Kreu Blog Faqe 127

“McGonigal, armik i Trump”, Berisha: Komision hetimor parlamentar për hetimin e dosjes, Dumani mbron Ramën

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu rikthye akuzave ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, lidhur me dosjen McGonigal, që sipas ish-Kryeministrit, nuk po hetohet me qëllim marrjen në mbrojtje të Edi Ramës, Agron Nezës dhe Dorian Duçkës.

“Jam këtu për të denoncuar publikisht, Altin Troplinin, për heshtjen dhe mburojën e tij, mbrojtjen e tij, të Edi Ramës, Agron Nezës dhe Dorian Duçkës, duke mos hapur dosjen McGonigal. McGonigal, një armik i egër i presidentit aktual Donald Trump. Një nga njerëzit më kryesorë në aferën e dosjes së mashtrimit të madh rus, i njohur për këto botërisht, për të cilin 2 javë më parë FBI rihapi dosjen, edhe njëherë, konkretisht, për McGonigalin, Altin Troplini hesht si fija e barit. Paçka se, McGonigal u kontraktua nga Edi Rama, u kontraktua nga zyrat e Edi Ramës, iu dërguan dëshmitarë në Nju Jork për të kryer misionin e tij kundër opozitës. Paçka se, McGonigal urdhëroi Ramën të heqë licenca të një kompanie ruse, për t’ia dhënë një kompanie tjetër ruse, të lidhur me Deripaskën. Paçka se, famëziu McGonigal vendosi gjoba të tmerrshme, një gjer në 5 milionë euro bizneseve shqiptare, duke i mashtruar me blacklistim”, tha Berisha.

Për të hetuar këtë dosje, Sali Berisha tha se opozita do të krijojë një komision hetimor parlamentar për të investiguar veprimtarinë e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe për lidhjet e tij me Kryeministrin Edi Rama.

“E garantoj Altin Troplinin se, do të jetë opozita që do të hetojë Ramën, McGonigalin dhe Altin Troplinin, së bashku, të lidhur ngushtë në një krim të shëmtuar. Opozita do krijojë komisionin hetimor parlamentar dhe do u dëshmojë shqiptarëve veprimtarinë kriminale, Rama-McGonigal në Shqipëri, do përpiqemi të hetojmë edhe me Kosovën, se kjo veprimtari është shtrirë dhe në Kosovë, sikundër do të demaskojë me prova dhe fakte mbrojtjen që Altin Troplini i ka bërë McGonigalit, delinkuent dhe një nga protagonistët kryesorë në mashtrimin e madh të dosjes ruse për presidentin Donald Trump, në mandatin e tij të parë”.

Kujtojmë se ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal është dënuar nga Gjykata federale e Uashingtonit me 28 muaj burg, “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Neza dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë me kryeministrin Edi Rama.

Shqiptari i Kumanovës bokson djalin e Arkanit!

0

Shkruan Azgan Haklaj

Sot në orën 17:25′ në Zyrih ky djalosh trim nga Kumanova Astrit Sejdi teksa është shkëmbyer me djalin e Arkanit kur ka parë në bluzën e tij portretin e Arkanit dhe të Putinit nuk ka duruar dot.

Boksieri i talentuar menjëherë e ka marrë para si buldazer!
Tani sapo ka dalë nga stacioni policor dhe është shëndosh e mirë.

Malësorja Aurora Lulaj nga Vukli i Kelmendit shpallet “Miss Bjeshka 2025”, kurorëzohet nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj

0

Shkruan Albert Vataj

Malësorja Aurora Lulaj nga Vukli i Kelmendit shpallet “Miss Bjeshka 2025”, kurorëzohet nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj
Më 10 Gusht 2025, në vendin e quajtur Qafa e Predelecit, u zhvillua një nga shpërfaqjet më fantastike dhe më origjinale të etnofolkut, një nga traditat më të shkëlqyera të Malësisë së Mdhe, Mis Bjeshka 2025. Pas një beteje konkurruese me vajzat e tjera malësore, juria ka zgjedhur më të bukurën e vajzave, më të bukurën e dheut të Malësisë, vajzën nga Vukli i Kelmendit, që vjen nga Kanadaja për të marrë pjesë dhe për të fituar në Logun e Bjeshkëve, në triumfin e festës së traditës.
Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit, e bukura e Malësisë, vajza e Logut të Bjeshkëve, Zana e këtyre maleve kreshnike, mbushur me histori e legjenda, u kurorëzua nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
“Logun e Bjeshkëve”, është një manifestim më të jashtëzakonshme kulturore, tradicionale dhe historike, me veçori unike dhe karakteristikat e spikatura që e kanë trashëguar dhe e mbajnë atë si një hajmali në gjerdanin e mrekullive të Malësisë.
I rikthyer nga kohë e largët, ky event që zhvillohet çdo vit, që nga vitin 1998, të shtunën e dytë të muajit Gusht në fshatin Lepushë të Kelmendit në vendin e quajtur Qafa e Predelecit, sinjifikon shpirtin e pasur që ka begatuar këtë tokë, këtë natyrë, këtë vend me tradita dhe vlera përfaqësuese.
Malsia e Madhe përmes “Logut të Bjeshkëve”, u rrëfen të gjithëve atë që ka qenë dhe do të mbetet në shekuj e shtrenjtë dhe e çmuar, amanetin e ruajtur thellë në gjirin e këtyre maleve dhe në shpirtin e këtyre njerëzve të mrekullueshëm, të thesarit të traditës, të hirit hyjnor të malësores.
Historia e “Logut të Bjeshkëve”, si lindi dhe u kultivua kjo traditë e malësorëve
Është një manifestim kulturor që zhvillohet çdo vit që nga vitin 1998 në të shtunën e dytë të muajit Gusht në fshatin Lepushë të Kelmendit në vendin e quajtur Qafa e Predelecit.
Në këtë manifestim vajzat e Kelmendit konkurojnë për të qenë më e bukura e Bjeshkëve, për të fituar kurorën “Miss Bjeshka”. Ky është një rast shumë i mirë që ju të njiheni dhe me veshjet tradicionale, këngët dhe vallet e Kelmendit.
Historia e Logut të Bjeshkëve është e hershme. Dikur njerëzit në mënyrë formale e të paorganizuar e shprehnin simpatinë e tyre për një nga vajzat apo nuset e fshatit, duke e vlerësuar atë nga hiret e saj. Ajo personifikohej si e veshur mirë, e pastër dhe shëndetplotë. Ky vlerësim bëhej në momentin që ajo shihej në rrugë për tek kroi i fshatit apo ceremoni e festa si të dielave në Kishë. Ajo kthehej në simbol të bukurisë dhe të gjithë mundoheshin ta imitonin në mënyrën se si ajo , vishej, sillej, ecte, këndonte. Dikur kjo ditë logu kishte karakter fetar ajo zhvillohej diten e Shna Prendes, në Malësi njihej si festa e bjeshkatarëve, ndaj kjo festë ka marr emrin “Logu i Bjeshkeve”.
Ndër vite në zonën e Kelmendit ka ekzistuar një “log” që në ato kohëra quhej ‘Logu i Nuseve’ ,ky “log” filloi në kishat kryesore të fshatrave të Komunës Kelmend: Selcë, Vukel, Vermosh. Nuset merrnin pjesë në këto fshatrave në mungesë të kishave të tjera dhe udhëtonin disa orë për të arritur në meshë. Pas meshës të gjithë banorët e fshatrave organizonin një spektakël që në këtë zonë quhet: ”log” (një fushë ku mblidheshin të gjithë banorët e fshatrave për të parë nuset e atij viti që ishin martuar në këto fshatra dhe për të përzgjedhur më të bukurën). Në vitin 1998 nga “logu i nuseve” ky spektakël u quajt “Logu I Bjeshkëve” ku tashmë nuk janë nuset por vajzat e fshatrave që marrin pjesë në këtë konkurs jo vetëm bukurie dhe përzgjidhet më e bukura. “Logu” ka mbi të gjitha një vlerë të jashtëzakonshme artistike dhe kulturore pasi shfaqet përveç bukurisë edhe trashëgimia kulturore e trevës, veshjet karakteristike, vallet, këngët, instrumentet, lojërat popullore etj.

Kllouni me syze të kuqe bën gati valixhet për t’u arratisur

0

Shkruan Altin Goxhaj

Një popull i tredhur nga një Klloun me syze të kuqe, bën gati valixhet për tu arratisur si rrugë shpëtimi, rrugë e shtruar me kujdes nga Kllouni.. Kaq idiotë të jenë?
Konkluzioni im është se nuk e ka meritën SuperKllouni dhe as Sorosi, që në fund të fundit gjeti popullin e duhur në të gjithë globin për tu rrëmbyer Kopshtin e Edenit (vendi më i bekuar në planet) dhe për ti përzënë nëpër botë! Është impotenca mendore e popullit për të ndarë shapin nga sheqeri, për të kuptuar se kë duhet të dëgjojnë dhe kë duhet të kërkojnë ti përfaqësojë (ndjekin rregullisht kllounë dhe sharlatanë siç bënë edhe herën e fundit me Tikun dhe hallon e tij) si dhe karakteri i pamoralshëm i allishverishit të individit popull!
Popullit dhe individit popull i mungon çdo raport me respektin për të vërtetën, të moralshmen, TË DREJTËN! Nuk gjen popull që të jetë kaq i korruptuar në shpirt duke mos pasur asnjë çikëz respekt për të drejtën, të ndershmen, të mirën! Çdo raport dhe sjellje, mendim dhe emocion është thjesht ajo e të uriturit për të përfituar, për të bërë “të zgjuarin” në pisllëk, për të gjetur një shteg pazari me të fortin, të fuqishmin, të ushqyer nga uria, babëzia, cmira, xhelozia, duke u gëzuar për këdo komshi që ka radhën për ta ngrënë me shpresë se vetes do ti vijë radha më vonë dhe mund të shpëtojë me lloj lloj lojërash dhe fshehjeje..
Mos harroni se askush nuk kërkoi falje për asgjë por veç spiunuan të tjerët.. Nuk kërkoi askush falje për sjelljen e tij në 1967 kur prishën kishat dhe xhamiat si akti më i ndyrë servil i përdhosjes dhe mohimit të Zotit!
ASKUSH NUK TË SHPËTON PO NUK DESHE VETË TË SHPËTOHESH!
P.s. Pasqyra më e pastër që ekspozon popullin e tredhur është guximi i një Friksi për të ecur rrugëve dhe shesheve pa ja ndjerë për kërënd duke poshtëruar gjithë dynjanë, ndërkohë që Enver Hoxha me gjithë atë super pushtet lëvizte me qindra roje të armatosura!

Presione me banda prokurorit/ Akuza që mund të burgosë Ballukun tërboi Ramën, mbylli News24

0

Shkruan Gazmet Bardhi

Në datën 8 Gusht 2025, ora 18:40, Gazeta Shqiptare, pjesë e “Focus Group Media”, publikoi shkrimin për komunikimin e pritshëm të akuzës nga SPAK për ZëvendësKryeministren Belinda Balluku (foto 1).
Në datën 9 Gusht 2025, ora 07:00, shoqëria shtetërore “KAYO” sh.a., ku rezulton se kryetar i Këshillit Mbikëqyrës është Ermal Nufi (foto 2) urdhëron zabtimin e të gjitha pronave ku ushtrojnë veprimtarinë mediatike News 24, Balkanweb, Gazeta Shqiptare dhe Panorama, pavarësisht se pjesa dërrmuese e tyre as nuk i kanë kaluar në administrim shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a. (pronat janë me qira të vlefshme deri në vitin 2033, me nje vlerë vjetore qiraje 180 mijë euro, siç konfirmonte edhe vetë MEKI në një deklaratë zyrtare).
Ermal Nufi është njëkohësisht drejtori i kabinetit të Belinda Ballukut (foto 3) dhe do të kujtohet vetëm për faktin se si kryetar i Bordit të ARRSH, i dha kompanisë së vëllait të tij tender rreth 900 mijë euro, e denoncuar kjo edhe nga emisioni “Vetting” në News24 (foto 4).
Tani kjo shoqeria “KAYO” sh.a., ku Ermal Nufi, është kryetar i Këshillit Mbikëqyrës, urdhëron një kriminel të njohur si Ardi Veliu, që të zaptojë të gjitha ambientet e punës së News24, Balkanweb, Gazetës Panorama dhe Gazetës Shqiptare, duke mos i lejuar gazetarët dhe stafin mediatik që të punojnë as në ambientet që shoqëria mediatike i ka me qira të vlefshme nga shteti deri në vitin 2033.
Pse? Sepse qëllimi nuk është të marrin në administrim një pronë shtetërore, por të heshtin çdo zë mediatik kritik ndaj tyre, me shpresën se presioni me banda ndaj një prokurori të SPAK do të funksionojë. E keni gabim! Erion Veliaj u bë shkaku për të cilin u mbyll Agon Channel. Fatin e tij e dini. Ai do jetë edhe fati juaj!

Një vlerësim jo i lehtë, a mund të ketë zgjidhje të drejtë e morale?!

0

Shkruan Arben Çokaj

Ish-Ambasadorja Alma Lama shpesh këmbëngulë që Amerika, NATO e Perëndimi të qëndrojnë fort kundër Rusisë e nëpërkrahje të Ukrainës. Edhe unëjam për Ukrainën, që të mos humbë asnjë pëllëmbë territor. Por sa reale është kjo dëshirë ose ky qëndrim?!

Ndërsa shoh në rrugë në Gjermani, një makinëme targa ukrainase që i kalon mbi 100 mijë dollarë, kujtoj se pasi filloi lufta atje, ekonomia gjermane pësoi goditje. Nafta e gazi vinin më lirë nga Rusia e tubat u hodhën në erë! Mirëqenia e Gjermanisë kaloi në kolaps, tani mosha e pensionit atje po bëhet 70 vjeç!
Gjermania e vende të tjera në Perëndim, përfshirë edhe SHBA e paguan shtrenjtë luftën në Ukrainëe jo më pak, Ukraina vetë. Zelensky ëahtë pasuruar marrëzisht nga kno luftë e ne i prishim standardet e jetës vetes për shkak të saj. Rrezimojmëedhe një luftë bërthamore, nëse gjërat eskalojnë në drejtomin e gabuar. Unraina as ka vullnet e as ka ushtarë ta vazhdojë atë luftë, atëherë si i bëhet?! A hyjmë ne në luftë me Rusinëpër ta?!
E ndërsa Alma vret mendjen si Bajram Kabashi e Zef Çuni se si t’i japim një keksion të mirë Putinit, unë mendoj se kjo nuk është fort e lehtë!

“Le nam me këto syze kalamajsh”/ Rama kapet me komentuesit: Janë kuqezi, mua me pëlqejnë shumë

0

Komunikimi live në rrjetet sociale i kryeministrit Edi Rama me ndjekësit nuk mund të kalonte pa humorin dhe përgjigjet e tij epike.

“Le nam me këto syze kalamajsh”,  i ka komentuar dikush kreut të qeverisë.

”Po ça të bëjëm tani, këto që na u gjendën miku im, po të paktën janë kuqezi. Dhe mua kuqezia më pëlqen shumë’’, – ia ktheu Rama.

“Le nam me këto syze kalamajsh”/ Rama kapet me komentuesit:“Le nam me këto syze kalamajsh”/ Rama kapet me komentuesit:

Kryeministri Edi Rama këtë të dielë më 10 gusht, në një videomesazh të gjatë të publikuar në Facebook ku u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve, ka bërë me dije se po përgatitet një rregullore kombëtare lidhur me hapësirat publike, e cila do të përcaktojë me qartësi kufijtë mes interesit privat dhe hapësirës publike.

Rama theksoi se veprimet nuk përbëjnë një sulm ndaj sipërmarrjes, por janë pjesë e një procesi kombëtar për vendosjen e rregullave të qarta dhe të drejta për të gjithë.

Pellazgo-ilirët flisnin shqip, besonin në Zot dhe feja e tyre ishte paganizmi

0

Shkruan Halil Teodori

Gjuha vjen nga grupi i gjuhëve pellazge, të folura diku në pjesën më të madhe të gadishullit Ilirik ose (Ballkani i sotëm) plus Azia e vogël. Është gjuha e vetme e këtij grupi që përdoret ende edhe sot. Ata e konsideronin pellazg cilindo, që fliste gjuhë amtare të së cilës ishte shqipja e sotme, edhe nëse ai nuk jetonte në Iliri. Qytetërimi ilir u zhvillua në një gadishull malor shkëmbor, që futet në Detin Mesdhe nga Evropa Juglindore dhe në ishujt e thepisur, në detin afër. Malet e bënin të vështirë udhëtimin në tokë. Njerëzit e secilës fushë dhe ishull formuan një komunitet të pavarur të quajtur një qytet-shtet. Asnjë qytet-shtet nuk kishte tokë të mjaftueshme për të mbështetur të gjithë njerëzit e saj. Komunitetet grindeshin hidhur me njëri-tjetrin, në vend që të bashkoheshin nën një qeveri kombëtare. Dardania, Dalmacia, Athina, Thrakasit, Sparta … u bënë shtetet më të famshme të antikitetit. Gjuha shqipe është e vetmja gjuhë ku u mbështetën për të krijuar degë të familjes së gjuhëve indoevropiane. Eshtë e lidhur me gjuhët latine dhe angleze…, nga shqipja vjen prejardhja e tyre. Shumë të huaj e konsiderojnë gjuhën tonë si të vështirë por ajo është e lashtë si gjuhë dhe shumë e bukur, efektive në të folur. Tingulli i saj ishte një këndim muzikor, në vend të monotonisë të shumë gjuhëve. Me lakimet e saj të shumta, ose ndryshimet në format e fjalëve, ajo mund të shprehë ide më saktësisht sesa gjuhët më pak të lakuara. Për shembull, një folje klasike shqiptare plotësisht e zgjedhuar kishte shumë forma të ndryshme. Çdo ndryshim në formë tregoi një ndryshim në kohë, mënyrën ose llojin e veprimit, ose personin që vepron. Ndonëse gjuha jonë ka rezistuar me vështërsi, por, duhet të ketë shumë interes për studentët e anglishtes dhe të latinishtes, sepse shumë nga fjalët e tyre vijnë nga shqipja, shpesh përmes latinishtes. Fjalët shkencore nga shqipja përfshijnë: atom, biologji, botanikë, ekonomi dhe zoologji. Ndër fjalët shqipe të përdorura në arte janë: arkitektura, kritika, drama, muzika dhe poezia. Gjeografia ilire ndikoi shumë në zhvillimin e gjuhës së saj. Malet dhe gjiret e thella izoluan një grup apo një rajon nga tjetri. Për shkak të këtij izolimi, Ilirët, përdorën shumë dialekte të ndryshme para se të prezantohej shkrimi. Por dialektet mbetën të pandryshuara aq shumë sa që Ilirët e një rajoni nuk mund të kuptonin ato të një tjetri.
Shkrimet më të vjetra Pellazgo-Ilire janë poezitë epike të Homerit, Iliada dhe Odisea. Gjuha shqipe ishte gjuha e përbashkët e burrave të kulturuar të të gjitha kombeve nga viti 4.000-200 p.e.s., e derisa barbarët e kapërcyen Evropën. Ndërsa aktivitetin
e vet gjuha latine e filloi 200 vjet p.e.s. Gjuha shqipe, ishte gjuha e Perandorisë Bizantine dhe mbeti në përdorim deri sa turqit pushtuan bizantinët në 1453 dhe e ndaloi me ligj përdorimin e gjuhës shqipe. Ky veprim arbitrar është bërë me vetëdije të plotë në kuadër të asimilimit të çdo gjëje që vinte nga historia jonë e zhvillimeve mbarë botërore. Pellazgët dhe më vonë Ilirët e lashtë shkruanin poezi, drama, histori dhe fjalime të cilat vështirë se ndonjë popull tjetër i çdo epoke ka shkëlqyer në bukuri, origjinalitet e larmi. Të gjitha pjesët dhe dialektet e shqipes dhanë kontributin e tyre për këtë arritje të madhe. Leximi i gjerë në letërsinë shqipe gjithmonë ka formuar bazën më të mirë për vlerësimin dhe krijimin e shkrimeve të tjera. Mendimi i filozofëve pellazgo-ilir, siç është shprehur në letërsi, ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm mbi shkrimtarë të tillë të mëvonshëm si Virgjili, Dante, Shekspiri, Molieri, Milton, Shelley dhe Tennyson. Këto u pasuan nga periudha mesjetare bizantine dhe nga një epokë e mëvonshme që përfshin letërsinë tonë. Homeri, 1,200 vjet p.e.s. i endi disa prej këtyre poemave në dy epope të pavdekshme, Iliada dhe Odisea. Këto epika aristokratike, të ngjashme me luftën, përfaqësojnë frymën e sundimtarëve pellazg në vitet 3.000 para Krishtit. Ato janë shkruar të gjitha në gjuhën shqipe dhe me një dialekt të gegnishtes tonë. Poetë të tjerë epikë plotësuan veprat e Homerit me aventurat e heronjve të tjerë të Luftës së Trojës. Po kështu filozofët tanë duke filluar që nga Sokrates, Plato, Aristoteli, Plolemi e tjerë, u mbështetën tek Homeri dhe filozofia e tij e pa tjetërsueshme. Shumica e poezive pellazgo-ilire shprehin ndjenjat e poetit mbi një ide apo ngjarje të vetme. Për shembull, Homeri dhe disa folozofë të tjerë antikë të mëvonshëm, shkruan për luftën dhe guximin, i kënduan dashurisë në të gjitha
aspektet e saj. Oratorë të kësaj epoke ishin Isokrati, Lisia, Eskini dhe Demosteni. Në filozofi, dialogët e pavdekshëm të Platonit
deklaruan dhe shpjeguan mësimet e Sokratit. Aristoteli ishte i famshëm si filozof, shkencëtar dhe kritik letrar. Epoka e Aleksandrisë (Ilirisë) përfshin periudhën nga 500 deri në 146 p.e.s. Ishte një epokë e bursave dhe përhapjes
së kulturës ilirike, sesa e krijimit origjinal. Aleksandri i Madhi kishte në stafin e tij të ekspeditës kundra Persisë, kryesisht redaktorë dhe kritikë. Qendra e kulturës pellazge ka qenë Bizanti ose Konstandinopoja gjatë gjithë historisë tonë, deri në vitin 1,453 kur Turqia sulmoi dhe e pushtoi Kostondinopojën. Deri në vitin 1,600 gadishulli Ballkanik e ka pasur emrin Gadishulli Ilirik. Në shekullin e 16 turqit i vunë emërtimin Ballkan që në gjuhën turke do të thotë male dhe ballkan vazhdon të njihet edhe sot.

Djaloshi i talentuar i Kelmendit/ Ndahet nga jeta inxhinieri dhe piktori Zef Naçaj

0

Shkruan Ndue Lazri
Gazetar, Itali

Ishte buzëmbrëmje dhe sapo kishim arritur në Qafë të Përdëlecit, një nga pikat më të bukura të Kelmendit. Shkoja me shërbim si gazetar për të shkruar një reportazh për Vermoshin e bukur. Ishte mesi i viteve ’80, plot dyzet vjet më parë. Ndër njerëzit me të cilët u prezantuam aty, ishte edhe një djalosh i ri, energjik. Sapo më tha emrin e tij, Zef Naçaj, u kujtova që e kisha dëgjuar emrin e tij si piktor. Njihja më parë piktorin tek ai, se sa profesionin e vërtetë të tij, atë të inxhinierit të pyjeve.


Që nga ajo mbrëmje u bëmë shokë të ngushtë dhe krijuam shpejt një miqësi të afërt familjare. Zef Naçaj, djaloshi i talentuar i Kelmendit, kishte lindur në Vermosh në vitin 1953, në një familje shumë të mirë, me tradita atdhetare. Pasi kishte mbaruar shkollën e mesme pyjore në qytetin e Shkodrës, vazhdoi studimet e larta për inxhinieri pyjesh në Tiranë dhe në vitin 1977 u kthye inxhinier në qytetin e bukur të humorit e të kulturës.

E donte shumë profesionin e tij. Ishte një specialist shumë i mirë, i përkushtuar dhe pjesën më të madhe të kohës e kalonte në terren, atje ku nevoja ishte më e madhe jo vetëm për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pyjeve, por edhe për shtimin e tyre. Shkodra kishte një pasuri të madhe pyjore, jo vetëm në zonën e Kelmendit, ku ato janë një pasuri jo vetëm ekonomike, por edhe artistike, që natyra i ka dhuruar njeriut, por edhe në zona të tjera si Dukagjini, gjithë Malësia e Madhe, Shllaku, apo edhe zonat më afër qytetit të Shkodrës.


Qëlloi që edhe shtëpitë i kishim afër dhe shpesh herë, të shtunave, kur ai nuk ishte në terren, mblidheshim për të kaluar një darkë apo një mbrëmje të gëzuar herë në shtëpinë e tij, herë në shtëpinë tonë. Me bashkëshorten e tij, Marianën, një zonjë e vërtetë, edhe ajo nga një familje shumë e mirë, po rrisnin e edukonin tri vajza të bukura si flutura. Në bisedat tona, në më të shumtën e rasteve, flitej për letërsinë, librat (ai ishte edhe një lexues i pasionuar), si dhe për pikturën, që ishte dashuria e tij e dytë. Edhe sot ruaj disa piktura të tij, që m’i pat bërë dhuratë që në ato vite. Piktura e tij i afrohej impresionizmit dhe postmodernizmit. Gjatë udhëtimeve të tij nëpër pyje ai i vështronte pemët me dashurinë dhe syrin e artistit, fotografonte fenomenin e simbiozës tek pemët dhe në pejsazhet e tij moderne shpesh pemët merrnin trajta njerëzore, ashtu si në simbiozat-krijime fantastike të natyrës. Në pejsazhet e tij, si ato me kalem apo grafika bardhezi, ashtu edhe në tabllotë me ngjyra, Vermoshi dhe e gjithë zona e Kelmendit, na vijnë me gjithë bukurinë dhe sfumaturat që natyra e Vermoshit, Lëpushës, Selcës, Tamares e të tjera dhurojnë me bujari në të gjitha stinët e vitit, sidomos në vjeshtën e ngjyrave të përflakura. Kurse në portrete ai paraqet shpesh karakterin e burrave e grave malësore, me ato tiparet e tyre si të gdhendura në shkëmb, si dhe bukurinë e kostumeve kombëtare, të cilat ai i çmomte shumë, i vishte edhe vetë, i studionte dhe i pikturonte deri në imtësitë e tyre.


Punimet e Zefit filluan të ekspozohen edhe në ekspozitat e ndryshme të arteve figurative, si në Shkodër, ashtu edhe në Tiranë. Në Shkodër e shikoja shpesh në shoqërinë e piktorëve të talentuar si Ismail Lulani, Danish Juknej, Pjerin Sheldija, Angjelin Dodmasej, çifti Kadillari e të tjerë. Ata jepnin gjithnjë vlerësime të veçanta për pikturat e Zefit. Më ka qëlluar edhe të botoj në gazetën lokale “Jeta e re”, skica, portrete dhe pejsazhe të tij.


Në vitin 1979 Zefi u emërua drejtor i Ndërmarrjes Pyjore në Shkodër. E mori këtë detyrë në një periudhë tepër të vështirë, çka u bë më e rëndë pas vitit 1990, në atë periudhë tranzicioni, ku çmenduria e papërgjegjësia e shumë njerëzve u hodh kundër pyjeve, duke i çuar ato drejt shfarosjes. Kolektivi i ndërmarrjes pyjore, nën drejtimin e Zefit, në ato vite dëshmoi kompaktësi, ndjenjë të lartë përgjegjësie, dashuri për atë pronë të çmuar të popullit, aq të domosdoshme për ekonominë e për ekosistemin. Zefi nuk sillej si drejtor, por si një koleg i barabartë me specialistët e tjerë e punonjësit e ndërmarrjes, ruante respektin dhe dashurinë e të gjithëve. Edhe kur më vonë do të punonte në DSHP të Malësisë së Madhe apo me Projektin Shqiptar të pyjeve, ai do të tregonte profesionalitetin e tij të lartë.


