Kreu Aktualitet Mashtronin të huajt, goditet ‘call center- i’ në Tiranë; arrestohen administratorët, 12...

Mashtronin të huajt, goditet ‘call center- i’ në Tiranë; arrestohen administratorët, 12 të proceduar (Video)

0

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive.

Në kuadër të operacionit të koduar “Fasada” u zbulua një apartament në Tiranë i kthyer në call center.

Në pranga u vunë 2 shtetas, të cilët administronin ambientin e përshtatur për call center, përmes të cilit mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive, ndërsa u proceduan në gjendje të lirë 12 shtetas (operatorë).

Dy në flagrancë u kapën dy administratorët Argest Rushi dhe Leonard Maksutaj dhe 12 operatorë. Këta të fundit janë vënë nën hetim në gjendje të lirë.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në apartamentin në rrugën “Sulejman Delvina”, i cili ishte përshtatur si call center, ku kanë kapur në flagrancë shtetasit A. R. dhe L. M., si dhe 12 operatorë, të cilët mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive.

Nga hetimet rezultoi se apartamenti ishte marrë me qira nga shtetasi A. R., i cili, në bashkëpunim me shtetasin L. M., e administronte këtë ambient me qëllim zhvillimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u vunë në pranga shtetasit A. R., 44 vjeç, dhe L. M., 26 vjeç, administratorë të ambientit.

Si dhe u proceduan penalisht 12 shtetas, operatorë, të cilët u kapën në flagrancë në apartament, gjatë ndërhyrjes nga Policia”, bëri me dije policia.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu