Kreu Blog Faqe 116

Torturat e tmerrshme që provoi Azgan Haklaj/ Ja si më vendosi tritol në shtëpi Ilir Meta dhe më vrau mbesën gazetare!

0

Ish-deputeti demokrat dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Tropojës, Azgan Haklaj ka bërë një rrëfim tronditës që lidhet me një ngjarje të disa viteve më parë.

Teksa ishte i ftuar në një studio televizive ditën e djeshme, Haklaj tregon se 21 janari i vitit 2001 është dhunuar dhe ka qenë pjesë i shumë atentateve nga policia e kryeministrit të asaj kohe, Ilir Metës, ku një ndër ta ishte atentati me eksploziv në banesën e tij ku vdiq gazetarja dhe mbesa e tij Shote Haklaj.

“Kam qenë pjesë e disa atentateve, jam arrestuar politikisht në mënyrën më të dhunshme, më barbare nga policia e kryeministrit të asaj kohe Ilir Meta nga 21 Janari të vitit 2001 në mënyrën më banditeske duke dhunuar edhe vajzën time që sapo kishte filluar të ecte. Më kanë shkulur thonjtë, më kanë djegur me cigare, më kanë shtrirë në dysheme zbathur, zhveshur nga Tropoja gjer në Tiranë. Më mbajtën 7 muaj në burg.

Po në këtë banesë në mesnatën e 31 tetorit të vitit 2001, ku kisha edhe ditëlindjen e djalit 4-vjeçar është vendosur një sasi e konsiderueshme tritoli e përzier me C4 ka hedhur në erë një pallat të tërë dhe ka vdekur gazetarja Shote Haklaj. Ka qenë një ngjarje shumë e tmerrshme, një akt terrorist i pashembullt.

Ngjarje ende e pazbardhur, në atë kohë janë vënë në pikëpyetje jeta e 20 familjeve, ka fluturuar një vogëlushe nga kati i pestë në të tretin në mënyrë diagonale me djep. Është shembur i tërë pallati, kanë mbetur disa të plagosur dhe ka vdekur Shote Haklaj”, deklaroi ai.

Arrestimi

Më tej ish-deputeti demokrat dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Tropojës, Azgan Haklaj komentoi edhe arrestimin e tij, ngjarje kjo që sic thekson ai, nuk u hetua me themel, ndonëse sipas tij, pas këtij skandali fshihet kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Fakti qe unë isha arrestuar, ku u akuzova për prishje të mitingut të zotit Ilir Meta në Tropojë, i cili ishte në 26 shtator të vitit 2000 në fushatën e zgjedhjeve lokale dhe turma ka dalë jashtë kontrollit dhe është përplasur me komisariatin dhe unë u burgosa. Dhe Zoti Meta vendosi që të më arrestonte në atë mënyrë duke qenë pjesë e trupës që dërguan për të më arrestuar mua edhe njerëz që nuk ka qenë efektivë të policisë së shtetit, askush nuk ka mbajt përgjegjësi gjer sot, prandaj ka pasur hetime të njëanshme”, nënvizoi ish-deputeti Haklaj.

Çfarë ndodhi asokohe?

Megjithatë gazeta “SOT” po kthehet pas në kohë, për të treguar disa detaje nga ngjarjet që mbërthyen Tropojën në fillim të viteve 2000, ku protagonist kryesor është ish-deputeti Azgan Haklaj. Kryerje e akteve terroriste, sulm ndaj institucioneve shtetërore, armëmbajtje pa leje, janë akuzat e formuluara nga Prokuroria shqiptare për të akuzuarit e ngjarjeve të Tropojës më 28 nëntor të vitit 2000.

Azgan Haklaj, kryetari i degës së Partisë Demokratike për Tropojën është personazhi më i fundit, të cilit i janë vënë prangat për këto ngjarje. Urdhri i arrestit të tij është firmosur me 5 janar të vitit 2001 nga prokurori i rrethit të Tiranës, Agim Çekrezi. Burg pa afat, është masa e arrestit që Gjykata e Tiranës i dha asokohe Haklajt dhe ai u dërgua menjëherë në burgun 313.

Protesta për votën e lirë ka qenë motivi që ka grumbulluar qytetarët e rrethit verilindor ditën e festës së Pavarësisë. Protestat nga paqësore janë kthyer shumë shpejt në një konflikt të armatosur me forcat e rendit dhe lufta sipas burimeve zyrtare, ka zgjatur afërsisht tre orë.

Në ngjarjet e Tropojës, ku disa qytetarë kanë sulmuar Gjykatën dhe Prokurorinë e rrethit mbeti i vrarë, në shkëmbim zjarri me forcat e policisë Syl Lusha, vëllai i Sali Lushës. Ndërsa numri i të plagosurve të publikuar nga Partia Demokratike ishte 28, numër ky që ka një diferencë shumë të madhe me shifrën zyrtare që është tre.

Në spitalin e kryeqytetit kishin shkuar pikërisht tre persona për të kuruar plagët e marrë gjatë asaj dite. I arrestuari i dy ditëve më parë, thuhet në materialin e publikuar në media në janar të vitit 2001, Azgan Haklaj është futur në grupin e tretë të të pandehurve.

Për disa kohë, ky person ka qëndruar i fshehur, por deklarata e prokurorit të Përgjithshëm, Rakipi, më 11 janar, se për Haklajn nuk ka asnjë urdhër-arresti, siç duket ia ka hequr dyshimin kryetarit të PD-së së Tropojës dhe ai është kthyer në shtëpi.

Por një grup i madh Forcash Speciale ia kanë prishur gjumin e së shtunës dhe e kanë shoqëruar me forcë në Komisariatin e Policisë. Më pas, ai është transferuar përgjatë gjithë natës në Tiranë dhe një ditë më pas është njohur me akuzën dhe ka marrë masën e arrestit.

DASH i kërkon shpjegime Altin Dumanit për dosjen Rama-McGonigal dhe i anuluan takimin

0

Shkruan Çim Peka

Refuzimi dhe mashtrimi i “turit” Dumani ne DASH!

Brendan Hanrahan, zyrtari i larte qe kishte takim me Altin Dumanin, ja refuzoi takimin ne minutat e fundit. Dumani u prit ne DASH nga zyrtar i nivelit shume me te ulet.
Altin Dumani u perball me nje pyetje nga ky takim:
Pse nuk avancohet me ceshtjen McGonigal?

Tani, per te gjitha mediat e SPAK dhe ato qe kane hall ne SPAK e shantazhohen prej saj.
Pse nuk i kerkoni nje sqarim DASH per takimin? Pse nuk e pyesni Dumanin per anullimin dhe mesazhin qe ju dha nga zyrtaret rezerve ne takim?
Se cfare porosish i ka dhene Rama po u’a them une:
-Rri larg Belinda Ballukut
-Rri larg Ogerta Manasterliut
-Rri larg “Kordinatorit”
-AKSH-in harroje qe ekziston

Ps: Ne fund Rama do tallet me Dumanin sic ka bere me dibranet e tjere para tij!

Altin Dumanit i kanë kërcënuar familjen, një prokurori të SPAK i kërcënuan fëmijët në Gjermani

0

Deputeti demokrat Dashnor Sula teksa komentonte vizitën e kreut të SPAK, Altin Dumani në SHBA, zbuloi se drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i është kërcënuar familja.

Sula po ashtu zbuloi se një tjetër prokurori të SPAK i janë kërcënuar fëmijët që jetojnë në Gjermani nga krimi i organizuar.

“Zoti Dumani e ka thënë dhe në mes të Komisionit të Ligjeve kur e kanë pyetur nga mazhoranca nëse ndihet nga deklaratat e Sali Berishës. Ai ka thënë zero, sepse janë deklarata politike, të cilat ngelin në kuadrin politik. Sepse ka patur zero kërcënime nga Berisha apo familja e tij. Në një kohë kur ka patur shantazhe nga elementë të mazhorancës apo të krimit të organizuar në mënyre të drejtpërdrejte duke kërcënuar kreun e SPAK-ut, apo prokurorë të tjerë të SPAK-ut. Dhe një të cilin unë e njoh që i kanë kërcënuar edhe familjen e tij. Të mos e themi emrin tani, por është shumë afër zotit Dumani prokurori dhe krimi i organizuar ka kërcënuar fëmijët e tij në Gjermani. Në Gjermani ia kanë kërcënuar dhe kjo është punë shumë e vështirë. Po është shumë e lehtë të dalësh nëpër media ta shash SPAK-un, prokurorin, gjyqtarin që kërcënohet nga krimineli që ka miliona euro pasuri”, zbuloi Sula.

Sula po ashtu e cilësoi Dumanin një njeri të ndershëm. Ai tha më tej se në trupën e SPAK një pjesë e mirë e prokurorëve janë figura me integritet, që e kryejnë me devotshmëri e përkushtim detyrën.

“Në këtë shtet SPAK-u ka integritet më të lartë, më të fortë se sa institucionet e tjera në Shqipëri. Është e tmerrshme kur opozita që duhet të ishte në krah të SPAK-ut, e quan atë organizatë kriminale. Po ju them nga përvoja personale, një pjesë të mirë që i njoh aty ke të bësh me burra me integritet, që janë të pa korruptuar, prokurorë, 1000 përqind. Dhe Altin Dumani po ta garantoj është njeri jashtëzakonisht i ndershëm dhe bravo i qoftë që nuk reagon se e kemi sulmuar me të gjitha format, nënë brez edhe nga mazhoranca dhe haptazi nga opozita. Dhe ai përsëri shikon të kryejë detyrën dhe nuk merret me to”, nënvizoi Sula.

Skandali i radhës në drejtësi/ Prokurorja Esmeralda Basho kapet duke zhdukur prova materiale dhe para

0

Shkruan Arben Llangozi

Dje, në emisionin investigativ Stop, u bë publik me zë dhe figurë fakti tronditës se prokurorja Esmeralda Basho kishte zhdukur nga një dosje hetimore 2,000 euro cash, dy telefona dhe dokumente të tjera thelbësore.

Ky nuk është një rast i thjeshtë neglizhence, por një akt i pastër vjedhjeje, shpërdorimi dhe shkeljeje flagrante të ligjit.

Kjo prokurore është përmendur edhe më parë për humbjen apo zhdukjen e provave materiale. Sjellja e saj e përsëritur, arrogante dhe joetike, përbën jo vetëm shkelje të rëndë disiplinore, por edhe një krim penal që minon besimin e qytetarëve te drejtësia.

Minimalisht, për një rast të tillë duhej të ishte regjistruar menjëherë procedim penal për zhdukje fashikulli, shpërdorim detyre dhe vjedhje. Por, a mund të pritej që vetë Basho të hetonte krimin ku është autorja kryesore? Natyrisht që jo! Në një vend normal, ndaj saj do të ishte nisur hetim penal dhe procedim disiplinor, duke e pezulluar menjëherë nga detyra.

Por kush do ta bëjë këtë në Shqipëri? Kreu i ILD, Artur Metani, vazhdon të qëndrojë në gjumë letargjik, duke injoruar rastet flagrante të shkeljeve të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Ai është i përfshirë në interesat e tij personale, duke emëruar 8 këshilltarë në kundërshtim të hapur me ligjin dhe në konflikt të pastër interesi, ndërsa për raste si ky i mbyll sytë dhe veshët.

Ky skandal është një kambanë alarmi për shoqërinë shqiptare. Derisa prokurorë si Esmeralda Basho të vazhdojnë të veprojnë në mënyrë kriminale dhe të mos ndëshkohen, drejtësia shqiptare do të mbetet peng i korrupsionit dhe arrogancës. Heshtja institucionale është bashkëfajësi.

Si është e mundur që vetëm prokurores Esmeralda Basho i “humbasin” vazhdimisht telefona, para dhe prova materiale, ndërkohë që gjashtë prokurorët e tjerë në Prokurorinë e Sarandës nuk kanë asnjë rast të tillë?

Ky fenomen nuk është rastësi, por tregon qartë një model të përsëritur sjelljeje abuzive, që ngre dyshime të forta për vjedhje të qëllimshme dhe zhdukje provash, duke minuar besimin e publikut dhe duke e kthyer detyrën e prokurorit në një biznes personal.

Drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi vjedhje dhe zhdukje provash. Ky është turp kombëtar!

Harresa më e fortë se kujtesa!

0

Shkruan Zef Ndreka

Është fjala për Ali Podrimja, i cili pa dyshim është një ndër figurat më të ndritura të letërsisë shqipe të shekullit XX. Poet i dhimbjes dhe i shpresës, i Kosovës martire dhe i shpirtit kombëtar.
Shpallja e tij qytetar nderi i Qarkut të Lezhës mbi 20 vite më parë ka mbetur thjesht një akt protokollar, në vend që të ishte realisht një vlerësim për këtë zë që i dha dinjitet fjalës shqipe dhe e ngriti poezinë tonë në podiumet më të larta ndërkombëtare.
Dhe pikërisht, për këtë arsye, heshtja që mbizotëron sot në Lezhë, Mirditë e Kurbin, pa një rrugë, pa një shesh, pa një shkollë apo bust që ta kujtojë këtë përsonalitet të letërsisë shqipe, është jo vetëm një harresë e pafalshme, por një padrejtësi ndaj vetë kulturës sonë.
Është e dhimbshme të thuhet se një vend që e ka nderuar zyrtarish poetin dhe akademikun, nuk ka gjetur ende forcën dhe vullnetin qytetar për t’ia dhënë Ali Podrimjes atë që më së paku meriton:
Në shenjë të prekshme kujtese, që brezat e rinj të mësojnë kush ishte ky burrë i fjalës, ky ambasador i shpirtit shqiptar nëpër botë. Respekti për poetët është respekt për vetë kombin, dhe aty ku poetët harrohen, varfërohet edhe ndërgjegjja kolektive.
Gjej rast t’iu bëj thirrje publilisht:
Thirrje: U drejtohem sot institucioneve vendore, kryetarëve të bashkive të Lezhës, Mirditës dhe Kurbinit, të mos e lënë më gjatë këtë padrejtësi në heshtje.
Është koha të ngrihet një bust, të pagëzohet një shkollë apo një rrugë me emrin e Ali Podrimjes, që fëmijët e këtij qarku të dinë se ky njeri i madh, ky poet i kombit, është shpallur qytetar nderi në trojet e tyre.
U drejtohem gjithashtu opinionit publik, shoqërisë civile, mësuesve, shkrimtarëve e të gjithë njerëzve të kulturës që ta ngrejnë zërin dhe të kërkojnë me këmbëngulje këtë respekt minimal për një personalitet që i ka dhënë shumë Kosovës, Shqipërisë dhe gjithë kombit shqiptar.
Harresa është e dëmshme, por më e dëmshme është kur ajo vjen qëllimisht ose nga neglizhenca. Le të mos e lëmë më gjatë Ali Podrimjen në harresë.
Ai është i yni, është i gjithë shqiptarëve, dhe nderimi për të është nderim për vetë identitetin tonë kombëtar.

Për të përparuar si Komb, nevojitet Ndërgjegjësim Kolektiv, Koordinim Politik Mbarëkombëtar dhe Lidership me Integritet e Vizion

0

Shkruan Zef Bushati

Niveli i politikës aktuale shqiptare dhe mungesa e Bashkëpunimit politik Mbarëkombëtar lë për te dëshiruar. Politika shqiptare, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës, shpesh vepron në mënyrë të fragmentuar, pa vizion të përbashkët mbarëkombëtar.

Arsyet janë interesat personale të Kryetarëve të Partive të cilët shpesh vendosin interesat personale mbi interesat kombëtare. Kryetarë “Lider” me mentalitet provincial dhe jo strategjik, që nuk kanë kulturë bashkëpunimi rajonal ose mbarëkombëtar. Mungesa e një platforme të përbashkët shqiptare për çështjet kombëtare, për arsimin, ekonominë, diasporën, identitetin kulturor,etj. si dhe frika e politikanëve nga ndërkombëtarët që shpesh e barazojnë çdo koordinim shqiptar me “rrezikun për destabilizim” në Ballkanin Perëndimor, i frenojne inisiativat politike. Po në fund të fundit: a duhet të përgatiten të gjitha trevat shqiptare për luftë? Pse Shqipëria dhe Kosova kanë mbështetjen më të ulët nga Qytetarët e BE për anëtarësim në BE ? Ky është fakt i vërtetuar nga sondazhe të ndryshme Europiane (Eurobarometer, etj). Kosova 6 muaj pa Parlament për kostituim. Shqipëria 4 muaj për të çertifikuar Zgjedhjet. Shqipëria dhe Kosova perceptohen si vende me nivele të larta korrupsioni dhe me institucione të brishta. Kjo i bën qytetarët e BE-së skeptikë për t’i pranuar ne BE, nga frika se do të sjellin probleme në familjen e Bashkimit Europian. Shqipëria dhe Kosova janë ndër vendet më të varfra në Evropë, me nivel ekonomik dhe standard të ulët të jetesës.

Anëtarësimi në BE nënkupton lëvizje të lirë të fuqisë punëtore, çka ngjall frikë tek disa Lider te BE për një “valë emigracioni” në vendet e Bashkimit Europian njësoj si Rumunet. Lider te BE kanë një perceptim të padrejtë, por të përhapur, që shqiptarët janë “më pak të integrueshëm”, sidomos në shtete si Franca apo Hollanda, për shkak të disa fenomeneve kriminale që janë ekspozuar në mediat e atjeshme. Ky perceptim nuk përfaqëson realitetim, por ai ndikon shumë në opinionin publik. Ndonëse BE nuk është një “klub i krishterë”, ka pasur teori që vendet me shumicë myslimane, si Shqipëria, Bosnja, Kosova etj., përballen me më shumë rezistencë për antarësim ne BE. Ky faktor është dytësor, por nuk mund të injorohet plotësisht nga të dy palët. Ka raste kur përdoret si justifikim nga qarqe të djathta ekstreme në BE për të refuzuar zgjerimin. Por edhe nga paaftesia e Liderve Shqiptare si dhe fuqia politike dhe diplomatike me nivel të ulët. Shqipëria dhe Kosova duhet te kene kujdes në perfaqesimin e ballancuar te te komunisteteve fetare ne Drejtimin e Shtetit, Kabinetin Qeveritar dhe Administraten Publike.

Shqipëria dhe Kosova kanë pak miq të fuqishëm në tryezën e BE-së. Kur s’ke aleatë të fortë, përparon më ngadalë. Por si mund të ndryshojë kjo situatë ? Një Platformë Mbarëkombëtare Shqiptare kunder korrupsionit, kriminalitetit, prostitucionit, ne te gjitha trevat Shqiptare. Nje platforme Kombëtare për arsim, kulturë, ekonomi, identitet, që tejkalon kufijtë shtetërorë, do të ishte hap jetik për një vizion të përbashkët. Te zgjidhen Lider më të përgjegjshëm me tituj shkencore dhe të edukuar politikisht, që mendojnë për 50 vjet përpara dhe jo vetëm për zgjedhjet e radhës dhe per xhepat e tyre. Rritje e ndikimit diplomatik dhe ndërtimi i partneriteteve të sinqerta në BE. Pastrim i imazhit ndërkombëtar, duke promovuar vlerat, kulturën, artin dhe diasporën shqiptare që është shumë e suksesshme. Shqiptarët nuk kanë mungesë talenti apo potenciali. Por për të përparuar si komb, nevojitet ndërgjegjësim kolektiv, koordinim politik mbarëkombëtar, dhe lidership me integritet e vizion.

Se mos e pyesin Altin Dumanin për McGonigalin, për dy sekserët e Ramës Duçkën dhe Nezen?!

0

Shkruan Myslim Murrizi

I nderuar Z. Dumani!

Fol mor burr ndonjë fjalë se ke “alarmuar” media, portale gazetarë e analistë për këtë ikje “surprizë” në USA dhe takim me Z. Brendan Hanrahan në Departament të Shtetit.

Fol se takimi është zyrtar besoj dhe herët a vonë do të merret vesh trashë e trashë se për çfarë të ka folur Z. Hanrahan.
Nuk besoj që është takim privat “shokësh” apo “miqsh” të vjetër se nuk më rezulton që Z. Hanrahan të ketë punuar në Shqipëri e në prokurori as me Rakipin as me Sollakun as me Silvia Kontin e vetingut e as me Olsin.

Nuk besoj që të jetë edhe “vizitë” si ajo që bëri 12 orë në Elbasan ish-nëndrejtor i AKSHI-t Z. Daniel Shima për “qejf” dhe nga inati atyre që e kishin mërzitur. Këtu po bëhet “nami” Altin dhe secili po thotë që të kanë thirrur për të arrestuar këdo që kanë qejf të arrestohet analistë e gazetarë të ndryshëm sipas mendjes dhe dëshirës së tyre. Madje po “qarkullojnë” fjalë që sa të kthehesh do t’i rrësosh një arrestim prap për herë të pestë Lefter Kokës, për herë të katërt Alqi Bllakos për herë të shtatë Fatos Tushës dhe do të rimarrësh në pyetje edhe autokombajner Bektashin për numrin dhe stilin e korrjeve që ka bërë në fshatin Kozar prej sa janë prishur kooperativat pra qysh në vitin kur Ben Kraja kandidoi për deputet nga BRPSH e Lisen Bashkurtit.

Fol ndonjë fjalë Altin se kokërr me kokërr edhe 3 muaj të kanë ngelur si drejtues dhe nëse të kanë dhënë shumë “porosi” kam frikë se nuk i mbaron dot të gjitha.

I nderuar Z. Dumani!

Hap sytë se ata “shejtanë” amerikanësh edhe të provokojnë ndonjëherë por merre me qetësi. Se mos të pyesin për McGonigalin, për dy sekserët e Ramës Duçkën dhe Nezen por thuaj nuk kam fare dijeni për këto dhe nuk i njoh se me shpalljet non grata dhe me “tarifat” për të mos u shpallur merrej vetë sulltani me Blinkenin e herë-herë “pyesnin” edhe disa organizata nga shoqëritë e shqyera LGBQ, SHQRCV, OJF, OJQ etj. Po të pyetën për dekorata të lutem shumë thuaj prap për Krajen, Sadushin, Dvoranin, Panden, Jar Sheshin, Cen Keten, dhe çdo ish-hetues që ka kaluar vetingun se këta ja dinë vlerën dekoratave meqë janë pak nostalgjikë për SS që merrnin në aksion.

Po pate kohë fol ndonjë fjalë të mirë për Genta Bungen, Naureda Nallbanin, për Ols Kominçin, Klotilden e ligjeve dhe të gjithë llumhanët që bënë vetingun që USA të ndërhyjë fort për t’i pozicionuar nëpër gjykata sa në apel e sa në Gjykatë të Lartë apo Kushtetuese.

Për Alex Sorrosin mos fol keq se nuk i dihet si do ta marrë kjo “luftë” dhe kam hall se të heqin dekoratën e ja japin Irena Gjokës se ajo nuk ka ceduar gramin nga porositë që i ka dhënë Lexi nëpërmjet Kimetës.

I nderuar Z. Dumani!

Do të lutesha shumë që për 15 miliardë eurot që ka vjedhur BANKERS-i me të gjithë haletë e politikës prej vitit 2004, për 70 milionë eurot e anijeve të Bangladeshit të Kimetës, për koncesionet 450 milionë euro të shëndetësisë, për rreth 1 miliard euro tendera të AKSHI-t, për 230 milionë eurot e Frides së AZHBR-së, për 100 milionë eurot e gjobës që i “fali” Anila Denaj BANKERS-it, për mbetjet toksike të Kurumit, për investitorët strategjikë, për portin e Durrësit, për ishullin e Sazanit, për përfshirjen e trafikantëve në çdo palë zgjedhje, për kontejnerët me drogë që kanë ndonjë banane brenda, për 250 personat që janë “arrestuar” nga SPAK me letra por që kanë ikur sapo janë lajmëruar që do të arrestohen, për inceneratorin e Tiranës që ka 4 vjet në duart e haleve prokurorë që nuk e hetojnë, për tenderat 20 milionë euro 1 km, për banorët e Grin Costit, të Lalzit, Kodrës së Diellit dhe pas Tegut, për tenderat me flamur të kuq të Manastirliut dhe Xhaçkës në COVID, për koordinatorin e bandave me qeverinë, për “blerjet” 6 milionë euro të satelitëve, për 4 milionë euro të kopshtit Eden në tarracë të kryeministrit e për shumë gjëra të “vogla” të këtij lloji mos fol fare se do të dukesh “keq” ose jashtë temë dhe do ta mërzitësh shumë Z. Hanrahan se këto janë “kalimtare”.

Pasi të mbarosh me Z. Hanrahan ose pasi të mbarojë ai me ty në fakt se ai të ka thirrur, po munde ma tako edhe Kimetën se deri në fund të shtatorit aty është me duket dhe thuaji dy fjalë për “tradhtinë” që i kanë bërë euroatlantikët parimeve dhe idealit të saj që opozita do të hante bar po të shkonte pas non gratës. Të kanë “tradhtuar” pothuajse të gjithë thuaj përveç Lylit dhe Alibeajt por shqiptoje mirë këtë të dytin se mos e ngatërrosh me Allajbeun ajo dhe do të habitej.

Ikën thuaj të gjithë një nga një tek non grata që bëre ti dhe nuk postojnë më në anglisht e nuk deklarojnë më që sa të jetë Berisha në PD nuk kthehen kurrë ose do të japin dorëheqjen nga politika. Tani po thonë thuaj që po iku Berisha do të ikin të gjithë ata që pinin kafe me ty në Rogner të mbyten në Lanë.

I nderuar Z. Dumani!

Thuaj Kimetës që të vetmit që nuk të kanë “tradhtuar” kurrë janë ata që ju rrësove ndonjë dekoratë dhe shumica e prokurorëve e gjyqtarëve që kaluan vetingun me porosinë tënde edhe pse ishin të dhjerë deri në fyt nga të gjitha anët.

Aaaaa se desh harrova.

Kondili nuk ta fal kurrë thuaj Kimetës dhe është “betuar” bashkë me 4-5 të tjerë në SPAK dhe katër ish-anëtarë të KLP-së që po të panë ndonjëherë në Sazan apo tek Dubai 2 në Durrës gjej vend e futu.

I nderuar Z. Dumani!

