Gazetari Eni Ferhati komentoi vizitën zyrtare të kreut të SPAK, Altin Dumani, në Departamentin Amerikan të Shtetit në SHBA.
Sipas Ferhatit, kreu i SPAK është zyrtari i parë shqiptar që viziton DASH-in pas ardhjes në pushtet të administratës së re Trump, një vizitë që ai e konsideron si një shenjë mbështetjeje dhe vlerësimi për punën e insitucionit dhe vetë Dumanit.
“Në listën e publikuar të agjendës së disa zyrtarëve të DASH-it është dhe prezenca e zotit Dumani, i cili nuk është hera e parë që viziton administratën amerikane. Unë e shoh këtë si një vijim të mbështetjes amerikane për SPAK-un dhe veçanërisht për zotin Dumani. Ky takim mbart një mesazh të qartë për pozicionin që ka SPAK sot dhe për vetë zotin Dumani. Kemi rënë dakord se Altin Dumani ishte një “investim” amerikan dhe nuk duhet harruar ndikimi i ish-ambasadores Kim. Ky është një mesazh i qartë në kontekstin e zhvillimeve të fundit, sidomos kur patëm ndërprerje të fondeve dhe asistencës për Prokurorinë e Posaçme, që u pezulluan për disa javë. Por menjëherë pas procedurave në SHBA, situata u kthye në pikën fillestare, me staf amerikan që konsulton dhe mbështet logjistikisht SPAK-un” tha gazetari Ferhati.
Ferhati tha se kjo vizitë nënkupton një vlerësim për Dumani dhe për punën e SPAK gjatë këtyre tre viteve. Sipas tij me zhvillimet e reja politike mund të shohim një trajektore të re për SPAK-un, por që do të shikohet hap pas hapi.
Në pritje të shpalljes së kabinetit të ri më 11 shtator, ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, ka bërë një deklaratë të fortë. I ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, Prençi u shpreh se kryeministri Edi Rama po plotëson disa dëshira të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili ndodhet në burg në Hagë.
Lidhjet e reja politike dhe surpriza në kabinet
Sipas Prençit, njerëz të besuar të Thaçit do të jenë pjesë e kabinetit “Rama 4”, me arsyetimin se “edhe ai (Thaçi) do pjesën e vet në qeverinë shqiptare”. Kjo deklaratë ka shtuar më tej spekulimet rreth përbërjes së qeverisë së re, e cila pritet të shpallet një ditë pas seancës së parë të Parlamentit të ri.
Deri tani, nuk ka konfirmime zyrtare për fatin e ministrave aktualë. Vendi është në ethe të ndryshimit, dhe lajme të tjera po qarkullojnë në media.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës nuk mund të konsiderohet i konstituuar derisa të zgjidhen të gjithë nënkryetarët, përfshirë edhe atë nga komuniteti serb.
Në një deklaratë për Tëvë1, ai theksoi se procedurat e ndjekura në seancën e fundit janë në kundërshtim me Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Tërë procedura e ndjekur për zgjedhjen e nënkryetarëve është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, Rregulloren e Kuvendit dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.
Që nga ndërrimi rendit të ditës e deri te hedhja shortit dhe pamundësia e kandidimit të kandidatit serb nga shumica e deputetëve serb në Kuvendin e Kosovës. Nuk ka Kuvend të konstituuar pa zgjedhjen e kryetarit dhe të gjithë nënkryetarëve”, tha ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.
Nuk kisha ndërmend të shkruaja për vdekjen e gazetarit Artur Zheji, por ama nuk heshta me mendësinë primitive vendore, “se nuk duhet të flitet për të vdekurin”. Përkundrazi, në çdo shoqëri të qytetëruar dhe sidomos në ato perëndimore, është e detyrueshme që në vdekje të bëhet një vlerësim hetues i çdo figure publike mbi kontributin, cilësinë dhe integritetin, apo mungesën e integritetit. Është e pashmangshme edhe tek ne, pavarësisht standardeve të dyfishta me të cilat na shtrëngojnë të lidhemi.
Duhet qartësuar se urdhëresat shqiptare për të mos folur në vdekje, nuk janë pjesë e traditës së krishterë, nëse pandehni se më ndalohet të flas si prift dhe teolog, por vijnë nga një mendësi e trashëguar dhe vërtet primitive. Ky zakon shqiptar përdoret e shpërdoret sot sipas interesit të të gjallëve, rëndom nga fajtorët dhe shkelësit e mëdhenj, me shpresë për të blerë solidaritet heshtjeje në vdekjen e tyre; për vjedhjet, paudhësitë dhe krimet që kanë bërë.
Nuk desha të shkruaja, pra, jo vetëm se Artur Zheji ka treguar pabesi dhe ligësi ndaj meje, pa pasur asnjë kontakt me të dhe pa i përmendur kurrë as emrin, siç do të shpjegoj më poshtë, por se nuk gjeja dot diçka për ta lavdëruar.
Gjithsesi, pas disa ankesave kanosëse këto ditë, se përse nuk bëra asnjë postim për Artur Zhejin, një autori që më shkroi me mirësjellje dhe dyshim njëherësh, i thashë se nuk di çfarë të shkruaj. Ai pa përtim më dërgoi disa këshilla e udhëzime atërore, se duhet shkruar që ishte “nga një familje e shquar, nga të dy prindërit”, “patriot i madh dhe me integritet”, si dhe “antigrek në mbrojtje të Autoqefalisë Shqiptare”.
Në bindje të kërkesave dhe ankesave, atëherë, u nxita për të shkruar mbi këto “të vërteta”, të cilat qarkulluan e vijojnë në një mori shkrimesh të shumëfishuara marramendthi gjatë javës së fundit.
Si drejtor i televizionit shtetëror, Artur Zheji vodhi e shpërdoroi fonde, plus tenderave dhe marrëveshjeve të paligjshme me kanale televizive private, për të cilat nuk i hyu gjemb në këmbë, edhe pse pritej të arrestohej, pasi u ngritën e folën publikisht shumë funksionarë e qytetarë të ndershëm!
Shkeljet dhe aktivitetet e tij të paligjshme, deri te fajdet në vitin 2019, atëherë kur e pa sërish burgun t’i avitej, vetëm në vende ku mbizotëron mafia e bëjnë fajtorin të famshëm për zotësi dhe prandaj të pakapshëm nga ligji.
Si gazetar, Artur Zheji jetonte dhe mbijetoi midis të vërtetës dhe përfitimit rrethanor, midis pasurimit të paligjshëm dhe varësisë nga bixhozi, një art që e nisi që në vitet 1980 dhe e vijoi i kompromentuar deri në fund të jetës.
* * *
Në fotot bashkëngjitur po paraqes dy dëshmi, prej shumë e shumë paudhësive të Artur Zhejit, të cilat rrëzojnë jo vetëm patriotizmin e tij të rremë, por dhe integritetin e tij profesional e njerëzor.
E para është një intervistë me pagesë që i mori Agimit të Artë në Athinë, në vitin 2013, ku mbi 95% e lëndës është propogandë antishqiptare, me teza të ekstremit të djathtë grek (Shih lidhjen në fund; me përkthimin shqip).
Sipas marrëveshjes së Agimit të Artë dhe Artur Zhejit, kjo intervistë u transmetua e plotë në televizionin shqiptar.
Një nga udhëheqësit e Agimit të Artë, pra, Kristos Pappas, i cili sot është në burg si nazist i papenduar, vajtoi faktin se Greqia nuk ia lejonte intervista të tilla, por ja që këtë ia mundësoi një gazetar shqiptar, i paguar nga shërbime të fshehta greke.
Në videon më poshtë nazisti grek nxjerr nga çanta flamurin tonë kombëtar dhe e flak përdhè, flet me fyerje e shpifje kundër komunitetit çam, thërret për copëtimin e Shqipërisë, e të tjera qëndrime antishqiptare, ndërsa Artur Zheji i thotë me gjakftohtësi dhe buzëqeshje se “unë jam gazetar; jam i paanshëm”…
A ka paanësi kur përdhoset flamuri yt kombëtar para syve të tu?
Për të kuptuar se sa e paguar është kjo intervistë, ku Artur Zheji pritet me nderime dhe siguri në zyrat e partisë naziste greke, le të kujtojmë me dhimbje dhe lutje shqiptarët që janë futur në policinë greke për një shkresë dhe nuk kanë dalë më që andej. Nuk dihet se si e ku u zhdukën, pikërisht nga policë dhe njerëz të Agimit të Artë, të cilët janë infiltruar në shërbimet e errëta të prapashtetit grek.
Nuk është koincidencë që pas kësaj interviste Agimi i Artë nisi krijimin e një rrjeti agjenturor në jug të Shqipërisë, ku më parë në fshatrat tona as që bëhej fjalë për një rrezik të tillë kombëtar. Agimi i Artë u shpall i paligjshëm në Greqi, por hodhi rrjetat në Shqipëri…
Dëshmia e dytë është një shkrim shpifës kundër meje, pro Janullatosit, i sponsorizuar nga shërbimet sekrete greke që veprojnë në Shqipëri.
Nëse Artur Zheji kishte integritet si gazetar, siç e thonë me hipokrizi këto ditë, a nuk duhet të më drejtohej edhe mua, për të vërtetuar akuzat, para se të botonte një shkrim të tillë, pa autor e madje dy herë? Sepse kjo duhet të ishte edhe etiketa profesionale, sigurisht nëse Artur Zheji kishte minimumin e integritetit profesional dhe njerëzor.
Si ka mundësi që një “kriminel dhe përdhunues”, të jetë i akredituar si përkthyes dhe punon me çertifikatë sigurie në Australi dhe në Kanada, në agjensi shtetërore, duke qenë shtetas për dekada me radhë në këto dy vende?
Nuk më shkroi as mua dhe as autoriteteve përkatëse në dy vendet ku punoj dhe jam shtetas, por e shkeli profesionin dhe integritetin, vetëm e vetëm për përfitim e madje duke marrë para të pista!
* * *
Për sa i përket mitit të “familjes së mirë”, ky koncept është i papranueshëm për të plotësuar kontributin e një figure publike. Është mbetje e ideologjisë klasore të diktaturës komuniste. Njeriu duhet të gjykohet dhe të vlerësohet nga përmbajtja, cilësitë dhe veprat e tij dhe jo të familjes. E vërteta shqiptare duket sheshit: ka njerëz të këqinj nga familje “të mira” dhe ka njerëz të mirë nga familje “të këqija”.
Nga tradita e shkrimit të “biografisë së keqe” dikur, ndërsillet arti me antiteza për të arritur “biografinë e mirë” sot, nga të njëjtit shkrues.
Për hir të historisë, Artur Zheji ishte i biri i përkthyesit Petrit Spiro Ballo, i njohur me pseudonimin letrar Petro Zheji. Babai i Arturit ishte ushtrues i besimit ortodoks, ndërsa nëna, Besa Imami, ishte aktore dhe pinjolle e një fisi hoxhallarësh nga Gjakova.
Martesa e prindërve nuk ishte funksionale dhe ata u divorcuan shpejt, gjë tepër e rrallë dhe skandaloze në shoqërinë shqiptare të viteve 1960-1970. Divorci nuk bëhej pa lejen e Partisë, por në këtë rast shteti nuk mund ta pengonte se bashkëshorti ishte i paaftë mashkullorisht dhe kjo u interesonte fort disa funksionarëve të Partisë…
E dëbuan, pra, të gjorin Petro nga shtëpia që kishte trashëguar nga i ati, Spiro Ballo, ish-ushtarak zogist i diplomuar në Romë. Përkthyesi i divorcuar u shpërngul dhe jetoi si vetmitar në periferi të Tiranës.
Kjo ishte një zgjidhje e përkryer për aktoren e famshme, e cila jetonte tashmë me fëmijën e vetme në zemër të Tiranës, duke ushtruar më së miri liritë dhe profesionin e saj, duke udhëtuar vetëm edhe jashtë shtetit, etj.
Në një kohë kur regjimi komunist i futi burgjeve kosovarët që arratiseshin nga Jugosllavia dhe kërkonin strehim në Shqipëri, Besa Imami bënte lidhjen e informimit me artistët kosovarë, gjë që iu shpërblye edhe me bursë për djalin në Institutin e Arteve, një degë dhe karrierë e lakmuar edhe për më të talentuarit e Shqipërisë, shumica prej të cilëve as që mund ta ëndërronin.
Një ndërkallje: Nëse babai ishte i paaftë për martesë, përtej thashethemeve mbi lidhjet intime të nënës së tij me aktorë shqiptarë e të huaj, cila është atësia biologjike e Artur Zhejit?
* * *
Për sa i përket mitit të “kishës së nëndheshme” që drejtonte Petro Zheji, është një mashtrim puro shqiptar. I morën gruan dhe i dhanë të drejtën për të ushtruar besimin fetar haptas, duke e paraqitur si shembull për ambasadat, se shqiptarët nuk e dashkan fenë, vetë populli i prishi tempujt, por ata që e duan fenë, e paskan këtë liri.
Të tjerë i futën në burg me akuza të rreme a të vërteta për gjeste të vogla, se mbanin libra fetarë a sende të shenjta në shtëpi, apo se “e pashë që bëri kriqin para qishës”, e të tjera vogëlsira qesharake, ndërsa Petro Zheji e kishte kthyer shtëpinë në kishë, me ikona e libra fetarë, ku hynin e dilnin njerëzit me dijeninë dhe madje praninë e Sigurimit! Në këto rrethana e në këtë gjendje klinike, pra, përkthyesi pa asnjë specializim gjuhësor, na shpiku teorinë e “shqipes kozmike”.
Mbërritëm tashmë ballë për ballë me paradoksin e pashmangshëm dhe madhështor: Petro Zheji ishte kaq besimtar kur feja ishte e ndaluar me ligj, duke u jetëshkruar si bartësi parësor i Ortodoksisë në Shqipëri gjatë regjimit ateist, por me rivendosjen e lirisë fetare nuk e ushtroi besimin ortodoks dhe vdiq e u varros si ateist; në kohë paqeje dhe lirie të plotë besimi…
* * *
Duke folur për familjen e vet në disa intervista, Artur Zheji thoshte se kishte vetëm dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, por ditët e fundit ngushëllimet përcillen “për vajzat dhe djalin”.
Të dyja janë të vërteta. Artur Zheji kishte një vajzë jashtë martese, me një grua shumë më të madhe në moshë për një djalë të ri, të cilën fëmijë fillimisht e mohoi, por me “dorën e ngrohtë” të Sigurimit, mori përgjegjësi prindërore dhe paguante për rritjen e saj.
Përse të gënjente publikisht, deri para një muaji, duke thënë se kishte vetëm dy fëmijë, kur ai kishte tre?
Për parantezë, i përkëdheluri i diktaturës quhet “dramaturg”, por nuk dimë se sa drama shkroi ky autor, për arsimimin e të cilit shteti shqiptar investoi kaq shumë.
Nuk dimë gjithashtu se si ka mundësi që pas diplomimit, të gjithë e bënin stazhin nëpër rrethe, nga ku shumica nuk u kthyen në Tiranë e të tjerë përfunduan në burgje e internime, ndërsa për “të djathtin” Artur Zheji “dora e ngrohtë” e Partisë bëri përjashtim dhe e mbajti afër, për ta bërë stazhin në Tiranë?!
* * *
Për çështjen ortodokse dhe raportin e Artur Zhejit me të, nuk kemi parë asgjë dobiprurëse, përveç dëmit që ka shkaktuar, jo vetëm duke më luftuar mua që nuk pranoj të rekrutohem nga shërbimet sekrete greke, të cilat komandojnë kishën tonë kombëtare, por edhe duke mbështetur e promovuar shkelësit dhe vjedhësit nominalë ortodoksë, personazhe sharlatanë të ngjizur dhe të paguar, gjithmonë me fjalor shqiptaromadh; për të manipuluar vulgun shqiptar.
Në të njëjtën kohë, thoshte në TV se “unë nuk shkoj fare në kishën ortodokse, por në kishën katolike”, për të treguar se në komunitetin ortodoks nuk ka qëndresë të mirëfilltë kishtare ndaj shkombëtarizimit, por vetëm nga njerëz që nuk janë ortodoksë, ose që e kanë mohuar besimin ortodoks. Dëmin e bëri.
Meqë u përmend kisha katolike, nëse i ndjeri nuk ishte ateist dhe meshohej e integrohej në atë kishë që gjoja i pëlqente, do të ishte çliruar nga varësia ndaj bixhozit dhe mbi të gjitha do të ishte shëruar nga shpirtligësia e tij.
Lutem që Zoti ta ndjejë Artur Zhejin për vjedhjet e tmerrshme, tradhtinë kombëtare dhe imoralitetin e përveçëm, si dhe t’u japë ngushëllim e ndriçim familjarëve të tij, për ta përdorur sa më mirë pasurinë e paligjshme që kanë trashëguar prej tij.
* * *
Artur Zheji interviston një nga udhëheqësit e Agimit të Artë, Kristos Pappas, i cili sot është në burg si nazist (2 nëntor 2013):
Financial Times raportoi se një sulm i dyshuar i ndërhyrjes ruse kishte shënjestruar avionin e Ursula von der Leyen gjatë afrimit në Bullgari fundjavën e kaluar, duke e detyruar atë të ulej duke përdorur harta në letër.
Gazeta citoi një zyrtar të ketë thënë se “i gjithë sistemi GPS i zonës së aeroportit u fik,” gjë që e detyroi pilotin të qëndronte mbi aeroportin e Plovdivit për një orë dhe më pas të ulej duke përdorur harta në letër.
bllokim i GPS-it, që besohet se shkaktohet nga Rusia, ka qenë një problem i përsëritur që ka ndikuar në disa pjesë të Evropës Lindore, veçanërisht mbi Detin Baltik, gjatë viteve të fundit, sipas FT.
Në vitin 2024, një incident i ngjashëm përfshiu një avion të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF), i cili po kthente atëherë sekretarin e mbrojtjes Grant Shapps nga Polonia në Mbretërinë e Bashkuar, duke kaluar pranë enklavës ruse të Kaliningradit.
FT, duke cituar një burim, shkroi se telefonat celularë nuk mund të lidhnin më me internetin dhe avioni u detyrua të përdorte metoda alternative për të përcaktuar vendndodhjen e tij.
Ish-kryebashkiaku i New York-ut, Rudy Giuliani, është shtruar në spital pas një aksidenti automobilistik në New Hampshire, ku pësoi një frakturë në shtyllën kurrizore. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i tij, Michael Ragusa, i cili njëkohësisht është edhe shefi i sigurisë së Giulianit.
Sipas Ragusa, makina e Giulianit, 81 vjeç, u godit nga pas “me shpejtësi të lartë” ndërsa ai po udhëtonte në një autostradë. Ai u transportua menjëherë në një qendër traumatologjike, ku u diagnostikua me frakturë të vertebrës torakale, plagë të shumta dhe kontuzione, si dhe dëmtime në krahun e majtë dhe këmbën e poshtme.
“Pavarësisht dëmtimeve, Giuliani është me humor të mirë dhe po rikuperohet në mënyrë të jashtëzakonshme,” shkroi Ragusa në rrjetet sociale. Ai shtoi se incidenti nuk ka qenë një “sulm i qëllimshëm” dhe kërkoi që njerëzit të përmbahen nga teoritë e konspiracionit.
Ragusa tregoi gjithashtu se pak para aksidentit, Giuliani ishte ndaluar nga një grua e përfshirë në një rast dhune në familje dhe se ai kishte ndihmuar menjëherë, duke thirrur shërbimet e emergjencës dhe duke qëndruar në vendngjarje deri në mbërritjen e policisë për të garantuar sigurinë e saj.
Rudy Giuliani u bë i njohur si “kryebashkiaku i Amerikës” pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, duke fituar respekt kombëtar për menaxhimin e krizës në New York. Por vitet e fundit ai ka qenë i përfshirë thellë në politikën republikane dhe sidomos në ekipin ligjor të ish-presidentit Donald Trump, duke përhapur pretendime të rreme për manipulim të zgjedhjeve të vitit 2020.
Pas kësaj, Giuliani është përballur me probleme të shumta ligjore. Ai është akuzuar në Georgia dhe Arizona për rolin e tij në përpjekjet për të përmbysur rezultatin zgjedhor. Në një çështje tjetër federale, një gjykatë e detyroi të paguajë 148 milionë dollarë si dëmshpërblim për dy punonjëse zgjedhore në Georgia, të cilat ai i kishte shpifur publikisht duke i akuzuar për manipulim me fletëvotime. Në janar, Giuliani u shpall fajtor për moszbatim të këtij vendimi gjyqësor dhe u vu në përbuzje gjykate.
Fatlum ishte ajo e mundshme që mu dha që kësaj vere, me familjen të kaloja disa ditë magjike në dy qytete që bujta dhe u gjenda i rrethngërthyer nga një prani ngjethëse dhe ngasëse, historie dhe arti, hershmërie dhe tashmërie, në Toluzë dhe Paris.
Çfarë rroka me ëndje dhe adhurim, se si më goditi në shpirt ai kremtim thesaresh që koha ka shpërblyer brezat, është sikur të zbraz një det që piva me një etje epike. Por do të dëshiroja të ndaja me ju, pak nga gjithëkjo ngrehinë e lartësuar në mëkim të magjishëm arti dhe besimi. Mirësis suaj do ju ofroj impresionon që ma lanë kishat dhe katedralet, aq sa munda të vizitoj në këto dy qytete, në ato pak ditë. Nuk dua tu lodh kokën me emra shenjtorësh e me histori e legjendat e këtyre galaksive të zbritjes së vullneteve të larta, në të epërmen forcë blatimi.
Brenda atyre kishave dhe katedraleve, ishte të ndiheshe jashtë çdo dimensioni racional kohe. Ngërthyer prej një prehjeje të Hyjt, e kapluar nga një ndjesi, që të përshkon si një hukamë, duke të të zbrazur nga boshi e mbushur me një plotni të shëlbyer në epjen e kulluar të shpirtit biblik.
Nuk mund ta imagjinoni se çfarë rëndese peshon mbi shpirtin ky qiell, lartësuar prej duarve magjibërëse dhe lutjeve përgjëruese të adhurimit të Zotit. Nuk je i vogël nën ketë madhështi, solemne, që krekoset mbi kokën tënde dhe struket poterisëse në zemrën dhe frymëmarrjen e ndërsyer, që e zë përfundi kjo peshë.
Kurrë nuk e kisha përjetuar lavdinë e përuljeve, sa nën këtë ngërthim të epërm frymësh dhe shpirtjesh. Se si ajo lartëson në etër të forcës së besimit, që ju blatuan këtij adhurimi. Qielli i këtyre kishave pikon yjet e gjithësisë, së atyre vullneteve që e shenjtëruan mundin dhe trupin, me atë bekim që sot na gjunjëzon.
Mjafton të prekësh këto gurë të gdhendur me daltë e përgjërim, të përqafosh këto mermere, të përpish këto kushtime të shenjta dhe të derdhura në dritë të hyjt arti, që ta ndjesh se si nën këtë kore të trashe kohe, vërshon një lum i rrëmbyer, ndjesish, djerse, gjaku dhe lotësh. Ndjen teksa pluskojnë mbi harrim, jetë dhe frymë, që pulson në ajrin e kësaj heshtje sublimi, ku droja ta struk edhe rrahjet e zemrës.
Qëndrova si një gur nën këtë kurm blatimi dhe e ndjeva Zotin se si pudros me aromë dhe melodi plagët e kohëlargësisë.
Dyert e drunjta, që hapeshin zoritshëm e heshtur, sillnin deri te ky çast, vërshimin e sopatave e rënkimin e mundimeve të shpirtrave dhe supeve, shiun dhe erërat që i rrahën, vështrimet që skalitën në gjendje që ndezën në këtë zedh të paepur hovin e një zotërimi. Ata, në kaq ngulm e hutim, nuk mi rrëfyen të gjitha, sa e sa pendestarë e shenjtore, kanë hyrë e dalë prej tyre, por gërvima e mbytur që rrëzohej në tabanin e gurtë, i rikthyen ato rendie e rrëshqanje, atë trokth të ndrojtur hapash e nxitim të teptisur besimtarësh. Dhe nuk u lodhën dhe dorëzuan ato porta as nga koha as nga mundimet, as nga plagët e as nga lëndimet. E ndanë botën dhe përbashkuan çdo frymë e drithërimë në atë magji, që u foli shpirtrave me zë e zjarr lartësimi në Hy.
Nuk gjendet askund përveçse në art dhe këtë gjenialitet forcash krijuese të asaj shpirtjeje të kredhur zëshëm e përulësisht, ku njeriu, duke lartësuar hirin e Hyut, të ketë përcaktuar caqet e kufirit, ku ai ka shndërruar arritjen e tij të epërme të besimit, në altar.
Ti i sodit sot këto madhështi, dhe e ke të pamundur se si, i gjithë ky qiell adhurimi i kredhur në gur dhe mermer, në statuja dhe kryevepra arti, në gjak dhe djersë, blatime e sakrilegj, përgjërim dhe lutje, dhe… stolisur me shpirtin e virtuozëve dhe pasionin e të përulurve, të qëndrojë pezull, mbi ty si dhe brenda teje.
E mora me vete në gjithë qenien time këtë papërshkrueshmëri të lartësuar, nga ata, të cilët gjithçka patën ishte mbrujtur me përulje dhe besim. Këto shtëpi të Zotit janë një testament i asaj force, i atij përkushtimi dhe asaj përulje, që i ngjiti deri në qiell navatat, deri atje ku zemra e tyre lypte, kërkonte, rrëmonte dhe gjente, shëlbim dhe amshim.
Fatlum isha që u mbusha me këtë qiell, të cilin doja ta ndaja me ju si një mirësi që universi i përjetësimit në art të besimit na ofron me një shpirt të madh sa adhurimi për Zotin.
Ish-Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik, njoftoi se do t’i kërkojë drejtpërdrejt udhëheqësit rus Vladimir Putin të mbështesë shkëputjen e entitetit serb nga Bosnja dhe Hercegovina, dhe ai synon ta bëjë këtë në tetor kur edhe planifikon të udhëtojë për në Rusi.
Në një deklaratë të botuar nga BBC në rusisht, Dodik pranoi se më parë ishte përpjekur ta bindte Putinin për këtë, por ai e kishte refuzuar. Por Dodik thekson se ai beson se në rrethanat e ndryshuara ia vlen t’i kthehet një ideje të tillë.
“Ne e kemi diskutuar tashmë këtë, por Putini gjithmonë e ka mbështetur Marrëveshjen e Dejtonit dhe integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës. Kjo u diskutua edhe herën e fundit që folëm. Por shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë. Do të përpiqem ta bind atë të mbështesë qëndrimin tonë (për pavarësinë e RS). Nuk e di nëse do të kem sukses, por patjetër do ta diskutoj”, tha Dodik.
Sipas ligjit, mandati i tij si president i Republikës Sërpska përfundoi pasi Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës e dënoi me një vit burg për moszbatim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë për Bosnjën dhe Hercegovinën.
Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës dhe Hercegovinës ka shpallur zgjedhjet për presidentin e ri të Republika Srpska për 23 nëntor, por Dodik refuzon të largohet nga zyra presidenciale në Banja Luka.
Ai ndoqi vendimin e parlamentit të entitetit për të organizuar një referendum në më 25 tetor, në të cilin votuesit do të japin fjalën e tyre nëse vendimi i Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe vendimi për revokimin e mandatit presidencial duhet të respektohen.
Më parë, ai e përshkroi atë si një “ngrohje” për referendume të reja, dhe tani i tha BBC-së se Bosnja dhe Hercegovina “nuk e meriton të drejtën për të ekzistuar”, kështu që është logjike për të që serbët që jetojnë aty të kërkojnë “statusin e një vendi të pavarur” për Republikën Sërpska.
Më parë, në një intervistë me portalin pro-rus Sputnik, ai tha se do t’i kërkonte Putinit të vërë veton ndaj miratimit të Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në tetor për të zgjatur mandatin e misionit ushtarak të BE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, Althea.