Nr. 89 i gazetës në print

0
Marredheniet diplomatike 14 vjecare Shqiperi – Vatikan frut i

bashkëpunimit  te gjate dhe i kontributit reciprok ne historine e dy shteteve.

Ne shekujt e veshtire ndihma dhe mbeshtetja e Selise se Shenjte nuk ka munguar per Shqiperine dhe shqiptaret. Keshtu p.sh., Papa Kalisti III i dha Skenderbeut titullin “Athleta Christi”(Atlet i Krishtit), e beri kryegjeneral dhe e ndihmoi me para e me ndihma te tjera, Ne gusht te vitit 1464 Papa Piu II kerkoi te vinte ne Shqiperi, me qellim qe te kurorezonte Skenderbeun mbret te Epirit dhe te shuguronte kardinal Pal Engjellin, por mjerisht nje semundje e papritur nuk e la ta realizonte kete deshire; Pali II ne vitin 1466 e priti Skënderbeun me nderime te veçanta dhe i dha 5000 dukata; Skënderbeu udhëhiqte popullin shqiptar ne lufte kundër ushtrive Otomane. Papa Klementi VIII, ne vitin 1595 dha ndihme ne te holla për çlirimin e Shqipërisë. Një vit me vone, me ane te nipit te vet, kardinalit Cinco Aldobrandini, ndihmoi lëvizjen shqiptare dhe ne vitin 1597 anijet e Papes u perpoqen te clirojne Vloren; Urbani VIII ne vitin 1624 nxiti patriotet e Ohrit per t’u bashkuar kundër osmaneve Papa Klementi XI-Albani (1700-1721), Papa me gjak dhe origjine shqiptare, inicio Kuvendin e Arberit me 1703, si dhe ndermjetesoi prane Republikes se Venedikut per te ndihmuar krahinen e Kelmendit ne luften kunder pushtuesve.

Pas vitit 1912, kur Shqiperia fitoi pavaresine, kisha katolike (zv.kryeminister Dom Nikoll Kacorri) e zhvilloi aktivitetin e saj relativisht me ne liri, duke kontribuar ne ringjalljen shpirterore e morale te vendit, ne vecanti ne fushen e arsimit. Ne vitin 1919, perfaqesuesit e Shqiperise ne Konferencen e Parisit derguan imzot Bumcin tek Benedikti XV, ne menyre qe ai me fuqine e tij morale te nderhynte per te shpetuar Korcen e Gjirokastren, te cilat do t’i aneksoheshin Greqise. Pas Luftes se Dyte Boterore, me ardhjen e komunisteve ne fuqi, u veshtiresua shume veprimtaria e kishes katolike ne

Shqiperi. Shkollat e seminaret katolike u mbyllen, disa ipeshkev e prifterinj u vrane dhe shume klerike u arrestuan. Ne vitin 1967 Shqiperia u shpall shteti i pare ateist ne bote. Kjo solli si pasoje mbylljen e 2,169 kishave dhe xhamiave. Nga 7 ipeshkev dhe rreth 200 prifterinj e 200 murgesha, qe kishte ne vitin 1945, mbijetuan vetem nje ipeshkev dhe rreth 30 prifterinj e po aq murgesha, te gjithe tashme te moshuar dhe me shume vite burgu mbi supe. Cdo perpjekje e Selise se Shenjte per t’u afruar me Shqiperine binte ne vesh te shurdher, bile edhe mesazhet e urimit te Papes per vitin e ri ktheheshin mbrapsht.

Me Papen Gjon Pali II u intensifikuan perpjekjet e Selise se Shenjte ndaj vendeve komuniste te lindjes e ne kete kuader dhe ndaj Shqiperise ne predikimet e tij, psh., me 5 tetor 1980 ne Otranto, ne nentor 1982 ne Sicili perpara komunitetit arberesh. Ne nentor 1983, Papa shpalli muajin e lutjeve per lirine fetare ne Shqiperi. Ne 26 shkurt 1984 nga Bari, Ati i Shenjte Papa Gjon Pali II u lut per shqiptaret ne Shqiperi para nje turme prej 50,000 besimtaresh nga i gjithe rajoni i Puljes, ku u shpreh se “shqiptaret zene nje vend shume te vecante ne zemren e tij”.

Me transformimet e medha qe ndodhen ne Shqiperi ne fillim te viteve ’90, te cilat sollen ndryshime ne lidhje me respektimin e te drejtave te njeriut duke lejuar lirine e besimit dhe distancimin nga politika e periudhes moniste, bene qe te fillonin kontaktet e para edhe me Shtetin e Vatikanit. Ne pergatitje te terrenit per te hyre ne kontakte te drejtperdrejta dhe per te hedhur hapat e pare per vendosjen e marredhenieve midis Shqiperise dhe Shtetit te Qytetit te Vatikanit ndikuan ndjeshem edhe vizitat e Nene Terezes ne Shqiperi. Me 7 shtator 1991 u vendosen marredheniet diplomatike ne nivel ambasadoresh. Ne vitin 1992, Ambasadori pare shqiptar prane Selise se Shenjte, Willi Kamsi, u prit nga Shenjteria e Tij Papa Gjon Pali II dhe i dorezoi Atit te Shenjte letrat kredenciale. Me pas, ne vitin 1996 z.Pjeter Pepa, e pas tij ne vitin 1997 z.Jul Bushati dhe ne vitin 2002 (10 Maj) Zef Bushati.

Ndersa Selia e Shenjte ka akredituar prane qeverise shqiptare ne vitin 1992 Nuncin e pare Apostolik Imzot Ivan Dias (sot Kardinal i Bombei-it) dhe aktualisht eshte Nunc Imzot Giovanni Bulaitis.

Pas vendosjes se marredhenieve diplomatike ne mes te Shqiperise dhe Selise se Shenjte u krijuan mundesite per rritjen e bashkepunimit dypalesh. Nje pike kulmore eshte vizita e Papes ne Shqiperi me 25 prill 1994. Atit te Shenjte iu rezervua nje pritje e shkelqyer nga populli shqiptar Se bashku mysliman, ortodoks e katolik pa dallim priten njeriun e madh qe rrezoi komunizmin ne europen lindore. Vizita e Shenjterise se tij qe nje mbeshtetje morale dhe politike per Shqiperine.

Ne daten 26 nentor 1994, u mbajt nga ana e Papes Gjon Pali II Koncistori per caktimin e 30-te kardinaleve te rinj, nder te cilet ishte dhe kardinali i pare ne historine e katolicizmit shqiptar Mikel Koliqi, 92 vjec, i cili ka qene i burgosur per 38 vjet. Gjithashtu Seline e Shenjte ne Vatikan e kane Vizituar Presidentet dhe Kryeministrat e Shtetit Shqiptar mbas vendosjes se marredhenieve diplomatike ne vitin 1991, te cilet jane pritur ne audience nga Papa Gjon Pali II dhe tani nga Papa Benedikti XVI.

Selia e Shenjte mban marredhenie diplomatike me 170 shtete dhe merr pjese ne 43 organizata te ndryshme nderkombetare me statusin e antarit ose te vezhguesit te perhershem. Qe nga viti 1964, Selia e Shenjte ka statusin e vezhguesit te perhershem ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara dhe merr pjese ne Komisionin Ekonomik per Evropen me statusin e keshilltarit. Gjithashtu, Selia e Shenjte i ka dhene nje mbeshtetje efektive financiare Fondit te Kombeve te Bashkuara per Femijet, si dhe ka marre pjese aktive ne Komisariatin e Larte per Refugjate te Kombeve te Bashkuara. Ne praktiken e OKB-se, Selia e Shenjte njihej si Qyteti i Vatikanit. Pas shkembimit te letrave mes Sekretarit te Shtetit te Selise se Shenjte dhe Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, ne vitin 1957, u percaktua qe marredheniet e OKB-se te mbaheshin me Seline e Shenjte. Selia e Shenjte u pajtua me statusin e vezhguesit te perhershem per disa arsye. Ne radhe te pare, kjo i siguron asaj liri shpirterore, sepse ajo shpesh do te ishte e detyruar te abstenonte per shkak te natyres se saj. Ne radhe te dyte, statusi i vezhguesit eshte me pak i kushtueshem se sa statusi i anetarit dhe i ka te gjitha mundesite per te vene ne qarkullim deklarata, per te marre te gjitha dokumentet e organizates dhe per te qene e pranishme ne procesin e marrjes se vendimeve.

Qe ne fillimet e Keshillit te Evropes, Selia e Shenjte i ka dhene mbeshtetjen e saj morale kesaj levizje evropiane. Papa Gjon Pali II dergoi nje perfaqesues te tij personal gjate konferences pergatitore qe u mbajt ne maj te 1948 ne Hage, e cila coi ne krijimin e Keshillit te Evropes. Selia e Shenjte ka treguar vazhdimisht se eshte ne favor te Keshillit te Evropes, sidomos ne lidhje me perpjekjet e Keshillit te Evropes ne mbrojtje te te drejtave te njeriut. Nuk dihet publikisht, nese Selia e Shenjte ka kerkuar ndonjehere te behet anetare e Keshillit te Evropes, megjithate ajo eshte vezhguese e perhershme e tij qe nga nentori i vitit 1970. Edhe ne BE nuk dihet nese ka ndonje kerkese nga ana e Selise se Shenjte per t’u antaresuar por ajo merr pjese rregullisht nepermjet perfaqesuesit ne nivel ambasadori, Nuncit te saj Apostolik. Selia e Shenjte eshte anetare ne OSBE (Viene) ne CE-CDCC (Strasburg), ne UNHCR (Gjeneve), ne UNCTAD(Gjeneve),etj. dhe me statusin e vezhguesit te perhershem ne UNESCO, IOM, CE, ONU, UE, IFAD, etj, etj.

Roli i Selise se Shenjte ne diplomacine nderkombetare eshte mjaft i madh, aktiv dhe i rendesishem. Ne procesin e negocimit te marreveshtjes se Stabilizim-Asocimit te Shqiperise me BE-ne nje kontribut dhe ndihme te cmuar mund te jape edhe Selia e Shenjte nepermjet perfaqesuesit te saj ne BE. Ne kete kuader eshte i rendesishem intensifikimi i marredhenieve diplomatike me Seline e Shenjte ne te gjitha nivelet. Me 23.5.2002 parlamenti miratoi ligjin nr.8902 Per ratifikimin e “Marreveshjes ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Selise se Shenjte per rregullimin e marrdhenieve te ndersjellta.”Ky eshte dokumenti zyrtar me i rendesishem, qe rregullon marrdheniet midis dy shteteve. Pervec diplomacise me tej, marredheniet me Vatikanin jane karakterizuar nga marredhenie bashkepunimi ne fushen e kultures, arsimit, shendetesise dhe ne sigurimin e ndihmave materiale, sanitare dhe ushqimore. Persa i perket bashkepunimit ne fushen e Arsimit, vleresohet inisiativa e Selise se Shenjte, per hapjen e Universitetit Katolik ne Shqiperi, si shprehje e kontributit te saj per edukimin e brezit te ri shqiptar. Ne kete aspekt edhe qeverite shqiptare ne te gjitha takimet dypaleshe kane shprehur angazhimin e tyre per mundesimin e hapjes sa me pare te ketij Universiteti. Gjithashtu, ne qytetin e Elbasanit eshte ngritur nje Fakultet katolik i Mjekesise, diplomat e te cilit njihen nga B.E, si dhe eshte ne proces ndertimi i spitalit “Zoja e Keshillit te Mire” ne Tirane. Jane ne proces edhe nje sere investimesh ne fushen e arsimit dhe te shendetesise. Inisiativa e Papes Gjon Pali II per Shenjterimin e Nene Terezes  gjeti perkrahjen e mbare opinionit boteror dhe ky hap perben vleresim edhe per kombin shqiptar. Ne te gjitha takimet dypaleshe eshte evidentuar fakti se Shqiperia eshte nje shembull i qarte dhe garanci e bashkejeteses dhe mirekuptimit midis besimeve fetare.

Zef Bushati

Ambasadori i Shqiperise ne Vatikan

 

Jeta e të mëdhenjve: Xhorxh Bush 17 vjeç fejohet me Barbarën, 20 vjeç sulmohet mbi Paqësor, 65 vjeç bëhet President i SHBA

Xhorxh Bush është lindur më 12 qershor 1924 dhe është presidenti i parë amerikan i lindur në këtë muaj. Bashkë me Kenedin janë të shenjës zodiake “Binjakët”.

 

***

Në moshën 17 vjeçare, maturant i një shkolle të mesme private, Xhorxh Bush shkoi në një mbrëmje vallëzimi me rastin e Krishtlindjeve. Orkestra po luante pjesët më në modë të Glin Milerit. Xhorxh afrohej tek një i njohur, Xhek Voznekraft, nga Rej, shteti Nju Jork, dhe e pyet për një femër ulur në një qoshe me një fustan jeshil në anën tjetër të sallës. Xhek i thotë se ajo ishte nga i njëjti qytet me të edhe ajo nxënëse e një shkolle private në Karolinën e Jugut, quhej Barbara Pirs. “Në qoftë se dëshiron, mund të të preznatoj – i propozon Xheku, dhe e shoqëron Xhorxhin në cepin tjetër të sallës. Bush e fton Barbarën në vallëzim, por pikërisht atë moment orkestra ndryshon ritmin në fend të fokstrotit fillon të luajë një melodi valsi. “Duke qenë se nuk e kërceja valsin – kujton më vonë Bush – shkova e u ulëm, bëmë një dorë muhabet gjë që na lejoi të njiheshim më mirë”. Fshehurazi u fejuan dhe pas kthimit të Xhorxhit nga lufta, më 6 janar 1945 bënë martesën.

 

***

Qysh 20 vjeç Xhorxh Bush ka shërbyer në aviacionin e marinës luftarake dhe qysh në atë moshë shquhej si pilot mjaft i aftë. Gjithsej gjatë shërbimit ka kryer 1228 orë fluturimi, ka bërë 126 ulje dhe ka marrë pjesë në 58 misione luftarake.

Më 2 shtator 1944 avioni i tij me një mbushje dy ton predha dhe me dy kolegë në ekuipazh, Uiliam Uajt dhe Xhek Dillnej, ishin në skuadrilje me avionë të tjerë dhe kishin për detyrë të bombardonin qendrën japoneze të ndërlidhjes në ishullin Chichi Jima, një nga tre ishujt e arqipelagut Gonin, në Pacifik. Bush u ngrit nga pista e aerodromit San Jacinto në skuadriljen që përbëhej nga 9 bombardues TBM Avenger dhe 24 gjuajtës F6F Hellcas. Formacioni ishte në kuadrin e Flotës V që drejtohej nga admirali Uiliam Hejsej i quajtur ndryshe “Bull” (Dem). Bushi u nis në orën shtatë e një çerek. Ishte një mot pa re. Pas një ore fluturimi skuadrilja hapi zjarr duke e goditur avionin e Bushit. Megjithëkëtë, Bush, në një kënd 35 gradë futet në pikiatë dhe lëshon katër bomba të fuqishme mbi objektiv, pastaj e nxori avionin mbi det dhe urdhëroi shokët e ekuipazhit të hidheshin me parashutë. Vetë u hodh i fundit kur avioni në flakë ishte vetëm 500 metra mbi det. Japonezët e pikasën që Bush ra afër bregut dhe dërguan një motobarkë për ta kapur rob. Në këtë kohë një nga avionët amerikanë e sulmon motobarkën japoneze duke e detyruar të kthehet mbrapsht. Pilotët e avionëve të tjerë amerikanë që dinin ku ishte Bush, njoftojnë me radio nëndetësen USS Finback e cila e merr atë në bord vetëm pas disa orësh. Në nëndetëse bashkë me katër pilotë të tjerë Bush ka ndenjur 30 ditë të mira. Gjatë lundrimit japonezët e sulmuan disa herë nëndetësen, por nuk i shkaktuan dëme shumë të mëdha, kështu që Xhorxh Bush më në fund zbarkoi në ishullin Miduej. Mes pilotëve të shpëtuar në nëndetëse nuk ishin shokët e ekuipazhit të Bushit, njërit nuk iu hap parashuta, ndërsa i dyti supozohet të ketë qenë plagosur ose vrarë nga predhat japoneze.

 

***

Bushi vinte nga një familje me tradita sportive, e cila vazhdimisht rivalizonte për rezultate sa më të larta. Thotë për veten e vet se sporti ka ndikuar në formimin e karakterit të tij si dhe në formimin politik. Vazhdimisht nxirrte konkluzione sportive nga rivaliteti politik dhe konkluzione politike nga pjesëmarrja në rivalitet sportiv. Nuk është prandaj për t’u habitur që në fjalimet e tij politike hasen shpesh metafora nga fusha e sportit. Në politikë, ashtu si edhe në sport, njeriu mëson të fitojë, por edhe të humbasë. Ndër sportet e preferuara përmend tenisin dhe peshkimin.

