Rënia dhe lartësimi I mitit Berisha
Nuk njoh rast tjetër në politikën evropiane, ku njeriu që u rrëzua nga pushteti (madje në mënyrë të dhunshme), me akuzën se u vodhi paratë shqiptarëve, të kthehet në pushtet për t’ua mbrojtur ato (paratë) shqiptarëve. Ky është Sali Berisha. Përpara se të analizosh arsyet e riardhjes së Berishës në pushtet, duhen analizuar arsyet e rënies së tij nga pushteti. Pse ra Sali Berisha nga pushteti? Shumica mendojnë se Sali Berisha ra nga piramidat. Disa investigime të bëjnë të mendosh se piramidat ishin instrumenti për të rrëzuar Berishën. Tjetër arsye ishte rënia e Berishës nga pushteti. Raporti i tij i afërt me amerikanët ishte evident deri në vitin 1995. Vetëm pas këtij viti Berisha nuk po luante në të njëjtin kah me SHBA-në. Kjo, ndoshta se ai nuk po i kuptonte dot. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” të para disa viteve, Berisha deklaroi: “Në takimin e parë që kam pasur me presidentin Bush në Shtëpinë e Bardhë, e kemi filluar bisedën me Kosovën”. Pra, presidenti i parë i Shqipërisë që viziton Shtëpinë e Bardhë, nuk ka mundësi ta fillojë bisedën me Shqipërinë, por me Kosovën. Se kështu kishte vendosur presidenti i SHBA-së. Dhe se kjo mund të ishte arsyeja që presidenti i parë i një sistemi pro perëndimor të kishte lindur në kufirin Tropojë-Gjakovë. E thënë më thjeshtë, Berisha u përzgjodh nga amerikanët për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar për Kosovën në radhë të parë, e për të ndërtuar një sistem demokratik në Shqipëri, në radhë të dytë. Tek e fundit, vetë Sali Berisha, në korrik të vitit 1990, shkruante se “Pavarësia e Kosovës, vjen pas demokratizimit të Shqipërisë”. Po cili ishte fillimi i Sali Berishës Ai që miqtë e Shqipërisë, SHBA-të kishin preferuar për kryetar shteti në Shqipëri, Sali Berisha, po funksiononte. Edhe në aspektin e jashtëm, edhe në atë të brendshëm. Berisha po e kryente shumë mirë detyrën ndaj Kosovës. Sensibilizimi për këtë çështje mori përmasa të papara deri atëherë. Madje kishte edhe analistë shqiptarë se akuzonin Berishën për indiferencë ndaj problemeve të brendshme, për arsye të angazhimit të madh ndaj çështjes kosovare. Edhe në aspektin e brendshëm, i preferuari i SHBA-së po funksiononte. Berisha filloi reformat për ndërtimin e një shteti demokratik. Berisha pranoi humbjen e zgjedhjeve lokale vetëm tre muaj pasi kishte fituar mbi 75 për qind. Berisha pranoi rrëzimin e referendumit, kur i duheshin shumë më pak vota se një mandat deputeti për ta fituar atë. Pra, Berisha po tregonte respekt ndaj shtyllës së një sistemi demokratik, votës së lirë. Por ky ishte vetëm fillimi. Burgoset lideri i opozitës Fatos Nano. Nuk mund të flas për akuza politike, por arrestimi i tij ishte jashtë procedurave ligjore. (Megjithëse Berisha pretendon se Nanon e arrestuan miqtë e tij më të ngushtë sot). Gjyqi ndaj të “pestëve”, megjithëse konform kuadrit ligjor, kundër vullnetit amerikan. Zgjedhjet e 26 majit të 96-ës, tanimë të njohura dhe sikur të mos mjaftonte kjo dhuna e pafalshme ndaj opozitës më 28 maj. Vërtet socialistët çuan në prishjen e zgjedhjeve me tërheqjen e tyre, por shteti demokratik mori fund më 28 maj. Megjithatë, SHBA-ja po toleronte kur shikonte se përballë Berishës ishin ish-komunistët dhe se Fatos Nano, në vitin 1993, kërkonte largimin e ambasadorit amerikan nga Tirana. Madje, Kris Hillin e krahasonte me rrugeçër rruge me biçak në brez. Pra, përsëri nuk ishte kjo arsye e domosdoshmërisë së rrëzimit të Berishës nga pushteti. Ngutja ndërkombëtare për ta rrëzuar Berishën nga pushtetit, kishte të bënte me arsyen pse presidenti i parë pluralist u përzgjodh nga kufiri Shqipëri-Kosovë. Kosova ishte ndoshta gabimi i Berishës. Dhe kjo, jo se Berisha nuk e bëri mirë detyrën e sensibilizimit të çështjes kosovare, por sepse Berisha kërkoi të merrte edhe atribute të NATO-s. Për të qenë më të kuptueshëm, po tregoj atë se çfarë mund të ketë biseduar presidenti Berisha me ish-presidentin Bush në Vlorë, vetëm pak ditë pas zgjedhjeve të 26 majit (sipas informacionit që kam dhe besoj se është korrekt). Opozita dhe ndërkombëtarët po i kërkonin Berishës të përsëriste zgjedhjet në 40 zona, më pas u ra dakord për 17. Xhorxh Bush i ka thënë presidentit Berisha se në rast se ti je i bindur se zgjedhjet ishin të rregullta, mos i përsërit as ato 17 zona. Por më pas biseda ka vazhduar me një pyetje të Xhorxh Bushit për presidentin Berisha. Bush-Berishës: “Çfarë do të bënit ju, në rast se në Kosovë do të kemi një konflikt të armatosur?” Berisha-Bushit: “Do të veprojmë si një komb i vetëm”. Kjo ndoshta ishte përgjigjja për amerikanët dhe ndërkombëtarët, që bëri të domosdoshëm rrëzimin e Berishës. Si një komb i vetëm nuk do të thoshte gjë tjetër, veçse një luftë ballkanike për të cilën ishin të interesuar veç serbët. Berisha, duke e pasur të qartë se ishte i përzgjedhur për Kosovën padashur kërkonte të merrte edhe kompetencat e NATO-s, luftën. Berisha nuk ishte garanci për SHBA-të, se gjatë luftës me Millosheviçin, konflikti nuk mund të përhapej edhe në Shqipëri, çfarë do të ishte një katastrofë për faktorin ndërkombëtar. Sali Berisha e la pushtetin me një Shqipëri të djegur, jo nga serbët, por nga shqiptarët. Berisha iku në hi. Se çfarë roli luftarak luajtën të majtët për këtë shkrumbim, dihet. Por askush nuk e mendonte se Berisha do të rikthehej prapë, përveç atyre që në fakt nuk kishin vendosur ta ekzekutonin politikisht, por vetëm ta spostonin. Kjo u duk qartë pas ngjarjeve të 14 shtatorit, ku trojka evropiane kërkoi izolimin e Berishës, duke menduar edhe aprovimin e SHBA-së, por që rezultoi e kundërta. Nënsekretarja e Shtetit mori në mbrojtje Berishën, duke thënë se ai ka ide të shkëlqyera për Shqipërinë, por që duhet t’i ushtrojë në Parlament. SHBA-ja i dha përsëri legjitimitet Berishës, por si opozitë. Dhe ja ku jemi pas 8 vjetësh Përsëri Berisha në drejtimin e Shqipërisë dhe përsëri me ndihmën e SHBA-së. Amerikanët ishin të prerë për mosprekjen e votës, kësaj radhe. Dhe përsëri Berisha vjen në pushtet për të njëjtat arsye. Për Kosovën dhe për Shqipërinë. Për Kosovën, se jep garanci që nuk mund të pranojë Beogradin si kryeqytet të saj, pra Berisha i duhet përsëri Kosovës, tanimë që lufta u kapërcye. Dhe për Shqipërinë se rezulton i pastër individualisht nga piramidat, e si rrjedhojë mund të jetë garanci në luftën kundër korrupsionit. Albert Vataj
Gazeta “Shqipëria Etnike” përfaqëson filozofinë sokratiane Jo për servilizëm, as për diçka tjetër, por gazeta “Shqipëria Etnike” sot përfaqëson filozofinë sokratiane “3ÅÃÅ1: U ± ¼ Äͽ” (njihni të vërtetën!), prandaj ne në pak rreshta po dërgojmë shkrimin tonë, ndoshta pak i egër por i vërtetë e aspak shqetësues për opinionin por për politikanët tanë. Duke shqyrtuar përbërjen e parlamentit, jo thjesht për fiksim, apo ngaqë s’kemi për çka shkruajmë për këtë pjesë të rëndësishme të jetës shqiptare, na duhet të ritheksojmë se s’ka pse na mbetet nakël si deri tashti, duke mos i thënë gjërat ashtu siç janë, ndodhemi para dilemës se si është parlamenti është elita shqiptare, jo e jo kurrë mos qoftë kështu si është sot. E, për t’i rënë direkt, thuhet se gjen që nga kontrabandistë me firman deri mafiozë të klasit të parë, plus kësaj ka hajvanë që nuk dinë të shkruajnë shqip, lëre pastaj të njohin ndonjë gjuhë të huaj, kurse për moralin as që flitet. Duke mos ia ngrënë hakun, diçka që ia vlen ta theksojmë është se fitorja e të djathtës nuk vihet në diskutim. U desh që të ndodhte, por ama po të shihet me kujdes se kush është bërë parlamentar e nga vjen, e si ka hyrë në jetën politike, bëhesh për të vënë kujën e s’të mbetet gjë tjetër veçse asaj thënies së sotme se në daç të shpëtosh veten e familjen duhen lënë urgjent dy gjëra, e para duhani, e dyta Shqipëria. Kjo pra është tragjedia shqiptare të dashur miq ndërkombëtarë, opinionistë, politikanë, akademikë, klerikë e ku po dimë ne të shkretët, se po të vazhdohet më tej dalim gabimisht ku nuk duhet. Duke iu lutur lexuesit që të mos keqkuptohemi, ky shkrim vlen për ata që e duan Shqipërinë shtet perëndimor e jo për aventurierët, se me ta jemi të ngopur. E Zoti mos e dhashtë që të përfitojnë këta të fundit. Kjo pra është çështja. Ahmet Qosja, akademik kosovar në Amerikë
Qeveritë: Berisha OK, Nano, një legjendë e frishme Shqiptarët jetuan atë çka u mungoi, shpresën, ndaj edhe votuan kundër korrupsionit e amoralitetit më 3 korrik. Zgjodhën normalisht të vetmen rrugë që kishin. Po si duket ky prolog ndryshimi? Analiza, për të qenë si gjithherë të paanshëm, është vërtet e vështirë në këtë fillim të vështirë. Por disa gjëra edhe preken. Që qeverisja e sotme ka një sjellje krejt ndryshe nga ajo që iku bashkë me Nanon, këtë e sheh gjithkush, edhe militantët e kangjellave rozë, sa që edhe konjicioni ka kufizuar deri në infinit mundësinë e eksperimenteve Nanoiste. Pra, të menduarit e shqiptarëve që më 3 korrik morën vendim të dënojnë ashpër sjelljet e pamoralshme të një modeli ekstravagant dhe banal, duket po ushqejnë e forcojnë “kërcyellin” e shartuar mbi veprimin, të mirë apo të keq të politikës, e cila deri sot fatkeqësisht ka reflektuar sjellje jo të hijshme, të cilën s’ka patur kush ta ndëshkojë deri më 3 korrik që u jetua një ditë jetë. Sot, në fillimet e punës, tërë sistemi qeverisës të ngjan si pjesë organike e nevojave njerëzore, pa pretenduar të analizojmë formën dhe kohën, larg qoftë edhe koston. Lufta e ashpër kundër korrupsionit e bizneseve të pista, në pamje të parë po e vesh çdo ditë e më shumë qeverinë me kostum respekti. Kuptimi e vlerësimi po përmasohen saqë edhe të majtët, që vodhën edhe me të majtën edhe me të djathtën, s’mund të thonë ndryshe, veçse OK. Ata, natyrshëm kundërshtojnë, duke hedhur shqelma, por ama s’mund të thotë asnjëri se filan ministër i Qeverisë Berisha po vjedh. As barcaleta dhe sharje me “libër” shtëpie s’dëgjon rëndom jo vetëm nga “analistët” e kafeneve, por as nga qeveritarët. Gjithsesi, sërishmi pjesë e barcaletave banale ngelet PS-ja, ajo PS që të duket qersharake kur kundërshton ligje që deri dje nuk e kishte mendjen tek ato, por tek konsumi i energjive për të mbrojtur imazhin e Nanos dhe për të mbajtur në tension psikologjik me pavlefshmërinë e vetes të tjerët, duke tundur si flamur të vetëm anti-Berishizmin. Nano është tërësisht i pandjeshëm ndaj ndjenjave e ngjarjeve, i kundërt katërcipërisht me Berishën. Ky i fundit, vetëm përgjigje nga celulari personal i tij, u ka kthyer shumë njerëzve, çka tregon se ai nuk është në konflikt me nevojën e një imazhi fallco, të cilin e ka reflektuar edhe Nano Ik-u edhe Edi Narcisti. Edhe ky më i fundit, së fundi në Shkodër e Malësi të Madhe, u përpoq të imitojë Nastradinin, apo të flasë si Kasandër, por pa Kalin e Trojës që Majko me nja dy a më shumë copë centaurë, deputetas, e kanë thënë që shoku Nano është po aq i freskët e finok sa dikur. Këta dy amanetqarë të Nanos, pra Edi dhe Pandi, që mosha e tyre respektivisht 41 dhe 37 vjeç mund edhe t’i shndërrojë në armiq për pushtet, kanë një rrugë tepër të vështirë riciklimi. Kapërcyelli i parë është Bashkia e Tiranës vitin tjetër. Përballë një Berishe në pushtet. Përmbi “pentagramin” e tyre, një sy i vëmendshëm lexon imoralitetin nanoist që dashuron thashethemet, batutat, brutalitetin, edhe me miqtë, thua se zemreku është sërish Nano, ai burrë që edhe fotoja u duket shqiptarëve si një legjendë e frikshme. Të siguruarit e paqes për fjalën e lirë, ku Berisha deklaroi se asnjë gazetar, i djathtë apo i majtë, s’do përballet me gjyqe, ka acaruar ata që i tremben luftës kundër trafiqeve, korrupsionit, padrejtësive, përfitimeve abuzive, keqpërdorimit të pushtetit… …Sa për qeveri të dashur me korrupsionin e krimin, e kishim. Sokol Pepushaj
Kur kodet mesjetare kërcënojnë qytetërimin e shekullit XXI-të Për botën e qytetëruar të shekullit të XXI duket disi i pakuptueshëm “sundimi” de facto i ligjeve mesjetare të Kanunit e gjakmarrjes në një vend në zemër të Europës, siç është Shqipëria. Madje ky është një precedent i rrezikshëm pasi nuk shfaqet tek një popull i “çfarëdoshëm”, por tek ne, shqiptarët të cilët pretendojmë me të drejtë se jemi një ndër popujt themel të Europës Perëndimore, ku për besimin e qytetërimin e saj kemi ndoshta sakrificat më të mëdha që prej qindra vitesh… Në fakt nuk është detyrë patriotike të denoncosh këtë hall që ka kapur Shqipërinë në përgjithësi e Malësinë e Madhe në veçanti, por ne si media e shkruar e gjykojmë që më mirë është ta denoncosh të keqen se sa të kërkosh ta mbulosh, dhe një ditë do të shpërthejë më keq, pse jo në trajtat e një lufte civile të pashpallur. Ne si gazetë “Shqipëria Etnike” ka kohë që jo vetëm e dënojmë dhe denoncojmë këtë precedent që nuk ka asgjë të përbashkët me qytetërimin, por edhe e kemi konkretizuar me shembuj konkretë të cilët i di e njeh vetë shteti dhe organet e tij, të cilët mjerisht ende janë të pafuqishëm të përballen me trashëgimin mesjetar të gjakmarrjes që e ka bazën në Kanunin e moçëm të Lekë Dukagjinit. Gjithsesi, edhe në këtë numër menduam të marrim një rast tipik ku kodi i gjakmarrjes shtrihet jo vetëm përtej vrasësit e familjes së tij, por edhe tek të afërmit e “gjaksit” dhe strehuesit human të tij… Historia fillon që në fundin e shkurtit të vitit 2001, kur për motive të dobëta Rrok Pacaj vret një person tjetër. Policia fillimisht arreston vrasësin dhe djalin e tij Pal Pacaj, të cilin më pas e liron pasi nuk kishte dorë në vrasjen që kishte bërë babai i tij. Krimineli Rrok Pacaj dënohet nga gjykata me burgim të përjetshëm, ndërsa njerëzit e viktimës kërkojnë të hakmerren tek djali i vetëm i Rrokut, Pal Pacaj. Duke u ndodhur përballë një hakmarrjeje të paralajmëruar, organet e policisë, por edhe pajtimtarët e gjaqeve mendojnë ta strehojnë Palin tek dajat e tij në Lohe, konkretisht tek Ardian Melakuqi. Strehimi në fakt zgjati disa kohë i sigurtë, deri sa në këtë shtëpi erdhën dhe panë Palin halla e Ardianit me të bijën Lezen, të cilat duket se treguan ku fshihet djali i vrasësit (Rrokut). Pas kësaj familja e viktimës u acarua aq shumë sa i çoi fjalë Ardian Melakuqit, se ti që fsheh e mbron gjaksin tonë je në gjak me ne… Këtë moment tragjik të përfshirjes në kodet mesjetare të gjakmarrjes edhe të pafajshmit Ardian Melakuqi e mori vesh edhe policia e shtetit dhe pajtimtarët lokalë të gjaqeve, të cilët kërkuan të bisedojnë me të afërmit e vrarë nga Rrok Pacaj, por ata nuk pranuan të rregullohen me Ardianin, të cilin e quajnë të përfshirë në fshehjen e Palit, të cilin e kërkojnë për të marrë gjakun. Mjerisht as shteti e as pajtimtarët nuk kanë arritur deri sot në vitin 2005 të marrin asgjë përsipër për të mbrojtur jetën e pafajshme të Ardian Melakuqit, i cili disa herë është kërcënuar me jetën si i përfshirë pa dashje në këtë gjakmarrje. Shembulli më i keq nga të afërmit e viktimës është dhënë me vrasjen e burrit të vajzës së Rrok Pacajt më 7 mars 2005, kur edhe ky mendohej se kishte strehuar djalin e Rrokut, Palin, që njëkohësisht është edhe daja i Ardian Melakuqit. Ne si gazetë menduam të publikojmë këtë rast pasi ka të bëjë me jetën e një të riu siç është Ardian Melakuqi, që është i datëlindjes 4 nëntor 1976, pra ende pa i mbushur të tridhjetat, por edhe i pafajshëm e i pa ngatërruar me kodin mesjetar të gjakmarrjes, që mjerisht me gjithë punën e shtetit dhe pajtimtarëve shoqërorë, ende është i fortë dhe vazhdimisht ushqehet me gjak të pastër e të ri shqiptarësh, në shumicën e rasteve edhe të pafajshëm siç është edhe rasti për të cilin menduam të sensibilizojmë sadopak opinionin e Malësisë, Shqipërisë dhe atë ndërkombëtar, veçanërisht atë me qytetërim të hershëm perëndimor e demokratik… Redaksia
Opinion Shkëlqimi dhe rënia e shokut Edvin 9 tetori 2005 shënoi edhe fillimin e rënies se shokut Edvin (Edi) Rama. Zgjedhja ne postin e lënë vakant nga ish- kryesocialisti Fatos Nano, ishte hapi i pare drejt rrokullisjes, te paktën nga zemrat e shume shqiptareve, te imazhit te krijuar me aq mund e sakrifica nga Edvin Rama. Eshte vërtetë e çuditshme, por Edi u be viktime e vete euforisë se tij apo edhe te etjes për karriere politike, duke lënë mënjane karrierën mjaft brilant si menaxher i pushtetit vendor. “Sapo deti u be kos”, dmth sapo Nano deklaroi dorëheqjen nga kryetar i PS-se pas humbjes se zgjedhjeve te 3 korrikut 2005, Edi, i këshilluar apo edhe ne kokën e tij, u sul ne selinë roze, te cilën shume rradhe e kishte shkelur te paktën qe nga viti 1998. Amullia e krijuar, ndoshta edhe vete skema e përdorur nga Nano, e solli qe ai shume shpejt, te kthehej ne lider te socialisteve. Konferencat nga podiumi i PS-se, ne nje kohe qe askush nuk ndihej pas humbjes, i dhanë Edit apo Edvinit (siç i pëlqente ta thërriste dikur kryeministri aktual i vendit), “sigurinë” se fitorja e karriges “se te parit ne mes te barabartëve”, ishte thjeshte nje procedure. Teza e hedhur ne treg, zgjedhja e kryetarit sipas parimit “nje anëtar, nje vote” dhe shfrytëzimi i imazhit te krijuar si nje kryebashkiak i suksesshëm i Tiranës, i krijuan Rames iluzionin se tashme qëllimi eshte pranë realizimit. Me kete mendim dhe me polemikat e jashtëzakonshme qe e shoqëronin, por edhe me heshtjen inkurajuese te Nanos deri para ditës se Kongresit te 8-te, Edi mendoi se arriti “ëndrrën” e jetës apo edhe suksesin maksimal, brenda nje kohe te shkurtër si “lufte rrufe” për te marre fronin e “mbretit Nano”. Dita e pare e Kongresit, ishte mesazhi i pare dhe i qarte se Edi nuk duhej ti hynte garës për kryetar. Pas mesazhit publik te Nanos me telefon, i shpërndarë nga te gjitha mediat, kongresmenet treguan se janë dhe do te jene ndoshta për nje kohe te gjate, “te bindurit e heshtur” te kryetarit te përjetshëm socialist, Fatos Nano. Parimi “nje anëtar, nje vote”, u rrezua. Sekretari i Përgjithshëm Gramoz Ruci, u tregua i mençur: dha dorëheqje nga posti, madje duke marre edhe autorësinë e propozimit te parimit te famshëm. Ndërkohë Rama, ndoshta duke e pandehur veten nje orator qe mund te ndryshoje edhe realitetin e kongresmeneve, mori fjalën dhe ajo cfare tregoi dita e nesërme, “arriti ti binde” delegatet qe te votojnë për te. Përballë kishte nje individ, Rexhep Mejdani, i cili as nuk fitoi dhe as nuk do te fitoje ndonjëherë. Ngarkesat e te kaluarës, i kane zbehur imazhin “prej profesori” edhe tek me fanatiket e PPSH-se qe sot militojnë ne PS. Kongresmenet, ditën e dyte, 9 tetor 2005, e morën qarte mesazhin se Mejdani ishte thjeshte nje mjet ne dorën e Nanos për te realizuar qëllimin. Kështu, me nje gur, ish- kryeministri “vrau” dy zogj: Nxori përfundimisht nga politika roze Mejdanin, por edhe i dha nje sinjal Rames. Gjithçka eshte e qarte: Ditën e pare, Rames i tha se nuk do te kesh nje mandat te plote, aq me shume nga anëtarësia sipas parimit “nje anëtar, nje vote”, por do te vazhdosh mandatin tim, i zgjedhur nga kongresmenet e mije, te cilët ne 2003-in me zgjodhën mua me mbi 80% te votave, ndërsa Rama arriti te marre rreth 63% te tyre. Skenari i Nanos, te cilin si për çudi “i zgjuari” Edi e “hëngri kallëp”, zbërthehet lehte. Ne krye te PS-se eshte nje individ, i cili ka dhënë prova “për paqëndrueshmëri emotive por edhe psikike”. Ne këto kushte, menjëherë pas kongresit doli edhe shprehja “e kemi vene ne krye, sepse ose Edi i ha kokën Berishës, ose Berisha ia ha Edit”. Ne te dy rastet, Nano eshte i fituar. Nga ana tjetër, Edi ka marre nje parti, e cila eshte pak te përcaktohet e çoroditur. Pas humbjes se zgjedhjeve por edhe pushimit te pritshëm nga puna te armatës se militanteve socialiste, PS-ja do te kthehet ne nje katrahure te vërtetë, ku fjala “unitet” shume shpejt do te kthehet ne akuza te tipit “ma mbaj pak kete kopilin, sa ti them kurve asaj tjetrës”. Ne këto kushte, edhe ne zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor 2006, PS-ja e ka te garantuar, ne mos humbjen, mosfitoren e zgjedhjeve. Kjo eshte nje kosto jo shume e vogël për Edin e suksesshëm, i cili atëherë, siç e ka deklaruar, do te japë vete dorëheqjen. Nuk duhet harruar se Nanos kjo periudhe qetësie, pse jo departizimi, i shërben për te “luajtur letrat” ne prapaskenat e politikes drejt realizimit te ëndrrës për President. Nëse kjo nuk realizohet, me kongresmenet e tij te deri 2007-ës, e ka te lehte te rrezoje dhe te vendose ke te doje ne krye te PS-se. Nuk duhet harruar edhe nje fakt tjetër. Krah i djathte, ose nr. 2 i PS-se, por me mandat te barazvlefshem nga Kongresi, eshte Pandeli Majko, sekretar i përgjithshëm. Pak kush ka dyshime se ai eshte atje, jo vetëm për te baraspeshuar “fenomenin Rama” tashme ne krye te PS-se, por edhe si nje njeri i besuar i Fatos Nanos. Majko ka edhe nje tjetër avantazh, pasi eshte deputet, sekretar i përgjithshëm dhe automatikisht kryetar i Grupit Parlamentar te PS-se. Ne këto kohe te vështira, nëse do te kete ndonjë privilegj, do te burojnë për socialistet dhe partine, vetëm nga ky drejtim, siç edhe do te përcaktohen politikat qe do te ndiqen ne Kuvend përmes votës. Duke qene kryetar i PS-se, Rama harron se mund te ringrihet edhe nje tjetër komision hetimor për punen e tij si ish- ministër, por edhe kryebashkiak. Ne këto kushte, Nano nuk do ta kete shume te vështirë, qe bashke me ndihmën e ish- rivalit te tij te përjetshëm Berisha, me numrat ne Kuvend, te hakmerret nga Edvinit. Shkëlqimi i dikurshëm i Rames, na kthen vite pas. Ishte koha kur pasi “ishte sjelle nga Parisi me thonj te paprere” nga Nano, ai do te vihej ne krye te ministrisë se Kulturës, për te filluar gjetje (te huazuara nga perëndimi ku qëndroi vite me rradhe) qe i krijuan imazhin e nje njeriu jo vetëm pjellor ne tru ( e kuptueshme për nje piktor), por edhe mjaft punëtor. Ne këto kushte, ne vitin 2000 i kandiduar nga PS-ja ne pushtet, ai fitoi postin e kryetarit te Bashkisë Tirane. I ndihmuar me shume nga c’duhet prej pushtetit socialist, apo fale zotësisë se tij, arriti te ndryshoje dukshëm imazhin e kryeqytetit. Karizma e tij filloi te rritej ndjeshëm, aq me tepër, se edhe pse i propozuar dhe mbështetur nga PS-ja, ai nuk kishte marre tesere dhe deklarohej haptas si përfaqësues i shoqërisë civile. Menjëherë, filluan edhe vlerësimet ndërkombëtare, te cilat goje te liga, thonë se edhe i ka blere “me euro apo dollar ne dore”. Ne vitin 2003, ishte edhe triumfi i vërtetë i karizmes se krijuar nga Edvini. Ne turin e pare te 12 tetorit, ai rifitoi mandatin e kryabashkiakut te Tiranës, por duhej bere edhe nje tjetër votim, gjë qe u vendos nga KQZ-ja. Përballë kishte nje tjetër karizmatik, avokat Spartak Ngjelen dhe ne loje, ishin aq vota sa për te përmbysur rezultatin e turit te pare. Megjithatë, e gjithë Tirana, te djathte dhe te majte, serish i besuan Edit dhe i dhanë nje vote plebishitare duke e nxjerre fitues. Ky ishte edhe “apogjeu” i Edi Rames, por si kryebashkiak i paparti i Tiranës. Kohe me pas, filloi rënia e tij, me afrimin ne strukturat e PS-se, me marrjen e teserës se firmosur nga Fatos Nano, përmes dorës se kryesocialistit te Tiranës, Musa Ulqini. Vitet dhe titujt e marre brenda dhe jashtë vendit, u shtuan dhe vetëm disa muaj para zgjedhjeve, Edi lëshoi “gjëmën”: Te përçare dhe te ndare ne mes tone, por edhe me largimin e LSI-se, ne mund te humbim zgjedhjet! Kete e dinte mjaft mire edhe vete Fatos Nano, por ai donte te ndiqte instiktin e tij euforik dhe përgjigja e 3 korrikut 2004, ishte e hidhur. Ne nje moment vakumi tek socialistet, çoroditjeje dhe trishtimi, nuk dolën ne skene “amortizatorët” e zakonshëm Majko, Mejdani, Ruci apo edhe te tjerë, por “gjeli” Edvin Rama. Eshte fillimi i rënies se shpejte te Rames. Ai e ka te qarte: nuk do te mund te zgjidhet me kryebashkiak i Tiranës ne 2006-et! Me humbjen e shembullit te shkëlqyer te qeverisjes vendore socialiste, Bashkinë e Tiranës, PS-ja do te humbasë me siguri ne shkalle republike, aq me shume kur shqiptaret janë mësuar, edhe gjate 8 viteve te fundit, te votojnë për inerci, duke njësuar ngjyrat e qeverisjes qendrore me atë vendore. Edhe vete Rama e di se nje rikandidim ne 2006-ën, eshte nje vetëvrasje politike dhe zhgënjim personal. Siç u pa edhe ne Shkodër, karizma karakteristike, ka filluar ti mungoje ne sytë e njerëzve. Rreth tij, çuditërisht janë shtuar moshat e thyera, ish- teserat e PPSH-se, por edhe disa te djathte, pjesa me e madhe te lidhur jo politikisht, por me interesa vetjake. Gradualisht ka filluar, por do te vazhdoje te konsolidoje pozicionin e kryesocialistit, duke i dhënë me pak rendësi atij te kryabashkiakut te suksesshëm. Gabimi themelor i Rames: trokiti ne kohe te papërshtatshme dhe mori ne “kohe shtese” te nje ndeshje te humbur ish- partine ne pushtet, filloi te fshije nga memoria kolektive e njerëzve imazhin e “punëtorit” ne shërbim te popullit. Fillimi i nje karriere politike, por veçanërisht ngjitja brenda nje kohe te shkurtër, sigurisht do te kenë te njëjtën zbritje. Mbase nje dite do na vije keq po te mësojmë se ne Paris, ish- kryebashkiaku i Tiranës Edvin Rama, do te kete hapur ndonjë ekspozite vetjake. “Thonj te paprere”, pas 6 viteve ne pushtetin vendor por edhe nje viti ne krye te PS-se, besojmë se nuk do te kete me! Blerti DELIJA Për një reflektim të sinqertë pas zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut 2005 Agonia e partive të vogla – më në fund një realitet i pritshëm e i dëshirueshëm për Shqipërinë Zgjedhjet e fundit parlamentare u shoqëruan me jo pak probleme duke krijuar kësisoj paqartësi në vullnetin e sovranit. Në kornizën e një shkrimi në gazetë, kjo problematikë, që përbën shqetësim serioz për fatet e qeverisjes së sotme e të nesërme, është e pamundur të merret në analizë. Ndryshe qëndron puna po të evidentosh një dukuri të kësaj performance disi të turbullt, në rastin kur merresh me trajtimin e një dukurie që përbën fenomen. Në këtë hulli dëshiroj të jap mendimin e kontributin tim, e konkretisht në fatin pa konture të qarta të partive të vogla. Në jetën politike të vendit tonë, fati i partive të vogla apo partive bija, ka qenë në vijimësi interesant. Ky fat, me gjasë krijim ekuilibrash e shprehje e vullnetit të votuesve, realisht nuk e ka kryer ndershmërisht asnjë rast këtë mision permanent. Partitë në fjalë do t’i krahasoja me krijesat që vuajnë përjetësisht nga talasemia, e si të tilla duhet të ushqehen me “gjak” vazhdimisht e në mënyrë ritmike. Dy “bankat e mëdha të gjakut”, PD e PS e kanë luajtur këtë rol madje me përkushtim përgjatë gjithë historisë së ekzistencës së tyre. Partitë e vogla kanë parazituar në çdo kohë në trupin e partive të mëdha, me të drejtën e pasjes si pronë të vetën “mitrën” që i lindi. Opinioni publik dhe orientimi i votuesve edhe në vendin tonë fokusohet në bindje të majta, të djathta dhe në ato të qendrës. Të besosh e të shpresosh në këto tri pole të politikës është një e drejtë për cilindo shqiptar e që nuk mund të kontestohet për asnjë shkak të përfillshëm. Por një fragmentarizim i asisojtë i elektoratit “Made in Albania”, në më tepër se njëqind parti të mëdha e të vogla, i bën dëm stabilitetit, qeverisjes dhe orientimit të shqiptarëve. Numri i partive të krijuara tek ne bie më tepër në sy kur dihet numri i përgjithshëm i popullsisë dhe ndërkohë, kur formacionet e mëdha politike janë konsoliduar bindshëm dhe kanë lënë krejt pak hapësirë për të vegjetuar “simotrat” e tyre më të vogla. Ky numër partish gjallon sot e kësaj dite falë ekzistencës së “fiseve”, “klaneve”, “grupimeve” të tipit miq a bashkëpronarë, apo të ndonjë shkaku tjetër më pak të përfillshëm. Partitë e vogla justifikohen me alibinë e krijimit të mozaikut të politikës shqiptare, e sipas tyre janë në funksion të dy grupimeve të mëdha, të cilat përbëjnë tashmë spektrin më të dukshëm të politikës së një vendi me njëmijenjë halle, siç është Shqipëria. Dhe për ironi të fatit këto parti bija e mbesa, mbijetuan se ishin pjesë e garniturave të partive të mëdha dhe e “stolisën” dekorin e pluralizmit, aq të kërkuar nga ndërkombëtarët pas daljes nga “vatha” e lindorëve të pakorrigjueshëm. Në finale të këtij arsyetimi duhet pohuar fakti se përfitimi ishte i ndërsjelltë: partitë e mdëha e demokratizuan jetën politike dhe ekonomike të vendit dhe ato më të voglat përfituan nga shteti i radhës, financime e vende pune të pamerituara në administratën e shtetit dhe atë publike. Në shërbim të jetëgjatësisë së partive të vogla, PD e PS krijuan e shfrytëzuan për interesat e tyre “Dushkun e madh” të vitit 2005 e “Dushkun e vogël” të vitit 2001. Për çdokënd që i ndjek me vëmendje zhvillimet politike në Shqipëri, është e qartë se deri në zgjedhjet e fundit legjislative të 3 korrikut 2005, PS i dha jetë e pushtet të pamerituar PSD-së, PAA-së, PAD-së dhe PBDNJ-së. Të njëjtin rit kryen në polin e kundërt drejtuesit e PD-së, me PR-në, PBK-në, PLL-në e ndonjë forcë tjetër politike të po këtij formati. Mirëpo më 3 korrik 2005 e në ndërkohën që e pason këtë ngjarje të rëndësishme, partitë e vogla “hodhën shtat” krejt papritmas. PD-ja tashmë në pushtet bën prikë me këtë “pasuri” ilegjitime, ndërsa PS-ja kuron plagët e këtij inkursioni të hatashëm. Forcimi i muskujve pa shkuar në palestër i partive të vogla, përmbushi mjaft dëshira e orekse. Për detajim mjafton të përmendet fenomeni qesharak e absurd njëherësh, ai i “xhuvelizmit” në politikën shqiptare. Kështu për ta rritur dukshëm nivelin e përfaqësimit në parlamentin e legjislaturës aktuale, PD-ja vuri në rresht e nisi t’i mjelë aleatët e saj, atë elektorat fluid që është vështirë të evidentohet. Tipik është rreshtimi amoral i PAA-së e i PDS-së, sa kohë çuditërisht e fakteqësisht PDK-ja, parti e cila ka struktura dhe elektorat të qëndrueshëm, mbetet jashtë strukturave të qeverisjes “me duar të pastra” të PD-së. U anashkaluan programet, idetë e premtimet e në vend të këtyre të fundit u ngritën suka ku komikja del në plan të parë. Në këtë rrugëtim të turbullt PDS-ja u tregua disi më e përmbajtur kur posti i një ministrie të rëndësishme nuk mbeti vakant për zotin Milo. Joshja e pushtetit të ofruar nga kampi i djathtë u sfumua nga presioni i egër i krahut të majtë të politikës shqiptare. Falë këtij fenomeni PDS-ja rreket të “peshkojë” në ujërat e veta. Por manovra e natyrshme e PDS-së nuk e nxori në breg PS-në. Kjo u trondit nga virusi i përçarjes dhe u shoqërua fatmirësisht me dorëzimin e pushtetit shtetëror të mbajtur me paterica në 3 a 4 vjetët e fundit. LSI u mundua të përballet me dy forcat e mëdha politike të vendit, në kërkim të identitetit të humbur të të majtës shqiptare. Parimi sipas të cilit fiton i treti kur zihen dy individë nuk funksionoi. U harrua se ishte fjala për një dyluftim të mirëfilltë opinionesh, e se këto të fundit janë rezultante e prirjeve jo të njëjta të armatës së të majtëve në Shqipëri. Pozicionimi i LSI-së erdhi si konfrontim për të shmangur gabimet në qeverisje, e me besim të tepruar tek lideri i saj, një përfaqësues i nomenklaturës së lartë të partisë në pushtet. Pozicionimi majtas i LSI-së ishte një luks i tepërt për të. LSI u shfaq si një zhgënjim i pariparueshëm i elektoratit të majtë. Është një realitet i prekshëm bindja sipas të cilës ardhja në pushtet e doktor Berishës me të tijtë është gafë e LSI-së, e nominalisht e Ilir Metës, liderit të saj. Dinjitoze në qëndrimet e veta u shfaq LZHK-ja. Nuk u bë garniturë e asnjërit prej “dinosaurëve” të politikës shqiptare. Megjithëse pa asnjë post ministror, LZHK-ja nuk mund të mos mbetet një shpresë për ndjekësit e saj. Performancë të pëlqyeshme në zgjedhjet e 3 korrikut 2005 bëri PDK-ja, kontributi i saj deri sot mbetet në hije dhe kjo falë qëndresës së palëkundur të zotit Lesi, për të mos qenë palë me menaxhues jo të urtë të politikës e shtetit të së drejtës. Përfundimisht për partitë e vogla me sa duket është rezervuar reparti i reanimacionit. Partitë e vogla tashmë janë në koma. Agonia e tyre është një realitet i pritshëm dhe i dëshirueshëm. Një ligj elektoral proporcional i pastër i nxjerr në dritë këto minoranca të politikës, natyrshëm nëse vërtet kanë vizione e jo orekse. Sikur në këtë përballje me PD e PS, “bijat” e “mbesat” do të fitonin një përqindje të pranueshme, ato vërtet do të krijonin një fytyrë të vetën e do të mbijetonin me dinjitet. Mark Preçi, pedagog në Liceun e Agrikulturës Zadrimë Gjakmarrja po merr jetë njerëzish Përballë fenomenit të gjakmarrjes ligji është impotent. Çdo ditë në Shqipëri ka shumë raste ku plumbi, shpërthimi me lëndë plasëse apo therjet me thikë çojnë në varr viktima. Në thuajse të gjitha rastet viktimat janë të pafajshme, pasi Kanuni shqiptar që sot është ngritur deri në institucion, meqë edhe ligjërisht ekzistojnë shoqata pajtimi të cilat edhe bashkëpunojnë me organet e drejtësisë deri për të mos dënuar vrasësit kur gjaku falet mes familjeve në konflikt, vë në shënjestër jo vetëm vrasësit apo përgjegjësit e konflikteve, por tërë fisin. Një konflikt gjakmarrjeje i hershëm ka përfunduar në tentativë për vrasje me thikë ditën e mërkurë më datën 21 shtator, rreth orës 8 të mëngjesit, në vendin e quajtur “Tregu i Zdrales”, në qytetin verior, Shkodër, ku K.M. ka qëlluar shtetasin Flamur Fishiku. 29-vjeçari K.M. ka nxjerrë thikën për të vrarë Flamurin, i cili është plagosur rëndë dhe është shtruar urgjentisht në spital, ku falë Zotit e fatit pas disa ditësh mjekimi të kujdesshëm i ka shpëtuar vdekjes. Burime nga Policia e Shkodrës bëjnë të ditur se pas denoncimit nga të afërmit e Flamur Fishikut, kanë arritur të vënë në pranga autorin. Por e keqja nuk ka përfunduar me kaq. Flamur Fishiku, megjithëse krejt i pafajshëm, pasi konflikti i vjetër mes dy fiseve ka patur të tjerë persona në mes, pas këtij denoncimi është vënë edhe më shumë në rrezik. Acarimi i gjakmarrjes ka ndezur më shumë gjakrat. Këto ditë është kërcënuar se do të vritet. Madje deri se do i hidhet shtëpia në erë me lëndë plasëse. Edhe gruaja Elvie Fishiku, djali Muhamed e dy vajzat Amina dhe Mevluda i janë kërcënuar. Është dashur edhe ndërhyrja e Shoqatës së Pajtimit të Gjaqeve në përpjekje të sheshimit të konfliktit, përpjekje e cila deri sot nuk ka dhënë rezultat. Pra, jo vetëm jeta e Flamur Fishikut, por edhe e familjes së tij është e kërcënuar. Albert Vataj
Kujtesë Avokatit të Popullit, Ermir Dobjanin
Ka disa ditë që juve morët dhe një detyrë tjetër përveç asaj të Avokatit të popullit. Dolët vullnetar për të monitoruar administratën e majtë që erdhi në pushtet me grykën e pushkës. Juve që rrini kot që nuk bëni asnjë gjë për detyrën që ke marrë përsipër bashkë me një grumbull hetuesish e operativesh. Natyrisht dhe me rrogat e majme. Ku keni qenë ju në vitin 97 – 98, kur qeveria e dalë nga revolucioni hoqi të gjithë ata oficerë që kishte vendosur Partia Demokratike? Fatos Nano hoqi të gjithë ata që nuk mendonin si ai dhe nuk vepronin po si ai. Ju atëherë keni marrë në punë të gjithë ata që morën pjesë në djegien e grabitjen e institucioneve. Ju kërkoni që këta zullumqarë që populli i përzuri me përbuzje me anë të votës të 3 korrikut, të mos preken? Unë kam qenë oficer në Gardën e Republikës me gradën major, n/kryetar i degës të O.R.V, sapo erdhët ju barbarisht na hoqët nga puna bashkë me 30 e më shumë oficerë, dhe na latë rrugëve. Pse nuk e ngrite zërin atëherë, por tani vë ulurimën. Ju mendoni se e keni privatizuar komplet Shqipërinë? Pse keni frikë apo dyshoni që ato mund të pushohen nga puna? Kur ato nuk kanë bërë as gjë, kanë ardhur në mënyrë të rregullt dhe janë punësuar. Jeni ju bashkë me drejtuesit e majtë të shtetit që i kthyet në punë të gjithë gjakatarët, që ju në gjuhën juridike i quani hetues, operativ, apo kryetarë të degëve. Të gjithë ata që dolën në reformën e domosdoshme të 1992, kur u përmbys sistemi gjakatar i bijve të Stalinit. A ke menduar ndonjë herë për ne të mbijeturit e klasës së përmbysur? A e di ti që shumë nga ne nuk kanë shtëpi, punë jo se jo? A e di ti që ne kemi 8 vjet që endemi si çifuti në shkretëtirë për shkak se erdhët ju në pushtet? A e di ti more ombudsman, se marksistë leninistët kanë hequr nga puna edhe pastrueset?! Ku ishe ti, more mbrojtësi i popullit, kur ne protestonim përpara kryeministrisë, se ishim pa bukë, pa punë, pa asnjë lloj përkrahjeje? Juve nga zyra hapnit cepin e perdes dhe na shikonit me kënaqësi kur policia e dalë nga revolucioni na tërhiqte zvarrë? Pse nuk dole tek dera qoftë dhe duke fërkuar barkun? Kush ombudsman duhet të na mbrojë ne? A je ti që ndihmove kriminelin Selim Caka për ta vënë prokuror në krimet e rënda? Juve jeni shprehur se Selimi do ndihmuar se ka merita në grupin e Librazhdit aty në zyrën tënde është bërë dhe pazari se sa do merrje ti dhe sa do merrte një ish hetues nga Librazhdi që ka folenë në presidencë? Selimi ka dalë i dëshpëruar nga përgjigja negative në presidencë dhe te porta duke dalë është shprehur tani më ngelet të vras veten se para nuk kam më, m’i morën të gjitha. Mbas disa ditësh piu helmin që kishte siguruar 28 vjet më parë. Atje ku pësoi krizën nervore se këmbëngulja e tij pushkatoi dy poetët e rinj, Genci Leka dhe Vilson Blloshmi në këmbim të teserës së partisë. Unë kam shumë besim se mbi këtë katrahurë do hidhet dritë. Kësaj i trembeni ju që këmbëngulni që ata të mos lëvizin. Sado që gjykatat dhe prokurorët mendojnë se ato gjëra kanë zënë pluhur në gjumë e harresës dhe lidhet miqësore apo ryshfetet astronomike që qarkullojnë. Është gjaku i derdhur dhe mallkimet e nënave që i lanë me shami të zezë në kokë për 58 vjet rresht, janë mallkimet e nuseve të reja, apo ulurimat e fëmijëve në djep që kërkojnë shpagim se i latë të rriten jetimë. Kësaj duhet t’i trembeni se do ndodhë, edhe pse mendoni se jeni të pa prekshëm. Drejtësi nuk ka pasur as një herë dhe as nuk do të ketë, por gjithsesi mendoj se diçka duhet të sqarohet. Kaluan 60 vjet nga lufta e dytë botërore dhe Holokausti kujtohet, por dhe fajtorët dhe pse kanë vdekur janë dënuar dhe në Holokaustin Shqiptar s’ka se si mund të ndodhë ndryshe. Ju nuk latë sigurimsa pa rikthyer në punë, me përjashtim të atyre që kanë vdekur, se dhe ata që janë çmendur marrin shpërblim nga fonde të paprekshme të krijuara nga ju. Po përfundoj me një thënie që oficerëve të akademisë ruse u vendosnin në gjoks kur niseshin për luftë, apo shërbime të detyrueshme: “Perfas-finem”. Të gjithë ata përpara se të bënin çdo veprim kujtonin këtë fjalë, të shkruar në gjoksin e tyre. Bedri Blloshmi
Demagogjia me energjinë Energjia elektrike, nuk ka ngjyre. Shprehja e përdorur shpesh gjate 8 viteve te fundit nga ish- qeveritaret socialiste, po vërtetohet edhe ne këto jave te para te qeverisjes se vendit nga qeveritaret demokrate. Te paktën ne qytetin e Shkodrës, situata eshte mjaft e vështirë duke krijuar nje situate stresi te jashtëzakonshme për qytetaret. Nga ora 8- 17 dhe nga ora 00.30-03.30 pra afërsisht 12 ore ne dite, arrijnë këto dite kufizimet e energjisë elektrike ne Shkodër. Kur para rreth 1 viti e gjysme, situata ishte e tille ne qytetin me te madh verior, te gjithë kujtojmë demonstrimet publike te pushtetarëve vendore, kryebashkiakut, kryetarit te Qarkut, deputeteve te PD-se dhe te mijëra qytetareve shkodrane, te cilët me te drejte kërkonin te mos diskriminoheshin ne grup, për shkak te mospageses se energjisë elektrike nga fqinji. Nga ana tjetër, KESH-i ne Tirane justifikohej me nivelin e ulet te pagesës se energjisë nga Shkodra dhe ne demonstrime mungonin drejtuesit e emëruar ne nivel vendor nga dikasteret e kryeqytetit, Prefekti dhe administrata e tij. Tashme prej disa javësh, ne pushtet ne Shqipëri, pas zgjedhjeve te 3 korrikut 2005, ka ardhur PD-ja, opozita e dikurshme por pushtetmbajtesja e përhershme ne qytetin e Shkodrës. Gradualisht, dite pas dite, laku i kufizimit te energjisë, ka filluar ta shtrëngojë përherë e me shume qytetin. Dite pas dite, orët me drita qëndrojnë përherë e me pak ne shtëpitë apo bizneset e shkodraneve, gjeneratorët i janë kthyer zhurmues tradicionale. Aktualisht, kemi me pak se 12 ore ne dite energji. PD-ja ne pushtet, nuk dëgjohet me, pasi ne Tirane eshte ngritur i njëjti flamur si ne qytetin me te madh verior. Opozita e përhershme socialiste ne qytet, mjaftohet me deklarata anemike, por pa arritur “ne kërcënimin” me demonstrime publike rrugëve te qytetit. Frika e saj qëndron ne faktin se tashme ne opozite te plote, ne Tirane e Shkodër pas 3 korrikut, do te beje qe pas te mos kenë asnjë qytetar shkodran, madje edhe ata te pakte qe janë militante te PS-se. Nga ana tjetër, BSPSH dhe SPESH qe janë dy nder me aktivet ne kete drejtim, te paktën gjate 8 viteve te fundit, nuk po ndjehen. Te cfilituara nga opozita e gjate, tashme mbase presin qe rolin e tyre përballë qeverise se djathte, ta marre Konfederata e Sindikatave. Ne këto kushte, populli nuk ka se cfare te beje, nuk ka se kujt ti drejtohen për tu bere zedhenes. Shoqëria Civile eshte mjaft e brishte për te marre kete rol, ndërsa vete qytetaret nuk e disponojnë akoma “mekanizmin e vetorganizimit”. Kështu, Shkodra, kur tashme përfaqësohet politikisht si ne Tirane ashtu edhe ne pushtetin vendor, po vuan tmerrësisht mungesën e energjisë. Ndërsa familjet i janë rikthyer stresit, biznesi i vogël, ai qe ka punësuar apo vetëpunësuar pjesën me te madhe te qytetit, po falimenton gradualisht. Duke u kthyer disa muaj me pas, duhet te kujtomë fushatën e egër zgjedhore, kur edhe energjia elektrike ishte nje nga mjetet për te justifikuar qëllimin, ardhjen ne pushtet. Ndërsa PS-ja e “lëshoi pa fre” atë për mese dy muaj, PD-ja nënvizoi se kjo eshte thjeshte demagogji elektorale dhe me ardhjen e saj ne pushtet, Shkodra nuk do te vuaje me mungesën e energjisë. Duhet pranuar se “loja” e premtimeve me energjinë elektrike ne Shkodër, ka patur peshën e vet specifike edhe ne rezultatin përfundimtar te zgjedhjeve, te paktën ne kryeqendrën e Veriut. Qeveria aktuale dhe ministri i Energjitikes Genc Ruli, kane te gatshme “recetën” justifikuese te energjisë se munguar. A e gjeni dot? Sigurisht, nuk eshte shume e vështirë, ajo serish eshte POLITIKE. Qeveria e PS-se ka “shteruar” kaskadat e Drinit për qëllime elektorale dhe nuk ka blere qëllimisht energji elektrike për te krijuar kete situate. Lind pyetja: Kaq e sigurte ka qene PS-ja ne humbjen e saj me 3 korrik, sa te përpiqet qe pas kesaj date te mos kete me energji elektrike? Edhe nëse kjo eshte e vërtetë, nje qeveri, e ardhur ne pushtet përmes vullnetit te popullit, para se te merret me shkurtime administrate, makinash e celularesh, taksash e te tjera, duhet te kujtohet se te paktën ne Shkodrës, nuk ka energji te mjaftueshme as për ti pare ne fytyre te zgjedhurit e tyre, se biznesi te cilit iu ulen taksat po falimenton, se fëmijët po fillojnë te kujtojnë kohen e pishave dhe te qiririt, se te moshuarit po rrezohen natën teksa shkojnë për te kryer nevojat e tyre…. Ishte thënë shpesh, para,gjate dhe pas fushatës elektorale se qeveria e re e kryesuar nga Berisha, do te ishte dashamirëse me Shkodrën, te paktën sa i takon energjisë elektrike. Te gjithë, te etur me për shume drite ne kete fillim mijëvjeçari te trete, pritem me kokën lart, nga llambat qe dritat te ndizeshin dhe te qëndronin me shume ne shtëpitë apo dyqanet tona. Nuk ndodhi kështu. Edhe ne këto momente qe po shkruaj këto rradhe, e ruaj çdo 2 minuta materialin ne kompjuter, pasi “nga çasti ne çast, nje dore e urdhëruar nga Tirana për oraret e kufizimeve kolektive”, mund te s’takoje çelësin e dritave dhe gjithçka duhet te nise nga e para. Energjia elektrike nuk ka ngjyre, siç edhe qytetaret e Shkodrës, te cilët përballë saj, duket te gjithë te bardhe. Tashme ka mbetur qe edhe ne qytetin tone, ne nje takim te pushtetarëve aktuale, dikush te ngrihet e ti thotë Berishës dhe Lesit: “Nuk duam drita, nuk duam ujë, nuk duam rend, nuk duam punësim, nuk duam….. Vetëm pajtohuni!” Personazhet ndërrohen, zakonet janë te njëjtat dhe ne qe vuajmë, jemi serish te njëjtët, te paktën qe nga koha e Pellazgeve. Blerti DELIJA
Tirana, kryeqyteti i shëmtimit Ardian Ndreca
Toponomastika shqiptare na ç’shqiptarizon Prej shumë vitesh në rrethe të ngushta intelektuale, por edhe në masën e gjerë të njerëzve të thjeshtë, diskutohet për emra të ndryshëm fshatrash, katundesh, lagjesh, qytetesh e tjera, të cilat tingëllojnë si emra jo të gjuhës shqipe, por në gjuhë të huaj, ku në Gegni mendohet se kanë prejardhje sllave. Trashëgimia e këtyre emrave duket se ka ardhur si rezultat i fqinjësisë së gjatë me popujt sllavë, por edhe si rezultat i pushtimeve të ndryshme të paktën që në kohën e perandorisë së Stefan Dushanit (1330-1355), ndërsa ka edhe pak emërtime në gjuhën latine apo italiane dhe greke, por kjo është më e theksuar në Shqipërinë e Jugut, që quhet ndryshe Toskëni. Gjithsesi, gjatë diskutimeve të ndryshme shpesh ndesh njerëz të cilët shprehin habi se si është e mundur që këto toponime të mos kërkohej të shqipëroheshin, siç janë bërë me kohë në shtete të tjera të Ballkanit dhe Europës… Përkundrazi, gjatë monizmit janë vendosur emërtime të reja të lidhura me ngjarje, data apo njerëz të ndryshëm koha e të cilave ka perënduar me rënien e komunizmit, e si rezultat pas vitit 1990 toponomastika vazhdon të tingëllojë jo shqiptare në shumë fshatra, katunde, lagje, qytete e tjerë… Në fakt, po t’i referohemi historisë së Mbretërisë Shqiptare do të gjejmë një përpjekje serioze e me vlera edhe për sot, në toponomastikën shqip të Shqipërisë. Për të mbështetur këtë punë me vlera shqiptarie mjafton të kujtojmë se vetë Mbreti Zog I, gjatë mbretërimit të tij ishte i interesuar për shqipërimin dhe emërtimet e reja të fshatrave, lagjeve e qyteteve, të bazuara në historinë, traditën dhe vendndodhjen e tyre. Për të realizuar këtë punë të rëndësishme kombëtare, Ahmet Zogu kishte thirrur intelektualë, shkencëtarë, historianë, gjeografë, studiues, por edhe albanologë seriozë të huaj për të realizuar një studim të tillë. Studimi zgjati disa vite dhe më 6 korrik 1938 miratohet nga Komisioni i Posaçëm dhe Qeveria Shqiptare toponomastika shqip e Shqipërisë. Ne, për të mos mërzitur lexuesit tanë menduam të japim vetëm shqipërimet apo emërtimet e reja në trevën e Malësisë së Madhe, të cilat janë si më poshtë: Fshati Kamicë shqipërohet Vau, Jubicë-Jupaj, Dobre-Nenkodër, Palvane-Prroni, Potgore-Rranxë, Stërbeq-Sterbaq, Bogiq-Trojet, Llazan-Vneshtë, Zagorë-Tejmali, Bogë-Rabë, Okol-Rreth, Kosan-Kosaj, Starë-Katund i Vjetër, Goraj-Malishte, Pjetroshan-Pjetrushaj, Gradec-Qytezë, Vermosh-Orajt, Rahovica-Kodër, Vrata-Grykë, Vraka-Brraka, Bratosh-Vllaznia, Bzhetë-Bardheti, Gruemirë Çesme-Gruemirë Kroni e tjerë vazhdojnë për Malësinë e gjithë Shqipërinë. Natyrisht këto që shkruam ne janë më kryesoret për trevën tonë, të cilat u shqipëruan apo siç thamë më sipër u emërtuan rishtas duke u bazuar në historinë e tyre apo në pozicionin gjeografik që gjendeshin… Mjerisht kjo toponomastikë shqip e Shqipërisë nuk arriti të zbatohet praktikisht nga qeveria dhe zyrtarët e Mbretërisë Shqiptare, pasi pas nëntë muajsh (7 prill 1939) Shqipëria u pushtua nga fashistët italianë, dhe Mbretëria ra për të mos u kthyer kurrë më, e bashkë me Mbretërinë u “harrua” edhe kjo punë e madhe shkencore me vlera të pazëvendësueshme shqiptarie. E, ndërsa dekadat komuniste e fshehën këtë punë kolosale të Mbretërisë, është me vlera të thuhet se Qeveria Demokratike, por edhe pushteti lokal ka arsye objektive të vlerësojë e punojë për realizimin e emërtimeve shqipe të fshatrave, lagjeve, katundeve, qyteteve e tjerë, që siç thamë më sipër, puna e qeverisë mbretërore të vitit 1938 do të kërkonte vetëm pak punë e kohë për t’u bërë bashkëkohore… Ndue Bacaj
“Duart e pastra” të Qeverisë Berisha në emërimin e Drejtorit të Arsimit në Shkodër, Loro Mandi Partia Demokratike dhe aleatët e saj erdhën në pushtet më 3 korrik 2005, më së shumti falë filozofisë për të luftuar korrupsionin. Sllogani kuptimplotë, edhe pse realisht është gjetje e një gjykatësi të huaj (italiani Di Pietro) “Me duar të pastra”, grishi mjaft shqiptarë, që pas 8 viteve qeverisjeje të zhytur në korrupsion që nga sferat më të larta deri në bazë, të votojnë një alternativë tjetër: Djathtas! Edhe në arenën ndërkombëtare perceptimi ishte i njëjtë. Gjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar inkurajimet e të huajve në përkrahje të kabinetit qeveritar Berisha, siç edhe janë të shumta nismat e Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave për të luftuar korrupsionin. Më shumë se asgjë tjetër, Shqipëria ka nevojë për njerëz të ndershëm në udhëheqje dhe prova e parë ishte qeveria e ndërtuar nga PD dhe aleatët e saj. Ndërkohë, këto ditë nga një organizatë prestigjioze si “Transparency International” erdhi një mesazh tjetër: Shqipëria ka një koeficient 2,4 në luftën ndaj korrupsionit, duke u rreshtuar ndër vendet me administratën më të korruptuar, madje edhe poshtë nivelit të Afganistanit (?!) që akoma është në gjendje lufte. Sinjali që i vjen Qeverisë Berisha kërkon që ky nivel të ulet urgjentisht, duke sjellë në qeverisje dhe drejtim të të gjitha niveleve individë me të kaluar të pastër jo vetëm profesionale, por edhe shoqërore e morale. Ne që e njohim nga afër jemi mjaft të çuditur me lëvizjen më të fundit në krye të Drejtorisë Arsimore Rajonale të Shkodrës. Për hir të së vërtetës, duhet të pranojmë se arsimi është një nga sektorët më problematikë dhe të përfolur. Gjatë këtyre 8 viteve, por edhe më përpara, ka qenë një nga postet më të preferuara dhe për të zënë vendin e Drejtorit Rajonal. Thuhet se jo vetëm që është bërë “tender” të zënë këtë vend, por më pas, vetë drejtorët kanë organizuar “tendera” për një vend pune. Që të gjithë drejtorët gjatë punës në krye të Drejtorisë, por edhe më pas, janë përmendur si milionerë “të rinj”, të pasuruar brenda një kohe të shkurtër, pronarë të mjeteve lëvizëse luksoze por edhe të vilave personale dhe të afërmve. Me këto shpjegime kërkojmë të sqarojmë se panorama në arsimin shkodran nuk është as gri as e errët, por e zezë e thellë. Në këto kushte, në krye të Drejtorisë Arsimore Rajonale të Shkodrës, vihet një ish-koleg i yni, sindikalist, të cilin ne të paktën sindikalistët e arsimit, por jo vetëm, e njohim mjaft mirë pasi e kemi patur si kryetar jo vetëm të SP të Arsimit, por edhe të BSPSH-së Shkodër. Pas një periudhe të gjatë në drejtim të BSPSH-së, Loro Mandi ka dhënë “dorëheqje”. Zyrtarisht u deklarua si shkak i kësaj dorëheqjeje “motive personale”. Ndërkohë nuk pati asnjë prononcim të mëtejshëm të z.Gëzim Kalaja, president i BSPSH-së, por edhe as nga drejtuesit e BSPSH-së që e zëvendësuan Mandin. Në këtë pjesë të parë të këtij shkrimi mund të themi thjesht: U arrit një “kompromis” i leverdisshëm për të dy palët. Mandi u largua si i “dorëhequr” me nder, ndërsa BSPSH-ja filloi të marrë frymë dhe të fuqizohet. Ne që e kemi patur koleg por edhe “prijës” sindikalist, dimë edhe më shumë në drejtim të aktivitetit si “mësues” i anglishtes. Pyesni nxënësit e tij: Sa orë mësimi u ka dhënë “mësues” Loroja gjatë kohës që ka qenë kryetar i BSPSH-së? Përgjigjja pa dyshim është zero. Mbase Loroja mund të justifikohet me faktin se ka qenë “i zgjedhur sindikalist”. Ne po bëjmë një pyetje tjetër: Sa orë mësim ka dhënë “mësues” Loroja që nga koha që ka dhënë “dorëheqjen” nga posti i Kryetarit të BSPSH-së Shkodër? Nuk mund të themi zero, por thuajse asnjë. Ka patur një “urdhër” jo verbal të drejtorëve të arsimit për t’i paguar rrogën “cik më cik” ish-kryetarit edhe nëse nuk jep asnjë orë mësimi. Arsyeja e urdhërit është e qartë dhe nuk duhen shumë shpjegime. Mendimi ynë si sindikalistë të arsimit është se “Duart e pastra” në Shkodër, aq më pak në arsim, nuk mund të përfaqësohen nga një Drejtor Rajonal si Loro Mandi. Mbase dikush e ka ditur ose mësuar historinë e “dorëheqjes” së Lorës dhe kërkon që përmes saj të mbajë peng ose të jetë thjesht një marionetë që përdoret për qëllime të ndryshme, por kurrsesi për të luftuar korrupsionin apo ringritur arsimin në Qarkun e Shkodrës. Nuk e dimë se nga kush ka ardhur propozimi i miratuar nga Ministri i Arsimit Genc Pollo, apo dikush tjetër. Me një emër të tillë, i pari në kuadër të “Duarve të pastra”, e turpëron këtë slogan dhe të gjithë ata të cilët duke e përdorur fituan besimin e shqiptarëve më 3 korrik 2005. Këtë radhë mjaftohemi me kaq. Është një letër e hapur për Ministrin Pollo, Prefektin Kolombi, por edhe për vetë Drejtorin Loro Mandi, të cilit në fund i kërkojmë që, për hir të transparencës, të deklarojë publikisht për ç’arsye (përveç atyre “personale”) dha “dorëheqjen” nga posti i Kryetarit të BSPSH-së Shkodër? Nëse nuk i përgjigjet kësaj pyetjeje “drejtori” Mandi, jemi ne të detyruar të faktojmë “dorëheqjen” për arsye personale të ish-kryesindikalistit tonë. Redaksia
Universiteti i Tiranës: Temë studimore për Farmaceutikën e Shkodrës Për të parën herë Fakulteti i Mjeksisë i Universitetit të Tiranës, dega Farmaci, cakton temë studimore të kësaj natyre për kryqendrën e Veriut shqiptar, Shkodrën, e cila në vazhdimësi ka rrezatuar dije e kulturë edhe në këtë fushë. Në qershor të këtij viti, në Fakultetin e Mjekësisë, Departamenti i Farmacisë, studentja nga Tirana, Silvana Alia mbron diplomën e saj me temë “Historiku i zhvillimit të farmacisë në Shkodër”. Në punën e saj këmbëngulëse, studentja në fjalë rrok e trajton ecurinë e shërbimit farmaceutik nga hershmëria e deri në ditët e sotme. Mbështetja dhe plotësimi me material faktik arkivor vështirësohej nga fakti se arkiva e ish-Ndërmarrjes Farmaceutike dhe ajo e Shtëpisë së Propagandës Shëndetësore në Shkodër, në vitet 1995-1997 është asgjësuar. Pra, s’ka mbetur asgjë nga kjo fushë në kryeqendrën e Veriut. Megjithatë, askush s’është shqetësuar, biles as ngritur zërin! Paradokse këto që ngjasin vetëm në Shqipëri. Gjithsesi, le të kthehemi tek shembulli i mirë. Për zbatimin deri në detaje të plaftormës së trajtimit të temës dhe në funksion të plotësimit të saj në anën identifikuese dhe argumentuese të ecurisë së shërbimit farmaceutik në Shkodër, studentja Silvana Alia përballoi e realizoi një punë të përshëndetshme, shumë të vyeshme. Ajo, me durim dhe pikësynime të qarta shkencore, vjeli dhe grumbulloi material faktik e gojor në tërë farmacitë e qytetit të Shkodrës, ku mori informacion të gjerë nga farmacistë dhe ndihmësfarmacistë, jo vetëm në Shkodër, por edhe në Tiranë. Falë punës me pasion e korrektësi, temën e diplomës e ka ndarë në tre kapituj, përmes të cilëve mban qëndrimin e saj narrativ e shkencor, të mbështetur jo vetëm në kritere shkencore, por edhe në shfrytëzimin me kujdes të gjithë literaturës së shkruar për farmacinë, jo vetëm në Shkodër, por në shkallë kombëtare. Si rrjedhojë e hulumtimit, ajo ka arritur të gjejë në arkivat familjare dhe të studiuesve shkodranë edhe dokumente autentike, fakte, elemente dhe dëshmi të hershme për rregullin me norma etike të punës në farmaci, për përpjekjet e pandërprera për ngritjen e nivelit shkencor, profesional etj. Me syrin e saj vëzhgues, Silvana Alia veçoi edhe disa probleme në punën me kuadrin e lartë në drejtim të vlerësimit të tij në detyrat drejtuese. Ky punim diplome radhitet i pari në bazamentin e shkruar për historinë e zhvillimit farmaceutik në Shkodër. Realizimi i këtij studimi ka qenë një shkallë e punës shkencore dhe një provë e sigurtë se Silvana Alia mund të realizojë shumëçka më shumë në të ardhmen. Në hartimin e kësaj teme diplome, shumë të përshëndetshme, një kontribut të rëndësishëm ka pa mëdyshje edhe udhëheqësi shkencor i temër, farmacisti i mirnjohur dhe me përvojë të gjatë shkencore dhe praktike në fushën farmaceutike, shkodrani Bashkim Laçej. Edhe për prof.Mirela Miraçi s’gabojmë të themi fjalë shumë të mira. Bashkimi dhe Mirela kanë pa diskutim meritë e kontribut. S’mund të rrish pa thënë fjalë përgëzuese edhe për autoritetin shtetëror, Fakultetin e Mjeksisë dhe Departamentin e Farmacisë të Universitetit të Tiranës, stafin e tij akademik që ka në vëmendje tema të tilla për të mësuar të shkuarën me vlera të plota, për të mënjanuar kulturat e pambrojtura. Gjithsesi, mendojmë se në të ardhmen është e mira të arsyetohet që tema të tilla diplome të materializohen edhe në fushën e mjeksisë, stomatologjisë etj. Jetlum Delaj
Çfarë fshihet pas vetëvrasjeve të adoleshentëve. Ndodhemi para një fakti tronditës: Fëmijë 11 – 16 vjeçar, që konsiderohet si mosha e pubertetit, po vetëflijohen. Nuk është një rast i izoluar, por disa. Të vetëfjijuarit janë kryesisht nxënës të arsimit të detyruar. Fatkeqësisht vetëvrasja, që ka gjalluar vitet e fundit në shoqërinë shqiptare, po përfshin edhe fëmijët, ata që janë në kërkim të formimit të identitetit. Akti po kryhet në mënyra nga më të çuditshme : Me vetëvarje në litar, duke përdorur fostoksinë, me hedhje nga lartësitë etj. Për veprime të tilla shqetësohemi të gjithë. Këmbanat kanë kohë që kanë rënë, bëhet zhurmë mediatike dhe ka edhe gricje sociale. Pozohet problemi aq shumë sa shpirtërat tanë të trazuar pyesin si me habi : Si ka mundësi ta bëjë një veprim të tillë vajza apo djali, nxënësi apo nxënësja jonë? Çfarë e ka shtyrë ate ta marrë një vendim të tillë? Ai ( ajo ) s’dukej i (e) tillë… Të gjithë merremi me pasojat, por jo sa duhet me shkaqet. Sigurisht diçka nuk shkon në mekanizmin e sistemit të edukimit dhe të bashkëpunimit mes aktorëve dhe faktorëve që e kanë për detyrë të merren me këte punë. Ndonjë përpjekje për ta lidhur dukurinë me ndikimin negativ të fesë në përgjithësi dhe të sekteve fetare në veçanti është jo e plotë. Problemi është më i thellë dhe më i gjërë. Ka pamjen e vet psikosociale, pedagogjike, por edhe shpirtërore. Prindërit nuk njohin fëmijët e tyre. Ky është përfundimi i një pyetsori të shtresëzuar, i cili ka brënda diçka të vërtetë. Një pjesë e prindërve nuk njohin tipet, të tjerë nuk ia kanë idenë e krizave që përjetojnë fëmijët e tyre në kufij të një moshe. Ka edhe prej asish që s’duan t’ia dinë për interesat që të rinjtë kanë për jetën, shkollën, shoqërinë dhe kulturën në tërësi. Jo pak prindër i konsiderojnë të përfunduara detyrimet ndaj fëmijëve me plotësimin e kushteve për veshmbathje, ushqim dhe shkollim, kur ata kanë nevojë edhe për argëtim dhe edukim plotësues. Disa prej nënave dhe baballarëve nuk e dinë se kjo moshë është në kërkim të identitetit dhe të ideales, çka nuk është e lehtë të arrihet. Rrjedhimisht përceptimi i tyre për jetën e shoqërinë, dëshirat dhe të ardhmen shpesh herë është iluziv dhe mund t’i nxisë ata në kryerjen e veprimeve të nxituara e pse jo edhe në shkarje drejt aventurave. Një moshë e tillë e ka veçori psikologjike dëshirën për të shijuar në këte botë vetëm lumturi e gëzim, për të siguruar vetëm suksese dhe për të bërë qejf. Mirëpo jeta nuk mund të mendohet kurrë fushë me lule, pa kthesa e të papritura. E konceptuar ndryshe, ajo s’të jep kënaqësi, nuk të kalit vullnetin, këte veti të domosdoshme dhe të pazëvëndësueshme për jetën e njeriut.Kishte të drejtë kur dramaturgu i njohur, Bernard Shou, i këshillonte të rinjtë se nëse rruga nga kaloni nuk përbëhet nga kthesa e vështirësi, dijeni se ajo nuk ju shpie gjëkundi. Mjaft të rinj e kanë aq të zhvilluar rebelizmin sa e shohin vetëvrasjen si një formë për ta shprehur ate, duke harruar se jeta, sido që të vijë, është e bukur, prandaj duhet jetuar, duke marrë përditë prej saj gjërat më të bukura. Fëmijët kanë nevojë për jetë intensive sociale, për pjesëmarrje në vendimmarrje, për bashkëpunim e ndërveprim me më të rriturit, për vlerësim të mundësive e kapaciteteve të tyre në kryerjen e detyrave të ngarkuara. Mosvlerësimi i mendimeve dhe ideve të tyre, siç ndodh ende në disa familje, i hedh ata në pasivitet, në një jetë të vetmuardhe të varfër emocionale e shpirtërore, i fut ata në burgun e vetmisë. Mungesa e aftësisë së tyre për të dalë nga kjo situatë, sjell çmendurinë, i hedh ata në një jetë boshe. Mund të shkaktojë tek ata tronditje të thellë shpirtërore, që mund t’i çojë në vetëvrasje, ose në mendimin për ta kryer ate. Kushdo duhet ta kuptojë, aq më shumë prindërit, se vetëvrasja është një dramë psikike e adoleshentit për t’iu larguar dhimbjes morale e shpirtërore, për ta shkarkuar të keqen e grumbulluar. Janë këto e të tjera veçori, mënyra të menduari dhe të sjelluri të kësaj moshe që nuk njihen nga prindërit, që duhet t’ua mësojë atyre shkolla, media dhe specialistët e edukimit. Sa më shumë jetë grupi, sa më tepër diskutime e debate të hapura për këto probleme në familje, sa më respekt ndaj mendimit të lirë të fëmijëve, sa më shumë pjesëmarrje e angazhime të tyre në veprimtari kulturore e sportive, sociale e edukative, aq më tepër rritet shpresa tek ata për të ardhmen, aq më pak kultivohet mendimi për krime të tilla si vetëvrasja. Edhe shkolla ka përgjegjësi për fenomenin. I vetmi institucion që mund e duhet të kontribuojë më shumë dhe në mënyrë më të kualifikuar për t’i përgatitur nxënësit për jetën është shkolla, e cila duhet t’i ndihmojë ata në kapërcimin me kurajo dhe guxim të boshllekut shpirtëror, që të triumfojë në jetën e tyre e mira, optimizmi, shpresa dhe suksesi. Askush më shumë se shkolla nuk ka mundësi të formojë grupin, të rrisë tek fëmijët ndjenjën e përgjegjësisë dhe t’i motivojë ata për të mos u dekurajuar para të papriturave. Mësuesit, drejtuesit dhe kontrolluesit e të gjithë niveleve bëjnë mirë që merren me mënyrën e organizimit të mësimit dhe të edukimit, por gjykojmë se edukimi në shkollë ka ende formalizëm, që shprehet në organizimin e disa bisedave, takimeve e veprimtarive që as ju interesojnë nxënësve.Mjafton që ata të jenë në rregull me planin, drejtorin, inspektorin! Përsa kohë puna edukative konceptohet si detyrim, e përgjithshme për të gjithë nxënësit dhe e futur në korrniza, efektet e saja do të jenë të papërfillshme. Pamja për edukimin nuk ka kufi. Ai përfshin edhe mësimin. Sa më i lartë të jetë niveli i tij, sa më shumë të bashkëpunojnë palët me njëra tjetrën, aq më tepër ndikohet në formimin e preceseve, gjëndjeve dhe vetive psikike të përsonalitetit, aq më mirë përgatiten nxënësit për sfidat e së ardhmes. Në këte proces mësuesi dhe drejtori kanë rol parësor. Nuk mund të ketë edukim, që i përgjigjet kërkesave të kohës, kur në mjaft prej shkollave tona nuk ka situatë pune, ku secili prej aktorëve vepron me kokën e vet, ku mbizotëron fryma e mosbesimit mes hallkave, ku komunikimi le shumë për të dëshiruar, ku mungon filozofia e punës në grup, ku drejtohet me autoritarizëm fallco, çka çon në krijime konfliktesh artificiale,ku punohet ballazi, në një kohë që dihet se grupet e vogla dhe individët kanë secili më vete psikologji e tradita të veçanta, probleme specifike të shëndetit mendor dhe çrregullime të ndryshme të përsonalitetit. Ka ende fragmentarizëm në inkurajimin e nxënësve për çdo sukses që arrijnë, për të formuar tek ata ndjenjën e vetëpëlqimit, të vetëformimit dhe të vetëvlerësimit. Nuk u krijohet atyre atmosferë e nevojshme për t’i shprehur mendimet lirshëm, për t’i tërhequr në jetën e grupit nxënësit që , për nga tipi, jetojnë disi të veçuar nga të tjerët dhe që bota e tyre emocionale, për arsye nga më të ndryshme, është e varfër. Nxënës të tillë, që nuk e ndjejnë veten mirë në grup dhe që nuk kanë siguri, që kanë frikë se mos tallen të tjerët me veprimin ose mosveprimin e tyre, si rregull, ndodhen mes dilemës: ta vazhdojnë apo jo jetën jetën, që , për fat të keq, jo rradhë, triumfon kjo e fundit. Shkurt: puna edukative nuk i përgjigjet ndryshimeve sociale të ndodhura, as evoluimit të vrullshëm të zhvillimit psikik të adoleshntëve. Sipas nesh kjo ndodh për mungesë profesionalizmi, si dhe për një formalizëm të çuditshëm në punën për edukimin, të trashëguar nga e kaluara. Këte boshllek mund e duhet ta mbulojë sherbimi psikologjik në shkollë, ndonëse gjykojmë se psikologëve u mbetet shumë për t’u trajnuar, pasi ata nuk i plotësojnë standartet për një punë të tillë. Vetëvrasja është edhe fetare. Fëmijët manipulohen shpejt. Nëse një adoleshent e kemi shtyrë tej mase në krahët e një feje, cilado qoftë ajo, ai pushtohet emocionalisht dhe mund të kryejë vetëvrasje në besimin e dogmës së ringjalljes, a thua se të gjithë do të bëhemi si Jezusi. Indokrinimi i kësaj moshe është shumë më i lehtë, pasi ngjall tek fëmijët kërshërinë për ta provuar njëherë vdekjen. Predikues të tillë fetarë, kryesisht përfaqësues të sekteve dhe të njerëzve të tjerë që veprojnë pas tyre, nxitojnë ta shfrytëzojnë një psikologji të tillë të fëmijëve. Jo pa qëllim ata shpërndajnë fletëpalosje dhe ua dorëzojnë adoleshentëve, ku shkruhet : Vdis, që të ringjallesh! Në të njëjtën linjë veprojnë edhe në shkolla tek fusin materiale , libra, broshura etj me karakter fetar. Duke vlerësuar rolin e fesë në qetësimin e shpirtërave, shkolla nuk duhet të lejojë gjëra të tilla. Aq më tepër që ajo është laike, ndonëse ne mendojmë që në mënyrë të organizuar mund të pajisen nxënësit me një lloj kulture të pranueshme fetare. Ndërsa ndaj sekteve, që s’dihet me se merren, ç’funksion kryejnë dhe nga kush financohen, shteti duhet të veprojë me shpejtësi. Pavarsisht nga dëshira e mirë e fesë për ta luajtur rolin e saj plotësues edukues dhe ekuilibrues, në kushtet e vendit tonë kjo është disi e pamundur, si rezultat i kushteve historike të zhvillimit të saj, ku institucioni i besimit dhe i shpresës, i tolerancës dhe i qetësisë së shpirtërave të xhindosur, u mohua dhe u persekutuan nga komunizmi për afro gjysëm shekulli. Rrjedhimisht, për sa kohe krijimi i një tradite fetare nuk është arritur, i takon shkollës, familjes dhe shoqërisë ta marrë përsipër misionin e edukimit dhe të parandalimit të fenomenit të vetëvrasjes. Prof.as.Dr Qazim Dushku Fran Gjoka. Gjergj Kastrioti, 600 vjet (më) pas Gjate 365 ditëve te ketij viti, shqiptaret ne mbare globin, I janë përkushtuar kujtimit te 600- vjetorit te lindjes se Gjergj Kastriotit – “I madhi”. Titulli “I madhi” mbase duhej përmendur shume shekuj me pare, ashtu siç e mbante edhe Aleksandri i Madh. Gjate 25 viteve, 1443-1468 ai u be nje barriere e pakapërcyeshme për perandorinë ushtarake te asaj kohe, Osmanlinjtë. I mbështetur vetëm ne nje grumbull « fshataresh » te Arbërisë, Gjergj Kastrioti arriti te thyen ne shume beteja jo vetëm pashallarë, por edhe vete sulltanët. Historia ka treguar shume dhe ne mjaft vende te ndryshme pers Kastriotin e madh, port ne do te donim ta perceptonim kete figure 600 vite pas lindjes se tij. Jo vetëm ne historinë e shkruar nga shqiptaret, por edhe ne krijimet e shumta te te huajve për kete « Atlet te Krishtit », mese shumti përmendet emri me te cilin e pagëzoi sulltani, Skënder Beg. Ndërsa termi « Skënder » ne gjuhen turke, eshte nje përshtatje e emrit « Aleksandër », termi « Beg » eshte nje grade ushtarake apo ofiq. Sigurisht, kjo nuk ia zbeh aspak famën Gjergj Kastriotit ne Evrope, por tenton ta « turqizoje » me shume se c’duhet « Heroin Evropian » te Mesjetës, i cili shpëtoi Kontinentin Plak nga pushtimi i Osmanllinjeve. Nga ajo qe kemi lexuar jo vetëm ne shkrimet e shqiptareve, apo te huajve, konstaton jo pa keqardhje se përdorimi me I shpeshte I emërtimit te heroit si Skënder Beg, nuk eshte I rastësishëm. Diku, ne nje nga filmat dikurshëm, eshte përdorur termi se “nuk mund te bëhen Hasha” 500 vjet nen Turkun. Këtij mentaliteti, nuk I ka shpëtuar as figura e Kastriotit. Edhe pse emri dhe figura e tij, “u shtiheshin” edhe ne ëndërr turqve dhe sulltanëve, për ironi te fatit, për ta afruar sa me prone tyre, thirrej vetëm pak vite pas vdekjes (1468) me shume Skënder Beg se Gjergj Kastriot. Nuk janë te pakte ata “studiues” qe e kane cilësuar “tradhtar” Gjergjin, siç ka edhe te tjerë qe e konsiderojnë “rebel” ushtarak kundër regjimit te Sulltanit, por vetëm për te marre pushtet për vete. Nuk dëshirojmë te ndalemi tek ceshtja e besimit, pasi ajo eshte e qarte si drita e diellit, por nuk qëndrojnë aspak versionet edhe te historiografisë shqiptare për “paqendrueshmerine deri ne ateizëm” jo vetëm te babait te tij, Gjonit, por edhe vete Gjergj Kastriotit. Ka nga ata, qe ndoshta me “humor qesh e ngjesh” kujtojnë se Kastrioti nuk I ka shpëtuar dot “synetit” I cili e ka kthyer se bashku me emrin, automatikisht ne mysliman. Kete version, mendojmë se nuk mund ta mbroje, por edhe as ta përgënjeshtroje askush dhe faktet nuk do te gjenden kurrë. Mbetet te vlerësojmë atë qe na kane sjelle kronikanet e asaj kohe deri ne ditët tona, por sigurisht, te paktën princat, veçanërisht Araniti qe lidhi krushqi me Kastriotin, do ta kishte ditur faktin e “muslimanizimit” te tij dhe ne këto kushte, ai nuk do te kishte marre për dhëndër nje Skender Beg. Ne kete linje, mbase e njejta gje, nuk mund te thuhet per Hamza Kastriotin, I cili me tradhetine ndaj xhaxhait te tij fillimisht e me pas Arberise, tregoi se jo vetëm nuk kishte gjak shqiptari ne deje, por nuk e lidhte asgjë me kete vend. Me pak peshe ne kete linje, ka edhe versioni për nje besim “ortodoks” te Kastriotit. Me se shumti, kjo piste lidhet me Vojsaven, nënën e heroit, e cila, me shume duke u nisur nga emri se sa nga fakte reale, eshte paraqitur me origjine sllave. Nuk duhet harruar se behet fjale për Ballkanin e Mesjetës, ku kishte rreth 7 shekuj qe sllavet kishin ardhur nga stepat dhe Uralet. Vendësit, ne kete rast Iliret apo Arbëreshët me pas, kane qene zoter dhe eshte e pamundur qe me nje mënyrë apo tjetër, brenda 700 viteve, te mos ishin krijuar “oaze” familjare “te sllaveve te albanizuar”. Nuk eshte aspak çudi, qe pikërisht Vojsava te kete qene nje nga këto “sllave” por qe ne dejet e saja, rridhte te paktën 50% gjak alban ose arbëresh. “Ortodoksia” si besim e Kastriotit, hidhet poshtë edhe nga nje fakt tjetër. Vojsava, edhe nëse ishte aq “sllave” dhe “ortodokse”, duke u martuar me nje princ shqiptar, me mentalitetin e asaj kohe, ata duhej te kenë vene kurore ne nje kishe katolike, nga nje prift apo murg I ketij besimi. Sipas eksperiencave te principatave homologe, as qe behej fjale se bashkëshortja e princit do te merrte fenë e bashkëshortit, siç edhe fëmijët do te rriteshin sipas ritit katolik. Megjithatë, faktet me kokëforta, janë vlerësimet qe I kane ardhur Gjergj Kastriotit nga te huaj. Vlen te përmendet dhe te proklamohet, se qofte edhe thjeshte si ushtarak, apo kundërshtar “dinjitoz”, Kastriotit nuk I ka ardhur asnjë vlerësim as nga Sulltanët, por as me vone nga Xhon- turqit qe ridimensionuan historinë. Po na ndjenin bir te tyre, do ti vinin emrin e tij ndonjë institucioni, siç ndodhi shekuj me pas me Sami Frasherin apo pinjollët e tij, për meritat e veçanta dhe kontributin për Turqinë. Te vetmet vlerësime, madje maksimale, I kane ardhur nga Kisha Katolike dhe Papati, duke arritur kulmin me “Mburoje e Krishterimit” dhe “Atlet I Krishtit”. Nga ana tjetër, duhet pranuar se as nga Venediku, as nga Papati dhe as nga Napoli, Kastrioti nuk u mbështet siç e meritonte. Ndërsa sot, teksa qeshte quajtur viti jubilar I 600 vjetorit te lindjes se tij, Kastrioti thuajse nuk përmendet. Duke perifrazuar nje koleg ne nje te përditshme, nuk duhej te kalonte dite pa e kujtuar me nje aktivitet. Nuk ndodh dhe deri ne fund, nuk do te ndodhe kështu. Edhe pse mund ta përdorim fare mire si nje “ikone” qe na lidh fort me rrënjët tona evropiane, si nje hero qe shpëtoi Evropën nga turqizimi dhe islamizimi me dhune I sulltanëve, ndoshta duke qene nje “spirance” qe na afron edhe me ëndrrën tone- Anëtarësimin ne BE, nuk mund ta përdorim dot. Me se shumti, eshte për vete fajin tone. Ne historinë tone, ai rezulton me shume si nje mbrojtës I Arbërisë (Shqipërisë) nga pushtimi turk, sesa si nje “mburoje” e te gjithë Evropës se Mesjetës. Tjetërsimi duket se ka filluar nga emri, I cili nuk thirret me siç e pagëzuan prindërit Gjergj Kastrioti, për Skënder Beg. A thua te jete rastësi se ne shumicën e krijimimeve dhe te raportimeve historike, eshte përdorur me shume emri turk I tij? A mos valle me shume e kemi kujtuar si nje person, I cili gjithsesi dëshironte te ishte Arbëria nen Turkun? Ndoshta kemi kërkuar qe duke qëndruar ne kete “llogore” te justifikojmë faktin e te qenit nje vend ne zemër te Evropës me nje popullsi ne mazhorance (ndoshta 70%) e besimit mysliman? E ne kete drejtim, nuk na mbetet veçse te themi se kemi qene, jemi dhe do te vijojmë te jemi, e keqja me e madhe e vete vetes sonë. Ne kete përvjetor te 600-te te Kastriotit te madh, nuk na mbetet me te krenohemi me te si nje nga kombet formuese te Evropës, si nje mburoje, te paktën për 25 vjet e Krishterimit Evropian, I cili I dha jete edhe Bashkimit Evropian drejt te cilit jemi nisur prej 15 vitesh. Ndërsa duhej te ishte nje lajtmotiv Kastrioti, tashme na mbetet te kapemi fort pas Nene Terezës. Por edhe ne kete pike, ne skene dalin fqinjët tanë, madje edhe India. Vendlindja ne Maqedoni, kalimi I jetës ne Kalkuta (Indi) duket se e kane zbehur perkatesine shqiptare, botërisht te deklaruar te Nene Terezës. Për ironi te fatit, 19 tetori, Dita e Lumturimit te Nene Terezës kalon thjeshte si nje dite pushimi, e shënuar me te kuqe ne kalendar, pa ndonjë aktivitet apo seri aktivitetesh. Nje popull dhe komb qe nuk ka te kaluar, vështirë te kete te ardhme. Postulati fatkeqësisht po vërtetohet për ne shqiptaret. Edhe pse nje komb formues I Evropës, gjeografikisht ne zemër te saj, mentaliteti zotërues vazhdon te jete ai, I nje vilajeti ne Perandorinë Osmane. Ndërkohë, edhe vete Turqia, tashme ka trokitur me force ne dyert e Evropës, por ne shqiptaret, sipas gjasave do te futemi shume pas saj ne BE. Ndoshta vazhdon forca e zakonit, vasaliteti nga Porta e Larte, qe nga viti 1468, kur vdiq Gjergj Kastrioti, te cilin qe pas vdekjes, te gjithë e kujtojnë si Skënder Beg, duke mos e lidhur asgjë me Shqipërinë, e aq me pak me Evropën mburoje ë se cilës ishte për mese 25 vite. Blerti DELIJA
SHKODER, VIZITE E AMBASADORIT HUNGAREZ -Vendosen kurora në memorialin e revolucionit hungarez SHKODER: 49-vjetori i Revolucionit Hungarez solli para pak ditësh në Shkodër, ashtu si çdo vit Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të republikës hungareze të akredituar në Tiranë, Sandor Szabo.Ky i fundit ka zhvilluar një vizitë të shkurtër kortezie me kryebashkiakun e Shkodrës Artan Haxhi dhe shefen e marrdhënieve me jashtë praën kësaj bashkie, Zemaida Mozali.Më pas 1-shi i diplomacisë hungareze është nisur tashmë i shoqëruar edhe nga prefekti i Shkodrës Gjovalin Kolombi për të vënë një kurorë në pllakatën që përkujton këtë ngjarje të shënuar por edhe tronditëse të popullit hungarez, e inauguruar para pak vitesh në rrugën drejt stacionit të trenit. Revolucioni antisovjetik hungarez i vitit 1956 kishte si zanafillë të ashtëquajturin klubin “Pëtef” të drejtuar nga Imre Nagi.Shpërthimi i rezistencës antikomuniste i zuri në gjumë organet e sigurisë hungareze teksa u vranë në mes të ditës edhe mjaft kuadro hungarezë të regjimit të kohës nga forcat e rezistencës të parapërgatitura me armatim. Në këto kushte, Kremlini e pa të arsyeshmetë nënshtronte nën thundrën e tankeve të ushtrisë së kuqe këtë rezistencë të inicuar në vendin e ish-perandorisë austro-hungareze të Hazburgëve.Me mijëra hungarezë antikomunistë e deri edhe fëmijë u vranë dhe u shtypën me tanke në sheshet e Budapestit nga ofensiva e ushtrisë së kuqe.Me mijëra të tjerë që arritën t’i shpëtonin valës së parë të spastrimeve u detyruan të arratiseshin nga vendi. Ndërkohë, inspiruesi dhe organizatori i klubit Pëtef, Imre Nagi u arrestua dhe u ekzekutua pa gjyq të hapur në një zonë periferike diku pranë kufirit të Hungarisë me Rumaninë. Në të njëjtin vit edhe në Poloni u organizua një lëvizje e tillë antikomuniste por shumë larg pasojave tragjike të Hungarisë në viktima… Vlen të nënvizohet se në revolucioni hungarez të vitit 1956 kanë marrë pjesë edhe disa ish-studentë nga Shkodra që në atë kohë kryenin studimet atje.Pas kthimit të tyre në Shqipëri me shtypjen nga forcat e ushtrisë së kuqe të kundër’revolucionit hungarez, siç quhej deri në vitin 1990, ata u burgosën dhe u persekutuan si pjesmarrës në këtë lëvizje përkrah antikomunistëve hungarezë. Me ardhjen e demokracisë ambasada hungareze i dekoroi pak vjet më parë në një ceremoni të organizuar në bashkinë e Shkodrës ku ishin të pranishëm edhe ata, tashmë të thinjur së bashku me peshën e viteve e të vuajtjeve mbi supe. ARBEN LAGRETA Agron Luka
Zbulohen: diskutim-kritika origjinale e Skënder Luarasit më 1954 dhe përgjigjia e Gjovalin Lukës “Syndyqet misterioze” të vitit 1954 dhe alibitë e mëvonëshme të S. Luarasit & testamentarëve letrar të tij. Ky shkrim është vazhdimi i një debati e polemike të vjetër të vitit 1954, i rënduar edhe më tej me akrobacira e akuza shpifëse më 1956-1957-1961 etj, nga Skënder Luarasi ndaj Gjovalin Lukës. Në Mars të vitit 1954, doli në qarkullim libri Migjeni “VEPRA”, Mbledhë dhe shpjegue nga Gjovalin Luka. Me atë rast në “Lidhjen e Shkrimtarëve” ishte caktuar që të bëhej prezantimi, si dhe kritika e cila i ishte ngarkuar Skënder Luarasit. Një kopje e “Kritikës” së S. Luarasit, sipas rregullit, iu dërgua Gjovalin Lukës, për të bërë mbrojtjen. (Tani së fundi ne i kemi gjetur këto dy dokumente, sëbashku me materiale të daktilografuara të poezive e prozave të Migjenit etj.) Siç na thuhet nga djali i S. Luarasit, babai i tij ia kishte lënë të shkruar kritikën që kishte mbajtur më 1954, madje edhe me një lloj “amaneti”. Në debatet e replikat që pata në shtyp, në vitin 2003, me artikujt e Dashnor Kaloçit, të Petro S. Luarasit dhe me librin e Angjelina Ceka (Luarasi), unë nuk kisha ndonjë material origjinal për atë kritikë të vitit 1954, dhe për përgjigjen e Gjovalin Lukës. Kisha një farë dijenie se dikur me gjallje të babait kisha lexuar diçka për atë çeshtje. Kështu kërkova në një dosje të veçantë ku ishin ruajtur në dorëshkrime e daktilografime puna origjinale për Migjenin. Por aty, e as në disa kërkime të tjera nuk i gjeta. Sidoqoftë, diçka jam orjentuar me atë ide në përgjigjen time. Për të qenë korrekt e ftova palën akuzuese se mund t’ia vinja në dispozicion verifikimi materialet tona, për t’u bindur me punën e pavarur, korrekte e origjinale të Gj. Lukës. Gjithashtu me të drejtë i kërkova dy Luarasëve, në se fjalët e cituara të Skënder Luarasit për kritikën e 1954 (dhe ato për kokë uljen e babait tim dhe kërkesë faljen për plagjiaturë etj…) ishin nxjerrë nga dokumentet e rregullta të Lidhjes së Shkrimtarëve, apo në se ato citoheshin sipas kujtimeve e shënimeve të lira dorëshkrimore apo të daktilografuara më vonë nga Skënder Luarasi. Mirëpo në këtë pikë ata mbajtën heshtje të plotë! (shih “Gazeta Shqiptare”, dt.15,16,17,18,19, 20 prill 2003, Dashnor Kaloçi, serial me 6 copë dy faqëshe të mbrendëshme, kaluar edhe në internet, ku sulmonte mbarë e mbrapsht sidomos “grupin komplotist” Dh.S.Shuteriqi, Gjovalin Luka, Vehbi Bala etj Kjo gazetë sipas marëveshjes Kaloçi-P.S. Luarasi nuk e pranoi replikën time, megjithse e kishte për detyrim!; Përgjigjia jonë, në RD, 27 prill 2003 dhe 29 prill 2003; reagim P. Luarasi cit.; Mosbotim nga RD i përgjigjes sonë me urdhërin e A. Patozit; Përgjigje nga ne P. Luarasit, në gazeta “Shkodra”, 8 maj 2003, f 6-7, “O Petro intelektuali: mos i kthe bragashet si mustaqet e Çelo Picarit”; Përgjigje zbutur e P. Luarasit në gaz. Shkodra dhe një telefonatë pendese, dërgim i disa materialeve familiare me lavdërata të Skënder Luarasit në adresën e Gj. Lukës dhe e një vjershe të Petros me dedikim, “O Agron miku a ra Dulla nga fiku”!; Në këtë debat u përfshi edhe gaz. DRITA, që shkroi edhe për “atentate letrare” e për “shtrirje dore”; Petro Luarasi e ka vazhduar solo polemikën me disa “X”-“Y”, me një lloj peshqeshi të një ish nxënësi “monarkist-republikan” te “55” dhe me një nga ata “mbrojtësit ortodoksë” të tipit të “Trajtave të Mbinjeriut”…) Në lidhje me diskutimin e vitit 1954, Petro S. Luarasi shkroi: “Diskutimi i S. Luarasit” (2/4/1954)Vepra e Migjenit është e redaktuar nga Gj. Luka, i cili përligj thëniet që “Migjeni si ri, nuk qe edhe aq i arrirë në gjuhën e tij të pasur. Si duket Gjovalin Luka e ka pranuar këtë pikpamje dhe është përpjekur t’a zbatojë në veprën e Migjenit. Dhe kështu ngjet që novelat që dalin sot në dritë për të parën herë, vetëm nëpër 32 faqe (f. 128-160) hasim jo më pak se 500 ndryshime prej origjinalit, të cilat do të kërkonin 15 faqe të tjera për të vënë në “ndreqje gabimesh”. Materiali është 6 faqe me shembuj gabimesh. Si e gjeti të drejtën Gj. Luka për të ndryshuar origjinalin e Migjenit!…”(Cit. sipas Petro S. Luarasi, “A e “korigjoi” Gjovalin Luka veprën e Migjenit “të dhuruar” nga S.Luarasi”, “RD”, 30 Prill 2003, f 13.) Në këtë gjoja kundëreplikën e sipërcituar z. Petro shkroi me një stil tepër arrogant e cinik që e meritonte pak si ndryshe…! Nga halli e akuzoi edhe ortakun Dashnor Kaloçi, të cilit realisht ai vetë ia kishte dhuruar thuajse të gatshme “Veprën Madhore”, se “i kishte bërë pasaktësi, shkurtime dhe cungime”. Aq qe trimëruar, sa që e pozicionoi S. Luarasin kundra të gjithëve, duke shtuar… edhe Koliqët, Gurakuqët, Elsjetë, Pipat, si “guzhinjerë profesionistë që ia kishin helmuar jetën Migjenit”! Dhe do ta shohim se ku na çojnë këta, sidomos ky Pipa… Tash Petrua nxori në lojë përfundimisht edhe “asin” e tij dhe kujtoi se më kapi “mat”, duke shkruar: “Shiko dokumentin e Drejtorisë së Arsimit, 11/VII/1953”. (Po aty, RD, 30 Prill 2003, në fotokopje; Ne e kemi risjellë këtu për lexuesin atë me nder “dokument”) O zoti Petro, ky nuk është dokument i “Drejtorisë së Arsimit”, se po të ishte duhej të ishte një përgjigje e protokolluar, me vulë zyrtare. Më kupton? Kjo është thjesht një copë letër e njëanshme e juaja e bërë me maqinë daktilografike. Edhe babai im ka shkruar me dosje letra, deri te E. Hoxha, por të gjitha ruhen si në kopje-dërgesën me kartelë vulë poste e si me përgjigjet e protokolluara e të firmosura e vulosura nga Petrit Shijaku etj. Po të dëshirosh t’i tregoj dhe besoj se do të ngelësh pa mend. Edhe këto madje mund të quhen dokumente, pas edhe ndonjë verifikimi të origjinalitetit dhe autenticitetit nga specialistët kompetentë. Se po të ishte aq lehtë, do t’i prodhonim këto dokumente si zogjtë në inkubator. Dhe nga e more ti këtë me nder “dokument” në “Ministrinë e Arsimit”, mos ta nxori Ceka?! Në Gusht të vitit 1953, siç edhe do ta mësosh, Dh.S. Shuteriqi, botoi dy nga ato 7 (shtatë) novelat, që babai jot dhe ti vetë e keni shkruar se më 1947, ishin 7 (shtatë). Dhe pse Skënder Luarasi nuk u ankua me atë rast me emër direkt në adresë të Shuteriqit, së paku në shtyp, ose me ndonjë dokument të rregullt?! Kush ia dha lejen “nga familia e Migjenit” Dh. S. Shuteriqit, motra Ollga apo motra tjetër? Këtë po ta sqaroj unë ty me “Kritikën” e Skënder Luarasit më 1954. “Kritikën” unë akoma nuk e po e quaj si dokument 100%, sepse mbetet për t’ia bërë analizat e autenticitetit, origjinalitetit, kaligrafisë, ballafaqimit me materiale të tjera etj. Po të dëshirosh në prezencën tënde dhe të motrës shkojmë bashkërisht te Moikom Zeqo, dhe le t’ia lëmë analizat grupit të specialistëve të MHK apo nqs dëshiron edhe në specilistët e kriminalistikës. Unë për vete jam i bindur 100% që ky është një dokument autentik, siç edhe përgjigjia e babait tim. Unë kam të drejtën t’i botoj, ashtu siç t’i kanë botuar ty gjith ato shkarravina pa kuptim. Për mua ai “dokumenti” yt është një alibi e pandershme. Petro S. Luarasi, principialisti, fillimisht më mirë do të kishte bërë të replikonte e akuzonte për korigjimet-ndryshimet që i ka bërë e motra Angjelina, babait të përbashkët si psh në lidhje me Koliqin, Asim Jakovën etj. (Krhs. bot. e 1957 me të 2003 dhe skandalizohesh!) Në këtë muaj, rastësisht në një dosje me disa korespondenca të vjetra, e gjeta diskutimin-kritikën origjinale të Skënder Luarasit, kthimin e përgjigjes nga Gjovalin Luka, dhe një kopie të daktilografuar të prozave të Migjenit. Kritika e Skënder Luarasit përbëhet nga 8 faqe të daktilografuara dhe vende-vende ka ndonjë plotësim me shkrimin e dorës së tij. Fletët janë të zverdhura nga koha dhe të lidhura me një gjilpërë të ndryshkur. Përgjigjia e babait tim, është në dy fletë ku janë shfrytëzuar të dy anët, pra në 4 faqe. Prozat e daktilograuara janë rreth 36 faqe, të zverdhura, të lidhura me 8 copë kapse, edhe ato të ndryshkura. Jam krejtësisht i hapur, t’ia vë në dispozicion organeve kompetente, për t’i bërë analizat e autenticitetit dhe origjinalitetit. Jam gati t’ua vë në dispozicion të fotokopjuar families Luarasi, Petros junior dhe motrës së tij Angjelinës. (Sqaroj me këtë rast se M. Zeqo, aktualisht drejtor i MHK ka bërë edhe ai një botim “Migjeni”, VEPRA, pregatitur për botim nga M. Zeqo dhe redaktuar nga Rozeta Uçi, Tiranë 1988, ku me atë rast kishte bërë edhe një “Kronikë”, ku nuk e përmend fare botimin e Gj. Lukës. Po kështu edhe J. Kastrati, “Migjeni”, VEPRA, 1961, që në “Bibliografi” nuk e përmend fare botimin e Gj. Lukës dhe për të përfunduar me “botimin më të plotë” të Angjelina Ceka Luarasi, tetor 2002 , “Ky botim u realizua nën kujdesin e Zonjës Arta Dade, Ministre e Kulturës, Rinisë e Sporteve”. Angjelina, duke cituar këto dy botime, nuk e merr mundimin ta vendosë në Bibliografi botimin e Gj. Lukës, ndërsa ka vendosur përkthimin në frengjisht të Migjenit, të vëllait të tij Kol Luka…) Gjovalin Luka u dënua politikisht, personalisht nga Enver Hoxha më 1955. (shih E. Hoxha, “DITAR” 1955-1957, Vëll. 1, f 77 etj) Skënder Luarasi përfitoi nga rasti për t’i sajuar Gjovalin Lukës, një shpifje-akuzë direkt me emër, me një formulim mjaft të maskuar, të cilin as më parë e as më1954 nuk e kishte bërë pasi ishte i pavërtetë. Ai kishte nevojë për këtë alibi fillestare, të pasuar nga të tjera… Në librin që shkroi më 1956-1957 S. Luarasi shprehej: “Më 1954, NSHB botoi librin Migjeni – VEPRA mbledhë dhe shpjegue nga Gjovalin Luka; me një fotografi të poetit, një shënim të shkurtër gjysmë faqe në fillim mbi përmbajtjen, dhe ndonjë koment në fund të faqes për çdo copë letrare. Në fakt, ky vëllim pushton pjesën më të madhe të lëndës që Skënder Luarasi ja pati dorëzuar për botim Komitetit drejtonjës të Lidhjes së shkrimtarëve në gusht 1948 për ta botuar me rastin e dhjetëvjetorit të vdekjes së Migjenit:…”. (shih, “Migjeni”, VEPRA, Mbledhur dhe redaktuar nga Skënder Luarasi, 1957, f 51, 54; Ky libër njohu edhe një ribotim më 1961; Po atë vit doli Jup Kastrati, “Migjeni” VEPRA, Tiranë 1961; Më pas kanë shkruar edhe autorë si V. Bala, Ll. Siliqi, R. Idrizi etj.) Se për cilën “lëndë” e kishte fjalën S. Luarasi, me këtë akrobaci, për atë të Migjenit, apo për atë të vetën, ai nuk e shprehu qartë kurrë as më 1957 e as më vonë. Nga “lënda” në botimin e 1954, në mënyrë absolute përjashtohen komentet e Gj. Lukës, pra mbeten punë autentike e tij. “Lëndën e Migjenit” e patën “pushtuar” plot autorë edhe më parë edhe më pas S. Luarasit, por ai heshti për ta…Në të vërtetën S. Luarasi pretendonte monopolin absolut “si i families së Migjenit” etj, por aso kohe nuk ishte ky lloj “monopoli” tregëtar…Këtë lëndë ka pushtuar edhe Angjelina dhe e ka tjetërsuar babanë e vet qysh në parathënie, si një kameleon që ndërron bindjet politike dhe interpretimet letrare sipas politikës, madje edhe nga ekstremi në ekstrem… Dhe Angjelina na bën telefonata me të qara… Duke u trimëruar me pasazhin “e pushtimit” në botimin e 1957 dhe me pjesën që i takonte Gjovalinit në dorëshkrimin “Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar”, Kaloç-Luarasi deklaronte hapur te G.Sh për “vjedhje-plagjiaturë, fallsifikim, masakrim etj nga ana e Gjovalin Lukës, duke shkuar edhe më tej sikur ky e kishte pranuar fajin dhe kokëulur i “kërkuar falje” Skënderit etj etj. Dhe akoma më tej, na u ngrefos Petrua te RD-ja: “…nuk dimë që ndonjë trim, përfshi edhe Gjovalinin, ta ketë përgënjeshtruar këtë historik të 1957. Por ja që “zemërgjerësia” e mbesës së Migjenit u hapi oreksin “gojëve të liga” që bënë të paditurin, duke shkaktuar incident publik në rrethet intelektuale të Fierit e më gjerë…”! (RD, cit. 30 prill 2003, f 13) Dhe si mund ta përgënjeshtronte Gjovalini kur qysh nga 18 qershori 1955 e deri më 15/01/1980, kur vdiq në moshën 59 vjeçare, ai vuajti tërë përndjekjen barbare të rekomanduar nga Enver Hoxha personalisht, ja lë gjykimit të lexuesve!*Tashti mendoj t’ia lëmë vendin dy personaliteteve të ndjerë, në origjinalin e 1954. Kritika origjinale e Skënder Luarasit më 1954. “VEPRAT” E MIGJENITtë redaktuara nga Gjovalin LukaNë mars të këtij viti, dual nga shtypi “Veprat” e Migjenit, -poezi e prozë,- të botuara nën redaktimin e Gjovalin Lukës. Në këtë mënyrë u mbush një boshllëk i ndjeshëm në botimet e klasikëve tanë, për të cilët, veçanërisht këto dy vjet, ka nisur të bëhet një punë m’e madhe, me daljen në dritë të “Historisë së Skënderbeut” të Naimit dhe të veprave poetike të Mjedës, “Guxo” e “Vjersha dhe poema”. Botimi i “Veprave” të Migjenit mund të thomi se është përpjekja e parë për qitjen në dritë të veprës së plotë të njerit prej klasikëve të letërsisë sonë, – edhe pse aty redaktonjësi, me të drejtë, e pa me vend të mos i botojë dy vjersha, dy proza nga ato të njohurat e dy proza nga ato të panjohurat e Migjenit.Botimi i “Veprave” të Migjenit pritej me padurim nga lexonjësit për disa arësye. Një herë, “Vargjet e lira”, ashtu si ç’i botoi vetë poeti në 1936, nuk u lanë të qarkullojnë nga çensura e Zogut dhe, kur u ribotuan në 1944, edhe sepse atyre iu shtuan 8 këngë të reja, iu hoqën dy prej këngëve më luftarake të gjith veprës, -“Parathanja e parathanjeve”- që niste me vargun kuptimplotë revolucionar “përditë përndojnë zotat”, varg që lajmëronte perëndimin zotërinjve të ditës në Shqipëri, – dhe “Blasfemi”, ku ai sulmon fenë e i quan klerikët “sorra” që “mbi kështjellat mijvjeçare” të feudalizmit qëndrojnë. Pastaj, botimi i vitit 1944, doli me gabime, po ta krahasojmë me atë të 1936-s, e me ndonjë korigjim që e dëmtonte tekstin. Së fundi, ish e nevojshme që të mblidheshin e të botoheshin bashkë prozat e Migjenit. Këtë punë e provoi ta bëjë më 1948 Dh.S.Shuteriqi, te revista “Literatura jonë”, me rastin e dhjetë vjetorit të vdekjes së auktorit, po ai nuk mundi të grumbullojë më shum se 16 proza, ndër 22 të botuara në shtyp. Këtyre kërkesave është munduar t’u përgjigjet Gj. Luka me redaktimin e “Veprave” të Migjenit. Ai ka bërë edhe më shum, duke botuar jo vetëm dy vjershat e hequra në 1944 dhe 6 proza të tjera që s’i përmbidhte botimi 1948, po duke shtuar edhe 5 proza të panjohura, nga të 7-të (familia thotë se janë 8), që ruhen. (Në daktilografim shkruhet “ruante familia”, po kësaj i është rënë vizë dhe është shkruar me dorë “ruhen”. Saqrim yni. Ndërhyrjet e tjera, mund t’i konstatoni me fotokopjen e plotë. A.L.) Kështu, ky botim i ri ka një rëndësi të madhe për njohjen e veprës së Migjenit, se grumbullon thuaj se gjithëçka ai ka shkruar dhe se ka lëndë të re. Migjeni shkroi në një kohë, kur mendimet e tij përparimtare e revolucionare ai nuk mund t’i shprehte lehtë. Edhe pse shkrimet e tij, një nga një, arritën të botohen në shtyp, kur poeti i përmblodhi vargjet e tij në një vëllim, çensura, më në fund ra n’erë të rrezikut që ato paraqitnin për regjimin satrap, për klasat në fuqi. Që të mund të çfaqë mendimet e tij e të mund të botojë, Migjenit i u desh të përdorë zakonisht simbolet, aluzionet, nënkuptimet. Vepra e tij paraqit kështu disa vështirësi për t’u kuptuar, sidomos për ata që s’e kanë jetuar të rritur kohën e Zogut. Redaktonjësit i u shtrua natyrisht si detyrë që t’i përcjellë tekstet e auktorit me shënime sqaronjëse. Tani, Veprën e Migjenit mund ta lexojnë të gjith me lehtësi e me përfitim më të plotë. Redaktonjësi ka shpjeguar edhe një sasi fjalësh e shprehjesh pak të njohura. Botimet e klasikëve bëhen me kritere të ndryshme, Njeri prej këtyre, fjala vjen, është që të botohen jo në ortografinë aktuale, po me atë të kohës s’auktorit, me ortografinë e auktorit vetë. Kështu, ribotimi nuk vlen vetëm për masën e lexonjësve, po dhe për studionjësit e gjuhës s’auktorit. Një botim të tillë i bëri “Historisë së Skënderbeut” të Naimit Prof. K. Cipo. Këtë kriter ka ndjekur edhe Gj. Luka në botimin e “Veprave” të Migjenit: ai është përpjekur të na japë tekstin origjinal, duke korigjuar vetëm ndonjë gabim shtypi t’origjinalit. Me shum të drejtë, ai u bazua në botimin 1936 të vjershave e jo n’atë të 1944. Te ky ribotim ai u mbështet me rezervë, vetëmpër vjershat që i u shtuan botimit të parë, duke përdorë, për saktësimin e tekstit, edhe një dorëshkrim, – për fat të keq, redaktonjësi nuk na thotë se ç’qe ky dorëshkrim, – që atij i ka rënë në dorë. Përsa u takon prozave, redaktonjësi nuk kishte tjetër udhë, veçse të bazohej në botimet e tyre nëpër shtyp ose te dorëshkrimet që ruan familia nga prozat e pabotuara gjer dje. Veçse redaktonjësi mundi të ketë vetëm një kopie të daktilografuar të këtyre dorëshkrimeve e nuk mundi të bëjë korrektimin e kësaj kopje në bazë t’origjinalit. Po kështu, ai nuk pati parasysh edhe dorëshkrimin e 6 “kangëve të fundit”, që u botuan më 1944 si shtojcë e “Vargjeve të lira” e që i bleu këto kohët e fundit, nga familia e poetit, Arkivi Historik i Institutit të Shkencavet. Për të bërë këtë kritikë të botimit të “Veprave” të Migjenit, ne krahasuam tekstet e vjershave me botimet 1936, 1944, si dhe me botimet e disa prej tyre në revistat “Bota e re” dhe “Illyria”. Përdorëm edhe dorëshkrimin e 6 “kangëve të fundit” që ka AH. Nuk patëm mundësi që të njohim dorëshkrimet e prozave gjer dje të pabotuara të Migjenit. Si edhe botimit 1944, ashtu edhe këtij të sotmit, i kanë shpëtuar gabime të shumta ortografike, që, ndonjëherë, e këmbejnë fytyrën e ortografisë së Migjenit. Një herë, redaktonjësi nuk i ka vënë theksat mbi zanoret e gjata e mbi ato hundore, edhe për këtë nuk bën asnjë fjalë te “Shënimi” me të cilin fillon libri. Po kështu nuk shënon as vetën e tretë t’aoristit të foljeve në –ue, ai nuk e le si te auktori në –j (tingëlloj), po e shkruan si ne sot, në –i (tingëlloi). Ka gabime që ndryshojnë ose përdhunojnë kuptimin. Fq 29, vg 4, duhet “përdihet” (kapërdihet, përmbyset “si vigan i vramë” dhe jo “përdridhet”. Fq 52, vg 16, duhet “varrë” (plagë “pa shpresë”) dhe jo “varë” (“pa shpresë”). Fq. 49, vg 12 nuk mbaron me pikëpyetje, por me pikë, është një fjali pohonjëse, dhe kështu kuptimi del më drejt e m’i fortë. Këmbimi i shenjave të pikësimit prish punë edhe në ndonjë vend tjetër. Le të shënojmë se pikësimi i Migjenit le shum për të dëshiruar e këtu redaktonjësi duhej të vinte dorë. Fq 55, në vg 57-58 fjala “veri” të shkruhej “véri”, sepse kështu e shqiptonte edhe e ka shkruar auktori. Fq 64, vg 7, duhet “jetëdhurimi”, neologjizëm i Migjenit, dhe jo “jetë dhurimi”. Fq 66, vg 8, duhet “n’u shprehen” (na u shprehën) dhe jo m’u. Kështu edhe fq 69, vg 3, duhet n’i dhe jo “na i”. Etj. Përsa u takon shënimeve që ka vënë redaktonjësi, ato janë të mira e të nevojshme, po ndonjëherë të zgjatura ose jo dhe sa duhet të qarta. Ka edhe ndonjë shënim të gabuar. Fq 96, sh 18, nuk thuhet se zakonin barabar të linçit në Shtetet e Bashkuara e kanë racistët amerikanë kundër zezakëve. Fq 110, sh 6, “toro” nuk do të thotë ka, po dem, dhe jo vetëm dem i Spanjës. Fq 120, “të smundë pathollogjikisht” nuk shpjegohet me vuejtjen “përbrenda nesh”, po me vuajtjen fizike, duke shtuar se këtu Migjeni bën edhe një sarkazëm. Etj. Disa fjalë s’ka qenë e nevojshme që të shpjegohen, se i njohim të gjith: rrshqasin, lén, kuqlim, mni, hajde, mund, pa hiri, shtëpi e Zotit, të vokët, si s’ke marre, etj. Në shënimet ka ndonjë informacion të gabuar. Vjersha “Shpirtent shtegtarë” s’ka qenë botuar te “Illyria” e 27 majit 1934 e nuk dimë të jetë botuar në ndonjë organ tjetër. “Ekstaza pranverore” gjindet edhe në botimin 1936, fq 75, e jo vetëm n’atë 1944, si ç’thotë redaktonjësi. Tërë “Shënimi” i përgjithshëm me të cilin nis botimi i “Veprave” duhej t’ish m’i plotë e m’i qartë. Nuk na duket i drejtë vendimi që ka marrë redaktonjësi për ta bashkuar me grupin “Kangët e Përndimit” vjershën “Kangë në vete”, të cilën auktori deshi e e botoi në një ndarje të veçantë me të njejtin titull që ka vjersha, edhe pse n’atë ndarje ai futi vetëm këtë vjershë. Dëshira e auktorit duhet respektuar. Po kështu nuk na duket i përshtatshëm titulli “Skica dhe tregime”, nën të cilin i botoi gjith prozat e Migjenit Gj. Luka. Kuptimi i këtij titulli ësht ekzakt, po auktori nuk e përdor as fjalën “skicë” as atë “tregim”. Në vend të këtyre fjalëve, te Migjeni gjejmë “novelzë”, që ai përdor përmbi titullin e prozës në “Në kishë”. Kjo fjalë duhej përdorur si titulli i prozave të shkurtëra që auktori botoi me gjallje të vet, bashkë me “Zenelin”, që doli fill pas vdekjes së tij. Për sa u takon prozave të pabotuara, me sa marrim vesh, ato Migjeni i titullon së bashku “Refreni i qytetit të veriut” dhe ky titull duhej t’ishte ruajtë, duke mos përzjerë këto proza me ato të mëpërpashmet, sepse vetë auktori i pat ndarë. Le të ndalemi pak te 6 “kangët e fundit”, sepse këto patëm mundësinë t’i shohim në dorëshkrimin origjinal të poetit. Fajin s’e ka redaktonjësi. Fajin e kanë botonjësit e vitit 1944, të cilët s’e kanë respektuar origjinalin. Redaktonjësi nuk pat mundësinë të përdorë origjinalin që bleu tani vonë AH. E meta e parë në botimin e këtyre këngëve, është se ato nuk mbajnë poshtë datat në të cilat i shkruajti Migjeni, data që origjinali i ka. Këto data janë shum të vlefshme për të njohur procesin e krijimit të veprës së Migjenit. Kritikët që janë marrë këto dhjetë vjet të fundit me auktorin, kanë menduar se këto janë vjersha që Migjeni i shkroi në çastet e fundit të jetës së tij. Kështu edhe Gj. Luka, shënon fq 83, se “Vetmija” u shkrua në sanatoriumin e Torre Peliçes, pranë Torinos; dhe fq 85, se “Nën flamujt e melankolisë” qe vjersha e fundit që Migjeni dërgoi prej Torinoje. Dorëshkrimi i poetit na mëson se, vërtetë janë dy vjershat e fundit të Migjenit, po se ato u shkruan në Pukë, e para më 13 dhe e dyta më 15 qershor 1937.d.m.th. katërmbëdhjetë muaj para vdekjes së poetit. Datat e të tjerave janë këto: “Kanga që s’kuptohet”, maj 1936, “Një natë pa gjum”, prill 1937, “Vuejtja” 9 maj 1937 (u botua te “Kombi”, korrik-gusht 1938), “Frymzim i pa fat” 13 maj 1937. Të gjitha u shkruan në Pukë. Këto data na dëshmojnë së pari se, keqësimi i shëndetit, Migjenit i shkaktoi një krizë të rëndë shpirtërore në muajt prill-qershor 1937. Poeti lëshon tani klithmën tragjike “pak dritë! pak dritë!”, klithëm që hasim te vjersha e parë e kësaj krize, më prill 1937, “Një natë pa gjum”. Ai zëmërohet edhe kundër artit të tij, sepse nuk po sheh me sy çfarë të mirë solli kënga e tij mbi dhe, -as që ka shpresë të shohë dot gjë: Frymzim i jem që më djeg, Çporru këtej! Nuk të due! Poeti, edhe pse sheh ndonjë “shêj jetese” nuk sheh rrugëdalje në të tashmen e afërt të vendit: Në prakun e çdo banese ku ka ndoj shej jetese valon një flamur melankolie të trishtueme. Me rëndësi është fakti që Migjeni nuk e futi në vëllimin e vjershave të tij “Kangën që s’kuptohet”, edhe pse këtë e ka shkruar përpara ose në kohën kur shkroi edhe ndonjë vjershë tjetër që gjindet te “Vargjet e lira” 1936, si “kanga skandaloze”, që u botua te “Bota e re” në 30 tetor t’atij viti. “Kanga që s’kuptohet” mbaroi me një tingull jo fort optimist, kur poeti flet për jetën: …që dergjet e dergjet dhe t’u u dergjë ndoshta do hesht’ e molisun… Ka shumë të ngjarë që poeti të mos ketë dashur ta futë këtë tingull pesimist në tërësinë e melodisë së tij optimiste, edhe pse aty i ka shpërthyer ndonjë tjetër tingull pesimist, si dhe te vjrsha “Lagja e varfun”. Fakti nuk është pa rëndësi. Migjeni, thellë-thellë, nuk ishte e nuk mund t’ishte me këta tinguj pesimistë. Ai duhet të ketë qenë i pari i vetëdijshëm se këta tinguj e kishin arsyen te dhimbja e tij e tmershme se po e le jetën në vlugun e rinisë, në kohën kur talenti i tij kish marrë atë zhvillim të shkëlqyer që ne njohim, në kohën kur lufta e komunistëve për çlirimin e popullit tonë sapo kishte filluar, në kohën kur një pendë si ajo e Migjenit ish aq e nevojshme për popullin tonë. Prandaj, botimi postum i 6 “kangëve të fundit” nuk i shton asgjë veprës së Migjenit, veç tingullit pesimist që shkaktoi vuajtja fizike, afrimi i çastit të fundit tragjik. Botimi i tyre më 1944, kur nga botimi i vitit 1936 u hoqën dy nga vjershat më të forta të Migjenit, ishte një konçesion ndaj çensurës së Regjencës Kuislinge, që, për demagogji mbylli një sy e shurdhoi një vesh. Regjencës s’kish si të mos i pëlqente që, ahere, të njihej edhe Migjeni “pesimist”. Kështu “Vargjet e lira” e paguan ribotimin e tyre ndaj Regjencës demagoge e tradhëtare. Në dorëshkrimin e këtyre 6 këngëve, Gj. Luka bëri një ndreqje teksti me rëndësi, duke u bazuar te dorëshkrimi që kish parasysh: si vargun e parë të strofës së fundit të “Frymëzimit të pafat” e zevendësoi me vargun origjinal “frymzim i jem që më djeg”, varg që e gjejmë edhe te dorëshkrimi i auktorit vetë. Porse botimi 1944 kish një mori gabimesh ortografike dhe gabime të tjera që ndryshojnë kuptimin. Te kënga “Një natë pa gjum”, vg 5 i strofës 4, ka qenë botuar kështu: “Por pishë nuk kam e vetëm janë burrat, shokët…”. Duhej të qe kështu: ”por pishë s’kam e largë janë burrat, shokët”. Si ç’e shpjegon dhe redaktonjësi, “burrat, shokët” janë “revolucionarët e kohës”. Fjala “vetëm” e botimit 1944 të le të kuptosh se këta janë revolucionarët e Shqipërisë, të cilët janë lidhur pak e aspak me lëvizjen revolucionare të përbotshme. Fjala “largë” e origjinalit e këmben kuptimin: “burrat, shokët” janë revolucionarët e jashtëm, ata të vendeve të tjera, të cilët, duke qenë “largë” nuk e ndriçojnë dot Migjenin (“pishë s’kam”). Poeti e ndjen se nuk është sa duhet i qartë ideologjikisht, ai ndjen nevojën që ta njohë më mirë ideologjinë revolucionare, marksizmin, rrugën drejt revolucionit; ai e ndjen se nuk e ka sa duhet të qartë rrugën e shpëtimit, ai e ndjen nevojën e ndihmës s’atyre që janë “largë”, për t’ia drejtuar udhën. Këta “burra e shokë” s’mund të jenë të tjerë veçse bolshevikët e B.S., të cilët janë “largë” akoma, sepse influenca e tyre, që ushtrohet mbi tërë botën, nuk është akoma sa duhet e madhe në Shqipëri, ku lëvizja komuniste është fort e re, me fare pak eksperiencë, fare pak e organizuar. Migjeni me të drejtë dëshiron që “shokët” t’i ketë më pranë, po pa të drejtë dëshpërohet kur thotë se atë nuk po e dëgjon njeri, se po “çirret kot më kot”, se është më mirë të mbyllë gojën, – hesh, more hesht!” – dhe kërkon të harrohet në “gjum dhe andrrim”. Këtë gabim ai e kuptoi dhe prandaj nuk e botoi edhe vjershën. Edhe në vg 2 të strofës 5 t’asaj vjershe duhet zevendësuar “fjala” me “parola”, që do të thotë “parulla” e që e jep në mënyrë të saktë idenë e poetit. Strofës së dytë të “Frymzimit të pafat” i duhet hequr vg 4. Si vg 3, duhet vënë ky i dorëshkrimit: “mjaftë me plagë që s’kanë sherim”. Theksi pesimist i vjershës në këtë mënyrë shtohet, po mendimi i poetit del m’i qartë e m’i plotë. Në vg 1 të “Vetmisë”, fjala “plakë” duhet zevendësuar me “plakosë”. Poeti e ka bërë me kalem korigjimin në dorëshkrim dhe korigjimi ishte me vend: “më plakos mërzitja” dhe jo “më plakë mërzitja”. Gjejmë edhe një herë më shum këtu influencën e toskërishtes mbi gjuhën e poetit. Vjersha ka edhe dy korigjime të tjera me kalem dhe botonjësit e vitit 1944 këto korigjime të fundit i kanë pranuar, kurse të parin jo, – edhe pse kështu prishej kuptimi. Migjeni ka bërë korigjime të tilla edhe te vjersha “Nën flamujt e melankolisë”, ku shkruante “flamuret” dhe e bëri me të drejtë “flamujt”. Botimi 1944 nuk e ruan rendin kronologjik sipas të cilit i ka shkruar në radhuan e tij 6 këngët Migjeni. Gj. Luka e ndryshoi edhe një herë të dytë këtë rend. Duhej respektuar rendi i origjinalit. Me të drejtë, Gj. Luka i ka botuar bashkë me këto 6 këngë edhe postumet “Hidhet e përdridhet” dhe “Malli rinuer”, që më 1944 u botuan te grupi “Kangët e Përndimit”, duke përdhunuar kështu “Vargjet e lira” që botoi me gjallje poeti. Të 8 këngët, qoftë në botimin 1944, qoftë te “Veprat” nuk duhej të botoheshin me titullin “kangët e fundit”, sepse në mes tyre ka dy vjersha të padatuara, si ato të dyja që përmendëm më lart, dhe një të datuar “maj 1936”. Si titull m’i përshtatshëm mund t’ishte “postume”, me qenë se poeti nuk u dha vetë një titull të përbashkët. Gjëj m’e re e më me rëndësi që sjell ky redaktim i veprave të Migjenit, është botimi i 5 nga të 8 (familja thotë se janë 8) prozat e panjohura t’auktorit. Dy prej këtyre i botoi në gusht 1953, revista “Letërsija jonë”, – “Të çelen arkapijat” dhe “Studenti në shtëpi”. Në këto tregime ne gjemë një akuzë shum të fortë e një sarkazëm therëse kundër regjimit të Zogut e kundër klasave në fuqi. Kjo akuzë ësht edhe më m’e hapët e më direkte se në gjith prozat e botuara të Migjenit. Kuptohet përse auktori, që i kishte shkruar më 1936, – me sa mësojmë, – nuk i botoi dot për së gjalli. Qoftë për gjatësinë e disa prej tyre, qoftë për sigurinë e madhe të pendës, Migjeni na paraqitet këtu në ngritje t’aftësive të tij të mëdha prej prozatori. Me këto tregime, pa asnjë dyshim, ai ze vendin e parë mbi gjith tregimtarët e letërsisë sonë të kaluar. Këto tregime i shtojnë tema të reja prozës së Migjenit, e pasurojnë në mënyrë të veçantë këtë prozë. Po, me sa duket, edhe këto tregime u botuan me gabime të shumta. Ne nuk mund të flasim për këto gabime, sepse nuk e njohëm origjinalin. Po këto gabime mund t’ ishin evituar, sikur familja të vinte në dispozicion të redaktonjësit origjinalin. Edhe të dy prozat që botoi revista “Letërsija jonë”, me gjith se u botuan me lejen e familjes dual me gabime të njejta që gjejmë te “Veprat”. Botimi i “Veprave” të Migjenit, që pritej kaq shum nga lexonjësit, mbushi një zbrazëtirë të vërtetë. Po kujdesi i redaktonjësit nuk qe i mjaftuar. Redaktonjësi, edhe pse i u përgjigj kërkesave kryesore, me botimin e teksteve të çensuruara ose të pa njohura, ai nuk i u përgjigj si duhet kërkesës tjetër po aq kryesore, që të na japë një tekst vërtet besnik. Mendimi ynë është që në këtë botim, ortografija e auktorit duhej respektuar për aq sa nuk prekej fonetika e origjinalit. Vepra duhej vënë pra n’ortografinë e sotme. Duheshin botuar gjith tekstet në renditjen që ka vënë Migjeni me gjallje të tij, qoftë ato të botuara, qoftë të pabotuarat. Gjith tekstet duhej të ballafaqoheshin në botimet e ndryshme të tyre, duke u marrë për bazë botimi i fundit që bëri auktori me gjallje. Duheshin vënë shënime për gjith ndryshimet që gjejnë nga botimi në botim. Për tekstet e pabotuara, si dhe për ato që iu shtuan botimit 1944 të “Vargjeve të lira”, duheshin përdorë dorëshkrimet origjinale që ekzistojnë, dorëshkrime që familija e ka për detyrë morale t’i vejë në dispozicion të studionjësve, që vepra e auktorit të dalë ashtu si ç’e ka dashur ai. Do të kishte qenë shumë më mirë që botimi të kish një parathënie të redaktonjësit, ku të flitej mbi jetën e veprat e auktorit, dhe të pasurohej me disa klishe nga fotografitë e ndryshme të Migjenit që ekzistojnë dhe me disa faksimile të dorëshkrimeve. Të shënojmë se formati i librit është tepër i gjerë për një vepër jo kaq voluminoze sa ajo e Migjenit. Me gjith të metat, botimi i “Veprave” të Migjenit është një kontribut i ri i vlefshëm për njohjen e klasikëve tanë. Përgjigjia e Gjovalin Lukës. Përveç vërejtjeve që do të shenoi shprehimisht, pjesët e tjera të kritikës m’u dukën krejet me vend. Për gabimet që më vihen në dukje ndër to, s’më mbetet tjetër veçse t’i pranoj dhe t’ “ul kurrizin”. Pjesët e kritikës, ose ma mirë, çeshtjet që nuk më duken krejt të drejta apo ekzakte, janë këto që po rradhis ma poshtë: 1.Gjykimi mbi interpretimet e mija prej ma se 30 faqesh për prodhimet e ndryshme të Migjenit, nuk më duket i drejtë që të bahet në kritikë krejt kalimithi dhe në kët mënyrë: “Përsa u takon shënimeve që ka vënë redaktonjësi, ato janë të mira e të nevojshme, po ndonjëherë të zgjatura ose jo dhe sa duhet të qarta”… Sa janë të nevojshme e të mira, sa janë të zgjatuna dhe jo të qarta, nuk nxirret gjatë gjith kritikës prej 8 faqesh. Kjo, qoftë në lidhje me anët negative ose pozitive. Unë mendoj se, sigurisht, jo aq sa asht shkrue mbi besnikinë e riprodhimit të tekstit të Migjenit (gabime ortografike, gabime shtypi, krahasime me materiale të panjohtuna deri më sot, etj) por mjaft vend i duhej kushtue edhe gjykimit mbi interpretimet e bame nga unë (jo vetëm fjalorit). Ndoshta nuk meritojnë të mirren parasyshë ato interpretimet? Atëherë, le të thuhet. Mue më duket se ndër shënimet e mija ka disa pozicione interpretimi që janë krejt të reja ose edhe të tjera që kanë hedhë dritë mbi disa çeshtje të mbetuna deri më sot me pikëpyetje. Do të mjaftonte vetëm ndonjë krahasim me gjykimin mbi vargjet ose mbi proza të ndryshme të shkrueme ma përpara për të gjetë mjaft ndryshime gjykimi mbi këtë ose mbi atë çeshtje. Të krahasohen p.sh. gjykimet e mija me ato të shokut Dh. Shuteriqi në “Letërsija e re shqipe”, ose edhe me analizën e shokut Vehbi Bala. Unë nuk e kam quejtë t’arsyeshme që të bajshëm në veprat riferime mbi gjykime të dhanuna ndryshe dhe jo të drejta, sepse kësaj çeshtje do t’ishte interesante t’i kushtohej një studim i veçantë. Dhe tani, për këtë punë vlerësimi e interpretimi, vall a asht e drejt që kritika të shkruej vetëm kalimthi? 2. Nuk më duket e drejtë që të vihet në qendër të kritikës për “Veprat” çështja e 6 poezive, dorëshkrime të zbulueme ma vonë, sado që thuhet se unë nuk kam qenë në dijeni të tyne kur kam redaktue “Veprat”. Kjo do t’ishte diçka si aneks, si një kontribut i matejshëm për studimin e veprës së Mgjenit, por jo si metër për të caktue vlerën e “Veprave”, siç ban kritika në konkluzionet e faqes 8. 3. Vërejtjet ortografike që më bahen në faqen 3 më duket se duhen ndamë në dy çështje që s’mund të përzihen: a) gabime shtypi dhe daktolografimi b) korigjime t’ortografisë së Migjenit me qëllim e në bazë të një kriteri nga vetë redaktuesi. Këto janë punë të ndame dhe prandaj nuk mund të jepet për to së bashku një gjykim, siç ban kritika: “Si edhe botimi 1944, ashtu edhe këtij botimi i kanë shpëtuar gabime të shumta ortografike…”. Gabimet e shtypit dhe të daktilografimit që përmenden nga kritika janë kritikue me vend, por me gjithë këtë unë mendoj se fjala “të shumëta” e shton shumë numrin e vërtetë të këtyre gabimeve. Përsa i përket çështjes së dytë unë mendoj se kam unë të drejt si kriter. Pse? Unë kam heqë hundaket e theksat e tjerë sepse vetë Migjeni në prodhimet e fundit të tij kishte fillue t’i eliminonte. Unë duhet të kritikohem, po pse s’kam bamë shënim kund mbi këte kriter për të kënaqë kështu studiozin, por jo pse kam hjekë hundaket e theksat e tjera. 4. Nuk asht e drejt vërejtja: “Ekstaza pranverore gjindet edhe në botimin e 1936, fq 75 e jo vetën n’atë të 1944 siç thotë redaktonjësi” (Kritika në fund të faqes 3). Qysh në fillim të “Veprave”, në shënimin e parë, mbasi kam tregue se me ç’baza fillon e me ç’poezi mbaron vëllimi i vjetit 1936, kam shkrue: “Çdo vjershës i asht shënue data e botimit të mavonshëm, mbasi vëllimi i vjetit 1936 nuk doli në qarkullim”. Pra, si të gjitha vjershat e tjera të vëllimit, edhe “Ekstaza pranverore” asht botue me datën e mavonshme. 5. Nuk më duket i drejt interpretimi i kritikës për kuptimin e fjalëve “të smundë patollogjikisht” (Kr. faqe 3, rreshti 32 – i vetmi rast kur kritikohem për një çështje interpretimi). Kësaj çështje, pikësëpari i duhet bamë një korigjim, te Migjeni nuk gjindet fjala “pathollogjikisht” (siç shkruhet në kritikë) por “pathollogjisht”. Ska dyshim se Migjeni e ka përdorë si sarkazëm tue pasë para syshë patologjinë. Pra fjala “sëmundë pathologjisht”, fjalë për fjalë “sëmundë në mënyrë të përmbrendëshme”. Si e shpjegon kritika atë me vuajtjen fizike s’merret vesh fare. Një interpretim i tillë nuk justifikohet as nga gjithë ideja e skicës së Migjenit. Ideja qëndrore e gjith skicës asht kjo: “Të jesh i gëzuem edhe pse n’anë tjetër zemra të pëlset” (fjalët e vetë Migjenit disa rreshta ma nalt në të njajtën skicë). Pikërisht kët ide përsërit me sarkazëm “të smundë pathollogjisht” edhe një herë Migjeni në mbylljen e skicës. Me ç’arësye këtë mbyllje me përmbajtje ma të thellë, kritika don ta reduktojë në një “vuajtje fizike” të poetit e të shokut të tij. 6. Kritika (faqe 4, rrjeshtat 29-32) ka plot të drejtë për vjershën “Vetmija” por jo edhe për vjershën “Nën flamujt e melankolisë”. Në shënimin e kësaj të fundit në “Veprat” unë kam shkrue: “Vjersha e fundit që Migjeni dërgoi nga Torino. Nuk dihet në se kjo vjershë asht shkrue atje apor ma parë”. Ky shënim s’ka ndonjë gabim. Ka disa dëshmitarë që vërtetojnë se vjersha u dërgue nga Torino. Tashti që qenka zbulue data e shkruemjes së saj, del që Migjeni e ka mbajtë kohë pa e dërgue për botim, por jo që ajo nuk asht dërgue nga Torino, siç len me kuptue kritika. 7. Nuk jam dakort me mendimin se “botimi postum i 6 kangëve të fundit nuk i shton asgjë veprës së Migjenit”. (faqe 5, rreshti 36). Unë mendoj se edhe këto kanë anë pozitive që “shtojnë meritat e Migjenit”. 8. Nuk më duket e drejtë që të çfaqet mendimi për të zavendësue te “Frymzim i pa fat” një varg ma optimist me një varg nihilist (faqe 4, rr. 35). Unë mendoj se ai varg mund të citohet në shënime, por për bazë duhet marrë vargu që ekziston, mbasi ky varg asht ma i drejt – derisa vetë auktori ka çfaqë dy mendime. 9. Në faqen 7 të kritikës, rreshti 9 thuhet në lidhje me postumet:”Duhej respektuar rendi i origjinalit”. I cilit origjinal? Dorëshkrimet që janë zbulue ma vonë apor rendi i 1944 që asht një rrëmujë? Renditjen unë e kam bamë tue dhanë një shënim mbi te në fund të faqes 73. Pse u dashka me doemos në këtë rast të respektoja origjinalin, d.m.th. një radhitje që (simbas të dhanave që kam unë) e ka bamë Arshi Pipa? 10. Në lidhje me tregimet e pa botueme, në kritikë thuhet se “u botuan me gabime të shumëta” dhe nuk jepet ndonjë fakt që të provojë se këto gabime janë të shumëta; përkundrazi menjëherë më pas thuhet se “nuk mund të flasim për to sepse nuk e njohim origjinalin”. Si mund të qëndrojnë bashkë dy mendime që rrëzojnë njani tjetrin? 11. Nuk asht e vërtetë thanja: “Edhe të dy prozat që botoi revista “Letërsija jonë”…duall me gabime të njejta që gjejmë te “Veprat”. Një krahasim sado i nxituem e prej kujdo do të tregonte se në “Letërsija jonë” ka mjaft gabime që nuk gjinden te “Veprat”. 12. Konkluzionet e faqes 8 më duken me gabime. Aty thuhet: “Mendimi i ynë është se duheshin botuar gjithë tekstet në renditjen që u ka venë Migjeni me gjallje të tij, qoftë ato të botuara qoftë të pa botuarat. Gjithë tekstet duhej të ballafaqoheshin në botimet e ndryshme, duke u marrë për bazë botimi i fundit që u bëri auktori me gjallje. Duheshin vënë shënime për gjithë ndryshimet që gjejmë nga botimi në botim. Për tekstet e pabotuara si dhe për ato që i u shtuan botimit 1944 të “Vargjeve të lira” duheshin përdorë dorëshkrimet origjinale që ekzistojnë, dorëshkrime që familja e ka për detyrë morale t’i vejë në dispozicion të studionjësve…” . Këtu më vehen në dukje disa porosira të padrejta. E para, renditjen e tekstit unë e kam bamë pikërisht si e ka bamë “Migjeni me gjallje të tij”, natyrisht mbi ato të dhana që kishem unë. Si mund të më kërkohet mue renditje tjera plotësuese të Migjenit që zbulohen mbas daljes së “Veprave”? Deri përpara zbulimit të dokumentave dihej si renditje e vetë Migjenit vetëm vëllimi i 1936. Këtë renditje unë e kam respektue me rigorozitetin ma të madh. Që të ketë pasë renditje nga Migjeni për pjesët e pabotueme unë edhe sot nuk e dij se ka dhe se si asht. Ndoshta këtë renditje e ruen në syndyqet e tij misterioze Skënder Luarasi e s’ja tregon kujt. Po unë nuk kam faj. E dyta. Gjithë tekstet që diheshin unë i kam ballafaque e pikërisht “duke u marrë për bazë botimi i fundit që bëri auktori me gjallje të tij” d.m.th. Vëllimi i 1936-ës dhe prozat ndër revistat. Materiale të tjera s’kisha mundësi që të konsultoja – prandaj pse të më ngrihet në konkluzion si një punë që s’e kam bamë kjo puna e ballafaqimit? Kritika duhet të përmendte, në qoftë se ka dobësi ballafaqimi, por jo ta mohonte fare punën ballafaquese që vërehet ndër shumë shënime që nga fillimi deri në fund të vëllimit. Si mund të më kërkohet mue që “duheshin përdorë dorëshkrimet origjinale që ekzistojnë, dorëshkrime që familja e ka për detyrë morale t’i vejë në dispozicion…” Mua më duket se as sot e kësaj dite ne nuk dijmë sa dorëshkrime ka i mistershmi Skënder Luarasi. As unë dhe as një shok s’ka mundë t’i sigurojë këto dorëshkrime deri më sot plotësisht – e si mund të “përdoreshin këto dorëshkrime”? Këto janë vërejtjet e mija. Po e përsëris: “nuk due n’asnjë mënyrë të mbuloj me anën e këtyre vërejtjeve, kritikat tjera të drejta të shumta. Po t’ishte fjala për t’i pregatitë për botim publik këto shënime, do të më duhej të shkruejshem edhe nja tri faqe të tjera autokritikë. Pjesa më e madhe vërejtjeve të mija, në qoftë se gjykohen t’arësyeshme ndreqen me ndonjë retushë dhe shtojca të vogla. Z. Angjelina Ceka (Luarasi) dhe Z. Petro Luarasi e keni fjalën ju! Do ta kisha pasur, më të favorshme dhe më të lehtë të kisha vazhduar tashti me të gjitha rrjedhimet dhe konkluzionet, që rrjedhin fare normalisht, sepse me ne është e vërteta dhe ndershmëria. Një kërkesë kam, mos u kapni te gabimet ortografike e te shenjat e pikësimit, për të bërë tym. (As unë sot nuk i di mirë, më duket se edhe Petrua aty-aty është. Gabime ortografike ka edhe Skënderi sa të duash.) E kam sqaruar në përgjigjet e mija, se në 1954 niveli i shtypshkrimit, niveli i korrektorëve letrar, niveli personal gjuhësor e niveli i një gjuhe drejtshkrimore ishte krejt ndryshe. Në një sasi të madhe librash, deri edhe në veprat e klasikëve të marksizëm-leninizmit ku angazhoheshin gjuhëtarë shumë më të mirë se S. Luarasi, kam konstatuar me dyzina gabimesh. Babai im sigurisht se nuk mund t’i bënte ato redaktime që rekomandonte e rekomandoi sh. Luarasi, me mendjen që ta dëgjonin atje lart… A e shikoni tashti se Gj. Luka nuk kishte “pushtuar/rrokur” asnjë lloj materiali të zotit Skënder, sepse ai as më 1954 nuk i ka pasur ato 5-6 prozat e pa botuara dhe as që i kishte konsultuar. Dhe si mund t’i kishte më 1947-1948?! Sepse, edhe sikur ta zëmë si të mirëqënë që Gjovalini i kishte marrë nga “arkivi” ato 5 copë novelat e pa botuara, kopjuesi “me shumë gabime” në atë daktilografim do të ishte vetë shoku Skënder! Po pse Skënderi t’a bënte këtë lloj mashtrimi me qëllim, të akuzonte tjetrin, për gabimet e veta?! Mirëpo puna është se shoku Skënder e dinte pjesërisht edhe atë “lejen nga familia” e vitit 1953 akorduar sh. Dh.S. Shuteriqi për të botuar 2 copë novela. Ai nuk i ka pasur ato 7-8 novelat më 1953-1954, as në dorëshkrim e as në daktilografim. Ai madje as nuk e dinte mirë se sa ishin 7 apo 8, apo…Duke u nisur vetëm nga ndryshimet Shuteriqi-Luka, ai luajti paksa me një bllof, sikur u kishte hedhur ndonjë sy të shpejtë edhe dorëshkrimeve të pa botuara “të families”, te motra tjetër e Migjenit. Ashtu siç ju a kam shkruar “familia” nuk ishte vetëm zonja Ollga e zoti Skënder, dhe më vonë do t’ua tregoj më hollësisht…Z. Angjelina vetë as sot nuk e fut vëllanë “si ndonjë nip i families së Migjenit” dhe as z. Petro juniori nuk ia jep motrës “dorëshkrimet origjinale” të “Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar”…! Në tërë këtë mesele dava (tr.) ka një të vërtetë, që po e ripërsëris: Gj. Luka, nuk e konsideronte atë botim të 1954 si fundi apo fjala e fundit dhe me vetëdije e kishte lënë rrugën të hapur. Siç e kam shkruar Gjovalini e kishte ndihmuar sh. Skënder, kur kishte pasur mundësi dhe ajo “autokritika” aty rrahte… Por, Gj. Luka nuk ishte njëherë andej një herë këndej…, pastaj me “shokët e largët komunistë bolshevikë sovjetikë”, duke ndërruar fjalën “vetëm” me “larg”…pastaj te “shokët e afërt Koliqi e A. Jakova… të 1956”. Nuk e keni librin origjinal të 1957?! Apo këta janë zotërinjtë e afërt të rradhës të çiftit Ceka dhe të Zonjës Dade?! Këtu kam edhe dy pyetje: 1. Ekzistojnë ato shënimet origjinale me laps, në dorëshkrimet origjinale, apo janë fshirë nga koha?! 2. I keni dorëzuar origjinalet e “dorëshkrimeve” në Arkivin e MHSH apo i ruani akoma në syndyk?!
E gjykova të arsyeshme t’ua lë vendin dhe rradhën juve së bashku apo tek e tek, të reflektoni dhe të shkruani qëndrimet tuaja. Do t’ju pres ca kohë dhe pastaj do jap gjykimet e mija, megjithse edhe me kaq mjafton. Jam i hapur edhe për telefonata “pa qarje e pa atentate letrare”! Mbledhjet, korigjimet e redaktimet e “Migjeni”, VEPRAT , në vazhdim, sipas porosive të vitit 1954 të z. Skënder Luarasi, siç kam shkruar edhe më parë, ia ngarkoj si detyrë Petro S. Luarasit. (Me këtë rast urime edhe për atë shkollën 9 vjeçare me emrin “Skënder Luarasi”, inauguruar nga shoku Edi Rama) Me atë fletëzën me minimumin, “Ndreqje gabimesh” po e mbyll: “Oh, sa engjuj të bukur përpara derës së ferrit” – Tiranë, e shtunë 18 qershor 1955… [Shën: Me sa mbaj mend në largësi kohore, aty nga pas vitet 1960 në internim, tre persona nga Tirana, të shoqëruar me nja dy civilë dhe me policinë e Roskovecit, na bastisën shtëpinë. Ndër të tjera, në një komodinë (ku mbahej edhe DTT) ata morën edhe një “Dosje”, ku kishte edhe materiale me një shkrim dore me bojë jeshile. Mendoj se ata duhet të kenë marrë edhe materiale nga të Migjenit, sepse kanë shpëtuar disa pjesë të tjera….A.L.]
Kalk i një kohe që s’ka arsye të përsëritet Shekulli i 20-të besoj se ishte ende një vogëlush që besonte se pas mjegullës shkrep dielli. Perandoria osmane gjithsesi po reformohej. Troje nga shtrati i saj tashmë janë shkëputur dhe kanë formuar shtete. Lëviz edhe Malësia. Lyp të drejta si për të patur një komandë të vetën, një bajrak me shkabë si e pati herët fort Gjergj Kastrioti etj. I trëmbet Malit të Zi kinse ky ca llokma shqipërie ka dëshirë me i bashkue me të tijat. Këtë dëshirë e përcjellim në Saraje të Shkodrës. Shqyrtohet një kërkesë dhe formulohet një ftesë. Me gjasë Sulltani është në një linjë me kërkesat e malësorëve. Garant hyn Turgut Pasha. Shefqeti shtron gosti në Kremlin. Me sy t’i matësh them se ishin pesë a gjashtëqind trima. Nga këta sak treqind ishin malësora e kusur nga rrethinat. Me martina të shumtët. Nuk ta hiqte armën sunduesi i kohës përveçse po të shndërroheshë në kriminel. Natyrshëm dhe armë të reja nuk të jepte. Se na e dinte vesin. Pak nga natyra e pak nga arma e re, malësori harron krejt se ku i ka kufijt e vet. E përmend këtë detaj se mëkëmbësi i vezirit Turgut, na thotë t’ja dorëzojmë ato batallica e t’ju japim të reja. Taraboshi u bë sukë nga ky lajm. Na japin tre sahat kohë me u shlodhë. Jemi të ndërgjegjshëm se duhet aq kohë sa me na paisë me petka e me pushkë të reja. Por veshët nuk u bëjnë pritë lajmeve që s’ndihen. Tesha të reja s’ka, pushkë jo e jo! As karakatinat që na i morën mos o Zot se na i japin prapë! Ngado të hedhësh synorin dalloje topa e kalorës të gatshëm për sherr. Besa u pre me briskun e rrojtarit, në rriska aq të vogla sa s’ngjitet assesi. Dhe fjalët e zeza na u tha t’i marrim për prikë. “Uleni kryet berra. Nuk e meritoni me ju thanë burra se nuk dini me e nderue Sulltanin as Stambollin. Parinë e Shkodrës e tallni. Kurvëroni me Austrinë. Me Krajl Nikollën jeni një mollë e pandarë. Njërzit me veladonë ju tregojnë vetëm humnerat. Hy, trapat e Ballkanit, shporruni! Në se nuk u ka zënë kosa ndryshk kositni. Në se nuk ua ka ndrënë miu pallën, lëroni ato stërkeqe e mbillni mel e tepë. Peshk në Cem mundeni me zanë në se rrini urtë…” Grumbullimi i malësorëve përsëritet në Rapshë. E nis kuvendin një Frat. Bekoje o Zot këtë tubim e këta kreshnikë se besojnë në Ty e jo në Tunduesin! Prifti nuk e zgjat. E merr fjalën Vojvoda i Traboinit. “Tash pesëqind vjet vetvritemi se na irriton turku. Me Malin e Zi jemi të nji babe e i të njajtit fis çprej ditëve të lumnueshme të Balshës. Deri më tash, marrisht jem kacagjelue më këtë vëlla të Madh. T’ja shtrijmë dorën e pajtimit Knjazit e t’i kërkojmë ndihmë për pak liri e të drejta ma tepër!” Usulli është kalku i një formule të thjeshtë: Me e njoftë Nikollën, e me ndihmën e tij me u librue nga zgjedha. Paria e Malësorëve shkon në Cetinë. Po më shkojnë ndërmënd fjalët e Jezusit, këshillom Krajli. Shkoni mirë ndërvedi. Merruni vesh me shoshojnë dhe jepni për Sarajet di. Shkoni mirë ndërvedi. Merruni vesh me shoshojnë dhe jepni për Sarajet diç, ç’të mundni, teembramja fiq të thatë e arra. Ne nuk mendojmë të kemi krushqi me të Pahajrën e Motit dhe hejbet tuaja bosh nuk i kthejmë. Pak barot, ndonjë pushkë e dy a tre urtanë i duam prej derës Sate o vëlla i Madh! Për ne, Janko Vukotiç-i, Bllazho Boshkoviçi, Mitro Martinoviç-i, Mëhill Spasi e Stojan Popoviç-i janë brumi i një magje-je. Kur t’i mprehë këmbët e dhëmbët e të turret nëpër viset tona Shefqeti, kemi dëshirë me e detyrue me folë me vedi… Me t’pahajrin jam tërhiq e mos këput. Në majë të hundës e kam Turgutin si rob Zoti, por kur nuk ke se ç’ka me i ba gomarit nuk ke pse me i ra samarit… Fjalët e të dy krahëve janë të krehura me gërhanë. Prijës të malësorëve janë Janko Vukotiç e Mëhill Spasi. Ky i fundit erdhi vetë. Për këtë shkak nuk e shenjtoi Nikolla. Përsëritet koha e Mujësit. Zana e Bjeshkëve të Namuna vikat: Po digjet Kastrati! Duhet me ua ndalë turrin të mallkuemve… Dedë Gjon Luli me dhjetë harushana u del n’pritë. Merr një plumb në gjoks Nikollë Deda e vikama e Dodë Preçit i tremb taborret e sulmit. Kastratas ngjiten në Podgoricë me ble armë. Kremlinët e Rapshës e të Cemit, bien. Dorëzohen komitët e Traboinit, Grudës, Selishtës e të Pikalës. Nën thundër të mësymësve dhe Vranja. Dinoshas e Majehelmas u kanë marrë dy topa mësymësve me pahir. Nuk përmbahen hotjanë e grudianë. Lëvizin si trimat e Moisiut. Toka e Shenjtë kërkohet edhe tash, në kohët më të vonshme. Krahët i kanë më të fortë këso here. Janë me Ta djem trima e të urtë. Mos janë sokolat e sokolave, idhnakët triepshianë? Nuk përmbahen. Marrin turr gjithkah ku mjerimi struket. Hanxharët e Tyre mbrrijnë gjithkund. Tuzi përvëlohet. Shipshaniku nuk rrëzohet kollaj. Nata e dytë e lodh. Ahmet Beu vë nën komandë jeniçerë të ardhur prej Sarajeve të Shkodrës. Besa edhe mercenarë. Këta i përzien me disa kodosha prej Dinoshe, Tuzi e Mileshi dhe i ndërsen me e mposhtë Deçiçin, e me ja thye qafën shkabës. Se kanë për turp pse u bëhen turinjtë përshesh. Traboinasit e Grudianët janë zotër të Deçiçit. Flaka e Gjeto Daka janë sinonime mesvedi. Vukël e Nikç, Shkrel e Shalë lidhin usull me Kastrat e Grudë për të ndërtue gardhin e mbrojtjes. Lypet dhe ndihmë prej shkodranëve me gjasë me kulm e themel. Këta nisën vërtet por jo në ndihmë të malësorëve. Me përçina asqerësh i kanë radhët. Mbrrijnë në Bratilë, ngulin furkën me shkabën e ngordhur në majë, e rituali përsëritet në Milesh, Gjelevik, Dinoshë. Kufi është Ura e Rzhanicës. Më përtej mollat janë të tharta. Këndej urës, në duart e tyre janë Nënhelmi, Gllavica, Maja e Vranjës dhe katundi vetë. Malësorët fusin gishtin në gojë e bishtin ndër shalë. Pelerina e tradhëtisë është tmerrësisht e zezë. Por frymëmarrja e tyre nuk zgjat. Kanë në ndihmë Kuçin e Zetën, në atë rinisje të sulmimit. Pastrimi nis në Qafë Kishë e përfundon në Prrua të Thatë. Jo me plumba i përzënë mercenarët. Me hunj, me gurë e me shkelma. Edhe ky është një parkim i urrejtjes patologjike që ka me gjasë shkodrani i pashkodranizuar për malësorët. Këta mësymës përtalleshin sak nga stërnipërit e Roza Fatit. Turguti ngutet me zbitë në Sarajë se Mirdita shtërngon nofullat.Nuk ka besë më tek horrat që paguhen me skude. Në Shën Gjin ankoroheshin avullore.Nuk dihet sa asqerë kanë nëpër borde. Por janë shumë por ec e binde gjeneralin osman! Ky lyp përforcime nga Prizereni e Prishtina. Një grusht shqiptarësh prej Gucije vihen nën komandën e Et’hem Pashës por nuk gjejnë vojvodë përkryekarvanar. Turguti frikësohet edhe nga Krajli i Malit të Zi, sepse ky po ja lidh mirë e mirë ushkurët Qemal Begut. Ka pezm edhe prej kthimit në Grudë të Sokol Bacit. Kryepari i Grudës pati qënë këshilltar në Oborrin e Sulltan Hamitit. I gjithëfuqishmi i paska thënë me mëllef: Ti, Sokol njerën gjurmë e hedh ne Cetine e tjetrën ne Vjenë.Veëm bolet ke në Stamboll. Në tetë sokola nis jetën e komitit në Bjeshkët e Grudës.E ndjek Hafiz Pasha.Sokol Baci zë një maje mali e i gërmushet ditëkeqit. Ka pamjen e luanit të shituem.Lyp besën e maleve të mos e lidhin me vargoj. Ndërkoha punon për malësorët. Janë përanës Cemit. Frika e gjumi nuk mjaullijnë andejpari. Turguti ka punë me xhindët. Në asnjë qafë nuk po shfaqet Et’hem Pasha. Zana e Bjeshkës së Trieshit ka redin e vikamës: Një mbrashti e madhe ashtë nisë për rrugëtim. Po don me pushtue Kombin.Luej vendit Kelmend. Selca mbyll shtigjet.Shkon hurrç rropatja e Xhafërr Begut me e ndalë vrapin e dy çetave me triepshjanë.Xhafa ndërron drejtim.Mësyn Vuklin. Boga nuk lëshon pe. Stepet Turguti e Et’hem Begu.Por mjerisht shterr edhe mushti i qëndresës së malësorëve. Palët ngritën bajrakët e bardhë.Por Fuqitë e Mëdha s’pajtohen me këtë statu-cuo të një paqe të rreme. Zanë, hyj garant, Sulltan e Malësi le të bien në ujdi. Porta e Lartë fal.Falja merret peng, kinse pranohet .Falja fiksohet në celuloid. Gjeto Gjeka , Donat Gjegjaj, Ernesto Cozzi, Dedë Çoku, Sebastian Hila, Shuk Serreqi, Lorenc Mitroviç, Pjeter Gjokë Doda, Karlo Prendushi, Luixh Bushati, Gjekë Mali, Mati Prendushi, Dedë Gjon Luli, Jak Serreqi, Luigj Bumçi, Gjelosh Gjoka, Kolë Dedë Gjon Luli, Kolë Pali e Gjeto Daka, ani pse martirët traboinas janë njëzete nëntë. Një listë me grudianë të martirizuem e vëndet ku u lanë me gjakprej tyre, e sjell për dëshmi Prele Zef Vuskani,vonë në motin 1963. Në këtë listë shenjohet edhe triepshiani me pak fat, Tomë Gjeku i Gjekë Maxhit ,i cili mori plagë e jetoi edhe pak …. Nga seria e rrëfimeve te Triesh,1964, Pjetër Tomë Cacaj-t Dashamir CACAJ Liqeni i Shkodrës mes historisë së shkuar dhe të ardhmes Një nga trashëgimitë natyrore më të mrekullueshme që vetë Krijuesi u fali trojeve tona të Malësisë së Madhe etnike, Shkodrës e më gjerë, është padyshim edhe Liqeni i Shkodrës që e njohim sot. Historia e këtij liqeni ndër shekuj ka qenë e lidhur me evolucionin e gjatë natyror dhe me vetë jetën e banorëve autoktonë të trevave që e rrethojnë. Të paktën 2200 vjet më parë vërtetohet se ky liqen ekzistonte dhe u shërbente banorëve përreth. Për këtë mjafton të citohet Tit Livi i cili shkruante se liqeni në atë kohë njihej me emrin Labeatis Lacus – Liqeni i Labeatëve, pra i fisit ilir që banonte trevat tona në afërsi të këtij liqeni. Gjithashtu ky autor shkruan se në atë kohë kishte monedha që në njërën anë kishin fytyrën e mbretit ilir Genti, dhe në anën tjetër kishte lundrën (mjetin e kohës me të cilën lundrohej nëpër liqen). Madje edhe vula e këtij fisi (Labeatëve) kishte lundrën. Duke iu referuar studiuesit Theodor Ippen mësojmë se në periudhën e Perandorisë Romake nëpërmjet Bunës dhe liqenit kishin udhëtuar për në Podgoricë (Dioklea) tjegulla italike. Rreth shekullit IV-VI ky liqen shpesh emërtohej Liqeni i Diokleatëve, provincës ilire të romakëve nga vinte Perandori Diokleciani. Emërtime të mëvonshme mësohet se kanë qenë si Liqeni i Prevantelisë (edhe ky emërtim province të Veriut të Ilirisë), apo Liqeni Ilirik, e deri në shekullin XVI që shkruhet Liqeni Pensas, ku sipas disa autorëve thuhet se ky emërtim vinte nga pesë fiset e fuqishme të Malësisë së Shkodrës që zotëronin trojet përreth liqenit, apo pesë burimet kryesore që furnizonin me ujë. Nga shekulli XVII deri në atë të XIX, emërtimet e liqenit ishin më shumë lokale, sipas zotërimit të fiseve, si Liqeni i Hotit, Liqeni i Kastratit, Liqeni i Koplikut e deri Liqeni i Shkodrës. Është interesant të dihet se shpesh në historinë e shkruar apo gojëdhëna thuhet se ky liqen ka qenë thjesht një lumë i qetë, apo në moçalishte që ndryshonte nga baticat e zbaticat që sillnin motet. Nga shekulli XVI deri në shekullin XIX ka shumë dokumente që vërtetojnë se në Virë të Kastratit, apo andej kufirit të sotëm shtetëror në Viri-Pazar kanë ekzistuar limane apo porte të kohës që shërbenin për lundrat dhe anijet që transportonin mallra dhe njerëz nga njëri breg në tjetrin. Një gojëdhënë interesante qarkullon edhe sot që dikur Liqenin e Shkodrës e quanin Liqeni i Leshit (për këtë nuk ka gjë të dokumentuar), pasi nivelin e ujit thuhet se e kishin rritur banorët e trevave përreth të cilët kishin bllokuar me leshin e bagëtive përpisat apo më saktë lumenjtë nëntokësorë që kalonin përmes Malit të Krajës e derdhnin ujin në Adriatik, gjithsesi gojëdhëna mbetet gojëdhënë. Është e sigurtë se në dy anët e brigjeve të liqenit të dikurshëm ishin të ndërtuar qendra urbanistike, manastire, kuvende e objekte të tjera besimi e qytetërimi, rrënojat e të cilave mund t’i gjejmë edhe sot ndonëse një pjesë i ka mbuluar uji. Vlen të theksohet se një studim i vitit 1910 i një inxhinieri me emrin Briot thotë se nga viti 1870 deri në ditën e studimit, pra për 40 vjet rritja e ujërave të liqenit kishte përzënë 12 mijë ha tokë përreth tij, dhe se po të ulej niveli vetëm 3 metra përfitohet përsëri kjo sasi toke… Studime të tilla shpesh inicohen edhe sot, por pa punë konkrete. Liqeni i Shkodrës sot njihet si më i madhi i këtij lloji në tërë Ballkanin, ku ka një sipërfaqe mesatare prej 368km2. Gjatësia e liqenit, sipas studiuesve është 45.2km, ndërsa gjerësia mesatare 8.2km, ku maksimalja shkon deri në 26km. Thellësia e ujërave të liqenit shkon mesatarisht 7 deri 10 metra, ndërsa maksimalja regjistrohet në 44 metra thellësi. Pas vitit 1913 si shumë troje shqiptare edhe Liqeni i Shkodrës u nda padrejtësisht, ku sot vetëm 149km2 i përkasin Shqipërisë, ndërsa 219km2 Malit të Zi. Natyrisht bashkë me këtë sasi të ujërave Mali i Zi ka përfituar brigjet perëndimore të këtij liqeni së bashku me historinë qindra-mijëra vjeçare të rrënojave të manastireve, kishave, qendrave urbane që dikur rrezatonin qytetërim e zhvillim, e ndërsa sot dëshmi autentike të këtyre trojeve ilire ku banonte fisi famëmadh i Labeatëve dhe pasardhësit e tyre… Lartësia e liqenit mbi nivelin e detit është rreth 6m (5,6m). Ujërat kryesorë që mbushin liqenin vijnë nga Lumi Moraça, i cili ka dy degë kryesore, atë të Zetës dhe të Lumit Cem që formohet nga bashkimi i Cemit të Selcës me Cemin e Vuklit. Gjithashtu në liqen vijnë edhe ujërat periodikë të Prronit të Thatë, Rrjollit, të Dheut të Vrakës e tjerë. Influencë jo të vogël në sasinë e ujërave të liqenit kanë edhe burimet brenda këtij pellgu ujor, si për shembull Syni i Sheganit e tjerë. Në ujërat e liqenit rritet mjaft bimësi nënujore të cilat ushqejnë gjallesat ujore, kryesisht peshqit e shumtë që popullojnë liqenin tonë, si krapi, saraga, qefulli, mlyshi, kubla, ngjala, karasi (i kultivuar vonë), por ka edhe pak troftë e lloje të tjera peshqish jo kaq të rëndësishëm, si nila, skorta e tjerë. Nga studiues të ndryshëm thuhet se ka rreth 45 lloje peshku, ndërsa në liqene mund të gjenden edhe 12 lloje të tjera të cilat lëvizin nëpërmjet Bunës në Detin Adriatik e anasjelltas. Bimësia përreth liqenit dikur ka qenë mjaft e zhvilluar, si në bimët njëvjeçare e mbi të gjitha ato drunore shumëvjeçare si frashni i ujit, shelgu, verri e tjerë. Masivi i këtyre bimëve drunore formonte një kordon të gjerë e të gjatë pyjor nga më të pasurit dhe me vlera klimaterike dhe gjuetie. Tashmë ka disa vite që banorët e kësaj zone kanë filluar të ruajnë e gjallërojnë këtë brez bimësie që do kohë të arrijë aty ku ishte para çmendurisë socialiste-kooperativiste. Është pikërisht shkaku i shkatërrimit të këtij brezi të pasur me bimësi që ka influencuar në pakësimin e llojeve të shpendëve, por edhe kafshëve të egra, që e kishin të lidhur jetën me liqenin dhe brigjet e tij. Thuhet se në pellgun e Liqenit të Shkodrës jetonin rreth 250 lloje shpendësh të egra. Përveç rosës, balçes (bajukës), karabullakut, dikur edhe në bregun tonë të liqenit jetonte pelikani, që tani gjendet vetëm në bregun perëndimor që zotëron Mali i Zi. Gjithsesi një influencë negative për pakësimin e shpendëve ka edhe gjuetia pa kriter e këtyre viteve në demokraci… Por, me sa duket më në fund Liqeni i Shkodrës nuk do të lihet në mëshirë të fatit, pasi po flitet për shpalljen e tij Park Kombëtar, çfarë do të thotë ruajtje dhe kujdesje për liqenin, brigjet përreth së bashku me bimësinë e nevojshme. Nëse arrihet kjo, ne me plot gojë mund të themi se shteti dhe qeveria i kanë bërë një dhuratë të mrekullueshme trevës sonë (Malësisë së Madhe dhe Shkodrës), pasi liqeni dhe brigjet e tij do të shfrytëzohen për qëllime turizmi, gjuetie të kontrolluar, transporti ujor, shfrytëzim me ligj e normativa të bimësisë përgjatë brezit pujor që do të ruhet. Mbi të gjitha rregulli, ruajtja dhe mirëmbajtja e liqenit dhe asaj pjese që do të shpallet Park Kombëtar, do të bëjnë që brigjet e liqenit që nga Kamica, Jubica, Stërbeqi, Kalldruni, Kopliku e deri në Shirokë e Zogaj të jenë plazhe të mrekullueshme për pushues vendas e të huaj. Natyrisht këto brigje do të kenë lokale e hotele nga më luksozet, të cilat do të jenë në punë gjatë gjithë vitit, si në kohën e plazheve edhe në periudha të tjera, pasi prezenca e ujit të liqenit dhe brezave të pyjeve e bimësisë tjetër do të krijojnë një mikroklimë apo klimë të mrekullueshme për shëndetin e njerëzve në çdo stinë, madje siç thuhet këtu mund të ndërtohen edhe spitale të ndryshme si sanatoriume e tjerë. Duke u shpallur Liqeni i Shkodrës Park Kombëtar, siç dihet çdo veprimtari do të kontrollohet dhe do të mbështetet në ligje e vendime përkatëse, ku qoftë turizmi, gjuetia, ndërtimet e të tjerë do të kenë një taksë gjë e cila sjell të ardhura direkt dhe indirekt për shtetin dhe pronarët ligjorë të pjesëve të tokave rreth liqenit, të cilët nuk kanë asnjë arsye të frikësohen për shpronësime e humbje të drejte ndaj kësaj prone, pasi ne jemi futur në rrugën pa kthim të kapitalizmit e demokracisë… Duke përfunduar, urojmë që sa më parë premtimi i shtetit shqiptar të bëhet realitet, që Liqeni i Shkodrës dhe rrethinat e tij të bëhen vërtet Park Kombëtar, pasi kështu zonës sonë halleshumë do t’i hapet perspektiva e realizimit të zhvillimit, punësimit e përfitimit nga turizmi, tregtia dhe shërbimet në këtë park që padyshim do të zgjojë interesin edhe të vendeve perëndimore me të cilat kërkojmë të bashkohemi… Ndue Bacaj
A ka qenë Fan Stilian Noli komunist?! Jam i mendimit se kundërshtarë të çdo spektri politik mund të ngrejnë akuza ndaj njëri-tjetrit, qofshin këto të vërteta ose të pavërteta, ndërsa historianët mendoj se duhet të jenë të paanshëm dhe në veçanti kur është fjala për figura të dimensioneve të mëdha, siç është Fan Noli. Nëse sistemit që lamë pas i interesonte të përvetësonte ndonjë figurë, për ta përdorur si “dekor” në spektaklin e tij, kjo nuk mund të përdoret në këtë klimë të re, që na e solli demokracia. Sot, përgjegjësia e historianëve është e dyfishtë, ata nuk duhet ta sjellin “kostumin” e konformizmit në anën tjetër, por duhet të veshin kostumin e ri, atë të së vërtetës. Kam patur rastin të marr pjesë në një simpozium ndërkombëtar të organizuar në Shkodër: “Shkodra në shekuj”, simpoziumi i dytë, 16-17.XI.1998. Kam mbetur i befasuar nga kumtesa historike të përgatitura nga njerëz të indoktrinuar, madje deri në shkallën më të lartë (të papërgjegjësisë). Ky “spektakël” absurd më ka lënë një shije mjaft të hidhur dhe me shumë vështirësi “fitova të drejtën” për t’i dhënë përgjigjen e merituar një “pseudo-historiani”, i cili me një papërgjegjësi të pashembullt quante “rebelim” Revolucionin e Qershorit 1924, dhe “Martirin e Kombit”, “Heroin dhe Mësuesin e Popullit” Luigj Gurakuqin, bashkë me Fan Nolin, drejtues të “rebelizmit”!… A mund të shprehej një frazë e tillë aq banale pikërisht në njërin nga auditorët e atij universiteti që mban emrin e Luigj Gurakuqit?! Janë pikërisht këta “kualitete” që drejtojnë katedrat e historisë dhe që “shtemperojnë” breznitë dhe gjeneratat e studentëve duke u “mëkuar” anti-historinë. Ndonëse u zgjata me këtë parashtesë, mendoj se ishte e nevojshme. Pra, siç dhe e kemi trajtuar në titullin e këtij shkrimi, çështja shtrohet nëse Fan Noli ka qenë komunist. Një miku im (me të cilin shpesh herë e kemi debatuar këtë çështje) më solli një argument të ri, i cili mendoj se ia vlen ta trajtojmë, më tepër për të ndriçuar të vërtetën për një “Martir” i cili nuk jeton. Ja si shprehej Faik Konica, mbasi merr mesazhin e fitores nga Noli: Faik Konitza, Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit” i kablloj Nolit mesazhin pasonjës: “Lutemi bëni të njohur Ushtrisë Kombëtare, simpathitë t’ona prej zemre për veprimin patriotik të saj” – Faik Konitz. Më 10 qershor Ushtria Kombëtar hyri në Tiranë. Konitza përsëri përhiron Ushtrinë Kombëtare me këto fjalë: “Boston, 12 qershor 1924. “Vatra” uron Ushtrinë Kombëtare dhe udhëheqësit civilë e ushtarakë të revolucjes shpëtimtare për suksesin e çkëlqyer…”. Me bekimin e Konicës dhe të “Vatrës”, Noli më 17 qershor formoi kabinetin, si pason: Noli, Kryeministër; Sulejman Delvina, Ministër i Punëve të Jashtme; Kolonel Kasem Qafëzezi, Ministër i Luftës; Luigj Gurakuqi, Ministër i Financës; Qazim Kaculi, Ministër i Punëve Publike; Stavro Vinjaku, Ministër i Drejtësisë. Ahmet Zogu me disa shokë të tjerë u arratisën në Jugosllavi. Reaksionarët e tjerë u shpërndanë në shtete të ndryshme: Itali, Greqi e gjetkë. Qeveria Noliane gjatë gjashtë muajve që qëndroi në fuqi korri një sërë suksesesh me rëndësi. Thuhet se balancoi buxhetin. Kjo ishte një mrekulli e dorës së parë, se buxhetet kurdoherë tregonin defiçite. Një sukses tjetër dhe që vlen të theksohet si sukses Nolian, ishte që fitoi Shën Naumin në Gjykatën e Hagës (në Gjykatën e Lartë), ndonëse shpenzoi nja dhjetëmijë dollarë, por që më në fund Zogu ia fali Jugosllavisë. Më 24 dhjetor Zogu, nën mbrojtjen dhe ndihmën direkte të forcave jugosllave u kthye në Shqipëri dhe Noli mori udhën e arratisjes. Cilido shqiptar me koshiencë nacionale dhe vetëdije mund të konkludojë: Kush ishte tradhëtar, Ahmet Bej Zogolli, apo Fan Stilian Noli? “Të shkruash për ngjarje me karakter nacional përveçse duhet të kesh informacion të mjaftueshëm historik, në radhë të parë duhet të kesh koshiencë, edukatë dhe guxim qytetar. Duhet të zhvishesh nga çdo paragjykim partiak, religjioz dhe krahinor, të braktisësh çdo “veshje” të mban erë servilizmi dhe konformizmi, dhe të veshësh “kostumin e së vërtetës”, atë kostum që kurrë nuk vjetërohet, që kurrë nuk griset” (M.B.). Është folur dhe shkruar kaq shumë për Nolin, se ai ishte komunist, madje i janë vënë edhe epitete si “Peshkopi i kuq”, agjent i rusëve, etj., etj. Ai është taksuar aq shumë se na solli në Tiranë ambasadorët sovjetikë etj., etj. Biografi dhe sekretari i Nolit (në “Vatra”), z.Qerim M.Panariti, na e paraqet krjetësisht ndryshe ardhjen e delegacionit sovjetik në Shqipëri dhe citon pikërisht kështu: “Më parë se të mbarojmë karrierën politike të Nolit, na duket se këtu është vendi që të shpartallojmë njëherë e përgjithmonë “legjendën” se gjoja Noli lidhi relacione diplomatike me Rusinë Sovjetike. Legjendat kur hyjnë në shtyp, bëhen pjesë e historisë dhe përsëriten prej atyre që s’kanë ndjenjë historike, ose janë armiq të fakteve. Njëri nga personat që publikoi në shtyp këtë legjendë ishte i ndjeri Constantine Chekrezi, i cili ndonëse qe patriot i dorës së parë, punëtor i palodhur, gazetar i shkathët dhe historian, mjerisht zoti Chekrezi ishte armik i fakteve dhe përhapës i legjendave si fakte. Faktet realisht janë kështu: Në fillim të dhjetorit 1924, një mision sovjetik nën kryesinë e M.Krakovietskit, arrin në Durrës. Noli, ndonëse ishte Kryeministër i Shqipërisë, këtë lajm e mësoi prej Ministrit të Inglisë në Tiranë, Sir Harry Eyres dhe porsa shkoi nga zyra lajmprurësi, Noli thirri menjëherë mbledhjen e Kabinetit. Shumica e shokëve të Kabinetit shprehen mendimin që misioni sovjetik mos të pranohej në Tiranë. Noli nguli këmbë që kjo s’është mënyrë fisnike nga pikëpamja diplomatike, që të pështyjmë në surrat një mision diplomatik të një shteti të madh si Rusia. Më në fund misioni në fjalë erdhi në Tiranë ku qëndroi disa ditë, por relacione diplomatike nuk u nënshkruan midis Shqipërisë dhe Rusisë deri në vitin 1945. Pyetje vërtet interesante. Mjerisht zbulimi i kësaj intrige nuk do t’u pëlqejë admiruesve të Gurakuqit, i cili s’ishte në simpati për Reformën Agrare që u mundua të bënte Noli në Shqipëri. Konsulli i Shqipërisë në Vjenë, Nush Bushati, protogje e Gurakuqit, i cili mori urdhër nga miku që të vizojë pasaportat e Misionit Rus me qëllim që të “ngjyente” Nolin me bojën e kuqe. Kundërshtarët e Nolit s’kanë hequr dorë edhe sot që t’i ngjitin vulën e kuqe. S’kanë hequr dorë as sot kur Noli s’është më me ne, që të mbrojë veten. Po të kishin vetëm dy pare mend, kundërshtarët e Nolit dhe pakëz fisnikëri, do ta merrnin me mend që edhe sikur të donte Noli të lidhte relacione diplomatike me Rusinë Sovjetike, kushtet politike të Shqipërisë në dhjetorin 1924 ishin aq të mërzitura, sa Noli pothuajse po përgatitej t’i linte shëndetin Shqipërisë përgjithmonë. Ministri i Shqipërisë në Beograd, Ali Riza Kolonja, më 13 dhjetor lajmëroi Tiranën se Zogu ishte gati të sulmonte Shqipërinë nga Prizreni me forcat ushtarake të Jugosllavisë. Kështu pra, si Noli, dhe Rusia Sovjetike do të ishin krejtësisht të çmendur që të lidhnin relacione diplomatike në një kohë kaotike të tillë. Siç mund të konstatojmë nga të dhënat e sipërpërmendura, na rezulton plotësisht se Revolucioni “Demokratiko-Borgjez” i Qershorit 1924 ishte vërtet revolucion demokratik dhe aspak bolshevik, siç mundohen ta komentojnë anti-Fannolistët dhe epigonët e feudalëve dhe salep-sulltanëve, që edhe sot në mijëvjeçarin e tretë (në shekullin e kompjuterave) shohin ëndërra stepash me Haxhi Qamilë. Nën maskën e “demaskuar” të antikomunizmit, orvaten të baltojnë figurat më të shquara të nacionalitetit arbër, me përpjekjet e tyre të dështuara për të “ndëshkuar” idealistët dhe intelektualët e patriotët më të shquar, përfaqësuesit më të denjë të ndërgjegjes tonë nacionale. Janë ata monstra që “vjellin” çdo ditë helm kundër Europës. Harrojnë këta pseudo-shqiptarë se duke pretenduar të “pështyjnë” mbi Europën, godasin themelet e atdheut të tyre, i cili është i ndërtuar nga vetë Krijuesi brenda kufijve të këtij kontinenti. Vlen t’ju kujtojmë këtyre dështakëve se Fan Stilian Noli është ndër të parët “maratonomakë” të qytetërimit Europian. (Ref. Albumi II, fq.74. Prej Qerim M.Panariti, Boston, Massachussets, 1966). Mark Bregu
Mark Milani, trimi dhe besniku i Dukagjinit krenar Njëri nga burrat më të spikatur të Dukagjinit, në trimëri, besë e bujari, është edhe biri i Shoshit, Mark Milani. Mark Milani u lind në Pepsumaj të Shoshit në vitin 1890. Ishte i biri i burrit të dëgjuar të Dukagjinit, Milan Çuni (një burrë që përveç besës, trimërisë dhe bujarisë së trashëguar ndër breza, Zoti i madh i kishte dhuruar edhe atë hijeshi të rrallë dhe atë kontribut të spikatur që ngjasonte me një lis mali). Mark Milani trashëgoi nga i ati vetitë dhe cilësitë më të shkëlqyera të një burri malesh ku kryefjala është fisnikëria, trimëria, besa e bujaria. Besën e maleve Mark Milani e ngriti deri në kuotën maksimale të vlerave, duke e kthyer në “ideal” të tij, me sakrifica të panumërta, deri në martirizim, duke sfiduar çdo legjendë e çdo Kostandin. Në gjeografinë varfanjake që pushtonte këtë krahinë, Mark Milani ishte ndër ata të mëkëmbur të pakët, por që kurdoherë u gjend pranë më nevojtarëve, në çdo moment gëzimi apo fatkeqësie, duke shpalosur vlerat e bujarisë. Një ndër cilësitë e këtij burri të rrallë është mënyra e komunikimit ndër kuvendet e burrave, natyra e tij e qetë dhe e matur, biseda e rrjedhshme dhe artikulimi mjeshtëror i fjalëve, tërhiqte vëmendjen e bashkëbiseduesve. Ndonëse Marku ishte një besimtar i krishterë i devotshëm, ai kurrë nuk abuzonte me betimet fetare, (një cilësi mjaft e rrallë kjo për një besimtar të vërtetë). Betimi lajtmotiv i Mark Milanit ishte “pasha besën”. A ka gjë më të shenjtë dhe më të shtrenjtë se besa e burrit? Pa as më të voglin dyshim, Mark Milani ishte simboli autentik i njeriut që mban besën dhe këtë vërtetësi absolute, lexuesi do ta “prekë” gjatë leximit të këtij shkrimi. Ndonëse (siç e thamë më lart) Marku u rrit në një mjedis sa të varfër, aq dhe të prapambeture, në një kohë kur retë dhe stuhitë e stepave aziatike përveç varfërisë kishin mbjellë edhe injorancën, kur bashkëfshatarët përdornin vetëm zhgunin dhe shajakun, Mark Milani ishte i pari që përdori kostumin e stofit (një luks ky tepër i madh për kohën dhe ambjentin që e rrethonte). Ai, përveç atyre virtyteve që cilësuam më lart, shquhet si një patriot e atdhetar i shkallës më të lartë. Është ndër burrat më cilësorë, me një shkallë ndërgjegjësimi maksimal në mbrojtjen e trojeve arbërore. Nuk ka veprimtari mendore apo luftarake në Dukagjin ku të mos gjendet mendja dhe pushka e Mark Milanit. Nuk ka vend ku të mos shpaloset me të gjithë madhështinë shpirti i madh i sakrificës dhe dashuria e pakundshoqe për fisin, fenë dhe tokën amtare të të parëve. Ishte viti 1910 kur malësorët e Dukagjinit i dolën përpara Gazi-Turgut Sheuqet Pashës dhe si një digë e fuqishme ndaluan vërshimin e vrullshëm të stuhive aziatike, duke “shkruar” me gjak të kulluar arbërish një ndër faqet më të lavdishme të historisë sonë nacionale mbi Qafën e Agrit dhe duke e kthyer këtë qafë në një “Termopile” të vërtetë. Mark Milani, së bashku me qindra burra të tjerë të Shoshit, Shalës, Mërturit, Toplanës, Dushmanit e Pultit, të udhëhequr nga strategu Mehmet Shpendi (i Shalës), Deli Marashi (i Shoshit), Prel Tuli (i Mërturit), Smajl Preka (i Toplanës), Avdi Kola (i Gimajve), Ndokë Mirashi e Babun Celi (i Shoshit) e shumë të tjerë, mbas dy javësh qëndrese titanike, i thyen forcat turke duke ngritur në “zenit” krenarinë e bjeshkëve të Dukagjinit, ashtu siç pati ngritur Leonidha krenarinë spartane në betejën e “Termopileve”, (Ref. “Hylli i Dritës”, N.11, fq.571, v.1937, Gazeta “Dukagjini ynë”, fq.213). Një ndër aktet madhore të shpirtit patriotik dhe liridashës së Mark Milanit na shfaqet në vitin 1915 në betejën e ashpër të Qafës së Gurit të Kuq kundër forcave pushtuese serbo-malazeze. Serbo-malazezët, në kërkim të realizimit të ëndrrës së tyre të kahershme, mbasi pushtuan Shkodrën, iu vërsulën Dukagjinit duke vënë në efiçencë të plotë të gjithë arsenalin e armëve dhe të dredhive të tyre tradicionale. Shoshi, Shala e Toplana shkuan menjëherë në ndihmë të bajraqeve kufitarë të Pultit, i cili ndizej flakë, por qëndronte stoik, duke skuqur me gjak të kulluar arbërish çdo pëllëmbë të tokës së tij të shenjtë. Kullat dhe stanet ishin kthyer në kështjella qëndrese, ku bijtë e shqipeve “vulsonin” me grykat e pushkëve “traktatin” e qëndresës. Fisi i Shoshit, i prirë prej Lulash Gjeloshit, Lekë Prelë Alisë, Ndokë Mirashit, Mak Milanit, Binak Pjetrës, Gjon Marashit, Ukë Stakës e Babun Celit, shkruan një epope të re e cila është përjetësuar në “Eposin e pavdekshëm të shqipeve” me vargjet metaforike që vetëm gurra e kristaltë e bjeshkëve mund t’i përcjellë: “Ç’bani Shoshi n’kuje t’Planit/u tmerrue dhe zana e malit”. Si spartanë të vërtetë qëndruan viganët e Shalës dhe të Toplanës së vogël, ndërsa për qëndresën e Planit që patën mbi 79 të vrarë e të masakruar barbarisht, asnjë epitet nuk mund të përdoret veç fjalës “Trojanë të vërtetë të Dukagjinit”. Këtë qëndresë dhe stoicizëm të pashembullt, populli e ka përjetuar në vargje: “Dukagjini ban medet/Për kët luftë që u ba simjet/Nuk sheh tufë tuj u l’shue/Nuk sheh arë tuj u lëvrue/S’ndien çoban n’zabel tuj k’ndue/Po kjajnë loket me shami/Po vajtojnë për djemt e ri/T’tanë na i preu Mali i Zi/Na rrenoj stane e shpi”. Një shembull episodik dhe që evidenton mençurinë e Mark Milanit është edhe ngjarja që po citojmë më poshtë: Në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Mark Milani së bashku me Ukë Stakën, Dedë Ndoun e 40 burra të tjerë, kryejnë një aksion (sa trimëror, aq edhe të zgjuar). Italianët kishin strehuar në oborrin e Kishës së Shoshit, gjoja nën kujdesin e Padër Palit, si person i paprekshëm nga e drejta zakonore e kodifikuar në “Kanun”. Por kjo lojë djallëzore e italianëve u sfidua nga Mark Milani dhe shokët e tij, të cilët sulmuan depon dhe përzunë forcat e huaja, pa i shkaktuar asnjë dëm Kishës së Shenjtë. Që në vitin 1922, Mark Milani gjendet i rreshtuar përkrah forcave më progresiste opozitare. Në Revolucionin e Qershorit (1924) e gjejmë përkrah forcave Noliste dhe shoqëruesi më besnik i patriotit dhe ideologut të shquar, birit të Shkodrës, Luigj Gurakuqit, bashkë me shokun e mikun e tij Babun Celin. Siç e thamë më lart, Mark Milani ka qenë një nga luftëtarët më aktiv edhe kur forcat e armatosura të Shoshit e Shalës, në mbrëmjen e 29 majit 1924 sulmuan dhe morën Kodrën e Shëngjergjit (qendër e rrethit të Dukagjinit). Mbasi i çarmatosën forcat e xhandarmërisë, i lanë të lirë të largoheshin. “Një akt ky tepër fisnik, që shfaq madhështinë e shpirtit dukagjinas dhe hedh poshtë çdo shpifje apo insinuatë të ndonjë dashakeqi që është përpjekur t’i etiketojë si njerëz të egjër ose barbarë!… – autori). Forcat fannoliste dukagjinase të Shalës, Shoshit e Pultit marshuan gjatë gjithë natës dhe ditës së nesërme, duke marrë postkomandën vendore të Mesit dhe më 31 maj sulmuan dhe rrethuan komandën e Qarkut të Shkodrës. Në këtë veprim luftarak u shquan: Babun Celi, Zef Delia, Binak Pjetra, Nikë Gjoni, Palë Mëhilli, etj. Luftimi qe mjaft i ashpër dhe përfundoi me vrasjen e Nënkomandantit të Qarkut nga Gjelosh Marku, i cili ka qenë në një pritë me Mark Milanin, Babun Celin dhe Zef Delinë (Ref. “Dosja e Gjyqit Politik të Shkodrës”, dok.17, Fondi i Ministrisë së Brendshme, AQSH, Tiranë, 1927). Pas këtij aksioni të suksesshëm, Mark Milani, Babun Celi dhe shokët e tjerë kryengritës të udhëhequr nga Ndokë Gjeloshi, filluan marrshimin drejt Lezhës, duke sulmuar në fillim postën e Gjadrit, e cila ishte pikë nyje, pastaj vazhduan me intensitet mësymjen drejt Lezhës. Toger Vasë Kiri kishte zënë kodrat e qytetit, Xhemal Bushati sulmoi nga ana tjetër e Drinit duke u bashkuar me forcat që sulmonin drejt Rraboshtës. Kapiten Mark Raka sulmoi nga drejtimi Rraboshtë-Malësia e Lezhës. Pushka vazhdoi nga të gjitha anët dhe mbas një luftimi të ashpër, Lezha u mor dhe fuqitë kundërshtare u thyen keqas. Major Geraldi nuk dihet se ç’drejtim mori. Në luftime mbetën 13 vullnetarë të vrarë dhe 6 të plagosur. (Ref. “Ora e Maleve”, 6 qershor 1924). Pas marrjes së Lezhës, Ndokë Gjeloshi me pararojën e Ushtrisë Kombëtare, të përbërë prej 18 vetësh, marrshoi drejt Tiranës duke ndjekur e çarmatosur grupe-grupe forcat mercenare zogiste të vëna në ikje dhe në panik të plotë. Ndok Gjeloshi hyri në Tiranë dhe njoftoi Komandantin e Forcave të Veriut, Kolonel Rexhep Shalën, se Tirana u mor dhe kështu në Kryeqytet hynë triumfalisht forcat e Ushtrisë Kombëtare, të cilat kishin kaluar në anën e Fan Nolit, duke konfirmuar plotësisht rënien e satrapit dhe fitoren ngadhnjyese të forcave demokratike, ku ushtria luajti rolin parësor. Mark Milani për të parën herë është njohur me Bajram Currin në kullën e Babun Celit, natën e Shënkollit, me qiri të ndezur e mish fërliku, bash ashtu si pritet miku. Atë natë, në shtëpinë e Babun Celit u zhvillua (mes bisedash të tjera) edhe ky dialog: Kapidan Bajram, – i tha i zoti i shtëpisë, Babun Celi – dimni asht tuj mjatë i ashpër, por bukë e bylmet kena për ty e shokët tuej. Je burrë i moshuem, prandej mos lëviz prej këndej se Ahmet Zogu ka me ta hangër kryet me pare, e të garantoj se kurrkund ma i sigurtë sesa në gjoksin e bjeshkëve të Dukagjinit nuk ke me kenë. – Paç faqen e bardhë, o Babun Celi, se të njajtën fjalë ma ka thanë edhe Mirash Ndou i Shalës. Faqebardhë qofshi ju e të gjithë Dukagjini, por unë kam vendosë me kalue ket dimën-koçak në Malësi të Gjakovës, se jam bir i atyne maleve. Po më strehuan se jam bir i tyne, po më prenë në besë, prejnë birin e tyne. Kurrë Dukagjini nuk e prishi besën, por si për ironi të fatit, ma se nji herë djemt e ksaj treve krenare u prenë në besë nga të pabesët dhe faktet flasin: Më 20 nandor 1926, kryengritësit, herët pa ague drita, u nisën drejt Shkodrës, kaluen përmes Gurit të Kuq në Prekal, Ura e Shtrenjtë, Drisht dhe gjithë entuziazëm mbërritën në Mes. Këtu, në luftim e sipër u vra Kolë Binaku nga Shala. “Me 21 Nandor (shkruan Dom Lazër Shantoja), kryengritësit banë marrëveshje me krenët e Post-Ribës, por kta të fundit e shkelën marrveshjen duke ju ra kryengritësve mbas shpinde”… Gjithsesi, kryengritësit dukagjinas arritën të zaptojnë postkomandën e xhandarmërisë duke zënë rob të gjithë efektivin e saj, të cilët jo vetëm që nuk i keqtrajtuan, por me një mirësjellje naive i lanë të lirë të ktheheshin në Shkodër”. Deri në pranverën e vitit 1927 vazhduan raprezaljet e tmerrshme zogiste. Në këtë kohë, pasi kishte vrarë, djegur e pjekur e plaçkitur Dukagjinin, Ahmet Zogu nxori një amnisti për dorëzimin e të arratisurve, të cilëve u premtonte se po të dorëzoheshin do t’i linte të lirë. Hasan beg Bushati u çoi fjalë Mark Milanit dhe shokëve të çetës së tij të dorëzohen duke u thënë: Hajdeni në besë të Zotit dhe timen. Jam i shtëpisë së Begut të Bushatit, derës së Lekë Dukagjinit, ju veç dorëzohuni se hyj unë garant me ju lirue e me ju kthye në shtëpitë tuaja. Mark Milani u pati thënë shokëve se nuk kemi si me u dorëzue o burra, se nuk i xehet besë këtij “pelivani”. Të lodhun nga arratisja dhe vuajtja e gjatë, i besuan amnistisë dhe dorëzanisë së Hasan Begut. Mark Milani u dorëzua vetë duke bërë gabimin fatal që i kushtoi jetën. Hasan Begu i dorëzoi dhe u doli në gjyq dëshmitar duke deklaruar se këta kriminelë të urryer e të rrezikshëm i kishte kapur në male dhe i kishte sjellë me forcë përpara drejtësisë për të dhënë llogari për krimet e kryera. Mark Milani (sipas dëshmisë së shokut të tij, i dënuar me litar, por që shpëtoi), – Martin Marashi i Toplanës, iu drejtua Hasan Begut: Ku e ke besën e Zotit, o Hasan Begu, që na the “hajdeni në besë të Zotit!”? Si nuk të skuqet faqja, he burrë! Njiherë hangre fjalët tueja, e tash vjen e shpif për t’i hy në qejfë hyqymetit! Pasha njatë Zot që na ka falë, o Hasan “trimi”, ti veçse na rrejte, se kurrë për ket jetë nuk kishe mujtë me na kapë e me na pru në ket vend”. Mark Milani dënohet me varje në litar. Kështu shuhen yjet dhe idealistët, fatosat e pavdekshëm të lirisë. Të njëjtin fat pësoi edhe Babun Celi, kështu ngritën në “zenit” madhështinë e maleve, bijtë e bjeshkëve krenare të Dukagjinit, duke fituar pavdeksinë dhe duke sfiduar tradhëtinë. Mark Milani është njëri nga bijtë më të shquar të Dukagjinit. Ai nuk ka vdekë, piskama e tij ushton në çdo majë malit: “Kujdes, ruajuni nga tradhëtia…”. Mark Bregu
Heroinës Marije Shllaku Kosova iubë shtëpi e toka ujë me piFotografia. Gjithmonë aty. Në të njejtin vend. Në të vërtetë largohesh nganjiherë. Si era. E me vete më merr. Shkon ku ke shkelë dikur. E, edhe ma përtej. Fusha e male kapërcen. Kudo që ndigjohet fjala e ambël NANË, të cilën aq shumë e deshe. Dhe, saora, çilembyll sytë, prapë këtu. Ku je. E qetë. E pafjalë. Nji heshtje me dhimbje krenare. Heshtje që flet shumë. I flet njënit ndër të paktët e sotëm, që të njohën së afërmi. E kurrë s’të harruen. Jeton mbrenda tyne. Ti i rrite. Të shikoj përditë. Bashkëbisedojmë në nji dhomë. Ti, atje, nalt, në mur, e unë në shtratin tim tashma të lodhun. Vajzë e re. Njizetekatërvjeçare. Dhe e re mbete përjetësisht. E pastër dhe e bukur. Bukuri e papushtueshme. Pra, ne njihemi. Ma saktë, të njoh unë ty. Nga travajat e shumta që të ranë për hise e i përballove me qëndresë legjendare, nuk pate kohë me e njoftë ma të voglin vëlla tandin, i cili për herë të parë e të fundit, të pa para gjashtëdhjetë vjetësh- nji fjalë goje! Kur ta ndigjoi zanin kumbues, që djersët ia nxori prokurorit. Kur mësoi për bëmat tueja heroike në të mirë të tokës që të lindi. Dhe kur pa se si u talle me vdekjen, ti, vajzë kapedane- ORLEANE SHQIPTARE. Dhe që nga ajo ditë, si shumë të tjerë, ushtar i yti mbeti. Nji ushtar që në jetë pati rrëmore shumë. Motra ime e shpirtit, sokoleshë mali! Sytë tu rrezatojnë mbrenda meje. Dritë e forcë më japin. Ata më kanë mbajtë gjallë edhe kur u përballa me vdekjen! Dy botë në nji. Ti dhe unë. Bashkëbisedojmë. Ma saktë, flet ti. I flet motra e madhe vëllait të vogël shtatëdhjetepesëvjeçar. Pse ndryshe nga shumë e shumë vite ma parë, pamja jote e këtyne kohëve të fundit, ma saktë, e këtyne gjashtë viteve, po më befason? Ndjehesh ma e qetë, ma e gëzueme. Edhe krenarinë e mbrendshme ta ndjej disi ma të thellë. Ngjan me timonierin, që bashkë me shumë e shumë shokë, ma në fund, në luftë me stuhinë, e ka nxjerrë anijen në breg. Pra, të shoh të përtrime. Dhe ke të drejtë. Ka gjashtë vjet, motër, që KOSOVA po merr frymë lirisht. U shporr nji herë e përgjithmonë shkerbja e Uralit, të cilën ti me shumë trima, e luftove me guxim e zgjuarsi të rrallë. Së fundi, me ndihmën e Zotit në radhë të parë, nipat e mbesat tua e shporrën nga trojet tona pushtuesin shekullor gjakatar. Doli profecia jote: Gjaku im nji ditë ka me u ba liria e Shqipnisë. Dhe tjetra: “…S’ka dyshim se mbas vdekjes sonë, djemtë e vajzat shqiptare do ta vazhdojnë luftën, derisa Kosova t’i bashkohet Shqipnisë.„ Fjalët tua të fundit, para tytave të kuqe, ishin: “KOSOVË! Sa shpresëmadhe të gjeta, e sa zemërplasun po të la! Po edhe në këtë çast të mbramë, po i lutem Zotit: GJAKU IM T U BAFTË DRITË! Dhe, d r i t ë u ba. Kosova për të cilën ti u flijove, e fitoi LIRINË. Të skalituna mbeten thaniet tueja: “Ne luftuem që pjesët ma të dhimbshme të atdheut t’ia kthenim Nanës Shqipni.“ Ndër tubime bahej thirrje: “Mos t’i lëshojmë këto fusha të bukura! Mos me ia dorëzue shkjaut në asnji mënyrë armët tona!„ “Rregullisht mbaja fjalime, tue ua ngritë moralin. Dhe morali ynë ishte i naltë. Ai kurrë nuk na tradhtoi.“ Baje thirrje: “Shqiptarët nuk duhet të shkojnë me luftue në tokë të huej.“ Ti e sqaroje edhe faktin e turpshëm: “Partizanëve të Serbisë po u ndihmojnë partizanët e Shqipnisë.“ Lufta kishte dhimbje. Kur u vra Mehmet agë Berisha, u shprehe: “M’u thye njenin krah.„ E, për vrasjen e Pjetër Tomës, rojes tande besnike, u shprehe: “Vrasja e Pjetër Tomës më ka goditë thellë.„ I pate thanë Shaban Polluzhës: “Kam ardhë me u ba kurban për këtë tokë. Duhet ta mbroj edhe unë, siç po e mbron ti. Ne duhet të jemi të bashkuem. T’i lamë mbanesh mosmarrëveshjet. Për këtë edhe ta kam mësye. Kam ardhë me t’u lutë… Për hir të Zotit, për hir të Atdheut, të Kosovës, edhe për hatrin tim, thirre Mehmet Gradicën e pajtohu me të! Bashkohuni! Po s’u ba kjo, ka me na dënue historia, e ndoshta ty ma shumë, se sot ti je baba i Kosovës.„ E, kur qe arritë kjo, Shabani u pat shprehë: “Kjo çikë më bani me u pajtue, me u besatue për luftën që na pret me shkjaun.„ Ishe procesmbajtëse në tubimin historik të Dobërdolit, (4- 5 gusht 1945), ku morën pjesë afro dyqind burra zamëdhenj nga trojet tona. Mes tyne, ti, vajzë e vetme, the në atë tubim: “Motra dëshiron me vdekë me ju, e ju bashkë me të. Sa të jemi gjallë, të mos ju iu dorëzohemi sllavokomunistëve! Ma mirë me vdekë me gratë e fëmijtë tanë, e me i pa tue vdekë, sesa serbi me na i pre! Tek ne mbetet qëndresa, besimi e bashkimi. Me armë në dorë, ne do ta fitojmë lirinë! Pra, le të bashkohemi e të betohemi përpara Flamurit tonë kombtar, se kambë e sebit nuk ka me shkelë këndejpari! Le të bahemi barrikadë, kala në kufi! Le të përdoret gjaku ynë në vend të zallit e gëlqeres, e trupat tanë si gurë!„ E burrat, shumë prej tyne të përlotun, t’u përgjigjën njizani: “Ti, motër shqiptare, na ke ndihmue në kohët ma të vështira. Ti parnove vdekjen me ne, e edhe ne e pranojmë vdekjen me ty! Rroftë motra jonë!„ Gjithmonë mes flakëve. E kudondodhun. “Në luftë e sipër, e kisha për detyrë që të plagosunve randë, me u hapë plagët për me vdekë ma shpejt, dhe me ua asgjësue dokumentet. Kurse të plagosunve tjerë, me u shërbye e me u dhanë kurajo.„ Kështu shkrove në hetuesi. E vetëdijshme se populli të donte dhe të mbronte, u shprehe: “Populli më donte e më ruente si di Zoti.„ Në Gllogjan more plagën e parë e u mjekove në shtëpinë e Dan Pjetrit, në Dobërdol të Ujmirit- qendër e ONDSH-së. Gjashtë muej të strehuen, të mbrojtën ma shumë se birin e tyne, tue rrezikue, gja që ma vonë edhe e paguen shtrenjtë. Dhe beteja e fundit- ajo e Siqevës. Nji përleshje e përgjakshme me forcat armike disa herë ma të mëdha në numur. Nji qëndresë heroike. Armiku e pagoi shtrenjtë, po edhe nga çeta u vranë 28 luftëtarë lirie e dhjetra të tjerë u plagosën randë. E, për këtë skenë, shkrove: “Oh, ç’kanë pa sytë e mi! Dhimbje që nuk përshkruhet!…„ Dhe pak ma poshtë: “Rrobat m’u mbushën me gjak…Mbeta e vetme në mes të pyllit…„ M’u kujtue njena nga pyetjet që të banë në hetuesinë sllavokomuniste, në nji kohë kur kishe shumë plagë lufte të pashërueme: “Qysh kur je marrë me politikë?„ Dhe ti, në atë gjendje, vajzë e re, e vetëdijshme për çka të priste, u përgjigje: “Po, qysh herët, që në moshën njizet vjeçe jam marrë me politikë, nëse mund të quhet politikë dashunia për Atdheun. Jam përpjekë, qysh se di për vete, për nji Shqipni etnike, të bashkueme me pjesët e saja të shkëputuna-Kosovë e Çamëri.„ …Më fal, motër, që po të ndërpres. Pse pikërisht në këtë moshë kaq të re, jeta jote mori këtë kahje? Le prindët, Shkodërlocen tande, braktise edhe studimet, e u hodhe në zjarrin e luftës. Çfarë të nxiti, të ngacmoi? “Që fëmijë jam edukue nga prindët me dahsuninë për Atdheun. Po qartësinë politike ma thelluen në shkollë profesorët e nderuem që kisha. Gjithmonë e kam urrye pushtuesin, pra edhe fashizmin. Po kur komunistët vranë në Tiranë intelektualin patriot Ludovik Zojzi, e pak ma vonë edhe Iliaz Agushin, apostullin e shqiptarizmës, pezmi im arriti kulmin. Dhe vendosa që edhe unë të baja diçka për Atdheun. Tash para meje kisha dy palë armiqsh: fashizmin e komunizmin, si njeni, tjetri. Po ky i fundit ndoshta edhe më i zi, sepse e tjetërsonte njeriun. Iu drejtova Kosovës, e cila në njëfarë mënyre po merrte frymë lirisht. Ajo kishte nevojë për kuadro. Se, nuk dihej ç’mund të sillte mbarimi i luftës. E, siç dihet, ndodhi ma e keqja. Mandej ngjarjet rrodhën ashtu siç rrodhën… Po shoh se ti don me ditë diçka ma shumë për jetën time. Jeta s’u matka me vite, por me përjetime, me gjallninë e lëvizjeve. Katër vitet e mia- 1942- 1946, kanë qenë tejet të ngjeshuna. Arritje e dhimbje, gjithmonë me një qëllim të vetëm: çdo gja në shërbim të kombit. Partia ime ishte Atdheu, liria. Kam krye vetëm detyrën. Asgja ma shumë. Randësi ka se kurrë nuk dredhova rrugë. Ndaj ndjehem e qetë që dhashë ma të mundshmen time, aq ma tepër sot kur Kosova fitoi lirinë. Kam përjetue shumë dhimbje, por lufta e drejtë t’i zbutka plagët. U rrita në beteja, mes luftëtarëve të shquem, siç ishte në radhë të parë Ymer Berisha, mandej Mehmet Gradica, Shaban Polluzha, Ukë Sadiku, Ndue Përlleshi e shumë e shumë trima tjerë. Ata ishin dhe mbetën krenaria e trojeve arbnore. Kosova asht djep herojsh. Unë, shkodrane, e ndjej veten si bijë e Kosovës, e në radhë të parë si bijë e familjes së Dan Pjetrit. …Don me ditë diçka edhe për fëmijninë time. Pse ma kujtove?… Nji vajzë si gjitha të tjerat, po disi me rrebe. Më tregonte nana Dilë, ndjesë pastë, se kurrë nuk paskam luejtë me kukulla. Edhe fustanet s’i paskësh pëlqye shumë. Ma shumë vishesha si djalë. Me ta edhe lueja ma shumë, e sigurisht që edhe grindesha. Kur shkoja në shtëpi e çaraveshun, nana më thonte: “Kot ke lindë vajzë!„ Më ka pëlqye përherë rregulli e pastërtia. E kam dashtë shkollën. Kam ditë me ndigjue e me vëzhgue. Jetova me hallet e familjes. U përpoqa me i ndihmue. Po shpejt ua ktheva shpinën. Tjetër rrjedhë mori jeta ime.„ U çmalle kur të erdhi Roza, motra jote e madhe? A të përqafoi edhe në emrin tim? “Më gëzoi tej mase kur më tha se Kosova ishte në prag të lirisë. Por ardhja e Rozës më 4 mars 1999, më krijoi një plagë. Ishte pinjolli i fundit i derës së Mark Simon Shllakut. Derë që u mbyll përgjithmonë…„ Jo, motër, nuk u shkymb dera e Mark Simon Shllakut. Ajo do të mbetet e paharrueme, si shumë dyer të tjera në këto troje të stërlashta. Se ajo derë lindi heroinën Marije Shllaku. Të lindi ty, motra jonë! Shefqet Kelmendi
LE TË ADUROJMË PËRËNDITË ILIRE, JO ”PËRËNDITË” PUSHTUSE Në prag të ndeshjës Shqipëri –Turqi disa medje të shkruera dhe vizive citonin : A do ta ndihmojë Shqipëria vëllaijn e madh për Botërorin e ardhëshim? A janë të motivuar kuqezinjet tanë përballë miqëve turq?. Ndërsa të nesërmën e përbadhjes disfatiste, gazeta jonë më e madhe sportive kombëtare “Sporti Shqiptar”në kryetitullin e ditës nënvizonte me të kuqe:Fitoi miqësia!Ajo ndeshje tani i përket së shkuerës dhe nuk jam në gjëndje as nuk dua të di nëse e ndihmuam ”Vëllaijn e madh” apo nëse fitoi miqësia shqiptaro-turke.Edhe nën kthetrat e djallit të shpellës po të qëndrosh për një kohë shumë të gjatë , vjen një ditë që edhe pas ndarjes së shumëpritur ndjenë një farë nostalgjie për motin e shkuar nën shoqërinë katallanit.Kështu ngjet në përgjethsi me shumicën e popujve ish kolonjal të cilët ndonse janë të vetëdishëm për targjeditë që kanë pësuar nga kolinizatorët kahershëm, prap se prap në sajë të iferioritetit dhe rrethanave historike diktuse në aspektin kulturorë dhe shpirtëror ndjejnë një afrimitet sikur të mos kishin pësuar gjë prej gjeje nga ish kolonizatorët e tyre. Në sajë të temparamentit liridashës krenarisë dhe kokfortësisë tipike ilire tek ne shqiptarët ky fenomen është më i zbehtë se tek ish kolonitë spanjole,angleze, franceze etj , të cilat huazuan zakone, doke, dikush gjuhën dikush gjuhën edhe fenë. ( kuptohet shumë gjera huazuam edhe ne) )Ky vitalitet dhe pozivitet nocjonal nuk mundë të shpërfetyrohet nga fraza banale të formuluera pa vënë në funksjon diafragmën e të mendueriut qoftë nga politikan servil e medjokër, qoftë nga medje të papërgjegjshme apo nostalgjik të botës së vjetër orjentale Të thush populli vëlla turk është falsitet anti historik është papërgjegjshmëri kombëtare, është rënje naïve me të dya këmbët në kurthën e vjetër të shovenëve antishqiptarë qe besimet tona fetare kanë dashur që t’i identifikojnë me kombësitë e tyre duke dashtë të na zhdukin si komb dhe të gadhabrojnë trojet tona etnike.Të thush populli vëlla turk qoftë edhe për truk politik apo medjatik është sa aventureske aq edhe fyese e poshtëruse së pari për mysimanët shqiptarë të cilet nuk kanë vëllezer të tjerë gjaku përveç se katolikët dhe ortodokëst e të ketij vëndi me të cilët jetonë në paqë dhe relativisht në harmoni duke përbërë një shembull unikal në botën e sotëme të mbushura me plagë të vjetra dhe të mbarsur me vrerin e urrejtjës etnike e luftrave të reja fetare .Për hirë të besimit ne nuk mundë të bëhemi vëllezër me latinët, anglo-, saksonët,sllavët, turqit apo arabët.Pasi po të pranojmë vallëzëritë fetare apo intërnacjonalizmin proletar duhet të humbasim atë që kemi më të shtejtë se çdo besim tjetër indin tentakular nacjonal ilirjano-arbërorë Ne si popull fatëkeqësisht jemi popull i pa vëlla !Një fjalë e urtë thotë villaijn t’a bën vetëm nëna dhe askush tjetër. Po të kërkojmë vëlla kur nuk e kemi ështe o idjotësi ose hipokrizii prandaj le ta duam mikun si mik komshinë si komshi dhe jo t’i bëjmë të gjithë vëllezer.Para disa vitesh një profesor holandez më tha: Ne holandezët kur fitojmë në futboll ndaj gjermanëve kemi festë kombëtar pasi gjermanët na kanë pushtuar në Luftën e Dytë Botërore dhe është krenari për ne të hakmerremi qoftë edhe në futboll.Ne duhet të jemi të vetëdishëm se romakët,bizantinët dhe turqit kanë qënë në të shkuerën pushtuesit tanë shumë shekullorë pa përmënde pushtimet më afarshkrtëra ( gote,bullgare,normnane, serbe deri tek pushtimet më të reja të shekullit të 20-të). Në qoftë se në vend të armiqësirave të vjetra ngremë ura bashkëpunimi dhe miqësira të reja është diçka progmatiste dhe progresive që na bën me të vertetë civil.Ne duhet të shohim dhe të ecim vetëm përpara aty ku e kemi vëndin në gjirin e popujve evropjan pasi jemi më të moçmit e kontinentit plak.Në qoftë puna për adhurim le të adhurojmë përenditë tona ilire jo “përditë”pushtuse të cilat janë shkaku i gjëndjës sonë arkaike dhe për rrjedhojë i përbuzjes dhe përçmimit masiv deri në rracizëm të shqiptarve kudo në Evropë Kush do që arrimë deri aty sa t’i thotë dikujt vëlla i pa qënë , atëherë atij i duhet thënë ndal se ke rënë në vasalitet dhe përulje të neveritëshme anti kombëtare PRELË MILANI Gazeta “Shqipëria Etnike” përfaqëson filozofinë sokratiane Jo për servilizëm, as për diçka tjetër, por gazeta “Shqipëria Etnike” sot përfaqëson filozofinë sokratiane “3ÅÃÅ1: U ± ¼ Äͽ” (njihni të vërtetën!), prandaj ne në pak rreshta po dërgojmë shkrimin tonë, ndoshta pak i egër por i vërtetë e aspak shqetësues për opinionin por për politikanët tanë. Duke shqyrtuar përbërjen e parlamentit, jo thjesht për fiksim, apo ngaqë s’kemi për çka shkruajmë për këtë pjesë të rëndësishme të jetës shqiptare, na duhet të ritheksojmë se s’ka pse na mbetet nakël si deri tashti, duke mos i thënë gjërat ashtu siç janë, ndodhemi para dilemës se si është parlamenti është elita shqiptare, jo e jo kurrë mos qoftë kështu si është sot. E, për t’i rënë direkt, thuhet se gjen që nga kontrabandistë me firman deri mafiozë të klasit të parë, plus kësaj ka hajvanë që nuk dinë të shkruajnë shqip, lëre pastaj të njohin ndonjë gjuhë të huaj, kurse për moralin as që flitet. Duke mos ia ngrënë hakun, diçka që ia vlen ta theksojmë është se fitorja e të djathtës nuk vihet në diskutim. U desh që të ndodhte, por ama po të shihet me kujdes se kush është bërë parlamentar e nga vjen, e si ka hyrë në jetën politike, bëhesh për të vënë kujën e s’të mbetet gjë tjetër veçse asaj thënies së sotme se në daç të shpëtosh veten e familjen duhen lënë urgjent dy gjëra, e para duhani, e dyta Shqipëria. Kjo pra është tragjedia shqiptare të dashur miq ndërkombëtarë, opinionistë, politikanë, akademikë, klerikë e ku po dimë ne të shkretët, se po të vazhdohet më tej dalim gabimisht ku nuk duhet. Duke iu lutur lexuesit që të mos keqkuptohemi, ky shkrim vlen për ata që e duan Shqipërinë shtet perëndimor e jo për aventurierët, se me ta jemi të ngopur. E Zoti mos e dhashtë që të përfitojnë këta të fundit. Kjo pra është çështja. Ahmet Qosja, akademik kosovar në Amerikë |