Kreu Blog Faqe 140

Raporti në Kongresin e SHBA: Rama e Soros përdorën 270 mln dollarë të USAID për të burgosur Berishën

0

Një raport voluminoz nga fondacioni amerikan “Heritage” është paraqitur zyrtarisht për shqyrtim në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, si dhe ndaj filantropit George Soros.

Sipas raportit, të cilin e ka hartuar gazetari dhe autori i njohur amerikan Mike Gonzalez, rreth 270 milionë dollarë fonde të USAID – agjencisë amerikane për ndihmën ndërkombëtare – janë përdorur në mënyrë të dyshimtë për të ndikuar në jetën politike dhe institucionale të Shqipërisë.

Në thelb të akuzave qëndron pretendimi se nëpërmjet OJF-ve të Delina Ficos, paratë e taksapguesve amerikanë u përdorën për të kapur sistemin e drejtësisë në favor të Partisë Socialiste.

Sipas dokumentit, i cili është përfshirë në dosjen e hetimit që “Heritage” ka paraqitur në Kongres, reforma në drejtësi në Shqipëri nuk ka qenë një proces i pavarur dhe i mbështetur mbi parimet e shtetit ligjor, por një manovër e mirëorganizuar për të eliminuar opozitën dhe për të konsoliduar pushtetin e mazhorancës socialiste.

Raporti vazhdon më tej duke theksuar se pas implementimit të sistemit të ri gjyqësor, ky mekanizëm është përdorur në mënyrë të drejtpërdrejtë për të ndjekur penalisht kundërshtarët politikë të qeverisë.

Sfidë e pozitës, sfidë e qeverisjes…

0

Shkruan Zef Ndreka

(Edhe një herë për ndërhyrjen e Ramës në “punët e pushtetit vendor”).
Dje shkruajta diçka, ashtu siç e ndjeva dhe e mendova, për “ultimatumin” e kryeministrit për kryetarët e njësive administrative dhe drejtorët në gjithë bashkitë e vendit.
Megjithse shkrimi ishte i thjeshtë, i qartë, dhe paksa kritik për të gjitha palët e politikës, veçanërisht për rolin negativ apo destruktiv të opozitës së drejtuar nga Berisha, për çudi pra, nga disa pijanec apo njerëz jo normal që gjithë jetën e kanë kaluar si parazitë, si “krijues” apo edhe si hajdutë, pa e lexuar e kanë të nënkuptuar se çfarë do të thoja.
Po. E përseris edhe 100 herë të tjera po të doni:
Po të kishte opozitë ky vend, nuk do të ndodhte që Edi Rama të vepronte në atë mënyrë, apo më tej, të bënte opozitën vetës duke marrë mbi supe një sfidë që është demokratizimi më tej i vendit në mungesë të opozitës reale e konkuruese dhe integrimi i Shqipërisë në BE.
Për ta bërë më të thjeshtë argumentin për miqt e PD-së dhe të PS-së, më duhet të theksoj me forcë:
Edi Rama, po kerkon qarkullimin e të emëruarve në detyra të ndryshme, që nuk bëjnë punën për të cilën janë caktuar.
Në as jë rast deri më tani, as nga kryeministri dhe nga askush nuk është diskutuarqarkullimi apo largimi i të zgjedhurve me votë.
Do të ishte gabim po të ndodhte ndryshe.
Pra, ky është dallimi i madh nga ajo që kërkon Rama me të drejtë, dhe asaj që komentohet nga dështakët dhe keqdashësit e përparimit të Shqipërisë.
Ky dallim i madh, përbën thelbin e sfidës së pozitës, të qeverise!

Kryebashkiaku i Tiranës dërgohet me urgjencë në spital e Durrësit, detajet

0

Shkruan Perparim Beqiri

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është dërguar në spitalin e Durrësit, ku mësohet se ka kryer disa analiza mjekesore.

Erion Veliaj u dërgua në spital ditën e sotme pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.

Kryebashkiaku i Tiranës raportohet se gjatë 6 muajve të qëndrimit në paraburgimin e Durrësit ka humbur rreth 10 kg nga pesha trupore.

Kujtojmë që Erion Veliaj ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Kreu i Bashkisë kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për lirim nga qelia, por togat e zeza me një vendim të datës 8 Korrik e rrëzuan. Gjithashtu edhe kërkesat e tjera të Veliajt në shkallë të ndryshme të gjyqësorit për lirim nga burgu janë rrëzuar.

Në dosjen e SPAK ka të akuzuar dhe nën hetim edhe familjarë të Veliajt dhe disa biznesmenë, përfshirë sipërmarrësin Elman Abule, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe akuzohet për pastrim parash në dosjen e kryebashkiakut.

Dëshmia e fortë në Kongresin amerikan: Alex Soros është më i fuqishëm se çdo zyrtar i zgjedhur i qeverësë

0

Në dëshminë e tij përpara Nënkomisionit të Mbikëqyrjes në Komitetin për Drejtësi të Dhomës së Përfaqësuesve, gazetari investigativ Tyler O’Neil, autor i librit ‘The Woketopus’, denoncon mënyrën se si taksat e qytetarëve amerikanë përdoren për të financuar një rrjet të gjerë organizatash jofitimprurëse të lidhura me ideologjinë e majtë.
Ai thekson se këto organizata nuk janë thjesht të pavarura, por në shumë raste bashkëpunojnë dhe ndikojnë drejtpërdrejt në politikat federale, shpesh përmes qeveritarëve të lidhur më parë me to. Në dëshminë e tij ai theksoi sidomos ndikimin e Fondacionit për Shoqërinë e Hapur të Sorosit. Ndërkohë kongresmeni demokrat, Jamie Raskin tha se Soros nuk ka ndonjë pushtet. Por gazetari iu përgjigj duke cituar atë që vetë Alex Soros ka deklaruar.
‘Alex Soros është pyetur nëse do kandidonte për ndonjë post, ai ka thënë jo, sepse beson se si kreu i Fondacionit për Shoqëri të Hapur ka më shumë pushtet se ç’do të kishte nëse do kishte çdo post në vend’, tha O’Neil.
Kurse kryetari republikan i komisionit, Jim Jordan tha se bazuar në ato që u përshkruan në dëshmitë në seancë, Soros ka një ndikim të fortë. ‘Ajo që po themi është se ndoshta nuk duhet të dërgojmë paratë e taksapaguesve amerikanë që minojnë vetë taksapaguesit amerikanë. Dhe disa thonë se nuk duhet ta bënim këtë seancë’

Vjosa Osmani pret nga Trump “gjëra të mëdha”, jo zgjidhje të shpejta

0

Shkruaan Perparim Beqiri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një bashkëbisedimi në “Hudson Institute” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rëndësinë e lidershipit amerikan për Evropën dhe Ballkanin Perëndimor, ka vlerësuar se Administrata e Donald Trump ka potencial për të bërë gjëra të rëndësishme në raport me marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Jo gjëra të parëndësishme, jo gjëra të vogla. Po flas për gjëra të mëdha, gjëra që do të kontribuonin vërtet në paqen afatgjatë, jo në zgjidhje të shpejta, por paqe afatgjatë në rajon”, tha ajo.

Në këtë kontekst, duke potencuar se Marrëveshja e Uashingtonit – e nënshkruar më 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Donald Trump dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të atëhershëm, Avdullah Hoti – është zbatuar, Osmani tha se pret që Shtëpia e Bardhë të shkojë përtej kësaj marrëveshjeje.

“Kemi diskutuar me anëtarë të administratës së re, së pari, potencialin në marrëdhëniet tona ekonomike. Dhe shpesh them se potenciali i një vendi nuk duhet të përcaktohet vetëm nga madhësia. Pra, pavarësisht se Kosova është një vend i vogël, mendoj, besoj se ne kemi disa ide të mira se si kjo marrëdhënie ekonomike mund të ecë përpara”, ka shtuar ajo.

Osmani tha se ky bashkëpunim ekonomik “mund të jetë një shumëzues force” për lidershipin e Amerikës në botë në një kohë kur ekziston “kjo konkurrencë e madhe me Kinën, kur ka industri të caktuara që janë monopol i Kinës”.

“Ne duhet t’i ndihmojmë Shtetet e Bashkuara të rrisin rolin e tyre në ekonominë botërore. Dhe mendoj se kjo mund të bëhet përmes ndihmës së vendeve që janë pro-amerikane”.

Edi Rama mbërrin në Vlorë me helikopter ushtarak, çfarë po ndodh? Eskorta e shoqëron…

0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sërish një vizitë në qytetin e Vlorës këtë të mërkurë, duke zgjedhur kësaj here një mjet të pazakontë transporti – një helikopter ushtarak tip “Cougar”.

Zbritja është kryer në ish-fushën e aviacionit, prej nga ku më pas Rama është shoqëruar me eskortë drejt vilës qeveritare. Kjo vizitë vjen pas asaj të datës 3 korrik, kur kryeministri pati një qëndrim kritik ndaj Bashkisë Vlorë.

Ende nuk është e qartë nëse vizita e sotme ka një karakter pune, apo Rama ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushimi në vilën qeveritare.

Burimet nuk përjashtojnë mundësinë që kjo vizitë të jetë e lidhur me ndonjë inspektim të befasishëm apo zhvillime të fundit në drejtimin e Bashkisë nga Ermal Dredha.

Osman Mula: Baton Haxhiu spiun i ndyrë, personazhi me i keq në historinë e gazetarisë Shqiptare.

0

Shkruan Osman Mula

S,kisha deshire me shkru duke te pas ty si personazh se s,kam pas ,as nuk.kam asnje lloj konsiderate per ty .
Nuk kam pare asnje rast qe te vij nje njeri.i pa ftuar dhe ta marrin fjalen ne nje ambient duke u perpjek me te mbush mendjen dhe me ta imponu qendrimin ndaj vendit ,politikes ,problemeve sociale dhe medias.
Pasi lehe neper stacione per politiken se cilin duhet te votojme dhe kush esht udheheqesi me i mire Shqiptar tani na u shfaqe duke na dhane mend qe tani duhet te shkrihet R.T.Sh . Do te thote qe nje institucion i rendesije te vecante 65 vite ekzistence ,nje institucion qe mbajti gjalle per dekada popullin.ketej dhe matane kufirit me programe ,ngjarje te medha epokale ,historike ,kulturore ,sociale ,duke hapur dhe nje drejtori pas viteve 90 per diasporen duke u ndjekur ne cdo vend te botes.
Na del ti mor i pafytyre dhe do me na e mbush mendjen ne qe u plakem ne ket institucion me nje armate mjeshtrat te medhenj te ekranit se duhet mbyll se keshtu mendoj un. Po kush te mbron apo kush te perkrah ty mor i.pa deshiruar edhe ne Kosove edhe ne Shqiperi qe vjen ketu dhe nuk nuk len rradhe njeriu per te folur kur ti nuk perfaqeson asnje njeri apo komunitet?
Po te jet si Shqiptar ti nuk me perfaqeson ,po te jete si kosovare m.q.s prej andej jam mos ta pafsha bojen mor spiun. A ne perfaqesosh qeverine Shqiptare mjer ne mor i pa fytyre. Sa te Syri sa te Opinion ,sa te Top chanel e tek A 1.Kot nuk je.ketu dhe as kot nuk paguhesh me pare te madhe por e gjitha sipas.mendimit tim ti je i ardhur apo i ftuar nga carqe shum te rrezikshme ne dem te Shqiperise .
Po ne pse nuk nderhym ne punen e vellezerve tane ne Kosove?
As nuk i themi voto kete apo kete ,as hiqe kete apo veje kete sepse Kosova ka institucionet e tij dhe nuk dua te nderhyjme se sasht as normale ,as etike se nuk i sherben interesit reciprok por te nderhysh ti ketu dhe pikerisht te japesh ti definicionin qe te mbyllet r.tsh.me krijon nje shqetesim te madh. Ne sapo u mblodhem si keshill drejtues ,drejtoria e pergjitheshme Ama, kryesija e medias, e Parlamentit Shqiptar ,krijues dhe gazetar mjaft te njohur se si duhet ta rrisim cilesine programore dhe po perpiqemi cdo dite na del ti qe duhet te flasesh i fundit na e merr fjalen i pari.
Ti o je delirant ,i paguar po qe po ,i futur nga dikush qe me don te ngreje kulla dhe ty te ka premtu per ndonje hale ,larg qofte me te ba dhe koken ty ne katet e larta. Pas 90 ne festivalet tona u be sofer e perbashket me te gjith krijuesit e Kosoves ku ti ishe shpesh.here edhe ne juri.
Edhe figurat e patrioteve shkrimtareve ,njerez te pajtimit te gjaqeve ,luftes clirimtare te Kosoves ku shum operator tane kane xhiruar brenda territoreve te luftes si l.Bucpapaj etj.
Ti po nderhyn ne buken tone te perditeshme prandaj si hyre del.mor horr nga problemet tona se po na sjell pjshtellim .Shpesh here them : Eh moj Kosove ; Nxorre shum heronj te medhenj si Adem Jashari apo Mandela i Kosoves A.Demaci , figura si Bekim Fehmiu apo Fadil Vokrri por na nxorre fatkeqesisht dhe nje.model te se keqes Baton Haxhiun – personazhi me i keq ne historine e gazetarise Shqiptare.

Si e mbuloi Kisha një snajperist dhe si u kthye Thethi në simbol të kapitullimit të shtetit

0

Shkruan Baton Haxhiu

Në një prej fshatrave më të rëndësishëm historikë dhe natyrorë të Shqipërisë, një snajperist në pension vendosi një strukturë të përkohshme përballë Kishës së Thethit. Jo rastësisht.

Ai kishte përvojën dhe vetëbesimin e saktësisë absolute. Thuhej dikur se godiste me saktësi nga 2000 metra larg. Këtë herë, nuk kishte nevojë për pushkë.

Mjaftoi një kontejner, i vendosur në mënyrë të atillë që të zinte pikërisht pamjen ikonike të Kishës, që është ndoshta objekti më i fotografuar në të gjithë Alpet Shqiptare.

Në katër muaj fushatë zgjedhore, Thethi u mbush me ndërtime pa leje. Një snajperist në pension vendosi objektin e tij përballë Kishës si simbol i rrënimit të ligjit.

Qeveria reagoi me vonesë, por me buldozerë. A është kjo mënyra e duhur për të shpëtuar një nga vendet më të rëndësishme të Shqipërisë?

Ky veprim nuk ishte vetëm një akt individual. Ishte sinjali që rrëzoi çdo barrierë. Pas tij erdhën të tjerë. Në pak javë, në Theth u ndërtuan mbi 30 struktura të përkohshme pa asnjë leje ndërtimi, duke krijuar një realitet që askush nuk e planifikoi, por shumëkush e toleroi.

Në qendër të kësaj historie nuk është vetëm arroganca private e ndonjë banori apo emigranti që kthehet për sezon. Është dështimi i një sistemi të tërë.

Shteti heshti për katër muaj me radhë, ndërsa zgjedhjet prodhonin “paqen institucionale” të nevojshme për të mos u përplasur me askënd.

Bashkia e Shkodrës, IKMT, Policia e Shtetit, prokuroria, KESH dhe drejtoria rajonale e Trashëgimisë Kulturore, të gjithë e dinin çfarë po ndodhte. Askush nuk reagoi.

Ndërkohë, Kisha, një objekt i mbrojtur si pasuri kulturore dhe Kulla e Ngujimit, pjesë e identitetit historik të zonës, u rrethuan me baraka, kontejnerë, struktura të improvizuara.

Asnjë prej tyre nuk kishte leje ndërtimi. Disa prej tyre nuk kishin as dokument pronësie për tokën. Disa të tjerë mbështeteshin në marrëveshje gojore, përfaqësime fshatare apo “zgjidhje të gjetura me të gjithë”.

Në fillim të korrikut, Qeveria shqiptare vendosi të reagojë. Por reagimi ishte i vonuar dhe i papërshtatshëm për kontekstin.

Ndërhyrja me buldozerë në kulmin e sezonit turistik krijoi një krizë të re, atë të perceptimit. Pamjet e prishjeve në një nga fshatrat më të bukura të Shqipërisë bënë xhiron e mediave sociale dhe mediave, ndërsa turistët u përballën me tension dhe rrëmujë.

Por përtej mënyrës së ndërhyrjes, thelbi i aksionit mbetet ligjërisht i justifikuar. Sipas nenit 199/a të Kodit Penal, ndërtimet pa leje në zona të mbrojtura, siç është Thethi, përbëjnë vepër penale dhe dënohen me burgim nga një deri në pesë vjet.

Po ashtu, ndërtimet pa leje nuk legalizohen me kalimin e kohës. Ato nuk parashkruhen administrativisht. Pra, edhe nëse IKMT nuk ka vepruar më herët, kjo nuk përbën arsye për të mos vepruar më vonë.

Justifikimi se “ndërtime pa leje ka në gjithë Shqipërinë” është një tjetër argument i përhapur nga ndërtuesit informalë. Por ky është një argument që vlen vetëm për të dëshmuar shkallën e dështimit të shtetit. Jo për të ligjëruar paligjshmërinë.

Nëse kjo qeveri ka dështuar, ashtu si ajo para saj, për të ruajtur territorin, nuk do të thotë që duhet ta dorëzojë atë përfundimisht.

Ndërkohë, banorët e Thethit kanë nisur të ndajnë mes tyre përgjegjësinë dhe pasojat.

Disa e ndiejnë veten të tradhtuar. Disa të tjerë i konsiderojnë këto ndërhyrje si sulm ndaj fshatit. Ka edhe nga ata që e interpretojnë këtë si padrejtësi krahasuar me mënyrën se si shteti trajton ndërtimet në qytete të mëdha si Tirana, apo bregdeti jugor.

Por problemi nuk është krahasimi. Është mungesa e një vizioni të qëndrueshëm.

Thethi nuk ka asnjë plan zhvillimi të miratuar që të përcaktojë se ku lejohet ndërtimi, çfarë lloj ndërtimi lejohet dhe si do të zhvillohet infrastruktura. Nuk ka rrjet kanalizimesh. Nuk ka rrjet modern të ujit të pijshëm. Nuk ka sistem të mbrojtjes mjedisore. Dhe megjithatë, ngrihen bujtina, vendosen kontenjerë, ngjiten tarraca.

Ky është thelbi i çështjes. Në mungesë të planifikimit, vetë banorët janë detyruar të improvizojnë. Disa e bëjnë me ndershmëri. Të tjerë me cinizëm. Disa për të jetuar. Disa për të fituar. Dhe në këtë kaos, humb ajo që është më e rëndësishme: Identiteti.

Thethi nuk mund të trajtohet si një fshat i zakonshëm. Ai nuk është një vend që i përket vetëm një bashkie. Është një zonë me trashëgimi të jashtëzakonshme natyrore, kulturore dhe historike. Një model për zhvillim të qëndrueshëm, jo një laborator për rrëmujë të ligjëruar.

Nëse Qeveria dëshiron të ndihmojë realisht banorët e Thethit, duhet të krijojë një kuadër të qartë ligjor dhe financiar që lejon ndërtimin vetëm në mënyrë të planifikuar.

Mund të ofrojë kredi të buta për rindërtim tradicional. Mund të subvencionojë rikonstruksionin e bujtinave ekzistuese. Por nuk mund të vazhdojë të ndërhyjë vetëm me buldozerë.

Sepse pas buldozerit, do të mbeten rrënojat. Dhe nëse nuk ndërtohet një strategji, rrënojat do mbushen sërish nga të njëjtët njerëz. Ndoshta me një “zgjidhje të re”. Me një kontejner tjetër. Me një premtim tjetër.

Në Theth, ndërsa pluhuri i buldozerëve ende nuk është shpërbërë dhe turistët vazhdojnë të kërkojnë Kishën mes kontejnerëve, banorët flasin për ndërhyrjen si për një çlirim.

“Kryeministri na shpëtoi”, thonë.

“Edhe njëherë na kthyen Thethin”.

Në një vend ku shteti ndërhyn vetëm kur gjithçka është shkatërruar, edhe vonesa quhet sukses.

Por në një qoshe të fshatit, kontejneri përballë Kishës nuk është ende aty.

Snajperisti nuk ka folur.

Nuk ka kërkuar falje.

As të tjerët nuk kërkuan falje.

Nuk ka lëvizur asgjë.

Sepse ai nuk pati nevojë të ndërtojë shumë.

Ndërtoi vetëm aq sa duhej për të provuar se ligji mund të goditet pa zhurmë.

Dhe tani, ndër të gjithë, ai është i vetmi që nuk e ndjeu veten fajtor.

Dhe nëse edhe kjo herë dështon, atëherë Thethi nuk do të jetë më një fshat i shenjtë. Do të jetë vetëm një zonë e humbur, që e nisën me Kullë dhe e mbyllën me baraka.

Fieri dhe Mirdita hapin tenderë për të blerë dronë

0

Shqipëria ka dy satelitë në orbitë, po institucionet po kërkojnë zgjidhje më të thjeshta në teren. Pas flakëve që shkrumbuan pyllin e Darzezës edhe këtë vit nga njëra anë dhe zjarrit që vijon në Drenovë nga tjerra, Bashkia Fier kërkon të blejë një dron për emergjencat civile.

Në dokumentin e depozituar në Agjencinë e Prokurimit Publik specifikohet se droni duhet të ketë shpejtësi minimale lëvizjeje horizontale 50 km/h, shpejtësi minimale e ngjitjes 18 km/orë, ndërsa lartësia maksimale e ngjitjes duhet të jetë 4 km.

Tender të ngjashëm ka hapur edhe Bashkia Mirditë. Ajo kërkon të blejë një dron i cili do të përdoret për mbikëqyrjen e ndërtimeve dhe respektimin e ligjit në territor, duke kontribuar në parandalimin e ndërtimeve pa leje dhe shkeljeve të tjera urbanistike.

Sa i përket performancës në fluturim, droni duhet të ketë shpejtësi maksimale ngjitjeje deri në 10 metra në sekondë dhe 6 metra në sekondë kur është i pajisur me aksesorë. Po ashtu, shpejtësia maksimale e zbritjes kërkohet të jetë 8 metra në sekondë dhe 6 metra në sekondë me aksesorë.

Në një botë ku teknologjia fluturon mbi kokat tona, Shqipëria po mëson se as satelitët më të avancuar nuk mjaftojnë pa sy të vëmendshëm dhe të shpejtë nëtokë. Blerja e dronëve për emergjencat civile dhe monitorimin urbanistik nuk është vetëm një hap teknik, por një mesazh i qartë se mbrojtja e natyrës, siguria dhe ligji kërkojnë vëmendje të përhershme dhe veprime konkrete.

POSTIMET E FUNDIT