Kreu Blog Faqe 118

“Serbët e Bosnjës duan pavarësinë”, Dodik nuk dorëzohet: Putin më refuzoi, por do shkoj në Moskë ta bind

0

Ish-Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik, njoftoi se do t’i kërkojë drejtpërdrejt udhëheqësit rus Vladimir Putin të mbështesë shkëputjen e entitetit serb nga Bosnja dhe Hercegovina, dhe ai synon ta bëjë këtë në tetor kur edhe planifikon të udhëtojë për në Rusi.

Në një deklaratë të botuar nga BBC në rusisht, Dodik pranoi se më parë ishte përpjekur ta bindte Putinin për këtë, por ai e kishte refuzuar. Por Dodik thekson se ai beson se në rrethanat e ndryshuara ia vlen t’i kthehet një ideje të tillë.

“Ne e kemi diskutuar tashmë këtë, por Putini gjithmonë e ka mbështetur Marrëveshjen e Dejtonit dhe integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës. Kjo u diskutua edhe herën e fundit që folëm. Por shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë. Do të përpiqem ta bind atë të mbështesë qëndrimin tonë (për pavarësinë e RS). Nuk e di nëse do të kem sukses, por patjetër do ta diskutoj”, tha Dodik.

Sipas ligjit, mandati i tij si president i Republikës Sërpska përfundoi pasi Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës e dënoi me një vit burg për moszbatim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë për Bosnjën dhe Hercegovinën.

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës dhe Hercegovinës ka shpallur zgjedhjet për presidentin e ri të Republika Srpska për 23 nëntor, por Dodik refuzon të largohet nga zyra presidenciale në Banja Luka.

Ai ndoqi vendimin e parlamentit të entitetit për të organizuar një referendum në më 25 tetor, në të cilin votuesit do të japin fjalën e tyre nëse vendimi i Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe vendimi për revokimin e mandatit presidencial duhet të respektohen.

Më parë, ai e përshkroi atë si një “ngrohje” për referendume të reja, dhe tani i tha BBC-së se Bosnja dhe Hercegovina “nuk e meriton të drejtën për të ekzistuar”, kështu që është logjike për të që serbët që jetojnë aty të kërkojnë “statusin e një vendi të pavarur” për Republikën Sërpska.

Më parë, në një intervistë me portalin pro-rus Sputnik, ai tha se do t’i kërkonte Putinit të vërë veton ndaj miratimit të Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në tetor për të zgjatur mandatin e misionit ushtarak të BE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, Althea.

Kërkohet urgjentisht heqja e titullit “Qytetar Nderi” për George Sorosin në Tiranë

0

Demokrati Klevis Balliu ka kërkuar me forcë heqjen e titullit “Qytetar Nderi” që i është akorduar George Sorosit një nga figurat më të diskutuar dhe kontestuara ndërkombëtarisht.

Balliu ka mbështetur kërkesën e tij me deklaratat e Donald Trump, i cili e ka quajtur Sorosin “armik të demokracisë”.

Në një deklaratë për media, Balliu theksoi se është “e padenjë dhe sfiduese” që Sorosi të mbajë këtë titull në Shqipëri, duke i referuar gjithashtu kërkesës së administratës Trump për hetimin e Sorosit dhe djalit të tij mbi bazën e ligjit RICO, që përdoret për organizata kriminale.

Ai e cilësoi këtë si një “titull korruptiv” dhe kërkoi që ai të hiqet menjëherë, duke e lidhur këtë me nevojën për hetime nga FBI mbi aktivitetet e Sorosit në Shqipëri.

Shtyhet shpallja e rezultatit, PD vendos të ankimojë në Kolegjin Zgjedhor rezultatin e 11 Majit

0

Partia Demokratike ka vendosur të godasë në Kolegjin Zgjedhor vendimin për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare.

Për këtë shkak, deri në vendimin e gjykatës, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nuk mund të dekretojë datën kur do të mblidhet Parlamenti i ri.

Sipas Kodit Zgjedhor, gjykata ka 10 ditë afat për t’u shprehur në lidhje me ankimimin e Partisë Demokratike, por ky është afati maksimal që parashikon ligji.

Në çdo skenar duket se nuk cenohet mbledhja e Parlamentit në datën 12 shtator, kur pritet të nisë legjislatura e re, sipas Partisë Socialiste.

Burime pranë mazhorancës bëjnë me dije se në datën 11 shtator, kryeministri Edi Rama do të mbledhë Asamblenë Kombëtare e do të shpallë qeverinë me të cilën do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.

Ndërkohë që një ditë më pas, në 12 shtator do të zhvillohet edhe mbledhja e parë e Parlamentit të ri.

Në këtë mandat të ri qeverisës, mazhoranca socialiste ka vendosur të bëjë disa ndryshime edhe në strukturën e Parlamentit, duke krijuar 11 komisione të përhershme nga 8 që ka aktualisht.

Ja 4 kandidatët që kërkojnë “vendin” e Altin Dumanit

0

SPAK-u në fund të vitit pritet të ketë një drejtues të ri, ashtu siç e përcakton ligji që mandati i kreut të institucionit është trevjeçar dhe zgjedhja e tij bëhet në KLP.

Sipas ligjit, në KLP ka votim me kandidatura alternative. Votohet pasi kandidatët paraqesin platformat e tyre dhe bëhet zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK-ut.

Gjate 3 viteve në krye të SPAK-ut, Dumani tregoi se me ndershmëri dhe duke zbatuar ligjin Prokuroria mund të çojë në bankën e të akuzuarve edhe ata që quheshin “të paprekshmit”.

Sipas të dhënave që ka siguruar “CNA” nga burime të saj jozyrtare, deri në momentin e tanishëm janë 4 emra që mund të garojnë për kreun e SPAK-ut:

Adnan Xholi është emri më i përfolur deri tani në garën për kreun e SPAK-ut. Xholi është një nga njerëzit që qëndron dhe e kemi parë shpesh në krah të majtë të Dumanit në komisionet parlamentare apo takimet e tjera publike.

Emri i dytë është Vladimir Mara. Një tjetër prokuror në SPAK, një emër që pretendon. Në disa dosje dhe arrestime tëbujshme qëndron firma e tij.

Emri i tretë në garë është Klodian Braho, prokurori i dosjes “5D” dhe inceneratorit të Elbasanit.

Emri i katërt, jo i fundit dhe jo më i parëndësishmi, është Anita Jella. Një prokurore me integritet dhe në rast se do të zgjidhej ajo për herë të parë SPAK-u do të kishte një zonjë në krye të institucionit.

Ulsi Manja destrukton Edi Ramën si kryeministër i një qeverisje rrumpallë

0

Deklarata e Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, në përpjekje për të mbështetur Kryeministrin Edi Rama në aksionin kundër ndërtimeve pa leje, përbën një akt vetëdemaskimi institucional që, në vend që të forcojë narrativën e qeverisë, ekspozon rrënjët e një sistemi të degraduar që ka funksionuar për më shumë se një dekadë. Në përshkrimin e tij të Shqipërisë, Manja nuk kursen asnjë imazh grotesk: kioska që zaptojnë hapësira publike, kasapë që therin bagëti pas dyqaneve, qoftehane mbi trotuarë, plehra në çdo cep, ndërtues që shesin të njëjtin apartament disa herë. Kjo panoramë nuk është thjesht një përshkrim i realitetit urban, por një akt akuzues ndaj vetë qeverisjes që ai përfaqëson. Nëse Shqipëria është kthyer në një rrumpallë, siç thotë Manja, atëherë kush e ka lejuar, ushqyer dhe institucionalizuar këtë rrumpallë për 12 vite me radhë?

Analiza e Manjës nuk ka nevojë për interpretim pasi kemi një shtet rrumpallë, të degraduar, të degjeneruar ku anembanë sundon kaosi. Pasqyrimi i Manjës është si film me metrazh të shkurtër, ku kryefjala e shtetit 12 vjeçar të Edi Ramës është kaosi. Si për ti vënë kapak floriri gjithë kësaj tragjedie shqiptare Ulusiu i jep të drejtë kryeministrit të tij duke akuzuar drejtësinë që nuk pranon të ndryshojë dhe të vërë zbatojë epshet shtazarake të kryeministrit të tij për tu hakmarrë ndaj drejtësisë.

Në përpjekje për të justifikuar aksionin aktual si një pastrim moral dhe institucional, Manja përfundon duke e pranuar se paligjshmëria është kthyer në mentalitet. Kjo nuk është më një shkelje sporadike, por një kulturë e rrënjosur, një sistem paralel që ka funksionuar në simbiozë me shtetin zyrtar. Dhe ky pranim, i bërë në mënyrë të pavetëdijshme, është një dëshmi e qartë se qeverisja e Edi Ramës ka dështuar në ndërtimin e një shteti ligjor. Në vend që të artikulojë një reformë të qëndrueshme, Manja përdor një gjuhë të mbushur me imazhe të forta, por pa substancë institucionale. Ai nuk flet për mekanizma kontrolli, transparencë, ndëshkueshmëri apo reforma në drejtësi. Ai flet për tenda metalike dhe varreza makinash, si të ishte një regjisor i një filmi grotesk, ku çdo skenë është një metaforë e dështimit.

Presidenti Trump shkurton 3.3 milionë euro ndihmë për komunitetin LGBT në Ballkan

0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të shkurtojë gati 4.3 miliardë euro në ndihmën e huaj dhe fondet për ruajtjen e paqes të miratuara nga Kongresi i SHBA-së, përfshirë 3.3 milionë euro për “promovimin e demokracisë midis personave LGBT në Ballkanin Perëndimor”, raporton New York Post.

Trump planifikon ta bëjë këtë përmes një procedure të rrallë të quajtur “anulim xhepi”, një masë ligjërisht e diskutueshme që nuk është përdorur prej 48 vjetësh.
Këto fonde ishin të destinuara për organizata të ndryshme joqeveritare dhe qeveri të huaja, dhe në fillim të këtij viti ato u ndaluan nga Zyra e Buxhetit të Menaxhimit të Shtëpisë së Bardhë (WHOMB), pas së cilës ato mbetën të bllokuara në “purgatorin” ligjor për shkak të një padie të ngritur nga Këshilli Global i Shëndetit, organizata kryesore anëtare në botë e dedikuar për avancimin e shëndetit global.

Pse Putin dhe Trump po kërcënojnë Europën?

0

Hapi vendimtar drejt përdorimit të 210 miliardë eurove në asete ruse të ngrira në Evropë për mbrojtjen dhe rindërtimin e Ukrainës është ende larg. Takimi i Ministrave të Jashtëm të BE-së në Danimarkë përfundoi dje pa një marrëveshje.

Shtetet baltike dhe Polonia po bëjnë presion që fondet të sekuestrohen menjëherë, ndërsa Kievi raporton një boshllëk prej dhjetëra miliardësh që pritet vitin e ardhshëm.

Por Franca, Gjermania, Italia dhe Belgjika, ku ndodhet Euroclear, kujdestari i aseteve të Moskës, vazhdojnë të ngurrojnë. Kjo çështje është pasoja e mundshme ligjore dhe financiare të një operacioni të tillë, ndërsa Brukseli thekson se fitimet e gjeneruara nga asetet tashmë po marrin formë për të mbështetur Ukrainën.

“Politikisht do të kishte kuptim, por ka dyshime në lidhje me bazën ligjore, dhe nëse po, do të ishte një dhuratë për Putinin”, paralajmëroi Ministri Antonio Tajani.

Belgu Maxime Prévot ishte edhe më i drejtpërdrejtë në lidhje me asetet e Moskës. “Konfiskimi i tyre është jashtë diskutimit. Ato mbrohen nga e drejta ndërkombëtare. Një sekuestrim do të shkaktonte paqëndrueshmëri financiare dhe do të gërryente besimin në euro”, tha ai.

Takimi i ministrave të BE-së në Kopenhagen, megjithatë, shërbeu për të nisur diskutimet mbi sanksionet e reja për të detyruar Kremlinin të negociojë, vetëm disa orë para skadimit të ultimatumit të Trump për t’u takuar me Zelenskyn. Edhe një herë, Hungaria u tërhoq.

“Sot do të duhet të përballemi me një cunami mbështetjeje për luftën”, tha Ministri Szijjártó.

Paketa e nëntëmbëdhjetë e sanksioneve kundër Rusisë është duke u shqyrtuar. Ato variojnë nga tarifat te financat, nga flota në hije te energjia. Propozimet pritet të paraqiten këtë javë, duke përkuar me një takim të Koalicionit të të Gatshmëve, mbi të cilin po punojnë Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ministri francez Jean-Nowl Barrot pohon se “Evropa është gati të marrë përgjegjësi”, ndërsa thekson se se “për herë të parë, Shefat e Përbashkët të Shtabit kanë hyrë në detaje rreth garancive të sigurisë” që do t’i ofrohen Kievit.

“Në Europë, përfshirë Gjermaninë, po ndërmerren hapa drejt rimilitarizimit të kontinentit, duke mos marrë parasysh paralelet historike”, tha Putin pak para udhëtimit të tij për në Kinë.

Sinjale armiqësore ndaj BE-së po vijnë edhe nga Uashingtoni. Pasi samiti Trump-Putin në Alaska dështoi të jepte ndonjë përparim të dukshëm, zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë thanë se disa udhëheqës europianë janë fajtorë që e shtynë Ukrainën të rezistojë ndërsa presin lëshime territoriale nga Rusia që ata i konsiderojnë të pamundura.

“Europianët nuk mund ta zgjasin këtë luftë dhe të ngrenë pritje të paarsyeshme, duke kërkuar që Amerika të mbajë kostot”, tha SHBA.

Sipas një burimi tjetër të Shtëpisë së Bardhë, udhëheqësi amerikan po shqyrton tërheqjen nga përpjekjet diplomatike derisa njëra ose të dyja palët të fillojnë të tregojnë fleksibilitet më të madh: “Le t’i lëmë të luftojnë me njëra-tjetrën për një kohë dhe të shohim se çfarë ndodh”./ La Repubblica

Borovë, atje ku cdo gjë është bio!

0

Shkruan Halil Teodori

Nga Tirana në zemër të malsisë së Borovës.
Janë diku rreth 100 kilometra rrugë, dhe një dëshirë për ta lënë pas këtë distancë, e për tu përqafu shpirtërishtë në krahët e një pamje magjepse.

E gjithë gjatsia e rrugës deri në Borovë është e asfaltuar.
Ndalesen e bera te Trofta Borovës një restorant i mrekullushëm pothujse i klasit të lartë me një shërbim të jashtzakonshëm.
Sapo kemi arritur në Borovë, përballesh me përshëndetjen bujare të të zotve të shtëpisë Shkelqim e Zela Golli, në ballin e të cilëve shaqet një buzëqeshje rrezuse e inkandeshente që zbretderi në truallin e mirëseardhjes, kësaj gostie që zor se egjen diku tjetër.
Shkova pa lajmëruar sepse kisha pak informacin kur u nisa nga Neë Yorku.Megjithse restoranti ishte plot si brenda ashtu dhe jasht, të zotët e lokalit Shkëlqimi dheZela u kujdesën si të themi jasht mundësive për të na krijuarte një tavolin dhe u bë.
Relieve allasoi,pamje mahnitse si askund tjetër, afrohen të gërmojnë në vullnesën tonë për ta shijuar, duke na sjell e joshur në vorbullën e kohës, në përjetësinë e ndodhive, të cilat e kishin pagëzuar këtë krahinë dhe banorët e saj më shumë si personazhe legjendash.
Njerëzit e kësaj ane çfarë kumtojnë është e tjetërgjë. Borova është pushtuar e djegur disa herë nga pushtuesit e shumtë.

Vendi ka qenë rrugë kalimi nga jo vetëm nga Okshtuni por edhe nga Klenja për në Studën.
Gojtarë e shkrues nuk janë kursy përshkrimin që kanë fosilizu në të shkumen, e që me e ndesh dhe me u përball me të hap pas hapi.
Gjithsesi, relievi, mrazi i dimrave të gjatë, varrët e gjakut e zakoneve, kanë gdhend shumëçka në formëzimin e karakteristikave, personalitetit dhe bujarisë.
Gjithçka, në Borov, Zabzu dhe gjithë zonën përreth ajo që malet kanë shkruar në kodin e tyre gjenetik, është krenaria, besa dhe zemërbardhësia.
Emri Borovë, është i lashtë.
Hamendjet dhe hipotezat, kanë bërë që toponimet e vendeve të ndryshme të ngjizeshin në kryeherë prej pozitave gjeografike. Edhe borova nuk bën përjashtim prej kësaj se nga erdhi ky emër. Mbështetur në të dhënat hulumtuese të grumbulluar, borova është e lashtë sa gjihë historia e Iliridës (Dibrës). Disa historian janë munduar ta paraqesin borovën si Gollobord, por kjo nuk është e vërtetë. Të tjera zakone dhe të tjera tradita si në veshje, dialect, zakone e tradita që ka golloborda nuk gjenden në borov. Gjuha e borovës është një dialekt i pastër i gegnishts Shqipe.
Pozitat gjeografike e vendit midis malesh të larta dhe të thepisura, në përditshmërinë e mbijetesës ku banorët e kësaj ane duke punuar, kullotur bagëtinë, kanë qenë të mrekulluar me cfar u kishtë pru zoti dhe dhënë natyra e maleve nga mali i Zylit e deri në shebrenik.
Mal mbi mal kullosin bagëtia në këta anë thotë Zela, nga ku edhe djathi i servirur është bio i prodhuar nga blegtor të mrekullushëm të zonës.
Trofta e thatë, dhe trofta origjinale bio serviret në këtë restorant.
Përvec troftës djathit e disa prodhimeve të tjera blektorale si mish keci, mish vici, mish qingji aty shërbehet edhe me ujë të gurrave të borovës që është me shije të mrekullushme.

Në borovë e ka zanafillën nga ku fillon një degë e Drinit të Zi.
Janë katër gurra që formëzojnë lumin e drinit, i cili kalon nëpër Sebisht, Okshtun, Smollik, Lubalesh dhe bashkohet me degën tjetër të drinit në Gjoricë.

 

Në portën e shurdhit trokit sa të duash!

0

Shkruan Ardi Stefa

Metaforikisht
Një aforizëm popullor, një metaforë e hidhur për realitetin tonë: kur përballesh me kotësinë, joefektivitetin, shurdhërinë e një veprimi dhe atyre që nuk duan të dëgjojnë, çdo trokitje mbetet thjesht një jehonë në ajër. Nuk ka rëndësi sa të drejtë ke, sa argumente sjell apo sa herë përsërit. Porta është e mbyllur, dhe brenda saj sundon vullneti për të mos dëgjuar.

Shurdhëria, në këtë kuptim, nuk është mangësi fizike, por qëndrim. Metaforikisht ka dy anë që këmbëngulin: Dërguesin dhe marrësin, që të dy që refuzojnë të kuptojnë situatën, argumentin pasionant e logjik, indiferencën dhe mbylljen.

Është zgjedhja për të injoruar, për të mos parë realitetin, për të mos pranuar asnjë zë përtej vetes.

Dhe kështu, porta kthehet në simbol të atij që nuk dialogon, që nuk lëviz, që mbyll veshët.

Në portën e shurdhit, trokitjet nuk janë më kërkesa, por prova e kotësisë. Ato tregojnë më shumë për durimin dhe këmbënguljen e atij që troket, sesa për ndonjë shpresë se brenda do të hapet dera. Në fund, metafora të mëson një gjë: “Jo çdo përpjekje sjell rezultat, jo çdo fjalë kuptohet. Ka njerëz që duhet t’i lëmë në heshtjen e tyre dhe se ka dyer, në të cilat nuk duhet trokitur pafundësisht, sepse janë ndërtuar pikërisht për të mos u hapur.”

Realisht
Në politikën shqiptare ka një derë që kurrë nuk hapet: porta e shurdhit. Aty shkojnë qytetarët me hallet e tyre, intelektualët me idetë e tyre, gazetarët me pyetjet e tyre, dhe të gjithë dalin po ashtu si hyjnë, me duar bosh e me një zhgënjim më shumë. Sepse porta nuk është bërë për t’u hapur, por për të treguar se ekziston.

Trokit sa të duash: për rrogat, për pensionet, për korrupsionin, për drejtësinë, për ujë e drita. Porta të sheh me indiferencë, të dëgjon me veshët e mbyllur dhe, në rastin më të mirë, të hedh ndonjë premtim si kockë qeni. Ironia është se kjo portë quhet “institucion demokratik”.

Ata brenda e dinë mirë se qytetarët janë këmbëngulës. Do trokasin sot, do trokasin nesër. Por në vend që të hapet, porta mbyllet edhe më shumë, me grila të blinduara, me gardhe sigurie, me sekretare si Cerberi dhe me buzëqeshje të rreme. Sepse shurdhëria politike e sociale nuk janë aksident, por strategji: kush nuk dëgjon, nuk vepron e, kur nuk vepron, nuk mban përgjegjësi.

Në portën e shurdhit mund të trokasësh sa të duash. Trokitja jote nuk shërben për të hapur derën, por për të ushqyer iluzionin se brenda është dikush që ndoshta do të hapë. Dhe kështu demokracia kthehet në farsë: qytetari troket, politika hesht, ndërsa porta e shurdhit mbetet monumenti më i madh i tranzicionit shqiptar, i talljes dhe i fasadës që zëri ynë ka vlerë e peshë.

POSTIMET E FUNDIT