Kreu Blog Faqe 122

Ukraina shton sulmet ndaj energjisë ruse, çmimet e karburantit arrijnë nivele rekord

0

Një rritje e ndjeshme e sulmeve ukrainase me dronë ndaj rafinerive ruse të naftës po shkakton pasoja të drejtpërdrejta në ekonominë ruse. Këto sulme kanë çuar në rritjen e çmimeve të benzinës në nivele rekord, pavarësisht ndalimit të eksporteve nga qeveria ruse për të menaxhuar krizën.

Ukraina po e përqendron strategjinë e saj në goditjen e objekteve energjetike, si rafineri, stacione pompimi dhe trena karburanti, me synimin për të dëmtuar aftësinë ushtarake të Rusisë dhe për të prishur jetën e përditshme të qytetarëve rusë. Sipas një analize të CNN, dronët ukrainasë kanë goditur të paktën dhjetë objekte kryesore energjetike vetëm këtë muaj.

Pasojat e sulmeve

Shërbimi i Inteligjencës së Ukrainës pretendon se rafineritë e goditura prodhojnë mbi 44 milionë ton produkte në vit, që përbën më shumë se 10% të kapacitetit total të Rusisë. Këto dëme janë dokumentuar me imazhe satelitore dhe pamje të gjeolokalizuara. Mes objektivave janë rafineria gjigante Lukoil në Volgograd dhe një tjetër rafineri e madhe në Saratov, të dyja të goditura disa herë.

Si pasojë, mungesa të karburantit janë raportuar në disa rajone ruse dhe në Krimenë e aneksuar. Guvernatori i Krimesë, Sergey Aksyonov, i ka atribuar mungesat “problemeve logjistike”, ndërsa çmimet me shumicë të benzinës në bursën e Shën Petersburgut janë rritur me rreth 50% që nga fillimi i vitit.

Reagimet dhe e ardhmja

Sulmet me dronë, të zhvilluara nga ushtria ukrainase dhe shërbimet e inteligjencës, po ndikojnë gjithashtu në tregun ndërkombëtar. Raporte nga Ukraina theksojnë se Rusia po blen naftë nga Bjellorusia për të adresuar mungesat.

Një tjetër zhvillim i fundit është zbulimi nga Ukraina i një rakete lundrimi të prodhuar në vend, të quajtur Flamingo, e cila pritet të prodhojë deri në 200 njësi në muaj. Ekspertët ushtarakë besojnë se raketa do të ketë një ndikim të rëndësishëm në aftësinë e Ukrainës për të goditur objektiva të rëndësishëm strategjikë.

Analistët parashikojnë që çmimet e larta të karburantit do të vazhdojnë për të paktën edhe një muaj dhe qeveria ruse ka të ngjarë të zgjasë ndalimin e eksporteve të benzinës deri në vjeshtë. Ndërkohë, ushtria ruse nuk është prekur shumë, pasi kërkesa e saj kryesore është për naftë, furnizimi i së cilës është më i qëndrueshëm.

Alfred Cako: Ana e panjohur e Arturit dhe si vaksinat e Covid-19 po marrin jetë të pafajshme

0

Ai nuk besonte teorinë time kundër CO19 dhe nuk besonte në natyrën vdekjeprurëse të vaksinave të Big Farmës dhe ky gabim i tij sot i solli fundin e jetës…

Një lajm shumë i hidhur. Vdiq Artur Zheji. Mbi të gjitha vlerësoja patriotizmin e tij nëpër studio. Kam qenë i ftuar prej tij dhe kemi qenë të ftuar me të në disa studio. Do mbahet sidomos mend për emisionet në kohën e luftës së NATO-s me Serbinë për çlirimin e Kosovës.

Ishte gazetar elokuent, sqimatar, i ftohtë për të zënë miq të rinj. Nuk më intereson jeta e tij private.

Vdiq shumë i ri, pa pasur aspak probleme shëndetësore! Bënte jetë aktive dhe ecte mbi 8-10 km/ditë. Takoheshim shpesh herë nga Liqeni gjatë dimrit në mbrëmje dhe ecnim së bashku këto dy vitet e fundit. Kur mungonte flisnim në telefon dhe më thoshte se po shëtiste në Lalëz. Ai rrinte me kapuç dhe ndryshe nga unë që i takoj disa sekonda të njohurit e mi duke mos u mjaftuar vetëm me një përshëndetje, shihja se Turi nuk kishte qejf në përgjithësi tu fliste të njohurve që nuk e dallonin, por edhe kur ata e shquanin dhe e përshëndesnin ai nuk kishte dëshirë të qëndronte me ta por nxitonte hapat. Dukej se i pëlqente vetmia e tij paksa aristokratike.

Kur filloi të më ftonte në fund të vitit 2019 tek “360 gradë”, disa nga teoritë që elaboroja unë ndoshta nuk i kishte dëgjuar; disa mund t’i kishte dëgjuar, por ose i dyshonte ose nuk i besonte. Nuk është dhënë shkaku zyrtar por unë besoj se e di shkakun. Ai nuk besonte teorinë time kundër CO19 dhe nuk besonte në natyrën vdekjeprurëse të vaksinave të Big Farmës dhe ky gabim i tij sot i solli fundin e jetës.

Ne i patëm paralajmëruar por ata qeshnin me shpoti me ne nëpër studio. Mos u çuditni. Këto 2-3 vjet do dëgjoni shumë emra gazetarësh dhe intelektualësh me një tru racional të zhvilluar. Por dinakëria për të kuptuar kurthet e “shkencës” kriminale të OBSh dhe Big Farmës kërkon tru intuitiv. Arturit kjo i mungonte, ashtu si B. Fevziut, A. Çanit, Y. Rakipit, B. Manes. M. Bazes e e shumë të tjerëve si këta. Atëherë këta mburreshin nëpër studio se i besonin “shkencës”. Në fund të fundit këta janë deri diku dhe viktima të Komitetit të Leshit, Manastirliut, E.Ramës. E ardhmja do të jetë shumë më e keqe.

Kryti im i krisun

0

Shkruan Mimoza Rexhvelaj

Diell,
mos ma jep për lëmoshë dritën
por shkëndijën që djeg terrin falma.
Hapma shtegun e ballit si flakë,
dua të ndihem pronare e dritës sate.

Bjeshkë,
mos më jep pushim,
por ajrin e ashpër që më kalit,
ta bëj frymën dritë që prin
rrugëve që nuk falin lodhje në shpirt.

Mal,
mos më jep madhështi për hijeshi,
por fuqinë që kryti im i krisun
të qëndrojë krenar edhe kur shembet bota,
të mos përkulet kurrë para stuhisë.

Qiell,
të falënderoj që ma mësove lirinë,
ta paguaj haracin me çdo frymë pa mallkim,
edhe ndaj atyre që guxojnë me pafytyrësi
të më shkelin mbi kufinj.

Donald Trump për dosjen Rama- McGonigal: Do ta gjejmë atë “bir ku*ve” që korruptoi amerikanët

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Presidenti Donald Trump, jo vetëm foli për skandalin e dosjes Rama-McGonigal, por paralajmëroi arrestimin e krye mafiozit të Ballkanit, që ka arritur të blejë shefin e FBI-së përmes parave ruse e kineze duke infektuar zemrën e sistemit amerikan.

Kjo copë llave, që u shpërnda në gjithë Botën, përveçse në mediat e inceneratorëve të Lali Erit, është nxjerrë nga krateri i vullkanit që kongresmenët republikanë i kishin dhënë trajtën e hetimit mafies së McGonigal, Dorian Duçkës, Edi Ramës dhe një kurbe të gjatë kriminelësh.

Dorian Duçka, këshilltari i Edi Ramës, ka punuar drejtor i konsorciumit kinez “CEFC China, Energy”, kompani nën hetim nga SHBA që në kohën kur Edi Rama bënte pazare edhe tek inceneratori i Erion Veliajt, sektorin e naftës dhe ca anije për prodhim energjie elektrike, që ende janë kot në Vlorë, dhe nga taksat e shqiptarëve paguhen çdo ditë mafiozët që i transferojnë paratë e krimit deri tek Hunter Biden.

Pamfleti në vazhdimësi i ka holluar petët e errësirës informative.

Brumi i cilësisë së mirë, vjen nga ligjvënësit republikanë, të cilët do e shkatërrojnë këtë mafie të përmasave të frikshme.

Kongresmeni Ronny Jackson, ka deklaruar se: “Presidenti ynë është i kompromentuar! CEFC, e cila është pothuajse me siguri një operacion i inteligjencës kineze, ka hedhur mbi 6 milionë dollarë në arkat e Hunter Biden dhe familjes së Biden. A është kjo arsyeja pse PKK mund të fluturojë mbi vendin tonë një balonë spiune pa asnjë pasojë?”

Pasojat e parave nga sistemi i pashallëkut të Tiranës, janë sot në dy shina, të drejtësisë dhe përgjegjësisë.

Përcjellësi përçues i përcëllimit, i ka puqur fitilat në parmak të parvazit, ku ende Edi Rama mbahet me thonj dhe i bie avazit, se nuk jam unë ai që Donald Trump u betua se do ta gjejë e ndëshkojë.

Nga çardaku i Erdoganit vazhdon demonstron anti amerikanizëm, bosi i Ballkanit.

Ky sheik, që nuk u ikën dot skandaleve, laritet nëpër larishta të pa përgjegjësive, edhe në kohën që po u hiqet mbulesa prapësive.

Kompania kineze për të cilën foli Donald Trump, ka sponsorizuar edhe ekspozitën private të pikturave të kryeministrit shqiptar në Hong Kong.

Mbrapsje nuk ka në hetimin e Uotergejtit të Tiranës, dhe po, të gjithë, edhe pse heshtin, e dinë se Donald Trump e kishte për Edi Ramën kur tha: “Do ta gjejmë atë bir ku*ve” që korruptoi amerikanët! Pamfleti

Guximi për të kthyer faqen e opozitës

0

Shkruan Zef Ndreka

-Vetëm kështu mund të rikthehet opozita në pushtet.
Rrotacioni politik është një nga mekanizmat më të shëndetshëm të një demokracie funksionale. Në rastin e vendit tonë, qëndrimi i Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike ka ndikime të ndjeshme në këtë proces.
Mund të veçojmë disa elementë kryesorë:
1. Fokus i brendshëm te përçarja, jo te zgjerimi.
PD ka vite që është e përçarë midis fraksioneve pro dhe kundër Berishës.
Kjo e ka dobësuar opozitën, duke e lënë më shumë të zënë me konfliktet e brendshme se me ndërtimin e një alternative të besueshme ndaj mazhorancës.
2. Perceptimi publik dhe imazhi.
Berisha shihet nga një pjesë e gjerë e opinionit si figurë e konsumuar politike, e lidhur me tranzicionin 30-vjeçar.
Kjo vështirëson tërheqjen e elektoratit gri (votuesit e pavendosur), që janë vendimtarë për rotacion.
3. Mungesa e brezit të ri.
Qëndrimi i gjatë i Berishës ka penguar ngritjen e një lidershipi të ri brenda PD-së.
Në demokraci, rotacioni nuk është vetëm ndërrim partish në pushtet, por edhe gjeneratash në udhëheqje.
4. Shfrytëzimi nga mazhoranca.
Rilindja socialiste e Edi Ramës e përdor prezencën e Berishës si argument.
“Opozita është e vjetër, nuk ka ndryshim, nuk ka risi.”
Kjo forcon narrativën se rrotacioni nuk do sillte gjë të re.
5. Faktorët ndërkombëtarë.
Berisha është shpallur “non grata” nga SHBA e Britania e Madhe. Ky fakt e dëmton rëndë imazhin e PD-së si forcë e gatshme për të marrë pushtetin, sepse rrit skepticizmin ndërkombëtar mbi legjitimitetin e saj.
Qëndrimi ende i Berishës në krye të PD-së është një nga arsyet pse Shqipëria nuk po përjeton rotacion politik.
Një opozitë e mbërthyer nga e shkuara nuk arrin të shndërrohet në alternativë reale. Pa një rilindje të brendshme në PD (lidership i ri, platformë moderne, hapje ndaj shoqërisë), shanset për rotacion mbeten minimale, vetëm teorike.
Qëndrimi i Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike është një nga pengesat kryesore për rrotacionin politik në Shqipëri. Opozita, e mbërthyer nga e shkuara dhe konfliktet e brendshme, nuk arrin të shfaqet si alternativë moderne për qytetarët.
Figura e Berishës, e konsumuar dhe e goditur nga shpalljet “non grata”, e vështirëson fitimin e besimit të elektoratit gri dhe të partnerëve ndërkombëtarë. Kështu, pushteti i mazhorancës forcohet jo vetëm nga forca e vet, por edhe nga dobësia e një opozite që ende nuk ka gjetur lidershipin e ri.
Pa këtë ndryshim të brendshëm, rotacioni mbetet i paarritshëm.
Opozita shqiptare sot duket e dobësuar, por rrugët për t’u ringritur ekzistojnë, varet nga vizioni dhe guximi.
1. Rilindja e lidershipit.
Pa një udhëheqje të re, me fytyra të besueshme dhe të papërfshira në tranzicionin e vjetër, opozita nuk ka shans për të fituar besimin e qytetarëve.
Duhet hapur dera për gjeneratën e re të politikanëve, profesionistëve, njerëzve të shoqërisë civile.
2. Bashkimi i opozitës.
Fragmentimi është dhuratë për mazhorancën. Nëse PD dhe forcat e tjera opozitare nuk bashkohen të paktën në kauza të mëdha, rotacioni nuk është i mundur.
Mund të mos ketë një lider absolut, por një front të përbashkët me program e kauza konkrete.
3. Program real, jo thjesht anti-Rama.
Opozita duhet të tregojë jo vetëm pse Rama duhet të ikë, por çfarë do të sjellë ndryshe: ekonomi, punësim, shëndetësi, emigracion.
Pa një ofertë të besueshme, votuesit gri nuk lëvizin.
4. Kthimi tek qytetari.
Jo vetëm fjalime politike, por lëvizje në terren, në protesta, në komunitete, pranë halleve të njerëzve.
Larg elitizmit dhe grindjeve brenda Tiranës politike.
5. Mbështetja ndërkombëtare
Opozita nuk mund të qeverisë nëse është në konflikt me SHBA-në e BE-në.
Prandaj, lidershipi i ri duhet të jetë i pastër dhe i pranueshëm ndërkombëtarisht.
A ka shpresë opozita?
Po, por vetëm nëse pranojnë se modeli i vjetër ka dështuar. Rrotacioni nuk është i pamundur, por kërkon një opozitë të re, të bashkuar dhe të besueshme. Pa këtë, Shqipëria rrezikon të mbetet peng i pushtetit të gjatë të një partie të vetme.
Opozita shqiptare sot është e dobësuar dhe e fragmentuar, kryesisht për shkak të mbajtjes së Partisë Demokratike nën hijen e Sali Berishës. Kjo pengon rrotacionin politik dhe forcon pushtetin e mazhorancës.
Rruga e vetme për të ringritur opozitën është një rilindje e lidershipit, pra hapja ndaj gjeneratës së re, bashkimi i forcave të shpërndara dhe një program që prek hallet e qytetarëve. Ka figura për të qenë liderë të besueshëm, pasi nuk janë të përlyer nga tranzicioni dhe kanë energji qytetare.
Shpresa ekziston, por vetëm nëse opozita ka guximin të kthejë faqen dhe të gjejë një figurë përbashkuese që bashkon, jo ndan.

Mero Baze drejt burgut/ Ka marrë qindra mijëra euro nga Erion Veliaj

0

Të tjera fakte dhe skandale dalin rreth Mero Bazes i njohur ndryshe si Plaku Mere.

Pas hotelit në Ksamil, pas punësimeve të fëmijëve pranë gjirit të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, një tjetër detaj është bërë publik nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.

Noka ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh të qytetarit digjital, i cili e informon se Mero Baze ka marrë qindra mijëra euro nga vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj.

Sipas informacioneve të bëra publike nga Noka të qytetarit digjital bëhet fjalë për një shumë 280-400 mijë euro në bankë, si dhe pagesë në dorë rreth 100 mijë euro në muaj.

Prandaj Mero Baze, thotë Noka, u merua lart e poshtë duke mbrojtur lalin dhe Arbrin.

“Për të orientuar SKAP-in, po publikojmë informacionet që na vijnë nga Qytetari Dixhital.

Mero Baze ka marrë qindra mijëra #euro nga i vëllai i Lalit, Arbër Veliaj. 280-400 mijë euro në bankë, si dhe pagesë në dorë rreth 100 mijë euro në muaj.

Prandaj Meroja u merua lart e poshtë duke mbrojtur lalin e Arbrit.

Në foto Mero dhe “Porta” e Meros në Ksamil”, shkruan Noka.

FSK-ja hap konkurs për akademinë ushtarake në SHBA

0

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) njoftojnë të gjithë të rinjtë dhe të rejat e interesuara se më 25 gusht 2025 do të hapet konkursi për pranimin e kadetëve të rinj në akademinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky konkurs ofron mundësinë e studimeve për oficer, me qëllim të përgatitjes profesionale dhe ushtarake të gjeneratave të reja që do t’i shërbejnë FSK-së dhe vendit.

Kushtet e konkursit janë publikuar më 12 gusht 2025 dhe mund të lexohen në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes: https://mod.rks-gov.net/Page/16

“Për më shumë informata, kandidatët mund të kontaktojnë në numrat e telefonit: 038-555584 5690 dhe 038-555584 5691 ose përmes emailit: rekrutimi@fsk-rks.org”, thuhet në njoftim.

Nga Gërdeci te “këshillat” për Trump: Fatmir Mediu leksione për paqen Ukrainë–Rusi

0

Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane, ka gjetur momentin e duhur për të dhënë mend edhe mbi rendin botëror. Në një intervistë për televizionin e familjes Berisha, ai u shfaq i bindur se Donald Trump e ka rikthyer Amerikën si “autoritetin kryesor gjeopolitik”, ndërsa nuk nguroi të paralajmërojë për rreziqet e Ballkanit nëse kufijtë e Ukrainës ndryshojnë.

Mediu i përshëndeti me entuziazëm takimet e Trump në Alaska e Washington, duke i parë si shenjë të një paqeje të afërt mes Ukrainës dhe Rusisë.

Por si njohës i gjeostragjive botërore ai nuk la pa dhënë edhe një këshillë për Europën: të gjejë gjuhën e përbashkët në politikën e jashtme, pasi – sipas tij – Brukseli, Roma e Parisi flasin secili më vete.

Dhe kështu, ish-ministri i Mbrojtjes që mbahet mend për Gërdecin dhe që sot është nën hetim nga SPAK, ka marrë rolin e strategut global. Me gjasë pakkush kujtohet për suksesin e tij si Ministër i Mbrojtjes ndërsa për fat të mirë Trump dhe Europa nuk e kanë në plan të dëgjojnë këshillat e Mediut.

KQZ nuk çertefikon Listën Serbe për zgjedhjet vendore

0

Në mbledhjen e sotme, dy anëtarë ishin për certifikimin e Listës Serbe, dy ishin kundër ndërsa shtatë abstenuan.

Për certifikimin e Listës Serbe pro votoi kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe anëtarja e Listës Serbe në KQZ, Gordana Llaban, teksa kundër votuan dy anëtarët e VV-së, e abstenuan anëtarët e partive të tjera, njofton Klankosova.tv.

Përpara kësaj mbledhje, e ngarkuara me punë në ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, të cilit tha se ia shprehu shqetësimin e Amerikës nga çdo përpjekje për t’ua kufizuar partive serbe pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale.

Si e shohin europianët Trump-in aktualisht?

0

Shkruan Zef Ndreka

Trump, gjithnjë e më shumë po ndiqet me shqetësim dhe dyshim pasi shumë liderë të BE-së e shohin Trump si një kërcënim për unitetin euro-atlantik, sidomos për NATO-n.
Ai e ka thënë hapur se SHBA mund të mos i mbrojë vendet që nuk shpenzojnë mjaft për mbrojtje.
Trump po shihet tashnë si një faktor destabilizues, pasi për Berlinin dhe Parisin, Trump sjell pasiguri sepse preferon marrëveshje bilaterale dhe nuk i respekton aq institucionet ndërkombëtare.
Trump gjithashtu po shihet si një model frymëzimi për nacionalistët europianë, pasi liderë si Viktor Orbán (Hungari) dhe Giorgia Meloni (Itali) e shohin Trump-in si aleat ideologjik.
Lind pyeta:
Çfarë mund të ndryshojë me një mandat të dytë Trump?!
Pergjigja e saktë ështe se NATO mbetët në provë. Kështu Trump po shtyn fort që Europa të paguajë më shumë për mbrojtjen e saj, dhe nga kjo mund të shohim një shkëputje graduale të SHBA nga garantimi i sigurisë europiane. Kjo do ta detyronte BE-në të krijojë një mbrojtje më të pavarur.
Në marrëdhëniet tregtare shohim të rikthehen tarifat e larta ndaj produkteve europiane (çeliku, makina, verë, etj.), pasi Trump e sheh BE-në si konkurrent ekonomik.
Ndërsa për çështjen e Ukrainës, Trump ka thënë se do ta “mbyllte shpejt” luftën, kjo jo vetëm që nuk po ndodh, përkundrazi, kjo ngre frikën se ai mund të shtyjë për një marrëveshje që i lë Rusisë territor të pushtuar.
Kështu Europa e ndarë nëse do ta pranonte një gjë të tillë, do të ndahej më shumë.
Ndërsa për migracionin dhe politikën e brendshme, Trump mund të frymëzojë më tej shumë parti të djathta populiste në Europë që kërkojnë kufizime të forta të emigracionit.
Sot Europa është në dilemë.
Disa shtete si Polonia, Hungaria, Italia mund të lidhen më ngushtë me Trump-in.
Ndërsa Gjermania, Franca, Spanja do të kërkojnë një linjë më të pavarur, duke e parë se nuk mund të mbështeten pa kushte tek SHBA.
Mund të ndodhë që për herë të parë, BE të fillojë seriozisht të ndërtojë një politikë të përbashkët mbrojtjeje.
Pra, nëse presidentët e tjerë amerikanë përfaqësonin stabilitet dhe partneritet me Europën, Trump shihet si një “sfidë” që i detyron europianët të zgjedhin ose të varen më pak nga Amerika, ose të përshtaten me stilin e tij transaksional.
Çfarë ndodh me Europën nëse Trump e dobëson ose tërhiqet pjesërisht nga NATO?
Kështu, siguria mbetët në krizë.
Dihet sot, se NATO është shtylla e mbrojtjes së Europës që nga viti 1949. Nëse SHBA dobëson angazhimin, shumë shtete europiane (sidomos Balltiku, Polonia, Rumania) ndihen të pambrojtura përballë Rusisë.
Në këto kushte, Rusia do të ndjehej më e lirë për të testuar kufijtë e BE-së me provokime ushtarake dhe kibernetike.
Atëherë, BE-ja do të detyrohet të krijojë ushtrinë e saj.
Deri tani, idetë për një ushtri europiane kanë qenë më shumë në letër. Por pa SHBA-të, Gjermania dhe Franca do të duhet të udhëheqin krijimin e një force të përbashkët europiane.
Ky proces do të jetë i vështirë, pasi kërkon miliarda investime, pajisje moderne dhe një komandë unike (që sot nuk ekziston).
Shtetet do të detyrohen të dyfishojnë buxhetet e mbrojtjes. Gjermania, për shembull, do të duhet të kalojë nga 2% në 3–4% të PBB-së për ushtri.
Kjo do të thotë më pak para për politika sociale dhe më shumë barrë për qytetarët.
Ndërkohë, Rusia do të përfitojë nga dobësia europiane dhe do të shtojë presionin mbi Ukrainën dhe fqinjët e saj.
Nga ana e saj, Kina do të përpiqet të shfaqet si alternativë ekonomike për disa shtete europiane që duan siguri tregtare.
Turqia do të luajë një rol më të madh si fuqi rajonale mesdhetare, duke u bërë më e rëndësishme për Europën.
Ndërsa forcat populiste në Europë do të shprehen se nuk kemi pse t’i bindemi Brukselit, as SHBA-së. Le të mbrojmë vetëm interesin tonë kombëtar.
Kjo, mund të rrisë ndarjet brenda BE-së dhe të dobësojë unitetin e saj politik.
Kështu, në një skenar ekstrem ku Trump e dobëson NATO-n, Europa tronditet në siguri,
BE-ja detyrohet të marrë përgjegjësi ushtarake,
dhe rivalët globalë fitojnë terren.

POSTIMET E FUNDIT