Kreu Blog Faqe 128

Donald Trump nderon Chris LaCivita me dekoratën e lartë ushtarake, për plagët e mara në luftë

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nderon bashkëdrejtuesin e fushatës së vitit 2024, Chris LaCivita.

Arkitekti i fitores së Donald Trump, një veteran i dekoruar i Korpusit të Marinës së SHBA-së u nderua me medaljen “Purple Heart” për plagët e marra gjatë Luftës së Gjirit Persik në vitin 1991.

Kujtojmë se LaCivita udhëhoqi dhe fushatën e PD-së në Shqipëri zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Ceremonia e nderimit u mbajt në Shtëpinë e Bardhë me rastin e Ditës Kombëtare të “Purple Heart” më 7 gusht 2025.

“Na bashkohet edhe marinsi veteran që bashkëmenaxhoi fushatën time të vitit 2024, një talent fantastik në shumë aspekte, i plagosur në betejë për vendin tonë gjatë Operacionit Stuhia e Shkretëtirës, Chris LaCivita” thotë Trump në videon e postuar në rrjetin social në X. Në ceremoninë e dekorimit Chris La Civita shoqërohej nga vajza e tij, Victoria.

ICYMI: President Trump honors 2024 co-campaign manager @ChrisLaCivita—a decorated U.S. Marine Corps veteran who earned the Purple Heart for wounds sustained in the 1991 Persian Gulf War—during a White House ceremony on National Purple Heart Day! ???????? pic.twitter.com/AtmJMi63WN

— Trump War Room (@TrumpWarRoom) August 9, 2025
“Purple Heart”, është dekorata ushtarake më e vjetër ende në përdorim, e cila u jepet pjesëtarëve të forcave të armatosura që vriten ose plagosen gjatë përfshirjes në veprime luftarake kundër armikut ose si pasojë e akteve terroriste. Sipas “National Purple Heart Hall of Honor”, që nga krijimi i saj në vitin 1782, janë dhënë mbi 1.8 milionë medalje.

Është një nga medaljet më të vjetra të SHBA-së, e krijuar fillimisht nga George Washington më 1782 (atëherë si “Badge of Military Merit”), dhe ka formën e një zemre me portretin e Washingtonit në mes. Marrja e saj shihet si një nder i madh në ushtri, pasi simbolizon sakrificën personale në mbrojtje të vendit.

Pse ka lidhje me terrorin dhuna ndaj News 24?

0

Shkruan Ferdinand Dervishi

Sot televizioni News 24, i treti më i madh në vend, u gdhi nën rrethim policor, u penguan gazetarët të shkonin në vendet e punës, u ndërpre sinjali i transmetimit.

Një vendim gjyqësor i 3 javëve më parë i ka njohur pronësinë e godinave, mbase edhe të truallit, Bashkisë së Tiranës.

Logjikisht, pas vendimit të formës së prerë të gjykatës, një televizioni i duhen, jo 3 javë, por 3, apo më tepër muaj kohë, që të zhvendoset në një ambient tjetër.

Pra pikëpyetjet më të mëdha për mua janë: përse po veprohet me kaq ngut, përse kaq dhunshëm, përse me panoramë e shije terrori? Kujt i intereson/pëlqen, kush kënaqet/masturbohet etj nga e gjitha kjo?

Përse po merret përsipër risku i dhunës dhe terrorit ndaj mediave në një vend që ka shumë probleme pikërisht me lirinë e medias?

Gjithë sa po ndodh për mua ka lidhje me psikologji diktatorësh e terroristësh, të cilët shohin te veprimet e dhunshme goditje hakmarrëse që, më tepër se kundër televizionit News 24, tentojnë të dhunojnë dhe terrorizojnë gjithë mediat dhe gazetarët kritikë ndaj shtetit që tashmë drejtohet nga pushteti i një njeriu të vetëm.

Është mentalitet i njëjtë me atë të terroristit, i cili nuk preferon të qëllojë me snajper apo kallash, por të vendosë eksploziv.