Mos harro t’i thuash Z. Hanrahan që nga viti 1990 dhe deri tani në 2025 çdo krim, vjedhje apo abuzim me pushtetin e “ka bërë” vetëm PD dhe Berisha dhe çdo arritje dhe zhvillim si kanabizimi, monopolizimi, privatizimi me 1 euro metrin, vetingizimi, patronazhimi, degjenerimi i çdo strukturë shtetërore përveç SHISH-it se nuk e ka lejuar Trendafile Hyseni, e ka bërë Rama thuaj me qeverinë e tij prandaj mos e mbani kot inat Ramën thuaj.

Kështu që me “dënimin” e Berishës thuaj kemi mbaruar punë me goditjen e korrupsionit dhe të gjithë këta të tjerët dalin të pafajshëm përveç Beqajt që nuk e lexon dot pafajsinë se nuk kishte lekë të printonte dosjen.

Hajde shpejt Altin se po ndejte edhe 2-3 ditë në USA ta zuri vendin Kraja me Beharin që të diktuan të kalosh në KLP edhe kandidatët për drejtues të BKH-së që nuk e kaluan testin e poligrafit apo testin e të vërtetës siç quhet.

I nderuar Z. Dumani!

Po të tha ndonjë gjë për SORROS-in të lutem shumë mos thuaj asgjë deri më datë 11 shtator sa të mbarojë Rama “dasmen” tek XIBRAKU ku do të kurorëzojë qeverinë e “re”.

Po të pyeti që pse e ka lënë me datë 11 shtator i thuaj në shenjë “respekti” për të kujtuar 11 shtatorin e vitit 2001 kur terroristët rrëzuan kullat binjake në New York se është dreqi vetë thuaj për të luajtur me datat në mënyrë simbolike se edhe Blinkenin me 16 tetor e ftoi për të inauguruar muzeun e Enverit meqë përkonte me ditëlindjen e tij.

Mirëardhsh Altin dhe ishalla të humb blloku i shënimeve rrugës se ndryshe e shtyu për vit të ri Rama qeverinë.

Dokumentet amerikane: Imami Avdiu, ekstremist islamik e rekrutues

0

Imami i Xhamisë së Mitrovcës, Ekrem Avdiu, përmendet në dosjet e Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të publikuara nga organizata WikiLeaks, organizatë kjo e themeluar nga Julian Assange e që ka tronditur botën me publikimet e komunikimeve zyrtare, të bëra ndërmjet agjencive të SHBA-së.

Në një memorandum të dërguar te Komanda Jugore e SHBA-ve në Miami nga burgu i Guantanamos në Kubë më 21 prill 2007, rreth një të burgosuri të Guantanamos, inteligjenca amerikane e cilëson Ekrem Avdiun si ‘ekstremist islamik dhe rekrutues’, transmeton Gazeta Metro.

Sipas këtij dokumenti, aktivitetet ekstremiste të imamit Avdiu nuk kufizoheshin vetëm brenda territorit të Shqipërisë, por ai kishte lidhje edhe me Çeçeninë dhe Irakun.

“…së paku deri më datën 7 shkurt 2007, Avdiu ka ushtruar aktivitete ekstremiste në Shqipëri”, thuhet në këtë dokument.

Më tutje, në komunikimet mes zyrtarëve amerikanë shpjegohet se si forcat e KFOR’it më 28 nëntor 2003, kishin bastisur shtëpinë e Ekrem Avdiut. Aty, KFOR kishte konfiskuar një bllok të numrave telefonikë, i cili përmbante një numër (7326931), që lidhej me një variant të nofkës së të burgosurit për të cilin është hartuar raporti, Abou Saad Taifi.

Ekrem Avdiu, aktualisht shërben si imam dhe ligjërues i xhamisë në lagjen Tavnik njëkohësisht është anëtar i BIK-ut në Mitrovicë. Ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për pjesëmarrje në aktivitetet ekstremiste.

Koha për rikthim në familjen tonë Europa e vlerave

0

Shkruan Kujtim Gjuzi

Kush dhe pse na rrudhën pas 533 Vite pushtim?!
– Roma shkatrroi vlerat mbrojtëse të mbretërisë Teuta.

– Vatikani, mbretëria e Napolit dhe Venecia nuk u kujdesën të mbanin aleancë të fortë kristiane me Albaninë, duke na lanë në mëshirë të fatit. Ne të vetëm me Budapestin e Poloninë, si pakica jemi përballur me kosto të lartë kundër vrasëve lslamo Otomano deri në portat e Wienna Perandorake sikur ne të mos jemi europianë u trajtuam në shekuj harrese ?!
– Lufta e brëndëshme Europiano – Britanike për ndarjen e rolit të Kishës Katolike romane në tre fraksione kishtare është fakt ende sot.
– Moskujdesi Katoliko – Ortodoks për vllazërinë pan Europiane pos shizma e madhe 1054 eshtë datim anti kristian gjith Europian.
– Humbëtira Bullgaro ortodokse një tjetër vijim çmendurish anti sivllazërisë europiane Katolike.
– Errësirra e t’kurrjes nën idiotësinë :
“Sejcili për vehte Zoti për të gjithë”
– Luftrat e mbretërve si inçest të lajthiturish kundër kryshqive racore në sivllazërinë gjithë Europiane,
pranimi pa rezistencë por me abuzime tregtare me perandorinë lslami Osman – Mongolia Xhingize si forcë e pathyeshme, dhe distancimi me largim të Rusisë si jo Europiane drejt lindjes perandorake, relatohet si fatalitet për Arbërinë dhe pjesërisht në Europën Jug Lindore nga studiuesit Euro -Atlantikë.

– 100 Vitet e fundit, dy luftra botërore tentativa për luftë tjetër botërore çfarosën 110 milion Europianë. ( Teoria Maltus e Confuci, rivjen si ‘rishtare’ në pranim të botës tripolare Made in Chaina 1970 ) praktikë që sot kontrollon tregun e punës edhe atë lndustrial Europian.
– Shqiptarët thonë :
Sherri vogël sjell, pasoja të mëdha, shkaktari duhet ndëshku me ligj e me Kanun.
Psh.
Kush e futi rishtas Kinën miliardëshe në Europë?
– Shqipëria Komuniste 1956 – 1979 dhe Ygosllavia, sot Serbia vrastare e demokracisë me vetvendosje asjt prezente në tripolaritetin Made ln Chaina.
Askush nuk ndëshkohet pse pse ?
– Kush e rifuti perandorinë neo Otoman Turke në tregun europian të punës dhe pse e futi ?
– Republika Federale Gjermane 1970 – 80 ende sot 7 milion Turq demografojnë atë shtet.
Askush nuk u ndëshku ?
– Kush e islamizoi Europën më shumë se 11%
Republika Franceze me 5 a 6 milion qytetarë të Afrikës Veriore Magrebi 1980 deri sot.
Askush nuk ndëshkohet për politikë anti kristiane ?
– Kush shqeu totalisht familjen Euro Përëndimore ?
E majta komunare ltalia me 5 a 6 milion globalistë në gadishullin Apenin.

Askush nuk ndëshkohet ?
– Kush e hallakati Europën post Helmut Khhol ?!
Soristja Anxhela Merkel me politikën shkatërruese pushteti 16 vjet anti familje konservatore Europiane.
Asnjë ndëshkim “Nonës Soriste”
Kjo nona soriste padi e shikoi që gaboi ikërkon ndjesë presidentit Donald J Trump?!
A mund të rikthehen vlerat në Europën e Bashkuar të korifejve, Konrad Adenhauer, Robert Chowman, Alcide De Gasperi ?!
Po rikthen, pse jo, asnjëherë nuk është vonë.
Stop!
Fondacioni Soros në Europë me 278 Eurodeputetë në parlamentin Europian dhe 110 Deputetë soristë në Kuvendin e Shqipërisë erdhi pta Shtator 2025
Po zgjerimit të Bashkimit Europian po edhe Rusia.
Po marveshjes për paqe të sivllezërve europianë Rusi – Ukrainë, mjaft i vramë 110 milion Europianë në 100 Vjet dhe i zëvendësuam me lslam radikal.
Jo Rregjimeve, po shtetit të drejtë me Votë të Lirë.
Po Gjykatës Ndërkombëtare anti krime lufte, në HAGË genocid Ukrainë, ish Ygosllavi, Greqi, Armeni.
Po gjykatës anti Fondacione Krimi që deformojnë familjen biologjike konservatore Europiane.
Një bashkëveprim trilateral, Burksel, Londër, Wachington mund të bllokojë rrugën e mëndafshit që na ka blloku ne europianët, sikur krimbi bllokon vehten në gjethen e Manit Chaina One po bllokon dhe dënon me vdekje të ngadaltë prej 69 Vite krejt BE
Ju na coptuat, ju europianë duhet të na bashkoni me familjen tonë, Europa në Paqe të drejtë.

POSTIMET E FUNDIT