Kreu Blog Faqe 131

Trump afroi nëndetëset bërthamore pranë Rusisë, reagon Kremlini

0

Rusia bëri thirrje për kujdes, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, javën e kaluar njoftoi për dislokimin e dy nëndetëseve bërthamore afër Rusisë, pas një përplasjeje online me ish-presidentin rus, Dmitry Medvedev.

Trump tha se ka urdhëruar dislokimin e dy nëndetëseve bërthamore për shkak të “deklaratave jashtëzakonisht provokuese” të bëra nga Medvedevi.

Presidenti amerikan nuk specifikoi nëse bëhej fjalë për nëndetëse të pajisura me armë bërthamore apo vetëm nëndetëse që operojnë me energji bërthamore.

Ai po ashtu nuk dha detaje për vendndodhjen e nëndetëseve, pasi vendndodhjet e tyre mbahen sekret nga ushtria amerikane.

“Rusia është shumë e vëmendshme ndaj çështjes së mospërhapjes bërthamore. Ne besojmë se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm me retorikën bërthamore”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një prononcimi për gazetarë më 4 gusht.

Përplasja mes Medvedevit dhe Trumpit ndodhi në kohën kur Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë afat Rusisë deri më 8 gusht që t’i japë fund luftës kundër Ukrainës ose në të kundërtën do të përballet me sanksione.

Medvedev i tha Trumpit se “çdo ultimatum është kërcënim dhe një hap drejt luftës. Jo në mes të Rusisë dhe Ukrainës, por kundër shtetit të tij”.

Aktualisht, Medvedev është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë të Rusisë.

Medvedev njihet për deklaratat e tij provokuese dhe nxitëse që nga fillimi i luftës në Ukrainë në 2022.

Ai shpesh ka bërë kërcënime bërthamore dhe ka fyer udhëheqësit perëndimorë përmes postimeve në rrjetet sociale.

Trump dhe Medvedev janë përplasur edhe në të kaluarën përmes postimeve në rrjetet sociale.REL

Para se t’ju futë kryehajduti në BE merrni këshilla të mbytni morrat e kokës por edhe të shmagni vizitën tek doktori…

0

Morrat e kokës janë insekte parazitare që jetojnë në kokën e njeriut dhe herë pas here në vetulla dhe qerpikë. Ata shpesh nuk paraqesin kërcënime të mëdha shëndetësore, por pasi ushqehen me gjak nga koka, kjo mund të shkaktojë infeksion dhe acarim tek personi i infektuar.

Ata që kanë e përjetuar kete gje, ndoshta mund të ju tregojnë se është mjaft tronditëse dhe jashtëzakonisht e vështirë për ti hequr.

Edhe pse morrat e kokës mund të parazitojne tek njerezit e cdo moshe, me te zakonshme jane tek fëmijët e vegjël, pasi ata shpenzojnë më shumë kohë pranë njëri-tjetrit në shkollë ose në çerdhe.

Edhe pse ka shampo per ti luftuar ato,nuk janë gjithmonë efektive.

Për fat të mirë, ekziston një metodë tjetër që mund ta përdorni në vend të ketyre shampove pa kimikate të dëmshme.

E gjitha që ju duhet është:

Një krehër për parazitët
Lares goje
Uthull e bardhë
Një qese plastike
Peshqir

Së pari, lagni flokët e fëmijës suaj me laresin e gojes, pastaj mbuloni flokët me qese plastike. Lereni rreth një orë. Era e forte e laresit i largon morrat.

Shpelajini flokët dhe lagini me uthull të bardhë. Uthulla do t’ju ndihmojë për të hequr qafe vezët.

Lereni uthullen në flokë për një orë duke mbuluar flokët me një qese plastike.

Së fundmi, lani flokët me shampon tuaj të zakonshme dhe filoni ti krihni me një krehër morrash.

Është gjithashtu e dobishme që të sperkatni laresin e gojes në flokët e fëmijës suaj para se të shkojnë në shkollë ose në çerdhe gjatë shpërthimeve të morrave.

Një vjeshtë me “furtunë” për socialistët: Ja kur do të mësohen emrat e qeverisë së re

0

Qeveria ka marrë zyrtarisht pushimet dhe në fund të gushtit pritet të mësohen emrat e rinj të kabinetit dhe ministrat që do të marrin dhe një mandat tjetër.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Rama ka kërkuar efikasitet nga puna e ministrave, duke u kërkuar monitorim në terren të aksionit për lirimin e hapësirave publike, apo asaj që Rama e ka quajtur reformë për zhvillimin e territorit.

Nuk kanë munguar edhe kritikat, ndërsa vetëm në fund të gushtit do të mësohet se si kanë performuar dhe sa e kanë bindur Ramën për të marrë edhe një mandat tjetër.

Po ashtu, kryesocialisti Rama ka njoftuar edhe ndryshime në parti dhe kjo vjeshtë nuk do të jetë aspak e qetë për socialistët.

Një vizitë që nderoi njerzimin…

0

Shkruan Zef Ndreka

Pamjet që na sjellin fotot e mëposhtme, janë prekëse dhe domethënëse: Nënë Tereza, gruaja e përvuajtur që u bë zëri i mëshirës universale, në një skenë publike në Bologna, Itali, në vitin 1987, një pritje madhështore për një shpirt të thjeshtë.
Vizita e Nënë Terezës në Bologna, ishte një moment historik edhe për Shqiptarët.


Pikërisht në Bologna, në qytetin e dijes dhe kulturës, u hapën jo vetëm dyert, por edhe zemrat për Nënën Terezë, bijën e një kombi të vogël dhe shërbëtoren e njerëzimit të plagosur. Fjalët e saj të thjeshta, si ato që lexohen në foto:
“Jezusi ka ardhur të na sjellë lajmin e mirë se Zoti na do…”, nuk janë thjesht mesazh fetar, por një thirrje për dashuri, paqe dhe dhembshuri përtej çdo feje apo kombi.


Ky takim në vitin 1987 ishte shumë më tepër sesa një ceremoni nderimi.
Në vetëvete, jo ditë ishte takimi i qytetërimit me ndërgjegjen.
Praktikisht, ky takim ishte një pranim publik i së vërtetës që ajo mishëronte, se humanizmi nuk është ideologji, por dashuri në veprim.
Nëna Terezë, ishte një ambasadore e heshtur e Shqipërisë së harruar, që ngriti zërin për të varfrit kudo në botë, ndërkohë që vetë vendi i saj ishte i mbyllur pas perdes së hekurt.


Pritja që iu bë Nënës Terezë në qytetet e Evropës dhe botës perëndimore ishte një pranverë morale në kohë të ftohta politike. Ajo nuk kërkoi as pasuri, as famë. Dhe megjithatë, ajo i bashkoi të pasurit dhe të varfrit, të krishterët dhe jo të krishterët, besimtarët dhe skeptikët, me forcën e dashurisë së pastër dhe shërbimit të heshtur.
Në Bologna, Nënë Tereza nuk u prit si një VIP, por si shenjtorja e gjallë që i kujtoi botës se lavdia nuk qëndron në lavdi, por në shërbim të tjetrit. Ishte një ditë që nuk nderoi vetëm atë, por nderoi edhe njerëzimin.

Homazh në 30 vjetorin e tragjedisë

0
Fitore e jetës përballë vdekjes!
– mirënjohje e thellë për të gjitha bluzat e bardha të Rreshenit, që në çastët dramatike jo vetëm nuk u tërhoqën, por u bënë mburojë jete…
Shkruan Xhovalin Leka
Në këtë kthesë të mprehtë, në zemër të një rruge që sot duket e qetë dhe pa asnjë pllakë përkujtimore, para 30 vitesh, saktësisht me 12 qërshor 1995, u ndal fryma e jetës për gjashtë bashkëqytetarë tanë mirditorë.
Një aksident i rëndë ndodhi me makinën tip IFA që la pas dhimbje, lot dhe kujtime të pashlyera në kujtesën e komunitetit mirditor e më tej.
Ky aksident ka lënën gjurmë që nuk kanë si harrohën!
Në këtë ditë, përsoneli mjeksor i spitalit të Rreshenit u gjënd në gadishmëri të plotë, me një përkushtim dhe profesionalizëm, duke arritur të shpëtojnë jetën e pjesës tjetër të pasagjerëve, njëlloj si 50 vite më parë kur përballuan tragjedinë e studentëve tropojanë ku pati tre viktima.
Aktiviteti i organizuar me rastin e 50-vjetorit të atij aksident, realisht tregon vlera njërzore dhe humane të Mirditorëve dhe Tropojanëve.
Po për aksidentin në Gëziq, përse flitët pak apo aspak?!
Po sjell në vëmendje ato vite, kur Drejtoja spitalin e Rreshenit,dhe pikërisht dt 12 qërshor 1995, kur aksidenti poshtë shkollës së Gëziqit pati pasoje të menjëhershme 6 të vdekur. Atë ditë, organizimi i pritjes dhe trajtimi mjeksor ka qënë i jashtëzakonshem duke filluar me manipulimin e plagëve, ndërhyrjet kirurgjikale, reanimimin e të sëmurëve rënde. Gjithashtu, përgatitja e 11 pacientëve që u transportuan me helikopter, të shoqëruar me personel mjeksor me perfuzione dhe gjak për trajtim të specializuar në Tiranë.
Mobilizimi i përsonelit mjeksor ishte i jashtëzakonshëm. Mjekët me provojë, me përkushtim dhe aftesi profesionale, arritëm të bënim mrekullinë.
Kirurgu i talentuar Dr.Gjovalin Bushi, kirurgu me provojë Dr.Bardhok Doda, reanimatori i aftë Preng Simoni, mjekët, Dr. Zef Prenga, Dr.Simon Kala, Dr. Pjeter Pjetri, i ndjeri Dr. Kol Doda, Dr. Fran Biba dhe të tjerë punonjës në Spital e Mirditës.
Mirenjohje pa fund për përsonelin e mesem te urgjences, radiologjisë, laboratorit, të pavioneve dhe të sallës së operacionit të punktit të gjakut. Mirënjohje për të ndjerin Rasim Marku, që me ambulancen e tij ka qënë mbresëlënës atë ditë të vështirë, kur 11 here është ulur helikopteri në fushën e sportit.
Aksidenti i 30-viteve më parë, për të cilin nuk po kujtohen(!), njëkohësisht, mbetet edhe dëshmi e shpirtit të sakrificës, përkushtimit dhe profesionalizmit të bluzave të bardha, ku spitali i Rrëshenit, me kapacitetet e asaj kohe, u shndërrua në një vatër shprese.
Mjekët, infermierët dhe gjithë personeli u bënë krah jete për të plagosurit, punuan pa orar dhe me guxim për të shpëtuar çfarë mund të shpëtohej. 11 të plagosur të dërguar me helikopter në Tiranë, falë reagimit të shpejtë, i mbijetuan tragjedisë . Kjo ishte një fitore e jetës përballë vdekjes.
Në këtë përvjetor, përkulemi me respekt për 6-përsonat që humbën jetën, dhe një mirënjohje e thellë për të gjithë ata që në ato çaste dramatike nuk u tërhoqën, por u bënë mburojë jete.
Dritë u baftë shpirti i tyre!Nderim bluzave të bardha.

Hamasi refuzon të çarmatoset derisa të krijohet shteti palestinez

0

Hamasi ka riafirmuar se nuk do të bjerë dakord të çarmatoset nëse nuk krijohet një shtet sovran palestinez, në përgjigje të njërës prej kërkesave kryesore të Izraelit në bisedimet për një armëpushim në Gaza.

Hamasi tha në deklaratën e tij se nuk mund të heqë dorë nga e drejta e tij për “rezistencë dhe armët e tij” nëse nuk do të krijohej një “shtet palestinez i pavarur dhe plotësisht sovran me Jerusalemin si kryeqytet”.

Izraeli e konsideron çarmatimin e Hamasit një nga disa kushtet kryesore për çdo marrëveshje që synon t’i japë fund konfliktit.

Gjenerali i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), Eyal Zamir, paralajmëroi të premten se nuk do të ketë pushim në luftimet në Gaza nëse negociatat dështojnë për të siguruar lirimin e shpejtë të pengjeve që mbahen nga Hamasi.

Negociatat indirekte midis Izraelit dhe Hamasit për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve ngecën javën e kaluar.

Në ditët e fundit, qeveritë arabe i kanë kërkuar Hamasit të çarmatoset dhe të dorëzojë kontrollin e Gazës, pasi një numër vendesh perëndimore, përfshirë Francën dhe Kanadanë, njoftuan plane për të njohur shtetin e Palestinës. Mbretëria e Bashkuar tha se do ta bënte këtë nëse Izraeli nuk përmbushte disa kushte deri në shtator.

Agjencitë e OKB-së kanë paralajmëruar se në Gaza ka uri masive të shkaktuar dhe kanë fajësuar Izraelin, i cili kontrollon hyrjen e të gjitha furnizimeve në territor. Izraeli ka këmbëngulur se nuk ka kufizime në shpërndarjen e ndihmave dhe se “nuk ka uri”.

Shifrat e fundit nga Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 1,373 palestinezë janë vrarë duke kërkuar ushqim që nga fundi i majit. OKB-ja thotë se shumica janë vrarë nga ushtria izraelite pranë vendeve të shpërndarjes së Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF) të mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-të.

Izraeli ka akuzuar Hamasin për nxitjen e kaosit pranë vendeve dhe thotë se trupat e tij nuk hapin qëllimisht zjarr ndaj civilëve.

J.D Vance i fiksuar me UFO-t: Dua të di ç’po ndodh vërtet!

0

Shkruan Chiara Buratti, Corriere della Sera

Zëvendëspresidenti i SHBA-së po i referohet pamjeve në New Jersey dhe New York nëntorin e kaluar, kur avionë të paidentifikuar fluturuan mbi bazën ushtarake Picatinny Arsenal.

“Jam i fiksuar pas gjithë kësaj çështjeje me UFO-t.” Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance e pranoi publikisht këtë në një episod të podkastit të Fox News, Ruthless, të prezantuar nga Josh Holmes. Por ka më shumë. Vance rrëfeu se do të përfitojë nga pushimet verore në javët e ardhshme për të kuptuar “çfarë po ndodh vërtet dhe për çfarë bëhej fjalë në ato video”. Videot e cituara nga zëvendëspresidenti me shumë mundësi i referohen pamjeve në New Jersey dhe New York nëntorin e kaluar, kur avionë të paidentifikuar, me madhësinë e makinave, fluturuan mbi bazën ushtarake Picatinny Arsenal.

“Nuk e kam zbuluar ende çështjen, por kanë kaluar vetëm gjashtë muaj, kemi qenë shumë të zënë”, tha Vance për Fox News, duke shtuar: “Pushimet e gushtit do të më ndihmojnë pjesërisht të përpiqem të zbuloj çështjen e UFO-ve të vitit të kaluar.”

J.D Vance i fiksuar me UFO-t: Dua të di ç'po ndodh vërtet!

“Misteret” e Vance-it
Kjo nuk është hera e parë që Vance ka pranuar interesin e tij për disqet fluturuese. Vitin e kaluar, gjatë një tubimi në Wisconsin, zëvendëspresidenti i SHBA-së i inkurajoi gazetarët të paraqiteshin nëse “dinin diçka” për UFO-t, sepse ai ishte “të magjepsur” prej tyre.

“Objektet e Paidentifikuara” kanë qenë gjithashtu në qendër të një debati politik të shkaktuar nga një artikull i New York Times në vitin 2017 që ringjalli interesin për teorinë e konspiracionit. Sipas këtij raporti, Pentagoni kishte nisur një program sekret prej 22 milionë dollarësh për të hetuar pamjet e UFO-ve. Për disa entuziastë të fenomenit, administrata Trump mund të hedhë dritë mbi alienët dhe, kush e di, ndoshta edhe të çojë në një pikë kthese historike.

Pamjet në New Jersey dhe New York
Ndërkohë, në nëntor 2024, objekte fluturuese me ngjyra të paidentifikuara u vunë re në qiellin mbi New Jersey dhe New York.

Ky fenomen është rritur pasi grupe dronësh me origjinë të panjohur u vunë re gjithashtu në New York dhe Filadelfia, siç raportohet nga Guardian.

Në këtë rast, FBI ishte e përfshirë, madje duke kërkuar bashkëpunim nga banorët.

Ndërsa autoritetet po hetonin, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) vendosi gjithashtu kufizime të përkohshme fluturimi në zonat mbi Picatinny Arsenal dhe Trump National Golf Club Bedminster. Kush e di nëse Vance do të ketë zbuluar më shumë në shtator.

Marrëdhëniet Shqipëri–Itali duhet të jenë të forta

0

Shkruan Zef Bushati

Shqipëria dhe Italia kanë ndërtuar ndër shekuj një marrëdhënie të ngushtë miqësie dhe bashkëjetese. Këto dy vende, të ndara vetëm nga një det, kanë bashkëpunuar në fusha të ndryshme, dhe kurrë nuk kanë qenë në konflikt territorial. Ndryshe nga fqinjët tanë lindorë si Greqia, Serbia apo Maqedonia e Veriut të cilët historikisht kanë pasur pretendime ndaj tokave shqiptare, Italia ka respektuar gjithmonë integritetin territorial të Shqipërisë. Marrëveshja mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministres italiane Giorgia Meloni për ndërtimin e një kampi pritës për refugjatët në territorin shqiptar është një shenjë konkrete e këtij bashkëpunimi të ngushtë.

Nëse Gjykata Europiane nuk eshte dakort qe kampi te sherbeje per emigrante atehere Meloni e Rama mund te mendojne ndryshim destinacioni. Në një kontekst global të trazuar, me luftëra, kërcënime, armatime dhe lëvizje të mëdha popullsish, kjo marrëveshje mund te përfaqësojë një formë të re të partneritetit strategjik mes dy vendeve. Prezenca e Italisë në Shqipëri përmes kësaj marrëveshjeje mund të shihet edhe si një garanci për sigurinë kombëtare shqiptare dhe për forcimin e lidhjeve euro-atlantike. Në Itali jetojnë e punojnë rreth 700–800 mijë shqiptarë, të cilët nuk janë parë thjesht si emigrantë apo refugjatë, por si pjesë integrale e shoqërisë italiane, si miq, bashkëpunëtorë, dhe kontribues në jetën ekonomike e kulturore të vendit.

E njëjta qasje mikpritëse është aplikuar edhe ndaj mijëra italianëve që jetojnë në Shqipëri. Në rast se Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendos që ky kamp të mos përdoret për emigrantët nga Afrika, atëherë nuk duhet parë si një dështim politik, por si një mundësi për të riformatuar projektin.

Një strukturë e tillë mund të marrë edhe funksione të tjera që i shërbejnë qytetarëve shqiptarë dhe italianë në fusha si arsimi, trajnimi profesional, ndihma civile apo bashkëpunimi në menaxhimin e emergjencave. Është e rëndësishme që vendimet e tilla të mos keqpërdoren për përfitime politike afatshkurtra nga partitë opozitare, qoftë në Itali apo në Shqipëri. Bashkëpunimi mes qeverive për projekte strategjike duhet të shihet përtej cikleve politike si një rrugë për forcimin e paqes, stabilitetit dhe integrimit të mëtejshëm në familjen evropiane.

ShKFOR-i vendos shenja të reja sinjalizuese përgjatë kufijve të Kosovës

0

Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO, po vazhdon me vendosjen e shenjave të reja përgjatë kufijve në Kosovë.

Shenjat e tilla, të vendosura në zonat malore dhe pyjore, sipas KFOR-it, shënojnë qartë zonën e operacioneve të tij, duke shtuar se ato ndihmojnë në uljen e rrezikut të kalimeve aksidentale.

“KFOR-i do të vazhdojë përpjekjet e tilla për promovimin e një ambienti të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, përfshirë përmes patrullimeve të rregullta në veri të Kosovës dhe pranë Vijës Administrative Kufitare”, thuhet tutje në njoftimin e KFOR-it.

Heroi i ditës në Shëngjin – Gjon Çoku, simbol i përkushtimit dhe guximit

0

Shkruan Zef Ndreka

Para dy ditësh, në këto kohë vere me dallgë të larta dhe rrezik të shtuar për jetën, Gjon Çoku, vëzhgues i pushuesve në plazhin e Shëngjinit, dëshmoi çfarë do të thotë të jesh në shërbim të tjetrit me kurajë dhe përgjegjësi.
Pa u lëkundur për asnjë çast, ai ndërhyri me shpejtësi dhe profesionalizëm për të shpëtuar një të ri 25-vjeçar kosovar që rrezikonte të mbytej në ujërat e trazuara të detit.
Ky akt shpëtimi nuk është thjesht një detyrë e kryer me sukses, por një shembull frymëzues i humanizmit, përgatitjes dhe ndjenjës së lartë të misionit.
Gjoni sot nuk është vetëm një vrojtues plazhi, ai është heroi i ditës, një qytetar që e vuri jetën e tij në rrezik për të shpëtuar jetën e një tjetri.
Të tillë njerëz meritojnë jo vetëm falënderime, por edhe vlerësim publik dhe institucional, sepse veprime të tilla ndërtojnë besimin dhe sigurinë tonë si shoqëri.
Gjon Çoku, të qoftë nderi dhe respekti i të gjithëve!

POSTIMET E FUNDIT