Kreu Blog Faqe 141

Ura e Hënës

0

Shkruan Zef Ndreka

Kjo urë është ndërtuar në shekullin e 19-të në Rakotzsbrucke të Gjermanisë, e quajtur “ura e djallit”, e kërkuar nga kalorësi vendas, i cili shpenzoi të gjitha pasuritë e tij për të ndërtuar këtë park rododendron portokalli siç sugjeron emri: Azaleen-und Rododendronpark Kromlav.
Emri “ura e djallit” i shkon kryesisht sepse, shumë shpesh lidhej me një legjendë të lashtë që lidhej me urat ose ndërtesat që “tërhiqeshin” nga djalli dhe që zakonisht ishin ndërtime të ngurta dhe të pamendueshme për kohën.
RAKOTZSBRUCKE është një gjysëm rrethore aq i përsosur sa duket se vërtetë është bërë nga “djalli” dhe i ndërtuar me qëllim shumë të saktë për të formuar një rreth përfekt me reflektimin e vet mbi ujin e lumit RAKOTZSEE mbi të cilin është ndërtuar.

Belinda Balluku i jep goditjen e rëndë Erion Veliajt

0

Pas zhvillimeve dramatike që çuan në arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pushteti në kryeqytet duket se po kalon në duar të tjera. Një analizë e fundit hedh dritë mbi ndryshimet e heshtura që po ndodhin në menaxhimin e Bashkisë së Tiranës dhe rolin gjithnjë e më të dukshëm të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku në këtë proces.

Sipas burimeve pranë një takimi të zhvilluar me drejtues të bashkisë, ministra dhe deputetë të qarkut Tiranë, Kryeministri Edi Rama ka marrë masa për të rikthyer kontrollin mbi administratën lokale, duke shpërndarë përgjegjësi të reja te disa figura të kabinetit të tij. Por vëmendja kryesore është përqendruar tek Balluku, e cila jo vetëm që është vendosur si koordinatore për çështje të shërbimeve publike, por duket se po vepron si personi që mban në duar drejtimin real të bashkisë.

Një burim i pranishëm në mbledhje tregon se Balluku ka folur me një ton të ashpër përpara stafit drejtues të bashkisë, duke u paraqitur si “zonja e shtëpisë”. Deklaratat e saj kanë krijuar përshtypjen se nuk bëhet fjalë vetëm për një detyrë teknike koordinimi, por për një lëvizje të mirëkalkuluar për të marrë drejtimin de facto të Bashkisë së Tiranës.

Kjo situatë merr edhe më shumë peshë kur kujtojmë marrëdhëniet e ftohta që kanë karakterizuar raportet mes Veliajt dhe Ballukut në të kaluarën. Spekulimet rreth një rivaliteti të heshtur nuk kanë munguar, ndërsa disa zëra shkojnë deri aty sa të sugjerojnë se ajo mund të ketë pasur ndikim edhe në ngjarjet që e çuan në goditje frontale administratën e Veliajt.

Edhe nga ana e Ministrisë së Financave ka pasur kritika për keqmenaxhimin e financave në periudhën e Veliajt. Petrit Malaj ka theksuar në mbledhje shqetësimet mbi shpenzimet e mëdha dhe mungesën e transparencës në projekte madhore, duke shtuar më tej idenë e nevojës për një “dizinfektim” të brendshëm të strukturës bashkiake.

Në këtë kontekst, Balluku përmendet gjithnjë e më shpesh si emër i mundshëm për të marrë drejtimin zyrtar të Bashkisë së Tiranës, në rast se do të ketë zgjedhje të parakohshme. Për momentin, Rama nuk ka dhënë sinjale të qarta për fatin politik të Veliajt, por linja e re e komandës në bashki është tashmë e dukshme për të gjithë.

A është ky një tranzicion i përkohshëm i pushtetit apo preludi i një kandidature të re të Ballukut për Tiranën? Kjo mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt: loja politike në kryeqytet sapo ka hyrë në një fazë të re, ku lëvizjet nuk bëhen me fanfara, por me strategji të heshtura dhe pozicionime të forta në prapaskenë.

“Rama bleu votat me skemat në bujqësi”/ Berisha: Si u përdor fondi 250 milionë euro për kreditë e buta

0

Lideri i opozitës Sali Berisha denoncoi se fondi prej 250 milionë eurosh ishte si garanci sovrane për kreditë e buta për fermerët e qeverisë.

“Farsa elektorale 11 maj 2025 është farsa më e shëmtuar që nga koha e zgjedhjeve moniste në diktaturën e Enver Hoxhës.

Për të siguruar mandatin e katërt, Edi Rama përdori të gjitha llojet e krimeve elektorale të padëgjuara më parë.

Ai për herë të parë, njeriu që shkatërroi bujqësinë shqiptare, njeriu që shkatërroi blegtorinë në kuptimin pothuaj të përgjysmimit të krerëve, dhe si shkak rënia dramatike e prodhimit të qumështit dhe prodhimeve të tjera blegtorale bujqësore, u kujtua në vitin elektoral të shpërndajë 200 milionë euro garanci 70 për qind të kredive të buta për fermerët.

Natyrisht jo për fermerin e vërtetë, por për fermerët e qeverisë, për fermerët e lidhur me qeverinë dhe kundrejt shpërblimeve të mëdha në vota.

Vazhdojmë.

Si u blenë votat me skemat në bujqësi?

1. Garancia sovrane për kreditë për SME në bujqësi.

2. Programi kombëtar për subvencionin në bujqësi.

Edi Rama në skemën e parë premtoi 70 për qind garanci sovrane për kredi të buta në bujqësi për SME-të. Fondi 250 milionë euro nga 32 milionë euro që kanë marrë fermerët çdo vit. Skema është shpallur me datën 10 shkurt 2025. Kodi zgjedhor, neni 91/4 dhe vendimi numër 9, viti 2020 i KQZ ndalon çdo lloj transaksioni dhe ndikimi në procesin zgjedhor.

Kurse kjo skemë u aplikua gjatë fushatës zgjedhore nga ministrat Denaj, Ibrahimaj, Lubi Balluku, Mazniku dhe shumë të tjerë. Më 10 shkurt 2025, Edi Rama njofton se garancia sovrane do mbulojë 70 për qind të principalit të kredisë. Faktikisht, pra, është një blerje masive votash.

Pjesëmarrësit në atë takim ishin Anila Denaj, guvernatori i bankës, Delina Ibrahimaj dhe drejtoresha e AZHBR-së. Takimi me Këshillin e Agrobiznesit, përsëri me të njëjtët persona.

Me 7 mars, takim me Bashkimin e Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, përsëri të njëjtët persona. Me 10 mars, takim me Bashkimin e Prodhuesve, pjesëmarrës të njëjtët persona. Me 11 mars, vazhdon pra fushata e paraqitjes në kundërshtim me ligjin e shpërndarjes së garancisë sovrane për kredi.

Me 13 mars, kjo tryezë spostohet në Malësinë e Madhe. Me 18 mars, takim me të rinjtë e punësuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe institucionet e varësisë, Bora Muzhaqi dhe Anila Denaj.

Me 20 mars, takim në AZHBR-në. Në prill, takim në Cërrik me letrat e indulgjencës për të blerë vota. Vazhdon në mars, takim në Kurbin. Anila Denaj, garancinë sovrane e shndërron në flamurin e fushatës së saj elektorale. Tani del edhe Paketa e Maleve.

Në Vishaj, në Zall-Herr vazhdon fushata me 200 milionë garancinë sovrane. Vazhdon fushata në Ibën e Poshtme, në Çekrezë, në Pukë, Pinar. Me projektet qeveritare në bujqësi bëhet fushatë. Vazhdon në Goriçan, në Berat.

Trump rikthen në qendër të vëmendjes skandalin, Christopher Steele-McGonigal kundër tij

0

Trump nuk e ka harruar atë që i kanë bërë agjentët e FBI me sajesën në dosjen “Ruse”. Në një postim të fundit ai ka kujtuar rastin e mashtrimit që bëri ndaj tij Christopher Steele, i cili bashkë me McGonigal punonin për oligarkun rus Deripaska.

“Pse po u bëjmë publicitet Dosjeve të shkruara nga Obama, Hillary e mashtruar, Comey, Brennan dhe Humbësit dhe kriminelët e administratës Biden, të cilët mashtruan botën me mashtrimin Rusia, Rusia, Rusia, 51 Agjentë të “Inteligjencës” shkrua Trump, ndërkohë që 1 nga këta 51 agjentë ishte edhe McGonigal.

Postimi i Trump

“Çfarë po ndodh me “djemtë” e mi dhe, në disa raste, me “vajzat”? Të gjithë po ndjekin Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, e cila po bën një PUNË FANTASTIKE! Jemi në një Ekip, MAGA, dhe nuk më pëlqen ajo që po ndodh. Kemi një Administratë TË PËRSOSUR dhe “njerëz egoistë” po përpiqen ta dëmtojnë atë, mbi një djalë që nuk vdes kurrë, Jeffrey Epstein.

Për vite me radhë, është Epstein, vazhdimisht. Pse po u bëjmë publicitet Dosjeve të shkruara nga Obama, Hillary e mashtruar, Comey, Brennan dhe Humbësit dhe Kriminelët e Administratës Biden, të cilët mashtruan botën me mashtrimin Rusia, Rusia, Rusia, 51 Agjentë të “Inteligjencës”, “LAPTOPIN NGA FERR” dhe më shumë? Ata krijuan Dosjet Epstein, ashtu siç krijuan Dosjen e RREME Hillary Clinton/Christopher Steele që e përdorën për mua, dhe tani të ashtuquajturit “miqtë” e mi po luajnë në duart e tyre.

Pse këta të Çmendur të Majtë Radikalë nuk i publikuan Dosjet Epstein? Nëse kishte DIÇKA aty që mund të kishte… e dëmtonin Lëvizjen MAGA, pse nuk e përdorën? Ata nuk kanë hequr dorë nga Dosjet e John F. Kennedy apo Martin Luther King Jr. pavarësisht se sa sukses kemi pasur, duke siguruar kufirin, duke deportuar kriminelët, duke rregulluar ekonominë, duke dominuar energjinë, duke krijuar një botë më të sigurt ku Irani nuk do të ketë armë bërthamore.

Kjo nuk është kurrë e mjaftueshme për disa njerëz. Jemi gati të arrijmë më shumë në 6 muaj sesa çdo administratë tjetër ka arritur në më shumë se 100 vjet, dhe kemi shumë më tepër për të bërë. Po e shpëtojmë vendin tonë dhe po e BËJMË AMERIKËN TË MADHE PËRSËRI, gjë që do të vazhdojë të jetë PRIORITET i yni i plotë. E majta po shpërthen!

Kash Patel dhe FBI duhet të përqendrohen në hetimin e mashtrimit me votuesit, korrupsionin politik, zgjedhjet e manipuluara dhe të vjedhura të vitit 2020, dhe duke arrestuar banditët dhe kriminelët, në vend që të kalojnë muaj pas muaji duke parë vetëm të njëjtat dokumente të vjetra, të frymëzuara nga e majta radikale, mbi Jeffrey Epstein.

LËRENI PAM BONDI-N TË BËJË PUNËN E SAJ – AJO ËSHTË E SHKËLQYER! Zgjedhjet e vitit 2020 u manipuluan dhe u vodhën, dhe ata u përpoqën të bënin të njëjtën gjë në vitin 2024.

Kjo është ajo që ajo po shqyrton si AP, dhe shumë më tepër. Një vit më parë vendi ynë ishte i VDEKUR, tani është vendi “MË I NXEHTË” kudo në botë. Le ta mbajmë kështu dhe të mos humbasim kohë dhe energji me Jeffrey Epstein, dikë për të cilin askush nuk interesohet. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!

Qyteti i gëlltitur nga deti

0

Shkruan Zef Ndreka

Heracleion, është qyteti i mbështjellë me mit.
Qytet i gëlltitur nga deti Mesdhe dhe i varrosur në rërë dhe baltë për më shumë se 1200 vjet.
Një qytet plot me skulptura të bukura!
Gruaja e statujes duket e habitur nga prania e zhytësit, i cili nga ana e tij, nuk u beson syve nëse Heraclleioni është aty!
Heracleioni ishte një qëndër kulturore, si dhe një port tregtar i lulëzuar, i eklipsuar nga Aleksandria e lindur në vitin 301 p.e.s.
Ishte kryesisht i famshëm për tempujt e saj të lavdishëm deri në Isides Osirides, gjë që e bëri atë një destinazione peligrinazhi nga i gjithë Egjipti.
Sgtëpitë dhe tempujt të ruajtur mirë, infrastruktura portale dhe statujat gjigande dëshmojnë madhështinë e qytetërimeve antike, të varrosura nga furia e një tërmeti shumë të fuqishëm, midis shekujve shtatë dhe tetë pas Krishtit, pra njëmijë vjet pas themelumit të tyre.
Në vitin 2000 Heracleioni u zbulua 30 metra nën nivelin e detit në Abukir, afër Aleksandrisë.

Donald Trump ultimatum Putinit: Ke 50 ditë kohë….

0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë “tarifa shumë serioze” prej 100 për qind ndaj Rusisë nëse presidenti Vladimir Putin nuk nënshkruan një traktat paqeje brenda 50 ditësh.

“Ne do të aplikojmë tarifa dytësore. Nëse nuk kemi një marrëveshje brenda 50 ditësh, është shumë e thjeshtë dhe do të jetë 100 përqind”, u tha ai gazetarëve në Zyrën Ovale.

“Dhe kështu është… thjesht kështu është. Shpresoj të mos na duhet ta bëjmë këtë,” shtoi ai.

Trump thotë se dëshiron të shohë fundin e luftës në Ukrainë, duke shtuar se është “i zhgënjyer” me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Kjo është Shqipëria në BE e Edi Ramës…dhe nuk keni parë gjë akoma

0

Shkruan Vitjon Nina

Ka disa dhimbje, për të cilat ia vlen të shtrëngosh dhëmbët dhe të durosh për të parë rezultatin përfundimtar.

Ky mundet – ose jo – të jetë rasti, por ajo çfarë është vërtetë e qartë është se Edi Rama i ka hedhur letrat që kishte në dorë në shesh të mejdanit dhe shqiptarëve po ua thotë me zë të qartë pa e nisur ende mandatin e tij të katërt: E doni Evropën? Kjo është Evropa!

Në fillim të mandatit të tij të parë, nga foltorja e Parlamentit, Rama do të bënte bujë me një shprehje, e cila ndoshta do të rrënjësohej më shumë se çdo tjetër në fjalorin e tij politik kryeministror.

“S’keni parë gjë akoma!”.

Çdo herë që një aksion i madh pritet prej tij, pak përpara, ai e rishfaq shprehjen publikisht, qoftë për të ngritur kauza rreth qeverisjes, apo edhe për të hedhur shashka ndaj opozitës dhe për të “paracaktuar” fatin e saj.

Mirëpo një aksion i fundit masiv i një shteti të ri ligjor dhe me zero tolerancë, erdhi thuajse qorrazi, në mënyrë të beftë dhe të menjëhershme.

Një aksion i gjerë për lirimin e hapësirave publike i hapi rrugë prishjes së objekteve pa leje.

Më pas, erdhi radha e reformimit radikal të bashkive në gjithë vendin, me kërkesa për dorëheqje, shkarkime, apo rifreskimi të gjithë strukturës, prej drejtorëve të drejtorive, deri te nënkryetarët e bashkive.

“Janë të lodhur, shumë të lodhur, të rraskapitur”. Kështu i sheh kryeministri ata.

Por ai këtë herë po shkon përtej thjesht sensacionit, i cili ndalet një herë në Vlorë, më pas në Theth, e bën një kalim herë-herë edhe në Tiranë.

Ai paraqet një reformë të gjerë dhe gjithëpërfshirëse.

Kërkon reformim rrënjësor të territorit. Kërkon që diaspora të jetë pjesë e kapaciteteve të bashkive në hartimin e projekteve. Kërkon reformim të bujqësisë. Reformim të shpërndarjes së ujit. Qendër monitorimi për ndërtimet.

Por, mbi të gjitha, i vë ombrellën këtyre. Sepse ajo çfarë vërtetë Edi Rama po kërkon, është përgatitja jo vetëm e plotë, por pa asnjë cen për Integrimin.

Është e vërtetë se “symbyllazia” e gjithë 12 vjetëve të mandatit të tij mund të vihet në dyshim, së bashku me faktin se pse gjithë këto reforma, duhet të realizohen kështu, pas një duzine vitesh në Qeveri, me një mandat të hekurt në krye të vendit, me drejtimin e bashkive dërrmuese dhe me shfaqjen e një “patundshmërie dhe patolerance” në sytë e publikut.

Po kjo e ka përgjigjen në maratonën e 11 korrikut, kur përpara drejtuesve vendorë dhe me referime nga qeveria qendrore, ai e artikuloi fjalinë që duhet të ishte ngulitur më së shumti në mendjen e të gjithëve, përtej “madhështisë” së spektaklit që ofrojnë lirimet e hapësirave publike.

“Asnjë justifikim. Prej mësimeve nga gabimet, reformimi do të jetë rrënjësor”.

Sepse kjo nuk është më Shqipëria e shqiptarëve. Është Shqipëria që po nis hapin e fundit drejt Bashkimit Evropian. Shqipëria ku ligji duhet të jetë vijë e kuqe jo për qytetarin, sa për shtetin vetë.

Dhe nëse ai nuk e ka artikuluar para këtij aksioni shprehjen e tij kapilare “S’keni parë gjë akoma”, për shqiptarët duhet të jetë e qartë.

Shqipëria 2030 në BE nuk është më slogani i fushatës së Edi Ramës. Është dora e veprimit, nga Brukseli, në Paris, Berlin, Romë e Tiranë.

Kryebashkiaku i Hasit nuk i bindet Edi Ramës: S’kam në plan të shkarkoj asnjë punonjës

0

Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh në reagim për Top Channel se nuk e ka në plan të shkarkojë asnjë punonjës, vetëm nëse shkelin ligjin.

Ai pohoi se vetëm një javë më parë punonjësit e bashkisë Has bënë një punë kolosale duke shuar plotësisht vatrën e zjarrit në afërsi të malit të Pashtrikut.

Ndërkohë Bashkia Kukës ka shkarkuar të gjithë administratorët dhe dy nënkryetarët e saj për performancë të dobët.

“Të marroftë Zoti”, Rama i përgjigjet priftit: S’e kuptoj si hyri në historinë e Thethit duke folur për joshje e rrena

0

Kryeministri Edi Rama komentoi gjithashtu edhe reagimin e një Prifti për aksionin e shembjes së objekteve pa leje në Theth.

“Ka edhe një teori tjetër që e kishte nxjerrë në pah edhe një prift çuditërisht dje dhe u habita se si një njeri i Zotit kishte hyrë në këtë histori, duke folur për joshje e rrena, dhe më pas i premë në besë. Ne s’kemi prerë në besë askënd.

Kemi shkuar në Theth me kryetarin e bashkisë dhe me Fondin shqiptar të zhvillimit dhe me agjencinë e Kadastrës dhe që kur kemi shkuar dhe premtuar të gjithë shtëpive të vjetra në Theth, që ishte problemi kryesor i atyre banorëve, e kemi përmbyllur atë proces me rreth 300 legalizime që ata disponojnë. Pra premtimi ynë ka qenë do të legalizojmë pronën e gjyshërve.”, tha Rama.

Dy dite me pare, me anë të një postimi në rrjete sociale, famullitari Palaj shkruan:

“Edhe kyt kishim mangut…!

Regjimi i asaj kohe detyroi kyt t’shkretë popull të HA barë, ky i sotshmi të PI barë. Dallim i vogel…!

Po, si kshtu more, t’marroftë Zoti, ti që për 30 vite nuk legalizove pronen, për 30 ditë legalizon kanabisin!?

Siguria në kulm… Kanabis i legalizuar në pronë të palegalizuar.

Dhe çka asht ma e keqja, prap fajin e ka populli.

Në fakt populli e ka fajin…!

Jo më kotë Konica thoshte: “ Shqiptari asht por sdin me thanë jam!”

POSTIMET E FUNDIT