“O Sali gjigant sa mali, dil njëherë se na mori malli”- Demokrati i thur vargje Berishës poshtë ballkonit

0

Një demokrat, në protestën poshtë shtëpisë së Sali Berishës, ka thurur vargje për ish-kryeministrin, të cilat i lexoi para demonstruesve.

Ai u drejta nga Berisha duke e cilësuar gjigant e legjendar e duke i kërkuar dalë nga shtëpia për të prirë demokratët.

Gjithashtu e krahasoi me Gjergj Elez Alianë, ndërsa tha se vetëm ai mund ta mundë bajlozin e zi, duke iu referuar këtu kryeministrit Edi Rama.

Poezia e lexuar nga demokrati

O Sali, o legjendar

Dil njiher se dum me t’par

O Sali, gjigant sa mali

Dil njiher se na mori malli

O Sali lideri i jonë

Dil njiher shqiptart të thonë

Dil njiher, dil e na pri

Në betejë për demokraci

O Sali dil nga shpia, ashtu siç bëri Gjergj Elez Alia

O Sali dil e na pri, e ta mundim Bajlozin e Zi

Nuk ka shqiptar që nuk e di, atë Bajloz e mund veç ti.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu