Kreu Blog Faqe 120

Parlamenti i ri, më dimamik, më konfliktual

0

Shkruan Zef Ndreka

Parlamenti i ri shqiptar pritet të përbëhet nga disa grupe parlamentare, ku veçanërisht opozita PD–ASHM pritet të organizohet në më shumë se një grup.
Deri tani, mund të themi se:
* Partia Socialiste (PS) formon një grup parlamentar të vetëm, që përfshin të gjithë deputetët e saj me 83 mandate.
* Koalicioni opozitar PD-ASHM (Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore), me 50 deputetë, pritet të ndahet në tre grupe parlamentare, në vend të vetëm një grupi:
Pra, parlamenti pritët të ketë:
Grupin parlamentarë të PS.
Koalicioni PD–ASHM (opozitë) 3 grupe.
Pritet që në total të formohen katër grupe parlamentare, përfshirë një grup të vetëm për PS dhe tre grupe të ndara për koalicionin PD–ASHM.
Cilat janë arësyet pse opozita zgjedh të ndahen në grupe të veçanta?!
Ja katër arsyetimet pse opozita po mendon të ndahet në 3 grupe parlamentare dhe jo të qëndrojë e bashkuar në një të vetëm.
1. Avantazhi procedurial.
Rregullorja e Kuvendit i jep çdo grupi parlamentar të drejtën për kohë fjale në seancë, përfaqësim në Konferencën e Kryetarëve dhe në të gjitha komisionet parlamentare.
Nëse opozita mbetet një grup i vetëm, hapësira e saj për fjalime dhe ndikim formal zvogëlohet. Duke u shpërndarë në disa grupe, ata shumëfishojnë kohën në podium dhe mundësitë për debat.
2. Financimet.
Çdo grup parlamentar përfiton fonde nga buxheti i Kuvendit për punën e tij (zyra, staf, ekspertë). Tre grupe do të thotë më shumë mjete njerëzore e financiare sesa një i vetëm.
3. Pesha në komisione.
Komisionet parlamentare ndahen sipas përfaqësimit të grupeve. Nëse opozita është vetëm një grup, PS do të dominojë më lehtë. Me tre grupe, opozita do të ketë më shumë vende në komisione dhe zë më të shpërndarë.
4. Strategjia politike.
PD dhe aleatët e saj kanë dallime të brendshme. Ndarja në grupe reflekton realitetin e tyre politik, por pa humbur unitetin opozitar në votime të rëndësishme. Pra, mund të konsidetohet edhe si një kompromis mes bashkëpunimit dhe autonomisë.
Si konkluzion, mundet që katër grupet parlamentare ta bëjnë parlamentin më dinamik, por edhe më konfliktual, sepse opozita do të ketë më shumë hapësirë për të sfiduar qeverinë.

Konservatorët/ Është shëmbur kulti katolik dhe diskriminuar Veriu…

0

“Akademia Kombëtare Konservatore ALBANIA”
STUDIMI
Republika e Shqipërisë natyrshëm ndryshon kahje.
Ndryshon % në vendosje të emrave në gjeneratën nën 60 Vjecare.
77% Shqiptarët në Europën Juglindore kthehen në origjinën e emrave, para pushtimit Osman 1505
– Rekordin me 29.7 % e mbajnë emrat me origjinë KATOLIKE që nuk u thyn kurr të ken emra lslamikë, përjashto disa syresh mbiemrat.

Rezistenca e këtij komuniteti katolik anti emra myslimanë është 577 Vjecare.
Ky komunitet ka admirim si Ashti Kombit Alban.
Psh.
Emrat :
Jozef, Gjergj, Gjin, Gjon, Mari, Dava, Nikolin, Noel, Anjeza, Zef, Llesh, Nikoll etj… kanë vijuar të vendosen edhe pse me kosto të lartë për katolikët.
– Komuniteti i dytë për ruajtjen e identitetit është Halogrupi Ortodoks Bizantin Shqiptar me 21.1 % këta mbajnë lryesisht emra lliro – Pellazgjikë.
PSH
DODONA ALEKSANDËR, TEUTA, TEODOR, VOJSAVA, PIRO, ELENA, AGRON, NIKO, SOFI, KLITON, GENT, ARON, BARDHYL, ILO, ILIRJANA, lLARIA, HYLLI, AMBLA, NIKOLETA, MARGARIT etj.
– Komuniteti i tretë me emra autoktokë janë protestantët me 5.5 % mbajnë emra princash jo vetëm Albsnë.
PSH
Alban, Arbër, Ervin, Ajola, Mamica, Dea, Doruntina, Vjosa, Donald, Ajla, Mati, Matilda, Adela, Harald, Arnold, Merita, Ermal etj.
– Komuniteti katërt përditë më shumë po largohet nga emrat islamë.
Ky Halogrup me gen….?!
Ka moderuar kthimin në origjinën e Orikut Dukat.
Psh.

Duka ( Edmond Dantes ) duke arritur kulminacion kohor, kontemporan të vendosjes së emrave trashgimor kundër islamit radikal. E gjejmë 50/50%
PSH
Vetë kreu besimit botnor Bektashi sekti i moderuar i islamit nga viti1300 Ne kemi Edmond IBRAHIMAJ pra emri EDMOND njihet prej Orikut Dukati i lashtë, merr, kuptim kthimi në origjinën e besimit Pagan DUKAJ ILIR përpara 2025 vjet kalendar kristian :
‘Edmont DEDA’ ose Agron DUKA pra shkon drejt Dedës, pra Dede, pra (BABA Edmond Brahimaj) Ne i referohemi studimit ( Embromorfrma e fjalës Shqipe ) nga Agron Dalipaj anëtar nderi i “AKDKA”
Ja faktet…
– Pas vitit 1967 Rregjimi diktatatorial rrënoi veprat e kultit Katolik, Kristian Ortodoks, por edhe emrat iskamikë radikalë kryesisht i largoi nga rregjistri civil.
– Pas emigrimit masiv në Greqi vitet 90 shumica jo e konsiderueshme me vendime gjykate ndryshuan emra nga islam, kaluan në emra kristianë ortodoks.
Psh.
Emrat Bajram, Ramazan, RamaDan, Kadri, Dylber/e, Shaban, Vath, Muhamed, Mevlud, Hava, Shadi, Sari, u përdorën më pak se sa emrat Pellazgë, Dodona, Teuta, llir, Vjosa, Berat, Shkodran, Ardian, Taulant At’lie Kujtim, Shkëlqim Vaje, llia etj.
– Emrat e besimit otoman, arab islam kanë rënë në 42.3 %
Duket si rikthim trashëgimor emri në linjë genetike Albane duke i’u larguar huazimit të emrave në pushtim Islamik 507 vjeçar të Arbërisë por ! Ruhen me fanatizëm akoma ngultazi mbiemrat Islamë Hoxha dhe Shehu.
– Si e thamë e shkruam më lart studimi është bazu në disa të dhëna kofidenciale jo zyrtare të censusit 2010 Censi i cili u mbajt disi ‘sekret’ nga qeveria e demokratit SB pse u mbajt sekret vjen vetiu pyetja?
– Po pse mbahet ashtu sekret sikur vijon qeveria e Rilindjes ER Censi 2023
Ne konservatorët kemi indikatorët tanë ‘dekriptimi statistikor’ i brendëshëm pranë qeverisë jo vetëm në lNSTAT gjen në rritje me emra albanë, kristianë modernë Euro – Amerikanë, brënda administratës publike.
– Pra ne mund të arrijmë në konkluzionin se 100% nuk mund të jemi të saktë por :
Nuk jemi më një shtet shumicë me maxhorancë myslymane për sa i takon gjeneratës Re. Emrat Albane në 2025 vjet kalendar Gregorian u rikthyen.
Fakt :
– Shteti Shqiptar në administratën e tij mban rreth 191 200 punëmarrës afro 4% e të regjistruarve, qytetarë shtetas Shqiptarë në rregjistrin e gjëndjes Civile të RSH prej 4.2 milion banorë rezident apo jo.
Kjo shifër statistikore është rreth 1.7% me e madhe se çështë mesatare e Bashkimit Europian.
Super Fakt ?
– Pakica në shumicë qeveris Shqipërinë në vijim të Orto bizantinizmit apo Neo Otomanisë Sulltanat ER
Pse ndodh në tre drejtues të shtetit s’ka Veriorë ?!
Presidenti Bajram Begaj i takon besimit ( Mysliman Bektashi ) Krahina Skrapar prefektura Berat.
Kryetare e Kuvendit Elisa SPIRO PALI 50/50 % me emër për mbiemër trashgim katolik e nana origjinë ortodokse e Marko Boçarit Malet e Pindit Çamëri.

Kryeministri në detyrë Beratasi Edvin Kristaq Aneta Rama, ortodoks, katolik Alban, emri e si mbiemër vjen e merr, nuk e heq, rrin lslamik radikal 50/25/25 % nga Berati, Himara edhe pse thotë, jam mirditor, jam shkodran si dikur babai i tij pati deklaru se ka origjinë nga Tropoja !
Mbiemrat Shehu, Hoxha kanë maxhorancë në troll Albsn janë të vendosurpermes besimit islsm e bektashi, andaj na bëjnë trashgimi muhamedane, edhe Evropi këtë gjasi e shikon si rrezik islamik në lindjen e saj katoliko – Ortodokse pas shizma 1054
Përfundimi statistikor qytetar ka ndryshuar….
Që nga viti 1912 kur Zv/kryeministër ka qenë AT. DOM NIKOLL KAÇORRI LURA shteti Shqiptar nuk ka patur në asnjë rast president apo kryeministër KATOLIK PSE ?!
Konservatorët pyesin ;
Pse duhet akoma të ndodhë pse ?!
Mos vallë dikush është i interesuar të shkojmë seri në luftë civile për të siguruar barazi komunitare në qeverisjen e një vëndi të konsideruar ‘lslamik’ edhe nga presidenti amerikan George W Bush.
– Presim të shohim Kuvendin e ri Shtator 2025
A do të zgjedhë kryeyar një KATOLIK/ KATOLIKE
# Ndryshe konservatorët kërkojnë qeveri tranzit për ndalimin e diskreminimt të Veriut Katolik dhe tentativave të herëpasherëshme për asimilimin e etnogjenezës Albane.
“AKDKA”
U njoh me përgatitjen e studimit presidenca.
Zv/presidente. Av. Klarita MARKU
Ne Konservatorët, publikisht deklarojmë se :
Nëse nuk kemi në krye të kuvendit një katolik, apo katolike mirfilli do kërkojmë qeverinë tranzite me kryeministër katolik për zgjedhje me votë të Lirë.
“AKDKA”
NDAL !
Sundimit të pakicës artfiasko të shumicës Albane.

Donald Trump i anulon vizën ministrit brazilian të Drejtësisë

0

Një krizë e re diplomatike ka shpërthyer mes Brazilit dhe SHBA-ve pasi presidenti Luiz Inácio Lula da Silva deklaroi se ministrit të Drejtësisë, Ricardo Lewandowski, i është revokuar viza amerikane.

Lula e cilësoi këtë veprim si “të papërgjegjshëm” dhe shprehu solidaritet të plotë me ministrin e tij.

Revokimi, ende i pakonfirmuar zyrtarisht, lidhet me procesin gjyqësor kundër ish-presidentit Jair Bolsonaro, i akuzuar për përpjekje për grusht shteti.

Mediat raportojnë se SHBA ka vendosur sanksione dhe heqje vizash ndaj zyrtarëve brazilianë të përfshirë në hetime, përfshirë edhe gjyqtarin Alexandre de Moraes.

Tensionet janë shtuar edhe më shumë nga ndërhyrjet e figurave pro-Bolsonaros në SHBA, si djali i tij Eduardo dhe influencuesi Paulo Figueiredo. Ndërkohë, administrata e presidentit Trump ka vendosur tarifa të reja mbi eksportet braziliane, si shenjë presioni ndaj qeverisë së Lulës.

Albana Vokshi i dha Arjan Tartarit koncensionet e Albpetrol, kishin lidhje personale, SPAK të hetojë

0

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka bërë një denoncim publik lidhur me konçesionet e naftës në Shqipëri, duke përmendur emrin e deputetes demokrate Albana Vokshi dhe lidhjet e saj me biznesmenin Arjan Tartari. Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari shprehet se ka në duar 306 faqe vendim të Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar (ICC) për padinë e kompanisë GBC OIL kundrejt qeverisë shqiptare dhe AlbPetrolit, ku sipas saj dalin në pah skema korrupsioni që duhet të hetohen nga SPAK.

Në reagimin e saj, Kokalari akuzon se Albana Vokshi, në kohën kur ka qenë anëtare e Bordit Mbikëqyrës të AlbPetrolit, ka pasur konflikt interesi, pasi konçesionet iu dhanë Arjan Tartarit, të cilin ajo e cilëson si partner dhe babain e fëmijëve të saj.

Postimi i Evi Kokalarit

RASTI I ALBANA VOKSIT, ARJAN TARTARIT DHE KONÇESIONEVE TË NAFTËS DUHET TI KALOJ SPAK PËR INVESTIGIM.

Këto ditë jam duke shfletuar 306 faqe vendim të ICC  (International Court Arbitration), që është Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar, për padinë e kompanisë GBC OIL kundrejt qeverisë Shqiptare dhe AlbPetrolit.

Pronarë të GBC Oil, është Nik Grezhda, figura fasadë e shtyrjes së Shtetit Bektashi. (Do flas më gjatë për këtë në vijim). Partnerë të tij janë Naim Kasa, që duket të ketë qënë dhe partneri i heshtur i Arjan Tartarit.

Më lini gjithashtu t’ju them se këta partnerët më lart plus disa të tjerë, për të cilët do flas më shumë, fillimisht kërkonin nga qeveria Shqiptare, 110 million dollar dëme financiare. Po, po – e lexuat siç duhet – donin që qeveria me taksat e shqiptarëve t’ju paguanin këtyre dëme për atë shumë.

Tashti, gjykata ju ka dhënë diku tek 13 million dollarë që qeveria Shqiptare nuk po ja u paguan.

Por momentalisht, dua të fokusohem vetëm tek një fakt që qeveria ka përdorur në mbrojtjen e saj.

Arjan Tartari ishte pronarë i hershëm i kësaj firme, përfitoi nga konçesionet e AlbPetrolit, në një kohë që Albana Vokshi ishte anëtare e Bordit MBIKËQYRËS, së AlbPetrolit.

Pra, Albana Vokshi e cila kurrë s’ka fituar një garë elektorale, mbikëqyrte konçesionet që ja kaloi babait të fëmijëve të saj – të paktën kështu njihet Taratari nëpër rethet e PDsë. Më vonë, dikush zhduki të gjitha gjurmët dhe procesverbalet e aprovimit të këtyre konçesioneve.

Në këtë pikë, puna e SPAK (të cilës do t’ja nis këto detaje) është shumë e lehtë:

1- Verifiko/konfirmo nëse Albana Vokshi ka qënë në bordin mbikëqyrës së AlbPetrolit në datat që Tartari ka marrë konçesionet

2- Një çertifikatë lindjeje të fëmijëve të Albana Vokshit ose test ADN-je për të verifikuar nëse Arjan Tartari është babai i fëmijëve të Albana Vokshit, që do tregoj lidhjen familjare të tyre.