Sepse shpërthimet bëjnë shumë zhurmë duke shkaktuar panik në një numër të madh njerëzish, duke përcjellë mesazhin e forcës, dhunës dhe terrorit në maksimumin e mundshëm.

Banka turke “Ziraat Bank” hap degë në Shqipëri

0

Pas Bullgarisë, Kosovës, Malit të Zi, Greqisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, me hapjen e një dege në Tiranë, Ziraat Bank do të rrisë operacionet e saj në Ballkan në gjashtë vende dhe praninë e saj globale në 21 vende.

Banka turke Ziraat Bank (Ziraat Bankası) njoftoi se pas Bullgarisë, Kosovës, Malit të Zi, Greqisë dhe Bosnjë e Hercegovinës do të hapë një degë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, duke i çuar operacionet e saj në Ballkan në gjashtë vende dhe praninë e saj globale në 21, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ziraat Bank e cila synon të rrisë praninë e saj në Ballkan thuhet se ka përfunduar me sukses procedurat e nevojshme dhe ka marrë lejen e themelimit nga Banka Qendrore e Shqipërisë.

Ziraat Bank po përgatitet të fillojë operacionet dhe t’i shërbejë Shqipërisë së shpejti.

Pas Bullgarisë, Kosovës, Malit të Zi, Greqisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, me hapjen e një dege në Tiranë, Ziraat Bank do të rrisë operacionet e saj në Ballkan në gjashtë vende dhe praninë e saj globale në 21 vende.

Drejtori i Përgjithshëm i Ziraat Bank, Alpaslan Çakar tha se “Ne po ofrojmë mbështetje strategjike për tregtinë e jashtme dhe investimet e ndërsjella të Turqisë duke forcuar rrjetin tonë ndërkombëtar çdo ditë. Më shumë se 20 për qind e vëllimit të tregtisë së jashtme të Turqisë realizohet përmes Ziraat Bank. Rrjeti global e mbështet ndjeshëm këtë vëllim”.

Ai theksoi se “Me asete që i afrohen 200 miliardë dollarëve, përfshirë degët tona vendase dhe ndërkombëtare, Ziraat Finance Group është e vetmja bankë turke në 10 nga 21 vendet ku operon si dhe e vetmja bankë turke në Ballkan në Greqi, Bullgari, Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi”.

“Ne kemi marrë licenca bankare në katër vende të reja në dy vitet e fundit dhe jemi bankat kryesore turke në këtë fushë. Ne besojmë se dega jonë në Shqipëri, e cila aktualisht po kalon procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe ofron potencial të konsiderueshëm ekonomik, do të kontribuojë ndjeshëm në bashkëpunimin ekonomik dhe financiar midis vendeve tona duke mbështetur tregtinë e jashtme dhe investimet midis Turqisë dhe Ballkanit Perëndimor, dhe do të forcojë ndikimin e bankës sonë në rajon”, tha Çakar.

Sipas tij, Ziraat Bank vazhdon të ofrojë mbështetje të pandërprerë për të zgjeruar vëllimin e tregtisë së jashtme të Turqisë dhe për të zhvilluar flukse investimesh të ndërsjella përmes institucionit të saj ndërkombëtar në zgjerim dhe rrjetit të fortë të bankave korrespondente.

“Me të njëjtin vizion strategjik, ne po vazhdojmë me vendosmëri përpjekjet tona për të hapur pika shërbimi në rajone të reja”, potencoi Çakar.

Policia e Ramaduros rrethon Televizionin News 24, ndërpret me dhunë transmetimin

0

Forca të shumta policore kanë rrethuar mëngjesin e së shtunës godinën e News24 dhe mediave të tjera që janë pjesë e këtij grupi mediatik, duke mos lejuar gazetarët të hyjnë në ambientet e punës.

Pa një vendim gjykate dhe përtej çdo logjike, disa dhjetra njerëz me uniformë kanë rrethuar godinën pak përpara orës 07:00, ndërsa basjkë me Policinë ka qenë i pranishëm edhe Ardi Veliu, drejtori i KAYO, një shoqëri shtetërore e krijuar me vendim Qeverie, që ka si object të punës së saj prodhimin dhe tregtimin e armëve dhe materialeve ushtarake. Duket se edhe në këtë rast, Qeveria Rama ka zgjedhur të përdorë policinë, duke krijuar një rast që nuk ka lidhje me asnjë prej vendeve demokratike, kur një grup mediatik rrethohet me forca policore.

Gazetarja Klodiana Lala në një reagim në rrjetet sociale thekson se “Policia ka rrethuar këtë mëngjes godinën e News24, duke ndërprerë me forcë dhe pa asnjë paralajmërim sinjalin e transmetimit, në një akt të paprecedent ndaj medias së lirë”.

Lala thekson se punonjësit janë penguar të hyjnë në vendet e tyre të punës, ndërsa qytetarët janë privuar nga kanali më i madh dhe më i besueshëm informativ në vend.

“Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj të drejtës kushtetuese për informim dhe ndaj lirisë së shtypit, që përbën themelin e çdo demokracie. Ngjarja e sotme shënon një precedent të rrezikshëm për shuarjen e zërave kritikë dhe vendosjen e kontrollit mbi informacionin publik”, thekson Lala.

Ndërkohë, gazetari Osman Stafa në një tjetër reagim thekson se Policia e Shtetit me urdhër qartazi politik ka rrethuar televizionin më të ndjekur informativ në Shqipëri. “Punonjësit nuk lejohen të hyjnë në redaksi, News24 nuk i lejohet të hyjë në transmetim të drejtpërdrejtë”, shkruan Stafa.

Grupi mediatik i ka drejtuar një thirrje urgjente partive politike, shoqërisë civile, organizatave të medias dhe ambasadave të huaja në Tiranë të reagojnë menjëherë dhe të ndalin këtë veprim të dhunshëm, duke garantuar rikthimin pa vonesë të transmetimit dhe respektimin e plotë të fjalës së lirë.

“Çdo minutë heshtjeje e imponuar ndaj medias është një plagë e hapur për demokracinë”, thuhet në një reagim.

Agron Dizdari – Ikonë e skenës së Teatrit “Migjeni”, drejtuesi dhe qytetari shkodran me shumë vlera.

0

Punoi: Qamil Gjyrezi

Kur vota kërkohet me Amin!

0

Shkruan Dijana Toska

Atmosfera e fushatës zgjedhore po ndjehet. Tifozeritë janë ndezur. Nacionalistët e rinj brohorasin në stadiume, dëgjohen zëra që kërkojnë edhe vdekjen për bashkëmoshatarët e tyre që flasin një gjuhë tjetër identitare. Në emër të popullit partitë kanë ngritur flamujt e denigrimit dhe gjuhën e përçarjes në betejën, për ta mbrojtur tronin e pushtetit në emër të Zotit dhe për Zotin.

Fushata për pushtet po ndahet në pazarin mes hallallit e haramit. Duar që deri dje blenë e shitën gjithçka, sot, simbolet e devotshmërisë, tespihët e qirinjtë i kanë kthyer në simbole mashtrimi. Kisha e xhamia janë kthyer në shtabe partie, ku bekimi i Zotit përdoret si metodë për të ngritur sondazhet e një pushteti hallall me milionat e fituara nga pushteti haram.

Kur kishat e xhamitë trafikohen e kthehen në seli elektorale, e feja nuk trajtohet si ndërgjegjje, por si monedhë, zarf e fletë votimi. Kur Zoti shndërrohet në pankartë rrugësh për një votë plus nuk kemi më çka humbim më shumë nga të qenurit qenje amorfe që ende beson se një kandidat zbret nga një post i lartë për tu marrë me ujërat e zeza të komunës nga të cilat dalin paratë e shpëlara.

Nga foltoret fetare dëgjohen fjalë si “drejtësi”, “ndershmëri”, “votë për të mirën”. Po kush e përcakton të mirën? Një lider i partisë apo Zoti? Kur lutja për mëshirë e falenderim, zëvendësohet me betimin për votë, atëherë nuk mund të mos shtrosh pyetjen, kush është më e shenjtë: kutia e votimit apo dhunimi i shenjtërisë?

Kur në emër të Zotit, ata bëjnë pazare. Në emër të moralit, ngrenë flamuj partie. Në emër të popullit, vendosin kush e meriton “bekimin”. Atëherë politika s’po kërkon më vetëm pushtet, po kërkon besimin.

Jo besimin e popullit, por atë që i takon Zotit.

Dhe ne heshtim si qytetarë që kërkojmë ndihmë nga Zoti dhe votojmë politikanë që e përdorin Zotin tonë për të na mashtruar në emrin tonë. Heshtin klerikët fetarë për mëkatin kolektiv që po ndodh në shtëpinë e Zotit, ngase prangat për rizgjedhjen e tyre ndodhen në duart këtyre zaptuesve politikë të cilët përmes Aminit e mbajnë shpirtin e robit në grusht. Këta kërkojnë me çdo kusht votë për pushtet politik e fetar, ndërsa ne kërkojmë bekim nga këta që bekimin e kanë kthyer në mall tregu duke harruar që Zoti nuk kërkon nga ne votë, por ndërgjegje.

“Vota me Amin” për pushtet politik a fetar në emër të Zotit është një diskurs i etabluar prej kohësh në habitatin tonë mendor dhe shoqëror. Është një strategji e përbashkët veprimi mes politikës dhe religjioneve, të mbjellin frikë nga Zoti, të nënshtrojnë e të mashtrojnë, që të mos guxosh të jetosh në këtë jetë, por të lutesh që të jetosh në botën tjetër dhe pastaj edhe të besosh se pa Aminin e politikës nuk ka jetë as në këtë botë e as në atë tjetrën.

Edhe ashtu, prej kohësh, politika ka vendosur monopol edhe mbi vdekjen tonë. Nëse duash të rezervosh dy metra tokë morti për së gjalli duhet të paguash mijëra euro për shërbimin, bashka që duhet ta paguash hoxhën me euro për t’i thënë dy tri fjalë kurtoazije mbi kufomën tënde. Për ne pazari për jetën mbaron në varreza, për ata pazari i votës mbaron në shenjtërimin e pushtetit.

Kurse media asesi të pyes, ku është i Lartmadhërishmi në gjithë këtë hesap të politikbërjes. A jep Zoti mandate, a ndan poste, a emëron ministra, a ndan pasuri materiale apo begati shpirtërore, a shpërndan parajsën ekskluzivisht për politikan e ferrin për të robëruarit e nemur që s’kanë sy për të parë, e guxim për ta mbrojtur me xhelozi Zotin e tyre që çdo ditë lutet për Dritën tonë?

Zoti nuk ka nevojë për fushatë.

Nuk kërkon vota.

Nuk jep bekime me tenderë.

Ai kërkon vetëm një gjë që asnjë kandidat nuk e ofron: ndërgjegje të pastër dhe pak marre.

O Zot të Lutem ndihmo besimtarët ta njohin dashurinë Tënde!

Amin!

Donald Trump rrit shpërblimin për arrestimin e Presidentit Nicolás Maduro në 50 milionë dollarë

0

Uashingtoni ka ashpërsuar ndjeshëm presionin ndaj udhëheqësit venezuelian Nicolás Maduro. Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, njoftoi se autoritetet amerikane kanë sekuestruar mbi 700 milionë dollarë asete të lidhura drejtpërdrejt me presidentin e majtë të Venezuelës, të cilin SHBA-të e akuzojnë si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë.

Në një video-mesazh të enjten, Bondi deklaroi se nën drejtimin e presidentit Donald Trump, SHBA nuk do të ndalet derisa Maduro të mbahet përgjegjës për atë që ajo i cilësoi si “krime të neveritshme”. Ajo bëri të ditur se shpërblimi për arrestimin e tij është dyfishuar në 50 milionë dollarë – një shumë që barazohet me atë të ofruar për Osama bin Laden pas sulmeve të 11 shtatorit.

Maduro dhe disa aleatë të tij u paditën që në vitin 2020 në një gjykatë federale në Manhattan për narkoterrorizëm dhe komplot për importimin e kokainës në territorin amerikan. SHBA pretendon se regjimi venezuelian ka bashkëpunuar me kartele droge për të përmbytur vendin me kokainë të përzier me fentanyl.

Pavarësisht akuzave, Maduro vazhdon të qëndrojë në pushtet, duke sfiduar presionin ndërkombëtar. Zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në Venezuelë u cilësuan si mashtrim nga SHBA, BE dhe disa vende të Amerikës Latine, të cilat e njohën kandidatin opozitar Edmundo González si presidentin legjitim.

Në korrik, administrata Trump raportoi se kishte arritur një marrëveshje me zyrtarë venezuelianë për lirimin e 10 amerikanëve të burgosur në Karakas, në këmbim të pranimit të emigrantëve të deportuar nga SHBA në El Salvador.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, asete të sekuestruara përfshijnë dy avionë privatë dhe afro 7 ton kokainë që thuhet se janë gjurmuar deri te Maduro. Reagimi nga Karakasi nuk ka munguar: Ministri i Jashtëm Yvan Gil e quajti shpërblimin “patetik” dhe akuzoi Bondin për një “propagandë të ashpër politike”, duke e lidhur atë me skandale të tjera të kaluara.

“Shfaqja e saj është një shaka, një shpërqendrim i dëshpëruar nga mjerimi i saj”, deklaroi Gil.

Vellai i Erion Veliajt, milioneri Arbi Veliaj flet për per arrestimin e vëlla Lalit dhe “gicilatjes” së sponsorve nga SPAK

0

Vellai i Erion Veliajt, Arbi Veliaj ka reaguar per here te pare pas shume muajsh qe nga arrestimi i krebashkiakut te Tiranes dhe reagimi i tij ka ardhur duke sulmuar SPAK. Por pse vjen pikerisht ky reagim ne kete kohe, kur SPAK ka ushtruar kontrolle ne zyrat e biznesmenit Ermal Beqiraj, i cili ka marre miliarda nga AKSHI dhe pas hetimeve per oligarkun e ndertimeve Gentian Sula dhe cilat jane lidhjet deri me televizionin e majte ABC News, e cila po kalon ne krize financiare, duke larguar nga puna dhjetera punonjes e duke pergjysmuar rrogat.

E verteta eshte e thjeshte, Arbi Veliaj eshte katalizatori qe ka bere te gjitha lidhjet klienteliste per te nxjerre vellain te lare nga parate e pista, pavaresisht se deri tani nuk ka dale i tille. E per keto do ju japim te gjitha detajet te lidhura njera me tjetren, por le ti marrim faktet me radhe.

Arbi Veliaj ka zgjedhur sot te beje nje reagim te forte, duke goditur SPAK nepermjet nje shkrimi tek The Economist, ku kuptohet qarte qe eshte nje shkrim i paguar prej tij ose prej Soros, pasi menjehere e shperndane te plote te gjitha mediat e financuara nga Veliaj nepermjet vellait te tij.

“Njësia e re kundër korrupsionit në Shqipëri po godet të pushtetshmit”. Kështu e quan britanikja The Economist veprimtarinë e SPAK-ut, në rrjetën e të cilit kanë rënë politikanë të rëndësishëm në Tiranë.

Teksa përmend arrestin shtëpiak të Sali Berishës apo arrestin me burg të Ilir Metës, The Economist ndalet gjithashtu edhe te arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Vëllai i këtij të fundit ka folur për britaniken ku e quan SPAK-un të dalë jashtë kontrollit dhe se po e mban kryebashkiakun në burg për arsye të pabaza.

Arbi Veliaj, vëllai i kryebashkiakut, thotë se SPAK ka “dalë jashtë kontrollit” dhe se po e mban në burg për arsye të pabaza. Arrestimi i tij ka ndarë opinionin publik në Tiranë. Disa e krahasojnë SPAK-un me Sigurimin, policinë sekrete të kohës së komunizmit. Të tjerë gëzohen për rrëzimin e të pushtetshmëve, që besojnë se kanë vjedhur prej kohësh nga populli.

Burimi gjyqësor thotë se qëllimi i krijimit të SPAK ishte për t’i dhënë fund “kulturës së pandëshkueshmërisë” në vend. Në Shqipëri, kjo do të ishte historia e shekullit.

PO pse pikerisht tani, ku ishte vellai i Veliajt me pare?
Pergjigjja eshte e thjeshte, pikerisht tani pasi po goditen ata qe kane sponsorizuar Veliajn dhe mediat e Veliajt qe mos te sulmohet, qe te mbrohet dhe me shpresen se do nxirret nga burgu.

Nje prej ketyre biznesmeneve eshte pikerisht Gentian Sula, qe sipas SPAK i ka lidhur ngushtësisht interesat me kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe fondet publike që ky i fundit dyshohet se ua shpërndante si një formë dorovitje.

I njohur si pronar i kompanisë së ndërtimit ‘Agi Kons’, lidhja e të cilit me Veliaj sipas SPAK, fillon që në momentin kur kryebashkiaku i sotëm mbulonte detyrën e Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale.

Koha kur Veliaj blen një banesë në bllokun rezidencial Kodra e Diellit në Tiranë. Bllok banimi që është në pronësi të Gentian Sulës.

Ku fill pas këtij momenti, z. Veliaj, siç thamë në detyrën e Ministrit të Punës, emëron si zv/ministre bashkëshorten e biznesmenit Gentjan Sula.

Me pas, Sula per disa muaj pas blerjes se ABC News nga Devollet e Kosoves ka nisur te financoje fshehurazi per pagat e punonjesve, nderkohe qe kushti ishte qe mos te sulmohej Veliaj. Dhe i vetmi qe televizion qe nuk e ka sulmuar asnje dite edhe pas arrestimit, qofte tv i majte apo i djathte, eshte pikerisht ABC News, qe mbush xhepin nga ky biznesmen.

Por tashme qe SPAK i eshte afruar shume dhe ai ka frenuar doren e dhenies se parave, pasi duhet te paguaje ne drejtime te tjera, ABC po kalon krize, duke hequr punonjes e pergjysmuar paga.

Megjithate, ky nuk eshte i vetmi qe lidhet me vellezerit Veliaj, pasi i te njejtes linje eshte edhe Ermal Beqiri, Bashkepunimi mes Beqirit dhe Veliajt ka nisur qe ne vitin 2023, kur nga parate e bashkise, Veliaj i fali atij 750 mije euro. Me pas Beqiri u be klienti i pare dhe i pazevendesueshem e AKSHI-t duke marre miliona euro, por duke mos harruar financimet per Veliajn.

Por edhe ky pati nje kontroll para dy ditesh ne kompanine e tij ‘Soft e Solution’ qe ka fituar miliona euro nga AKSHI e Veliaj, por qe normalisht i ka shperndare serish dorazi tek perfituesit e medhenj. Dhe pikerihst pas ketyre goditjeve rishfaqet Arbi Veliaj, si rastesisht me nje shkrim te porositur ne mediat nderkombetare.

A jane te gjitha keto rastesi? Shume veta mund te thone nuk kane lidhje, por faktet qe do sjellim edhe ne shkrime te tjera ne vijim do te vertetojne te kunderten.

POSTIMET E FUNDIT