Kreu Blog Faqe 139

Kurvë me mandat

0

Shkruan Dijana Toska

Na kanë lodhur me krenarinë tonë të lashtësisë.
Çdo krizë politike e morale e përballojmë me një fjali të vetme: “Jemi një ndër popujt më të lashtë në botë!”
Ne lindëm bashkë me diellin, tokën, Evën e Adamin i dhamë botës alfabetin, pastaj i rrezistuam të gjitha furtunave historike ngase ishim trima legjendarë, pastaj na doli se gjatë studimit të evoluimit të specieve dhe njerëzimit në përgjithësi në ADN tona, informacioni gjenetik (te një pjesë e jona) na veçon për Kurvëri.

Prandaj, sot “të jesh kurvë” nuk është më ofendim, është strategji.
Është formulë për mbijetesë politike, për karrierë multiinstitucionale e shvaleraj mediatik.

Kur i shet idealet për një karrige, kur i ndërron bindjet si çorapet e bardha sipas sondazheve, kur nënshkruan marrëveshje e nuk i respekton kurrë, kur ligjet trajtohen si oferta, e drejtësia si monopol, kur postet kalkulohen me monedha brenda një martese qeveritare, atëherë nuk je më politikan.

Je kurvë me mandat.

Sot, nuk ka më ideologji, bindje, program apo profesionalizëm e meritokraci.
Sot, ka treg, ka klientë dhe ka çmime, varësisht nga aftësia për tu shitur.
Dhe kush nuk e shet veten, mbetet jashtë tregut, pa çmim, pa vlerë dhe mbetet kërkushi.

Ata që dikur bërtisnin në protesta, sot bëjnë pazare në zyrë.
Ata që dikur ishin “opozitë e moralit”, sot janë seks politik me rrotacion.
Të gjithë kanë nga një dosje, nga një bombë, nga një partner të fshehtë në koalicion e jashtë tijë, hynë bashkë e mandej përçahen e shajnë njëri tjetrin, ama kurvërinë institucionale e mbulojnë para kamerave televizive me buzëqeshje false.

Dhe qeshin me zë të lartë kur i pyet kush se cili është çmimi i shërbimeve të tyre në një shtëpi publike me emrin Shtet.
Dhe ne, populli i lashtë pellazgo-ilir, nuk reagojmë, kemi bërë kompromis me moralin duke e pranuar kurvërinë si kulturë shtetërore. Por, edhe nëse ndodhë të reagojmë e protesojmë, këtë nuk e bëjmë pse udhëhiqemi nga idealet etike e qytetare, por pse ende mundohemi t’i mbrojmë standardet false që na i imponon kjo kurvëri politike. Si klientë të rregullt, të përdorur e të heshtur në vazhdimësi kemi paguar çmimin më të shtrejtë, herë me djersën e ballit e diku edhe me ate të shpinës pa kërkuar hesape e as kusur.
Në këtë bordello moderne që quhet qeverisje demokratike, ne kemi mbetur të vjetër, jo të mençur.
Kurvëria na është bërë pjesë e mendësisë!

Ja pse SHBA nuk e uron Ramën/ Zbardhet mesazhi i Rubios: Mos reagoni nëse rezultati kontestohet publikisht

0

Departamenti i Shtetit do të ndërhyjë në zgjedhjet e huaja vetëm kur të ketë një interes të qartë dhe të fuqishëm për SHBA-në, duke u fokusuar në rëndësinë strategjike dhe jo në përhapjen e vlerave demokratike.

“Sipas qasjes së administratës për sovranitetin kombëtar, Departamenti do të bëjë komente publike mbi zgjedhjet vetëm kur të ekzistojë një interes i qartë dhe i fuqishëm i politikës së jashtme amerikane për ta bërë këtë,” thuhet në një dokument të ri që përcakton udhëzimin e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, të siguruar nga Fox News.

Ky dokument duket se qartëson se përse nuk ka pasur një urim nga SHBA për Edi Ramën.

Sipas Fox News, ambasadat mund të publikojnë mesazhe publike urimi për fituesin e një zgjedhjeje pa pasur nevojë për miratim nga nivelet e larta, përveç rasteve kur rezultati vihet në dyshim.

“Postet jashtë SHBA mundet, pa pasur nevojë për miratim nga Uashingtoni, të publikojnë deklarata në faqet e tyre të internetit ose në rrjetet sociale, apo të japin deklarata për mediat lokale për të uruar fituesit, përveçse në rastet kur rezultati i zgjedhjeve kontestohet publikisht. Këto mesazhe duhet të përqendrohen te rezultati i zgjedhjeve, jo te procesi. Nëse postet kanë pyetje për formulimin e përshtatshëm të mesazhit në raste të caktuara, duhet të konsultohen me zyrën e shtypit të zyrës rajonale përkatëse,” thuhet në memo.

Kujtojmë se vetë Rubio ka uruar publikisht dhe ka telefonuar fituesit e zgjedhjeve në disa shtete të ndryshme, por nuk ka pasur një urim për Edi Ramën.

Në një postim të shkurtër, ata kanë uruar popullin shqiptar për këto zgjedhje.

“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, shkruante ambasada.

“Tef” Palushi ikoniku i karikaturës, satirës dhe humorit shkodran

0

Shkruan Albert Vataj

Shkodra ka trashëguar një traditë të pasur të humorit, satirës, barcaletës, bejtes, sarkazmës, karikaturës, dhe krejtçfarë mëndja dhe shpirti në një nevojë për t’u ndeshur me të keqen dhe çliruar prej çdo kufizimi, krijon të qeshurën, jeton me të duke e përdorur si një antitrup. Të gjitha ata që patën fatin të kishin artin e të qeshurës, dhe jo vetëm, si emër, jetë dhe vepër, u bënë pjesë e kujtesës së qytetit, u bënë përfaqësuesit e saj identitar, u bënë e përgjithmonshmja e Shkodrës dhe shkodranëve gjithkund ata ndodhen. Mes emrave, atyre që lartësuan traditën e humorit, Shtjefën Palushi-Tefa është më i veçanti.
Shtjefën Palushi-Tefa është aq i ngulitur në kujtesën e Shkodrës, sa çdo barcaletë, çdo batutë e atypëratyshme, çdo ndodhi komike, çdo episod grotesk, çdo fabul, apo çdo e qeshur, lidhet me bëmat e tij, me çfarë ai tha, me mënyrën se si ai zgjodhi të mbetej i pavdekshëm.
Ai nuk ishte tamam një krijues dhe interpretues humori i kultivuar, një personalitet, jeta dhe vepra e të cilit, do të kalonte përmes një rritje profesionale. Ai ishte një komik i lindur, sepse ishte mbrujtur dhe gatuar në një vend si Shkodra. Në një qytet që “Një ndër madhështitë apo vlerat e shumta që ka qytetit i Shkodrës, asht humori popullor. Kurdoherë e në ëdo situatë, qytetari i Shkodrës asht mundue me përballue problemet e ditës me humor, apo me ndonji “loje pa zarar”, të sajueme aty për aty. Edhe ndër shtërngesat e mëdha të jetës nën diktaturë, në fatkeqsi familjare e natyrore (tërmete përmbytje),në katastrofa financiare apo ekonomike si ajo eskemave piramidaleose, mbyllja e ndërmarrjeve e privatizimi i tyne, në kohën e eksodit apo mashtrimit me viza, në kohën e rrumujave të dhunshme të 97-ës, mbas ndonjë fushate të egër elektorale apo mitungu, mbas ndërprerjeve të gjata të dritave, në terr e pa ujë, qyteti ka marrë frymë nëpërmes humorit të dalë nga shpirti i paepun i qytetarve të tij… shkrian Pjetur Logoreci.
Ai bëri të qeshnin ata që nuk mund të qanin. Guxoi të tallej me shtetin, me vinte në lojë indirekt ata që nuk u’a bënte kush “fjalën dysh”. Jo vetëm kaq, përgjatë dy dekadave të agonisë së gjatë të diktaturës, si për të humbur gjurmë, apo për të mos bërë askënd me përgjegjësi faji, barsaletave antikomuniste u vishej autorësia e Tef Palushit. Edhe syri dhe veshi i kudogjendur i diktaturës, nuk ishte aq vigjilent të kapte me “presh në duar”, ata që në një farë mënyre sulmonin pushtetin, kritikonin dhe fshikullonin fenomene dhe personazhe, dhe “i’a hidhnin pa u lagur”, duke thënë se e ka thënë Tefa.
Edhe sot pas 40 vitesh që nuk jeton më, nevoja për të qeshur shkodranshe, për të bërë hoka e për t’u tallur, për të bërë sarkazëm e për të vënë në lojë, për të thënë batuta dhe për të ngërthyer në mendim, për të krijuar një situatë dhe përjetuar një të qeshur, ende është i gjallë Tefa. Mesazhi i barsoletave, të ndaluara dikur nga komunizmi dhe trazimtare për politikanët e demokracisë dhe gjithkënd që e bën veten për “dajak”, është ai humor, janë ato grimca të argëtimit shpirtëror dhe çlirimit nga çdo kufizim.
Ai zëfilli bëmat e tij komike me pëshpëritjet vesh më vesh, me përçimin gojë më gojë, e pse jo edhe duke e pasuruar në çdo interpretim që i bëhej një grimce të dalë nga Tefa.
Arti i tij ishte origjinal, siç ishte e tillë e drejtpërdrejtë, e atypëratyshme dhe tejshpuese, sarkazma e tij, shpotija, loja, ironia, cinizmi, e qeshura “me majt barkun me dorë”. Të thënë ose jo shumë prej barcaletave që i atribuohen atij, janë patjetër të tijat, sepse i tillë ishte humori që ai bëri, e tillë ishte e qeshura që ai na dhuroi, sa e shndërroi humorin, këtë magji të çlirimit nga trazimi dhe hidhërimi, një sinonim të emrit të tij, të të drejtës që kemi të qeshim.
Ne patëm fatin të ishim të shpërblyer me kaq shumë të qeshura. Shkodra u begatua bujarisht nga shpirti, mendja, pena, zëri, virtuoziteti dhe e hirshmja e një bukurie që na vezullon në fytyrë me të qeshurën Pjeter Gjinit, Bik Pepës, Gjosho Vasisë, Tano Banushit, Paulin Prekës, Gëzim Krujës, Paulin Selimit, Mergim Muhjes apo Nexho Shabanit, etj., etj… që mbetën të pavdekshëm me çfarë na lanë si pasuri, anipse prej një kohe që kishim pak gjëra, por shumë zemër për ta ndezur shpirtin e të bukurës, vezullimin e të qeshurës. Ndër ta, Tefa ishte dhe mbeti një yll në galaksinë e humorit, ajo çfarë ka mbetur në kujtesë dhe bujarisht e shtron sofrën e të qeshurave, të gëzim, në shyqyre, dasma, ahengje, por edhe në vaki.
Shtjefën Palushi-Tefa ishte gjithashtu një karikaturist unik! “Veç punës në Fabrikën e Pëlhurave e dizajnimit të skenografive për shfaqje të ndryshme, Tef Palushi zotëronte edhe një tjetër talent të rrallë. Ai ishte i jashtëzakonshëm në ideimin dhe skicimin e karikaturave. Ishte kjo një dhunti që shpejt do të kapërcente Shkodrën dhe trokiste në dyert e revistës së mirënjohur humoristike “Hosteni”. Brenda kornizave të kohës, por me ca gjetje të jashtëzakonshme, fundi i viteve 1970 dhe fillimi i viteve 1980 të shekullit të shkuar e gjejnë Taf Palushin një ndër karikaturistët më të preferuar të kësaj reviste, së paku duke e gjykuar nga punimet e përzgjedhura për kopertinën.”
Duke e përmbyllur këtë kujtesë-homazh për një njeri të vogël në shtat por gjigand në vepër, kujtoj se Shtjefën Palushi u lind në Shkodër më 28 qershor 1943 dhe u nda nga jeta më 18 Korrik 1985 në moshën 41-vjeçare. Nuk u martua kurrë, dhe nuk la trashëgimtarë, pasi shëndeti i lig nuk ja mundësonte. Edhe pse jeta u tregua aspak bujare me shëndetin e tij, ai u “hakmor” ndaj saj duke jetuar pak, por kjo nuk e ndaloi atë ndërtonte pavdeksinë e tij në një tempull të lartë kujtese. Brezat që shkuan, ata që janë dhe ato që do të vijnë do ta kenë të pamundur ta harrojnë “Tef Palushi”, këtë emër që nuk mundi të ishte vetëm një emër, por sinonim i një fenomeni të humorit. Ai lindi, jetoi dhe ju dha përjetësisë me shpirtin e bukur dhe pafundësinë e stolisur me të qeshura.

Falja e gjobave para zgjedhjeve, SPAK i kthen përgjigje PD: Edi Rama nuk ka shlelur ligjin!

0

SPAK nuk gjen asnjë shkelje dhe ka vendosur mosfillm hetimesh për faljen e gjobave nga qeveria para zgjedhjeve. Kandidati i PD në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja disa ditë më parë dorëzoi në SPAK një kallëzim penal lidhur me vendimin e qeverisë për faljen e gjobave pak ditë para zgjedhjeve për të cilën tha se ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultat. I kontaktuar nga Top Channel pas vendimit të SPAK, kandidati demokrat Aulon Kalaja tha “sapo dorëzova kundërshtimet e mia në gjykatën e Posaçme, sepse nuk jam dakord që SPAK e mosfilloi hetimin”. Vendimi i qeverisë parashikonte shfuqizimin e të gjitha masave administrative të paekzekutuara që janë vendosur gjatë periudhës 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024.

BE-së i duhet një model alla-SPAK për të luftuar korrupsionin brenda saj!

0

Përshtatur nga “Politico” Andi Hoxhaj

Në vitin 2023, BE propozoi një direktivë kundër korrupsionit në përgjigje të skandaleve të shumta, duke përfshirë Qatargate, Huawei dhe Dosjet Uber. Propozimi gjithashtu u përpoq të adresonte prapambetjen e fundit në sundimin e ligjit, si dhe faktin se disa anëtarë të BE-së kanë rënë në renditjen e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International.

Duke theksuar se si korrupsioni vazhdon të prekë BE-në, qëllimi i direktivës është të standardizojë përkufizimin e veprave penale të korrupsionit dhe të vendosë dënime të përbashkëta në të gjithë bllokun. Dhe deri më sot, në përputhje me procedurën e BE-së, projektligji i propozuar është paraqitur nga Komisioni Evropian në vitin 2023, dhe Parlamenti i BE-së dhe Këshilli i BE-së e kanë ndryshuar dhe rënë dakord për pjesën më të madhe të përmbajtjes së tij.

Por që nga fundi i qershorit, negociatat kanë qenë në një bllokim për shkak të tre propozimeve në tekstin e direktivës, të cilat kanë qenë objekt mosmarrëveshjesh midis vendeve anëtare. Pika kryesore e ngërçit është vepra penale e ” shpërdorimit të detyrës ” nga zyrtarët publikë, me kundërshtarët që kërkojnë riklasifikimin e saj nga një kundërvajtje penale në një kundërvajtje administrative.

Thënë thjesht, direktiva kundër korrupsionit është në një pikë kritike. Pyetja është, a do të ndërmarrë më në fund një hap përpara blloku, apo do të vazhdojë puna si zakonisht?

Italia dhe Gjermania aktualisht po udhëheqin kundërshtimin, me mbështetjen e Hungarisë, Luksemburgut dhe Holandës. Argumenti i tyre është se dispozita është e paqartë, tepër e gjerë dhe e hapur për keqpërdorim, pasi mund të përdoret për të synuar dhe akuzuar zyrtarët publikë me qëllim krijimin e një shfaqjeje publike të luftimit të korrupsionit. Ata gjithashtu argumentojnë se kjo mund t’i dekurajojë zyrtarët që të punojnë për administratën publike ose të miratojnë projekte të financuara publikisht nga frika e përballjes me ndjekje penale.

Vetë Italia e hoqi veprën penale të shpërdorimit të detyrës në vitin 2024, pasi kishte qenë pjesë e ligjit të saj penal për gati një shekull. Pra, përfshirja e dispozitës në direktivën e BE-së do të kërkonte rivendosjen e saj në ligjin e shtetit të tyre. Për më tepër, arsyetimi pas dekriminalizimit të Italisë ishte se ligji pengonte vendimmarrjen në nivelet lokale dhe qendrore të qeverisjes, me zyrtarët që kishin frikë se mos akuzoheshin për ndarjen e burimeve publike. Ai ishte bërë gjithashtu një instrument i nxitur politikisht i ngacmimit nga prokuroria, me shifrat e fundit që tregonin se vetëm nëntë në 5,000 raste penale rezultuan në dënime.

Disa anëtarë të tjerë të BE-së e mbështesin këtë perspektivë, por e vërteta është se ndryshimi i ligjit në një kundërvajtje administrative do ta bënte më të lehtë për zyrtarët publikë të angazhohen në klientelizëm, nepotizëm dhe korrupsion të hapur, duke hapur potencialisht derën për më shumë krime të jakave të bardha dhe duke turbulluar ujërat mbi konfliktet e mundshme të interesit.

Aktualisht, Parlamenti e konsideron dekriminalizimin e abuzimit me detyrën si një vijë të kuqe, thelbësore për përpjekjet e bllokut për të luftuar vazhdimisht korrupsionin. Ky është një problem i madh në BE dhe deri më tani, BE ka dështuar vazhdimisht të miratojë legjislacion të fuqishëm për të adresuar problemin, e lëre më ta zbatojë atë në mënyrë efektive.

Kjo është arsyeja pse më 2 qershor, 57 organizata të shoqërisë civile publikuan një letër të hapur duke u kërkuar udhëheqësve të BE-së të demonstrojnë vullnet të vërtetë politik, duke vendosur një standard më të lartë për integritetin dhe llogaridhënien në të gjithë bllokun. Ata kanë të drejtë: BE-ja mund të bëjë përparim të vërtetë kundër korrupsionit me këtë legjislacion. Ndërsa një direktivë e zbutur do të dërgonte mesazhin e gabuar si për qytetarët e saj ashtu edhe për botën – veçanërisht për vendet kandidate, ku BE-ja e ka bërë luftën kundër korrupsionit një parakusht kyç për anëtarësim.

Një ligj për BE-në dhe një tjetër për aspirantët e BE-së?

Blloku vlerësoi për herë të fundit ndikimin e korrupsionit në vitin 2014, duke vlerësuar se kushton më shumë se 120 miliardë euro në vit, me disa studime që vlerësojnë se mund të jetë deri në 179 miliardë euro. E megjithatë, shumica e organizatave dhe treguesve joqeveritare kundër korrupsionit sugjerojnë se korrupsioni është ende në rritje në BE. Për shembull, gjatë pandemisë Covid-19, pothuajse të gjithë ( 25 nga 27 ) anëtarët e BE-së “panë një rritje të tenderëve me vetëm një ofertues, një shenjë thelbësore se tenderi mund të jetë manipuluar në favor të kompanive ofertuese”.

Ndryshe nga ata, zyra e Prokurorit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e Shqipërisë ka akuzuar pothuajse të gjithë zyrtarët e saj publikë, përfshirë ish-presidentë, kryeministra, ministra dhe kryetarë bashkish, për shpërdorim detyre. Dhe e bëri këtë sipas një dispozite penale të modeluar sipas ligjit të mëparshëm penal italian për shpërdorimin e pushtetit, siç mbështetet nga BE-ja.

Ndërkohë, pezullimi nga SHBA-ja i Aktit për Praktikat e Huaja Korruptive dhe shpërbërja e njësive të saj të kleptokracisë, një tërheqje e madhe në përpjekjet globale të vendit për të adresuar korrupsionin, vetëm sa e bën më urgjente nevojën që BE-ja të njohë rolin e saj në skenën botërore.

Anëtarët e BE-së duhet të demonstrojnë lidership të vërtetë dhe të sfidojnë mesazhin që po dërgojnë aktualisht: se BE-ja nuk e merr seriozisht luftën kundër korrupsionit brenda mureve të saj, ndërsa është e lumtur të marrë përparësi morale diku tjetër, qoftë në bisedimet e pranimit me Ukrainën apo duke marrë në konsideratë anëtarësimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi në BE.

Anëtarët e BE-së duhet të ngrihen në lartësinë e situatës, duke miratuar një direktivë të fuqishme kundër korrupsionit që do të ndikojë në bllok dhe më gjerë pa vonesa të mëtejshme. 

*Andi Hoxhaj është lektor i drejtësisë dhe drejtor i programit të diplomës LLM në të Drejtën Evropiane në King’s College London. Ai është autor i librit “Raporti i BE-së Kundër Korrupsionit: Një Qasje Refleksive Qeverisëse”.

Edi Rama ka dy rrugë, të ikë me hir ose pahir

0

Shkruan Arian Starova

Të nderuar miq kudo që jeni dhe përtej dallimeve apo prirjeve politike të majta apo të djathta !
Pas dërgimit të raportit të Heritage Foundation ne Kongresin Amerikan, për “kryerilindasin”tonë kanë nisur të përjetohen më fort “netët e pagjumë të Makbethit” (për shkak të vrasjes së mbretit që kishte kryer të përshkruar aq fuqishëm në tragjedinë e mirënjohur të Shekspirit).
Në fakt, ky raport është vetëm një pikë “në gotën” e tejmbushur të zullumeve që Rama u ka bërë dhe po u bën shqiptarëve.
Tani, besoj nuk duhet të ketë njerëz arësyetues të cilët të mos e kenë kuptuar se gjithshka që është thënë dhe bërë kundër opozitës shqiptare për një kohë shumë të gjatë ka qenë pjesë e nje komploti madhor politik të mbështetur nga një mafie politike e ekstremit të majtë.
Ky Raport flet qartë për mbështetje të fuqishme financiare të së majtës amerikane Sorosiane kundër të djathtës shqiptare dhe udheheqësit historik të saj, Sali Berisha.
Ndërkohë, “kryerilindasi” Rama vazhdon zullumet e tij kundër shqiptarëve në emër gjoja të ligjit të cilin e bën e zhbën dhe e shpërfill sa herë t’i dojë qejfi.
Por tani këto që po bën i bën nga halli, se laku po i mblidhet …
Askush nuk e do më, as të vetët.
I ka mbetur vetëm të zgjedhë, të ikë me hir apo me pahir.
Dhe nuk ka kohë. Prandaj e ka pushtuar edhe“pagjumësia e Makbethit” …
O “kryerilindas”, nuk e kthen dot më kohën e diktaturës së kaluar !

Sfidë e pozitës, sfidë e qeverisjes…

0

Shkruan Zef Ndreka

(Edhe një herë për ndërhyrjen e Ramës në “punët e pushtetit vendor”).
Dje shkruajta diçka, ashtu siç e ndjeva dhe e mendova, për “ultimatumin” e kryeministrit për kryetarët e njësive administrative dhe drejtorët në gjithë bashkitë e vendit.
Megjithse shkrimi ishte i thjeshtë, i qartë, dhe paksa kritik për të gjitha palët e politikës, veçanërisht për rolin negativ apo destruktiv të opozitës së drejtuar nga Berisha, për çudi pra, nga disa pijanec apo njerëz jo normal që gjithë jetën e kanë kaluar si parazitë, si “krijues” apo edhe si hajdutë, pa e lexuar e kanë të nënkuptuar se çfarë do të thoja.
Po. E përseris edhe 100 herë të tjera po të doni:
Po të kishte opozitë ky vend, nuk do të ndodhte që Edi Rama të vepronte në atë mënyrë, apo më tej, të bënte opozitën vetës duke marrë mbi supe një sfidë që është demokratizimi më tej i vendit në mungesë të opozitës reale e konkuruese dhe integrimi i Shqipërisë në BE.
Për ta bërë më të thjeshtë argumentin për miqt e PD-së dhe të PS-së, më duhet të theksoj me forcë:
Edi Rama, po kërkon qarkullimin e të emëruarve në detyra të ndryshme, që nuk bëjnë punën për të cilën janë caktuar.
Në asnjë rast deri më tani, as nga kryeministri dhe nga askush nuk është diskutuar qarkullimi apo largimi i të zgjedhurve me votë.
Do të ishte gabim po të ndodhte ndryshe.
Pra, ky është dallimi i madh nga ajo që kërkon Rama me të drejtë, dhe asaj që komentohet nga dështakët dhe keqdashësit e përparimit të Shqipërisë.
Ky dallim i madh, përbën thelbin e sfidës së pozitës, të qeverise!

Përballë stuhive dhe shekujve…

0

Përktheu nga gjermanisht Lekë Imeraj

Ajo që ti shikon këtu, nuk është një stadium modern-është një teater romak, i mirëmbajtur më mirë nga gjithë të tjerët në botë. Eshtë teatri në Aspendos, afër Antalyas në Turqinë e sotshme.
Ky teater u ndërtua në shek. 2 ps Cr. në kohën e mbretit romak Marc Aurel.
Mrekullia e këtij teatri është: Edhe pëshpëritjet më të vogla në skenë, dëgjohen në çdo ulëse, nga të parat deri tek ato më të fundit-pa altoporlant, vetëm me akustikën perfekte të ndërtuesëve romakë.
Teatri kishte një kapacitet prej 15.000 vende, për shfaqje teatrale, muzikë, mbledhje dhe rituale festash. Dhe, të gjitha nën qiellin e hapur, me atë arkitektur gurore e realizuar në perfeksionimin më të lartë. Edhe sot, pas rreth 1800 vjetësh, teatri qendron madhështor, me mure origjinale të skenës. Çatia mbi vendin e orkestrës mungon por, struktura themelore i reziston me kokëfortësi erërave, stuhive dhe shekujve.
Aspendos është diçka më shumë se një qellim vizite. Eshtë një dritare e së kaluarës dhe një provë që vërteton pavdekshmnërinë e arkitekturës kur ndërtohet me mend, dashuri, ndjenja, respekt.

Nga inceneratorët, te borderotë e shtetit, sa e paguan Edi Rama familjen e Baton Haxhiut?

0

Analisti Baton Haxhiu është përfolur si një nga personazhet më të afërt me kryeministrin Edi Rama, jo vetëm në aspektin mediatik dhe propagandistik, por edhe në atë financiar. Të dhënat e publikuara nga media të ndryshme hedhin dritë mbi një rrjet pagesash marramendëse, që përfshijnë jo vetëm vetë Baton Haxhiun, por edhe familjarët e tij. Sipas databazës së pagave të janarit 2021, Baton Haxhiu rezulton të ketë marrë një pagesë mujore prej 1 797 317 lekësh të reja (rreth 18 milionë të vjetra) si “drejtor marketingu” në Spitalin Amerikan.

Kjo shumë e bën atë një nga figurat më të paguara në Ballkan, madje edhe në Evropë, për një pozicion të tillë. Për krahasim, kjo shumë është më e lartë se sa rroga mujore e vetë drejtorit të këtij spitali. Skandali merr një dimension tjetër kur në media shpërtheu lajmi se Andi Haxhiu, djali i Baton Haxhiut, është punësuar në Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH) dhe paguhet nga fondi sekret me rreth 6 mijë euro në muaj. Ndërkohë, Baton Haxhiu ka marrë miliona dhe nga inceneratorët.

Bëhet fjalë për pagesa të kryera nga kompanitë e inceneratorëve, për “Albanian Post”, që administrohet nga Baton Haxhiu. Analisti kishte një kontratë prej 4400 euro/muaj, e cila shkonte 26.400 euro në 6 muaj. Sipas kontratës nga 1 shkurti deri në 1 gusht 2021 periudhë që përkon me komisionin hetimor si dhe zgjedhjet Baton Haxhiu do paguhet për median e tij 442.800 lekë në muaj për një reklamë në web-in e tij thuajse anonim. Pra kur borderotë e shtetit përfundojnë në xhepat e analistëve dhe familjarëve të tyre, dhe kur inceneratorët paguajnë reklamë në portale që ndihmojnë propagandën qeveritare, atëherë kemi përballë një sistem të sëmurë. Edi Rama nuk paguan vetëm me tendera, ai blen bindje dhe heshtje. Dhe Baton Haxhiu është simboli më i qartë i kësaj skeme. /Gazeta “Sot”

POSTIMET E FUNDIT