Në nëntor 1945 Bush filloi studimet në Universitetin Yale në fakultetin ekonomik. Ashtu si edhe në shkollën e mesme, edhe këtu u shqua për rezultate sportive, arriti të bëhej kapiten i skuadrës së bejzbollit e cila vetëm për pak nuk fitoi titullin e kampionit të SHBA në konkurimin universitar.

 

***

Kur punonte në Teksas në firmën Dresser Industries, bleu një manjetofon të vogël, të cilin e mbante në komodinë pranë krevatit, në mes të natës kur i shkrepte ndonjë ide për biznes, çohej, ndizte dritën dhe regjistronte idenë. Më vonë u detyrua ta priste këtë avaz ngaqë e shoqja ankohej për prishjen e gjumit në mesnatë.

 

***

Në vitin 1970 kandidoi për vend në Senat. Para se të vinte kandidaturën shkoi për konsultime tek ish-Presidenti Xhonson që ishte po nga Teksasi. I tha se kishte nevojë për këshillën e tij, deri tani kishte një pozicion të mirë, ia vlente të rrezikoje mirë në Dhomën e Përfaqësuesve, si t’ia bënte pra, ia vlente të rrezikonte? I thotë Xhonson: “Unë kam shërbyer edhe në Dhomën e Përfaqësuesve edhe në Senat. E kam të vështirë të të këshilloj ç’të bësh. Dallimi midis Senatit dhe Dhomës së Përfaqësueve është i njëjtë me ndryshimin që ekziston midis sallatës me gjoks pule nga njëra anë dhe lëngut të pulës së zjerë, nga ana tjetër. Nuk jam i sigurt në u shpreha saktë”. Bushi natyrisht zgjodhi sallatën me gjoks pule, por garën për në Senat e humbi. Në vitin 1974 vetëm për pak Bush nuk u bë zëvendëspresident. Pas largimit të Niksonit dhe avancimit të Xherald Fordit në kolltukun presidencial për postin e nënpresidentit ishin kadidaturat e Xhorxh Bushit dhe Nelson Rocfelerit. Nga sondazhet dilte se Bushin e përkrahnin 255 drejtues të Partisë Republikane, ndërsa Rocfelerin 181 e megjithatë Ford zgjodhi të dytin, ndërsa Bushin e emëroi Drejtor të CIA-s. Funksioni i zëvendëspresdentit në historinë e SHBA nuk ka qenë kurrë ndonjë funksion i ekspozuar. Mark Tuen tallej duke treguar një histori për dy vëllezër: njëri vendosi të bëhej peshkatar, tjetri u bë zëvendëspresident. Pas njëfarë kohe të dy u harruan nga bota njëlloj. Sizëvendëspresident, Bushi ishte shumë luajal ndaj Reganit në atë shkallë sa “Time” e Londrës thumbonte thershëm se gjatë atyre tetë vjetëve Bush e humbi fare individualitetin dhe ishte shndërruar vetëm në një kostum elegant të Ronald Reganit.

Çdo të enjte Bush, si zëvendëspresident drekonte me Reganin. Zakonisht hanin ose në Kabinetin Oval, ose në dhomën ngjitur, kur ishte një mot i bukur dilnin në tarracë në anën jugore të Shtëpisë së Bardhë. Menyja si rregull ishte po ajo: kuzhinë meksikane të cilën e pëlqenin të dy. Kur kishin ndonjë darkë zyrtare të planifikuar hanin drekë të lehtë. Rendi i ditës i drekës së punës ishte i hapur. Rëndom flisnin për problemet kryesore që do të preknin gjatë vizitave jashtë. Bënin edhe thashetheme dhe shakara. Regani kishte qejf të tregonte barcoleta lloj-lloj.

 

***

Në fushatën zgjedhore të vitit 1988 u përpoqën ta ngatërrojnë Bushin në një skandal erotik që shpesh rezulton armë e efektshme politike. Zëvendëskryetarja e shtabit të rivalit të Bushit, Majkëll Dukakis, zonja Dona Brazil, u tha gazetarëve se duhet t’i kushtonin vëmendje marrëdhënieve jashtëmartesore të Xhorxh Bushit. “Populli amerikan ka të drejtë të mësojë nëse Barbara Bush do ta pranojë atë në shtrat në Shtëpinë e Bardhë”. Fillimisht kjo deklaratë bëri bujë, por më pas u shua shpejt. Dukakis i kërkoi Bushit ndjesë ndërsa pushoi nga puna bashkëpunëtoren e vet. Në një nga takimet e fushatës kongresmeni Lin Martin gjeti guximin e majftueshëm dhe e pyeti Bushin troç: “E ke tradhëtuar ndonjëherë gruan, kërkoj vetëm përgjigje po ose jo”. Bushi u përgjigj fare shkurt: “S’të hyn gjë në xhep”.

 

***

Xhorxh Bush e mori funksionin e presidenti plot dyqind vjet pas Xhorxh Uashingtonit. Në ceremoninë përkatëse fëmijët këndonin “Nga Xhorxhi tek Xhorxhi”. Marrja e detyrës nga presidenti i ri bëhet në mënyrë shumë të thjeshtë. Nuk transmetohet ndonjë kurorë, ndojnë grup vulash gjigande apo shenja të tjera të shtetit. E vetmja shenjë e jashtme që mezi duket është lëvizja gati e fshehtë e një ushtari amerikan që mban një dosje të zezë. Ky ushtar përfaqëson një nga pesë formacionet zyrtare të forcave ushtarake amerikane mban dosjen e kodeve tepër sekret që i lejojë presidentit të aktivizojë arsenalin e raketave bërthamore. Pikërisht në momentin kur presidenti i ri thotë formulën tradicionale të betimit… do të ruaj dhe mbroj kushtetutën e SHBA… ushtari i dosjes afrohet në mënyrë të padukshme pas shpinës së presidentit që largohet dhe i afrohet presidentit të ri. Transmetimi i pushtetit u krye. Pas këtij momenti ish-presidenti është thjesht qytetar ndërsa presidentin e ri do ta shoqërojë adjutanti me dosjen e zezë.

 

***

Limuzina e re e Bushit ka kushtuar 600 mijë dollarë. Është limuzinë e zezë e blinduar, shtatë metra e gjatë, e pajisur me shumë aparate elektronike. Të dhënat teknike të limuzinës së presidentit mbahen sekret, po kështu edhe pajisja e saj. Për këtë limuzinë thonë se bën gjithçka, vetëm për të fluturuar nuk fluturon dot. Që presidenti të dukej më mirë xhami i pasëm i limuzinës është me lente. Së brendshmi ka një ndriçim special që lejon që presidenti të shihet njëlloj si ditën edhe natën. Gazetarët, limuzinën e Bushit e kanë quajtur “Bushmobile”.

Ceremonia e inaugurimit të Xhorxh Bushit më e madhja dhe e kushtueshmja në historinë e deriatëhershme të SHBA. Kushtoi gjithsej 30 milion dollarë, nga të cilat 23 milion i dhanë firma të ndryshme.

 

***

Bushi i habiti të gjithë me stilin e tij të lirë. Pas tenisit ose vrapimit hynte papritur në ndonjë restorant kinez dhe porosiste për të ngrënë. Të shtunave në mbrëmje, për tmerrin e bodigardëve të vet, shkonte me miq në kinema duke ngrënë misër të zier e duke pirë coca-cola në kub kartoni. Njerëz që e njihnin mirë individualitetin e Bushit tregojnë se ai i kushtonte shumë kohë marrëdhënieve personale me miqtë, shkruante shumë letra dhe fliste gjatë në telefon. Vitin e parë të presidencës, tregon Barbara, kalonte plot dy orë në ditë në telefon me miqtë. Xhorxh Bush kishte opinionin e një presidenti të mërzitshëm për amerikanët dhe të një oratori mesatar. Ai ishte president nga viti 1989 deri më 1993.

 

Alidë Maldi dhe rrënimi i lumturisë

Nuk ndodh që të jesh i dashuruar dhe çdo gjë të shkojë siç duhet. Alidë Hajdar Maldi, e lindur më 21.08.1978 në Kosmaç të Komunës Bushat, nga rrethi i Shkodrës për hir të një dashurie të saj largohet nga Shqipëria, përfundimisht.

Rrënimi i saj, i lumturisë së saj nisi pikërisht në vitin 1997, kur Alida u regjistrua në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, dega Cikël i Ulët, dorën e Alidës (për ta fejuar dhe për ta bërë nuse të shtëpisë) e kërkon Agron Xhevahir Sela nga Shkdora. Djali i ri, i pashëm dhe me gjendje ekonomike të mirë. Alida, edhe pse Agroni nuk e tërhiqte, madje ajo nuk gjente tek ai ndonjë gjë tërheqëse, por e rritur në një ambjent patriarkal, në një familje tradicionale, ku duke ndjekur shembullin e të tjerëve, atë çka zgjedh prindi për fëmijën është më e mirë për të dhe për të ardhmen e tij, Alida i bindet dëshirës së babait. Agroni ishte në gjendje të mirë ekonomike, dhe kështu Alidën e fejojnë me Agronin, vetëm me dëshirën e prindërve të saj.

Aty rreth mesit të semestrit të parë, në një nga leksionet e fakultetit, Alidës i afrohet një djalë për t’u ulur në një vend bosh pranë saj. E, kështu disa herë… Një ditë këta të dy fillojnë e dalin edhe për të pirë kafe në një nga lokalet pranë fakultetit. Alida dalëngadalë fillon të ketë ndjenja për këtë djalë, i cili ishte student nga jugu, më saktësisht nga Korça. Pas një kohe babai i Alidës vendos me babain e të fejuarit të saj, Agronit, të shpallin datën e martesës, martesa do të bëhej në verën e vitit 1998. Alida në asnjë mënyrë nuk mund të pajtohej me këtë fakt se kjo do bëhej nusja e Agronit me të cilin nuk kishte as edhe lidhjen më të vogël, nuk ndjente për të asgjë, madje edhe kur vinte ai ta takonte tek fakulteti, në të shumtën e rasteve Alida ikte, duke u justifikuar se kishte mësim. Se për të dashuruar dashuronte korçarin. Dhe aty nga fillimi i marsit të vitit 1998, duke përfituar edhe nga rrëmujat e mëdha që ndodhën gjatë asaj kohe në të gjithë Shqipërinë, të dy, Alida dhe korçari vendosin të largohen dhe të jetojnë të lumtur, diku larg. Ndërsa vetë korçari e bind Alidën që të bisedojë njëherë me Agronin, duke shpresuar se e kupton këtë gjë Agroni. Alida i tregoi Agronit se ajo dashuronte një djalë nga Korça, Agroni e kundërshton dhe madje i kërcënohet se kushdo qoftë ai që guxon të të afrohet, unë do ta vras, sepse ti je vetëm e imja.

Alida përpiqet tek i ati i saj, Hajdari, i cili e kupton se ka bërë gabim me fejesën e ngutur, duke i dhënë së bijës të drejtë. Ndërkohë Alida i justifikohet Agronit, të fejuarit të saj, se nuk mund të takohet me të për arsye të orarit, ngase kishte frikë për korçarin dhe Agroni vendos një ditë ta ndjekë nga pas Alidën se ku shkon. E përcjell me kujdes, Alida futet në një lokal dhe 10 minuta më pas hyn brenda edhe Agroni, i cili i vëren të dy, çiftin bashkë në të njëjtën tavolinë. Agroni i sulet korçarit dhe për arsye të fizikut të Agronit, e përplas përtokë djalin dhe Alidës i bie një shuplakë dhe e merr me vete dhe e dërgon tek shtëpia. Alida vendos që përfundimisht të largohet nga Shqipëria. Babai i Agronit kërkon nusen, sepse sipas zakonit vadja e ndarë nuk thehet, as nuk shtyhet, shtëpia juaj mban njeriun tonë, i thotë i ati i Agronit babait të Alidës. Ndërsa ky i thotë, unë vajzë për ju nuk kam, vajza ka shkuar jashtë shtetit. Ndërsa Xhevahiri, babai i Agronit i thotë, nëse nusja jonë ka ikur nga burri edhe nga familja e saj, atje le të rrijë sepse kurdoherë që të vijë, ajo do të paguajë hak për këtë. Dhe kështu Alida, së bashku me korçarin arratisen për në perëndim, duke kërkuar qetësinë e shumëpritur. Të dashurin e saj menjëherë shteti e kthen mbrapsht. Dhe ai, djali të cilin unë gjatë gjithë kohës e quajta korçari, është kthyer në Shqipëri, i vetëm. Alida mbeti atje në perëndim e vetme. Dashuria e tyre nuk u shua kurrë. Por, Alida nuk guxon asnjëherë të kthehet në Shqipëri. Arsye shumë e thjeshtë ka qenë e premtuar nga babai i saj dhe tashmë hakun e traditës dhe mbrapambetjes e paguan, larg shtëpisë, larg dashurisë, në vendin e saj nuk ka vend më për të.

Alidë Hajdar Maldi jeton e vetme në një shtet të perëndimit, i dashuri i saj është kthyer me forcë nga policia e atij shteti në Shqipëri, ajo asnjëherë më nuk mundet ta shohë Shqipërinë, as familjen, për arsye të sigurisë së jetës së saj dhe familjes së saj.

Këtë ngjarje ma ka treguar vetë studenti nga Korça, i cili më është lutur që emrin e tij mos ta publikoj për arsye të ndryshme sigurie.

Jetmir Delaj

 

Politika shqiptare në kapërcyellin e një katrahure

 

Nga Albert Vataj

E tashmja e politikës shqiptare duket se nuk përbën përjashtim të jetë e djeshmja famëkeqe. E për ironi të fatit, e ardhmja pa asnjë shans civilizimi politik. Ngërçi, siç po e thërrasin katrahurën parlamentare vetë ato që e pollën dhe media që luan dirigjuesin, ka ardhur dhe ka behur në realitetin e politikë shqiptare si një transferim i përgjegjësive dhe mpiksjes në kampin socialist. Realitetin shqiptar e kanë në duar një tufë njerëzisht, të cilët individulizmi patologjik të kthyer në filozofi e kanë adaptuar në logjikë. Bota e të gjithëve fillon nga njësia NJE e të qënit të tyre në këtë realitet. Për ta, përtej tyre nuk ka asnjë ekzistencë tjetër. Ky është fatalitet i atyre që koha dhe rrethanat u kanë hedhur në prehër fatet e këtij vendi fatkeq.

Parlamenti shqiptar vazhdon të jetë pre e pamundësisë për të vijuar normalisht punimet. Sa ditë që kalojnë, gjithnjë e më pak shanset fashiten, se do gjendet një shteg për të nxjerrë institucionin ligjbërës nga bataku i paranojës politike ku ka disa javë që është gremisur. Pozita nga ana e saj, nëpërmjet Kryeministrit Sali Berisha, strumbullarit të kësaj katrahure, Jozefina Topallit, kreut të Grupit Parlamentarë demokrat, Bamir Topi, etj, vijojnë të ngulin këmbë se votimi për mocionin e Kryeparlamentares është tashmë një kapitull i mbyllur. Po kaq stoike në idenë e saj është dhe vetë Partia Socialiste, e cila nuk gjen asnjë arsye për t’u tërhequr. Jo vetëm kaq, ajo tashmë ka mundur të çlirohet në një farë mënyre nga makthi i 3 korrikut, kur vullneti i popullit i dha një goditje shokuese, duke e denoncuar në një farë mënyre për keqqeverisje. Si për ironi të fatit mbi këtë qiell të ngrysur dy kampet hedhin idenë e tolerances, duke mos ofruar asnjë garanci apo tendencë të përafrimit të bërjes për konsum politik të këtij produkti. Tamam asnjëra palë nuk e ka gjetur veten në morsën e intolerancës, që të pranojë më pas të jetë ajo që të pranojë të jetë më tolerante. Kjo mënyrë logjikimi, dhe kjo filozofi, kartë me të cilën po luajnë të dy palët, është as më shumë e as më pak, vetëm demagogji. Perfitim kohe.

As demokratët, për më pak socilistët nuk ushqejnë më të voglin iluzion, se duhet që në emër të interesave kombëtare, të mbetura tashmë pezull të një mërie politike, të tërhiqen. Edhe demokratët, sikurse edhe socialistët ngulin këmbë mushkshe në idetë e tyre. Me sa duket morali i stoicizmit vazhdon të jetë shkas, që si njëra palë ashtu edhe tjetra të vijojnë të dëgjojnë tam-tamet e të përditshmës sherrmbartëse, fishkëllyese e prangavringëlluse. Dështimi i tentativës për arritjen e një kompromisi mes mazhorancës dhe opozitës për zgjidhjen e krizës trejavore ku është zhytur Parlamenti, na shërben për të parë më mirë disa nga defektet e klasës sonë politike. Defekte të cilat duken edhe si simptoma të disa sëmundjeve që na kanë shoqëruar gjatë këtyre 15 viteve tranzicion, e që vazhdojnë të diktojnë jetën tonë politico-shoqërore. Zgjidhja e krizës duket më e afërt se koha e nisjes së saj. Sepse të dyja palëve i ka mbetur pak hapësirë, derisa të konsumohen plotësisht, aq sa të jenë të detyruar të fillojnë dialogun për arritjen e një kompromisi.

Sherri gjatë seancës së votëbesimit për Kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli, nisi më së shumti si një lojë politike e PS, në mënyrë që ajo të përfitonte aq sa të mundej nga një çarje që u duk se ishte krijuar brenda Grupit Parlamentar të PD. Ndërsa ditët e fundit, liderët e opozitës e kishin fokusuar shënjestrën, duke na e paraqitur betejën e tyre, si një luftë principiale në mbrojtje të njërit prej elementëve thelbësorë të demokracisë; votës së fshehtë. Ç’ka tregon se opozita shqiptare është ende shumë larg të qenit një “makinë e koaliduar” elektorale, në mënyrë që të përballojë me sukses, luftën e gjatë politike në pistën parlamentare.  Forcat politike shqiptare, demonstrojnë tjetër sjellje kur janë në opozitë dhe tjetër sjellje kur janë në mazhorancë. Skenat e këtyre ditëve, kur deputetët e PS po përdorin të gjitha rrugët dhe mjetet për bllokimin e punimeve të Parlamentit, përfshi dhunën verbale dhe fizike, i kemi parë gjatë tetë viteve të kaluara tek deputetët e PD që sot janë në mazhorancë. Jo më larg se një javë më parë, Kryeministri Berisha deklaroi se nuk ka qenë gjithnjë dakort me sjelljet dhe mënyrën se si PD dhe aleatët e tij kanë bërë opozitë. Por, pakkush është i gatshëm që të besojë sot, se nëse rolet e dy forcave politike ndërrohen sërish, Berisha dhe njerëzit e tij, do bëjnë një opozitë ndryshe se ajo gjatë viteve 1997- 2005. Acarimi ekstrem i klimës politike brenda sallës së ligjvënësve shqiptarë, ka bërë që të identifikohen qartë, edhe zërat e arësyes. Pavarësisht se në minorancë votash, reformatorët e PDR-së të Genc Pollos, lideri i PAD Neritan Ceka dhe deputetët e LSI të Ilir Metës, kanë bërë thirrje për uljen e tensioneve dhe i kanë tërhequr vëmendjen mazhorancës, që të tregohet më tolerante për të ofruar zgjidhje. Por, për aq kohë sa vota e këtyre partive, është më e vogël se zëri i arësyes së tyre, të dyja polet e politikës do vazhdojnë të mbajnë peng zhvillimet normale politike në Shqipëri.

Asnjë eksponent nga grupi parlamentar i PD, nuk i është bashkuar, për më pak të ketë dhënë shenjën më të vogël të tolerancës, të paktën publikisht, zërave të arësyes së kolegëve reformatorë, pavarësisht se përpara kësaj krize, ishin mirëpritur zërat ndryshe të Spartak Ngjelës dhe Bamir Topit. Një tablo kjo e parë edhe gjatë kohës që PS ishte në pushtet. Çka tregon se ligjvënësit shqiptarë, akoma nuk arrijnë të ngrihen mbi frymën e një epoke të tejkaluar ideologjike, e ku interesat e “partisë- mëmë” vazhdojnë të jenë më të rëndësishme se ato të zgjedhësve të tyre dhe parimeve të një demokracie normale.

Fryma konfliktuale që ka dominuar betejën parlamentare, provokoi një reagim të tillë të shefit të qeverisë Berisha,- në konferencën e famshme për shtyp të së dielës së kaluar,- saqë u vu në dyshim perceptimi i shumicës së shqiptarëve, se ai dhe mazhoranca që ai arriti të sigurojë më 3 korrik, kanë ndryshuar dhe mund të qeverisin ndryshe. Por, reagimi i menjëhershëm dhe kundërshtimi i ashpër që media i bëri kësaj sjellje dhe zhvendosja e betejës antikorrupsion ndaj kundërshtarëve politikë të Kryeministrit, nga akuzat verbale dhe politike, me ato juridike në Prokurori,- denoncimi ndaj ish- zv/ ministrave Rafti e Ahmetaj për abuzimet në Albtelekom,- tregojnë se shoqëria shqiptare është ndryshe nga ajo e ‘92- ’97-s. Ç’ka do të thotë se nëse Berisha dhe mazhoranca që ai drejton nuk ndjekin këtë frymë të përgjithshme, do të krijojnë shumë shpejt premisat për një “konflikt” të ri, që mund të reflektojë në bursën elektorale të zgjedhjeve të reja lokale.

Dhe sëfundi, opozita e ka konsumuar aq shumë dhe me aq intensitet të drejtën e vet gjatë këtyre dy javëve, saqë ka nisur të krijojë përshtypjen se ajo është shumë më e interesuar për zgjidhjen sa më të shpejtë të krizës që inicoi vetë, sesa mazhoranca. Një zgjidhje që do t’i jepte mundësinë forcave politike qeverisëse,- ministrat prej dy javësh i kanë harruar zyrat dhe dikasteret,- që t’i kanalizonin energjitë, në realizimin e premtimeve elektorale që kanë marrë përpara shqiptarëve.

Nëse të gjitha forcat politike parlamentare do të impenjoheshin për zgjidhjen e këtyre enigmave, Parlamenti do të gjente shpejt rrugën e duhur për të dalë nga ky udhëkryq. Klasës sonë politike nuk duhet ti vijë turp që të pranojë se në këtë rast ka gabuar. Për këtë, mjafton që të dyja palët të afrohen dhe të tregojnë vullnetin maksimal për të zgjidhur një krizë që më shumë se parlamentare, është një krizë personaliteti dhe besimi mes të dyja palëve. Për të na dhënë kështu të drejtën të besojmë, se demokracia shqiptare, është më e pjekur se dje. Por sa më shumë që filli i kësaj situate kaotike zgjatet, aq më shumë politika shqiptare vijon të shterr besimin në opinionin public. Gjithashtu sa më shumë të dy palët të ngulin këmbë në idetë e tyre me apo pa të drejtë, aq  më shume realiteti politik agravohet duke u mbarsur me elemente që do ta vështirësonin deri në një pamundësi të Parlamentit për ta gjetur veten jashtë kësaj katrahure.

Shumë formula janë servirur në tavolinën e dyelit politik, por asnjëra deri më tash nuk ka gjetur shkas që të bëhet magjia e kthjellimit të situatës. Fundja kjo që ngjet sot në politikën shqiptare as nuk është e re dhe as nuk mbetet e panjohur për përvojën politike dhe opinionin në përgjithësi. Kjo është një anë e medals, ajo që tashmë ka mbetur. Çfarë duhet bërë që ana tjetër e medaljes të jetë tamam një anë tjetër, jo tamam ajo anë të cilen do të ishte stampë e të sotmes së zyrave të ngritur, grushtimit të tavolinave, rënies së bilbilëve dhe për më këq akoma dhënin shan që të promovohen në politikë, disa persona që fatalisht gjenden në vendin e duhur, në kohën e duhur dhe u ka mbetur të thonë atë që duhet.

Opozita, që ka braktisur Parlamentin, i bën thirrje kryeministrit të Shqipërisë t´i drejtohet organeve të drejtësisë për të vërtetuar akuzat e tij për lidhje të krerëve të opozitës me krimin e organizuar dhe trafiqet e drogës, tezë me të cilën ai mendoj se do të mund të ndikonte në fashitjen e krizës në të cilën ishte hullitur jeta parlamentare shqiptare. Porn ë të vërtetë ajo ishte një benzene në zjarrin që sapo kishte filluar të gjallonte.

Kur dihet se akuzat ndaj drejtuesve të socialistëve opozitarë nuk janë aspak të reja në formulimin dhe nuancat e tyre. Nuk është e re as marrja e ekskluzivitetit të drejtësisë nga ana e kryeministrit aktual për të vënë pikat mbi “i”  nëse një politikan është i lidhur apo jo me krimin e organizuar. E reja është një acarim i skajshëm i klimës politike në vend dhe ulja dukshëm e kuotave të besimit të opinionit publik se ka ikur koha e adresimit të akuzave verbale dhe ka ardhur koha e hyrjes plotësisht në skenë e drejtësisë. Kjo pasi javën e kaluar Shqipëria pati një ngjarje  historike: nënshkrimin paraprak të marrëveshjes së stabilizim – Asocimit me BE-në, ku funksionimi i shtetit ligjor është një nga parakushtet thelbësore.  Kjo atmosferë kompromenton pikërisht stadin ku pritet të kalojnë pas kesaj ngjarjeje raportet politike mes shumicës dhe pakicës opozitare, kanë vënë sot në dukej politikanët opozitarë socialistë.

Numri 2 i PS, sekretari i përgjithshem, Pandeli Majko paralajmeroi kryeministrin Berisha t´i drejtohej drejtesise ose të largohej nga skena politike. Ndërsa sekretari politik i socialisteve, Ben Blushi, një nga të akuzuarit e Berishës, foli për gjenerim të protestave sociale edhe daljen e njerëzve në rrugë për situatën aktuale në Shqipëri me atë të viteve 1995-1996 para shpërthimit të trazirave, që çuan në rënien e qeverisjes së parë të Berishës,. Një argument tjetër i opozitës është mosrespektimi i shtetit ligjor. Nënkryetari i Partise Lëvizja Socialistze për Integrim, Pëllumb Xhufi, iu bashkua të hënën socialistëve, me të cilët i ndajnë mjaft perceptime politike, kur kërkoi nga Kryeministri Berisha t´i drejtohej Drejtësisë për akuzat e tij ndaj socialistëve dhe të mos luante vetë rolin e prokurorit dhe të gjykatësit.

Kthimi në akuzat verbale nga ana e kreut te qeverisë erdhi pas bllokimit qe opozita e majte i ka bërë punimeve të Parlamentit, pasi  atje është shkelur e drejta e votës së fshehtë kur u votua për mocionin e socialisteve per shkarkimin e kryetares se Parlamentit, Jozefina Topalli. Socialistët kërkojnë që votimi të bëhet i fshehtë nga secili deputet dhe jo në mënyrë elektronike. Demokratët nga ana e tyre paraqesin një listë të pafund zgjedhjesh, votimesh dhe aprovimesh për gjëra dhe emërime shumë të rëndësishme, të cilat janë bërë me elektronikë. Çka nënkupton se ata I kanë vënë kapakun kësaj historie, duke nxitur në një fare mënyre socialistët të shtërngojnë radhët e shkërmoqura mes aleatëve e gjithçkaje që del kundra Berishës. Nëse kësaj meseleje I dihet filli e fillimi, pakkush mund të ketë fantazinë e nevojshme për t’ia gjetur fundin. Kjo nuk do të thotë se vendi është në një staniacion fizik, për hater të spazmeve politike të Kuvendit. Por gjithsesi, siç thotë edhe populli: “Kur zihen macet, minjtë hedhin valle”, apo “Kur zihen elefantët, ai që e pëson është bari”. Me pak fjalë, në këtë derexhe ku socialistët e futën vendin, pak mundësi do ketë që po ata ta nxjerrin, pasi kjo në vetvete është taktikë e njohur. Manovra të tilla I sollën vendit vitin famwkeq tw 1997-ës, përgjegjësi e cila deri dje I takonte të djathtës dhe askush nga ata nuk pagoi asnjë qindarka edhe pse në pushtet ishin socialistët, të cilët do të kishin shumë arsye për t’I vënë me shpatulla pas murit. Por ja që ata nuk e bënë këtë dhe për asgjë tjetër, vetëm se mjaft mire e dinin se e gjithë ajo që I’a hedhën në supet e kërrusura të pushtetit të Berishës, ishte vepër e tyre. Nuk dihet nëse Berisha do të bjerë sërisht viktimë e këtyre makinacioneve, apo pësimi I vitit 1997 I është bërë mësim dhe për pasojë ajo që socialistët e quajnë intolerance e pushtetit do të vijojë edhe për një kohë të gjatë të mbajë nën kthetra jetën parlamentare shqiptare. Mbase kjo do të shkojë tërhiq e mos këput deri afër zgjedhjeve locale. Pasi vetëm në një terren të tillë socialistët dhe langojt e tyre dine të manovrojnë. Pasi hienat gjithë jetën e tyre me kërma janë ushqyer. Zoti e ruajt këtë vend çmendurishë. Amen!

 

Shqipëria drejt Europës me grushta e daulle

Epo shyqyr! Më në fund Shqipërisë iu hap një dritë jeshile drejt rrugës për në BE. E, sigurisht dita e firmosjes së stabilizim-asocimit nga i dërguari i BE-së dhe nga Ministrja jonë e Integrimit ishte një ditë historike për Shqipërinë.

Kështu, pas shumë përpjekjesh pakti u firmos, ose më saktë faqja e parë e këtij pakti u firmos.

Më në fund Europa po na lejon të paktën të kthejmë sytë nga ajo. Por vetëm “sytë”, kjo duhet theksuar, sepse së bashku me firmën, i dërguari i BE-së solli edhe një mal me kushte që sipas Europës ne duhet t’i vëmë në zbatim, dhe t’i përmbushim ato një më një. Këtë e tha qartë zotëria: “Ju duhet të vazhdoni luftën e ashpër kundër korrupsionit, duhet të bëni hapa përpara në rast se doni integritet”. “Por mbi të gjitha, paralajmëroi Europa, duhet të arrini në një konsensus politik”. E, meqë ra fjala për konsensus politik, siç duket edhe sikur të arrimë t’i përmbushim të gjitha kushtet një më një, këtë të fundit nuk do të mund ta përmbushim asnjëherë. Këtë e themi sepse pak ditë më parë plasi sherri në seancën parlamentare. Duke filluar që nga sharjet më të zgjedhura dhe duke përfunduar me grushtet e përdorura. More zotërinj deputetë! Po a nuk u tregoi Europa se ju duhet të arrini të bëni konsensus politik?! Apo me këtë fjalë ju kuptoni grushtet, sepse tek ne ky lloj konsensusi duhet thënë se është goxha aktiv dhe përdoret herë pas here. E, përsa i përket “konsensusit” më të fundit që u bë në Parlament, duhet thënë se kësaj here ishte i pashmangshëm. Epo s’kishte si të ndodhte ndryshe, sepse ç’është e vërteta opozita qëlloi shumë larg. Kërkonte shkarkimin e Kryetares së Parlamentit. Si mendoni, a nuk ishte pak si e nxituar kjo kërkesë? Por siç duket e dinin fare mirë se tollovia do të ishte e madhe. Pra ndoshta donin ta krijonin këtë lloj konsensusi. E, në fund na rezultoi se fajtori i vetëm për gjithë këtë skandal na qenka elektronika. Sepse, siç duket sistemi i votimit, pra teknologjia e aparaturave të votimit tashmë i përket një sistemi të vjetëruar dhe nuk funksionon ashtu siç duhej. Ja pra ku na del edhe arsyeja se pse mocioni kundër znj.Topalli nuk u miratua. Epo këtij i thonë tamam “konsensus politik” me kuptimin e vërtetë të fjalës.

Por le të kthehemi edhe njëherë tek premtimet që Europa na dha së bashku me firmosjen e paktit të stabilizim-asocimit. Ajo, sipas premtimeve do të financonte herë pas here për Shqipërinë dhe gjithashtu do të na ndihmonte për zhvillim të mëtejshëm në të gjitha aspektet pa harruar këtu se ajo do të kontribuonte për të na ndihmuar për të plotësuar kushtet e parashtruara.

Por gjithmonë pjesa më e madhe për të bërë i mbetej në dorë Shqipërisë, sepse përndryshe nuk ka Europë. Epo, ç’është e vërteta, qeveritarët tanë atë punë po bëjnë. Atyre po “u del shpirti” duke punuar ditë e natë sepse i kanë vënë vetes si qëllim që patjetër ta çojnë Shqipërinë drejt Europës. E, le pastaj që kur u firmos edhe pakti i stabilizim-asocimit. Tani doemos që puna është edhe më intensive se më parë.

Meqë flasim pikërisht për firmosjen e paktit të stabilizim-asocimit, themi shyqyr që nuk doli shumë në pah me përmasa të mëdha egoja karakteristike e shqiptarit, jo e bëra unë, e jo s’e bëre ti. Edhe pse pikërisht kjo ego ka veshur politikanët tanë nga koka gjer tek këmbët, fatmirësisht ky “dueli” se cilës qeveri i takon merita e këtij suksesi kaloi pa zhurmë të madhe.

Socialistët nga ana e tyre, në prag të firmosjes e thanë fare qartë se merita u takon pikërisht atyre. Ata renditën një më një të gjitha arritjet e tyre sa ishin në pushtet. Pra, sipas tyre Shqipëria firmosi paktin vetëm në sajë të qeverisjes socialiste. Gjithashtu, ata thonë se PD-ja e cila “pa të drejtë” qeveriste vendin, nuk kishte bërë asnjë gjë përveç se kishte firmosur atë dokument, dhe se e gjithë puna ishte kryer nga ata.

Por, nga ana tjetër qeveria aktuale shprehet e sigurt se merita e plotë i shkon vetëm asaj sepse me të ardhur në pushtet, në bazë të reformave të reja që u ndërmorën, në një kohë shumë të shkurtër vendi ynë mori rrugën e drejtë. Epo kaq e drejtë ishte rruga saqë në një kohë rekord i gjithë ky sukses u kurorëzua me firmosjen e paktit të stabilizim-asocimit.

Të dyja qeveritë në fakt i dhanë variantet e tyre, por ne nuk e morëm që nuk e morëm vesh se kujt i shkonte me të vërtetë. A mos ndoshta as njërës palë as tjetrës? Ndoshta kjo ndodhi tani sepse tani e vendosi Europa?!

Po sikur ta provojmë të themi të dyja qeveritë gjithsecila në mënyrën e saj kanë dhënë kontributin duke ndihmuar Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së. Po të mendonim një gjë të tillë do ta kishim shumë gabim për vetë faktin se qeveritë tona nuk pranojnë kurrsesi që të bashkëveprojnë me njëra-tjetrën, qoftë edhe atëherë kur bëhet fjalë për të mirën e Shqipërisë.

Në politikën shqiptare duhet patjetër të ketë një humbës dhe një fitues. Ndryshe nuk bën. Gjërat këtu duhet të ndahen methikë. Kështuqë edhe ne kot që mundohemi ta sqarojmë këtë punë, apo të gjejmë qoftë edhe fituesin e vërtetë, kështuqë po e anashkalojmë këtë pikë.

Tani, ajo që ka rëndësi këtu është se Shqipëria duhet të ecë përpara me zbatimin e kushteve të parashtruara nga Europa, përndryshe… Meqë po flisnim për paktin e stabilizim-asocimit m’u kujtua edhe një detaj i vogël që ndodhi atë ditë. Barroso erdhi në Shqipëri, premtoi shumë, nxiti vendin tonë për të përmbushur më tej reformat, bisedoi kokë më kokë me krerë të lartë të Shtetit Shqiptar, e ndërsa po ikte ndodhi diçka. Nga njëra anë Barroso përcillej me ceremoni e gjithë shend e verë për fjalën e mirë që na solli dhe Qeveria Shqiptare kishte organizuar një pritje dhe përcjellje madhështore, nga ana tjetër, sapo Barroso po largohej “dikush” fik dritat. Epo tani edhe ikja e dritave në atë moment na duhej. Por po të mendojmë mirë po sikur Barroso atë ditë të ketë pasur ditëlindjen?! Po, po, mbase me të vërtetë ka qenë kështu dhe këtij “dikushi” i lindi në mendje “ideja brilante” që t’i bënte një surprizë jo vetëm Barrosos por edhe Qeverisë Shqiptare duke e ndihmuar këtë të fundit ta bëjë edhe më romantike ceremoninë festive kushtuar Barrosos.

E pra ky “dikushi” pa asnjë qëllim të keq, duke dashur t’i jepte një dorë sado të vogël qevrisë, i fikën dritat duke krijuar kështu një atmosferë sa të këndshme, aq dhe romantike. Gjithmonë për nder të të dërguarit të BE-së, me rastin e ditëlindjes së tij. Por edhe sepse ideja e këtij “dikushi” ishte perfekte, fatkeqësisht magjia u prish nga të pranishmit sepse ata nuk e kishin sjellë as tortën me qirinj për z.Barroso. Kështuqë gjithçka shkoi si mos më keq dhe festa u prish paksa në fund. Madje qeveritarët tanë nuk morën mundimin për ta uruar të dërguarin e BE-së dhe nuk i kënduan as këngën e përshtatshme për rastin në fjalë “Happy birthday to you!”

Emiranda Lukaj

 

Fjala e “lirë” dhe dhuna e lirë

Është vërtet e vështirë të ushtrosh profesionin e gazetarit në Shqipëri. Përvoja, profesionalizmi, dinjiteti, vijnë e bëhen shkak për fyerje, për kërcënime, deri me jetën, në këtë të ashtuquajtur shtet që nuk ka jo vetëm “Urdhërin e Gazetarit”, por asnjë ligj për të qenë. Parlamenti ka vite që bën vetëm zhurmë për ligje, ku gazetarëve të mos u kërcënohet jeta kur publikojnë fakte, kur thonë të vërtetën ashtu siç është. Dhe jo vetëm që parlamentarët nuk “nxinë” një ligj, por duket e largët dita kur fjala e lirë mund të thuhet pa pasoja. Nëse fjala nuk është e lirë, është pikërisht dhuna mbi njerëzit e mediave që ka fituar qytetari, liri të plotë. Kolegia jonë, gazetarja Shqipe Sherif Harmsen (Beqiri) e datëlindjes 9 tetor 1974 ka shumë vite që përmes mediave vizive dhe të shkruara si TV “Rozafa”, “Antena Nord”, Shkodra TV1”, “Radio Shkodra”, “Televizioni Publik Shqiptar”, gazetave “Shqipëria Etnike”, “Malësia” etj., është bërë e njohure dhe e respektuar për publikun shqiptar dhe më gjerë. Ajo duke guxuar të thotë të vërtetën është vënë në shënjestër të anarshistëve që duan vetëm rrëmujë, që nuk duan shtet ligjor, që u preken interesat e bizneseve të pista apo fijet e korrupsionit. Kolegia Shqipe Harmsen, e martuar me zotin Alexander Harmsen, që ka ëndrra edhe për jetën ashtu sikundër për profesionin që e ushtron me profesionalizëm e guxim prej tetë vitesh, është vënë në shënjestër të hakmarrjes, vetëm për fjalën e lirë. Dhuna ndaj medias ditët e fundit është vënë në vëmendje edhe të Komisionit Europian, ku kreu i këtij Komisioni Jose Manuel Barroso që vizitoi Shqipërinë, tha mes të tjerash se liria e shtypit lë shumë për të dëshiruar. Gazetarja Harmsen ka marrë telefonata kërcënuese. Gjithashtu, edhe prindërit e saj kanë qenë disa herë nën presion, madje edhe në shtëpi. Hakmarrja merr shtrirje ku edhe të shoqit, i cili është biznesmen, më datën 16 shkurt, persona me maska i kanë dalë në rrugë dhe kanë tentuar ta futin forcërisht në makinë. Po kështu, në Tiranë, më datën 19 shkurt gazetares Harmsen, dy vetë i kanë grabitur çantën dhe e kanë paralajmëruar për të fundit herë që të heqë dorë nga mediat. Burime të rezervuara nga policia thonë se ka të ndaluar nën hetim, por rreziku është permanent, deri në atë pikë sa gazetarja nuk mund të lëvizë e vetme në rrugë. Të gjitha këto i pengojnë aktivitetin si gazetare dhe ç’është më e rëndësishmja, i rrezikojnë jetën. Ky rast është në vazhdën e atyre të evidentuara dhe denoncuara edhe herë të tjera, si rasti i kolegëve tanë Kujtim Draçini e Vasel Gilaj. Kolegu Draçini madje është rrahur e dhunuar nga vetë policia në ambjentet e Hidrocentralit të Vaut të Dejës. E, megjithatë dosjet hetimore çuditërisht janë mbyllur për “mungesë provash”. Pra, rrahesh publikisht nga policia dhe s’paska prova. Problemi është shumë i mprehtë. E kemi ngritur zërin deri në instancat më të larta të shtetit dhe ndërkombëtarisht për dhunën mbi fjalën e lirë dhe asnjëherë nuk janë marrë në vëmendje ankesat tona. Kërcënimet po vijnë e shtohen përditë e më shumë tek njerëzit e mediave, të cilët për shkak të detyrës po sakrifikojnë vërtet shumë. Madje, edhe Kryetarja e Parlamentit Shqiptar, Jozefina Topalli ka tre javë rresht që kërcënohet nga njerëzit e lidhur me korrupsionin, krimin e organizuar dhe mafian. Këtë e deklaroi botërisht ditët e fundit Kryeministri Berisha. Pra, me pak fjalë, përballja me segmentet e krimit duket një betejë e vështirë. Në një përballje të tillë është edhe kolegia jonë Harmsen, një gazetare që vetëm se ka thënë fjalën e lirë është bërë objekt sulmi i dhunës së lirë. Kjo dhunë po përpiqet të mbajë nën presion e frikë gazetarët e guximshëm që ndezin dritat drejt Europës.

Redaksia

 

Departamenti amerikan i shtetit përfshin Shqipërinë në raportin për tregëtinë e drogës

Zëri i Amerikës (02.03.2006), – Zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit thonë në një raport mbi tregtinë kriminale të drogës në shkallë botërore se prodhimi i opiumit në Afganistan ra 10 për qind vitin e kaluar, por theksohet se ky vend aziatik prodhon 90 për qind të opiumit në botë.

Mes vendeve të tjera që përmenden në raport, është edhe Shqipëria. Në të thuhet se Shqipëria përdoret nga grupe të krimit të organizuar si pikë tranziti për heroinë nga Azia Qendrore për në Evropën perëndimore. Kapja e heroinës nga autoritetet shqiptare, greke dhe italiane ra ndjeshëm vitin e kaluar, duke lënë të nënkuptohet një ndryshim i mundshëm në prirjen e trafikut të drogës.

Bima Kanabis sativa prodhohet edhe në Shqipëri për tregjet evropiane. Kryesisht në përgjigje të trysninë ndërkombëtare dhe me ndihmën ndërkombëtare, qeveria e Shqipërisë po përballet me elementë kriminalë në mënyrë më agresive, por përpjekjet e saj pengohen nga mungesa e burimeve dhe shkalla e lartë e korrupsionit.

Qeveria e re e Kryeministrit Sali Berisha ka deklaruar se lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut me qenie njerëzore dhe atij të drogës është përparësia e saj kryesore.

Shqipëria është anëtare e Konventës së Kombeve të Bashkuara për Drogat. Në raport theksohet se megjithëse Shqipëria nuk është një vend kryesor tranziti për drogat që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, ajo mbetet një vend shqetësues për Shtetet e Bashkuara për shkak se portet në Adriatik dhe kufijtë e saj të pambrojtur tokësorë, së bashku me sistemet e kontrollit kufitar dhe doganor të financuara dhe të pajisura shumë dobët, e bëjnë Shqipërinë një ndalesë tërheqëse në rrugën e kontrabandës për trafikantët.

Në raport theksohet se si vend tranziti për trafikun e drogës, të armëve dhe qenieve njerëzore, Shqipëria mbetet një rrezik i madh edhe për pastrimin e parave. Grupet e krimit të organizuar e përdorin Shqipërinë si bazë e operacioneve për veprimtari kriminale në vende të tjera, duke dërguar atje fonde të paligjshme. Të ardhurat nga këto veprimtari pastrohen lehtë në Shqipëri për shkak të mungesë së një ekonomie të fortë dhe të kontrollit të dobët qeveritar.

Redaksia

 

Te Jetosh Jeten e Bexhet Pacollit

Kur Bexhet Pacolli, Shqiptaro Kosovari ne qender te hetimeve per ryshfet-dhenie ne Kremlin, te martohet me Ana Oksen, kengetaren me te famshme Italiane te PoP-it me 25 Shtator, nuk do te kursehen parate per ate qe do te jete dasma e dekades apo ndoshta e shekullit, e shoqerise Shqiptare.

Bosi 48-vjeçar i ndertimeve, i cili besohet se eshte Shqiptari me i pasur ne bote, eshte mesuar te beje nje jete te mire. Nisur nga ato qe ai i tha gazetarit te BCR-se ne nje interviste te gjate telefonike, nje dite perpara dites se madhe, gjithska e tanishme duket shume larga nga origjina modeste kur ai u rrit ne Kosoven rurale ne vitet 1950.

Nga zyrat qendrore me mermer vjollce ne Lugano te Zvicres, Pacolli kontrollon nje Perandori biznesi, interesat e te ciles shkojne aq larg sa Amerika e Jugut, Lindja e Mesme, Europa Lindore dhe ish-Bashkimi Sovjetik, me nje xhiro vjetore prej rreth

1 miliard $.

Megjithese pergjithesisht i respektuar ne Kosoven e lindjes, pacolli eshte ndoshta pashmangshmerisht nje figure kontradiktore. Ne vazhdim te hetimeve ne proces per lidhjet e tij me Rusine, qe publikohen per dite ne shtypin Kosovar ne gjuhen Shqipe nepermjet perkthimeve nga shtypi i huaj, emri i tij ne Kosove here pas here lidhet me gjitheshfare njerezish, bile edhe me Sllobodan Milloshvicin, Presidentin Jugosllav,

I lindur ne 1951 ne fshatin Marevc, 40 km ne veri-perendim te Prishtines, Pacolli i vogel ishte nje nga dhjete femijet (pese djem e pese vajza), te cilet u riten ne Kosove pa uje te rrjedheshem dhe pa elektricitet, si shumica e Ksovareve ne ate kohe.

Pacolli ishte nje nxenes i shkelqyer e shkollen fillore, dhe mori nje burse modeste per te bere shkollen e mesme ne Prishtine. Aty ai kaloi kater vjet duke fjetur ne nje haur, qe iu dha atij nga nje familje turke, dhe duke bere udhetime prej 80 km dyhere ne jave.

Pas diplomimit, babai i tij krenar donte qe ai te behej mesuesi i fshatit, por mamaja nderhyri per ta çuar ne Hamburg, Gjermani. Shtatembedhjete vjecari Pacolli, arriti i urritur dhe pa nje lek ne xhep ne stacionin e trenit te Hamburgut. Nje pronar Sirian picerie, e marri ne pune si pastrues dhe e paguante me pica.

Siriani e ndihmoi pacollin qe te rregjistrohej ne kolegj, fillimisht per te mesuar Gjermanisht dhe me pas per tregeti te jashme. Per te paguar studimet, Pacolli punoi si doker, duke mesuar mjaft gjuhe te huaja ne menyre qe te mund te punesohej perpara dokereve te tjere. Pas tre vjeteshj ai kthye ne Kosove, me njohje pak a shume te mire te gjashte gjuheve te huaja dhe me nje diplome ne xhep.

Ne shtepi, Pacolli e kishte te veshtire te gjente pune pasi asnjeri nuk e besonte se ai ishte diplomuar. Keshtu qe ai arriti te takonte kryetarin e Lidhjes Komunisteve te Kosoves, Mahmut Bakallin. Dy burrat u moren vesh, dhe brenda 48 oreve, Pacolli ishte perkethyesi zyrtar i nje prej ndermarjeve me te medha te Kosoves. Per me teper, kjo ishte nje lidhje qe me pas provoi te ishte kritike per Pacollin, bile edhe sot dy burrat jane shume te afert.

Gjate sherbimit ushtarak, Pacolli kontaktoi me kompani ne Austri dhe Gjermani per te kerkuar pune, dhe sjpejt pas lirimit, ai filloi pune ne nje kompani Austriake ku ishte perfaqsues shitjesh per Jugosllavine, Bullgarine, Polonine dhe Rusine. Dy vjet me vone, ai shkoi ne Zvicer ku u fut ne nje kompani Zvicerane nje e kishte njohur ne Moske.

Ne 1980., gati vdiq ne nje aksident automobilistik ne Ljubajane ku edhe kaloi 29 dite ne koma. Blloku i tij i adresave i ra nga zhepi dhe u hap ne dysheme. Infermieria qe e ngriti ate, pa emrin e Bakallit dhe i telefonoje shefit te partise, i cile ishte i njohur ne gjithe jugosllavine ne ate kohe, per ta informuar rreth aksidentit. Bakalli mori ne telefon homologun e tij ne Slloveni, i cili beri qe te dergohej aty kirurgu me i mire i Sllovenise, qe kishte operuar edhe Titon ne ate vit.

E ndersa po i afrohej te dyzetave, Pacolli vendosi te vazhdonte vetem. Ne ate kohe, Jugosllavia dhe Bashkimi Sovjetik po shperbeheshin dhe Pacolli besoi se ai kishte dhuntine e biznesit, ekspertizen lokale, dhe kontaktet e duhura per te ecur perpara. Megjithese nuk kishte degjuar asgje, per duke bere politike ne Bashkimin Sovjetik, per projektin e nje nje kompanie Sllovene te quajtur Biro 71, Pacolli vendosi ta merrte vete ate. Ai morri 600,000 marka Gjermane borxh nga nje biznesmen tjeter Shqiptar me 25% interes, dhe i investoi ne Biro 71per ta ndihmuar qe te kalonte problemet si pasoje e shperberjes se Jugosllavise.

Keshtu qe kompania filloi te punonte eskluzivisht per te. Kontrata e pare e Pacollit ishte nje salle konferencash 1000 meter katror ne Siberi ne Mars te 1992. Ne shperthimin e tij ai u morr me ndertimin e spitaleve, hotelve, fabrikave ane e mbane ish-Bashkimit Sovjetik dhe ne 1993 ai neneshkroi nje kontrate per te rindertuar Shtepine e Bardhe te Moskes te demtuar nga shperthimet.

Ne 1994, xhiroja vjetore e kompanise ishte 800 milion $, dhe ne mbi 1 miliard gjate viteve 1995,1996 dhe 1997, vit kur ai perfundoi ndertimin e kapitolit te ri te kazakistanit per te cilin ai morri titullin Qytetar Nderi i Kazakistanit.

Qe nga ajo kohe, ne valen e shume hetimeve per operacionet e tij financiare, dhe vecanerisht pas nje kontrolli policor ne zyrat qendrore te tij ne janar te ketij viti, pasuria e tij eshte zvogeluar, por Mabeteksi ngelet kompania e 70 me e madhe ne Zvicer.

Pacoilli i tha IWPR-se se hetimet ishin pjese e nje perpjekje te motivuar politikisht per te shkateruar Presidentin Rus Boris Jeltsin, dhe se ai ishte perfshire pasi si i huaj qe ishte ishte nje prehe e kollajsheme. Per me teper ai insiston se ai nuk do te beje gabime. Pavaresisht nga muajt e hetimeve, asnje akuze nuk eshte ngritur kunder Mabetex.

Si rezultat i pasurise se tij, Pacolli, pashmangshjmerisht eshte terhequr nga politika Kosovare. Pervec mikut te tij Bakalli, ai thote se njehmire dhe e respekton edhe liderin e pakundershtueshem Ibrahim Rugova. Ai kundershton ata qe nuk ishin dakort me pacifizmin e Rugoves, duke i thene se ç’alternative tjeter do te kishte qene me e mire.

Pacolli shkon mire me Jakup Krasniqin, ish-zedhenesin e Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UÇK), dhe kohet e fundit Minister per Rinderimin dhe Zhvillimin e Kosoves qeverine e perkoheshme dhe te pa njohur te Kosoves. Ai nuk njeh personalisht bosin e tij, Hashim Thacin, megjithese ai thote se deshiron ta njohe liderin karizmatik te UÇK-se.

Pacolli thote se ai nuk ka financuar direkt as UÇK-ne dhe as FARK-un (forca tjeter e krijuar nga ish-Kryeministri ne egzil Bujar Bukoshi). Po ashtu ai nuk pagoi tre perqindeshine te ardhurave per alternativen e Rugoves, republiken e Kosoves gjate viteve 1990, si gjithe Shqiptaret e tjere jashte shtetit. Por sidoqofte, ai punesoi disa mijera Kosovare ne projektet ane e mbane botes, duke i bere ate te afte qe te kontribonin per kaizen e tyre. Ai vete, ne menyre direkte ka ndihmuar shume familje ne nevoje.

Qe prej fundit te luftes, pacolli ka krijuar ne Lugano, Fondacionin per Organizimin dhe Rindertimin e Kosoves (FORK), nepermjet te cilit ai po kanalizon ndihmen per ne krahine. Ai beson se me kalimin e kohes, organizata do te behet nje lloj projektuesi per projektet e rindertimit, duke u ofruar partneritet lokal, agjensive nderkombetare. Krasniqi erdhi nga prishtina per takimin inagurues te FORK-ut.

Gjate operacionit, Patkoi, gjashte te aferm te pacollit u vrane dhe disa te tjere kane humbur, besohet se jane ne burgjet Serbe. Sidoqofte, Pacolli arriti te evakuonte shumicen e njerzve te tij me te aferm, dhe vetem nje moter ishte piketuar dhe vjedhur nga forcat Serbe ne 16 Mars, rreth nje jave perpara fillimit te fushates se bombardimeve te NATO-s.

Ne 1983, Pacolli ndertoi shtepia luksoze per familjen e tij, te paisura me sauna, purifikues ujore dhe gjeneratore elektrik, ne ate qe u be nje fshat i stilit Italjan ne Jug te prishtines, perreth Ajvalijas. Gjate bombardimeve te NATO-s, Ushtria Jugosllave i kthey banesat ne zyra qendrore duke i vjedhur plotesiht gjate terheqes se Qershorit.

Pavaresisht nga humbjet, si materiale dhe humane, te cilet po vuajne ne duart e Ushtrise Jugosllave, shashethemet thone se biznesmeni, ka qene ne lidhje me Milloshevicin, bile edhe qe ai kishte nje lidhje te vecante me vellain e Presidentit Jugosllav , Borislavin, Ambasadori Jugosllav ne Moske.

Pacolli i pershkruan keto histori si absurde. Llafet, me sa duket kane dale nga faqa ne ineterbet e Mabetexit, ne te cilen listoheshin shume kompani te subvencionuara, dhe ne vecanti firma Sllovene Biro 71, qe kishte sherbyer si baze per krijimin e Kompanise Jugosllave holding, Genex.

Sipas Pacollit, shume kompani ne ish-Jugosllavi perdornin emrin Genex, perpara shperberjes se vendit. Per me teper, ai thekson se nuk ka pasur te beje personalishyt me te apo me ndonje kompani tjeter Serbe qe prej vitee 1970.

Ne Dhjetor te 1998, ne nje artikull te nje gazete Zvicerane deklarohej se nje stacion radio-televiziv qe do ta ngrinte Pacolli, kishin pas duart e Milloshevicit, dhe Pacolli kishte lidhje te ngushta biznesi me Borislav Milloshevicin.

Pacolli e ka hedhur ne gjyq, gazeten Le Temps, dhe tha se perpara botimit te artikullit, ai nuk kishte degjuar ndonjehere Borislav Millloshevicin, bile edhe deri me sot, ai nuk e takyuar asnjehere ate. Megjithate, Ambasadori Jugosllav ne Moske, mund te kete prezent ne hapjen e Hotel Golden Ring i ndertuar nga Mabetex, ne Janar te ketij viti, meqenese i gjithe trupi diplomatik ishte i ftuar. Zerat mbi lidhjen e Pacollit me Milloshevicin, u perhapen ne Kosove pas perkthimit dhe botimit te artikullit te Le Temps ne krahine.

Me deshiren e tij, Pacolli ka takuar Sllobodan Miloshevicin ne dy raste, ne 7 dhe 8 Mars 1998. Kjo, thote ai, ishte nje perpjekje per te ndaluar dhunen ne rritje, ne kohen e vrasjeve te Drenices, ndersa takimiin e siguroi nje Rus.

Pacolli shkoi ne Beograd me avionin e tij privat, foli me Milloshevicin per tre ore, dhe me pas shkoi te njejten dite ne Prishtine per te takuar me zevendesat e Rugoves, te ndjerin Fehmi Aganin, dhe minkun e tij te vjeter bakallin. Ne kete rast, Milloshevici refuzoi tu bente ndonje leshim, dhe udheheqesit Shqiptare ishin te pergatitur te flisnin me Beogradin vetem ne prezence te nje mediatori.

Pacolli u kthye ne Beograd diten tjeter, per nje takim tre minutsh, ku ai i tha Milloshevicit qe pala Shqiptare nuk i besonte atij. Ai tha se Milloshevici iu pergjegj duke thene se liderat Shqiptare mund te bejne çfare te duan, por do te ishte populli i tyre ai qe do te paguante. Pas pese ore pritje ne aeroportin e Beogradit, Pacolli u largua.

Pacolli thote, se ai personalisht nuk ka ambicie politike. Por sidoqofte ai planifikon te vazhdoje te procedoje me planin per stacionin televiziv ne gjuhen Shqipe, qe ai shpreson se do te kapi Shqiperine, Kosoven dhe nepermjet satelitit edhe diasporem, nga fillimi i vitit tjeter. Ai deshiron te nxjere edhe nje gazete te perditeshme ne gjuhen Shqipe, ne Lugano, muajin tjeter, emri i te ciles do te jete Ekskluzive. Ca kohe me pare, ai nxori ne Zyrih, te peravshmen ne gjuhen Shqipe Bota Sot.

Pavaresisht nga mosha e Pacolit, martesa e tij me 38-vjeçaren Ana Oksa, kater here fituese e Festivalit te san Remos, e cila edhe vete eshte me origjine Shqiptare, eshte paresore. Ai ka dy vajza 22 dhe 13 vjeçare jashte martese, me e madhja pasoje e nje lidhje me te hershme me nje Austriake, dhe e vogla me nje Sllovene.

Nga Chris Bennet ne Bruksel dhe Laura Rozen ne Prishtine.

 

Heroinat e dikurshme vuajnë sot prej urisë dhe diskriminimit 

Dita ndërkombëtare e gruas në Evropën Lindore 

Shkëlqimi i dikurshëm mbi heroinat e punës dhe të familjes ishte shpesh i rremë. Barazia e shanseve e shpallur zyrtarisht ishte propagandë e regjimit komunist.

Edhe pse 8 marsi si ditë ndërkombëtare e gruas është përcaktuar nga kombet e bashkuara që prej vitit 1974 – ajo ka nisur të festohej që në fillim të shekullit 19. Ajo lidhet me shumë ngjarje të më parshme historike. Gjendja e punëtoreve në Nju Jork, në shumë vende të Evropës perendimore dhe në Petersburg të Rusisë ka qenë vazhdimisht shkaku për shpërthimin e grevave dhe protestave në këtë ditë.

Në konferencën e dytë të grave komuniste me 8 mars 1921 në Moskë ajo u festua për herë të parë zyrtarisht si ditë. Pas luftës së dytë botërore 8 marsi në vendet komuniste u caktua biles si ditë zyrtare nga shteti. Vendosjes së ditës tetëorëshe të punës, mbrojtja e mjaftueshme e nënës dhe fëmijes, rrogë e barabartë për punë të barabartë, të gjitha keto bënin pjesë në synimet e emancipimit të grave në Evropën Lindore, emancipim ky i nxitur nga shteti.

Në vendet postkomuniste 8 marsi është i njohur si dita ndërkombetare e grave dhe festohet si e tillë. Si atëherë edhe sot në këtë ditë duhet të tregohet, se gruaja respektohet. Atëherë festat i organizonte partia dhe për çdo grua kishte lule, shumicën e rasteve karafila të kuq. Në këtë ditë organizoheshin ekskursione, në radio dhe televizon kishte vetëm emisione, që paraqisnin rolin e gruas në pozë heroike si luftëtare, nënë apo punëtore. Gazetarja bullgare Antoaneta Nenkova shikon në albumin familjar.

“Në njërën fotografi jam unë me bluzë të bardhë me shami pionieri në supe në një grup prej 10 fëmijësh. Ne bënim pjesë në frontin e atdheut, në emër të të cilit në uronim nënat dhe gratë, heroinat e punës, duke kënduar dhe duke recituar në festat në fabrika. Në fotografinë e dytë nga vitet e tranzicionit është familja ime e mbledhur në dhomën e ndenjes të prindërve të mi. Në tavolinë ka shumë lule tulipana, zymbyla dhe karafila. Fëmijët e mi më dhurojnë mua lule. Unë i dhuroj lule nënës sime. Ne festojmë për nënën, gruan kujtojmë familjen.”

Pra edhe sot festohet por jo më të organizuar nga shteti. Në mënyrë modeste në rrethin e familjes si në Bullgari në disa vende gratë takohen në restorant apo dalin shëtitje.

Shkëlqimi i dikurshëm mbi heroinat e punës dhe të familjes ishte  shpesh i rremë. Barazia e shanseve e shpallur zyrtarisht ishte propagandë e regjimit komunist, e shpallur nga burra me thinja në rrethe të zymta burrat. Në disa vende si në Rumani dhe Poloni gratë  biles e kanë refuzuar 8 marsin, si shumë gjëra që urdhëroheshin apo huazoheshin nga BS:

Nga ana institucionale dhe juridike gratë gjatë komunizmit kanë bërë përparime por në praktikë dukeshin shpesh ndryshe, kujton redaktorja e agjensisë serbe të lajmeve Beta, Ljubica Markovic. Megjithatë ajo është e gëzuar, që jo te gjitha të arriturrat janë kthyer mbrapsht.

“Disa gjëra nga ato që u arritën atëherë në vendet e mëparshme komuniste për gratë e punësuara dhe të drejtat e tyre, si përshembull leja e lindjes, mbrojtja e fëmijës etj ka vazhduar deri sot. Kjo është mirë dhe na siguron një pozicion më të mirë në krahasim me gratë në vende të tjera.” thekson Ljubica Markovic.

Këtë mendim përfaqëson edhe Katarina Kolozova, docente e universitetit në Shkup.

“Në shekullin e 20 janë arritur të drejtat nominale të grave, sidomos në botën perëndimore në Evropë. Këtu duhet të theksojmë, se në Evropën Lindore kjo ka ndodhur shumë më parë, për shkak të barazisë së gjinive të ideologjisë marksiste. ”

Sot në vendet evropianolindore 8 marsi është bërë në një mënyrë të posaçme dita e gruas dita e bashkëshortes. Fëmijët partnerët, shokët u bëjnë dhurata grave. Kjo ka pak të bëjë me idenë fillestare të 8 marsit. Gruaja përjeton përsëri dhunë, ajo bëhet viktimë e tregtisë së grave dhe ka gjithnjë e më pak vende pune për gratë. Nga gjendja e keqe ekonomike krijohen fenomene të reja. Në zonat rurale gjtihnjë e më shumë gra rrinë në shtepi dhe bëjnë aty punët më të rënda. Burri fiton paratë, gruaja nuk ka të ardhura dhe në këtë mënyrë bie në varësi. Në fshatra ekzistojnë akoma ligjet e vjetra sipas të cilave gruaja është rob i burrit.”

Festimi i 8 marsit keshtu e sheh Katarina Kolozova e ka përforcuar idenë tradicionale për gruan si nënë, që lind, si qënia e dobët që duhet të kujdeset për famijen. Një ide për gruan, që ka kontribuar më shumë për ruajtjen e rendit patriarkal, në vend që ta ndryshojë këtë. Por kjo nuk diskutohet në vendet postkomuniste në ditën ndërkombëtare të grave.

Edhe pse shumë vende në Evropën Lindore e kanë nënshkruar marrëveshjen ndërkombëtare të OKB-së për të drejtat e grave, praktikimin nuk e kanë filluar ende.

Prandaj mbështetja materiale dhe organizative e organizatave ndërkombëtare të grave është e mirëseardhur në rradhë të parë në shoqërinë civile. Zejnepe Dibra, aktiviste e gruas në Shkodër, di ta vleresojë këtë ndihmë. “Ka organizata ndërkombëtare, që na ndihmojnë. Ata e përqëndrojnë punën e tyre kryesisht në kryeqytetin Tiranë. Ata organizojnë seminare trajnimi, por vënë në dispozicion edhe mjete financiare. Vitet e fundit ndihma ka rënë. Organizata nga SHBA na kanë ndihmuar në luftimin e tregtisë me gra, organizata të tjera janë angazhuar, për të forcuar rolin e gruas në pozicione drejtuese. Megjithatë varet kryesisht nga anagazhimi i organizatave joqeveritare të grave shqiptare, se si e zbatojnë në praktikë atë që kanë mësuar. Fundja vetëm organizatat e grave shqiptare mund të kontribuojnë, që të përmirësohet në afat të gjatë situata e gruas në Shqipëri.”

