Nr. 75 i gazetës në print

0
Kapërcehet kapërcyelli më 3 korrik?!

Ka 15 vjet që flasim e synojmë në ndryshimin e madh, ka 15 vjet që çapitemi të kapërcejmë kapërcyellin e varfërisë, me shije, interesa, vlera e antivlera, qëndrime e zemërime, ku votuesit e hedhin “kokrrën” pro atyre që u ngjajnë, apo edhe përpiqen t’u ngjajnë. Por kjo formë nuk dha fryte. Kapërcyelli nuk u kapërcye.

Ndryshe ngjau me të zgjedhurit. Ata, të tërë arritën standarde tejet të avancuara ekonomike. Paçka se iu rrasën politikës me pampersa nëpër shalë, u bënë bosë. Bosë që nuk po pranojnë t’i largohen kurrsesi politikës, së cilës në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut, po i kërkojnë përveç “helmetës” e “kundragazit”, e dhe gjoksore me “fishekë”.

Shqiptarëve të thjeshtë, ky votim i kushtëzuar, me kandidatë interesash, normalisht i duket i bezdisshëm, i athët, si puna e zborit dikur. Asokohe zboristi kishte një karabinë për të “mbrojtur atdheun”, sot votuesi ka një votë për të “ndërtuar të ardhmen”. Ndryshimi është se nuk ka apel. Pra sot numri i votuesve është tepër i vogël. Votojnë në rresht ata që turbullojnë ujërat drejt Europës.

Është krijuar ideja se të sjellësh në Shkodër një gabel që s’di shqip veç gabelçe, fiton PD-ja. Është krijuar ideja se të kandidosh në Jug një komunist të sapodalë nga çmendina, fiton PS-ja. Dhe çuditërisht ka diçka të vërtetë në këtë plan, apo jo?!

Përballja me ngjarjet e deritanishme disfatiste, është mirë të jetë e madhe, gjithëpërfshirëse, duke eliminuar e kapërcyer fobitë, frikësimet, dilemat, plogështitë, duke përdorur si medikament votën e lirë, pro kandidatëve të besueshëm për deputetë, pasi aktualtët janë poshtë nivelit mesatar të votuesve.

Është hedhur në treg “kartmonedha” për fillime të reja, për shpresa të reja, për ndryshime të mëdha, duke bërtitur se është konsumuar politika. Dakord, ashtu është, se në këtë pol po jemi, po nëse u konsumuan politikanët e jugut, të cilët kanë abuzuar me pushtetin duke lënë tepër të varfër Shqipërinë, e veçmas veriun, a nuk janë konsumuar edhe të veriut? Normalisht po, tërësisht kjo klasë politike, që në veprim mbetet e pandryshueshme. Pra, kush ofron oferta nga përfaqësues me karakteristika që s’japin efekte ndryshueshmërie, pasi janë provuar, konkurenca nuk ka shanse të përballet në sensin e kontrollit e vetëorientimit, për tendenca drejt një qeverisjeje e jete më të mirë.

Të prezantosh sllogane herë pas here nuk mjafton. Të bërtasësh, edhe përmes intelektualëve servilë, se këtë vit kumbullat do prodhojnë ullinj, nuk ke kontribuar as në afrimin me elektoratin, por as ke përmirësuar imazh politik.

E pra, reagueshmëria vërehet edhe në ritmicitetin e shumë viteve, në nivelin e ulët të votimeve. Por, me rritjen e vëllimit vëmendësor, edhe mund të kapërcehet kapërcyelli i ekzistencave kritike, edhe pse ka premtime të çuditshme nga politikanë që kanë shumë vite veprim shpërfillës, abuzues.

Abuzimi si proces, kur zhvillohet, e shoqëron njeriun përgjatë tërë jetës, paçka se popujt e varfër e kanë të vështirë ta kuptojnë, ashtu sikundër frkën nga vdekja e kanë më të vogël në luftë.

Është koha pra, për veprime seleksionuese në zgjedhjet e 3 korrikut, ku vota duhet t’u shërbejë qëllimeve të votuesve, jo të shkojë si deri tashti në “koshere” të përvojave të hidhura, sipas konstruktit të kufizuar politik. Njerëzve, por edhe kafshëve, u lindin probleme, u zhvillohen e rriten zemërata, kur pengohet mirësia e tyre e lindur. Asokohësh harrohen partitë, nuk besohet më verbërisht, por vihen në efiçencë kthjellësimet psikologjike, bëhen të ndjeshme ndjenjat, duke krijuar afrimësi, shkathtësi të guximshme, inteligjente. Kjo do të thotë, se është me pasoja t’u jepet vota atyre që nuk kanë bërë asnjë punë të përshëndetshme, atyre që vijnë pranë elektoratit vetëm kur u duhet vota, atyre që kanë mashtruar, duke vjedhur edhe lirinë e shumicës së shqiptarëve.

Antishqiptarizmi fshihet me kujdes nga këto monstra. Fshihet edhe pas “antiberishizmit”, edhe pas “antinanoizmit”. Neritan Ceka, Skënder Gjinushi, Ilir Meta, Genc Pollo, Ekrem Spahia, Tritan Shehu, Arben Imami, Preç Zogaj, Dashamir Shehi, Fatmir Mediu (Medihoxhaj) etj., janë monstra të konsumuar, pasi sillen e përdridhen e asgjë nuk kanë investuar në interes të shqiptarëve. Po, ata kanë sjellë veç virilitet, pra turbullime, zemërim, agresivitet politik.

Sokol Pepushaj, Albert Vataj

 

Nuk mund të ketë kod “etik” kur shqelmohet kodi “moral”

Për këtë opinion u bë shkas firmosja e partive politike tek Presidenti Moisiu, i kodit “etik”.

S’ka kod etik pa kod moral. Edhe sot për qeverinë shqiptare zot për ta është “paraja” dhe pushteti. Qeveria shqiptare pothuajse sot është në fazën e sundimit të Jul Çezarit, perandorit të Romës, ku ai sapo mori pushtetin, veprimin e parë që bëri konfirmoi veten si vijon: Për prodhimin e lekut (parasë) dha urdhër të prodhohej me fytyrën e tij.

Mos ta dija se kush të ka bërë o “para” do të të thërrisja o zot. Politika (shteti) vetë i lëshon terren “korrupsionit”, drogës, prostitucionit, skafeve etj., për një qëllim që në vetvete është në interes të tyre, vetë të pasurohen me çdo kusht. Kurse populli të rrijë me “gisht” në gojë. Nano si politikan “modern” kërkon të krijojë tek populli një lloj “mashtrimi” moral i politikës shqiptare me kërkesën e tij, mirëseerdhe o Edi Rama.

Kryeministri kërkon të “shkatërrojë” opozitën e vjetër me në krye dr.Berishën, këtë  urrejtje e tregoi në takimin e dt. 4.05.2005 me gazetarët. Populli shqiptar nuk u beson më fakteve dhe sfidave të kohës, që na ka gatuar “kuzhina e Nanos” për 8 vite.

8 vite janë 8 ditë për kohën që iku, por zemra e popullit shqiptar rreh vetëm për demokracinë e moralshme demokratike. Kush e njeh bukurinë e detit në dimër më mirë se Fatos Nano me shokët qeveritarë, dhe bardhësinë e borës në verë!

Këta janë deputetët-qeveritarë socialistë ku kanë të drejtë etike dhe hiç morale të improvizojnë çfarë t’u dojë bytha, dhe secili bën për veten e vet. Në çfarë mënyre të nxjerrë fitim më të madh i lind “ideja Nanos” me shokët qeveritarë, dhe e dyta shkathtësia e të pasuruarit, koha është “flori”.

Objekti i shkathtësisë të të pasuruarit për të gjithë juve ishte “paraja” dhe pronat aksionere, konçensionet dhe monopolet e ndryshme, prej nga mund të fitohen më shumë para.

Kjo shkathtësi për 8 vite ju krijoi juve z.Nano dhe anëtarëve të Qeverisë një “pasuri” dhe një “thesar” që të dalë në “mida” ku çdo gjë do ta ktheni në “ar” nga dëshira e pangopur “etika” dhe të pamoralshme, ku fundi i kësaj pasurie do të shkojë në Hagë.

Duhet të posedojnë kod “moral” të gjithë duke filluar nga Nanoja, Berisha, Meta, Shehu, Lesi, Mediu etj., por duhet të kenë një kuptim, por gjithsecili sipas qëllimit për cilën parti kanë krijuar, nuk patën kurajo t’i japin dorën njëri-tjetrin kur firmosën.

Të gjithë këta kryetarë partie duhet të jenë të pajisur me një kod moral të përkryer për të zbatuar kodin etik nga ku asnjëri nuk e ka. Mikun e kam mik, armikun e kam armik, ky është kodi moral i shqiptarit.

Erion Braçe dhe mustaqet e Çelos nuk do të ngelen më në pushtet, 11 vite që nuk merr leje për të folur, me një kapadaillëk “laif” prej bimbashi.

Zoti na ruajtë prej mjekrroshëve dhe të gjithë socialistëve me rradhë.

Hasan Kurtaj

 

Mallkimi për të qenë,

o të parët, o të fundit

Përgjatë gurëve kalendarikë të jetës, gjithmonë mbetet jashtë kësaj analize dhe këtij këndvështrimi, një bilanc ndryshe. Ai i shpejtësisë së zhvillimeve që shënjojnë tendencën e sukseseve apo dështimeve të një shoqërie, shteti a kombi, në raport me ato të qytetarëve të tij. Një kurbë imagjinare, që e bëjnë edhe Shqipërinë, të dallojë në rrjedhën e viteve, nga shtet e tjetra.

Dallime këto, jo në aspektin e gjuhës, dokeve, zakoneve, kulturës, territorit, kushteve klimaterike, gjerësisë apo gjatësisë gjeografike ku jemi vendosur, apo kujt qytetërimi i përkasim. Por, ato që lindin nga shpejtësia apo ngadalësia e ecjes së individëve, në raport me shtetin të cilit i përkasim, të cilat gdhendin në vazhdimësi, atë që mund të quhet harta e ADN-së së një vendi. Një hartë që në fund të fundit, është portreti i performancës së një populli dhe e shtetit të tyre, në raport me rrjedhën e zhvillimeve globale.

Individi dhe shteti

Në këtë këndvështrim, ajo që bie në sy gjatë 2004, janë disa arritje ose mosarritje të spikatura, të cilat na bëjnë ne shqiptarëve, të jemi individë të sukseshëm,- brenda dhe jashtë vendit,- të një shteti që renditet përgjithësisht e fundit në listat e arritjeve të shteteve të rajonit e më tej. Një renditje, që si një mallkim i hershëm i fatit, e përforcon edhe me shembujt e këtij viti, destinin tonë, për të qenë o të parët, o të fundit. Duke i dhënë profilit tonë, penelatat e një kombi, që përbëhet nga individë konkurues rajonal e global, por bij të një shteti, që renditet në radhët e fundit në klasifikimet e ecurisë pozitive dhe ndër të parat, për tendencat negativiste.

Këtu mund të përfshihen psh, çmimi i votuesve të një faqe interneti me qendër në Londër, që e shpallën në dhjetor, qytetarin numër një të Tiranës Edi Rama, “Kryebashkiakun më të mirë të vitit në Botë”. Pavarësisht se ky çmim nuk ka kurrfarë rëndësie dhe peshe zyrtare në arenën ndërkombëtare, vlerësimi sado simbolik dhe vetë puna e Ramës gjatë këtyre 4 viteve, për ndryshimin e dukshëm të pamjes së Tiranës, gjithësesi na shërben për diçka. Për t’ia bërë të qartë shqiptarëve, se qeverisja e çdo niveli, nuk është arti i fjalëve, por i veprave dhe se politika, nuk është aftësia për të premtuar ura edhe atje ku mungojnë lumenjtë. Por, efektiviteti i saj, matet shumë thjeshtë; me mënyrën e administrimit të taksave që dalin nga xhepat tanë dhe faktin se sa prej këtyre parave, kthehen në vepra që ndryshojnë cilësisht jetën kolektive të secilit prej nesh.

Shembulli i Edi Ramës në këtë aspekt,- megjithë rezervat e shfaqura edhe kundër tij,- mund të vihet përballë deklaratës së 9 dhjetorit në Tiranë, nga Harri Birnholz, Drejtori i USAID-it për Shqipërinë i cili tha se “qeveria juaj, është ndër më të korruptuarat në Europë”. Për të kuptuar efektet negative të këtij fenomeni mbi qytetarët shqiptarë, mjafton të citohet një raport i ditëve të fundit nga “Zëri i Amerikës”, i cili thotë se “korrupsioni shteron thesaret dhe vonon zhvillimin, madje ka lidhje me përqindjen e lartë të vdekshmërisë foshnjore… Të dhënat më të fundit tregojnë se në vendet e varfëra, edhe përmirësimet më modeste në kontrollin e korrupsionit, mund të katërfishojnë të ardhurat për frymë” të popullsisë.

Në korrik të 2004, falë ambicjes mediatike dhe investimit të pronarit të televizionit privat “Top Channel”, në Shqipëri filloi transmetimi dixhital tokësor, në një kohë kur vetëm 8 vendet më të zhvilluara europiane, e kishin nisur këtë iniciativë. Ndërkohë që në një vend si Franca, ky transmetim i kushtueshëm dhe i një teknologjie që konsiderohet si e të ardhmes, pritet të fillojë në mars të 2005. E gjitha kjo “aventurë” e iniciativës private, po realizohet në këtë vend, i cili renditet në grupin e shteteve të fundit të listës në Europë, për nivelin e jetesës së popullsisë, ku sipas Bankës Botërore, rreth 50% e qytetarëve të saj, kanë një nivel konsumi, më pak se 2 euro në ditë.

Po gjatë këtij viti, në këtë vend ku gjendja e fushave të futbollit dhe e terrene sportive në tërësi, janë të tilla që Hans Peter Brigel i ka cilësuar si më të mjeruara se ato të kategorive amatore në Gjermani, 11 djemtë e tij kuqezi, më 4 shtator, mundën në Tiranë ekipin e Greqisë, të saposhpallur kampion i Europës në futboll. Përkrah tij në këtë fitore historike, Kryeministri Nano, kishte në tribunën e “Qemal Stafës”, Luan Krasniqin, kampionin e kontinentit në boks, i cili pasi mbrojti titullin pak javë më parë në Gjermani, synon që në 2005, të ringjitet në ring, për kurorën e kampionit të botës. Ndërsa një “versnik” i tij, Kreshnik Qato, katër vjet pasi emigroi nga Shqipëria në Londër, arriti që në mënyrë private, të fitojë në Jaltë, nën flamurin kuqezi, brezin e artë të kampionit të boksit, për Europën Lindore.

Bardhë e zi

Këto dhe shumë bilance të tjera triumfuese të talentit dhe punës së individit shqiptar gjatë 2004, bëjnë një kontrast të thellë me arritjet e shtetit dhe qeverisë së tyre. Në relacionin e paraqitur në Parlament, për Projektbuxhetin e Shtetit të 2005, ekspertët parashikojnë se për këtë vit, të ardhurat mesatare për frymë të popullsisë, të jenë 2 567 USD. E nga ana tjetër, me një ritëm të rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) prej afro 6-7% në vit, Shqipëria përcaktohet nga organizmat financiarë ndërkombëtarë, si vendi me rritjen më të lartë të këtij treguesi në rajon.

Ky optimizëm shifrash zyrtare, për të ardhmen e shpejtë e të lumtur që po na troket, bëjnë një kontrast të thellë me konkluzionet e një studimi të OECD, i paraqitur në nëntor pranë Ministrisë së Ekonomisë, sipas të cilave rezulton se ekonomia informale në Shqipëri, përbën 60%, ndërsa ajo zyrtarja, vetëm 40%. Nga ana tjetër, në këtë vend, eksportohen 6 hërë më pak prodhime, në raport me ato që importohen nga jashtë. E ku në këtë listë, hyri për herë të parë këtë vit, edhe blerja e barit për bagëtinë, nga Maqedonia.

Të ardhurat, për frymë të popullsisë, edhe nëse janë realisht mbi 2 500 USD në vit, për shtresat e varfëra të popullsisë, vijnë kryesisht nga emigracioni, e janë stimuluara artificialisht gjatë 2004, nga kursi i këmbimit valutor për shkak të zhvlerësimit historik të dollarit në raport me euron, e për rrjedhojë edhe me lekun. Pa harruar këtu, që në të ardhurat e përgjithëshme, ndikon edhe fluksi i lartë i parave që rrjedhin nga krimi i organizuar.

Megjithëse duhet parë me shumë rezerva, deklarata e pak javëve më parë, e ish- komisionerit europian për politikën e Jashtme Kris Paten, se “Shqipëria është qendra e krimit të organizuar në Europë” apo Botë, gjithësesi në të ka edhe një dozë të së vërtetës së hidhur brenda. E cila shpjegon edhe frenimin e ritmeve të integrimit tonë në BE, për shkak të asaj që zyrtarët ndërkombëtarë, e kanë cilësuar si “kapje të shtetit” nga mafia. Pasojat e së cilës, nëse nuk shërohen nëpërmjet operacioneve të thella politike, sociale dhe të drejtësisë, rrezikojnë ta shndërrojnë Shqipërinë, në një “dele të zezë” të tufës së kontinetit të bashkuar, në vathën e së cilës ëndërrojmë të futemi.

O të parët, o të fundit

Këto dhe shumë raste të tjera që e ruajtën këtë tendencë gjatë këtyre 365 ditëve që po lemë pas, na rikthejnë në vëmendje shembuj të ngjashëm përgjatë historisë sonë të largët dhe të afërt. Historinë e shqiptarëve që u bënë Papë apo kardinalë në Vatikan. Apo si ato të Mehmet dhe Ahmet Pashë Qyprilliut, dy pinjollëve të një familje nga fshati Rushnik i Beratit, që pasi ikën nga një vend me organizim shoqëror fisnor e të pushtuar prej shekujsh nga Turqia, arritën të bëhen dy prej kryeministrave më të fuqishëm të Perandorisë Osmane, në mesin e shekullit të XVII. Për të futur më pas Qyprillinjtë, në librin e historisë, si një familje që “prodhoi” thuajse një dyzinë kryeministrash e vezirësh që drejtuan perandorinë më të fuqishme të kohës dhe më jetëgjatën e historisë së njerëzimit.

Një histori e sukseseve thuajse individuale e shqiptarëve, që u shkëputën për ta shpallur të fundit nga të gjithë fqinjët, pavarësinë e shtetit të tyre, në një kohë kur bijtë e saj si Ferid Pashë Vlora, veziri i fuqishëm i Stambollit, kushëriri i parë i Ismail Qemalit, tentonte pa sukses në agimin e shekullit të XX, të ruante ende fuqinë dhe kufijtë e Perandorisë. Për ta mbyllur këtë kapitull me Njazi e Enver Beun, protagonistët e lëvizjes xhonturke për modernizimin e hapësriës së gjysëmhënës, e deri tek udhëheqësi më i madh i Turqisë moderne me origjinë shqiptare, Mustafa Qemali, që hodhi bazat e republikanizmit në vitet ’20. Themele që e bënë këtë vit Turqinë, të gatshme për të filluar negociatat e pranimit në Bashkimin Europian.

Për të vijuar më pas me historinë e Mehmet Ali Pashës, njeriut që duke drejtuar ushtrinë turke, më së shumti të përbërë nga luftëtarë shqiptarë, mundi trupat franceze dhe hyri triumfator në Kajro, derisa u bë Mbret i Egjiptit dhe themeloi një dinasti që e drejtoi këtë vend për 140 vjet me radhë. E deri tek shembulli i Vaso Pashës, poetit të së famshmes “O moj Shqypni”, që u bë Guvernatori i Përgjithshëm i Libanit. Për të lënë pas, dhjetra e qindra shembuj të tjerë të kësaj epoke, të shtrisë edhe përgjatë qeverimit të Mbretit Zog, të përshkruara nga penda brilante e Eqerem Bej Vlorës, në dy vëllimet e kujtimeve të tij të çmuara.

Kjo listë e individit të sukseshmë shqiptar, me aftësitë dhe ambicionin superb për të arritur majat, ka vijuar më pas edhe gjatë shekullit të kaluar, me një varg shembujsh sesi një vend i vogël në këtë cep të Ballkanit, kërkon të lerë sadopak gjurmë lavdie, për mirë apo për keq, në historinë e përbotshme. Për të renditur këtu një varg shembujsh si ato të krijimit në Pezë të së parës çetë partizane në Europë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, periudhë ku vlerësohemi si i vetmi shtet që nuk i dorëzoi fashistëve, asnjë hebre gjatë holokaustit. E më pas, për tu bërë i pari shtet në Botë, që e ndaloi me Kushtetutë fenë gjatë aksidentit tonë historik, kur Enver Hoxha tentoi deri aty sa të deklaronte, se ishim i vetmi vend komunist, që po ndërtonim socializmin me forcat tona.

E në këtë kohë të errët ku shkeleshin të drejtat më elementare njerëzore e kur tentohej të klonohej “njeriu i ri”, nxorëm nga gjiri ynë, Nënë Terezën, simbolin e përbotshëm të humanizmit njerëzor dhe një shkrimtar si Ismail Kadare, që është cilësuar si një ndër 100 më të mirët e historisë së letërsisë botërore. E si për ironi të fatit tonë, në mesin e viteve ’80 kur socializmi ynë po jepte shpirt bashkë me diktatorin e diktaturën, shteti që po e detyronte popullin “të hante bar për të mos shkelur parimet”, dinte të manipulonte aq përsosmërisht me shifrat zyrtare, sa detyroi edhe FAO-n, të bënte ndoshta gafën më të madhe në historinë e këtij lloji për OKB-në, duke i dhënë Shqipërisë, çmimin për mirëushqimin e popullsisë.

Mallkimi që vazhdon

Por, kur Muri i Berlinit u rrëzua e bashkë me të, për Shqipërinë e shqiptarët erdhi koha të vetkorigjojnë defektet dhe gabimet e të kaluarës së tyre historike, duket se edhe pas 15 vjetësh nga orientimi ynë drejt Europës së qytetëruar, ende nuk jemi bërë aq koshientë, sa ti largohemi mallkimit tonë të zi, për tu lëkundur sërish mes dy ekstreme. Për të qenë sërish; o të parët, o të fundit.

Individi shqiptar i dha me dhjetra e me qindra herë shembujt, gjatë këtyre viteve të tranzicionit. Që nga fitoret e medaljeve të arta të kampionëve olimpikë, botërorë e europianë të sportistëve tanë që garojnë për flamurin e Greqisë, si Pirro Dhima, Luan Shabani, Mirela Manjani etj, e deri tek pushtimi i Mediasetit, ëndrrës sonë italiane, nga balerinët Kledi Kadiu, Leon Çino, Ambeta Toromani e Ilir Shaqiri. E kështu, deri tek nobelisti amerikan me origjinë shqiptare, Ferdi Murati, që shpiku viagrën, ilaçin që stimulon rikthimin e potencës seksuale të gjysmës së njerëzimit.

Shembuj modestë këto, ku potenciali ynë i brendshëm genetik si popull, kontrastojnë dukshëm me arritjet në planin social- ekonomik dhe politik të shtetit shqiptar. Siç e ka përcaktuar albanologu i shquar, jezuiti italian At Zef Valentini “shqiptarët janë një popull i çuditshëm. Të huajve u duket se kanë një tërësi ligjesh e parimesh që kundërshtojnë njëra- tjetrën, konflikte të pashërueshme, grindje të brendëshme ku ndryshimet fetare, rajonale dhe kulturore, nxisin impulse të papërmbajtshme shkatërruese, mirëpo pas kësaj, kur bëhen gati të shprehin një gjykim negativ mbi mundësinë e mbijetesës kombëtare, vërejmë se si shpërthen papritmas prej thellësive të shpirtit të tij, një ndjenjë e fortë e vëllazërimit që të shtang e të magjeps”.

Shembuj të tillë, u dhanë edhe pas viteve ’90, atëherë kur Shqipëria e dalë nga regjimi më i egër e totalitar komunist, me rritjen prej 10- 12% të prodhimit të përgjithshëm vjetor, u cilësua si vendi me ritmin më të lartë ekonomike në të gjithë Europën Lindore. Por, në ’97 ndodhi ajo që nuk ishte hasur kurrë në analet e historisë së krimit ekonomik botëror, ku 90% e qytetarëve të Shqipërisë, humbën kursimet e tyre në skemat mashtruese piramidale të cilat çuan në rrëzimin e shtetit, me shpejtësinë e shkrirjes së akullores në diell. Dhe vetëm dy vjet pas kësaj, atëherë kur bota e kishte vënë sërish në dyshim aftësinë tonë shtetfromuese, ndodhi një nga ato shpërthimet tona që “të shtangin e të magjepsin”; hapja e shtëpive shqiptare, për pritjen e rreth një milionë refugjatëve, të dëbuar nga genocidi serb gjatë luftës në Kosovë.

Një manifestim i madh i ndjenjës kombëtare, por edhe i humanizmit të rrallë që i kanë bërë shqiptarët, në zemrën e një rajoni të gjakosur nga luftrat etnike, të cilësohen si populli me harmoninë më të madhe fetare, jo vetëm në Ballkan. Kjo është pasqyra më e mirë, për të treguar se harta e ADN-së së këtij populli dhe këtij kombi, nuk kanë pësuar asnjë defekt a deformim, që ta na pengojë, të jemi të denjë për të qëndruar përkrah popujve dhe vendeve më të zhvilluara të botës së qytetëruar.

Këto, por edhe shembujt e pafund të aftësive konkurruese të qytetarit tonë, si dhe bilancet tona negative shtetërore e qeverisëse, edhe gjatë këtyre 365 ditëve që po lemë pas, tregojnë se defekti ynë më i madh që na ka shoqëruar nëpër histori, është klasa politike që na ka qeverisur. E cila është treguar e vazhdon të tregojë mungesë të theksuar vullneti politik, për të qenë e aftë, që të ngrithet në lartësinë e detyrës që i jep vota e zgjedhësve shqiptarë. E për të ndërtuar në vite, mekanizmat efikasë dhe një sistem të tillë shtetëror dhe qeverisës, që do ta bënte Shqipërinë një vend normal, në lartësinë e vlerave më të mira, të qytetarëve të saj.

 

Vota për Nard Ndokën, votë për deputetin më të paaftë në botë

Nardi s’di të flasë jo në gjuhë të huaja, por as shqip

Nardi e kishte filluar me gëzim të madh të shkretën “karrierë” për deputet i Partisë Demokratike në vitin 1997, ku qyteti i Laçit të Vaut të Dejës, së bashku me zonat përreth e dërguan deputet në parlament për “marshallah”.

Deputeti Ndoka, elektoratit të tij i “mbylli” gojën vetëm me fjalë të bukura, duke mos shkuar në takim, në bashkëbisedim, me u qa hallet as edhe një herë. Ka një gjuhë të foluri që nuk e merr vesh njeri, bën gabime gjuhe dhe populli thotë: “Do shumë kohë që uji të kullohet”.

Kjo nuk është histori e vjetër që po shkruaj, por ka shumë probleme edhe me të sotmen. Edhe dy muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare. E mira do të ishte të shkruaj siç do Nardi, por s’ja kam kuptuar hala një fjalë që ka folur në parlament deri në katër fjali dhe e humb “çokun”, duke folur “korr e mos lidh” derisa edhe goja fillon e i merret. E kam dëgjuar Nardin në parlament që e ka “pisk” për të njohur dhe folur gjuhët e huaja, por pa njohur shumë mirë gjuhën shqipe dhe për të shkruar, kur s’e njeh mirë analfabetin shqip, ngatërron fjalën “gishti” me “gjishti” ose “ni me zbrit ni” bajnë “kurrni”.

Nga një takim me një delegacion parlamentar francez, mbas takimit e pyeti Genc Pollo, si shkoi takimi. Mirë shkoi, isha me ca anglezë, dhe Genci qeshi duke parë që deputeti i tij nuk njihte as edhe një gjuhë. Një emër që s’e kisha dëgjuar kurrë, rrallëherë në parlament.

Nard Ndoka thonë që ka qenë një axhustator i mirë në atë repart, por ju jeni në parlamentin shqiptar, jeni duke përfaqësuar një elektorat që të ka besuar shumë, ku ti nuk e ke justifikuar dhe as nuk e justifikon më atë.

Le të shohim çështjen se kush është intelektual, ata me diplomë, o ata pa diplomë, le të luftohen polemikat e gjata dhe veprimet e tyre në PD. Me të vërtetë ju keni marrë një diplomë në juridik si shumë zotërinj të tjerë duke mos shkuar as në provime. Ju iu betuat elektoratit, unë nuk do të ndahem “kurrë” nga “Guri i Laçit të Vaut të Dejës”, por kur morët shtëpi në Tiranë dhe hape biznese të ndryshme, fillove të flisje me vete çfarë më duhet “Guri i Laçit të Vaut të Dejës” ku nuk ke çfarë të hash? Elektorati i zonës kishte besim të madh deri dje tek Nard Ndoka, kurse sot jo dhe jo. Duart e tij kanë punuar me hekura si axhustator, dhe jo me letra të shkruara. Partia e dërgon kontroll hetimor si anëtar i komisionit parlamentar në Bashkinë e Tiranës, i cili bie në kompromis për abuzimet e bashkisë në vitin 2003, i cili nuk merrte vesh nga dokumentat e kontrollit.

Vitet shkojnë si uji në lumë, por ju, z.Nard e keni kaluar shpejtësinë e ujit me respektin, me interesimin që keni patur ju për elektoratin, u ke treguar “bërrylin”. Mos harro se edhe ti ke qenë fshatar i varfër si të gjithë ne, fshatar denbabaden, pavarësisht se jeton në Tiranë, mos të duket vetja “aga”; që deri në vitin 1990 keni jetuar me bukën thatë e me opinga. Jo, more Nard! Partia të mësoi si “komunist” jo vetëm të fshatit, por edhe ata që vinin nga qyteti na tregonin që mua dhe shokëve të mi u dukeshin të pabesueshme fjalët që dilnin nga goja jote për dr.Berishën me pseudonimin “Shpati”, si Enver Hoxha.

Me thënë të drejtën e shpirtit çka ka barku i qet bardhaku, boll 8 vjet të shkuara e të harruar jo, por të shkuara e të paharruara. Luftëtari i demokracisë nuk dorëzohet, ose më mirë nuk e tradhëton idealin siç e tradhëtuat ju dhe shumë të tjerë.

Nuk është çudi që PDR e Genc Pollos në kompromis me dr.Berishën të çojnë edhe “axhustatorë” për “specializim” në parlament. Le ta themi shqip, më ka mbetur gozhdë në zemër kur ju z.Nard me z.Genc nga “divorci” i PD dolët në deklarata duke i bërë presion se do të bashkëpunoni me PS-në e Nanos, ku filluat me luajt bishtin si “dhelpra” dinake deri sa ratë në godi me dr.Berishën me ju lënë 3 zona të lira. Tirana – Genc Pollo, Durrësi – Ferdinand Xhaferi, Shkodra, zona nr.8 – Nard Ndoka.

Ne që shkruajmë nuk kemi frikë prej kujtdo, shkruajmë atë që shohim dhe që dëgjojmë për cilindo, populli thotë “buka e thyeme nuk ngjitet ma”. Ne duhe të bëjmë sytë katër, ku të flasim për të metat e dobësitë tuaja. Më dt.29.04.2003, kur avioni Vjenë-Tiranë, ku nuk ju lanë me zbritë, u nisën për Slloveni. Mezi keni qëndruar një natë në Slloveni ju janë lutur si deputet dy zonja me i ndihmue si shkodrane dhe ju “jo, jo, jo”. Z.deputet, populli është arma ku juve ju asgjëson!

 

Ëndrra e “tretë” e Nard Ndokës për deputet

Dy herë me radhë na ishe deputet. Disa herë kish dashur të flasë, por kurrë nuk i digjte “miza” Nardit për elektoratin. Elektorati i zonës nr.8 ku do të kandidojë për deputet në Laç të Vaut të Dejës, Shllak, Guri i Zi, Hajmel, Mnelë-Vig, i gjithë populli fukara dhe i papunë, nervozizmi sa vjen dhe shtohet.

Viti 1997 – marj 2005, më në fund mbas 8 vitesh, deputeti Ndoka vjen për të takuar elektoratin për ta mashtruar me marrë votën për herë të “tretë”. Raporton njërin, raporton tjetrin deputet duke mashtruar siç e ka zakon. Deputet e bëri zoti Pjetër Arbnori, ku sot pranon me i lanë edhe zonë të lirë, nga ku Nardi mundohet me një formë apo tjetër me ia “futë nënkamcen” z.Pjetër Arbnorit. Por ëndrra e “tretë” Nardit do t’i mbetet përgjysëm se elektorati i zonës nr.8 nuk zhgënjehet. Si e pa ëndrrën e “tretë” që nuk do të dalë deputet! Edhe vendlindja e tij në vitin 2001 e ka shpërblyer me 54 vota. Po në vitin 2001 kandidon kundrejt deputetit Pjetër Arbnori që mori 9.200 vota – 79%, kurse Nard Ndoka që mori 2.020 vota – 9,8%, kush peshon më shumë.

Për çudi Nardi nuk ia ka shfaqur këtë mendim dr.Berishës dhe Pollos, ai e shikon veten të mërzitur, se rrezikon të fitojë në socialist i PS-së ose një skraparlli i inatosur i LSI-së. Mos të kujtojë Berisha se ka gurin dhe arrën në dorë, se ka fituar gjithmonë por rrezikon të humbë, mos luaj me një rrisk të madh. I kujtojmë deputetit Nard Ndoka se nuk do të vjedhë vota një natë para zgjedhjeve, si më 23-24 qershor 2001, duke dalë në prita me breshëri automatiku. Kam qenë dhe jam simpatizant i PD-së dhe dr.Sali Berishës, Pjetër Arbnorit, Azem Hajdarit etj. Duhet të uleni dhe të bisedoni dhe të trajtoni çështjet kombëtare, të dimë se ku jemi dhe ku duhet të shkojmë.

Të votohet për deputetin më të paaftë në botë, do të thotë të ecësh me ndërgjegje mbrapa.

Hasan Kurtaj

 

Fenomeni ne Keshillin Bashkiak Shkoder

Drejtorja Fanko (PS) trondit mazhorancen (PD)

Keshilli Bashkiak I Shkodres I nderpreu punimet e tija serish kete te merkure (4 maj 2005). Si gjithmone, shkak zyrtar ishte mungesa e nje mazhorance gjate nje procesi te rendesishem votimi sic eshte zgjedhja e perfaqesuesve te qytetit ne Keshillin e Qarkut Shkoder.

Per dy vende duhej te kandidonin kater persona: Tonin Gjuraj (PD), Lodovik Dega (PD), Burhan Agri (PLL) dhe Meri Fanko (PS). Gjithcka pritej te zhvillohej normalisht. Mbetej fillimi I procesit te votimit. Ne kete moment, kryetari I keshilltareve demokrate Shyqyri Selhani kerkoi qe te mos votohej. Zyrtarisht, Selhani ishte I shqetesuar nese socialistja Fanko duhej te merrte pjese ne votim, me sakte a ishte I ligjshem kandidimi I saj per keshilltare qarku. Dilema ishte vertete shume qesharake (per te mos perdorur ndonje term tjeter). Ne mbledhjen pararadhese, Fanko kishte kandiduar me te njejtet emra, madje kishte dale edhe e dyta me numer votash.

Pergjigja ndaj “shqetesimit” te Selhanit, erdhi nga vete kryekeshilltari Anton Leka (PD) I cili ftoi komisionin e votimit te zinte vend per te filluar procesin e zgjedhjes se dy antareve te keshillit te qarkut. Ne kete moment, Selhani deklaroi se grupi I tij nuk do te merrte pjese ne votim, pra do te bojkotonte. Duke iu bindur vendimit politik te partise se tij, edhe kryetari i Keshillit Anton Leka u largua per te mos u kthyer me, qofte edhe per te mbyllur zyrtarisht punimet, sic edhe i hapi. Per mungese te numrave, votimi per keshillin e qarkut nuk u zhvillua. Bashke me te, u shty edhe votimi per te nderuar mediat vendore te Shkodres me titullin “Mirenjohje”, por edhe votimi per dhenien e nje kredie per familje te pastrehe, balotazh ne mes familjeve Lluja dhe Franja.

Kjo ishte pjesa zyrtare e mbledhjes dhe e deklarimeve te bera. Realisht, kete here PD-ja ne Keshillin e Bashkise Shkoder, u trondit nga Drejtorja e Drejtorise Arsimore Rajonale Meri Fanko. U pa qarte se keshilltaret e PD-se nuk plotesonin numrat e nevojshem per te fituar alternativa e tyre per ne Keshillin e Qarkut. Prej muajsh kjo force, e cila si rregull duhet te kete mazhorancen ne Bashkine e Shkodres, nuk eshte e afte te marre vendime apo edhe te plotesoje thjeshte numrat e pjesmarrjes. Nese do te zhvillohej votimi, vecanarisht pas fjales se mbajti disa minuta para votimit, Fanko do te ishte fituese dhe perfaqesuese e PS-se ne Qarkun e Shkodres nga Bashkia. Nje fakt i tille, i cili nuk eshte cudi te ndodhe ne mbledhjen e ardhshme, do te shenonte zgjedhjen per here ne pare qe nga ekzistenca e Keshillit te Qarkut te nje keshilltari socialist, perfaqesues i Bashkise me te madhe te veriut.

Gjithsesi, PD-ja eshte tronditur serish. Kete here tronditjen mazhorances se qytetit tone, ia ka dhene thjeshte nje keshilltare socialiste. Mbledhja e rradhes paraqitet mjaft interesante, sigurisht ne driten e zhvillimeve te reja.

Blerti DELIJA

Episode tragjike

Përditë e përnatë vriten njerëz të pafajshëm, dhunohen, grabiten të tjerë. Ditët e fundit u gjet një kokë e prerë gruje në Sukth të qytetit bregdetar të Durrësit. Njerëzit janë më afër vdekjes se sa jetës. Edhe Ernest Shkoza është bërë viktimë e një atentati për vrasje. Më 15 korrik 2003, makinën me të cilën udhëtonte, e qëllojnë me plumba, ku Ernesti plagoset dhe i biri 17-vjeçar, Nikolin Shkoza që ndodhej bashkë me të atin, terrorizohet. Shkaku i atij atentati për vrasje si duket ka qenë zbulimi i një grupi trafikantësh dhe denoncimi në Gjykatë nga ana e Ernestit, punonjës i policisë financiare. Por jeta e tij bëhet përditë e më e vështirë, përditë e më e rrezikuar. Më datën 5 dhjetor 2004, i vihet lëndë plasëse në shtëpi, dinamit, ku për fat s’ka patur viktima. Në kushte të tilla Nikolin Shkoza detyrohet të marrë rrugët pa rrugë të emigrimit për të siguruar diku në Perëndim atë që s’ia siguron atdheu i tij, jetën, ndërsa prindërit e tij jetojnë në ilegalitet.

Këto episode tragjike të jetës aktuale shqiptare janë produkti i vetëm i terroristëve komunistë që po e çojnë Shqipërinë gjithnjë mbrapa.

Vasel Gilaj

 

Jeta në mëshirë të dhunës

Megjithëse demokratët shqiptarë investojnë për një shtet ligjor, liria për ta është një synim i pamundur. Kështu është sot, kështu ishte edhe përgjatë diktaturës së Enver Hoxhës. Ndër familjet më të persekutuara në qytetin e Shkodrës gjatë regjimit Enverian, ka qenë edhe familja e Frank Mondit në fshatin Dheu i Letë. Gjatë diktaturës së Enver Hoxhës, Frank Mondi dënohet me 10 vjet burg politik, sepse nuk u pajtua me atë sistem. Në vitet 1990, kur në Shqipëri filluan lëvizjet e para demokratike, familja e Frank Mondit, e materializoi dëshirën për liri, duke investuar në lëvizjen e madhe për përmbysjen e komunizmit dhe instalimin e një shteti pa dhunë e pa padrejtësi njerëzore. Në demonstratën e 2 Prillit 1991, kundër votëvjedhjes së ish-Presidentit komunist Ramiz Alia, ku në qytetin verior, Shkodër u vranë katër vetë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka dhe u plagosën rëndë 163 qytetarë që kërkonin vetëm liri, Frank Mondi bashkë me të birin, Aleksandër Mondi, ishin aktivë dhe Aleksandri keqtrajtohet nga policia që atë ditë qëlloi edhe mbi njerëzit me plumba. Ishte e shkurtër qetësia në jetën e familjes Mondi, vetëm gjatë viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike. Viti 1997, vit kur Partia Socialiste rimerr pushtetin me anë të një revolucioni të armatosur, tipik social-komunist, është fillimi i një kalvari tjetër persekutimi edhe për familjen Mondi. Viktimë bëhet Aleksandër Mondi.  Humbi sërish liria e tij. Më 14 shtator 1998, në ceremoninë e varrimit të liderit demokrat Azem Hajdari, të pushkatuar në mes të Tiranës, pak metra afër selisë qendrore të PD-së, Aleksandër Mondi arrestohet, ku mbahet një javë në Komisariatin Nr.2 të Policisë së Tiranës. Aty torturohet kafshërisht. Edhe në zgjedhjet lokale të 1 Tetorit të vitit 2000, Aleksandër Mondi është njëri ndër veprimtarët kryesorë të Partisë Demokratike, ku u vu në shënjestër të policisë dhe shtetit socialist. Ai, tre ditë para zgjedhjeve arrestohet dhe mbahet për dy javë në Komisariatin e Policisë së Shkodrës. Qëllimi ishte manipulimi i zgjedhjeve në atë zonë.

Në vitin 2001, në zgjedhjet parlamentare Aleksandër Mondi ishte anëtar i komisionit në Qendrën Nr.10, ku rreth orës 19 e 15 minuta, forca të shumta policie shkojnë në atë qendër votimi dhe arrestojnë e keqtrajtojnë Aleksandër Mondin. Qëllimi ishte të manipuloheshin votat për të nxjerrë fitues kandidatin e Partisë Socialiste, pasi Aleksandri nuk e kishte lejuar një gjë të tillë. Pushteti i dhunshëm social-komunist gjeneron vetëm raprezalje për të ruajtur karriget e krimit. S’mund t’i vëmë tjetër emërim më të lehtë, pasi në ato momente që arrestohet e keqtrajtohet Aleksandër Mondi, duke qenë se e shoqja e tij Ardiana Mondi ndodhej afër qendrës së votimit, goditet nga forca policore aq rëndë sa nga dhuna e ushtruar mbi të humb edhe fëmijën që kishte në bark dhe priste për ta lindur e rritur, me dashurinë e një nëne të mirë. Janë këto arsyet e një njeriu që e do jetën, por që s’mund të kishte fat tjetër veç atij të vdekjes, që e detyrojnë Aleksandrin të largohet nga Shqipëria. Në vitin 2005 Aleksandër Mondi vjen në Shqipëri, ku përballet sërish me persekutim. Ai arrestohet dhe mbahet dy ditë në polici, duke i bërë presione se ku ishte larguar dhe ku ndodhej familja e tij në atë momente. Një trishtim të tillë, një pasiguri për jetën vazhdon të përjetojë Aleksandër Mondi, pasi strategjia e pushtetarëve është të dhunojnë, të mos u lënë të qetë jetën, por edhe t’i eliminojnë fizikisht, kundërshtarët politikë të tyre.

Edlira Kuka

 

PS zgjedhjet i bazon në shkeljet e ligjeve

Me vëmendje ndoqëm nënshkrimin e Etikës Morale për Zgjedhjet, para Presidenti të Republikës nga partitë politike. Lind pyetja: Një parti e cila aktualisht është në pushtet, pavarësisht se ky është plotësisht i korruptuar dhe i diskriminuar, si mund të firmosë për etikë morale në zgjedhje në një kohë kur në dispozicion të tyre prej kohësh ka vënë institucionet dhe personat e depolitizuar në kundërshtim me ligjet.

Një shembull fare i thjeshtë, i cili krahasuar me qindra të tjerë mund t’ju duket fare simbolik, për të mos thënë asgjë:

Shtëpia e Oficerëve në Shkodër, sipas ligjit (Kushtetuta e R.SH., Neni 12, p.2, fq.6, n.167, p.1, fq.58) është institucion i depolitizuar, është kthyer ai plotësisht në qendër (të pajisur me zyra) partish politike, si të asaj AD etj., deputetësh të PS-së, firma biznesmenësh të cilët për kompensim të votave të jashtëligjshme janë strehuar në këtë institucion duke ia humbur edhe emrin që ka. Kohët e fundit, në oborrin e saj u vendos edhe një kioskë, në një kohë kur në çdo vend po prishen kioskat, biles edhe pallate shumëkatëshe. Po kështu, ushtarakë të policisë, me grada të ndryshme merren me aktivitete partish politike, sepse për këtë qëllim janë veshur edhe pse janë liruar nga reforma.

Prandaj suksesin e këtyre zgjedhjeve PS e bazon në shkeljen e ligjeve.

Me të drejtë rrallë sheh ndonjë ushtarak që pijë qoftë edhe ndonjë kafe në lokalet e këtij institucioni. Pra, ata kuptojnë dhe njohin ligjet se duhet të jenë të depolitizuar lokalet dhe ushtarakët.

Ruajna Zot, se në zgjedhje, M.Mbrojtjes, si anëtar i Kabinetit Qeveritar mund të përdorë tanket, vetëm të fitojnë zgjedhjet.

Ndoc Dodaj

 

Kjo botë e madhe, pse kaq e vogël?!

Të ndërtosh një botë brenda katër mureve. Mos vallë kjo është e mundur!… Ndoshta nganjëherë mundësitë sfidohen nga realiteti. Nga ky realitet që vret më shumë shpirtin se sa trupin.

Por, si ndërtohet një botë e tërë brenda katër muresh?!…

Mos vallë do të ishte aq e lehtë sa të ndërtosh një ndërtesë të thjeshtë? Jo!!! Aq më tepër kur bëhet fjalë për një botë tënden, një botë të brendshme. Një botë ku askush nuk të kërkon as justifikime, as shpjegime, ku nuk të flet askush, e ku as ti nuk ke të drejtë të flasësh me askënd. Një botë memece, pa fjalë… Nga do t’ia nisësh?!… Nga do të vendosësh ti hedhësh themelet e kësaj bote që ti duhet ta ndërtosh me pahir? Do ta ngulësh thellë truallin në një dysheme lustruar me dhimbje, me dhimbjen tënde. E ajo dysheme për ironi të fatit është e mbuluar me një qilim të zi. Kështu edhe dyshemeja e botës tënde do të marrë atë ngjyrë të kobshme, ngjyrën e zezë. Dhe po ajo dysheme i bie të jetë baza e themelit të botës tënde. Do të ndërtosh kufinjtë fantazëm që mbahen pas atyre katër mureve që heshtin bashkë me kohën, me fjalët që e braktisën dhe morën arratinë. Nëpër ato mure të heshtura qëndrojnë të varura disa kuadro të çuditshme me kafshë që ngjasojnë si njerëz, por që nuk flasin.

Megjithatë, mos të të duket çudi, as njerëzit nuk flasin më për ty. Së paku ke shoqërinë e kafshëve apo ndoshta… janë edhe njerëz, njerëz memecë… Dhe gjitha këto i ke në kufi me botën tënde, përbëjnë edhe kufirin e saj. Do ta ngresh atë botë deri aty ku tavani ta ndalon, dhe bota jote do të kufizohet. Si pa dashje do të lexosh në hapësirë të zymtë të atij tavani shkronja. Ndoshta… janë të tilla… ndoshta janë edhe… numra ndoshta… por ti nuk i njeh. E sheh që pikërisht këto të panjohura për ty, të papara ndonjëherë, të largëta janë ato që kufizojnë botën tënde. Një botë e kufizuar. Një botë e vogël, me të panjohura. Do të të duhet të mbledhësh të djeshmen tënde, të sotmen dhe të nesërmen për të formuar kështu kalendarin, sensin e botës tënde. Do të të duhet të grumbullosh neverinë, urrejtjen, mërinë, frikën për të formuar ndjenjat e botës tënde. Do të të duhet të grumbullosh shpresën, lirinë, lumturinë, gëzimin, dëshirat për t’i dhënë kështu ndjenjën e ëndrrës. Sa shumë gjëra do të të duhet të grumbullosh dhe t’i futësh aty, në botën tënde. Stinët do të duhet t’i rreshtosh sipas intuitës tënde. Do të duhet të ndërthurësh dimrin e ftohtë, vjeshtën e vyshkur, verën e nxehtë dhe pranverën e gjelbërt. Por ja që kjo bota jote pranoka një stinë të vetme, sepse fundi i fundit është një botë e kufizuar. Dhe një verë e nxehtë në atë botë të akullt nuk qëndron, e aq më tepër një pranverë e gjelbërt ku asgjë brenda nuk tregon natyrë.

Një botë pa natyrë?! Mos vallë mund të quhet e tillë?! Është dimri që sjell bardhësinë e dëborës që as ai nuk mund të jetë pjesë e botës tënde. Stinët që sjellin kontradikta me botën tënde. E vetmja stinë që të mbetet është vjeshta. Është kjo stina që të përshtatet me botën tënde. Kjo stinë e vyshkur e cila është gati të bëhet stina e botës që ti me pahir do të ndërtosh. Vjeshta e vyshkur, monotone, e mekur që karakterizon stinën e botës tënde. Bien gjethet e botës tënde të thara dhe të dënuara nga stina e saj. Stina jote. Dhe ashtu do të jetosh me këtë realitet që të zvarrit. Dhe ti me këtë realitet zvarritës do të pagëzosh ajrin e botës tënde, ajrin që do ta thithësh çdo ditë, ajrin e kufizuar por të pafund.

Ndërsa në netët e tua do të guxosh, edhe pse pa asnjë të drejtë, të mendosh për dëshirat e tua. Do të pyesësh veten nëse me të vërtetë këto dëshira ekzistojnë në botën tënde. Sikur të kisha… Sikur të bëja… Sikur të isha… Sa shumë “sikur” që enden nëpër mendjen tënde. Por ato “sikur” që ti i pagëzon “dëshira” mbeten aty brenda, në mendjen tënde të kufizuar. E, në ndodhtë që pa dashje por e shtyrë nga s’di se çfarë do ta pëshpërsisë vetëm një herë të vetme buza jote atë “sikur”, ajo sërish do të mbetej brenda botës tënde të kufizuar. Do të mërzitesh me atë “sikur” që i bindur se nuk do të vihet në jetë asnjëherë, do ta flakësh jashtë botës tënde. Kështu ti do të ndërtosh një botë tënden pa dëshira. E pasi ke flakur tutje dëshirën që s’të përket më, do të duash të gjesh arsyet. Do të sillen në mendjen tënde disa fjalë të pakuptimta, që ti do t’i emërosh “arsye”. Sepse ndoshta… Sepse do të ishte… Sepse… Sa shumë “sepse” që ti kërkon t’i kuptosh por nuk ia arrin. Arsye pa kuptim, që dashje pa dashje mendja jote i krijoi dhe këtë radhë buza jote i tha rrëmbyerazi, pa frikë. Megjithëse arsyeja mori arratinë nga mendja jote, mbeti peng në botën e kufizuar. Por ti e flake edhe arsyen, sepse nuk e kuptove asnjëherë. Dhe kështu e përjashtove arsyen nga bota jote. Ja një botë e jotja, pa arsye… Do të kalojnë kohët. Kohë të ndryshme dhe ti do të jetosh. Ose më mirë ti do të mbijetosh çdo ditë në botën tënde të kufizuar. Kohë që vret por që jeton me ty në botën tënde kohë e pamëshirë. Një ditë do të lindë një ndjenjë vetvetiu. Çuditërisht ti e kupton këtë ndjenjë dhe nuk e flak tutje si të tjerat. E shtrëngon fort brenda në gji. Dhe kësaj ndjenje, të çmendur ti i vë emrin “mall”. Por, për kë ndjen mall?! Ndjen mall për një botë tjetër, një realitet tjetër, një stinë tjetër, një kohë tjetër. “Kam mall për diellin”. E thua këtë fjali si pa kuptim, por… ky është malli yt…

Malli për diellin, shkatërron botën tënde të kufizuar. Atë botë që nuk e përmbante brenda as dëshira, as arsye, atë botë që një fat pa origjinë të detyroi ta ndërtosh në një minutë të panjohur, dhe pa të dhënë arsyet të dha të thithësh ajri helmues të vetmisë, harresës…

Atë botë që të miqësoi me të pamundurën, me frikën, me të panjohurën me injorancën, padijen, dhimbjen, lotin, vuajtjen.

Atë botë që të fshehu nga koha reale dhe të ofroi një kohë të përbindëshme që të gjykoi, poshtëroi, që të harroi dhe të mohoi dhuratën e quajtur jetë pa asnjë të drejtë. Sot do të shkatërrosh botën që të vrau shpirtin, që ditët t’i ktheu në shekuj pa kuptim e minutat në ditë neveritëse. Sot ti po shkatërron një botë që të mohoi Lirinë, që të mohoi dëshirën e zjarrtë për të parë diellin, e që këtë dëshirë me një realitet çnjerëzor ta ktheu në Mall. Dhe është pikërisht ky mall që sot kërkon të sfidojë këtë botë, të shpartallojë kufinjtë e botës së kufizuar. Dhe ky mall i then ato kufinj të hekurt. merr arratisjen për të gjetur diellin, për të shuar mallin për të. Dhe kjo ndjenjë e mallit të jep krahë të fluturosh për të takuar diellin…

Dhe ja, dielli… më në fund një dëshirë e jotja e realizuar dhe një arsye e shpjeguar. Kënaqu me diellin, shuaje mallin për të, dashuroje, shijoje… Por… një krisëm e fortë dhe për ironi të fatit ti ke ngrirë, e bashkë me ty ngriu edhe buzëqeshja. Bie ashtu i vdekur, dhe dëshmitar kishe diellin, atë që për të kishe aq mall.

Ti pate forcën të shkatërroje kufinjtë e një bote të kufizuar, dhe vrapove për të shuar mallin për diellin, por sot kjo krismë e pamëshirë nuk pyeti aspak për mallin tënd dhe kufizoi me padrejtësinë më të madhe jetën tënde. Të paktën buzëqeshjen e diellit e more me vete…

Emiranda Lukaj

 

Perballja Nano- Berisha: 1997-a kunder antikomunizmit

Shpatat jane zhveshur ne mejdanin e politikes shqiptare. Kongreset apo Kuvendet e dy forcave kryesore PD dhe PS kane treguar edhe armet me te cilat tentohet fitorja ne zgjedhjet politike te 3 korrikut. Ndersa premtimet elektorale, ne rastin me te mire, jane thjeshte utopite e rradhes, serish tentohet ardhja (mbajtja) e pushtetit permes kartave te vjetra.

Risia e pare erdhi nga Kuvendi i PDSH-se. Me sugjerim apo me iniciative personale, lideri Berisha tentoi evitimin e emrit te Fatos Nanos apo edhe te PS-se nga fjalimi i tij. Risia e dyte erdhi nga Kongresi i PSSH-se. Si rradhe here, ne kongres u paraqiten dy lider te mirefillte, pse jo te barazvlefshem: Edi Rama dhe Fatos Nano. Madje, ky i fundit shperndau aq shume falenderime por edhe ndjesa, sa nuk ka shperndare askush keto vite ne Shqiperi. Kongresi i PS-se, filloi dhe mbaroi me nje kryefjale: Berisha dhe PD-ja, ne tehun e sopates se akuzave te socialisteve dhe gjithcka duke u kthyer 8 vite pas: 1997!

Me keto 4 numra te rreshtuar njeri pas tjetrit dhe me te cilet personifikohet viti i kolapsit me te thelle te shqiptareve, ndoshta ne te gjithe ekzistencen e tyre ne kontinentin plak, PS dhe Nano, por edhe Rama E. tentojne edhe nje mandat te trete qeverises rradhazi. Gjate 45 viteve te komunizmit hoxhian, gjithcka qe arrihej ne socializem, krahasohej me vitin 1938. Ndersa tani, cdo arritje te tyren PS-ja e krahason me vitin 1997 edhe pse fare mire mund te krahasoheshin arritjet e mandatit te dyte (nese ka) me ato te mandatit te pape po socialist. Te gjitha mekatet sipas socialisteve, i faturohen vetem nje individi: Sali Berishes.

Jo aq shume ne instanca te larta te PD-se, por me shume ne baze, demokratet kane si parrulle te tyren kunder PS-se antikomunizmin. Rrezimi i qeverise socialiste apo Nano, do te thote rrezim i komunizmit. Fantazma e kesaj teorie dhe praktike qe shkaterroi per mese 45 vite Shqiperine e shqiptaret, tentohet te perdoret serish nga Berisha dhe PD-ja si argument per te kerkuar rrezimin e Nanos dhe PS-se. Mesa duket, permes antikomunizmit tentohet te “zemerohen” militantet e PD-se, por edhe te tjere “te djathte” per te grupuar votat ne dem te socialisteve. Duke filluar qe nga korrupsioni, krimi, rryshfetet dhe deri tek « komunisti » me i fundit, te gjitha personifikohen me nje individ : Fatos Nanon.

Keto dy variante, jane provat me te mira dhe me te besueshme se politika shqiptare, jo vetem nuk ka ndryshuar por ka regres. Njera pale shfaq ne publik pamje te ngjarjeve tragjike te vitit 1997 (ku duhet pranuar se kishte fajtore, por edhe bashkevuajtes), ndersa pala tjeter tund dordolecin e « antikomunizmit » (mendoj se edhe vete Enveri po te ishte gjalle, do te pendohej per 45 vitet e « lulezimit te komunizmit » ne Shqiperi).

Shqiptaret edhe kete here, nuk do te duhet te zgjedhin, ose nuk do te mund te zgjedhin ne mes alternativave konkrete zhvillimore. PD-ja kerkon te karikoje shqiptaret si ne vitin 1992 duke u thene se duhet te shembim komunizmin. PS-ja u fut friken shqiptareve me vitin 1997 duke kerkuar pengimin e ardhjes ne pushtet te PD-se. Dy dinosauret e politikes shqiptare kane humbur cdo kontakt me realitetin. Jetojne ne vitin 2005 (mijevjecari i trete), por mentalitetin e ruajne si te vitit 1990.

Sigurisht dikush nga te dy, do te fitoje, nese nuk do te kete ndonje mrekulli (ndodhin, por shume rradhe, sidomos ne Shqiperi). 1997 apo Antikomunizmi? Qe te dyja jane te dala mode, por shqiptaret jane te detyruar te zgjedhin vetem mes tyre. Edhe sa kohe shqiptareve do tu duhet te therrasin « O tempora, o mores » ?

Blerti DELIJA

 

Mund të luftohet edhe me armë të thyeme, por jo me duer

Para së gjithash duhet me përshëndetë nismën e të ndjerit Don Simon Filipaj për me përkthye në shqip atë kryevepër monumentale siç asht Bibla që i mungonte gjuhës tonë, si nji nga mungesat ma të pajustifikueshme. Gjithashtu i duhet vlerësue lart merita e kryemjes së nji angazhimi me nji randësi kaq të jashtëzakonshme, qoftë edhe sikur realizimi i përkthimit len me dëshrue artin e përkthimit, mbasi qëllimi i tij kryesor, sigurisht ka qenë me folë Ungjilli edhe shqip. Por ajo që i len vend diskutimit asht zgjedhja e gjuhës së përkthimit. Kjo zgjedhje e këtij prifti të nderuem tregon përputhjen e mendimit të tij me vendimin e kongresit të ashtuquejtun “Drejtshkrimor” i 1972, përkthimi i nji kryevepre të tillë në gjuhën e vendosun tiranikisht dëshmon besimin e plotë të përkthyesit në të ardhmen e shqipes ashtu si e kanë paracaktue komunistat, në kongresin gjoja gjuhësor të thirrun prej tyne, të drejtuem prej tyne e të vulosun prej tyne. Kjo masë shtypëse e përdorimit të gjuhës, a do të duhej të kishte ndikue në vendimin e zgjedhjes së gjuhës së përkthimit të Biblës? Unë them po. Sadoqë duket i suksesshëm parashikimi komunist i së ardhmes së gjuhës shqipe unë e ata që mendojnë si unë shpresojmë të mos dalë e ashtu qoftë, se dalja e parashikimit komunist do të banin që koha e padrejtësia të ecnin krah për krah, e ne dëshrojmë që kjo padrejtësi e djeshme që ka invadue edhe të sotmen të gozhdohet në epokën komuniste. Gjuha duhet pa si guri themelor i kulturës së nji populli e jo si lodër me të cilën mund të luejnë teket lokaliste të individëve të papërgjegjshme ndaj ndërgjegjes. Kongresi i “Drejtshkrimit” të 1972-shit ishte gershana e premjes që nji gjuhe përgjysëm. Shumë prej nesh nuk duen ta shohim atë gjak e disa e shohin me indiferentizmin ma të papranueshëm as prej akullit. Por meqë ajo gjysëm e preme ekziston gjithnji, mund të shpresohet se kirurgjia e drejtësisë të së ardhmes ka me e ngjitë me pjesën tjetër të gjuhës e ka me u ba vazhdimësia e shprehjes së frymëzimeve të mëdha si ato që përbajnë diellin e traditës tonë letrare, e dritën e atij dielli thesari ka me ia shtue e ardhmja letrare e shqiptarëve. Njohja e përmasave të këtij thesari nga Don Simon Filipaj, na shkakton çudi të papërfshishme nga përmasat për nji zgjedhje të tillë të gjuhës për përkthimin e Biblës, duke e pasë fare të qartë se në mullinin e kujtë çon ujë kjo zgjedhje. Në sajë të këtij uji e përshëndesin dhe e nderojnë përkthyesin në fjalë ithtarët e Kongresit Gjuhësor të 1972-shit, e sidomos edhe komunistat që sakrifikojnë edhe qëndrimin e tyne kundrejt Biblës veç si e si me e mbajtë të gjallë qëllimin e tyne të arritun dje me forcën e ujkut e sot të mbajtun në atë cak me taktikën e dhelpnës. Lind pyetja: Çfarë e ban ma të dejë gjuhën e përkthimit të Biblës se gjuhën e nxjerrun jashtë ligjit nga Kongresi Gjuhësor i 1972-shit? Mos vallë kjo gjuhë e autorëve të veprave ma madhore të letërsisë shqipe nuk e paska forcën shprehëse të gjuhës së përkthimit të Biblës nga Don Simon Filipaj?! Si përgjigje të kësaj pyetjeje, injoruesat e argumenteve gjuhësore kanë zgjedhë heshtjen e injorimit e struken brenda saj që asht edhe njikohësisht bunkeri në të cilin Kongresi i 1972-shit ngujoi gjuhën shqipe. Shekspiri me të drejtë thotë: “Mund të luftohet edhe me armë të thyeme, por jo me duer thatë”, e duert thatë janë ma bosh se bosh. E duert e përkrahësave të Kongresit “Gjuhsor” të 1972-shit janë aq thatë, sa nuk janë në gjendje të flasin as edhe nji fjalë të vetme, apo të shkruejnë as edhe nji rresht të vetëm kundra së vërtetës tonë kur i fton me u ballafaque me të. Ata shndërrohen në shurdhmemeca me duer të paralizueme kur del në qarkullim libri i z.Mehmet Elezit “Gjuha Shqipe në bunker”, apo kur botohen shkrimet e z.Migjen Kelmendit, të Gjokë Vatës e ku u ecë mundohet me ua nxanë frymën fjalëve të së drejtës. Ata mundohen me i bindë mendjeletët se argumentet tona “shprehin mllef, duke e ditë shumë mirë se antiargumenti asht mllef”. Kush mundet me besue se komunizmi, ndërtuesi ma i zellshëm i shtetit të së padrejtës ndër të gjitha të padrejtat e tija, “paska ba drejtësi vetëm me Kongresin Gjuhësor të 1972-shit”. Kjo a nuk do të ishte njisoj si me thanë: “djalli ne 100 punët e tija, 99 i bani të këqija, por 1 e bani të mirë”.

Dihet pra se errsina nuk prodhon asnji rrexe drite, nësa prodhon drita terr. Bibla asht pasqyra e doktrinës katolike e 99 përqind e shtetasve shqiptar të këtij besimi banojnë në trevat veriore, pra ku flitet dialekti Gegë, ose gjuha në të cilën u shkruen kryeveprat e letërsisë shqipe. Ky fakt a nuk i vlen pse-hit të përkthimit të Biblës në gjuhën e ashtuquejtun standarde përveç pikëpyetjes edhe pikën e çudisë ma të madhe?! Po të ishte se ne duem me nderue përkthyesat e kryeveprave botnore në shqip, do t’i akordonim nji titul nderi Pashko Gjeçit, përkthyesit të “Komedisë Hyjnore”, që asht vepra ma e vështirë për me u përkthye. Por Pashko Gjeçin nuk e nderon kush ngase përkthimi i tij asht në Gegnisht. Gjon Shllaku nuk u nderue me titull kur e përktheu “Iliadën” në Gegnishte, nderimi i munguem iu ba vetëm kur e ripërktheu nga Gegnishtja në Toskënishten e standardizueme, së cilës i kanë dhanë emnin “Gjuha Shqipe”. E pra, ndonse shërbimi i Biblës asht ma madhështori në këtë jetë, përkthimi i saj nga Don Simon Filipaj nuk kundërmon artin e nji përkthyesi të talentuem, por na paraqet vetëm vlerat morale të kësaj kryevepre me nji art mjaft modest, si prirja e tij në këtë fushë arti. Kontributi i tij çon plotësisht në vend qëllimin e përkthyesit e të lexuesit prandej siç e kam thanë në fillim të këtij shkrimi meriton përgëzime e falënderime por jo lëvdata kundrejt nji përkthimi që mund të ishte shumë ma artistik. Jam thellësisht i bindun se Don Simon Filipaj po ta kishte përkthy Gegnisht edhe po të ishte ai përkthim kryevepër siç asht vetë Bibla, përkrahësat e Kongresit “drejtëshkrimor” të 1972-shit do ta kishin injorue siç injorojnë argumentat e Gegnishtes. Do të dëshiroja që ky shkrim të ishte frymëzues replikash dinjitoze që të tregojnë se kundërshtarët e pikëpamjeve tona për këtë çështje nuk janë si ata të cilëve Shekspiri u drejtohet: “Luftohet edhe me armë të thyeme, por jo me duer thatë”.

Gjokë Vata

 

KESHILLI  I  EVROPES, SESION PER TE DREJTAT E NJERIUT

NGA  STRASBURGU,  ARBEN LAGRETA

Para pak javësh në Qendrën Evropiane të Rinisë në Strasburg zhvilloi punimet sesioni njëjavor me temë “Të drejtat e njeriut në veprim”, organizuar nga Youth PLANET me seli në Paris.Aktiviteti në fjalë subvencionohej nga Këshilli i Evropës në partneritet me organizatën rinore të mesipërme.

Përgjigja pozitive pas një aplikimi të hartuar me ngut si pasojë e mbylljes së shpejtë të afatit të pranimeve, në lidhje me një aktivitet të rëndësishëm rinor në kryeqytetin parlamentar të Evropës, Strasburg, më drejtoi për herë të dytë brënda 9 muajve të fundit drejt ambasadës franceze në Tiranë për procedurën e marrjes së vizës…

Kaloj rreth një gjysmë ore në barin e bllokut të ambasadave së bashku me Atasheun e Sigurisë së Brëndshme pranë kësaj përfaqësie diplomatike,  Jean-Marc Falcon.

“Ndonëse vizita e vjetshme kishte në vetvete charmin e saj si hera e parë, kësaj radhe do të kënaqesh më shumë”, më porositi miku im duke shtuar: Niorti që pate rastin ta shihje është një qytet i këndshëm por Strasburgu është një mrekulli”…

Ndërkohë akrepi i minutave pushtoi atë të orëve, kohë në të cilën konsullata franceze jep vizat.Ose refuzimet…

Rinisem drejt Shkodrës.Në radhë të parë për tu “shkundur” ashtu si përpara një daljeje nga kafazi.Drejt zemrës së Evropës kontinentale…

STRASBURG

Rreth 40 të rinj e të reja nga Franca, Belgjika, Austria, Irlanda, Skocia, Suedia, Finlanda, Letonia, Estonia, Polonia, Rumania, Moldavia, Kroacia, Serbi-Mal i Zi, Maqedonia, Shqiperia, Kosova e deri nga Tahiti i largët i ishujve të Polinezisë Franceze patën rastin të shkëmbenin eksperiencat e tyre dhe të diskutonin në lidhje me të drejtat njeriut në ambientet e Qendrës Evropiane të Rinisë në Strasburg, pas fjalës së shkurtër të mirëseardhjes, mbajtur nga Presidenti i Youth PLANET, Thierry Fresnay.

Kështu, në bazë të specifikave të vendeve përkatëse u trajtuan në veçanti aspekte të të drejtave të fëmijëve, të grave të minoriteteve etj., duke u ndalur në shkeljet e konstatuara dhe racizmin që është present ku më shumë e ku më pak në kontinent.Ideja për të cilën pjesëmarrësit ranë përgjithësisht dakord ishte se kushtet social-ekonomike janë ato që ndikojnë në një masë të konsiderueshme këto fenomene të rënda e negative.Po ashtu u vu në dukje edhe roli negativ që po luan në këtë drejtim edhe fenomeni i egër i globalizimit.Në të njëjtën kohë, siç edhe u pohua, një shkelje e të drejtave të njeriut në Perëndim mund të konsiderohet qesharake në vendet e botës së tretë e mbase më gjerë.

“Për askënd nuk duhet të kuptohet si privim respektimi i traditave dhe i kulturave të vendeve dhe popujve të ndryshëm”, u nënvizua nga të prnishmit duke sjellë në vëmendje si të tillë procesin e pakthyeshëm të Bashkimit Evropian i cili po përfshin dalngadalë në vetvete krejt kontinentin.

Agjenda e larmishme e këtij aktiviteti përmbante edhe përshëndetje dhe referime nga përsonalitete të ndryshëm të Këshillit të Evropës, Gjykatës së Instancave të Larta të Strasburgut si dhe të Zv/Presidentit të Forumit Evropian të Rinisë, Xhejms Doorley.

Po ashtu pjesmarrësve iu shpërndanë edhe materiale të hartuara për të drejtat e njeriut qysh pas luftës së dytë botërore kur edhe doli në plan të parë nevoja e bashkëpunimit të vendeve më të zhvilluara të kontinentit plak.

Nga ana tjetër bashkia e Strasburgut dha një pritje për pjesëmarrësit në ambientet e saj si dhe u sponsorizoi edhe një shëtitje me motobarkë përgjatë lumit që përshkonte këtë qytet, duke parakaluar monumentet dhe konstruksionet e shumta ku mbizotëronte stili sakson i ndërtimit.Kjo, si pasojë e qenies për disa dekada të këtij qyteti si pjesë e Gjermanisë deri në mbarim të luftës së parë botërore kur edhe u rimor nga Franca si fuqi fituese.Po kështu, mjaft mbresëlënës ishte edhe parakalimi përgjatë institucioneve më të rëndësishme të kontinentit si Parlamenti Evropian, Këshilli i Evropës dhe Pallati i Drejtësisë.

Në mbyllje të punimeve, këshilltarja pedagogjike praën Qendrës Evropiane të Rinisë, Inge Stuer u shpreh: “Ishte një sesion i mirëorganizuar për të drejtat e njeriut me një shtrirje të gjerë pjesmarrësish në nivel rajonal e kontinental.Mendoj se pati diskutime mjaft cilësore dhe çdo gjë shkoi mirë.Duhet të jetë e qartë për këdo se të gjithë aktivitetet që zhvillohen në Qendrën Evropiane të Rinisë janë të një niveli mjaft cilësor, kjo edhe në sajë të përzgjedhjes së rreptë të aplikantëve të shumtë nga edhe ku seleksionohen persona me nivei të lartë kualitativ.”

Ndërsa Presidenti i Youth PLANET, Thierry Fresnay duke folur për aktivitetet e ardhshme të planifikuara për këtë vit mga kjo organizatë ndërkombëtare rinore, informoi për aktivitete të ngjashme me parlamentet dhe këshillat rinorë në Belgjikën frankofone, Skoci, Poloni, Kroaci, Maqedoni e Kosovë.

PARIS

Rikthehem me tren në Paris, ashtu si erdha si pasojë e të qenit i vetmi pjesëmarrës nga Shqipëria në këtë aktivitet.Një takim i paracaktua në Gare de l’Est-një ndër 6 stacionet e trenit të metropolit francez-me Profesor Ardian Marashin ose as-in e letërsisë, siç e quanim në fillim të viteve ’90 profesorin e letërsisë së huaj.

I shpjegoj dëshirën për të vizituar gjatë gjithë pasdites dhe mbrëmjes disa nga momumentet dhe sheshet që nuk kisha arritur t’i shihja vjet si pasojë e kalimit tranzit për së dyti në Paris.

Pas disa shpjegimesh marr metronë drejt Luvrit.Atje, për rreth 4 -5 km në këmbë parakaloj piramidën e qelqit, kopështin e Tyilërive, sheshin Konkord, Asamblenë Kombëtare, bulevardin famoz Shamp Elize dhe për të përfunduar në sheshin “Sharl de Gol” buzë Harkut të Triumfit.Ndërkohë kishte rënë mbrëmja.Këtu përfundonte edhe “lista” e vizitave të mia pasi kullën Eifel e kisha vizituar vjet.Por ama ditën.Në moment vendosa të marr sërish metronë drejt saj..

Edhe rreth një orë përgjatë parkut të gjerë poshtë këmbëve të gjigandit metalik që shkëlqente nga ndriçimi ashtu si mijëra turistë të ardhur enkas në këtë vend.

Ndërkohë, instruktimet për tu kthyer i marr pa problem nga një zonjushë xhentile…

Tre ndërrime trenash në metronë pariziene, poshtë bulevardeve, katedraleve e gradaçielave do të duheshin për të mbërritur atje ku u ndava me profesorin.

I bëj një telefon..

-Hë Ben, ku ke mbetur ?, ma pret me të parën Ardiani.

-Kërkund.Të mora për të thënë natën e mirë dhe mirupafshim në Shkodër.E më vonë po këtu…

Të nesërmen një takim i shkurtër me Michelin, përfaqësues i një organizate humaniste me të cilin kontaktoja prej 18 muajsh në internet.I shpreh impresionet që ka kaluar kushdo që ka shkelur metropolin e atdheut të pesë republikave.

-Mund të rrish edhe disa ditë, ma pret aty për aty.

…Parisi duket më i bukur kur vendos ta vizitosh gradualisht.Përndryshe, nëse tenton ta ngjeshësh axhendën me shpresë se do ta shijosh më shumë, aty vjen rënia sepse mundesh.Dhe keqas madje.

Falenderoj kolegun dhe i sajoj një justifikim diplomatik.Pastaj, pa e vrarë mendjen shumë marr linjën drejt drejt aeroportit “Sharl de Gol”.Terminale pas terminalesh, një qytet më vete.

Rreth orës 14 Boing-u gjigand i shoqërisë ajrore “JAT Airways” iu drejtua pjesës juglindore të kontinentit.Pas një ndalese disa orëshe tranzit në Beograd, edhe një orë fluturim për të zbritur në orët e vona të mbrëmjes andej nga isha nisur.

Agron Luka

“Disk Feste” në Shkodër autentik apo kopje?

“Me mihë në Bunë”…

Në Shkodër, për një punë të kryer keq, e cila duhet ripërsëritur nga fillimi, sepse rrëzohet, thonë: “A ç’ka po punojshin tre vllazën” dhe sigurisht me këtë rast janë të nënkuptuara edhe ato tre nuset e proletarëve mesjetarë e më thellë-thellë, ato tri motriat ora-rojzat fatije. Ndërkaq ka edhe një tjetër thënie, të lidhur me po atë truall aty: “Me mihë në Bunë” dhe kjo përdoret edhe si një lloj vlerësimi kur me kokfortësi, vazhdon si ta themi me një tjetër fjali të urtë: “Me rrahë ujë në havan”.

Mendoj se këto tri fjali të urta, vlejnë në lidhje me shkrimin me titull: “Etruskët: Popull enigmatik i lashtë apo fis ilir?” me autor Skënder Kajoshaj, botuar në “Illyria”, New York, dt.3-6, Dhjetor 2004. Vështruar në rendin e podiumit të nderit, ky autor pretendon të ketë vendin e tretë dhe madje para njërit që duhej të ishte i pari fare…. E dyshojmë disi “medaljen e bronzit”, sepse na duket se nuk ka dijeni as për Nr. 1 dhe as për një adash bashkpatriot me mbaresën e patronimit me “aj”! Por, me thanë të drejtën “indinjata” me të cilën sulmon “shkencëtarët evropianë” ia kalon të gjithve bashkë dhe më në fund ia kalon edhe në “risinë faktografike e artefaktet” e fjalëve primordiale “turrko-shqip”, të cilat siç më rezultojnë mua “vërtetohen edhe me matematikë” (Vetë kompozita  turrko-shqip ka vlerën numerike plot 1900, pra 19×100, duke shtuar këtu edhe nënkuptimin se turra shkon edhe si shqipe. Për këtë do paraqesim një “studim” në numrat e ardhshëm…)

Pra, le të diskutojmë pak rreth këtij shkrimi dhe rreth këtij super problemi shkencor, i cili për këta argonautë (ose agronautë nga ishulli Kos…) ka pothuajse e në mos më shumë, rëndësinë e zbulimit të Atllantidës në sipërfaqe respektivisht të hapësirës evropiane e pse jo pastaj edhe më shumë se të vetë Amerikës…(Shih Preloc Margilaj, “Ilirët flasin shqip-shqiptarët flasin ilirisht”, Podgoricë 2000, f 418)

Divergjenca më kryesore në mes këtyre, më duket se qëndron te pika “A”, se ku u formua e ku lindi për herën e parë ajo “koka me tru të urtë hyjnor”, ku shtegtoi pastaj e ku i la ato vezët e artefakteve, pastaj ka edhe divergjenca më të vogla që nuk ia vlen me u marrë me to. E rëndësishme është se të gjithë konvergojnë në atë që e quajnë “gjuha pellazge, shqipe, turrke/trojane, ilire, etruske. Nuk e kam kuptuar akoma se në cilën pikë ka dashur t’a vendosë “levën-lëvizësen e botës”, Z. Kajoshaj, por sidoqoftë meqënëse ai e nis me “Artefaktin Diskun e Festës së Kretës”, jam i detyruar t’ia bëj me DIE=19, se në atë vend ka lundruar më përpara Preloci. Dhe po ja citoj: “Së pari me prejardhje nga bregdeti lindor Adriatik, (nga fisi i Mezapëve dhe Dardhanëve) pohon fakti se në një monument varreze në Kretë është zbuluar pllaka me gravurë të xhubletës-veshje e malësores së Malësisë së Madhe…toponimi e etnonimi Mezap, vjen nga verbi “me zaptue’’, me pushtue, me plaçkitë…vetë Kreta ose më shqip Kandia=kanë+dija ose “Kanë uri për dije”…  (Cit. f 455; 453; f 424-425)

Më duhet t’a mbështes paksa Prelocin, se “zaptuesit arnavudë të Kandies” i përkujton edhe Evlija Çelebiu, porse i poshtri kërkon të na zaptojë edhe vetë fjalën me një lloj taksidari turqishte si “Zaptiexhiu”… Sidoqoftë atje ka qenë edhe labirinti i dijes, me minotaurin-demin minuk të zi që ulurinte edhe si ujk, një lloj kau-demi që shkaktonte edhe tërmete, pastaj atje në ato prozhme lisat e Gortynas, Zeus demi ia rrasi Evropës, bijës së Feniksit Agenor, hallës së Ilirit, nga i vëllai Kadmi me Harmoninë (mere si ta marrësh “djali i burrit të dajës”…) Atje ishte edhe ai “filli i Adrianës”… Sidoqoftë ka akoma topikë që gjenerojnë die/zaptikane robë=plaçka a rob=robos skllevër, si psh ai toponimi “Viqidoli, afër “Fushë Trojës”, që me shqipe do të shkonte “viçi, damni, taroçi, ujki zi doli, ra”, me sjellë epidamnin, dije, dritë demniakrraci=361=19×19 dhe “ujkikracien”=646=19×34, në Tyronën Mikene Nr. 3…

HALLALL=722=19×38, ALL’LLAH=722=19×38, që ia arritëm kësaj kohe me “INTERRNIETA”=931=19×49=MAGAZINA A IDE=113+1+19=133=19×7 ose në kuptimin MATEMATIKE + FILOZOFI= 722+1197=1919=19×101, = ANTIEJETA E TERRIT=1501=19×79…

Do të ishte një “mosmirënjohje kolosale” po të linim këtu pa përmendur “BABA-in” e shqipo-pellazgji-teukro-etruskologjisë, meqënëse tash u zbuluan edhe fjalët e kulluara shqipe priamare si “BABA e ANE”…

“Veza e Kolombit” dhe i ashtuquajturi “Fundi i Misterit Etrusk”!

Dihet se K. Kolombi, zbuloi zyrtarisht për Evropën, kontinentin Amerikan, ndonëse ai kujtonte se kishte gjetur rrugën e shkurtë detare për në Indi, duke u bazuar në botën glob. Më pas ai u bë i famshëm edhe për disa “zbulime” të tjera, si përshembull ajo “veza e Kolombit” e ato “prangat e Kolombit”. Por, ai nuk ia zbuloi qartë botës edhe disa të vërteta të tjera…

Mbas asaj pritjes triumfale, Kolombi filloi të pretendonte se vetë “shpirti i shenjtë” ia kishte zbritur si frymëzim atë lundrim-zbulim! Kolombi filloi të maskonte të vërtetën që, ai ishte bazuar në atë lundrim në literaturat e autorëve antikë. Dhe bash në këtë pikë, Kolombi nuk ishte bazuar te autori origjinal i llogaritjes së perimetrit të tokës, te Eratosteni nga Aleksandria i shek. III p.e.r., por te një autor kopjac i mëvonshëm i cili për më tepër e “korigjonte” e kështu e nxirrte tokën një glob shumë më të vogël.

Ndër literaturat antike, pëveç Herodotit, Platonit e të tjerëve, kishte edhe një lloj tregimi fantastik ku përshkruhej një lundrim për në kontinentin matanë Oqeanit Perendimor të Shtyllave të Herakliut. (Fenikasit më përpara i kishin quajtur “Shtyllat e Melkartit”) Për një çudi koinçidence të habitëshme lundrimi kishte zgjatur 80 ditë, diçka e përafërt sa kishte zgjatur edhe ai kolumbian. Po kështu lundërtarët e supozuar të shek II kishin frikë se do të rrëzoheshin poshtë, atje ku oqeani derdhej në qiell…Dhe, atje gjetën tokë dhe madje pësuan edhe një lloj zhgënjimi, të them si ai i Skotit ndaj Amundsenit në Anktardita. Atje, në atë “fund bote perendimore” në atë tokë kishin mbërritur më parë Herakliu me Dionizin, ku na kishin lënë edhe një shtyllë me pllakë bronzi me mbishkrime! Në mënyrë të habitëshme atje gjetën gra amazona e gra që flisnin edhe në gjuhën lidiane e madje edhe indiane”! Dhe befasia dhe fuqia e koinçidencave nuk mbaron me kaq, që nga ai vend këta lundërtarë shkojnë edhe në Hënë…por edhe atje gjejnë një palo grek që kishte arritur më përpara, i cili fliste një greqishte të kulluar. Ndërsa fjaloseshin me të, befas u dëgjua një lloj ezani Zeusi në pallezgjishte të kulluar…Si ishte e mundur kjo, kur zani nuk e kishte shpejtësinë më të madhe se 300 metra në sekondë! E,

bukuroshja hëna e stolisur me një hyll aty pranë, na ishte një glob si toka, dritën e kishte të vjedhur pa para nga dielli… Dhe e përsërisim, ky shkrim ishte i Lukianit të shek II. (Shih në “Lukiani, Vepra të Zgjedhura”, 1979”)

E filluam disi me epokën kolumbiane me atë frymëzimin sensasional të “shpirtit të shenjtë”, ç’ka u kthye pastaj si një lloj karakteristike tipike amerikane, duke mbuluar pararendësit, duke “mbuluar si macja” atë etjen për ar, ç’farosjen e autoktonëve, rikthimin e skllavopronarisë, ndërtimin e mundimshëm të një vendi dhe shoqërie të zhvilluar etj.

Mendoj se edhe shkrimi i z. Kajoshaj përmban diçka nga ato cilësitë e “sensasionit”, mos citimin e literaturës pararendëse dhe për më tepër edhe korigjime e përvehtësime. Ai shkruan a thua se po shkel i pari në atë tokë, ku papritmas dëgjon se flitet shqipe e kulluar… Z. Kajoshaj ankohet dhe ka kritikuar rreptë tekstualisht “disa qindra shkencëtarë të huaj”, të cilët me qëllime denigruese etj, nuk na paskan parë në shkrimet etruske, “një gjuhë shqipe të kulluar” dhe në anën tjetër nuk ka përmendur e cituar asnjë prej tyre! Ka plot mundësi të rreshtohen nja njëqind antialbanë-antishqiptarë, por gjithashtu ka një realitet tjetër ku mund të gjesh nja njëqind autoritete shkencëtarë evropianë, ku e deklaroj pa asnjë lëkundje, se tek ata i gjen tej e mbanë, çeshtjen pellazge, etruske, ilire, albano-shqiptare e deri në ditët tona. Nuk ka asnjë çip që të mos jetë trajtuar dhe në këtë mes kontributet tona, aty nga fundi i okupacionit osmano-turk e këtej, në rastin më të mirë në shumicë ishin ripërsëritje, erudicione e rinventarizime, kishte edhe plot trajtime foshnjarake e banale e më në fund fatmirësisht arritëm edhe tek kontributet tona. Mund të citohen plot nga ata librat përgjithsues, por sa për të hapur horizontin mendoj se për një shkrues si puna e z. Skënder Kajoshaj do të mjaftonte libri i Edwin E. Jacques, “Albanët”, përth. shqip 1996.

Duke ecur në gjurmët e të ndjerës Z. Nermin Falaski Vlora, si në ato “gjurmët e shputës së Herakliut”, ai nuk e merr as mundimin t’ia citojë e t’ia lëjë asaj si vëndase sëpaku ndonjë nga ato “merita deshifruese” me tërë ato volume, se sa për autorët evropianë, “Kokën e Zeusit” dhe plakun Preloc, as që bëhet fjalë! Dhe në këtë mes duhet të tërheqim vëmendjen se edhe një shumicë dërrmuese e atyre deshifrimeve dhe ideve të z. Nermin nuk qëndrojnë dhe po ashtu nuk qëndrojnë një turrë nga ato deshifrim-leximet “epokale” të Preloc Margilajt. Ky autor e shtrin pellazgologji- ilirologji- etruskologjinë deshifruese nga Afganistani/Guristani e deri në Portugali e deri ku S’KANDINAVI=S’ka ma vij lundrimi”…megjithse një turr’ mbrapa e një të kapracyer të Oqeanit e kish bërë më parë Nermineja…

Ja një nga ato deshifrim shqipkëndimet ku dy vendasit e shquar konvergojnë pavarësisht nga njeri tjetri: “IAAPAYJNORISNIRO”= shqip “IA DHUROVA YJNORIS KUR RONJA ose KUR ISHA NË JETË”. Pra duhet ta kuptojmë sikur këtë mbishkrim e këtë stelë varrimi, autori i varrit, tashmë i vdekur, e kishte pregatitur sa qe gjallë. Në fakt me këtë metodë e duke u bazuar besnikërisht në teknika-rekomandimet e Nerminesë, ne mund ta lexojmë edhe në disa këndvështrime të tjera, sepse nuk na ngjan se shohim ndokund atë “fjalëzën dhurim e as vetë dhuratën”! Mund të ishte kështu psh: “ZOTI-IA/HYJI APA-BABAI YJNORIS-HYJNOR NIRO-NIRIT/NJERZVE ose “IA-I’A APA-JAPA YJNORIS-HYJNORIT NI-NJI RO-RROJTJE/JETË”. Ndërkaq ajo “dhurata e blatuar” na ngjan si një lloj korruptimi, ku i vdekuri po dërgon një lloj mesazhi nga andej, ku po rikonfirmon dhuratën që e kish bërë kur ishte në jetë… Po jua kujtojmë se për transportin që kryente lundërtari Karoni përmes Akherontit, lypsej paguar një taksë me monedha në gojë, dmth ishte si të thuash një lloj ekonomie tregu në bankën qielloro-tokësore…Dyautorësisht-njëkohësisht duket se ishte zbuluar edhe interpretmi “ETRURI=E+TRURI”, pra populli me “E TRURI”, me të cilën indigjenët e maahnitur nderuan ardhësit PELLAZGË ILIRË MEZAPË dhe për nderim u lëshuan bregun e TYRRENIT (me tapi a pa tapi?!). Preloci me modesti ia lëshon vendin Nerminit në zbulimin tjetër epokal në inversionin “I URTRE”! Megjithse ne nuk po na ngjan se e zbaton besnikërisht rendin invers. Bile kemi një trini, sepse “I” simbas Nermines simbolizon Zotin. Sidoqoftë kuptojmë se lejohet leximi e prishja e rendit në invers e madje mundet t’i shtosh edhe disa germa simbas kuptimit që dëshiron t’i japësh. Dhe kjo na ka dhënë disa rezultate sensasionale edhe ne…Sa për meritat e Prelocit, as ka nevojë t’i përmendim ne fare, se ato i ka pllakizuar/gurizuar një tjetër Preloc: “Shkrimi (alfabeti) ilir bëhet matricë për alfabetet e popujve mesdhetarë e kontinentalë…alfabeti ilir bëhet “mëmë” e alfabeteve të popujve të Mesdheut…dhe këto gurë i ka vendosur Preloc Margilaj”… (Cit. f 18; f 22)

Kishte të drejtë i ndjeri Homer, kur shkruante se “mbas Luftës Trojane/Ilione, filluan t’i bijen deteve kryq e tërthor, me anije/nava, karava, lundra, lundrica, varka, barka e flluga e trapa me vela edhe ato fiset malësore që me punë deti as ishin marrë fare”…porse trapi qorr shurdh-memec kishte bërë sikur kishte harruar se ku e kishte mësuar atë linearin A dhe linearin B…Me që ra fjala, t’ia kujtojmë atij, se Gerionin e Trefishtë me tre koka e tre shiponja të murrme –zeshkane, e kishin degdisur helenët nga Epiri, në Gjibraltar. (Shih studimin tonë: “Shqiponjat epirote të Zeusit dhe Geryonit të Trefishtë”, bot, në “Shqipëria Etnike”, në gaz. “55” dhe “Illyria”, New York, dt 28 nëntor 2004). Me atë rast zaptiexhinjtë e Herkulit/Hekurit i vodhen lopët, demat, viçat, buajt e buallicat, bile edhe disa nga të “Bukurat e Dheut” të Faraon dr. prof. Busirit dhe në rrugën e kthimit i ranë nga etrurët e Tyrrenit e pastaj ata mafiozët syçilianët ia vodhën ni viq-taroç për farëzim, por kishin harruar se hajni hajnin e vjedh pak me zor, në saje të viçilencës së Nanit, një stërnip I Apa Pellazgut (Sip. Prelocit, cit. f 165)

Dhe ja ku na del me vranësira, vetëtima e bumbullima, Z. Kajoshaj! Ky duke i marrë “artefaktet disqe-pllakat” si të ishin CD a pllaka gramafoni e bën aq të thjeshtë leximin, aq sa rrezik edhe një çfarëdo do t’i bënte direkt një lexim-këndim si të një flete libri. Kështu z. Kajoshaj kapë copra e pjesëza, ku t’i dalin, në fillim, në mes a nga fundi i pllakës e diskut. Ai na paraqitet sikur e paranjeh historinë etruske, emigrimet, gjuhën, paranjeh deshifrimin etj dhe së fundi deklaron plot gojë: “Gjuha e etruskëve të lashtë vërtetë ishte shqipja”!

Dihet se shkrimet etruske (ose edhe ato ekuvalente që autorët evropianë përpara, dhe Vlora/Falaski më pas i quajtën edhe si pellazge-ilire), ishin në shumicën e tyre bustofredike, dmth me fillim lexim majtas-djathtas ose anasjelltas dhe me rreshtim alfabeti të pandërprerë. Mirëpo deshifrimi i këtij lloj shkrimi nuk mund të jetë i krahasueshëm sikur të kemi të bëjmë me një copë trakt muri, apo me copa të thyera amfore në arkeologji, nga ku mund të hetojmë se si kishte qenë i tërë objekti.

Por Z. Kajoshaj pretendon tash se ka zbuluar “vezën e Kolombit” dhe madje edhe Amerikën etrusko-pellazgo-ilire-shqiptare! Kështu ai ka “zbuluar një përputhshmëri magjepsëse të gjuhës shqipe dhe leksikut të saj me atë të gjuhës dhe leksikut të lashtë etrusk”! Kësisoj i armatosur bën edhe “deshifrime 100%”! Duke “okupuar si hapësirën jetike” etrusko-pellazge, tërë teritorin e tre gadishujve mesdhetarë e tutje andej nga Kaukazi, është fare e lehtë që edhe tërë ishujt mesdhetarë të bien aty brenda, megjith “të shkretën Kretë”, të cilës i përket edhe “Disku i Festës” dhe siç e veçonte edhe i ndjeri Homer “gjithfarë gjuhësh e popujsh aty jetojnë”, ku ishin edhe “dorët e trefishtë”. (Dhe atë etimologjinë e profesionin e dorës të neoheraklidëve Dorë të Doridës me Dy Hylleisa e ka të sakttë Preloci). Dhe kur ndodhte kjo bashkëekzistencëjetesë popujsh e gjuhësh “në të voglën Kretë në mes të Mesdheut”, atëhere merre me mend se ç’ndodhte në tokë. Oh, ç’popull madhështor e ç’gjuhë të madhe e të mendëshme Zoti paskemi pasur! Të poshtrit na kanë inat se jemi…

Por ndërsa kapardiset kështu, Kajoshaj papritmas çuditet dhe ofendohet me një tallje të cilës i refererohet vetë (pa e cituar se kujt i përket?!) se “edhe banorët e Atlantidës së fundosur, duhet të kenë folur shqip”. E pse jo, deri sa ka hipoteza se kjo Atlantidë ka qenë një ishull i madh në Mesdhe, në hapësirën pan shqiptare, dhe pastaj është fundosur nga një shpërthim gjigand vullkanik, që ka shkaktuar edhe atë dallgën e madhe biblike etj!

Një rrjedhim-zbritje që del nga shkrimi i z. Kajoshaj është se “gjuha shqipe, ka evoluar pothuasje pak e aspak”, si ta themi e krahasuar me atë gjuhën e zgjedhur arabishte, për të cilën gjithashtu thuhet se s’ka ndryshuar fare. Ndoshta kjo do të shkonte në sintoni edhe me “gjuhën e zgjedhur shqipe-pellazge të Zeusit” (ZeuV=418=19×22) dhe me atë “deshifrimin shqip zoti me mendje të madhe” bërë nga Kajoshaj, ose nga ai me germën “I” nga N. Vlora! (“Shkodra dhe gjuha pellazgo-ilire”, Sem. II, “Shkodra në shekuj”, Vëll. II, f 5-11)

Shiko, është e vërtetë se Homeri, mendjelarti, shkruan për një lloj gjuhe të shenjtë “sanskrite” qiellore ose më drejtë orakulltare, si psh. “një bokë e lartë ngritur mes fushës para Trojës, që në gjuhën njerëzore quhej Batije, ndërsa nga zotat quhej “Varri i Mirinë truphedhurës” (“Iliada”, bot.1979, f 41, K. II, v.977-980)  Në një rast tjetër për një emërtim shpezi-zogu shkruan: “te Çuka e Gargarit në Malin e Idësplot me burime,  ka një shpez me zë të thekshëm, i cili strukej nëpër degët e shpeshta të bredhave dhe në gjuhën e hyjnorëve quhej Kalqid, ndërsa në atë të njerëzorëve Kaçubet e quajnë”. (Iliada, po aty, f 250, K. XIV, v. 354-357).

Tashti ne edhe mund ta bëjmë ndonjë lloj provëze nga ato që quhen “supozime pune”, mund edhe ta botojmë, por me të gjith relativitetin e mundshëm dhe pa dalë nga supozimi ose edhe nga hipoteza. Në rastin konkret ne e kemi bërë një gjë të tillë, duke kërkuar edhe të falur nëse e kanë provuar më përpara të tjerë. Në shembullin e parë te “Mirina” ne kemi veçuar, pararendësen e Shën Mërisë, Shmrien, Mrinë, një ish nuse gjijfryrë si koresondente e AQE-Athinasë kukuvajkës dhe në bokë-tumën Batije shohim një lloj varri si të orave-rojzave Fatijeve. Ka një farë bazimi të mendohet se ndërtimet, mitologjitë e terminologjitë gjuhësore të një shtrati trojan edhe imitoheshin, pra diku edhe mund t’i gjejmë ndonjë paralele të ngurtësuar, e të magazinuar në gjuhën tonë, siç kemi edhe plot fjalë të greqishtes së vjetër, siç kemi imitime të kështjellave me simbole me luanë, dema etj. Janë autorët evropianë ata që shkrimin etrusk alfabetik e sjellin si një import nga Kalkisi i Eubeas e nga ai hinterland dhe po ashtu kanë qenë ata të parët që hodhën idenë se mbishkrimet e gurta të Kretës mund të provoheshin edhe me gjuhën shqipe. Në shembullin e dytë, që kemi nxjerrë nga Homeri, përsëri kemi: “gjuhën hyjnore-qiellore të zotave politeistë”; Gargari do të shkonte me shqipen e sotme si një vend burim Gurrë me gurgurimë a me zhurmë si gargari fyti; zogu “Kaçubet” do të shkonte si një zog i strukur nëpër kaçube (Ndoshta edhe pak trim si Kaçubej?). Kishte një zog feniks simbol, lundrimesh i fenikasve hyjnorë, kishte një shqiponjë postiere lajmëtare pellazge-epirote të pellazgëve hyjnorë, kishte një zogu Kosi në Dardani, të kishte edhe një zog Kalkid?! Por, finalja mbetet thjesht një supozim, i cili duhet mbështetur akoma drejt një hipoteze e më pas akoma drejt një formulimi më solid. Por, mos harrojmë se megjithkëtë kësaj i thonë të bësh linguistikë me vesh, ndërsa ajo e Kajoshit është akoma më keq, sepse vepron jo vetëm me fantazi por edhe me “përfundime të përfunduara e me kritika të rrepta”. Nxënësi fare fillestar do të mësojë autoritetet, për më tepër më duket edhe me punën e të tjerëve, sepse në fund fare në kllapa e shkruan “(Përgatitur nga Skënder Kajoshaj)”, ndërsa edhe ankohet se ka pak vend, për vërtetimin 100% të deshifrimeve në instancë të fundit!

Nga se duhet ta dimë ne kahun e leximit, për të bërë lexim-deshifrimin, nga sa dhe si duhet t’i bashkojmë rrokjet. Të përmendim këtu edhe faktin që alfabeti etrusk, nuk kishte shumë shenja të posaçme diakritike e specifikime të tjera. Ata vetë i kanë lexuar sepse e dinin kod-gjuhën e gjallë të tyre bashkë me sekret shkurtimet, duke shtuar edhe faktin se kryesisht ishin mbishkrime nekropolesh. Duhet pasur parasysh se tekstet etruske kanë qenë relativisht të shkurta (nuk ka deri më sot ndonjë shkrim madhor të gjatë), pra kemi të bëjmë me kronologji të fillimeve. Në garën italike për supremaci etruskishtia e pastër, siç duket u shkri, u integrua, të themi edhe se e përfundoi misionin e saj. Etruskishtja e shkruar ashtu sikundër hitishtia, aramaishtia etj, sot mbahen si gjuhë të vdekura dhe deshifrimi i tyre është tepër i diskutueshëm, shpesh i pamundshëm, dmth sekreti ka përfunduar bashkë me të vdekurit. XAIPE DRITE & RAHMET=2185=19×115

Duhet pasur parasysh se në një farë mënyre autorët antikë termin pellazgë e barbarë e përdorin në disa raste edhe në kuptimin e banorëve të lashtë të vjetër si ish pronarët e hershëm, “të pjellurit, të lindurit, banorët e atyre dherave” dhe jo se veçonin ndonjë ish popullsi me etnos, gjuhë e hapësirë gjigande tokësore të unifikuar, siç e bëjnë shumë autorë, ndër ta edhe Jacques. Se sa për fantazistët Vlora e Margilaj dhe amatorialin Kajoshaj as diskutohet!

N. Vlora-Falaski jo vetëm që deklaron “ETRUSKISHTIAGJUHEGJALLE”, por i pëqen ta ricitojë si me mburrje se “pellazgun Zoti, dmth All’llahu e bëri para Hënës”…në atë sensin a thua se pellazgjishtia na ishte “guri primordial” i gjuhëve! Por, se mos kaq? Jo,dale, “dale se ka prap dava Janina” : “…I pari që lindi mbi tokë ishte Pellazgu…Duke sjellë një peshqesh të bukur, Toka lindi së pari Pellazgun Hyjnor, shumë më parë se të lindte hëna… Shkronja I është kyç I=Zoti…”I” dhe ADAM të turqishtes: I= e mira, ADAM= njeri, pra I ADAM=njeri i mirë. Ja, pra ku na paraqitet një shembull i pamohueshëm i monogjenezës së gjuhëve”! (Cit. po aty) Rasti konkret pra e ka fjalën për monogjenezën gjuhësore turko-shqiptare dhe megjithse po urtësojmë trurin e po i kapsallisim mjaft sytë, as e shohim e as e kuptojmë këtë shembull të pa mohueshëm monogjenetik”! Sikur qe hebre-çifut ai mutmoti mollëngrënësi Adami prej argjilekuqi, dree, na paska qenë shqiptar-pellazg/teukër! Hajde për Hajër na kjoftë, i ka vërtetuar autorët antikë e mbesa e Ismail Qemalit me disa monodeshifrime unikale…jo ka ngritur flamuret në Vlorë (Të Al’ladro Kastriotit e të Spiridhon Illos e Marigosë…), por ka ngritur në Raihshtagun Universal… monoflamurin turko-shqiptar! I mbetet detyrim shkencës së antropologjisë ta përcaktojë tipin racor të piellazgomononjeriut të parë, sepse si më zakonisht Zoti e parapëlqente si semitike, racën e pejgamberrëve dhe duhet pasur edhe parasysh se nganjëherë pamja e jashtme e fytyrës të gënjen, Gjithsesi Nermineja e dhe ai e dinë më mirë! Ne na bie detyrimi t’i vendosim numrin rendor me shkencën e nëntëmbëdhjetografidimensionalit, pra Adahm/Adham=1+4+1+600+40=646=19×34!

Ndërsa Preloci dhe Nermineja janë kujdesur për etimonin e vet, z. Skender, për modesti nuk e ka bërë këtë.  Me mënyrën etruskishte emërmbiemri i shkruesit, shkon SKENDERKAJOSHAJ.  Shikoni tani se çfarë na sjell një koinçidim kombinim rastësor. E marrim të mirëqenë kahun e leximit dhe me shqipe puro lexojmë si “Ske+nder+ka+joshaj”, dmth “S’ke nder ka/h/kur bën joshaj/joshje.[dashurie a shkencore]”. Në rastin tjetër e krahasueshme me turqishten ortaken e Kajoshit e të N. Vlorës kemi “I+ske+nder+ka+joshaj”, dmth “ZeuV s’ke nder [kur bën] Ka  [metamorfizim si dem, ka, taroç] joshje [me lajka]”. Dhe në invers lexohet “Jah sojak re[n]d n’eks”!

Dhe atë Aleksandrin e Madh, Skjap/Cjap-Dhinë e “Dhi-Atës së Vjetër”, Daneli e parashikoi/profetizoi e apokalipsizoi si “Biri Skjap, I Zeus piqumshtit të Amaltea-Malltezes Dhi në Shpellën e Kretës”…se atë imitonte edhe Pirro shqiponja briskjapi dhe me Atë “Iskender” Dhulkarnejnin/Dybrirëshin e Kur’anit a.s. Sami Shemsetin Frashëri, duke u bazuar te vetë shkolla mesjetare turke e Sulltan Muratit II e Mehmetit II e identifikoi me Iskender Zul Karneyn=Aleksandri i Madh. Atë imtoi edhe Gjergji Kastrioti epo qashtu edhe Zogu (oglli) I e me ner me thanë qat simbol kok skjap/dhie kuveni ia v’noi përmi kryet shqiponjë krenares dopio si “simboli republikan I Republikies Shqiponjatare Skiapatare”, kur Lukiani i shek II, shkruante se “Shqiponja e zezë i rri përmbi krye Zeusit e gati sa s’ka bërë folenë aty”! Pale na e keni lyer edhe edhe me ngjyrë ari në të verdhtë jeshile skjapin me gjith shqiponjë…dhe thoni se nuk ekziston evolucioni…Ku duron shqiponja gja mbi krye, mor të trashë e aq ma pak ni kokë êdhi-kedhi pa ETRURI e pa IURTER…êêêêê…

Por, le t’ia propozojmë shkencëtarëve se mos e kalojnë edhe atë “Murin e Madh” kinez, përtej guroreve të BUDA Afganistanit, që me demek na paskësh ndërtuar Dhulkarnejni, sepse le që Buda deshifrohet e lexohet mjaft mirë, por edhe ai UJGURI…sepse edhe ka një çikëz Yçtamamlezet, ta ribëjmë shqip edhe “Udhëtimin e Magelanit” [Të madhit mago të lanun peng, pa varr e pa stelë pellazge]. Me metodën deshifruese të rrokjeve e korespondencave të koinçiduara mund të okupojmë edhe Kinën, si psh  “Çu En Lai”, jo vetëm me atë famozen Çuni Lalës, por edhe si “Çu/n ose Ç[o]u En [ët] Lai”, ose “Liu Shau Çi= A/liu shau [Çan] Çi [nin]”; “KAN SHEN shkon si {KAN/UJK I SHEN/TË}si mik i Enverit e me kllapa gjarpërushe me qenë se ka qenë si qen-ujk ministër i brendëshëm. Ashtu edhe ÇEN PO TA kishte t’thyer diskun do shkonte si BABA ÇENI HAIPE…ndërsa kamboxhiani POL POT do të shkonte si TOP LOP si Salla Hanëme e Thertores, pastaj nga Polinezia te Atllarët e Arës së Pashkës e drejt e në HA MERR IK etj!

Z. Kajoshaj, e ka filluar, hapur “studimin” me një lloj postulati: “MADE IN MENDYA”, ku “gjuha latine e derivatia italishte, helenishtia e greqishtia” nuk hyjnë asfare në deshifrimin e etruskishtes ose “të vendit e njerzve me tru, të ndriçuarit”, siç i ka dalë hesapi i hilmihabereve z. Vlora, apo (alihoxha) “Zotit të Madh në Mendje”, siç i ka rezultuar Kajoshajt. Pra ai niset apriori se vetëm shqipja mund të përdoret si çelësi origjinal e asnjë lloj tjetri, as si kopil! Dhe si mundet të ndodhë kjo, kur vetë albanishte-shqipen e mbajnë si një gjuhë me afërsisht nja 60% me leksik me prejardhje me bazë latine!? Je n’vete ne atje jemi si n’shtëpinë tonë, ja mësyjmë sa herë të kemi nevojë, atje kemi lanë edhe trutë e kokës, kurse këtu kemi vetë trupin pa kokë…

Por, pse thotë Nermin Vlora Falla-ski se duhen përjashtuar fjalët latine e greqishte e duhen marrë ato si autoktone të një substrati të shqipes, apo se ajo zhytet edhe më thellë nëpër fantazitë e një ish gjuhe pangjea e të një substrati bashkëtakimi shqipetaro-turk dhe pse ajo ka lëshuar të tilla receta rekomandime duhet të veprojmë ashtu?! Po ja t’jua kujtojmë juve atë krahasimin “ment’ e kres”, mêñdê/mendje me drejtshkrim shqip= me “mentum” lat.; “më vjen në mende” shqip.= “mi viene in mente” it; “kokë/koka” alb.shqip.= me “kokus” lat.; “faqe”, alb.shqip.= me “facis”,  “kamba” alb. shqip.= gamba it. etj, etj. Po e ke harruar perendeshën Mentis, me të cilën Zeusi e ngjizi Athinanë dhe pastaj e polli ai vetë nga koka?! Po Mentorin! Po kaq lehtë harrohet se edhe në lashtësi, përmes kanalesh të ndryshme, depërtonin fjalë, terminologji etj e si të thuash ishin si këto internacionalet e sotme! Ja psh “lundra” shqip e “londra” në abrucishten antike; karava anijet helene, Karavanti, komandanti i flotës ilire, vëllai i bazileusit Genthios, Karavasta këneta, apo mali Akro Karava, si një karavë e ngurtësuar që e jep edhe Homeri në legjendën e Korfuzit, pa përmendur pastaj drapanon-drapën-drapër etj, etj, e deri edhe te ajo “mnia-mëria” me të cilën hapet Iliada.

Prandaj mos të fluturohet aq me shpejt e lart (in alto=naltë) me “diskun fluturues” të “I’KARIT”! Nëqoftë se supozohet e hipotezohet se ka pasur edhe ndonjë substrat/nënshtrat gjuhësor gadishullor ilirik që ka furnizuar me gjuhë dukshëm gadishullin italik, në rastin konkret që mendohen etruskët, japigët, mëzapët, kjo nuk realizohet kështu kaq lehtë. Ju mund t’a kishit lexuar edhe në tekstet e reja italiane, ku ka ca kohë që po kritikohet ajo ish mënyra romano-centriste e këndvështrimit të historisë. Flitet për një emigrim të konsiderueshëm nga bregu Adriatik, në veri në luginën e Po-s, në Italinë e mesme e deri në Japigji, aty rreth shek XI-XII p.e.r., shoqëruar edhe me shigjeta në hartë. Studimet me ide të reja duan, sidomos vërtetime, argumente dhe jo ide në ajër.  Ne psh kemi shkruar e botuar një studim për origjinën e emërtimit të detit Adria-Adriatik, ku me citimet e vetë autorëve antikë si Hekateu, Teopompi, Aristoteli etj, del e përmbysur teza e origjinës dhe e lokalizimit italik e Varronit të shek I p.e.r. Lumi, qyteza. mali Adria, fisi Adrian, banori Adriates rezultojnë në Iliri. Dhe këtë nuk e ka bërë as Çabej. E kemi botuar vjet edhe te gaz. “55”, dhe fjalën e fundit sigurisht ia kemi lënë autoriteteve.

Gjithsesi, puna nuk duhet vështruar “me atë syrin e keq” e me “pa drejtësitë kolosale” që na paskan bërë “shkencëtarët evropianë e fqinjë të huaj”, siç bën Kajoshaj. Nuk duhet harruar se ishin ata që na e rizgjuan “shkencën e albanologjisë”, kur ne ia kishim këputur një gjumi të rëndë letargjik e rajallëku nën injorancën turko-anadollake.

Tashti z. Kajoshaj na ridel edhe një herë, përveç me disa fjalë që i kanë stërtrajtuar autorët evropianë, por edhe me ato me nder “fjalët e lashta turko-shqipe”!  Disa i merr te N.Vlora, si “maraz, hajër, Hajrudin [Hajro+Din], nga të cilat ka një barrë edhe Preloci, pa le pastaj edhe ato të El Kaurderrit si Muhjiu, Halhylli… dhe duke i bërë edhe disa gjetje harresa revoltuese si atë me BABA, ANE, Z[H]EMIL…! Po me çfarë teksti, bazamenti të shkruar të ilirishtes, apo edhe të shqipes mesjetare para turke e vërtetoni ju prezencën e kronologjinë e tyre?! Përse fjala HAIPE, që gjindet shpesh në nekropolet, duhet të merret ekuivalente dhe origjinare domosdo me shqipe-turqishten habertare të gëzueshme! Le që ajo fjalë është edhe arabe. Po pse nuk ju del ky kod në vetë mbishkrimet etruske në ETRUSKI!?  (Po sikur ndonjë trap ta deshifronte duke vetmarrë si primare trajtën italike ETRUSKIA që me shqipe do t’i shkonte “E TRU SHKIER”…) Pra ka vend edhe për pista të tjera. Greqishte e shqipe AIP është ajri sot, por aso kohe ishte ekuvalente edhe me shpirtin! Ju ndërkaq duhet edhe ta kishit vërtetuar se “maraz”, “baba”, “at”, përshembull vetë turqishtia i kishte marrë nga substrati anatoliano/teukrean-ujkian/trojan a nga bizantinishtia e pastaj t’ia ngjeshnit atij deshifrimit etruskisht=shqipirisht. Pse shqipe e quani ju edhe atë “shqipen e bejtexhinjve”, “ajan kush pat folur shqip, bejan e bëri Nezimi”? Dale, ndale pak, se edhe vetë termi “gjuhë shqipe”, nuk na del askund më poshtë se shek XV, pa le pastaj se “Shqipëria” është kryekëput një emërtim i ri fund shekullit XVIII a fillim shekullit XIX! Ndërkaq ka edhe supozime se me ishkipxhinj quheshin shkipetarët myslimanë të Yshkyp/Ishkipilisë/Shkupit. Apo kur nuk keni ku t’ia rrasni deshifrimit tjetësoj, për “të zgjidhur ekuacionet linguistike” e keni lejen edhe t’ia shqiptarizoni ca fjalë turqishtes?!

Përse me ç’do kusht duhet të dalë ngjizje fermentimi i parë i popullsive ilire, andej nga Anatolia, tale-kuale siç i dilnin baballarëve panshqiptarë Vaso Pashë Shkodranit e Naim Be Frashërit?! Hajde për hajër na qoftë, Aferim, Afrim, Afërditë! Apo quani autoktone edhe konjarishten me konjazxhinjtë nga Konja dhe derivatet tona me Konjara, ku Bajo Topulli dhe Halim Xhelo e përflitnin edhe vetë origjinën e ndonjë nga të Vlorajve, “që jo vetëm kishte bërë betimin si sadrazëm se ishte me origjinë nga Konja”, por edhe ndërhyri të mos hapej shkolla e mesme idadije, sepse i duhej të ktheheshin në vend-origjinën e Konjës”…

Me këto hulumtime hulumendje “etruskologe-pellthazgole” ka qenë marrë edhe i madhi, njëshi Enver Hoxha, madje edhe me “diskutime-kopjime” me tërë seriozitetin e thellësinë fytyrore të dijetarit, me Baba Stalinin Visarionoviç Xhugashvilin, ku si shqipe i servir në vend të “DHUR’ATË” edhe një “PESHQESH=1710=19×90” si ”pesh/k qensh”!

Ah, ja ç’na paskësh qenë sekreti: Visar+Viçi e paska nuhatur/epokalipsuar “Peshqeshin Pellazgteukër ADAM” dhe për t’u siguruar e pyeti Hoxhën:

-Si thoni asaj fjalës “apa-jap vullnetarishte diçka”?

-Ë, a po, po Peshqesh, tovarish Stalin!

-Pse turq jeni ju shqiptarët?! –unë kujtoja se ishit vetëquajtur ashtu si mercenarë…!

-Jo, jo shoku BABA STALIN, kemi edhe fjalën tjetër Dhuratë, Donator, Bakshish, Bashibozuk…

Kur i dhuroi Ismailit, atë fundin e serialeve “Fundi i Misterit Etrusk” të Zaharija Majanit”, nga fisi i Zahariajve të Matjanit, Enveri e ngalasi edhe Ismailin të merrej me pellazgollasjen…

Në burimet osmane, që ka përkthyer S. Pulaha, ka nja dy vende ku okupatorët turq e shkolla e tyre islame mesjetare, përpiqet të na gjejë edhe një ish origjinë të përbashkët gjenetike e vllazërore, duke i shfrytëzuar e shtrembëruar ato hipotezat fantaziste mesjetare për një ish lidhje me Albaninë e Kaukazit. Kronikani arab Aliu Çelebi, duke iu referuar “Verifikuesve të njoftimeve të vlefshme”, shkruante këtë legjendë: “Ishin tre vëllezër Arabi, Kiso-Këpçaku dhe vëllai i vogël Arnavudi, që ishte arratisur në brigjet e Mesdheut… të tre këta ishin bijtë e Baba Beshe-s”. (S. Pulaha, “Lufta shqiptaro-turke në shek XV, Burime Osmane”, 1968, f 274-276)

Nga këto “stërgjyshër arabë të arnavudëve”, me lidhje me Kurjeshitët, si puna e atij Xhebeli Elhimes “me gurë varri e vende dëfrimore” në Elbasan”, na gjen edhe Evlija Çelebiu. Aso kohe gjirokastrive u kishin vdekur burrat dhe qanin natë e ditë dhe Çelebiu e pagëzoi qytetin ku lidhnin macet, si “Qyteti i Vajtimit”, në fakt ata këndonin   labçe…dhe sidoqoftë edhe pse kishte disa vërejtje perverse, mblodhi mjaft vullnetarë e redifë me para për të shtypur kryengritjen në Kandie…(“Shqipnia para dy shekujsh”, përkth. S. Vuçiterrni, 1930, f 114 etj).

Dhe për të përfunduar pastaj te Loci Prelë, që edhe fjalën Besarabi, Bosna e Besanin e Elbasanit i lidh me Besë e me Gur Bese primordianin meteorit etj, etj. Po ai, toponimin Janinë e lidh si vendin e Zeusit e Ali Pash Tepelenës dhe këtyre dy despotëve u gjen edhe një etimologji të denjë, një lloj gjelle “jahni patatesh”! Pra Janina=Jahni me mish e patate! (Cit. f 68) Ndërkaq toponimin “që parashihet se është i hershëm” Kosova e lidh ose me zoonimin, zogun Kosi, ose me vetë kosin, një lloj nënprodukti qumështi, por kësaj të dytës ia ka vënë syrin, sepse “krahina (KSAJ-RK) nuk e ka marrë emrin nga Zogu Kosi, por nga karakteristikat gjeografiko-topologjike të fushës…krahina e lindi zogun jo e kundërta! Toponimi KOS ishull e qytet në Egje është krijuar nga Pellazgët parahelenëve, ky fakt dëshmon që toponimi është pellazg! ( Cit, f 73-74)

Ë më të lumtë Truri I Urtë I Vogël, ERE, HAIPE! Po kos-nënprodukti qumështor delje, dhie a lope, a hyn në karakteristikat topologjike gjeografike të Fush Krahinës Socialiste Autonome të ish Jugosllavisë apo të Republikës së Kos’ovës?! Cili nga të tre kosat, me shije dardhe krijoi Kosovën me qenë se kanë eksiztuar para saj?! Loci, siç ia ka gjetur edhe vetes etimonin pellazg, aq i mjafton edhe për Kos+ova, për pjesën tjetër “ova-vezë” as e rruan, e as nuk i bëhet fare vonë se ku e “varnin rrëshiqin me kos” apo kosoren kosovartarët!

Dhe kur tashmë ne e dimë se pellazgu ishte parahënor e para gjysmëhënor, atëhere i bie që të prishim jo vetëm tërë postulatet e Shënjta të Dhi-Atës dhe Kitabit a.s., por edhe ata të atyre materialistë-darvinistëve harramsyza e dinsyza…  (Dhe Zeusi IZMK “maje thanës” e çon në qiell…)

Në mitologji ky ishulli KOS njihet edhe për një djal mbreti me emrin Agron, i cili përbuzte perenditë trashamane helene dhe besoj se ky mitoartfakt e vërteton katërcipërisht se ai ka qenë pellazg ilir shqiptar. Dhe kështu trapi I=Zeus/Ibrahim Rrugova, në vend që të fusë edhe një zog Kosi dy krenar a ndonjë tavë kosi elbasanllie paragjysmëhënore, vete e na futë edhe një rrotë e ndonjë simbol dardhano-pellazge të Trojës…  Hajde për Mbarë I’sh Allah! Po pse histori e shkencë linguistike i thonë kësaj?! A nuk kanë ardhur patatia dhe kallamboqi i miellit të ballakumes nga kontinenti amerikan dhe kosi nga Kosova dhe hallmaxhinjtë e Ka’vajës?!

Në atë kronogji ku zhytet z. Kajoshi, te 1700 p.e.r. nuk kishte as etnos helen të dalluar, pa le pastaj për etnos ilir, nga ku të shkëputet një llokmë e madhe kompakte etruske si fis me gjuhë shqipe të formuar e të unifikuar, pa përmendur se ai gjen pastaj edhe individualitete dialektale! Dhe si ndodhi që këta etruskë shqipëtarë aq të kompletuar edhe me gjuhë të shkruar e harruan aq e shpejt gjuhën shqipe? Ah, qyqe shkencë!

Por, inshalla ja qëllon edhe Kajoshaj ndokund…

 

Disku i Festës së Kretës në Shkodër!

E pikasa, e njoha dhe e lexova me një frymë, megjithë ato të metat. E keqia sidoqoftë më solli një kuriozitet. Tash që po shkruaj në kompjuter është 1 Maji, e për këtë arësye e vura këtë nëntitull edhe pse sot ma dha gazetën “Illyria” miku im Cuf Hoxha që sapo është kthyer nga New Jorku. Kajoshaj ka botuar fotokopjen me “Diskun e Festës” vetëm me një anë, ndërsa tjetrës si ka dhënë rëndësi. Me atë kompetencën, për të cilën sidoqoftë përgjigjet vetë, ka interpretuar disa emërtime të gatshme të nxjerra nga simbolet piktografike e nga disa të tjera që duhet të jenë germa, por nuk jep asnjë referencë se nga i ka nxjerrë ato!

Para disa muajsh më ranë në dorë nga një argjendar, dy objekte argjendi. Njëra ishte një nga ato monedhat me viç e lopë e me atë topuzin e Herakliut, ndërsa tjetrës nuk i jepja dot shpjegim, sepse për monedhë nuk e besoja! I Zoti i mallit mi la t’ia verifikoja autenticitetin dhe realisht më dha një pazar (kjo është fjalë arabe) që sot po e qaj “me lot” edhe sikur të ishte siç e mendoja një lloj fabrikimi profesionist. Në parantesë miku im Moikom Zeqo më ka thënë njëherë, ruaju se ta hedhin, në Greqi bënin plot palaçollëqe të tilla kopjesh. Ne realitet edhe literatura e shkruan se sidomos objektet prej argjendi fallsifkohen lehtë e madje edhe Lukiani i shek II që e përmendëm shkruante për ata sarafët fallsifikatorë. Edhe fjala sarraf, besoj se nuk është shqipe.

Ai e ngriti çmimin më lart dhe unë duke pasur edhe një bindje, se mund të ishte nga ato kopjet që nxjerrin institucionet numizmatike, as nuk ia bleva fare. Sidoqoftë unë e skanova, për ç’do rast dhe ja po e botoj. Krahasojini edhe ju vetë, se janë shumë shumë të ngjajshme, të thuash identike në shumë simbole, me atë botimin e Kajoshajt, por jo identike në kompozimin e përgjithshëm dhe as identike në dy faqet e veta. Fillimisht me hamëndje e mendonja si ndonjë zvogëlim në argjend të ndonjë ish loje antike me ndonjë zar, prapaktheu etj a diçka të krahasueshme si ai “trik-traku” i Akilit me Odieseun. Literatura tregon se monedhat e para që ishin prerë në Eubea, kishin edhe disa simbole me shkronja si të alfabetit fenikas, se shkronjat kishin edhe vlera numerike, tregon se ilirët e kishin plaçkitur njëherë edhe vetë thesarin e tempullit të Dodonës, epirotët atë të orakulltores së Tarantit etj (Siç edhe thesarin e shtetit në fund shek XX…).

Në studim të dr. M. Zeqos shkruhet për zbulimin e 19 copë simboleve enigmatike, të gjetura në shpellën e Lepenicës, si dhe për disa shkrime në pllaka terrakote në Tartaria të Rumanisë. Ai sjell një surprizë sensasionale kur raporton se sipas analizave me karbonin C 14, ekspertëve amerikanë këto shkrime I’u kanë rezultuar rreth 1000 vjet më të hershme se shkrimet më të hershme të qytetërimeve asiro-mesopotame! A nuk do të ishte e mundëshme që t’u kërkohet ndihmë këtyre ekspertëve aleatë të na i kryejnë edhe ne disa matje kronologjike e autenticiteti, kështu që pasi të jemi të siguruar për atenticitetin, t’i hyjmë atyre diskutimeve deshifruese?!  Kemi debatuar disi edhe me Zeqon për një statuetë terrakotë antropomorfe me mbishkrim, në muzeun e Shkodrës. (Botuar vjet në gaz.”55”, ku jo korrektësisht redaksia e kishte fabrikuar-falsifikuar e “deshifruar” vetë titullin…!)

Nuk mund të jap ndonjë gjykim tjetër e aq më tepër deshifrues. Kam porositur një literaturë për atë diskun e Kretës e besoj se do të shkruaj përsëri, sëpaku sepse me Kretën na lidh ai demi, demi Zeus me hallën Evropë me nipin Ilirin, djalin e Kadmit…dhe më veçanërisht ai demi nëntokësor i tërmeteve…(kemi shkruar edhe për këtë…)

Ndërkaq për t’a mbyllur, e kam me të dëgjuar, se një shkrimtar arbëresh në fund të shek XIX e fillimin e shek XX, ka jetuar në Shkodër dhe se ai qenë një etruskolog i apasionuar e se ai na paska bërë edhe ndonjë provëzë shkrimesh me pllaka-tulla të pjekura, meqënëse e dinte alfabetin etrusk…kështu thonë…pastaj kemi pasur edhe në Shkodër një deshifrues të një pllake-tulle me një tekst sensasional…

Sidoqoftë gëzuar “Festën e Diskut”, e cila në këtë 1 Maj 2005 shkon si një Trifestë dhe nuk ka të krahasuar me atë të “Verës së Elbasanit”, së cilës duhet t’ia mbyllësh sytë në faqen e ashik-dylberave te “Burimet Osmane” dhe atyre të Çelebiut…

Agron Luka

 

Përmbledhje e librit “Coptimi i Shqipnisë”

(“The dismemberment of the Albanian Nation”)

1967

Parathanëja e autoreshës

Kjo biografi e ka per qellim, prej burimevet të materialit të ketij studimi, me skjaru jeten dhe vepren e Ippen fort ma pak të njoftun per meriten e tij si diplomat dhe gjurmusë i kultures shqiptare.

Burimet kryesore të vepres së Ippen deri me 1918 janë xjerrë prej Wienner Haus-, Hof, und Staatsarchives. Permi jeten e tij mas vjetit 1918, nuk kam mujtë me marrë njoftime ma të gjana sepse nuk m’asht dhanë mundesija me gjurmu materialin e arkivit të mas atij vjeti.

Per të gjatë Luftes Parë Botnore, per shkakun e humjevet të materialit prej burimevet të tija, nuk më kje e mujtun me marrë njoftime prej Arkivit të Luftes në Vjenë sadopak per mungesen e njoftuninavet të tija ushtarake sidhe të nerlidhjevet me zyren e Shtatmadhorisë.

Në fun, dokumentim’i vlefëshim i tij personal hasi ner veshtirsina të medha sepse nuk u gjet asnji leter personale dergu nonji mikut ose familjarvet të tij.

Permi menyren e shkrimit të emnavet të Venit ose emnavet të personavet sherbehet ne bazë të ketyne rregullavet. Emnat e perveçim ne gjermanisht si p.sh. Scutari, Belgrad, janë shkru ne formen e zakonëshime, kurse emnat gjeografike të lokalitetevet sllave shkruhen si emna personale dhe transliterohen me bazë shkencore. Emnat e mirënjoftun shqiptare dalin ne formen e zakonëshime simas shtetit zyrtar turk të kohnavet, ose ne menyren si i shkrunte Ippen ai vetë, të futuna ner kllapat me emnat shqip ose ne formen turqishte. Titujt e gjuhes turke ne lidhje me emnat personale janë shkru ne formen e turqishtes së re.

Pa nihmen e vlefëshime të shumëkujt dhe të personavet të nryshim dhe të Institutevet, kjo veper nuk kishte mujtë me dalë në dritë. Kesisojit dishiroj t’u shprehi të gjithëvet falenderimet e mija per nihmen aq të vleftëshime qi ata kanë ba per të ma lehtesu punen t’eme. Nji falenderim i posaçim i shkon shkencetarit të shumëvlefshim Z.Prof. Dr. Georg Stadtmüller i cili e nxiti perpunimin e ketij studimi dhe qi mori pjesë personalisht aq shum deri ne perplotësimin me keshillat sidhe drejtimet e tija të vazhdushime me nji kontribut të vlefëshim.

Per nihmen e veçantë dhe njoftuninat speciale, falenderimet e mija u a parashtroj Z.Prof. Alois Schmaus (Mjunik), Z.Prof. Franz Schnabel (Mjunik), Z.Prof. Franz Babinger (Mjunik), mbeses së Ippen, Zojes Helga Windschiegl (Vjenë), Z. Minister a.D. Eduard Ludwig (Vjenë), Z. General a.D. Rudolf Kisling (Vjenë), Z. Minister a.D. Theodor von Hornbostel (Gmunden), Z.Prof. Arthur Haberland (Gmunden), Z.Dr. Rudolph Schwanke (Vjenë), Z.Dr. Zdenek Tésar (Troppan), Z.Dr. Martin Camaj (Mjunik), Z.Dr. Gerhard Grimm (Mjunik), Zoja Ella Pfeiffer (Ingolstadt) si dhe Z. Arthur Roland (Mjunik).

Jo ma pak jam tejet e detyrume per mirënjoftjen e Institutevet e Bibliothekes ne sallat e të cilavet m’asht dhanë mundesija me vazhdu studimet e mija dhe bashkpuntoret e mij, me shenja miksore më kan dhanë nihmen e tyne, e po gjithashtu Wienner Haus, – Hof, und Staatsarchieven, arkivat e Luftes t’Austrisë ne Vjenë, Archivat e Bashkisë së Vjenës, Bibliothekes Kombëtare, Bibliothekes së Parlamentit sidhe Bibliothekes së Kryeministrisë ne Vjenë, Shoqnisë Gjeografike të Institutit të Gjeografisë ne Vjenë e si po ashtu dhe Institutit per gjurmimet shkencore të hapsines së Danubit ne Vjenë, Sekretariatit Nerkomtar të Komisjonit të Danubit ne Budapest e Slovenska Arkivna sprava, Bratislava. Drejtorisë së Ujnavet e të lundrimit në Regensburg, Bibliothekes Komtare të Bayern e të Bibliothekes të Universitetit ne Mjunik. Institutit të Europes Lindore ne Mjunik sidhe Archivit Sekret të Shtetit të Bavarisë. Per nihmen e vlefëshime t’akordimit t’udhëtimit të Haus, – Hof – und Staatsarchiv ne Vjenë, detyrohem me falenderu Shoqninë Fritz-Thyssen.

Anneliese Wernicke

 

Biografi e Shkurtë

Kush ishte Theodor Anton Ippen?

Theodor Anton Ippen leu me 29 Nantor 1861 ne Sezemice afer Pardubitz ne Bohmen (Bohemi). Ai ishte prej origjines Jahudijsh kethy ne katholiçizem. Prindet e tij, Salomon e Marie Ippen, lé Krasa, perveç nji pasunisë toket, ata kishin edhe nji fabrikë alkoholike.

Gjymnazin e pergjithëshim e deri ne Matura ai e perfunoi ne K.u.K. ne Prag shkelqyshim e me 26 Shtator 1879 u regjistru ne Akademinë Orientale ne Vjenë. Ne ket Akademi Orientale duket haptaz qi ai ishte i pajisun me nji pregaditje ma sëmirit sidomos ne lamen gjuhësore si p.sh. çekisht, rusisht si edhe frengjisht e anglisht dhe keto gjuhë ai i zotnonte shum mirë.

Ne Akademinë Orientale ne Vjenë, Ippen u tregu mjaft i zellshim dhe me 9 Maj 1883 bani nji hap të shpejtë perpara.

Ippen kishte shum talent per gjuhë, sidomos ai tregonte nji interes të math per gjuhet orientale dhe per bujqësinë.

Me 7 Korrik 1884 i u nenshtru provimevet per punet Konsulare në Akademinë Orientale me notat të shkelqyshime. Gjatë kesajë periode, ai j’u nenshtru edhe ushtrimevet ushtarake. Me 20 Maj 1880 mori pjesë vullnetarisht ne Regjimentin e Artileriusë Nr.2; me 1882 mori pjesë ne kavalerinë e regjimentit të Ulanëvet Nr.2, dhe me 1883 u gradu “Toger i Rezerves”.

Zhvillimet ushtarake e cilesunë Ippen si nji ushtar të zotin tuj i dhanë atij pamjen e pergjithëshime të personalitetit të tij. Profesorat e tij e percaktunë si nji njeri tejet i bindun ne punë, serioz, me nji karakter të fortë, i bindun para superioravet të tij, i kujdesëshim per ushtarët qi ishin nen urdhënat e tij, i shoqënushim dhe nihmues me bashkëpuntoret me të cilet ai u njoft si nji shok (kamerad) i dashtun.

Sidomos, fizikisht ishte mjaft i zhvillumë dhe ket cilesi e tregonte ne gjymnastikë dhe ne “Duel”. E perveç ketyne cilsinavet ai ishte edhe nji kalorës mjaft i aftë.

Zotësinë e parë, Ippen e tregoi ne “Gjyqin e Mehallës”, të qytetit të Vjenes, por aty kah funi i vjetit 1884 u gradu Konsulli Pergjithëshim në Shkoder ku arrijti me 17 Janar 1885. Kjo detyrë asht e para qi ai mori ne Ballkan ku, per të gjatë vepres së tij, zgjoijti ne te nji interes të jashtëzakonëshim per Shqipninë. Ne Shkoder Ippen qendroi deri ne Marcin e vjetit 1903 – datë ne të cilen ai u transferu ne Kapstadt.

(Shenim i perketh.: Kjo asht vetem nji biografi tejet e shkurtë e Ippen. Zotësinë e tij të shkelqyshime e tregoi gjatë Konferencës së parë të Londonit 1912-1913 dhe, bashkë me Konsullin e Pergjithëshim t’Austro-Hungarisë Frhr. von Giesl i cili ishte njiherit i dergumi i Legates ne Cetinje, ishte nji njoftes i mirë i Turqisë europjane dhe rrethanavet ballkanike. Von Giesl kishte pasë pregaditë me nji kujdesje të madhe nji kartë ethnografike të Shqipnisë të cilen Ippen, ne Konferencen e Londonit e perdori me aq aftesi per të provu venbanimet e popullates shqiptare. Von Giesl ka kenë nji ner miqët ma të mirë të Shqipnisë dhe per nihmen e tij të paçmushime, malazezët i kishi pas ngrehë nji kurthë per t’a vra, por deshti Zoti e ai shpetoi prej kurthet. Von Giesl ka kenë vazhdimisht krahu i djathët i Ippen per të gjatë Konference së Londonit e, të dy sëbashkut njiheshin ner specialistat ma të zotët e asaj Konference. Von Giesl ka perpunu, gjithashtu dhe nji kartë gjeografike të Shqipnisë, prej atyne ma të miravet botu deri me sot, së ciles nuk i gjindet ma shoqja perveç nonji karte e cila mund të ketë tepru sot ne Vjenë. Veprimi i zotësinavet të tyne asht i sjellun ne gjuhen shqipe prej faqevet 66-93 të ketij libri).

 

Dy fjalë

Shqipnija, qyshë prej Konferences së Berlinit pat kenë konsideru prej Fuqinavet të Medha si nji “fuçi barotit”. Shqiptaret, nji ner popujt ma të vjeter të Ballkanit kishin dhanë prova të gjalla se ishin në gjendje me luftu per ti dalë Zot trojevet të tyne tuj fillu me Balshajt e Zetës e deri te heroi kombetar Gjergj Kastrioti – Skanderbeu, heroi e strategu Shqiptarëvet i cili per 24 vjet rresht e bashkoi popullin shqiptar dhe kje i zoti m’e majtë frontin kundra fuqisë ushtarake të Osmanllijvet, fuqija ma e madhe ushtarake e asaj kohe.

Kurë Fuqitë e Medha t’Europes Kristjane diktune se Fuqija Ushtarake turke u shpartallu ne luften Ballkanike me 1912-të prej Fuqinavet Sllave të Bashkume të Ballkanit dhe per të nalë ngatarresat dhe konfliktet si mund të ngjajshin midis popujvet ballkanat me zaptu tokat e njeni-tjetrit, e sidomos tokat t’ona shqiptare qi kishin metë per gati 500 vjet nen sundimin osman, menunë, sidomos Austro-Hungarija e Britanija e Madhe me kriju nji Konferencë të perbashket me Fuqitë e tjera t’Europes bashkë me Rusinë Cariste per me asgjasu konflikte midis ketyne popujvet ballkanat të cilet tuj u ngatrru midis vedit, mund të shkaktohesh nji luftë Botnore n’Europë per me da plaçken shqiptare. Ketu u duk kjartas se Fuqitë e Medha veprojshin ne bazë të interesavet të tyne kombtare se sa n’udhen e drejtë per të caktu kufijt ethnikë të seecilit komb ne Ballkan. Kjo punë ishte nji e metë e madhe se, prej kesaj Konference e cial me shkrola të Medha u qujtë “Konferenca e Ambasadorvet ne London”, e qi e filloi punen me 15 Dhetor 1912 dhe perfunoi me 12 Gusht 1913.

Kufijt e Shqipnisë u murojten prej Austro-Hungarisë ne Verilindjen dhe në Juglindje edhe prej Italisë e, megjithate e prapseprap Shqipnija e 1913-tës doli nji komb i cungumë sepse prej gjiut të sajë u shkeputen: Qytetet e bregut të detit Adriatik Tivari e Ulqini deri ne breg të Bunes, marë Kosova me Gjakoven, si qendra ma e madhe e asaj krahine, Dibra e Madhe qi sot quhet Makedoni dhe ne jugë krejt Çamuria dhanë Greqisë, kurse shtetet sllave e gelltiten pjesen Veriore dhe Verilindore të Shqipnisë.

Kjo Konferencë i gjeti shqiptaret ushtarakisht krejt të papregaditun. Konferenca e Londonit e Ambasadorëvet nuk e njofti shpalljen e pavaresisë shqiptare ne Vlonë prej Ismail Qemalit sepse ajo urdhënoi formimin e nji Komisjonit të Perbashket per rindertimin e Shtetit të Ri Shqiptar. Lista e Komisjonit austro-hungarez asht botu ne fun të studimit të kesaj pjese. Nerkaq ideja komtare ne shpirtin shqiptar ishte tashma e formume pa kurrfarë dyshimit.

Nersa vazhdojshin bisedimet ne London t’Angliterres, Shkodra ishte e rrethueme prej ushtrivet serbo-malazeze per gjashtë mujë rresht. Shkodra murohesh ne ket çast prej ushtrisë turke, nen komanden e Hasan Riza Pashes dhe vullnetarvet shkodranë dhe nen kondita tejet te zorëshime per mungesen e ushqimit e të bukes, nersa anmiqt malazez ishin t’armatosun dhe të furnizumë me ushqime të bollëshime prej Rusisë per ma se dy vjet.

Ketu dishiroj me thanë disa fjalë permi Hasan Riza Pashen, murojtesin e Shkodres sidhe vrasjen e tij prej dores shqiptare.

Hasan Riza Pasha ka kenë Rrethkomandanti e Vali i Shkodres. Ai erdhi ne Shkoder me 1911. Pytja del vetvetiut se kush ka kenë Hasan Riza Pasha: Leu ne Bagdad – Kryqytet i Irakut – me 1871 dhe atje u rrit. Pra ishte Arab me origjinë. I ati, Namik Pasha, kje Vali i Bagdadid. Masi maroi shkollat ushtarake me radhë, ne vjetin 1892 u gradu n/Toger prej Akademisë ushtarake të Stambollit. Ne vjetin 1897, kreu shkollen e Shtatmadhorisë me graden “kapiten”. Me 1897 mori pjesë ne luften Greko-Turke. Ne vjetin 1899, u dergu ne Gjermani me plotesu studimet e nalta dhe “Aplikacjonin”. Kreu Shkollen e Luftes (Kriegsakademie), ku u dallu per zotesinë e tij mes të gjithë studentavet osmanllij dhe gjermanë. Shtatmadhorija gjermane leshoi raportin e funit per të ndjerin Hasan Riza Pasha, pat shkru edhe keto fjalë: “Me të drejtë mund të themi se mund t’a drejtojë Krysinë e Shtatmadhorisë së Madhe Turke”.

Me 7 Marc 1912, u emnu Vali e Komandant i Governatures ne Shkoder.

Hasan Riza Pasha, me zotesinë e tij strategjike pat fitu nji nderim nerkomtar. Harta ushtarake e strategjike e murojtjes së Shkodres, perpilu simas udhëzimevet të tija ndodhet e ekspozume, ne reliev, ne Muzeumin Ushtarak ne Zwicer. Vetë Lumo Skando, (Mit-hat Frasheri) e ka pohu se e ka pa kurë e kishte vizitu at Muze.

Hasan Riza Pasha banonte ne Shkoder ne shtepinë e të ndjerit Adem Tahiri ne Fushë Çelë. Per ballë baneses tij, banonte Esad Pash Toptani ne vilen e Hasan Bekteshit.

Hasan Riza Pasha u vra prej tre personavet kur po kethente ne shtepi të vet, mas vizites ne shtepinë e Esad Pash Toptanit, mas jacijet (lutje fetare myslimane). Poezija popullore per at çast thot:

Ranë dy pushkë mas jacijet,

Si t’na bite rrufeja Zotit.

Hasan Rizaja u plagos randë dhe nuk vdiq menjiherë. E bajten ne shtepine e vet ku menjiherë erdhen mjekët per t’a vizitu. Ata deklarunë se Hasan Riza Pasha nuk kishte shpetim. Dy pluma i kishin ra ne krahënurë dhe nji plum i tretë i kishte ra veshkes. Hasan Riza Pasha e pohoj vetë me gojë se kishin kenë tre veta, po ne errësinen e nates nuk kishte mujtë me i dallu se kush ishin. Posa kishte kalu dy hapa, e kishin gjujtë mas shpine, së parit dy herë dhe mas nji çasti e kishte gjujtë i treti. Hasan Rizaja kishte vu doren ne revolverin e vet por i pafuqishem me gjujtë.

Kjo vrasje tragjike nodhi me 20 Janar 1913 ora 18.45 e mramjes.

Esad Pasha Toptani e vazhdoi luften i rrethumë prej malazezevet me të cilët bashkëpunonte edhe nji pjesë e mirë e malcis katholike të thymë me pare e të premtumë se posa t’a nxjerrëshin perjashta fuqinë turke, malazezët kishin me çu flamurin shqiptar e me deklaru Shqipninë e pavarun. Kto fjalë ishin vetem premtime boshe sepse serbët e malazezët nuk e kan pasë kurr nji ide të tillë. Ata kan vepru gjithnji ne damin e Shqipnisë per çdukjen e sajë si komb i pavarun. Historija asht edhe ka kenë dishmitare per veprimet e tyne. Edhe tash para disa vjetëvet masakrimi i popullit shqiptar kosovar asht nji provë e gjallë e terrorizmit serb. Nuk duhet harru se feja ne ket rast ka lujtë nji rrol me randesi komtare.

Esad Pasha Toptani, mas tre mujvet rrethimi e thirri parinë e Shkodres dhe u tha se, per mungesen e madhe t’ushqimit dhe të bukës nuk ishte ma ne gjendje me qindru ma gjatë. Nersa ne London t’Angliterrës, vazhdojshin bisedat per me e pranu Shkodren si pjesë e padame e Shqipnisë. Esad Pasha Toptani pa e marrë pelqimin e shkodranvet, filloj marreveshtjet me ushtrinë malazeze per me dorëzu Shkodren dhe nenshkroi ramjen e qytetit me “kondita” e pa shprazë asnji furshek. Ushtrija turke u la e lirë të kthehet n’atdhenë e tyne dhe Esad Pasha doli i lirë me njerzit e vet. Ushtrija malazeze hyni triumfuse ne Shkoder me banden e saj muzikore dhe Krajl Nikolla i Malit të Zi urdhënoi me qitë 21 topa prej kalasë Shkodres. Trupat malazeze e moren Shkodren me daten 23 e 24 Prillë 1913. Kjo fitore nuk zgjati shumë kohe, se mas gadi dy javëvet, ata moren urdhen prej Konferences së Ambasadorëvet ne London me e liru Shkodren sa ma parë. Me ket veper, diplomacija austrijake doli ma triumfuse se pazarlleku i malazezëvet me Esad Pashë Toptanin e miqt e tij.

Dorëzimi i Shkodres Malit të Zi, bashkë me vrasjen e Hasan Riza Pashës i u pat ngarku Esad Pash Toptanit i cili kishte ambicjen ma të madhe me sundu permi nji Shqipni edhe ma shum të cungume se kjo qi asht sot: Ashtu të qujtun: “Shqipnija e Mesme Myslimane”, bash si ka me e pa lexusi i ketij libri ne pjesen e dytë të Konferences së mësheftë të Londonit me 1915-1916, mas plasjes së Luftes Parë Botnore. Ate qi Perandorija Austro-Hungareze ndertoi me mundime të medha, Fuqitë e Medha të ENTENTES deshten me e shpartallu pa meshirë, po të mos kishte kenë nerhymja e Presidentit të Math të Shtetevet të Bashkume t’Amerikës Z.Woodrow Wilson, i cili i a naloi hovin Italisë, Frances dhe Angliterrës me shpagu kelyshët e tyne ne kurrizin e tokavet shqiptare dhe të popullit shqiptar.

Me daljen e malazezëvet, ushteritë nerkomtare moren ne dorzim qytetin e Shkodres. Malazezët para se me e lanë Shkodren me zemër të thyme, ia vunë zjermin tregut të vjeter. Kesisojit ata e tregunë edhe nji herë shpirtin e tyne mizurë. Por, para se t’a myllim ket parathanëje të shkurtë dishiroj me thane edhe disa fjalë se çka nodhi me malsine e Siper-Shkodres.

Kur Hasan Riza Pasha e pa se nihma e malsorëvet i nepte krah malazezëvet ne rrethimin e Shkodres, ai u vu ne kontakt me Ipeshkëvin e Shkodres Imzot Jakë Serreqi qi të lidhesh me Vjenen e me Vatikanin per t’ja mushë menen malcorvet me ia kethy pushken malazezëvet. Per ket punë, Imzot Serreqi, krejt mëshehtas dergoi nji “kasnec” (lajmtar) ne Vjenë per me marrë nji venim të tillë, mas shumë bisedimesh edhe me Vatikanin, kasneci u kethy me lajmet ma të mira, sepse per ket gja kerkohesh nerhymja e Kishes Katholike shqiptare e cila mori lejen per nji nerhymje ne ket mes. Kur kasneci arrijti ne Shkoder, shkoi fillë ne shtepinë e Esad Pashë Toptanit. Atje shkoi edhe Hasan Rizaja per me venosë drejtimin e veprimevet të tyne ne marreveshtje me Kishen Katholike shqiptare. Kur Hasan Rizaja po kethente ne shtepi, ai u vra prej dores trathëtare. Populli i Shkodres ia la fajin Esad Pashë Toptanit i cilime anen e Osman Balit, Met Kavajen dhe nji Teofik… prej Shqipnisë Mesme e gjujten ne Fushë Çelë. Kurse Dom Ndoc Nikaj, nji prelat katholik e shkrimtar i njoftun, ne librin e tij: “Rrethimi i Shkodres”, ia len fajin disa malcorëvet të cilëvet Osman Bali i a hapi shtegun dhe i la me kalu n’anen tjeter, tek malazezët. Kujt me i besu ma parë? Sidoqoftë, trathetija del ner të dy anet. Populli i Shkodres nuk kishte kurrfarë rrespektit per Esad Pashen sepse e dinte mirëfillit se Esadi donte m’e sundu Shqipninë me të gjitha mjetet cilatdo qofshin ata. Edhe sot ka metë fjala se Esadi e vrau Hasan Riza Pashen. Kti lajme të holla janë marrë prej librit qi tash së funi e pau driten e botimit ne Shkoder: “Shkodra dhe Motet” perpunu prej Hamdi Bushatit – “Mesusë i Popullit” – Shtypshkroja “Rozafat” – 1998. Nji liber ma se voluminoz e me detaje të holla të historikut të Shkodres. Ne ket liber, mjerisht asht ba nji gabim. Ne faqen 465 asht shkru: Ambasadori rus Giesl. Fatmirësisht ky njeri ka kenë Ambasadori i Austro-Hungarisë ne Cetine edhe miku ma i fortë i shqiptarvet, perfaqesusë i delegates austrijake ne London. Ka marrë direkt pjesë ne bisedimet rreth çeshtjes shqiptare per murojtjen e Veriut dhe të Veri-Lindjes shqiptare. Pat perpilu edhe nji kartë topografike e gjeografike me shenime të mjaftushime tuj i tregu edhe venbanimet e shqiptarvet ne Siujdhesen Ballkanike, prandaj uroj qi trashigimtaret e të ndjerit Hamdi Bushati kan me e korigju ket gabim shtypit ne blenin e dytë t’atij studimit permi Shkodren.

Nji personalitet tjeter me randesi të veçantë të cilit i asht dediku edhe libri i “Studimet Shqiptare Nr.7”, asht edhe Theodor von Ippen i cili, njiherit ka kenë edhe kryekonsulli austriak ne Shkoder sidhe albanolog i mirënjoftun. Ky mik i vlefëshim i Shqipnisë dhe i popullit shqiptar ka kenë edhe Shef i Seksjonit të Ministrisë së Jashtime t’Austro-Hungarisë tuj vu ne veprim diplomacinë tij të perbindëshime sidhe njoftunitë e tija permi Shqipninë si nji shkencëtar i vertetë qi ishte edhe Konsulli ma i aftë qi pat dergu Austro-Hungarija.

Falenderimet t’ona ma të perzemërta u shkojnë edhe Ministrit të Punëve të Jashtime t’Austro-Hungarisë Konti Berchtold bashkë me ambasadorin austrijak ne London, Kontin Mensdorff.

Të gjithë ketyne Zotnive të ndershim e bujarë u shkojnë falenderimet ma të thella e të perzemerta të popullit shqiptar e, bashkë me keto edhe Presidentit të Shteteve të Bashkume t’Amerikës i cili me nerhymjet e tija të shpeshta per të gjatë Konferences së paqes ne Versailles i murojti të drejtat e popullit shqiptar tuj ia nalu hovin kercenusë fqijvet t’onë grabitqarë jugosllavë, grekë e italjanë.

Libri i dytë italisht i perpilumë prej shkencëtarit italjan Pietro Pastorelli pranë Fakultetit të Drejtësisë t’Universitetit të Bari t’Italisë, tuj marrë parasyshë edhe publikimet e funit të Shteteve të Bashkume t’Amerikës dhe të Britanisë së Madhe, rishqyrton të gjitha Dokumentet sekrete tuj fillu prej Kongresit të Dytë të Londonit 1915-1916, per të gjatë bisedimevet ne Konferencen e Paqes ne Versailles, Luften e Vlones dhe perfunon me Protokollin Paraprak të Tiranes. Gjatë ketyne bisedimevet prej ministravet të Jashtime të njeni mas tjetrit, t’Italisë asajë epoke, lexusi shqiptar ka me u habitë me perkulje terthorta të politikes italjane ne lidhjen e ngushtë me peripecitë e fqijvet sllave e greke dhe apetitin e tyne të pafrenushim per të gelltitë, pameshirë, tokat tona shqiptare. Ne ket mes del ne pah edhe roli i presidentit amerikan Woodrow Wilson, i cili me 14 Pikat e tija të mirënjoftuna e këthen drejtimin e interesavet kolonialiste të Frances dhe të Britanisë Madhe per të ba nji “Paqe me Drejtësi e pa Fitore”. Këtu, presidentit amerikan, me kesilloj Fuqive të Medha Kolonialiste, i hasë “sharra ne gozhdë”. Ata, kurrsesi nuk donë me hekë dorë prej intrigavet të tyne shekullore per me perkrahë, parezervë, “këlyshët e Rusisë” dhe Greqinë, ashtu si e thot edhe At Gjergj Fishta ne poezinë e tij aq madhështore “Lahuta e Malcisë”. Megjithato dredhina, Presidenti amerikan ia del ne kry me e ndalu doren gjakatare të fqijve tonë dhe nuk pranon asnji tregti në kurrizin e komit shqiptar. N’anen tjeter, nerhymja e Kishes Katholike shqiptare bani ashtu qi marë Malcija e Madhe e MbiShkodres t’a kethente udhen e sajë të gabume dhe, ne shumicë, e veshun me petkat komtare e me pushket ne dorë, u leju të parakalojë perpara Komisjonit Nerkomtar ne Shkoder me flamurin Kuq e Zi tuj bertitë: “Rrnoft Shqypnija”. Megjitha keto të verteta, Pater Anton Harapi botoi vepren e tij ma te mirë: “Andërra e Pretashit”.

Kryministri jugosllav Pashiq, qiti ne treg mollen e tij të ngatarresës: “Ballkani per Ballkanas”, per me çporrë Italinë prej Vlones, kurse n’anen tjeter u thonte italjanëvet se, tuj kenë se shqiptaret nuk janë t’aftë per jetesë, ashtu si nuk kanë kenë shekuj me radhë, asht e mira qi italjanet të veheshin dakord me jugosllavet per t’a da plaçken shqiptare.

Pashiqi asht nji dhelpen e vjeter sllave. Ai perdorë të tana mjetet diplomatike qi i vijnë per doret. Herë me premtime e herë me kercnimet e tija të zakonëshime sllave, munohet me da e perça atje ku i shkon fjala. Ai mori zahmetin me u endë deri ne Washington e me ia mbushë menen presidentit Wilson per me ia lanë Ballkanin per Ballkanas. Por presidenti amerikan nuk e hangri at kokerr ullinit dhe tuj ia kethy pergjegjen foli ma shum per bashkimin doganurë të Ballkanit. Pashiqi u kethy me durë thatë sepse Wilsoni kishte menime të tija. Edhe per tragjedinë e Shkodres e të ngjarjevet tjera, At Gjergj Fishta perpiloi nji poemë të bukur per t’ja lanë si “vath” çdo shqiptari. Të hujit, shkrunë At Gjergji:

Buken para veç t’ja shtroni,

N’shqiptari si a kenë zakoni,

Me i besu, mos i besoni…

Ne ket veper të Prof. Pastorelli, lexusi shqiptar ka me u pershku permes luftes së Vlones të cilen ai e ka dokumentu fillë per pe me pershkrimet e dokumentavet të funit. Si pjesa ushtarake e poashtu edhe ajo diplomatike nuk ishin të gjithë dakord per me majtë Vlonen me çdo kusht bashkë me mandatin e Shqipnisë. Sidomos, socjalistat italjanë, nji pjesë e mirë e parlamentit italjan si edhe gjeneral Cadorna me shtatmadhorinë e vet ka kenë ne kundershtim flagrant me menimet e gjeneral Piacentinit. Megjithate, lufta u ndez dhe patriotet tonë shqiptarë u hodhen permi telat e llogorit italjan me nji vetmohim të rrallë dhe me kangen patriotike:

O trima luftëtarë.

O bijtë e Skenderbeut,

Kerkoni ju shqiptarë

Lirinë e Mëmëdheut…

Me ket vetmohim të shqumë të vullnetarvet shqiptar, ushtrija italjane u detyru me braktisë Vlonen me perjashtimin e ishullit të Sazanit. Lufta e Vlones u ba bastjoni i pavaresisë shqiptare. Natyrisht, kan kenë edhe faktorë tjerë të cilet, ne ket mes, kan lujtë nji rol me randesi. Per t’u permendë asht rezistenca e socialistavet parlamentarë italjanë të cilet e kercenunë qeverinë italjane me ngritjen e masavet të puntorisë italjane kundra luftimevet ne Vlonë.

Qeverija italjane u detyru të dergonte ne Shqipni misjonarë të veçantë per të nenshkru nji marreveshtje me njerzit e Kongresit të Lushnjes të cilet kishin hy me fuqi ne Tiranë, ne Kryqytetin e Rilindjes shqiptare, i cili ia uli fletët qeverisë së Durrësit (pro-italjane) per t’u bashku me njerzit e Kongresit të Lushnjes dhe të dyja sëbashkut, shpallen Shtetin e Rilindun Shqiptar të “Pavarun” me Flamurin e Ismail Qemalit të ngritun ne Vlonen kreshnike me 28 Nandor 1912. Shqipnija u pranu të hynte ne “Lidhjen e Komevet” si pjestare e sajë me të drejtat Nerkomtare si Shtet i Pavarun me 21 Marc 1921. Protokolli Paraprak i Tiranes i ven nji “kapak” luftavet të pergjakëshime të popullit shqiptar per të dalë Zot ne vedi.

Pjesa e funit, shkurtimisht, tregon zaptimin e Shqipnisë prej “hordhivet fashiste”. Protagonisti i kesaj fushate tri herë mizore u ba Konti Ciano, i dhandërri i Mussolinit tuj e kopju gjoja zaptimin e Çekosllovakisë prej Hitlerit. Porse n’anen tjeter keto dy zaptime nuk ishin të barabarta ose të njillojta mes tyne. Shqipnija ishte ne “paqe” me Italinë dhe prej sajë merrte nihma ekonomike të bollëshime. Kurse Gjermanija naziste e Hitlerit ishte jo ma pak se nji kundershtare tejet e rreptë e Çekosllovakisë e cila sot asht da ne dy pjesë. Per arsy se Paqa e nenshkrume ne Versailles i a kishte dhuru Çekosllovakisë dy miljonë gjermanë me tokat e “Sudetenland”; e zaptoj me forcë. N’anen tjeter Italija kishte pasë firmu “Protokollin e Tiranes” per nji paqe të vazhdushime midis popullit shqiptar e italjan dhe Italija nuk kishte asnji arsy per zaptimin e Shqipnisë.

Kurë i thanë mretit t’Italisë: “Madhni, na po zaptojmë Shqipninë”, ai u pergjegj: “Nuk besoj se ia vlen barra qiranë per me hy në nji luftë botnore per 4 (kater) gurë…”. Ne të verteten, Shqipnija ka ma shumë se kater gurë, po shqiptari, deri sot nuk ka kenë i zoti t’a shfrytezoje pasuninë e madhe qi natya i a fali. Keshtuqi, shekuj me radhë, shqiptari mbeti me nji kothere buk të thatë… Edhe sot, kurë bota po perparon me hapa gjiganteske ner të gjitha lamijet e ditunisë njerzore, Shqipnija, mas tragjedisë komuniste, ka mbetë “ne ven numero” e nezun permrenda me shamatë e dallavere partijake pamariim. Po pse pra nodhin keta ngatarresa të vazhdushime ne parinë politike të Shqipnisë “post-komuniste”? Po pse nuk u hoq shamata e intriga prej derës s’onë? Nersa, ne Greqi sot ka pothujëse 300.000 shqiptarë m’atë anë qi punojnë vetem per nji kothere buk tuj i fshi nevojtoret grekëvet ose lavru tokat e tyne… Mos Zot ma keq…

Kurë Italija, me tradhëtinë e Kontit Ciano zaptoi Shqipninë, pruni me vehte tonelata me makaroni, marmelata e vesh-mathje. Po sot Shqipnija post-komuniste, memzi asht e zoja me i siguru popullit, makare ujë e dritë, le ma kafshaten e perditëshime per mos me thanë ma mirë kurrgja qi të dhemb goja me i permendë…

Permi zaptimin fashist të Shqipnisë, lexusi ka m’e shoshitë ai vetë zhvillimin e ngjarjeve sepse, ndoshta shumica e jonë ka kenë deshmitare e atyne ngjarjevet dhe me kaq e mbyllim ket liber.

P.S. Per çdo gabim qi lexusi ka me gjetë ne ketë permbledhje, pervujtenisht i kerkoj ndjesë.

Dr. Fejzi Isa Domni

Massapequa Park, N.Y. U.S.A.

Intervistë me Kardinalin Ratzinger

Papa Benedikti XVI

Vite më parë, Kardinali Ratzinger thirri në Romë disa teologë radikalë për t’i disiplinuar

Papa Benedikti XVI është i famshëm për kthjelltësinë e të menduarit dhe të të shprehurit.

Nëse ndokush ka dyshime për mendimet e tij rreth çështjeve më të debatueshme me të cilat përballet Kisha Katolike sot, mjafton t’i kthehet një dokumenti të shkruar, të lëshuar nga Kongregacioni i Shenjtë për Doktrinën e Besimit, në kohën kur drejtohej nga Kardinali Ratzinger.

Para disa vjetëve, gazetari i BBC-së, Eduard Stourton e intervistoi kardinalin Ratzinger.

Ishte koha kur kërkesa e tij për të thirrë në Romë disa teologë radikalë për t’i disiplinuar ata kishte shkaktuar shumë debate.

Mes tyre ishte dhe ideologu i Teologjisë Çliruese që u përhap në atë kohe në Amerikën latine, braziliani Leonardo Boff.

BBC: Një nga detyrat e para me të cilat u përballët me të marrë postin që mbani aktualisht, ishte ajo rreth Teologjisë Çliruese në Amerikën Latine. Çfarë përmbante në esencë ankesa juaj ndaj kësaj teologjie?

Ratzinger: Ankesa kyçe ishte se ajo përfaqësonte një ngushtim ideologjik të njëanshëm dhe politik të Teologjisë. Sigurisht, të gjithë biem dakord që Kisha e ka për detyrim që pikësëpari, t’i dojë të varfërit; jo vetëm t’i dojë, por të luftojë për ta përmirësuar gjendjen e tyre. Pyetja shtrohej nëse kjo zgjidhje ishte ajo e duhura. Vetë kisha, nuk duhet të shndërrohet në institucion politik. Ajo duhet të frymëzojë politikën, por në të njëjtën kohë, të respektojë autonominë e politikës. Në esencë, kjo teologji, ishte një lloj Teokracie e tipit ku Zoti zor se luante ndonjë rol – rolin e atij, pjesërisht, e luante ideologjia marksiste. Këtu anashkalohej racionalizmi sepse bëhej përpjekje për të gejtur një zgjidhje të bazuar në arsye, kur nuk ekzistonte një e tillë. Anashkalohej dhe besimi, në kuptimin që besimi shndërrohej në politikë dhe përpiqej të arrihej shpëtimi i besimit përmes institucioneve politike – kjo ishte diçka që duhej ta korrigjonim.

BBC: Çfarë shpresonit të arrinit kur ftuat Leonardo Boff-in të vinte në Romë për ta shqyrtuar çështjen këtu?

Ratzinger: Problemi që duhej të diskutonim atëherë me Boff-in nuk ishte vetëm Teologjia Çliruese. Ai kishte shkruar një libër ku argumentonte në favor të relativizmit eklezial. Me fjalë të tjera, në esencë në libër ai shkruante se të gjitha kishat janë fragmente të një Kishe të vërtetë të Krishtit. Dhe kjo padyshim që nuk është teori e katolicizmit – Vatikani ka deklaruar diçka tjetër. Kjo, po ashtu do të thotë se asnjë kishë nuk është në gjendje të bëjë një deklaratë — sepse ato janë thjesht fragmente që reflektojnë pjesë të së tërës. Ne diskutuam për çështjen ekleziale – si ta kuptojmë Kishën dhe marrëdhënien e Kishës me kishat? Ne i kërkuam të mos fliste për këtë çështje për një vit, dhe në vend të të folurit, të meditonte për të.

BBC: Të rikthehemi në Evropë. Dy çështje janë të prekshme në Kishë, veçanërisht në Angli, ku janë me rëndësi marrëdhëniet me komunitetin anglikan – qashtërsia e priftërinjve dhe shugurimi i femrave. A mendoni se Kisha do të ndryshojë qëndrim në ndonjërën prej këtyre çështjeve?

Ratzinger: Sa i përket virgjinitetit – kjo nuk është pjesë e mësimeve katolike, është disiplinë e Kishës, e cila ka histori të gjatë. Studimet e fundit kanë treguar se ajo daton pas në kohërat Apostolike – me siguri që nga shekulli i dytë a i tretë. Ajo ka të bëjë me kuptimin themeltar të të qenit prift – si sakrifikim jo vetëm të gjërave materiale, por dhe të vetes. Kjo është një sakrificë fundamentale me anë të së cilës pranon Zotin, si botën tënde, vendin ku jeton jetën. Ka shumë pak gjasa që ne të heqim dorë nga kjo traditë shpirtërore e thellë dhe e pasur, edhe pse, fatkeqësisht, herë pas here, ndodhin raste dështimesh dhe dobësish njerëzore. Çështja e femrave priftëresha është një çështje tjetër. Në këtë rast, ne besojmë se rrezikohen vetë mësimet e Kishës. Nëse prifti do të kishte një post thjesht funksional, do të ishte çështje aftësie a paaftësie apo talenti, nuk do të kishte asnjë arsye pse këtë shërbim të mos e ofronin edhe femrat po aq mirë sa meshkujt. Ato, tek e fundit kanë të njëjtat talente fetare e intelektuale si dhe meshkujt. Por pikëpamja tjetër është ajo e sakramentit – ligjeve të shenjta të kishës. Krishti e krijoi formën e funksionit të priftit kur thirri 12 dishepujt e tij, edhe pse u dha femrave një rol të madh në rrugën e tij dhe në krijimin e Kishës. Kujtoni vetëm që Krishti i ringjallur iu shfaq fillimisht një femreje. Kështu që kjo nuk ishte një shprehje e përçmimit ndaj femrave, por në këtë rast, ai bërë një zgjedhje tjetër dhe vendosi për këtë formë me anë të sakramentit, i cili nuk mund të manipulohet. E thënë ndryshe, për Papën kjo është një çështje ku liria e Kishës për të vepruar nuk aplikohet sepse përballet me diçka që nuk e shpiku, por që i është dhënë dhe që duhet ta kalojë më tej të pandryshuar.

BBC: Duke iu rikthyer postit tuaj aktual – në gjithë botën dëgjon pak a shumë një kritikë se, sado brilante të jetë Teologjia këtu në Kongregacionin e Mbrojtjes së Besimit, ajo i ka humbur lidhjet me atë që ndodh në botë në Kishë.

Ratzinger: Teologët brilantë, pa dyshim që nuk janë gjëja më e rëndësishme. Për shembull, unë kurrë nuk do t’i ngrija idetë e mia teologjike deri në statusin e vendimeve. Ne jemi kongregacion, me fjalë të tjera, një organizëm kolegjial që punojmë përmes konsultimeve. Ne vetë kemi një organizëm të përhershëm këshillues të përbërë nga 30 profesorë. Por në raste nevojash, ky organizëm mund të zgjerohet, duke marrë këshillime kudoqoftë në botë. Rruga e vetme përmes së cilës ne mund të kryejmë shërbimin tonë këtu është që të ruajmë lidhjet me teologjinë në gjithë botën e krishterë dhe duke mbetur të ndërgjegjshëm se kemi përgjegjësinë që të promovojmë jo idetë tona, por të ruajmë identitetin tradicional të Kishës. Besoj se kjo është thelbësore, vendosja e ideve të tua në rradhë të dytë dhe dëgjimi i këshillave. Por sigurisht, nuk duhet të vihesh në pozitën të mos dallosh kërcunjtë nga pemët. Duhet të bindesh se ekziston një identitet i krishterë që shprehet në besimin e krishterë dhe, tek e fundit, duhet të jetë i thjeshtë sepse krishtërimi nuk është çështje shkollarësh, por besimtarësh të zakonshëm.

Papa dëshiron dialog me besime të tjera

Papa Benedikti XVI

Papa i ri – i vendosur për kontakte me kishat dhe besimet e tjera

Papa i ri, Benedikti XVI, ka marre pjesë në një meshë private me kardinalët e tij në Vatikan për të shënuar fillimin e pontifikatit të tij.

Kardinali Josef Ratzinger i Gjermanisë, i cili u zgjodh udhëheqës i kishës romano-katolike dje, do të inaugorohet zyrtarisht të djelën.

Katolikët konservatorë e kanë vlerësuar lart punën e tij por nuk janë të paktë edhe kritikët e tij si brenda ashtu edhe jashtë Vatikanit. Papa Benedikti, kreu i 265-të i kishës romano-katolike e cila ka mbi një miliardë anëtarë festoi këtë meshë në kapelën Sistine – një dhomë e dekoruar me freska, në të cilën kardinalët zgjodhën udhëheqësin e tyre.

Papa Benedikti në njërin prej pronocimeve të para tha se ishte i vendosur për të kultivuar kontakte me kisha dhe komunitete të tjera fetare. Ai tha se dëshironte një dialog të hapur dhe të sinqertë me besime të tjera.

Korrespodenti i BBC-së, Edward Stourton kishte intervistuar Papën e ri para disa viteve, kur ai ishte kardinal, në një kohë kur ishte mjaft e debatueshme çështja rreth teologjisë së ashtuquajtur të çlirimit në Amerikën Latine. Papa Benedikti, atëherë në pozitën e Kardinalit kishte thënë se kjo tendencë përfaqësonte ngushtimin e njëanshëm dhe politik të teologjisë.

“Natyrisht ne të gjithë pajtohemi se kisha kishte një obligim primar që të ndihmonte të varfërit. Jo vetëm që të ndihmojë por edhe të luftojë për të përmirësuar jetën e tyre. Por duhet kujdes qe kisha të mos shndërrohet në institucion politik,” tha ai.

Papa Benedikti XVI ka shumë kritikë si brenda ashtu edhe jashtë kishës. Si kardinal ai ishte konservator i fuqishëm që heshte teologët liberalë. Ai dënonte homoseksualizmin si diçka të ligë, ndërsa besimet e tjera i quante si inferiore.

Katolikët konservator kanë vlerësuar lartë Papën e ri si njeri me integritet dhe i punës, i cili do të vazhdojë traditën e Papa Gjon Palit. Pjesa dërmuese e katolikëve jeton në vendet në zhvillim dhe madje ka patur spekulime se Papa i ri mund të jetë nga ndonjëri prej këtyre vendeve. Kryepeshkopi i Nigerisë, John Onayekon tha se këndvështrimet konservatore të Papës rreth çështjeve sociale dhe seksuale mbeshteten fuqimisht edhe në Afrikë.

Zoti Onayekon nuk është i vetmi që nuk bën kompromis me disa çështje. I tillë ishte edhe papa Gjon Pali i Dytë. Unë personalisht mendoj se aborti është gabim ndërsa martesat mes personave të së njejtës gjini janë gjithashtu gabim.

Papa Benedikti XVI u lind në Gjermani në vitin 1927 dhe në moshën 14 vjeçare ju bashku Rinisë së Hitlerit. Ai dezertoi nga ushtria gjermane në vitin 1945. Dr Israel Singer, kryetar i Kongresit Botëror të Hebrenjve thotë se gjatë 20 vjetëve të fundit ai ka folur publikisht kundër anti-semitizmit dhe pro ndryshimeve të politikës katolike rreth kësaj çështje.

Më duhet ti besoj fjalëve qe ai i thotë dhe jam krenar dhe i lumtur që të kem një partner në dialog si udhëheqës të Kishës që ka 1.1 miliardë anetarë anembanë botës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu