Kreu Blog Faqe 142

Thethi nën “kthetrat” e banditizmit shtetëror, a do ta shpëtojë SPAK-u Shqipërinë?

0

Shkruan Spartak Ngjela

Një qeveri që lejon ndërtimet pa leje është bandë dhe jo qeveri. Kjo ka qenë Shqipëria e drejtuar nga banditizmi KORRUPSION, për të rrënuar Shqipërinë.

Po Rama a e ka me sistem ligjor dhe konceptual mendimin për vendosjen e ligjit kundër ndërtimeve pa leje më Shqipëri? Nëse e bën këtë kuptohet se ai është i ndarë nga krimi i korrupsionit dhe po mendon për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Të shohim! A do ta çojë deri në fund këtë nismë. Mendimi i ekspertëve është që nuk do ta çojë deri në fund, sepse dëmton korrupsionin e lartë të Partisë Socialiste.

Po Saliu? Ai është i trembur për pallatet e familjes së tij që tani janë të njohura dhe të identifikuara.

Po SPAK a do dalë në këtë betejë klasike për të shpëtuar Shqipërinë nga banditizmi shtetëror? Do presim.

Po politika amerikane që ka ndihmuar materialisht SPAK-un? Të gjitha duhen pritur.

Të shohim, sepse kjo është koha që po kërkon shpëtimin e Shqipërisë nga banditizmi korruptiv antishqiptar.

Të shohim!

Por; në rast se do ta çojnë deri në fund këtë çështje, Shqipëria fillon të ndihet si shtet; duke u shkëputur nga gjëma kombëtare KORRUPSION.

Të shohim!

Yuri Kim, kjo sharabajkë, fundërinë, qelbësirë që erdhi me thonj të pa prerë e pa dhëmbë e iku me valixhe plot, sot është Non Grata në SHBA

0

Shkruan Myslim Murrizi 

Kjo sharabajke qe nuk la pisllik e maskarallik pa gatuar ne Shqiperi bashke me karavidhe Blinkenin ,qent e pushtetit dhe servilet funderrina te “ opozites” dje paska dale ne proteste si e shkarkuar nga puna dhe flakur ne rruge si lecke halesh

Per 4 vjet rresht ne Shqiperi diktoi dhe skarkoi nga puna mbi 500 Gjyqtare dhe Prokuror nepermjet nje trupe KPK qelbesirash dhe nje KPA funderrinash qe ishin te gjithe ordiner te larguar nder vite nga drejtesia

Kjo moster qe jepte porosi llumhaneve te vetingut qe te shkarkonin magjistrat e juriste per arsye krahinore, politike dhe preferenca personale te kesaj palaçoje ambasadore

Kjo funderrine e peshtire qe erdhi pa lar e pa dhembe ne goj, me thonj te pa prer e me nje kostum doku ushtarak e iku e zhytur ne llumin e korrupsionit te qeveris Shqiptare pa folur asnje fjale per tufen e hajduteve qe zgerdhihej neper tavolina per darka e dreka

Jam shum krenar qe e kam kundershtuar ball per ball ne qershor 2020 e jam tallur publikisht me kete moster debile ordinere dhe nje kokerr hajduteje e peshtire

Qelbesira te ketij lloji ndikuan jo pak ne ngritjen e urrejtjes ndaj administrates Amerikane jo vetem ne Shqiperi por kudo

Çdo Shtet ka qelbaniket e tij

Kjo ishte nje nga minjera qelbanik te administrates Amerikane gjate Presidences se felliqesirave te sorrosit qe formalisht kishin Bidenin President

Edhe e ngarkuara me pune si perfaqesuese e SHBA sot ne Ambasade e filloi me te njenjtin stil detyren por qe pas fitores se Presidentit TRUMP u dhjaks rruges e frenoi shume sa qe dogji ferrotat e tani vjen verdalle pa “ frena” derisa te ndaloj nga “ perplasja” but but ne nje bordure trotuari ose mullar byku

Prej 10 vitesh fatkeqesish ne Shqiperi ka patur plehra ambasador jo vetem nga USA por edhe nga BE, KE, OSBE, dhe disa vende antare te NATOS dhe BE qe kane heshtur ndaj nje qeverisje bastarde nga nje tuf qelbanikesh hajdute sepse kane ngrohur xhepat dhe jane bere pale me qeverin per nje grusht parash te ndyra.

Thirrje! Dukagjinas e Thethian! Ju vend i hyit Zot apo i hyjnorit Thot!

0

Shkruan Sazan Guri

Pavarsisht se diku gabuat kur Ai erdhi dhe vuri ruspen shtepise se pare duke menduar se nuk eshte e imja dhe besuat dhe harruat se kjo ruspe erdhi per ju bijte e Zotit e te Thotit.
Kjo nuk eshte ceshtje prona ime, toka ime, ndertim pa leje, zone e mbrojtur, me gur apo me beton apo me dru, por kjo eshte toke e Zotit, e Thotit qe ata ja u kane lene juve si njerez te zgjedhur ta mbroni ate. Sigurisht edhe une pas jush. (Ju betohem)
Thethi apo Thoti me pare se nahija Berat – Tomorr-Skrapari eshte pika me nevralgjike e Shqiperise, e Ballkanit, e Europes dhe e botes po deshet! Eshte zona me energjine me pozitive se kudo ne Bote, zona ku fshihet Banka gjenetike e njerezimit europian, ku nese prishet bota, Thethi e nderton ate nga e para.
Ka plot qe mendojne se atry nme /theth vihet epr bukurine gjja teralle! Kurre/ Ata europianet e mire e te ndershem vijne te takojne e te flasin me shpirtrat e te ;areve te tyre. Edhe ata nuk e dine, por nej qelize aktive brenda sistemit organik e gjenetik te tyre i shtyn ata per te ardhur ne Theth, ne vendin e te pareve te tyre, ne vendin ku ka buruar jeta.
Pikerisht kete pronesi duan ate, dhe kesaj rradhe afer ne horizont nuk eshte më nje person strategjik shqiptar, nje aktor apo nje deputet apo nje oligark, sic jemi mesuar te shohim random, por nje investitor i huaj, me baze klerike qe te zhduke kete qender qe ka energjine me pozitive te Univers, se po qe per male te larta e te thepisura, Europa boll i ka ato ne Zvicer e ne Himalaje.
Kesisoj, Nese e dorezoni Thethin ose Misionin ndaj Zotit apo Thotit nese e shisni pronen tuaj, harram ju qofte!? Dheu i te pareve qe e ruajten qysh nga koha e fatoserise se njerezimit, kudo qe te jeni kurre s’ka per t’ju tretur

Kur toka takohet me shiun pas një thatësire të gjatë.

0
Shkruan Zef Ndreka
Kjo është piktura e bukur e artistit bashkëkohorë portugez Renato Caria.
Është shprehje e lidhjes intensive midis elementëve të natyrës në të kaluarën e venerare si qënje Hyjnore.
Sa shumë më flet kjo pikturë madhështore…

Pleqnia e Bajraktarëve mblidhet urgjentisht në Kishën eThethit për vendime me ligjin e Lekë Dukagjinit

0

Një thirrje urgjente pleqnore është lëshuar nga Zef Nika, dera e parë e shtëpisë së bajraktarit të Thaçit, për një mbledhje të jashtëzakonshme në bazë të ligjit të Kanunit të Lekë Dukagjinit.
Takimi, që do të organizohet me protokoll tradicional dhe besa malësore, synon zgjidhjen e një çështjeje të rëndë, në përputhje me normat e nderit, mikpritjes dhe drejtësisë që trashëgojnë malësorët shqiptarë brez pas brezi.

🗣️ “Shtëpia e shqiptarit asht e Zotit dhe e mikut. Bukë, kripë e zemër bardhë për mikun, hekur e barot për armikun!”, thuhet në thirrjen e lëshuar nga Zef Nika, duke rikujtuar rregullat e arta të Kanunit, që mbajnë gjallë ndershmërinë dhe rendin në trevat shqiptare.

📜 Në këtë pleqni pritet të marrin pjesë bajraktarë, burra të urtë dhe përfaqësues të besës nga të gjitha malet, me qëllim që vendimi të jetë i drejtë, i prerë dhe i përbashkët, sipas parimeve shekullore të drejtësisë tradicionale.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur gjithnjë e më shumë komunitete shqiptare i kthehen vlerave të trashëgimisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve pa gjakderdhje, me nder dhe dinjitet.

Shqipëria sot ka 4 Qeveri

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Këtej janë të gjithë hajdutë, të pasur, antiamerikan. Këta Kushtetutën e bëjnë supost dhe e fusin në ato vende ku nuk thuhet, sipas temperaturave stinore të presionit amerikan për kapjen e ‘Peshqve të mëdhenj’.

Shqipëria pra, nuk ka 1 Qeveri, por 4.

Secila më grykëse e antiamerikane se tjetra.

Objektivi që shihet me sy të lirë prej 32 vitesh dhe mund të skandalizojë pritshmëritë, nuk janë radarët që ia ka fikur NATO-s ish ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli sa herë mbronte drogën e mafies përkundër pagesës 10 000 dollarë ora, as pasuritë e frikshme të cilitdo politikan e pushtetar, por akrepat e orës së demokracisë, që këta hajdutët tanë i kanë kurdisur sipas interesave të veta.

Nëse nuk duam një epokë të shpërlarë që na çon askund, presim që ambasadori i ri, sapo të nisë punën, të flasë pa kode, shqip, si Donald Lu. Të na thotë se 4 Klanet Mafioze që komandojnë 20 familjet kriminale kanë emra e mbiemra, e pse jo, edhe media që nuk është shitur dhe e kapur nga Mafia, të jetë krah tij.

Veç shumë të tjerave, do ishte punë e dukshme, nëse na zhduket hija Bablokut nga sportelet e ambasadës amerikane.

Vetë Babloku, ka shkruar në storyn e tij me germa të mëdha dhe e ka lexuar publikisht, sidomos në fushatat zgjedhore, skandalet, se edhe andej qeveris ai.

Kjo Qeveria që meriton të shkarravitet si sëmundje që i humbtë fara një minutë e më parë, nuk ka qeverisur asnjë orë prej 10 vitesh, nuk ka kaluar as edhe një ditë pa skandale, do t’i hapë krahët si petale lulesh, por ta dish mirë, aty janë gjëmbaçët e fshatit tonë që kanë shpuar nga ekonomia e deri tek liritë e të drejtat njerëzore, çdo njeri të ndershëm.

Edi Rama është sundimtari më i urryer i kombit në marrëdhëniet me demokracinë. E kanë instaluar në sistem hajdutërinë dhe antiamerikanizmin.

Nga kjo substancë kanë krijuar edhe “Qeverinë e non gratave” që është 2-shi pas Qeverisë së tij.

Edhe këta, sa më ëmbël buzëqeshin, më shumë të përqeshin. Po kaq gëzueshëm që të presin, aq athët të përcjellin. Me çdo ambasador amerikan kështu ka ngjarë, se u prin gjenerali i ushtrisë së Firmave Piramidale të vitit 1996 dhe Revolucionit Gjakatar të 1997-ës që pushkatoi 3000 shqiptarë të pafajshëm, Sali Berisha.

Këdo që vjedhin e ngushëllojnë, këdo që përqafojnë e urrejnë, në çdo fjali e kanë të paktën një mashtrim. Edhe këtë Qeveri e ka nën kujdes Babloku. I komandon rubinetin e parave të korrupsionit.

Fshati ynë është unik.

Ne çdo zyrë shteti e pushteti ka hajdutë. Nuk është nevoja fare ti kërkosh. Në Gji të Lalzit e Kodrën e Diellit i kanë vilat komshi me njëri-tjetrin kundërshtarët politikë. Edhe shumica e kolegëve tanë, golle për nga profesioni dhe që u krehin bishtin mafiozëve, kanë nga dy-tre vila. Sa më lart troket, më të pasur, më të rrezikshëm e me bosh për nga kultura, do të takosh. Në parlament e kudo i kemi me diploma e tituj shkencor të falsifikuar, por zor gjen ndonjë pa një milion dollarë.

Një Qeveri tjetër, ajo Nr.3, është krijuar në burg.

Atje janë shumë ministra, deputetë, krye bashkiakë e zyrtarë të lartë që koutohen si “truri” që zhvillon dhe pengon iniciativat e investimet në drejtësi. Bëjnë ca burg, mbajnë ca miliona, lajnë, shpëlajnë e thajnë, por nuk djegin asgjë nga pasuritë, krejt si inceneratorët.

Edhe në burg përfitojnë nga grumbullimi dhe përpunimi i mbetjeve të Qeverisë zyrtare dhe asaj të non gratave, për të vënë në lëvizje nga atje edhe SPAK-un. Por gjithçka me kujdes, sepse kontrolli i Bablokut është absolut edhe në burg.

Qeveria nr.4 është në ekzil.

Janë radikalët, ata që nuk mund të përballen me tre qeveritë e tjera këtu, as me pronat, as me provat. Ja mbathin me pasaporta diplomatike në xhep dhe kërkojnë azil në vendet e tjera.

Pasi rehatohen, SPAK shtiret sikur po i kërkon deri në vrimë të miut.

Ata sakrifikojnë disa miliona dollarë, por jo ato të Parajsave Fiskale apo ndonjë vit pas hekurave. I pari që ka prirë është ish kryeprokurori i Republikës Adriatik Llalla. Edhe kjo Qeveri ka shanse të forcohet me kapacitete të tjera si Damian Gjiknuri, Erion Veliaj, Arben Imami, Genc Pollo, Engjëll Agaçi, Nasip Naço, Monika Kryemadhi, Sali Berisha, Petrit Vasili, Baftjar Zeqo, Ermonela Felaj, Ilir Beqja, Fatmir Mediu, Olta Xhaçka, Genc Rruli, Taulant Balla, Shkëlzen Berisha, Ilir Meta, Jamarbër Malltezi, Belinda Balluku e çdo tjetër patericë e 4 Klaneve Mafioze.

Veprimet dhe lëvizjet e Qeverisë në ekzil, monitorohen përmes dy satelitëve që Babloku me taksat e shqiptarëve ka lëshuar në hapësirë.

Hapësirat e krimit janë pa fund këtej, sa jo rastësisht kemi 4 Klane Mafioze dhe 4 Qeveri.

Dështon edhe seanca e 46-të e Kuvendit të Kosovës

0

Sot në seancën e 46-të u pa sërish fytyra e vërtetë e disa partive që ende kujtojnë se populli nuk e kupton lojën. PDK dhe LDK, bashkë me Listën Serbe, bojkotuan zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Nuk më habit aspak. Kurdoherë kur duhet të funksionojnë institucionet, këta zgjedhin bllokadën.
E kam thënë edhe më parë: këta nuk janë opozitë, janë klyshë të kudrave të UDB-së. Nuk është fyerje – është realitet politik. Sepse nuk mund të quash opozitë dikë që sillet si zgjatim i Listës Serbe në Kuvend.
Kur flasin për “kushtetutë”, “demokraci” apo “parime”, e bëjnë vetëm për të maskuar interesat e tyre. Në të vërtetë, janë aty për të penguar çdo gjë që nuk kontrollojnë. Serbia nuk ka nevojë për më shumë deputetë – i ka të mjaftueshëm në PDK e LDK. Të dëgjueshëm, të përgatitur për sabotim, sa herë u jepet sinjali.
Më vjen keq, por ky është realiteti i hidhur i politikës sonë: maskat kanë rënë. Populli e ka kuptuar se kush i shërben Kosovës, e kush Beogradit.
Nëse do të më pyesni pse jam kaq i ashpër, përgjigjja është e thjeshtë: sepse e dua këtë vend dhe më dhemb kur e tradhtojnë të njëjtit, sërish e sërish.

Koha e të çmendurve!

0

Shkruan Ilir Levonja

Në Shqipëri një gjë është e vërtetë, të gjithë po jetojnë kohën e të çmendurve, të gjithë janë çmendur dhe çmendurisht kënaqen kur shohin shoqi-shoqin për tokë duke qarë a duke u rrahur me policinë. Të gjithë vdesin ta shohin tjetrin t’i bëhet shkrumb prona, mjafton që mos t’i preket bytha e vet.

Të gjithë duan ta shohin shoqi-shoqin në burg, nuk ka rëndësi me drejtsi apo pa drejtësi, në burg mjafton që të mos preket vetja. Eshtë kjo drejtësi apo jo, nuk rëndësi, mjafton bytha ime. Kohë e të çmendurve që për një apo dy arsye që vetëm të çmendurit i dinë, në fund të rroj ai që është me ne, ai që jemi ne, që na jep neve pavarsisht se ia heq tjetrit nga goja, pavarsisht se e vjedh, e demaskon, e vret madje edhe publikisht.

Dhe më i çmenduri është bash i pari i vendit që për ironi të fatit dikur Dritëro Agolli do ia perifrazonte Berishës vargjet që ”në vendin tim, në vendin tënd, një i çmendur po çmend një vend.
Në vendin tim në vendin tënd? e shpojnë lakrën i fusin mend” etj, tashmë një dedikim perfekt për një politikan pa identitet pasi hiqet si socialist dhe bërtet si rilindas, pasi nuk vepron me politika sociale por me plane diskriminimi etj., pështyn luftën dhe brekushexhinjtë por vishet vet me to dhe për më dreq, flet për demokraci po me metoda të ashpra të luftës së klasave, pavarsisht ndarjes së pushtetit, pavarsisht statuve të pushtetit admistrativ etj.

Dhe mbi të gjitha me metodat e komunizmit i vërsulet kolegëve, bashkëpunëtoreve, madje edhe bashkëfajtorëve me duart e të cilëve i bëri krimet, si është përshembull rasti i ish presidentit Meta apo rasti i Erion Veliajt, nuk ka rëndësi me drejtësi apo me ligj, mirë bëri i çmenduri që i burgosi, mirë bëri, i lumtë thonë të çmendurit.
Tani u vërsul maleve dhe trotuareve edhe pse ka 12 vjet që qeveris dhe që po vet i ka toleruar të gjitha.
Mirëpo askush nuk pyet se përse i lejoi tërë këto vite, si është e mundur, të gjithë thonë e mirë ua bën.

Epoka e të çmendurve fillon që në faktin kur shqiptari vet, edhe pse nuk e mendon dot, jo më ta blej një banesë në atë shëmtirën e Llogarasë, Green Coast çfarë e quan, e konsideron arritje të madhe të Shqipërisë. Pavarsisht se zonat me mollë të ndaluar rriten e rriten dhe ai nuk është më asnjë gjë tjetër një shegert bedel, prapë i gëzohet demonit që po e çmend nga pamundësia për ta patur.

Edhe pse nuk ka asnjë lidhje me faktin që investimet masone në Sazan nuk i përkasin jetës së tij të varfër, por elitës që luan fatet e botës dhe se ai pak personel që mund të punësohet aty, do jenë shërbëtorë, jo pronarë etj., por prapë ata e quajnë arritje.

Kohë e të çmendurve që trotuareve të Europës, bëjnë foto në tavolinat e kafeneve, prapë pajtohen me të çmendurin që gdhihet rrokapjekthi e del rrugëve dhe u vë gishtin tavolinave në trotuare. Prishini thotë i çmenduri dhe ata çmendurisht gëzohen. Iu vërsul maleve tani megjithëse nuk la depo ushtrie pa ia dhënë pa asnjë kokërr leku ndonjë sallami patronazhist, bash pronën e të çmendurve që i kënaqen vjedhësit vulgar me qillota, pa u rrekur se i la pa brekë.

Tani së fundi po bëjnë sehir kur luftojnë malësorët me forcat e policisë dhe ashtu çmendurisht, të çmendur ndajë internetit foto me flakë molotovi, me restorante që digjen, të gëzuar që po ia prishin vëllait a motrës, shkurt punë shqiptarësh.

Edhe unë jam malokk…

0
Shkruan Gen Nanaj
(Status pa dorashka, jam edhe unë këtu, jam edhe unë popull)
Nga sot e tutje, do përdor simbolin e saktë mbi veriorët e “pabesë, katil dhe pis”. Genderizma paqësore me llumin s’ka dhe s’duhet të ketë më. Në të gjithë rripin e Alpeve, që nga Mont Blank në Francë, përmbi Zvicer, Tirol, Kärnten, Dolomiten e gjer poshtë në Alpet e Jugut në Theth e Shqipëri, njeriu I TILLË alpin konsiderohen si Malok dhe nuk honepsen nga bota civile. Merre si të duash, kudo Malokizmi urrehet si kokëderr dhe shpirtzi. Në kontekstin Shqiptar, Malsori kreshnik është legjendë që nuk egziston, ky i sotëm është shpeshherë Malok që kundërmon. Rasti i Thethit, ku Malokët 70 të votës ja dhanë Ramës tregon se, ata e pranuan shtetin për rryshfet, për batërdi mjedisore dhe për të mos respektuar ligje. Kur Rama u a tregoi pabesinë se shteti që u rregulloi rrugën, nuk përfaqësohet nga horrat lokal që merrnin bakshishe e që nuk mund të blesh vandalizmin duke shkatërruar mjedisin, Malsori u gërric në sedrën e tij prej vërteti dhe nxorri Malokun nga xheneti. Ajo që po ndodh në Theth është Malokizëm, s’ka të bëjë fare me Malsorin apo agresivitetin e shtetit që po u bie në qafë. Po të shohësh reagimet, kupton qartë se Malokëria i ka qimet e trasha dhe djeg çdo gjë tu dalë përpara. Maloku nuk do shtet, nuk do ligjet bashkohore, ai kur zbret në fushë hiqet si dele e qetë por është atje sipër një bishë e pabindur në trajektore….
Edhe Berisha, Malok është. E dredh si kurvat dhe tallet me inteligjencën e qytetarisë. Aksioni në Theth u nis legjitim si akt normal që bëhet në çdo cep të Evropës kur ka bastardime të tilla. Nuk duhet të kishte zhurmë fare, përkundrazi, duartrokitje dhe mbështjetje pavarsisht llogores politike. Çfarë ndodh përmas, egzagjerimi dhe nxitje të tilla në popull, janë veçse taktika të shëmtuara nga politika. Nëse PD, mbështet Malokërinë e paligjshme, ajo për mua kthehet objekt politik pa leje… Nëse Malokëria vret “padashje” ndonjë polic që bën detyrën e tij si çdo e bënte çdo polic evropian, kërkoj arrestimin e Berishës për nxitje të qëllimshme të urretjes, dhe shkaktarin politik të ngjarjeve në Theth.

Edi Rama si mallkim i shërbëtorëve të vet

0

Shkruan Andi Bushati

Edi Rama nuk po lë rast pa i zhgënjyer idiotët e dobishëm që duan ta mbështesin duke predikuar se Shqipëria jeton ende në një sistem demokratik. Që pas 11 majit, kur është siguruar për një mandat të katërt, ai po shpërfill edhe ruajtjen sipërfaqësore të fasadës së një vendi ku respektohet shteti ligjor dhe pushtetet janë të ndara.
Në pak javë shembujt nuk mungojnë. Ato janë shfaqur me shpërfilljen ulëritëse ndaj pavarësisë së bashkive, që në letër prezumohen të jenë të pavarura nga qeverisja qendrore. Pa i hyrë në thelb debatit se kush ka të drejtë, se a po tregohet hipokrit kryeministri në raport me qëndrimet që ka mbajtur më parë, fakti se qytetarët e Vlorës, Tiranës apo Durrësit, kanë zgjedhur dikë tjetër për t’i drejtuar punët e komunave të tyre, por është shefi i qeverisë që shkarkon e emëron stafet lokale, vendos për prioritetet, jep urdhëra dhe i vë bashkitë nën hyqmin e deputetëve apo ministrave, është shenjë flagrante e shkatërrimit të parimit të decentralizimit, në emër të vullnetit të një njeriu të vetëm.

I njëjti injorim për votën e qytetarëve, madje për të qenë me precizë, për atë të socialistëve, u pa edhe pas procesit të rinumërimit. Ndonëse kllounia me fustan, Zeqineja, rezultoi se nuk i gajaste aq shumë militantët sa për ta shpënë në parlament, me urdhër të drejtpërdrejtë të shefit, ajo që renditej para saj u detyrua të jepte dorëheqjen. Ç’vlerë ka këtu vota e qytetarëve, respekti kushtetues për listat e hapura, apo gara brenda partisë? Të gjitha këto zhbëhen përpara modelit spiropalizues, që ka përqafuar vajza nga Roskoveci, dhe që kërkon ta promovojë me çdo kusht Edi Rama.
E njëjta shpërfillje për shtetin ligjor dhe ndarjen e pushteteve u vu re edhe ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, e cila, mirë apo keq, kishte një logjikë të sajën për të mos ndjekur penalisht pronarin që kishte ndërtuar në Theth, dhe që nuk priste në këtë pikë leksione nga një mësues vizatimi. Fakti se nuk i shkoi kryeministrit pas avazit, jo vetëm e shndërroi atë në pre të sulmeve politike, por ministri i drejtësisë filloi procesin e masave disiplinore kundër saj.

Çuditërisht, kryeministri që e bëri gjuhën çorap ndaj prokurores Gjeli, i ka vënë gojës shtupë për prokurorët dhe gjyqtarët që po mbajnë në burg Veliajn. Vetëm kjo kontradiktë është e mjaftueshme për të dëshmuar se heshtja për Lalin nuk ka të bëjë me ndonjë parim të mbajtjes së një distance higjenike ndaj vendimeve të drejtësisë, por me dëshirën e shefit, për të zhdukur nga skena politike ish delfinin e tij, pa bërë vetë duart pis, por duke përdorur për këtë qëllim, mashën SPAK.

Nuk është e rastësishme që rëndimi i pozitave juridike të kryebashkiakut në detyrë të Tiranës, po shkon paralelisht me shkuljen e spaletave të tij politike nga PS. Sot Rama po e trajton Veliajn si një lebroz mes socialistëve dhe kjo është arsyeja kryesore që një sistem i kapur vazhdon ta mbajë atë në qelitë e Durrësit.
Pra, vetëm në pak kohë pas 11 majit, kryeministri po dëshmon se e ka suprimuar autonominë e pushtetit lokal, se as do t’ia dijë për votën e shprehur përmes listave të hapura, se di t’i masakrojë prokurorët që nuk i binden dhe të sinkronizohet me SPAK-un, që e përdor për të larë hesapet e veta të pista.

Se ku mund të ndeshen fenomene dhe shtrembërime të tilla, në një sistem që klasifikohet si demokratik, këtë edhe “naivët” që kundërshtojnë idenë se Shqipëria nuk është një autokraci, e kanë të vështirë ta gjejnë.

Por, me sa duket, edhe për ta misioni po bëhet gjithnjë e më i pamundur. Nëse Rama ka demostruar simptoma të tilla edhe më parë, pas fitores së mandatit të katërt, bashkë me shkallmimin e opozitës, ndoshta ka flakur edhe skrupujt për t’u dukur së paku në sipërfaqe si demokrat.

POSTIMET E FUNDIT