Kreu Blog Faqe 129

Halil Kastrati nga protesta në Prishtinë: UÇK është gjaku ynë që s’falet!

0

Humanisti i njohur Halil Kastrati ka qenë pjesë e protestës gjithëpopullore të mbajtur në Prishtinë në përkrahje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër, siç u quajt, padrejtësive të Gjykatës Speciale në Hagë.

Përmes një postimi emocional, Kastrati ka theksuar se kjo protestë nuk ishte vetëm një tubim, por një zë i ndërgjegjes kombëtare dhe një betim për ta ruajtur dinjitetin e UÇK-së.

“UÇK është gjaku ynë që s’falet! Sot, në zemër të Prishtinës, ishim bashkë në përkrahje të luftëtarëve të lirisë dhe kundër padrejtësisë së Gjykatës Speciale! Kjo nuk është veç një protestë, është zë i ndërgjegjes sonë kombëtare! Është thirrje për drejtësi! Është betim për ta ruajtur dinjitetin e UÇK-së dhe sakrificën e çdo dëshmori!”, ka shkruar Kastrati.

Ai u bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare që të dëgjojnë zërin e popullit dhe të mos cenojnë dinjitetin e atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Histori që flet, art që jeton, kujtesë që qëndron

0

Shkruan Zef Ndreka

Qyteti i lashtë i Butrintit është një nga thesaret më të çmuara të trashëgimisë historike dhe kulturore shqiptare, një dëshmi e gjallë e një qytetërimi që përshkroi epoka të tëra — nga antikiteti greko-romak, periudha bizantine, e deri te ajo mesjetare.
I ndodhur në jug të Shqipërisë, pranë liqenit të Butrintit dhe vetëm pak kilometra larg detit Jon, ky qytet mbart mbi supe histori mijëvjeçare. Në këtë foto shfaqet amfiteatri antik, një strukturë mbresëlënëse e ndërtuar në shekullin III para Krishtit, ku dikur zhvilloheshin shfaqje dramatike, rituale fetare dhe mbledhje qytetare, një qendër jetike kulturore dhe shoqërore për banorët e kohës.
Butrinti është një kryqëzim kulturash, arkitekturash dhe ndikimesh: nga tempulli i Asklepit, tek mozaikët bizantinë dhe fortifikimet veneciane. Sot është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, një simbol krenarie për shqiptarët dhe një pasuri universale për mbarë njerëzimin.
Ky qytet nuk është vetëm gurë e rrënoja, por është vetë historia që flet, art që jeton, dhe kujtesë që qëndron. Një ftesë e hapur për të gjithë që duan të kuptojnë rrënjët e qytetërimit në tokën shqiptare.

Shqiptarët përballë demonit serbo-sllav!

0

Shkruan Azgan Haklaj

Ngjarjet në vijimësi sidomos pas pavarësimit të Kosovës kanë treguar se Serbia ka thurur skenare të vazhdueshme për të provokuar dhe penguar përparimin e faktorit shqiptar në Ballkan.
Nëse deri dje këto skenare ishin të fragmentarizuara sa në Kosovë, më vonë në Maqedoni e pastaj në Mal të Zi tani sulmi është frontal, ballë për ballë e pa dorashka.
Bajnska e sistematikisht provokimet lutënxitëse në Mitrovicën e Veriut pas intensifikimit të luftës në Ukrainë u kapilarizuan në të gjitha trojet etnike shqiptare.
Aktet kriminale haptas shtetërore të Radojçiçit u pasuan sistematikisht të drejtuara nga BIA serbe për te ardhur deri tek dhunimi i flamurit kombëtar apo shtatores së Gjergj Kastriotit (Skenderbeu) te klithmat histerike anti shqiptare në ndeshjen sportive të Kumanovës, apo tek linçimi i zv/Kryeministrit të Malit te Zi Nik Gjeloshaj nga Presidenti i frustuar e i korruptuar i republikës fqinje!!!
Kjo situatë natyrisht nuk është rastësore dhe nuk përcipitoi për një ditë.
Eshtë rikthim i hapur në tezat dhe praktikat antishqiptare akademike të Vasa Çubriolloviçit.
Situatës së nderë që po krijojnë serbët në Ballkan veçanërisht me theks anti shqiptar i ka ndihmuar dhe situata kaotike globale dhe indiferenca e Europës të cilën serbët mundohen ta kthejnë në favorin e tyre.
E për më tepër kur këtij zjarri anti kombëtar shqiptar i fryjnë vetë disa pseudo lider si Albin Kurti i cili nga megallomania neomarksiste në mos edhe me keq u bë pjesë e këtij skenari që kur ju kundërvu palcës politike shqiptare patriotike të përfaqësuar nga Ali Ahmeti.
Edhe VLEN-it që jo vetëm nuk vlen por “vlen” për fasadë të shovinizmit serbo-maqedon tashmë i ka rënë kallaji…!
Edhe më skeptikët e kanë të qartë se goditja e Ali Ahmetit apo edhe e Hashim Thaçit dhe drejtuesve të tjerë të UÇK-dë nuk ishte okazion inkursioni ndaj një personi por strategji për të goditur në zemër thembrën e Akilit të lirisë së trojeve tona etnike, UÇK- në!
Por a kanë shpresë për avancim të metejmë shovinistët serbo-maqedonë?
Besoj dhe shpresoj se jo.
Shqiptarët janë jo vetëm autoktonët e këtij gadishulli prej lashtësie të demtuar nga ardhacakët e Uraleve por jane aleatët kryesor të perëndimit e SHBA-së!
Ky është fakt me rrënjë të thella te historia.
Por të mjaftohesh vetëm me këtë fakt ndonëse i pamohueshëm është e pamjaftueshme dhe një gjumë letargjik mbi dafina.
Sot lipset si asnjëherë jo vetëm vigjilencë, mendje kthjelltësi, strategji e diplomaci e kordinuar mbarë shqiptare.
Diaspora duhet të ftohet të vihet në pozitat që i takon.
Ç’do shqiptar sot o kurrë duhet të kthehet në misionar, në çlirimtar.
Dhe fuqia e ndërgjegjja nacionale nuk na mungon.
Eshtë në genin e historinë tonë.
Tubimi i sotëm në Prishtinë në mbështetje të prijësve të UÇK-së le të shërbejë si pikënisja.
Rruga e vetme e jona është përballja pa kompromis me të keqen që ka mbjellur e po mundohet ta korrë serbo-sllavizmi.

Republika e Rregjimeve të Urryera të së Kaluarës

0

Shkruan Thoma Gëllçi

(Një rrëfim që s’ka as fillim, as fund, por plot armiq të urryer dhe një popull që mallkon me pasion të pashoq)
Në një cep të Ballkanit, ku shqiponjat fluturojnë aq lart sa harrojnë ku parkohen, dhe historia riciklohet si rrobat e vjetra te Gabi, shtrihet Republika e Rregjimeve të Urryera të së Kaluarës, ose siç e njohin ndryshe vendasit, me emrin Shqipëri. Këtu, në tokën e bekuar mes malesh që flasin dhe detit që ankohet, historia nuk shkruhet me penë, por me sharje të zjarrta dhe një dozë inati.
Në këtë vend magjik, çdo regjim vjen me një certifikatë zyrtare: “Urryer nga Dita 1”. Le të nisim nga zeroja, ose më saktë, nga momenti kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe, mes entuziazmit, hodhi parrullën epike: “Liri a vdekje! Poshtë regjimi i urryer i sulltanit!” Ai nuk e dinte se kjo frazë do të bëhej si një hit i vjetër që kthehet në modë çdo dekadë. Pak kohë më vonë, Turhan Pashë Përmeti u bë kryeministri i një qeverie që zgjati sa një serial i shkurtër në Netflix — plot një vit — përpara se Esat Pasha t’i jepte një shkelm dhe ta shpallte “regjim të urryer të së kaluarës”. Më pas erdhi Princi Vid, një turist evropian që mendoi se mund të mbretëronte, por Haxhi Qamili e fshiu nga skena duke u futur me shpejtësi në listën e regjimeve të urryera të së kaluarës.
Pastaj plasi Lufta e Parë Botërore, dhe shqiptarët, si të apasionuar pas dramës, vendosën që çdo krahinë të ketë regjimin e vet të urryer. Çdo fshat kishte një “mbret” lokal, dhe çdo mbret një armik për të sharë. Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore dhe Kongresit të Lushnjës, kulmi arriti kur Ahmet Zogu, me një lëvizje gjeniale, rrëzoi regjimin e urryer të së kaluarës të… Ahmet Zogut president, për të vendosur regjimin e Ahmet Zogut mbret. Për një periudhë të shkurtër, një peshkop i ardhur nga Amerika, pasi mori pushtetin, e shpalli periudhën e deriatëhershme të qeverisjes së Zogut “regjim të urryer të së kaluarës”, për të pasur të njëjtin fat pas gjashtë muajsh, kur Ahmet Zogu e futi qeverisjen e Fan Nolit në listën e regjimeve të urryera të së kaluarës.
Në këtë cirk historik, të thuash “regjim i urryer i së kaluarës” të jepte një lloj aureole shenjtore, sikur të ktheheshe nga një betejë epike me një dragua. Pastaj erdhën italianët, me makinat e tyre me shkëlqim dhe uniformat e dizajnuara nga Gucci i viteve ’30. “Ne jemi shpëtimtarët tuaj nga regjimi i urryer i Zogut!” — thanë ata, duke shpërndarë pica dhe ultimatume. Por prit, ja ku vijnë gjermanët, me tanke dhe një mision të ri: të shpëtojnë shqiptarët nga regjimi i urryer i italianëve. Gjermanët vendosën regjimin e tyre me zjarr dhe hekur, derisa pastaj… Enver Hoxha! Një burrë që e mori frazën “regjim i urryer i së kaluarës” dhe e ktheu në art. Ai jo vetëm shkatërroi çdo regjim të mëparshëm, por shpiku armiq të rinj për t’i urryer: ballistët, zogistët, jugosllavët, kinezët, amerikanët, madje edhe yjet e Hollivudit! Shqipëria nisi ekzistencën në 1944-ën, sipas teksteve shkollore, sepse gjithçka para kësaj ishte… regjim i urryer i së kaluarës! Populli brohoriste çdo ditë, edhe kur stomaku këndonte serenata urie, sepse gjithmonë kishte një armik për të mallkuar.
Kur Enveri iku në një botë tjetër (me siguri për të sharë regjime të urryera edhe atje), Ramiz Alia doli nga çadra e tij komuniste me një buzëqeshje të sikletshme. Por ja ku vjen Sali Berisha, me flamuj pluralizmi dhe një entuziazëm që bënte edhe shqiponjat xheloze. “Poshtë regjimi i urryer komunist!” — thirri ai, dhe populli filloi të ushqehej me regjimin e urryer të së kaluarës komuniste, derisa erdhi Fatos Nano, që zgjohej çdo mëngjes për të mallkuar “regjimin e urryer të Berishës”. Berisha, si një personazh i pavdekshëm në një lojë video, u kthye sërish për të thënë se regjimi i Nanos ishte regjimi më i urryer i së kaluarës. Kështu, politika shqiptare u kthye në një garë sharjesh, ku fituesi shpallej ai që hidhte më shumë baltë në një fjalim.
Pastaj erdhi Edi Rama, i armatosur me bojëra, Photoshop dhe me anglishte, dhe me dy çorape me ngjyra të ndryshme. Ai premtoi të fshinte “regjimin e urryer të Berishës” dhe të kthente Shqipërinë në një galeri arti. Por opozita e re s’vonoi: “Poshtë regjimi i urryer i Ramës!” — dhe kështu, historia u kthye në një reality show ku çdo kandidat premton të rrëzojë të kaluarën, ndërsa ndërton një të ardhme që do të urrehet nesër.
Në Republikën e Rregjimeve të Urryera të së Kaluarës, sapo merr pushtetin, hyn automatikisht në listën e “të urryerve të ardhshëm”. Është si të regjistrohesh në një klub ku çdo anëtar ka një shigjetë me emrin tënd të gatshme. Në shkolla, fëmijët mësojnë historinë si një telenovelë ku çdo episod ka një zuzar të ri. Mësuesit, me një buzëqeshje cinike, mbyllin çdo leksion me fjalët: “Dhe ky, fëmijë, qe një regjim i urryer i së kaluarës.”
Një ditë, populli u zgjua dhe… o Zot, s’kishte asnjë regjim të urryer për të sharë! Politikanët kishin ikur me avionë privatë, partitë kishin dalë në pushime, dhe televizionet po luanin vetëm telenovela turke me dashuri të pamundur. Një qetësi e frikshme ra mbi vend. Njerëzit filluan të flasin për gjëra të çuditshme: çmimin e bukës, gropat në rrugë, shkollat pa ngrohje. Paniku shpërtheu! Si mund të jetojmë pa një armik për të mallkuar?
Por qeveria, si një producent i zellshëm i dramës, dërgoi një njoftim urgjent:
“Qetësohuni, një regjim i ri i urryer është duke u përgatitur! Shpifjet rifillojnë sonte në orën 20:00, në edicionin qendror të lajmeve. Mos ndryshoni kanal!”
Dhe kështu, Republika e Rregjimeve të Urryera të së Kaluarës vazhdon të rrotullohet në një karusel mallkimesh, ku çdo udhëheqës është një hero për një ditë dhe një i urryer për një dekadë. Sepse, në fund të fundit, ç’është më shqiptare se të thuash “Të qoftë mallkuar pushteti yt!” — me një buzëqeshje, një kafe në dorë, dhe një shpresë të çuditshme se, ndoshta, regjimi i ardhshëm i urryer i së kaluarës do të jetë pak më pak i urryer.

Ilir Meta habit me kërkesën në gjykatë: Më lironi, sepse nuk kam asnjë pasuri…

0

Ish-presidenti Ilir Meta ka kërkuar zyrtarisht ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, vetëm pak orë pasi SPAK-u mbylli hetimet ndaj tij dhe katër personave të tjerë. Në një kërkesë drejtuar gjykatës, Meta kërkon një masë më të butë, atë të “ndalim për të dalë jashtë vendit”, duke argumentuar se nuk ka asnjë rrezik për të ndikuar apo fshehur provat.

Në padinë e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, avokatët e ish-presidentit theksojnë se mbyllja e hetimeve ndryshon rrethanat procedurale, duke e bërë të panevojshme masën ekstreme të arrestit.

Argumentet e mbrojtjes së Metës
Avokatët e Metës, në kërkesën e tyre, mbështeten në nenin 228, paragrafi 3 i Kodit të Procedurës Penale, duke theksuar se nuk ekzistojnë më kritere të rëndësishme për mbajtjen e tij në burg:

Mungesa e rrezikut për provat: Me mbylljen e hetimeve, sipas tyre, nuk ka më asnjë rrezik për të ndikuar në vërtetësinë e provave.
Mungesa e rrezikut të arratisjes: Theksohet se Meta nuk ka asnjë arsye për t’iu fshehur procesit gjyqësor.
Mungesa e rrezikut për të kryer krime të tjera: Mbrojtja argumenton se Meta nuk është duke ushtruar asnjë funksion publik, prandaj nuk përbën rrezik për të kryer krime të ngjashme.
Në kërkesë, avokatët e Metës bëjnë një krahasim të fortë, duke e cilësuar arrestimin si “izolim total, tamam si lideri i opozitës Ruse Navalny”. Ata sjellin si precedent edhe rastin Gëllci, ku Gjykata e Strasburgut rrëzoi vendimin e SPAK-ut.