Nada Steinmann

 

Ligji i flukseve: Ja si mund të punësohen shqiptarët në Itali

Tërheqja dhe plotësimi i formularëve

Postat italiane për tërë të interesuarit jo anëtarë të BE-së që duan të punësohen sezonalisht, me qëndrim jashtë territorit të Italisë apo edhe atje, kanë hapur dyert. Formularët janë falas, por megjithatë, nga frika e mbetjes pa to, është spekulluar nga jokomunitarët e BE-së, sa janë shitur deri në 360 Euro. Pavarësisht spekullimeve, postat italiane kanë formularë mjaft, pasi janë shpërndarë shumë herë më tepërs e kuotat e pranimit. E vetmja pagesë që kryhet sipas ligjit, është pulla e postimit. Ajo kushton 14.68 Euro. Formulari këtë vit është shumë më i specifikuar sipas profileve apo kategorizimit të punëve. Në formular janë tre kategori ku duhet zgjedhur. Pra punësim shtëpiak, sezonal dhe josezonal. Shënohet aty me kryq kategoria e interesuar. Shënohet vendi yt, seksi, profesioni dhe bëhet zgjedhja specifike. Nëse kërkohet punësim josezonal, duhet shënuar për punët e ndryshme ku kategoritë e punësimit janë njëmbëdhjetë. Secila ka veçanti, pra dallon njëra nga tjetra. Në shërbim të të interesuarve është vënë edhe një numër telefoni nga ora 09.00 deri në orën 19.00, por edhe adresat e internetit të ambasadave apo konsullatave të shteteve të jokomunitarëve të BE-së. Për shqiptarët janë adresat e Ambasadës Italiane në Tiranë, Konsullatës Italiane në Shkodër dhe asaj në Vlorë. Formularët duhen plotësuar pa asnjë gabim, përndryshe kërkesat refuzohen, pra kërkuesit i anullohet e drejta e punësimit.

Si dhe ku bëhet kërkesa?

Për herë të parë, në vend të “Drejtorive Provinciale të Punës”, në shërbim të punëdhënësve Italia ka vënë 14.000 sportele të postave italiane. Punëdhënësit italianë, shqiptarë apo të kombësive të tjera po bëjnë dorëzimin e formularëve të plotësuar sipas kërkesave të ligjit, pa gabime, të shkruar pastër e kuptueshëm. Sportelet do qëndrojnë të hapura deri sa të mos ketë më kërkesa për dorëzim. Gjithsesi, do shënohet ora e data e dorëzimit, pasi kërkesat janë shumë dhe për Shqipërinë janë 4300 vende. Kjo pa llogaritur kuotat e tjera që mund të çelen pas disa muajve, apo kuotat rezervë që konsistojnë në “Punët e Rëndësishme”. E kemi fjalën për “Projektet Speciale”, në vazhdën e “Projekteve Ndërkombëtare”, të cilat për shqiptarët janë me fare pak interes për vetë kushtet dhe specifikën e shtetit tonë. Duhet patur kujdes, pasi formulari merret në të gjitha pikat postare të Italisë, por vetëm në 14.000 sportele realizohet dixhitalizimi i të dhënave. Nga këto 14.000 sportele, që duhet patur kujdes paraqitja pikërisht në to, të dhënat kalojnë në Sportelin Unik.

Përzgjedhja e kandidaturave bëhet sipas të dhënave të paraqitura, duke marrë parasysh edhe ditën e orën e dorëzimit, kur kuotat plotësohen dhe kërkesat janë më të shumta. Dhe sipas burimeve tona këtë vit parashikohet që mbi 16.000 shqiptarë të plotësojnë formularët. Pra, mendohet se rreth 12.000 nuk do të mund të përfitojnë. Ata duhet të riparaqesin më pastaj kërkesat, me shpresë. Gjithsesi, ka vende si Venezuela apo Uruguaj që pak u intereson të punësohen në Itali dhe shqiptarët për shumë arsye, si çmimi i biletave të udhëtimit fjala vjen, mund të favorizohen.

Ku merren vizat?

Normalisht pranë Ambasadës Italiane në Tiranë dhe Konsullatës Italiane në Shkodër e asaj në Vlorë. Pra, pasi aplikanti është pajisur me autorizimin e punës dhe miratimin e kuesturës, kontratën e nënshkruar nga të dyja palët, punëdhënësit e punëmarrësit dhe dokumente të tjerë të kërkuara nga Konsullata Italiane, duhet të pajiset me vizë pranë Konsullatës Italiane. Viza punës merret vetëm nga personi i interesuar. Vetëm studentët bëjnë përjashtim. Për studentët përcaktohet një kuotë e vogël nga hyrjet, duke u lejuar shndërrimin e lejeqëndrimit nga “arsye studimi” në “arsye punësimi”. Pra fjalën e kemi që kërkesa nuk mund të dorëzohet nga shqiptarët në postat italiane, pasi që aty dëbohen. Studentët po, pasi kanë lejeqëndrimi dhe nuk kërkohet qenia e tyre jashtë Italisë, në çastin e bërjes së kërkesës.

Sokol Pepushaj

 

Gjergj Fishta për pushtetarët ka thënë: “Fut dorën në qyp e të del një magjyp!”

Cila është gjendja aktuale e vendit tonë këto 16 vjet pluralizëm? E për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje ekzistojnë opinione e sa herë diskutuar, në veprim kanë hyrë ato që gjatë kësaj periudhe e para saj, pra që nga krijimi i territ komunist kanë qenë e janë individët më të privilegjuar të kësaj periudhe 60-vjeçare. Në këtë mendim personal që parashtrova më lart nuk hyn aspak xhelozia, paragjykimi im, por nga eksperienca personale jam i bindur se përparim s’do kemi deri sa jetën shqiptare e ka pushtuar kjo elitë vrastare e fateve të vendit tonë e qytetarëve të saj. Vini re:

Pikë së pari, sa herë flitet për ndryshim gjendjeje, dalin në skenë të njëjtët njerëz, apo më saktë e njëjta “rracë”. E si e kanë realizuar e realizojnë mot e sot këtë mision të shpifur këta individë, që për nga dëmi e kalvari që i kanë sjellë këtij populli, jashtëzakonisht i durueshëm, mund të thuhet me plot gojën se nuk ia kemi lakmi askujt në këtë glob për nga vuajtjet e martirizimi për gjëra të shenjta, por ndëshkuesit e përfituesit dalin përsëri e njëjta “rracë”, kjo është çështja, prandaj jemi aty ku jemi.

E pse ndodh kjo?

Kjo ndodh se aq të pafytyrë janë ky soj njerëzish sa edhe ne biem viktimë e këtij filmi, që për nga arti ia kalojnë artistëve më të famshëm të botës. Pra, nga xhelat, luaj në rolin e viktimës, nga të tejngopur, flasin e shkruajnë gjithë ditën se si vjen mirëqenia, apo edhe më keq se kaq, i qajnë hallin fukarenjve, e japin skema në letër se si duhet rritur mirëqenia. Në të njëjtën kohë janë këta që pengojnë çdo gjë vetëm e vetëm për përfitim personal duke mos iu ndarë asnjëherë tarafit të tyre plaçkitës, ku sa herë veprojnë, aq herë e ndajnë plaçkën sipas meritave e ofiqit. Ndodh edhe kur malli është i vogël e të gjithë ngrihen për ta zhvatur e viktima ndahet 400 copash.

Shkas për këtë gjykim u bë ngjarja e fundit në Parlamentin Shqiptar, ku siç e thashë më lart u ngritën për ta shqyer znj.Topalli, ata që janë për të dhnë llogari para drejtësisë, por kjo ndodhi me bekimin e maxhorancës. Kaq i përbindshëm ishte ky fakt i ulët saqë harruan për momentin se do shemben edhe vetë nga ky veprim fondamentalist, prandaj ata vepruan për momentin, por kur kuptuan se znj.Topalli nuk lëshon pe, e me trimëri e zgjuarsi, ajo me veprimet e veta i tregoi dhëmbët të dyja palëve. Ato u tërhoqën të gjithë pa përjashtim, duke nxjerrë në skenë një zgjidhje të propozuar me pompozitet nga një grup i vetëdeklaruar si paqësor, por në realitet parazit të sistemit demokratik, ku me pa të drejtë ato janë anëtarë të parlamentit tonë, që të paktën 20 vetë janë me dok.false. gjëja më elementare që i duhet bërë është t’i jepet një letër e stilolaps e t’i thuhet shkruaj shqip. Do shihni se ata nuk ia kanë idenë kësaj pune, por ç’është më e keqja këta individë në vend që të heshtin e t’u fshihen kamerave, marrin guxim e ëndërrojnë se mund të bëhen ministra apo edhe kryeparlamentarë, në rast krize parlamenti e dorëheqje e znj.Topalli. Ky pra është kulmi e s’të lë rehat shpirtin pa reaguar ndaj këtij realiteti “gungaç” që përjetojmë ne shqiptarët. Duke mos i futur politikanët në një thes të rrimë pa theksuar thënien e Atë Gjergj Fishtës për pushtetarët e asaj kohe. Ai la këtë postulat. Kur e pyetën se çfarë mendimi ke për qeverinë Zogu, ai tha: “Kap e fut dorën në qyp e të del çdo herë një maxhyp”.

Për ta bërë të kapshëm këtë shkrim po jap rastet e mosbesimit e besimit të bazuara në ligj. Sipas rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, tek Kreu II, Neni 8 për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit është shkruar: Kuvendi zgjedh nga gjiri i tij edhe dy zëvendëskryetarë. Zgjedhja e tyre duhet të respektojë në atë masë që është e mundur përbërjen politike të Kuvendit, sipas marrëveshjes së grupeve parlamentare.

Kryetari e dy zëvendëskryetarët zgjidhen me votim të fshehtë, me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij. Kaq!

Kjo është bërë një herë pra, është votuar me shumicë votash Kryetarja e Parlamentit. Kaq mjafton për t’u kuptuar se mocioni ndaj zonjës Topalli ishte kryekëput nul.

E dyta:

Në ligjin për mocionet, te Kreu II, Neni 157, 158,  159 e 160, për mocionet për debat e mocionet e besimit dhe të mosbesimit, askund s’është e shënuar emri i Kryetarit të Parlamentit. Por ka diçka të papërcaktuar konkretisht, e nuk është e shënuar për mocion shkarkimi ajo që kërkuan e këmbëngulin për mocion shkarkimi ndaj zonjës Topalli e socialistëve e një pjesë e maxhorancës kapen gabimisht te diçka që s’ka lidhje me kërkesën në fjalë.

Në rastin e zonjës Topalli për nga mënyra se si u procedua, maksimumi duhej marrë një vendim të caktuar duke bërë maksimumi një deklaratë ose të miratonte një rezolutë. Kjo çka po paraqes ekzakt është jo për faj të zonjës Topalli, por i vetë ligjit që për mendimin tim Parlamenti i sotëm e ka për detyrë se si duhet proceduar ndaj Kryetarit të Parlamentit, duke e ritheksuar me forcë se rasti Topalli ishte e mbetet një kërkesë e pabazuar në rregullore, duke manovruar në dy gjëra kontradiktore. Kërkesa ishte për mocion mosbesimi, kurse këmbëngulja për shkarkim u bazonte tinzësisht tek mocioni për debat.

Ja çka paraqet rregullorja tek Neni 160 për mocion mosbesimi:

Votimi i mocionit nuk mund të bëhet pa kaluar 3 ditë nga paraqitja e tij. Për mocionet e mosbesimit ndaj Kryeministrit ndiqet procedura e parashikuar në nenet 157 dhe 158.

Në rast se mocioni i mosbesimit miratohet nga shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kuvendi brenda 15 ditëve zgjedh një kryeministër të ri.

Pra, siç shihet emri i kryeparlamentarit s’përmendet aspak, gjithashtu unë çuditem se si zonja Topalli e pranoi këtë veprim, por duke njohur karakterin e saj bindem se ajo e quante sfidë prandaj e mirëkuptoj.

Siç e kam theksuar më lart, nga eksperienca ime personale më ka qëlluar të punoj për Parlamentin Shqiptar që nga viti ’93 e deri në vitin 2005 e asnjëherë nuk ishte provokuar ky precedent në jetën parlamentare të këtyre 16 vjetëve, e kjo ndodhi atëherë kur nuk u priste, bash në kohën kur opinioni shqiptar e ai i partnerëve ndërkombëtarë i kishte bërë një epikrizë pushtetit abuzues gjatë këtyre 8 vjetëve, prandaj termi “krizë” i takon jo Kryetares së Parlamentit, as maxhorancës së sotme, por pikërisht socialistëve që përdorin zhurmën për t’i dhënë zë partisë.

Nikolin Pemaj

Ish-sekretar i deputetit Pjetër Arbnori

Don Antonio Sciarra, misionari që flet e punon për Shqipërinë

Këto ditë u promovua në shqip libri i njërit prej misionarëve më të njohur në Shqipëri, don Antonio Sciarra, me titullin domethënës e provokues, në sensin më të mirë të fjalës, “Shqipëri, të kam ëndërruar”, shqipëruar nga Tonin Frani.

Prej 13 vjetësh autori i librit jeton si famullitar në Blinisht të Zadrimës duke dhënë shembullin e një njeriu që shpirti i tij është në kërkim të qetësisë në raport me përparimin e progresin e vetë shoqërisë shqiptare.

“Këto faqe, thotë don Antonio, transmetojnë një pamje të pjesshme të realitetit shqiptar. Megjithatë mund të jetë e dobishme për ata që do të zgjedhin popullin më të vogël në Europë si destinacion të vullnetarizmit e solidaritetit të tyre”.

Lëvizjet e para të misionarit don Antonio në Shqipërinë e viteve ’90 (don Antonio erdhi për herë të parë në vitin 1993) ngjajnë me udhëtimet e Jezusit në vendet e shkreta të botës. Fshatrat që nuk duken e që fshihen pas kallamave, pa objekte fetare, fëmijë të shëndoshë por jo të shëndetshëm, spitale të shkatërruara që krahas barnave u mungon edhe mesazhi që përcjell fjala. Një tabllo e zymtë, rrjedhojë e indoktrinimit 50-vjeçar komunist të të gjithë aspekteve të jetës, por jo të shpirtit. Kjo ishte “pika” ose “grenuiçi” që don Antonios i shërbeu si mbështetje dhe kopje për të realizuar ëndrrën e tij prej misionari.

Libri ngjan me një kronikë korrekte e preçize të 12-13 vjetëve më parë të jetës tonë kryesisht në Veri të Shqipërisë, kronikë që lexohet me një frymë dhe që vështirë ta dallojë nga kronika e një shkrimtari të mirëfilltë. Në të njëjtën kohë libri shërben edhe si një pikë nga ku mund të vështrosh arritjet e progresin e bërë gjithë këto vite tranzicioni, ndonëse me mjaft vështirësi të shoqërisë shqiptare.

Don Antonios, tashmë një shqiptar edhe “de jure”, mund t’i “faturohen” disa arritje të çmuara në biografinë e tij shqiptare: iniciator, organizator i ambasadorëve të paqes – fëmijëve të Zadrimës; ideues dhe ndërtues i “Këmbanës së Paqes” nga gëzhojat e armëve të ’97, ndërtues i dhjetra objekteve fetare dhe edukuese, ideator dhe themelues i Shkolës së Mesme Profesionale Bujqësore “At Gjon Fausti” Krajen, ndihmë për qindra e qindra familje në nevoja shëndetsore, shkollime brenda dhe jashtë vendit, në rehabilitimin social e shpirtëror të vajzave të trafikuara, familjeve të ngujuara e njerëzve të braktisur.

Do të ishte një “listim” i gjatë dhe i vështirë i kontributit të këtij njeriu.

Së fundi, dy fjalë për përkthyesin që në “provimin” me shkrim mori vlerësimin më të lartë. Vjen në shqip në një mënyrë të admirueshme falë fjalorit të pasur që zotëron përkthyesi, mjeku obstetër në Lezhë, Tonin Frani.

Nëpërmjet faqeve të gazetës “Shqipëria Etnike” po bëjmë të njohur për një masë më të madhe njerëzish “rrëfimin” e Don Antonio Sharrës, tashmë “shqiptarit” Ndue Sharra që thonë se ka blerë në Zadrimë dhe ato dy metra tokë që i takojnë shpirtit të tij në udhëtimin e mëvonshëm drejt parajsës, drejt paqes së përjetshme.

Mark Preçi

 

Shqipëria i dha Romës Kostandinin e Madh 17 shekuj më parë, ndaj s’mund të jetë një shtet terrorist

Askush nuk ka të drejtë t’i akuzojë shqiptarët si fondamentalistë dhe aq më pak t’i fusë në hartën e “zezë” të kamikazëve. Fakti që nacionaliteti ynë i ka rrënjët në kristianizëm është i pamohueshëm dhe totalisht i pakontestueshëm. Asnjë politikan apo drejtues religjioni nuk ka të drejtë morale apo historike të anashkalojë këtë fakt me anë supozimesh apo hipotezash abstrakte.