Në fillim të viteve të demokracisë në Shkodër filloi botimin gazeta “Humor Shkodran”, e botuesit Zef Gjeta, ku unë isha në detyrën e kryeredaktorit. Po përgatisnim numurin e parë të saj. Duhej punuar koka e gazetës. Për këtë iu drejtova Zefit. Dhe ai e punoi atë me shumë dashuri, duke ruajtur në karakterin e germave jo vetëm natyrën e humorit të spikatur të atij qyteti, por edhe traditën e tij në fushën e historisë e të artit. Që në numurin e parë, ajo do të tërhiqte syrin dhe veëmendjen e lexuesve e do të bëhej e dashur për ta.
Në fillimin e viteve 2000, si shumë e shumë shqiptarë të tjerë, Zefi, me gjithë familjen e tij, mori rrugën e mërgimit dhe u sistemua në Amerikë. Si për të gjithë, edhe për ata fillimi dhe ambientimi në jetën amerikane, nuk qenë aspak të lehta. Por Zefi nuk ishte nga ata që dorëzohej lehtë. Ai kishte në duar armën e fortë të talentit të tij dhe të vendosmërisë e zellit për të studiuar, për t’u përshtatur në jetën amerikane dhe për të ndërtuar një jetë konforte, për të jetuar si intelektual e për t’u dhënë mundësinë e shkollimit dhe të krijimit të familjes tri vajzave të tyre, që tashmë ishin rritur. Ai studioi me këmbëngulje e mbrojti gjuhën angleze, si një kusht i rëndësishëm për t’u integruar në jetën e përtejoqeanit, arriti të japë provimet e nevojshme për konvertimin e diplomës së inxhinierit të pyjeve në Bachelor degree, si dhe vazhdoi studimet për t’u bërë një specialist i dekorimeve të brendshme, sipas kërkesave bashkëkohore. Në këtë specialitet të ri, ai punoi gjatë gjithë viteve të fundit, si dizenjator në aplikime të ndryshme në ambientet e brendshme dhe të jashtme të shtëpive. Mjafton të shikosh ambientet e shtëpisë së tij, apo edhe plot banesa e ambiente të tjera për të kuptuar se me çfarë shijeje estetike, finese e modernizmi ka arritur të realizojë mjedise me mozaikë, ku spikasin motivet floreale, ato nga fauna, si dhe motivet kombëtare. Ai ka punuar edhe si arkitekt, duke bërë projektet e shumë vilave e shtëpive të ndryshme të banimit jo vetëm në vendlindjen e tij, në Vermosh, por edhe në Shkodër e në rrethinat e saj. Gjithnjë duke kombinuar shijet e tij moderne me harmoninë dhe traditat e ambientit ku ndërtoheshin ato shtëpi.


Edhe pse Zefi iku përtej oqeanit kur unë kisha disa vite në Itali, miqësia jonë u ruajt e fortë dhe e pastër, me ato ndjenja të përhershme malli për t’u takuar si dikur. Aty nga viti 2017 Zefi më shkruante se dëshironte të botonte një libër për jetën dhe historinë e Kelmendit, por në qendër të të cilit do të ishte figura e një njeriu që vuajti ferrin e kampeve të përqëndrimit në Shqipërinë komuniste, derisa u arratis për në Amerikë. Ai ishte Nikollë Marnaçaj. Zefi ma dërgoi dorëshkrimin e tij dhe unë bëra detyrën e redaktorit. Doli një libër i shkruar me shumë dashuri, me talent e me kulturë, i titulluar “Forca e Kelmendit”. Libri pati një jehonë shumë të mirë jo vetëm në komunitetin shqiptar në Amerikë, por edhe në Shkodër e në Malësisnë e Madhe.
Sot mora lajmin e hidhur, se pas një sëmundjeje të gjatë e të rëndë, inxhinieri dhe piktori i talentuar i Kelmendit, Zef Naçaj, është ndarë para kohe nga jeta. Ai ikën në botën e pafund të ngjyrave të amëshimit, por le pas vetes një emër shumë të mirë dhe një trashëgimi artistike, që e bëjnë të paharruar jo vetëm për familjarët e rrethin e tij, por edhe për të gjithë bashkëatdhetarët dhe ardashësit që admirojnë artin e tij.

POSTIMET E FUNDIT