Kreu Blog Faqe 138

Gledis Nano – Drejtuesi që mund të rikthejë besimin te Byroja Kombëtare e Hetimit

0

Shkruan Matilda Kurti

Pas një betejë të gjatë ligjore, ku Gjykata Administrative i dha të drejtë dhe e shpalli të paligjshëm shkarkimin e tij nga Policia e Shtetit, Gledis Nano rikthehet në qendër të vëmendjes si kandidat për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Me një dëmshpërblim prej rreth 100 mijë euro, vendimi i gjykatës nuk ishte thjesht një fitore personale, por edhe një sinjal për nevojën e drejtësisë brenda vetë sistemit shtetëror.
Nano, me një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit dhe një profil të formuar përmes bashkëpunimeve ndërkombëtare me FBI, Europol e Interpol, pritet të sjellë në BKH një frymë disipline, profesionalizmi dhe pavarësie funksionale. Eksperienca e tij si drejtues operacional, i formuar mbi terren dhe jo në zyrë, e vendos atë si një kandidat që di të ndërtojë struktura të forta, të besueshme dhe efikase.
Nëse zgjidhet në krye të BKH-së, pritet që Nano të ndërtojë një model të ngjashëm me atë të strukturave ndërkombëtare të hetimit: hetime të targetuara, bashkëpunim të ngushtë me SPAK, ndërveprim të zgjeruar me inteligjencën ndërkombëtare dhe një sistem të brendshëm disipliline që nuk toleron dobësi apo ndikim politik.
Por sfidat nuk do të mungojnë. Menaxhimi i një strukture si BKH kërkon më shumë se sa eksperiencë policore: kërkon njohje të thellë të hetimit penal, ndërtim të një ekipi të larmishëm me ekspertizë të avancuar në fushat e ekonomisë, IT-së dhe analizës strategjike, si dhe aftësi për të ruajtur ekuilibrin midis zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Përtej aspekteve teknike, kandidatura e Gledis Nanos bart edhe një simbolikë të fortë: rikthimin me dinjitet të një zyrtari të shkarkuar padrejtësisht, që tani kërkon të kontribuojë në ndërtimin e një strukture hetimore të pavarur, larg ndikimeve politike, dhe në shërbim të qytetarëve dhe ligjit.
Nëse ky rikthim shndërrohet në një përgjegjësi institucionale të mirëdrejtuar, BKH nën drejtimin e Gledis Nanos mund të jetë më shumë se një strukturë hetimore — mund të bëhet një pikë kthese për drejtësinë shqiptare.

Netanyahu u helmua dhe u dërgua në spital

0

Shkruan Perparim Beqiri

Kryeministri i Izraelit, Netanyahu, pësoi një infeksion të zorrëve për shkak të konsumimit të ushqimit të prishur dhe është nën trajtim mjekësor.

Zyra e Kryeministrit të Izraelit bëri të ditur se Netanyahu u ekzaminua në shtëpinë e tij nga drejtori i Departamentit të Sëmundjeve të Brendshme në Spitalin Hadassah në pjesën perëndimore të Jerusalemit, Prof. Alon Hershko.

Pas konstatimit se kishte pësuar një infeksion në zorrë për shkak të ushqimit të prishur, Netanyahu do të pushojë për 3 ditë, sipas udhëzimeve të mjekëve.

Plani i SPAK-ut dhe ankthi që ka pushtuar të korruptuarit!

0

Shkruan Spartak Ngjela

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri do të vijojë me sukses. Dhe ajo po drejtohet nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – SPAK. Kurse SPAK po drejtohet nga ekspertiza profesionale e ardhur nga Uashingtoni.
Korrupsioni dhe krimit i organizuar në Shqipëri ishin kthyer në një fenomen. Prandaj kanë mbi njëzet vite që po drejtojnë tregun, drejtësinë dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

Në Shqipëri sot ka ende skepticizëm për luftën antikorrupsion që ka filluar nga SPAK; por unë jam i bindur se SPAK do ta çojë deri në fund këtë luftë. Kurse duhet theksuar se profesionalisht lufta antikorrupsion po drejtohet nga ekspertët amerikanë që janë aktualisht të atashuar në SPAK. Por, kryeministri Rama që po duket se do ta ndihmojë antikorrupsionin; ende nuk ka nxjerrë një platformë qeveritare antikorrupsion.

Atëherë?

Megjithatë; tani të gjitha shpresat janë te SPAK.

I.
SPAK në mënyra të ndryshme po e heton korrupsionin, dhe të korruptuarit e dinë se u janë hapur dosjet në SPAK.
Kuptohet se korrupsioni i lartë po ndihet i trembur; dhe prandaj është hedhur në luftë me çdo mjet. Ka paguar edhe në Amerikë; por asgjë nuk bëri dot.

Kjo sepse lufta kundër korrupsionit në Shqipëri, në politikën amerikane dhe në Kongresin Amerikan, është quajtur edhe si intetes amerikan.

Dhe SPAK po vijon hetimin antikorrupsion në Shqipëri.

Kurse të korruptuarit janë të shqetësuar.

Dallohen edhe kur dalin në media pasi janë thirrur e janë pyetur në SPAK.

Sigurisht që ky në vijim po pritet të jetë një proces i gjatë në kohë; por lufta antikorrupsion ka filluar të jepë rezultat. Dhe ajo do shkojë deri në fund.

II.

Sot SPAK, profesionalisht, është në shqyrtimin e denoncimeve antikorrupsion që po i vijnë edhe nga organizmat ndërkombëtare. Dhe ne shpresën e kemi te fakti që në këtë luftë është edhe interesi amerikan që është bashkuar me interesin historik të Shqipërisë dhe, bashkërisht, janë angazhuar në luftën antikorrupsion në Shqipëri.

Kurse duhet të jemi të qartë se lufta kundër korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri nuk është një çështje e thjeshtë juridike dhe gjyqësore. Provat për këtë krim nuk mblidhen lehtë; sepse edhe korrupsioni i lartë shtetëror nuk ka punuar vetë; por me ndihmën e bashkëpunëtorëve në pushtetin gjyqësor të korruptuar, në qeveritë shqiptare, por edhe në treg – në Shqipëri dhe jashtë saj..

III.

Korrupsioni I lartë shtetëror nuk mund ta fitojë paranë e paligjshme nëse nuk ka bashkëpunëtorët e vet në treg; domethënë në kapitalin privat.

Korrupsioni i lartë shtetëror vjedh shtetin, duke i bërë favore kapitalit privat; dhe bashkë ndajnë fitimet. Kjo është doktrina e një korrupsioni të lartë si ky yni.

Ministri i korruptuar thotë: “Unë të jap një leje ndërtimi të menjëhershme në një vend me leverdi ekonomike, por edhe ti duhet të më pagush”.

Dhe shoqëria kështu sigurisht që vuan padrejtësinë e cila spikat kudo ku kërkohet leja e shtetit.
Kurse korrupsioni fiton para dhe me to blen njëherësh edhe pushtetin gjyqësor, edhe pushtetin vendor; por edhe qeverinë shqiptare për të rritur kapitalin e vet me çdo mjet.

Sepse më përpara korrupsioni i lartë shtetëror me anë të parlamentit ku ai ka shumicën, ka krijuar edhe pushtetin gjyqësor që e ka kthyer në skllavin e vet. Sepse nëse pushteti gjyqësor është i drejtë, i pavarur dhe i vendosur kundër krimit shtetëror, korrupsioni shtetëror është i destinuar të humbasë deri në zhdukje.

Por koha po ndryshon në Shqipëri.
Sepse…

Sikurse edhe dihet, tani këtë zallamahi vjedhjesh dhe abuzimi që është bërë në Shqipëri nga korrupsioni i lartë shtetëror, e ka marrë në dorë SPAK, që është sot organi suprem në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

IV.

Kurse duhet të theksojmë se tani të korruptuarit e lartë po i bëjnë të gjitha përpjekjet për të trembur ose për të blerë SPAK- un.

Ata janë hedhur në sulm me një spektër të gjerë. Por SPK dihet se po drejtohet nga ekspertiza amerikane që tani është atje. Prandaj të korruptuarit e lartë kot lodhen në veprimtarinë e tyre anti-SPAK.

Kot lodhen; madje, edhe duke e kërcënuar SPAK -un, sepse këta kështu i kanë bërë një dëm shumë të madh vetvetes.

Askush nuk e kërcënon dot SPSK- kun, kurse kërcënuesit do të ndëshkohen ligjërisht…
Kjo është e sigurt.

Dhe tani shqiptarët e kanë parë vetë se si ish kryeministri që ëshrë nën akuzë sulmon SPAK-un; por, si mendoni ju: korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri do të trembë Amerikën!!!

Gjithsesi na duhet të theksojmë se Lufta kundër korrupsionit nuk është fushë me lule; por një luftë serioze dhe me profesion të lartë gjyqësor, sepse lufta me të korruptuarit e lartë sigurisht që do të ketë rrjedhë të fortë. Ajo tani do të hyjë në fazën e vet thelbësore edhe pse duhet ta përmendim që SPAK deri tani ka marrë nën akuzë ish kryeministra, presidentë dhe ministra të korruptuar.

Por pyetja që duhet të bëjë ekspertiza e lartë është kjo:

Korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri, i trembur siç është: a do të kalojë në akte terroriste?

Jo! Këtë e kanë të pamundur, se shërbimet amerikane sot janë shumë aktive edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë.

V.

Një shtet i korruptuar dihet se punon kundër popullit të vet. Janë interesat që i ndajnë: korrupsioni i lartë shtetëror vjedh shtetin dhe shoqëria ndihet si skllave; kurse kapitali privat që nuk është i lidhur me korrupsionin nuk ka se çfarë të bëjë: ai i nënshtrohet qeverisë së korruptuar.

Dihet se një kryeministër dhe një qeveri e korruptuar punon për interesin e vet, duke u paguar nga kapitali privat me të cilin ajo punon për përfitime: qeveria e korruptuar shet shtetin e vet te kapitali privat; kurse ky kapital i ndan të ardhurat që ka fituar në rrugë joligjore me kryeministrin dhe ministrat e korruptuar.

Ky është sot në thelb korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri

Një kryeministri ose një ministri të korruptuar i duket se ata janë abuzes kundër ligjit dhe kaq; kurse në të vërtetë ata kanë abuzuar mbi popullin e tyre që i ka votuar për drejtësi shoqërore dhe drejtimin të ndershëm të tregut privat dhe të ekonomisë shtetërore në Shqipëri.

Ja, kjo që trajtuam në këtë shkrim është logjika antikorrupsion në thelbin e saj sot në Shqipëri, e cila i ka të gjitha mundësitë që ta shpëtojë shoqërinë shqiptare nga kjo gjëmë historike qe e ka pushtuar prej mbi njëzetë vitesh rresht.
Dhe prandaj, shpresa e të ardhmes ligjore të Shqipërisë sot është e përqendruar në SPAK….

Ish-drejtoresha e burgut të grave rrëfen vrasjen brenda dhomës së takimeve speciale

0

Debati mbi “eskortat VIP” dhe privilegjet e bosëve të krimit në burgje ka nxjerrë në pah një ngjarje të rëndë që ndodhi vite më parë në burgun e grave.

Ish-drejtoresha e këtij institucioni, Xhoi Jakaj, ka treguar publikisht për herë të parë arsyen pse u ndaluan takimet speciale në burgun e grave.

“Takime speciale ka pasur edhe te gratë. Por ndodhi një tragjedi. Në një takim të zgjatur, burri vrau gruan brenda dhomës sepse ishte një freskuese me kabull të gjatë. Zakonisht montohet kabulli pas përdorimit, por atë ditë nuk ishte bërë. Pas asaj ngjarjeje, ndaluam menjëherë çdo takim të tillë,” – u shpreh Jakaj.

Pastronin paratë e krimit përmes ‘Hawala’, SPAK zbërthen skemën; si transferoheshin miliona euro nga Zvicra, 3 të arrestuar

0

SPAK ka zbërthyer skemën e pastrimit të parave të krimit përmes sistemit “Haëala”, ndërsa shuma të konsiderueshme transferoheshin dhe transportoheshin nga Zvicra në Shqipëri.

Sipas SPAK, personat e interesuar për transferimin e parave (dërguesit e parave) i dorëzonin shumat që kishin origjinë kriminale tek bashkëpunëtorët e grupit kriminal me banim në Zvicër, duke i informuar ata për emrin e personit që ishte pritësi i shumave të parave në Tiranë.

SPAK bën të ditur se bashkëpunëtorët e grupit kriminal me banim në Zvicër menjëherë sapo kryhej depozitimi i parave njoftonin bashkëpunëtorët e tyre në Tiranë.

Në njoftimin zyrtar të SPAK thuhet se drejtuesi i grupit kriminal ishte personi nën hetim E.F. Ky i fundit, në bashkëpunim me personat nën hetim B.F dhe P.K, dorëzonin sasinë e njëjtë të parave që ishtë depozituar te bashkëpunëtorët e tyre në Zvicër, tek personat që ishin pritësit e shumave në Tiranë.

Hetimet kanë treguar se ky sistem i transferimit të parave është përdorur nga dhjetra persona, se depozitimet e shumave monetare në Zvicër janë kryer në qindra raste dhe se shumat monetare të transferuar janë në miliona euro. Vijojnë veprimet hetimore për llogaritjen e vlerës së plotë të shumave monetare që janë transferuar.

Për të realizuar këtë veprimtari kriminale, personat nën hetim në Shqipëri dhe bashkëpunëtorët e tyre në Zvicër, kanë përdorur zyra të këmbimit valutor, zyra të transferimit të parave dhe agjenci turistike, për të fshehur qëllimin e vërtetë të veprimtarisë së tyre, pasi në të vërtetë këto aktivitete janë përdorur për të depozituar sasitë e parave në Zvicër dhe për të dorëzuar dhe për të shpërndarë sasitë e parave në Shqipëri.

“Qëllimi i kësaj veprimtarie nga grupi i strukturuar kriminal ka qënë realizimi i fitimeve, ku vlera e përfitimit monetar që përfitohej nga personat nën hetim ishte 6% e shumës së parave që transferohej, që ndahej më pas në mënyrë të barabartë mes personit nën hetim E.F dhe bashkëpunëtorëve në Zvicër”, njofton SPAK.

Njoftimi nga SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, ka zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal nr.49/3 viti 2023, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafik i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 283/1, 283/a, 287, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera gjatë hetimeve paraprake dhe ato të kryera nga autoritetet e drejtësisë zvicerane, janë mbledhur provat e nevojshme, të cilat kanë provuar faktin se personat nën hetim E.F, B.F dhe P.K, në bashkëpunim me njëri tjetrin, si dhe në bashkëpunim me disa persona të tjerë që janë me banim në Luzern, Zvicër, në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë organizuar dhe kanë bërë të mundur funksionimin e një sistemi informal të transferimit të parave. Përmes këtij sistemi kanë transferuar dhe kanë transportuar nga Zvicra për në Shqipëri, sasi të konsiderueshme të parave që kanë pasur si burim të origjinës së tyre aktivitetet e trafikimit dhe të tregtimit të lëndëve narkotike në territorin e Zvicrës apo në vende të tjera.

Ky sistem informal i transferimit të parave, i njohur me emërtimin “Hawala”, iu ka mundësuar personave nën hetim dhe personave të tjerë të përfshirë në aktivitetet kriminale, të transferonin në mënyrë të shpejtë, shuma monetare nga Zvicra në Shqipëri, për një periudhë disa vjeçare, të paktën prej vitit 2020 dhe në vazhdim.

Personat e interesuar për transferimin e parave (dërguesit e parave) dorëzonin paratë që kishin origjinë kriminale tek bashkëpunëtorët e grupit kriminal me banim në Zvicër, duke i informuar ata për emrin e personit që ishte pritësi i shumave të parave në Tiranë.

Bashkëpunëtorët e grupit kriminal me banim në Zvicër menjëherë sapo kryhej depozitimi i parave njoftonin bashkëpunëtorët e tyre në Tiranë, personin nën hetim E.F, i cili është edhe drejtuesi i këtij grupi kriminal, për shumën e depozituar të parave dhe emrin e personit i cili ishte pritësi i parave në Tiranë. Më pas, personi nën hetim E.F, në bashkëpunim me personat nën hetim B.F dhe P.K, dorëzonin sasinë e njëjtë të parave që ishtë depozituar te bashkëpunëtorët e tyre në Zvicër, tek personat që ishin pritësit e shumave në Tiranë.

Në këtë mënyrë mundësohej transferimi i parave në një kohë shumë të shpejtë, pa qënë e nevojshme që të kryhej transportimi i menjëhershëm fizik i parave nga Zvicra në Shqipëri, si dhe njëkohësisht bëhej e pamundur për agjencitë e zbatimit të ligjit, rregjistrimi i transfertave të parave, identifikimi i personave dërgues dhe pritës të parave, si dhe verifikimi i burimit të parave që transferoheshin.

Hetimet kanë treguar se ky sistem i transferimit të parave është përdorur nga dhjetra persona, se depozitimet e shumave monetare në Zvicër janë kryer në qindra raste dhe se shumat monetare të transferuar janë në miliona euro. Vijojnë veprimet hetimore për llogaritjen e vlerës së plotë të shumave monetare që janë transferuar.

Për të realizuar këtë veprimtari kriminale, personat nën hetim në Shqipëri dhe bashkëpunëtorët e tyre në Zvicër, kanë përdorur zyra të këmbimit valutor, zyra të transferimit të parave dhe agjenci turistike, për të fshehur qëllimin e vërtetë të veprimtarisë së tyre, pasi në të vërtetë këto aktivitete janë përdorur për të depozituar sasitë e parave në Zvicër dhe për të dorëzuar dhe për të shpërndarë sasitë e parave në Shqipëri.

Qëllimi i kësaj veprimtarie nga grupi i strukturuar kriminal ka qënë realizimi i fitimeve, ku vlera e përfitimit monetare që përfitohej nga personat nën hetim ishte 6% e shumës së parave që transferohej, që ndahej më pas në mënyrë të barabartë mes personit nën hetim E.F dhe bashkëpunëtorëve në Zvicër.

Krahas veprimtarisë kriminale të mësipërme, personat nën hetim E.F, B.F dhe P.K kanë realizuar edhe aktivitetin e tregtimit të lëndëve narkotike në disa Kantone në Zvicër, duke përdorur persona të tjerë si shpërndarës të lëndëve narkotike në sasi më të vogla, si dhe duke siguruar furnizimin e tyre me lëndë narkotike.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.68 datë 14.07.2025 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim E.F, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave nga grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 283/1, 287/1 shkronjat (a), (b) dhe (ç), 333/a, paragrafi (1) dhe 334/1 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” ndaj personit nën hetim B.F, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave nga grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 283/1, 287/1 shkronjat (a), (b) dhe (ç), 333/a, paragrafi (2) dhe 334/1 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” ndaj personit nën hetim P.K, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave nga grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 283/1, 287/1 shkronjat (a), (b) dhe (ç), 333/a, paragrafi (2) dhe 334/1 të Kodit Penal.

Shërbimet e policisë gjyqësore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në datën 19.07.2025 ka ekzekutuar masën e sigurimit “arrest në burg” për personin nën hetim P.K dhe B.F. Ndërsa personi nën hetim E.F aktualisht ndodhet i arrestuar në Zvicër.

Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, ndërsa vijojnë hetimet për fakte te tjera penale apo për persona të tjerë, të përfshirl në objektin e hetimeve të këtij procedimi penal.

‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK

0

Shkruan Basir Çollaku

Delet, administratë, punonjës, votues, bien dakort me kasapin se ai do të ujdisë jetën e tyre plot gaz lumturi e hare. Deri në një ditë, në një moment, kur të mbërrijë data e therjes, datë e cila është gjithnjë oreks e kalendar i kasapit dhe jo dëshirë apo vullnet i deleve.

Në përgjimet e zbardhura të një punonjësjeje të Komisionit të Prokurimeve Publike, në çështjen ku kreu i këtij Komisioni, Jonaid Myzyri, është i pandehur ndër të tjera thuhet : “punonjësit firmosin letrat, ndërsa lekët i marrin të tjerët..vajta i shërbeva si qeni, i shërbeva me sy mbyll… e du edhe pikë. E du kshtu…firmos ne, të gjithë si delet..” Po këtu nis puna për kryefjalinë e drejtësisë, ndiq paranë. Në këtë rrëfim të përgjuar del çfarë ndodh në qeverisje, si administrohet pasuria, si plaçkitet ajo. Kush janë delet, kasapi dhe çobani. Në shumë dosje të Strukturës së Posaçme në mjaft biseda të fsheta tashmë të publikuara zyrtarë të niveleve periferike, detyrohen të nënshkruajnë paligjshmëri, për të përfituar eprorët, biznesmenët e lidhur me to, thjesht për të zgjatur qëndrimin në një post shpërfillës në administratë. Myzyri paska urdhëruar vartësen, por në hierarkinë zyrtare, edhe i pandehuri ka një epror kërkues, urdhërues apo pagues. A është Belinda Balluku? Nëse po edhe ajo si zëvëndëskryeministre e ka një epror.

A është ai Edi Rama? E kush tjetër. A duhet besuar se porosia për delëri ka shkuar nga poshtë lart, apo anasjelltas?! E dyta është e vërteta e pandryshueshme, pasi edhe fuqia urdhëruese e mbështet veprimin. Kështu për skllavërinë e bukës, trysnia, presioni, ka formatuar dele-administratën nën hyqmin e një kasapi si KM, duke përdorur vendin si livadh të tij, ndërsa çobani deri më tani punon më shumë si fasoneri. Turret me hanxhar arrestesh në dorë nëpër dele, e nuk po e sheh batërdinë e bërë nga kasapi. Rama ka shndërruar në kullotë e thertore individuale gjithë Shqipërinë, me prona me të cilat qeras miqësitë kriminale, diplomatike, sheikë, pastrues parash, organizata mafioze. Ajo çfarë rezulton si ngathtësi e trashur e hetimit, ka të bëjë me dosjet e shumta ku përmenden dhe investigohen ministra. Kryesisht nga materialet e sjellë nga partnerët, por sidomos nga ato të korrupsionit në vendin tonë.
Sky-enchro e Matrix, janë një qeveri më vete e botës së krimit. Në miliona faqe e ca më tepër mesazhe, ku gjenden emrat e politikanëve, deputetëve, ministrave, bashkiakëve, prokurorëve, gjyqtarëve, gazetarëve, biznesmenëve, nuk ka një lëndë për tu amnistuar. Aty është një vathë ku nuk gjen më thjesht dele, por “kafshë” ortakë të kasapit në thertoren e madhe. Ndaj pandëshkueshmëria në këtë grup, është mbrojtje e përbashkët, për krimet e përbashkëta. Kjo autokraci me kahje të nxituar nga diktatura, do të vazhdojë deri kur të gjallojë edhe delja e fundit në adminsitratë në biznes, në kutitë e votimit. Megjithë pushtetin e konsumuar, kujtojmë se të tillë u bënë edhe Veliaj, Tahiri, Beqja, Koka, Bllako, e janë në shina për t’iu bashkuar tufës, Balla, Mazniku, Balluku, Peleshi, Xhaçka, Vengu, Hoxha, Gonxhe..Sepse për ironi të fatit, ata kanë shef Ramën, autorin e Kurbanit..

Përqafimi i Krishtit!

0

Shkruan Zef Ndreka

Përqafimi i Krishtit Shpengues nga Rio de Janiero, është një nga shtetë mrekullitë e botës moderne.
Krishti Shpenguesi, shtrin krahët nga maja e malit Concovado, monument ky simbol i Rio de Janiero të Brazilit. Përfaqëson hapësirën e gjërë të Ferit përballë, por duket sikur prek çdo gjë në botë dhe të qiellit njëkohësisht.
Maja e Concovados, 710 metra e lartë, është në Parkun Kombëtar të Tijuca-s.
Nga këtu mund të admirohet peisazhi i jashtëzakonshëm I qytetit të Rio: Pan di Zuchero, Liqeni Rodrigo de Freitas, plazhet e Copacabana dhe Lipanema, si dhe stadiumi Maracanä.
Në vitin 1921, mënjëherë pas luftës së Parë Botërore, për të mos humbur rrënjët e krishtera të kombit dhe për të kontrastuar ateizmin që dukej se po fitonte terren gjithnjë e më shumë, arkidioqeza e Rio de Janiero, propozoi projektin e paraqitur.
Ky projekt shkoi përpara falë mbështetjes fillestare të peticionit të 20 mijë femrave braziliane.
E ashtuquajtura “Java e Monumentit”, u organizua për të mbledhur fondet e mjaftueshme, të cilat mblidheshin kryesisht nga katolikët brazilianë.
Figura qëndrore e Krishtit hap krahët duke vizatuar shallin e pagabueshëm të kryqit.
Kreu i monumentit ishte inxhinieria braziliane Heitor da Sola Costa. Ndërsa fytyrën e Krishtit e bëri rumuni Xhorxhe Leonida.
E mbuluar me çimento, statuja ishte zhgënjyese nën profilin estetik.
Më pas u mbulua gjithë sipërfaqja me një mozaik dhe për këtë arësye u zgjodh guri saponar i përhapur në Brazil dhe që është shumë rezistent.
Statuja, duke përfshirë peifestanin, ka përmasa 38 metra.
Nga këmbët deri tek koka, është 30 metra.
Koka është 3.75 metra e lartë dhe gjatësia e duarve 3.2 metra.
Peshon 1100 ton.
Punimet nisën në vitin 1926 dhe përfunduan në vitin 1931.
Asnjë punëtor nuk humbi jetën edhe pse kushtet ishin të vështira dhe në lartësi të mëdha.

Dy mrekulli…

0

Shkruan Zef Ndreka

Në fotot poshtë mund të dallojmë qartë:-një Katedrale e bërë me gurë, vepër njerzore. E ndërtuar për të arritur qiellin…
-një Katedrale që është me pemë plepash, një vepër e natyrës.
Pamja madhështore e fotos së parë, është e fiksuar në korridorin qëndror të Kishës së Alcobaca-s në Portugali.
Pamja madhështore e fotos së dytë, është e shkrepur me plepat e gjatë të Kolorados…

POSTIMET E FUNDIT