnë të hajë vërtet me lugë të florinjtë. Vetëm një pushtet që e ka humbur çdo besim te dashamirësia e popullit për të sulmon kështu popullin. Uria, terrori dhe daullja janë armët e fundit që po përdor kuçedra që i ka zënë popullit grykën e shpellës nga buron uji. Mos vallë përpara humbjes së sigurisë, socialistët e rënë në dëshpërim të thellë kërkojnë të acarojnë në elektorat sindromin e vjetër të frikës për ta detyruar popullin të paktën të mos reagojë ashpër kur ustallarët t’i vjedhin atij votën. Ata socialistët po i shëmbëllejnë atij banditi që hidhet në greminë, kur sheh ortekun që po zbret nga mali për ta zënë nën vete. Është e vështirë të merret me mend se ç’lloj instinktesh aktivizohen te njeriu në çastet e agonisë. Mafiozët socialistë s’kanë lënë pa përdorur asnjë kapital të ndyrë, që u ka lënë trashëgim diktatura për të krijuar atë situatë frike dhe terrori me të cilën i fitonin dikur zgjedhjet 99,99%. Të mbushësh institucionet me njerëz të inkriminuar, të paaftë të cilët janë konvertuar në zbatues të përpiktë të urdhërave të verbër dhe politikë nga “Bosët e Dollarit” siç janë: -Presionet dhe shantazhet nga më çnjerëzoret të personave të cilët merren me infrastrukturën zgjedhore. -Kërkojnë të blejnë komisionet apo të infiltrojnë me njerëzit e tyre të kastës së vjetër, këta vetëm me një çmim, të mbajnë dhe të riciklojnë monopolet e tyre. Këto ndodhin kur populli është kaq i acaruar, t’u prishësh shtëpinë fukarenjve dhe t’u deklarosh se nuk ndjen ndaj tyre asnjëlloj përgjegjësie. Ky është realiteti i dhimbshëm i Shqipërisë, i cili është shndërruar në vendin më të varfër dhe të pasigurtë të Evropës Perëndimore, nga këto mëkatarë që kanë harruar që janë shqiptarë, por s’kanë harruar që drejtojnë përfitimet e këtij vendi. Një tablo e tillë e tmerrshme ishin edhe zgjedhjet e ditëve të fundit në komunën e Dushkut. Arian Uruçi, Jurist Trajner për çështjet zgjedhore në Qarkun Shkodër
Nëpër labirintet e jetës kosovare Në Kosovë edhe pas prezencës dhe administrimit nga ndërkombëtarët e UNMIK-ut, gjendja vazhdon të jetë kaotike. Pasiguria për jetën është lajmotiv i shumë shtresave, etnive apo religjioneve. Konfliktet për arsye përkatësie të etnisë, racës por veçanërisht fesë, vijojnë të jenë mjaft të ashpra. Një nga viktimat e këtyre konflikteve është edhe Mirash Sufi. Më 4 tetor 2003 Mirash Sufi kthehet nga shteti britanik në Kosovë për t’u riatdhesuar. Nuk kanë kaluar as dy javë kur Mirashi më 16 tetor 2003 u vra nga grupe terroriste islamike. Mëkati i vetëm i Mirashit ishte të qenit katolik. Fenomeni është më se shqetësues dhe raste të tilla si ai i Mirash Sufit ka patur mjaft. Fenomene të tilla shumë të dënueshme ndodhin në një Kosovë me 94% të popullsisë muslimane dhe vetëm 6% katolike. Edhe pas 5 viteve administrim nga ndërkombëtarët, Kosova nuk po shkëputet dot nga të tilla skena dhe ngjarje që e dëmtojnë shumë imazhin e saj kudo në botë. Muslimanë dhe të krishterë të gjithë kemi një Zot, por me sa duket grupe të caktuara terroriste në Kosovë nuk e kanë kuptuar ose nuk duan të dëgjojnë fjalën e Hyjit. Deri atëherë, viktima si Mirash Sufi fatkeqësisht do të ketë në Kosovë. Korresp. i “Shqipëria Etnike”
Qyteti që u ngrit mbi një grua Rozafa, për shumëkënd emër gruaje… Por të gjithë e dimë, është një emër lavdie, legjende, krenarie. Pikërisht ashtu quhet kalaja madhështore që të pret në hyrje të Shkodrës. Mbi një kodër afër Bunës qëndron e heshtur por jo e pafjalë. E, po ta sodisësh mirë, ti mund të flasësh me heshtjen e kalasë. Ajo heshtje do të të tregojë gjithçka, por kurrë misterin e kalasë. Në mos e kuptosh dot pse ajo kala sot hesht, të paktën dije që dikur ato mure folën, bërtitën, qanë… Mund t’ju duhet absurditet se si një mur mund të flasë, të qajë apo edhe të bërtasë, por ja që është e vërtetë… Duhet theksuar se ky është një mur i gjallë, që as koha, as shekujt nuk e mbytën dot, madje sa më shumë kohë lë pas, në shqip flet. Sot ndoshta pamëshira e vetë kohës apo edhe e vetë fatit, i mohuan të drejtën këtyre mureve të flasin, por ata vazhdojnë edhe sot të qajnë. Qajnë e nuk flasin… Qajnë dhe heshtin… Shekujt nuk e lehtësuan dot dhimbjen e saj. E, ndërsa e sotmja i sheh lotët e saj si madhështi, prapë shekujt rrinë indiferentë. Dhe ky indiferentizëm, kjo mospërfillje e vet lotin e saj, lotin e një nëne, të një gruaje, mbi shtatin e së cilës u ngrit një qytet. Amanetet e saj i dëgjon toka, Buna, Drini, Taraboshi, qielli. Fati i saj i kundërshtua nga të gjithë, përveç saj. Pranoi të bëhej themel i parë dhe i përjetshëm i një qyteti, i një kulture. Dhe vërtet u bë mit, legjendë shumëshekullore, duke sfiduar fatin me atë që sot quhet lavdi, legjendë, madhështi… Rozafa ishte grua, nënë, kurse sot kala dhe mit i një legjende epokash. E legjenda tregon se aq shumë i qe dhimbsur foshnjëza e vet, sa edhe pse e murosur për së gjalli (ndoshta kjo mizori shprehet thjeshtë me një madhështi të heshtur dhe të papërfillshme në ditët e sotme) deshi ta shikonte prapë, ta përkundte prapë, ta ushqente e ta ledhatonte… Kjo pastaj me rrjedhën e kohës dhe të shekujve, frymëzoi shumë poetë, që nga lashtësia e deri tek ata të ditëve tona. Ata i kushtuan asaj madhështire, asaj force, asaj historie me qindra e mijëra vargje, ku shpesh herë edhe me frymëzime të shfrenuara (përtej fantazisë) e bënë njerëzimin të imagjinojë një tablo të mrekullueshme mbi historinë e Rozafës, vajzës që sot mbart një qytetërim të hershëm. Por pse kjo sot shihet vetëm si një legjendë, një legjendë që ne sot vetëm dimë ta tregojmë?! Mos vallë edhe ne, në njëfarë mënyre e pranuam atë mizori; murosjen për së gjalli?! Indiferentizmi e pohon këtë gjë. Jemi ne e sotmja, që duam të murosim përgjithmonë historinë e Rozafës brenda një legjende e aty ta gozhdojmë, në mënyrë që përsëri kjo legjendë të kalojë brez pas brezi në shekujt e ardhshëm, thjesht si një histori e një kalaje. Vallë edhe ne do të kemi guximin të pranojmë lotin e saj dhe ta lëmë atë të derdhet sërish në vitet e ardhshme?! E, pasardhësit tanë sërish në bazë të legjendës do ta kuptojnë se ende Rozafa qan, jo për shkak të dhimbjes, sepse shekujt i ngurtësuan çdo gjë, por për shkak se atë po e rivrasim me mospërfillje, këtë herë për të krijuar legjendën e s’di se kujt?!… A nuk do të ishte mirë që në qendër të Shkodrës të ngrihej shtatorja e Rozafës, jo vetëm si monument historik, por edhe kulturor? Emiranda Lukaj
Demokratët të kërcënuar detyrohen të lënë Shqipërinë Edhe pse jemi në vitin 2004, dhuna, represioni dhe hakmarrja ndaj ish-familjeve të të persekutuarve dhe për më tepër ndaj pinjollëve të këtyre familjeve, që pas vitit 1990 në Shqipëri përkrahën proceset demokratike, vazhdojnë. I tillë është dhe zoti Shpëtim Deli Haxhija, aktualisht 33 vjeç, me banim në qytetin e Koplikut. Si shumë të tjerë edhe Shpëtimi, meqenëse rrjedh nga një familje e persekutuar për 50 vjet me radhë nga regjimi komunist diktatorial i E.Hoxhës, ku kulmi arrin në vitin 1946 kur familja Haxhija u përfshi në kryengritjen e armatosur të Postribës kundër instalimit të diktaturës në Shqipëri, ku xhaxhai i Shpëtimit, Adem Haxhija, arrestohet dhe vdes nga torturat e komunistëve pas 6 muajsh në hetuesi dhe kuptohet se si është trajtuar kjo familje nga regjimi i gjatë komunist në Shqipëri, të cilëve më vonë u digjet edhe shtëpia duke u dëbuar që të punojnë në punët më të vështira dhe pa të drejtë shkollimi. Me mbërritjen e proceseve demokratike në Shqipëri, Shpëtim Deli Haxhija bëhet anëtar i Partisë Demokratike me qëllim formimin dhe përhapjen e saj. Dhe Shpëtimi merr pjesë gjallërisht në demonstratat dhe mitingjet e organizuara nga Partia Demokratike në vitet 1990-1992 dhe jo vetëm, por së bashku me vëllezërit e tij, duke e vazhduar aktivitetin dhe veprimtarinë e tij për rreth 15 vite me radhë. Gjatë viteve 1992-1996 kjo familje pati rritje të ekonomisë me firmën e njohur Shpk “London”, por edhe pas rikthimit në pushtet të komunistëve në vitin 1997, ndaj familjes së Shpëtim Haxhijat dhe familjes së tij rifilloi përsëri survejimi, me anë të kërcënimeve dhe keqtrajtimeve, me qëllim të këtë familje demokrate ta kthejë në shërbim të tyre duke i sulmuar edhe biznesin përmes taksave shumë të larta dhe kontrolleve të herë pas hershme. Veçanërisht presioni ndaj Shpëtimit intensifikohet në zgjedhjet e tetorit të vitit 2000, të 24 qershorit 2001 dhe në zgjedhjet e 12 tetorit 2003, kur Shpëtim Haxhija tek po shkonte në shtëpinë e tij arrestohet nga persona të cilët duke e kërcënuar e fusin në furgonin e policisë. Arrestimi, kërcënimi dhe dhunimi i të cilit rezultoi i qëllimshëm shtetëror dhe hakmarrës nga forcat e sigurimit të shtetit që kërkonin të ruanin pushtetin e dhunës dhe korrupsionit, por fatkeqësisht represioni kohët e fundit është shtuar jo vetëm ndaj Shpëtimit, por edhe bashkëshortes së tij, Zamira Haxhija. Meqenëse Shpëtimi posaçërisht në prag të zgjedhjeve të vitit 2005 e ka shtuar veprimtarinë e tij, ndonëse ndodhet nën kërcënim të vazhdueshëm dhe rrezik evident deri për jetën e tij dhe të afërmve, të cilët në këto kushte kur u kërcënohet edhe jeta kurrsesi në Shqipëri nuk mund të mbijetojnë, por fatin e tyre, e veçanërisht Shpëtim Haxhija duhet ta kërkojë në ndonjë vend perëndimor. Vasel Gilaj
Të jetosh me faqe të bardhë në një shtet ku drejtojnë faqezinjtë është e vështirë E mira e të mirave është t’i shkruash gjërat siç janë, e jo si na i do qejfi. Do bënim mirë sepse fiton kryesoren, pra përgatit qytetarë inteligjentë e seriozë, dhe po të ishte ky qytetar serioz s’do lejonte të luanin me fatin e tyre gjithfarë horrash e horricash. Të jetosh me faqe të bardhë është e vështirë shumë, kur ngado që të lëvizësh rrethohesh nga faqezinj të përjetshëm, të etur vetëm për djallëzira. Zgjedhjet e 2003-it i vunë përfundimisht kapakun tragjedisë shqiptare, se nuk mbeti kush pa u bërë pushtetar në këtë vend. Shikoni kot për kuriozitet dhe del në përfundimin trishtues që njerëzit që s’i duhen një lek dreqit ose ata që i ka rëndë toka jo më njeriu, janë emëruar në qeveri e pushtetin lokal. Duke mos ia ngrënë hakun ndonjërit, tek-tuk ka edhe nga ata që e meritojnë të jenë pushtetarë. Pra gati të gjithë pushtetarët lokalë e miqtë e tyre në Tiranë, politikanë e politikane, kanë arritur në një pikë si meshkuj e femra janë kthyer kopjo e mordes qeveri që vetëm merr e asnjëherë nuk jep. Sinqerisht jam shumë kurioz ta di se a e dinë këtë opinion që kanë njerëzit për ta, apo lozin pjesën e të paditurit ose edhe më keq e dinë fort mirë por kështu i duket e drejtë dhe e logjikshme, prandaj nuk pyesin për njeri e jo më për opinionin e tyre. Ky është kulmi i mendjemadhësisë së pushtetarëve tanë që kujtojnë se kanë prekur qiellin me dorë, por këta kapadinj harrojnë fjalën e moçme se “kur ka rënë pushteti romak, bie gjithkush”. Kur ta lexojë këtë shkrim ndonjë opinionist që për vete i ka punët në rregull, do të thotë se këta janë mendime pesimistësh, por nuk është ashtu, përkundrazi unë jam optimist. Pyesim, në duar të kujt ka rënë sistemi demokratik? Përgjigja është e thjeshtë e të del fjala pa e menduar fare, pra edhe sistemi demokratik është në duart e zhelanëve që udhëhoqën për 50 vjet, plus i janë shtuar edhe kriminelët ordinerë, furdet, fuksat e bashkë si një bishë e tërbuar i janë sulur pushtetit, biznesit e duhet thënë se deri tani ia kanë arritur qëllimit të tyre, pra janë klasa sunduese në vendin tonë. Shihet që këtu s’ka vend për optimizëm, se t’u besosh përrallave me mbret pa pikë bereqeti, se s’të lë logjika tani pas 14 vjetësh “demokraci”. Në vitet ’70 në Shkodër pati ardhur një hetues mizerabël, kriminel, ai duke e ditur se qytetarët e Shkodrës njiheshin besimtarë si katolikët e myslimanët, atëherë ai për t’i dënuar sa më shumë shpiku një poshtërsi të ulët që vetëm mendja e një zdraluku mund t’i ketë këto djallëzi që i dolën me sukses në punën e tij, e regjimit komunist terrorist. Ky hetues i vinte para të burgosurit Biblën ose Kuranin e kjo sipas besimit përkatës të të burgosurit dhe i thonte të betoheshin para tij, e ndodhi që gati të gjithë treguan të vërtetën para Zotit dhe dënimet ishin të tmerrshme për ta e familjet e tyre. Këtë histori ma tregonte një ish i burgosur politik që fatkeqësisht nuk jeton më. Këta katilë sot e kanë për niente të shpikin poshtërsira për t’u pasuruar e për të pasur pushtet, prandaj Shqipëria është vendi rekord në Evropë për fukarallëk, korrupsion e krim. Duhet theksuar që kjo gjendje s’erdhi rastësisht, por me një strategji të fortë e të përpunuar mirë nga ustallarët e krimit, fanatikë që për ta të bësh keq është normale. Shkurt muhabeti, palaçot livadhisin në këtë vend, ngaqë nuk pati kush t’i ndalonte e kjo ndodh që opozitar duhet t’i marrësh leje dikujt që s’dinë çka do të thotë opozitë, e të votohesh nga seksionet ku në të shumtën e rasteve janë pronë e pushtetarëve lokal ose farefisnore apo të komanduara nga elementë ordinerë që e ka mendjen vetëm tek përfitimi, kurse për mendimin e shumë qytetarëve të jesh opozitar ndaj së keqes s’kemi pse i marrim leje askujt se edhe në kohën më të tmerrshme s’i morën askujt leje të bëjnë opozitarin. Prandaj duket cinike të votohesh nga disa shpikje qesharake e aspak të vërteta por vetëm inekzistente e aspak idealiste por makinacione të ulëta që i japin pushtet e pasuri një grushti njerëzish të panjerëzishëm, ku mund të gjenden me shumicë në postet drejtuese përfituese kryesisht në pushtetin lokal e në atë qendror e partiak. Shihet pra qartë se nuk është rastësi gjendja në Shqipëri, e prandaj udhëhiqemi nga një grup njerëzish të papërgjegjshëm, se s’ka kush i ndal, se ato që janë e duhet të jenë zëri i ndryshimit e në krye të situatës, pra t’i vinte gjoksin siç i përballoi me heroizëm për 50 vjet pa ndërprerje gjaksorët dhe çka fitoi. Gjithashtu ekziston edhe një tjetër element, ai qytetar e rinia e sotme provokohen në mënyrën më të ulët, e u thuhet pa pikë turpi, të votohen nga gjithfarë fukarash, që çdo gjë mund të jenë, por demokratë kurrsesi. Prandaj opozita në mënyrën më urgjente duhet ta hapë derën për këtë element të tërhequr nga politika, se me të drejtë krenaria e tyre i bën të distancuar nga jeta politike e pushteti. Shkurt ruhet mos i fusin në film prandaj janë mospërfillës. Ndonjëherë të bëhet edhe të heshtësh e të jetosh këtë realitet shqiptar, e kjo tentativë në vetvete e për të heshtur, vjen nga disa deklarata bombë të zyrtarëve ndërkombëtarë për vendin tonë, që me thënë të drejtën na vret shumë kur e thonë të huajt. Duhet ta pranojmë se duke përjashtuar ndonjërin që mezi ç’pret të qesë vrer për Shqipërinë e shqiptarët, shumica e këtyre deklaratave janë reale ose e thënë popullorshe, s’i bie fjala në tokë, prandaj një shqiptar i përgjegjshëm e atdhetar duhet të angazhohet fort për të denoncuar pisllëqet e sistemit e pushtetarëve tanë të pacipë e antishqiptar, që sillen ndaj vendit tonë sikur të ishte ndonjë ishull bazë për piratët. Puna e zanati i këtyre piratëve është vetëm të vrasin e grabisin këdo që u del përpara. E di që ndokujt nuk i pëlqen ky mendim e ka për të thënë të kundërtën, por edhe këtyre tipave i them, dilni e shihni vetë gjendjen, por është edhe më e thjeshtë se kaq, pra