Pengimi i veprimtarisë politike
Një tjetër pikë e fortë në kërkesë është pengimi i Ilir Metës për të ushtruar të drejtat e tij politike si lider i opozitës. Avokatët deklarojnë se atij nuk i lejohet të takohet me anëtarë të partisë, deputetë apo eurodeputetë, dhe i është hequr e drejta për të përdorur telefonin e institucionit për të komunikuar me ta.

Mbrojtja argumenton se një politikan nën hetim duhet të trajtohet me dinjitet njerëzor dhe të mos i privohet e drejta për të ushtruar veprimtarinë politike, duke theksuar se duhet të prevalojë prezumimi i pafajësisë, siç parashikohet edhe në Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Related Posts
Edi Rama jep lajmin e papritur: Eshte vendosur, nga kjo date te gjithe do
Pl*gosi nënën drejtoreshe shkolle 7 herë me thikë, i ndodh ajo qe nuk pritej te birit, zbulohen fakte te reja rreqethese
I d*nuar për zhd*kjen e Remzi Hoxhës, Anglia ngre ‘al*rmin’ për Ilir Kumbaron, cfare po i ndodh pas kaq shume vitesh
Makina merr zv*rrë çiftin në Sarandë, pamjet tr*nditëse publikohen në rrjet (Video)
Tr*gjedi ne ajer! Rrezohet helikopteri ushtarak, vd*sin dy ministrat e rendesishem

Edita Tahiri akuzon Albin Kurtin për dështime dhe humbje milionëshe

0

Ish zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka adresuar kritika në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se po mbetet në Qeveri pa ligj dhe me mashtrim.

Tahiri, tutje përmend sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, ndërsa pyet sa miliona ka humbur vendi ynë.

“A iu hoqën sanksionet Kosovës nga BE – sa miliona humbi Kosova – a ka kush ti tregoj Kurtit që ende po i jep zor të mbetet në qeveri, pa ligj por me një mashtrim spektakular”, ka shkruar Tahiri.

Syri i Kaltër që “flet” me uje e heshtje…

0

Shkruan Zef Ndreka

– Mrekulli e shpirtit dhe natyrës shqiptare
Edhe pse është një foto e shkrepur nga jo profesionist, imazhi magjepsës i saj paraqet Syrin e Kaltër, një nga thesaret më të rralla natyrore të Shqipërisë. Uji kristal i kaltër që buron nga thellësitë e panjohura krijon një efekt hipnotizues, si një sy i gjallë që sheh nga brendësia e tokës.
Ky burim, i cili ndodhet në jug të Shqipërisë, pranë Gjirokastrës, nuk është vetëm një atraksion turistik, por një simbol i pastërtisë dhe forcës së natyrës shqiptare.
Thellësia e tij ende e pamatë saktësisht dhe fuqia me të cilën buron uji e bëjnë këtë vend të mbështjellë me mister e mahnitje.
Pamja gjysmë-nënujore e kësaj foto sjell në vëmendje bukurinë e dyfishtë të Syri i Kaltër.
Në sipërfaqe e rrethuar me jetë, turistë dhe gjelbërim, dhe poshtë, një botë e qetë, e pastër dhe e thellë si meditimi. Ky vend është një thirrje për respekt ndaj natyrës, për ndalesë në rrugëtimin tonë të përditshëm, dhe për të vështruar përbrenda, ashtu siç Syri i Kaltër sheh drejt shpirtit të tokës sonë.
Një perlë e rrallë që flet me ujë e heshtje, por prek zemrën fort.

POSTIMET E FUNDIT