Është fakt historik i pamohueshëm që Arbëria i dhuroi Europës dhe krishtërimit një kontigjent të konsiderueshëm shenjtorësh në periudhën më të vështirë të mesjetës së hershme të paganizmit. Asti, Flori, Lauri dhe Papa Klementi XI janë shenjtorë arbër dhe dihet se tre të parët u ekzekutuan nga paganët romakë. Asti u ekzekutua në Durrës që në shekullin e parë mbas Krishtit, ndërsa Flori dhe Lauri u ekzekutuan në mënyrën më makabre në Ulpianë (Prishtinë) nga perandori romak i lindjes, Licini, i cili i mbyti në pus sepse mbi tempullin pagan ndërtuan tempull kristian (të dy me origjinë dardane). Përveç këtyre dhe sa shenjtorëve të tjerë, arbëri i dhuroi Romës Kostandinin e Madh, perandorin më të fuqishëm të kohës dhe ligjëruesin e kristianizmit si fe zyrtare e Perandorisë Romake dhe përhapjen e kristianizmit deri në brigjet e Indisë. Kush ishte Kostandini i Madh?

Kostandini i Madh ka zënë vend në histori si një nga mbretërit më të mëdhenj të njerëzimit. Në veprat e tij madhore, në këtë shkrim do të trajtojmë vetëm dy prej tyre të cilat me plot të drejtë mund t’i quajmë kryevepra që do t’u qëndrojnë të gjitha kohërave, për vetë madhështinë dhe mesazhet që i përcjellin njerëzimit.

E para, është pranimi i krishtërimit si fe zyrtare e Perandorisë Romake dhe përhapja e këtij besimi deri në kufijtë e sipërpërmendur.

E dyta, është ndërtimi në brigjet e Bosforit të Kryeqytetit që ka mbajtur emrin e tij të pavdekshëm deri në ditët tona. Cilido, me kënaqësi do të konstatojë se parimet e tolerancës fetare që Kostandini i Madh i aplikoi me shumë sukses që në shek. IV mbas Krishtit, janë mjaft të lakmueshme edhe sot mbas shtatëmbëdhjetë shekujsh, kur çuditërisht bota po përballet me një intolerancë fetare të skajshme e cila po “sfidon” çdo normë dhe kod të moralit njerëzor!

Vepra e parë (dhe që shërben si bazë shpirtërore dhe morale e qytetërimit modern) është pranimi i krishtërimit i fe zyrtare e Perandorisë Romake.

Pesë muaj mbasi mundi Maksendin, Kostandini lëshoi një Proklamatë që i dha fund persekutimit të të krishterëve dhe vuri në themelet e supremacisë spirituale, Kishën Katolike Perëndimore. Kjo Proklamatë njihet në histori si “Edikti ose Dekreti i Milanit”, mbasi u shpall në kohën që perandori ndodhej në atë qytet. Me këtë iniciativë të Kostandinit u bashkua edhe Licini, Perandor i Lindjes dhe veproi në këtë rast më shumë si politikan se sa si njeri fetar. Ai e zbatoi “Dekretin e Milanit” me gjysëm zemre në krahinat e Lindjes dhe veproi me këtë rast (Lindjes së afërme) gjatë dhjetë viteve që vazhdoi si Perandor i Lindjes dhe më në fund u detyrua të përulej para pushtetit absolut të Kostandinit. Dekreti i Milanit u ktheu të gjithë nënshtetasve kristianë të perandorisë të gjitha të drejtat civile dhe liritë e besimit fetar që u ishin mohuar. Faltoret dhe çdo pasuri që kishte qenë konfiskuar do t’i kthehej Kishës Katolike pa vonesë dhe shpenzim. Besoj se ky paragraf duhet t’i vlejë “Komisionit të kthimit të pronave” (M.B.). Gjithashtu pushtetarët dhe qeveritarët kanë çfarë të mësojnë prej Kostandinit të Madh mbi “shenjtërimin e pronës”. Çdo paragraf i “Dekretit të Milanit” ishte i frymëzuar nga parimet e barazisë dhe tolerancës fetare. Vallë a nuk është i lakmueshëm ky dekret në ditët tona? Çdo mendim ishte formuluar dhe çdo fjalë ishte zgjedhur me kujdes për të mos u lejuar administratorëve të krahinave as më të voglin rast apo shteg për të cënuar apo kufizuar lirinë e besimit fetar. Kostandini shfaqet i bindur se dekreti i tij do t’i sjellë popullit paqe e lumturi dhe se ai vetë do të marrë bekimin e Zotit që është në qiell. Ai kujton me mirënjohje të përvuajtur se si dora e Zotit, ashtu siç e ka drejtuar në shumë raste të jetës së tij do ta drejtojë edhe në të ardhmen për të punuar për lulëzimin e mbretërisë dhe lumturinë e popullit.

Gjatë vizitës së bëri në Romë, ai refuzoi t’i printe procesionit të Urdhërit të Kalorësve për t’iu falur Jupiterit (rit pagan). Përkundrazi, shumë kohë para se të pagëzohej ai shkonte në kishë, merrte pjesë në ceremonitë fetare dhe lutej si një kristian i devotshëm. Është për t’u vënë re se Kostandini për një kohë të gjatë mbushi me dhurata tempujt e perëndive pagane të Romës dhe sidomos Tempullin e Apollonit, që simbolizonte diellin e adhuruar nga fiset e lashta ilire. Një dëshmi kjo që fakton lashtësinë kulturore të paraardhësve tanë ilirë” (Shënimi lart është i imi – M.B.). Këtë të vërtetë historike na e ka dhënë me vargje Poeti ynë Kombëtar, Atë Gjergj Fishta në “Lahutën e Malësisë” , ku citon: “Ende n’breshtë të Kapitalit/dalë nuk kishte e murrtë ulkoja/për me i dhanë cicë Romolit/mbasi shembë kje përdhe Troja/kur n’kto vise të Ballkanit/t’parët tanë pelazg’t e motit/gjanë e gjallë kullosnin Planit/që t’i ngisnin n’fusha t’Zotit/kishin frone e ligje t’mbara/e per t’giatë shtegut t’qytetnimit/ishin shty ata shum përpara që n’pranverë të rruzullimit”. Duhet nënvizuar dhe kujtuar me admirim toleranca e gjeniut dardan ndaj paganizmit romak (në atë mesjetë të hershme), kur për fat të keq ne pasardhësit e tij sot në shekullin e kompjuterave “konservojmë” një urrejtje barbare deri në dhunimin e kishave dhe përmbysjen e kryqave! Kaq poshtë e uli moralin arbëror pushtimi barbar osman (pesë shekullor). A mund të ketë absurditet më të madh se sa citimi për kishën e kthyer në xhami të “Shën Shtjefnit” në Kështjellën e Rozafës, duke e quajtur (me mburrje) Xhamia e Sulltan Fatiut”, i cili si një fantazëm ka mbërthyer muret e shenjta të Rozafës! Është vërtet një paradoks i hidhur kur mendon se Ataturku i Madh e shpartalloi sulltanatin dhe e bëri Turqinë republikë, para 82 vjetësh, ndërsa në Shkodër vazhdojnë t’i bëjnë “hosana” një sulltani pushtues!

Jam i mendimit se harmonia mes besimeve nuk ndërtohet përmes dhunimit të objekteve apo simboleve fetare, “zjarri me zjarr nuk shuhet”. Mendoj se “njohja e historisë, ndriçimi i mendjes dhe zbutja e shpirtit janë tre elemente të domosdoshëm për ndërtimin e një shoqërie të vërtetë qytetare”. Duhet t’i flakim maskat e hipokrizisë dhetë shohim njëri-tjetrin në sy. Duhet të vrasim urrejtjen dhe të ngjallim dashurinë mes njëri-tjetrit. Ka ardhur koha të dalim nga “moçali” aziatik dhe t’i bashkohemi Europës, duke shpalosur cilësitë dhe virtytet më të mira që na i lanë paraardhësit. Europës duhet t’i kujtojmë se jemi ne që i dhuruam asaj krishtërimin që në shekujt e parë pas Krishtit dhe që e nxorëm nga paganizmi.

Vepra e dytë e Kostandinit të Madh është ndërtimi në brigjet e bosforit të kryeqytetit që ka mbajtur emrin e tij të pavdekshëm deri në ditët tona. Konstandinopolit iu vunë themelet në vitin 324 pas Krishtit dhe u përurua solmenisht mbas dhjetë vjetësh (334). Me një dekret të posaçëm Kostandini u ka bërë me dije brezave të ardhshëm se vuri themelet e qytetërimit simbas urdhërit të Zotit. Muret e qytetit u ndërtuan shumë më përtej fortifikatave të Bizantit të vjetër, duke përfshirë pesë nga shtatë kodrat e famshmet të Stambollit. Një shekull mbas vdekjes së Kostandinit, kryeqytetit i tij ishte zgjeruar edhe mbi dy kodrat e tjera dhe Perandori Theodhos i rrethoi me mure të reja që zbrapsën me sukses sulmet e invaduesve barbarë deri në vitin 1453, kur kryeqyteti i Kostandinit u zaptua prej pushtuesve osmanllinj. Për sundimtarin e botës romake që zgjodhi Bizantin si rezidencë imperiale, kryeqyteti i ri duhej të ishte një monument i pavdekshëm dhe i denjë për të përjetësuar triumfin dhe shkëlqimin e mbretërimit të tij. Për të realizuar me gurë e mermer vegimin e tij gjenial, ai kishte në dispozicion begatinë e botës së qytetëruar të asaj kohe dhe nuk ngurroi me e përdorë. Llogaritet se vetëm për themelet, për akuduktet, muret dhe portat monumentale u shpenzuan afro 25.000 kg flori, që është baraz me tre milion napolona flori (ari). Kur konstatoi se arkitektët e asaj kohe nuk kishin zotësi teknike për t’i dhënë formë materiale konceptit të tij madhështor, Kostandini urdhëroi guvernatorët e provincave të çelnin shkolla për të stërvitur arkitektë të rinj. Monumentet e kulturës klasike u shpërngulën nga qytetet e Greqisë dhe Azisë së Vogël për të zbukuruar kryeqytetin e ri në brigjet e Bosforit. Një statujë kolosale prej bronzi e Apollonit u soll prej Athine dhe u vendos mbi një kollonë mermeri në majë të një kodre ku ishte ngritur Fari i Kostandinit. Ndërtesat e tjera që u ngritën ishin Kampidoli, ose Tempulli i diturisë, Hipodromi, ose cirku për zbavitjen e popullit, dy teatro, tetë banjo publike, tetë akudukte dhe pesëdhjetedy porta monumentale. Mbas dhjetë viteve aktiviteti të ethshëm, puna më e madhe ishte kryer dhe Kostandini kryesoi ceremoninë solemne të inaugurimit të kryeqytetit që më vonë mori emri e tij. Por, ai vetë e quajti “Roma e Re” dhe këto fjalë u skalitën mbi një kolonë prej mermeri që u konsakrua gjatë një ceremonie historike. Ndërtimi i Kostandinopolit si kryeqytet i dytë i Perandorisë Romake e faktoi zhvillimin e qytetërimit perëndimor. Çuditërisht akademiku kosovar Rexhep Qosja, në një shkrim të botuar kohët e fundit në gazetën “Shekulli”, në njëfarë mënyre mundohet të shmangë kahun perëndimor të shqiptarëve duke i vënë shenjë barazimi marrëdhënieve të shqiptarëve dhe kulturës tonë nacionale si me Lindjen ashtu edhe me Perëndimin! Jam i mendimit se zoti Qosja në rastin konkret nuk i drejtohet historisë dhe jo se nuk e njeh historinë, por se e ka të vështirë të pranojë kulturën perëndimore, një akademik i shkollës serbe, i diplomuar në Beograd. Dhe ndonëse ai është shumë më i azhornuar se sa unë me historinë, vlen t’i kujtoj se Fishta i madh nuk ua ka “hangër” hakun as serbo-sllavëve, kur ndër të tjera citon: “E atje larg, po kah Urali, ndër ato breshta të nalta/sillej shkjau si shkerbe male tuj kërkue për molla t’tharta”. Mbas shekullit V, Roma dhe gjithë Europa Perëndimore u pushtua nga popujt barbarë dhe bota e qytetëruar u mbulua nga errësira e Mesjetës. Gjatë kësaj kohe, Perandoria Romake e Lindjes, bizantine, mbajti gjallë traditat e kulturës latine dhe greke të vjetër. Atje u shpëtuan thesaret e letërsisë dhe kulturës antike.

Kështuqë, kur Europa Perëndimore u zgjua prej gjumit të Mesjetës, ajo gjeti një bibliotekë dhe shkollat e botës bizantine, kryeveprat e kulturës klasike që i dhanë frymëzimin intelektual fazës së re të qytetërimit i cili vazhdon dhe në ditët e sotme. (Ref.: “Historia e Shqipnisë”, Tajar Zavalani (mendimi shqiptar), tiranë 1998):

Forca e moralit kristian e trashëguar që në “pranverën” e krishtërimit, na shfaqet plot madhështi në të gjitha etapat e historisë. Është pikërisht ky moral që frymëzonte patriotin, intelektualin (pa njolla) Luigj Gurakuqin, për të kryer vepra madhore në dobi të atdheut, deri në sakrificën sublime. Ishte pikërisht dimensioni human i shpirtit kristian që frymëzonte tregtarët e nderuar shkodranë, Dedën e Shan Dedës dhe Tefë Pogun, për të kryer vepra bamirësie ndaj të vobektëve. Janë me dhjetra nga kjo shtresë që gjetën kurdoherë një mbështetje të fuqishme te këta tregtarë, të cilët i ndihmuan materialisht si në raste festash, ashtu edhe në raste fatkeqësish (këtë e di çdo qytetar i vjetër shkodran). Ishin vogëlushët e Kukelit “Misionarë dhe Pëllumba të Paqes” që me guxim dhe shpirt kristian mblidhnin gëzhojat e predhave vrastare në pranverën “e zezë” të vitit 1997, për të ndërtuar me to Këmbanën e tingujve të paqes. Punësimi dhe trajtimi njerëzor i mbi 2000 punëtorëve të Fabrikës së Këpucëve “Adelchi”, nga pronari i saj, z.Paulin Radovani, është shembulli më i gjallë e sinjifikativ i moralit të lartë kristian dhe i trashëgimisë së genit të kulluar arbër. Ky është mesazhi i shpirtit të madh, i dashurisë, tolerancës dhe humanizmit, që u përcjell brezave, Kostandini i Madh dardan, përmes ideve kristiane. Dhe pa as më të voglin dyshim, ky mesazh i frymëzoi bujarët arbër, kur me një krenari të ligjshme përbuzën ofertat e osmanëve, të cilët në këmbim të fesë së krishterë u ofronin tituj, grada dhe ofiqe. Ata preferuan të kalojnë detin ose të mësyjnë malet, por jo të ndërrojnë besimin, siç bënë kolaboracionistët. Fakti që asnjë i krishterë nuk bën pjesë ndër shtatë latifondistët, është shembulli më i lartë i moralit kristian. Ndaj dhe e quaj tepër të nevojshme prezencën e një “kostandini të madh” me “kostumin” e kohës moderne…

P.S.: Sulltan Fatiu ishte pushtuesi i Kostandinopolit ndaj dhe emërtimi i xhamisë mbi Kishën e “Shën Shtjefnit” në Kështjellën e Rozafës ngjason vërtet si “ringjallje” e fantazmës së këtij sulltani mizor (autori). Turqia drejt Europës, ne drejt sulltanëve!…

Të përjetësosh emrat e sulltanëve mbi Kështjellën ilire të Rozafës, do të thotë të përbaltësh luftën 25-vjeçare të “Heroit Kombëtar” Gjergj Kastriotit, të baltosh qëndresën stoike të Rrethimit të Shkodrës (1478-79), aktin heroik të “Shtatë Shaljanëve”, dhe në të njëjtën kohë të “ligjërosh” largimin e “Zojës së Shkodrës” në Gjenacan!

Ishim fare të vegjël kur shkonim me grupe (fëmijë) në Kështjellën e Rozafës, ditën e “Shëngjergjit”, askush nuk na kishte thënë se festa e “Shëngjergjit” është festa e Sulltan Fatiut!

Ç’është kjo krizë morale që na ka pushtuar? Mosni, bre burra se jemi vëllezër dhe nuk duhet të marrim namët e martirëve. Qofsha i gabuar, por më duket se janë namët e Zojës së Shkodrës, namët e atyre që u detyruan ta braktisin Shkodrën mbas pushtimit osman, janë namët e shtatë shaljanëve, namët e Dasho Shkrelit (që priste dyzet nizamë), namët e Hodo Sokolit, që vdiq i internuar në shkretëtirat e Anadollit.

Nuk duhet të marrim mallkimin e brezave për hir të një grushti fanatikësh që shohin “ëndrra stepash”…

Është detyrë e jona t’i kthejmë Shkodrës krenarinë. Nuk mund të vendosim një harmoni solide përmes dhunimit të objekteve të kultit, e aq më pak përmes retorikave hipokrite në ambjente apo ndër auditorë.

Harmoninë e sjell drejtësia dhe respekti i ndërsjelltë.

Mark Bregu

 

Letër në redaksi

Një socialist nga shkruan: E majta po bashkohet

Kaluan 6 muaj që po qeveris vendin Partia Demokratike me aleatët e saj. Populli nuk po shikon ndonjë ndryshim të premtuar gjatë zgjedhjeve parlamentare. Ardhja në pushtet për të dytën herë e së djathtës po e kthen pluralizmin në monizëm dhe demokracinë në bajraktarizëm. Bajraktarizmi i çmendur dhe lufta politike tregon më së miri për një ofensivë siç është jo e shkatërrimeve, të ndërtuar nga qeveria socialiste. Pasqyra e kësaj ofensive po tregohet qartë në dhunimin e mediave të shkruara dhe elektronike. Logjika e ofensivës bajraktariste të pushtetit të sotëm është dhuna e ushtruar ndaj popullit të Nepravishtës dhe të gazetarëve nga policia duke rrahur të pafajshmit. Në këtë pasqyrë shihet qartë dhuna ndaj institucioneve të pavarura dhe të pushtetit vendor… Gjatë këtyre muajve nuk pësuam ndonjë ndryshim as në drita, ujë, rrugë, përveçse zgjatjen e orareve të territ dhe ngritjen e çmimeve si dhe shpërblimin plus rrogë të ministrave. Qeveria bajraktariste po zhvillon një luftë politike nëpërmjet shkarkimeve nga puna të anëtarëve dhe simpatizantëve të së majtës padrejtësisht… kjo luftë vazhdon edhe më tej për marrjen e kompetencave të Presidentit të Republikës në kundërshtim me Kushtetutën. Situata e sotme kërkon bashkimin e së majtës për të pritur një kryqëzatë të ashpër në popull. Bashkimi i së majtës mund të ndalojë shtërngatën e këtij bajraktarizmi… që kërkon të sjellë tmerr dhe rrezik. Ky bashkim është i domosdoshëm për të ndarë njëherë e mirë tradhëtinë nga Shqipëria, tradhtarët nga populli i stërvuajtur dhe i stërmunduar. E majta shqiptare ka brenda saj burra patriotë e politikanë të ndershëm me një elektorat progresist që të bashkohen kundra pushtetit të dhunës, shkatërrimeve, shkarkimeve që dojnë të sjellin përsëri mjegullën e ’97. Zemrat e politikanëve të majtë të bashkohen e të rrahin fuqishëm për popullin e Shqipërinë. Gjaku i pastër i këtyre zemrave të shpërndahet me vrull në anëtarët e simpatizantët e këtyre ku t’i përshkojë krejt popullin për një demokraci të lirë dhe të integrohemi në Europë. Kjo le të jetë politika e ditës për një bashkim e cila do të sjellë fitoren në zgjedhjet vendore. Fryma e bashkimit të fillojë nga qendra dhe të përshkojë patjetër edhe bazën ku nga kjo do të marrë shpërblimin…

Rrok Lazri

 

Pak rreshta për këngëtarin dhe violinistin Gjergj Sima

Prej në fushë po pyet thëllënza

Kush po i bjen ahengut në Rranxa

I kthen përgjigjen gardalina

Aheng po ban po thojnë Gjergj Sima

N’zonë t’Bushatit, n’fshatin Rranxa

Njaj Gjergj Sima këndonte n’dasma

Me za t’ambel këndonte kangën

Gëzonte fushën dhe Zefjanën

N’fisin Lunaj lindi Gjergji

Fëmijë i bukur si djalë mbreti

Qysh në moshën e rinisë

Gjergji mësoi me i ra violinës

Me violinë këndonte Gjergji

N’Bushat, Plezhë e der te Shkjezi

Me pasion e prej dëshirës

N’Barbullush në fshatra t’Zadrimës

Prej duarve të tij tingëllon violina

Këngë të moçme këndon Gjergj Sima

Me atë za si bilbil malit

Burrë i pashëm si zog krajlit

Nëpër dasma këndoi n’Melgush

Për Shna Prendë në fshatin Trush

Këndoi në Ranxa për Shna Rrok

Kënaqi miqtë dhe kënaqi shokë

U krenojshin ato vëllazën

Tue ndigjue Gjergjin në dasëm

Këndonte në sofra bashkë me burra

Sa bukur na ka dalë nusja

Ndalin këngën zogjtë e fushës

Ndigjojnë Gjergjin tue i këndue nuses

Edhe qingjat po vallzonin

Kur këndon Gjergji napolonin

Siç këndojnë zogjtë e mëngjesit

Ushtojnë bukur këngët e Gjergjit

Se si qenka ba dynjaja

Me ty vajzë më zu sevdaja

Dridhen telat e violinës

Prej këngëve të Gjergj Simës

Kërset dajrja, ushton ahengu

Bukur fort po i bjen Pal Prendi

Me fizarmonikë këndon Luigj Corri

Vlon ahengu të kënaq humori

Siç e kanë traditë këto ana

Bujari dhe aheng gjen n’Rranxa

Këto banorë e kanë traditë

Me jetue bashkë me muzikë

Gjergj Sima s’është më i vjetri

Ka ba aheng dhe Loro Pjetri

Gjergji këndonte këngët e moçme

Vjollca Luka këngët e sotme

I këndojnë fshatit dhe rinisë

I këndojnë zonës dhe dashnisë

I këndojnë fëmisë në lindje

Këndoi Gjergji me familje

Tue ba aheng s’u lodh kurra

Respektoi ai gru dhe burra

Gjergj t’urojnë lulet e livadhit

T’respektojnë banorët e fshatit

Të nderojnë dhe shokët e lindjes

T’përqafojnë njerëzit e familjes

Njerëzit e tu në vende t’huaja

Po ndigjojnë kasetat tuaja

E prej mallit derdhin lotë

Baba Gjergj qëndro i fortë

T’urojnë nipa, t’urojnë mbesa

Baba Gjergj t’u ngjattë jeta

Me këngët tuaja na kënaqe

T’përqafojmë e t’puthim në faqe

T’urojnë gra dhe plaka t’vjetra

Or Gjergj Sima t’këndoftë zemra

Urojnë të ri e urojnë pleq

100 vjeç u bëfsh or Gjergj

Rrok Lazri

 

80 përqind e qytetarëve nuk kanë vërejtur ndryshim të dukshëm gjatë muajve të qeverisë

Armand Mero

Në Shqipëri, mbi 80 përqind e qytetarëve shprehen se nuk kanë ndjerë ndonjë ndryshim të dukshëm në jetën e tyre gjatë katër muajve të qeverisë së kryeministrit Sali Berisha. Ky është një nga rezultatet e sondazhit të kryer nga kompania Index Albania me porosi të organizatës Mjaft.

Sipas anketimit qytetarët janë të ndarë edhe ndaj nismave të ndërmarra nga qeveria. Një pjesë të tyre konsiderohen si pozitive ndërsa për një pjesë tjetër janë kritikë.Në një shkallë nga 4 deri në 10 qeveria ka marrë noten 6.3, ndërsa vetë kryeministri vlerësimin më të lartë se i gjithë kabineti i tij, me notën 7.

Përkundrejt deklarimeve optimiste të qeverisë për rezultate të suksesshme në muajt e parë të punës së saj, qytetarët shqiptarë nuk janë plotësisht të këtij mendimi. Sondazhi i kryer me 1000 vetë të shpërndarë në të gjithë vendin nga kompania shqiptare Index Albania, me porosi të organizatës Mjaft, ka treguar se opinioni është i ndarë në vlerësimet për qeverinë.

Kështu një grup i madh, prej afër 45.3 përeqind nuk janë të vendosur nëse gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur apo të gabuar, ndërsa ata që kanë një ide të qartë lidhur me këtë çështje janë thuajse në nivele të barabarta. 27.8 përqind mendon se gjërat po ecin në drejtimin e duhur, dhe 25.8 përqind të tjetër kanë mendim të kundërt.

Por shifra më domethënëse, për shkak se përfaqëson një shumicë dërrmuese të të anketurave është ajo se 81 përqind e qytetarëve nuk kanë ndjerë ndonjë ndryshim të dukshëm, ndërsa pjesë tjetër e mbetur është e ndarë thuajse në mënyrë të barabartë mes ndikimit për keq dhe atij për mirë.

Po ashtu shqiptarët janë të ndarë edhe lidhur me vlerësimin mbi reformat e ndërmarra nga qeveria. Kështu një pjesë vlerëson se hapja dhe transparenca e pushtetarëve ndaj publikut, medias e shoqërisë civile, lufta ndaj korrupsionit, reforma fiskale apo ajo në arsim kanë qenë në një nivel m të mirë krahasuar me qeverinë e mëparshme.

Ndërsa janë gjykuar negativisht  çështje se zbutja e varfërisë, respektimi ndarjes së pushteteve, shërbimet shëndetësore, respektimi i autonomisë së pèushtetit lokal dhe qëndrimi ndaj opozitës.

Vetë qeveria është vlerësuar me notën 6.3 në një shkallë nga 4 deri 10, ndërsa kryeministri Berisha megjithatë ka marrë vlerësimin më të lartë, 7, nga të gjithë anëtarët e kabinetit të tij.

Ministrat më të dobët janë vlerësuar ai i Mjedisit Lufter Xhuveli, ai Punës dhe çështjeve sociale Koço Barka dhe ministrja e Integrimit dhe ai i Bujqësisë.

Por kryeministri nuk hyn ndër politikanët më të preferuar, ku në vend të parë renditet kryetari socialist Edi Rama. Zoti Berisha madje është kaluar në parapëlqimin e publikut dhe nga të vetët, si kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli apo kryetari i grupit parlamentar të PD-së Bamir Topi.

 

DEPUTETET E EMIGRACIONIT TE RI SHQIPTAR

-Refleksion në 15-vjetorin e eksodit mitik drejt Prëndimit

Mund edhe ta kisha imagjinuar që ndërmjet ikje-ardhjes sime nga Tirana, katër apo pesë ditë do të ishin shumë pak për t’i ndryshuar mendjen deputetëve shqiptare. Dhe, të jem i sinqertë, as Ata, por edhe as unë, s’është se u “ndamë” për kaq pak kohë nga njëri-tjetri me ndonjë merak të madh. Kështu që me të mbërritur në Itali, ndoshta të vetmen gjë që s’doja të më kujtonin, ishin pikërisht pamjet e Kuvendit të Shqiperise. Por s’qe e thënë. Pavarësisht se këtë herë kuvendarët aktualë, na u “deshën” vetëm për të imagjinuar të tjerë, që duhet dhe, patjetër që do vijnë një ditë në Kuvendin e gjithë shqiptarëve…

Si çdo mars, edhe ky i këtij viti duhej të na kujtonte, por këndej nga barku shqiptar kishim harruar, se plot 15 vjet më parë, qindra e mijëra shqiptarë do të largoheshin drejt bregut tjetër të Adriatikut përmes një eksodi mitik, më i madhi i kohëve moderne. Pikërisht për të përkujtuar këtë ditë, në Rimini janë grumbulluar rreth 900 delegatë të mbi 300 mijë emigrantëve shqiptarë që tashmë jetojnë në Itali. Një arsye e thjeshtë, por e mjaftueshme për të mbledhur me këtë rast edhe Konferencën e Përgjithshme të Lidhjes Nacionale te Shoqatave Shqiptare dhe Arbëreshe në Itali.

Alban Kraja, një shqiptaromadh nga këta të shekullit të ri, është pothuajse “moshatar” me eksodin në Itali. Por kjo dekadë e gjysëm “italiane” e ka bërë edhe më shqiptar nga ç’ishte ato ditë të ’92-it, kur botonte gazetën e parë të scoop-eve në Shqipëri, “Lajmëtari”. Dhe jo vetëm pse ka botuar tre libra të suksesshëm mbi historinë e antikitetit shqiptar në gadishullin Apenin. Sepse “Sign. Kraja” njihet e respektohet po kaq mirë edhe nga italianët. Shumë prej tyre e kujtojnë vetëm për duelin televiziv me Umberto Bossi-n gjatë një transmetimi të “Moby Dick” në ’97-ën, të tjerë për shprehjen “Bossi, ky pijanec me zë të ngjirur”, dhe disa të tjerë për shtatë vite procesesh gjyqësore me liderin e Padanias, të cilën më në fund e fitoi. Megjithatë Kraja krenohet me shqiptarët e tij dhe, jo vetëm me ata të Riminit. “E vetmja gjë që mund të grabisin tani shqiptarët – thotë Kraja me humor – janë flamujt shqiptarë”. Dhe vërtetë, në hyrje të diskotekës ku do të zhvillohet festa e 15-vjetorit të mbërritjes së shqiptarëve në Itali, dy vetë janë ngarkuar të ruajnë flamurin shqiptar. Të vjen të qash kur mendon se për të organizuar këtë ditë, janë shpenzuar me qindra e mijëra impulse telefonike, orë pune, kilometra autostrade, deri te Euro-t që mjaft mire mund te kishin mbetur në kontot e tyre. Ndërsa dikush që vjen nga Shqipëria s’mund t’i dhurojë të vetmen gjë që ata s’e blejnë dot në Itali: flamurin shqiptar. Megjithatë “fajin” tonë aty askush s’e vë re. Ndoshta ngaqë është edhe më  vogli nga ato që Shqiperia ka me ta.

Hilmi Mustafa, një durrsak që të ngjan me personazhet e antologjisë bregdetare, ka angazhuar të gjithë familjen e tij për këtë ditë. Loshi është zgjuar herët sepse bashkatdhetarët kanë zgjedhur tamam ditën për të zbarkuar në lokalin e tij, sepse aty gatuhen vetëm gjellë shqiptare, natyrisht si ato “të shtepisë”. Ndërkohë makinat që kalojnë në bulevardin kryesor të Riminit, s’mund të mos ndalojnë para këtyre ngjyrave të pazakonta. Çakshirët, qeleshet, fustanellat, apo dimiq-et nga Shqipëria e Mesme, kanë nisur të vallëzojne ende pa hyrë në sallën stërmadhe, por që ngjan tepër e vogël para një mijë shqiptarëve, midis të cilëve të sapolindur apo gjyshër. Gjithçka ngjan me një dasëm të madhe, por me të ftuar që prezantohen ndryshe: Tomor Imeraj, përfaqësues i shqiptarëve të Piemonte-s, Arta Mezini e Lazio-Roma, Durim Meta Toscana, Leonard Dukaj Marche, Gjergj Lleshaj Friuli-Venezia, Sokol Palushaj Emilia, Vitore Stefa-Leka Trieste etj.,etj. Pyetja normale nëse janë nga Tirana, Shkodra apo Saranda, natyrisht ështe jashtë mode. Pak me tutje,  Konsulli Shqiptar në Milano, Dritan Hila, nuk lodhet së përgjigjuri, ndoshta për të njëjtën gjë, pyetjeve të dhjetëra emigrantëve që duan ndonjë dokument nga përfaqësia e shtetit të tyre…

Kur gjithçka ka mbaruar dhe kujton se duhet të rikthehesh në Tiranë, të kujtohet sërish Kuvendi. Dhe jo nga meraku se a do i gjesh deputetët të papajtuar ashtu siç i le. Por për atë që të pyesin në Rimini: “Rreth 1 milionë shqiptarët e larguar nga Shqipëria pas viteve ’90, a kanë ndonjë deputet të tyrin në Kuvendin Shqiptar?”. Dhe s’e gjej dot përgjigjen aty për aty, pse politika e Tiranës harron të kujtojë se emigracioni i ri shqiptar përveçse sjell çdo vit rreth 1.2 miliardë USD në Shqipëri, prodhon edhe dhjetëra e qindra sportistë, muzikantë, mjekë, biznesmenë, deri edhe polititologë brilantë në Perëndim. Në Itali janë plot 13 deputetë apo senatorë që përfaqësojnë në shtëpinë e politikës vetëm emigracionin italian. Ndërkohë që Qeveria Berluskoni portofolin e Ministrisë së Italianëve nëpër Botë, ia ka besuar pikërisht Tremaglia-s, njërit prej eksponentëve më të shquar të diasporës italiane. A nuk janë edhe një milion shqiptarët jashtë Shqipërisë, aq shumë sa për të mos mbetur pa deputetët e tyre në Kuvendin e Shqipërisë…?!

Edmond Laçi

 

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu