Kreu Blog Faqe 143

Konservatorët mbrojnë Thethin, i drejtohen për vemëndje Vatikanit dhe Uashingtonit

0
“Akademia Kombëtare Konservatore ALBANIA”
DEKLARATË PUBLIKE
Akademia Kombëtare Konservatore Albania ndjek me vëmëndje të shtuar sulmin barbar kriminal ban qeveria në detyrë e zotit Edi Kristaq Aneta Rama, batërdi antishqiptare mbi shtëpi, biznese mbi troll banorësh autoktonë katolikë të THETHIT TURISTIK
“AKDKA” shtron 7 pyetje me 7 përgjigje.
Për dieni ;
Klerit Katolik Shqiptar, Selia e Shenjtë ambasada Vatikan, ambasada USA, ambasada MBE e RFGJ në Tiranë.
1 – A ishte kryeministri në detyrë Edvin Rama i cili u premtoi banorëve të Thethit në fushatë elektorale se : Ata duhet të investonin, biznese turistike duke u kërkuar familjarëve autoktonë të rikthenin fëmijët nga Emigracioni sepse fitimet në Theth, do kalonin pagesat dhe fitimin me punë në Berlin apo Londër?
– Kur një kryeministër në një vend Demokratik nuk mban premtimet elektorale ai ka mashtruar votues për pasojë duhet të dorhiqet ai dhe qeveria e tij.
2 – A ishte kryeministri i cili u deklaroi banorëve në Theth se ; Ndërtimet pa leje, gjobat marramendase qeveria nëse fotonte zgjedhjet apo në detyrë do të bënte kujdes deri në falje ( amnisti post zgjedhore)
Ky premtim rezulton sot 7 ditë mashtrim elektoral.
Pse kryeministri i mashtroi banorët e një zone katolike pse ? Sepse kryeministri i urren katolikët.
Pse i sulmoi me policinë e shtetit, lnspektoriatin e Teritorit, drejtorë pa uniforma, polici bashkiake të Benet lslam Mongolit që lëvdoi turizmin në Theth?
Pse bizneset katolike me selektim u gjendën nën fadroma duke i shkatërruar, fyer e sharë me libër shtëpie prej kriminelëve pa uniforma. Hienat këto Fallanga të rilindjes krimit u sulën mbi djersën dhe gjakun e komunitetit katolik Theth, duke rrafshuar biznese i kthyen njësh me tokë ?
3 – A mori porosi Edvin Rama, duket u urdhërue nga kontrollori i Ballkanit të Shqyer, Tadiç 1/4/2013 Shkodër, Miladin 8/11/1941 Tiranë, Aleksandër Millosh Vuçic 1981 – 99 pikërisht, sulmi mbi Theth ndodhi në ditët e promemories, masakrave Serbe mbi Shqiptarë dhe Boshnjakët në Serbrenicë.
Po po Serbët më 1913 me masakra morën Kishën Katolike Pejë sot e quajnë manastiri ortodoks Serb Deçan Republika e Kosovës.
4 – A mos vallë kryeministri ER i Ballkanit të Shqyer u bën shërbim, hokana, serbëve e pikërisht sulmon si Zabit Thethin e Duka -Gjinin sepse kërkon të jetë argates kundër lëvizjes masive Deçani Katolik në Republikën e Kosovës dhe Kishës Shqiptare Theofan Stilian Noli Ortodoksia Dardane ?
Ska si ndodh ndryshe, kryeministri Edvin Kristaq Aneta Rama, sikur ka pohuar asht i lindur ortodoks me mbiemer Islamik, Rama-RamaDan e po shërben ma së miri si Neo Islam orto Bizantin Erdogan, prova ma e qartë është :
Xhamia me katër minare pranë parlamentit Albania.
5 – A po shpopullon historikisht Veriun e Shqipërisë kryeministri, mbreti pa DNA Edvin Vlll në këto 12 vite të qeverisë sivllai RamaDan Erdogan Rrangalli.
Po po sigurisht, kryeministri ka strategji asimiluese qasje shpopulluese, dhe me inteligjencë artificiale, jo vetëm për shkatrrimin shpopullimin në Theth po e po por duhet ndalu vala krimore për DukaGjinin katolik, gjithë veriun katolik mundësisht po e zbraz.
Doni prova juridike të Ramës anti katolik anti Verior
Qeveria Edvin Ortodoks RamaDan Rrumpalla nuk ka asnjë ministër KATOLIK në kabinetin qeveritar.
Rama presidentin e ka vendos të origjinës islame. Rama kryetaren e kuvendit, me origjinë ortodokse. Rama pakicë toske, sundon shumicën në Shqipëri.
6 – A silllet Edvin RamaDani si pushtues i Shqipnisë tonë ?
Sigurisht, kryeministri nuk bën Zgjedhje të Lira të Barabarta me Standart. 12 vjet në pushtet, 10 herë në zgjedhje lokale dhe qëndrore manipulon, vjedh votën, grumbullon pushtetin personal, duke largu importimin e demokracisë Amerikane. Sfidon votë për ndëtimin e Shtetit të drejtë me Votë të lirë.
Tashmë rregjimi RamaDan Ramaduro ka ngritur shtetin allah Ejatollah, variant Putin, shtetin Juntë Policore që e vedos edhe aty ku u thyen hordhitë Osmane dhe Serbe. Po po aty në Theth të Dukës Gjin Katolikut. Aty në ligjin e Kanunit të Lekë Duka Gjinit, Edvin Rama po kryen një masakër në votrën autoktone Katolike Albane. Kjo duhet ndaluar miq.
7 – Akademia Kombëtare Konservatore Albania i bën ftesë klerit Katolik Shqiptar, Selisë së Shenjtë, Shkëlqesia e tij Nunsi Apostolik, Ambasada e Vatikanit në Tiranë Shqipëri të marrë në mbrojtje komunitetin Katolik Theth DukaGjin Alpe Shkodër.
Ne konservatorët shqiptarë shprehim shqetësimin tonë publik pranë të dërguarës me punë zonjës Nensi Wan Horm Ambasada USA Tiranë Shqipëri :
Lutemi për këtë sulm të qeverisë shqiptare mbi pronat mijravjeçare të komunitetit Katolik Theth Duka Gjin njoftoni dhe mundësisht ta ndaloni ;
Lutemi me konsideratë të lartë përcilleni gjasinë :
Njoftoni këtë shqetësim anti biznes, anti human, sivllazërinë me familjen presidenciale protestante, katolike të zotrisë shkëlqesi president USA Donald J TRUMP
Presidenca “AKDKA”
N/president. Prof. DR. Sabri Kadriu.
N/president. Stavri Trako.
Sekretar i përgjithshëm. Av. Klara Marku.
Tiranë – Shqipëri.
Datë 13/07/2025

Mesazhi i shkarkimit të Yuri Kim është për Edi Ramën nga Uashingtoni, pasi Erioni e mbylli me turp…

0

Shkruan Bledi Kasmi

Rama kishte vënë një bast me mediat e veta se Yuri Kim jo vetëm nuk do të shkarkohej nga administrata Trump, por ajo do të rritej në detyrë. Ky ishte lajmi që pompohej nga Rama në mediat e tij kombëtare dhe deri tek portali më i fundit nën kontrollin e tij.

Titujt e lajmeve ishin se Yuri Kim jo vetëm që nuk ishte shkarkuar nga detyra, por ajo kishte marrë detyrën e re me “ngritje” si Këshilltare e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi, në Departamentin amerikan të Shtetit.

Sot, Rama dhe mediat e tij heshtën. Yuri Kim priste tek dera e Departamentit të Shtetit të shkarkuarit e radhës dhe bashkë me ta protestonte ndaj administratës “Trump”. Heshtja e Ramës sot flet shumë.

Mesazhi i shkarkimit të Yuri Kim është për Ramën nga Uashingtoni. Yuri Kim nuk është shkarkuar si e nominuara dikur e Presidentit Trump për Ambasadore në Shqipëri. Nëse ajo do ti mbetej besnike atyre parimeve të Presidentit Trump, natyrisht nuk do të shkarkohej.

Yuri Kim është shkarkuar pikërisht për atë që ka bërë në Shqipëri kundër opozitës dhe për vënien e plotë të postit të Ambasadores së SHBA në shërbim të një regjimi që dhunon dhe burgos opozitën, që nuk lejon zgjedhjet e lira dhe që ka legjitimuar korrupsionin.

Yuri Kim është shkarkuar se ka bërë pis emrin e Amerikës duke i shërbyer një autokrati si Rama dhe ky nuk mund të jetë sot standarti i administratës së Presidentit Trump.

Sor Rama ka marrë një tjetër goditje nga Uashintoni. Yuri Kim është bërë shembull jo për atë që ajo vetë ishte, sepse ajo vetë ishte një kukull e Sorosit, por për ato që Rama ka bërë në Shqipëri kundër opozitës me bekimin e saj në emër të Sorosit.

Vjosa Osmani nga SHBA: Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik, do t’i drejtohem Kushtetueses

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarime rreth pasojave ligjore nëse nuk respektohet afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit. Deklarata e saj u bë gjatë një diskutimi në Hudson Institute në Washington D.C., ku ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA.

Osmani tha se aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese përcakton qartë që Kuvendi duhet të konstituohet deri më 26 korrik, por ende nuk është sqaruar se çfarë ndodh nëse ky afat nuk respektohet.

“Duket se do të më duhet t’i drejtohem përsëri gjykatës dhe t’i parashtroj këtë pyetje veçmas. Dhe shpresoj që ata do të përgjigjen”, u shpreh Osmani, duke shtuar se ajo ruan një grimë shprese se në javët në vijim Kuvendi do të mund të konstituohet dhe vendi të ketë një qeveri, “sado e brishtë qoftë ajo”.

Ajo kritikoi faktin që Kushtetuta e Kosovës nuk ka parashikuar një situatë bllokimi institucional të tillë, duke shtuar se është hartuar me bindjen se bashkëpunimi ndërmjet ligjvënësve do të ishte norma, jo përjashtimi.

Kujtojmë se më 26 qershor 2025, Gjykata Kushtetuese ka shpallur aktgjykimin KO124/25, sipas të cilit Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga ajo datë. Por pavarësisht kësaj, ende nuk janë zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, duke mbajtur të pezulluar procesin.

Yuri Kim drejt burgut/ Donald Trump e pushon si person që ka punuar kundër Amerikës

0

Shkruan Edvin Prifti

Karma i ndjek te gjithe! Ekzaktesisht 4 vjet me pare ish ambasadorja e USA ne Tirane, Zj. Yuri Kim do te deklaronte ne emision Opinion qe suksesi i jashtezakonshem i organeve te drejtesise ne Shqiperi ishte arrestimi i Doktorit! Ne ate kohe i beja pyetje vehtes qe si eshte e mundur qe ambasadori i vendit me te fuqishem ne bote merrej me nje “cope” doktori, pa asnje ndikim ne politike apo gjetiu!
Me pas kuptova shume gjera. Me pas kuptova se si ishin trajtuar ata qe thane te vertetat per Covid19. Apo se si u trajtuan dhe si u dhane porosite tek njerezit e duhur! Dhe rolin e saj!
Dhe sot sigurisht vjen Karma e radhes, dhe zonja ne fjale pushohet nga puna ne Departamentin e Shtetit Amerikan!

Ëngjelli që arrin lart!

0

Shkruan Zef Ndreka

“Transcendenc” quhet skulptura e Gaylord Ho, i lindur me 11 prill 1950.
Skulpturat e tij, përfaqësojnë shpirtin ideal tek të gjithë ne, ndërsa përpiqemi të tejkalojmë vështirësitë e përditshme të jetës dhe të bëhemi diçka më hyjnorë shpirtërisht.
Bukuria e figurave të tij na lartëson dhe na nxit të vazhdojmë në përpjekjet tona, për të shlyer dhe tejkaluar ëndërrat tona të mëdha.
Kjo temë është më e dukshme në Transcendenc-ëngjulli që arrin lart!

Dukagjinasit nisin “luftë” me fadromat e Edi Ramës. Tym, flakë dhe molotov. Policia nxjerr armët,. Në Theth zbarkon FNSH-ja

0

Tensionet në zonën e Thethit vijojnë të përshkallëzohen ndërsa Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po çon përpara aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje.

Mësohet se gjatë ditës së sotme disa persona kanë gjuajtur me molotov fadromat e IKMT si dhe urën në lagjen “Gjelaj”.  Dëmet janë të konsiderueshme, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorëve të cilët mbeten ende të paidentifikuar.
Si rezultat i përshkallëzimit të situatës,  raportohet se forca nga FNSH janë nisur drejt Thethit nga kryeqyteti për të ndihmuar autoritetet.

Ndërkohë në një video nga zona e Thethit shihet qartë që policia ka nxjerrë armët në një veprim komplet të papërgjegjshëm dhe jashtë çdo logjike.

Në videon e mëposhtme shihet që një efektiv mban një armë automatike në krah drejtuar nga zona e malit nga ku dyshohet se janë hedhur molotovët dhe janë larguar autorët.

Ndërkohë që nga mbrapa largohen fadromistët dhe punonjësit e IKMT-së të cilët po punonin për prishjen e ndërtesave pa leje.

Drejtimi i armëve ndaj qytetarëve nga ana e policisë tregon edhe nivelin në të cilin ka rënë ky institucion. Në çdo vend të botës, përdoren plumba gome, gaz lotsjellës për të larguar turmat, në Zheth ndodh e kundërta armët e mbushura i drejtohen popullit.

Trafik kokaine nga Amerika, SPAK futet edhe në Shkodër; lëshohen 13 urdhërarreste, mes tyre zyrtarë policie

0

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka goditur një grup kriminal në Shkodër, duke lëshuar 13 urdhër-arreste për persona të dyshuar për trafikim të sasive të mëdha të drogës nga Amerika Latine.

Tetë prej tyre janë arrestuar ndërsa pesë të tjerë, mes të cilëve edhe ish-zyrtarë policie, janë ende në kërkim nga autoritetet.

Burime pranë hetimeve bëjnë me dije se droga e trafikuar arrin në peshë nga 850 deri në 1000 kilogramë, duke e bërë këtë një nga goditjet më të rëndësishme kundër trafikut ndërkombëtar të drogës në Shqipëri gjatë muajve të fundit.

Mes personave në kërkim është edhe Erjon Dani, ish-punonjës i Policisë së Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, i cili prej kohësh nuk është më pjesë e forcave të rendit, por mbetet një figurë kyçe në hetimet e SPAK.

Operacioni i SPAK-ut ka nisur në orën 5 të mëngjesit, duke u mbështetur në zgjidhjen e komunikimeve të koduara që dyshohet se i përkasin grupit të trafikut, të zbuluara në platformën e enkriptuar Sky ECC.

Ky zbardhje e komunikimeve ka qenë vendimtare për dokumentimin e aktivitetit të grupit dhe për lëshimin e urdhër-arresteve.

Në mesin e akuzave që rëndojnë mbi të arrestuarit janë trafikimi i lëndëve narkotike dhe ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, duke përfshirë edhe përfshirjen e zyrtarëve të policisë në veprimtari të jashtëligjshme. Kjo goditje tregon përpjekjen e SPAK për të luftuar lidhjet midis krimit të organizuar dhe strukturave të zbatimit të ligjit.

SPAK pritet të dalë së shpejti me një njoftim zyrtar ku do të japë detaje të plota për operacionin dhe fazën tjetër të hetimeve. Ky aksion vjen në një moment kur institucionet shqiptare intensifikojnë përpjekjet për të përmirësuar kontrollin mbi trafikimin e drogës dhe korrupsionin në institucionet shtetërore.

Sot, sytë vetëm nga drejtësia!

0

Shkruan Zef Ndreka

Ka vite që fjala drejtësi, është kryefjalë në Shqipëri. Nuk ka lajme, analiza, reflektime, diskutime të partive të ndryshme shqiptare, deklarata, fjalime liderësh sidomos të opozitës dhe mazhorancës, që të mungoje kjo fjalë.
Pra, fjala apo kryefjala: drejtësi, nuk mungon!
Por mungon drejtësia.
Pikërisht, drejtësia e munguar, diktoi masa të forta e të rrepta amerikane, sidomos për vendet e Ballkanit, dhe ndërhyrjet energjike të tyre për të kryer reformën e thellë në drejtësinë e minuar shqiptare, e tashmë të munguar.
Në Shqipëri ende nuk ka forcë drejtësia. Prokuroria, megjithëse ka kryer disa arrestime dhe ka bërë disa akuza, gjykatat mbetën disi prapa, e shpesh herë të pafuqishme për të dhënë vendime të drejta e të guximshme.
Përse ndodh kjo?!
Nga kush kanë frikë prokurorët dhe gjykatat kur kanë mbështetje të deklaruar amerikane?!
A mos po ndodh rikorruptimi nga paratë lumë të korrupsionit të kryer ndër vite?! Se nuk ka si spjegohet ndryshe kur gjithçka ka dalë sheshit në këtë vend.
Apo mos ndoshta ndërhyrjet politike kanë ende forcë e presion mbi drejtësinë e vjetër e të re, që pabarazia në gjykim e hetim diferencon vetvetiu mbi bazën e peshës politike?!
Sido që të jetë, edhe pse drejtësia duket se është në rrugë të mbarë, sytë e shqiptarëve dhe sidomos të politikanëve, jo më kot drejtohen veç nga ajo.
Por me një dallim të qartë:
-Populli, me plot shpresë për forcimin e drejtësisë.
-Të korruptuari plot luftë e anatemime kundër saj…

POSTIMET E FUNDIT