shkoni në ambjent e rrini me njerëzit e thjeshtë e dëgjoni se çka thonë ata për pushtarët e pushtetin në përgjithësi, e keni për t’u habitur çka do t’ju dëgjojnë veshët, dhe domosdo do bindeni edhe ju. Sa më fort të shtohen poshtërsirat e maskarallëqet në vendin tonë, njerëzit normal e të përgjegjshëm turbullohen shumë e gjenden të pështjelluar në disa lloj punësh e kujtesash, dhe arrijnë të vënë edhe veten në dyshim, e kjo ndodh ngaqë duke kërkuar me të drejtë barazi e drejtësi, dhe s’e shohin askund atëherë marrin rrugën e tërheqjes e mbyllen në guackën e tyre për ta ruajtur nga ambjenti i fëlliqur që e rrethon. Ky është realiteti sot dhe po i ndodh fatkeqësisht qytetarëve fisnikë shqiptarë. Të jesh fisnik s’është pak e ky titull i fituar nga shumica e shqiptarëve ndër shekuj përballë pushtuesve që edhe pse e pushtuan vendin ushtarakisht, asnjëherë nuk arritën që ta pushtojnë në shpirt, zakone e gjuhë dhe traditë. Pra ky element e ka të vështirë t’i besojë dokujtdo e aktualisht vetëm 40% e popullsisë është aktive në votime, kurse 60% e tyre shohin punën e vet e s’duan t’ia dinë aspak për politikën. Vetvetiu del pyetja pse ndodh ky fenomen, a pse nuk begenisin, apo kanë frikë? Por duke i marrë të dyja bashkë deri diku kanë të drejtë, se edhe pse disa faktorë apo opinionistë ku me ngulm e me të drejtë kërkojnë ndryshime, por marrin shembull ndyshimi individë të ndryshëm, që janë shije e tyre dhe disa grupeve, por kurrsesi të besueshëm për shumicën e qytetarëve shqiptarë. Jemi në vitin 2004 e qytetarët shqiptarë maten fort t’i besojnë fatet e tyre, gjithfarë tipave. Për qytetarët zotni, është luks të rrinë sa më larg horrave. Besoj se jemi dakord të gjithë që duhet të matemi mirë përpara se të vendosim për diçka që është jetike për të gjithë. Një fjalë e urtë thotë që moti i mirë shihet në nadje, s’më vjen mirë ta them, por moti është i vrenjtur e do Zoti hapet, pra shpresojmë. “Mendja e madhe e zeza e të zot” ka thënë i moçmi, por edhe tjetrën “Njeriu është më i fortë se guri” e po t’i analizojmë janë reale. E para për pushtetarët, e dyta që janë shumica e popullsisë në Shqipëri. Pse ndodh kjo, ngaqë kryeministri e pushtetarët çdo gjë e kanë bërë bërrnut, kurse për vete kanë bërë një pasuri që pa frikë e pa xhelozi duhet thënë se pak kush e ka në Evropë. Prandaj i ka hipur mendja e madhe dhe i gënjen mendja se do të përjetojnë edhe në të ardhmen, por duke dëgjuar dynjanë, opinioni i tyre është ky, po e them fjalë për fjalë. Këtyre pushtetarëve të shkretë i gënjen mendja e kot lodhen e sforcohen të paraqiten si klasë e lartë e mondane, se po t’i shohësh hollë-hollë s’kanë pikën e edukatës e intelektit ta demonstrojnë në ambjentet mondane, kjo jo se i mungon leku që e kanë me shumicë, por i mungon më kryesorja, qytetërimi, civilizimi, edukata shkurt sjellja. Shumica e pasanikëve të lidhur me pushtetarët pasanikë e fituan lekun pa mund e djersë, por ç’është më e rëndësishmja kjo pasuri u vu nga korrupsioni e me skema kriminale tipike mafioze, por edhe për marrinë e këtij populli i ra leku në dorë. Prandaj janë tërbuar e s’dinë çfarë bëjnë, se këtyre lloj tipash e tipeve edhe po të kenë të gjithë pasurinë e botës, asull-asull askush nga qytetarët normal të vendit tonë s’i bëhet t’i respektojë këta soj pasanikësh, që janë bërë gazi i botës duke qenë në krye të vëmendjes vetëm për barcaletat e sotme, pra shkurt janë të varfër në shpirt. Desha të jem i sinqertë se këtë shkrim unë e përpunova dhe ju lexuat një opinion të shprehur nga shumica e qytetarëve kudo e në çdo ambjent. A thua vazhdimisht do i shkojë këtij populli prit e qit faqezinj drejtues, do Zoti jo, se gjëja më fodulle dhe e thjeshtë në këtë botë është t’i bësh qejfin vetes, por më e drejtë e shpresëdhënëse është t’i thuash gjërat ashtu siç janë, se të paktën faqebardhë mbetesh kur thua të vërtetën. Kjo është alfa e një qytetari në perëndim, prandaj nuk guxon askush ta marrë nëpër këmbë qytetarin perëndimor. S’kam çka them më tepër se kaq dhe besoj që u kuptuam detyrimisht kjo është për ata që kuptojnë, sa për ata që nuk duan të kuptojnë, as që më shkon mendja të shkruaj ndonjëherë. Në këtë fund shkrimi, desha t’i drejtohesha të gjithëve pa përjashtim, faktorit tonë në Shqipëri, si Presidentit, Qeverisë, partive, medias e kujtdo që është shqiptar, të ndihmojnë pa frikë e pa hile institucionet shqiptare në Kosovë, për pavarësinë e saj, pra ju lutem shumë mos i fusni hundët aty ku s’ju takon, se çështja kombëtare është për zgjidhje. Kujdes se armiqtë e çështjes shqiptare po veprojnë kundër nesh me të gjitha mënyrat. Të jemi të sinqertë ndaj miqve tanë e të kujdesshëm ndaj armiqve tradicional, të ndihmuar nga disa shqiptarë që janë të gatshëm të bëjnë kodoshllëk me çështjen shqiptare. Këta soj shqiptarësh duhet të izolohen nga shqiptarët partiotë. Leonardo Shkodra
Emigracioni i detyruar, një plagë e pashëruar për shqiptarët Është bërë disi e “modës” që në gazetën tonë herë pas here të trajtojmë problemin e tmerrshëm të emigracionit klandestin, që me të drejtë shqiptarët e vërtetë e quajnë plagë e pashërueshme që kullon gjak të pastër shqiptarësh, e ku ky gjak shkon nëpër dyert e Evropës e Botës plakë, për të rinuar e forcuar ata, por fatkeqësia është se po dobëson vendin tonë. Nëse ky emigracion do të ishte në shumicë nga moshat e mesme e të moshuara e keqja do të ishte më e lehtë, por mjerisht ky emigracion i detyruar klandestin në shumicë ka prekur e po prek moshat e reja, pra rininë, hovin dhe energjinë për të sotmen e të ardhmen e një vendi që kërkon t’i bashkëngjitet Evropës së cilës i përket pasi e ka falë Zoti, por po ja mohon robi (njeriu). Gjithsesi nëse ky emigracion do të kishte vetëm karakter ekonomik, shpresat për një rikthim të shqiptarëve në vendin e vet do të ishin kurdoherë të mëdha, por mjerisht ky emigracion ka edhe një karakter tjetër, atë politik. E themi këtë se Partia Socialiste e rikthyer në pushtet që në vitin 1997 tani po shfaq qartë simptomat e mëmës së saj Partisë së Punës (Komuniste) të E.Hoxhës, ku kundërshtarët politik i vendos para alternativës ose bëhu me mua dhe moho aspiratat e tua demokratike, çfarë do të thotë përdhosje e të drejtave e lirive të njerëzve që Evropa dhe bota e civilizuar i ruan si gjënë më të shtrenjtë, ose përkundrazi do të përballesh me makinën e tmerrshme të shtetit socialist që të kërcënon, keqtrajton, shpronëson, të privon nga puna e të drejtat e deri të burgos apo më keq të heq kësaj dynjaje. Natyrisht përballë kësaj gjendjeje të rinjtë demokratë kanë vetëm një rrugë, braktisjen pa kthim të atdheut të tyre, Shqipërisë, për të cilën kishin thurur qindra ëndrra europerëndimore. Pikërisht në vijim të këtyre shkrimeve sensibilizuese, ne kësaj radhe “përzgjodhëm” rastësisht të riun demokrat nga Komuna Gruemirë, zotin Fatbardh Gëzim Çokaj, i cili i ndodhur përballë kërcënimeve dhe keqtrajtimeve të strukturave të policisë e shërbimit të fshehtë SHISH, u detyrua të lërë vendin e tij rreth një muaj pas zgjedhjeve për pushtetin lokal të 12 tetorit 2003. Ne në fakt dinim pak për këtë djalosh trim e demokrat, por këto ditë kur morëm pjesë në një mbledhje të Partisë Demokratike, dega Malësi e Madhe, mësuam se Fatbardh Çokaj kishte qenë i datëlindjes 13 prill 1984 dhe që herët kishte bërë pjesë në strukturat e forumit rinor të Partisë Demokratike, ku edhe kishte zhvilluar një punë propaganduese me moshatarët e tij në mbështetje të Partisë Demokratike dhe alternativave të saj. Madje që atëherë kishte rënë në sy të strukturave policore të shtetit socialist. Por dalëngadalë, duke u rritur, PD-ja e rrethit Malësi e Madhe, jo vetëm e mbajti pranë vetes, por në muajin maj 2003 e bëri anëtar të PD-së. Tashmë ky i ri u bë me “krahë” dhe gati sa nuk fluturonte në hapësirat dhe liritë që premtonin alternativat e Partisë Demokratike. Gjithsesi, i riu demokrat Fatbardh Çokaj u bë një ndër shtyllat e propagandës antisocialiste dhe një ndër përkrahësit e fuqishëm të alternativave të PD-së në fushatën zgjedhore për pushtetin lokal të tetorit 2003 në komunën Gruemirë e më gjerë. Fjala e këtij të riu dëgjohej jo vetëm nga shokët e tij moshatarë, por edhe nga ata më të rritur e më të moshuar. Madje kjo propagandë shumë shpejt kishte rënë në veshët e organeve vigjilente të PS-ë, të cilat filluan të vepronin me kërcënime me telefonata, por edhe me kërcënime direkte, ku i thuhej se nëse në komunën Gruemirë humbet kandidati i P.Socialiste, ju do të mbani përgjegjësi me jetën tuaj. Shpesh ai ishte ofenduar me fjalët ”këlysh i Berishës”, “zagar i PD-së, që do ta presim gjuhën përgjithmonë”, e të tjera. Ishte arritur edhe të keqtrajtohej fizikisht, por për këto ai gjithnjë kishte heshtur pasi kështu e donte në disa raste sedra e malësorit krenar që kurrë nuk thotë më kanë rrahur apo lënduar. Fushata ecte gjithnjë në favor të kandidatit të PD-së, humbja e PS-ë në këtë komunë thuajse ishte e garantuar, tërbimi i strukturave të socialistëve e veçanërisht i policisë dhe agjentëve të SHISH-it kishte arritur kulmin, ku tashmë nuk e linin të rrinte as në shtëpi e as me shoqëri të riun Fatbardh Çokaj, duke e keqtrajtuar e kërcënuar publikisht, deri sa pas fitores së kandidatit të PD-së për Kryetar Komune në Gruemirë u detyrua të largohet nga Shqipëria që e deshi aq shumë. Largimi me çdo çmim, vetëm për të shpëtuar jetën e tij të re e plot ëndrra, por edhe për t’u hequr telashet edhe prindërve të tij që kërcënoheshin për djalin e pabindur demokrat. Ne që mësuam si më sipër “historinë” e këtij demokrati nga Malësia e Shqipëria, na u kujtuan slloganet dhe propaganda gjoja perëndimore që përdor qeveria e shteti socialist në marrëdhënie me shtete të ndryshme, ndërsa me shqiptarët e vet përdor dajakun e dhunën e pashoqe. Ndërsa ne filluam të meditojmë për këtë të ri dhe qindra të tjerëve si ky që përditë u kërcënohet jeta dhe u shkelen të drejtat e liritë e garantuara gjoja me ligj, që në fakt është një copë letër e zhubravisur… E zhubravisur është jo vetëm për qytetarët shqiptarë që para botës janë disi anonimë, por edhe për mediat e shtypin e lirë e të pavarur nga qeveria socialiste. Një rast i tillë flagrant është persekutimi i gazetarit, botuesit, deputetit dhe Kryetarit të Partisë Demokristiane Shqiptare, z.Nikollë Lesi, ku vetë Gjykata e Lartë (vegël e partisë në pushtet) në vend që ta mbronte kërkoi nga parlamenti t’i hiqet imuniteti dhe të ndiqet penalisht, çfarë do të thoshte burgosje… E, ne si gazetë pyesim veten dhe opinionin kombëtar e ndërkombëtar se si mund të mbrohen të drejtat e liritë e një qytetari të thjeshtë, kur dhunohen të drejtat e liritë e atyre me imunitet e të njohur kombëtarisht e ndërkombëtarisht… Mjerisht me gjithë shumë shkrime tonat ky fenomen sa vjen e shtohet, ndërsa opinioni nga e keqja që po e mund, shton heshtjen e thotë “larg shtëpisë sime e larg meje”. Ne, për ta bërë sa më sensibilizues vendosëm të botojmë edhe fotografinë e siguruar… Ndue Bacaj
Sheikët shqiptarë Jozefina Topalli meqë s’bëhet më deputete po shkatërron tërë Shkodrën -Do të prishet busti i Isa Boletinit dhe në sheshin e madh do bëhen ndërtime. Një pallat të paktën 14 katësh. -Do të shkatërrohet rruga karakteristike “Veneciane”. Edhe aty të paktën një pallat po 14 katësh. -Monumenti i Pesë Heronjve të Vigut do të çmontohet për të lëshuar vend për ndërtim. -Monumenti memorial i 2 Prillit edhe ai duhet hequr. Fat më të mirë kanë Gjimnazi “28 Nëntori” që vetëm do të rrethohet nga pallte shumëkatëshe, njëlloj si Radio Shkodra që do të duket si miu përballë maces pas ndërtimeve luksoze përreth tij. -Vetëm Universiteti “Luigj Gurakuqi” dhe pak lulishte përballë tij, xhamia e Parrucës, kisha ortodokse dhe kinema “Millenium” nuk do të preken. Krejt pjesa tjetër e qytetit po. Funksionimi i zotërimit të tërë niveleve politike, ekonomike, sociale, nga e njëjta kurbë reshperësh, ka krijuar sheikët prej vërteti, sipas vetë raportimeve të vetë vipave. Nuk mund ta shprehim se si mund të ndihen sot qytetarët e Shkodrës, të këtij qyteti produkt të investimeve progresiste, kur deputetja Jozefina Topalli, duke ndjerë frikën e humbjes në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, humbje e cila tashmë është e natyrshme, sipas në projekti “masakër për Shkodrën”, akuzohet se do të përfitojë përmes trojeve personale duke hequr Bustin e Isa Boletinit, të Pesë Heronjve të Vigut, memorialin e 2 Prillit, rrugën karakteristike “veneciane” dhe aty të bëhen ndërtime, siç cilësuam në rezymenë e shkrimit në fillim, ndërkohë që shkodranët, pra votuesit, ecin nëpër gropa duke kërkuar me majat e këmbëve të lagura një copë gur, kur shumica marrin edhe bukën me listë për t’u dhënë kalamajve një kothere të thatë. Meqë kërkohet një më së paku ndryshueshmëri, është koha që shkodranët t’i krijojnë vetes hapësira themelore, me efekte, larg nostalgjizmave që nuk sjellin bereqet. Pra, i lumtë arkitektit të njohur Zef Çuni që denoncoi Jozefina Topallin dhe kërkon ndihmën e Fatos Nanos për të shpëtuar Shkodrën. Kjo, normalisht, nëse nuk merr vesh Bashkia e Shkodrës. Jozefina Topalli, deri tash e paprekshme dhe që i pëlqente të quhej “zonja e hekurt”, shprehen kolegët tanë të letrave se e kanë shumë frikë zemërimin e saj, rrufenë e saj që mund të “gjuajë” edhe ditën për diell, edhe pse në përvoja fushatash është e këndëshme, nuk ka eksploruar fare për rritjen e nivelit të burimeve, përveç stalagmiteve që mund të krijojnë rrëke në kohë pak të nxehta dhe rritjes së tamahit pr të pushtuar të gjithë qendrën e qytetit të Shkodrës, duke rrethuar edhe Gjimnazin “28 Nëntori”, edhe Radio Shkodrën, gjithçka përveç kishës ortodokse, kinema “Millennium”, xhamisë së Parrucës dhe Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Ka kujtime, mendime, ide, perspektiva të shtypura, konflikte interesash që normalisht nënkuptojnë përvoja inferiore në perceptimin e stabilitetit politik, ekonomik, social, kulturor të qytetit verior me emër e nam të madh, që pikërisht nga komplekse të tilla interesash të mëdha, kanë krijuar një natyrë jo dakordësie në thuajse tërë aspektet e koncepteve jetësore. Pra, ti kërkon të shkruash me moral të sforcuar mbi marrëdhëniet pa substance moraliteti të sheikëve shqiptarë prej vërteti që dallojnë nga sheikët vetëm në një pikë. Sheikët e kanë vënë pasurinë mbi ca rregulla dhe bëjnë bamirësi po mbi rregulla të shkruara në librin e shenjtë. Duket se i vetmi interes i Jozefina Topallit që s’ka gajle se e kanë akuzuar për përfitime, janë fushatat zgjedhore që karakterizohen nga mashtrimet, fjalët e bukura, që populli t’i ketë “nevojën” për të “mbytur” komunizmin. Kështu pra Topalli konsumon energji, buzëqeshje fallco e biseda kokë-kokë, për të krijuar imazh të paqenë me parzmore të fryrë… “antikomuniste”. Nëse Jozefina Topalli gjithherë kritikoi veç të tjerët dhe asnjëherë nuk e pranoi si pjesë të vetes një gabim, madje as projektin shqiptaro-gjerman që don të ndryshojë krejtësisht qendrën e Shkodrës, dikush edhe mund të mendojë se kësaj i thonë të bësh veten vetë të pavlerë, bile me gjithë “minifundin” e partisë. Dhe të mendojë gjithkush se ka të drejtë, apo jo? Në këtë mospërputhje besimi, vlerash, hendeqesh, që në fund të fundit edhe hasen përgjatë politikash, Jozefina dhe ndonjë tjetër, është vërtet e habitshme si nuk e mërzitin veten edhe duke ofruar rezistencë të parealizueshme ndaj aktualizimit kolektiv që është vetëm i keq kur nuk është i mirë. Të pretendosh për hapa gjigante kundër komunizmit, kundër korrupsionit, vetëm përgjatë fushatave elektorale, don të thotë të filtrosh përmes qarqeve shalore (si hapgjatë pra që kalon pengesa), për rregullat që lidhen me gara… profesionistësh, që fort shpejt harrohen apo vetështypen përbrenda, duke çliruar aftësi shfrytëzuese mbi qëndrimet, veprimet, mendimet, interesat, nevojat e një shoqërie të tërë. Të drejtat, shanset e barabarta, për të cilat politika çirret, nuk mund të funksionojnë assesi, kur sheikët shqiptarë nuk kanë asnjë detyrim ligjor, aq më pak moral. Sokol Pepushaj
Haberet e akshamit në gazetën “Shqipëria Etnike” Të gjithë ata që kanë mbaruar Shkollën e Partisë (së Punës) do të emërohen pedagogë Pas grevës së zgjatur të pedagogëve të universiteteve me kërkesa ekonomike, Qeveria socialiste ka marrë një vendim interesant, ku një pjesë të vendimit e ka bërë publik, pasi pedagogëve nuk do t’u plotësojë asnjë kërkesë. Ndërsa pjesa tjetër e vendimit ende mbahet sekret dhe ka të bëjë me pushimin nga puna të mijëra pedagogëve që nuk u binden socialistëve, ndërsa zëvendësimi i këtyre pedagogëve në shumicë me grada shkencore do ta bëjnë me ish “studentët” që kanë mbaruar Shkollën e Partisë, ku drejtoreshë ka qenë “nëna” Nexhmie Hoxha, ndërsa nëndrejtor, Kryeministri i sotëm socialist, Fatos Nano. Thirrja e të gjithë atyre që kanë mbaruar Shkollën e Partisë do të bëhet me urdhër partie (luftarak) si dikur, ku kuadrot e partisë do të drejtojnë të gjithë arsimin “socialist” shqiptar. Kështu që për herë të parë komunizmi hoxhist do të realizojë 100% edukimin komunist me boshtin e kuq marksist të shkollës sonë të lartë. Kur disa anëtarë naivë të PS e pyetën z.Nano se për këtë bosht të kuq kemi mungesa në shkollat 8-vjeçare dhe të mesme, ai u përgjigj se për këto nivele arsimi ne kemi kuadro me shumicë që kanë mbaruar kurset e Partisë (së Punës), të cilët do t’i angazhojmë sapo të “iniciojmë” greva edhe në këto nivele arsimi. Nëse Nano e qeveria e tij socialiste e realizon këtë “mësuesi” Ramiz Alia thuhet se ka përgatitur një dekoratë të veçantë ndërkombëtare që Nano të shpallet Kryeministri i Botës për shekullin XXI. Pagesa për këtë çmim është parapaguar në internetet që do të votojnë këtë çmim… Hasani, Harasani dhe Han-çkabani kopjojnë komunistët Kryeqyteti i Ilirisë këto ditët e para të dhjetorit u përmbyt jo nga shirat, por nga hapja e portave të rezervuareve të ujit të hidrocentralit të Vau-Dejësit. Për të justifikuar këtë përmbytje inatçore të socialistëve “alla Edi Rama” kuadrot socialistë me në krye Prefektin Ramadan Hasani, nxorën nga sunduqet komuniste “justifikimin” se fajin e përmbytjes e ka pushteti lokal i P.Demokratike, i cili në fakt është akuzuesi i kësaj masakre ujore i pushtetarëve të PS. Për të realizuar këtë menjëherë Hasani, Harasani dhe Han-çkabani filuan të kthehen nga të akuzuar në akuzues, si dikur siç shkruante historia komuniste. Natyrisht, mediat e shumta që lehin për socialistët po propagandojnë këtë verision komunist me aksion me goditje të përqendruar. Pas këtij “suksesi” priten të korren rezultatet që Shkodra do t’i shijojë në vijim të dimrit… Nexhmie Hoxha dhe Abdi Baleta në mbrojtje të trafikantit Nano Këto ditë në redaksinë tonë na erdhën dy habere interesante nga dy personalitete të shtetit enverist, ku që të dyja kishin të përbashkët mbrojtjen e trafikantit të armëve, Fatos Nano. Haberi i parë është i zonjës plakë Nexhmie Hoxha, e cila pasi e lavdëron e hymnizon ish-nxënësin e saj, Fatos Nanon, thotë se ai me tregtinë e armëve është treguar një pasardhës i denjë i komunizmit që na la amanet sh.Enver. Pasi me porosi të E.Hoxhës që nga vitet 1960 e deri pas vdekjes së Enverit, shteti komunist ka bërë tregti armësh, cigaresh, pijesh alkoolike e droge me Cosa Nostrën e Sacra Corona Unita, që në atë kohë bota i quante organizat mafioze, por në fakt ishin “revolucionare”. Vazhdimi i tregtisë të z.Nano me këto organizata e të tjera si këto tregon edhe njëherë se z.Nano është bir besnik i Partisë (komuniste) dhe i shokut Enver… Haberi i dytë na njofton se në mbrojtje të F.Nanos është hedhur edhe ish-ambasadori Abdi Baleta, i cili ka filluar të mbrojë Nanon jo si diplomat që është, por si një nacionalist që shtiret. Z.Baleta sipas haberit e paska quajtur krim zbulimin e tregtisë së armëve që z.Nano paska bërë me kosovarët, pasi dërgimi i armëve atje ka qenë një detyrë patriotike e qeverisë shqiptare ndaj vëllezërve kosovarë. Madje sipas Baletës, investigimi i trafikut të armëve përbën krim që nxjerr një sekret shtetëror me pasoja të rrezikshme për sigurinë kombëtare. Mirëpo këto dy habere sapo i ranë në vesh Fatos Nanos, ai me të qeshur u tha shokëve që ia komunikuan haberet, he qerrtatë, dashkan të më mbrojnë ëëëë?, por unë nuk kam nevojë për ta, por kam nevojë të vazhdojnë lojën që luajnë prej vitesh, me komunistë, nacionalistë dhe fondamentalizëm islamik… Avokati i “Popullit” si Stalini Kur këto ditë po bëhet shumë zhurmë për fatin e zgjedhjeve parlamentare në vitin e ardhshëm, pasi reforma zgjedhore po has shumë vështirësi në krahun e majtë të politikës e cila kërkon të eksplorojë forma të reja për të vjedhur votat e për rrjedhojë për të mbajtur pushtetin. Mirëpo me gjithë këto Partia Socialiste nuk po ndihet e sigurtë pasi komuniteti ndërkombëtar jo vetëm nuk i beson më, por po kërkon t’i imponojë një reformë zgjedhore të ndershme e të drejtë, ku kjo e çon P.Socialiste drejt humbjes së sigurt të saj, por në fitoren e demokracisë së vërtetë. Në këto kohë të vështira për PS Avokati i Popullit z.Dobjani, (si jurist… i vjetër) kërkon të shpikë një sistem të ri për numërimin e votave, duke bërë realitet thënien e Stalinit, se nuk ka rëndësi kush voton, rëndësi ka kush numëron votat. E këta që do t’i numërojnë sipas zotit Dobjani duhet të jenë gjyqtarët. Në fakt në një shtet demokratik kjo nuk ka asgjë të keqe, por në shtetin tonë socialist kur gjyqtarët (organet e drejtësisë totalisht) janë leva në shërbim të PS, fati i numërimit të votave dihet që tani. E ky fat do t’i buzëqeshë P.Socialiste që i ka zgjedhur këta gjyqtarë si më besnikët e saj, apo siç i thonin dikur, organizatat e drejtësisë të Partisë (Punës). Gjithsesi z.Dobjani ka të drejtën e tij për t’u shprehur në interes të Partisë që e ka rritur e bërë “burrë” të dreqësisë socialiste, por nuk kanë të drejtë drejtuesit e partive të djathta të bien në këtë grackë të rafinuar në guzhinat e djallit të kuq socialist… Veteranët në Koplik festojnë 29 Nëntorin, por kurorat i vendosin për 28 Nëntorin Edhe këtë vit veteranët në shumicë të emëruar nga Partia (e Punës e tani Socialiste) u mblodhën në Koplik për të festuar vetëm datën 29 nëntor, që komunistët e njohin si si datën e çlirimit, ndërsa populli si datën e pushtimit (komunist). Për t’ua bërë më tërheqës tubimin PS veteranëve u kishte siguruar një “banket” me nga një gotë raki qyl, ku pasi i zuri disi rakia filluan të thërrasin e brohorasin si dikur për Partinë e Punë e Enver Hoxhën, madje tubimi përkujtimor po u shkonte mjaft mirë, dersa një plak dreq që kurrë nuk dihej a ishte apo jo komunist, filloi të bërtiste: Varri i Enver Hoxhës u bëftë tyrbe ku të falen gjithë shqiptarët. Në këtë kohë një nanoist i thekur çohet në këmbë e i thotë veteranit, boll, e mos guxo ta krahasosh Enverin tonë me simbole islamike, se kështu mbi të gjitha i vjen keq shokut Fatos që është një anti-islamik i tërbuar, e ne për hatër të tij duhet të heshtim, nëse jemi vërtetë veteranë komunistë. Veteran djalli u ofendua keq e nuk foli më gjatë gjithë “banketit”, mirëpo po mendonte se si ta merrte hakun. Kur veteranët dolën jashtë dhe filluan të kalojnë përpara lapidarit që kishin vendosur kurorat, disa prej tyre kalonin me grushtin lart. Kur veteran ziu i ofenduar ngriti sytë nga lapidari vuri re se kishte të shkruar “Lufta e Koplikut 1920”, ndërsa për luftën e 1944 u kujtua se në Malësi nuk ka asgjë, pasi malësorët nuk kishin marrë pjesë në këtë luftë që kishte degjeneruar në luftë civile. Menjëherë pas kësaj iu drejtua shokëve të vet veteranë se ne festuam 29 Nëntorin, por kurorat i vendosëm për 28 Nëntorin… Kur veteranët filluan të grinden me veteranin “grindavec”, aty kaloi një dreq ballisti i cili pasi i pa në këtë sherr u afrua për t’i ndarë. Ata i treguan zënkën ballistit dhe i thanë se ne festuam 29 Nëntorin dhe ky dreq kërkon të na e prishë për hatër të 28 Nëntorit, por si thua ti, a kemi të drejtë? Ballisti menjëherë iu përgjigj se kjo punë mbyllet kollaj me një urim timin, veteranët e shikuan me kureshtje çfarë do t’u thoshte ballisti, i cili i uroi “Gëzuar 28 Nëntorin, dhe mos ju raftë me harrue 29 Nëntorin”, dhe iku duke i lënë veteranët nën lezetin e avujve të rakisë që u kishte trullosur trutë, por forcuar besnikërinë ndaj komunistëve të rinj apo të zinj… Socialistët, Moisiut i heqin titullin President dhe e pagëzojnë Kryeplak Ne si gazetë para disa kohëve shkruam me “dashamirësi” se Alfred Moisiu me veprimet e mosveprimet e tij si president dalëngadalë po kthehet në një kryeplak fshati. Kjo në fakt nuk është në interes të askujt, por me sa duket ky paralajmërim i joni u bë realitet këto ditë nga qeveria socialiste, e cila deklaratën e Moisiut se Shqipëria duhet ta njohë Maqedoninë si Republika e Maqedonisë, e jo me shtesat e sajesat e Europës për hatër të Greqisë. Sinjalin për këtë e dha e para Amerika e madhe që tashmë popujt e shohin si “Zotin” e tokës. I shkreti presidenti jonë me këtë deklaratë para kolegut maqedon deshi të na vendoste të dytën pas Zotit të tokës, por ç’e do se me sa duket i paska bërë llogaritë gabim, pasi ai nuk qenka zot shtëpie në Shqipëri, dhe nuk e pyetka kush. Deklaratën e Moisiut (për hatër të Greqisë) menjëherë e përgënjeshtroi Qeveria Shqiptare me anë të çapaçulit Ministër të Jashtëm, Kastriot Islami, i cili tha se deklarata e Moisiut nuk ka vlerë, pasi nuk është e një presidenti, por e një kryeplaku (fshati), siç e ka quajtur gazeta “Shqipëria Etnike” para disa kohëve. Ne si gazetë kjo thënie e z.Islami na u duk e çuditshme, sepse në atë kohë (kur Moisiu punonte për socialistët), ata e quanin president, ndërsa ne kryeplak, ndërsa tani kur tentoi të punojë për kombin, socialistët e “degradojnë” në kryeplak…, detyrë të cilën me sa duket e ka edhe ai për zemër, apo për detyrë të ngarkuar e mësuar me kohë… I mblodhi këto habere nën dritën e zjarrit partizan të 29 Nëntorit – Ndue Bacaj
U festua 100-vjetori i shkollës shqipe në Iballë-Pukë Drejtoria e Shkollës së Mesme të Bashkuar Iballë, në bashkëpunim me Komunën Iballë dhe Drejtorinë Arsimore Pukë, më dt.26.11.2004 organizuan festimin e 100-vjetorit të shkollës së parë shqipe në Iballë. Me inisiativën e Monsinjor Lazer Mjedës, në shtator të 1903, u hap shkolla e parë shqipe, për rrethin e Pukës, në Iballë. Kjo arritje e madhe erdhi si rezultat i ndërmjetësimit të Monsinjorit me patriotët vendas, me Konsullatën Austro-Hungareze në Shkodër. Mosinjor Lazer Mjeda së bashku me vëllain e tij Don Ndre Mjedën, dërguan mësues në Iballë zotin Kolë Rrok Zeza me origjinë nga Zezajt e Pukës. Nën kujesin e tyre, mësuesi u pajis me abetare dhe libra të tjerë shkollorë. Shkolla funksionoi normalisht deri në vitin 1907, vit në të cilin u mbyll për herë të parë. Në vitin 1917-1918 u rihap nga zotni Kolë Bibë Miraka, i cili shfrytëzoi shtëpinë e tij si shkollë. Vetë zotni Kola dha mësim në këtë periudhë. Në vitin 1918 shkolla rimbyllet, për t’u rihapur përsëri për periudhën 1927-1929. Gjatë kësaj periudhe mësimet u zhvilluan në Kishën e Iballës, sepse shkolla ishte prishur. Mësim ka dhënë Padër Mati Prendushi. Në qershor të vitit 1934 hapet rregullisht shkolla shtetërore. Në këtë vit u regjistruan 52 nxënës, 10 prej të cilëve ishin vajza. Nxënësit u përkisnin të dy besimeve fetare. Në viti 1937 numri i nxënësve pati rritje. Shkolla kishte 82 nxënës, nga të cilët 16 ishin vajza. Mësim jepte shoku i ngushtë i Migjenit, Lin Çurçia. Më 11 mars 1945 shkolla e Iballës filloi veprimtarinë mësimore edukative të rregullt. Ajo kishte 92 nxënës nga klasa e parë tek e treta. Një vit më parë numri i nxënësve shkoi në 115, nga këta 45 ishin vajza. Më 1 mars 1952 shkolla fillore e Iballës kthehet në 7-vjeçare, duke u bërë e dyta në këtë profil, mbas asaj të Pukës. Kjo shkollë ka dy dëshmorët e saj Lekë Berishën dhe Pjetër Dedë Alinë. Shkolla mban dekoratat “Urdhëri Naim Frashëri”, të klasit III dhe II, të akorduar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor në vitit 1967 dhe në vitin 1974, “Për kontributin e dhënë në edukimin patriotik e kulturor të nxënësve”. Në vitin 1975 në Iballë hapet shkolla e mesme bujqësore me sistemin e mbrëmjes dhe me korrespondencë. Më 1976 hapet edhe me sistemin e ditës. Në vitin jubilar të 85-vjetorit të saj, shkolla ka pasur 750 nxënës dhe 35 mësues. Në vitin 1990 shkolla kaloi në arsim të mesëm të përgjithshëm. Në këtë vit shkolla ka pasur 720 nxënës në të gjitha ciklet. Në festimet e 100-vjetorit të saj morën pjesë shumë ish-nxënës e mësues, autoritetet vendore dhe të ftuar nga Tirana, Shkodra, Tropoja e Puka. Shiritin e inaugurimit të memorialit kushtuar kësaj date dhe mësuesit të parë, zotit Kolë Rrok Zeza e preu deputeti i zonës, zoti Viktor Doda me djalin e mësuesit të parë, zotin Gjovalin Kolë Zeza. Fjalën e hapjes e mbajti zoti Ndue Doçi, Kryetar i Komunës Iballë. Për rrugën 100-vjeçare të shkollës referoi drejtori i saj, zoti Pal Vukaj. Kumtesën e zhvillimit të arsimit 7-vjeçar e mbajti zoti Beslim Hoxha, ish-drejtor shkolle. Problemet e menaxhimit në shkollat rurale i paraqiti zv/Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Prof.Doc.Fatmir Vadahi. Fillimi i mësimit në shkollën e Iballës e mbjti Bardh Doda, zv/Prefekt. Për rritjen e cilësisë mësimore referoi zoti Fran Suta, inspektor arsimi në Pukë. Diskutuan mësuesja Zamira Matashi dhe ish-mësuesi Gjovalin Alia. Në mbyllje foli edhe deputeti i zonës, zoti Viktor Doda. Shtojmë se nga Komuna e Iballës kanë dalë shumë kuadro dhe figura të shquara në lëmin e arsimit, kulturës dhe drejtimin e institucioneve shtetërore. Mund të përmendim: Deputetët: Kolë Bibë Miraka, Mark Ndoja, Kolë Mhilli, Ukë Rexhepi, Shuke Gjoka, Tonin Ujka, Marash Ibraj e Fran Pjetri; Drejtues të aftë: Lekë Marashi, Gjon Vata, Sokol Vata, Beqir Arifi, Qazim Arifi, Dashamir Sokoli etj.; Me tituj nderi: Tomë Nikolla, Ndue Jakë Pjetri, Enver Gjylbegu, Ndue Dedë Zefi etj.; Autorë librash: Jak Uka, Prend Uka, Fran Vuka, Zef Miraka, Xhemal Meçi, Viktor Maluta, Gjovalin Alia, Tone Smajli, Ndrecë Mustafa, Tone Prendi, Mark Ndoja, Riza Tafilaku e Zefo Koliqi. Në mbyllje shtoj se kjo shkollë ishte vatra e parë që ndezi shkëndinë për arsim e dije në zonat e thella malore të trevës së Pukës. Për pjesëmarrësit Komuna e Iballës shtroi një banket. Zef Koliqi
Dy burra prej Thaçi Shpesh herë kemi shkruar për njerëzit që ka ndëshkuar diktatura komuniste e cila jetoi në atdheun e bukur, Shqipërinë, të cilin për 50 vjet me radhë e shkombëtarizoi, kjo bishë e egër e pa ndodhur në asnjë vend të botës. Populli i këtij vendi jetoi një ferr të pamëshirshëm për të. Në fillim të vitit 1944 një oficer nga vendi i mallkuar dhe mallkuar qoftë, Skrapari, ku aty u formua Partia Komuniste, erdhi bashkë me disa ushtarë nëpër malet e Veriut dhe si rrezik i takon zonës së Iballës e cila shtrihet në rrethin e Pukës, duke kaluar në këto zona të thella të Veriut i bie për hise kësaj zone ky oficer komisar shpirtkazëm, komunist i dalë nga Skrapari famëkeq. Këta komunistë masakruan dhe pushkatuan shumë djem dhe burra të trevave të Veriut. Fshati Miliska ndodhet në afërsi të H/C Fierzë, me shkëmbinj të mëdhenj, toka e rrethuar me male e shkrepa por me njerëz të besës, të pushkës. Këtu gjen burrëri dhe mikpritje. Gjithmonë është quajtur ky vend rrëzë malit me pyje të mëdha por edhe me bujari të madhe. Burrat e këtij fshati edhe në regjimet e huaja u kanë bërë ballë luftërave, edhe në regjimin e Zogut kanë luftuar burrat e këtij fshati me ushtrinë e Ahmet Zogut, me oficer Kadri Mehmetin, pra i tillë ka qenë Zef Mark Thaçi me burrat e shtëpisë së vet e të fshatit, ku kjo ushtri i dogji shtëpitë dhe nënën e tij brenda në kullë, pra të njohur këta burra për trimëri e besë gjithmonë. Siç thamë ky oficer skraparlli mbërriti në fshatin Miliska pasi qëndroi për disa ditë, bëri një operacion trishtues duke lidhur në hekura, duke rrahur në sy të grave dhe fëmijëve për disa ditë. Një ditë mbasi tmerri i tij mbuloi mbarë fshatin e krahinën, mblodhi popullin dhe pushkatoi dy burra që ishin luftëtarë të fortë për mbrojtjen e fshatit. Ata ishin burra që fshati i donte dhe i respektonte, ata ishin Prek Prendi dhe Marash Marku, që të dy kjo togë e zezë komunistësh, me në krye këtë oficer komunist pushkatoi para popullit këta burra që populli i këtij fshati nuk i harron kurrë. Fshati ra në zi, vajtoi me zë të fortë këta burra, i varrosi me lotë në sy dhe përjetë s’i harron. Asnjëherë nga Skrapari nuk ka parë ky popull burra të mirë, por gjithmonë burra xhelatë e diktatorë e faqezez. Populli i fshatit Miliska dhe mbarë Rrethi i Pukës mallkon bijtë e bijat e Skraparit komunist, pra ky fshat mallkon për jetë të jetës këta komunistë famëkeq. I shkruajmë këta rreshta në gazetën “Shqipëria Etnike” për të kujtuar dy burra të fshatit Miliska që diktatura komuniste i fshiu nga faqja e dheut, Marash Mark Thaçi e Prek Prend Bega të clët mbesin të paharruar për fshatin Miliska, Pukë. Shan Sokoli
Sakrifica në emër të dashurisë shqiptare të gjermanes Waltraud Tunger Pasi njihesh me librin voluminoz “Çapitjet e mia nëpër Shqipëri”, të shkruar nga një grua e lindur në Chemnitz të Gjermanisë, atë vit që Adolf Hitleri, si diktator mori frenat e Rajhut të Tretë, sepse të bëhet të pyesësh: Fridrih Niçja (Friedrich Nietsce) e kish me tërë mend, apo bënte ndonjë nga ato shakatë e tij paradoksale, kur thosh se “… gruaja i bindet impulsit të vetëm artistik që ka, dëshiron të pëlqehet…” Se po ta gjykosh nga portreti i saj i vendosur në kopertinë, sipas ndonjë fotoje që duhet të jetë bërë kur autorja do të ketë qenë aty tek të njëzetepesë vjetër, duket se ai ka të drejtë; me një përkulje të lehtë e të hijshme të kokës, me flokë të dendur e butësisht të valëzuar, me tipare harmonike, ku çdo gjë është në vendin dhe masën e duhur, ballë i menduar dhe me ide të përcaktuara qartë, buzët e plota ngacmuese, sy magjepsës prej nga merr udhë një shikim i mençur e i përqendruar, pra një fytyrë që më shumë lëshon dritë se sa ka nevojë të ndriçohet, me një fustan të rëndë me jakë të ngritur që i mbështjell një qafë si prej mermeri, pra me një paraqitje që s’i ikën moda kurrë dhe që të kujton diçka nga koha e artë e Marlen Ditrih, e gati-gati me hiret e Antonella Lualdit, pra një perfeksion i pagjetur nga regjisoret e kinematografisë, Waltraud Tunger, duket se tipar të vetëm artistik të sajin ka atë që t’u pëlqejë të tjerëve. Por, kur lexon autobiografinë e saj, kupton se brenda paraqitjes joshëse (aq e domosdoshme për një femër), paraqitje që të ngjall një respekt sugjestionues, qëndron i fshehur një talent i madh, një prirje e rrallë në fushën e të shkruarit, por edhe një zemër miqësore e dashamirëse që ndoshta ne shqiptarët e kemi ndeshur vetëm në personalitetin e Edit Durhamit. Vajza që në fëmijërinë e saj kishte ëndërruar të bëhej kopshtare ose shumë-shumë laborante në uzinën Fettchemic të lagjes së saj, por që fati e kishte shpënë për të kryer studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë Bujqësore të Moskës, as që mund ta përfytyronte se një takim rastësor në daljen e metrosë “Sokolniki” në një mbrëmje të bukur dimri të vitit 1953 (vit në të cilin një tjetër diktator, Stalini, do të vdiste) me studentin shqiptar Ilmi Bejko, më pas do të ndryshonte krejt rrjedhën e jetës së saj dhe do ta shndërronte më shumë në një shqiptare, pra bijë të adoptuar të një vendi për të cilin më parë, thuajse nuk kishte asnjë dijeni. Nuk është vetëm Vala (siç mësova se e thërrisnin gjatë 37 viteve në Tiranë, Fier, Kukës e Krujë, pasi emri i saj i vështirë tingëllon i largët e i ftohtë për shqiptarët), por janë edhe shumë vajza të tjera që në emër të dashurisë, lanë prindërit, vendet e tyre ku e ku më të zhvilluara, shokët dhe shoqet dhe erdhën në Shqipërinë e panjohur, ku për të qenë realistë, duhet thënë se do t’u mungonin edhe kushtet më modeste për të jetuar. Kjo është sakrifica e parë e madhe e tyre, sakrificë e bërë në emër të ndjenjës më të lartë, dashurisë. Ato nuk e bënin këtë për aventurë. Të tilla sakrifica kishin bërë para tyre edhe princesha e deri mbretëresha, madje që shpesh e paguan shumë shtrenjtë, deri me kokën e tyre. Pra, ato nuk mund të bënin përjashtim; historia përsëritej pambarimisht, veç në emra e forma të ndryshme. Në këtë pikë zemra aq e dobët, po dhe aq e fortë e gruas, guximi e vendosmëria e saj e kanë ngritur atë në madhështinë e një vepre heroike që meriton përherë nderim. A nuk tingëllon poetikisht ajo që Vala, pa shkelur ende në vendin tonë, kur iu desh të mësojë ca fjalë shqip, zgjodhi shprehjet “Shumë i dashur Ilmi” dhe “E dashura jote për jetë”. A nuk është ky dhe betimi më i sinqertë e origjinal për besnikëri bashkëshortore, për ndarjen e fatit në ditë të mira e të këqia me atë që kishte zgjedhur me sytë e papenguar të zemrës, për shok jete. Qenë fjalë të dala nga shpirti i pastër i një gruaje të re, fjalë që për nga vlerat qëndronin shumë më lart se çdo ceremoni celebrimi zyrtar. Që qenë të tilla këtë e tregoi më së miri jeta e tyre e gjatë pranë njëri-tjetrit. Se dihet si u vajti filli më pas atyre që guxuan të martohen me shqiptarë. Erdhën të reja dhe të bukura, pse jo dhe entuziaste dhe iu desh të provonin dhe hidhërime, iu nënshtruan dyshimeve, përndjekjeve, akuzave, internimeve, burgosjeve dhe përzënieve, duke u bërë pa dashje aktore tragjike të dramave të rënda familjare, duke u ndarë nga burrat e tyre të mirë që aq shumë i donin, duke marrë me vete fëmijët e vegjël të pafajshëm për të cilët baballarët e shkretë s’do të dëgjonin gjë për plot 30 vjet. Dinjitetin e grave të huaja që u martuan me studentët shqiptarë e vërtetoi edhe përballimi krenar që ato u bënë privacioneve, herë të dukshme e herë të padukshme që solli politika e turpshme në marrëdhëniet midis vendeve të ish-bllokut komunist. Se në pamje të parë, vetë Vala as u burgos, as u internua hapur, as u largua nga Shqipëria. Por ajo vuajti e vuajti shumë më tepër se gratë e tjera shqiptare. Veç ajo e dinte se kush dashuron, i kalon shumë më lehtë të gjitha vështirësitë. Dashuria e kësaj gruaje për të shoqin qe aq e madhe sa me kohë u shtri e mori përmasa shumë të gjera, duke përfshirë të afërmit e tij, të njohurit, bashkëfshatarët, kolegët e punës për të mbërritur pastaj tek të gjithë shqiptarët. Kjo grua që e nisi çapitjen e saj në vendin tonë, vetëm për të shkuar te Ilmi Bejko, shumë shpejt me flatra dashurie, pushtoi tërë Shqipërinë. Mbi të gjitha ajo u ndje shqiptare. Pa tjetër që është kjo lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët ajo që ia rrit vlerat këtij libri dhe i jep nder autores, i jep nder veçanërisht sot kur furtuna vreri e shpifjesh të ndyra qarkullojnë nëpër botën e trazuar për shqiptarët. Sikur tërë altoparlantët e ligësisë e armiqësisë të çirren me kapacitet të plotë, do të bëhen pluhur e hi, para dëshmive të kësaj gruaje që jetoi mes nesh në kohë të vështira, për gati katër dekada të tëra. Kështu triumfoi në kohën e vet vepra e zonjës Durham në mbrojtje të çështjes shqiptare, kundër gjithë gojëve të këqija dhe orekseve të pangopura, sidomos të fqinjëve tanë. Oskar Uajlld (Oscar Wilde) njëherë pati thënë: “Njeriu s’është tamam ai kur flet në vetën e parë. Jepini një maskë dhe do t’iu thotë të vërtetën”. Por nuk qëndron kështu në rastin e Valës. Autorja e këtij libri është e sinqertë dhe e besueshme deri në fund. Ajo i urren maskat. Ajo nuk di të shtiret, qoftë dhe kur flet për veten e saj. Për më tepër ajo është e thjeshtë më shumë nga ç’duhet. Pastaj ajo vetëm sa krijon idenë e çapitjeve të saj nëpër Shqipëri. Se në të vërtetë është Shqipëria që çapitet para syve të saj e që projektohet ashtu siç është në faqet interesante të këtij libri. Çapiten shqiptarët me gëzimet dhe brengat e tyre. Se pati shumë hidhërime dhe varfëri. Por edhe varfëri dhe zemërbardhësi. Zemërbardhësi e mikpritje që vështirë ta gjesh tek një popull tjetër. Rrugës për në fshatin e thellë malor, ku jetonin prindërit e Ilmiut, e hipur për herë të parë mbi një kalë, duke pasur frikë se mos binte nga samari në mes të një të ftohti që të hynte në palcë, pra duke shtegtuar nëpër shtigje të paimagjinueshme më parë, Valës duket se i vijnë ndërmend fjalët e Lordit Bajron, se: “Dashuria do ta gjejë udhën e saj edhe atje ku ujqërit kanë frikë të gjuajnë”, por edhe i bën shumë përshtypje pritja e ngrohtë dhe shumë e përzemërt qoftë dhe e kalimtarëve të rastësishëm, gjë për të cilën, siç tha vetë ajo, më vonë poeti i shquar dhe i nderuar skraparlli Xhevahir Spahiu do të shprehej aq bukur me anën e vargjeve: Udhëtoj ndër male Udhëtoj ndër shkrepa Njerëzve që s’i njoh U them tungjatjeta Njëkohësisht duket se edhe vetë ajo është e prirur të tregohet po kaq bujare me gjithçka ka lidhje me vendin ku ka lindur dhe është rritur i shoqi. Ja me ç’emocion përshkruan: “Shtëpia e Xhemalit ishte e fundit përpara se të fillonin kopshtijet dhe gjithfarë pemësh frutore, pjergullat dhe pylli që ngjitej malit përpjetë. Poshtë shtëpive gurgullonte ujë gjallërues i fshatit që rridhte nga burimi rrëzë malit, për ku çonte një rrugicë e shtruar me pllaka gurësh. Këtu te burimi vinin gratë dhe vajzat për të mbushur gjymat me ujë. Në vapën e beharit atje vinin të gjithë që donin të pinin atë ujë të ftohtë, të mrekullueshëm për të cilin kishin mall të gjithë ata që ishin larguar nga fshati. Këtu gjithçka i bën përshtypje Valës dhe gjithçka ajo e sheh me vëmendje, aq sa të ngjan me një gjeografe: Fshati Sevran përbëhet nga tre lagje që shtrihen gjatas një vargmali të Skraparit që përfundon te lagjja e Bejkollarëve, fshat i rrethit të Skraparit që ndan kufi me rrethin e Përmetit. Këto lagje shikojnë të gjitha nga lindja. Prej këtej, nga veriu duket madhështor mali i Tomorrit, pa të cilin Skrapari s’do të kishte kuptim. Në lindje gjarpëron mali i Kokojës krejt i veshur me bredhin e tij të famshëm. Mbrapa tij ndodhet Frashëri, vendlindja e vjehrrës sime të paharruar. Nga jugu shikojnë vargmalet e Dhëmbelit dhe Nemërçkës në këmbët e të cilit është vendosur qyteti i Përmetit. Në Sevran kishte një gjerësi, thellësi dhe hapësirë të madhe për syrin e njeriut. Megjithëse dimër, dielli ndriçonte bukur peizazhin rreth fshatit. Lagjja e Bejkollarëve gjatë pranverës dhe verës gati nuk duket, ajo është e zhytur në mes pemëve ku mbizotëron arra, kumbulla, molla, mani e veçanërisht rrushi, pjergullat e tij të famshme që bëjnë pekmezin, rehaninë dhe rakinë ngazëllyese, një pije të mrekullueshme…” Vala ka aftësinë dhe durimin e një historiani, kur kërkon të shpjegojë etimologjinë e emrit të fshatit të të shoqit: i pari që qëndroi këtu quhej Bejko nga vjen dhe mbiemri i fisit. Fshati i tërë quhet Sevran që mund të rrjedhë nga fjala “sovran”. Ka të tjerë që thonë se ky emër ka të bëjë me gjuhën sllave: “sever-veri”. Unë mendoj se “sovran” shkon më mirë me njerëzit që banonin në ato maja mali, të paarritshme nga nënshtrimi dhe dhuna. Ajo, si një albanologe e paanshme, shkruan për shqiptarët: “Mund të them se fshatarët e shijuan vizitën tonë që ndryshoi monotoninë në atë fshat të largët ku komunikimi në mes të fshatrave bëhej me këmbë ose hipur në kafshë. Këtu duhet të ketë rrënjë mikpritja karakteristike shqiptare. Çdo mysafir është i mirëpritur. Megjithëse ishin të varfër ata ndanin me të bukën dhe shtrojën.” Vala, si të ishte një psikologe konstaton se: “Shqiptarët janë impulsivë të hapur ndaj çdo të reje dhe shtrohen mirë në biseda. Zakonisht i ardhuri sillte lajme të reja. Ai ishte për ata një lloj gazete që i lidhte me botën. Pra, njerëzit ishin shumë të etur për të marrë vesh për jetën tonë. Shqiptarët ishin artistë në marrjen e informacionit nga tjetri.” Vetëm një etnografe, një studiuese e vëmendshme e folklorit mund të vrojtojë e fiksojë doket e zakonet e një populli aq imtësisht si Vala. Ajo na sjell gati të gjalla ritualet e trashëguara brez pas brezi në raste fejesash, martesash, vdekjesh, etj. Ajo, fjala vjen, ndalet gjatë tek mënyra e përgatitjes së pajës tek ardhja e krushqve tek roli i nuses në shtëpinë e dhëndrrit. Ajo shfaq gjithë simpatinë e saj për ndershmërinë, besnikërinë, respektin për këngët, vallet, gostitë, por edhe s’e fsheh përbuzjen për të prapambeturën, për atë që i ka kaluar koha dhe është e dënueshme nga bota e qytetëruar. Ajo proteston kundër zakonit që synonte nënshtrimin e grave. Mjaft halle duhet të përballonin ato si rezultat i skamjes. Të paktën të mos bëheshin skllave edhe para burrave të tyre. Ja ç’thotë ajo: Nusja vishej e stolisej tri ditë para se të shkonte tek burri. Gjatë asaj kohe ajo duhej të “nusëronte” në një qoshe të dhomës. Vajza duhej të rrinte dhe të duronte, të shikonte si të tjerët dëfrenin. Qysh këtu, me atë qëndrim gatitu, mendoj unë, hidheshin bazat për jetën e saj të ardhshme bashkëshortore. Ajo duhej të stërvitej për t’u nënshtruar. Me fustanin e saj dasmor, zakonisht të bardhë dhe të bukur, që shprehte virgjërinë e saj, ajo qëndronte palëvizur si një kukull e ngrirë, sipas porosive të dhëna. Çdo herë që kam parë këtë ceremoni, isha gati të bërtisja për këtë nënshtrim fyes që i bëhej femrës. Asgjë të mirë nuk mund të kishte ky zakon, përkundrazi bënte që edhe vjehrrat shqiptare të hakmerreshin duke arsyetuar “le të vuajë nusja ashtu siç kam vuajtur unë në kohën time”. Sa për vete ajo edhe pse thotë “vjehrra ime s’ka ditur as shkrim, as këndim”, e ka gjetur gjuhën e përbashkët dhe ka krijuar me të marrëdhënie që jo kollaj mund të hasen. Ajo krenohej ngaqë vjehrra e saj ka lindur në Frashër, prej nga ka dalë një plejadë njerëzish të shquar e me kulturë. Ajo kujton vëllezërit Frashëri, këto tri figura të ndritura të popullit shqiptar, siç thotë ajo “i dhanë famë të madhe vendlindjes së tyre”. Ajo e quan atë vendin “ku lindi poezia lirike, politika demokratike dhe filozofia popullore shqiptare”. Ajo deklaron me kënaqësi për vjehrrën se “i kam ngritur asaj një përmendore në zemrën time, që askush s’mund ta rrëzojë. Ngado shkoj më ndjekin pas kujtimet e saj”. E pak më tej shton: “unë kam qenë e përjashtuar nga kori i nuseve që ankoheshin për vjehrrat e tyre të liga. Vjehrra ime ishte një grua e veçantë. Unë i shprehja respektin tim të madh dhe ajo lumturohej me përkujdesjen tonë, bënim për të ç’mundnim që ajo ta ndjente veten sa më mirë te ne”. Çfarë shembulli! Pra vjehrra ishte një grua e veçantë. Ç’romantike marrëdhëniesh njerëzore! Veç të mos harrojmë se po kaq grua e veçantë qe kjo gjermane që pat studiuar në Moskë dhe di të vendosë në familjen shqiptare të tillë harmoni sa do të vlente si mësim i madh për çdo grua. Grua po kaq e virtytshme është Vala me të gjithë. Personalisht kam takuar pas interesimit që më zgjoi leximi i këtij libri, shumë nga ata që ajo i përmend dhe të gjithë flasin me konsideratën më të lartë për këtë “të huaj” që u bë “e jona”. Ata tregonin për një njeri që ishte model në përkushtimin në punë, që dinte të vlerësonte e të respektonte të tjerët dhe që kujdesej shumë për familjen e saj e sidomos në edukimin e fëmijëve. Vala punoi edhe në radio, edhe në arsim, edhe si përkthyese. Gjithmonë e përpiktë por ç’e do, e kuptonte ndoshta më shpejt se kushdo, se politikisht shihej me dyshim. Veç ajo kishte zgjuarsinë që të mos e shprehte hapur pakënaqësinë. Dinte të punonte pa bërë fjalë dhe të ndiqte pas të shoqin kudo që e transferonin. Se në transferohej Ilmi Bejko, duhet ditur, se kjo ndodhte ngaqë kishte gruan e huaj. Për Valën kishte rëndësi që nuk paragjykohej si e tillë nga njerëzit e thjeshtë. Për të tjerat turpi do të binte mbi ata që i bënin, qofshin ambiciozë të paskrupullt. Thamë se Vala bëri shumë kujdes që të mos ngatërrohej “me politikë”. Ishte njësoj si të ecje në një fushë të minuar, ku nuk dije se nga mund të të vinte rreziku. Ajo nuk kishte pse t’i hapte vetes telashe, të shoqit, fëmijëve. Por kjo nuk do të thoshte se ajo kishte mbyllur sytë e nuk i bënte përshtypje gjithë sa ndodhte në vendin tonë, në ato vite ku sundonte marria e ideologjisë. Se veç transferimeve dhe dyshimeve, atë si gjithë të tjerët e mundonte ngushtica ekonomike, rradhët e gjata, pengesat e shumta në ushqime, veshmbathje etj., etj. Aq, sa vjen një kohë dhe kjo grua optimiste nga natyra i quan lulet “dëfrimi dhe ngushëllimi im”. Ajo me shumë dëshirë u shërben atyre. Se edhe ato ia shpërblenin asaj me bukurinë, aromën dhe ngjyrën e tyre, në atë botë të shëmtuar ku shihej veç bardh e zi. Vala u është mirënjohëse atyre pasi “ato më ndihmuan që të mos e humbisja shpresën për jetën”. Edhe në shkallë vendi kishte ngjarë pak a shumë siç vëren ajo “Pranvera shqiptare e Pragës” zgjati vetëm një kohë të shkurtër, pikërisht aq kohë sa “Zylo” e pa dritën e diellit, ajo e di se “Zylua” i D.Agollit është një përgjithësim se kushdo e ka të qartë së autorët e Zylove të tjerë pasi panë një rreze dielli përfunduan errësirave të birucave ku veç për diell nuk bëhej fjalë. Unë nuk dua t’i kushtoj shumë vëmendje kësaj çështjeje pasi vetë autorja ka ditur ta kapërcejë me analiza të urta e të mençura, larg pasioneve që të mpijnë shikimin. Shpesh edhe me një humor shumë të hollë, duke shfrytëzuar anekdota të mprehta që i krijonte populli. Ajo s’ka më të voglën ndjenjë hakmarrjeje. Si intelektuale e mirëfilltë, ajo në plan të parë vë arsyen pa dashur ta ngatërrojë më tej këtë popull tashmë të rraskapitur. Por s’mund të lë pa përmendur një përfundim të sajin, pasi e transferuan në ato qytete të veriut, ku ende kishin mbetur gjallë zakone të Mesjetës: “A mund të kishte ngushëllim qoftë edhe jo të fortë për atë fyerje që na u bë? Ne duhet të ishim “ushtarë” ose “misionarë” që të çonin ide të reja, një botëkuptim të ri në atë rajon të prapambetur, por brenda vetes pikonte një varje, unë e ndjeja veten të tradhëtuar nga ajo parti së cilës në të vërtetë i kisha besuar”. E kur i vjen puna për të ndarë dhimbjen me Ilmiun, ajo shkruan: “Sipas mendimit tim, Ilmiu ka vuajtur më shumë se unë. Ai mbante përgjegjësi për mua, në emër të vendit të tij, atë e ka bluar mendimi se pikërisht vendi i tij ishte sjellë në mënyrë poshtëruese me mua, me gruan e tij e cila në të vërtetë ishte bërë qytetare shqiptare shembullore”. Më e përmbledhur nuk ka se si të jepet drama sfilitëse e shpirtit të saj. E të çfarëdo përmase të ishin këto vuajtje shpirtërore, Vala nuk iu nda për asnjë çast kulturës shqiptare. Lexuese e palodhur e librit, ajo gjykon me llogjikën e në kritikeje të letërsisë. Kështu pasi i referohet shkrimtarit erudit e nga më prodhimtarët, Moikom Zeqo, i cili konkludon me shumë të drejtë se kultura shqiptare e gjysmës së dytë të shekullit XX nuk mund të mendohet pa binomin Kadare-Agolli, ajo thotë: “veprat e tyre janë dy thesare të ndritshëm. E mrekullueshmja është se ata ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri. Unë për vete i adhuroj të dy. Tek Kadareja admiroj paraqitjen brilante të figurave të tij artistike që kërcasin nga mendjemprehtësia, ndërsa tek Agolli më rrjedhin lotët nga emocioni. Figurat e tij më prekin zemrën”. Shihni pra si e mbron kulturën tonë dhe korifejtë e saj kjo grua e cila duket se mburret me ta. Dhe kini parasysh se ajo erdhi në Shqipëri nga vendi i heronjve të shquar të mendimit, pra i filozofëve të mëdhenj, nga vendi që nxori nga gjiri i vet Gëten dhe Shilerin. E megjithatë është aq e dashuruar me Shqipërinë dhe popullin shqiptar sa i gëzohet gati si fëmijë çdo gjëje të mirë që kemi. Le të mësojmë prej saj! Jo pa qëllim Vala në largësinë dhe ftohtësinë siberiane të Kukësit zgjedh e përkthen romanin e Sabri Godos kushtuar heroit tonë kombëtar, Skënderbeut. Por Vala pëlqen e përvetëson jo vetëm atë çka krijojnë talentet e fuqishme të vendit, por edhe gjithçka prodhon ajo që quhet krijimtari popullore. Këngët me bukuri të rrallë të kënduara në mes të bisedës gjatë gostisë ajo i quan arie ose opera të vërteta. Dhe çuditërisht nuk ngurron të këndojë bashkë me të tjerët. Por figura e jashtëzakonshme e kësaj gruaje nuk do të jepej e plotë n.q.s. nuk do të përmendim qëndrimin që ajo mban rreth problemit kombëtar shqiptar. Ajo me objektivitet shkencor e me kurajo arrin në përfundimin se “Në historinë e deritanishme popullsia shqiptare që ka prejardhje jo sllave (duke përfshirë edhe atë kosovare) ka qenë e trajtuar nga fuqitë e mëdha si fëmija i njerkës. Në Ballkan, serbët e kanë ndjerë veten si fuqi e madhe dhe kanë shtypur popullsinë shqiptare që ka një peshë të madhe specifike në ish-Jugosllavinë. Për më tepër serbët e quajnë Kosovën si djepin dhe zemrën e Serbisë. Kjo tingëllon e çuditshme dhe jo logjike kur shikon hartën gjeografike. A mund të qëndrojnë këmbët në vend të zemrës? Natyrisht kërkesat serbe për Kosovën nuk janë as “djepi” dhe as “zemra” e Serbisë. Kosova është e pasur me thesare nëntokësore të cilat Serbia nuk dëshiron t’i humbasë. Ky është shkaku që fanatikët serbë ndizen e marrin zjarr me “djepin e Kosovës” duke bërë spastrim etnik e duke dëbuar popullsinë nga trojet e tyre”. Ja dhe dëshira që kjo ambasadore e interesave të drejta të Shqipërisë e ka ëndërruar e pritur prej kohe”. Mua më ngroh zemra kur Ministri i Jashtëm gjerman, zoti Joshka Fisher bëri thirrje që të hiqet nga indiferenca, nga mosinteresimi dhe të ndërhyhet për të ndihmuar çështjen shqiptare. Shpresojmë që përkrahja e botës nuk do të jetë kalimtare por thelbësore”. Ky libër është botuar i përkthyer në Gjermani. Personalisht jam i bindur se as bashkimi i dy Gjermanive, pra i atdheut të saj të vërtetë nuk e ka gëzuar Valën më shumë se sa çlirimi i Kosovës nga përbindëshat e Sllobodan Millosheviçit. Vala, tani e larguar me të shoqin në vendlindjen e saj ku mungoi aq gjatë, ka një merak: bashkimin e Shqipërisë me Europën. Ajo i thotë tërë botës se vë duart në zjarr që shqiptarët e meritojnë këtë. Ajo garanton se kurrkujt nuk i vjen ndonjë rrezik nga ky popull. Kurse në rrafshin njerëzor shqetësimi i saj është se “A do të kthehem vallë edhe njëherë atje?”, pra në Shqipëri. Po, Vala jonë, ti do të kthehesh se ke lënë zemrën tënde të pastër, kujtimet e pashlyera kudo që jetove dhe një emër të nderuar e të respektuar. Ti do të marrësh pjesë përsëri në gostitë tona, do këndosh e kërcesh me ne si të ishe një bijë trime e Skraparit dhe e Përmetit. Ti do vish këtu të shohësh sa janë rritur e hijeshuar fidanet që ke mbjellë dhe që mërziteshe kur ndonjë njeri i pasjellshëm i dëmtonte ata. Ti do të vish këtu se të presin që t’i ujitësh ato lulet e bukura me aromë e plot ngjyra që ti u shërbeje me aq zell, kur në Shqipëri ekzistonin vetëm dy ngjyra, e bardha dhe e zeza. Ti do vish se kanë mall të të shohin nxënësit e tu që të deshën aq shumë. Je e mirëpritur mes vëllezërve dhe motrave të tua si atë ditë kur e hipur në kalë udhëtoje e habitur dhe e gëzuar në shtigjet e panjohura, me refrenin Bajronian se “Dashuria do ta gjejë udhën e saj edhe atje ku ujqërit kanë frikë të gjuajnë”. Ti ke bërë shumë për ne, ndaj ne kurrë s’do të të harrojmë. Me librin që na dhurove, zhurma e lehtë e gati përkëdhelëse e hapave që bëre gjatë çapitjeve të tua nëpër Shqipëri, portreti yt që më shumë ndriçonte se sa kishte nevojë të ndriçohej, nuk do të na kujtojnë vetëm hiret e artisteve me famë, por një kohë më të lavdishme, atë të Rilindjes, ku një tjetër bukuri, ajo shpirtërore, kish më shumë vlerë dhe ku gra sokolesha punuan krahas burrave me fjalë dhe me penë që të rilindte atdheu ynë i mrekullueshëm por edhe i pafat e për më tepër jo gjithmonë i kuptuar nga të tjerët. Shpendi Topollaj
“Treni” i Enver Hoxhës dhe ngritja e flamurit të pavarësisë në Vlorë më 28 nëntor 1912 -Në prill të vitit 1912, të vitit me rrënjë te flamuri, Ismail Qemali i shkruante Marko Moçkës nga Londra: “… Më prit në Shqipëri, për të gëzuar së bashku me flamurin tonë…” “Treni” i Enver Hoxhës vërtet ka ikur larg, fort larg, por shumëçka ende qëndron në “vagonët” komunistë. Është politika, më qartë shumë drejtues të saj, është parlamenti, më qartë shumë prej deputetëve, është diplomacia, më qartë shumë prej diplomatëve, është adminitrata e shtetit, më qartë barkmëdhenjtë. Por ajo çka në aparencë duke e vockël, por është më kryesorja dhe mbase më e rënda për sot e për më vonë, është pikërisht historia ajo që ende është në “trenin” enverian. Rekrutët komunistë të historisë që gravitacioni është forca tërheqëse së cilës s’po mund t’i shpëtohet, po vazhdojnë avazin e merhumit duke e lloçkovitur historinë tonë brilante në ujëra ende aromëkëqia. Por le të mos e bëjmë pis këtë shkrim me politikanë e politikë. Le të vlerësojmë edhe një “gur” të çmuar në gjerdanin e florinjtë të historisë sonë. Kombi shqiptar, si ndër më të lashtët e Evropës, ka veçanti kulturore kulmore, të prekshme. Katër papë, shumë shenjtorë që nuk i ka askush. Ditët e fundit ishim në perlën e bregdetit shqiptar, Vlorën me atë kurorë gjelbëroshe si rrallë kund. Atje të flasin shumë për njërën ndër figurat e historisë sonë lavdimadhe, Marko Moçkën që rekrutët e historisë nuk i kanë lënë aq vend sa i takon në ngritjen e flamurit më 28 Nëntor 1912. Ja, kur biri i Vlorës, shqiptari i madh At Marko Moçka kthehej nga studimet teologjike në SHBA, në atë fillim të dhjetëvjeçarit të dytë të shekullit të kaluar, sipas këngës popullore, kur nënë Marigoni i drejtohet se “Kush je ti o njeri shtat’hedhur/që më vjen si një shenjëtor”, biri i përgjigjet se “… Unë jam Marko Moçka nën/Vij nga larg e zbres në Vlorë”. Pra, jo vij në shtëpi, por vij në Vlorë, në Shqipëri. Dhe ne iu referuam këngës për arsyen e arsyeshme se kënga është jetë për shqiptarët, kudo në trojet etnike e edhe në migrim. Edhe në raste mortesh, shqiptarit i janë thurur vargje, sepse natyrisht i ka përmbushur tërë detyrat që ka njeriu në këtë tokë. Po edhe jeta është këngë. Paçka se përgjatë një rruge shumë të vështirë për vetë rrethanat gjeografike, ekonomike, zhvillimore, konjukturale, shqiptari gjithherë e kudo ka reflektuar zgjuarsi, maturi, kulturë, optimizëm, unitet. Pra shqiptarët kanë jetua sa kënga. E pra, në atë shtator të vitit 1911, prifti Marko Moçka, duke parë se Shqipëria është e nëpërkëmbur, e shtypur, nën zgjedhë, vendos lidhje tepër të ngushta, monolite me Ismail Qemal Beun, ku më 25 prill 1912 krijon shoqatën “Kryqi i Shenjtë”, shoqatë e cila bashkon jo vetëm intelektualët potencialë të qytetit të Vlorës, por edhe të disa qyteteve të tjera përreth. Se sa e fortë ishte harmonia, se sa lart ishin vlerat shqiptare për bashkëpunim për një Shqipëri të pavarur, pa konflikte dhe me hapësira të hapura për një udhë drejt përparimit, drejt qytetërimit, drejt Evropës, flet jo pak veprimi i Ismail Qemalit. Ismail Qemali atë kohë e atë vakt, gjendej në Londër, për shtrimin e një terreni diplomatik dhe përgëzon priftin Marko Moçka për nismën e vlertë shpirtërore e patriotike, ku mes të tjerave i shkruan me germa shqipe: “Siç kemi biseduar edhe herë të tjera, më prit në Shqipëri për të gëzuar së bashku Flamurin tonë…”. Po Marko Moçka si iu përgjigj? “… Mirë se të na vini, o Ismail Bej… patriotët shqiptarë ju presin dhe mirë se ardhshi, si një burrë i nderuar i kombit…” E, më 28 nëntor 1912, në atë tribunë të bekuar, në atë shesh me peshë pavarësie, kur flamuri shqiptar i Gjergj Kastriotit u valëvit kryelartë, Atë Marko Moçka e bekoi flamurin. Mbase e kish bekuar edhe Anglia shtatë muaj e pse jo edhe më përpara. Pra, misioni i flamurit ishte pastërtisht i pastër, pastërtisht perëndimor, për një Shqipëri të mëvetësuar, të lirë, demokratike, me frymë patriotike, atdhedashëse, larg ndikimeve orientale, aq sa edhe prifti lë mënjanë petkun kur është fjala për flamur… Por dokumentat e asaj kohe flasin pak më shumë dhe s’kemi pse të kemi frikë ta publikojmë botërisht të vërtetën. Ishte pikërisht ky patriot i ndritur shqiptar, Marko Moçka, që më 1912 së bashku me një grup studentësh shqiptarë të atyre viteve u pritën në një takim të rëndësishëm nga Presidenti i SHBA-së Undron Willson, nga ku edhe kanë marrë mbështetjen për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Veprimtaria atdhetare e Marko Moçkës, në bashkëpunim edhe me patriotët Jani Vreto, Thimi Mitko, Petro Nini Lularasi, Ismail Qemali etj., ka qenë e përmasave të mëdha. Dhe vitet kalojnë, festa e flamurit nderohet, por edhe varrin komunistët ia shkatërruan Marko Moçkës, bashkë me Kishën e Madhe të Shën Kollit, në Poro të Vlorës më 1967. E, ky patriot, autor i shumë librave, madje edhe të djegura bashkë me eshtrat, pasi shumë prej tyre ishin në dorëshkrim, meriton të nderohet si njëri ndër personalitetet që krijoi kushtet për ngritjen e flamurit tonë kombëtar në Vlorë, më 28 nëntor 1912. Sokol Pepushaj, Albert Vataj
60-vjetori i Kryengritjes Antikomuniste të Malësisë së Madhe 10 Dhjetor 1944-Shkurt 1945 (e para në Europën Lindore, pas Luftës së Dytë Botërore) Malësia në mote ka mbrojtur trojet e shenjta të saj me dinjitet e krenari kombëtare. Malësorët në shekuj e kanë shkruar historiën me gjak shqiptari, me një betim solemn të quajtur “tobe”, që do të thotë besëlidhje e qëndrueshme me moton “Besa e Zotit”, është besa e burrave, për nder-Atdhe-besë e fe”. Malësia është përballur me luftëra me ushtritë romake, otomane, austro-hungareze, sllave e shoviniste e patjetër nazi-fashiste, sigurisht ajo do të kundërshtonte edhe instalimin e diktaturës komuniste me prejardhje sllave e bolshevike, që u përpoqën të fshijnë Shqipërinë nga faqja e dheut me historinë e saj ndër shekuj. Nacionalistët shqiptarë gjatë Luftës Nacionalçlirimtare e kuptuan dhe e vuajtën tradhëtinë e partizanëve komunistë në prag të çlirimit. Halil Alia bashkoi nacionalistët verilindorë që kishin mbetur të gjallë pas shkatërrimit të batalioneve të Bilal Kolës dhe major Dod Nikollës. Ai bënte luftë në Dibër kundër okupatorëve nazi-fashistë e uzurpatorëve komunistë. Në këto rrethana prefekti i Gjirokastrës lë jugun me nënprefektin e Fierit dhe të Beratit dhe vendoset në veri në Shpellën e Dragobisë me intelektualët nacionalistë vendas si Gjelosh Luli, Nikoll Preka i Shkrelit, Mirash Gjoka, Pjetër Gjoka e Gjergj Kola i Vërrithit me Pashko Dedën e fratin e Shkrelit. Ndërsa Llesh Marashi ekuivalonte nacionalistët shkodranë, krutjanë, mirditorë, matianë dhe Kelmend, Shkrel e Kastrat. Kelmendi nuk është shkelur nga asnjë këmbë italiani apo gjermani, dhe nuk ka arritur të pushtohet asnjëherë nga asnjë ushtri e huaj. Edhe sot ekziston shprehja malazeze për stërgjyshërit e Prek Calit: Pusho kangën o zogu i malit; se po të dëgjon Mema i Calit. Dhe është Prek Cali që ka kundërshtuar vendimet e qeverive të mëdha që kanë qenë në dëm të Shqipërisë dhe të trojeve tona. Ishte Prek Cali që apeloi vendimin e marrë prej tyre që kufiri i vendosur nga Bishti i Krajës, Ura e Prroit të Thatë, Qafa e Grishajve, Thana Binoke në Shkrel, Qafa e Tethores të zhvendoset dhe fitoi kufirin e sotëm ekzistues me Malin e Zi. Prandaj 820 partizanëve sllavo-serb sulmuan kështjellën e Prek Calit në Vermosh tre muaj para se të çlirohej Shqipëria. Prek Cali u tërhoq nga Vermoshi dhe u vendos me shtabin e tij në Vukël. Serbo-sllavët u larguan pa kokën e Prek Calit, por të fituar nga ana tjetër sepse dy brigada shqiptare luftonin gjoja për çlirimin e Kosovës. Në këto rrethana, nën kujdesin e Llesh Marashit, pas Çlirimit në fshatin Poicë të Shkrelit, në shtëpinë e Nikoll Zef Kolës mblidhen përfaqësuesit e Bajrakut të Shkrelit më datën 19 dhjetor 1944 për t’i prerë rrugën një batalioni vullnetar uzurpuesish komunistë që do të sulmonin Kelmendin befasisht natën e Krishtlindjes më 24 dhjetor 1944. Major Lleshi pas mbledhjes dërgon shoqëruesin e tij Zef Luk Nikën prej Hotit për të thirrur partizanët nacionalistë që qëndronin maleve të Kastratit dhe të Traboinit dhe për të sinjalizuar Prek Calin për një sulm të mundur në befasi. Kastrat-Traboin e Shkrel u mblodhën rreth Llesh Marashit. Prek Cali kërkonte dy alternativa: e para me kompromis, kelmendasit do të paguanin të ardhurve në pushtet të gjitha tatimet që ju kërkonte partia komuniste dhe nëpërmes kryetarëve të frontit do të pranonte kushtet për qeverisje vendore, gjë të cilën ia refuzuan. Atëherë Kelmendi duhej të përgatitej për luftë dhe dërgoi në Shkrel të besuarin e Prek Calit, Fran Gjergj Ucin, për t’i kërkuar ndihmë dhe ofruar bashkëpunim major Llesh Marashi. Marrëveshja u arrit dhe më 24 dhjetor 1944 rojet e Llesh Marashit diktojnë një batalion duke marrshuar nga lugina e Shkrelit me armë dhe municion në drejtim të Kelmendit. Llesh Marashi urdhëron Kol Nik Prelën (Marçinaj) dhe rreh këmbanat e kishës. Batalioni vendoset në formacion luftarak dhe vazhdon të tërhiqet në drejtim tjetër nga rruga që të çonte në Vermosh nga kisha e katundit të Kastratit. Kryengritësit sulmuan batalionin dhe arritën ta shpartallonin për disa orë duke e çarmatosur. Armët e municionin e kapur ia dërguan shtabit të Prek Calit në Vukël. Shkreli nën terror. Më 27 dhjetor 1944 në shtëpinë e Gjok Tomës në Ivanaj mblidhen krerët e Kastratit nën drejtimin e Gjon Martinit e Mirot Palokës për një riorganizim të forcave nacionaliste në një përballje frontale me forcat e terrenit të cilat ushtronin terror dhe përhapnin panik nëpër familjet malësore. Vendimet e kësaj mbledhjeje i shpërndau Kol Gjoka në Grishaj për Llesh Marashin e në Vukatanë për grupimet e tjera nacionaliste, brenda marrëveshjes për një bashkim të shpejtë nën një komandë të vetme, mbasi pritej të sulmohej Kastrati dhe Kelmendi. Forcat e terrenit që patrullonin, shpallën ndalim-qarkullimin dhe në bashkëpunim me postkomandën e Bajzës arrestuan disa nga pjesëmarrësit organizatorë të mbledhjes. Nga këta pushkatuan Gjon Tomën, Kol Lleshin, Mark Nikollën, Tom Lekë Dakën, Gjon Nikollën e Mark Luc Gjonin, ndërsa vdiqën të keqtrajtuar publikisht Luc Prekushi e Zef Gjoni dhe vuajti 12 vjet burgose korrieri Kol Gjoka. Në këto rrethana, Mehmet Shehu me brigadën e vet vendoset në fushim në fushën e Rapshës. Malësorët prisnin gjëmën e madhe. Nuk kishte informacion se kush e kishte rradhën Kelmendi apo Kastrati. Nata e 1 janarit 1945 e përgjaku Kelmendin. Sulmi ishte i befasishëm. Nga gryka e Grabomit dy toga sllavo-serbe marrshuan drejt Kelmendit. Ata hapën zjarr tek Ura e Tamarës mbi popullatën, synimet ishin të qarta. Kërkonin të kapnin në befasi Prek Calin dhe shtabin e tij. Kelmendasit reaguan. Të ardhurit nuk i favorizoi errësira e natës dhe ishin të panjohur me terrenin. Ata po të thuash se i mori lumi i Cemit. Nga Rapsha e Hotit, Mehmet Shehu me brigadën e vet marrshoi drejt Kelmendit për t’u ardhur në ndihmë, por qëndresa e brojanëve i ndaloi dhe u dha besë, sepse ishin shqiptarë, me kusht kthimin e tyre nga kishin ardhur. Besa me të pabesët nuk zgjati, por u krijoi mundësi të riorganizohen dhe të vënë në shërbim të gjithë arsenalin e kobshëm. Gjon Martini, Mirot Paloka e Nik Gjeloshi i kërkojnë takim major Lleshit urgjentisht në shtëpinë e Lulash Cukut. Kjo ishte shtëpia më e afërt me shtëpinë e Luket Grishit që strehonte majorin. Forcat e terrenit së bashku me forcat e post-komandës së Bajzës diktuan vendndodhjen e Llesh Marashit dhe më datën 23 janar 1945 në Grishaj major Lleshi ishte i rrethuar. Shkrel e Kastrat që qëndronin maleve zunë pritat dhe detyruan forcat e terrenit që të tërhiqeshin. Lufta ishte e ashpër dhe vazhdoi gjithë ditën. Kryengritësit shtoheshin në numër, ndërsa kundërshtarët kërkojnë të vetëmbrohen në post-komandën e Bajzës. Kryengritësit e morën post-komandën në orët e vona të datës 24 janar 1945. Gjatë luftimeve pothuaj trup më trup nga kryengritësit i pari që u plagos ishte Pjetër Gjok Hoti që vdiq më vonë dhe mbetën në fushë-betejë Lulash Cuku nga Bajza dhe Zef Tom Çekaj dhe Nikoll Pali nga Shkreli. Frati i Bajzës Çilir Cani, në shenjë paqeje dhe respekti për viktimat rreh këmbanët e kishës. Burrat kryengritës të alarmuar u grumbulluan me shpejtësi në oborrin e kishës. Të revoltuar dhe në shënjestër për t’u eliminuar nga forcat e terrenit ata organizuan mësumjen drejt Shkodrës në tre drejtime: xhaden e drejtë, Sukën e Bajraktarit në të djathtë dhe shtëpinë e Zek Zenelit ku ishte dhe shtabi partizan në të majtë. Kryengritësit i lejuan kundërshtarët e dorëzuar të largoheshin me gjithë armët e tyre. Nga spitali partizan i Koplikut filloi qëndresa me armë. Mbas disa orësh luftime kryengritësit morën shtabin dhe spitalin partizan. Mbasi i çarmatosën i liruan të gjithë, por nga ana e kryengritësve mbetën të plagosur Gjok Pali i Traboinit dhe Lac Kola, të cilët u strehuan dhe u mjekuan nga familja e Shaban Binakut. Kryengritësit marrshojnë në formacion luftimi drejt Shkodrës. Tek vendi i quajtur Ura e Rrjollit u vendosën në fushim. Malësorët kryengritës kërkuan mbështetjen e aleatëve sipas marrëveshjes që do të fillonte më 29 janar në të njëjtën orë. Aleatët nuk i mbështetën kryengritësit malësorë por u kërkuan që të respektonin marrëveshjen dy ditë më vonë. Pritja u kushtoi shumë kryengritësve, kundërshtarët kishin kohë të mjaftueshme të riorganizohen ku u mbështetën nga forca të shumta dhe të armatosura, edhe moti i keq dhe shtërgata i favorizonte. Mbas disa orësh luftime të ashpra kryengritësit të tradhëtuar nga aleatët u thyen. Në fushë-betejë mbetën të vrarë dy prijësit, trimi Gjon Martini dhe Mirot Paloka, mbi trupin e të cilëve forcat e ndjekjes e shqyen flamurin e ngritur në ballë të urës nga Gjok Dod Bajraktari, gjithashtu u plagos rëndë dhe Gjon Nik Berdhashi. Llesh Marashi dhe Nik Gjeloshi tërheqin forcat me shpresën e një riorganizimi dhe bashkimi me grupin e intelektualëve, për t’i ardhur në ndihmë Kelmendit mbasi vazhdonte i vetëm të rezistonte. Brigadat e ndjekjes të drejtuara nga kriminelët e njohur Mehmet Shehu dhe Fejzi Micoli të mbështetur edhe nga ushtria jugosllave më 12 shkurt përfundimisht pushtojnë dhe Vuklin. Prek Cali me 15 trima kelmendas zihet rob. Brigadat e ndjekjes bënë kërdinë. Vranë e shkatërruan, dogjën e prenë dhe së fundi pushtuan Kelmendin e papushtuar në dekada, por nuk arritën të mposhtnin krenarinë e malësisë, ajo është dhe do të mbetet kryengritja e parë antikomuniste pas Luftës së Dytë Botërore në krejt Europën Lindore. Malësia e pagoi, por kurrë nuk tradhëtoi. Gjon Kaçaj
Drejt zgjidhjes perfundimtare Problemi I furnizimit me energji elektrike te shqiptareve, do te zgjidhet perfundimisht deri ne vitin 2007. Por deri atehere, une, ti, ju, ne, ata duan te shijoje kete shpikje shume te vlefshme te njerezimit. Si shume gjera te tjera, energjia shqiptare, ne fillim te mijevjecarit te trete vazhdon te jete luks. Per faj te kujt, eshte nje histori qe nuk ia vlen te diskutojme. Te gjitheve i intereson te kene energji sa me shume ne shtepite e tyre. Tashme edhe rrjeti po rinovohet dhe shume shpejt, mund te perballoje ngarkese 24 ore non stop per qytetin e Shkodres. Energji elektrike po prodhohet me shumice fatmiresisht dhe rreshjet e favorizojne kete. Ceshtja qe diskutohet eshte tjeter. Si mund te kemi me shume energji elektrike ? KESH (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare) thote se energjia jepet vetem nese krijohet siguria se ajo do te blihet nga konsumatoret. Ne keto kushte, lind kontradikta ne mes qytetareve dhe KESH-it. Qytetare ne shume raste, edhe nuk kane deshire te paguajne, por edhe KESH nga ana e tij, ne disa raste nuk e mat mallin qe tregton. KESH ka hedhur ne treg idene e parapagimit te energjise permes instalimit te matesave me karte. Projekti do te startoje, eshte thene, diku nga fillimi i vitit te ardhshem por do kohe te materializohet. Duhet gjetur nje zgjidhje me e shpejte dhe me efikase. Shembulli ekziston ne KESH-in Shkoder. Arketimi po ecen deri diku, paralel me shtimin e furnizimit me energji elektrike. Drejtori i Zones se Shperndarjes, Nik Ndoci me stafin e tij, ka arritur te siguroje ate qe deri me sot, asnje drejtues para tij, nuk e ka arritur. Niveli i arketimeve nga 4-5 % qe ka qene deri para 10 muajve, sot eshte 38%. Shifra eshte e ulet, por shume e larte po te lllogaritet me shumefishet e rritjes brenda nje kohe kaq te shkurter. Nga ana tjeter, vetem ne qytetin e Shkodres, jane mbi 30 mije abonente qe faturohen me matesa te energjise. Duhet bere edhe me teper ne nje qytet qe numeron rreth 50 mije abonente, por cdo gje do kohen e saj per tu realizuar. Edhe aty ku matesi nuk lexohet, KESH i ka kerkuar abonenteve te vijne te bejne te mundur venien ne pune te tij. Per kete qellim, eshte ngritur edhe nje zyre per te pritur ankesat e qytetareve. Nderkohe, si asnjehere vete drejtori Ndoci eshte ai qe prêt ne telefon qytetaret me ankesat dhe sugjerimet e tyre. Suksesi me evident i asaj qe po e quajme “Administrata Ndoci” eshte garantimi per nje periudhe relativisht te gjate kohore te furnizimit me energji elektrike te qytetit. Aktualisht, mesatarisht Shkodra ka rreth 14- 16 ore ne dite energji. Me i rendesishem eshte fakti se energjia nuk mungon nga ora 16- 01te nates. Perjashto rastet kur ka ngarkese apo defekte te rrjetit. Eshte nje periudhe kohe mjaft e vlefshme, ku shumica e familjeve realizojne proceset me te domosdoshme jetesore. E mira nuk ka fund, thote nje fjale e urte e popullit. Por nuk duhet harruar se KESH eshte njera ane e medaljes, ana tjeter eshte konsumatori. Nese do te duhej te kishim energji sa e paguajme, do te kishim jo me shume se 7-8 ore ne dite, realisht kemi dyfishin. Pra KESh ka bere dhe po ben leshime ne kete drejtim, edhe qytetaret duhet te tregojne me shume qytetari. Sa me shume te paguhet energjia, aq me shume do te kemi drita ne shtepite tona. Kete duhet te kuptojme te gjithe. Gradualisht, opinioni qytetar eshte ndergjegjesuar dhe do te ndergjegjesohet me shume. Tashme nuk mungojne edhe fjalet e mira ne drejtim te punes se KESH-it ne Shkoder. Vleresimet vijne jo vetem nga qytetaret, por edhe drejtues te pushtetit vendor, te zgjedhur dhe te emruar. Te gjithe kane te fresketa kujtimet e dimrit te kaluar. Receta ka qene e thjeshte : 2 ore pa drita dhe 1 me drita, madje edhe keto te crregulluara. Ne te gjithe boten, te zeses i thuhet e zeze, te bardhes te bardhe. Ekziston edhe grihja, e cila per energjine elektrike perhere e me shume po i afrohet te bardhes. Njera dore, lan tjetren, te dyja bashke fytyren, thote nje fjale e urte e shqiptareve. Nderkohe, romaket e lashte kane lene trashigim nje tjeter: Jepi Cezarit cfare eshte e Cezarit. Kur politika fut hundet ne kete ceshtje, kesaj teme i duhet dhene fund. Duhet te flasin faktet, shifrat dhe ne fund specialistet. Blerti DELIJA
28 Nëntori që mbeti peng në Hot Kushdo që kishte “fatin” për të shkuar në Hot, pasi kishte siguruar një leje nga Dega e Punëve të Brendshme, që nga viti 1970 deri në vitin 1990, sapo të ndalej në qendër (të Hotit) aty ku ishin disa objekte social-kulturore të kohës, do t’i ndeshte syri në një pllakë impozante e cila, përveç yllit të kuq, do të shkruante me germa kapitale: “Në këtë vend, më 28 Nëntor 1944, kaloi Brigada e 6-të Sulmuese e Ushtrisë Nacional-çlirimtare për të ndihmuar në çlirimin e popujve të Jugosllavisë”. Është interesant se kjo pllakë përkujtimore ka zgjuar edhe interesin e studiuesve të asaj kohe, madje është bërë edhe objekt i kumtesave të Muzeut Popullor të Shkodrës. Pikërisht në kumtarin (e Muzeut Popullor të Shkodrës) të vitit 1978, në faqen 128, gjendet “regjistrimi” i pllakës përkujtimore së bashku me fjalët që sipërcituam, të cilat vërtetojnë se nëpër fshatin Hot, si fshati ekstrem që kalohej në rrugë disi më fushore për në trojet shqiptare të quajtura “Jugosllavi”, kishte kaluar Brigada (e 6-të) Sulmuese e Ushtrisë Nac.-Çl. Natyrisht kjo pllakë për atë kohë nuk do të thoshte asgjë, përveç një sllogani komunist, që malësorët ndonëse heshtnin prej hallit e dinin se kjo brigadë (dhe as të tjerat më vonë) nuk kishin asnjë lidhje me Malësinë e Madhe, pasi pjesëmarrësit në këtë ushtri komuniste ishin nga zonat e jugut që ishin bërë flakë e kuqe dhe pa vonuar do t’i shihnin sherrin siç ia panë çdo pushtuesi. Mirëpo erdhi një ditë dhe komunizmi ra nga pushteti, ndërsa forcat demokratike hipën në pushtet, por tashmë me mendësi e mundësi safi shqiptare, pjesë e së cilës në ato vite (1992-1996) ishte edhe Hoti e Malësia. Pikërisht pas vitit 1992, kur qeveria dhe shteti demokrat kërkuan jo vetëm të ndërtojnë Shqipërinë, por edhe të korrigjojnë të shtrembëruarat e historisë nga komunizmi, ku një ndër këto kulme historike ishte data e Çlirimit të trevës së fundit nga nazifashistët. Komunistët për shumë vite kishin vënë si datë të Çlirimit 29 Nëntorin, duke mohuar Çlirimin e Shqipërisë më 28 Nëntor, pasi ata thonin se ushtria gjermane është larguar nga Shkodra e Malësia më 29 e jo më 28 Nëntor, siç flisnin shumë dëshmitarë dhe dokumente të kohës. Në kushtet e një diktature të çmendur, kjo nuk ishte e vështirë për t’u vendosur, qëllimet e së cilës tashmë dihen botërisht, pasi duhej unifikuar data e festimit (çlirimit) me Jugosllavinë me të cilën mendonin të na bashkonin si republikë e shtatë. Mirëpo, nëse diçka u arrit të fallsifikohet nga historia, kishin mbetur disa dëshmi që shteti i asaj kohe nuk u vinte rëndësi, pasi nuk guxonte kush të vinte në dyshim çfarë thoshte Partia e Punës. Një ndër këto dëshmi të mbetura ka qenë edhe pllaka përkujtimore e cila me çfarë shkruante vërtetonte se më 28 Nëntor 1944, Brigada e 6-të Sulmuese kishte kaluar në territorin jugosllav (Mal të Zi) pa asnjë problem apo përpjekje luftarake, çfarë do të thoshte se kishte kaluar që nga Shkodra, nëpër Malësi e Hot (këtej kufirit) nëpër një vend të qetë e të çliruar pa këmbë ushtari të huaj. Shqip, më 28 Nëntor, Shkodra dhe Malësia e Madhe ishin të lirë, çfarë do të thoshte krejt Shqipëria, pasi pjesa tjetër kishte ditë që jetonte pa këmbë pushtuesi të huaj. Pikërisht sa filloi të diskutohej kjo datë çlirimi në parlament, dikush si me komandë e kishte shkatërruar pa shenjë e pa nishan këtë pllakë e cila ishte një dokument autentik që vërtetonte se data 28 Nëntor ishte data e vërtetë e lirisë. Në entuziazmin e atyre kohëve të demokracisë së ëndërruar, askush nuk ia vuri veshin dëmtimit të kësaj përkujtimoreje, në mos dikush u gëzua se u hoq ky simbol me yll të kuq komunist, mirëpo u harrua se ajo përkujtimore ishte një ndër gjërat më me vlerë historike të sistemit të kaluar, që e kishte lënë kështu deri në ardhjen e demokracisë. Hamendjet për heqjen e kësaj pllake edhe sot qarkullojnë, por ama të ndara në akuza me kahe të kundërta. Demokratët akuzojnë se e kanë hequr (prishur) militantët socialistë, ndërsa socialistët akuzojnë se këtë pllakë e kanë shkatërruar militantët demokratë në emër të luftës kundër çdo gjëje që trashëgojmë prej komunizmit. Gjithsesi pa dashur ta politizojmë (edhe pse ndoshta ka vend), kjo pllakë dhe “dokumenti” i shkruar në kumtarin e Muzeut Popullor të Shkodrës në vitin 1978, janë një dëshmi autentike që vërtetojnë se rikthimi i datës së Çlirimit më 29 Nëntor është një gabim “trashanik” i Partisë Socialiste në pushtet, madje populli i Malësisë e Shkodrës, datën 29 e konsideron si datën e pushtimit komunist, që në fakt duhet kujtuar, por jo si ditë feste, por si ditë mjerimi e zie që zgjati gati gjysëm shekulli. E ky kujtim të jetë “ilaçi” që të na largojë gjumin që sjell harresën, se siç thotë populli, “çfarëdo që harrohet ka “shanse” të përsëritet”… Dhe për këtë, shqiptarëve u urojmë këto data me gjuhën e malësorëve: “Gëzuar 28 Nëntorit dhe mos ju raftë të harroni 29 Nëntorin…” Ndue Bacaj
Gabon Evropë: Kosova s’mund të piqet në hellin serb Evropa dhe Serbia duhet ta kuptojnë dhe të ndërgjegjësohen se koha e karagjorgjeviçëve dhe çubrilloviçëve i përket së kaluarës. Kthim prapa nuk ka. Karagjorgjeviçët dhe çubrilloviçët e rinj, ithtarë për Serbinë e madhe, koha i ka lënë prapa, ata nuk duhet të kenë vend në shoqërinë e sotme demokratike, as në Evropën e Re. Identiteti i një populli mbi dy milion nuk mund të zhduket, vizione të tilla janë naive, të mbrapshta dhe të rrezikshme. Shoqëria ka tri shkallët e saj: 1-Të kaluarën; 2-Të tashmen; 3-Të ardhmen. Vizioni i çdo shteti dhe politikani evropian duhet të jetë i qartë dhe i perspektivës për të sotmen e për të ardhmen evropiane, duke mos bërë të paditurin, pa harruar të kaluarën, sidomos të kaluarat e hidhura ballkanike në dëm të popullit shqiptar e në veçanti të atij kosovar e shqiptarëve në Mal të Zi e Maqedoni. Qëndrimet e disa shteteve e politikanëve të Evropës për çështjen e Kosovës, që i shfaqën në takimin e nëntorit 2004, me 30 përfaqësues të Kosovës, janë të papranueshme, me rreziqe, sidomos për Ballkanin. Çdo evropian, politikan apo shtet, duhet ta dijë se Kosova dhe Serbia nuk mund të bashkëjetojnë nën një ombrellë, hendeku që është krijuar është shumë i thellë dhe nuk mund të mbyllet më. Kronikat e ngjarjeve njëshekullore antishqiptare, janë mbushur me ngjarje më rrënqethëse e makabre që as skllavëria nuk i ka përjetuar. Serbia me politikën e shkombëtarizimit e të shfarosjes ndaj popullit të Kosovës e shqiptarëve në Mal të Zi e në Maqedoni, është bërë në ndërgjegjen e çdo shqiptari kosovar simboli i armikut të betuar. Lumenj gjaku u derdhën nga djemtë e vajzat e Kosovës të këputura në lule të rinisë nga makina shfarosëse serbe, me nëna e vajza të lëna qyqe e me Kosovën të veshur në zi. Të pangopur në mizorit e tyre, të tërbuar nga deviza e shqiptarëve të Kosovës, të Maqedonisë e të Malit të Zi “vdesim” por vendin e trojet tona nuk i lëshojmë. Serbomëdhenjtë kanë përdorur në vazhdimësi “shkencën” e shfarosjes më antishqiptare të Vaso Çubrilloviçit, Antanasije Urashoviçit e të tjera mostrave të tilla të të ashtuquajturit Klubi Serb i Kulturës në Beograd në vitet 1937-1939. Sot janë zëvendësuar nga mostrat e tyre të tipit Çariç, Sheshel, Koshtunica, etj. Të dhënat dokumentare tregojnë se në fund të shekullin XIX, si rezultat i pushtimeve skajore të Kosovës nga Serbia e nga Mali i Zi, u shpërngulën me dhunë dhe u vendosën në brendësi të Kosovës dhe të Shkodrës 800.000 shqiptarë. Vetëm gjatë viteve 1913-1927, në Kosovë dhe në viset shqiptare në Jugosllavi, nëpërmjet të ashtuquajturit “shkombëtarizim nëpërmes zhdukjes fizike”, u vranë mbi 200.000 shqiptarë, u burgosën dhjetra mijë të tjerë, u shfarosën fshatra të tëra shqiptare. Në bazë të dokumentave dhe sipas revistës shkencore “Përparimi” nr.4 e 5, viti 1970, nr.10 viti 1971 dhe “Gjurmime albanologjike”, botuar në Prishtinë, rezulton se nëpërmjet kolonizimit midis dy luftërave, 1919-1941, në Kosovë u vendosën mbi 58.ooo kolonë serbë e malazez e u krijuan mbi 370 fshatra kolonistësh. Po ashtu, sipas raporteve të Drejtorit të Lartë të Reformës Jugosllave, gjatë viteve 1920-1940, vetëm në disa rrethe të Kosovës e të Maqedonisë u janë rrëmbyer shqiptarëve e u janë dhënë kolonëve, nëpunësve, xhandarëve, çetnikëve e të tjerëve 381.245 hektarë tokë. Gjithashtu në vitet 1913-1941, si pasojë e sundimit, terrorit, genocidit e shfarosjes serbomadhe nga Kosova e viset e tjera shqiptare në Jugosllavi, u dëbuan me dhunë rreth 500.000 shqiptarë, shumica në Turqi e pjesa tjetër në Shqipëri e në vende të tjera. Nuk ka njeri në botë që mund ta besojë lehtë se brenda harkut kohor 34 vjetë, regjimi serbomadh ka vrarë mbi 200 mijë shqiptarë të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi dhe ka dëbuar me dhunë nëpërmes metodës së shfarosjes rreth 800 mijë shqiptarë dhe me dhjetra mijë të tjerë të burgosur. Ky ka qenë realiteti i Kosovës jo thjesht nën ombrellën por në hellin e Serbisë së madhe. Pa përmendur 1999-ën që dëbuan nga Kosova rreth 1 milion shqiptarë kosovarë, falë SHBA, NATO-s dhe shteteve evropjane që mundësuan rikthimin e tyre përsëri në Kosovë. Për periudhën 1945-2000 do të flas në numrin e ardhshëm. Çështja e Kosovës nuk duhet të tolerohet më. Politikanët dhe çdo shtet evropjan duhet të çlirohet nga manitë e vjetra për Serbinë e madhe dhe për superfuqinë e Ballkanit Jugor. Sa më shpejt të kuptohet kjo, aq më mirë për vetë Evropën e sidomos për rajonin e Ballkanit. Kosova nuk mund të përdoret më si monedhë për të kënaqur serbin Sheshel e Çoviçjan. Kosovës duhet t’i shërohen plagët shekullore të shkaktuara nga Serbia. Edhe Evropa të vërë në vend padrejtësinë e fillimshekullit XX. Fajet dhe gabimet e 1913 e 1915 nuk duhet të përsëriten më. Protokolli i Firences (17 dhjetor 1913) dhe traktati i fshehtë i Londrës (1915) dhe pazarlleqet e Musolinit, nëpërmes Ministrit të Jashtëm Italian, Çianos, me Kryeministrin e Serbisë, Stojadinoviçit (1937-1939). Evropa e re duhet të shohë vrima të zeza ballkanike në kurriz të popullit shqiptar, për ndarjen dhe copëzimin e Shqipërisë. Evropa, Kosovën duhet ta inkuadrojë në familjen e madhe evropjane me identitetin, etnicitetin dhe mvetësinë e saj të pavarur nga Serbia, me pavarsinë dhe shtetin e saj dhe jo copëz në gojën dhe hellin e Serbisë. Kosova dhe Serbia janë dy popuj të ndryshëm në identitet dhe etnicitet. Nuk duhet të mendohet më për gjitje artificiale të çdo forme apo mënyre. Këtë duhet ta ketë të qartë edhe vetë populli serb, këto do të jenë të papranueshme për çdo shqiptar. Mendime të tilla bëjnë që Ballkani të jetë në pikën e ekstremit që valon, mendime të atilla vendosin minën me sahat në Ballkan që mund të shpërthejë në çdo moment duke përfunduar në luftë të dytë ballkanike, ku askush nuk ka përfitime, vetë Serbia do të dalë më e dëmtuara dhe Evropa do të kthehet shumë prapa në bërjen e Evropës së Bashkuar me rreziqet e rikthimit në epokën e luftës së ftohtë. Evropa duhet t’i japë shansin Kosovës që edhe ajo si çdo popull e shtet tjetër evropjan të gjejë veten me dinjitet në Evropën e Re të njësuar. Serbia me dhunën, vrasjet shfarosëse fizike, me dëbimet shkombëtarizuese njëshekullore, nga më primitivet dhe më çnjerëzoret me qëllimin e vetëm final, dëbimin edhe të kosovarit të fundit nga Kosova, nuk ka lënë asnjë shans as mundësi paqtimi me serbin jashtë kuadrit të fqinjësisë së mirë, si me çdo shtet tjetër fqinj. Pavarësia e Kosovës është mundësia e vetme e paqtimit dhe stabilitetit në Ballkan e më gjerë. Mhill Pali – Kryetar i Shoqatës Politiko-Kulturore “Spani”
U nda nga jeta “KRYETAR NDERI PËRJETË” i Ballit Kombetar në mbarë Diasporën Shqiptare U nda nga jeta nacionalisti i orëve të para TOM LECI. Mbasi u përlesh dhe luftoi me armë në dorë kundër pushtuesit të huaj, mbasi u torturua egërsisht në burgjet komuniste, mbasi mbeti mbi 20 vjet i paralizuar dhe i sëmurë me zemër, mbasi bëri në moshën 70 vjeçare dy operacione të rënda, arrin të shpëtojë nga kthetrat e vdekjes dhe të rikthehet në jetën aktive, të punojë pa u lodhur me zemrën e një djaloshi për përhapjen e alternativës së Ballit Kombëtar. Sot, 72 vjeçarin Tom Leci e shohim sa në Vermoshin e Alpeve, sa në Vlorë, sa në Fier në Durrës, sa në Dukagjin aq në Kelmend, sa në Breg Matës aq në Malet e Mirditës, sa në Velipojë aq në fshatrat e Zadrimës të punojë në përhapjen e Ballit Kombëtar. Lindi më 21 dhjetor 1923 në Shkodër, në një familje me tradita të shquara atdhetare. Të parët e tij ishin me origjinë nga Berisha e Kosovës. Gjyshi i tij, luftëtar trim i Lidhjes së Prizrenit Marka Kola është një figurë legjendare që u përjetësua nga Fishta në “Lahutën e Malësisë”. Babai, Lec Marku, vazhdoi traditën e të parëve, duke ushtruar mjeshtërinë e kovaçit, por edhe atë të farkëtimit të armëve për luftëtarët e lirisë. Ai qe një artist i vërtetë në përpunimin e hekurit. Ndërsa nëna Luçie, luajti një rol të dukshëm në formimin atdhetar të Tomës së ri. Prandaj edhe i biri do të ruajë për nënë Luçien gjatë gjithë jetës një peng të veçantë nderimi. Ky përbën edhe kodin gjenetik që përcollën brezat tek djaloshi i ri, Tom Leci. Mësimet e para i mori pjesërisht në shkollën e fretënve dhe pjesërisht tek shkolla fillore e Dugajve të Reja, në Shkodër. Ndërsa mësimet e mesme i bëri në Gjimnazin e Fretënve. Që në fillim mësuesit e Tomës vuinë re tek ai prirjet artistike, të cilat u përpoqën t’i zhvillonin më tej. Këto prirje u shfaqën edhe më me forcë, kur Toma u përfshi në shoqërinë fetare-atdhetare Antonjane të Kishës Katolike. Këtu u shqua në poezi, pikturë, skulpturë, muzikë, art dramatik. Fitoi çmim të parë në konkursin për poezinë më të mirë në krijimin “mendim e vaj, (simbas zakonit u shpërblye më një pendi sermi që e ruan me xhelozi). Është autor i teksteve të shumë këngëve të kohës si “Vulnetari i Kosovës, “Kushtrim Dëshmorit” (kushtuar martirit të Ballit Kombëtr ndoc jakova) etj. Mori pjesë si aktor në shumë pjesë teatrore të vëna në skenë nga Shoqëria Antonjane dhe ajo Bogdani, duke krijuar një galeri të tërë personazhesh (mbi 50 role kryesore). Mori pjesë në bandën muzikore me dirigjent Preng Jakovën (me Bas-Mi). Punoi pikturën e Kavaletit, por punoi edhe me bojra uji, tempre e me karbon. Megjithëse gjatë bastisjeve të shumta nga sigurimi i shtetit i humbën mjaft nga punimet e rinisë, ende edhe sot ruan disa krijime në skulpturë e në pikturë. Nga periudha e burgut ruan portretet në laps të disa atdhetarëve të shquar, si portretet e Hafiz Musa Dergutit, Pader Gasper Suma, Pader Pal Doda, Dedë Gjo Dashi etj (shumë të tjera ihumbën). Ashtu si për shumë të rinj edhe për Tom Lecin, pushtimi fashist i 7 prillit 1939, ngacmoisë tepërmi ndjenjat e tyre atdhetare. Me këtë rast u përfshi menjëherë në grupin e njohur të rinisë antifashiste të Shkodrës “28 Nëndori”. Ky grup ku militonin edhe shumë shokë të Tomës si Ndoc jakova, Injac dhe Luigj Toni, etj. Në vitin 1942 kaloi i tëri në Ballin Kombëtar, i kryesuar nga personaliteti i shquar Lec Kurti. Tom Leci ruan nga kjo periudhë teseren origjinale të tijën me numrin 2, lëshuar me 28 prill 1942 me firmën e Lec Kurtit. Që nga ajo kohë Tom Leci mori pjesë në aktive në shumicën e aksioneve dhe demostratave antifashiste në Shkodër me rrethe. Në demostratën antifashiste me 22 frorit 1942 plagoset në këmbë. Merr pjesë në demostratën antifashiste të 26 korrikut 1943, ku u vra kryetari i rinisë balit kombëtar Mustaf Dervishi. Po kështu në mbledhjen e Shkodrës në kinema Rozafat, në aksionin e vendosjes së pllakës përkujtimore me rastin e një vjetorit të vrasjes Mustaf Dervishit, etj. Drejton rininë BK për seksionin e Rusit të Vogël dhe merr pjesë aktive në çetat e Ballit Kombëtar duke bashkëpunuar me Jup Kazazin, Dom Zef Shestani, Ruzhdi Dacen, Ndoc Jakovën, Zef Shllakun, Mustafa Dervishin, Luigj e Injac Tonin. Me shokët e tij mori pjesë në batalionin “Besnik Çano” në luftën kundër çetnikëve sllavë në qafë Morinë të Kosovës. Aty. Me 12 Korrik 1944 mbeti i vrarë Hamit Troplini dhe u plagos Zel Leka. Merr pjesë në mbledhjen e BK me zogistat në Gruemirë me 21 shtator 1944, pastaj mbas tre ditësh në mbledhjen e BK Koplik (24 shtator), në rrethimin e Domnitn (28 shtator), në mbledhjen e BK në Resekë pranë Urës Mesit, në Pukë (23 tetor), ndërsa rrethohet nga gjermanët (30 tetor). Merr pjesë në takimin me Mit’hat Frashërin në shkollën Pashko Vasa; është takuar me oficerët anglezë major Nilin dhe kapitenin Heberding. Me vendosjen e diktaturës komuniste në Shqipëri filloi një periudhë e re e luftës së tij me komunizmin. E shohim të organizojë funeralin e varrimit të monsinjor Gasper Thaçit më 27 maj 1946, ku rinia shkodrane i dha një karakter prooteste kundër komunizmit. Tom Leci merr pjesë në aksione, si shpërndarje traktesh, organizim i abstenimeve në votimet e para të rregjimit komunist në Shqipëri, etj. Merr pjesë në organizatën antikomuniste “Bashkimi Shqiptar”, ku tregoi një aktivitet të dendur, organizon rininë shkodrane në mbështetje të Kryengritjes së Postribës. Për shkak të veprimtarisë së tij të ethshme antikomuniste arrestohet me rastin e betejes së Shllakut kundër komunizmit (kapet tradhtisht) më 27 tetor 1946. Ja disafragmente nga vëllimi “Rapsoditë e Përgjakuna” i Dedë Shytit, i cili sapo pa dritën e botimit: “Kur Tom Leci fjal’t s’i ndali/energjik pati ken’djali/ As rininë nuk e kurseu/Kur e desht kombi e atdheu” (fq51) (vargjet kushtuar organizatës “Bashkimi Shqiptar”) “Nga urrjetja e madhe, rinia çue peshë N’kazerma t’rusit n’anmik m’ndeshë Mb’shtetje përpara lëvizja shpejt gjeti Me rini t’Shkodrës ia befi Tom Leci” (fq.67) (vargje kushtuar Kryengritjes së Postribës) “Por të gjat’rinia se pati N’befasi sigurimi e kapi Porse shum’u vlonte gjaku Si Tom’Leci e ai Zef Staku” (fq.90) (vargje kushtuar Betejës së Shllakut kundër komunizmit) E torturojnë egërsisht nga dita e parë e arrestimit e deri me 19 mars 1957 në Degën ë Brëndshme, Shkodër. Mbas kësaj datë e transferojnë në burg në një birucë të lidhur këmbë e duar mne hekura deri me 2 tetor 1947, data kur gjykohet në gjyqin ushtarak dhe dënohet me 10 vjet burg. Në Burgun e Orman Pojanit në vitin 1949 merr pjesë në formimin e Komitetit të Ballit Kombëtar në burgjet komuniste. Për qëndrimin e tij intrasigjent e të vendosur, hetuesit e quajtën Tom DRREQI, ndërsa shokët e miqtë e shumtë Tom SHQIPJA. E nxorrën nga burgu gjysëm të vdekur me 28 nëntor 1951, direkt nga spitali i burgut të Shkodrës. Për 20 vjet qëndron i paralizuar dhe i sëmurë rëndë me zemër nga spitali në spital. Me ardhejn e erës së re demokratike në Shqipëri për nacionalistin veteran Tom Leci hapet një faqe e re e veprimtarisë së tij antikomuniste. I përtrirë tashmë Tom Leci gjindet i pari ë të gjitha aksionet kundër diktaturës. Tregon një aktivitet të madh për çiljen e Kishës së Vorreve, që u realizua me manifestimin e madh popullor të 4 nëntorit 1990. Po kaq i zellshëm tregohet mbas pak ditësh në aksionin e çeljes së Xhamisë së Plumbit në Lagjen Qafë të Shkodrës. Më pas Tom Leci do të jetë në ballë të aksioneve popullore për hapjen e Kishës Katedrale të Shkodrës, kishën e Shkrelit, Ducajve, Boges, Vrithit, Razmës, Shirokës, Bërdicës, Fretenve, Murgeshave, etj. Me këtë rast del në pah talenti i tij si skulptorë. Restauron dhe krijon vlera të reja duke realizuar vepra të artit të kultit siç janë skulpturat në Kishën Katedrale të Shën Kollit. Por mbi të gjitha Tom Leci rigjallëron aktivitetin e tij politik për forcimin e Ballit Kombëtar. Konferenca e parë e Degës Shkodrës, jo më kot e zgjodhi N/kryetar të degës Shkodër. Me këtë rast shtëpia e tij bëhet qëndër e ballistëve nga qyteti e nga fshati, nga malësia e nga rrethet, nga të rinjtë e nga veteranët. Çdo ditë ai niset nëpër fshatra të kontaktojë në qendrat e vjetra të BK, por edhe të sqarojë rininë. Merret sa me shtypin sa me propogandën, sa me organizimin sa me sektorin politik. Mosha e tij e shtyë e gërshetuar me entuziazmin me të cilin është i angazhuar, ngjall respekt tek të rinjtë. Mbushesh me optimizëm kur e shes Tom Lecin të marrë pjesë në Konferencat e BK të degëve Vlorë, Durrës, Fier, duke përshëndetur në emër të veteranëve të Batalionit “Besnik Çano” në Tiranë. Por Tom Leci nuk është thjesht njeriu i konferencave apo i mbledhjeve përkujtimore. Ai ndodhet kudo ku duhet krijuar një seksion i ri, ku duhet sqaruar një keqkuptim, ku duhet zgjeruar një seksion ekzistues. Të rinjve u sjellë mesazhin e viteve të Luftës, u sjell shembullin e vetmohimit, u sjellë kurajon për t’iu kushtuar idealit kombëtar. Ndërkohë mban lidhje të ngushta me shokët e tij të rinisë në qytet apo në fshatra. Ai ruan korrespondencë të rregullt me atdhetarë e eksponentë të BK në diaasporë si me Lekë Harapin, Bep Likën, Ndoj Prenushin, Palokë Dojanin, Zef Shllakun (i cili vdiq para pak kohësh më parë). Sot shtëpia e tij është kthyer në një muze e një arkiv të vërtetë. Ai ruan me xhelozi relike të Marka Kolës, ruan maskën e Fishtës të J. Rotes, ruan letra, dorëshkrime, piktuyra, skulptura e vepra arti. Mbi të gjitha bie në sy një ditar tepr interesant i mbajtur rregullisht nga vetë ai që nga 1939 e deri në vdekje. Ishte një dokument i rëndësishëm për historinë e BK. Ai ruan flamurin e demostratave antifashiste, por edhe relike të tjera të luftës kundër komunizmit. Dëshiroj t’i mbyll këto shënime për nacionalistin Tom Leci me vargjet e profesorit të mirënjohur Gulielm De kushtuar atij ditën e lindjes; “Tu’i njtë dorën skamnorit n’dishirë O t’idhnuemin me fjalë tu’e e ngushllue Me kenë gati me gurra mëshire Lima i kandshëm do t’jetë ku duhija E ku s’qaset terri veç lumnija Cilli nesh s’don me pasun si çmim I fitore të lumtun sa i mbret veç ti mund të kapesh ne këtë gëzim” Antar i Këshillit Kombëtar ai mbetet apostull i bashkimit kombëtar idhull për rininë, simbol i luftës kundër komunizmit, model i përpjekjeve për realizimin e “Dekalogut”. Mentor QUKU Zef NIKA
Sensibilizmi, Gjimnazistet trajnohen mbi te drejtat e gruas dhe barazise gjinore Organizatore, Qendra Rinore “Trokitje” Shkoder: Qendra për Popullsinë dhe Zhvillim ka organizuar në ditët e fundit trajnimin me temë “Barazia Gjinore dhe të Drejtat e Gruas” Në këtë trajnim të zhvilluar në ambientet e Qendres Rinore “Trokitje” morën pjesë 15 të rinjë nxënës të shkollave të mesme të qytetit të Shkodres, nga të cilët 8 djem dhe 7 vajza. Objektivi kryesor i këtij trajnimi ishte sensibilizimi i të rinjëve mbi të drejtat e gruas dhe barazinë gjinore të mbrojtura nga legjislacioni ynë dhe instrumentat ndeërkombëtare të ratifikuara nga Parlamenti Shqiptar dhe domosdoshmërinë e pjesëmarrjes së të dy palëve burrit dhe gruas në arritjen e barazisë gjinore. Traineret e këtij seminari, zonjat Majlinda Angoni dhe Etleva Sheshi insistuan në pjëmarrjen aktive në diskutim të të gjithë të rinjve të pranishëm. Pas një hyrjeje të shkurtër në lidhje me historikun e të drejtave të gruas dhe feminizmin, trainueset u ndalën më konkretisht në njohuritë mbi përkatësite gjinore, stereotipet gjinore në shoqëri, në rolet gjinore tek ndarja shoqërore e punës dhe opinionin e shoqërisë mbi përkatësinë gjinore. Nga trajnieret u kerkua që pjesëmarrësit nëpërmjet punës në grup të përshkruanin 24 orët e një gruaje dhe 24 orët e një mashkulli, në mënyrë që vetë pjesëmarrësit të dallonin ngarkesën e lartë që përballojnë gratë në jetën e përditëshme, gjithashtu po nëpërmjet punës në grup pjesëmarrësit përshkruan tiparet fizike dhe emocionale të një burri dhe një gruaje ku qëllimi kryesor i kësaj pune në grup ishte evidentimi i konceptit që të dy sekset janëe të ndryshme por të barabartë. Trajnueset në vijim u ndalën në të drejtat ekonomike, sociale, te drejtat politike dhe ato civile ku në bashkëpunim me pjesëmarrësit u listuan në flipcharter këto të drejta duke evidentuar dhe një herë konceptin e barazisë gjinore. Një renësi e veçantë ju kushtua termit ABUZIM, ku u thekësua se termi abuzim perdoret per te treguar dhunën ndaj gruas që përdoret nga bashkëshorti apo i dashuri i saj. Ai nuk njeh kufij gjeografikë, fetarë, ekonomikë. Abuzimi është një mënyrë e ushtrimit të kontrollit që lëndon fizikisht, krijon frikë ndalon gruan të bëjë atë çfarë duhet të bëjë ose e detyron atë shfaqet në mënyrat ose format që ajo nuk do. Gjatë trajnimit u evidentuan tre lloje abuzimi: Abuzimi fizik Abuzimi emocional Abuzimi seksual Ndërsa në ditën e dytë dhe të fundit, një pjesë e këtij trainimi iu kushtua adoleshencës, shëndetit riprodhues dhe dhunës në familje. Një rëndësi e veçantë ju kushtua termave te dhunës në familje ku u përcaktua se : “Dhuna në familje përshkruhet zakonisht si një sjellje e mësuar me të cilën një person përdor forcën të kontrollojë një person tjetër. Kjo sjellje konsiston në abuzim të shpeshtë, ndonjëherë të përditshëm , megjithëse abuzimi emocional, psikologjik e financiar nuk janë gjithmonë sjellje kriminale, ato janë forma të dhunës në familje dhe çojnë në sjellje kriminale. Sipas koordinatorit të qendrës rinore “Trokitje”, Bledi Shanja “këtë periudhë kemi zhvilluar edhe një sërë aktivitetesh në lidhje me sensibilizimin e të rinjve me shëndetin seksual riprodhues si dhe me metodat më të fundit të planifikimit familjar, të fokusuara në Hiv Aids e cila është edhe fusha kryesore ku operojmë me të rinjtë. Qendra rinore “Trokitje është krijuar në maj të vitit 2001 me target grup kryesor të rinjtë universitarë të qytetit të Shkodrës si dhe ato të shkollave të mesme. Arben LAGRETA
Kartolina për Vit të Ri Jozefina Topallit Zonjë e rëndë me helm të vjetër Ruaju prej saj Mandela Pjetër Pasuria e saj e vënë prej pushtetit E korruptuara me pasuri mbretit Kryetar komunash e qarkut që ti zgjedh Elementi tipik që vjedh Këto që them të duken lojë S’ke pikë turpit le Shkodrën me gisht në gojë A e din çka thuhet për ty moj shoqe Se je një shtrigë me dy palë …oqe Ti mbledh miliarda shkodranët kanoqe
Artan Haxhit Kur fitove Artan ne thamë se shpëtume Puno mor djalë e mos ndaj llokume Prandaj puno si të thotë qytetaria Se je shkodran e s’të ka pjellë Partia Bashkinë e dimë si e more n’dorzim Pse korrupsionin s’e çove n’burgim Po të jap një këshillë miqësore Ruaju mos të kapin gangsterat prej dore Profesor i dashur ndrysho komplet Tregoju i drejtë e jo si sivjet Shkodra e njohur qytet evropian Nga maskaranjtë po kthehet në han Pra mendo për Shkodrën si për fëmijët tuj Shkodra është e të gjithëve e pronë e askuj
Pushtetarëve Është mbushë liqeni plot me pata Plot e përplot me hajna është administrata Shikoni bashkitë, komunë e qeveri Po ia marrin shpirtin kësaj Shqipni Mjer ti shqiptar në duar të kuej ke ra Rrin si qyqman e nuk ban za Mbush parlamenti putana e pushta Rrejnë gjithë ditën e rrahen me grushta Vaso Pash Shkodrani atë kohë akuzonte Të vdekurit prej vorrit shqiptarin ta pshtonte A ka të gjallë ky vendi jonë Maskarenjve t’ia heqin kyt pronë Se Shqipëria është e duhet të jetë Jo pronë e pisave por zonjë e vërtetë Cili asht ai zog trimi Ta shkatërrojë kët çerdhe krimi A jena shqiptarë ça dreqin jena Të shpëtojë Shqipnia nga këto plehna E të shpëtojë nga këta hora Se përndryshe na iku nga dora Arbëria Hadri
Edi Ramës Në Tiranë erdhe dermani I gjithë populli ban çudi Veç me punë ka ba mrekulli Tuj sjellë rrotull për Tiran Kurr nuk bindet populli i “shkretë” Tue pa “Lanen” si ka kanë Eh, rrugëve bërtet si fmija Koka e tij mbush me thinja Ky na qenka Edi bashkija Në 2005 e kërkon qeveria
Fatos Nanos Një “ujk” pikë s’parit Është “kryetar” që është zgjedhë Ky gjithmonë rrin tue dredhë E vërteta flet fjalë të mëdha Sado, sido të jetë puna Ka një t’mirë, o zot për vedi Në Athinë, në Stamboll “Ujku” me “syze” ngre nga një gotë alkool Për popull nuk është lodhur Popullin fukara e ka çue Për me u vjerrë me konop Kurse ti “ujk” për 2005 Ngarko rrobat për Stamboll…
Ilir Metës “Dhelpra” me dinaken nuk është ngopë Nga “ujku” asht nda tash vonë 6 shtator 2004, me llogjikë, me aritmetikë Na janë ba një palë “zotëri” Kanë krijue 2 parti PS+LSI Organizue me prish “kulla” “Dhelpra” kotecin e pulave Don me asgjesue, me pleqtë e Skraparit Që i ka lanë kamba, e lanë dora Stop! 2005 Mos u merrni me këta “hora” Parlament 2005, nuk keni me fitue Populli për ju s’ka me votue.
Nikollë Lesit Si “lepuri” vrapon nëpër “lakra” Lehjet e qenve në parcela “Ujkut” “dhelpra” ia ka zili “Lepuri” “ujkut” shiritin i kujton Edhe ngjarjen e Shkallnuerit Për me ditë si është puna e tij E ka shkrue në gazetari E ka çue në prokurori Po ç’rrezik i pat takue Zonja risi konsullesh N’prokurori hy prej zellit Por “lepuri” frikacak Po me ç’m’duket za nuk ban Konsullesha një grua plakë Habi! Me ba shqiptari Për një grua 50 kg peshon Në bisht kandarit. Për këtë punë, mbas fjalës t’saja Me një za tepër të hollë Me mbajt s’din as kaseten n’dorë Tue kenë se ky asht sebep Rri “lepur” mos ban za… Se në 2005 do të ngelesh deputet
Sali Berishës E vërtetë, unë e di Kanë kujtue se doli pazarit Na kanë hy, si “dhija” barit Do të trashë, e njerëz pa nderë Batakçi e kumarxhi, nuk kanë Vende në “opozitë”… “demokraci” Se telashe kanë me qitë Pushtetarë, demokrat, Po na dalin akrobat “Doktor shkreta” edhe ti dil Nga “kafazi” i “artë” Se klanet, PD e kanë kacafytë Po i shofim ditë për ditë Ti me sy nuk je tuj pa Doktor tjetër ty s’t’ka mbetë Veç tana rrethet PD me I shkelë vetë Tungjatjeta o Sali! Kam 8 klasë, ke me m’çue Komisar në polici Sa m’vjen keq moj “opozitë” Me kta “hora” s’ke me qitë Kurrgja në dritë Po i pate në 2005 Ti prejmend ke me u çuditë.
Jozefina Topallit “Kukuvajka” shpend prej moti Don me ndenjë “kllukë” me zori “Kukuvajka” oratore Po na flet në auditore Jam tue folë me za të lartë Fjalët s’ishin të vërteta Janë rrena fjalët e shkreta Kanë luftuar, katundarët e shkretë Guri i Zi, Marlula dhe Bardhjani Tue vu në rrezik edhe jetën Me qitë deputete të shkretën Tanë këto rrena e kaçarrena Thue se jena teveqela (idiota) Ka ikë koha e fjalëve të kota Se shqiptari, shkodrani, katundari Asht si tanë bota. Ke ba vila “kinema verore” e makina Që dje na ishe “zhele” e “kaçurrele” E shet veten si karamele, nuk vjen Nga fshati me çorapë të shkyem, e pa la Sot deputete, po na blen edhe Shkodrën loce Kujdes, se vetes po i ban dam Na shkodranët ta bajmë hesapin Sa e shtrin topalli hapin Mos ngatrro “faturën” me “konçensione” Hjek “dieta” e “pensione” Veç ti, e di që të është lagë fatura Ku buken thatë e hanë këta burra Kur të mblidhet PD-ja e “shkretë” Me statute e ligje të reja Populli për shumë mot 2005 Ka me dijtë me i dalë vetes zot. Nuk di a u njef mirë doktor “shkreta” Që je futur në paradhomën e fushatës Me projekt 15-katësh ish Turizëm i vjetër Se ti Shkodrën e don të përdalë Shkodra loke krenaria e jonë S’lejon njeri ta përçmojnë.
Skënder Gjinushit Si “prostituta” e marsit 97 “Prostituta” e shkretë Fort asht lodhë e krejt ka mbetë Tue shkue poshtë e përpjetë Për me gjetë kollovarë Herë me Salen tani me Tosin “Prostituta” po ban urti Nuk ka burrni në parti Në 2005 nuk dihet si Do të shkojë puna e tij.
Neritan Cekës Si “çakall” po flet Kush asht ky deputet Zanin e paska shumë të hollë Prej PD-së ka fillua me u kollë Janë takue me “prostitutën” Edhe “kungullin” kanë njoftue Se “ujku” është duke i kërcënue “Çakalli” si arkitekt Po na bredh nëpër kryeqytet Kanë takue krushq e kumbari Për me ba luftë karrigash Që të mbetet deputet edhe në 2005.
Lufter Xhuvelit Si “kungulli” i regjë moti Nuk u ndie për së gjallë Se tash po mbaron mandati “Çakalli” “prostitutës” na i çon lajme Herë tue qeshë, herë tue qa Edhe “kungulli” shterret pa kërcellë Ka shkue puna me u pjekë në hellë 2005
Artan Haxhit Si “harabeli” nis me u hedhë Ka nisë me u përdredhë S’ka 8 muaj kryetar asht ba Por për popull nuk po ban gja. Me të marrë malli me pa me sy, Bredh si “harabeli” çati më çati Nga Ballkani në perëndim Në Evropë deri në Azi Ky zotni don me kallzue Se ato këngë nuk don me i këndue Por na rrin tuj turfullue Me tregtarë e zejtarë, në TV Shkodra Rrallë e për mallë. Po zotni kryetar, Besa me rrena na keni ngi Profesor je me diplomë Kena ba, ta thame voten Thamë se do të punoje për Shkodrën Dhe jo të dilje xhiro si “harabeli” Me shetit Evropën. Hasan Kurtaj |