Kreu Blog Faqe 119

Në portën e shurdhit trokit sa të duash!

0

Shkruan Ardi Stefa

Metaforikisht
Një aforizëm popullor, një metaforë e hidhur për realitetin tonë: kur përballesh me kotësinë, joefektivitetin, shurdhërinë e një veprimi dhe atyre që nuk duan të dëgjojnë, çdo trokitje mbetet thjesht një jehonë në ajër. Nuk ka rëndësi sa të drejtë ke, sa argumente sjell apo sa herë përsërit. Porta është e mbyllur, dhe brenda saj sundon vullneti për të mos dëgjuar.

Shurdhëria, në këtë kuptim, nuk është mangësi fizike, por qëndrim. Metaforikisht ka dy anë që këmbëngulin: Dërguesin dhe marrësin, që të dy që refuzojnë të kuptojnë situatën, argumentin pasionant e logjik, indiferencën dhe mbylljen.

Është zgjedhja për të injoruar, për të mos parë realitetin, për të mos pranuar asnjë zë përtej vetes.

Dhe kështu, porta kthehet në simbol të atij që nuk dialogon, që nuk lëviz, që mbyll veshët.

Në portën e shurdhit, trokitjet nuk janë më kërkesa, por prova e kotësisë. Ato tregojnë më shumë për durimin dhe këmbënguljen e atij që troket, sesa për ndonjë shpresë se brenda do të hapet dera. Në fund, metafora të mëson një gjë: “Jo çdo përpjekje sjell rezultat, jo çdo fjalë kuptohet. Ka njerëz që duhet t’i lëmë në heshtjen e tyre dhe se ka dyer, në të cilat nuk duhet trokitur pafundësisht, sepse janë ndërtuar pikërisht për të mos u hapur.”

Realisht
Në politikën shqiptare ka një derë që kurrë nuk hapet: porta e shurdhit. Aty shkojnë qytetarët me hallet e tyre, intelektualët me idetë e tyre, gazetarët me pyetjet e tyre, dhe të gjithë dalin po ashtu si hyjnë, me duar bosh e me një zhgënjim më shumë. Sepse porta nuk është bërë për t’u hapur, por për të treguar se ekziston.

Trokit sa të duash: për rrogat, për pensionet, për korrupsionin, për drejtësinë, për ujë e drita. Porta të sheh me indiferencë, të dëgjon me veshët e mbyllur dhe, në rastin më të mirë, të hedh ndonjë premtim si kockë qeni. Ironia është se kjo portë quhet “institucion demokratik”.

Ata brenda e dinë mirë se qytetarët janë këmbëngulës. Do trokasin sot, do trokasin nesër. Por në vend që të hapet, porta mbyllet edhe më shumë, me grila të blinduara, me gardhe sigurie, me sekretare si Cerberi dhe me buzëqeshje të rreme. Sepse shurdhëria politike e sociale nuk janë aksident, por strategji: kush nuk dëgjon, nuk vepron e, kur nuk vepron, nuk mban përgjegjësi.

Në portën e shurdhit mund të trokasësh sa të duash. Trokitja jote nuk shërben për të hapur derën, por për të ushqyer iluzionin se brenda është dikush që ndoshta do të hapë. Dhe kështu demokracia kthehet në farsë: qytetari troket, politika hesht, ndërsa porta e shurdhit mbetet monumenti më i madh i tranzicionit shqiptar, i talljes dhe i fasadës që zëri ynë ka vlerë e peshë.

Spektakli i fadromave të hajdutit Edi Rama dhe fasada e BE-së

0

Shkruan Redi Minga

U bën disa muaj që, fadromat e qeverisë kanë dal në terren për të rrënuar vila e ndërtime pa leje. Pamjet shiten si “forca e ligjit” dhe si dëshmi se Shqipëria “po përgatitet për BE-në”. Por e vërteta është krejt tjetër: kemi një kryeministër të kthyer në kryetar komune, që përdor fadromën si armë propagande, ndërkohë që problemet e mëdha të vendit zhyten në harresë.

Ku ishte Rama dhe shteti kur u ndërtuan këto vila?

Këto ndërtime luksoze nuk u ngritën brenda natës. Ato kanë vite që ekzistojnë, me rrugë, drita dhe lidhje me ujësjellësin publik. Dhe nuk janë ndërtuar në fshehtësi, por hapur, me mbështetje të heshtur nga pushteti lokal e qendror.

  • Kush i dha lejet?
  • Kush i mbylli sytë?
  • Kush përfitoi ryshfetet për t’i lënë të lulëzojnë?

Pikërisht njerëzit e qeverisë, klientët e pushtetit dhe oligarkët e lidhur me Ramën.

Spektakli i rrënimeve

Sot, kur i duhet të tregojë “forcë”, Rama del me fadroma dhe rrënon. Por ky nuk është shtet ligjor, është shtet spektakli. Për një kryeministër, ligji nuk bëhet me kamera, por me institucione të forta, gjykata që funksionojnë dhe dënim të atyre që kanë lejuar e nxitur ndërtime pa leje.

Në vend të ndëshkimit të atyre që e shkaktuan këtë gjendje, Rama zgjedh të ndëshkojë muret dhe betonin. Dhe ky është mashtrimi i radhës.

Shqipëria në BE, por vetëm në propagandë

Rama shfaqet sikur po pastron vendin për BE. Por Brukseli nuk kërkon propagande. BE kërkon:

Drejtësi të pavarur;

Gjykata që nuk varen nga kryeministri;

Media të lira;

Luftë të vërtetë kundër korrupsionit;

Ekonomi të shëndetshme dhe ndalim të emigrimit masiv.

Asnjë nga këto nuk po ndodh. Përkundrazi, Shqipëria po boshatiset nga qytetarët, ndërsa pushteti kap çdo qelizë të shtetit.

Kryeministër me fadromë që kërkon të grabisë edhe pronat e ushtarakëve

Rënimi i vilave dhe ndërtimeve pa leje nuk është politikë shtetërore, por një akt shfaqjeje për të mbuluar dështimet e tij në ekonomi, drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. Rama e ka kthyer propagandën në një armë pushteti, ndërkohë që realiteti i shqiptarëve bëhet gjithnjë e më i vështirë.

Por rreziku më i madh është plani i Ramës për të futur ushtrinë nën administratën e tij, me qëllim grabitjen e pronave ushtarake. Ky veprim jo vetëm që është një skandal, por edhe cënon direkt sigurinë kombëtare. Heqja e ushtrisë nga pikat strategjike e dobëson aftësinë e saj për të përmbushur misionin kushtetues dhe mbrojtës. Shqipëria nuk ka luksin të mbetet pa asetet e saj ushtarake, ndërsa një Kryeministër i papërgjegjshëm i shet për interesa private.

Në vend që të forcojë shtetin dhe ushtrinë, Rama i dëmton ato duke e shndërruar pushtetin e tij në një kompani ndërtimi dhe shkatërrimi, ku prioritet është propaganda dhe jo interesi kombëtar.

Rama nuk duket më si udhëheqës i një shteti kandidat për BE, por si një shef inspektorati ndërtimor. Ai ka humbur profilin e një kryeministri që përfaqëson kombin në arenën ndërkombëtare. Sot, shfaqet vetëm si një menaxher lokal, që bën spektakël mbi rrënoja për të mbuluar dështimet e mëdha.

Fadromat e Ramës nuk tregojnë forcën e ligjit, por dobësinë e shtetit. Ato janë dëshmi e një pushteti të kapur nga propaganda, që fshihet pas spektaklit për të mbuluar korrupsionin. Dhe sa kohë që Shqipëria qeveriset si një “komunë e madhe” dhe jo si një shtet modern europian, dita e hyrjes në BE do të mbetet një mashtrim i përhershëm.

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Mediat e Edi Ramës në sulme agresive kun[r Amerikës dhe Presidentit Donald Trump

0

Të paktën dy nga tre mediat kombëtare prej disa javësh janë hedhur në një sulm agresiv mediatik kundër Presidentit Trup. Këto media janë nën kontrolin e plotë të Ramës. Mjafton të shikosh se si është kronologjia e lajmeve për të kuptuar se kush qëndron pas këtyre sulmeve me regji kundër Presidentit amerikan.

Në fillim lajmet hapen me cdo njoftim zyrtar të qeverisë, sa të vjen ër të vjellë që ti frekuentosh media të tilla të kthyera në një kuplera ku shfryn epshet e tij kreu i regjimit.

Pas lajmeve të qeverisë fillojnë sukseset imegjinare të regjimit dhe pas këtyre sukseseve imagjinare nisin lajmet ekstreme negative ndaj Presidentit Trump me titujt bombastik si “SHBA po shkon drejt katastrofës”, “SHBA tradhëton NATO-n”, “Tarifat e Trump do të sjellin kaatsrofën për ekonominë amerikane” ndërkohë që të gjitha këto janë lajme të rreme që u referohen mediave radikale të majta agresive ndaj Trump.

E njejta situatë me fletushkat mediatike online të kontrolluara nga Rama. Një urrejtje e përzier me dëshpërim për perandorinë e humur politike të mbështetjes se Ramës në Shtetet e Bashkuara me largimin e demokratëve dhe fitoren e Trump.

Po përsë gjithë ky dëshpërim ndaj Trump dhe Sheteve të Bashkuara?

Përgjigja është Rama. Janë mllefet dhe urrejtja e tij që shkarkohet në mediat e kontrolluara prej tij kundër Trump dhe Shteteve të Bashkuara, që prej muajsh kanë ndryshuar qasje ndaj regjimit të Tiranës.

Asnjë mbështetje politike, asnjë mesazh për fitoren imagjinare të 11 majit dhe shtim i kritikave me raporte dhe prani të shtuar të DEA-s në Shqipëri, në një monitorim të trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave.

Refuzime të prera Ramës për të bërë foto me Zv.Presidentin Vance apo Marco Rubio.

Ky ndryshim i qëndrimit të Amerikës është i qartë sikurse po kaq të qarta janë edhe sulmet prej frikacaku të Ramës ndaj Trump dhe SHBA me mediat që ai ka nën kontroll. Por nuk mbaron këtu…

SPAK t’i sekuestrojë Ilir Metës të gjitha pasuritë e jo të merret me përralla…

0

Pas mbylljes se hetimeve, SPAK dërgon ne gjykate si te pandehur Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe 3 persona të tjerë.Ish-presidenti dhe ish-bashkëshortja e tij akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje te ardhurash.

SPAK thotë se ata përdorën pushtetin për të favorizuar biznese, në këmbim të shpërblimeve. Avokati i njohur, Romeo Kara,u shpreh se, Prokuroria e Posaçme është kujdesur që akuzat e ngritura ndaj Metës të aprovohen edhe nga Gjykata, pasi siç thotë ai provat janë kokëforta dhe provojnë veprimtarinë e jashtëligjshme të Metës.

“Tani fillon procesi i gjykimit paraprak dhe palët në këtë gjykim do të shikojnë ligjshmërinë e akteve. Kjo procedurë mund të zgjasë më gjatë se në gjykime të thjeshta, besoj mund të shkojë deri në tre apo katër muaj. SPAK është matur shumë gjatë në këtë proces, mbase nga frika që mos t’i bjerë dhe ndonjë akuzë dhe është munduar t’i justifikojë të gjitha faktet që ka në akuzë”, tha ai për “Abc News”.

Ai theksoi se ish-kreu i shtetit, Ilir Meta rrezikon një dënim deri në 15 vjet burg. Më tej ai theksoi se drejtësia duhet t’u konfiskojë të gjitha pasuritë dhe përmes kësaj të japë një shembull për të gjitha funksionarët shtetërore.

“Metën e shoh, nëse jo gjykim të shkurtuar, 12 -15, por dhe më shumë vite. Me gjykim të shkurtuar e shoh nga 8-12 vite burg. Në akuzat për korrupsion, Meta ka ortakë. Mendoj se këtyre duhet t’u konfiskohen të gjitha pasurie. E para se është e merituar. Ne në këtë gjendjet që kemi, në zhbërjen totale të morale, sidomos atij politikë, duhet të japim shembull për ndëshkim të merituar”, u shpreh ai.

Kandidati “Pykë” pas Altin Dumanit

0

Shkruan Elton Qyno

Kur na ndajnë dhe 3 muaj e 19 ditë nga përfundimi i mandatit të Altin Dumanit, si titullar i SPAK, në webfaqet informative rishtazi më kapi syri një titull që njoftohej se: “…Kush janë 4 emrat e kandidatëve që kërkojnë vendin e Altin Dumanit…”?

Megjithëse i kisha parasysh, instinktivisht godita titullin dhe ja më dolën 4 kandidatët, statura e prokurorit Adnand Xholi, Anita Jella, Klodian Braho dhe Vladimir Mara.

Mendoj se është ende herët për të folur për kandidatë potencialë për kreun e SPAK, kur duhen dhe ca muaj, aq më tepër që muaji Shtator e Tetor, ka përpara shumë angarira të tjera.

KLP pritet të hapë garën për regjistrimin e kandidaturave në 19 shtator, por dosjet shkojnë në Protokoll, andej nga nëntori.

Për më tepër që edhe komisioni i pleqësisë (më të vjetrit) në SPAK, u përfshi në një sherr mes njëri-tjetrin, duke sjellë krisje mbi emrat preferencialë të dy oficerëve të BKH-së, se kush duhet të bëhet kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Elton Kërluku apo Joni Keta.

Ende drejtuesi i Byrosë nuk është zgjedhur, por emri do mësohet shumë shpejt në Shtator.

Megjithëse nuk jam Ekspert i Nivelit të Lartë si ca e ca apo studiues, eksperienca ime si gazetar Kronike dhe pranë Prokurorisë, më ka mësuar shumë raste që kandidatët që lakohen shumë shpejt në media, çuditërisht asnjëri prej tyre nuk zgjidhet, nuk fiton.

Duket sikur ata lançohen për debat mediatik për ta elektrizuar paksa garën, për ta bërë sa më interesantë, por harrojnë se gjithmonë ka një tjetër kandidat potent.

Një kandidat që nuk flitet shumë dhe ky është “Kandidati Pykë”.

“Pyka” qëndron gjithmonë i heshtur, thuajse i padukshëm, si ai qendër sulmuesi në një ekip futbolli, i cili pret momentin e duhur dhe shfaqet në garën e lojës dhe fap, shënon Gol.

Unë kujtoj se kështu ndodhi kur flitej shumë në media se Kryeprokuror të Përgjithshëm, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, kishte zgjedhur Shkëlqim Hajdarin, por fap disa ditë më pas situata mori tjetër rrjedhë.

Pasi kandidati “Pykë”, që në këtë rast ishte Ina Rama, u zgjodh Prokurore e Përgjithshme.

Shkëlqim Hajdarit, në atë kohë i mbeti vetëm emri nëpër faqet e para të gazetave si Drejtues i Prokurorisë së Përgjithshme.

E njëjta gjë ndodhi edhe me zgjedhjen e Prokurori të Përgjithshëm me mandate të Përkohshëm. Edhe këtu formula e “Kandidatit Pykë” gjeti zbatim.

Ferdinand Elezi, u kap thuajse në pritë dhe krejt i befasuar nga kamerat e shumë televizioneve që e prisnin poshtë, teksa dilte nga Prokuroria e Përgjithshme si kandidati më potencial për të marë postin e Adriatik Llallës, që atë kohë ishte në 7 ditët e fundit të mandatit të tij.

Por ja që emri i Fredit, u hodh ushqim në media për tu djegur.

Kandidati “Pykë”, Arta Marku, e padëgjuar dhe trajtuar në media deri në atë kohë, u shfaq mes tymit dhe flakadanëve në Kuvend dhe shënoi goxha GOL, në minutat e fundit.

Ndërsa në dhjetorin e parë të themelimit të SPAK, Altini, u lakua gjerësisht në media si kandidati potencial, për drejtuesin e parë të SPAK.

I pikëzuar maksimalisht nga KLP-ja, mes 8 prokurorëve të parë që hynë në SPAK, dhe i kthyer në hitin e titujve mediatikë, aq sa kjo gjë në atë periudhë filloi ti pëlqente dhe vetë Altinit.

Vetë Altini, besoi se do të ishte kreu i SPAK, duke u përqendruar dhe besuar fort, tek miqtë e vjetër që në atë kohë ishin anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Askush nuk fliste për kandidaturën e Arben Krajës.

Beni, qëndronte si “Pykë” mes Altinit dhe Ervin Kondilit, për të cilët media radhistë dosjet e suksesshme që kishin hetuar për Krimin e Organizuar, mbështetjen ndërkombëtare e ku se di se çfarë.

Në 19 dhjetor 2019, Altini, merr vetëm 4 vota të Tartar Bazaj, mikut të tij, Besnik Cani, Arben Dollapit dhe Esmeralda Canit.

Kandidati “Pykë”, Arben Kraja, arrin të “qethë” pjesën dërmuese të votave të anëtarëve, duke marrë miratimin e Sandër Becit, Vate Stakës, Kosta Belurit, Bujar Sheshit, Nurihan Seitit dhe Alfred Ballës.

Kurse Ervin Kondili, mori vetëm 1 votë të Gent Ibrahimit. Kandidatura potente e lançuar në media, u shua bashkë me ëndrrën e Altinit, për tu bërë drejtuesi i parë i SPAK-ut, të sapo themeluar.

Për Altinin, në atë kohë ishte një zhgënjim i thellë që pasqyrohej dhe tek shokët e përbashkët, të tij dhe timit po ashtu.

Dhe vijmë tek gara e dhjetorit 2022, sërish për kreun e ri të prokurorisë së Posaçme SPAK. Linçohet shumë fort në media prokurori Ervin Kondili si kandidati potent i SPAK.

Ervini, vinte në këtë garë si drejtues i seksionit të krimit ekonomik në SPAK, dhe domosdo kishte çfarë ti shpaloste këtë herë anëtarëve të KLP-së.

Ai ishte kandidatura e parë e protokolluar në KLP-ë dhe të gjithë po prisnin një rikandidim të dytë të Altinit, pasi gjatë 3 viteve kishte ecur me disa dosje hetimore plus mbante postin e Zv/drejtuesit të SPAK.

Askush nuk po shfaqej deri në një moment kur prokurori, Adnand Xholi, protokolloi kandidaturën e tij në KLP.

Emri i Altinit, nuk po shfaqej akoma në protokoll, megjithëse deri në atë periudhë fjalët ishin hapur, se ai nuk dëshironte të kandidonte për drejtues SPAK.

Madje këtë gjë ia kishte shfaqur dhe vetë mikut të tij, Adnand Xholi, i cili duke besuar në mos kandidimin e Altinit, vendos të hyjë vetë në garë, përballë kandidaturës së kolegut, Ervin Kondilit.

Mirëpo, vetëm dy ditë para përfundimit të afatit zyrtar të dorëzimit të kandidaturave në KLP-ë, Altin Dumani, dorëzon dosjen e tij në këtë institucion.

Lëvizja është kryer, kur e gjithë vëmendja ishte përqendruar në ndarjen e votave mes Adnand Xholit dhe Ervin Kondilit si dhe në një moment kur Kondili ishte nominuar në pjesën më të madhe të rrethit mediatik në vend, si drejtues i paracaktuar nga qeveria dhe kryeministri Rama.

Altini hyn si lojtar “pykë” mes të dyve, Adnanit dhe Ervinit, duke u nominuar menjëherë si kandidat potent për kreun e SPAK, që kishte mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë.

“Lufta” shpërtheu tek titujt më të ndryshëm, duke u fokusuar në debatin mediatik, politik dhe opinionin e njerëzve se Altini mbështetej për kreun e SPAK nga Amerikanët, ndërsa Ervini nga qeveria Rama.

Një debat që solli lënien në hije të kandidatit tjetër shumë cilësor, Adnand Xholi. Të gjithë u përqendruan tek gara Ervin-Altin.

Njëri i qeverisë tjetri i amerikanëve. Nëse zgjidhej Ervini, do kapej SPAK-u nga qeveria, nëse do zgjidhej Altini nuk do kapej nga qeveria por do e kontrollonin Amerikanët.

Aq sa në këtë debat u përfshi dhe Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila nga zyra e kryeministri Rama shkoi personalisht në KLP-ë, duke ndjekur votimin e hapur për 3 kandidatët.

Kandidati i “qeverisë” Ervin Kondili mori 4 vota në KLP-ë, kandidati i “Amerikanëve”, Altin Dumani mori 5 vota, përfshirë votën e kryetarit Alfred Balla, ndërsa kandidati Adnand Xholi mori vetëm 1 votë të mikut të tij, Sokol Stojani.

Me 5 vota pro Altin Dumani u zgjodh Kryetari i Dytë i SPAK-ut. Zhgënjimi i madh në garën e parë, solli triumfin e madh në garën e dytë.

Ndaj që tashmë e në vijim, të shikojmë kush do jetë realisht kandidati “pykë” i radhës, se ku dihet mos është sërish nga Shkodra, Pogradeci apo Dibra prap.

Nga arresti në shtëpi për mashtrim, Pronarja e Microkredisë do rikthimin e Licencës

0

U konsiderua si institucion financiar joetik dhe në shkelje ligjore pas hetimeve të nisura për skandalin e mikrokredive, MCA rikërkon marrjen e së drejtës për të vijuar aktivitetin.

Me një padi të zotërueses së 100% të aksioneve, pronarja Elda Ibro, MCA kërkojnë Gjykatë që të shfuqizohet vendimi i Guvernatorit të Shqipërisë që i revokoi licencën pas pezullimit 1-vjeçar.

Aktualisht Ibro ndodhet në masën e sigurisë arrest në shtëpi, ndërsa dosja e mikrokredive është në fazë gjykimi pranë gjykatës së posaçme.

Padia

Shfuqizimi i vendimit nr. 2819, datë 27.06.2024 të Bankës së Shqipërisë, për refuzimin e ankimit dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 2302, datë 23.05.2024 “Për revokimin e licencës së subjektit financiar jobankë ‘Micro Credit Albania’ sh.p.k.”, komunikuar më 10.07.2024. Shfuqizimin e vendimit fillestar me nr. 2302, datë 23.05.2024 “Për revokimin e licencës së subjektit financiar jobankë ‘Micro Credit Albania’ sh.p.k.”

Një “aksident” në laborator zgjidh enigmën 4 miliardë-vjeçare të origjinës së jetës!

0

Për vite me radhë, studiuesit kanë hasur në vështirësi për të kuptuar se si dy përbërës të jetës u bashkuan për herë të parë në Tokën e hershme. Tani, ata kanë gjetur “lidhjen që mungonte” dhe e kanë demonstruar këtë reaksion në laborator.

​Të gjitha format e jetës në Tokë përmbajnë acidin ribonukleik (ARN), një molekulë e veçantë që ndihmon në ndërtimin e proteinave nga aminoacidet më të thjeshta. Për të nisur këtë proces biologjik thelbësor, ARN-ja dhe aminoacidet duhej të ishin bashkuar në një moment.

Por ky hap kyç, i njohur si aminoacilimi i ARN-së, nuk ishte vërejtur kurrë më parë në kushte të ngjashme me ato të Tokës së hershme, pavarësisht përpjekjeve të shumta të studiuesve gjatë dekadave.

​Tani, një ekip ka arritur këtë arritje historike në kërkimin për të zbardhur origjinën e jetës. Siç raportojnë në një studim të publikuar të mërkurën në revistën “Nature”, studiuesit arritën të lidhin aminoacidet me ARN-në në ujë, në një pH neutral, me ndihmën e komponimeve kimike energjike të quajtura tioestere. Kjo punë zbuloi se dy teori të ndryshme mbi origjinën e jetës në Tokë, të njohura si “bota e ARN-së” dhe “bota e tioestereve”, mund të jenë të dyja të vërteta.

​”Kjo bashkon dy teori për origjinën e jetës, të cilat janë krejtësisht të ndara,” tha Matthew Powner, një profesor i kimisë organike në University College London dhe një autor i studimit. “Këto ishin teori të kundërta: ose ke tioestere, ose ke ARN.”

​”Ajo që ne zbuluam, dhe që është vërtet e mrekullueshme, është se nëse i bashkon të dyja, ato janë më shumë se shuma e pjesëve të tyre,” vazhdoi ai. “Të dyja aspektet – bota e ARN-së dhe bota e tioestereve – mund të jenë të sakta dhe nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Ato mund të punojnë së bashku për të ofruar aspekte të ndryshme të gjërave thelbësore për ndërtimin e një qelize.”

​Në teorinë e botës së ARN-së, e cila daton në vitet 1960, molekulat e ARN-së që replikohen vetë shërbyen si katalizatorët fillestarë për jetën. Teoria e botës së tioestereve, e cila fitoi vëmendje në vitet 1990, thekson se jeta fillimisht u shfaq nga proceset metabolike të nxitura nga tioesteret energjike. Tani, Powner tha se ekipi ka gjetur “lidhjen që mungonte” mes të dyjave.

​Powner dhe kolegët e tij fillimisht nuk kishin si qëllim bashkimin e dy ideve. Zbulimi erdhi thuajse si një surprizë pasi ekipi sintetizoi panteteinën, një komponent i tioestereve, në kushte të simuluara që i ngjajnë Tokës së hershme. Ekipi zbuloi se nëse aminoacidet lidhen me panteteinën, ato natyrisht bashkohen me ARN-në në vende molekulare që janë në përputhje me ato që shihen në organizmat e gjallë.

Ky veprim i aminoacilimit të ARN-së mund të ketë mundësuar përfundimisht sintezën komplekse të proteinave, nga e cila varen të gjithë organizmat tani për të jetuar.
​Panteteina “është totalisht universale,” shpjegoi Powner. “Çdo organizëm në Tokë, çdo sekuencë gjenomi, ka nevojë për këtë molekulë për një arsye apo një tjetër. Nuk mund ta heqësh nga jeta dhe ta kuptosh plotësisht atë.”

​”I gjithë programi i shikimit të panteteinës, dhe më pas zbulimi i kësaj kimie të jashtëzakonshme që bën panteteina, ishte fillimisht i dizajnuar vetëm si një studim anësor,” shtoi ai. “Ishte një zbulim rastësor në kuptimin që ne nuk e prisnim, por në një mënyrë shkencore ne e dinim se do të ishte ndoshta interesante dhe do të gjenim përdorime për të. Thjesht, përdorimet që gjetëm nuk ishin domosdoshmërisht ato që prisnim.”

​Studiuesit sugjerojnë se rastet e hershme të aminoacilimit të ARN-së në Tokë do të kishin ndodhur më shumë gjasë në liqene dhe në trupa të tjerë të vegjël uji, ku lëndët ushqyese mund të akumuloheshin në përqendrime që do të rrisnin shanset e aminoacideve për t’u bashkuar me ARN-në.

​”Është shumë e vështirë të paramendohet ndonjë kimi e origjinës së jetës në diçka aq të madhe sa një oqean, sepse është thjesht shumë e holluar për kimi,” tha Powner. Për këtë arsye, ata sugjerojnë studime të ardhshme të “liqeneve me sodë” në mjediset polare, të cilat janë të pasura me lëndë ushqyese, si fosfati, dhe mund të shërbejnë si modele për “çerdhet” e para të jetës në Tokë.

​Ky zbulim mund të ketë implikime edhe për jetën jashtëtokësore. Nëse jeta në Tokë u shfaq fillimisht, pjesërisht, për shkak të këtij procesi të sapozbuluar, është e mundur që reaksione të ngjashme parabiologjike mund të nisin edhe diku tjetër në univers. Molekula komplekse si panteteina dhe ARN-ja nuk janë gjetur kurrë jashtë Tokës (ende), por aminoacidet janë të pranishme në shumë mjedise jashtëtokësore. Kjo sugjeron që përbërësit e jetës janë të bollshëm në univers, edhe nëse kushtet e nevojshme për ta ndezur atë janë shumë më të rralla.

​Ndërsa studimi hedh dritë të re mbi origjinën e jetës, ka shumë hapa të tjerë që duhet të rindërtohen për të kuptuar se si materia inorganike gjeti një mënyrë për t’u vetë-replikuar dhe për të filluar të evoluojë, të lëvizë, dhe, në rastin tonë si qenie njerëzore, të kryejë eksperimente për të zbuluar se si nisi e gjithë kjo.

​”Ne përqendrohemi aq shumë në detajet e asaj që po përpiqemi të bëjmë, sa shpesh nuk ndalemi dhe mendojmë, ‘Oh, ëau, kjo është vërtet e rëndësishme dhe ekzistenciale për ne’,” përfundoi Powner.

Parlamenti i ri dhe integrimi europian i Shqipërisë

0

Shkruan Zef Ndreka

Nëse parlamenti do të funksionojë mormalisht, perspektiva e integrimit europian e Shqipërisë do të jetë pozitive.
Do të ketë më shumë transparencë e debat publik.
BE gjithmonë ka kërkuar që Shqipëria të ketë një parlament funksional, me debat real mes mazhorancës dhe opozitës.
Me 4 grupe parlamentare, opozita do të ketë më shumë hapësirë për kontroll, interpelanca dhe raportime mbi qeverinë.
Kjo krijon pamjen e një parlamenti më demokratik, jo vetëm formal.
Do të ketë më pak gjasa për bojkot total,
BE gjithnjë i ka kritikuar ashpër bojkotet dhe djegien e mandateve në të shkuarën.
Me tre grupe, secili ka interes të qëndrojë aktiv për të justifikuar ekzistencën e vet.
Kjo rrit gjasat që Kuvendi i ri të funksionojë rregullisht dhe të kalojë reformat e nevojshme.
Sfida kryesore do mbetët fragmentimi i opozitës.
BE kërkon unitet politik minimal për reformat madhore sidomos ato zgjedhore, gjyqësore dhe antikorrupsion.
Nëse opozita mbetet e përçarë në çështjet e mëdha, qeveria e PS do t’i kalojë reformat e vetme dhe kjo do të ul besueshmërinë e procesit të integrimit.
Reforma zgjedhore psh kërkon konsensus, jo vetëm shumicë mekanike.
Por parlamentini ri do të mund të shoqërohet me rrezikun e retorikës së tepruar.
Sa më shumë grupe parlamentare, rritet rreziku i një parlamenti zhurmues më shumë sesa konstruktiv. BE e do debatin, por mbi të gjitha kërkon dialog dhe marrëveshje.
Çfarë pret BE konkretisht nga parlamenti i ri?
1. Reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, që të përmirësojë standardet e zgjedhjeve të 2029.
2. Vazhdim i reformës në drejtësi, sidomos për SPAK-un dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
3. Luftë kundër korrupsionit e krimit të organizuar, dhe monitorimi i qeverisë nga opozita në këtë fushë do të jetë sinjal pozitiv.
4. Stabilitet politik, pra asnjë bojkot, asnjë djegie mandatesh, asnjë krizë të tipit 2019.
Nëse opozita përdor fragmentimin për më shumë kontroll dhe presion konstruktiv, BE do ta lexojë këtë si një hap përpara në pjekurinë politike të Shqipërisë.
Nëse fragmentimi kthehet në kaos e përçarje, atëherë do të shihet si pengesë serioze për integrimin.
Kështu parlamenti i ri do të jetë një test kyç për demokracinë shqiptare.
Nëse 4 grupet arrijnë të dialogojnë dhe të miratojnë reformat kryesore me konsensus, atëherë procesi i integrimit mund të përshpejtohet ndjeshëm.
Në të kundërt, BE do të shohë sërish një sistem politik të përçarë që pengon vetveten.

Sondazhet: Popullariteti i Presidenti Donald Trump rritet me fokusin tek krimi…

0

Një analizë e re e Associated Press tregon se Presidenti Donald Trump ka ndryshuar me sukses fokusin e politikave të tij nga emigracioni në krim, një lëvizje që duket se ka ndikuar pozitivisht në vlerësimin e tij të përgjithshëm. Sipas një sondazhi të fundit të AP-NORC, popullariteti i Trump ka shënuar një rritje të lehtë, ndërsa qasja e tij ndaj krimit është shndërruar në një pikë të fortë.

Sondazhi zbuloi se rreth 53% e amerikanëve miratojnë qasjen e Trump ndaj krimit, një shifër më e lartë se mbështetja për politikat e tij mbi emigracionin, ekonominë apo luftën Rusi-Ukrainë. Kjo vjen pavarësisht kritikave nga demokratët dhe banorët e Uashingtonit, si dhe faktit që statistikat tregojnë një rënie të krimit të dhunshëm në shkallë kombëtare pas rritjes së tij gjatë pandemisë.

Zhvendosja e fokusit

Ky ndryshim në agjendë pasqyron një taktikë të njohur të Trump për të ridrejtuar vëmendjen e publikut. Siç thotë anketuesi republikan Whit Ayers, “krimi tradicionalisht ka qenë një nga çështjet më të forta të republikanëve, kështu që nuk është një surprizë e vërtetë që ai e ka shtyrë këtë në krye të agjendës.”

Analiza e AP thekson se kjo lëvizje e Trump vjen në një moment kur mbështetja për politikat e tij të ashpra mbi emigracionin ka shënuar rënie. Në mars, rreth gjysma e amerikanëve miratonin qasjen e tij mbi emigracionin, por kjo shifër ra në 43% në korrik, pas raportimeve për deportime agresive dhe taktika të diskutueshme të zbatimit të ligjit.

Kthimi te “Ligji dhe Rendi”

Fokusi i Trump te krimi u bë veçanërisht i dukshëm pas një incidenti në Uashington, ku një zyrtar i administratës u sulmua. Duke e cilësuar qytetin si “jashtë kontrollit”, Presidenti autorizoi marrjen nën kontroll të departamentit të policisë lokale dhe vendosjen e Gardës Kombëtare. Kjo taktikë, që lidh krimin me çështjet e sigurisë dhe rendit, duket se po rezonon me një pjesë të madhe të elektoratit, përfshirë edhe votuesit e pavarur.

Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Abigail Jackson, kjo nuk është një zhvendosje e papritur, por një vazhdim i premtimeve të fushatës së Trump për të “bërë Amerikën përsëri të sigurt.” Shtëpia e Bardhë thekson se retorika e tij mbi krimin dhe emigracionin janë të ndërlidhura, me autoritetet federale që po përdorin pikat e kontrollit të vendosura në Uashington për të arrestuar edhe individë me çështje imigracioni.

Megjithatë, kritikët si Tim Roemer, një demokrat nga Nju Jorku, vërejnë se Trump po përfiton politikisht nga situata duke marrë meritat për një rënie të krimit që ndodhi natyrshëm pas pandemisë. “Fatkeqësisht, ai di si t’i fitojë njerëzit në zemër,” tha Roemer.

POSTIMET E FUNDIT