Nëse këto më lart verifikohen, atëherë këtu nuk kemi vetëm korrupsion të pastër të abuzimit të postit së Vokshit si politikane, por dhe Vokshi dhe të gjithë ata që kanë qënë pjesë e këtij aferi, duhet të ballafaqohen me drejtësinë.

Përkthimi i tekstit të vendimit të gjykatës është bërë nga Google translate.

“Z. Arjan Tartari, Drejtori i Përgjithshëm i degës së saj në Shqipëri i Paditësit në vitet e para të Marrëveshjeve të Licencës dhe Naftës, ka një lidhje të ngushtë personale me znj. Albana Vokshi, një zyrtare e lartë partiake e Partisë Demokratike që ishte në pushtet në vitin 2007, në kohën kur u dhanë Marrëveshjet. Znj. Vokshi ishte gjithashtu anëtare e Bordit Mbikëqyrës të Albpetrol në vitet 2006-2007 kur Bordi i Albpetrol miratoi Marrëveshjet e Naftës me Paditësin. Të anketuarit pohojnë më tej se “[ishte] e pamundur të gjendeshin” procesverbalet e mbledhjeve në të cilat Bordi Mbikëqyrës i Albpetrol votoi për Marrëveshjet e Naftës, pasi “dikush duhet t’i ketë pastruar dosjet”.

Denoncimi i Evi Kokalarit: Albana Vokshi i dha partnerit koncensionet e

 

 

Miqtë e Edi Ramës George dhe Aleks Soros nën hetim penal si kriminelë…

0

Mesazhi i Trump në rrjetet sociale

“George Soros, dhe djali i tij i mrekullueshëm i së Majtës Radikale, duhet të akuzohen në bazë të ligjit RICO për shkak të mbështetjes së tyre për protestat e dhunshme dhe shumë gjëra të tjera në mbarë Shtetet e Bashkuara. Soros dhe grupi i tij i psikopatëve i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit tonë! Kjo përfshin edhe miqtë e tij të çmendur në Bregun Perëndimor. Kujdes, po ju vëzhgojmë!”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.

Çfarë është RICO?

Ligji RICO (Racketeer Influenced and Corrupt Organizations Act) është një ligj federal amerikan i miratuar në vitin 1970. Ligji përdoret për të goditur jo vetëm kriminelët, por edhe rrjetin/organizatat që qëndrojnë pas tyre.

Zëri që bashkon historitë dhe krenaritë

0

Shkruan Zef Ndreka

Është fjala për Mrika Trumshi-n, zërin e veçantë të muzikës shqiptare, veçanërisht asaj mirditore, e njohur për fuqinë dhe pathosin që përcjell në këngët e saj.
Ajo është bërë e dashur për publikun me interpretimin e këngëve epiko-atdhetare si “Xhamadani i Trimërisë”, një kryevepër e repertorit patriotik që mban gjallë ndjenjën e unitetit mbarëkombëtar, dhe me këngën kushtuar së fundmi Nënë Terezës, ku shfaqet dimensioni shpirtëror dhe human i artit të saj.
Të gjithë e kanë vërejtur, se në çdo dalje skenike, Mrika Trumshi mbart me krenari simbolikën shqiptare, veshjet kuq e zi, shqiponjën dykrenore, gjestin solemn, duke e kthyer interpretimin në një akt artistik, por edhe kombëtar.
Zëri i saj i fuqishëm dhe plot emocione, i shoqëruar me një interpretim të natyrshëm dhe të ndjerë, e bën të veçantë mes shumë këngëtarëve.
Mrika Trumshi është jo vetëm këngëtare, por edhe zëri që bashkon historinë, krenarinë dhe shpirtin shqiptar, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën tonë muzikore.

POSTIMET E FUNDIT